Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk besoj se duhet shume pune te vesh disa inspektore qe te shikojne nese firmat e ndertimit po e ndotin mjedisin apo jo. Besoj se shteti do te fryhej me gjoba nese do te gjobiteshin ndotesit. Te parandalosh ndotjen nga ndertimi nuk eshte ndonje gje e pamundur, ne te gjithe boten ndertohet por nuk ndotet i gjithe qyteti per nje pallat.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tirana nuk vuan nga pluhuri llacit..o cun..
    jo..

    tirana vuan nga .. PERKEQESIMI GALOPANT I RAPORTIT MES NJERIUT..SIPERFAQES SE BANIMIT.. NR TE MAKINAVE..DHE VOLUMIT TE AJRIT..

    pra ka shum makina qe qarkullojne ne nje vrime.. ne nje kuti.. dhe qe e kane qelbur ajrin..

    pra eshte e superpopulluar dhe e super kerre-zuar..
    mendo qe kerrezimi.. pra lukunia e kerrave ..makinave pa fund punojne me karburant te cilesise.. me te keqe qe ekziston.. dhe punojne 24 or ne dite..
    pra prodhojne maksimumin e helmeve kancerogjene..

    kush eshte bos le te ike nga tirana nje ore e me pare..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Mendoj se ka dukuri negative shume më akute se kjo! Fillo me kryetaret e partive galopante e perfundo me 'arritjet' e secilit prej tyre gjer me sot, pas 15 e kusur vjetesh. Pergjigja e kesaj te fundit do te te shpjere 'express' ne ate perfundimin mjedisor alarmant...ndoshta edhe dukuri te tjera po aq urgjente per t'u nderhyre!

  4. #24
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sipas drejtorit të ISHP-së, Kakariqi, vdekshmëria nga ndotja e ajrit është 10-15 % në vit

    Shqiptarët, 2 vjet jetë më pak nga ndotja e ajrit

    Cikuli: Shkaktarët e ndotjes së ajrit i kanë borxh qytetarëve 1 vit e gjysmë apo dy vite jetë

    Eglantina Bardhi

    Shqiptarëve u shkurtohet 2 vjet jetë për shkak të ajrit të ndotur. Ky është konstatimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi në vendet ku ndotja ka të njëjtin tregues si në vendin tonë, jetëgjatësia është ulur nga 1,5 deri në 2 vjet. Të dhënat u referuan dje gjatë workshopit mbi “Monitorimin e ndotjes së ajrit në Tiranë”, organizuar nga zyra e OBSH-së në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Maksim Cikuli, situata e krijuar bën të domosdoshme hartimin e një planveprimi që nis me ripunimin e ligjit për ajrin, krijimin e një Komisioni ”ad hoc” dhe fuqizimin e monitorimit të ajrit.
    Ndotja
    Jetë të shkurtuara dhe bartës të një sërë sëmundjesh. Ky është fati i shqiptarëve që u duhet të thithin çdo ditë ajrin e tejndotur, duke shkaktuar dëm shumë të madh mbi shëndetin e tyre. Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Edmond Kakariqi, 10 deri në 15 për qind në vit është vdekshmëria nga ndotja e ajrit pa ndonjë shkak tjetër. Ndërkohë ai shpjegoi se humbjet janë shumë të mëdha sidomos tek ata që vuajnë sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore. Ndërsa kreu i shëndetësisë, Cikuli, përcolli shqetësimin e këtij fenomeni sidomos në qytetin e Tiranës, duke theksuar se ndotja e ajrit u ka vite borxh jetë qytetarëve. “Nëse vlerësimet e bëra në pjesë të tjera të Evropës do të ekstrapolohen në Tiranë, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së popullatës së Tiranës për shkak të ndotjes së ajrit do të kapërcente 1,5-2 vite jetë. Që do të thotë se shkaktarët e gjithë kësaj ndotjeje i kanë borxh qytetarëve 1 vit e gjysmë apo dy vite jetë”, theksoi ministri Cikuli. Ndërsa specialistët e ISHP-së shpjeguan se normat e ndotjes për BE-në janë 30 mikrogramë për metër kub, ndërkohë që në Shqipëri e kalon 70 mikrogramë për metër kub. “Në monitorimin e cilësisë së ajrit 4-5 vitet e fundit 80 deri në 90 për qind e popullsisë në qytetet kryesore është e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur“,- theksojnë specialistët e ISHP-së.
    Shkaqet
    Ka disa shkaqe që kanë stimuluar degradimin e ajrit të qyteteve më të mëdha. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Maksim Cikuli, rritja e shkarkimeve të lëndës të grimcuar e të gazeve në mjediset e banuara si rezultat i intensifikimit të transportit lidhet drejtpërdrejt me shtimin e numrit të makinave brenda një periudhe kohore disavjeçare, duke stimuluar fuqishëm ndotjen e ajrit. Ndërkohë, bumi i ndërtimeve urbane, sipas tij, është shkaku tjetër i cili ka alternuar në mënyrë të padëshiruar treguesit e cilësisë së jetës, duke reduktuar sipërfaqen e gjelbëruar, e për pasojë, duke rritur sasinë e pluhurit në qarkullim, ndërkohë që infrastruktura rrugore ende mbetet larg parametrave që mundësojnë fluksin normal të trafikut. “Këto faktorë si dhe shtimi i dendësisë së popullsisë urbane në qytetet kryesore të vendit kane rritur së tepërmi numrin e personave të ekspozuar, përfshirë gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”,-thekson Cikuli, duke shtuar se këto ekspozime në nivele ndotjeje të dukshme shoqërohen me efekte serioze në cilësinë e jetës së banorëve, në sëmundshmërinë, ne jetëgjatësinë apo në vdekshmërinë e tyre.
    Masat
    “Situata e krijuar bën të domosdoshme hartimin e një planveprimi, i cili duhet të ketë vëmendjen e duhur në terma ligjore, institucionale, programore dhe financiare”, - thotë kreu i Shëndetësisë, Cikuli, duke shtuar se kjo duhet të fillojë menjëherë më ripunimin e ligjit për ajrin. Sipas tij, duhet të bëhet vlerësimi i ndikimit të ajrit në shëndet, si ligj me vete ose si amendament i ligjit ekzistues. Ndërsa kërkimi i zgjidhjeve institucionale më të efektshme, sipas tij, është masë tjetër tepër urgjente që duhet të merret. “Aktivizimi, mbështetja dhe rritja e përgjegjësisë së inspektoratit sanitar, i cili ka si detyrë të parë veprimtarinë parandaluese duhet të jetë në qendër të vëmendjes”, - thotë Cikuli, duke shtuar fuqizimi i monitorimit, si instrumenti informativ më i rëndësishëm dhe racional në vlerësimin e riskut dhe të efekteve të pritshme.
    Studimi
    Sipas monitorimit të fundit të ajrit, bërë nga ISHP-ja, rezulton se janë kaluar shumë herë normat e lejuara nga vendi ynë dhe më shumë ato të BE-së.
    Shëndeti
    Treguesit e ndotjes flasin qartë se kemi përballë një problem shumë të madh për mjedisin dhe shëndetin e popullatës, duke na vënë përballë një realiteti shumë shqetësues dhe me pasoja.
    Pasojat
    Ndotja nga grimcat e imëta është shumë e rrezikshme, sepse shkakton sëmundjet e frymëmarrjes, duke shtuar numrin e astmatikëve.
    Rekomandimi
    Për situatën e krijuar duhet të merren masa urgjente, që nga ndërtimi i politikave e deri në zbatimin e tyre, me qëllim reduktimin e ndotjes dhe pasojave.


    Shqipëria
    - 274 mg/m3 rezulton mesatarja e ndotjes së ajrit nga grimcat e imta (PM 10) në vend, ndërkohë që norma e lejuar nga BE-ja është 50 mg/m3

    Elbasani
    - 120 mg/m3 rezulton mesatarja në Elbasan e ndotjes së ajrit nga grimcat e imëta (PM 10), ndërkohë norma e lejuar nga BE-ja është 50 mg/m3

    Shkodra
    -107 mg/m3 rezulton mesatarja e ndotjes së ajrit nga grimcat e imëta (PM 10) në Shkodër, ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja janë 50 mg/m3

    Fier
    - 93 mg/m3 rezulton ndotja e ajrit nga grimcat e imta PM 10 në Fier, ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja është 50 mg/m3

    Durrësi
    - 91 mg/m3 rezulton ndotja e ajrit nga grimcat e imta (PM 10) në Durrës, ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja është 50 mg/m3

    Vlora
    - 72 mg/m3 është ndotja e ajrit nga grimcat e imta (PM 10) në Vlorë, ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja është 50 mg/m3
    29/09/2006

  5. #25
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Sipas ambjentalistave nje banori te Tiranes i shkurtohet jeta 2 vjet per shkak te ndotjes jashte c'do norme te ambjentit.Pervec kesaj vihet ne dukje se nga 7 metra katrore siperfaqe e lire per njeri ajo ka kaluar ne 1 meter e gjysem qekur Edi Rama eshte krybashkiaku i saj.Cilesohet si arkitekti i betonimit te Tiranes,pra per kete do te mbahet mend " kryebashkiaku i botes".
    Shpresojme qe ta thyeje qafen ne zgjedhjet e ardhshme kjo gangrene e ndyre.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •