Sipas drejtoreshės sė QKAVP-sė, certifikatat do kenė tė shėnuar notat e pėrshkallėzuara, pėr klasifikimin nė universitete
Certifikatat e maturės me 12 elemente sigurie
Bruna Prifti
Petrela: Shpėrndarja, brenda 25 gushtit. Do pajisen vetėm ata qė dhanė provimet me zgjedhje dhe aplikojnė nė universitete.
Brenda datės 25 gusht pėr tė gjithė aplikantėt e shkollave tė larta, qė mbaruan Maturėn Shtetėrore do tė nisė pajisja me certifikatat pėrkatėse. Jo letėr e zakonshme, por dokument me 12 elementė sigurie.
Sipas drejtoreshės sė Qendrės Arsimore Kombėtare tė Vlerėsimit tė Provimeve, Shpresa Petrela, me kėto elementė sigurie, nuk do tė ketė asnjė mundėsi pėr abuzimin me certifikatat e Maturės Shtetėrore. Ėshtė menduar qė tė mos ketė asnjė lloj mundėsie pėr tė abuzuar me kėtė dokument qė lėshohet pėr herė tė parė pėr ata qė mbarojnė maturėn- thotė Petrela, duke sqaruar se, nėse fotokopjohet kuptohet lehtėsisht , pasi nuk dalin njė sėrė treguesish. Sipas saj, ėshtė vepruar si nė fletėt e pėrgjigjeve qė nėse fotokopjoheshin, nuk dilte sigla e Qendrės Arsimore Kombėtare tė Vlerėsimit tė Provimeve. Vetėm se kėtė herė, masat e sigurisė janė mė tė larta, duke nisur qė nga shėnimi i emrit tė maturantit e deri nė mėnyrėn e vendosjes sė vlerėsimit,- thotė ajo. Ndėr elementėt e sigurisė janė numri i regjistrimit, dy siglat pėrkatėse, ajo e MASH-it dhe qendrės, si dhe njė sėrė konfiguracionesh qė shmangin falsifikimin.
Shpėrndarja brenda 25 gushtit
Sipas Petrelės, certifikatat do tė jenė dokumenti zyrtar, qė vėrteton mbarimin e maturės, pėrfshirė provimet me zgjedhje dhe shėrben njėherėsh pėr regjistrimin nė universitete. Shpėrndarja e tyre do tė bėhet pas datės 20 gusht, maksimumi deri nė 25 gusht dhe do tė jetė dokument zyrtar qė lėshohet nga qendra e vlerėsimit,- tha Petrela dje pėr Shekullin, duke pranuar se gjithēka do tė bėhet nė bazė tė udhėzimit tė posaēėm qė ka nxjerrė Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr skemėn e pranimit nė universitete. Sipas Petrelės, maturantėve apo ish-maturantėt qė kanė dhėnė provimet me zgjedhje dhe kanė aplikuar nė universitete, kjo certifikatė do tu shpėrbejė pėr tu regjistruar, si dikur, dėftesat origjinale tė pjekurisė. Duke qenė se ka ende kohė deri nė fillimin e procesit tė llogaritjes sė pikėve, e mandej tė shpalljes sė fituesve, nuk ėshtė parė me ngut shpėrndarja e tyre. Ne kėto certifikata i kemi tashmė gati,- thotė Petrela, duke sqaruar se nuk do tė pajisen me kėtė dokument maturantėt mbetės nė provimet me zgjedhje.
Notat e pėrshkallėzuara
Ndryshe nga dėftesa, certifikata nuk do tė ketė notat e zakonshme, por ato qė janė quajtur pikė krediti. Sipas Petrelės, nė kėtė dokument, kandidatėt pėr universitet do tė kenė tė shėnuar vetėm notat e pėrshkallėzuara dhe jo notat e plota. Kjo i pėrshtatet mė sė miri njėrit prej qėllimeve qė ka nė vetvete certifikata e Maturės Shtetėrore, sepse ajo do tė shėrbejė pėr klasifikimin e kandidatėve nė garėn pėr degėn e preferuar,- thekson ajo. Metoda e notave tė pėrshkallėzuara, pėrvojė e njohur nė vende tė tjera, u pėrdor gjithashtu pėr herė tė parė nė vlerėsimin e maturantėve tanė. Madje, fillimisht shkaktoi edhe njėfarė turbullimi e paqartėsie tek nxėnėsit qė ishin mėsuar me tjetėr formė vlerėsimi. Kjo mėnyrė, sipas kreut tė QKAVP-sė, Petrela, do tė shmangė tė gjitha pėrplasjet rastėsore mes kandidatėve, pasi nota me dy shifra pas presjes dhjetore, nuk lė vend pėr pėrputhje pikėsh apo pikė tė barabarta.
Shpėrndarja nė drejtoritė e rretheve
Tė interesuarit do ti marrin certifikatat nė rrethet e tyre. Nuk do tė ketė asnjė problem pėr pajisjen e tyre. Do tė veprohet ashtu si u bė shpėrndarja e dėftesave, pėrmes Drejtorive Arsimore nė rrethe,- thotė Petrela, duke kujtuar se puna e qendrės qė ajo drejton do tė mbarojė me dorėzimin e kėtyre materialeve nėpėr drejtori. Ajo tėrheq vėmendjen e nxėnėsve, qoftė pėr tė shmangur rrugėn e kotė apo edhe grumbullimin, nuk ka pse ti drejtohen QKAVP-sė. Ne nuk do tė bėjmė shpėrndarje tė tyre,- thotė ajo, duke i paraprirė ndonjė situate jo fort tė kėndshme si ndodhi nė rastin e aplikantėve pėr nė universitetet italiane, qė iu drejtuan qendrės pėr marrjen e tyre. Aktualisht, janė marrė masat edhe pėr dorėzimin e tyre nė drejtoritė rajonale, tė cilat mė pas do tė merren me shpėrndarjen e tyre. Por gjithēka do tė bėhet ca mė vonė, nė bazė tė udhėzimit,- pėrfundon ajo.
Shkollat e mesme
Dėftesat, tani me tri nota
Nė pėrfundim tė kėtij viti shkollor, tė gjithė nxėnėsit e shkollės bazė dhe tė mesme do tė pajisen me dėftesa tė reja. Kėto dokumente do tė kenė elementė tė rinj sigurie, si dhe pėr herė tė parė logon e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Dėftesave tė reja tė pjekurisė do t'u shtohen, pėrveē mesatares sė katėr viteve tė shkollės sė mesme, edhe notat e provimeve tė detyrueshme tė Maturės Shtetėrore. Kėto provime janė letėrsia dhe matematika, si dhe lėndėt pėrkatėse pėr shkollat me profile tė veēanta, - thanė burimet nga zyra e shtypit tė ministrisė. Sipas tyre, Qendra Kombėtare Arsimore e Vlerėsimit dhe Provimeve do tė pajisė tė gjithė maturantėt e regjistruar nė formularėt A1, me njė certifikatė, ku do tė pasqyrohen notat e lėndėve me zgjedhje. Ky dokument do t'u nevojitet kandidatėve mė vonė pėr pranimin nė shkollat e larta. Sipas udhėzimit tė MASH-it, nė ēdo njėsi rajonale tė arsimit shkon njė numėr i caktuar dėftesash, sipas njė plani shpėrndarje, tė hartuar nė bazė tė kėrkesave tė kėtyre institucioneve, - thonė burimet.
23
mijė maturantė dhe ish-maturantė nė tė gjithė vendin dhanė provimet me zgjedhje, si faza finale e pranimit nė universitete
92
maturantė, pas pėrfundimit tė procesit tė vlerėsimit rezultuan mbetės, pasi nuk morėn dot pikėt e testeve
30
mijė maturantė. Kaq ishte afėrsisht numri i maturantėve qė hynė nė provimet e maturės shtetėrore nė vend
45
mijė kandidatė rezulton numri i tė regjistruarave nė Universitetin e Tiranės, duke marrė parasysh aplikimin nė disa degė
Baza e tė dhėnave
Gabime nė saktėsinė e emrave
Pas mbylljes sė vlerėsimeve, QKAVP-ja, po harton bazėn e tė dhėnave qė do tu shpėrndahet universiteteve nė vend, tė cilėt do tė bėjnė pėrllogaritjet e pikėve. Jemi duke bėrė veprimet e fundit mbi gjithė data basse-en e krijuar, qė do tia pėrcjellim fakulteteve nė fund tė gushtit,- thotė Petrela. Sipas saj, aktualisht specialistėt e qendrės po punojnė pėr verifikimet e fundit, nė mėnyrė qė tė shmanget ēdo lloj problemi lidhur me saktėsinė e tė dhėnave. Mė shumė probleme kemi vėrejtur nė shkrimin korrekt tė emrave tė kandidatėve qė kanė dhėnė provimet dhe qė janė bėrė tashmė pjesė e bazės sė tė dhėnave,- thotė Petrela, duke shtuar se megjithėse listat paraprake ishin disa herė tė afishuara nė shkollat e mesme, kohė para se tė nisnin provimet e maturės, nxėnėsit nuk janė treguar tė kujdesshėm pėr saktėsinė e tyre. Tani na del diku ndonjė germė e tepėrt, ndonjė pasaktėsi e vogėl nė identitetin e tyre dhe jemi duke bėrė saktėsimet e nevojshme,- thotė ajo. Sipas saj, nė gjithė tė dhėnat qė qendra do tė dėrgojė nė shkollat e larta, do tė jenė tė vendosur 5 elementet e nevojshme, dy notat e provimeve tė detyruara, dy tė lėndėve me zgjedhje dhe mesatarja e viteve tė shkollės sė mesme, qė dėrgohet nga vetė shkollat, pėrmes drejtorive arsimore.
Shekulli
Krijoni Kontakt