Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Certifikatat e maturės me 12 elemente sigurie

    Sipas drejtoreshės sė QKAVP-sė, certifikatat do kenė tė shėnuar notat e pėrshkallėzuara, pėr klasifikimin nė universitete

    Certifikatat e maturės me 12 elemente sigurie


    Bruna Prifti

    Petrela: Shpėrndarja, brenda 25 gushtit. Do pajisen vetėm ata qė dhanė provimet me zgjedhje dhe aplikojnė nė universitete.

    Brenda datės 25 gusht pėr tė gjithė aplikantėt e shkollave tė larta, qė mbaruan Maturėn Shtetėrore do tė nisė pajisja me certifikatat pėrkatėse. Jo letėr e zakonshme, por dokument me 12 elementė sigurie.
    Sipas drejtoreshės sė Qendrės Arsimore Kombėtare tė Vlerėsimit tė Provimeve, Shpresa Petrela, me kėto elementė sigurie, nuk do tė ketė asnjė mundėsi pėr abuzimin me certifikatat e Maturės Shtetėrore. “Ėshtė menduar qė tė mos ketė asnjė lloj mundėsie pėr tė abuzuar me kėtė dokument qė lėshohet pėr herė tė parė pėr ata qė mbarojnė maturėn”- thotė Petrela, duke sqaruar se, nėse fotokopjohet kuptohet lehtėsisht , pasi nuk dalin njė sėrė treguesish. Sipas saj, ėshtė vepruar si nė fletėt e pėrgjigjeve qė nėse fotokopjoheshin, nuk dilte sigla e Qendrės Arsimore Kombėtare tė Vlerėsimit tė Provimeve. “Vetėm se kėtė herė, masat e sigurisė janė mė tė larta, duke nisur qė nga shėnimi i emrit tė maturantit e deri nė mėnyrėn e vendosjes sė vlerėsimit,”- thotė ajo. Ndėr elementėt e sigurisė janė numri i regjistrimit, dy siglat pėrkatėse, ajo e MASH-it dhe qendrės, si dhe njė sėrė konfiguracionesh qė shmangin falsifikimin.

    Shpėrndarja brenda 25 gushtit
    Sipas Petrelės, certifikatat do tė jenė dokumenti zyrtar, qė vėrteton mbarimin e maturės, pėrfshirė provimet me zgjedhje dhe shėrben njėherėsh pėr regjistrimin nė universitete. “Shpėrndarja e tyre do tė bėhet pas datės 20 gusht, maksimumi deri nė 25 gusht dhe do tė jetė dokument zyrtar qė lėshohet nga qendra e vlerėsimit,”- tha Petrela dje pėr “Shekullin”, duke pranuar se gjithēka do tė bėhet nė bazė tė udhėzimit tė posaēėm qė ka nxjerrė Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr skemėn e pranimit nė universitete. Sipas Petrelės, maturantėve apo ish-maturantėt qė kanė dhėnė provimet me zgjedhje dhe kanė aplikuar nė universitete, kjo certifikatė do t’u shpėrbejė pėr t’u regjistruar, si dikur, dėftesat origjinale tė pjekurisė. Duke qenė se ka ende kohė deri nė fillimin e procesit tė llogaritjes sė pikėve, e mandej tė shpalljes sė fituesve, nuk ėshtė parė me ngut shpėrndarja e tyre. “Ne kėto certifikata i kemi tashmė gati,”- thotė Petrela, duke sqaruar se nuk do tė pajisen me kėtė dokument maturantėt mbetės nė provimet me zgjedhje.

    Notat e pėrshkallėzuara
    Ndryshe nga dėftesa, certifikata nuk do tė ketė notat e zakonshme, por ato qė janė quajtur pikė krediti. Sipas Petrelės, nė kėtė dokument, kandidatėt pėr universitet do tė kenė tė shėnuar vetėm notat e pėrshkallėzuara dhe jo notat e plota. ”Kjo i pėrshtatet mė sė miri njėrit prej qėllimeve qė ka nė vetvete certifikata e Maturės Shtetėrore, sepse ajo do tė shėrbejė pėr klasifikimin e kandidatėve nė garėn pėr degėn e preferuar,”- thekson ajo. Metoda e notave tė pėrshkallėzuara, pėrvojė e njohur nė vende tė tjera, u pėrdor gjithashtu pėr herė tė parė nė vlerėsimin e maturantėve tanė. Madje, fillimisht shkaktoi edhe njėfarė turbullimi e paqartėsie tek nxėnėsit qė ishin mėsuar me tjetėr formė vlerėsimi. Kjo mėnyrė, sipas kreut tė QKAVP-sė, Petrela, do tė shmangė tė gjitha pėrplasjet rastėsore mes kandidatėve, pasi nota me dy shifra pas presjes dhjetore, nuk lė vend pėr pėrputhje pikėsh apo pikė tė barabarta.

    Shpėrndarja nė drejtoritė e rretheve
    Tė interesuarit do t’i marrin certifikatat nė rrethet e tyre. “Nuk do tė ketė asnjė problem pėr pajisjen e tyre. Do tė veprohet ashtu si u bė shpėrndarja e dėftesave, pėrmes Drejtorive Arsimore nė rrethe,”- thotė Petrela, duke kujtuar se puna e qendrės qė ajo drejton do tė mbarojė me dorėzimin e kėtyre materialeve nėpėr drejtori. Ajo tėrheq vėmendjen e nxėnėsve, qoftė pėr tė shmangur rrugėn e kotė apo edhe grumbullimin, nuk ka pse t’i drejtohen QKAVP-sė. “Ne nuk do tė bėjmė shpėrndarje tė tyre,”- thotė ajo, duke i paraprirė ndonjė situate jo fort tė kėndshme si ndodhi nė rastin e aplikantėve pėr nė universitetet italiane, qė iu drejtuan qendrės pėr marrjen e tyre. Aktualisht, janė marrė masat edhe pėr dorėzimin e tyre nė drejtoritė rajonale, tė cilat mė pas do tė merren me shpėrndarjen e tyre. “Por gjithēka do tė bėhet ca mė vonė, nė bazė tė udhėzimit,”- pėrfundon ajo.


    Shkollat e mesme
    Dėftesat, tani me tri nota

    Nė pėrfundim tė kėtij viti shkollor, tė gjithė nxėnėsit e shkollės bazė dhe tė mesme do tė pajisen me dėftesa tė reja. Kėto dokumente do tė kenė elementė tė rinj sigurie, si dhe pėr herė tė parė logon e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. “Dėftesave tė reja tė pjekurisė do t'u shtohen, pėrveē mesatares sė katėr viteve tė shkollės sė mesme, edhe notat e provimeve tė detyrueshme tė Maturės Shtetėrore. Kėto provime janė letėrsia dhe matematika, si dhe lėndėt pėrkatėse pėr shkollat me profile tė veēanta,” - thanė burimet nga zyra e shtypit tė ministrisė. Sipas tyre, Qendra Kombėtare Arsimore e Vlerėsimit dhe Provimeve do tė pajisė tė gjithė maturantėt e regjistruar nė formularėt A1, me njė certifikatė, ku do tė pasqyrohen notat e lėndėve me zgjedhje. Ky dokument do t'u nevojitet kandidatėve mė vonė pėr pranimin nė shkollat e larta. “Sipas udhėzimit tė MASH-it, nė ēdo njėsi rajonale tė arsimit shkon njė numėr i caktuar dėftesash, sipas njė plani shpėrndarje, tė hartuar nė bazė tė kėrkesave tė kėtyre institucioneve,” - thonė burimet.

    23
    mijė maturantė dhe ish-maturantė nė tė gjithė vendin dhanė provimet me zgjedhje, si faza finale e pranimit nė universitete

    92
    maturantė, pas pėrfundimit tė procesit tė vlerėsimit rezultuan mbetės, pasi nuk morėn dot pikėt e testeve

    30
    mijė maturantė. Kaq ishte afėrsisht numri i maturantėve qė hynė nė provimet e maturės shtetėrore nė vend

    45
    mijė kandidatė rezulton numri i tė regjistruarave nė Universitetin e Tiranės, duke marrė parasysh aplikimin nė disa degė

    Baza e tė dhėnave
    Gabime nė saktėsinė e emrave

    Pas mbylljes sė vlerėsimeve, QKAVP-ja, po harton bazėn e tė dhėnave qė do t’u shpėrndahet universiteteve nė vend, tė cilėt do tė bėjnė pėrllogaritjet e pikėve. “Jemi duke bėrė veprimet e fundit mbi gjithė data basse-en e krijuar, qė do t’ia pėrcjellim fakulteteve nė fund tė gushtit,”- thotė Petrela. Sipas saj, aktualisht specialistėt e qendrės po punojnė pėr verifikimet e fundit, nė mėnyrė qė tė shmanget ēdo lloj problemi lidhur me saktėsinė e tė dhėnave. “Mė shumė probleme kemi vėrejtur nė shkrimin korrekt tė emrave tė kandidatėve qė kanė dhėnė provimet dhe qė janė bėrė tashmė pjesė e bazės sė tė dhėnave,”- thotė Petrela, duke shtuar se megjithėse listat paraprake ishin disa herė tė afishuara nė shkollat e mesme, kohė para se tė nisnin provimet e maturės, nxėnėsit nuk janė treguar tė kujdesshėm pėr saktėsinė e tyre. “Tani na del diku ndonjė germė e tepėrt, ndonjė pasaktėsi e vogėl nė identitetin e tyre dhe jemi duke bėrė saktėsimet e nevojshme,”- thotė ajo. Sipas saj, nė gjithė tė dhėnat qė qendra do tė dėrgojė nė shkollat e larta, do tė jenė tė vendosur 5 elementet e nevojshme, dy notat e provimeve tė detyruara, dy tė lėndėve me zgjedhje dhe mesatarja e viteve tė shkollės sė mesme, qė dėrgohet nga vetė shkollat, pėrmes drejtorive arsimore.

    Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Pas Maturės 2006...


    Genc Pollo
    Ministėr i Arsimit

    Me ceremoninė e organizuar nga MASH, (ceremonia e pėrmbylljes sė Maturės Shtetėrore 2006 dje nė Tirana International Hotel – shėn.red) ne dėshirojmė tė shėnojmė realizimin e suksesshėm tė njė nisme shumė tė rėndėsishme nė arsim, atė tė Maturės Shtetėrore. Kjo nismė u lind pas skandaleve tė vjeshtės 2005 nė pranimet nė shkollat e larta, u orientua nga nevojat e hershme e tė shumėllojshme tė mbetura tė papėrmbushura nė Arsimin e Mesėm dhe u mbėshtet nė modelet e arrira evropiane tė pėrshtatura pėr rrethanat tona. Por le ta kundrojmė kėtė institucion tė ri nė njė plan mė tė gjerė, nė atė te pėrpjekjes sė Qeverisė pėr tė kthyer besimin e publikut nė instancat shtetėrore, si organe qė veprojnė nė bazė tė ligjit e me drejtėsi. Diēka duhet vėrejtur qė nė fillim: nėse korrupsioni ndodh, bie fjala, ne dogana atėherė dėmi pėr shtetin e shoqėrinė, ėshtė ne radhė tė parė financiar. Nėse ndodh nė arsim dėmi ėshtė nė radhė tė parė moral dhe injektohet tek brezi i tė rinjve. Kur njė maturant bėhet student, pastaj diplomant si jurist a mėsues pėrmes hileve, nuk duhet tė presim qė nė punėn e prokurorit, tė gjykatėsit apo nė atė tė edukatorit ai t’i pėrmbahet etikės sė domosdoshme tė profesionit. Matura Shtetėrore realizoi pikėrisht kėtė: evitoi parimisht e praktikisht ēdo mundėsi tė korruptimit tė rezultatit individual, nė kėtė pjesė delikate, ku puqet Arsimi i Mesėm dhe ai i Lartė. Me maturėn u ngrit njė sistem i shėndoshė e i bazuar nė parimet morale bazė tė shoqėrisė; njė sistem qė orientohet nga merita individuale, qė e mbron dhe e nxit atė. Kemi pasur plot raste ku fėmijėt e prindėrve me influencė, pasi janė te kamur apo me ofiqe, disa prej tyre te njohur tė mi, janė vlerėsuar nga matura 1-2 nota mė poshtė se vlerėsimi shkollor. Siē ka patur edhe disa raste qė nxėnės nga familje tė thjeshta tė vlerėsohen 2-3 nota mė lartė se shkolla, kjo e arritur pa kopjim. Krahas nxjerrjes nė pah tė problemit tė diferencimit tė padrejtė nė shkollat tona, matura gjithashtu vendos qartė drejtėsinė sociale. Nė planin arsimor, ne kemi instaluar njė hallkė, e cila nxėnėsin dhe mėsuesin e shkollės sė mesme qė nga viti i parė, i vė realisht nė nxitje pėr tė punuar, duke ju larguar notave fiktive. Kėto tė fundit mbeten tė pavlera pėrballė kutit objektiv e neutral tė maturės. Gjithashtu me njė notė tė standardizuar nė rang Republike dhe me 30.000 maturantė tė vlerėsuar me tė, ne kemi siguruar njė bankė te dhėnash tė mrekullueshme pėr ēdo prefekturė e pėr ēdo shkollė. Mbi kėtė bazė, politikat e ndėrhyrjet tona nuk do tė bėhen qorrazi apo toptan, por do tė kalibrohen. Pra kalojmė nga pėrdorimi i ēomanges tek ai i bisturisė.
    Praktikat funksionuese te maturės, vitin e ardhshėm pas njė studimi do tė shtrihen edhe nė Provimet e Lirimit tė shkollės bazė dhe nė ato universitare. Gjithashtu modeli i notave te shkallėzuara apo me dy shifra pas presjes dhjetore, qė u pėrdor nė maturė, do tė hapė njė debat mbi rishikimin e sistemit aktual. Edhe pėr temėn e nxehtė tė pranimit nė universitete kėtė vjeshtė, krahas sistemit klasik tė monitoruar fort, po punojmė pėr njė sistem online ku ēdo kandidat verifikon nė internet pozicionin e tij nė renditjen pėr njė degė nė fakultet. Projekti ynė i Maturės Shtetėrore hasi qė nė fillim nė skeptikė e kritikė. Do t’i ndaja ata nė dy kategori: tė parėt, ndonėse e pėrkrahnin nė parim kėtė lloj provimi, druheshin se koha e mbetur ishte e paktė. Vėrejtjet e tyre vlejtėn, sepse na bėnė tė punojmė me shumė se 24 orė nė ditė. Kategoria tjetėr, ėshtė e atyre qė do tė humbisnin lopėn qė milnin pėrvit, xhepat e prindėrve tė maturantėve e studentėve. Me kėta te fundit do tė vazhdojmė te merremi. Matura dėshmoi se kur vullneti i forte i shtetit ėshtė i pranishėm, realizohen ato ēka duken si tė pamundura. Provimet e kėsaj vere dėshmuan se janė kapacitetet administrative pėr tė realizuar njė operacion qė ndėr ata qė shtrihen ne katėrkėndėshin Koplik –Kukės- Kolonjė- Konispol, ėshtė ndėr mė tė sofistikuarit. Pėr me tepėr gjithēka u krye me njė sens organizimi, disipline, rregulli e korrektese qė mė bind mua dhe tė tjerė, se mėsuesit janė prusianet e shqiptarėve.
    Natyrisht qe pati dhe probleme e vėshtirėsi, qė u korrigjuan nė proces e sipėr dhe ka gjėra qė do tė pėrmirėsohen nė vitet e ardhshme.
    Matura Shtetėrore 2006, ėshtė padyshim njė sukses i rėndėsishėm, njė arritje madhore e arsimit dhe njė zhvillim model pėr shoqėrinė.
    Krahas maturės, ne po pėrmbyllim edhe reformėn e liberalizimit te teksteve shkollore dhe ajo qė vėrejmė, ėshtė qė tekstet sivjet, pėr tė njėjtin ēmim, janė shumė mė cilėsorė; kjo nė sajė tė garės e ēlirimit tė potencialeve tė ndrydhura deri tani. Ėshtė koha pėr tė vijuar me hapa tė shpejtė me reformėn e kurrikulės, tė trajnimit, tė autonomisė shkollore; pėr tė realizuar TIK-shkollat kudo nė vend, sepse pa kompjuter e internet ne jemi vetėm virtualisht nė shekullin 21, si dhe te realizojmė Masterplanin e shumėpritur nė Arsimin e Lartė.


    25/07/2006

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Shpresoj qe me keto masa qe po marrin tani.. te pakten mos te kete me fallcifikime ne certifikatat e matures..

    Urime Ministrise se Arsimit..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    51

    ore nga vjen ky more !

    ore i ka pare ndonjehere shkollat shqiptare ky minister dhe ata para tij apo jo?
    keta sikur zbresin nga hena more.... !!!!

    fare afer tiranes ,cfare bije jashte bije brenda ... ne tirane femijet jane me dhjetar ne nje klase ne fakuletet ( qe jane bere si kurse analfabetizmi) , sthudiohet paradite dhe mbasdite .... s'kane libra dhe "pedagoget" shqiptare kane vite qe nuk botojne ose ribotojne libra por i japin leksionet me shenime !!!!

    cfare interneti thote ky more...??? e di ky qe ne skolla s'ka priza te thjeshta e jo me komjuter ose linje interneti .... me cfare ISP do i furnizoje shkollat ky ? apo me linjat e albtelekomit ...cope cope !

    per te folur eshte kollaj !

    i afrohet rinise shqiptare Universitet qe ja kane vene shqelmin pas viteve 90 dhe qe si zor se njihet gjekundi ne evrope ! hapini more kufijte e te veje rinia te studioje ne fakultete jashte ( ta dine qe do paguajne , por do marre diplome ne Universitete 100 vjecare dhe do paguaje nje diplome qe njihet kudo )

    mos flasim pastaj per universitetet private dhe shkollat private .... nje nga genjeshtrat dhe vjedhjet qe ju behete shqipatereve te gjore ..... qe ta dinin se cfare afrohet aty dhe ta dine se sa mbrapa jane me sherbimin arsimor .... i thone ik e pirdhu vetes dhe arsimit per jete te jeteve ............!!!!!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  2. A keni lene takim,pas mbarimit te matures..?
    Nga KACAKU nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-07-2009, 18:49
  3. Tekstet shkollore, pėr herė tė parė, me pullė sigurie
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 18:23
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 23:48
  5. Harte sinopike dhe elemente meteorologjik?
    Nga P@R4nOi@C_LorD nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-01-2007, 04:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •