Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Shėn Nikodhimi i Beratit - 10 korrik

    Shėn Nikodhimi i Beratit

    Shėn Mėhilli (Mihaili), njė nga faltoret e periudhės bizantine, tė befason pėr madhėshtinė dhe vendndodhjen e saj nė mes guvave tė kėshtjellės, nė kėmbėt e sė cilės rrjedh Osumi. Aty ēdo 10 korrik kremtohet me njė Liturgji Hyjnore martiri Shėn Nikodhimi i Beratit, i cili e dorėzoi Shpirtin e Tij nė qiell, ndėrsa nė tokė mbeti simbol i besės sė krishterė.

    Shėrbesa e parė pėr oshėnarin filloi nė datėn 9 ora 1800, ku shumė besimtarė tė ardhur jo vetėm nga lagjet, por dhe nga gjithė dioqeza ndodheshin pranė vendit ku mendohej ta ketė hedhur pashai turk, pasi e torturuan dhe si pėr ēudi ai u gjend mė kėmbė, me trupin e gjakosur dhe mė pas i prenė kokėn.

    Tė nesėrmen u zhvillua Liturgjia Hyjnore. Ajo drejtohej nga Hirėsi Ignati i ndihmuar nga atė Petraqi dhe 2 dhjakonėt.

    Shėrbesa e tretė u bė nė mbrėmje. Edhe pse binte shi, besimtarėt kishin ardhur dhe kishin mbushur atė mjedis qė duket si njė ballkon, ku ēdokush qetėsohet dhe lumturohet kur sheh kėtė qytet tė krishterė qė i dha kurorėn e lavdisė e tė pavdekėsisė Shėn Nikodhimit, qė e lindi Vithkuqi. Nė tė trija shėrbesat Imzot Ignati pėrcolli mesazhin e shenjtė tė besės, ku midis tė tjerash theksoi:

    “Ėshtė bėrė traditė qė nė kėtė ditė tė shėnuar tė na mbledhė kujtimi i neomartirit Shėn Nikodhim. Kjo ditė ėshtė dita e lavdėrimit dhe himneve qė i takojnė pavdekėsisė sė tij. Ato si buqetė me lule i vėnė kurorė veprės madhėshtore tė besės. Ai mbeti mesazhi i pėrkushtimit nė udhėn e Zotit. Ai u zgjua nga gjumi i mėkatit dhe u martirizua i ndėrgjegjėsuar se do tė vinte pranė Zotit i pastėr. Ne i themi birit tė Vithkuqit - Shėn Nikodhimi i Beratit, sepse ky qytet i krishterė i dha kurorėn e lavdisė duke e kthyer nė simbol tė besės sonė.

    S. Mishaxhi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shėn Nikodhimi i Beratit - 10 korrik

    Nikodhimi e kishte origjinėn nga Vithkuqi i Korēės. Ai banonte nė Berat dhe ushtronte mjeshtėrinė e rrobaqepėsit. Nė fillim quhej Nikolla Dede dhe ishte martuar tre herė. Pas vdekjes sė gruas sė tretė bėri apostazi, sepse kanonet kishtare nuk e lejonin martesėn e katėrt. Gruan e katėrt e kishte myslimane dhe pėr hir tė saj u kthye nė fenė islame. Djali i parė, i cili ishte nė moshė madhore nuk pranoi tė konvertohej, prandaj u largua nga shtėpia dhe u vendos nė Malin e Shenjtė. Kur mori vesh qė i biri ishte nė Malin Athos, Nikollės i lindi dėshira ta takonte. Nikolla vajti nė Athos ku ndodhi mrekullia. Pasi pa jetėn e murgjve, lutjet, agjėrimet dhe shėrbesat fetare, u pendua dhe e kuptoi mėkatin qė kishte bėrė duke mohuar Krishtin. Nikolla vajti nė Skitin e Shėn Anės, u paraqit tek oshėnar Filotheu dhe u bė murg duke marrė emrin Nikodhim. Atje iu pėrvesh njė pendese tė tillė sa agjėroi pėr tre vjet, duke iu lutur Perėndisė. Nė Malin Athos, Nikodhimi mėsoi se ai njeri qė mohonte Krishtin pėrpara njerėzve mund tė falej nga Perėndia vetėm po ta pohonte atė pėrsėri pėrpara njerėzve, prandaj i lindi dėshira pėr t’u kthyer nė Berat e tė pohonte Krishtin para tė gjithėve. Para se tė nisej, pati njė takim me asketin e dėgjuar tė Athosit me oshėnarin Akakios Kapsokalivias, tė cilit i kėrkoi kėshilla. Ky e nxiti tė kthehej nė vendlindje dhe Nikodhimi me shkopin nė dorė u nis pėr nė Berat. Me tė ardhur nė Berat njerėzit e njohėn dhe meqėnėse e kishin marrė vesh me kohė ēėshtjen e rikthimit tė tij nė krishterim, e denoncuan duke e shpėnė te kadiu. Nė fillim kadiu u pėrpoq ta bindte tė hiqte dorė nga njė akt i tillė, por duke parė kėmbėnguljen e tij urdhėroi qė ta ekzekutonin.

    Shenjtėrimi i Nikodhimit tė Beratit
    Nikodhimin e dėnuan me prerje tė kokės mė 10 korrik tė vitit 1709. Kryeepiskopi i Ohrit Joasaf (1719-1745), i cili ka lindur nė Voskopojė mori nismėn pėr tė shpallur shenjt Nikodhimin e Beratit. Nė vitin 1721 me anėn e njė dekreti tė posaēėm Kryeepiskopi Joasaf shpalli shenjtėrimin e Nikodhimit tė Beratit, ndėrkohė filloi fushatėn pėr popullarizimin e tij. Piktorėt Athanas dhe Kostandin Zografi mė 1744 pikturuan afreskun e Nikodhimit nė kishėn e manastirit tė Ardenicės dhe nė vitin 1762 nė kishėn e Apostujve tė Shenjtė nė Vithkuq. Vėllezėrit ikonografė tė familjes Ēetiri e pikturuan Nikodhimin e Beratit nė kishėn e Nartės, nė Vlorė. Tėrpo Zografi e ka pikturuar nė kishėn e manastirit tė Shėn Naumit mė 1806. Gjithashtu nė katedralen e Sofjes, Aleksandėr Nevski paraqitet Nikodhimi i Beratit me diēidurėn “Shenjti Shqiptar”. Nė skitin e Shėn Anės nė Malin Athos gjendet njė afresk, i cili e paraqet Nikodhimin duke u paraqitur tek oshėnar Filotheu. Afresku ėshtė pikturuar nga njė piktor anonim dhe daton mė 1779. Zakonisht Nikodhimi i Beratit paraqitet bashkė me Shėn Naumin, ndėrsa nė kishėn e Apostujve tė Shenjtė nė Vithkuq tė Korēės, qė ėshtė vendlindja e tij paraqitet i vetėm.

    Shėrbesa e shenjtit
    Kryeepiskopi i Ohrit Joasafi, porositi tė shkruhej jėtėshkrimi dhe bėmat e tij. I pari qė shkroi pėr Nikodhimin e Beratit ishte Nektar Tėrpo, i cili nė librin Πιστις (Besimi) qė e botoi mė 1731, pėrmend bėmat e shenjtit. Shėrbesa kushtuar shenjtit u shkrua nga Grigor Voskopojari nė greqisht dhe ėshtė shtypur nė Akademinė e Voskopojės “Ακολουθια του Οσιομαρτυρος Νικοδημου του μαρτυρήσαντος έν τή πόλη Βελεγράδων, ποιηθεισα τού έν ιερομονάχοις Γριγοριου Μοσχοπολιτου, έν Μοσχοπόλει, 1742” (Shėrbesa e Martirit Oshėnar Nikodhimit, qė u martirizua nė qytetin e Beratit, hartuar nga hieromonaku Grigor Voskopojari, nė Voskopojė mė 1742). Grigor Voskopojari ka shkruar parathėnien dhe megalinaret e shėrbesės tė Nikodhimit tė Beratit.
    Nė shėrbesėn kushtuar Nikodhimit tė Beratit, nė faqen 5 gjejmė kėtė mbishkrim “Σοι Γρηγόριος Νικοδήμε εξάδοι” qė do tė thotė “Ty Nikodhim po tė thurr kėngė Grigori”. Nė kėtė rast pėrveē emrit qė ka shkruar nė ballinė, Grigori e pėrjetėson vetveten edhe nė brendėsi tė shėrbesės sė hartuar prej tij. Nėpėrmjet vargjeve tė shėrbesės autori zbulon ndjenjat e tij patriotike kundėr Perandorisė Osmane. Grigori ka shkruar “Gėzohu, o shqiptar i Shqipėrisė sonė tė dashur, se Shqipėria ėshtė krenare pėr ty”. Gjithashtu tek pėrleshorja Grigori ka shkruar: “Le tė lavdėrojmė tė gjithė oshėnarin dhe dėshmorin Nikodhim, mburrjen e Ilirisė”, ndėrsa tek shkurtorja e shėrbesės thotė: “Mbrojtėsin e mrekullueshėm tė Beratit”.
    Nė vitin 1799 Nikodhim Agjioriti botoi Martirologun e Ri me 85 shenjtorė qė qenė martirizuar nė intervalin kohor 1492-1794. Ndėrmjet neomartirėve ishte edhe jetėshkrimi i Nikodhimit tė Beratit. Gjithashtu nė Bibliotekėn Kombėtare ėshtė nė ruajtje “Shėrbesė e dėshmorit tė oshėnuar e tė shėnjtė tė Nikodhimit tė Ri”. Nismėn pėr tė pėrkthyer nė shqip Shėrbesėn e Nikodhimit tė Beratit e ka ndėrmarrė Dhimitėr Pėrmeti, por pėrkthimi i tij nuk mundi tė shohė dritėn e botimit. Pėrkthimi i Dhimitėr Pėrmetit ka qarkulluar dorė mė dorė nėpėr priftėrinjtė e brezave tė ndryshėm. Mua ma dėrgoi miku im i pėrkorė atė Petraq Simsia nga Berati. Gjithashtu teologu Dhimitėr ka pėrkthyer Pėrleshoren, Shkurtoren dhe Madhėrimin e shenjtit.

    Lipsanet e shenjtit

    Martirizimi i Nikodhimit u bė nė fshatin Bubullimė. Nė vitin 1762 lipsanet e shenjtit u vendosėn nė kishėn e Shėn Marisė nė Mangalem. Nė kohėn e pushtimit fashist italian kisha e Shėn Marisė u prish, sepse u zgjerua rruga, prandaj lipsanet e shenjtit i shpunė nė kishėn e Shėn Mėhillit. Pas prishjes sė kishave nė vitin 1967 lipsani u shpėrbė. Eshtrat i morėn besimtarėt me shpresė se do tu sillnin fat, ndėrsa kokėn e shenjtit e mori psalti Lili Thimi Koēi dhe e fshehu ne murin e shtėpisė sė tij pėr ta ruajtur nga ndonjė grabitje ose pėrdhosje e mundshme. Koka e shenjtit ruhet nė njė kuti prej argjendi, e cila peshon 755 gram. Kutia e argjendtė u gdhend nga argjendarėt beratas. Mė 10 korrik 1991, i biri i Lili Koēit, Llazari e ēmurosi kokėn e shenjtit dhe e shpuri nė kishė pėr tu falur besimtarėt. Ēdo 10 korrik koka e Shėn Nikodhimit tė Beratit dėrgohet nė kishėn e Shėn Mėhillit, prej Llazar Koēit, i cili e ruan me fanatizėm nė shtėpinė e tij. Sipas kumtimit gojor tė Dr. Thimi Koēit pelegrinė tė shumtė vijnė nga Vithkuqi i Korēės, por edhe nga vise tė tjera tė Shqipėrisė pėr tu falur me shprestari para kokės sė shenjtė tė Nikodhimit tė Beratit.

    ***

    SHKURTORE
    TINGULLI TĖRTHOR IV


    Mbrojtėsin e mrekullueshėm tė Beratit. Dhe mburrjen e skitit sė stėrgjyshes tė Krishtit. Tė himnojmė, o oshėnar, dėshmor hyjprurės. Si asket dhe si i tillė je dalluar. Dhe si mbrojtės shkumė i gjallė u tregove. Pėr ne qė tė thėrresim. Gėzohu, o i lumtur Nikodhim.

    PĖRLĖSHORE
    TINGULLI I


    Le tė lavdėrojmė tė gjithė oshėnarin dhe dėshmorin Nikodhim, mburrjen e Ilirisė dhe nderin e Athosit, sepse duke mposhtur armikun me asketizėm, lavdėroi Krishtin si njė atlet me ndihmėn e Virgjėreshės ēuditėrisht, tė cilit le ti thėrresim: Lavdi Atij qė tė fuqizoi, lavdi Atij qė tė mbajti tė paprishur, lipsanin tėnd.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Nikodhimi i Beratit - 10 korrik

    Dėshmor i ri Nikodhimi nė Berat

    Emri:  10496929_906342269427435_2262664627683727139_o.jpg

Shikime: 981

Madhėsia:  62.7 KB

    Dėshmor i ri Nikodhimi nė Berat.

    Lindi nga prindėr shqiptarė dhe shpresėtarė nė Vithkuq tė Korēės dhe jo nė Elbasan dhe u bė rrobaqepės nė Berat. Mbeti i ve pėr herė tė tretė dhe u martua me njė skllave tė bukur pasi ndėrroi besimin. Bėri synet me dhunė edhe fėmijėt e tij, pėrveē njėrit, tė cilin tė krishterėt e ēuan fshehurazi nė Malin e Shenjtė.

    I inatosur, shkoi ta gjente dhe t’i ndėshkonte etėrit. Ndėrkaq atje erdhi nė pendim, bile u qeth murg me emrin Nikodhim sipas tė tjerėve shkoi nė Athos sepse u pendua.

    Mbas tre vjetėsh vajtimesh dhe kreshmėsh dėgjoi se kushdo qė mohon Krishtin pėrpara njerėzve i intereson qė ta pohojė Atė pėrsėri para tyre (shih Mt.10:32-33). Aspiroi atėherė martirizimin dhe shkoi nė Kafsokalive tek oshėnar Akaqi (12 prill).

    Ai e thirri me emrin e tij, megjithėse nuk e njihte, dhe e ngushėlloi. Duke u lutur pėr tė, iu ndriēua fytyra, ndėrsa diēka si yll zbriti mbi tė. Mė pas i dha leje pėr t’u martirizuar dhe i dha njė shkop pėr rrugės.

    Ai, i dobėsuar prej kreshmės, iu lut qė ta ndėrpriste kreshmėn pėr shkak tė udhėtimit. Iu pėrgjigj se sidomos tani i nevojitej kreshma dhe se “njeriu nuk do tė jetojė vetėm me bukė” (Mt.4:4). Nikodhimi shtoi se i trembej demonit jeronti e kėshilloi qė t’i trembej Perėndisė. I pari mori uratėn dhe shkopin e tė dytit dhe u nis. Ndodhej akoma nė Athos, kur iu shfaq Jisui, i dha zemėr dhe i parashikoi martirizimet e tij.

    Pėrshkoi pa u lodhur rrugėn deri nė Berat, ku e njohėn, e rrėmbyen dhe e ēuan te pashai. Meqenėse nuk u thye, e hodhėn nga pallati i lartė i tij. Por nuk pėsoi gjė dhe u ngjit pėrsėri duke vrapuar te pashai, i cili u tmerrua dhe do ta linte nėse nuk do t’i trembej turmės. Iu dorėzoi, pra, martirin e ri.

    Pasi e torturuan tri ditė, duke e ēuar drejt ekzekutimit bėnin nė mėnyrė tė pėrsėritur sikur do ta thernin, pėr ta trembur. Ia prenė kokėn mė 11.7.1722 (ndoshta mė 1709, ose mė 1714), ndėrsa lipsani i shenjtė lėshonte erė tė mirė dhe shėronte sėmundje.

    Gjatė martirizimeve tė tij rastisi qė banorėt e zonės sė Shpiragut tė zbrisnin nė Berat. Tė gjitha fshatrat e saj, kishin vendosur tė islamizoheshin pėr tė shpėtuar nga mundimet e turqve. Por, duke parė heroizmin e martir oshėnarit, fshatarėt u ēuditėn dhe, kur u kthyen nė vendin e tyre, i rrėfyen gjėrat. Si rrjedhim, u penduan tė gjithė, kėshtu qė krahina mbeti e krishterė.

    Nikodhim, greqisht do tė thotė fitorja e komunitetit.

    Disa e festojnė mė 11 korrik.

    KOASH

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Nikodhimi i Beratit - 10 korrik

    Historia e ēuditshme e Shėn Nikodhimit tė Vithkuqit

    Nga Aurel Plasari

    Sot mė 10 korrik kremtohet Shėn Nikodhimi nė kishėn e Shėn Nikodhimit nė vendlindjen e shenjtorit, Vithkuq.

    Historia e tij e martirizimit, njėherėsh me legjendėn qė e ka veshur, mund tė nxirren nga dy jetėshkrime tė tij: nga “Shėrbesė e tė shenjtit martir oshėnar Nikodhim tė martirizuar nė qytetin e Beligradit [Beratit] mė 10 korrik 1709, hartuar prej ieromonahut Grigor Voskopojari” (gr.), shtypur nė shtypshkronjėn e qytetit tė Voskopojės mė 1742, dhe nga dorėshkrimi “Shėrbesė e tė shenjtit martir oshėnar Nikodhimit tė ri” (gr.), qė kam pasur rastin ta nxjerr nė dritė nga Koleksionet e dorėshkrimeve tė BKSh dhe ta prezantoj nė njė punim tė botuar nė revistėn “Bibliothecae”, nr. 5, Tiranė 2004.

    Simbas tyre Shėn Nikodhimi quhej Nikollė Dede ose Dalla. Ai punonte rrobaqepės nė Berat, ku kishte ardhur nga Vithkuqi.

    Vithkuqar e shėnon edhe Anthim Aleksudhi, ish-mitropolit i Beratit (“Shkurtore”, 119).

    Nikolla qe martuar katėr herėsh dhe gruan e katėrt e kishte marrė muslimane, prandaj edhe vetė u pat kthyer nė Islam sė toku me familjen.

    Pėr Beratin dhe trevėn pėrreth ishte njė periudhė kur kthimi nė Islam pėrparonte me shpejtėsi.

    Nė mbarė Shqipėrinė e Jugut dhe Epirin, mes njė anarkie pothuajse tė egėr, zotėronte terrori strukturor kundėr besimit tė krishterė dhe institucioneve tė tij.

    U shtohej kėtyre edhe padija qė kishte nisur tė rritej mes popullsisė: “Aq e madhe ishte padija, sa qė banorėt e mėsonin afrimin e Pashkėve tė Mėdha nga vezėt e kuqe qė shiteshin nė tregun e Beratit”, ka shėnuar pėr kėtė periudhė nė “Kronografinė” e tij Aravantinoi.

    Po ky kronograf ēam ka dhėnė edhe raste kur, si nė trevėn nė fjalė edhe gjetiu, ndodhte qė banorėt e njė fshati tė tėrė ose tė njė krahine kėrkonin me lutje qė tė bėheshin muslimanė, “si rasti i fshatrave tė Beligradit [Beratit] nė kohėn e Nikodhimit”.

    Pėr t’i shpėtuar kthimit tė padėshiruar nė Islam djali i madh i Nikollės iku prej shtėpie dhe u strehua nė Malin e Shenjtė (Ajonoros).

    Kur Nikolla e mori vesh vendstrehimin e tij, u nis edhe ai pėr nė Athos me qėllim qė t’ia ndėrronte mendjen tė birit.

    Porse nga ēfarė pa, dhe sidomos ēfarė pėrjetoi nė atė vend tė shenjtė, ndodhi e kundėrta: ndėrroi mendje ai vetė edhe u pendua pėr aktin qė kishte kryer duke lėshuar besimin e gjysh-stėrgjyshėrve dhe duke marrė njė tjetėr.

    Nė skitin e Shėn Anės nė Malin e Shenjtė ai u bė murg oshėnar duke marrė emrin “Nikodhim” dhe duke bėrė pendesėn: kaloi tre vjet me agjėrim dhe lutje.

    Mirėpo parimet e besimit e donin qė fajin e bėrė botėrisht duke braktisur fenė e Krishtit ta pranonte po botėrisht.

    Kėshtu vendosi tė kthente nė Berat, i ndėrgjegjshėm se, nė atė kohė, lėshimi i Islamit dhe ripėrqafimi i krishterimit faqe botės kishte pėr rrjedhojė dėnimin mė tė rėndė: vdekjen.

    Legjenda tregon se kishin pėrforcuar kėtė paraprakisht Shėn Mėria, e cila i qe shfaqur njė nate duke i ofruar njė kupė, kupėn e martirizimit, si dhe vetė Jesui, i cili i pati dėftuar pėrsaktėsisht edhe vendin ku do tė martirizonte.

    I kallėzuar prej fanatikėve tė Beratit qė e kishin marrė vesh rikthimin e tij nė krishterim, nė Berat u shpu drejt e para kadiut.

    Si nuk ia doli ta bindte qė tė hiqte dorė nga njė akt i tillė, kadiu dha urdhėr ta hidhnin nga dritarja e pallatit tė tij teposhtė kalasė.

    Simbas legjendės Nikodhimi nuk pėsoi gjė: ra mė kėmbė dhe u ngjit sė rishti nė kala pėr t’iu paraqitur kadiut.

    I befasuar nga kjo ndodhi, kadiu u mat ta lironte, por dha urdhėr ta ekzekutonin duke iu druar reagimit tė masės fanatike dhe, sidomos, rrezikut qė pėrbėnte njė shembull i tillė pėr popullsinė pėrreth.

    Nikodhimi u shpu nė vendin e ekzekutimit tė cilin, simbas legjendės, ai e njihte: ishte vendi qė ia kishte paradėftuar Krishti nė njėrin nga vegimet.

    Aty u krye ekzekutimi me prerje tė kokės: mė 10 tė korrikut 1709, simbas “Shėrbesės” sė Grigor Voskopojarit. Tė krishterėt ortodoksė tė Beratit paguan shumė pėr tė blerė trupin e tij, i cili u varros nė kishėn e Shėn Mėrisė nė Mangalem.

    Ekzekutimi i “mbrojtėsve me ēdo kusht” tė krishterimit prej autoriteteve osmane-muslimane kryhej nė publik pėr tė shėrbyer si shembull pėr ata qė, si qenė kthyer njė herė nė fenė e Muhametit, pėrqafonin sė rishti besimin e tė parėve.

    Tė tilla duket tė kenė qenė rreth dymbėdhjetė ekzekutimet e njė vargu “dėshmorėsh tė rinj” nė Epirin e Veriut / Shqipėrinė e Jugut: duke filluar prej Shėn Joanit tė Janinės, qė martirizoi nė Stamboll mė 1526, deri te Shėn Gjergji i Janinės, i cili martirizoi nė Janinė mė 1838; ndėr ta edhe dy mė tė njohurit dėshmorė tė rinj qė martirizuan nė Berat: Shėn Nikodhimi ynė mė 1709 dhe Shėn Gjenadi mė 1722.

    Nė mėnyrė tė pėrimtuar ata i ka pėrshkruar, pėr shembull, Gjergjiu-Athanas Ikonomu nė monografinė “Shenjtorėt e Epirit” (Janinė 1935).

    Nga ana tjetėr, pėrkujdesja dhe pėrnderimi i relikteve tė tyre, si dhe ruajtja e kujtesės sė tyre brez mbas brezi janė tregues tė efektit tė pėrkundėrt qė duket tė kenė bėrė nė popullsinė e krishterė ekzekutime tė atilla publike.

    Edhe pėrnderimi i Nikodhimit tė Beratit si shenjtor duket tė ketė filluar qysh herėt.

    Figura e tij u pėrhap nė mbarė rajonin ortodoks Shqipėri e Jugut / Maqedoni / Epir, por edhe mė tej.

    Nė Voskopojė ajo ndodhej e pikturuar nė njė afresk, tanimė tė prishur, tė aneksit tė kishės sė Fjetjes sė Shėn Mėrisė.

    Nga ana tjetėr, piktori nė zė voskopjar Theodhor Grundo (Gruntović) e pikturoi atė edhe jashtė Ballkanit, sikurse e ka regjistruar studiues i artit bizantin Cvetan Grozdanov (“Portrete”, Skoplje 1983).

    Nė Vithkuq portreti i Shėn Nikodhimit shfaqet nė kishėn e Shėn Kozmait dhe Damianit, tė manastirit tė Apostujve, pėrbri Shėn Naumit.

    Ai del edhe nė ikonografinė e Ohrit, nė njė afresk tė kishės sė manastirit tė Shėn Naumit.

    Portreti i ėshtė pėrfshirė nė “Stematografinė” e tjetrit voskopojar tė famshėm, Hristofor Zhefarit (Žefarović) po pėrbri Shėn Naumit, sikurse ėshtė gjendur i pikturuar nė afreske e ikona tė Malit tė Shenjtė (manastiret Hilandar, Kseropotamu etj.), nė Sofje tė Bullgarisė, nė disa kisha ortodokse jounite tė Hungarisė etj.

    Posaēėrisht nė trevėn e Beratit kulti i tij ka qenė dhe ka mbetur i gjallė.

    Nė kishėn e Shėn Mėrisė nė Mangalem pėrgjatė tre shekujsh venin besimtarė qė u faleshin relikteve tė tij, tė cilat mbaheshin mrekullibėrse, deri nė kohėn e pushtimit italian kur, me shkasin e sistemimit tė rrugės, kisha e Shėn Mėrisė u prish.

    Fati i relikteve tė tij nuk u mor vesh. Dhimitėr Beduli ka treguar qė, kur ndodhej nė Berat mė 1992 me rastin e zgjedhjeve kishtare, njė besimtar plak e informoi se kishte ruajtur nė shtėpinė e vet kokėn e Shėn Nikodhimit.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Nikodhimi i Beratit - 10 korrik


Tema tė Ngjashme

  1. Imzot Ignati, Mitropoliti i Beratit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-07-2023, 00:36
  2. Kodiket e Beratit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-06-2010, 13:57
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55
  5. Besa e Krishterė Orthodhokse
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 01:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •