Teoria e mekanizmit ne filozofi mbron idene se gjithe fenomenet natyrore mund te shpjegohen nga shkaqe fizike ndryshe nga cka mbron teoria e vitalizmit, sipas se ciles ne organizmat e gjalle egzistojne forcat e gjalla.

Vete teoria e mekanizmit ka dy lloj mbeshtetesish; ata te cilet mbeshtesin idene se kjo teori mund te pranohet per natyren ne pergjithesi, dhe ne ata te cilen mendojne se kjo teori i perket vetem njeriut dhe mendjes se tij.

Sido qe te jete nq se njeriu “egziston” si rrjedhoje e mekanizmit atehere do te thote qe cdo gje qe bejme e mendojme eshte bere e menduar me pare ne te njejtin kontest po ndoshta me ngjyre tjeter. Shume e kundershtojne kete rrjedhim imitimesh pasi ky imitim kufizon vullnetin e lire dhe kush do ta pranoje qe ne si qenie “te perkryera” nuk kemi vullnet te lire (edhe pse ndoshta mosegzistenca e vullnetit eshte nje nga faktoret me te rendesishem per nje egzistence te perkryer). Por sa i lire eshte vullneti ne fund te fundit?! A nuk behet fjale gjithmone per nje perzgjedhje midis dy mundesive; e bardha, e zeza; e mire, e keqja?

Gjithsesi, Hobbes eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te teorise se mekanizmit dhe nje nga citatet e tij me te njohura mbi kete teori vazhdon si me poshte….


Leviathan – Thomas Hobbes

Natyra (arti me te cilin Zoti krijoi dhe vazhdon te drejtoje Boten) qendron prane artit te njeriut, si ne shume aspekte te tjera, ashtu dhe ne ato te imitimit, i cili mund te krijoje dhe nje kafshe artificiale. Nq se vihet re jeta s’eshte gje tjeter vecse aktiviteti i njeres pjese, me fillim ne nje pjese me kryesore ne brendesi, atehere perse nuk mund te themi se te gjitha makinerite (motorret qe levizin me ane te rrotave dhe mekanizmave sic bejne oret) kane nje jete artificiale? A nuk eshte zemra nje mekanizem, dhe a nuk jane nervat vecse tela dhe gjymtyret jane rrota, te cilat se bashku vene ne levizje trupin, sic e kish menduar Zoti? Arti shkon akoma me tej me imitimin e pjeses me racionale dhe te perkryer ne natyre sic eshte njeriu. Arti ka krijuar Leviathan ose Shtetin (lat. – Civitas), i cili nuk eshte tjeter vecse nje njeri artificial, me fuqi dhe permasa me te medha se Njeriu…ku kujtesa perbehet nga ligjet dhe arsyeja artificale, harmonia qytetare jane shendeti, rrebelimet jane semundje dhe lufta civile eshte vdekje.



Dhe sigurisht Descartes njihet si nje nga kundershtaret me te rendesishem te kesaj teorie, edhe pse ndoshta ne nje fare menyre ai ishte mbeshtetes i ‘pa vetedijshem”….