Investimi me efikas i te ardhurave.
Pavaresisht nga mosha ose situate financiare, eshte e nevojshme per te gjithe te krijojne nje plan financiar. Ky plan duhet ndertuar me qellime specifike dhe menyra per te arritur keto qellime. Ne temen e meposhteme do hidhen idem mbi investimet ne Aksione, Bonds, Certificates of Deposits (CD), Tregjet e Lekut (money markets), Stock Funds, IRA dhe disa lloje te tjera investimesh afatshkurtra dhe afatgjata qe rrisin ne menyren me efikase te ardhurat tuaja.
Analizim I situates
Per te patur nje ide me te paster per levizjen e parave eshte e nevojshme te analizoni situaten tuaj financiare. Tabela financiare ndertohet ne forme Balance Sheet ku nga njera ane e tabeles jane te ardhurat, si p.sh:
- Fondet ne llogarite e rrejdhshme (checking accounts)
- Fondet ne llogarite e kursimeve (savings accounts)
- Investimet ne biznese te ndryshme
- Aksionet
- Vlera e shtepise tuaj
- Vlera e makines tuaj
- Dhe ndonje investim tjeter I tundeshm apo I patundeshem
Nga ana tjeter e tabeles vendosni detyrimet tuaja financiare- duke filluar nga borxhet per makinen, tek kredia e shtepise e deri tek borxhi I kartave te kreditit. Vlera qe del nga kjo tabele eshte vlera juaj monetare qe mund te jete positive ose negative.
Njekohesisht ndertoni dhe nje permbledhje te te ardhurave tuaja ku krahasoni paret qe vine (rroga, interesi I investimeve, interesi ne aksione etj) me ato qe dalin (qeraja e shpise, faturat e deri tek ushqimi). Ndryshimi midis pareve qe hyne dhe dalin eshte fitimi personal
Investimi I te ardhurave
Investimi nuk eshte e thene te jete pune e komplikuar ose e rrezikshme. Biles eshte gje e thjeshte per ate qe lodhet pak per te mesuar disa koncepte thelbesore. Investimet jane te ndara ne dy lloje te sigurta dhe te rrezkishme . Kuptohet sa me I sigurt eshte nje investim aq me pak interes fitimi ka, dhe anasjelltas.
Siguria dhe rreziku I investimit
Nese ne nje investim nuk pranoni dot nje humbje me me teper se 10% te principalit (shumes themelore te investuar) atehere eshte me mire te investoni ne nje produkt te sigurt. Duhet patur parasysh se dhe nje luhatje e vogel e inflacionit me 3% ja ul vleren $1000 ne $858 ne 5 vjet. Keshtu nese planet tuaja jane afatgjata eshte mire te investohet ne produkte me rrezik me te larte, duke menduar se cdo humbje do te rikuperohet me kalimin e kohes.
Investimet e sigurta Investimet me te sigurta momentalisht ne Amerika jane Treasury Bills dhe certificates of deposit (CD), ku principali I derdhur garantohet 100% nga qeveria. Keto lloj investimesh japin te ardhura te rregullta vjetore ne baze si perqindje e principalit te derdhur. Kuptohet per arsye se jane investime me pak te rrezikshme dhe te ardhurat nga to jane modeste, me 5% - 6%
Investimet e Rrezikshme Keto lloj investimesh, me te perhapurat jane aksionet, kane potencial te japin nje interest e larte ne nje kohe te shkurter po gjithashtu paraqesin rrezik me te madh. Megjithate gjate 51 viteve te fundit S&P 500 (qe eshte tregu kryesor I aksioneve) ka dhene nje interes mesatar prej 12.6% .
Aksionet]
Kur blen aksione tek nje kompani behesh pjeserisht pronar I asaj kompanie, dhe si I till eke te drejte te maresh nje perqindje te fitimit te asja kompanie. Kjo perqindje fitimi quhet dividend dhe u shperndahet aksionerve ne fund te cdo viti fiskal. Gjithashtu fitim mund te akumulohet duke e shitur pjesen tende te kompanise per nje cmim me te larte se ai me te cilin e ke blere. Zakonisht ngritja e vleres se aksioneve ndodh gjate boomit ekonomik dhe kompania eshte duke u zgjeruar. Ka perjashtime, kur dhe nese ekonomia eshte ne renie, aksionet e nje kompanie te vecante persojne ngritje per arsye te nje produkti ose sherbimi te vecante qe ajo shet, p.sh kompanite e mjeteve ushtarake gjate nje kohe lufte. Per kete arsye aksioneret duhet te jene ne gjendje te parashikojne luhatjet e ekonomise.
Sic e permendem ky lloj investimi ka nje rrezikshmeri me te larte. Megjithate qe nga viti 1921 S&P 500 ka patur vetem kater vjet ku aksionet kane rene ne vlere me me teper se 20%. Kompani qe meren me shitje blerje aksionesh jane shume, megjithate une ju rekomandoj Thompson Financial, Wachovia dhe Washington Mutual. Keto institucione kane "financial advisors" shume te mireinformuar dhe e bejne investimin te thjeshte e te kuptueshem
Fondet Aksionere stock funds keto pelqej me teper
Disa kompani mblidhen bashke dhe ofrojne nje aksion te vetem per te dhene nje aksion me te stabilizuar dhe me me pak rrezik (pasi rekuperojne njera tjetren). Ky lloj stoku quhet fond aksioner. Zakonisht duhet te jete i pranishem ne cdo portofol aksionesh per ta bere kete portofol me te qendrueshem. Megjithese nuk eshte aq fitimprures sa aksionet e thjeshta, ai ofron perseri te ardhura me te medha se bonds, cds apo Treasury Bills.
Bonds (Premtimet) Bondi eshte nje premtim i nje korporate apo qeverise per te kthyer nje borxh qe investori u ka dhene. P.sh Kompania A i shet R2T nje premtim per $1000, ku premton se do i ktheje kete shume per 4 vjet (afati kohor varjon)- dhe gjate kesaj kohe do i paguaje interes perqindjeje ne kete principal. Bonds mund ti bleni fare thjeshte ne cdo banke.
CD Certificates of Deposits u shiten nga Bankat depozitorve qe bien dakort ti lene parate per nje kohe te caktuar (nga ca dite ne dhjetra vjete). CDs japin nje perqindje me te madhe te ardhurash se llogarite e kursimeve (saving accounts), dhe cd-te qe jane lene per nje afat kohor me te gjate japin nje perqindje me te larte. CD-te jane te garantuara ne Amerike nga Banka e Amerikes. Si bonds dhe CD mund te blehen nga banka qe i ofron.
Postimi tjeter (kur tja kem ngene) do jete mbi Tregjet E Lekut (money markets) dhe IRA-t. Megjithate per te patur nje portofol financiar stabel rekomandoj kombinim te te gjithe ketyre produketve per te dhene rrezik dhe fitim te balancuar. Pyetjet mbi produkte specifike (per cmime, luhatje dhe ne pergjithesi jane) te mirepritura .
Krijoni Kontakt