nga g55
Data: 28/07/2006, ora
Vėshtrim analitik
Vrasa, simbas kanunit maleve.
Nisur nga fakti se pėrgjatė diktaturės Kanuni i Maleve tona shumė ėshtė pėrfolur e goditur e aq mė shumė ėshtė hedhur baltė mbi tė, vendosa ti a shtroj vetes detyrėn e njė analize analitike tė tij (Kanunit). Pikėsynimi im ėshtė qė tė analizohet ai duke i u shmangur, me aq sa mundem ekstremumeve, e pra, jo vetėm duke mos e ndjekur shėmbullin e studjuesve tė kohės diktaturės komuniste e tė marr kahun diametralisht tė kundėrt, por duke u munduar ti analizoj pozicionimet e Kanunit me aq drejtpeshim sa kam unė mundėsķ.
Nė vazhdim do tė vihet ré e mė pas edhe do tė kuptohet qartė se pėrse, ndonėse bir i njė korēari si edhe i njė gjirokastriteje, e ndjej nevojėn qė duke trajtuar njė temė e cila thelbėsisht ka tė bėjė me si rregulloheshin normat e etikės si edhe tė moralit tė malėsorėve tė trevave tė Veriut, tu drejtohem lexuesve nė tė folmen gege !
Pėr me kuptue lexuesi i ktyne rreshtave gjźndjen tźme shpirtnore, emocionet qi ndij si edhe kėnaqsķnė qi kam qi mu dha rasa mi prūe disa prej kujtimeve tmija tė rinisė herėshme nė shtyp, duhet me mė falė ... por duhet tė ktheheni sbashkut me mue mbi gjashtėdhet vjete mbrapa ...
Kish javė tė tāna qi bijshem me fjetedhe u ēojshem nė nādje prej gjumit me mźndimin e ngulun se kur, i ndjźmi źm Atė, kish me vźndosė e tė shkojshim me tź nOrosh te Kulla e Gjomarkajve ku na kishin ftue, me bujarķne tyne t zakonshme At edhe Bir, Kapidani i Mirditės Gjoni si edhe i biri, Marku i Gjomarkajve. E nji ditė t bukur Prźndvere edhe ajo ditė erdh ! Nuk kam me u zgjatė tue diftue se si deri n Milot udhtuem me vetura e mandej atje, (ku axha Marku edhe u ndal mu ndrrue e mu veshė me veshjen mirditore), i-a hypme kualve ... edhe e majtme frymėn bash nOrosh. As nuk kam mu ndalė e ta pėrshkruej Kullėn e gurtė tė Markagjonve e ndėrtueme ajo mbi nji kreshtė kodre, gjā e cilla pa ta diftue kush, me madhėshtķne saj e paraqitte vedin se cilla edhe e kuj ish! Tė tāna kėto i pėrshkrova fluturim me tvetmin qėllim tė dyfishtė qi lexuesi, i cilli mnderon sot tue e lexue kėt analizė, ta kuptojnė se me tvėrtetė kam arsye me u ndķe shumi prekun shpirtnisht. Kurse, mānė tjetėr, tju diftoj edhe se interesi źm lidhun me tkuptuemt e interpretimit tė Kanunit tė Maleve, shkėndķnė fillestare e pati pėrgjat diskutimeve qi bājshin źm Atė me Kapidan Gjonin si edhe me djalin e tij, Markun, (qi ishte njoftės edhe spjegues sa i thźlledhe i hollė i Kanunit tė Maleve nė at rasė si edhe n vazhdim, me kalimin e vjeteve). Pėrgjatė ksaj hullķje nuk mūndem me kalue pa e theksue edhe nji fakt i cilli merr rāndsķ pėr vetė temėn qi trajtohet : Kapidan Marku ishi diplomuem njurisprudencė, pra ish nji specialist nfushė tė drejtsķsė si edhe tė ligjeve e ksisoji te aj ishin ngėrthye njoftja e dokeve edhe e zakoneve tė mbrūeme pėrgjat nźneve tė Kanunit me thįrmin e pėrvojės popullore ndėr shekuj, ndėrthurė kto edhe me optikėn e tpamit edhe tgjykuemit tė tyne simas optikės nji juristi.
E bāna ktź hymje pėr dy arsynat qi spjegova nfillim, kjo āshte kjartė. Por mānė tjetėr, megjithse vetėm dy net kjene ato tkalueme nOrosh, āshte vėrtetė, por diskutimet e atyne dy netve ma ndźzne fantazinė tźme e ksisoji nvazhdim, sa herė qi diskutohej rreth problemesh tKanunit nmjes Gjomarkajve, Mustafa Merlikės, Imzot Luigj Bumēit, si edhe me miq tjerė tė tźm Eti, un veshti bājshem pķpza ! Ksisoji fati źm mi pasė ndigjue ato biseda prej dore tparė njoftsash tKanunit, e doemos mandej tue e lexue e rilexue Kanunin pėrgjatė vjetesh, sa vķte edhe me gjykim gjithmonedhe mā tpjekun, mė bān me i shtrue sot disa probleme rreth tij tcillt kam vjete, bilé dhetvjeēarė qi bluej nmźnde tźmen. Me analizue gjānsisht e mos me lānė i pėrpa ia vūe pikėn nkrye, āsht e kjartė se jo vetėm qi del prej caqeve tė nji shkrimi gazete, pa xānė ngojė se del ndoshta edhe caqesh njoftunķsh tmija. Por, tue e pasė fatin mi pasė ndigjue gjykimet rreth Kanunit prej gojėsh personalitetesh prej mā tshquemeve nlāmė tė kulturės npėrgjithsķ e māndej edhe tKanunit nveēantķ, mźndoj se nji farė interesi kish me njallė me vūe nė dukje spari dialektikėn e tshtruemit tė problemeve e mandej edhe hapjen e horizontit qi bāhet lexuesit prūemja para tij se si ata intelektuali interpretojshin pikat kardinale tė Kanunit. Nisun tash prej pėrvojės atyne msimeve po mundohem, sbashkut me lexuesin, me ia hye disa arsyetimeve e xjerrjes edhe tė disa pėrfundimeve qi tna e shtrojnė rrugėn me gjetė nji źmnues tpėrbashkėt me gjykue Kanunin pa paragjykime.
Āsht e kjartė se pėrgjatė periudhės diktaturės Kanuni āsht kźnė trajtue si bartės i tė tāna tė kqijave tasaj bote edhe bilé kje reduktue nspjegim sikur Kanuni i gjithi sish gjā tjetėr veē nji kod gjakmarrjeje. Kjo boshsķ njoftunķshė si edhe informacioni krejt tnjianshėm e tcunguem, por dashakeq, nuk kish se si mos me pasė ndikue mandej nė brźzat e māvonshėm, tcillt nuk kanė faj se ashtu janė kźnė edukue nshkolla e universitete, e sot sa herė qi vriten dy trafikanta a hajduta ordiner, me gźrma kapitale gazetat i titullojnė artikujt e tyne sensacionalė: U vranė tre veta nė Shkodėr. Veproi edhe njė herė Kanuni ! Mānė tjetėr, specialistat e fushės tė sė drejtės civile apo penale qi nkohė tė diktaturės pėrgjatė dhetvjeēarve e kishin marrė me tapķ tkźnit akademikė, njźna palė sot heshtin (e bājnė mirė qi heshtin), kurse janė nji takām qi edhe sot duen mu paraqitė gjuja specialista edhe nfushė tKanunit. Amani more, nuk ju mjaftuene dhetvjeēarė tue predikue e gjykue nbazė moralit komunist po edhe sot, kah flitni pėr Kanunin, vazhdoni e propagandoni se si Kshillat Nacional Ēlirimtare synim kryesuer kishin pajtimin e gjaqeve!? E kush na paska pajtue gjaqet, komunistat qe ndezne luftėn civile? Ata qi me atentate vrane e zhdukne njerzit e shquem tė kombit tonė? Lene mandej qi ata qi nuk u vrane me atentate u pushkatuene prej gjygjeve tashtuquejtun tė popullit ! Ky kje pajtimi i gjaqeve, nkundėrshtim me Kanunin? A mos Bataljoni Hakmarrja u krijue mi pajtue gjaqet ? Po kta specialista, edhe sot e quejnė se si Kanuni i ka marrė nepėr kāmbedhe tė drejtat e grave. Dakord. E pranojmė pėr nji ēast. Po uni pves kta zotnij, Kanuni a ka veprue nė Mesjetėn e hérshme apo nė tnjizetenjitin shekull? Si bāhet pra qi me synin e tgjykuemit tsotshėm dona me dėnue Kanunin? E pėrgjatė ksaj hūllķje jam kah bij nji krahasim sa me shtīe lexuesin sadopak nmźndime. Mźndoj se kushdo e konsideron traditėn juridike romake qi ka bā źmėn tashmā ntė tānė botėn me Kodin e Justinianit tė vjetit 529 (mas K.), tquejtun Corpus Juris Civilis, i vazhduem prej shkollės juridike bolonjeze tIrnerios famshėm tė datueme nė vjetin 1100 (mas K.), si pararźndse tė drejtsķsė italiane tsodit. Apo jo? Mirpo a nuk duket pėr séri kah tė pohoj se gratė italiane e kanė fitue tė drejtėn e votės hiē mā parė por nvjeten 1925 ?! E nkjoftė se ky kish me kźnė caku mā i shźmtuem ntrajtim tgrave ngjiun e nji kombi tcivilizuem, kish me kźnė gjysa e skeqes ! Por ka edhe mā pėr sķri se nji vźnd si Zvicra, ku 80 vjet mā parė e ka pasė selķne saj Lidhja e Kombeve e cilla duhej mi zgidhė tė drejtat e popujve tė tānė rruzullimit, tė drejtėn grave me votue ju a ka dhānė hiē mā parė por nė vjetėn 1972 ?! Pra, pa dashtė me shkue mā thellė nksi argumentash, i prūna kta qi kah tė gjykohet rreth Kanunit tė jem sa mā me kāmbė ntokė.
Nji tjetėr problem qi duhet shestue āsht edhe aj i asaj kategorķje hulumtuesash mā trij nmoshė, por prepseprep pinjoj tatyne juristave komunistė, tcillt tshkolluem nė Prźndim, (ku veē ata muejshin me shkue), qi duhet ta kuptojnė se Kanuni jo qi nuk duhet me pėrbā objekt zhgjetimi nvetvedi por pėrkundrazi duhet me i a vūe ndukje ānte mira e tejet pozitive qi ka pasė nkohė tvet, se ksisoji veēe nderojmė Kombin tonė. E ktu fillon tash e keqja e tyne. Ata, mnjénānė nuk kanė si mos me kźnė tndikuem prej trysnķs prindve ttyne qi Kanunin e dogjne nturrė tė drūve, e mānėn tjetėr, tue mos pasė asnji mundsķ kontaktimi me ata intelektual shqyptarė qe njoftne Kanunin me temél, boshllekun gjysėshekulluer e plotsojnė tue ndigjue krejt nmėnyrė pindarike pohime ose konsiderata prej njerzish qi Kanunit mā shum vetėm i a kanė ndķe zānin, ose edhe tue bashkpunue me autor prźndimorė qi Kanunin e kanė kqyrė me syte āndrruesve idilķkė qi ntź shifshin tė zbatuem nė praktikė pėrgjatė fūndshekullit XIX-tė e fillimit tė XX-tit kodet zakonore tė tynet si fjalavjen Magna Carta-n e Anglisė tė nźnshkrueme prej vetė mbretit Jovani i Patokė nvjeten 1215 e qi ky dokument njifet edhe si teméli i pari Common Law-s anglosaksone ! Pėr me pshtetė kėt pikpamje tźmen po bij nji shźmull. Koloneli Oakley Hill, organizuesi i Xhandarmerķs Shqyptare pėrgjatė vjeteve tė Monarkķsė, i pat thānė tźm vllį nė Athinė nė vjetėn 1953, se āndrra e tij kish kźnė, kur tdelte npensjon, me pasė blé disa déle edhe nji dash e me kalue jetėn tue shtegtue nBjeshkte Shqypnķsė ! Źm vllį e mori me rezervė ktź pohim tė kolonel Hillit, tue e quejtė shźj mirsjelljeje tipike britanike. Mirpo kaluene vjete. I ndollun nLondėr me punė źm vllį kėrkon me tokue kolonelin, mirpo aj ndėrkohė kish ndrrue jetė. Atbotė i shkon pėr vizitė ngushllimi sshoqes kolonelit, e ajo nbisede sipėr, tue dashtė mi diftue mikut shqyptar se sa i lidhun kish kźni shoqi shpirtnisht me Shqypnķnedhe shqyptarėt ... ia difton srķshmi tźm vllį at āndėrr tparealizueme tė tndjemit kolonel Oakley Hillit ! E prūna ktź shźmbull tipik pėr me diftue se analiza e Kanunit nepėrmjet optikės dashamirsve prźndimorė āsht lerg realitetit shqyptar edhe tasaj kohe, lźne mandej me gjykue pėr mā lashtė.
E keqja mandej thellohet edhe mā kur studjuesat shqyptarė qi xūna ngojė mā nelt, pėr me kźnė objektivė, citojnė prep studjues thuej e mādje edhe bashkpunojnė me ta pėr punime rreth Kanunit, ku mosnjoftja e ktyne tfūndit aspak tė historisė mjedisit shqyptar tBjeshkve tona, (lźne māndej tmentalitetit malcorit tonė pėrgjatė shekujve), i bān ata me krahasue Kanunin tonė, pėr rreptsķ, me Kodikun e Hammurabit tė 1700-nės (para K.) ku ish dallues kushti penal sy pėr sy e dhāmb pėr dhāmb!
Pėrgjatė ksaj hullģje po marr dy shźmuj tipikė, gjykimi i tcillve ta skjarojnė pozicionimin tźm nvazhdim. Un pohoj se studimet si edhe analizat nė tė tāna fushat, e posaēe nlāmė tKanunit, duhen mirpritė e gjithashtu duhet mundohena mos mu ndikue aspak (mrźnda mundsive) prej paragjykimeve pėrkundrejt autorve tė tyne. Ky kish me kźnė kriteri mā i afėrm i svėrtetės qi kėrkohet.
E konkretizoj tash kėt pozicionim tźmin. Sa i tokon mospasjes asnji paragjykimi prej anės sźme, un personalisht kishjem me dashtė qi nji prof.Ismet Elezi, (pamvarsisht se ka kźnė shef i Kolegjit Juridik tė Kryeministrisė nkohė tė diktaturės komuniste), apo kushdo i arįdhs tij, me pėrvojėn teknike si edhe zgjānimin e fushės njoftunķve ttynet tfitueme pėr dhetvjeēarė rresht nlāmė drejtsķje si edhe sociologjķje, ta analizojshin Kanunin tue i harrue paragjykimet komuniste. Ky kish me kźnė nji hap i madh pėrpara nzbatim tė pikpamjes sźme qi nuk mundet mu levdue kurrsesķ ajo qi nuk njifet ose me vūe ndukje vyemje tnji gjāsźndi qi snjifet. Pra, kompetencėn e ksaj kategorķje profesorash, une vlersoj shum. Gjithashtu duhet vlersue kah prof.I.Elezi edhe vetė detyrohet me pranue se shkrimet e tija janė kźnė pėrshkue prej citateve me pėrmajtje politike e ideologjike, derisa politika edhe ideologjķja ishin sunduese. Gjithashtu ai vetė pranon se duhen rivlersue si pikpamjet e gjithashtu edhe mendimet e tija tasokohet, (flet pėr kohėne diktaturės). Deri ktu jam plotsisht dakord qi profesorin nfjalė jo qi mos me paragjykue por me mirpritė me studime tė tijtė. Por e keqja āsht se ato pikpamje edhe idé atij me shokė u janė infiltrue ngjak e aj shkon kah shkon e jo vetėm pėrgjatė diktaturės kur aj me shokė e kanė hjedhė hapin simas vįzet, por edhe sot vazhdojne flasin me bindjet e dikurshme tcillat as qi pranojnė mi rivlersue. Konkretisht edhe sot prof.I.Elezi vazhdon e i bjen gozhdės nkrye tue pėrmźndė se si Rezolucioni i Konferencės Pezės parashikote pajtim gjaqesh ose xjerr tabśne Kshillave Nacionalēlirimtare lidhun me luftėn e tyne tvźndosun npajtim gjaqesh ! Kah profesori i nderuem vazhdon edhe beson nato qi prep i pėrmźndė sot, e nuk e shef se ato kshilla e ajo lufte quejtun antifashiste ēoi nė luftėn civile veē me marrė pushtetin ndorė, vėrteton pa as mā tvoglin dyshim se aj vazhdon me kźni indoktrinuem e nuk mundet me gjykue paansisht Kanunin. Aj flet pėr Konferencė Peze edhe Kshilla Nacionalēlirimtare, por nuk āsht futė kurr e me analizue se nė Pezė vazhdote źnde me kźnė ndikimi i Abaz Kupit me shokė e lźne mā mbrapa kur tė tānė tė drejtpeshuemte Lėvizjes N.Ēl. si Riza Dani, Sheh Karbunara, Dr.Enver Sazani e Shefqet Bźja me shokė u pushkatuene si tradhtarė. Pra ajo lufte cilla filloi e kamuflueme si Nacional-Ēlirimtare, kje tamam luftė civile pėr marrje pushteti e mandej nvazhdim edhe dhune egėr mbrźnda tnjajtit soj, veē pėr majtje pushteti !
Kalojmė te rasti i dytė. Vėrtet pinjuell i bashksķsė qe dogji nzjerm Kanunin āsht edhe zotni Fatos Tarifa Ph.D. Por vullneti i tij i mirė me studjue Kanunin npėrgjithsķ e gjithashtu edhe vetė gjakmarrjen simas Kanunit, nmėnyrė tposaēme, tue hulumtue sa ka muejtė rreth tij, nuk kam se si mos me quejt nji fillim sa tė mirė e gjithashtu edhe tvyem. Pa hye nhollsina, veē apriorķ, une kam bindjen se ky studjues āsht mā pak i indoktrinuem se sa prof.I.Elezi. Pra, pamvarsisht se edhe ky ka shėrbye si profesor i shkencave politike, prepseprep jam shum dakord qi, nkjoftė se ky ka vullnete dishirė mi hjedhė mas krahve paragjykimet, kish me kźnė nji studjues shum mā i paanshėm i Kanunit se sa prof.I.Elezi me shokė. Kjo pak, por e sigurtė. Vijmė tash te thalbi i problemit. Lidhun me zotni Tarifėn un problemin e shtroj ksisoji : Zotni Tarifa ka botue nji shkrim si pjese nji bashkpunimi me prof. Jay Weinstein pėr nji vėllim rreth Kanunit. Shkrimin e tij aj e fillon tue citue studjuesin e huej John Scriven, i cilli hjedh tezėn se malcorėt kur nuk kishin se me kź me luftue, luftojshin nmjedis vedit. Ose vazhdon tue citue J.J.Huttonin qi pohote se shqyptarėt e Malcive tVeriut janė krenarė tė vetizolimit tyne. Mandej vazhdon me teorinė neomaltusiane tė Carleton Coonit e ksisoji citohen jo pak por mbi 18 autorė tė huej. Dakord. Me sinqeritet e pohoj se e vlersoj mundimin e z.Tarifa me hulumtue rreth Kanunit e shka kanė thānė thuejt pėr tź. Por ama nji studjues i mirfilltedhe i paanshėm, i cilli don me i u shmāngė ndikimeve paragjykuese me tcillat e kaluemja e tij mundohet me i a turbullue nenvetdijen e tij, nuk kam se si ta pranoj qi ndėr shqyptarė ti referohet vetėm nji studjuesi tashmā tė dekun, At Gjeēovit. Sparit, i ndjemi mbledhės i Kanunit ka gadi 80 vjet qi sjeton mā. Dorshkrimet e tija, pa dashtė mu bā atyne asnji aluzion negativ, u mbajtne mbi pźsė vjet pa u botue e ksisoji as vetė Ati nuk e mori kurr vesht me dallue se shka ka shkrue vetė e shka i āsht vūe ngojė, mbas botimit. Ktu pėr mue tash pika e udhės kryq me zotni Tarifėn. Dyshimi mlind, sa i tokon sinqeritetit tė studjuesit tė nderuem, a ka se si aj me hjekė dorė prej ideologjķsė kalueme qi e mbruejti edhe e formoi atź, e me u bashkue nhulumtim tpaanshėm tė problemeve tasaj Kushtetute tpashkrueme qe ka rregullue pėr shekuj nvazhdim jetėn e banuesve tė trojeve tona heroike veriore e qi u quejt Kanuni i Maleve ? E materializoj dyshimin tźm i cilli uroj tė jeti gabuem. Zotni Tarifa nuk ka se si mos me dijtė se pėr me dhānė nji gjykim tė drejtpeshuem rreth dishkaje patjetėr se duhen ndigjue si pró-tė e gjithashtu edhe kundra-t. Tue kźnaj i detyruem me u pshtetė vetėm npohime tė thuejve ngjykime tdhānuna rreth Kanunit e gjithashtu edhe vetėm shka ka lānė tshkrueme At Gjeēovi, si nuk i u dhį atij e mu tokue pėr sgjalli nė New York me njérin qi e quejnė mā ekspertin nfushė tė sdrejtės kanunore, Kapidan Ndue Gjomarkajn ? Kapidan Ndoja, mirose keq āsht pinjuell i Kapidan Gjon Markagjonit. Shum tė gjāne tė shtrīme e ka aj pėrvojėn e jetės npėrgjithsķ e doemos edhe rreth Kanunit, nė veēantķ. Āshti shkolluem nė shkollėn e mesme me źmnin ndėr mā tfamshmit nEuropė, nė Terezianumin e Vjenės. Ka studjue jurisprudencė nė Firenze. Me gjith 90 vjetet qi ka nshpindė, kush e njef edhe e tokon ven oroe se aj ruen nji kthjelltsķ mźndore me i a pasė lakmķ secilli i ri. E pra ktu edhe udhkryqi źm : tue mos e shfrytzue zotni Tarifa mundėsķnė qi ka pasė me ndigjue, kur kje ambasador nė Washington, edhe kumonėn e Kapidan Ndue Gjomarkajt rreth interpretimit tė Kanunit, a kish mu gjykue kjo mungese zotni Tarifės nji rastsķ apo nji mungesė dishire mu pėrballue me fakte edhe interpretime tcillat kishin me ia shpupurķshė atij vijėn qi ka caktue vedit aj paraprakisht me ndjekė ? Un, prej ānės tźme, mostokimin e studjuesit F.Tarifa me Kapidan Ndue Gjomarkajn e shof si nji humje rasti fatkeqe pėr vetė studjuesin, pėr mos me shtye vedin mā thźllė nsupozime. Megjithatź, Zoti i dhashtė Kapidan Ndues jetė tė gjatė e me shėndet tė plotashtu si e ka, kurse studjuesit nė fjalė Zoti i dhashtė drejtpeshim edhe urtsķ qi veprimet e tija nvazhdim nfushė hulumtimi rreth Kanunit, brźznķte ardhshme, ti gjykojnė pozitive.
Mbasi saktėsova e vūna besoj nqźndėr tvemźndjes tė ndigjuesve kriteret nbazė tcillave e shof un tė pshtetun ntemele shkencore tgjykuemte vlerave edhe tė mangėsķve eventuale tKanunit tMaleve, po e nxā fillė diskutimin e disa synesh.
Qysh nlashtsķ tkohve, kur njerzimi filloi me u zhvillue, padyshim qi u ndķe nevoja me pėrcaktue karshi veprimeve tpadrejta tindividve tveēantė edhe dėnime tė drejta. Vetėm pshtetja nkto temele ka lindė qetsķnė si burim i lumtunķsė njerzimit, objekt ky kryesuer i secillit bashkshoqnim tė shoqnisė njerzore. Me pak fjalė, pėrcaktimi saktsisht i tdrejtave tnjérit edhe garantimi i ushtrimit tktyne tdrejtave, janė baza e organizimit shoqnķs njerzore mbi temele drejtsķje. Nkohėn kur ka veprue Kanuni i Maleve, te na as qi mund tbāhej fjalė pėr ligje tshkrueme pėrderisa na nuk kena pasė nji shtet tonin. Prandej Kanuni merr vlera shum tmdhaja sepse aj shtrote para banorve tkrahinave ku veprote tė drejta si edhe detyrime. Aj i pėrcaktote tė drejtat, kjo āsht mā se e vėrtetė, por mānė tjetėr i nenvizote edhe veprimet e ndalueme si janė kźnė krimet e gjithashtu difton edhe detyrimet tcillat u dote mi dijtė secilli. Ksisoji, npamje tpėrgjithshme, e ndij nevojėn me shtrue nji problem themeluer : me marrjen e pushtetit prej komunistave primja e pėrgjithshme kje me u ra vķzė tāna caqeve tmbrrijtuna ntkaluemen e me fillue me diftue se Shqypnķja e ka fillue historķne saj prej xeros me vźndosjen e Pushtetit Popullor. Nkėt mėnyrė historija jonė komtare u reduktue nmaksimum, shka don me thānė nminimum tvlerave tsaja ! E pra edhe Kanuni u dėnue me ostracizim ttijin, (ostracizmi ish nji institucion juridik i demokracisė nė Athinėne Lashtė, me tcillin u pėrjashtojshin prej saj pėr 10 vjet ata qe rrezikojshin gjytetin. Simas Aristotelit ostracizmin e ideovi Clisteni nė vjetin 510 p.K.). Ky qindrim i majtun karshi Kanunit nė nji kohė qi āsht vūe ndukje jo vetėm prej Atė Sh.Gjeēovit, por edhe prej studjuesish tė tjerė se ka tpėrbashkta tmdhį nmjes Kanunit si edhe Kodit tė famshėm tė Manś-s tė Indisė, (1280 880 p.K.). Kurse prej tlergtit fundvjetė 1944 e deri nė 1990-ėn Kanuni kje identifikue veē me gjakmarrjen edhe e keqja āsht se edhe sot e ksaj dite pak a shum vazhdohet edhe i bihet njasaj bire fyelli tcillėn aq keq e kanė shfrytzue tė tānė antishqyptarėt !
Kanuni i Maleve i cilli u botue nė vjeten 1934, pźsė vjet mbas vrasjes At Gjeēovit, (simas shėnimeve tė tija), āsht i pėrbāmė prej 12 tashtuquejtun librash. Secilli libėr mandej dahet nė krénė, kta dahen nė nyje e secilla nyje nė paragrafė. Pėr me trajtue problemin qi kena shtrue vedit, padyshim qi kriteri shkencuer kėrkon qi nkandįr tė merret parasysh analiza e raporteve statistikore qi xānė krenėt, nyjet si edhe paragrafet qi trajtohen. Pra nshumatore Kanuni i Maleve 12 librat e tij i ka tdamė nė 24 krenė (āsht rastėsķ qi numri i krénve tokoi dyfishi i numrit librave), 159 nyje si edhe 1263 paragrafė.
E gjith kjo larmķ 1263 paragrafesh mishnon atź i cilli pėr shekuj kje Kodi Civil si edhe aj Penal i malcorve tė Shqypnisė Veriut si edhe Kosovės.
Shqyrtue tash kta elemente formuese tKanunit, lidhun me gjakmarrjen, e cilla trajtohet prej kreut tė XXII-tė, i pėrbāmė prej 23 nyjeve tė tijat tdįme nė 168 paragrafė qi pėrbājnė saktėsisht : si numėr nyjesh 14,6 % tė nyjeve tpėrgjithshme tė Kanunit, kurse si paragrafė kena tbājmė me 13.3 % tė totalit.
Shtroj tash pvetjen aspak retorike por shum ttheméltė : a ka logjikė qi i gjith Kanuni i Maleve tė identifikohet krejtsisht me nji pėrbās tė tijin i cilli āsht veē nji e shtata pjese tij, pastė kźnė ky pėrbās qoftedhe mā djallzori ndėrmjet tmuejtshėmve ? Jam i mendimit se askush, i drejtpeshuem edhe i paindoktrinuem, nuk kishte me thānė PO !
Tue marrė parasysh se mas gjysė shekulli pėrbaltje edhe shpifjesh kundra Kanunit, āsht krejte natyrshme qi janė brźza tė tānė tcillt nrasėn mā tė mirė ... nuk e njofin hiē Kanunin. Mos mu shtye mā tānej e mu thellue se si propaganda kundra Kanunit ka bā qi edhe kush i ka ndigjue nji fjalė ktu e nji tjetėr atje, krejtė pa pėrgjegjsķ e vetėm me u bā servilte diktatorit, kanė shkrue edhe vepra tue e bā lamsh tvėrtetėn kanunore shto ktu edhe faktin qi edhe me pasė ndorė e me lexue Kanunin ... ata nuk ishin ngjźndje me kuptue gegnishten e tij. Kjo situatė tash mue ma shtron shtegun e ma bān shum mā tkollajtė me trajtue atź qi e kanė pėrftue si shźmtimin e shźmtimeve, trajtimin e gjakmarrjes, pra kreun e XXII-tė.
Prej 168 paragrafėsh tė kreut XXII-tė, jam kah ndalem ndėr mā trāndsishmit e themelorėt e tij, simas meje, sepse vetė koha nuk ma lejon tmerrem me secillin.
Krye i njizete dytė :
Krijoni Kontakt