Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Greqi, 7 nene të reja për legalizimet

    Integrimi i emigrantëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në vendin fqinj, Greqi, ishte dhe shkaku i takimit të zhvilluar para disa diteve në ambasadën shqiptare në Athinë. Takimi me specialistë dhe përfaqësues të fushave të ndryshme synonte shkëmbimin e mendimeve mes trupit tonë diplomatik dhe emigrantëve për mundësitë e përmirësimit të jetës së këtyre të fundit. Në këtë takim, ambasadori Vili Minarolli u shpreh se integrimi i shqiptarëve në vendet ku jetojnë e punojnë, është pjesë e integrimit të madh evropian që qeveria shqiptare po mundohet të realizojë.

    Kryediplomati shqiptar në Athinë deklaroi se emigrantët shqiptarë përbëjnë një të katërtën e popullsisë shqiptare dhe 10 për qind të popullsisë greke.

    Pjesëmarrësit në këtë takim, mes të cilëve edhe emra të njohur nga fusha e shkencës, artit, kulturës dhe sportit, kërkuan që të themelohet një forum intelektual që do të përfshijë të gjitha shoqatat shqiptare në Greqi.

    Gazeta Ballkan

    ---------------------------

    Sa eshte e vertete se Greqia nga popullsia e pergjithshme 40% i ka te huaj, dhe nga ato 40% te huaj, 10% jane shqiptare? Me duket informacion jo i sakte! Mos te harrojme, flasim vetem per emigrantet, jo edhe per vendasit sic jane camet e tjeret!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 03-08-2006 më 04:23
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    faktikisht, ne statistikat e fundit (rreth 2003/4???) gjithe te huajt ne greqi ishin rreth 11% e popullsise. dmth rreth 1,2-1,4 millione, nga te cilet mbi 600-700 mije me pashaporte shqiptare. site i EuroSTAT ka te dhena te tilla.
    nga te dhena zyrtare, konsiderohet qe 17% e popullsise te Athines + rrethinat (rreth 5-5.5 millione) jane te huaj.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Emigrantët fitojnë të drejtën e votës

    Emigrantët shqiptarë, që punojnë dhe jetojnë në Greqi, do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale dhe për zgjedhjen e këshilltarëve vendorë. Bëhet fjalë vetëm për atë kategori emigrantësh, të cilët disponojnë dokumentacion të rregullt dhe të plotë të qëndrimit të tyre në shtetin fqinj. Ligji i dekretuar nga Presidenti grek, u jep të drejtën e votës 120 mijë emigrantëve legalë që zotërojnë lejeqëndrimi 5- vjeçare. Duhet theksuar fakti se Greqia është vendi i fundit i Bashkimit Evropian që arriti të miratonte këtë ligj pas shumë kritikave të ardhura nga BE, megjithëse 11 për qind e popullsisë së saj përbëhet nga emigrantë, 65 për qind e të cilëve janë shqiptarë. Tendencat për të përfshirë edhe emigrantët në votime në Greqi janë mbështetur ndjeshëm nga partitë e qendrës së majtë në shtetin helen. Kreu i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Jorgo Papandreu, ka bërë të ditur së fundi se Pasoku po punon për të shtuar në radhët e saj dhe të anëtarësuar të komunitetit të emigrantëve, përfshi këtu dhe emigrantët shqiptarë që janë në krye të listës. Ndërkohë, krahas këtyre veprimeve të bëra së fundi nga politikanët grekë, është për tu theksuar fakti se në Greqi ka dhe shumë “seli” të partive shqiptare, të cilat janë të përfaqësuara nga simpatizantët e tyre në shtetin fqinj.

    Gazeta BALLKAN
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nuk e besoj qe kemi te drejten e votes e kam lexuar ne gazetat Shqipetare ketu ne Greqi por keto gazetat shumicat botohen ne Athine.Keshtu qe do shkruajne ate qe u intereson Grekeve eshte nje loj qe e ben Qeveria Greke qe te ket te drejten te fitojne sepse sipas satistikave 10 % te votave do jene nga Shqipetaret.Thone qe marrim edhe letrat per 5 vjet por ky ligj nuk eshte miratuar akoma ne kuvend kane nje vit njerezit qe po presin.Greqia do ishte vendi i fundit i Europes qe do jepte te drejtave te huajve ne Greqi.

  5. #5
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    shyqyr Zotit. kur te vije ajo dite e bekuar e zgjedhjeve llokalle do zgjohem qe ne 6 te ze rradhen per e votuar. brrrrrrrrrr yyyyyyyyyyy
    tani seriozisht, kujt i plasi per te drejten e votes aman? mund ta vene te drejten e votes atje ku dine. une dua te drejten e pashaportes ose nenshtetesise, mundesisht pa ushtri. kjo mundet? e po smundet te tjerat jane hi ne sy. dhe nuk me interesojne fare te them te drejten.

    Yasmin, ligji eshte miratuar dhe ka shume njerez qe kane marre. thjesht, here pas here, nderpritet se funsionuari. si atehere kur u bene ato "episodet" me viziten e Papulias.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Salonica_m
    Anëtarësuar
    28-08-2006
    Vendndodhja
    SELANIK GR
    Postime
    16
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Emigrantët fitojnë të drejtën e votës

    Emigrantët shqiptarë, që punojnë dhe jetojnë në Greqi, do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale dhe për zgjedhjen e këshilltarëve vendorë. Bëhet fjalë vetëm për atë kategori emigrantësh, të cilët disponojnë dokumentacion të rregullt dhe të plotë të qëndrimit të tyre në shtetin fqinj. Ligji i dekretuar nga Presidenti grek, u jep të drejtën e votës 120 mijë emigrantëve legalë që zotërojnë lejeqëndrimi 5- vjeçare. Duhet theksuar fakti se Greqia është vendi i fundit i Bashkimit Evropian që arriti të miratonte këtë ligj pas shumë kritikave të ardhura nga BE, megjithëse 11 për qind e popullsisë së saj përbëhet nga emigrantë, 65 për qind e të cilëve janë shqiptarë. Tendencat për të përfshirë edhe emigrantët në votime në Greqi janë mbështetur ndjeshëm nga partitë e qendrës së majtë në shtetin helen. Kreu i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Jorgo Papandreu, ka bërë të ditur së fundi se Pasoku po punon për të shtuar në radhët e saj dhe të anëtarësuar të komunitetit të emigrantëve, përfshi këtu dhe emigrantët shqiptarë që janë në krye të listës. Ndërkohë, krahas këtyre veprimeve të bëra së fundi nga politikanët grekë, është për tu theksuar fakti se në Greqi ka dhe shumë “seli” të partive shqiptare, të cilat janë të përfaqësuara nga simpatizantët e tyre në shtetin fqinj.

    Gazeta BALLKAN
    nuk eshte fare e vertet kjo puna e votes.votojne vetem shqiptaret qe kane mare pashaport greke asnje tjeter.une kam 3 muaj qe kam mare karte 10 vjecare dhe skam te drejten e votes.
    buzeqeshi jetes dhe behu i durushem ne dhimbjet e saj

  7. #7
    QARKORE E RE PER EMIGRANTET SHQIPTAR NE GREQI

    Per emigrantet shqiptar ne Greqi kane ardhur dite te veshtira. Nje qarkore e autoriteteve te Athines i detyron shqiptaret qe punojn dhe jetojn ne vendin fqinj te kryejn procesin e legalizimit jo me ne Greqi prane ambasades shqiptare, por ne Shqiperi prane ambasades greke. Sic shkruan nje e perditshme, qe i referohet burimeve zyrtare ne ministrin e jashtme, kjo ceshtje eshte debatuar me tone te forta mes ambasadorit shqiptar ne Athine, Vili Minarolli dhe nje zyrtari te ministrise se jashtme greke rreth tre jave me pare, pasi pala shqiptare ka kerkuar te anulohet qarkorja shtrenguese per emigrantet shqiptar ne Greqi. Sipas te perditshmes, qarkorja shpreh qart se dokumentet e shqiptareve qe paraqiten per legalizimin e tyre te autoritetet lokale, te jene te vulosura nga konsullata greke ne Shqiperi. Per mbajtjen ne fuqi te ketij vendimi, qe kushton shume per emigrantet, pasi per nje vule legalizimi duhet te vijne ne Shqiperi, ku do te harxhojne disa dite, pala greke ka perdorur argumentin se nuk kishte besim te serioziteti i sherbimit konsullor shqiptar, pavarsisht se ky sherbim ka legalizuar dokumentat e emigranteve shqiptar per vite me rradhe. E perditshmja shqiptare shkruan se ky problem do te diskutohej ne nje takim te planifikuar ne maj mes ministres se jashtme greke, Dora Bakojanis dhe ish homologu i saj Mustafaj. Por pas dorheqjes se Mustafajt, vizita ne Tirane e shefes se doplomacise greke, jo vetem eshte anuluar, por eshte shtyre per nje kohe te pacaktuar. Sipas te perditshmes, bashke me lajmin e keq per dokumentat e legalizimit ne konsullaten greke ne Tirane te emigranteve, diplomacia shqiptare nuk eshte treguar bindese as me qeverine e djathte greke, e cila duket se ka shtyre per vitin e ardhshem ratifikimin e marrveshjes se stabilizim – asocimit te BE me Shqiperine.

    Top-channel 12/05/2007 14:50
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2007
    Postime
    1
    hyqyr Zotit. kur te vije ajo dite e bekuar e zgjedhjeve llokalle do zgjohem qe ne 6 te ze rradhen per e votuar. brrrrrrrrrr yyyyyyyyyyy
    tani seriozisht, kujt i plasi per te drejten e votes aman? mund ta vene te drejten e votes atje ku dine. une dua te drejten e pashaportes ose nenshtetesise, mundesisht pa ushtri. kjo mundet? e po smundet te tjerat jane hi ne sy. dhe nuk me interesojne fare te them te drejten.

    Yasmin, ligji eshte miratuar dhe ka shume njerez qe kane marre. thjesht, here pas here, nderpritet se funsionuari. si atehere kur u bene ato "episodet" me viziten e Papulias.
    __________________

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    AS TË VARROSIM TË VDEKURIT NUK KEMI TË DREJTË !

    Ngrehu Bilbil hidh litarë!
    Dale bej të ndez cingarë.
    Se s'jam çanaku me dhallë!
    .....................

    Le të kundërshtojnë sa të duan dhe si të duan qeveritarët Grekë apo edhe Shqiptar! Këto dy qeveri mbajnë peng njëra-tjetrën dhe dy popuj të armiqësur padrejtësishtë! Nuk ka krim më të rëndë se sa të tallesh me dhimbjen e të tjerëve! Si mundet të justifikohen qeveritarët Grekë apo Shqiptarë, kur e përcjellin deri në Kakvijë Katër vëllezër dhe një motër,vëllan e tyre të aksidentuar dhe më tej nuk kan të drejtë t'i hedhin një grusht dhe'! Por lotët e tyre mbeten deri në "Kakavijën Legjendare"! Sa do ta fshehin nga sytë e botës së përparuar Geton e Emigrantëve Shqipëtar në Greqi? Këto ngjarje rëndojnë shumë në ndërgjegjen e atyre që luajnë me fatin e të tjerëve, me fatin dhe jetën e Emigrantit të vuajtur, e pa asnjë të drejtë morale e materiale! Një Skllav i vërtetë..! Le ta mësojnë bota,njerzit, popujt,intelektualët,gazetarët,të gjith ta mësojnë, se për raste të tilla njihen edhe drejtësia, edhe e vërteta, edhe demokracia, edhe humanizmi, të cilat nuk kan egzistuar kurrë, sepse po egzistonin, akoma do të ishin! Nuk ka mundësi të humbasin të gjitha këto ,për një rast të arratisjes së një të dënuari!? Apo për kamuflimin e një krimineli!? Apo për një akt të çfardoshëm të shëmtuar, të një keqbërësi ordiner!?
    Ja si ndodhi që revoltohet me të drejtë Emigranti!
    Më datën 21 /5 /2007 në ishullin e Zakinthos, aksidentohet emigranti Xhemil Bardhaj nga Berati.Xhemili ishte duke u kthyer nga puna rreth orës 20.00 të mbrëmjes.Mbase lodhja,stresi,hallet ndikuan që të mos kontrollonte as shpejtësin e motorrit dhe as rrugën si duhet! Për këtë do merret grupi ekspert i hetimit të organit kompetent të policisë së qarkullimit rrugor.Por përfundimi është se përplaset me një autobuz të linjës së brëndëshme të ishullit dhe kjo përplasje i kushtoi jetën! Sado që mbante edhe kapuçin mbrojtës,vdekja nuk e kurseu.Sapo arriti në spitalin "Agjos Dhionisios" të ishullit,Xhemili nuk mundi t'i rezistonte vdekjes! Kjo ishte një humbje e madhe për të gjith të afërmit,familjen,shokët, por dhimbja më e madhe është ironia e qeveritarëve,e atyre që mbajnë peng jetën e emigrantëve.Xhemili jetonte prej 10 vjetësh si emigrant i rregullt në ishull,bashkë me vëllezërit e tij! Si për ironi të fatit vetë i dëmtuari dhe vëllai i madh Ylli kishin pak ditë që e kishin marrë lejen e qëndrimit,pullën në pasaportë! Kurse katër vëllezërit e tjerë dhe motra akoma ishin me " Veveosin" vërtetimin! Kur ndodhi kjo e madhe e keqe,mendimi i parë ishte se si mund të shkonin e ta përcillnin vëllan e dashur në banesën e fundit? Për këtë ju kërkua ndihmë përfaqësuesit të qeverisë Shqiptare në Athinë,kreut të abasadës z.Vili Minarolli.Me një mirësjellje që nuk mund ta mohojmë biseduam dhe ja thamë hallin që kishim.Ai na tha se do ta bisedonte me autoritetet shtetërore Greke.Mbas pakë na merr në telefon dhe na thotë se nuk bëhet kjo punë! Ata që jan me vërtetim nuk mundet t'ju jepet leje 2-3-5 ditore sepse, dikur na paskësh ikur një i kërkuar dhe i kishte shpëtuar policisë! Kjo është përgjigja e autoriteteve Greke! Ironia Greke! Por...Autoriteti i Shtetit Shqiptar ku është? Mos vallë duhet pa tjetër të jemi rob të thënies se "Digjet i njomi me të thatin?"
    Më dt 22/5 2007 në orën 08.30 të mëngjesit djali i aksidentuar ndodhej në spitalin e Rios në Patra,për autopsinë mjekoligjore.Mbas pakë z.ambasador na thotë në telefon, se diçka kishte biseduar me autoritetet përsëri dhe përgjigjen do ta merrnim në konsullatën Shqiptare të Janinës.Atje duhej të paraqitej një nga vëllezërit me dokumentat përkatëse,pasaportën dhe vërtetimin e lëshuar nga bashkia e vëndit ku jetojnë.Nisen të gjithë duke shoqëruar trupin e pa jetë të vëllait të tyre drejt Shqipërisë.Në Janinë sipas bisedimit kthehet njëri nga vëllezërit për tek konsullata Shqiptare, kurse të tjerët vazhduan rrugën dhe do takoheshin në Kakavijë.
    Një sekretar i konsullatës i thotë të interesuarit se, sapo kishte biseduar me amabasadorin dhe urdhëri ishte anulluar.Të çuditur nga kjo e pa pritur lidhemi përsëri me ambasadorin, i cili e vërtetoi se ashtu ishte! Në minutin e fundit,pushtetarët bën përsëri "GOL"pa portjer! Ky ishte goli që i ndante deri në kufi vëllezërit, e jo në banesën e fundit të fatkeqit, në Berat! Gjithmonë porta jonë është ndodhur bosh,pa portjer dhe "Golat nuk kan rreshtur gjatë gjith kampionatit të emigracionit!" Gol për lejet e qëndrimit! Gol për keqtrajtimin! Gol për të drejtat njerëzore! Gol për asistencën sociale! Gol për patentat! E kush i numuron të gjitha!!!?
    Nuk mjaftonte për Fatkeqin Xhemil Bardhaj që goditja e pa mëshirëshme e ndau nga jeta! E ndau nga prindërit! E ndau nga e fejuara,që priste korrikun të martohej! Duhej edhe goditja nga pushtetarët që ta ndante nga vëllezërit e dashur deri në pikën kufitare të "Shën Kakavijës" apo "Agjo Kakavijës"!

    Fe kundër Fesh pa fund luftojnë,
    Rrobat e çjerra gjithnjë arnojnë;
    I hodha që të gjitha tej e tutje,
    Se perëndin s'e përfaqësojnë.
    ----------------------
    Si,qysh! Nga hiçi i vdekur të na marrë,
    E të na japë shpirt e të na varë
    Zgjedh mbi zverk për gazin e ndaluar
    Me zjarr e Ferr pa fund për çdo të shkarë?
    -------------------------
    - Khajam-
    Sotë as për të "dredhur cingarin" nuk të lënë,por e shtërngojnë litarin duke na hequr edhe zvarrë!
    Të gjithë një pyetje kanë: DERI KUR?
    Por një ditë zëri i emigrantit do dalë nga qelit e burgut të ndërgjegjes! Për këtë të jemi të sigurtë!

    Danel Cana

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ligji i ri, Greqia lehtëson procedurat e lejeqëndrimit për emigrantët

    Altin Petro, Athinë

    Lehtësohen procedurat e dhënies së lejes së qëndrimit për fëmijët e emigrantëve që studiojnë në shkollat greke, si dhe për ata të rinj që janë detyruar të largohen nga Greqia për arsye shkollimi ose detyrimi ushtarak në vendet e tyre të lindjes e janë kthyer sërish me vizë të rregullt.
    Është nënshkruar dje në Athinë nga zëvendësministri i Brendshëm grek, Athanasios Nakos, Ligji Nr. 33806/05, në të cilin janë bërë disa rregullime në procedurat e pajisjes me lejeqëndrimi të një kategorie të caktuar nxënësish e studentësh, të cilët për arsye objektive e kishin humbur të drejtën e ripërtëritjes së saj.
    Kështu, do të pajisen me leje ata të rinj që kanë qenë të ligjshëm në Greqi, por për arsye studimesh ose detyrimi ushtarak në vendin e tyre janë larguar duke mos mundur të ripërtërijnë lejen e qëndrimit.
    Duke iu referuar ligjit, tani kësaj kategorie, nëpërmjet ambasadës së vendit ku ata jetojnë, do t’u jepen fillimisht një vizë hyrjeje në Greqi e më pas do të pajisen me lejeqëndrimi e pune për një vit, leje që më pas mund të ripërtërihet në bazë të ligjeve aktuale të emigracionit.
    Paralelisht të drejtat e mësipërme i fitojnë edhe ata që janë futur në mënyrë të ligjshme në Greqi deri në botimin e ligjit nga revista zyrtare e që aktualisht janë pa leje pune e qëndrimi, por pa qenë e nevojshme të pajisen me vizë hyrjeje nga ambasada greke e vendit mëmë.
    Ata duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm pranë bashkive ku jetojnë deri më 30 shtator 2007, ndërkohë që të gjitha kërkesat për pajisjen me lejeqëndrimi hollësisht do të botohen së shpejti nga revista zyrtare.
    Pas firmosjes së ligjit, z. Nakos është shprehur: “Bëhet fjalë për një vendim shumë të rëndësishëm që do të mbrojë edhe më interesat e emigrantëve e familjeve të tyre në kuadrin e integrimit të plotë të kësaj pjese shumë të rëndësishme të shoqërisë”.
    Nga ana tjetër, ligji i ri parashikon që deri në afatin e sipërpërmendur do të pajisen me lejeqëndrimi nxënësit që studiojnë në shkollat e mesme apo të larta të Greqisë dy vitet e fundit.
    Nga ligji përfitojnë edhe studentët që kanë studiuar në shkollat e larta greke për një periudhë kohe prej të paktën tre vjetësh dhe pas përfundimit të studimeve nuk janë larguar nga Greqia.
    E po ashtu nuk mbeten pas edhe të gjithë fëmijët e emigrantëve të cilët studiojnë në të gjitha nivelet arsimore në Greqi e prindërit e tyre janë të pajisur me dokumente të rregullta pune e qëndrimi me qëllim mbrojtjen e familjeve dhe zhdukjen njëherë e mirë të fenomenit të mospajisjes me lejeqëndrimi të fëmijëve të emigrantëve të ligjshëm të cilët vazhdojnë studimet në sistemin arsimor grek.

    Albania
    1 Qershor 2007

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    1

    Unhappy

    aman se na vdiqen me keto ligjet.por per mu qe nuk kam asnje gje nga keto qe kerkojne si i behet halli?kam vetem nje kontrat shpie qe verteton se kam qene ne greqi ne 2004 asnje gje tjeter.nuk e di a me behen dokumentat me ate. kush di te me japi nje pergjigje se nuk di cfare te bej me?

  12. #12
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    po nuk kerkove nuk te jep njeri.po nuk trokite nuk ta hap njeri deren po nuk pyete nuk te pergjigjet njeri.po nuk therritem nuk do na degjoj njeri.

  13. #13
    ElvisTe Maska e el7
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Vancouver, Canada
    Postime
    164

    Thumbs down

    Sa keq me vjen... edhe inat... si ka mundesi 10% e popullsise te jene Shqiptare dhe Greku te mos beje as dokumenta ( Per te bere ben po duhet te kalosh kaq shume veshtiresira ta marresh ate te shkrete pulle pas veveosit''vertetimit'' dhe eshte ironike se kur me merr i ka skaduar afati). Ajo istoria e Ali b.tep eshte shume prekese dhe ka shume te tilla te ngjashme qe ndodhin gati per dite, po cte besh, ... pa portjer kemi qene ashtu do mbetemi
    LI BE
    "Everything is an Idea"

  14. #14
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Kryeministri Berisha “bekon” dhënien kolektive të nënshtetësisë greke për minoritarët dhe për të gjithë shqiptarët që kanë siguruar Kartën e Homogjenit. Por jo vetëm. Duhej të kalonte një vit që shefi i qeverisë shqiptare të pohonte ekzistencën e një marrëveshjeje me qeverinë Karamanlis për këtë çështje. Ndonëse në 8 dhe 9 nëntor 2006 shefi i qeverisë shqiptare në dy prononcime të ndryshme për mediat deklaroi se nuk kishte dhënë pëlqimin paraprak për këtë vendim, tani mburret për të kundërtën. Madje aso kohe Berisha, duke iu kundërvënë medias dhe zërave brenda politikës që aluduan se pas këtij vendimi fshihej tendenca e greqizimit të Jugut të Shqipërisë, pretendoi se dhënia e nënshtetësisë bëhej për emigrantët që jetojnë në Greqi, dhe jo për shtetasit shqiptarë brenda kufijve tanë territorialë.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •