Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Portret me fjalė

    Nuk ėshtė e lehtė t'i bėsh portretin dikujt qė e do pa masė. Kėshtu mė thoshte im atė piktor sa herė mė vinte tė pozoja nė studion e tij. Mė spjegonte se pėr tė fytyra ime nuk ishte thjesht njė fytyrė, por njė mori kujtimesh e nostalgjish. Ēdo linjė njė pėrqafim; ēdo hije, fryma e kohės sė kaluar bashkė. E unė, ende fėmijė, e dėgjoja e mrekulluar pa kuptuar deri nė thelb fjalėt e tij.

    Tani po pėrpiqem tė skicoj portretin e komunitetit shqiptar nė Itali e mė vijnė ndėr mend fjalėt e tim eti. Mendimet mė fluturojnė tė shprishur nėpėr kėto 14 vjet, qė kur njohėm Italinė. Jo Italinė e televizorit, por atė tė vėrtetėn, me diell e dėborė e ngricė, ajo qė na kthen kurrizin a na pret me buzėqeshje bujare.

    Nė vitet '80 humoristi Shtjefėn Palushi thoshte se kur tė hapen kufijtė shqiptarė ai do hipte nė pemė qė mos ta merrte turma me vehte. Pati tė drejtė. Dhjetėra mijėra vetė mbėrritėn nė Itali me anije plot e pėrplot me shtangje e mahnitje, plot me dridhje e mallėngjim. Ēdo pikė e asaj turme tė errėt, ēdo piksel i fotografive tė saj kishte me vehte ėndrrėn italiane. Po ta fotografojmė sot komunitetin shqiptar nė Itali do tė shihnim njė kompozim tė po atyre pikave, tani ama me ngjyra e plot gjallėri.

    I parė nga larg ėshtė njė portret gjigand. Flokėt i valėviten nė erė, tė errėta si veshjet e gjysheve qė pas ēdo pushimi nė Shqipėri na pėrcjellin nėpėr porte e aeroporte duke gėlltitur lotėt. Balli i lartė, plot rrudha djerse, i pjekur nga dielli i fushave italiane. Sytė e thellė, puse dhimbjeje pa fund tė vajzave tė rrėmbyera e tė shkatėrruara pėr njė grusht para. Qepallat e fėmijėve, bij tė atyre djemve qė morėn anijėt nė 91-shin e qė kanė emra tė zgjedhur posaēėrisht pėr t'u lexuar njėlloj si nė italisht edhe nė shqip. Shikimi me pakėz sfidė anash. Mollėzat e hijshme tė grave qė ēdo ditė kujdesen me pėrkushtim pėr tė moshuarit italianė duke ua kthyer dėshirėn pėr tė jetuar. Linja e prerė e hundės e pėrkėdhelur nga drita e prozhektorėve kinematografikė. Goja qė zbukuron notat e Verdit dhe Puēinit nė teatrot e operave plot shkėlqim, ku kadifet vishnje thithin notat prej shekujsh.

    Zėri i ngjirur qė rrėfen udhėtimin e natės me skaf. Qafa e harkuar e studenteve tė pėrkulura mbi librat e mbi shėnimet e marra me nxitim nė orėt e gjata tė universitetit. Shpatullat e gjera tė djemve e burrave qė dėrrmohen nė punė siē nuk e kishin pėrfytyruar kurrė; ata qė e shohin diellin tė lindė kur shkojnė nė punė e nuk e shohin kur perėndon, tė mbyllur nė ndonjė bar tė zbrazėt pėrpara njė birre. Krahėt e gjatė e tė poshtėr tė hajdutėve, keqbėrėsve e shitėsve tė drogės. Duart delikate tė infermiereve dhe mjekėve qė nė ēdo hap tė hedhur nėpėr spitalet italiane, mendja u shkon nė spitalet e shkatėrruara tė Shqipėrisė. Pėllėmbėt e plasaritura e tė pėrthara tė muratorėve, karpentierėve dhe hamejve qė ēdo mėngjez presin nė buzė tė rrugės me shpresėn e njė dite pune mė shumė.

    Gishtat e piktorėve qė pėrkėdhelin telajot me nostalgji, tė violinistėve nė Sanremo, tė artizanėve shkodranė qė bėjnė maskat mė tė bukura tė karnavaleve tė Venecias. Muskujt plot harmoni tė balerinėve, tė veshur nga dritat e buta tė studiove televizive. Kėmbėt e lodhura tė atyre qė e kalojnė ditėn nė Kuesturė nė pritje tė njė cope letėr tė kaltėr, tė hollė e gati tė tejdukshme, por qė shėnon kufirin ndėrmjet njė klandestini e njė emigranti tė rregullt. Kėmbėt e forta tė futbollistėve qė nė ēdo gol i shoqėron brohoritja e Shqipėrisė. Sot porteti i shqiptarėve nė Itali ėshtė njė afresk i pafund, pa linja kufizuese. Aty-kėtu ka hije e vezullime malli.

    Irida Cami
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Davius pergezime per temen..

    Do thoja qe cdo njeri kur arrin te pikturoje nje moment te jetes se tij.. gdhend ne mendimet e veta nostalgjine me pare..

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema tė Ngjashme

  1. Njė portret i fituesit tė ēmimit Pritzker nė arkitekturė
    Nga Postmodern nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 03:45
  2. Portret Kape u ere vi e
    Nga erzeni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-2003, 02:35
  3. Portret Rogner-isti
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2003, 03:48
  4. Portret Polici socialist
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 07:05
  5. Portret Skafisti
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2003, 12:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •