Postuar mė parė nga
_DuRrSaKu_
Shqetesimi Borix-it, hapes i kesaj teme, eshte i drejte, sepse ēdo kujt qe njeh gjuhen letrare shqipe, i bie ne sy fakti qe shume anetare te ketij forumi nuk e njohin, ose nuk e perdorin ate, ne shpalosjen e mendimeve te tyre ne tema te ndryshme te ketij forumi, aq sa nje pjese e tyre per mua jane te pa kuptueshem, hera-heres te "pa deshifrueshem", ēka me shtyn te shmang leximin e tyre.
Duke ndjekur ecurine e debatit, ne kete teme, vė re kembenguljen e disa anetareve, te cilet shprehin bindjen se perdorimi i gjuhes letrare (standarte) shqipe, eshte i veshtire per nje pjese te madhe te popullsise shqipfolese (zona veriore-verilindore dhe terriotret jashte RSH-se) dhe per kete arsye sugjerojne ndryshimin e saj (e standartit). Kjo sipas tyre duhet te ndodhe per faktin se kjo gjuhe eshte e bazuar ne dialektin e toskėrishtes dhe se pjesa me e madhe e popullsise sone (shqipfolese) i perket dialektit gegė.
Mendoj se ky prentedim eshte i pa justifikuar dhe nuk ka lidhje vetem me faktin se gjuha letrare ka ne themel te saj toskerishten, por me mungesen e njohurive te gjuhes letrare, qe buron prej mos asimilimit te saj, ne shkollat tona, ndersa per popullsine jashte kufijeve te RSH-se, arsimimi ka qene i manget, per arsye qe dihen.
Por, nese ajo pjese e popullsise qe e njeh kete gjuhe eshte me e vogel se pjesa tjeter kjo nuk do te thote qe ne te ndryshojme standartin e gjuhes dhe te bejme nje tjeter standart i cili duhet te mesohet me pas nga e tere popullsia shqipfolese, pa folur pastaj per ndryshimet e te gjithe literatures se shkruar gjate ketyre 35 viteve.
Per te zgjidhur kete "dileme", mendoj se, eshte detyre e ēdo Shqiptari te mesoje gjuhen e shkruar dhe te folur shqipe, sipas standartit ne fuqi, sepse eshte e pa justifikuar ideja qe te ndryshohet ky standart m.q.s. nje pjese e popullsise (sa do qofte ajo), nuk e ka mesuar ate.
Kjo me kujton ate shprehjen, " Te shkoje Muhamedi tek mali, apo mali tek Muhamedi?", kur dihet qe mali nuk leviz.
Une, jam i mendimit qe gjuha letrare (standarte) shqipe, mund te kete nevoje per permiresime te vazhdueshme, por pa ndryshuar boshtin e saj.
Krijoni Kontakt