Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 127
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    E rendesishme eshte qe kjo teme vazhdon te lexohet, jo sepse e kam hapur une, por per shkak se eshte e rendesishme, sic thote edhe xani1, me lart.

    Cila gjuhe e huaj ka me shumė trajta fjalėsh se gjuha e jonė, kjo gjuhė e Zotit. Greqishtja, serbishtja , anglishtja, gjermanishtja, rusishtja apo rumanishtja? Asnjėra!
    Fakti qe nje gjuhe ka nje numer te madh trajtash nuk do te thote se eshte gjuhe e zotit, ne menyre figurative. Eshte mungese kulture te thuash qe nje gjuhe eshte "idiote", ndersa nje tjeter eshte "hyjnore". Cdo gjuhe ka vecorite e veta. Per shembull, fakti qe ne gjuhen hebree nje numer i madh fjalesh kerkon te shprehe dy-tre fjale ne gjuhen angleze nuk do te thote se gjuha hebree eshte hyjnore dhe gjuha angleze eshte "kot".

    Gjuha shqipe karakterizohet per nga veshtiresia e saj. Nje i famshem ketu ne forum ka shkruar njehere se gjuha shqipe eshte e varfer, sepse nuk mundi te shqiperonte nje fjale. Edhe njehere, fakti qe ky person nuk ka aq kulture sa te shqiperoje te gjitha fjalet, nuk do te thote se gjuha shqipe eshte "kot".

    Me pak fjale, asnje gjuhe nuk eshte kot dhe asnje nuk eshte hyjnore. Por, le t'i kthehemi qellimit te temes - drejtshkrimit te gjuhes.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Gjuhė zoti (Kuq e zi) ...

    E rendesishme eshte qe kjo teme vazhdon te lexohet, jo sepse e kam hapur une, por per shkak se eshte e rendesishme, sic thote edhe xani1, me lart.

    Citim:
    Cila gjuhe e huaj ka me shumė trajta fjalėsh se gjuha e jonė, kjo gjuhė e Zotit. Greqishtja, serbishtja , anglishtja, gjermanishtja, rusishtja apo rumanishtja? Asnjėra!
    Fakti qe nje gjuhe ka nje numer te madh trajtash nuk do te thote se eshte gjuhe e zotit, ne menyre figurative. Eshte mungese kulture te thuash qe nje gjuhe eshte "idiote", ndersa nje tjeter eshte "hyjnore". Cdo gjuhe ka vecorite e veta. Per shembull, fakti qe ne gjuhen hebree nje numer i madh fjalesh kerkon te shprehe dy-tre fjale ne gjuhen angleze nuk do te thote se gjuha hebree eshte hyjnore dhe gjuha angleze eshte "kot".

    Gjuha shqipe karakterizohet per nga veshtiresia e saj. Nje i famshem ketu ne forum ka shkruar njehere se gjuha shqipe eshte e varfer, sepse nuk mundi te shqiperonte nje fjale. Edhe njehere, fakti qe ky person nuk ka aq kulture sa te shqiperoje te gjitha fjalet, nuk do te thote se gjuha shqipe eshte "kot".

    Me pak fjale, asnje gjuhe nuk eshte kot dhe asnje nuk eshte hyjnore. Por, le t'i kthehemi qellimit te temes - drejtshkrimit te gjuhes.

    Me pėrshėndetje vėllazėrore

  3. #63
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga LJanina Lexo Postimin
    Gjuhė zoti (Kuq e zi) ...

    E rendesishme eshte qe kjo teme vazhdon te lexohet, jo sepse e kam hapur une, por per shkak se eshte e rendesishme, sic thote edhe xani1, me lart.

    Citim:
    Cila gjuhe e huaj ka me shumė trajta fjalėsh se gjuha e jonė, kjo gjuhė e Zotit. Greqishtja, serbishtja , anglishtja, gjermanishtja, rusishtja apo rumanishtja? Asnjėra!
    Fakti qe nje gjuhe ka nje numer te madh trajtash nuk do te thote se eshte gjuhe e zotit, ne menyre figurative. Eshte mungese kulture te thuash qe nje gjuhe eshte "idiote", ndersa nje tjeter eshte "hyjnore". Cdo gjuhe ka vecorite e veta. Per shembull, fakti qe ne gjuhen hebree nje numer i madh fjalesh kerkon te shprehe dy-tre fjale ne gjuhen angleze nuk do te thote se gjuha hebree eshte hyjnore dhe gjuha angleze eshte "kot".

    Gjuha shqipe karakterizohet per nga veshtiresia e saj. Nje i famshem ketu ne forum ka shkruar njehere se gjuha shqipe eshte e varfer, sepse nuk mundi te shqiperonte nje fjale. Edhe njehere, fakti qe ky person nuk ka aq kulture sa te shqiperoje te gjitha fjalet, nuk do te thote se gjuha shqipe eshte "kot".

    Me pak fjale, asnje gjuhe nuk eshte kot dhe asnje nuk eshte hyjnore. Por, le t'i kthehemi qellimit te temes - drejtshkrimit te gjuhes.

    Me pėrshėndetje vėllazėrore
    Keshtu, me shendet,... ti, mire je?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Gjuha, si mjet komunikimi, ėshtė organizėm i gjallė qė lėviz, qė pasurohet nė mėnyrė tė vazhdueshme, bėhet mė e bukur, mė e thellė.
    Gjuha shqipe, sikundėr edhe pjesa mė e madhe e gjuhėve indoevropiane, por edhe grupet tjera si gjuhėt sllave, hamitosemite etj, etj., janė gjuhė tė cilat kanė nga dy apo mė shumė dialekte. Pikėrisht kjo ėshtė begatia e gjuhės. Edhe gjuha shqipe ka dy dialekte, dhe natyrisht kjo ėshtė pasuri, sepse ka mė shumė forma, trajta, leksik mė tė pasur, sintaksė, morfologji dhe fonetikė mė tė pasur e mė fleksibile. Megjithatė, patjetėr, gjithnjė, ėshtė e nevojshme, qė populli tė ketė gjuhėn letrare si mjet komunikim-shkrimi nė letėrsi, arte, politikė, shkencė, arsim, kulturė, media etj., etj.
    Ndoshta ndėr mrekullitė mė tė mėdha qė kanė ndodhur nė hapėsirėn shqiptare ėshtė pikėrisht unjisimi i gjuhės. Kėtė mė sė miri e dimė ne, shqiptarėt nė Kosovė. Tjetėr gjė ėshte sesa ėshtė pėrfaqėsuar njė dialekt ose njė tjetėr nė gjuhėn e normėzuar. Kėtu ka vend pėr diskutim, shqyrtim dhe mospajtim.
    Natyrisht, njė e metė bukur e madhe ėshtė nga krerėt e shqipfolėsve tė lėmit tė albanologjisė, tė cilėt, qė nga koha e standardizimit tė gjuhės shqipe nuk janė bėrė mė konsulta gjuhėsore, gjė qė, jam i bindur plotėsisht, duhet tė bėhen tani, ngase gjuha shqipe edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė, por natyrisht edhe nė viset tjera, po pėrjeton njė destandardizim dhe po deinstitucionalizohet. Jam i bindur se pa gjuhė standarde nuk mund komunikojnė si duhet shumė nga krahinat dhe trevat e shqipfolėsve. Gjuha pėrveē dialekteve ka edhe zhargone. Natyrisht edhe kjo ėshtė pasuri. Por, zhargoni ėshtė pėr grupacionin, poashtu edhe dialekti ėshtė pėr njė grupacion shumė mė tė madh, por jo pėr tėrsinė, pra, pėr tė tėrėn.
    Cili dialekt ėshtė mė i pasur, mė i rėndėsishėm, nė cilin kemi shkrimet letrare mė tė hershme e mė tė frytshme, shkoncore etj., etj., ėshtė ēėshtje qė vlen tė diskutohet, por nė asnjė mėnyrė nuk bėnė qė krye mė vete ta pėrdorim gjuhėn ashtu siē na teket ne.
    Edhe gegėrishtja ka rregullat e saj. E thash kėtė, sepse ka njerėz, qė fshihen pas dialektit tė gegėrishtės, me qė nuk e njohin gjuhėn standarde. Asnjė popull nuk lejon qė nė institucione tė pėrdoret, dialekti, zhargoni, apo e folmja e njė treve tė caktuar etj., bile njė mosdėgjueshmėri rreth gjuhės, tek popujt tjerė, sanksionohet. Ndėrkaq, te ne, shikoni dhe dėgjoni mediat elektronike dhe do tė kuptoni gjithēka.
    Tani, pas Luftės Ēlirimtare nė Kosovė, nė media, e sidomos nė ato elektronike, gjen gjuhėn standarde, dialektet, zhargonet, dhe tė folmet e trevave tė caktuara lokale. Kujtoj se kjo nuk duhet lejuar. Kjo nuk lejohet as tek popujt tjerė.
    Nė Norvegji nuk mund tė merren, vesh nėse flasin nė dialekt, njė banor i Bergenit, njė i Oslos dhe njė i Tromsos; njėsoj si nė hapėsirat e shqipfolėsve qė vėshtirė do tė merreshin vesh njė tetovar me njė vlonjat, apo ulqinak, prishtinas e shkodran.
    Ne, njė poull me fat tragjik, i shpėrndar nė pesė shtete, mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr, kemi pasur dhe ende kem nevojė pėr gjuhėn standarde.
    Dhe mė nė fund, kujtoj se s' ka asnjė dilemė, se ne vetėm me Gjuhėn Shqipe Standarde do tė merremi vesh mė lehtė e mė mirė. Por, qėllimisht, po e pėrsėris edhe njėherė se gjuha shqipe, tani, mė shumė se kurrė, ka nevojė qė tė pasurohet edhe mė shumė me trajta e forma dialektore, tė cilat do tė standardizoheshin; sepse gjuha nė gjithė hapėsirat e shqipfolėsve, gjithnjė e mė shumė, po bėhet mish-mash; njė pėrzierje, qė nė tė shumtat e herave, s' ėshtė madje as dialektore.
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2007
    Postime
    9
    Mosdisiplina gjuhėsore, mosbindja dhe refuzimi i pėrdorimit tė gjuhės standarde ėshtė sakrilegj me pasoja tė papara. Ėshtė njė xanxė qė mund t'i hapė rrugė njė kaosi tė plotė. Kaos ky qė mund tė transferohet nga rrafshi i gjuhės nė rrafshe tė tjera.

    Unė mund tė kem vėrejtjet e mia pėr rolin jo tė denjė tė gegėrishtes nė shqipen standarde. Mund tė shpreh keqardhje tė pashembullt pėr anashkalimin e paskajores shumė funksionale gege qė ta "shqipėron" saora variantin anglez. Mund tė ndjej njė nostalgji tė thellė pėr dialektin nė tė cilėn u shkrua sė pari gjuha jonė nga ana e korifenjėve tė letėrsisė shqipe. Por tė shprehi njė mosbindje tė tillė dhe tė grishi publikisht pėr bojkotim tė shqipes sonė standarde, ėshtė njėsoj si t'i ftoj grahėsit e autobusėve qė tė vozisin nė anėn e majtė tė rrugės.

    Ē'do tė bėhej sikur ndonjė i krisur tė kėrkonte ta zėvendėsojė alfabetin tonė latin me, le tė themi arab ose cirilik?

    Pra ėshtė kjo njė ēėshtje me tė cilėn nuk luhet dot. Ndryshe hapet kutia e Pandorės!

  6. #66
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Ne kete forum jemi te gjithe shqiptare, diskutojme ne te njejten gjuhe. Pika me e veshtire e te diskutuarit me ane te te shkruarit eshte te perdoresh formen e sakte apo formen e miratuar te gjuhes shqipe. Personalisht, une e kam te veshtire te lexoj nje shkrim nga shume anetare te forumit, nese atij shkrimi nuk i kushtohet fare rendesi nga pikepamja gramatikore dhe, per pasoje, drejtshkrimore.

    Kane kaluar 33 vjet nga kongresi i madh shkencor, ku u ekspozuan analiza reale shkencore per drejtshkrimin e gjuhes shqipe. Qe nga viti 1973, u botuan tekste te reja shkollore, me rregullat e reja te gjuhes. Redaktimet beheshin ne baze te ketyre rregullave. Ajo pjese e popullit shqiptar e perfshire ne rrethin intelektual apo arsimor e mori per baze kryesore kete reformim te gjuhes.

    Megjithate, nje pjese e popullit shqiptar (perfshire shqiptaret jashte trojeve), nuk arrin ta pranoje kete reformim dhe vazhdojne te perdorin nje sere rregullash drejtshkrimore te cilat brezat e fundit tentojne te mos u kushtojne rendesi.

    Arsyeja e vertete qe hapa kete teme eshte se duke shfletuar postime neper forum ve re shume shkrime nga shqiptare jashte Rep. se Shqiperise qe nuk perputhen me rregullat drejtshkrimore te gjuhes sone. T'ju them te drejten, une nuk shpenzoj fare kohe per t'i lexuar ato postime.

    A nuk eshte domosdoshmeri qe gjuha jone te shkruhet ne perputhje me rregullat drejtshkrimore te paracaktuara? Pergjigjia ime eshte pozitive; jo te hidhen poshte dialektet, por kur vjen ceshtja e shkrimit, ai te shkruhet "drejte".
    Te them te drejten me behet qefi qe lexova nje shkrim-postim te ketij lloji.




    Citim Postuar mė parė nga Hyj-njeriu
    Shqipja letrare eshte gati plotesisht shprehje e toskerishtes ...Po me 3/4 e popullsise qe flasin gegerisht si i behet...perse shumica e shqiptareve duhet ti nenshtrohet pakices?!!!
    Por nuk mund te thuash te njejten gje kur lexon postime te ketij tipi.
    Paska numeruar popullsine ky zotria ketu me lart. Me fal or mik, qe po te pyes, por mua po me bren kureshtja....... Veten tende sa here e ke numuruar?!
    Me fal por statistikat flasin ndryshe. Flasim per Republiken e Shqiperise. Perqendrimi i popullsise eshte ne ultesiren perendimore, ketu dendesia eshte me e madhe. Pastaj vijne krahinat jugore dhe juglindore. Krahina verilindore e Shqiperise atje ku ndeshet me i forte dialekti gege ka nje dendesi popullsie teper te ulet dhe me duket se ate 3/4-ten duhet ta kthesh nga krahu i kundert. Por le te lexojme c'fare ke shkruar me pas, se ndoshta ky ka qene vetem nje gabim mosperqendrimi.


    Nje rishikimi rrenjesor duhet ti nenshtrohet gjuha letrare perpara se te ndodhe toskerizimi i Gegerishtes ...absolutisht nuk duhet te prishet a me keq te humbe gegerishtja,qe eshte mema e toskerishtes ,por i duhet dhene vendi qe meriton...nese ndonje nga 2 te ashtuquajturit dialekte duhet ti nenshtrohet procesit te zhdukjes duhet te jete toskerishtja e jo gegerishtja....Format origjinale ,kallepi origjinal i shqipes eshte gegerishtja e kjo gegerishte iu nenshtrua ne jug ndryshimit si pasoje e ndikimit te gjuheve te tjera e u krijua ,e folmja e shqiperise se mesme e me ne jug toskerishtja....Nese kerkon kallepin origjinal te shqipes ate nuk e gjen aty ku gjuhet e pushtuesve kane ndikuar fort por aty ku kane ndikuar me pak..dmth ne Alpet e shqiperise te cilas as roma as bizanti sllavi apo turku arriti me i pushtu ndonjehere...Aty eshte shtepia e shqipes e prej aty duhet te nisemi per shqipen letrare e kete duhet ta bejme sa nuk eshte vone e ate qe se bene dot pushtuesit tane ta bejme ne,pra te prishim shtepine e shqipes origjinale....
    Kurse ketu injoranca ka kapur qellin. E vertet! Eshte e drejta e sejcilit te mendoj brenda rrezes te diapazonit qe kontrollon, por eshte dhe e drejta jone te lexojme ndonje mendim qe i pergjigjet llogjikes. Mendimet e ketij parapostuesit ketu nuk kane asgje, te perbashket me llogjiken. Nuk e koptoj me c'fare arsye ky numerues popullate gjykon ne tema qe nuk i kupton.
    Toskerishtja eshte dialekti me i pasur fonetikisht(me tinguj) dhe me i perpunuar morfologjikisht(ne fjalformim). Edhe nga pikpamja sindaksore(struktura e fjalise) eshte shume me larte se gegerishtja.
    Ne te tre aspektet, toskerishtja ka qene me e pershtateshme per te qene baza e gjuhes letrare, se gegerishtja. Dhe besoj, per kete arsye eshte vendosur toskerishtja si baza e shqipes pa patur asnje diskriminim krahinor. Llogjika eshte e thjesht....... i shikojme te gjitha dhe zgjedhim me te miren.

    Ndertimi sintaksor i gegerishtes le shume per te deshiruar. Ngjan me nje gjuhe antike. Ka perdorime te crregullta te koheve foljore brenda nje fjalie.
    Vini re si e krijon gegerishtja kohen e tashme.
    folja
    bėj ......... jam tuj ba
    jam......... jam tuj qan
    kam......... jam tuj pas

    I vjen verdall kohes se shkuar per te formuat te tashmen. Tre fjale bashke per te krijuar kohen e nje folje, te cilen toskerishtja e krijon me nje fjale te vetme.

    Ja une nuk po flas me........ Flisni ju. Behet gjuhe letrare kjo?!
    Provoni te krijoni nje fjali. Ju'a them une. Mos u mundoni se do ngaterroheni.
    Por nuk eshte vetem ketu, qe calon gegerishtja. Ajo iken dhe calon.
    Sigurisht ne mund t'a pasurojme gjuhen tone letrare me emra te marr nga gegerishtja, shprehje frazologjike, togfjalesha, por jo te bejme ate baze te gjuhes sone letrare. Ne kerkojme te ikim para, jo te kthehemi mbrapa.

    Ne gjuhen letrare e kemi. Mend nuk kemi ne!!!!!
    Le ta psurojme gjuhen, jo ta gjymtojme.
    Gjuha jone letrare eshte nje gjuhe, qe i pergjigjet standarteve te kohes. Sigurisht, qe gjuhet evolojne dhe kerkesat ndaj tyre rriten. Por une besoj se gjuha jone qendron mbi themelet e forta te Aleks Budes.

    Nderim per Aleks Buden dhe vepren e tij! Nderim!

    Pershendetje te dashur miq.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-09-2007
    Postime
    39
    Kjo eshte nje interviste dhane nga Kadare per gazeten shkodrane Hylli i Drites dhe une e mora nga gazeta java

    KADARE: “Standardi natyrisht nuk ėshtė tabu. Njė kongres i dytė natyrisht qė mund dhe duhet tė bėhet
    Nga Hylli i Drites
    Sep 26, 2007, 12:48

    Email'o
    Print'o



    HYLLI I DRITES: Zoti Kadare, ju jeni sot nė botė shkrimtari shqiptar ma i lexuem dhe ma i pėrkthyem. Nė kuadrin e nji sistemimi logjik tė historisė sė letėrsisė sonė ma afėr kujt e ndieni veten, si pėr nga misioni ashtu edhe pėr nga problematikat qė keni trajtue?

    Ismail Kadare: Ka mendime tė ndryshme, disa herė tė skajshme, pėr atė qė quhet mision i shkrimtarit. Disa nuk e kuptojnė dot shkrimtarin jashtė petkut tė misionarit, e ka tė tjerė qė mendojnė se, shi aty nis rėnia e artit.

    Nė tė dyja kėto mendime ka diēka tė vėrtetė e njėkohėsisht tė pavėrtetė. Gjithēka varet nga koha dhe rrethanat nė tė cilat shkrimtari shfaqet. Nė periudhėn e sundimit turk letėrsia shqipe nuk mund tė quhej normale pa kumtin e lirisė kundėr osmanėve. Ky gjykim mbetet i drejtė pėr atė kohė, e po aq i drejtė sot. Nė kushtet e shtetit tė pavarur shqiptar, atij republikan dhe atij mbretėror, letėrsia u ēlirua natyrshėm nga kjo barrė. Kumti i lirisė mbetej pėrherė i fortė, por ai iu afrua pėrftimit bashkėkohor europian, pra asaj lirie qė s’ka tė bėjė me njė pushtim tė huaj.



    Nė Shqipėri komunizmi as vdiq, as u dėnua kurrė



    Pėr fat tė keq, kjo periudhė ishte e shkurtėr dhe, tridhjetė vite mė pas, mbi Shqipėrinė ra gjėma e re: komunizmi. Ai mund tė pėrcaktohet si robėri nė njė vend tė pavarur. Ishte robėria osmane, plus pavarėsia, por kjo e fundit nuk i shėrbente lirisė, por varrosjes edhe mė thellė tė saj.

    Letėrsia shqipe u gjend nė njė skajim tė pazakonshėm, qė ia kalonte ēdo makthi. Si nė gjithė kampin komunist, idea e parė qė u mbyt pa mėshirė ishte pikėrisht idea e lirisė. Mė i vogli aluzion pėr tė paguhej me kokė: burg ose pushkatim. Ky ishte stalinizmi klasik. Nėn tiranin e tij, nė asnjė vend komunist nuk pati disidencė. Ajo nisi vetėm pas vdekjes sė diktatorit dhe dėnimit tė krimeve tė tij. Nė Shqipėri komunizmi as vdiq, as u dėnua kurrė. Ai veē egėrsohej. Nė kushte tė tilla letėrsia shqipe nuk mund tė qortohej pėrse nuk bėri thirrje tė hapėt pėr liri. Por kjo nuk ėshtė njė alibi. Kjo s’do tė thotė aspak se shkrimtarėve shqiptarė mund t’u falej shkatėrrimi i letėrsisė shqipe gjatė gjysmė shekulli.

    A ndodhi kėshtu?

    Pėr fat tė mirė, jo. U shfytyrua, u rėnua, ranė pluhur pjesa mė e madhe e saj, por njė pjesė, ndonėse e paktė si sasi, qėndroi. Na pėlqen apo s’na pėlqen, kjo ėshtė e vėrteta.

    Nė pamundėsi pėr tė bėrė thirrje pėr liri, shkrimtarėve shqiptarė u mbetej e hapur vetėm njė rrugė: tė pėrpiqeshin tė bėnin letėrsi sikur regjimi tė mos egzistonte. Dhe njė pjesė e vogėl atė bėri: nė mos nė krejt veprėn e tyre, nė gjysmėn e saj. Nė mos gjysmėn, nė ēerekun e saj, e kėshtu me radhė.

    Njė rishqyrtim i letėrsisė shqipe tė epokės qė po flasim, njė rilexim gjakftohtė, pa nerva, mendojė se do ta vėrtetojė kėtė. Nė e vėrtetoftė, kjo nuk ėshtė gjė e vogėl. Sepse nuk ėshtė gjė e vogėl qė kur rreth tejegjithēka klith, ulėrin, kėrcėnon, mallkon, tund prangat, ti mbyll veshėt dhe vazhdon punėn e vetmeqė di, atė qė tė dikton mbretėria e artit.

    Mendojė se po tė flitet pėr mision tė shkrimtarit nė njė diktaturė, si ajo shqiptare, nuk ka shumė zgjedhje. Misioni i shkrimtarit shqiptar, nė kėtė rast, ėshtė mision i pamundur. Ėshtė fare pak i ngjashėm me atė tė De Radės, Fishtės, Naimit, Migjenit, shkrimtarėve me tė cilėt ėshtė shumė lehtė tė ndihesh i afėrt, por po aq lehtė tė kuptosh se je larg.



    Nė Shqipėri ka kohė qė ēdo gjė shkon mbrapsht. Komunizmi, e sidomos versioni shqiptar, ka qenė mbrapshti mbi mbrapshti. Shqipėria kryente vetėvrasje nga mėngjesi nė darkė



    H.D. Ndaj jush vitet e fundit ka pas nji “ndjeshmėni kritike” tė veēantė, persona dhe rryma tė caktueme ju kanė sulmue, ma fort tue u nisė prej arsyesh personale sesa prej kritikės letrare. Dikush bezdiset kur flisni pėr rranjėt tona europiane, dikush tjetėr kur flisni pėr “thesarin” e familjes sė E. Hoxhės, dikush tjetėr kur kritikoni jargavitjen e politikės sė jashtme shqiptare tė kėtyne viteve tė fundit me Lindjen e Mesme. A mendoni se ka diēka qė i bashkon ata qė ju sulmojnė? E them kėtė gja mbasi sot ka shumė shkrimtarė qė i kanė thurė lavde komunizmit dhe qė askurrkush nuk i shan, apo ka tė tjerė si K. Trebeshina qė kanė denigrue nė vepra letrare kombin tonė tue na paraqitė pushtuesin turk si kulturues tė arbėnve barbar- dhe kjo gja nuk zemron askėnd!

    Ismail Kadare: Kjo vjen ngaqė nė Shqipėri ka kohė qė ēdo gjė shkon mbrapsht. Komunizmi, e sidomos versioni shqiptar, ka qenė mbrapshti mbi mbrapshti. Shqipėria kryente vetėvrasje nga mėngjesi nė darkė.

    Mbrapėshtia vazhdon. Shqipėria ende refuzon tė dėnojė krimet e komunizmit. Tė gjitha qeveritė, tė majta e tė djathta i shmangen kėsaj. Kjo ėshtė kuptimplotė. Shqipėria refuzon tė hapė arkivat e fshehta. Edhe kjo ėshtė kuptimplotė. Duhet tė jesh naiv qė tė mos kuptosh se njė pjesė e madhe e politikanėve shqiptarė tė tė dy krahėve vazhdojnė tė jenė tė kapur si nė kurthe nga kėto arkiva. Kryesitė e partive, parlamenti, qeveritė gėlojnė nga personazhe tė errėta, me tė kaluar tė errėt. Ndaj ėshtė e kuptueshme qė po tė ngresh probleme tė tilla do tė sulmohesh barbarisht. Do tė sulmohesh po tė pėrmendėsh llogaritė e fshehta bankare, flirtet me Lindjen e Mesme tė diplomacisė shqiptare, pėrkatėsinė evropiane tė shqiptarėve. Kundėreuropianizimi shkon nganjėherė kaq larg, saqė mė kanė quajtur racist ngaqė kam pėrmendur kalimthi se shqiptarėt, ashtu si pjesa dėrmuese e Europės, i pėrkasin racės sė bardhė.

    Brenda kėsaj logjike ėshtė e natyrshme qė askush nuk zemėrohet me shkrimtarėt e djeshėm stėrkomunistė e stėrstalinist, ngaqė ata quhen “tė vetėt”. Shkrimtari qė pėrmendni ju nė pyetjen tuaj vazhdon tė quhet i ēmuar, madje disident, ndonėse shtypi ka zbuluar se ka qenė oficer i Sigurimit shqiptar, madje njė ndėr themeluesit e fshehtė tė tij. E jo vetėm kaq, nė vitet e tmerrshme 1945-1947, ka punuar nė pjesėn mė tė egėr tė Sigurimit, nė hetuesi, ku, gjithmonė sipas dėshmive nė shtyp, ka lėnė gjurma tė pėrgjakshme. Mirėpo kjo periudhė e parė e terrorit komunist, njė nga monstruozėt, kalohet shpesh nė heshtje ngaqė ėshtė ushtruar mbi klasėn e pėrmbysur. Hulumtues, analistė e gazetarė me origjinė nga nomenklatura komuniste nuk kanė asnjė ndjeshmėri pėr kėtė periudhė ngaqė viktimat e saj konsiderohen tė huaja pėr ta. Gjithė mallėngjimi i tyre shkon drejt dėnimeve brenda llojit, (dėnimi i zyrtarėve komunist). Kėto dhe kryesisht kėto quhen prej tyre dramatike, ngaqė u dėnuan “besnikėt e partisė”, thėnė ndryshe familjarėt e tyre.

    Qė tė kthehem te mbrapėshtia e punėve nė Shqipėri. Mė lejoni tė kujtojė tablonė tepėr tė thjeshtuar tė rugėtimit shqiptar.

    Truall europian tipik, popull kryesor nė Ballkan bashkė me grekėt, sllavėt e jugut e rumunėt. Pothuajse me tė njėjtin shtat, peshė e rėndėsi. Pas pesė shekujsh pushtimi osman, njėri pas tjetrit kėta popuj dalin nė liri. I fundit, mė i treturi, mė i dėmtuari del kombi shqiptar. Njė lėvizje e tij e admirueshme, Rilindja shqiptare, duke e ndier rrezikun e ēoroditjes nė agun e lirisė, bėn ēmos ta pėrgatisė pėr jetėn e re. Dy makinat qė pėrdor pėr ta sjellė nė vete ndėrgjegjen e kombit pas topitjes sė gjatė, janė gjuha shqipe dhe programimi i hershėm i Gjergj Kastriotit, atij qė, nė ēastet fatale tė ndarjes sė Shqipėrisė nga Europa, i la asaj testamentin e tij europian.

    Rikthimi i Shqipėrisė nė Europė ishte ringjallja e vetme e saj. Pas pesė shekujsh gjysmamorti osman, ky ishte kthimi i saj nė jetė. Kur komunizmi shqiptarė dhe ai serb e ndanė pėrsėdyti Shqipėrinė nga Europa, kjo, ndėr tė tjera, ishte baraz me njė hakmarrje tė vonuar otomane. Fati e desh qė, nė fund tė shekullit XX e nė fillim tė XXI kombi shqiptarė tė dalė, mė nė fund, nga mjegulla, me rėndėsinė, peshėn dhe shtatin e tij tė vėrtetė.



    Ka ardhur puna qė gratė shqiptare tė prodhojnė grekėr



    Pikėrisht kjo u duk e padurueshme pėr shumėkėnd. Dhe u bė gjithēka, qė ky komb tė rikthehej nė gjendjen e tij tė gjymtuar.

    Kyēi i fatit shqiptar u lidh pėrsėri me portėn europiane. Populli shqiptar, me thirrjen e tij “E duam Shqipėrinė si gjithė Europa” e kapi thelbin e startegjisė shqiptare. Por klasa politike, ajo qė duhej ta pėrpunonte atė, jo vetėm qė u tregua e verbėr, por mund tė thuhet se bėri tė kundėrtėn.

    Periudha postkomuniste duhej tė ishte koha e shėndoshjes lėndore dhe shpirtėrore tė kombit shqiptar. Tė gjitha shanset ishin nė anėn e tij. Bota e lirė perėndimore shtriu dorėn e vonuar tė miqėsisė. Pas kėsaj, ngriti nė kėmbė ushtrinė e saj euro-atlantike, pėr ta mbrojtur nga katastrofa. Por klasa politike thuajse nuk kuptoi asgjė nga ngjarjet e mėdha. Asnjė strategji Shqiptare nuk u pėrpunua prej saj kėto 17 vite. Asnjė projekt nuk u ēua gjer nė fund. Shqipėria mbeti e varfėr, e ēoroditur, e thyer moralisht. Shqipėria, me fatin e munguar tė saj, ėshtė si njė vend qė ka shpallur zinė, kurse njė pjesė e politikanėve tė saj ndihen si nė feste. Ndihen tė tillė sepse nuk kanė atdhe. Mungsa e atdheut u vjen ose nga prejardhja komuniste (testamenti i Marksit) ose nga tribalizmi.

    Ėshtė kjo arsyeja qė problemi tragjik numėr njė i kombit shqiptar, ligėshtimi, tretja e tij, vazhdon. Vazhdon shpėrngulja e tij, genocidi i ftohtė, motėrzim i genocidit tė mirėfilltė otoman ose serb. Qeveritė shqiptare tė tė dy krahėve, jo vetėm qė nuk ēajnė kryet pėr tė, por, duke kujtuar se po i marrin me tė mirė shqiptarėt, tėrthorazi i nxisin dhe i kėshillojnė se si tė braktisin vendin. A ka qeveritarė nė Europė qė ta bėjnė kėtė? Pėr ti rėnė shkurt kėsaj bisede tė trishtuar, mund tė themi se, duke nxjerrė jashtė njė pjesetė shtetasve tė vet, Shqipėria ka ardhur nė gjendjen e njė ėndrre tė keqe, qė sot, nė fillim tė shekullit XXI, ky vend pjellė shqiptarė, pėr ti kthyer aty pėr aty nė joshqiptarė. Me fjalė tė tjera, ka ardhur puna qė gratė shqiptare tė prodhojnė grekėr. E ky nuk ėshtė veēse njėri nga shembujt.

    Nė kushte tė tilla, letėrsia serioze, ajo qė unė pėrpiqem tė bėjė, ėshtė kundėr kėsaj klime. Tė gjitha kumtet e saj bijėn ndesh me tė. Rrjedhimisht, unė nuk pres ndonjė mirėkuptim prej njė klime tė tillė. Dhe as qė dėshirojė.



    Dy fjale per antimuslimanizmin tim



    H.D. Akuzoheni se keni shkrue dhe folė kundėr At Gjergj Fishtės, Ernest Koliqit dhe nė pėrgjithėsi se keni qenė kundėr letėrsisė dhe vlerave shpirtnore katolike-gege. Ēka mundeni me thanė pėr kėtė gja dhe si e vlerėsoni kontributin e elementit katolik nė emanicipimin e kombit shqiptar?

    Ismail Kadare: Po e nis me pjesėn e dytė tė pyetjes suaj, atė qė lidhet me kinse qėndrimin tim mohues ndaj vlerave shpirtėnore katolike-gege. Mė lejoni t’ju them se kjo nuk ėshtė veēse njė sajesė e neveritshme. Nė kėtė rast, mė fort se vet shpifja mė ka zelli me tė cilin njė pjesė e katolikėve shqiptarė e kanė pėrqafuar atė. Del pyetja pėrse? Mė saktė: pėrse iu ėshtė dukur me interes njė gjė e tillė? Normalisht duhej tė ndodhte e kundėrta.

    A nuk u ka shkuar ndėr mend se , duke i shtuar katolicizmit shqiptar njė armik tė paqenė kanė bėrė lojėn e komunistėve mė tė skajshėm? Sepse veē ata ishin tė interesuar qė katolicizmi shqiptar tė kishte sa mė shumė kundėrshtarė, e aq mė tepėr njė shkrimtarė tė njohur.

    Ka ardhur ky keqkuptim i rėndė nga padija? Pėr njė pakicė po, por pėr shumė tė tjerė kurrsesi. Kėta tė tjerėt e kanė ditur mirė qė akuza ėshtė krejtėsisht e pavėrtetė. Mjafton leximi, qoftė dhe i pjesshėm i veprės simepėr ta kuptuar kėtė. Nderimi im pėr krishterimin shqiptar, e sidomos pėr atė katolik, e ka zanafillėn jo nė frymėzimin fetar, por nė nderimin tim pėr letėrsinė shqipe dhe atė europiane, rrėnjėt e tė cilaveishin tė pandara nga qytetėrimi i krishterė.

    Por, edhe pa e lexuar veprėn time do tė mjaftonte biseda aq shumė e pėrfolur me ish-presidentin komunist, Ramiz Alia, nė lidhje me fenė katolike, bisedė qė u bė shkas pėr aq shumė spekullime pėr kinse antimyslimanizmin tim, nė favor tė katolicizmit, qė kjo sajesė tė binte. Unė u gjenda kėshtu nė njė skajim paradoksal: nga tė y anėt, nga katolikėt dhe myslimanėt, u shpalla si kundėrshtar i secilės fe, me gjasė nė dobi tė tjetrės!

    Nuk dua tė zgjatem lidhur me suksesin e shpifjes te katolikėt. Dua vetėm tė pėrsėrisė se disa prej tyre kanė qenė mjaftė tė lexuar, pėr ta ditur tė vėrtetėn. Le ta gjejnė nė ndėrgjegjen e tyre shkakun. Lidhur me tė vėrtetėn se ē’kam menduar pėr vlerat katolike-gege, do tė mjaftonte romani im “Ura me tre harqe”, botuar mė 1976, nė kohėn mė tė zezė, nė mesnatėn e diktaturės. Ky roman, i pėrkthyer qysh nė atė kohė nė gjithė Europėn e nė SHBA, dėshmon qartė ‘ēfarė kam menduar dhe, kryesorja, ‘ēfarė kam shpallur publikisht, lidhur me qytetėrimin katolik nė Shqipėri. Ky roman ėshtė rrėfimi i gjatė i njė murgu katolik, qė flet si zėdhėnės i krejt kombit shqiptar. Tė mendosh qė vepra u botua nė kohėn kur feja, e sidomos feja katolike, ishte e ndaluar dhe e persekutuar nė Shqipėri, mendojė se s’ka nevojė pėr koment.

    Lidhur me At Gjergj Fishtėn, do tė thoshja sė pari, se po abuzohet me tė nė mėnyrė tė palejueshme. Pyetja pėr poetin bėhet shpesh herė jashtė ēdo kriteri tė diskutimit intelektual. Ajo bėhet nė mėnyrė provokative dhe kundėr ēdo parimi tė etikės. Askund nė botėn e qytetėruar nuk i kėrkohet llogari askujt pėrse nuk e ka pėlqyer ose pėrse e ka kritikuar njė shkrimtar.

    Tė vimė te At Gjergj Fishta.

    Ka shumė rrahagjoksa sot qė, bėjnė be e rrufe pėr Fishten, nuk kanė guxuar as t’ia pėrmendin emrin gjatė diktaturės. Natyrisht nuk mund tė fajėsohen pėr kėtė. Fishta ka qenė i ndaluar, madje mė i mallkuari ndėr tė ndaluarit. Ndalimi i Fishtes ishte i rrokakrejtshėm (total). Kėrkohej me kėmbėngulje qė as emri mos t’i pėrmendej. Mė i keqi ndėr ndalimet ishte pikėrisht ky, kur poeti konsiderohej i paqėnė. Rrahagjoksit iu binden ndalimit. Nė njė pikėpamje duken tė pafajshėm, por ka njė ēast kur mėkati shfaqet. Disa nga rrahagjoksat pranuan tė shkruanin studime e sprova pėr letėrsinė e fillimit tė shekullit, sidomos vitet 20 e 30-ta, duke iu bindur verdiktit: Fishtes tė mos i pėrmendej emri, tė quhej i paqenė. Dikush mund tė pyeste: ē’duhej tė bėnin? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: tė shmangnin shkrimet pėr atė periudhė, kur ai zinte vendin e parė nė letėrsi.

    Nė kėtė pikė, mendimi im ndahej nga ai i rrahagjoksave. Mendoja se heshtja totale, fshirja nga kujtesa e shkrimtarėve tė ndaluar, ishte ndalimi mė i keq, ishte pikėrisht dėshira e vėrtetė, qėllimi final i diktaturės. Ndaj kam kėrkuar njė zgjidhje tjetėr, qė e mendoja mė tė favorshme pėr shkrimtarėt e dėnuar, e natyrisht pėr tė vėrtetėn. Idea ime ishte: tė pėrmendeshin ata, me ēdo kusht, qoftė edhe duke i pėrcjellė me kritika tė rrepta.

    Ēkritika mund tė pėrdoreshin si taksė pėr pėrmendjen e emrit? Ishin pak a shumė dy modele: njėri tepėr i skajshėm si p.sh. kriminel, hienė e zeze, spiun e fashizmit, shėrbėtor i pushtuesve, etj. Tė tilla unė nuk kam pėrdorur kurrė. Modeli i dytė, mė i moderuar: reaksionar, konservator, patriarkal, primitiv, nacionalist, folklorist, shovinist, etj.

    Kam patur idenė, i bindur se kisha tė drejtė, tė pėrdorė ato kritika, pėr tė cilat Fishta mund tė kritikohej vėrtetė. Qė Fishta ishte konservator, reaksionar dhe nacionalist, madje shovinist pėr tė mos pėrmendur folklorizmin e patriarkalizmin, e kisha shumė lehtė ta besoja. Madje fal dy shkollave tė larta, njohjes sė letėrsisė botėrore dhe snobizmit rinor, disa nga kėto cilėsime s’mė dukeshin ndonjė e keqe e madhe. Nuk do tė guxoja tė shtoja kėtu se qėllonte qė mė dukeshin lavdėrime, sikur tė mos kisha njė dėshmi qė e vėrteton kėtė: Nė botimin e librit tim tė parė nė Moskė, qė u pėrgadit kur isha student atje, pranova si kusht pėr botimin qė, pėrkthyesi im David Samajllov, tė shkruante nė parathėnie se kisha ndikime tė modernizmit e dekadentizmit borgjez. Kjo kritikė, jo vetėm qė s’m’u duk e keqe, por mė dha njė farė kėnaqėsie.

    Akuzat ose lavdėrimet nė botėn komuniste shpesh bėnin efekt tė kundėrt. Ata pėrdoreshin shpesh kundėr shkrimtarėve tė kohės, atyre qė quheshin shkrimtarė tė epokės sė partisė. Njė pjesė tė epiteteve qė pėrmenda mė lartė, madje tė pasuruara me tė tjera, si vepėr kundėr partisė. Njė pjesė tė epiteteve qė pėrmenda mė lartė, madje tė pasuruara me tė tjera, si vepėr kundėr partisė, kundėr socializmit, kundėr popullit, jo vetėm janė pėrdorur kundėr meje, por unė vetė, nė njė autokritike tė botuar tashmė, i kam thėnė kundėr vetes.

    U zgjata nė kėtė pikė, ngaqė kjo intervistė botohet nė “Hylli i Dritės”, e pandarė nga emri i Fishtės. Siē e thashė nė krye, ka njė abuzim tė madh me tė. Ėshtė krijuar njė mashtrim, qė ka lidhje me njė nga dukuritė mė dinake tė komunizmit: atė qė quhet transferim i krimit. Diktatura dhe shėrbėtorėt e saj postdiktatorial pėrpiqen tė heqin nga supet e tyre pėr ēoroditjet e letėrsisė shqipe, por s’janė ata nė zanafillė tė krimeve tė mėdha diktatoriale, tmerret dhe gjėmat e zeza, duke pėrfshirė kėtu edhe ndalimin e Fishtes, tė Koliqit e tė tjerėve. Fabrika e ndryshkur e pasdiktaturės vazhdon tė prodhoj mashtrime nga mė monstruozet. Njė prej tyre, qė e dėgjova nė njė mbledhje publike me shqiptarėt e Amerikės, e shpjegonte ndalimin e Fishtes, si rrjedhojė e vendimit tė njė komisioni prej tre vetėsh, tė pėrbėrė nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Ismail Kadare. Ishte e lehtė pėr mua t’i jepja pėrgjigje kėtij mashtrimi: kur Fishta dhe gjithė tė tjerėt u ndaluan, unė isha nėntė vjeē. Gjithė salla qeshi dhe unė bashkė me ta. Por nuk ishte pėr tė qeshur. Fara qė la pas ai regjim, vezėt e gjarprit vazhdojnė tė helmojnė atmosferėn. Thelbi i mashtrimit ėshtė llogaritur nė mėnyrė djallėzore. Sipas tij, krimet nuk i kanė bėrė kupola komuniste, por tjetėr kush. Nė qoftė se pėrfytyrohet njė komision ndalimi pėr Fishten, me dy zyrtare tė lartė dhe njė shkrimtar, natyrisht qė faji pėr ndalimin, nė radhe tė parė i bije shkrimtarit. Rasti e solli qė shkrimtari i akuzuar ia kujtoi dėgjuesve se ishte nė atė kohė nėntė vjeē, por sa raste tė tjera ka kur nuk gjendet kurrkush pėr tė sqaruar tė vėrtetėn dhe kėshtu gėnjeshtra ngadhnjen? Dhe njerezit mund tė thonė: i gjori shoku Ramiz dhe e gjortha shoqja Nexhmije, ku ta dinin si ishte puna e Fishtes? Ishte ai, krimineli i madhe I.K. qė i ka bėrė tė gjitha. Madje dhe tė gjortjin shokun Enver, I.K. e ka nxitur tė bėjė krime! (Kjo e fundit, sado fantaziste tė duket, ėshtė thėnė nė shtypin gjerman pikėrisht nga kinse disidenti qė pėrmendni ju, nė krye tė kėsaj intervistė nė Shqipėri ka patur jo njė, por dy diktatorė, E.Hoxha dhe I. Kadare, madje ky i dyti ishte mė i keqi!).

    Meqė ra fjala, ky kinse disident dhe ish oficer i Sigurimit, ndėrsa ėshtė shfaqur si idhtar i Fishtes, nė tė njėjten kohė, pasi ėshtė deklaruar turk, s’ka lėnė sharje pa thėnė kundėr Skėnderbeut. Fishta do tė dridhej nė varr, (nėse do ta kishte), po tė merrte vesh se njė tip i tillė, pasi lavdėron Gjergj Fishtėn, e hedh nė baltė Gjergjin tjetėr, atė tė Kastrioteve, duke e quajtur hajdut kuajsh dhe agjent tė italianėve!

    Nė Shqipėri mbrapshtitė nuk kanė fund.



    Duhej tė kalonte shumė kohė pėr tė kuptuar se vlerėsimi im pėr Fishtėn ka qenė i gabuar



    H.D. Tani, pas kaq kohe reflektimi, cili asht mendimi juej pėr Fishten dhe vendin e tij nė letėrsinė shqipe?

    Ismail Kadare: Ndėrsa pėr vlerat e katolicizmit shqiptar nuk kam patur ndonjėherė moskuptim, (mė 1959, kur isha student nė Moskė, romanin tim tė parė “Qyteti pa reklama” e kam nisur me frazėn e parė tė “Mesharit” tė Gjon Buzukut), nuk mund tė them se kjo ka ndodhur me Fishten. Gjykimi im i padrejte pėr tė mendoj se nuk ka lidhje me komunizmin. Ka gjasė se edhe nė njė rend tjetėr do tė kisha, ndoshta, tė njėjtin moskuptim. Moskuptimi ka qenė, me sa duket, fryt i njė mode pothuajse botėrore, nė fillim tė viteve 60-tė, kur letėrsia klasike, e sidomos shkrimtarėt e cilėsuar kombėtarė, pėsuan njė nga sulmet e radhės, prej brezit tė ri.

    Student i letėrsisė. Nė njė mjedis disi liberal, fill pas dėnimit tė krimeve tė Stalinit nė Moskė, jam gjendur midis kėsaj mode, si rrjedhojė e sė cilės, pėr njė pjesė tė letėrsisė botėrore, e natyrisht tė letėrsisė shqipe, pėr Naimin, Fishtėn, Ēajupin e tė tjerė, kam patur ftohtėsi dhe paragjykime, sidomos pėr veprat qė quheshin monumentale, si “Histori e Skėnderbeut” dhe “Lahuta e Malcisė”.

    Duhej tė kalonte shumė kohė pėr tė kuptuar se vlerėsimi im pėr ta ka qenė i gabuar. Kam kuptuar, ndėr tė tjera, se vlerėsimi pėr ata qė pranohen, me tė drejtė, si “poetė kombėtare”, nuk kalon nėpėr tė njėjtat kritere profesionale, si pėr tė tjerėt.

    Naim Frasheri dhe Gjergj Fishta kanė qenė dhe mbeten dy poetėt kombėtarė tė Shqipėrisė, tė vetmit, tė fundmit dhe tė papėrsėritshmit. Poeti kombėtar nuk ėshtė e thėnė tė kėtė atė stėrhollim artistik, atė pėrktyerje apo magji tė epėrme, qė ka shpesh arti luksoz dhe elitar. Poetėt kombėtarė, pėr arsye qė dihen, e kanė flijuar shpesh artin e ture, nė njė tjetėr altar.

    Ndėrkaq ata krijojnė me kombet e tyre njė raport tė habitshem, gati-gati misterioz, njė njėjtėsim me pejazhin historik e shpirtėror, tė tille qė, duke u bėrė njesh me atė tė kombit, arrin disa herė ta dyzojė atė.

    H.D: A e keni njohtė Martin Camajn dhe ēfarė marrėdhaniesh keni pas me to? Ēfarė ideje keni pėr krijimtarinė e tij letrare?

    Ismail Kadare: Kam patur fatin ta takojė pėr herė tė parė Martin Camajn, nė tetor tė vitit 1981 nė Frankfurt. Pas mbarimit tė njė konference shtypi, m’u afrua njė burrė i pashėm, i cili, pasi mė folishqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja pa dyshim, nėpėrmjet revistės “Shejzat” tė Koliqit dhe atij iu bė qejfi qė ia thashė kėtė. Biseduam njė copė herė nė kėmbė, midis zhurmimit tė zakonshėm tė njė mjedisi tė tille.

    Pas vendosjes s’ime nė Paris, njė mik i pėrbashkėt gjerman, Werner Daum, qė kishte qenė diplomat nė Tiranė, mė solli tė falat e Martin Camajt, si dhe dėshirėn e tij pėr t’u takuar pėrsėr, nė kushte fare tė tjera tani. Pėr fat, sapo kisha lexuar dy novelat e tij tė gjata “ Rrungajat e marsit” dhe “ Pishtaret e natės”, tė cilat mė kishin pėlqyer mjaftė dhe Werner Daum mė tha se ishte i lumtur t’ia njoftonte kėtė gjė Cmajt, bashkė me knaqėsinė time pėr t’iu pėrgjigjur ftesės sė tij. E lamė takimin pas disa javėsh, ngaqė do tė ndodhesha nė Mynih, ku ai banonte, nė njė forum ndėrkombėtar shkrimtarėsh. Isha i ftuar pėr drekė nė shtėpinė e tij bashkė me Daum-in. E prisja me padurim kėtė takim, kur vetėm disa ditė pėrpara tij, erdhi lajmi i pikėllueshėm se Martin Camaj nuk ishte mė i kėsaj bote.

    Ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė mirė tė kombit shqiptarė, me po atė vlerė nė prozė sikurse nė poezi, dy hapėsira tė mėdha, me tė cilat ai u pėrpoq tė zėvendėsonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fismė nė veprėn e tij sa edhenė vizionin pėr raportet njerėzore brenda familjes sė shkrimtarėve. Kėto tė fundit, pėr fat tė keq, vazhdojnė tė jenė kaq munguese nė jetėn tonė.

    H.D. Si i gjykoni sot shkrimet tueja tė kohės sė komunizmit, ku flitni pėr E. Hoxhėn dhe diktaturėn? A mendoni se ka vend pėr interpretim aty ku nji lexues i randomt sheh nji realitettė lustruem tė diktaturės komuniste?

    Ismail Kadare: Pas pėrmbysjes sė komunizmit, pyetja se ē’ėshtė kjo letėrsi, qė u krijua nė kohėn e tij dhe si do tė gjykohet ajo, bashkė me shkrimtarėt qė fati e solli tė jetojnė nė komunizėm, u kthye nė njė kureshti botėrore.

    Mendimet u ndanė pak a shumė mė dysh. Sipas njė mendimi qė ngjan tepėr antikomunist, por qė, si’ do tė shpjegohet mė poshtė, del kryekėput komunist, kjo letėrsi ėshtė kryekrejet komuniste, dhe si e tillė, do tė ketė fatin e tij, tė pėrmbyset. Gjithmonė, sipas kėtij mendimi, nė motėrzimin e tij shqiptar, mė mirė do tė ishte qė kjo letėrsi tė mos egzistonte dhe, bashkė me tė, shkrimtarėt vet tė mos ishin. Kėtyre tė fundit haptaz iu ėshtė bėrė pyetja: pėrse vazhduat tė shkruani, pėrse nuk heshtėt, madje pėrse nuk vdiqėt!

    Kundėrshtarėt e kėsaj teze ngulmojnė se ajo ėshtė thelb komunist, ngaqė pranon ngadhėnjimin e plotė tė komunizmit brenda epokės sė vet, madje edhe tani, jashtė saj. Qė kėtė tezė e pėlqejnė shumė komunistėt, kjo nuk ėshtė ndonjė habi, por qė antikomunistėt e pėlqejnė edhe mė fort, kjo ėshtė njė habi e habive.

    Tek teza, se do tė ishte mė mirė qė kjo letėrsi tė mos egzistonte, kundėrshtarėt e saj gjejnė racizėm, kur ajo bėhet prej tė huajve. T’i thuash shqiptarėve se ishte mė mirė tė jetonin gjysmė shekulli pa letėrsi dhe art, pėr tė vėrtetuar se komunizmi ishte i keq, do tė thotė ti konsiderosh ata si nėnpopull. Ėshtė tezė raciste kur popullit shqiptar i parashtrohet diēka qė nuk guxohet t’i prpozohet as francezėve as gjermanėve, madje as rusėve, tė gjendur nė kushte tė ngjashme (komunizėm, fashizėm ose pushtim nazist). Nėnteksti racist i tezės ėshtė: s’u bė hataja pse ky popull jetoi pa art gjysmė shekulli, nė kohėn qė quhet fundi i botės nėse jeta kulturore, pėr shembull, do tė paralizohej gjatė pushtimit nazist nė Francė, gjė qė nuk ndodhi aspak.

    Njė mendim tjetėr ėshtė ai, sipas tė cilit, pavarėsisht nė ē’kohė flijohet, letėrsia gjykohet pas ligjeve tė saj dhe jo ligjeve komuniste, fashiste ose jo komuniste, por, si kudo dhe kurdo ndahet nė letėsi tė mirė dhe letėrsi tė keqe.

    Mendimi im ėshtė me ata,pėr tė cilėt letėrsia duhet tė gjykohet si letėrsi. Megjithatė, pėr atė veēanti qė pati regjimi mizor nė Shqipėri, do tė shtoja se, nė kėtė rast kriteri themelor natyrisht duhet tė jetė vepra, por njė kriter qė tė jetė kryesor nuk ka si tė mos jet moraliteti i shkrimtarit.Me kėtė nuk kam parasysh idiotėsitė e shkrimtarėve, pjesė e idiotėsive tė popullsisė sė sunduar, vjershat, kėngėt pėr festat, qeverinė apo katundarėt e dalluar, pėr krimet e pafalshme, si spiunimin e kolegėve, dėrgimin e tyre nė burg a nė pushkatimm e tė tjera si kėto. Ėshtė kjo arsyeja qė prej 10 vitesh kam kėrkuar hapjen e dosjeve tė fshehta.

    Lidhur me teorinė e “heshtjes” si qėndresė ndaj regjimit, mendojė se jo ēdo heshtje ka vlerė. Heshtja letrare, ėshtė ajo e njė shkrimtari tė njohur, qė befas, e ndėrpret krijimtarinė. Nė njėfarė mase, atė e bėri Lasgush Poradeci dhe Dhimitėr Pasko, por edhe ata me shumė kujdes, ngaqė regjimi ishte tepėr pėrgjues edhe ndaj heshtjes. Nė Shqipėri sot kanė dalė shumė mėtues tė heshtjes. Ata shpallin pak a shumė mendimin se do tė kishin qenė shkrimtarė me vlerė, por parapėlqyen tė heshtin. Si parim ėshtė vėshtirė tė kundėrshtohet, por ndėrkaq njė pyetje ėshtė e pashmangshme; si vėrtetohet kjo? Me fjalė tė tjera, si vėrtetohet talenti, dhe e dyta, si vėrtetohet se shkaku i heshtjes nuk ėshtė ajo qė thuhet, por tjetėr gjė, (ta zemė frika)? Kjo tė kujton njė tregim tė Mark Tuenit, ku pėrshkruhet njė botė paralele, ku qokat janė tė ndryshme nga bota jonė. Kėshtu, poeti mė i madh atje nuk ėshtė Homeri, por njė rrobaqepės, ndonėse nuk ka shkruar kurrė, ngaqė nuk pata kushtet, por po ti kisha ato, kisha pėr tė qenė mbi Homerin.

    Tė kthehem te pjesa e rrokshme e pyetjes suaj: letėrsia qė kam krijuar nė atė kohė. Do pėrpiqem tė jem sa mė i kapshėm.

    Pėr vite me radhė unė vetėm kam bėrė pytjen: ē’ėshtė kjo letėrsi qė po bėjė? A ėshtė letėrsia e duhur? A ka ndonjė vlerė apo do tė vdes bashkė me regjimin?

    Jam i sigurt se pyetje tė tilla janė bėrė gjithkund nė kampin e gjerė komunist. Ndėrkaq, nė vitin 1970, nė jetėn time ndodhi diēka befasuese. Vepra ime, e botuar sė pari nė Francė, nisi tė pėrkthehej nė gjuhėt kryesore tė Europės e tė botės, qė nga New Yorku nė Tokio.

    Unė nuk e pranoj qė kriteri bazė pėr tė vlerėsuar njė shkrimtar ėshtė pėrkthimi nė botėn e huaj. Raste tė kundėrta ka plot. Por, tė ndodhte ky pėrkthim, i shoqėruar me suksesin me 1970, kishte njė kuptim tepėr tė madh. Nuk ishte thjesht botim, e aq mė tepėr sukses jashtė shtetit. Ishte pėrkitja (kontakti) me botėn e lirė. Bota e lirė perėndimore, nė metropolet e saj, nė Paris, New York, nė Berlin, nė Rome, nė Londėr, befas lexon dhe ēmon njė letėrsi tė krijuar nė njė vendburg, me fatkeqin vend tė perandorisė komuniste.

    Shqiperia nė atė kohė nuk prodhonte veē terr, mėrzi dhe lajme qė tė ngjethnin mishtė. Dhe befas ajo nxjerr njė letėrsi qė, jo vetėm shpėrndahet me shpejtėsi, por pėlqehet njėlloj sikur tė ishte e botės jokumuniste.

    Ky ishte pėr mua dhe pėr gjithė njerėzit njė test i pazakonshėm. Si nė mrekullitė e pėrrallave, ky test mė ēoi mua nė tė ardhmen. Prej tij kuptova se, pavarėsisht se regjimi ishte i ēmendur, unė po krijoja letėrsi normale. Pavarėsisht se Shqipėria ishte burg, kjo letėrsi qė dilte prej sai ishte e lire. Ndryshe ajo s’kishte pėrse tė pritej me aq dashamirėsi nė Perėndim.

    Gjithė vepra ime u botua nė botėn e lirė. Unė nuk kisha dy lloj veprash, njė pėr “kėndej”, njė pėr “andej”. U bėra i njohur kryesisht me veprat e botuara nė komunizėm, madje tė botuara sė pari nė shqip, dhe nė Tiranė.

    Kam thėnė shumė herė se vepra ime nuk ka nevojė tė quhet as disidente, as komuniste, as antikomuniste, as subversive etj. Etj. Ajo ėshtė nė radhe tė parė letėrsi, dhe ky ėshtė nderi mė i madh pėr njė veper qė u krijua nė njė vend si ky. Ka shumė njerėz qė ngulin kėmbė pėr ta paraqitur kėtė vepėr si pjellė tė regjimit e tė Enver Hoxhės. E kuptojė kur kjo bėhet nga shkrimtarėt tepėr militantė komunist, e kuptojė kur bėhet nga Nexhmije Hoxha, ngaqė asaj i duket se po i bėhet nder burrit tė saj, i cili nuk paska bėrė vetėm vrasje nė Shqipėri, por ka pjellė edhe vlera artistike! Por nuk e kuptojė dot se pėrse kjo mbrapėshti bėhet nga ata qė shpallen si antikomunistė.

    Pyetja ngjan si nė rastin e atyre katolikėve, qė me zell qėmtojnė armiq tė katolicizmit. Thelbi ėshtė i ngjashėm, veē, nė kėtė rast, nė vend tė armiqve qėmtohen miq tė paqenė tė Enver Hoxhės. Vėrtetė e ēuditshme.

    Pėrsa i pėrket interpretimit prej lexuesit tė rėndomtė qė ju pėrmendi, ai ka vėrtetė nevojė pėr njė lexim dhe interpretim mė serioz. Po ju sjellė vetėm njė shembull tė leximit krejtėsisht tė gabuar. Ėshtė fjala pėr njė personazh themelor tė romanit “Dimri i vetmisė sė madhe”, plakėn Nurihan. Ende sot detraktoret e mij, e pėrmendin kėtė personazh si akuzė kundėr meje, gjasme si vėrtetim tė tezės se i kam rėnė nė qafė klasės sė pėrmbysur.

    Nė tė vėrtetė ėshtė krejt e kundėrta. Plaka Nurihan, personazhi antonim i Enver Hoxhės, nė “Dimrin e vetmisė sė madhe” ėshtė njė figurė monumentale, qė simbolizon klasat e pėrmbysura nė Shqipėri, dhe unė jam krenar qė ky personazh ėshtė njė ndėr mė dinjitozėt nė kėtė vepėr.

    Ē’ėshtė kjo plakė, me tipare mitike, nė vazhdėn e “plakave tė jetės” tė “Kronikė nė gurė”? Qysh nė faqet e para tė romanit, ajo ngryset e gdhihet pranė radios, pėr tė kapur prej stacionevetė botės ndonjė lajm, ndonjė shenjė, tė pėrmbysjes sė komunizmit. Gjatė gjithė romanit, ajo pėrshkruhet gjithmonė kėshtu, nė pritje, nė heshtje, nė vigjėlim tė pafund. Asnjė fjalė e keqe nuk thuhet pėr tė. Pėr lexuesin “borgjez” ajo ishte mishėrimi i shpresės, i ankthit tė tyre, i pritjes sė pafund pėr rrėzimin e pushtetit komunist. Pėr lexuesin komunist ajo ishte plakė borgjeze, shtrigė e keqe, qė ėndėrron fundin e partisė e tė shokut Enver.

    Komunistėt kishin tė drejt ta urrenin kėtė plakė mitike, tė kishin tmerr prej saj, por ē’kanė detraktoret antikomunistė? Pėr njė habi tė madhe, nė vend qė tė jenė dashamirės pėr kėtė zonjė borgjeze, kėtė farė tė shpresės, ata, nė mendjet e tyre e quajnė atė, njėlloj si komunistėt, shtrigė. Dhe zemėrohen me mua qė kam krijuar kėtė shtrigė.

    Zotėrinjtė shfaqen kėtu nė njė dritė tė pikėlluar. S’kam tė drejtė ta vė nė dyshim antikomunizmin e tyre, por ndėrkaq, nuk kam si tė mos them se, pavarėsisht nga mllefi antikomunist, mendja e tyre, pa e ditur, ndoshta, as ata vetė, nė thellėsi ka mbetur skllave e mendėsisė komuniste.

    Meqėnėse jemi te ky roman, ai pėrdoret shpesh si argument pėr kinse “llustrim tė diktaturės”. Pėr tė thėnė se ėshtė e kundėrta, nuk do tė pėrmend acarimin kundėr tij, pikėrisht tė aparatit tė diktaturės shqiptare, e cila arriti ta hiqte nga qarkullimi botimin e parė. Do t’i kthehem testit tė botės sė lirė. Pas botimit tė tij anekėnd Europės, kjo botė, nuk u mor me imtėsirat dhe mungesta e tij tė shpjegueshme. Lexuesi i botės sė lirė, kapi nė kėtė roman tablonė globale tė komunizmit botėror, njė nga mė tė zymtat, pėr tė mos thėnė mė e zymta, qė ėshtė dhėnė ndonjė herė nė njė vepėr letrare. Dimėr i ftohtė dhe ankth, klasa kundėrshtare qė ėndėrrojnė masakra kundėr njėra-tjetrės, intriga tė errėta midis shteteve kinse vėllezėr komunist, kujtime krimesh, burgjesh, arrestimesh, fantazma ministrash tė pushkatuar, qė shfaqen nė pritje qeveritare, me shenjat e plumbave tė gjakut mbi trup, si nė dramat e Shekspirit, pyetja plot ankth e personazheve: tani qė po shkėputemi nga Lindja, a do tė shkojmė vallė drejt Perėndimit?

    Nė qendėr tė ngjarjes, mbledhja botėrore e 81 shefave komunistė tė krejt planetit, i cili i shpėton kėtij pėrshkrimi pėr arsye qė merren me mend.

    Moszbėrthimi i plotė i portretit, ishte pjesė e taksės sė detyrueshme qė nuk mund t’i shmangej askush, pėr tė ekzistuar si shkrimtar. E kam paguar atė taksė ashtu si tė tjerėt, por ajo zė njė vend fare tė papėrfillshėm nė veprėn time. Ishte taksa qė nuk iu shmangen dot as kolegėt e mėdhenj Pasternaku, Ahmatova, Bulgakovi e tė tjerė. Ndaj ajo nuk pengoi aspak qė letėrsia shqipe, nėpėrmjet meje, tė hynte nė klubin e lirė tė metropolit evropian. Nė njė intervistė tė gjerė me Stephane Courtois, autorin francez tė veprės sė famshme “Libri i zi i komunizmit”, i cili ka shkruar se “Dimri i vetmisė sė madhe’, nė njė rilexim tė vitit 2005 i ėshtė dukur mė antikomunist se gjatė leximit tė parė tė vitit 1978, kam shpjeguar se shkėputja e Shqipėrisė prej kampit komunist nė vitet 60-tė, ka qenė i vetmi aksion, historikisht pozitiv, ndonėse i pasinqertė, i Enver Hoxhės, aksion me tė cilin kam qenė dakord. Ashtu si gjysma e shqiptarėve kam shpresuar se kjo shkėputje do ta ēonte Shqipėrinė drejt Perėndimit, gjė qė, pėr fat tė keq, nuk ndodhi.


    H.D. Misioni i shkrimtarit pėrgjatė Rilindjes sonė kombtare ka qenė formimi i ndėrgjegjes sė kombit. Asokohe nji pjesė e madhe e shqiptarėve nuk pranonin flamurin qė kemi sot, nuk donin alfabetin latin, nuk e konceptonin jetėn tė ndamė prej pushtuesit osman.


    Ismail Kadare: Qėllon qė disa tė vėrteta tė jetės sė kombeve kėrkojnė njė kohė tė gjatė pėr t’u shfaqur. U desh tė hynte shekulli XXI, gati njėqind vjet pas shkėputjes nga perandoria osmane, qė raportet e popullit shqiptar me robėrinė, nė vend qė tė ishin mė tė qarta se kurrė, dhanė shenja turbullimi, qė nuk i bėjnė nder kėtij vendi. Kujtimet e shėmtuara tė vjetra nisėn tė shfaqen pėrsėri, nė trajta tė tjera, por me thelb tė njėjtė, Njė nostalgji e pėrēudur orientale, prirje revizionimi tė historisė e tė emblemave tė mėdha tė kombit, si Gjergj Kastrioti, teori tė dyshimta pėr kinse rolin pozitiv tė pranisė osmane nė Shqipėri, ringjallje melodish, e jo vetėm melodish, por mendėsish anadollake, njė kundėrshtim tinėzar, bishtnues i Europės e i pėrkatėsisė europiane, kėto e tė tjera si kėto, tė kujtojnė turpet e dikurshme, ato qė me tė drejtė pėrmendni ju nė pyetjen tuaj.

    Ndryshimi ėshtė qė, ndėrsa mė parė ishte popullsia e paditur dhe e prapambetur qė bartte mjegullinė, kurse intelektualėt, tė pėrfshirė nė Rilindjen Kombėtare ishin mė tė qartė se kurrė, tani shpesh po ndodhė e kundėrta.

    Raportet jo tė qarta me robėrinė janė po aq tė palejueshme, sa edhe paqartėsitė me lirinė. Njė komb qė i lejon vetes njė gjė tė tillė, i ka vėnė njė njollė tė errėt ndėrgjegjės sė vet.

    Vizita e presidentit amerikan nė Shqipėri ishte njė ngjarje qė e kapėrcente, pėr nga rėndėsia, vetveten. Ai shpėrthim popullor proamerikan, shpėrthim prej tė cilit nuk kuptuan asgjė zonjushat naziqe majtiste rreth e rrotull nesh, ishte njė dėshmi e fuqishme se aspirata e thellė europiane e kėtij kombi, nuk ėshtė prodhim i ndonjė administrate tė djathtė apo tė majtė. Populli shqiptar u dha njė mėsim e njėkohėsisht njė paralajmėrim qeverive shqiptare, tė djeshme, tė sotshme e tė ardhshme, pėr tė mos bėrė lodra me programin themelor shqiptar. Thelbi i kėtij programi tė palėvizshėm ėshtė se Shqipėria, jo vetėm s’mund tė ketė liri jashtė lirisė sė Europės, por ajo s’mund tė ketė as jetė jashtė saj.

    Nė kėtė aksion tradita kulturore gege-katolike, pėr tė cilėn biseduam sot, ka njė rol e njė mision tė pazėvendėsueshėm.

    Raportet e paqarta me robėrinė bėhen edhe mė tė padurueshme kur shfaqen tek intelektualėt e tipit S. Ferraj nė mjediset shqiptare, qė ende nuk e kanė zgjidhur problemin e lirisė. Njė nga teorizimet mbi kinse rolin pozitiv qė ka luajtur prania osmane nė Ballkan, pėr tė kufizuar trysninė serbe ndaj shqiptarėve, jo vetėm qė s’ka asnjė tė vėrtetė, por pėrbėn njė pėrēudnim moral e njė alibi tė neveritshme. Gjatė kohės kur shqiptarė e serb bėnin pjesė nė tė njė njėjtėn perandori turke, serbėt, duke qenė nė njė gjendje tepėr tė shtypur (raja), nuk pėrbėnin ndonjė trysni pėr shqiptarėt, e shqiptarėt nuk kishin pse tė kėrkonin aleancė burracake me njė armik tradicional kundėr njė fqinji tė bezdisshėm tė ri.

    Asnjė komb me dinjitet nuk zgjedh midis dy robėrive, por zgjedh midis robėrisė dhe lirisė.


    H.D. Nė Shqipni kemi dy tradita letrare, gege dhe toske. Mbas Luftės sė Dytė Botnore tradita gege e lavruemema sė shumti prej klerikėsh katolikė u trand dhe u pėrjashtue prej panteonit tė letrave tona. Si e vlerėsoni ju rolin e saj real nė formimin e shqiptarit, nė mbarėshtrimin e vlerave dhe tė visarit tonė kulturor?

    Ismail Kadare: Pėrderi sa lidhet me gjuhėn, kjo vetvetiu bėhet njė ēėshtje tepėr e vėshtirė pėr njė intervistė. Ka shumė mjegull nė trajtimin e saj, ka shumė spekulime, shumė pasion, e sidomos shumė padije. Kam studiuar gjashtė vite gjuhėsi, nė dy shkolla tė larta, ka mė shumė se gjysmė shekulli qė, pėr shkak tė profesionit, punojė me njė nga makinat mė tė ndėrlikuara e njėkohėsisht mė tė pėrkryera tė shprehjes njerėzore, me gjuhėn shqipe, e, megjithatė, kur vjen puna pėr diskutime tė tilla, ndjesia e parė qė provoj ėshtė stepja.

    Ndėrkohė, shoh me trishtim, si njė zhgan i pafund injorantėsh, me guximin qė jep padija, nuk kanė asnjė drojė tė japin gjykime, mallkime ose lavde, pėr kėtė gjithnjė mahnitėse, qė, me hapėsirat, trillet, yllnajat dhe misteret e saj, i shėmbėllen universit.

    Tani po vij te pyetja juaj. Ėshtė jashtė ēdo dyshimi qė bashkė me katolicizmin shqiptar, besimi mė i pėrseketuar nė Shqipėri dhe nė krejt botėn komuniste, gjithēka qė lidhej me tė, ritet, kultura, kujtesa, tradita e shkrimit iu nėnshtruan njė goditjeje tė vazhdueshme, tė palodhur, burracake e meskine. U bashkuan nė kėtė sulm nostalgjikėt otomanistė, katundarizmi bolshevik, sė fundi delirėt ortodokse, si rrjedhoja tė tėrthorta tė flirteve ndėrkomuniste shqiptaro-serbe ose shqiptaro-ruse.

    Bashkė me kulturėn e traditėn katolike, kjo dėmtoi rėndė testamentin europian tė Kastriotit e tė Rilindjes Kombėtare, duke trandur, siē thoni me tė drejtė ju, krejt drejpeshimin e kombit shqiptar.

    Nė kėtė skajim, tradita letrare gege do tė merrte njė krisje tė rėndė. E krisje tė tilla kėrkojnė njė riparim tė gjatė, tepėr tė gjatė.

    Jam pa asnjė lėkundje pėr kėtė riparim, por ai kėrkon njė gjakftohtėsi e njė ndriēim mendor tė epėrm, tė tillė qė tė mos lejojė qasje vulgare nga kurrfarė drejtimi. Nuk pranohen nė kėtė rrahje mendimesh njerėz tė padenjė, tė tillė qė, ndėrsa sot rrahin gjoksin pėr kinse mbrojtje tė traditės katolike, e nesėr ulėrijnė si tė ishin fundamentalist turq, kundėr ndėrtimit tė katedrales nė Prishtinė.

    Nuk mund tė kenė qasje nė kėtė tryezė kasnecėt e padijes. Ata qė ende nuk e dinė ndryshimin midis atij qė quhet standard gjuhėsor, e gjuhės letrare. E atyre qė ende s’e kuptojnė se nė ēdo vend tė qytetėruar ka vetėm njė standard gjuhėsor e asnjėherė dy. Se njė shtet mund tė ketė, madje tri gjuhė zyrtare, por brenda njė gjuhe s’mund tė ketė kurrė dy standarde. Se standardin nuk e pėrcakton shumica e popullsisė, madje zakonisht ai qėllon qė del nga pakica, nga njė krahinė, njė qytet, njė qyteze, madje nga njė njeri, siē thuhet pėr Dante Alighierin. Se gjuha e shkruar s’ka pėrse t’i pėrshtatet gjuhės sė folur sepse nuk ėshtė e folura, (parimi fonetik) por shkrimi (parimi morfologjik) ai qė siguron jetėn e gjatė tė gjuhės, pėrndryshe nė qoftė se gjuha nuk do tė mbrohej me anė tė ngulitjes nė shkrim, ēdo tridhjetė-dyzetė vite do tė kishim njė gjuhė tė re, ēka do tė thoshte se nuk do tė kishim mė gjuhė. E kėshtu me radhė.



    Ky standard ėshtė plotė mungesa



    H.D. Me Kongresin e Drejtshkrimit tė vitit 1972, gegnishtja doli e thyeme brinjsh dhe pak nga pak u ndalue shkrimi dhe pėrdorimi i saj nė letėrsi dhe nė publicistikė, nė radio dhe televizion. U lejue pėrdorimi i saj vetėm nė funksion tė nji koloriti lokal, ma sė shumti me njė vlerė negative, si tė thuesh nji e folun qė karakterizonte personazhet negative, reaksionare. A mendoni se Kongresi i vitit 1972 ka ba nji padrejtėsi ndaj gjuhės shqipe, tue lanė jashtė sintezės gjuhsore elemente tė rėndėsishme tė gegnishtes nė fonetikė, morfologji, leksik?

    Ismail Kadare: Mendoj, pa qenė krejt i sigurtė, se Kongresi i Drejtshkrimit tė vitit 1972 i vihet njė rėndėsi qė e tejkalon atė. Kjo mė ka shtyrė tė besojė se gjithēka ėshtė kryer qė mė parė dhe ky kongres ėshtė bėrė i famshėm, pa qenė vėrtetė i tillė. Pyetja ime disa herė ka qenė: a ishte vėrtetė kaq i fortė regjimi shqiptar sa tė ndryshonte gjuhėn? Mendoj se ky regjim pėrballė gjuhės shqipe ishte i dobėt si njė thnegel. Ai mund tė ndalonte vepra, tė burgoste shkrimtarė, tė pushkatonte njė frat katolik, ngaqė pagėzoi njė fėmijė, me formulėn e pagėzimit, qė ėshtė dhe fraza e parė e shkruar e gjuhės shqipe, por mė tutje nuk shkonte dot.

    Mendoj se ēėshtjet qė lidhen me standardin dhe gjuhėn letrare, kėrkojnė kthjelltėsi. Nga tepria e pasionit janė thėnė e vazhdojnė tė thuhen gjėra tė paqena, tė krijohen mllefe tė reja, thua se Shqipėria ka mungesė mllefesh. Shkelja e sė vėrtetės ka rrjedhoja tė rėnda sidomos nė kėsi rastesh. Ajo nxit ngarkesa shpirtėrore tė dėmshme, zhvendosė pezmin nė gjėra tė paqena, shkurt, pa dashur e shton mjegullėn e mashtrimit, gjė pėr tė cilėn ka aq shumė nevojė njė diktaturė e rrėzuar. Nė rastin e rrokshėm, krimi komunist zhvendoset nė sfera qė s’kanė lidhje me tė. Kėshtu pėr shembull, urrejtja e ligjshme kundėr tij, pėrzihet, pėr ēudi, me pjesė tė kombit, me krahina, me tradita shkrimi, me dialekte, me besime fetare, me qytete, pėr tė pėrfunduar, dhe kjo do tė ishte mė dramatikja, te raportet Shqipėri-Kosovė ose Shqipėri historike – komb shqiptar.

    Nga pyetja juaj kuptoj se brezi i juaj ka njė mungesė njohjeje pėr saktėsinė e asaj qė ka ndodhur me 1972. Tejēimi (transmetimi) nė mėnyrė tė pasaktė i ngjarjes ka bėrė qė tek brezi juaj tė grumbullohet, me tė drejt, njė mėri e njė trishtim i madh. Ndėrkaq, ėshtė e admirueshme qė ju kėrkoni njė ndreqje tė kėsaj punedhe jo njė rrėnim tė ri. Ndėrkohė dėshiroj t’ju kujtoj se disa vite mė parė u kėrkua pikėrisht ky rrėnim. U kėrkua prishja e standardit, pa ēarė kokėn se me ēfarė do tė zėvendėsohej ky standard. Ju e merrni me mend se ēdo tė thoshte qė, nė shtetin mė gėrmadhė tė Europės, tė shtohej kjo rrėnojė e re. Qė Shqipėria tė mbetej i vetmi vend nė Europė pa standard gjuhėsor.

    Qė Shqipėria e tėrė e sprapsi kėtė kėrkesė, kjo dėshmonte se ky vend dinte ende tė dallonte ndėrtimtarėt nga shkatėrimtarėt. Ndėrkaq kėta tė fundit janė aty, ende tė pastigmatizuar nga askush, tė gatshėm gjithmonė pėr tė keqen dhe asnjėherė pėr tė mirėn.

    Ē’ka ndodhur me 1972? U ndalua vėrtetė tradita gege e shkrimit? U vendos vėrtetė nė themel tė gjuhės standarde njė traditė qė nuk e meritonte? Ndoshta do t’ju zgjojė habi pėrgjigja ime se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Komunizmi shqiptar ka qenė mė i lemerishmi nė Europė, por ne s’ka pse t’i shtojmė njė gjė qė nuk e ka bėrė. Pikėrisht kjo gjė, nė vend qė tė bėjė mė tė besueshme krimet e vėrteta, i vė ato nė dyshim. Nė kėtė mėnyrė zelltarėt antikomunistė kthehen nė mbrojtės tė tij.

    Nė shekullin XX Shqipėria u gjend me dy tradita shkrimi. Tė dyja tė fuqishme, me vlerat, me pėrparėsitė dhe mungesat e secilės nė raport me tjetrėn. Gegėrishtja kishte njė traditė shkrimi mė tė vjetėr, me njė plejadė shkrimtarėsh tė shkėlqyer, toskėrishtja kishte njė kristalizim mė tė fortė, ēka bėnte qė qysh prej njė shekulli (gjuha e Naim Frashėrit) tė ngjante moderne.

    Nga tė dy traditat, do tė zgjidhej standardi. Si kudo nė Europė. Tė dy traditat ishin barazisht tė ligjshme. Toskėrishtja nuk u gjet nė rrugė, pėr t’u vendosur dhunshėm nė bazė tė standardit. Ajo kishte shanset tė vendosej edhe sikur Shqipėria me 1972 tė ishte monarki. Ashtu siē kishte shans gegėrishtja me ēfarėdo lloj regjimi.

    Dihen raportet e standardit me gjuhėn letrare. Mund tė pėrkojnė ose jo, gjuha letrare ėshtė ēėshtje vetjake e shkrimtarit, bėnė pjesė nė lirinė e krijimit. Standardi, si kudo nė Europė ėshtė i detyrueshėm me ligj.

    Tradita letrare gege nuk u ndalua nė Shqipėri. Komunistėt mund tė ta ėndėronin njė gjė tė tillė, por nuk guxuan kurrė ta bėnin. Si mund tė quhej e ndaluar gegėrishtja, kur shkrimtari mė popullor nė vend, mė i pranishėm nė programet shkollore, mė i studijuari, i lavdėruari, i recituari etj., etj. ishte njė shkrimtar verior, qė shkruante shkodranisht, Migjeni? E ēdo tė themi pėr poemėn “O moj Shqypni, e mjera Shqypni” tė Pashko Vasės, me tė cilėn rriteshin gjithė vocrrakėt e qindra mijėra nxėnėsit e Shqipėrisė? P a pėrmendur Ndre Mjedėn, pėrkthimet monumentale tė krenajave tė poezisė botėrore, Iliadės, Eneidės, Komedisė Hyjnore, e njė pjesė e tragjedive greke, tė kryera me madhėshti nė gegėrisht? Sė fundi, pa pėrmendur shkrimtarin kryeneē, mikun tim tė hershėm, Filip Ndocaj, i cili, nė kundėrshtim me rrymėn dhe kolegėt e vet, vazhdoi tė shkruante e tė botonte gegėrisht, pa u penguar dot, gjersa ndėroi jetė pak kohė para rėnies sė komunizmit

    Ne duhet tė dimė tė vėrtetėn e asaj qė ka ndodhur, jo pėr tė ndryshuar mendim pėr natyrėn e komunizmit nė Shqipėri, por pėr tė qenė nė paqė me ndėrgjen tonė. Dhe kryesorja, pėr tė ndrequr atė qė mund tė ndreqet.

    Lidhur me Kosovėn, kam bindjen se parnimi i standardit, ka qenė padyshim pozitiv. Por kjo ėshtė njė temė mė vete, qė kėrkon njė anketė mė vete.

    Ne nuk mund tė ndreqim asgjė po tė nisemi nga pėrrallat. Pėr tė sjellė veē njė shembull pėrrallash, le tė kujtojmė qytetin jugor tė Gjirokastrės. Ky qytet gjendet shpesh nė vorbullėn e polemikės, duke u lėnė tė kuptohet se ka luajtur rol kryesor pėr zgjedhjen e standardit, ngaqė diktatori ka lindur atje. Jam i sigurt qė shumė njerėz do tė ēlirohen nga njė bezdi e rėndė, po t’ju them, me pėrgjejgėsi tė plotė, si profesionist, se e folmja e Gjirokastrės, ashtu siē ėshtė pėrjetėsuar enkas nė dy libra tė shkrimtares martire, Musine Kokalari, Ėshtė mė larg standardit sesa shkodranishtja e Koliqit apo e Migjenit, apo e sė folmes sė Prishtinės, Prizrenit etj.

    Jam nė njė mendje me ju se ky standard ėshtė plotė mungesa. Qė ndaj gegėrishtes letrare ka patur ligėsi, bojkot tė vazhdueshėm, trysni. Qė si shtysė tė ngutjes pėr Kongresin e Drejtėshkrimit ka patur me siguri njė prapamendim tė keqe tinėzar. Qė kjo duket haptas nė fjalorėt e gjuhės shqipe, ku ndaj traditės gege e thesarit tė saj ka patur njė shkujdesje e harresė barbare. Megjithatė, kur vjen puna pėr tė zgjedhur midis mohimit tė standardit dhe pėrmirėsimit tė tij, besojė se shumica dėrrmuese ėshtė pėr kėtė tė fundit.



    STANDARDI NATYRISHT NUK ĖSHTĖ TABU. NJĖ KONGRES I DYTĖ NATYRISHT QĖ MUND DHE DUHET TĖ BĖHET



    H.D. Sot standardi po tregon pamjaftueshmėninė e vet pėrballė realitetit dinamik tė jetės shqiptare. Kjo gja ka ba qė gjuha shqipe, nė kėto dekadat e fundit tė njohė disa dukuni negative, si pėrdorimin pa nevojė tė fjalėve tė hueja, shkallmimin e sintaksės etj., por ka sjellė edhe risi si p.sh. pėrdorimin e paskajores dhe tė leksikut tė gegnishtes, pėrdorimin e formave paralele gegnisht dhe tosknisht. A mendoni se standardi duhet tė vijojė tė trajtohet si njė tabu apo ka ardhė koha qė tė lejohet nji liri e shkrimit tė gjuhės shqipe, nji liri qė do ta pasunontegjuhėn dhe do t’i jepte forcėn shprehėse qė shpeshėherė rregullat e ngurtėsume ia kanė mohue?

    Ismail Kadare: Natyrisht qė standardi nuk mund tė trajtohet si tabu. Nė asnjė shoqėri tė qytetėruar nuk ka tabu tė tilla. Kėrkesa qė standardi tė pėrfshijė, e jo tė perjashtojė thesarin gjuhėsor qė kanė krijuar shqiptarėt gjatė shekujve, ėshtė mė tepėr se e ligjshme. Ėshtė jashtė ēdo diskutimi qė tradita letrare gege tė ketė liri tė plotė zhvillimi e lulėzimi, paralelisht me traditėn toske. Ndėrkohė ėshtė thėnė e pėrsėritur se standardi dhe gjuha letrare jo gjithmonė pėrputhen. Kjo s’do tė thotė se standardi, duke patur pėr bazė njėrėn traditė, tė jetė i mbyllur pėr tjetrėn. Pėrkundrazi, pikėrisht me raportin e tė dy traditave brenda standardit. Ky raport nuk mund tė jetė as i dhunshėm, as pėrjashtues. Ai duhet tė jetė harmonioz.

    Kjo s’do tė thotė se standardi ėshtė bashkimi mekanik i dy traditave. Shumėkujt mund t’i duket kjo si njė zgjidhje tepėr e lakmueshme, por nė tė vėrtetė ėshtė e kundėrta. Gjuhėt e vjetra e tė fuqishme si shqipja, iu binden ligjeve mijėvjeēare, tė cilat, ndonėse shpesh mund tė duken trillane, nė tė vėrtetė janė roja, janė garante tė tyre. Tė dy traditat kanė ligje tė tilla. Po ti parafytyronim ato si dy makina shprehjeje, e kemi lehtė tė mendojmė se disa nga veglat e njėrės mund tė pėrdoren pėr tjetrėn, por tė gjitha jo. Kėtu e ka zanafillėn kundėrthėnia qė mbartė me vete standardi, i cili nė fund tė fundit, nuk ėshtė veēse njė kompromis.

    Po tė thoshim se dy traditat letrare shqiptare kanė themel tė tyre prirjen pėr harmoni e jo pėr tė kundėrtėn, shumėkujt mund t’i dukej kjo si kėrkimi i njė idili tė paqenė, nė emėr tė patriotizmit. Nė tė vėrtetė, nė gjuhėn shqipe harmonia gjendet si rrallėkund. Por atė duhet tė dish ta kėrkosh. Harmonia kėrkohet jo nė sipėrfaqe, por nė thellėsi.

    Gjuha shqipe, kjo makinė e madhe bashkuese, tė cilėn ne shqiptarėt jo gjithmonė kemi ditur ta ēmojmė, midis vlerave tė paēmuara tė saj, ka edhe harmoninė e brendshme. Dihet se tekstet mė tė vjetra tė saj, ato tė traditės gege, janė mė afėr traditės toske, se tekstet e mėvonshme. Nė mungesė tė njė shpjegimi bindės pėr kėtė. Le tė themi se ėshtė njė nga enigmat madhėshtore tė gjuhės.

    Prirja pėr riafirmimin e dy traditave ėshtė dėshmuar qartė prej gati njė shekulli e gjysmė nė programin rilindas, nė forume si Komisia e Shkodrės, shoqėria Bashkimi, Kongresi i Manastirit, nė vetė ringjalljen e alfabetit latin, nė frymėn europianiste e kėshtu me radhė.

    Pėr ta sjellė bisedėn tonė nė njė rrafsh mė tė rrokshėm, mė lejoni t’ju kujtojė diēka nga pėrvoja ime si pėrdorues i gjuhės. Gjithė jetėn time, pa kurrfarė shtyse tė tipit patriotik, misionar, snobist e tė tjera tė ngjashme, nė mėnyrė fare tė vetvetishme kam qenė i prirur tė pėrdor fjalė dhe lokucione tė sė folmes verore. Ka qenė njė kėnaqėsi e madhe pėr mua, kur nga njė studim i Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, kam marrė vesh se kam pėrdorur nė veprėn time letrare 1200 fjalė e lokucione tė traditės gege. Nuk ėshtė pak, po tė kujtojmė, se gjuha e njė shkrimtari ka mesatarisht 6 mij fjalė. Kėnaqėsia ka qenė e dyfishtė kur kam parė se fjalėt e thesarit verior, si moskund, rrokavaj, shelbim, bjerrakohs, bornajė, rrejtshum, lojcak, patenxonė, kahershėm, flatrim, gjithkund, thirravajshėm, orėlig, etj., etj., nuk janė pėrdorur vetėm pėr tė bėrė tė besueshėm njė mjedis verior, por nė krejt ltėsinė qė shkruaj, madje nė vepra me subjekt e ngjyrim kryekėput jugor, si p.sh. “Breznia e Hankonatėve”. Kjo dėshmonte se ky korpus i madh dhe i pazėvendėsueshėm fjalėh, ishte bėrė pjesė organike dhe krejtėsisht natryale e gjuhės sime.

    Standardi natyrisht nuk ėshtė tabu. Njė kongres i dytė natyrisht qė mund dhe duhet tė bėhet. Njė rishikim i atyre regullave, qė mund tė jenė sadopak penguese pėr thesarin e traditės veriore, patjetėr duhet tė kryhet. Mund edhe duhet tė shkohet edhe mė larg. Njė thjeshtim i mėtejshėm i e-sė (e pa zanė), e cila ėshtė tepėr e pranishme nė shkrim. Njė ndryshim rrėnjėsor i shkrimit tė emrave tė pėrveēėm evropianė, ashtu siē ndodhė nė familjen kontinentale, ėshtė i domosdoshėm. Por prapė mund tė shkohet mė larg, sidomos nė hartimin e njė fjalori tė ri normativ tė shqipes, pėr tė shmangur njėherė e pėrgjithmon pėrjshtimin skandaloz tė thesarit tė gegėrishtes. Sė fundi, pėr shumė fjalė qė nė traditėn gege tingėllojnė mė mirė, mė saktė dhe, kryesorja, mė bukur se nė toskėrisht, si ranishte, ernat, zanafillė etj. tė ligjėrohen si tė detyrueshme nė standard, duke pėrjshtuar motėrzimet e tyre, qė vijnė nga tradita toske.

    Ishte fjala pėr standardin. Kurse pėr shumicėn e gegėrishtes, kėsaj lirie tė paprekshme tė njeriut dhe tė shkrimtarit, as qė duhet t’i shkojė ndėr mend dikujt se mund ta kufizojė.

    Pa dashur tė tregohem mė optimist se ē’duhet, mendojė se lėvrimi paralelisht i dy traditave letrare, pėrveē pasurimit tė tyre tė ndėrsjelltė dhe natyrisht pasurimit tė standardit, do tė ēlirojė botėn shqiptare nga njė ngerē e njė trazim i vazhdueshėm.

    Harmonia gjuhėsore nė Shqipėri dėshmohet ēdo ditė nė mėnyrė fare tė natyrshme. Mendojė se shprehė njė dėshirė tepėr tė njohur, nėse do tė thoshja se parapėlqej tė lexojė pėrkthimet madhėshtore tė “Iliadės” nga Gjon Shllaku, e “Komedinė Hyjnore” nga PashkoGjeēi, ashtu siē janė, nė gegėrisht, sesa nė ndonjė motėrzim tė mundshėm tosk. Por po aq jam i sigurt se janė tė shumtė lexuesit verior, qė pėr “Hamletin”, “Makbethin” ose “Don Kishotin”, do tė donin natyrshėm pėrkthimin e Fan Nolit nga ndonjė tjetėr i mundshėm.

    Nė kushtet e reja tė lirisė kombi shqiptar, nė kėtėt shpėrthim tė ri energjish, mė tepėr se kurrė ka nevojė tė rivendosė njė raport mė serioz me gjuhėn e vet.

    H.D. Tek “Ēėshtje tė marrėzisė” ėshtė pėrftuar disa herė i njė roman i veēantė, qė shėnon njė kthesė nė letėrsinė time. Unė nuk mendojė ashtu.

    I.K. Motivi i vėllait verior, me fe dhe me gjuhė tjetėr, qė pritet tė mbėrrijė njė ditė nė shtėpinė e babazotit, ėshtė nė vazhdim tė njė linje qė e pėrshkon herė mė qartė e herė nė mėnyrė tė pėrkorė gjithė veprėn time. Ėshtė linja e unitetit tė kombit, i cili s’mund e s’duhet tė pėrēahet pėr shkaqe krahinore, feje e idiome gjuhėsore.

    Do tė mė lejoni t’ju sjell kėtu njė vjershėn time, tė harruar tashmė, tė shkruar e tė botuar plotė gjysmė shekulli mė parė, nė librin e rinis “Ėndėrrimet” mė 1957. Vjersha quhet “Nė tavolinėn e studimit” dhe ka gjithsej 8 vargje:



    Sonte tok me fletoret lashė mėnjėanė

    Priftėt e ngrysur q’i ēfletoj ēdo natė

    Buzukun, Budin, Bardhin e Bogdane..

    Mbi grushtė kokėn ē’e mbėshteta gjatė…

    Mė falni o tė vjetėr famulltarė,

    Tani qė shndėriti hėna plotė mendime;

    Nė shqip, un’nipi juaj, disa radhė

    Do tė shkruaj pėr tė parėn miken time

    Ėshtė njė vjershė naļve, pa ndonjė vlerė artistike, por tepėr kureshtare pėr ta zbėrthyer.

    Njė autor i ri, student nė universitetin e Tiranės, kryqytet i vendit mė kominst tė europės, ndėrsa bėhet gati tė shkruaj njė vjershė intime, e ndien kėtėt si njė mėkatėnim ndaj edhe u kėrkon ndjesė katėr shkrimtarėve tė parė tė letėrsisė shqipe, tė katėr autorė tė traditės gegė – katolike.

    Nuk mė kujtohet nė ē’rrethana e kam shkruar kėtė vjershė qė, mė sė paku, do tė dukej e quditshme. Nė radhė tė parė ngjanė e tillė, sepse kėrkimi i ndjesės pėr diēka nė Shqipėrinė komuniste, e famshmja atokritike bėhej pėrpara partisė, mėsimeve tė saj, pastėrtisė sė saj, etj.

    Kėtu jo vetėm qė s’ka asnjė gjurmė tė tillė, por ndjesa u kėrkohet katėr shkrimtarėve fetar, njė farė plejade qė nė vetvete quhej e gabuar.

    Nga gjithė tingėllimi i vjershės del qartė se poeti i ri, ndonėse ėshtė nga jugu i Shqipėrisė, pra nga njė krahinė e largėt me “tjetėr gjuhė” e tjetėr besim fetar, e njoh autorin e kėsaj katėrsheje prej famulltarėsh verior, pranon urdhėrat e tyre dhe, nė njėfarė mėnyre, kėrkon leje pėr atė qė do tė bėjė.

    Fare haptas ai shpallet ithtar, madje nipi i tyre, qė pėrpiqet tė bėjė tė njėjtėn punė si ata: tė shkruaj shqip. Besojė se s’ka nevojė tė shtyhem mė tej, pėr tė thėnė se, ndonėse gjysmė shekulli mė pas, nipi i babzotit tė “Ēėshtje tė marrėzisė”, ai qė nė vdekjen e babazotit pret mbėrritjen e vėllait verior katolik tė tij, ėshtė i njėjti njeri. Besoj se me kėtė mund ta mbyllim kėtė bisedė tė gjatė.

    ky eshte linku: http://gazetajava.com/artman/publish/article_869.shtml

    me vjen vetem keq qe nuk jane gjall njerez si Qabej se kishte ken interresant me kuptu se sa kan dore mi kete gjuhe standarte se per mendimin tim kurre nuk e kishin pranu

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2005
    Postime
    68
    @borix:
    Deri diku ke tė drejtė..
    Ėshtė me rėndėsi qė tė lexohet kjo temė, ėshtė me rėndėsi, qė tė shkruhet
    gjuha e drejtė shqipe, por ėshtė e vėrtetė, qė kongresi 1972 ka cunguar
    gjuhėn shqipe, e ka bėrė mė tė varfėr.. Pėr mendimin tim, ka shum "rregulla"
    qė jan shum tė paqarta, jan shum fjalė gege (nuk dua ta "rindezė" luftėn
    gegėrisht/toskėrisht) qė kan mbetur jasht "gjuhės sė unisuar"
    [Njė shoqe imja nga shqipėria nuk mė kuptoj, kur i thash "rrezitem";
    Mbasi ja sqarova nė gjuhėn gjermane se ēka po mendoj, mė thot "bėj banjė dielli"].

    E marrim shembull gjuhėn gjermane. Nė fjalorin e gjuhės gjermane (Duden.de)
    pėrfshihen jo vetėm dialektet e landeve gjermane, por edhe fjalėt apo shprehjet
    qė pėrdoren nė austri apo zvicėrr.. Kshtuqė nėse ju tė shqipėrisė nuk e kuptoni
    dialektin kosovar, nuk duhet tė na fajsoni neve pėr atė.. ne
    (dikush mė shum e dikush mė pak) e kuptojmė dhe e shkruajm gjuhėn e unisuar shqipe..

    Por besoj qė njė kongres i dytė do tė pėrmirėsoj gabimet e kongresit tė parė..

    agimi

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anėtarėsuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    Po ci keni gjith keta artikuj more?
    Kemi nge ne te lexojme?
    Permbajte nuk dini te beni mesa duket.
    Po ku uroj te mesoni te beni permbajtje.
    "MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"

  10. #70
    Shqetesimi Borix-it, hapes i kesaj teme, eshte i drejte, sepse ēdo kujt qe njeh gjuhen letrare shqipe, i bie ne sy fakti qe shume anetare te ketij forumi nuk e njohin, ose nuk e perdorin ate, ne shpalosjen e mendimeve te tyre ne tema te ndryshme te ketij forumi, aq sa nje pjese e tyre per mua jane te pa kuptueshem, hera-heres te "pa deshifrueshem", ēka me shtyn te shmang leximin e tyre.

    Duke ndjekur ecurine e debatit, ne kete teme, vė re kembenguljen e disa anetareve, te cilet shprehin bindjen se perdorimi i gjuhes letrare (standarte) shqipe, eshte i veshtire per nje pjese te madhe te popullsise shqipfolese (zona veriore-verilindore dhe terriotret jashte RSH-se) dhe per kete arsye sugjerojne ndryshimin e saj (e standartit). Kjo sipas tyre duhet te ndodhe per faktin se kjo gjuhe eshte e bazuar ne dialektin e toskėrishtes dhe se pjesa me e madhe e popullsise sone (shqipfolese) i perket dialektit gegė.
    Mendoj se ky prentedim eshte i pa justifikuar dhe nuk ka lidhje vetem me faktin se gjuha letrare ka ne themel te saj toskerishten, por me mungesen e njohurive te gjuhes letrare, qe buron prej mos asimilimit te saj, ne shkollat tona, ndersa per popullsine jashte kufijeve te RSH-se, arsimimi ka qene i manget, per arsye qe dihen.

    Por, nese ajo pjese e popullsise qe e njeh kete gjuhe eshte me e vogel se pjesa tjeter kjo nuk do te thote qe ne te ndryshojme standartin e gjuhes dhe te bejme nje tjeter standart i cili duhet te mesohet me pas nga e tere popullsia shqipfolese, pa folur pastaj per ndryshimet e te gjithe literatures se shkruar gjate ketyre 35 viteve.
    Per te zgjidhur kete "dileme", mendoj se, eshte detyre e ēdo Shqiptari te mesoje gjuhen e shkruar dhe te folur shqipe, sipas standartit ne fuqi, sepse eshte e pa justifikuar ideja qe te ndryshohet ky standart m.q.s. nje pjese e popullsise (sa do qofte ajo), nuk e ka mesuar ate.
    Kjo me kujton ate shprehjen, " Te shkoje Muhamedi tek mali, apo mali tek Muhamedi?", kur dihet qe mali nuk leviz.

    Une, jam i mendimit qe gjuha letrare (standarte) shqipe, mund te kete nevoje per permiresime te vazhdueshme, por pa ndryshuar boshtin e saj.

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga _DuRrSaKu_ Lexo Postimin
    Shqetesimi Borix-it, hapes i kesaj teme, eshte i drejte, sepse ēdo kujt qe njeh gjuhen letrare shqipe, i bie ne sy fakti qe shume anetare te ketij forumi nuk e njohin, ose nuk e perdorin ate, ne shpalosjen e mendimeve te tyre ne tema te ndryshme te ketij forumi, aq sa nje pjese e tyre per mua jane te pa kuptueshem, hera-heres te "pa deshifrueshem", ēka me shtyn te shmang leximin e tyre.

    Duke ndjekur ecurine e debatit, ne kete teme, vė re kembenguljen e disa anetareve, te cilet shprehin bindjen se perdorimi i gjuhes letrare (standarte) shqipe, eshte i veshtire per nje pjese te madhe te popullsise shqipfolese (zona veriore-verilindore dhe terriotret jashte RSH-se) dhe per kete arsye sugjerojne ndryshimin e saj (e standartit). Kjo sipas tyre duhet te ndodhe per faktin se kjo gjuhe eshte e bazuar ne dialektin e toskėrishtes dhe se pjesa me e madhe e popullsise sone (shqipfolese) i perket dialektit gegė.
    Mendoj se ky prentedim eshte i pa justifikuar dhe nuk ka lidhje vetem me faktin se gjuha letrare ka ne themel te saj toskerishten, por me mungesen e njohurive te gjuhes letrare, qe buron prej mos asimilimit te saj, ne shkollat tona, ndersa per popullsine jashte kufijeve te RSH-se, arsimimi ka qene i manget, per arsye qe dihen.

    Por, nese ajo pjese e popullsise qe e njeh kete gjuhe eshte me e vogel se pjesa tjeter kjo nuk do te thote qe ne te ndryshojme standartin e gjuhes dhe te bejme nje tjeter standart i cili duhet te mesohet me pas nga e tere popullsia shqipfolese, pa folur pastaj per ndryshimet e te gjithe literatures se shkruar gjate ketyre 35 viteve.
    Per te zgjidhur kete "dileme", mendoj se, eshte detyre e ēdo Shqiptari te mesoje gjuhen e shkruar dhe te folur shqipe, sipas standartit ne fuqi, sepse eshte e pa justifikuar ideja qe te ndryshohet ky standart m.q.s. nje pjese e popullsise (sa do qofte ajo), nuk e ka mesuar ate.
    Kjo me kujton ate shprehjen, " Te shkoje Muhamedi tek mali, apo mali tek Muhamedi?", kur dihet qe mali nuk leviz.

    Une, jam i mendimit qe gjuha letrare (standarte) shqipe, mund te kete nevoje per permiresime te vazhdueshme, por pa ndryshuar boshtin e saj.
    Faktin qe shumica e anetareve te forumit nuk e njohin gjuhen letrare (standarde) shqipe nuk mund ta mohoj, por qe te ndryshohet ajo duhet te ndryshohet, jo pse nuk eshte dicka ne rregull me gjuhen e sotme letrare por c'do gjuhe ka nevoje per ndryshime te kohepaskohshme. Tani mendoj qe duhet te futet paskajorja dhe te behen edhe disa ndryshime te tjera.

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Kur nji produkt i servohet publikut por nuk shitet( dmth nuk e ble kush) te ben me kuptue se ka dicka gabim,dmth duhet te reshqyrtohet dhe te perplotsohen mungesat dhe gabimet,qe te behet produkt terheqes per te gjithe apo per shumicen e jo vetem per disa.

  13. #73
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar mė parė nga Rina
    Sipas lidhjes sintaksore me ėshtė parafjalė e rasės kallėzore, sepse zakonisht tregon (apo kallėzon, si themi ne nė Kosovė) se me kė, cilin, cilėn, ēka, ēfarė e kryen njė veprim tė caktuar. Pra, nuk ėshtė e emėrores.

    Parafjalėt nuk pėrcaktojnė njėjsin apo shumėsin.

    P.sh. mund tė themi:

    Po shkoj me pushimet (ose shoqet) apo me pushimin (shoqen).

    Parafjala nuk ndryshon as nė numrin njėjės e as shumės, do tė thotė janė fjalė tė pandryshueshme.

    Ahhhh Rina, Rina......


    Meqenese e ka bere te vrasi mendjen Rinen kjo fjalia e pushimeve .....

    Po shkoj me pushime

    Po mundohe t'ia shpjegojme pak. Nuk e di nese e kane ngaterruar pushimet ...... se edhe mua me ngaterrojne ato sa here i mendoj, por moj Rina ketu nuk ka asnje gje per t'u habitur.



    Emri pushime Rina, eshte ne rasen kallzore dhe jo ne ate emerore sic mendon ti.

    Emri pushime eshte ne gjinine mashkullore, numri shumes, trajta e pashquar. Per t'a bere sa me te qarte per ju dhe mos te vrisni me mendjen me kete raste shume te lehte te gjuhes shqipe po lakojme emrin "pushimi" ne trajten e pashquar ne numrin shumes.

    Rasa Numri

    njejes Shumes


    Trajta e shquar Trajta e pashquar Trajta e shquar Trajta e pashquar

    Emerore pushimi nje pushim pushimet ca pushime
    Gjinore (i,e) pushumit (i,e) nje pushimi (i,e) pushimeve (i,e) ca pushimesh
    Dhanore pushimit nje pushimi pushimeve ca pushimesh
    Kallzore pushimin nje pushim pushimet ca pushime
    Rrjedhore (prej) pushimit (prej) nje pushimi (prej) pushimeve (prej) ca pushimeve

    Vini re emrin e theksuar te rases kallzore, ne numrin shumes, ne trajten e pa shquar. A, nuk eshte ai qe perdoret ju ne fjalin tuaj?! Atehere pse ne fjaline tuaj duhet te jete ne rasen emerore kur fare mire u pergjigjet te gjitha kerkesave morfolagjike(fjaleformuese) te rases kallzore dhe kerkesave sindaksore(te fjalise) si kundrinor i drejte i rases kallzore. Une nuk e kuptoj ku e shikon ti ketu rasen emerore xhanem?!!!!!!
    Une mund te jap shume shembuj te kesaj natyre qe n'a jepte mesuesja ne klasen e 3(tre)-te.
    1) Jam me mesime ne Angli(bie fjala, por ti mos me beso se nuk jam atje)
    2) Rri me shtepi ne France( as kete mos e beso.... shembull eshte. Une kur jap shembuj genjej)
    3) Jam me qira ne nje hotel......(mos u genje nga e trete e verteta, edhe kjo genjeshter eshte)
    4) Jetoj me djerse, ne nje vend qe djersen time percmon(kete besoje)

    Sic e shikon e dashur Rina emri pushim eshte ne rasen kallezore dhe jo ne emerore sic mendon ti.

    Nese doni te jepni nje mendim mbi shqipen duhet te kini njohurite e mjaftueshme, te pakten ato te tetvjecares.


    Tani le t'i kthehemi pak Gimit.

    Citim Postuar mė parė nga Agimi
    Deri diku ke tė drejtė..
    Ėshtė me rėndėsi qė tė lexohet kjo temė, ėshtė me rėndėsi, qė tė shkruhet
    gjuha e drejtė shqipe, por ėshtė e vėrtetė, qė kongresi 1972 ka cunguar
    gjuhėn shqipe, e ka bėrė mė tė varfėr.. Pėr mendimin tim, ka shum "rregulla"
    qė jan shum tė paqarta, jan shum fjalė gege (nuk dua ta "rindezė" luftėn
    gegėrisht/toskėrisht) qė kan mbetur jasht "gjuhės sė unisuar"
    [Njė shoqe imja nga shqipėria nuk mė kuptoj, kur i thash "rrezitem";
    Mbasi ja sqarova nė gjuhėn gjermane se ēka po mendoj, mė thot "bėj banjė dielli"].

    E marrim shembull gjuhėn gjermane. Nė fjalorin e gjuhės gjermane (Duden.de)
    pėrfshihen jo vetėm dialektet e landeve gjermane, por edhe fjalėt apo shprehjet
    qė pėrdoren nė austri apo zvicėrr.. Kshtuqė nėse ju tė shqipėrisė nuk e kuptoni
    dialektin kosovar, nuk duhet tė na fajsoni neve pėr atė.. ne
    (dikush mė shum e dikush mė pak) e kuptojmė dhe e shkruajm gjuhėn e unisuar shqipe..

    Por besoj qė njė kongres i dytė do tė pėrmirėsoj gabimet e kongresit tė parė..

    agimi


    Gimi me fale qe po t'a them keshtu troc, por ti nuk e ke fare iden e atij kongresi dhe rregullave te gjuhes shqipe. Se ku e shikon ti varferimin qe i beri kongresi gjuhes shqipe, kjo ngelet akoma nje enigme qe kerkon zgjidhje.
    Mesa kuptova une, meqenese shqipja nuk paska ate fjalen, qe ke shpikur ti per ngrohjen nen rrezet e djellit, ne duhet te bejme nje kongres te ri, se shqipja qenga e varfer.

    Megjithate ka nje fjale qe po t'a kishe vrare mendjen, apo te kishe lexuar me shume libra ne shqip do t'a kishe ndeshur gjekundi.
    Po beje nje perpjekje nese mund te me kuptosh.
    Fjalet kane nje llogjik, qe kur ne e perdorim, bashkebiseduesi yne me trurin e tij(qofte ai bosh brenda) te na kuptoj per c'fare po flasim. Ne rastin tuaj fjala juaj ishte rrezitem.

    Kjo fjale(nese mund te quhet fjale), qe nuk perdoret ne fjalorin shqiptar, por sipas intuites sime duhet te jete veta e pare e menyres pesore te foljes "rrezatoj"
    Pra.....

    Menyra veprore
    Rrezatoj(cliroj rreze)

    Menyra pesore
    Rrezatohem(marre reze)

    Menyra jote
    Rrezitem(ketu nuk merret vesh c'fare ndodh me rrezet. Eshte enigme! I merr apo i jep!!!!!)

    Degjom mua, po t'i kishe thene "rrezatohem" ajo vajza edhe mund t'a kishte cuar neper mend ate qe ke dashur t'i thuash, por si i'a ke thene ti.... ehhhhh.... une e besoj ate te shkrete..... edhe une ashtu do isha habitur.
    Ne kemi tog fjalsha per te shprehur veprimin tuaj..... marre reze(dielli), bej banjo(dielli), bej plazh.... po te vrasesh mendjen ka edhe shume te tjera, por une nuk kam kohe. Ne anglisht ka idioma ne kemi shprehjet tona frazologjike. Mesoji...... nuk eshte e varfer gjuha jone, por eshte fjalori yt i varfer.

    Ketu nuk eshte tema Gege apo Toske.


    Ne gegerisht fjala "rrezatohem" do te ishte "me u rrezatue"

    Sic e shikon ti ke krijuar vete, nje fjale te re. Kete mund t'a beje nga mos dija, nje i huaj ne vend te huaj, kur nuk ka mesuar mire gjuhen. Gjuha ka rregulla gramatikore.


    Pershendetje te gjitheve!
    Pershendetje Agim!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga peshkaqeni33 : 05-01-2008 mė 22:04
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  14. #74
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Me falni nese me lejohet se harrova pak me pare... Dua te pershendes durrsakun per llogjiken e mpehte ne trajtimin e temes.
    Bravo!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Citim Postuar mė parė nga peshkaqeni33 Lexo Postimin

    Po shkoj me pushime

    Emri pushime Rina, eshte ne rasen kallzore dhe jo ne ate emerore sic mendon ti.

    Emri pushime eshte ne gjinine mashkullore, numri shumes, trajta e pashquar. Per t'a bere sa me te qarte per ju dhe mos te vrisni me mendjen me kete raste shume te lehte te gjuhes shqipe po lakojme emrin "pushimi" ne trajten e pashquar ne numrin shumes.

    Pushim
    eshte vertet ne gjinine mashkullore, por ne shumes kthehet ne femerore pushime.
    I perket grupit te emrave te tipit " mal - male". (ja, qe s'paskan vdekur njohurite e shkolles! )

    Per kallezoren e ca pushime te jap te drejte, por jo per gjinoren dhe dhanoren.

  16. #76
    Gjuha Shqipe duhet rishikuar, kohet ndryshojne dhe pse mos ndryshoje dhe gjuha.
    Mos mendoni se ata qe shkruajn ne dialekt nuk dine dhe te shkruajn ne letrare, por e bejne ate ngaqe duan te mos i kuptoje secili dhe ngaqe duan qe ata qe se dine te mesojne se Gjuha Shqipe eshte shume e gjere, dhe kjo eshte nje forme revolte per njesimin 73.(perktheni Fishten)
    Psh- Ne Tetove thuhet : mos i hap syte si dollap, ndersa sipas jush kjo duhet bere: Mos i hap syte si drtare , nuk shkon dritare.
    Defton apo tregon cila? Pse Deftese e jo treguese ?
    E gjith bota mundohet te zmadhoje fjalorin e gjuhes se tyre ne SHqiptaret i hudhim fjalet tona, Francezet marin nga Kolonite fjale dhe e llogarisin Franceze ne nuk marim nga vet vetja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tigrimelara : 06-01-2008 mė 00:27

  17. #77
    Citim Postuar mė parė nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Gjuha Shqipe duhet rishikuar, kohet ndryshojne dhe pse mos ndryshoje dhe gjuha.
    I nderuar Tigrimelara, jam dakort qe gjuha shqipe duhet te rishikohet, siē jam shprehur edhe me lart, per t'u persosur, per shkak te evolimit te saj, gjate kohes, por RISHIKIM nuk do te thote qe te NDRYSHOJE boshtin e saj.

    Citim Postuar mė parė nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Mos mendoni se ata qe shkruajn ne dialekt nuk dine dhe te shkruajn ne letrare, por e bejne ate ngaqe duan te mos i kuptoje secili dhe ngaqe duan qe ata qe se dine te mesojne se Gjuha Shqipe eshte shume e gjere, dhe kjo eshte nje forme revolte per njesimin 73.(perktheni Fishten)
    Pretendimi i mesiperm nuk eshte i vertete, por eshte nje justifikim, i cili synon te fsheh faktin e mos njohjes se gjuhes letrare (standarte) dhe si shembull konkret sherben postimi juaj, i cili nuk eshte shkruar as ne gjuhen letrare (standarte) dhe as ne ndonje dialekt.


    Citim Postuar mė parė nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Psh- Ne Tetove thuhet : mos i hap syte si dollap, ndersa sipas jush kjo duhet bere: Mos i hap syte si drtare , nuk shkon dritare... E gjith bota mundohet te zmadhoje fjalorin e gjuhes se tyre ne SHqiptaret i hudhim fjalet tona...
    Po te kujtoj se fjala "dollap" nuk eshte dialekt i shqipes, por eshte fjale turke dhe per kete arsye ajo nuk mund t'a pasuroj gjuhen tone siē pretendoni ju me poshte, kur thoni: "E gjith bota mundohet te zmadhoje fjalorin e gjuhes se tyre ne SHqiptaret i hudhim fjalet tona...".
    Pasurimi i gjuhes nuk behet me huazime nga gjuhet e huaja. Perdorimi i tyre mund te jete i justifikuar vetem ne rastet kur keto fjale jane nderkombetarizuar, ose nuk gjenden ne shqip, ne asnje dialekt.

  18. #78
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po te kujtoj se fjala "dollap" nuk eshte dialekt i shqipes, por eshte fjale turke dhe per kete arsye ajo nuk mund t'a pasuroj gjuhen tone siē pretendoni ju me poshte, kur thoni: "E gjith bota mundohet te zmadhoje fjalorin e gjuhes se tyre ne SHqiptaret i hudhim fjalet tona...".
    Pasurimi i gjuhes nuk behet me huazime nga gjuhet e huaja. Perdorimi i tyre mund te jete i justifikuar vetem ne rastet kur keto fjale jane nderkombetarizuar, ose nuk gjenden ne shqip, ne asnje dialekt.
    Si i thonė dollapit shqip?

    I nderuar Tigrimelara, jam dakort qe gjuha shqipe duhet te rishikohet, siē jam shprehur edhe me lart, per t'u persosur, per shkak te evolimit te saj, gjate kohes, por RISHIKIM nuk do te thote qe te NDRYSHOJE boshtin e saj.
    veprat qe shkrujti naim frasheri kane mbetur ne ate gjuhe qe shkrujti naimi.
    edhe veprat qe shkrujti enver hoxha ti lejme ne ate gjuhe qe shkrujti enver hoxha,
    gjuhes shqipe i mungon boshti, le te ja krijojm nje bosht,

  19. #79
    Populli nuk eshte Albanolog,

    Dollap mu kujtua, se skam si ta perdor dritare.(eshte fjal Turke pak pune), ne c'do dite shohim fjale te reja Italisht Anglisht neper TV ku mund te zevendesohen me Shqip, edhe pse ka fjale Shqip perdoret Italisht. Dhe nuk eshte aq e lehte per ata qe flasin dialekt, qe te shkrujne e te flasin lirshem e drejte ne letrare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 07-01-2008 mė 23:40 Arsyeja: Reklamat nuk lejohen ne forum

  20. #80
    Me siper kam shkruar qe: "Pasurimi i gjuhes nuk behet me huazime nga gjuhet e huaja. ".
    Perdorimi i fjaleve te huaja nga media, siē ju e konstatoni, eshte edhe me i pa pranueshem, sidomos ne rastet kur keto fjale nuk mungojne ne fjalorin tone.
    Kjo ndodh, sepse edhe ne keto raste gazetari/ja, apo folesi/ja nuk e njohin mire gjuhen tone letrare (standrate), por nuk perjashtohet edhe mundesia qe perdorimi i tyre behet per t'u dukur gjoja te kulturuar, qe ne fakt tregon te kunderten.

    Ju shkruani "...nuk eshte aq e lehte per ata qe flasin dialekt, qe te shkrujne e te flasin lirshem e drejte ne letrare".
    Kjo eshte e vertete, sepse per te folur gjuhen letrare, ajo duhet mesuar ne shkolle dhe jashte saj, ashtu siē mesohen te gjitha shkencat e tjera. Perdorimi i dialekteve ne jeten e perditeshme, eshte diēka normale, ne komunikin e lire te njerezeve, por jo nga institucionet zyrtare, mediat (vizeve dhe te shkruara) dhe neper forume te ndryshme, sepse ne keto raste kemi te bejme me persona qe i perkasin te njejtit komb, por krahinave te ndryshme, ēka e veshtireson komunikimin ndermjet tyre.
    Gjuha standarte sherben per te unifikuar kombin, prandaj eshte detyre e te gjitheve qe t'a mesojme sa me mire gjuhen tone.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •