Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Albtelekom ul 25% tarifat për telefonatat ndërkombëtare

    Duke filluar nga sot, ulen kostot e bisedave telefonike


    AMC, Vodafone dhe Telekom nënshkruajnë marrëveshjet


    Kompanitë AMC dhe Vodafone kanë nënshkruar marrëveshjet e interkoneksionit me kompaninë Albtelekom.

    Sipas këtyre marrëve-shjeve, vlerat për tarifën e aksesit dhe të terminimit të thirrjeve në rrjetin fiks pësojnë ulje në masën 12 për qind; tarifa e terminimit të thirrjeve nga rrjeti fiks në rrjetin celular, dhe nga rrjeti celular në rrjetin tjetër celular rezulton me ulje në masën 43 për qind. Duke filluar që nga dita e sotme, kanë hyrë në fuqi marrëveshjet e reja të interkoneksionit. Logjikisht, ulja e këtyre tarifave duhet të shoqërohet me ulje të çmimeve të bisedave me celularë. Megjithëse urdhri i Entit Rregullator të Telekomunikacionit për nënshkrimin e marrëveshjes ishte i detyrueshëm, kjo nuk do të thotë që kompanitë do ta kenë të detyrueshme të ulin tarifat e tyre të bisedave telefonike.


    Tarifat

    Kompanitë celulare do të kenë një zbritje në kostot e tyre për afrimin e shërbimit celular. Tarifat e interkoneksionit për vitin 2006 përfaqësojnë nivele mesatare evropiane, e cila krahasuar me nivelin e tarifave të interkoneksionit të aplikuara në marrëveshjet e lidhura nga subjektet në fund të vitit 2004, shënon një ulje të ndjeshme. “Synimi i ERT-së në këtë vendimmarrje është që tarifat e interkoneksionit të shërbejnë krahas vendosjes së barazisë midis operatorëve në treg, edhe si premisë për uljen e tarifave të përdoruesve të shërbimeve telefonike”, thuhet në deklaratën zyrtare të ERT-së. ERT sqaron më tej në deklaratë se është kompetence ekskluzive e operatorëve vendas negocimi me operatorët përkatës ndërkombëtar përsa i përket tarifave për shërbimin e trafikut ndërkombëtar.

    Marrëveshjet
    Më datë 18 maj 2006, Albtelekom deklaroi pranë ERT-së dështimin e bisedimeve për lidhjen e marrëveshjeve të interkoneksionit për vitin 2006 me operatorët e telefonisë se lëvizshme (celulare) AMC dhe Vodafone Albania. Marrëveshjet e interkoneksionit u bënë molla e sherrit ndërmjet Albtelekomit dhe kompanive celulare, AMC dhe Vodafone. Në fillim të muajit maj, kompania Albtelekom u përfshi në një konflikt, ku dy punonjës të kompanisë akuzuan drejtorin, Ilirian Kuko, për afera me dy kompanitë celulare. Negociatat, të cilat deri në atë moment ishin thuajse në përfundim, duket se u rikthyen edhe njëherë nga fillimi. Në një raport në formë akuze dërguar Avokatit të Popullit, kreut të Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekomit dhe vetë drejtorisë së kompanisë, dy punonjës të Albtelekomit kanë bërë publike akuza ndaj kreut të kompanisë, Ilirian Kuko. Bëhet fjalë për të ardhurat që duhet të përfitojë Albtelekomi për bisedat nga numrat fiks në ato celularë dhe e kundërta, si dhe tarifat për lidhjet ndërkombëtare.



    te dhenat per celularet


    12 për qind
    Sipas urdhrit të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, vlerat për tarifën e aksesit dhe të terminimit të thirrjeve në rrjetin fiks pësojnë ulje në masën 12 për qind
    43 për qind
    Sipas urdhrit, tarifa e terminimit të thirrjeve nga rrjeti fiks në rrjetin celular dhe nga rrjeti celular në rrjetin tjetër celular rezulton me ulje në masën 43 për qind
    781 mijë
    është afërisht numri i abonentëve të kompanisë celulare AMC. Në vitin 1999, para privatizimit të AMC, kompania kishte vetëm 11 mijë abonentë
    260 mijë
    është numri i abonentëve të telefonisë fikse në fund të vitit 2005. Ky numër ishte parashikuar të ishte 2 herë më i lartë deri në fund të 2005-ës
    1.4 milionë
    është numri i klientëve të telefonisë celulare. Ky numër rezulton se është 5 herë më i lartë se numri i abonentëve të telefonisë fikse


    Operatori i tretë

    “Eagle Mobile”, gati për privatizim

    Kompania e tretë celulare “Eagle Mobile”, do t’i nënshtrohet tarifave të reja të interkoneksionit, në momentin që do të vihet në funksionim. Kompania e tretë celulare parashikohet të vihet në funksionim në vitin 2007, ndërkohë që kompania Albtelekom do t’i nënshtrohet sërish procesit të privatizimit në fund të këtij viti. Operatori i tretë i telefonisë celulare “Eagle Mobile”, ka marrë licencën që prej dy vjetësh, por ende nuk është vënë në funksionim. Kryetari i Entit Rregullator të Telekomunikacioneve ka deklaruar se për kompaninë e tretë celulare nuk i është shtyrë licenca, por afati i hedhjes në treg. “ERT në vendimet që ka marrë vetëm sa ka respektuar një pikë të marrëveshjeve përkatëse, ku thuhet që për arsye të mbështetura në ligj apo në dispozitat përkatëse ligjore dhe nënligjore shtyhet afati i prezantimit në treg të operatorëve. Pra, nuk është shtyrë licenca, por është shtyrë afati i lëshimit në treg të operatorit Eagle Mobile”, u shpreh Kopani. Mungesa në tregun e telefonisë së lëvizshme të “Eagle Mobile” ndikon financiarisht dhe në përcaktimin e mekanizmave të çmimeve. Ky është vlerësimi që jepet në raportin vjetor të kryetarit të Entit Rregullator të Telekomunikacionit, Hydajet Kopani, i prezantuar disa muaj më parë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.


    4 operatore
    Në Shqipëri janë gjithsej 4 operatorë të nivelit të klasit të parë me licencë kombëtare. “Albtelekom”, “AMC”, “Vodafone” dhe “Eagle Mobile” janë 4 operatorët e klasit të parë
    2 vjet
    është koha e licencimit të kompanisë së tretë celulare “Eagle Mobile”. Kjo kompani ende nuk është vënë në funksionim, ndërkohë që afati i saj është shtyrë disa herë


    AMC: Pas marrëveshjes së interkoneksionit, gati të dalim me paketë të re

    Kompanitë: Do ulim tarifat për telefonat celularë

    Marrëveshjet e reja të interkoneksionit do të pasohen me ulje të tarifave për bisedat me celularë.

    Shumë shpejt kompania AMC, pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të hedhë në treg një paketë të re e cila parashikon ulje tarifash për klientët e saj. Ndërsa kompania Vodafone, vetëm 1 muaj më parë, uli me 25 për qind tarifat për bisedat ndërkombëtare. Dy kompanitë celulare deklaruan se i kanë nënshkruar marrëveshjet e interkoneksionit, me të njëjtat kushte që ishin parashikuar në udhëzimin e ERT-së. Burime pranë kompanisë AMC kanë deklaruar, se sa herë që marrëveshjet e interkoneksionit kanë ndryshuar, kjo është pasqyruar menjëherë tek klientët, të cilët do të përfitojnë shërbime më cilësore dhe tarifa më të ulëta.

    AMC
    Kompania AMC ka deklaruar se marrëveshjet e reja të interkoneksionit do të reflektohen në ulje të tarifave të bisedave për klientët e AMC-së. Burime brenda kësaj kompanie kanë deklaruar se shumë shpejt do të hidhet në treg një paketë interesante për të gjithë klientët e AMC-së. “Sa herë që marrëveshjet e interkoneksionit kanë pësuar ndryshime, ne këtë e kemi reflektuar në tarifat e bisedave. Edhe këtë herë jemi duke përgatitur një paketë mjaft favorizuese për të gjithë abonentët tanë. Paketa do të jetë prezente në treg brenda një kohe të shkurtër”, ka deklaruar i njëjti burim pranë AMC.

    Vodafone
    Që prej ditës së premte, kompania e telefonisë celulare Vodafone ka nënshkruar marrëveshjen e interkoneksionit me kompaninë Albtelekom, duke iu përmbajtur udhëzimit të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve. Kompania Vodafone kishte rënë dakord që në fillim me tarifat e vendosura nga ERT-ja. Zyrtarë të Vodafone deklarojnë se marrëveshjet e interkoneksionit nuk mund të shoqërohen detyrimisht me ulje të tarifave për klientët, pasi këto janë dy lloje të ndryshime tarifash. Megjithatë, kompania Vodafone synon gjithmonë e më shumë që të ofrojë tarifa të favorshme për klientët. “Një muaj para se të nënshkruhen marrëveshjet e interkoneksionit, pra në fillim të qershorit, ne aplikuam ulje tarifash për thirrjet ndërkombëtare, në masën 25 për qind”, kanë deklaruar zyrtarë të Vodafone.

    Abonentët
    Sipas ERT-së, numri i përdoruesve celularëve në Shqipëri është rritur me ritme të shpejta. Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2005, sipas raportit të ERT-së, numri i përdoruesve të shërbimeve të lëvizshme rezulton pesë herë më i madh se ai i përdoruesve të telefonisë fikse, ose 1.4 milionë me 260 mijë telefonues. Rritja e shpejtë e komunitetit të përdoruesve të celularëve kushtëzohet edhe me mungesën e zgjedhjes së qytetarëve rezident ose jo në Shqipëri. Penetrimi i shërbimit të telefonisë së lëvizshme të ofruar nga AMC dhe Vodafone është 38.6 për qind. Dy operatorët celularë përfaqësojnë më shumë se 70 për qind të tregut të të ardhurave të telefonisë në vendin tonë.



    Drejtori i Financave, Robert Wood, i dërgon letër Kopanit

    AMC ankohet në ERT: Telekom zvarriti negociatat
    “Nuk pranoi propozimin e AMC për thirrjet ndërkombëtare”


    Kompania AMC, me anë të një letre zyrtare, informon ERT-në në lidhje me miratimin e propozimeve të AMC nga ana e Albtelekom për tarifat e aplikueshme për trafikun ndërkombëtar. AMC ka njoftuar ERT-në për nënshkrimin e marrëveshjes 1-vjeçare të Interkoneksionit ndërmjet AMC sh.a. dhe Albtelekom sh.a. “Njëkohësisht përfitojmë nga rasti për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me mënyrën se si Albtelekom, përveç zvarritjeve të qëllimshme për të cilat ju kemi informuar në vazhdimësi, me shkresën e datës 29 korrik 2006 keqinformon ERT, duke shtrembëruar të vërtetën. Paradoksalisht, në kohën kur ky komunikim arriti në adresën tonë, përfaqësues të AMC ishin ende në zyrat e Albtelekom, duke u përpjekur në mirëbesim për të arritur mirëkuptim lidhur me Marrëveshjen e Interkoneksionit”, thuhet në letrën e AMC-së. Sipas Robert Wood, drejtor i Departamentit të Financës, propozimet e AMC-së kanë qenë që në fillim në përputhje të plotë me rekomandimet e ERT-së, përsa i përket tarifave të aplikueshme për trafikun kombëtar. Përsa i përket trafikut ndërkombëtar, pasi u arrit marrëveshja në parim për tarifat e aplikueshme, AMC sugjeroi që në mbështetje të legjislacionit në fuqi të trajtohej në një marrëveshje të veçantë me afat të pacaktuar për të reflektuar realitetin e një tregu plotësisht të liberalizuar. “Kjo kërkesë, në mënyrë të pakuptimtë dhe aspak profesionale u hodh poshtë, duke ndërprerë përpjekjet tona të sinqerta për të krijuar një shtrat afatgjatë bashkëpunimi në një segment të tregut, i cili ka vuajtur në vite nga çmime nën nivelin e tregut ndërkombëtar duke dëmtuar jo vetëm interesat ekonomike të AMC, por dhe të vetë Albtelekomit dhe të tregut të telekomunikacioneve në përgjithësi”, theksohet në letrën e Robert Wood, drejtuar ERT-së.]


    Mirvjena Dizdari
    Panorama

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Dhe gjithe kete ti e beson?
    Jam nje punojes i kompanise Vodafone dhe e di si thone eproret tane: Deri diten qe s'do kete ligj per te ulur tarifen, nuk do ulen asnje qindarke, thjesht do luajme me reklama e kunder reklama midis analogeve.

    Qe do ulen do ulen ta siguroj une, por e di se kur? kur te na mbije bari mua edhe ty Albo djali, Te gezojne femija pa ne e hengrem cairin:P

    Po deshe nje informacion te hollesisht te dergoj edhe disa dokumta te marketingut.

    Dito.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ZMK: AMC & Vodafon po vjedhin qindra mije euro nga konsumatorët shqiptarë. Qeveria te reagoje

    TIRANE (2 Gusht) -

    Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve ka reaguar sot ndaj deklarates se perfaqesuesve te Vodafon sipas se cileve ulja e tarifave të interkonjeksionit nuk do të thotë ulje cmimesh. Nepermjet nje deklarate per shtyp kjo zyre akuzon operatoret e telefonise celulare ne vend se po vjedhin prej 36 oresh qindra mije euro nga konsumatorët shqiptarë.

    “Vendimi i fundit i ERTsë për të ulur tarifat e interkonjeksionit me 43% midis VODAFON & AMC dhe të Albtelekom me këta dy operatorë, si dhe ulja prej 12% e tarifave të Vodafon & AMC me Albtelekom synonte të sillte ulje të cmimeve të telefonisë celulare për konsumatorët shqiptarë. Kostoja e shërbimit të interkonjeksionit u ul me 43% që të ndikonte në uljen e cmimit të interkonjeksionit për konsumatorët shqiptarë po me 43% cka do të sillte një ulje prej 50% për cmimin e komunikimit të brendëshëm Vodafon- Vodafon AMC-AMC” thuhet ne deklaraten per shtyp te ZMK duke shtuar se marreveshja e re e interkonjeksionit eshte perkthyer nga AMC e Vodafon në teorinë e maksimalizimit të fitimit të tyre.

    Ne vijim te deklarates ZMK i ben apel qeverise të ndërmarrë një iniciativë ligjore që të vendosë një taksë prej 200% mbi cdo fitim nga Vodafon dhe AMC në 43% të tarifave të interkonjeksionit duke detyruar me presion fiskal këto kompani, ndersa ka kerkuar futjen sa me pare ne treg te operatorit te trete Eagle Mobile. (/Balkanweb)
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Republika e Shqiperise, shteti yne, ka marre fund me kohe... Per te inkurajuar "te tjeret" me duhet te theksoj se per sa kohe qe nuk del ndonje dore e forte ne krye te shtetit, ky i fundit as qe nuk mund te quhet me shtet.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Eshte teper e cuditshme se si keto dy kompani as nuk ja ndien fare per shtet, mgjth mire e ka thene Borix ketu ska shtet.

    Turp e faqja zeze ketij shteti qe nuk bejne dot zap dy hajdutet me te medhenj te shqiperise.

    Le te filloje njehere ky shtet me vendosjen e tatim fitimit mbi ate cka marrin keto dy kompani dhe te shohim se sa duhet te pagujne ne nje muaj keto dy kompani.
    Tatim fitimi caktohet ne baze te fitimit bruto te cdo kompanie.

    Dito.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Albtelekom dakord me nënshkrimin e marrëveshjes me AMC. Nesër pritet firma formale

    Përfundon odiseja, firmoset interkonjeksioni


    Altin Xhikneli

    Ka përfunduar odisea e nënshkrimit të marrëveshjeve të interkonjeksionit. Edhe pse afati i nënshkrimit të marrëveshjeve ka disa ditë që ka përfunduar, vetëm dje në darkë Albtelekom dhe AMC kanë rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjeve të interkonjeksionit. Më parë kompania tjetër celulare Vodafone Albania ka rënë dakord me tarifat e reja dhe e ka nënshkruar marrëveshjen që në datën 28 korrik. Por ka qenë Albtelekom i cili nuk ka rënë dakord me marrëveshjen e cila ishte e nënshkruar ditën e fundit të afatit ligjor nga AMC. Ndërkohë që burime nga kompanitë respektive bëjnë të ditur për gazetën se deri dje në darkë kanë rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes së interkonjeksionit e cila është përcaktuar nga Enti Rregullatori i Telekomunikacioneve. Kjo vonesë ka ardhur për shkak se Albtelekom ka patur disa paqartësi në marrëveshjen e paraqitur nga AMC. Pas korespondecave të gjata midis Albtelekom dhe AMC mbi pikat e marrëveshjes së interkonjeskionit dje në mbrëmje është rënë dakord për ta firmosur. “Gjatë gjithë ditës kemi punuar për të marrë në konsideratë, të gjitha kërkesat e Albtelekom me qëllim që të bien në ujdi për ta nënshkruar këtë marrëveshje”,- shprehen drejtues të AMC. Duhet thënë se afati i nënshkrimi të marrëveshjeve të interkonjeksionit kishte kaluar dhe këto marrëveshje duhet të ishin bërë operative që në datën 1 gusht. Për këtë dhe ERT ka tërhequr vëmendjen e të dy kompanive që të zbatojnë afatet ligjore për nënshkrimin e marrëveshjeve.

    Marrëveshjet
    Historia e nënshkrimit të marrëveshjeve të reja të interkonjeksionit ka filluar që para disa muaj kur kompanitë celulare dhe operatori shtetëror Albtelekom duhet të binin dakord për çmimet e interkonjeksionit. Pas shumë negociatash midis tyre, kompanitë celulare nuk ranë dakord me Albtelekom me çmimet që ofronte Albtelekom për interkonjeksionin. Marrëveshjet e vjetra të interkonjeksionit përcaktonin që çmimi për minutë ishte 28 lekë, ndërkohë që Albtelekom kërkonte që marrëveshjet e reja të jenë rreth 14 lekë për minutë. Debatet mbi këto marrëveshje ishin të shumta dhe nuk i zgjidhën me sukses ndërmjet vetëm kompanive celulare dhe Albtelekom. Kështu, sipas ligjit, nëse kompanitë nuk binin dakord midis tyre për marrëveshjen e interkonjeksionit, duhet që këtë vendim ta merrte ERT. Pas shqyrtimit të dokumenteve të paraqitur ERT përcakton tarifat e reja. Më pas ERT vendos qe tarifat e interkonjeksionit të ulen me 43% pra nga 28 lekë për minutë të bëhet në 16 lekë për minutë.

    Çmimet
    Pas firmosje së marrëveshjeve të reja pritet nga çdo kush që kjo të ndikojnë në uljen e tarifave te telefonisë celulare. Marrëveshjet e reja të interkonjeksionit të vendosura nga ERT konsistojnë në uljen e kostos së terminimit me afro 43% më ndërmjet rrjetit Albtelekom-celular. Praktikisht, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjeve do të thotë që telefonatat nga Albtelekom drejt operatorëve celularë do kushtojnë shumë herë më lirë sesa telefonatat brenda rrjetit celular-celular. Sipas marrëveshjeve të reja, tashmë të hyra në fuqi, tarifat e reja të interkonjeskionit janë 16 lekë/min. Nëse Albtelekom do të vendosë një çmim për minutë mbi këtë tarifë 5-10 lekë, duke i shtuar dhe TVSH-në, del se tarifat për minutë nga Albtelekom drejt Celularëve të jetë në kufijtë e 25-30 lekë për minutë. Kjo do t’i hapte rrugën një konkurrence të madhe në treg duke marrë parasysh qe tarifat aktuale të celular-celular janë mesatarisht 60 lekë/min, pra dy herë më shumë. Kështu kompanitë mobile do të detyroheshin që të ulin çmimet e tyre duke u orientuar drejt atyre të Albtelekom. Kështu, kompania shtetërore për një çmim rreth 26 lekë/min pa TVSH do ti paguajë celularëve rreth 16 lekë dhe 10 lekë do ti mbajë për vete. Por duhet thënë që ky është një instrument indirekt dhe deri diku teorik për uljen e tarifave të telefonisë pasi po të marrim parasysh që penetrimi i telefonave fiks në vend (pra numri i abonentëve të Albtelekom) është mjaft i ulët, kompanitë celulare nuk do ta kenë problem që edhe kësaj here të operojnë me çmime të larta. Kjo pasi ndikimi i Albtelekom me rreth 200 mijë abonentë, është mjaft i vogël në treg në krahasim me kompanitë celulare të cilat kanë rreth 1.5 milionë abonentë.

    Shekulli

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Janë arkëtuar rreth 30 milionë USD detyrime të prapambetura nga kompanitë e huaja kundrejt Albtelekom

    Gjashtëmujori, Albtelekom 10 milionë USD të ardhura


    Dje gjatë analiznës së punës së kompanisë shtetërore Albtelekom janë bërë publik treguesit ekonomikë. Kështu, sipas bilancit, Albtelekom ka realizuar një fitim bruto prej mbi 10 milionë dollarësh vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Fitimi bruto i kompanisë për periudhën janar-qershor 2006, është realizuar në masën 146.3 për qind kundrejt programit, pra është tejkaluar me rreth 3.2 milion dollarë. Janë realizuar 10 mijë e 261 lidhje të reja, rreth 26.7 për qind (2161) më tepër se plani dhe 80 për qind më shumë se me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të ardhura janë rritur gjatë kësaj periudhë megjithëse kompania deri në përfundimin e hetimeve nga kompania Çeke Deloide & Touch për privatizimin, nuk ka bërë asnjë investim.

    Bilanci
    Gjatë 6-mujorit të parë, Albtelekom ka realizuar 10,261 lidhje të reja. Kjo shifër është rreth 26.7% (apo 2161 lidhje) me tepër se plani, si dhe 80 për qind më shumë e krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Përsa i përket të ardhurave të realizuara nga instalimet telefonike, Albtelekom bën me dije, se 6 muajt e parë të 2006-ës, shifrat janë 2,7 për qind më të larta se ato të planifikuara. Në total, fitimi bruto i shoqërisë Albtelekom sh.a, për periudhën janar-qershor 2006 është realizuar ne masën 146,3% kundrejt programit, duke arritur në 10,7 milionë USD, pra është tejkaluar me rreth 3,2 milionë USD, çka, sipas drejtuesve të kësaj shoqërie, tregon impenjim maksimal të stafit. Shpenzimet për 6-mujorin e parë të 2006-ës kanë shkuar në rreth 4,7 miliardë lekë, pra janë 14.4 për qind më të ulëta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa të ardhurat totale të shoqërisë, rrahin shifrat e 5,74 miliardë lekëve.
    Kompania shtetërore e telefonisë fikse, bën të ditur gjithashtu, se është duke ndjekur një strategji për të përmirësuar imazhin e vet. Për këtë qëllim, është vënë në eficencë Qendra e Kontaktit me Klientin për pranimin, përpunimin dhe zgjidhjen e ankesave te tyre. Ndërkohë që, në funksion të klientëve është vendosur numri jeshil 11811, si dhe numri 124 për ofrimin e informacionit ndaj klientëve.

    Interneti
    Të ardhurat nga shërbimi i internetit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë 219 për qind më të larta. Është dyfishuar kapaciteti i aksesit të internetit dhe po punohet për rritjen eksponenciale të tij, duke e çuar brenda këtij viti, në masën 1024 Mbps.
    Rrjeti me karta ADSL, është zgjeruar gjatë gjysmës së parë të këtij viti në masën 233 për qind. Gjatë kësaj periudhe janë shtuar 800 porta të reja, duke arritur numrin e portave ADSL në1400. Ndërkaq, janë ulur tarifat e shërbimit të internetit me brez të gjerë (ADSL), nga 17 mijë lekë në muaj në 7 mijë lekë, për shpejtësinë deri 512 Mbps, duke pritur që deri në fund të vitit, kjo tarifë të reduktohet në vetëm 5 500 lekë. Ulja e çmimit ka sjellë shitjen e të gjitha kapaciteteve ADSL, brenda 6-mujorit të parë të 2006-ës.

    Borxhi
    Albtelekom ka arkëtuar rreth 30 milionë USD nga operatorët ndërkombëtarë, detyrime të prapambetura apo korrente, për vitet 2002 deri 2005, nga operatorë të tillë si, Telecom Italia, AT&T, France Telecom, British Telecom, Deutche Telecom, Sëiss Telecom, Sllovenia Telecom, PT Kosovë apo Austria Telecom.

    Shekulli

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Albetelekomi bën analizën e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2006

    Kuko: “Brenda këtij viti, abonimi për internetin do të jetë 3 mijë lekë në muaj”

    Instalimi i internetit me kabllo të veçanta direkt nga Albetelecomi do të jetë 5.500 lekë, nga 7 mijë lekë që është aktualisht. Ndërkohë, çmimi i tarifës mujore do të ulet edhe për ata abonentë të cilët kërkojnë të kenë internet me shpejtësi maksimale, prej 512 kilobit në sekondë

    Brenda këtij viti, tarifa e internetit me kontratë të “Albtelecom”-it do të kushtojë vetëm 3 000 lekë në muaj për 256 MB/sek, nga 5 000 lekë që është aktualisht. Ndërkohë, për ata që dëshirojnë të kenë internet me shpejtësi 512 MB/sek do të paguajë 5 500 lekë në muaj, pra është bërë një ulje me 55.6 për qind. Instalimi i internetit do të bëhet 5 500 lekë nga 7 000 mijë lekë që ishte pas uljes së fundit të 1 qershorit, pra çmimi është ulur me 41.2 për qind. Sipas analizës së 6-mujorit, rezulton se nga operatorët ndërkombëtarë të telefonisë fikse janë arkëtuar 27 milion dollarë dhe 1.1 milion euro. Kjo analizë tregon se janë dyfishuar mundësitë e hyrjes në internet, pra vitin e kaluar, aksesi i internetit ishte 34 MB/sek dhe Albtelecomi e ka realizuar rritjen me 68 MB/sek. Me tenderim ky akses ka vajtur në 155 MB/sek dhe brenda këtij viti parashikohet të bëhet 1 024 MB/sek.

    Instalimet

    Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Albtelecomit, Ilirjan Kuko, terminalet e transmetimit me fibër optike janë instaluar në juglindje të vendit dhe është bërë shtrirja e kabllos me fibër optike nga Tirana deri në Shkodër. “Janë instaluar terminalët e transmetimit me fibër optike për kapacitetet 2.5 dhe10 giga byte për sekondë në drejtimet Tiranë–Durrës–Elbasan- Pogradec e Korçë si dhe në Tiranë–Durrës e Fier. Është bërë shtrirja e kabllos me fibër optike në drejtimet Tiranë–Lezhë-Shkodër dhe Korçë-Kapshticë. Ka përfunduar hartimi i projekteve me fibër optike për sistemin e komunikimit për qytetet Shkodër, Vlorë, Korçë, Elbasan dhe po punohet për projektin e rrjetit urban të TR 3. Është zgjeruar në masën 233 % rrjeti me karta ADSL. Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë shtuar 800 porta të reja, duke arritur numrin e portave ADSL në 1400”,- tha ai. Kuko u shpreh se Albtelecomi ka vënë në dispozicion qendra kontakti për ankesat dhe konsultimet e klientëve. Sipas tij, kompania ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni falas për zgjidhjen dhe informimin e tyre. “Është vënë në efiçencë qendra e kontaktit me klientin për pranimin, përpunimin dhe zgjidhjen e ankesave të tyre. Është vendosur në efiçencë numri jeshil 11811, i cili është në shërbim të ankesave të klientit, si dhe numri 124 për ofrimin e informacionit ndaj klientëve”,- tha ai. Sipas Kukos, është bërë punë e mirë në drejtim të arkëtimit të detyrimeve të prapambetura dhe në moskrijimin e debitorëve të rinj. Kështu në qytetet kryesore si Tirana, Korça, Berati, Elbasani, nivelet e arkëtimit të detyrimeve janë në 95 deri në 96 për qind.

    Detyrimet

    Kuko u shpreh se operatorët e huaj kanë pasur detyrime ndaj Albtelecomit dhe është punuar për të arkëtuar detyrimet e prapambetura. Sipas tij, deri tani janë arkëtuar 1.1 milion euro dhe 27 milion dollarë nga këto operatorë. “Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti është punuar për të arkëtuar detyrimet e prapambetura dhe ato korrente që administratat e huaja kanë ndaj Albtelecomit. Kështu deri me sot janë arkëtuar rreth 27 milion dollarë dhe 1.1 milion euro nga operatoret ndërkombëtarë si, “Telecom Italia”, “AT&T”, “France Telecom”, “British Telecom”, “Deutche Telecom”, “Swiss Telecom”, “Sllovenia Telecom”, “PT Kosove”, “Austria Telecom”,- tha ai.

    Rildo Ngjela

    BOX

    Debitorët

    Telecom Italia, AT&T, France Telecom, British Telecom, Deutche telecom, Swiss Telecom, Sllovenia Telecom, PT Kosove, Austria Telecom


    Tema

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Abonentët e Albtelekom, nga një shtatori, do të paguajnë 12 lekë më pak për minutë në thirrjet drejt celularëve

    Albtelekom, ulen tarifat me 12 lekë për minutë

    Ulja e tarifave të interkoneksionit ka sjellë edhe uljen e çmimeve të shërbimeve për klientët e Albtelekom

    Florian Papadhimitri

    TIRANË- Pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së interkoneksionit me kompanisë Albtelekom dhe operatorëve mobile, janë deklaruar ndryshimet e tarifave të telefonisë. Dje zëdhënësja e kompanisë më të madhe te telefonisë fikse në vend ka deklaruar se do të ulen tarifat e thirrjeve nga rrjeti fiks drejt atij mobil. Kështu, pas datës një shtator, pas rreth dy javësh, abonentët e Albtelekom do ta paguajnë 12 lekë të reja më pak për minutë për telefonatat që do të bëjnë drejt numrave AMC dhe Vodafone. Në njoftimin e djeshëm është bërë e ditur se kjo lëvizje e çmimeve vjen pas përfitimeve që kanë ardhur në uljen e tarifave të interkoneksionit. Linda Myftiu, zëdhënësja e kompanisë Albtelekom, u shpreh dje se në uljen e tarifave është përfshirë e gjithë shuma që përfitohet nga ulja e tarifave të interkoneksionit. “Shoqëria Albtelekom, për të qenë më afër konsumatorit, po aplikon tarifat e reja të bazuara në marrëveshjen e re te interkoneksionit. E gjithë shuma e kursyer nga ulja e tarifave në marrëveshjen e re të interkoneksionit do t`i kalojë konsumatorit, pra kjo shumë do të zbritet nga tarifa e abonentëve të Albtelekomit. Konkretisht, nga rrjeti Albtelekom drejt rrjeti të operatorëve mobile, Vodafone dhe AMC, duke filluar nga data 1 shtator do të ketë një zbritje prej 12 lekë për minutë”, - tha dje Myftiu.

    Çmimet

    Ulja prej 12 lekë për minutë e çmimeve të thirrjeve drejt operatorëve mobile do të thotë një ulje që varion nga 14 deri në 28 për qind ulje çmimesh. Sipas përllogaritjeve mbi çmimet që Albtelekom ka publikuar në faqen zyrtare të internetit dhe krahasimeve që janë bërë me uljen prej 12 lekë, del se për abonentët familjarë dhe ata jofamiljarë ulja varion nga 14 deri në 28 për qind. Kështu, për oraret e ndryshme në të cilat do të kryhet thirrja, do të jetë e njëjta ulje çmimi ne vlerë, por jo e njëjta në përqindje. Reduktimi më i madh vihet gjithmonë si vlerë në përqindje e tarifave të thirrjeve vihet re në kategorinë e abonentëve familjarë për oraret kur tarifave është e reduktuar. Për thirrjet nga ora 23 deri në 6 të mëngjesit tarifat pësojnë një ulje prej rreth 28 për qind. Në këtë kategori, çmimi nga 42,36 lekë për minutë ulet në 30,36 lekë- orë me rreth 28 për qind. Ndërkohë, për klientët e tjerë jofamiljarë që mund të jenë biznese dhe institucione të tjera, uljet në përqindje janë më të vogla se te familjarët. Ashtu si edhe në rastin e familjarëve, ulja në përqindje dhe te kjo kategori vihet re për orarin e reduktuar. Nga ora 23 deri në 6 të mëngjesit thirrjet drejt operatorëve mobile do të kushtojnë rreth 19 për qind më pak. Për çdo minutë, nga 63,6 lekë abonentët familjarë për thirrjet pas orës 23 do të paguajnë 51,6 lekë. Çmimet e reja pritet të hyjnë në fuqi me datë një shtator. Për bisedimet me telefonat celularë aplikohet tarifë fillestare 3 lekë prej fillimit të bisedës.


    Fatura e detajuar, ulet 10 herë pagesa

    Një tjetër ulje e deklaruar e çmimeve të shërbimeve që ofron Albtelekom është edhe pagesa për faturën e detajuar që u jepet konsumatorëve. Përfaqësuesja e kompanisë ka bërë të ditur dje se më datë një tetor të këtij viti hyjnë në fuqi çmimet e reja të këtij shërbimi, krahasuar me çmimet aktuale për faturën e detajuar të thirrjeve mujore në uljet e tetorit do të jenë 10 dhe 4 herë. “Duke nisur që nga data 1 tetor, për faturën e detajuar do të ketë ulje si më poshtë. Për abonentin familjar do të kushtojë 50 lekë nga 500 lekë që është aktualisht, pra çmimi do të ulet 10 herë. Për abonentin biznes do të kushtojë 500 lekë nga 2 000 lekë e që është aktualisht. Pra, çmimi do të ulet katër herë, ulje kjo pa TVSH. Siç kemi njoftuar edhe në konferencat e tjera, fatura e detajuar është një shërbim i lançuar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2006 dhe i ofrohet rreth 92 për qind të abonentëve të Albtelekom”, - tha dje zëdhënësja e Albtelekom.


    Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    AMC-Vodafone, zgjidh e merr

    Kanë ndarë në mënyrë të “barabartë” tregjet dy kompanitë e shërbimit celular në Shqipëri, AMC dhe Vodafone teksa zotërojnë respektivisht 52 me 48 për qind të tregut.

    AMC më e shtrenjtë për numrat me kontratë ndërsa Vodafone më i shtrenjtë për numrat me parapagim. Krahasimi i tarifave dhe ndarja e tregut mes dy operatorëve oligopol të telefonisë celulare

    Në një treg duopol, AMC dhe Vodafone kanë ditur të pozicionohen shumë mirë me vendosjen e tarifave bazë të shërbimit duke ndarë dhe zonat e influences dhe duke mos konkurruar aspak me njëri-tjetrin.

    AMC ka “shkëlqyer” financiarisht me pjesën e tregut të kartave, që ndryshe quhet dhe telefona me parapagim ku mban pjesën më të madhe të tregut dhe ku ka tarifa paksa më të lira se Vodafone. Ndërsa personat që duan numrat me kontratë, që përgjithësisht i takojnë institucioneve dhe biznesit, përgjithësisht preferojnë Vodafone ku dhe tarifat janë më të lira krahasuar me AMC. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për ndonjë diferencë të madhe të tarifave por gjithësesi për persona që e përdorin shumë celularin, ky element ka shumë rëndësi.

    AMC, 10 për qind më e shtrenjtë

    Telefonat me kontratë, që në zhargonin e përditshëm njihen si numra me “20”, i kanë siguruar Vodafonit më shumë të ardhura se AMC-së. Madje megjithëse kishte hyrë më parë në treg, AMC nuk arriti të mbajë si klientë të saj biznesmenët dhe drejtuesit e institucioneve, që përbënin pikërisht “ajkën” e klientelës që harxhonte më së shumti me shërbimin celular. Ndoshta dhe emri i mirë i kompanisë Vodafone në tregun botëror të telefonisë, ku njihet si kompania numër një, ishte një faktor i rëndësishëm i zhvendosjes së abonentëve me kontratë nga AMC drejt Vodafone. Por nuk është ky argumenti kryesor që dallon Vodafonin nga AMC për tarifat e shërbimit për numrat me pas-pagim.

    Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të publikuara në faqet respektive të internetit do të shikojmë se për numrat me kontratë, AMC është më e shtrenjtë se Vodafone. Kështu duke marrë një grup abonentësh që harxhojnë një shumë mesatare kohë bisede mujore, rezulton se faturat e AMC-së do të jenë paksa më të shtrenjta se ato të Vodafonit. Në thirrjet brenda rrjetit një minutë për abonentët me kontratë të AMC-së kushton 28.2 lekë ndërsa për Vodafonin 25.8 lekë, pra rreth 2.4 lekë ose 10 për qind më pak.

    Me rrjetin tjetër

    Nëse bën një telefonatë nga celulari drejt një numri fiks, po të jesh abonent i AMC-së do të paguash 37.9 lekë për minutë ndërsa po të jesh abonent i Vodafonit të kushton 4.4 lekë më pak (tarifat pritet të ulen me hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të reja të interkoneksionit). Nëse je kontraktuar nga AMC dhe telefonon një numër Vodafone, pagesa për minutë rritet dhe shkon në 45 lekë për minutë ndërsa anasjelltas kushton vetëm 33.5 lekë për një minutë kohë bisede.

    Thirrjet ndërkombëtare

    Edhe për thirjet ndërkombëtare për numrat me kontratë AMC është më e shtrenjtë. Nëse ke një numër AMC dhe telefonon vendet fqinje, si Greqia për shembull të kushton rreth 60 lekë minuti nëse flet me një abonent të Cosmote-së. Ndërsa një shërbim të ngjashëm kompania tjetër, Vodafone e ofron për 10 lekë më pak. Nëse flet me Evropën, vendet e zonës më të afërt që njihet si zona e parë, përsëri me AMC të kushton më shtrenjtë. Plot 110 lekë një minutë po telefonove nga një numër AMC dhe 5 lekë më pak po telefonove nga një numër Vodafone. Nëse fikson një numër me prefiksin e SHBA-së nga celulari AMC-së duhet të mendohesh mirë. Plot 217 lekë të kushton rreth një minutë bisede me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për abonentët e AMC-së ndërsa për ata që kanë një numër Vodafone tarifa reduktohet në 190 lekë për minutë. Ndërkohë që e kundërta ndodh po telefonove nga SHBA një numër celulari të AMC-së ku paguan vetëm 21 cent për minutë. Shumë më e lirë është nëse telefonon një numër fiks ku të kushton vetëm 7 cent një minutë.

    Kartat, fiton AMC

    Kompania e parë e telefonisë celulare në Shqipëri, AMC ka qënë më aktive në tregun e telefonave me parapagim ose siç njihet ndryshe me kartë. Duke humbur një pjesë të mirë të tregut të telefonave me kontratë, AMC i ka mëshuar më shumë marketingut të numrave me parapagim ku në Shqipëri si rrallë në ndonjë vend tjetër të botës nuk bëhet asnjë regjistrim abonenti dhe sipas hetimeve të Komisionit Parlamentar për telefoninë celulare është shumë e vështirë të dish numrin e saktë të kartave që shesin AMC dhe Vodafone.

    Në AMC këto konsiderohen “privilegjet e telefonisë celulare pa formalitete, pa faturë dhe pa taksë abonimi. Albakarta ofron tarifat më të lira, duke e bërë telefoninë celulare të mundshme për të gjithë”. Në fakt një numër jo i pakët telefonash me kartë mbahet vetëm si pika kontakti pasi shumë përdorues i kanë telefonat e tyre pa lekë dhe i mbajnë për të marrë thirje ose për të dërguar zile. Gjithësesi një herë në gjashtë muaj ata duhet të konsumojnë një kartë pasi përndryshe numri mbyllet duke humbur dhe funksionin e fundit, atë të një “radio -marrëse”.

    Nga të dhënat në sitet zyrtare të internetit, në telefonatat brenda rrjetit po qe se ke një Albakarta të kushton 0.75 lekë për sekondë ndërsa nëse ke një numër Vodafone me kartë rreth 0.15 lekë më shumë. Edhe nëse telefonon drejt rrjetit fiks me një numër telefoni të AMC-së të kushton më pak. Një minutë me Albakarta drejt një numri të Albtelekom është 0.99 lekë për sekondë ndërsa nëse ke një numër Vodafone me parapagim kushton 1.08 lekë. Sa i përket lidhjeve me operatorin tjetër, edhe në këtë rast AMC është më e shtrenjtë se Vodafone duke diskriminuar më shumë telefonatat jashtë grupit. Edhe për këto shërbime pritet të ketë ulje në muajin shtator me hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të reja të interkoneksionit por gjithësesi kompanitë janë ende në negociata.

    AMC, “diskriminuese”

    “Eshtë mirë të jesh pjesë e Grupit Cosmote”, thotë AMC në faqen e internetit ku bën me dije se tarifat për shërbimet Brenda grupit janë më të lira se ato me abonentë që nuk i përkasin grupit “Cosmote”. AMC dhe Grupi Cosmote ofrojnë tarifat më të lira për të folur brenda grupit me Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Mqedoni. Për programet me kontratë Brenda grupit Cosmote kushton 49.55 Lekë/min ndërsa për Albakarta – Grupi Cosmote 67.50 Lekë/min. AMC nuk haron të kujtojë se tarifat nuk përfshijnë TVSH-në, një praktikë e njpohur kjo për të paraqitur tarifa sa më të ulta në pamje të parë.

    Vodafone ul tarifat ndërkombëtare!

    Për të gjithë klientët me kontratë, Vodafone ofron tarifat më ekonomike për thirrjet ndërkombëtare dhe veçanërisht drejt rrjeteve Vodafone në mbarë botën duke filluar vetëm me 50 Lekë/minutë (pa T.V.SH) për thirrjet drejt Vodafone në Itali dhe Greqi.

    Vodafone ofron për të gjithë klientët me parapagesë tarifa më ekonomike në treg, në mënyrë që të komunikoni më lirë me të gjithë rrjetet ndërkombëtare në mbarë botën dhe akoma më lire për thirrjet drejt rrjeteve Vodafone duke filluar nga 68 Lekë/minute (pa T.V.Sh) për telefonatat drejt Vodafone në Itali dhe Greqi.

    AMC, imazhi ngel në klasë

    Një zhgënjim total ka qënë nota për përfaqësuesen zyrtare të imazhit të kompanisë AMC pikërisht në lëndën e Marketingut. Alketa Vejsiu, vajza më e paguar për imazhin në Shqipëri, pas një eksperience në festa lokale për sipërmarrje të ndryshme në vend, u përzgjodh si imazhi i kompanisë së parë të telefonisë celulare AMC së bashku me balerinin Klejdi Kadiu.

    As AMC dhe as studentja Vejsiu nuk kanë bërë me dije shifrat e kontratës por angazhimi i saj me reklamat e AMC-së (që në fakt menaxhohen nga një kompani private) duket se ka qënë më i madh sa ç’duhet duke mos i lënë kohë të lexojë pikërisht lëndën e Marketingut ku ajo pritej të shkëlqente më së shumti.

    Pedagogët e katedrës së Marketingut dhe shefi i saj Prof.Dr.Bardhyl Çeku kanë mbetur të shokuar me paraqitjen e studentes së vitit të tretë Alketa, kur e gjitha çka kishte shkruar në tezën e provimit nuk ka merituar më shumë se notën 3. Nota kaluese në Shqipëri është 5.

    Por Alketa duhet të ngushëllohet me faktin se në gjithë vitet e treta ka qënë një nga rreth 800 të mbeturat për vjeshtë nga 1100 studentë gjithsej. Nota ngelëse nuk pritet tía ulë honoraret studentes Vejsiu te AMC, por ndoshta mund të dëmtojë “aksionet” e saj në “Bursën e Menaxhimit të Marketingut”, një fushë e re kjo për Shqipërinë por me të ardhme.

    Vodafone: Kemi 791 mijë klientë

    Vodafone Albania, pjesë e Vodafone Group, kompania lider në botë për telefoninë celulare, filloi të operojë në Shqipëri në 3 gusht 2001. Kompania pretendon se ka ndryshuar radikalisht tregun e telefonisë celulare në vend me çmimet më të mira, dhe me shërbime të reja. Vodafone ka 791 000 klientë në Shqipëri dhe mbulon 80 për qind të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke arritur deri edhe në zonat më të thella të vendit dhe arrin gati 96 për qind të popullsisë shqiptare në zonat urbane dhe rurale.

    Vodafone Albania thotë se përdor teknologjinë celulare më moderne dhe facilitete lehtësisht të përdorshme nga klientët. Rreth 260 milion Euro janë investuar deri më tani për rrjetin dhe shërbimet. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Thomas Papaspyrou, thotë se: "performanca e shkëlqyer e këtyre pesë viteve i dedikohet kryesisht klientëve tanë që na kanë besuar dhe janë me ne. Në emër të të gjithë personelit të Vodafone, e ndjej të nevojshme të falenderoj të gjithë klientët tanë dhe t’i siguroj ata që ne gjithmonë do të synojmë të përmbushim nevojat dhe pritshmëritë e tyre. Duke qenë një nga investimet më të mëdha të huaja në vend, roli ynë nuk është vetëm të kontribuojmë në ekonominë shqiptare por edhe të promovojmë Shqipërinë në botën e biznesit".


    ABC nr.50
    21.08.2006
    Pajtim Melani
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ndryshon fytyrën shërbimi postar. Shërbime të reja dhe standarde bashkëkohore për qytetarët dhe biznesin


    Posta kthehet në një shërbim postar


    Shërbim i sigurt, i shpejtë, me implementimin e shërbimeve të reja që iu ofrohet qytetarëve dhe përfaqësisë së biznesit - është imazhi i ri i promovuar prej disa muajsh nga Posta Shqiptare. Posta Shqiptare është një operator publik postar, që siguron shërbimet bazë postare si në zonat urbane, ashtu dhe rurale, ku në shumicën e rasteve në të kaluarën nuk ka fuksionuar. Krahas punës së vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve postare në përmbushje të misionit të saj, posta ka ndërmarrë një studim dhe i ka bërë një analizë të plotë tregut të shërbimeve postare. Drejtuesit dhe specialistët e saj po shtrojnë rrugën për implementimin e strategjisë së re të zhvillimit të shërbimit postar, si edhe përmbushjen e kapaciteteve të lira si në asete, ashtu dhe burime njerëzore.

    Drejtoresha e kabinetit të këtij institucioni, Etleva Filia, shpjegon në mënyrë të detajuar shërbimet e reja që po zbatohen në 531 kutitë postare të shpërndara në të gjithë vendin. Falë mbështetjes së dhënë nga qeveria, Posta Shqiptare po fut shërbimet e saj gjerësisht në administratë dhe në mjaft sektorë po eliminon një sërë elementësh abuzivë, të krijuar nga mungesa e aktivitetit postar në të kaluarën. "Posta Shqiptare ka ndërmarrë një sërë iniciativash për futjen e shërbimeve të reja, me synimin e kthimit të zyrave postare jo thjesht në zyra të shërbimit klasik, por në zyra universale shërbimesh. Këto iniciativa janë mbështetur fuqishëm edhe nga qeveria shqiptare që me VKM Nr.414, e datës 7 qershor, "Për kryerjen nga Posta Shqiptare sh.a. të shërbimeve postare e financiare të ministrive, institucioneve buxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital shtetëror" ligjëroi përfundimisht tentativat e Postës Shqiptare për mbushjen e kapaciteteve të lira dhe ofrimin e shërbimeve tek qytetarët", theksoi Filia.

    Sipas përfaqësueses së këtij institucioni, Posta Shqiptare tashmë iu ofron e sigurt qytetarëve një sërë shërbimesh të reja, ku spikat shërbimi konsullor. Filia tha se "ky shërbim u jep mundësinë të gjithë qytetarëve për të dorëzuar dokumentat për legalizime në Ministrinë e Jashtme, ku kjo shmang radhët e gjatë dhe tarifat e larta të sekserëve". Tashmë, Posta Shqiptare ofron legalizim dokumentash për në Ministrinë e Jashtme ose shërbim konsullor, i cili ka filluar të zbatohet që më 29 maj 2006, iniciativë kjo që vjen nga nënshkrimi i Akt-Marrëveshjes midis Postës Shqiptare sh.a dhe Drejtorisë së Politikave Konsullore në Ministrinë e Jashtme. Ky shërbim u jep tashmë mundësi të gjithë qytetarëve, në të gjithë territorin e Shqipërisë, të paraqiten në sportelet e postës për të dorëzuar dokumentat për legalizim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke paguar taksat konsullore sipas tarifave në fuqi dhe një tarifë tepër ekonomike postimi ekspres 240 lekë për klientë që banojnë në Tiranë dhe 380 lekë për rrethet. Kjo tarifë aplikohet për transportin me siguri maksimale të zarfit, me dokumenta nga zyra e postës në zyrën e legalizimeve dhe pas legalizimit, drejt e në adresën e banimit të çdo qytetari", tha shefja e kabinetit. Filia tha se "është shumë më mirë të shmangësh radhët e gjata në zyrën e legalizimeve dhe tarifat e kripura të sekserëve apo koston e akomodimit të qytetarëve nga rrethet, duke përdorur shërbimin e sigurt që ofron Posta Shqiptare, me kosto minimale dhe kohë të shkurtër. Për Tiranën, koha e procedimit është 24 orë dhe 2 ditë për rrethet".






    Faturat e energjisë, detyrimet tatimore, gjobat e policëve, kartonat jeshilë, gazetat paguhen dhe blihen në postë


    Produkte të reja dhe shërbime të sigurta


    Shërbim cilësor konform standardeve bashkëkohore, Posta Shqiptare ofron dhe për komunitetin e biznesit, ashtu si edhe për qytetarët e thjeshtë. Prej disa muajsh, qytetarët, por edhe banorët e zonave rurale, paguajnë faturat e energjisë elektrike pranë zyrave postare. Shërbimi postar është funksional dhe njëkohësisht i sigurt edhe për biznesin, i cili mund të arkëtojë të gjitha detyrimet tatimore pranë zyrave postare të instaluara në të gjithë vendin. Në shpjegimin e shërbimeve të reja, shefja e kabinetit pranë Postës Shqiptare tha se sipas porosisë së kryeministrit Berisha, që nga 15 maji, qytetarëve u ofrohet shtypi i përditshëm nëpërmjet shërbimit postar.

    "Tashmë, në zyrat postare kryhet arkëtimi i gjobave të vendosura nga Policia Rrugore për shkeljet administrative në qarkullim, i cili do të zgjerohet dhe realizohet në të gjitha sportelet e Postës në Tiranë e rrethe, falë marrëveshjes së nënshkruar me Drejtorinë e Policisë së Shtetit në 2 maj 2006. Posta Shqiptare u ofron tashmë bizneseve dhe kompanive të fuqishme shërbimin e postës direkte për promovimin e produkteve të tyre", bëri të ditur Filia. "Posta Shqiptare, me marrjen e licensës së agjentit të sigurimeve, ofron në sportelet e saj produkte të sigurimeve, kartonit jeshil dhe TPL në kontratë me kompanitë e sigurimeve INSIG, Atlantik, Sigal, Sigma, Intersig, duke arritur një volum relativisht të mirë, në 1700 copë polica sigurimesh që nga 10 prilli i këtij viti.

    Nëpërmjet rrjetit postar, duke filluar prej disa muajsh, kryhet edhe arkëtimi i faturave të energjisë elektrike. Pas marrëveshjes së lidhur në korrik 2006 me KESH për shpërndarjen dhe arkëtimin e faturave të konsumit të energjisë elektrike, qytetarëve shqiptarë iu dërgojmë faturat e KESH në adresën e tyre të banimit, ashtu sikurse ata mund ta paguajnë atë në sportelin më të afërt të postës. Një shërbim tjetër që ofrohet është se të gjithë subjektet tatimpagues mund t'i paguajnë detyrimet tatimore dhe kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore në sportelet e Postës Shqiptare, një pjesë e mirë e të cilave janë informatizuar dhe shërbehet me tarifa konkuruese. Ndërkohë që me porosi të kryeministrit Berisha, që nga 15 maj i këtij viti ka filluar shitja e organeve të shtypit periodik në të gjitha sportelet e postës në të gjithë territorin", theksoi Filia.


    …, edhe rolin e agjentit doganor


    Zhvillimi dhe siguria e shërbimit postar në vend po ecën me ritme të shpejta dhe kjo falë projekteve ambicioze që po zbatohen nga drejtuesit e rinj. Implementimi i një sërë shërbimesh, të cilat kryhen brenda një afati kohor shumë të shkurtër, do të pasojnë me instalimin e projekteve të tjera. Shefja e sektorit, Filia, duke dhënë detaje për shërbimet e ofruara, bën me dije për projekte të reja që do të zbatohen shumë shpejt. "Shumë shpejt, Posta Shqiptare do të ushtrojë funksionin e agjentit doganor, duke lehtësuar procedurat doganore për objektet postare në shërbimin e saj, mundësi të cilën ia jep marrja tashmë e licensës së ushtrimit të aktivitetit të agjentit doganor si dhe licensimi i tre punonjësve të saj. Gjithashtu, shumë shpejt, Posta Shqiptare do të ofrojë transferta më të sigurta dhe të shpejta, si dhe me kosto më ekonomike nëpërmjet sistemit Eurogiro", tha Filia.

    Dorina azo







    RD

  12. #12
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    AMC ul tarifat per thirrjet drejt Kompanise VODAFONE dhe asaj ALBTELEKOM.


    Kodi PHP:
    Tarifat për thirrjet kombëtare 
      
    Koha                  0
    -1 min               over 1 min 
    AMC
    -AMC               37.5 Lekë/min         37.5 Lekë/min 
    AMC
    -ALBTELEKOM        46 Lekë/min           40 Lekë/min 
    AMC
    -VODAFONE          52 Lekë/min           44 Lekë/min 

    Koha fillestare minimale e bisedës 30 sek 
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Pas marrëveshjeve të interkoneksionit reagojnë celularët. Përfitojnë 800 mijë klientë të “Albakarta”

    AMC ul tarifat për abonentët me karta

    Ja çmimet e reja. Kanë filluar të aplikohen që nga 4 gushti

    Duke filluar nga data 4 shtator, për të gjithë abonentët e “Albakarta AMC” është aplikuar ulje e tarifave.

    Vendimi i kompanisë celulare AMC përfshin 800 mijë abonentë të “Albakartës”, të cilët do të kenë ulje jo vetëm për telefonatat brenda rrjetit, por edhe për thirrjet drejt Albtelekom dhe Vodafone. “Tarifat e reja Albakarta kanë hyrë në fuqi më 4 shtator 2006 dhe përfshijnë ulje të tarifave kombëtare për telefonatat drejt operatorëve Vodafone e Albtelekom, si dhe zbatimin e një tarife të veçantë për një numër të ri Albtelekom, i cili mund të përzgjidhet tashmë nga abonentët tanë në paketën Friends & Family”, thuhet në një njoftim zyrtar të kompanisë AMC. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të reja të interkoneksionit, të cilat pësuan ulje, kompania AMC vendosi të ulë tarifat e thirrjeve. Vetëm pak kohë më parë, kompania Albtelekom vendosi që të ulë tarifat e saj, si rrjedhojë e marrëveshjeve të reja të interkoneksionit.

    Tarifat
    Të gjithë abonentët e “Albakarta” kanë të drejtë të regjistrojnë falas 3 numrat e tyre të përzgjedhur në Friends & Family. Për thirrjet që abonenti do të bëjë drejt këtyre 3 numrave, tarifat do të jenë më të lira. Po kështu, AMC ka vendosur zbatimin e një tarife të veçantë për një numër të ri Albtelekom, i cili mund të përzgjidhet tashmë nga abonentët në paketën Friends & Family. Tarifat e reja ALBAKARTA plotësohen nga bonusi, me të cilin AMC shpërblen abonentët e saj deri në 600 lekë kohë bisede falas.

    Kontratë
    Programet e reja të biznesit kanë hyrë në fuqi më 1 gusht 2006. Bëhet fjalë për një paketë gjithëpërfshirëse zgjidhjesh që u përshtaten nevojave të çdo biznesi, ku përfshihen Business Control, Business Group dhe Business Plus. Këto programe shoqërohen me tarifa më të ulëta gjatë javës dhe tarifa mëse të leverdisshme gjatë natës dhe fundjavës, të cilat arrijnë deri në 5.6 lekë/min për telefonat drejt AMC dhe 8 lekë/min për telefonatat drejt Albtelekom. Sipas drejtuesve të kompanisë, ky ndryshim dëshmon qartë se AMC është e përkushtuar t’u sjellë vlera abonentëve të saj nëpërmjet shërbimeve të reja dhe tarifave të leverdisshme.


    800 mije

    abonentë të “Albakartës” do të përfitojnë nga ulja e tarifave për thirrjet drejt rrjetit, si dhe për të gjitha thirrjet drejt Albtelekomit dhe kompanisë Vodafone. Shtohet paketa Friends & Family, mund të përzgjidhet edhe një numër i Albtelekomit.

    Panorama

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kam lexuar nje artikull ne nje gazete me satistika te plota qe Shqiperia ka company telefonike 400 % me te shtrenjta nga Iraku qe eshte ne gjendje lufte akoma.Si ndodh kjo gje qe nje vend qe eshte i vogel ne popullsi edhe ne nje treg shume te vogel.

  15. #15
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    E vetmja menyre se si mund te luftohet nje duopoly eshte nderhrja e qeverise jo me ane te fiksimit te cmimeve, por me ane te nxitjes dhe plotesimit te kushteve per hyrjen e tjere kompanive celulare ne tregun ton.

    Jemi nje treg i vogel ama, fitmiet marramendese te AMC e Vodes vetem nqs ato postohen ne interrnet diku, 100% nje firme tjeter telefonike do i bej vend vetes ne marketin ton telefonik.

    Ama qeveria duhet ta nxise kete konkurus te trete.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Vodafon ul tarifat per bizneset e vegjel dhe te mesem

    E Merkure, 27 Shtator 2006

    Kompania e sherbimeve celulare ka njoftuar uljen e tarifave per abonentet me kontrate ne bizneset e vegjel dhe te mesem. “Vodafone Professional” duke vazhduar ne kete menyre, do te pasuroje varietetin e programeve me kontrate, duke ofruar tarifa me ekonomike. “Vodafone Professional” eshte krijuar per t’iu pershtatur nevojave per komunikim te kompanive te vogla dhe te mesme. Pas nje uljeje te konsiderueshme te tarifave per klientet individuale te programeve me kontrate “Paketa Personale”, V60, V120, V240, V360, Vodafone hedh ne treg programin e ri me kontrate “Vodafone Professional”, i cili ofron per te gjithe bizneset e vegjel dhe te mesem thjeshtesi dhe qartesi ne komunikim. Bazuar ne studimin e tregut dhe vleresimin e nevojave te ketij segmenti specifik te klienteve, Vodafone ofron planin tarifor “Vodafone Profesional”, si per klientet ekzistues, ashtu dhe per klientet e rinj, njoftoi dje kompania nepermjet nje njoftimi zyrtar. Nepermjet ketij programi me kontrate, klientet e “Vodafone Professional” te grupuar nga 1 deri ne 9 kliente, mund te komunikojne me njeri-tjetrin, duke perfituar nga tarifat me te lira ne treg si per telefonatat e bera, ashtu edhe per mesazhet e shkruara.

    Klientet e “Vodafone Professional” do te mund te komunikojne me njeri-tjetrin vetem me 15 leke per minute, gjate cdo ore dhe cdo dite te javes. Gjithashtu, keta kliente do te mund te perfitojne nga cmimi me i lire ne treg per mesazhet (SMS) te derguara brenda grupit “Vodafone Professional”, 10 leke per SMS.

    Klientet qe do te behen pjese e “Vodafone Professional” perfitojne gjithashtu tarifa me te uleta per pagesen e regjistrimit, e cila eshte vetem 5 000 leke, si dhe pagesen fikse mujore prej 1 100 lekesh. Te gjithe klientet qe deshirojne te regjistrohen ne programin me kontrate “Vodafone Professional”, mund te vizitojne dyqanet Vodafon ne qytetet kryesore te vendit, ose per informacion mund te telefonojne ne Sherbimin e Kujdesit per Klientin ne numrat 140, 144.

    Korrieri

Tema të Ngjashme

  1. Interneti nga Albtelekom - Sherbimi, cilesia etj..
    Nga Njuton në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 228
    Postimi i Fundit: 04-06-2023, 10:30
  2. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  3. Korupsion ne moshen e internetit
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 11:26
  4. MSA, tarifat doganore që ulen
    Nga Lioness në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 08:37
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •