---
shekulli thote..
Ibrahim Onuzi ishte ngjitur nė shtyllė pėr tė vėnė njė kabėll telefoni kur ka takuar me kabllot e tensionit tė lartė
Bashkė telat e KESH e Telekomm, vdes inxhinieri
E.J
TIRANĖ- Inxhinieri 41- vjeēar vdes pasi tensioni i lartė e hedh nga shtylla. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme nė kryeqytet. Ibrahim Onuzi ishte duke punuar nė njė shtyllė duke vendosur disa kabllo telefoni kur pa dashje ka prekur njė nga telat e rymės elektrike. Kjo prekje ka rezultuar fatale duke bėrė qė inxhinieri tė bjerė nga shtylla dhe tė dėmtohet rėndė. Disa orė mė vonė, ai ka humbur jetėn nė spital si pasojė e rrymės elektrike por edhe plagėve qė ka marrė gjatė pėrplasjes me tokėn. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burime tė policisė sė kryeqyteti. Sipas tyre, e gjithė ngjarja ka qenė njė aksident.
Paraditen e djeshme, rreth orės 9 e 30, minuta, inxhinieri Ibrahim Onuzi ishte duke punuar nė rrugėn “Komuna e Parisit”, pranė pallateve tė HAĖAY-t. Brigada e pėrbėrė nga tre persona kishte pėr detyrė tė rregullonte njė linjė telefonike tė prishur nė atė zonė. Me anė tė njė palė shkallėve tė larta, ai ishte ngjitur nė njė shtyllė ndėrsa dy shokėt e tij po qėndronin poshtė duke e ndihmuar me pajisjet e ndryshme tė punės. Sipas dėshmitarėve okularė tė ngjarjes, inxhinieri ishte duke shtruar kabllot e telefonit, tė cilat ndodheshin ngjitur me atė tė rrymės elektrike. Nė njė moment personat qė ishin pranė tij kanė dėgjuar njė zhurmė tė ēuditshme. Nė njė farė mėnyrė inxhinieri Ibrahim Onuzi kishte prekur njė nga telat e tensionit tė lartė qė kalonte nė kėtė shtyllė. Menjėherė rryma elektrike e ka hedhur inxhinierin nga shkalla nė tokė. Pėrplasja e Onuzit me tokėn ka qenė shumė e fortė duke bėrė qė ai tė dėmtohet rėndė. Dy shokėt e tij kanė tentuar qė t’i japin ndihmėn e shpejtė duke e ngritur. Ndėrkohė edhe kalimtarė tė rastit dhe persona qė banonin aty pranė janė afruar pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė inxhinierit tė rrėzuar. Sipas njerėzve qė kanė qenė tė panishėm nė momentin e ngjarjes, Ibrahim Onuzi, kishte marrė plagė tė shumta nė trup. Pėrveē goditjes nga rryma elektrike ai kishte pėsuar dėmtime tė dukshme gjatė pėrplasjes nė tokė. “Nė pjesė tė ndryshme tė trupit dukeshin shenja gjaku. Atij i iku edhe gjuha dhe nuk po reagonte fare”,- thanė dėshmitarė pas ngjarjes. Menjėherė ėshtė marrė nė telefon policia, si dhe urgjenca, e cila ka marrė tė dėmtuarin dhe e ka dėrguar nė spital. Burime tė policisė pohuan pasditen e djeshme pėr “Shekullin” se inxhinieri Ibrahim Onuzi ka marrė ndihmėn e parė nė spital por nuk ka mundur qė tė mbijetojė. Pas verifikimit tė ngjarjes dhe marrjes nė pyetje tė personave qė ishin aty pranė, policia ka rritur nė konkluzionin se ky ėshtė njė rast aksidenti.
Pritja 30- minutėshe pėr njė ambulancė
TIRANĖ- Edhe pse vendi ku ka ndodhur tragjedia e djeshme ėshtė shumė pranė urgjencės sė Tiranės, autoambulancės i ėshtė dashur njė kohė shumė e gjatė pėr tė mbėrritur. Inxhinieri Ibrahim Onuzi ka rėnė nga shtylla nė rrugėn “Komuna e Parisit”, pranė pallateve tė HAWAY-t. Urgjenca e Tiranės ndodhet pranė stadiumit “Selman Stėrmasi”. Nėse rrugėn e pėrshkon me kėmbė, tė dyja kėto vende janė rreth 8 minuta larg njėra- tjetrės. Dėshmitarėt okularė thanė dje se inxhinieri ka rėnė nga shtylla rreth orės 9 e 30 minuta. Kalimtarėt e rastit kanė dashur qė tė telefonojnė urgjencėn por asnjė nga numrat nuk punonte. Pas disa minutash tentativa tė dėshtuara, njė prej kalimtarėve kishte numrin e telefonit personal tė njėrit prej shoferėve tė autoambulancave tė urgjencės sė Tiranės. Edhe kjo zgjidhje nuk ka qenė shumė e pėrshtatshme pasi shoferi i ambulancės i ka drejtuar sėrish tek urgjenca, kėtė herė duke i dhėnė njė numėr telefoni fiks. Kur dukej se gjithēka u sqarua dhe zhurma e autoambulancės sa vinte dhe afrohej, njerėzve qė po ndihmonin inxhinierin Ibrahim Onuzi u ka dalė njė tjetėr problem. Kėtė herė ambulanca kishte ngatėrruar adresė dhe kishte hyrė nė njė rrugė tjetėr. Pas tė gjitha kėtyre peripecive ambulanca ka mbėrritur nė vendin e aksidentit tė inxhinierit mė shumė se 30 munuta me vonesė.
01/08/2006
---
para ca vitesh ne koh te dull ramizave humbi jeten ambasadori francez.. ai qe i kenaqi me viza (si gjith ambasadoret e tjere perendimore ne tirane) krokodilet bllokmene..
sja cuan qe sja cuan makinen e doktorin ambasadorit te ngrate hafijet e ramiz enverit po e lane te ngordhe ne krahet e se shoqes se lemerisur..
mirpo dhe kanibalet e rinj sja len mangut ..
ne cdo minute ne cdo cep te tiranes mund te te kalojne mbi 300 benxa silver para syve e po te llogarisim dhe benxat e zinj dhe wolfsvagenat dhe humerat dhe bemevetė..dhe..plot e plot akull te reja tajota e nisana e turli fare makinash..i bie..( i kam numeruar vete) qe ne 10 sekonda te uturijne qindra e qindra makino kerra para hundes se cdo kalimtari..
mirpo per inxhinierin e shkrete rene ne krye te detyres nuk del asnje makine e gatshme..por pritet ambulanca e burokracise shqiptare qe te vije.. dhe iken i mjeri per kte mos kokcarje te kanibaleve qe bredhin rrugve te Tiranes..
Krijoni Kontakt