Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vdes inxhinieri nga tensioni i lartė

    ---

    shekulli thote..



    Ibrahim Onuzi ishte ngjitur nė shtyllė pėr tė vėnė njė kabėll telefoni kur ka takuar me kabllot e tensionit tė lartė

    Bashkė telat e KESH e Telekomm, vdes inxhinieri


    E.J

    TIRANĖ- Inxhinieri 41- vjeēar vdes pasi tensioni i lartė e hedh nga shtylla. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme nė kryeqytet. Ibrahim Onuzi ishte duke punuar nė njė shtyllė duke vendosur disa kabllo telefoni kur pa dashje ka prekur njė nga telat e rymės elektrike. Kjo prekje ka rezultuar fatale duke bėrė qė inxhinieri tė bjerė nga shtylla dhe tė dėmtohet rėndė. Disa orė mė vonė, ai ka humbur jetėn nė spital si pasojė e rrymės elektrike por edhe plagėve qė ka marrė gjatė pėrplasjes me tokėn. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burime tė policisė sė kryeqyteti. Sipas tyre, e gjithė ngjarja ka qenė njė aksident.
    Paraditen e djeshme, rreth orės 9 e 30, minuta, inxhinieri Ibrahim Onuzi ishte duke punuar nė rrugėn “Komuna e Parisit”, pranė pallateve tė HAĖAY-t. Brigada e pėrbėrė nga tre persona kishte pėr detyrė tė rregullonte njė linjė telefonike tė prishur nė atė zonė. Me anė tė njė palė shkallėve tė larta, ai ishte ngjitur nė njė shtyllė ndėrsa dy shokėt e tij po qėndronin poshtė duke e ndihmuar me pajisjet e ndryshme tė punės. Sipas dėshmitarėve okularė tė ngjarjes, inxhinieri ishte duke shtruar kabllot e telefonit, tė cilat ndodheshin ngjitur me atė tė rrymės elektrike. Nė njė moment personat qė ishin pranė tij kanė dėgjuar njė zhurmė tė ēuditshme. Nė njė farė mėnyrė inxhinieri Ibrahim Onuzi kishte prekur njė nga telat e tensionit tė lartė qė kalonte nė kėtė shtyllė. Menjėherė rryma elektrike e ka hedhur inxhinierin nga shkalla nė tokė. Pėrplasja e Onuzit me tokėn ka qenė shumė e fortė duke bėrė qė ai tė dėmtohet rėndė. Dy shokėt e tij kanė tentuar qė t’i japin ndihmėn e shpejtė duke e ngritur. Ndėrkohė edhe kalimtarė tė rastit dhe persona qė banonin aty pranė janė afruar pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė inxhinierit tė rrėzuar. Sipas njerėzve qė kanė qenė tė panishėm nė momentin e ngjarjes, Ibrahim Onuzi, kishte marrė plagė tė shumta nė trup. Pėrveē goditjes nga rryma elektrike ai kishte pėsuar dėmtime tė dukshme gjatė pėrplasjes nė tokė. “Nė pjesė tė ndryshme tė trupit dukeshin shenja gjaku. Atij i iku edhe gjuha dhe nuk po reagonte fare”,- thanė dėshmitarė pas ngjarjes. Menjėherė ėshtė marrė nė telefon policia, si dhe urgjenca, e cila ka marrė tė dėmtuarin dhe e ka dėrguar nė spital. Burime tė policisė pohuan pasditen e djeshme pėr “Shekullin” se inxhinieri Ibrahim Onuzi ka marrė ndihmėn e parė nė spital por nuk ka mundur qė tė mbijetojė. Pas verifikimit tė ngjarjes dhe marrjes nė pyetje tė personave qė ishin aty pranė, policia ka rritur nė konkluzionin se ky ėshtė njė rast aksidenti.

    Pritja 30- minutėshe pėr njė ambulancė
    TIRANĖ- Edhe pse vendi ku ka ndodhur tragjedia e djeshme ėshtė shumė pranė urgjencės sė Tiranės, autoambulancės i ėshtė dashur njė kohė shumė e gjatė pėr tė mbėrritur. Inxhinieri Ibrahim Onuzi ka rėnė nga shtylla nė rrugėn “Komuna e Parisit”, pranė pallateve tė HAWAY-t. Urgjenca e Tiranės ndodhet pranė stadiumit “Selman Stėrmasi”. Nėse rrugėn e pėrshkon me kėmbė, tė dyja kėto vende janė rreth 8 minuta larg njėra- tjetrės. Dėshmitarėt okularė thanė dje se inxhinieri ka rėnė nga shtylla rreth orės 9 e 30 minuta. Kalimtarėt e rastit kanė dashur qė tė telefonojnė urgjencėn por asnjė nga numrat nuk punonte. Pas disa minutash tentativa tė dėshtuara, njė prej kalimtarėve kishte numrin e telefonit personal tė njėrit prej shoferėve tė autoambulancave tė urgjencės sė Tiranės. Edhe kjo zgjidhje nuk ka qenė shumė e pėrshtatshme pasi shoferi i ambulancės i ka drejtuar sėrish tek urgjenca, kėtė herė duke i dhėnė njė numėr telefoni fiks. Kur dukej se gjithēka u sqarua dhe zhurma e autoambulancės sa vinte dhe afrohej, njerėzve qė po ndihmonin inxhinierin Ibrahim Onuzi u ka dalė njė tjetėr problem. Kėtė herė ambulanca kishte ngatėrruar adresė dhe kishte hyrė nė njė rrugė tjetėr. Pas tė gjitha kėtyre peripecive ambulanca ka mbėrritur nė vendin e aksidentit tė inxhinierit mė shumė se 30 munuta me vonesė.




    01/08/2006

    ---



    para ca vitesh ne koh te dull ramizave humbi jeten ambasadori francez.. ai qe i kenaqi me viza (si gjith ambasadoret e tjere perendimore ne tirane) krokodilet bllokmene..
    sja cuan qe sja cuan makinen e doktorin ambasadorit te ngrate hafijet e ramiz enverit po e lane te ngordhe ne krahet e se shoqes se lemerisur..

    mirpo dhe kanibalet e rinj sja len mangut ..
    ne cdo minute ne cdo cep te tiranes mund te te kalojne mbi 300 benxa silver para syve e po te llogarisim dhe benxat e zinj dhe wolfsvagenat dhe humerat dhe bemevetė..dhe..plot e plot akull te reja tajota e nisana e turli fare makinash..i bie..( i kam numeruar vete) qe ne 10 sekonda te uturijne qindra e qindra makino kerra para hundes se cdo kalimtari..
    mirpo per inxhinierin e shkrete rene ne krye te detyres nuk del asnje makine e gatshme..por pritet ambulanca e burokracise shqiptare qe te vije.. dhe iken i mjeri per kte mos kokcarje te kanibaleve qe bredhin rrugve te Tiranes..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-08-2006 mė 02:56

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Sa e bukur asht ba Tirana!!!
    Bojna pallateve e miliarda ne llogari bankare...asnji autoambulance per me ndihmue njeriun e aksidentuem ne krye te detyres!
    Qytet kanibalesh...qe dojne me na e dhane si shembull.

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ---



    para ca vitesh ne koh te dull ramizave humbi jeten ambasadori francez.. ai qe i kenaqi me viza (si gjith ambasadoret e tjere perendimore ne tirane) krokodilet bllokmene..
    sja cuan qe sja cuan makinen e doktorin ambasadorit te ngrate hafijet e ramiz enverit po e lane te ngordhe ne krahet e se shoqes se lemerisur..

    mirpo dhe kanibalet e rinj sja len mangut ..
    ne cdo minute ne cdo cep te tiranes mund te te kalojne mbi 300 benxa silver para syve e po te llogarisim dhe benxat e zinj dhe wolfsvagenat dhe humerat dhe bemevetė..dhe..plot e plot akull te reja tajota e nisana e turli fare makinash..i bie..( i kam numeruar vete) qe ne 10 sekonda te uturijne qindra e qindra makino kerra para hundes se cdo kalimtari..
    mirpo per inxhinierin e shkrete rene ne krye te detyres nuk del asnje makine e gatshme..por pritet ambulanca e burokracise shqiptare qe te vije.. dhe iken i mjeri per kte mos kokcarje te kanibaleve qe bredhin rrugve te Tiranes..
    I ke rene pikes !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Brari

    Me vika keq per te , por se kuptoj cdo inginjeri ne maje te shtylles te pakten kur isha une teknik ne poste hypnim ne atje, dhe ne kishim shtyllat tona dhe elektriku te vetat ,por me vone filloj sistemi i lekut dhe dilnin disa pergjejsa e shefa qe merrnin nga nji shuk me pare ne dore dhe merrnin persiper te conin telefonin , edhe atje ku skishte as shtylla e as kanale per kabllo. Kupton ti si eshte kjo pun edhe ai i gjori kushedi ku e ka ngjyer doren me mjalte dhe shkoj te mbaroj punen.

    Me sa di une Kabllot tona ishin dhe jane te ndaluar te kalojne tek shtyllat e elektrikut por edhe ne raste te vecanta i lidhnin provizor ne mesin e shtylles se elektrikut dhe jo ne maje, pra kishte nje largesi rreth 3-4 metra nga telat. dhe flitet per 220 volt dhe jo per 6000 mije volt pasi ai edhe pa e takuar ne rrezen 3 metra te hudh ne toke.

    Faji ketu eshte i atyre qe drejtojne sepse japin urdher per lidhje tel edhe aty ku nuk mbulohet me rrejet sigurisht pun miku dhe pun paresh.


    SI funksionon apo funksiononte nje lidhje e re telefoni ne Tirane


    1- Kerkesa e qytetarit i percillet teknikut te zones per verifikim teknik te lidhjes se tij dhe mbasi merr ok nga ai kalon neper zyrat e tjera, dhe ne rastet kur nuk merr ok nga tekniku per mungese rrjeti fillon dhe hyn ne pune paraja qe e hedh uijin perpjete dhe dalin disa qe e marrin persiper qe ta lidhin andej e ketej derisa arrijne tek vendi i duhur, gje qe une se kam pranuar asnjeher pasi ishte jashte kushteve teknike dhe kishte shum difekte qe te hanin edhe gjith diten per ti rregulluar.

    Psh. vjen elektricisti hyp ne shtyll per te rregulluar difektin e tij dhe nuk kalon dot se e pengon ky tjetri ateher i fut pincat dhe hudh pertok.

    Prandaj kur punoja une refuzova ti lidhja tel nje antari
    te qeverise Berisha 1 me thirri ne zyre i inatosur dhe i parashtrova te gjitha kushtet teknike duke e bindur qe nese do nje tel qe funksion gjithmon duhet punuar per rregullimin e rrjetit ne zonen tuaj dhe jo te prish tel e disa qytetarve per te lidhur tuajin .
    Dhe u be sic thash une , jo se jam koke shkemb por e donte puna kjo zone kapte te gjitha pallatet dhe shtepite perreth fushes se Alidemit .


    Prandaj o Brar i dashur si i thon asaj , qe paraja te han koken.

    Megjithate shpreh ngushellimet e mia familjes dhe shpresoj te mos jete sic e mendova une.
    larguar forever

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk kam dioskutuar ceshtjet teknike ketu o Dard.. se ku duhet te jete teli i telefonit apo i tensionit..
    por faktin se nje njeri do cuar ne spital..dhe sdel nje makine ta coje por pritet ambulanca qe dihet se.. ne nje vend si i joni.. sado ambulanca te kete smund te vije shpejt sepse i thone tirane gati 1 milionshe dhe 4 apo 5 ambulanca sja dalin dot..
    pra mos-gatishmeria mos solidariteti..njerzor.. i atyre mijra poseduesve te benxo bemeveve me tmerron..
    asnje nuk e prish terezine.. dhe nje njeri mbaron per 2-3 minuta te angazhimit pa pagese.. qe asnjeri nuk don ta beje nga ata mijra kerraxhij.. qe kalojne e nuk ndalon asnjeri te jap ndihme se i dhimbsen 300 gram benzine..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 02-08-2006 mė 03:24

  6. #6
    e embel
    Anėtarėsuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    Tirana jone e dashur eshte katandisur per te ardhur keq.....
    eshte e vertete qe ska nje ambulance ne urgjence se jo me larg se para 3ditesh kisha tim ate shume semure dhe ne oren 22.30 morem urgjencen ne tel dhe pergjigja ishte:-" nqs keni makine hajde na merni ketu se skemi ambulance''
    e cuditshme por e vertete dhe keshtu ndodhi shkuam i morem doktoret atje se sdonim ta leviznim tim ati se pati humbje ndjenjash. nejse.....fal zotit eshte mire jo fal doktoreve.
    humbin jeten njerezit per nje ambulance qe smund te gjendet asnjehere kur duhet. kjo eshte e ardhmja jone ne shqiperi....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga kumbulla
    kjo eshte e ardhmja jone ne shqiperi....
    Kjo asht e tashmja e jo e ardhmja.
    E ardhmja do jete prap keshtu nese nuk zihet mend e vazhdohet me votue kanibalet.
    Ja sa asht "zbukurue" Tirana...nji kryeqytet ku s'mundesh me gjete nji autoambulance, por ku bashkija per reklame harxhon 400 000dollare, pa llogarite vjedhjet.

  8. #8
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Se pari sigurisht e me vjen keq per te shkretin inxhinier qe dha jeten ne krye te detyres....
    Por me lini te shtoj dicka tjeter. Edhe mua me beri pershtypje se cdo ky inxhinier ne maje te shtylles?
    Pse teli i telefonit kalon ne nje shtylle me korentin elektrik?
    Keto pra jane shkelje te kushteve teknike.
    pastaj kemi edhe nje tjeter shkelje ate te arritjes vone te ambulances.
    Po pse si e mendoni ju sherbimin shendetsor, te perbere nga engjej? Ata jane une, ti, vellai yt, komshiu i dashur etj.
    Jane te njejtet nerez te dashur miq qe kane ndare rolet.
    Disa beken mjeke, disa inxhiniere, disa teknike, disa hajdute, disa te tjere kryeministra. Te gjithe jane njesoj.

    Mos kerkoni vetem nga mjeksia. Qe mjeksia te funksionoje duhet ndryshuar sistemi i funksionimit te saj.
    Dhe qe mjeksia te funksionoje duhet investuar ne ate fushe, pra duhen para, po shume para dhe parate i duan ca te tjere.
    DP
    I shkreti djale qe vdiq dhe e shkreta familje.
    sereno

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    PO mir mer Brar po nuk e di a kujtoj mire se kur ishte Nanua krieminister sikur i bleu nja 50 Ambulanca te reja fringo ke koncensionari i mercedesit qe u hap ne Tirane dhe si shperblim per kete mori edhe nje mercedes ti i fundit.

    Pra leket i pagoj por nuk di a mberriten ato ambulanca apo jo .
    larguar forever

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kjo eshte me mire nje pune qe bejne ne Shqiperi pa te ardhme jo e ardhmja e Shqiperise por mendoj qe jeta e ketij njeriut te vihet ne gjendje edhe mjeksia qe paska nje funksionim te dobet ne kete rast.

Tema tė Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Universiteti, 38 degėt pa konkurs
    Nga shtrigaa nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-02-2012, 12:30
  3. “Ju rrėfej historinė sekrete tė uraniumit nė Kukės e Dibėr”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 19:11
  4. Tema studimi pėr diplomė nė informatikė e inxhinieri
    Nga Nogi PR nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 20:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •