Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Haxhi Hafiz Hasan ef. Kaduku - I pari stomatolog shqipetare qe hapi nje klinike dentare.

    Njė tregues tjetėr pėr civilizimin , kulturėn dhe emancipimin e popullit shkodrane ėshtė edhe fakti se ne Shkodėr u hap pėr te paren here njė klinike dentare private nga njė mjek i specializuar dhe i diplomuar pėr stomatologji.
    Ishte viti 1909 kur biri i Shkodrės Hasan Kaduku, njė burrė rreth te dyzetave i sapo kthyer nga emigracioni, ku qe diplomuar pėr stomatologji vendosi te hapte kliniken e tije private ne sheshin e parruces. Studiuesi Osman Hoxha e pėrshkruan kėshtu figurėn e Hasan Kadukut : “Njeri madhėshtore, shtatlarte e shpatullgjere, syshqiponje e hundėshkabe, me mjekėr te bardhe dhe shume i pashėm, fisnik dhe zemėrgjere, i respektuar dhe mendjemprehte, energjik dhe i papėrkulur, i dashur e bujare, ishte gjithmonė mes njerėzve, qe e donin dhe i donte aq shume. Ishte i punės por dhe i pushkės. Ne kohen e rrethimit te Shkodrės nga malazezet ne vitet 1912-13 Dr.Hasan Kadukune gjejmė te rreshtuar ne llogore pėrkrah vullnetareve te tjerė, duke kryer detyrėn ndaj atdheut. Ky nuk la pasdore as detyrat shpirtėrore. Mėsoi Kur’anin pėrmendesh duke u bere ‘hafiz’. Me vone Kreu edhe ritin fetare te myslimaneve ne Qabe duke fituar titullin e larte ‘haxhi’. Kėshtu qe mjeku u thirr Dr. Haxhi Hafiz Hasan ef. Kaduku”
    Pėr Dr.Hasn Kadukun ishte hera e dyte qe kthehej ne Shqiperi. Kur erdhi pėr te paren here nuk ishte diplomuar pėr stomatologji por kishte ndjekur kurse dhe kishte punuar me dentistet me emėr te perandorisė Osmane si Halid Shenazi Bej apo profesor Dionisi nga te cilėt kishte fituar teknikat me te mira te kėtij profesioni, po kjo nuk e ndaloi atė qe te punonte si dentist ne Shkodėr bile edhe ne Mal te Zi me lejen e Krajl Nikolles. Pastaj atij iu dha mundėsia te studionte ne Fakultetin e mjekėsisė ne Stamboll ku dhe u diplomua. Me pas erdhi ne Shkodėr serish dhe hapi kliniken e tije private. Ai i merrte materialet e para per protezat nga jashtė nga firmat me te njohura te Botes. Kjo klinike qe shume e preferuar edhe nga te huajt qe vinin ne Shkodėr apo ata qe ishin te trupave diplomatike.
    Sipas djalit te tije,Hakise, i cili edhe ai ndoqi profesionin e te atit , Hasani e mori vendimin e tij te mėsonte pėr stomatologji pasi kur ishte ne Stamboll dhe filloi te mėsonte Kur’anin dėshironte ta recitonte atė me ‘texhvid’ (rregulla universale te gjuhės arabe ne recitimin e Kura’nit), po kjo nuk ishte e mundur pasi Hasanit i mungonin dhembet e pare, dhe kėshtu i lindi dėshira pėr profesionin e dentistit.
    Figura e kėtij mjeku dhe e shume e shume personaliteteve ėshtė treguesi me i mire pėr traditėn kulturore qe ke pasur , ka dhe do te ketė Shkodra, qyteti jone i dashur.

    __________________
    Referencat:
    “Shkodra dhe motet”, Hamdi Bushati.
    “Ne kujtim te brezave”, Faik Luli, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    po ka mundesi edhe biografine e Hafiz Ali Korces?

  3. #23
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Po kerkoj dhe padyshim qe do e ve.

    Eshte kolos i personaliteteve shqipetare.

    Shume faleminderit per sugjerimin.

    Shume selame.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Nė zemėr tė Tiranės (pėr disa kohė)
    Postime
    256

    Faleminderit shume...!!!

    Citim Postuar mė parė nga DEN_Bossi
    Imam Vehbi Sulejman Gavoēin, dijetar i madh musliman .


    Intervistė ekskluzive me Imam Vehbi Sulejman Gavoēin, dijetar i madh musliman Shkodran
    Vehbi Sulejman Gavoēi nuk ėshtė dijetari i vetėm musliman shqiptar nė botėn islame, pėrveē atij numėrohen edhe dijetarė tė tjerė njohur si: Shejh El-Albani, Shejh Abdul-Kadir Arnauti, Shejh Nuhi, gjyshi i Shejh Shuajb el-Arnautit qė jeton akoma etj.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Le tė kthehemi te i intervistuari ynė, Shejh Vehbi Sulejman Gavoēi
    Pyetje: I nderuar Haxhi Vehbi Sulejman Gavoēi, ju e keni lėnė Shqipėrinė nė moshė tė vogėl dhe keni ardhur nė Damask (Siri); a mund tė na tregoni se kur keni ardhur ju dhe familja juaj kėtu?
    Pėrgjigje: Bismil-lahirr-Rrahmanirr Rrahim.
    Falenderimi i takon Zotit tė tė gjitha botėrave, i Cili ėshtė Njė dhe i pashoq, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė dėrguarin e Tij, Muhamedin (a.s.) dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij.
    Unė jam Vehbi Sulejman Gavoēi. Nga Shqipėria nė Siri kemi ardhur nė vitin 1937. Babai im e la Shqipėrinė me familjen e vet dhe tė vėllanė e tij dhe erdhėn nė Siri.
    Pyetje: Cilat ishin arsyet tė cilat ju shtynė qė tė vini nė Siri?
    Pėrgjigje: Arsyeja kryesore ka qenė se mbreti Zog nė kohėn e tij bėri disa reforma tė cilat nuk kanė lidhje me fenė Islame. Ai e detyroi gruan qė tė heqė perēen, e barazoi vėllain me motrėn nė mirath (trashėgimi), dhe i urdhėroi nėpunėsit dhe studentėt qė tė vendosin kapele nė kokė. Gjithashtu edhe disa gjėra kundėr fesė tė cilat i zbatoi ai, e detyruan babain tim qė ta lėrė Shqipėrinė dhe tė vijė nė Siri, thėnė mė qartė nė vendin ku kanė emigruar pejgamberėt (tė dėrguarit e Allahut-profetėt) e fundit.
    Pyetje: Ku jeni vendosur nė fillim nė Damask?
    Pėrgjigje: Kur kemi ardhur nė fillim nė Damask kemi ndenjur nė lagjen "Huk-kul Sarajja", mandej u vendosėm nė Divanije, e cila njihet si mėhalla (lagja) e shqiptarėve. Aty babai me mirėsitė e Zotit, na ndėrtoi njė shtėpi, mandej ndėrtoi edhe njė xhami e cila quhet xhamia "Arnaut".
    Aty, ai vetė ka qenė imam nė atė xhami (gjatė faljeve), ka studiuar aty, dhe qė tė gjithė shqiptarėt e vjetėr qė ndodheshin aty kanė mėsuar prej babait pėr fenė e tyre.
    Pyetje: Si ju kanė pritur arabėt si shqiptarė?
    Pėrgjigje: Arabėt si shqiptarė na kanė pritur si s'ka mė mirė. Shqiptarėt qė janė kėtu mund tė ndahen nė dy parti (grupe): Partia (grupi) i parė janė kosovarėt, tė cilėt kanė ardhur kėtu gjatė luftės ballkanike, kur serbėt i vranė, i prenė dhe i torturuan. Njė shumicė e tyre shkuan nė Turqi, e disa erdhėn nė Siri. Kur ata erdhėn kėtu, qeveria e vendit u propozoi atyre njė tokė e cila quhet Shbele, njė katund, qė tė punojnė nė tė. Mirėpo ata pėrtuan nė vend tė huaj, duke mos ditur gjuhėn dhe vendin, dhe preferuan qė tė rrinė nė qytet. Ne kemi ardhur nga Shqipėria, Shkodra, nė vitin 1937 siē e pėrmenda mė herėt. Haxhi Nuhi dhe babai i Shuajb el-Arnautit, Muharremi, kanė ardhur para nesh nė vitin 1926, po nga Shkodra. Ne jemi grupi i dytė nga Shkodra qė kemi ardhur nė Siri. Arabėt na kanė pritur shumė mirė, dhe kur kemi pasur ndonjė nevojė na kanė ndihmuar.
    Pyetje: Sa ėshtė numri i pėrafėrt i tė shpėrngulurve shqiptarė nė Siri?
    Pėrgjigje: Nuk mundem tė jap njė shifėr tė pėrafėrt tė shqiptarėve kėtu, sepse unė, pėr rreth njėzet e ca vjet kam qėndruar jashtė Sirisė. Mirėpo besoj se jemi mė shumė se 10.000 vetė.
    Pyetje: Cila ka qenė veprimtaria juaj personale, dhe me ēfarė jeni marrė nė Damask?
    Pėrgjigje: Kur kam ardhur nė Siri, nė vitin 1937, jam njohur me njė akraba (tė afėrt), i cili quhej Hasan Smaja dhe babai mė pyeti nėse kisha dėshirė tė shkoja nė mejtep (shkollė e ulėt islame) me tė? Dhe unė pranova. Pastaj shkova nė Misir (Egjipt) dhe atje qėndrova dhjetė vjet. Atje mėsova gjuhėn arabe dhe fenė, dhe mora dy diploma tė larta, njė tė universitetit (laike) dhe njė tė Sheriatit (jurisprudencės islame). Gjithmonė jam marrė me mėsime, duke lexuar dhe duke shkruar libra qysh nga viti 1937 e deri mė sot. Lexoj ende edhe kėsaj dite, shkruaj ende artikuj, libra dhe shkrime, ashtu siē punojnė edhe djemtė e rinj. Jam marrė vetėm me mėsime dhe arsim e jo me politikė, dhe gjatė viteve 1948-1980 e mė tej kam dhėnė mėsim nė Siri. Mandej kam shkuar nė Medine (Arabi Saudite) dhe kam qėndruar pėr disa vite. Mandej kam shkuar nė Emiratet e Bashkuara Arabe ku kam qėndruar pėr afro katėrmbėdhjetė vjet. Ndėrsa nė vitin 2000 jam kthyer nė Siri, nė vendin tim, pėr tė qėndruar aty deri sa tė kem jetė.
    Pyetje: Ku dhe kur i keni mbaruar studimet tuaja?
    Pėrgjigje: Studimet i kam mbaruar nė Kajro nė vitin 1947, nga viti 1937-1947.
    Pyetje: Ēfarė aktivitetesh keni bėrė nė lidhje me shqiptarėt kur jeni kthyer nga Egjipti?
    Pėrgjigje: Kur jemi kthyer prej Misirit (Egjiptit) menduam qė tė mblidhnim tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė nė Siri. Prandaj, formuam njė shoqėri bamirėse, mirėpo nuk qėndroi mė tepėr se tre vjet. Kam qenė sekretar i pėrgjithshėm i kėsaj shoqėrie. Kam dhėnė edhe intervista nė disa gazeta; dhe nė njė rast kur erdhėn pėr Ahmet Zogun dhe folėn keq pėr tė duke thėnė se ai e ka shitur vendin e vet e ne vetė jemi tė shitur. Nė njėfarė mėnyre, ne jemi munduar t'i gjendemi pranė dhe t'i ndihmojmė bashkatdhetarėt tanė. Mirėpo disa qė janė me origjinė shqiptare, nuk i kanė ndjenjat tona, ata kanė lindur dhe kanė ndenjtur nė Shqipėri deri sa qeveria e mbylli atė shoqatė (shoqėri) dhe ne mbetėm tė ndarė, secili nė vendin e vet.
    Pyetje: A mendoni qė tė ktheheni ndonjėherė nė Shqipėri me familjen tuaj?
    Pėrgjigje: Nė Shqipėri kam shkuar ēdo vit, por nuk mendoj se do tė kthehem pėrgjithmonė atje, sepse kėtu nė Siri jemi tė lidhur me punė dhe familje, dhe kjo ėshtė njė punė e vėshtirė. Emigrimi nė kėtė vend ėshtė sevap, mandej ne kėtu jemi pranė burrave dhe baballarėve tanė (paēin rahmet-mėshirė) tė cilėt e lanė Shqipėrinė pėr tė ruajtur fenė.
    Pyetje: Cila ėshtė pėrshėndetja juaj pėr bashkatdhetarėt, pėr shqiptarėt?
    Pėrgjigje: Kur pata shkuar pėr herė tė parė nė Kosovė, mė pritėn shumė mirė, dhe e pashė tė udhės qė pėr t'i falenderuar ata tė shkruajta njė libėr nė gjuhėn shqipe i cili quhet "Si dhe Pse"? Dashuria ime pėr vendin tim ėshtė nė gjakun tim, ėshtė nė jetėn time; atje kam lindur, tė afėrmit, vėllezėrit e shokėt i kam atje, mendoj gjithmonė mirė pėr Shqipėrinė tonė, mirėpo tani qė jam plakur e kam tė vėshtirė qė tė kthehem prapa, por nė qoftė se Zoti do tė mė kthente pėrsėri djalė tė ri do tė vija pėrsėri.

    Intervistoi: Ermal BEGA Damask – Siri
    Faleminderit shume zoteri qe e keni nxjerre online kete intervisten time, t'a di shume per nder...
    Gjithe te mirat!
    Orientalisti

  5. #25
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    JO mor vlla. Per nder duhet me ta dit ty. Une thjesht kam ba perhapjen. Po kjo eshte vetem puna dhe merita jote. Bile, une duhet te te kisha marre leje, po ne pamundesi e paraqita kshtu.Per te mire te Islamit, shqipetareve, dhe te gjith botes Islame.

    Shume selame nga vellai juaj Denisi

  6. #26
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    pershendetje den boss

    I lexova me kujdes shkrimet tua dhe nje gje me beri pershtypje te biografia e Haxhi Hafiz Sabri Koqit.Nga sa di une fjalet '' Haxhi '' dhe '' Hafiz '' jane tituj te fese islame.Po keshtu nga sa di une per te marre kete titull ka nje rregull. Per te marre titullin '' Haxhi '' eshte e obligueshme vizita ne Meke vendin e pelegrinazhit per muslimanet.Kete gje e ka bere Sabri Koqi.Por titullin '' Hafiz '' e merr pasi ke mbaruar shkollen e larte ne drejtimin teologjik ose nji universitet ne drejtimin teologjik ( ne kete rast ne drejtimin islam) dhe pasi ke perfunduar provimet perkatese gradohesh me titullin '' Hafiz'' .Eshte nje personalitet i shquar i kultures islame ne Shqiperi Haxhi Hafiz Tahir Kolgjini ( qe ti nuk e permend gjekundi ) qe ua ka thene kete gje bashkefshatareve te mi.Nuk e di a jam i sakte por me duket se Sabri Koqi nuk kishte mbaruar ndonje universitet fetar qe te merrte kete titull.Me duket se ja ka vene vehtes nje titull te till.Ndoshta jam gabim

    Nese ke mundesi sille ndonje shkrim per personalitetin e shquar te fese islame ne Shqiperi Haxhi Hafiz Tahir Kolgjinin.

  7. #27
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Nga sa di une fjalet '' Haxhi '' dhe '' Hafiz '' jane tituj te fese islame.Po keshtu nga sa di une per te marre kete titull ka nje rregull. Per te marre titullin '' Haxhi '' eshte e obligueshme vizita ne Meke vendin e pelegrinazhit per muslimanet.Kete gje e ka bere Sabri Koqi.Por titullin '' Hafiz '' e merr pasi ke mbaruar shkollen e larte ne drejtimin teologjik ose nji universitet ne drejtimin teologjik ( ne kete rast ne drejtimin islam) dhe pasi ke perfunduar provimet perkatese gradohesh me titullin '' Hafiz''
    Prk kete te keshilloj te informohesh me mire, Titiulli Hfiz nuk merret nese ke mbaruar nje shkolle fetare por merret nese ke mesuar Kuranin permendesh dhe je diplomuar per kete nga hafize te tjere me te vjeter.
    Megjithate edhe z.Sabri Koci ka qene nxenes ne medrese dhe ka studjuar fene Islame, dhe nuk e ka studjuar fene autodidakt.

    Nese ke mundesi sille ndonje shkrim per personalitetin e shquar te fese islame ne Shqiperi Haxhi Hafiz Tahir Kolgjinin.
    Kete person nuk e njoh dhe nuk kam lexuar ndonjehere rreth tije. me vjen keq.... nese ky person ekziston realisht , na jep me shume informata rreth tije dhe pastaj do kerkojme...

    Shume selame

  8. #28
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pershendetje Den Boss

    Nga sa shkruan me siper nuk je mjaft i qarte.Ate qe thashe une per marrjen e titullit '' Hafiz '' e kam te thene nga prinderit e mij qe jane besimtare te devotshem muslimane dhe qe kete gje e kan mesuar nga Haxhi Hafiz Tahir Kolgjini.Une thashe ( dhe kjo ka gjase te jete me e vertete ) se te marresh kete titull duhet te mbarosh shkollimin e larte dhe te japesh provim per kete titull.Ka mundesi qe ky provim te jete nese kandidati e din permendesh kuranin e madherueshem . Une nuk besoj se ka autoritet nje njeri te i japi tjetrit nje titull por besoj tek nje institucion.Pastaj ti ne shkrim nuk na tregon kohen kur Sabri Koqi e mori titullin ''Hafiz'' . Po keshtu nga sa di une ky eshte titulli me i larte qe jepet ne fene muslimane.Te gjitha keto i kam nga prinderit e mij dhe se atyre jua ka thene ky zoteri gjate kohes kur ky sherbente si imam ne fshatin tim.Ndoshta eshte ashtu siq thua ti por duah te te them se nuk eshte njesoj sikur te mbarosh medresene qe eshte shkolle e mesme e fese islame dhe te mbarosh nje universitet ne drejtimin teologjik.Por gjithsesi them edhe nji here qofsha i gabuar.

    Sa i perket figures se Haxhi Hafiz Tahir Kolgjinit une nuk di shume por ate qe di po e jap ketu.Ai ka lindur ne fshatin Lusen te rrethit te Kukesit ne nje familje jo te varfer ekonomikisht.Duke qene se babai i tij ishte imam i fshatit tim ai e dergon djalin e tij ne shkollim jashte shtetit ne vendet arabe.Di qe perveq studimeve ne medrese ai ka mbaruar shkelqyeshem nje universitet ne drejtimin teologjik diku ne Turqi apo Arabi por nuk jam i sigurte se ku. Nga ky universitet ai ka ardhe me titullin'' hafiz '' dhe eshte emeruar imam ne fshatin tim.Pas disa kohe nga nji fjale qe nji grua e pa edukate ja ka thene atij ai ka lene detyren e imamit dhe i eshte kushtuar punes private dhe politikes.Disa kohe ka qene prefekt i Gjirokastres dhe pas luftes se dyte boterore ai eshte perndjekur nga forcat komuniste.Duke e pare te pamundur qendrimin ne Shqiperi ai eshte arratisur dhe tere kohen ka jetuar ne Turqi.Ju thashe se nuk di shume per te dhe keto qe dhashe jane vetem fragmente nga jeta e tij.Gjithsesi kaq dita une.

    DEN BOSS te lutem jepna me shume informacion rreth titullit '' Hafis '' dhe titujve te tjere te fese islame dhe kushteve qe duhet te plotesosh per ta marre ate.Fakti qe ju thoni se eshte vetem te dish kuranin e madherueshem me duket pak i thate.

    TE PERSHENDET OSMANI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 02-09-2006 mė 06:58

  9. #29
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pershendetje Den Boss

    Nga sa shkruan me siper nuk je mjaft i qarte.Ate qe thashe une per marrjen e titullit '' Hafiz '' e kam te thene nga prinderit e mij qe jane besimtare te devotshem muslimane dhe qe kete gje e kan mesuar nga Haxhi Hafiz Tahit Kolgjini.Une thashe ( dhe kjo ka gjase te jete me e vertete ) se te marresh kete titull duhet te mbarosh shkollimin e larte dhe te japesh provim per kete titull.Ka mundesi qe ky provim te jete nese kandidati e din permendesh kuranin e madherueshem . Une nuk besoj se ka autoritet nje njeri te i japi tjetrit nje titull por besoj tek nje institucion.Pastaj ti ne shkrim nuk na tregon kohen kur Sabri Koqi e mori titullin ''Hafiz'' . Po keshtu nga sa di une ky eshte titulli me i larte qe jepet ne fene muslimane.Keshtu ju ka thene ky zoteri gjate kohes kur ky sherbente si imam ne fshatin tim.Ndoshta eshte ashtu siq thua ti por dua te te them se nuk eshte njesoj sikur te mbarosh medresene qe eshte shkolle e mesme e fese islame dhe te mbarosh nje universitet ne drejtimin teologjik.Por gjithsesi them edhe nji here qofsha i gabuar.

    Sa i perket figures se Haxhi Hafiz Tahir Kolgjinit une nuk di shume por ate qe di po e jap ketu.Ai ka lindur ne fshatin Lusen te rrethit te Kukesit ne nje familje jo te varfer ekonomikisht.Duke qene se babai i tij ishte imam i fshatit tim ai e dergon djalin e tij ne shkollim jashte shtetit ne vendet arabe.Di qe perveq studimeve ne medrese ai ka mbaruar shkelqyeshem nje universitet ne drejtimin teologjik diku ne Turqi apo Arabi por nuk jam i sigurte se ku. Nga ky universitet ai ka ardhe me titullin'' hafiz '' dhe eshte emeruar imam ne fshatin tim.Pas disa kohe nga nji fjale qe nji grua e pa edukate ja ka thene atij ai ka lene detyren e imamit dhe i eshte kushtuar punes private dhe politikes.Disa kohe ka qene prefekt i Gjirokastres dhe pas luftes se dyte boterore ai eshte perndjekur nga forcat komuniste.Duke e pare te pamundur qendrimin ne Shqiperi ai eshte arratisur dhe tere kohen ka jetuar ne Turqi.Ju thashe se nuk di shume per te dhe keto qe dhashe jane vetem fragmente nga jeta e tij.Gjithsesi kaq dita une.

    DEN BOSS te lutem jepna me shume informacion rreth titullit '' Hafis '' dhe titujve te tjere te fese islame dhe kushteve qe duhet te plotesosh per ta marre ate.Fakti qe ju thoni se eshte vetem te dish permendesh kuranin e madherueshem me duket pak i thate.

    TE PERSHENDET OSMANI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 02-09-2006 mė 07:26

  10. #30
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Per nje gje te jesh i sigurte. Titulli hafiz eshte vetem per ata qe dine te gjithe Kuranin permendesh. Padyshim qe ne shume vende te Botes ka shkolla te mirfillta qe e mesojne permendesh Kuranin, edhe ne shqiperi ka nje shkolle te tille ,me sa di un, dhe titulli Hafiz jepet nga provimi qe bejne Hafizet e tjere , por ama , kjo diplome eshte institucionale nga komuniteti musliman.
    Per sa i perket atyre studjusve qe studjojne thellsisht fene islame ka tituj te tjere.
    P.Sh eshte titulli Shejh, per ata dijetare qe kane dije dhe japin fetva per qeshtje te caktuara fetare.
    Apo titulli Muhadith per ate qe studjon hadithet e profetit, meson permendesh hadithet dhe komentimet e tyre bashke me zinxhirin e transmetuesve.
    Ka edhe tituj te tjere.

    Ndersa per hafizin qe thua ti , une do mundohem te gjej ndonje informacion, por ama edhe informacioni im eshte i kufizuar, sepse kac kam gjetur nga ato qe kam lexuar.

    Shume selame

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Titullin Hafiz ( sa e dij une) mund ta kete edhe dikush i moshes jo madhore,pra qe nuk ka ndonje nga shkollat e larta.Kam lexuar per ata qe e kan kryer hivzin e qe jan te moshave 10-12 vjeq !Kurse ata qe e din thellesisht Kuranin mbajn titullin Kurra!

  12. #32
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Padyshim qe Hafiz mund te behet kushdo , pa rendesi moshe. Por ajo qe thua ti nuk eshte e sakte. Hafiz eshte ai person qe e di te gjithe Kuranin Permendesh.
    Ate fjalen Kurra se kam degju ndonje here.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Per cilen po mendon qe nuk eshte e sakte?

  14. #34
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Per ate qe nese e din kuranin quhesh Kurra, sic po thua ti.

  15. #35
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    selam dhe Allahu ta shperblefte!

    sa i perket emrit KURRA, eshte titll i atyre HAFIZAVE te cilet e kendojne Kur'anin ne disa KIRAETE (lexime) . Cdo Kurra eshte Hafiz, por jo cdo Hafiz eshte Kurra
    RIPPR

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Denis,si duket nuk me kuptove ose une nuk isha i kjart.Hivzi nenkupton te mesuarit e Kuranit permendsh,kurse dietaret qe merren me kuptimin,interpretimin,tefsirin e Kuranit quhen kurra e qe shumica e tyre jane edhe haviz.Selam.

  17. #37
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    OK, po ne nuk po diskutonim kete, qeshtja ishte se cili person eshte hafiz.

    Gjithsesi ju falenderojme per informacionin.

    Shume selam nga Denisi

  18. #38
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga buki19
    Denis,si duket nuk me kuptove ose une nuk isha i kjart.Hivzi nenkupton te mesuarit e Kuranit permendsh,kurse dietaret qe merren me kuptimin,interpretimin,tefsirin e Kuranit quhen kurra e qe shumica e tyre jane edhe haviz.Selam.
    kjo eshte gabim ... ata te cilet merren me kuptimin dhe interpretimin e Kur'anit quhen Mufes-sirijn ... ka pas prej tyre qe kane qene Kurra ... po Kurra ka te beje me leximin ne disa Kiraete jo me interpretimin dhe spjegimin e Kur'anit
    RIPPR

  19. #39
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Nė zemėr tė Tiranės (pėr disa kohė)
    Postime
    256
    Citim Postuar mė parė nga DEN_Bossi
    JO mor vlla. Per nder duhet me ta dit ty. Une thjesht kam ba perhapjen. Po kjo eshte vetem puna dhe merita jote. Bile, une duhet te te kisha marre leje, po ne pamundesi e paraqita kshtu.Per te mire te Islamit, shqipetareve, dhe te gjith botes Islame.

    Shume selame nga vellai juaj Denisi
    Te flm edhe njehere vella Denisi qe e gjete materialin dhe e botove, dhe nuk ka problem per lejen ne keto raste, gjithmone vetem nese eshte interesi i Islamit.
    Ate interviste e kam bere vete personalisht ne Siri, dhe me te vertete ishte dicka shume interesante.
    Shume selame nga Ermali!

  20. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Nė zemėr tė Tiranės (pėr disa kohė)
    Postime
    256
    Citim Postuar mė parė nga DEN_Bossi
    Prk kete te keshilloj te informohesh me mire, Titiulli Hfiz nuk merret nese ke mbaruar nje shkolle fetare por merret nese ke mesuar Kuranin permendesh dhe je diplomuar per kete nga hafize te tjere me te vjeter.
    Megjithate edhe z.Sabri Koci ka qene nxenes ne medrese dhe ka studjuar fene Islame, dhe nuk e ka studjuar fene autodidakt.


    Kete person nuk e njoh dhe nuk kam lexuar ndonjehere rreth tije. me vjen keq.... nese ky person ekziston realisht , na jep me shume informata rreth tije dhe pastaj do kerkojme...

    Shume selame
    Vella Denisi, sa per kete personalitet, ky eshte i vertete, dhe ajo vajza ose motra jone muslimane ka te drejte...
    Te keshilloj qe te lexosh nje liber i cili eshte botuar ketu ne Tirane, me titull odi matematikor i Kur'anit" i cili eshte botuar nga ai...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •