Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Demokracia dhe kultura institucionale

    S'ka demokraci institucionale pa kulturė institucionale

    Nga Edmond Cata

    Cila ėshtė njė nga arsyet qė BE po heziton tė fillojė negociatat pėr asociimin me ne dhe hapja e tyre nė tė ardhmen mbetet po aq e diskutueshme? Pėrtej ndonjė "wishful thinking" (vėshtrim i realitetit jo ashtu si ėshtė, por ashtu siē tė pėlqen), hezitimi lidhet mė sė pari me dyshimin e fortė qė ekziston nė BE pėr shkallėn e zhvillimit tė demokracisė institucionale tek ne, stabilitetin dhe efikasitetin e institucioneve tona politike, dhe demonstrimin e sjelljes institucionale prej politikanėve shqiptarė.
    Meqė arsyet e dyshimit tė BE-sė gjenden tek realiteti qė ofron politika shqiptare mė saktė shkon tė pyesnim: Sa po provojmė me vepra se kemi filluar tė krijojmė traditėn e demokracisė institucionale historikisht tė munguar? Sa po arrijmė tė ndėrtojmė institucione efektive? Sa politikanėt shqiptarė po bėjnė tė tyren me vepra sjelljen institucionale? Sa pėrputhet kuptimi jonė pėr institucionet me kuptimin qė ekziston nė perėndim pėr to? Praktikat e politikanėve shqiptarė, demokracinė tonė institucionale po e ndihmojnė apo pengojnė, afrojnė apo largojnė me standardet e demokracitė liberale tė perėndimit?
    Nuk ka dyshim qė BE dyshon nė cilėsinė e demokracisė sonė. Por mė shumė sė kjo, thembra jonė e Akilit qėndron tek dėmi qė ne i kemi berė demokracisė me mungesėn e kulturės institucionale qė Sabrina Ramet, profesore nė Universitetin e Washington, Seattle, e paralajmėronte qė mė 1992 nė njė artikull mbi demokracinė nė Shqipėri, Rumani, Bullgari (Ramet, Sabrina "Pluralizmi nė Ballkan e armiqtė e tij" Orbis 1992:547-565) si rrezikun kryesor pėr demokracitė ballkanase. Qė dimensioni institucional mbetet pėrcaktues i cilėsisė sė demokracisė, kjo del qartė qoftė po tė shihet se pesė nga dhjetė parakushtet qė e bėjnė njė shoqėri demokraci, janė tė natyrės institucionale - Marrėveshje pėr rregullat e lojės; Institucione tė respektuara e efektive; Zgjedhje tė lira; Gjyqėsor aktiv, efektiv, tė pavarur; Burokraci e depolitizuar qė funksionon sipas rregullave tė shkruara, - qoftė po tė kihet parasysh siē thotė Diamond (Larry, Diamond: "Pėrparimi i demokracisė drejt konsolidimit," 1999:55), se dimensioni institucional lidh formėn e pėrmbajtjen e demokracisė, dmth, fakti nėse institucionet janė tė forta ose tė dobėta pėrcakton nėse ka apo jo demokraci tė konsoliduar.
    Nisur nga kjo lidhje mes institucioneve efektive e konsolidimit tė demokracisė nė njė artikull tė mėparshėm pyesja nėse demokracia shqiptare do tė mbetet elektorale apo bėhet liberale (Edmond Cata, "Shekulli", 17 korrik 2002). Evropa do tė na pranojė nė gjirin e saj nėse ne do tė dalim nga elektoralizmi e liberalizohemi. Dmth, tė mos dominohemi nga vullneti politik i dy tre njėshave, por nga institucionet; kėto tė fundit tė mos zėvendėsohen apo identifikohen me rolin e njėshave, por tė luajnė vėrtet rolin e vendit ku dėgjohen zėrat e pėrfaqėsohet vullneti i tė gjithėve; roli i individit tė mos jetė ai i uzurpimit apo manipulimit, por i pėrmirėsimit tė institucioneve nė rrugė kushtetuese po tė lindė nevoja pėr njė gjė tė tillė.
    Pyetja qė mbetet pa pėrgjigje nė realitetin konkret shqiptar ėshtė: Konsolidimit tė dimensionit institucional tė demokracisė sonė i nevojiten marrwveshjet e njėshave qė vendosin pėr kėdo e pėr gjithshka apo autoriteti dhe efektiviteti i tė gjitha institucioneve politike, ku njėshat pėrfaqėsojnė jo interesa e kalkulime politike personale, por interesa votuesish e qytetarėsh? Tjetėr pyetje e rėndėsishme qė mbetet ėshtė: Itharėt e paqeve tė tilla mund tė vazhdojnė t'i akordojnė ēfarėdolloj vlerash e tė investojnė shpresat e tyre nė paqe tė tilla edhe pas 12 vjetėve, mund bile tė arrijnė edhe tė "mbysin" e lėnė nė minorancė edhe zėra tė tillė si ato tė Lubonjės, M. Nanos, Stefanit, Meidanit, qė kanė refuzuar zėvendėsimin e institucioneve me paqe individėsh, edhe ta shesin atė "paqe" si "garancia ne-BE-cuarese" ndėr njerėzit e thjeshtė gazetablerės apo TV parės, por ėshtė blerė kjo reklamė politike nė institucionet e BE-sė? A ka arritur kjo reklamė politike t'i bėjė mendjet e atyre qė po ndėrtojnė BE-nė si shtet supranational bazuar vetėm mbi vullnetin politik dhe demokraci institucionale?
    Shkurt, asociimi apo hyrja nė BE nuk ėshtė vetėm thjesht ēėshtje parametrash ekonomike. Qė edhe sikur tė ish kėshtu, vėshtirė se 15 anėtarėve tė BE-sė mund t'ua mbushė mendjen njeri se Shqipėria, me problemet e dritave, infrastrukturėn e prapambetur, burokracinė jo tė projekteve por tė kafeneve, varfėrinė e shprehur nė tregun inekzistent tė punės, ekonominė ku importet kapin shifrat e njė miliard dollarėve, ndėrsa eksportet as njė tė pestėn, i afrohet standarteve ekonomike qė kėrkon pranimi nė BE. Mė sė pari, ai mbetet njė aksion politik e provash tė liberalizimit demokratik. A kemi qėnė dhe a jemi nė gjendje qė tė bindim Evropėn se po i japim dėrrmin mentalitetit totalitarian tė njėshit? Se kemi filluar tė hedhim themele serioze tė demokracisė institucionale?
    Qė nė filluam demokratizimin duke mos pasur traditė demokracie institucionale, kjo vėshtirė se mund tė dalė njeri tė thotė ndryshe. Ēka do tė thotė qė paralelisht me veprat konkrete, para nesh mbetet sfidė e pėrhershme mėsimi ēfarė ėshtė demokracia dhe mekanizmat e saj, mbi tė gjitha mbetet e domosdoshme qartėsimi atėherė kur konfuzioni dominon, korrigjimi atėherė kur gabohet. Deviza e demokracisė siē thotė Karl Poperi (Poper, Karl. "Supozime dhe Pėrgėnjeshtrime: Rritja e Dijes Shkencore, 1962), ėshtė rritja pėrmes tė provuarit e tė gabuarit, falsifikimit e verifikimit. Nė kėto kohėra kur nė Shqipėri nuk ka mbetur as edhe njeri pa shqiptuar fjalėn institucion, po ku ekziston njė paqartėsi shqetėsuese, rimarr debatin mbi dimensionin institucional tė demokracisė shqiptare pėr tė qartėsuar tre ēėshtje qė lidhen vetėm me institucionet, por qė janė vendimtare nė pėrcaktimin e cilėsisė sė demokracisė: Domethėnia e Institucioneve; Lidhja kushtėzuese qė ekziston mes institucioneve dhe sjelljes institucionale; Marrėdhėniet Individ-Institucione.

    *MA Shkenca Politike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne frymen e kesaj teme besoj se pershtatet dhe ky shkrim i analistit Kosovar.

    .................................................. ......


    PAS ZGJEDHJEVE LOKALE NĖ KOSOVĖ

    VOTA I POPULLIT MIDIS FRIKĖS DHE ZHGĖNJIMIT


    --------------------------------------------------------------------------------

    9 nėntor 2002 / Shkruan: R. Elezaj

    Ishte 27 tetori i vitit 2002, ora sa kishte kaluar 16.30 kur mora lajmin e hidhur pėr vrasjen dhe atentatin e kryer ndaj Ukė Bytyēit, kryetarit tė Asamblesė komunale nė Therandė. Ky lajmi i zi pėr Kosovėn dhe gjithė shqiptarėt mė tronditi thellė dhe mė nxori krejtėsisht nga mendimet tė cilat i kisha tubuar nė kokė e qė dėshiroja t’i rradhitja nė njė shkrim lidhur me organizmin e mirė dhe mbarėvajtjen e qetė qė kishin kaluar zgjedhjet lokale nė Kosovė.

    Tėrė ajo qė kisha menduar tė shkruaj pėr kėto zgjedhje, nga ēasti kur mora lajmin tronditės dhe tragjik pėr vrasjen e rradhės tė intelektualėve, aktivistėve dhe politikanėve shqiptarė tė Kosovės, pra pėr vrasjen edhe tė Ukė Bytyēit, nuk mund tė ishte e njėjtė me ate qė do tė shkruaja pas marrjes sė kėtij lajmi tragjik. Pra, ajo qė dėshiroja ta them rreth zgjedhjeve lokale tė 26 tetorit nga kėndi im vėshtrues para se tė dėgjoja pėr kėtė vrasje makabre dhe ate qė do tė shkruaja pas saj, janė krejtėsisht opinione tė ndryshme, ngase si mund tė shkruhet pėr pėrshtypjet e mira qė kishin krijuar rrjedhat normale dhe toleranca politike gjatė fushatės zgjedhore deri nė ēastet kur do tė vritej mizorisht Ukė Bytyēi, d.m.th., kur Kosovės do t’i vritej edhe njė burrė i madh bashkė me dy pėrcjellėsit e tij, pėr shkakun e vetėm se pėr tė dytėn herė populli ia kishte dhėnė besimin?!

    Kjo vrasje e shėmtuar ndaj Ukė Bytyēit, pėrkatėsisht ky atentat i kryer kundėr votės sė popullit, edhe pranė shpresės qė kishim se ndoshta kėto zgjedhje pėr herė tė parė po kalonin tė qeta dhe dinjitoze, se po pėrfundonin pa vrasje dhe ekscese tė rėnda tė cilat do ta ulnin imazhin tonė para botės, posaēėrisht nė dritėn e kėrkesės kolektive tė shqiptarėve pėr pavarėsinė e Kosovės, mjerisht, pa mbushur 24 orė nga mbyllja e kutive votuese vullneti i shumicės sė votuesėve nė Therandė do tė lahet nė gjak nga plumbat qė goditėn njeriun e parė tė bashkisė.

    Ata, pra, votuesit therandas me asgjė nuk e kishin merituar kėtė pėrdhunim dhe nėnēmim tė votės sė tyre, por as kėtė thikė pas shpine e kėtė tradhti tė madhe pėr t’ia vrarė nė kėtė mėnyrė bijtė mė tė mirė tė saj, tė cilėve siē ishte Uka, populli i kėsaj ane ia kishte dhėnė besimin qysh nė kohėn e luftės duke i dėrguar nė frontin ēlirimtar, sepse luftėtarėve si Uka u besonin se do ta luftojnė armikun deri nė fund, andaj me votėn dhe besimin e dhėnė atij me 26 tetor 2002, nuk po bėnin tjetėr pėrveēėse po e konfirmonin pėr tė tretėn herė besimin ndaj njeriut dhe atdhetarit, i cili nė front kishte mbrojtur qenjėn fizike tė popullit, ndėrsa nė liri kishte punuar pa u ndalur kurrė pėr realizimin e synimeve tė pėbashkėta pėr pavarėsi dhe prosperitet tė Kosovės. Ndaj, nė kėtė kontekst po e shtrojmė tė njėjtėn pyetje tė cilėn ditė mė parė e bėri z. Krenar Sylaj nė shkrimin e tij me titull; “Po a vrahet Uka, bre..?!” (“Trepēa.net” , 01.11.2002).

    Jo, nuk vritet Uka, sepse nuk ėshtė dashur tė vriten asnjė nga burrat e Kosovės qė u vranė para tij, nuk ėshtė dashur kursesi qė nė Kosovėn e dalė nga robėria e gjatė sllave tė ndodhin vrasje me motive politike nė rradhėt e shqiptarėve, sepse nuk duhet harruar kurrė faktin se derisa Kosova po mbahej me dhunė e robėruar nga okupatorėt serbė, thuajse tė gjithė lirisė sė saj i thurnin kėngė, ese dhe elegji prej mė tė bukurave, nuk duhet harruar kurrė se pėr idealet kombėtare dhe lirinė e saj burgoseshin dhe flijoheshin djemtė mė tė mirė tė popullit shqiptarė tė Kosovės, tė mos harrojmė se asokohe tė gjithė betoheshin nė lirinė e saj duke thėnė se kur tė vije ajo njė ditė (liria) do tė duhemi shumė dhe do tė ē’mallemi me njėri tjetrin nė liri, thuhej poashtu se do t’i harrojmė tė gjitha tė kėqijat, zėnkat dhe ngatėrresat, se do t’ia falim gjaqet njėri tjetrit vetėm le tė vije liria, thuhej se kurrė mė nuk do tė ketė vėllavrasje nė mes nesh, thuhej se kur tė bėhėt Kosova e lirė do t’i zgjedhim vetė prijėsit tanė politikė pa imponime nga armiqėt, thuhej se kur tė ēlirohemi nė Kosovė do tė ndėrtojmė rend dhe sistem shoqėror mė demokratik nė Ballkan, se ēdo pėllėmbė tė saj do ta mbjellim me lule, flitej asokohe se kurrė mė nuk do tė ketė urrejtje dhe hasmėri ndaj njėri tjetrit, se pėr ēdo gjė do tė merremi vesh si vėllau me vėlla, se nuk do tė ndahemi mė sipas pėrkatėsisė fisnore dhe krahinore, se do tė ngrisim kulla dhe pallate sipas modeleve tė arqitekturės tonė tė lashtė dardane, se do t’i shkollojmė fėmijtė tanė nė frymėn e traditave dhe patriotizmit shqiptar, se do tė bėhėmi shembull i sjelljeve tė mira dhe tolerancės vėllazėrore, se do ta bėjmė jetėn e pasur pėr tė gjithė njėsoi sikur nė Zvicėr, se do ta ndėrtojmė shtetin juridik ku do tė sundojė ligji njėsoi pėr tė gjithė, se do ta respektojmė njėri tjetrin, etj, etj?!

    Ishin, pra, kėto vetėm njė pjesė e dėshirave tė cilat gjatė kohės sa ishte Kosova e robėruar nga shkijet mund t’i dėgjoje nė biseda midis shqiptarėve, tė cilat mund t’i lexoje nė vjersha dhe poema tė cilat i thureshin lirisė sė Kosovės nga shkrimtarė, poetė dhe publicistė tė shumtė, si dhe premtime tė shumta tė cilat mund t’i dėgjoje nė ate kohė tė pakohė nga shumė politikanė tanė tė cilėt atėbotė ankoheshin se nuk janė nė gjendje qė ta japin kontributin e tyre atdhetar, ngase ishin tė pėrndjekur nga regjimi policorė serbė, dhe kėshtu me rradhė. Ishin kėto pra dėshira dhe premtime tė shumta tė cilat vinin si shprehje e natyrėshme e mungesės sė lirisė kombėtare e cila i mungonte njė populli tė tėrė, gjė qė ishte e kuptueshme pėr rrethanat dhe kohėn nėpėr tė cilėn po kalonte populli shqiptar i Kosovės gjatė shekullit tė kaluar.

    Kurse sot, ēka mund tė na thonė ata tė cilėt atėherė shprehnin dėshirat e ngjajshme me kėto qė sollėm mė lartė, ata tė cilėt sot nė Kosovėn e lirė heshtin ndaj shumė dukurive negative tė cilat po ndodhin nė praninė e tyre, ata tė cilėt sot nuk ndėrmarrin asgjė pėr ta ndaluar tė keqen qė po godet Kosovėn ēdo ditė e mė shumė, ata tė cilėt nga dėshirat dhe premtimet e dhėna sa ishin nėn robėri nuk e kanė plotėsuar as qerekun e tyre, nuk e kanė mbajtur as fjalėn e dhėnė; se kur tė vije liria votėn do t’ia japim atyre udhėheqėsve tė cilėt i zgjedhė populli, se do t’i respektojmė ata qė i respekton populli, se do tė votojmė pėr ata qė do t’i votojė populli?!

    A thua ku janė sot ata intelektualė tė djeshėm qė aq shpejt i harruan fjalėt qė i kishin thėnė derisa jetonin tė robėruar, a thua harruan ate ē’ka kishin shkruar nė kohėn kur veprat e tyre i lexonim nėn dritėn e zbehtė tė llampave tė vajgurit, kur shkrimet dhe librat e tyre i fotokopjonim fshehurazi dhe natėn ua shpėrndanim shokėve, a thua i harruan premtimet e dhėna; se kur tė vije liria nė Kosovė nuk do tė merrėn mė me politikė, sepse ate do t’ia lėnė politikanėve tė rinjė tė cilėt do t’i zgjedhė vetė populli, se do ta japin ndihmesėn e tyre tėrthorazi pėrmes subjekteve joqeveritare, kurse sot ku janė dhe ē’bėjnė konkretisht pėr pėrmirėsimin dhe qetėsimin e situatės politike brendapėrbrenda shqiptare, apo siē vepronin dikur as sot nuk e ndalin dot turrin e tyre nė luftė pėr pushtet e as vrapin pėr ta marrė pushtetin me ēdo kusht nga pozita e zgjedhur dy-tri herė me votėn e lirė tė popullit, tė cilin (popull) sot e akuzojnė dhe e cilėsojnė si “tė marrė”, tė “pashkolluar”, “injorantė”, “popull qė han barė”, etj, etj,?!

    Kur t’i kujtojmė kėto si dhe shumė gjėra tjera tė cilat nuk i cekėm kėtu, vetvetiu shtrohet pyetja; a ėshtė Kosova e lirė qė tri vite, a ėshtė e lirė mbase aty nuk shkelė mė kėmba e armikut shekullor, sepse aty tani mė sundojnė dhe qeverisin shqiptarėt e lirė, aty sot nuk ka mė dhunime, terror shteror dhe gjenocid, nuk ka mė pėrsekutime, vrasje, burgosje, malltretime, mbyllje shkollash dhe mediumeve e gazetave shqiptare, aty nuk ka mė policė dhe ushtarė serbė tė cilėt me automatikė nė dorė ta shuanin jetėn pa mėshirė dhe pa nishan, nuk ka mė gjykime shqiptarėsh me nga 20 vite burg tė rėndė dhe me procedurė tė shkurtėr, etj?

    Sot nė Kosovė dihet se ka liri kolektive, liri tė mendimit, liri tė shprehjes dhe liri tė shtypit, andaj zotėrinjė tė nderuar a mund tė na thuani pse sot nė Kosovėn e lirė po ndodhin vrasje tė intelektualėve dhe politikanėve tanė me motive politike, a mund tė na thuani pse sot nė Kosovėn e lirė po ia mbani anėn heshtjeve dhe nuk po e gjykoni krimin politik i cili nė tri vitet e pas luftės lirisė sė Kosovės ėshtė duke ia zėnė frymėn, tė cilės liri ju dikur i kėnduat kėngė dhe i kushtuat vepra tė mėdha letrare?! Pse sot nuk e respektoni verdiktin e popullit shqiptar tė shprehur pėrmes votės sė lirė, ashtu siē premtuat dikur, pse sot nuk e pranoni vendimin shumicė tė popullit i cili nė mėnyrė plebiscitare zgjodhi udhheqėsit e vetė qė t’i prijnė atij mėtutje drejtė realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės, pse nuk po e respektoni, pra, zėrin e popullit qė ėshtė, siē thoshit edhe ju dikur, fjala e Zotit.

    Dhe nė fund, ju zotėrinjė tė eminencės sė djeshme gri, a mund tė na thuani se pse nuk i dėnoni me asnjė fjalė vrasjet politike dhe as nuk shprehni ngushėllime pėr tė vrarėt, vrasje tė cilat po ia zėnė frymėn Kosovės, tė cilat po e denigrojnė ate para botės tė cilėn i kemi pranuar nė shtepinė tonė?! Populli shqiptar i Kosovės nuk e ka merituar kėtė nėnēmim dhe kėtė pėrbuzje kaq tė paskrupulltė qė po i bėhėt nė praninė tuaj nga vrasėsit e lirisė sė tij, e cila siē dihet u fitua me aq shumė vuajtje dhe gjak. Prandaj, zhgėnjimin e asaj pjese tė votuesėve tė cilėt nuk dolėn pėr tė votuar nė zgjedhjet lokale tė 26 tetorit 2002 duhet kėrkuar nė atmosferėn e krijuar falė heshtjes tuaj ndaj krimit politik nė Kosovė e jo nė ndonjė shkak tjetėr siē mendohet shpesh!

    .................................................. ..

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    INTEGRIMI NĖ EVROPĖ - AFĖR DHE LARG

    Dr.Tonin Gjuraj, sociolog
    Universiteti i Shkodrės "Luigj Gurakuqi"

    INTEGRIMI NĖ EVROPĖ - AFĖR DHE LARG

    Politikės shqiptare mė nė fund duket se iu hap drita jeshile pėr tė ēelur negociatat pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit mė BE-nė. Tetori i kėtij viti do tė mbahet mend si muaji qė realisht shqiptarėt dhe klasa e tyre politike e ndjejnė se do tė hyjnė nė Evropė dhe do tė ndėrveprojnė me tė. Pėrgjigjja dhe sjellja politike e shqiptarėve tashmė ka filluar tė pėrputhet me peshėn dhe rėndėsinė e Bashkimit Evropian dhe institucioneve tė tij.

    Por, ne duhet tė reflektojmė rreth pasojave tė pėrgjigjes pozitive tė marrė prej evropianėve dhe besimeve nė lidhje me kushte mė tė favorshme apo jo, tė kėsaj pėrgjigjeje. Tani ka angazhime tė tjera, madje mė tė mėdha, por edhe dilema. Diskursi politik aktual pėrfshin njė shumėllojshmėri diskutimesh, megjithėse ne na intereson diskutimi argumentues pėr ēėshtjen nė fokus.

    Tani njerėzit presin prej politikės dhe intelektualėve tė dėgjojnė tė vėrtetėn, t'u flitet hapur: Ēfarė do tė thotė tė hyjmė nė Evropė? Ēfarė duhet tė bėjmė tani? Tė tjera pyetje do tė pasojnė.

    Evropa nuk na bėn thirrje tė pėrmbysim zakonet dhe vlerat tona tradicionale, as tė cėnojmė pavarėsinė kombėtare, por as tė bazojmė tė ardhmen tonė vetėm nė to, pėrkundrazi pėr tė ecur pėrpara si evropianė lipset tė harmonizojmė interesat tona me ato tė Evropės, qė tė shtojmė mirėkuptimin pėr njėri-tjetrin e tė krijojmė institucione tė virtytshme tė mbėshtetura nė vlera tė pėrbashkėta.

    Pasoja mė imediate e integrimit nė Evropė mbetet forcimi i insitucioneve demokratike. Si rezultat i sė kaluarės, Ballkani ėshtė bėrė njė fjalė e "ndyrė", kėshtu qė sot, nė vend tė saj, pėrdoret termi "Evropa Juglindore". Rezultatet e viteve tė fundit nė kėtė pjesė tė Evropės janė premtuese. Ka pėrpjekje serioze pėr tė konsoliduar paqen, kemi shembuj konkretė tė bashkėpunimit rajonal, si lloj dominues i ndėrveprimit mes kėtyre vendeve, burimet e ndryshme financiare tė institucioneve tė evropiane shkojnė pėr projekte tė pėrbashkėta.

    Integrimi ėshtė njė rrugė e gjatė pėr Shqipėrinė. Tė integrohesh do tė thotė tė punosh me institucione tė ngritura mbi vlera tė pėrbashkėta demokratike evropiane qė mbrojnė tė drejtat njerėzore ose individuale, ofrojnė shanse tė barabarta pėr qytetarėt, nxisin tė mirėn e pėrbashkėt, karakterizohen nga parimi i drejtėsisė, pranojnė diversitetin, janė tė hapura e transparante pėr t'u thėnė tė vėrtetėn qytetarėve, qė tė sigurojnė besnikėrinė e tyre, kėshtu qė natyrshėm nxisin patriotizmin demokratik e jo folklorik tė qytetarėve pėr tė marrė pjesė nė ēėshtjet sociale e pėr tė qenė tė pėrgjegjshėm pėr natyrėn demokratike tė shoqėrive tė sotme.

    Integrimi nė Evropė nuk ėshtė thjeshtė njė ide tėrheqėse, por vepėr e nevojshme dhe e paevitueshme pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria, sepse duhet tė pranojmė qė BE-ja ndikon tashmė mbi politikėn, ekonominė dhe sigurinė tonė kombėtare, kontrollon e monitoron reforma, financon pėr arsimin e lartė e fusha tė tjera. Por, nga ana tjetėr, duhet tė kuptojmė se pas antarėsimit reduktohet roli i BE-sė dhe ne duhet tė dimė tė ecim vet. Ne nuk kemi mė kohė qė tė humbim. Nė analizė tė fundit, shtetet anėtare tė BE-sė kanė problemet dhe sfidat e tyre. Do tė ishte mė realiste e pragmatike pėr politikanėt tanė tė dilnin para votuesve shqiptarė me versionin qė integrimi nė Evropė tė shihet si njė projekt afatgjatė, por me njė ngarkesė tepėr tė madhe e pėrgjegjėsi shumė tė lartė.




    © Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
    Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
    http://www.phoenix-shkodra.de

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė demokracia?
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  2. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •