Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Sa të sigurta janë paratë në bankat shqiptare?

    Pyetjes i përgjigjet drejtoresha e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Silvana Sejko: “depozitat e shqiptarëve në banka janë të siguruara”. Sa janë depozitat e shqiptarëve dhe si garantohen me ligj kursimet e individëve. Ç’ndodh në rast të falimentimit të një banke me kursimet tona?


    Depozitat në shifra

    • 452 miliard lekë ose rreth 4.6 miliardë dollarë është totali i depozitave banka
    • 13 % u rritën depozitat në banka krahasuar me marsin e vitit 2005.
    • 75% të depozitave i kanë individët ose rrëth 340 miliardë lek
    • 3.5 % është rritja e depozitave të individëve në banka.
    • 175 miliard lekë është totali i depozitavë të siguruara



    Ish-Ambasadori amerikan në Tiranë, Joseph Limpreht do të mbahet gjatë jo vetëm për karizmën politike por dhe për një ndërhyrje të denjë për një kryebankier të Rezervave Federale. Në mars-prill 2001, kur shqiptarët në prag të miratimit të ligjit pikëisht “Për sigurimin e depozitave” iu drejtuan sporteleve të bankave, ndërhyrja e tij ishte vendimtare. “Depozitat në banka janë të sigurta” ishte pak a shumë deklarata publike e ish-ambasadorit që nuk u kuptua u orientua nga vendi i tij apo plotësoi një kërkesë të autoriteteve shqiptare për të ndalur hemoragjinë e depozitave. Në më pak se dy javë nga sistemi dolën mbi 120 milionë dollarë dhe autoritetet shqiptare e patën të pamundur të frenonin këtë fluks për shkak të përvojës negative me skemat huammarrëse që rrëmbyen mbi 1.7 miliardë dollarë kursime të qytetarëe.

    Në praverën e vitit 2001, po miratohej pikërisht ligji që siguronte depozitat por keqinterpretimi i qytearëve shtoi rreziqet e humbjes së likuiditetit nga ana e bankave, asokohe me pronësi publike. Ishte pikërisht ndërhyrja e ambasadorit Limpreht një nga argumentat që i riktheu shqiptarëve besimin te bankat.



    Një temë delikate

    Por që atëherë, të flasësh për siguyrinë e depozitave vazhdon të mbetet një temë delikate nga mundësitë e keqinterpretimit dhe keqkuptimeve të mundshme. Aq sa drejtoresha e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Silvana Sejko është detyruar të sqarojë median pas raportimit të saj në Kuvend kur një gazetë “trembi” depozituesit me deformimin e shifrave të sigurimit të depozitave. Sejko, i mëshon shumë argumentit të ndërgjegjësimit të depozituesve dhe bankave për rëndësinë e sigurimit të depozitave për të gjithë ekonominë. Ndaj dhe në intervistën e saj për ABC Sejko është shumë e përqëndruar në karakterin informative të përgjigjeve duke shmangur efektet bombastike që mund të sillnin keqkuptime të depozituesit.



    Depozitat: të sigurta

    Bankat e kanë pritur me një farë rezistence në fillim krijimin e agjencisë së sigurimit të depozitave për shkak të detyrimit të ligjit që duhet të paguanin 0,5 për qind të kapitalit të nënshkruar dhe primin vjetor të sigurimit të depozitës që është 0,5 për qind e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara që janë regjistruar në bankë në fund të çdo dite pune të tremujorit të fundit të vitit të shkuar. Sejko e di mirë një gjë të tillë sepse vinte nga një bankë e nivelit të dytë pas një eksperiuence më shumë se 9 vjeçare. Por, pikërisht këto prime të paguara bëjn të mundur sigurinë e depozitave për qytetarët nga njëra anë dhe paisjen e bankave me çerifikatën e sigurisë nga ana tjetër. Sejko nuk preferon të flasë për banka të veçanta apo rreziqe falimentimi, dhe sigurisht nuk e uron një gjë të tillë. Në një ekonomi tregu, bankat veprojnë si çdo biznes tjetër dhe mund të falimentojnë Por dhe në rast të kundërt ASD është e gatshme të bëjë kompensimin.



    Po nëse ke depozitë në disa banka

    Sipas ligjit në fuqi, ASD siguron në 100 për qind depozitat deri në rreth 700 mijë lekë dhe llogjikisht përqindja e mbulimit ulet me rritjen e shumës së depozitave. Skema garanton thuajse totalisht depozituesit e vegjël, kryesisht individët dhe shërben si garant për stabilitetin e sistemit banker në veçanti dhe ekonominë në tërësi. Kursimtarët mendohet se i ndajnë investimet e portofolit të tyre në disa banka dhe kjo në momentin e parë të lë të kuptosh se do të sigurohen vetëm depozitat në një bankë. Por drejtoresha Sejko thotë se sigurohen depozitat në të gjitha bankat sipas ligjit në fuqi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    1. Si e vlerësoni gjendjen aktuale të sistemit bankar në Shqipëri dhe cilat janë të dhënat kryesore mbi depozitat(në lekë, euro, dollar), ndarjen sipas bankave dhe raportin e mbulimit?

    Përpara se ti përgjigjem kësaj pyetje më duhet të sqaroj dhe të theksoj se detyra parësore e ASD- së si një Agjenci me karakter funksional tërësisht publik është mbrojtja e kursimeve të depozitorëve të vegjël sipas detyrimeve që jep ligji 8873 “Për sigurimin e Depozitave”.

    Sigurimi i depozitave është një aktor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i rrjetit të sigurimit financiar “ ( safty net player)— duke theksuar kështu funksion tjetër të rëndësishme të ASD së atë të rolit mbështetës në stabilitetin e sistemit financiar .

    Institucioni që analizon situatën ekonomike financiare të sistemit bankar është Banka e Shqipërisë , ASD brenda funksionit të saj si Payment box( kuti pagese) në bashkëpunim të ngushtë me BSH merr informacione periodike lidhur me vlerësimin e këtij sistemi sipas të cilave aktualisht gjendja e sistemit bankar është e shëndoshë. Vlerësimet pozitive të Bankës së Shqipërisë dhe FMN-së për ecurinë e sistemit bankar, përbëjnë për ASD-në por jo vetëm edhe për publikun, median etj, një burim të besueshëm informacioni në këtë drejtim.

    Totali i depozitave në sistemin bankar në fund të Marsit 2006 ishte 452 miliard lek duke shënuar një rritje prej 13 % krahasuar me marsin e vitit 2005.

    Në këtë total 75% zënë depozitat e individeve të cilat janë subjekt i ligjit 8873 “Për Sigurimin e Depozitave”, në shumën përkatës 340 miliard lek . Krahasuar me një vit më parë këto depozita kanë pësuar një rritje prej 3.5 %.

    Depozitat e siguruara arrijnë shifrën prej 175 miliard lek të cilat në perqindje zënë 52% të totalit të shumës së depozitave të individëve

    Mjete financiare të agjencisë kanë shënuar një rritje prej 52% krahasuar me

    Marsin e vitit 2005, duke e çuar kështu raportin e mjeteve financiare të agjencisë ndaj totalit te depozitave të siguruara në 1.8% kundrejt 1.2% që ishte në Mars të vitit 2005.



    2. Strategjia juaj më e re është ajo e ndërgjegjësimit të depozituesve për rolin e ASD. Me fjalë të thjeshta pse duhet të jenë të sigurtë depozituesit për llogaritë e tyre në banka? Cilat segmente synon kjo fushatë ndërgjegjësimi dhe si do të arrini deri te depozituesi i thjeshtë?

    Në vizionin tim personal gjithë vëmendja jonë duhet të përqendrohet në ndërgjegjësimin e publikut, të konsumatorit apo depozituesit lidhur me rolin dhe qëllimin e agjencisë së sigurimit te depozitave që është përqendrimi i vëmendjes në mbrojtjen maksimale të depozituesve nëpërmjet ofrimit të skemës së sigurimi të depozitave të qytetarëve për të realizuar sigurimin e kursimeve të tyre.

    Mund të them që duke konsideruar mendësinë dhe realitetin ekonomik financiar shqiptar, shumë e rëndësishme në realizimin e kësaj objektive është informacioni dhe transparenca e tij. Duke e filluar këtë me ata që janë në kontaktin e parë me depozituesin pikërisht punonjësit e bankës arkëtarin, shërbimin e klienti t sigurisht në bashkëpunim e mirëkuptim me sektorin bankar.

    Projekti nuk do të fokusohet aspak në fushata publicitare komerciale por do të përqëndrohet në dhënien e një informacioni të plotë klientit se ku duhet të investojë kursimet e tij, cilat janë investimet e sigurta e si ti mbrojë ato

    Do të informojë me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme ,nëpërmjet fletepalosjeve p.sh ,se cfarë sigurojmë e çfarë nuk sigurojmë në skemën tonë dhe si të mund të sigurojnë më shumë, një burim shumë i mirë informacioni edhe pse për një publik më të ngushtë është edhe faqja e internetit e ristrukturuar së fundmi (dia.org.al)



    3. A janë të gjitha bankat pjesë e skemës së sigurimit dhe sa është primi që kanë paguar bankat në total? Ku investohen primet e derdhura në llogari të ASD?

    Pjesëmarrja e bankave që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në skemën e sigurimit të depozitave, është e detyrueshme sipas ligjit për Sigurimin e Depozitave. Çdo bankë, kërkesa e së cilës pranohet nga Agjencia, sipas dispozitave të ligjit per sigurimin e depozitave , paguan kontribut fillestar në Agjenci jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga dhënia e licencës bankare nga Autoriteti Mbikëqyrës. Kontributi fillestar është 0,5 për qind e kapitalit të nënshkruar të bankës. Bankat paguajne primin vjetor i sigurimit të depozitës qe është 0,5 për qind e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara që janë regjistruar në bankë në fund të çdo dite pune të tremujorit të fundit të vitit të shkuar.

    Primi vjetor paguhet me këste në çdo tre muaj kalendarikë, por jo më vonë se 15 ditë kalendarike pas përfundimit të çdo tremujori. Për çdo vit me pagimin e këstit të parë tremujor, çdo bankë e siguruar i paraqet Agjencisë deklaratën e llogaritjes së primit sipas kërkesave të Agjencisë. Pagesa e primit bëhet në lekë në llogarinë e Agjencisë në Autoritetin Mbikëqyrës .

    Mjetet financiare të Agjencisë sipas ligjit 8873 për sigurimin e depozitave investohen vetëm në:

    • a) letra me vlerë të detyrimeve në lekë të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë ose Autoriteti Mbikëqyrës me maturitet jo me shume se një vit që nga momenti i fitimit të pronësisë nga Agjencia.
    • b) letra me vlerë të detyrimeve në monedhë të huaj të emetuara nga qeveritë ose bankat qendrore, monedha e të cilave është depozituar në llogari depozitë në bankën e siguruar me maturitet më shumë jo me shume se një vit që nga momenti i fitimit të pronësisë nga Agjencia;
    • c) letra me vlerë të detyrimeve të emetuara nga institucionet financiare ndërkombëtare në monedhën sipas përcaktimeve të shkronjës b të kësaj pike me maturitet më shumë jo me shume se një vit që nga momenti i fitimit të pronësisë nga Agjencia;
    • ç) depozita në Autoritetin Mbikëqyrës.




    4. Cila është skema e kompensimit në rast të një falimentimi potencial të një banke?

    Kompensimi për llogari të depozitave të siguruara kryhet nga Agjencia, sa më shpejt që të jetë e mundur, por në çdo rast jo më vonë se tre muaj nga dita e ndërhyrjes.

    Agjencia kompenson depozitën e siguruar ne menyrat si më poshtë:

    • a) nëpërmjet njohjes së të drejtës së pronësisë mbi depozitën e transferuar në një bankë tjetër të siguruar, deri në nivelin e kompensimit sipas dispozitave të ligji;
    • b) nëpërmjet pagimit të shumës në lekë personit sipas nivelit të kompensimit.


    Është e rëndësishme të dihet nga publiku se niveli i kompensimit për çdo depozitues llogaritet mbi shumën agregate të depozitave të siguruara të këtij depozituesi në një bankë, në ditën e ndërhyrjes, pa marrë parasysh numrin e depozitave, llojin e monedhës së depozituar ose të pagueshme, si dhe vendin në të cilin vendosen këto depozita në Republikën e Shqipërisë (degën apo agjencinë e së njëjtës bankë) pra për çdo depozitues në secilën nga bankat që operojnë në Shqipëri .

    Për përcaktimin e shumës së depozitës së siguruar për kompensim në përfitim të çdo depozituesi nga Agjencia,

    • a) depozitat në afat vlerësohen të përfunduara në afat në ditën e ndërhyrjes apo të shpalljes së falimentimit nga Banka e Shqipërisë ;
    • b) depozitat e siguruara llogariten duke përfshirë tepricën kreditore dhe interesin e llogaritur deri në ditën e ndërhyrjes (që është dita e shpalljes së falimentimit).
    • c)depozitat e siguruara në monedhë të huaj këmbehen në lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit të përcaktuar nga Autoriteti Mbikëqyrës në ditën e ndërhyrjes;


    d) depozitat e siguruara, të mbajtura nga çdo depozitues në bankë në ditën e ndërhyrjes, agregohen, agregim është llogaritja e shumës së përgjithshme të depozitave të siguruara të një depozituesi në bankën e siguruar, duke zbritur shumën e papaguar nga depozituesi për nënshkrimin e aksioneve të kapitalit të bankës dhe shumën nga bashkimi i cilësive të kreditorit dhe të debitorit, në një të vetëm, dhe të kompensimit të detyrimeve të tjera të depozituesit në bankë sipas kontratës ose ligjit në fuqi ( pra zbritet totali i detyrimeve që depozituesi mund të ketë ndaj bankës).

    Agjencia ka të drejtë të refuzojë kompensimin ose të kërkojë kthimin e kompensimit për depozitat e siguruara, kur e drejta për kompensim bazohet në të dhëna të pavërteta dhe mashtruese. Çdo depozitues ka të drejtë të depozitojë një ankesë në Autoritetin Mbikëqyrës. Vendimi i Agjencisë zbatohet pa kufizim gjatë periudhës së ankimit dhe çdo apelimi tjetër ose procesi tjetër juridik të lidhur me apelimin. Akti i Autoritetit Mbikëqyrës ankimohet, sipas ligjit “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”.

    Përmirësimi dhe persosja e procedurave të kompensimit të depozitave krijimi i një programi të kompjuterizuar per pagesën e depozitave të siguruara perbëjnë një nga objektivat e ASD së për këtë vit. Softi i kompensimit, kërkon zhvillimin e një sistemi të aftë për të drejtuar fazat individuale të procesit të kompesimit në mënyrë të ndarë dhe të jetë i lehtë për të përdorur e modifikuar në përputhje me kërkesat e ligjit për sigurimin e depozitave .



    5. Në rast se një depozitues ka llogari bankare në disa banka dhe sikur të gjitha falimentojnë. Si do të llogaritet kompensimi i tij?


    Në këte rast niveli i kompensimit për depozitat e siguruara do të llogaritet më vehte për secilën bankë deri në nivelin e përcaktuar në ligjin “Për sigurmin e depozitave”.



    6. Në një rast potencial të falimentimit të një banke, cilat janë mënyrat e ASD për sigurimin e fondeve të nevojshme?

    Fondet e nevojshme për kompensimin e depozitave të siguruara sigurohen nga mjetet financiare të ASD-së, në të cilat përvec fondit themeltar, përfshihen: kontributi fillestar i bankave të siguruara , primet vjetore të bankave të siguruara, të ardhura dhe fitime kapitali të përftuara nga aktivet e saj.

    Në rastin kur mjetet financiare të ASD së, nuk mjaftojnë për të realizuar kompensimin e depozitave të siguruara, mjetet financiare mund të shtohen duke siguruar edhe : Kredi, hua, subvencione dhe donacione, përfshirë edhe mjete financiare nga buxheti i shtetit ky i fundit shërben si huadhënës i burimit të fundit sipas ligjit për sigurimin e depozitave .

    Kur shuma që kërkohet për kompensimin e depozitave të siguruara është më e madhe sesa mjetet financiare të zotëruara nga Agjencia, atëherë përdoren mjete financiare nga Buxheti i Shtetit. Në këto kushte me mjetet aktuale financiare dhe ato potenciale, ASD-ja garanton kompensimin e depozitave të siguruara në të gjithë sistemin bankar, sipas dispozitave të ligjit “ Për Sigurimin e Depozitave”.



    7. Tashmë keni filluar një bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare. Ku konsiston ky bashkëpunim?



    Me qëllim që ASD të kryejë në mënyrë efektive funksionet e saj , është vënë theksi në bashkëpunimin mes saj dhe autoritetit mbikëqyrës, Bankës së Shqipërisë, duke synuar që të adoptohen praktikat më të mira ne fushën e sigurimit te depozitave si edhe të plotësohen rekomandimet e lëna nga vlerësimet e specializuara, të bëra nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore e misione teknike të tyre, që asistojnë këtë proces. Njohuritë e përfituara nga bashkëpunimi me organizma ndërkombëtare si IADI( shoqata ndërkombëtare e siguruesve të depozitave) dhe EFDI( forumi europian i sigurimit të depozitave), bashkëpunimi i ngushtë me një nga projektet e USAID në Shqipëri konkretisht FSVC si dhe shkëmbimi i eksperiencës me instituconet homologe përfaqësojnë burimin dhe konkretizimin e përgatitjeve të akteve nënligjore të dërguara në Bankën e Shqipërisë , Rregullorja e Kompesimit, individualizimin e një programi kompiuterik i aftë për të ndihmuar procedurën e sigurim-kompesimit, edukimi i publikut si edhe akte të tjera të nevojshëm për permbushjen e detyrimeve ligjore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Të sigurosh depozitat

    Në një ekonomi tregu, bankat mund të falimentojnë. Falimentim do të thotë që banka nuk ka para të mjaftueshme për të paguar depozituesit e saj. Në këtë mënyrë, pasojat që sjell falimentimi shoqërohen me humbjen e kursimeve të qytetarëve. Për të parandaluar pasojat financiare që sjell falimentimi i një banke tek depozituesit, si dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve ndaj bankave janë krijuar sistemet e sigurimit të depozitave. Projektimi i tyre është bërë i tillë që, të sigurojë kompensimin e pjesës më të madhe të depozituesve të një banke që falimenton. Pra, te sigurosh depozitat do te thote te mbrosh kursimet e qytetarëve nga rreziku i nje falimentimit te mundshem të bankave.

    Roli i ASD

    Në rast se një bankë falimenton pa i paguar të gjithë depozituesit e saj, mund të lindë rreziku i humbjes së përgjithshme të besimit të qytetarëve ndaj bankave në veçanti dhe sistemit financiar në tërësi, e si pasojë, vendi mund të përfshihet nga një krizë financiare e pergjitheshme. Sistemet e sigurimit të depozitave ne pergjithesi, e përqendrojnë vëmendjen në mbrojtjen maksimale të depozituesve. Kjo ndodh meqenëse këta depozitues nuk janë në gjendje, që në çdo kohë të vlerësojnë bankën ku kanë investuar kursimet e tyre, pasi kanë njohuri të kufizuara për aktivitetin financiar dhe për operacionet financiare dhe bankare. Agjencia e Sigurimit të Depozitave ne vendin tone, u krijua per te siguruar kursimet e qytetarëve. Ajo nuk siguron depozitat e kompanive dhe të biznesit që përdoren në funksion të aktivitetit prodhues, tregtar, të shërbimit etj. Kjo kategori e klientëve të bankës është më shumë e lidhur me aktivitetin bankar dhe ka shumë mundësi dhe informacion që të ndjekë me kujdes ecurinë e aktivitetit të bankës ku janë vendosur llogaritë e tyre. Në përgjithësi, thelbi i misionit të Agjencise të Sigurimit të Depozitave është të krijojë besimin e publikut të gjerë në sistemin bankar në veçanti dhe në sistemin financiar kombëtar, në përgjithësi. Nisur nga ky mision, Agjencia e Sigurimit të Depozitave njehsohet edhe me simbolin e besimit. Me krijimin e ASD, për herë të parë kursimet e qytetarëve do të sigurohen nga rreziku i falimentimit të bankave. Pra, roli kryesor i Agjencise së Sigurimit të Depozitave konsiston ne: mbrojtjen e depozituesve nga falimentimi i bankës ku kanë vendosur kursimet e tyre, kompensimin e depozitave te tyre deri ne nivelin dhe sipas dispozitave te ligjit, pozicionin e saj si nje nga faktoret kryesore në qëndrueshmërinë e sistemit financiar të vendit tonë.

    Çfarë sigurohet?

    Bazuar në ligjin ”Për sigurimin e depozitave” Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron depozitat e klientëve që mbajnë kursimet e tyre në bankat e nivelit të dytë, pra në të gjithë subjektet që licensohen nga BSH për kryerjen e aktivitetit bankar. Gjithashtu duhet theksuar se Agjencia siguron dhe kompenson mbi bazën e njohjes së pronësisë vetëm depozitat e individëve, pra të qytetarëve.

    Çfarë nuk sigurohet?

    • a) pjesa e depozitës mbi 700 000 (shtatëqind mijë) lekë ose e njëvlerëshmja e saj në monedhë të huaj;
    • b) depozitat e çdo shoqërie tregtare, personi fizik ose personi tjetër juridik;
    • c) depozitat e drejtorit, të administratorëve, të debitorëve të bankës së siguruar ose të çdo depozituesi tjetër, me të njëjtin status në personat juridikë të lidhur me bankën në fjalë;
    • ç) depozitat e çdo personi që zotëron, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të drejtën e pronësisë të një aksioneri në masën 5 për qind (pesë për qind) ose më shumë në kapitalin e bankës së siguruar ose të aksioneve me të drejtë vote të lidhur me bankën në fjalë;
    • d) depozitat e kontrollorëve dhe të ekspertëve kontabël të bankës së siguruar, ose të çdo depozituesi tjetër me të njëjtin status në personat juridikë të lidhur me bankën në fjalë;
    • dh) depozitat e çdo depozituesi të bankës së siguruar, që gëzon më shumë se 20 për qind (njëzet për qind) interes preferencial, të ndryshëm nga interesi i zbatuar sipas kushteve të punës për të gjithë depozituesit e tjerë të kësaj banke;
    • e) depozitat e çdo personi në bankën e siguruar, që përdor llogarinë depozitë për veprimtari kriminale;
    • ë) depozitat jonominative, përfshirë depozitat në letrat me vlerë të prurësit;
    • f) depozitat në degën e bankës jashtë Shqipërisë;
    • g) depozitat e vendosura në bankën e siguruar gjatë dhe pas ditës së ndërhyrjes në këtë bankë
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Cfare po ndodh me bankat shqiptare? - Nga ReEdD
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •