Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    A dobësohet shikimi, nga leximi me orë të gjata?

    Elisabeta Ilnica

    Thonë, se po të lexosh shumë-shumë… mund të të dobësohet shikimi. Sa e vërtetë është kjo? Jonilda nga Fieri

    Kjo, nuk është aspak e vërtetë! Të paktën kështu mendojnë okulistët pranë kompleksit spitalor, “Nënë Tereza”, në Tiranë. Janë të ndarë nëpër dhomat e vizitës, por i bashkon përfundimi, se po të lexosh shumë nuk të dobësohet shikimi. Duke dashur që t’i japim një përgjigjie sa më të zgjeruar pyetjes s, Shekulli-Kontakt mori opinionet e disa prej mjekëve okulistë, të cilët ndodhen në spitalin francez “Claude Bernard”, pjesë e kompleksit “Nënë Tereza”. Ndërkaq, u kërkojmë dhe ndjesë pacientëve që u hymë pa radhë…

    Një ndër specialistet më të zonja të okulistikës, Arieta Demi, është e bindur që shikimi nuk dobësohet kur lexon shumë, pasi vetë sytë janë ndërtuar për të parë. E vetmja gjë që rrezikojmë është pakësimi i politëve, të cilët bëjnë që xhami i syrit të mos laget në mënyrë të njëtrajtshme. Pra, sasia e pakët e politëve, prish cilësinë e shikimit. Sipas doktoreshës, sërish kjo nuk është se dëmton pamjen, por thjesht dëmton sipërfaqen e syve. Rrjedhimisht kjo ndikon në cilësinë e pamjes. Këtë e vuajnë më shumë ata që lexojnë apo rrinë gjatë para kompjuterit. Këtyre personave u rekomandohjet që të përdorin lubrifikantë ose lotë artificialë, për të ndihmuar xhamin e syrit që të qëndrojë gjithë kohës i lagur. Sipas doktoreshës, në rast se syri është normal, nuk dëmtohet. Por nëse syri ka qenë më parë me probleme, mundet që nga leximi i gjatë të vihen në pah defektet e pamjes, të cilat mund të korrigjohen me mbajtjen e syzeve. Pra, leximi i tepërt mund të vërë në pah vetëm defektet, por jo se shkakton prishje të shikimit.

    Doktoreshë Demi, nuk rekomandon përdorimin e syzeve nëse një person ka shikim normal, pavarësisht nëse lexon shumë. “Nuk rekomandohen syzet, por ka disa rregulla për të lexuar ose për të punuar në kompjuter. Këto kanë të bëjnë me ndryshimin e intensitetit të ambjentit ose të kompjuterit, që do të thotë se intensiteti i ekranit, duhet të jetë i njëjtë me intensitetin e dritës së dhomës. Kjo, sepse ndryshimi i intensiteteve ndikon në lodhjen e muskujve të syrit, por që nuk kanë lidhje me pamjen”,- thotë ajo. Ndërkaq, mundet që në disa pacientë të caktuar, domethënë ata që kanë probleme me pamjen, mund të shfaqin nevojën për syzet. Ka dhe të tjerë pacientë, që nëse lexojnë përmbys ose lexojnë në ambiente të errëta, mund të shfaqin një sëmundje që quhet glaucoma, me kënd të mbyllur, që mund të kapë mosha të ndryshme. Pra, sipas doktoreshës, janë disa sëmundje që mund të shfaqen gjatë leximit dhe pacienti mund të ketë nevojë për syze. Por, gjithsesi leximi dhe funksioni i të parit nuk mund të prishen.

    Megjithatë, doktoresha është e mendimit, që lexuesit të lënë mënjanë për pak minuta librat, të paktën në çdo një orë. Ajo thotë: “Rekomandohet që çdo 15 minuta të bëhet një pushim, por që ne e kemi modifikuar deri në një orë. Kjo do të thotë që pacienti të shikojë larg, sepse pamja në horizont relakson gjithë muskujt e syrit, ose të qëndrojë me sy mbyllur”. Sipas saj, nuk është mirë që një person të lexojë gjithë kohës, pa ndërprerje. Veç pushimeve të shkrurtra 5-minutëshe, rekomandohen dhe pauzat e gjata.

    Në të njëjtën linjë flet edhe specialisti tjetër i okulistikës, Flamur Golemi. “Siç është uji për bimët, ashtu është edhe drita për syrin. Nëse syri është i hapur, ai zhvillohet gjithnjë e më shumë. Kështu që, leximi nuk ndikon që të dobësohet shikimi. Duhet patur parasysh që duhet të ketë dritën e mjaftueshme, largësinë, sigurishtt dhe pak pushim”, shprehet ai. Ndërkaq, sa i përket pushimit në mes të leximit, dokor Golemi është i mendimit që ai ka të bëjë me rezistencën e secilit person. Kjo, sepse çdo njeri ka metabolizëm të ndryshëm nga tjetri. “Pushimi bëhet sipas rezistencës së njerëzve. Nuk është më shumë problemi i syrit, sesa i trurit. Leximi nuk ndikon. Syri normal nuk ka asnjë problem, por varet se sa i ngarkuar është emocionalisht një person. Pra, dobësimi i shikimit nuk lidhet drejtpërdrejtë vetëm nga syri, por edhe nga faktorët e tjerë”, thotë Golemi.

    Në një “sfond” pak ndryshe nga mjekët e “Nënë Terezës”, mendon një okulist privat Xh.K, që ka dhe një dyqan syzesh optike në rrugën “Myslym Shyri”. Sipas tij, gjithnjë për lexim janë të rekomandueshme syzet qetësuese, për ata që kanë shikim normal dhe sigurisht, ata me numër për pacientët më probleme. Ai jep dhe disa këshilla, sidomos për qëndrimin e gjatë para kompjuterit, me qëllim që të mos dëmtohet syri. “Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët, të mos ketë reflekse në ekran, kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare, ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve, të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve, të fshihen pluhurat shpesh, etj.”, thotë okulisti. Po ashtu, ai rekomandon që gjatë punës para kompjuterit, është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani, për rreth një minutë dhe të rrotullohen sytë në ambientin përreth, ose çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 min të paktën.

    KATEGORIA: Krah qytetarit
    SHEKULLI ONLINE
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    nga leximi nuk besoj se dobesohet shikimi , une kam probleme me syte sepse rri per nje kohe shume te gjate perpara kompiuterit dhe kjo me ka shkaktuar nje lodhje te syve dhe nje erresim te syve here pas here .

  3. #3
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    A dobsohen syte nga leximi

    Lind nje pyetje tjeter..Mbas sa kohesh? Nje jave, dy vjet?
    Une ve re qe krahas shpjegimeve shkencore ka edhe disa pergjigje te nxituara.
    Them qe jane te nxituara sepse qe t'i pergjigjesh nje pyetje shkencore, duhet te mbeshtetesh ne nje tjeter shkence. e cila ne keto raste eshte statistika.
    A te demton pirja e duhanit, eshte nje pyeje. Pergjigja do te jete: Ne kaq duhan pires perqindja e bronshitit ka qene kaq %.
    Kush ka bere nje studim shkencor qe te shohe dhe krahasoje te pakten dy grupe; ata qe lexojne dhe ata qe nnuk lexojne?

    Megjithate, duhen edhe shpjegimet fiziologjike(funksionale), dhe ato fiz-pathologjike(si ndryshon funksioni ni pathologji).
    Personalisht mendoj qe syri si cdo ogan tjeter mplaket dhe demtohet me kalimin e kohes. Nuk mendoj qe nje lexim higjenik e demton syrin. Syrin mund t'a demtojne gjendje jo normale, si rrezatimet e forta perqendrimet e zgjatyura ne nje tip akomodacioni(veshtrimi ne te njejten distance), e mosclodhura etj agjente jo jetesore.Psh nuk eshte jete normale qe dikush te lexoje 10 ore rrjesht pa pushuar.keto lloj lexomesh sigurisht qe e demtojne syrin
    DP
    sereno

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    {E humbe Shikimin}
    Po mkan than se nuk kam lexu aq shum qameti i math kam lexu 3 faqe para 8 vjetesh

Tema të Ngjashme

  1. Shikimi i dashurisë!
    Nga DI_ANA në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 11-10-2015, 09:46
  2. NASA: Shikimi i planeteve nga komputeri
    Nga Lorencone në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-06-2007, 17:27
  3. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  4. Leximi: kenaqesi apo dhimbje?
    Nga ColaTurka në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 08:10
  5. Leximi i mendjes ???
    Nga huggos në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-06-2003, 12:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •