Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2005
    Postime
    56

    Workgroup i mbrojtur

    Kam nje problem me rrjetin.
    Marr internetin me ane te nje ruteri dhe e shperndaj ate ne disa kompkutera.
    Keta kompjutera jane ne nje workgroup,pasi me duhet te shkembej materiale midis tyre.
    Nje komshiu im me kerkoi internet .Keshtu qe une bera nje lidhje midis PC te tij dhe routerit tim.Por ne kete menyre ai eshte ne rangun tim te IP-ve,dhe ne kete menyre ai mund te shohe dokumentet e mia qe jane share.
    A ka ndonje menyre qe mund ta evitoj kete,mbase ti ve workgroup-it ndonje pasword,apo e vetmja menyre eshte te perdor nje Firewall?

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Ka disa mėnyra pėr tė mos lejuar komshiun tė hapė skedarėt e ndarė.
    I. Vendos fjalėkalim pėr llogarinė guest
    II. Pėrdor firewall
    III. Cakto lejet pėr ēdo pėrdorues


    T'i zėmė me radhė...

    I. Vendos fjalėkalim pėr llogarinė guest.

    Kur dikush mundohet tė lexojė njė skedar nė rrjet, Windows XP identifikohet me llogarinė guest. Kjo llogari ekziston nė tė gjithė kompjuterat dhe fjalėkalimi ėshtė bosh. Nėse kompjuteri qė ka ndarė skedarėt nuk e ka ndryshuar kėtė llogari, atėherė kompjuterat e tjerė tė rrjetit kanė leje tė lexojnė/shkruajnė skedarėt e ndarė. Nėse kėsaj llogarie i vendos njė fjalėkalim, atėherė kompjuterat e tjerė nė rrjet nuk do mund tė identifikohen me llogarinė guest (sepse nuk punon fjalėkalimi) dhe kompjuteri do i pyes tė identifikohen me njė emėr dhe fjalėkalim tjetėr.

    Fjalėkalimi duhet tė ndryshohet nė tė gjithė kompjuterat qė kanė ndarė skedarė.

    II. Pėrdor Firewall

    Nė Windows XP SP2 mund tė konfigurosh firewall qė tė lejojė ndarjen e skedarėve vetėm pėr disa kompjutera tė caktuar.

    Ndarja e skedarėve bėhet nė disa porta tė caktuara:
    UDP: 137, 138
    TCP: 139, 445

    Duke pėrdorur firewall, kėto porta mund t'i lejosh vetėm pėr kompjuterat me adresa IP tė caktuara. Psh: Nėse kompjuterat e lejuar kanė adresat: 192.168.1.1, 192.168.1.2, 192.168.1.3 dhe kompjuteri i komshiut ka adresėn 192.168.1.4, atėherė lejon vetėm tre tė parat tė kalojnė firewall. Ndiq kėto hapa:

    Shiko figurėn e bashkėngjitur.

    1. Hap panelin e kontrollit
    2. Kliko dy herė mbi murrin mbrojtjės (firewall)
    3. Tek tabela e parė aktivizoje firewall (zgjidh ON)
    4. Tek tabela e pėrjashtimeve (exceptions) zgjidh Ndarja e Skedarit dhe Printerit (File and Printer Sharing) dhe shtyp butonin redakto (edit).
    5. Nė dritaren qė do hapet shtyp butonin Ndrysho Mundėsitė (Change Scope).
    6. Aty zgjidh opsionin e listės (custom list) dhe shkruaj adresat IP tė kompjuterave, tė ndara me presje, qė do kenė leje tė lexojnė skedarėt e ndarė.
    7. Mbylli tė gjitha dritaret e hapura duke aplikuar ndryshimet.

    E keqja e kėsaj mėnyre ėshtė se duhet tė sigurohesh qė kompjuterat kanė gjithnjė tė njėjtėn adresė IP. Prandaj duhet tė konfigurosh routerin qė t'u japė kompjuterave tė njėjtėn adresė IP nė bazė tė adresės MAC. Gjithashtu, hapat mė lart duhet t'i zbatosh pėr tė gjithė kompjuterat qė ndajnė skedarė nė rrjet.

    Nėse komshiu merr vesh nga kompjuterat, mund ta ndryshojė adresėn IP nė njė adresė tė kompjuterave tė lejuar dhe do mund tė lexojė skedarėt. Nėse ke router tė mirė qė i mbron adresat e rezervuara, atėherė nuk e vjedh dot adresėn komshiu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Edi

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    III. Cakto lejet pėr ēdo pėrdorues

    Tek dosjet qė ndan, mund tė caktosh lejet pėr ēdo pėrdorues tė rrjetit. Ti duhet t'u japėsh leje vetėm pėrdoruesve tė tjerė, jo komshiut.

    Pėr tė bėrė kėtė gjė duhet tė zbatohen kėto hapa:
    1. Ēaktivizo ndarjen e thjeshtė (simple file sharing)

    1. Hap My Computer.
    2. Tek menuja nė krye zgjidh tools > folder options.
    3. Boshatise opsionin "enable simple file sharing".

    2. Konfiguroje kompjuterin qė tė mos lejojė identifikimin me guest.

    Kėtė mund ta bėsh duke ndryshuar fjalėkalimin, siē e shpjegova mė lart, ose duke ndryshuar rregulloren e sigurisė:

    1. Tek paneli i kontrollit hap veglat e administratorit (administrator tools).
    2. Hap rregulloren lokale tė sigurisė (local security policy).
    3. Nė tė djathtė zgjidh Local Policy > Security Options
    4. Tek lista nė tė majtė gjej opsionin Network Access: Sharing and security model for local accounts dhe ndryshoje nė Classic: Local users authenticate as themselves.

    3. Hard disku yt duhet tė jetė formatuar si NTFS, jo FAT32.
    Lexo kėtė temė pėr ta kthyer nė NTFS nėse pėrdor FAT32.

    4. Krijo llogaritė qė do kenė leje tė hapin skedarėt e ndarė.
    Psh: Nėse kompjuterat pėrdorin llogaritė Agim, Artan, Beni, Genti, atėherė tek kompjuteri qė ka ndarė skedarėt duhet tė krijosh qė tė katėrta llogaritė dhe t'u vendosėsh tė njėjtėt fjalėkalime si ata qė pėrdorin pėr tė hyrė nė kompjuter. Tė gjitha kėto llogari duhet tė kenė fjalėkalim; fjalėkalimi nuk mund tė jetė bosh.


    Si tė ndash skedarėt

    Pasi ke ndjekur hapat mė lart, mjafton tė klikosh me butonin e djathtė mbi njė dosje dhe zgjidh ndarja dhe siguria (sharing and security). Aty (1) zgjidh opsionin ndaje kete dosje (share this folder) dhe (2) shtyp butonin lejet (permissions). (3) Shto vetėm emrat e llogarive qė do tė kenė leje tė hapin skedarėt dhe ndrysho tė drejtat (vetėm lexo, lexo dhe shkruaj, apo kontroll tė plotė) sipas dėshirės.

    Nė figurėn e bashkėngjitur kemi ndarė dosjen "dosje e ndarė" dhe i kemi dhėnė leje Agimit tė lexojė skedarė.

    Udhėzimet mė lart janė njė pėrmbledhje e hapave qė duhet tė ndjekėsh. Pėr mė shumė detaje dhe ilustrime mund tė ndjekėsh hapat e shpjeguar nė kėtė faqe (nė anglisht).


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Edi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2005
    Postime
    56
    shume faleminderit edspace,ajomenyra e firewall-it mu duk interesante.Ta provoje nje here.

Tema tė Ngjashme

  1. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. A ndihemi ne Shqiptaret ne mbrojtur nga shteti yne kur jemi jashte Shqiperise?
    Nga Clevis nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 07-09-2008, 17:49
  3. "Natyra " si interes i mbrojtur nga e drejta penale
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2005, 14:34
  4. Koreja: Armet, per t'u mbrojtur nga SHBA
    Nga [xeni] nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 24-02-2005, 17:19
  5. A duhet mbrojtur toleranca fetare e shqiptareve ?
    Nga Dr Rieux nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •