Fjalimi i pėrgaditur nga Don Shan Zefi, Kancelar ipeshkvinor, Kisha Katolike

Konferenca Ndėrfetare mbi Koegzistencėn Paqėsore dhe Dialog

Patriarkana e Pejės
Pejė 2 -3 Maj 2006


Dr. Don Shan Zefi, kancelar ipeshkvnor



Vėllezėr e motra!
Tė nderuar pjesėmarrės!

Kemi nderin ta pėrshėndesim nė emėr tė Kishės Katolike tė Kosovės kėtė Konferencė Ndėrfetare mbi Koegzistencėn Paqėsore e Dialog, qė Kisha Ortodokse Serbe dhe Organizata pėr Ndihma tė Kishave Norvegjeze (Norwegian Church Aid – NCA) e organizauan kėtu nė Pejė. (2-3 Maj 2006)

Shpehim gjithashtu mirėnjohje nikoqirit tė Kėsaj Konference Metropolit Amfilohije nga Mali i Zi, udhėheqėsve tė lartė klerikė qė e morėn bashkarisht kėtė iniciativ tė nevojshme nė kohėn e duhur, nė mesin e tė cilėve fatkeqėsisht, nuk do tė jetė mė i pranishėm i ndjeri Imzot Mark Sopi, kontributi e shpirti i tė cilit qe i madh pėr dialog dhe ekumenizėm, kėshtu besojmė se ai shpirtėrisht edhe sot ėshtė i bashkuar me ne, sepse besonte nė kėto lėvizje dhe ishte njėri nga promotorėt e tyre.

Ende para ardhjes sonė kėtu nė Patriarkanė, duke pare programin e pėrshtatshėm dhe pjesėmarrjen e shumė personaliteteve tė larta kishtare e shtetėrore nė kėtė takim, kemi ndjerė nevojėn qė tė lutemi pėrpara qė Zoti ynė ta ndriēoj mendjen e tė gjithė pjesėmarrėsv, ashtu qė mė mirė t’i gjejm ato pikat e pėrbashkėta ndėrfetare, konvregjencėn e tyre, nė ecjen pėrpara, madje me njė shpirt tė hapur e vėllazėror qė tė mund t’i identifikojmė konkretisht iniciativat qė do tė shpinin nė promovimin e kėsaj konference, madje edhe si tė domodsoshme pėr paqe, pėr nderimin e vėrtetė tė ndėrsjelltė, pėr bashkėjetesėn e bashkėpunimin ndėrfetar dhe etnik dhe, mbi tė gjitha, mbi dashurinė vėllazėrore mes komuniteteve, sepse edhe ne jemi tė shtyer t’I pėrngjajmė Krijuesit, Atij qė ėshtė Dashuri.

Nė periudhat duke filluar qė nga ato tė para luftės tė viteve ’99, kemi pasur shumė pak relacione formale tė ndėrsjellta fetare, mirėpo fatėbardhėsisht, ēėshtja ka filluar tė ecėn nė tė mire fill pas luftės, e qė shpie padyshim drejt njė fryme tė ri(njohjes), tė mirėpajtimit, edhe pse lufta nuk kishte vetvetiu karakter religjioz.
S’mund tė harrohen takimet interreligjioze brenda dhe jashtė vendit, si nė Prishtinė, Vienė, Aman, Osllo, Sarajevė, Ankara e Tiranė qė ndikuan pozitivisht nė zbutjen e tensioneve tė pėrgjithshme nė shoqėrinė tone. Dhe pėr kėtė njė meritė tė madhe e ka padyshim Konferenca Botėrore e Religjioneve pėr Paqe (WCRP) dhe Kishat qė u pėrmendėn mė lartė Norvegjeze.

Edhe sot na pėrkujtohen rrugėtimet, zhvndosjet e dhunshme nga ngjarjet para, gjatė e pas luftės, masakrimet e demolimet e objekteve tė kultit qė nuk ishin nė frymėn e traditės sonė. Kujtesa e sė kaluarės do duhej edhe mė shumė tė na mundėsonte pėrparimin e pandalshėm teologjik pėr dialog tė sinqertė, e jo pėr retorikė hipokrite dhe nė pėrforcimin e dukshėm tė raporteve vėllazėrore, kėtu nė Kosovė nė mes vėllezėrve katolik, ortodoks e myslimanė.


Duke besuar nė dialogun ndėrfetar e nė ekumenizėm, si diēka themelore nė kėtė fillim tė mijėvjeēar tė ri, kur po flitet e shkruhet gjithnjė e mė shumė pėr pėrplasjet e mundshme tė civilizimeve, kulturave dhe religjioneve, takimet ndėrfetare e marrin peshėn e vet qė s’mund assesi tė anashkalohen dot. Pėr kėtė arsye do tė doja qė takimet e ardhshme tė intensifikohen, mė shumė nė pėrmbajtje esenciale, sesa nė formalitete, apo siē thuhet nė gjuhėn e popullit ‘ sa pėr sy e faqe”, ta rrahin ēėshtjen e aktualitetit dhe tė drejtohen prore nga e ardhmja pėr tė pėrforcuar pranimin e mirėkuptimit e ndrėrsjelltė.

Thėnia e pėrkryer ungjillore e nė tė njejtėn kohė edhe poaq e dėshirueshme
“ut unum sint”, qė shpeshherė grishej nga Shenjtėria e tij Papa Gjon Pali II, vjen pėr tė gjithė njerėzit vullnetmirė si njė detyrim, si njė bashkim, e cila na udhėzon jo nė ndarje, por nė pėrbashkėsi qytetare e fetare dhe atė nė njė Zot tė vetėm qė ne i besojmė.

Nga pikėpamjet teologjike qė kalimthi, aty-kėtu, u pėrmendėn sipėr, duhet tė na nxisin qė takimi i kėsaj Konference dyditore (2-3 Maj2006) tė mos jetė njė gjest i natyrės kurtoaze, por njė pėrgjigje sadopak e denjė ndaj sfidave tė ndryshme nė shoqėri, me qėllim qė shkaqet tė cilat akoma na ndajnė, bashkėrisht tė vazhdojmė tė bėjmė atė qė ėshtė nė fuqinė njerėzore.

Konfliktet e grumbulluara nga e kaluara pėr arsye tė luftėrave nuk lejojnė qė tė shohim qartė pėrpara dhe, natyrisht e rėndojnė mirėkuptimin e pėrbashkėt edhe fetar. Mos tė na ndalin asnjė pengesė nė kėtė drejtim tė vullnetit tė mirė, por tė ecim pėrpara me shpresė tė ngultė dhe me ndihmėn e Zotit, sidomos gjatė kėtij viti kur po pritet tė zgjidhet pėrfundimisht ēėshtja e Kosovės nė favorr tė tė gjithė qytetarėve tė saj. Edhe ne nė kėtė aspekt do tė duhej ta japim kontributin tonė, atė tė paqės dhe tė dialogut.

Urojmė, kėtu nė fund qė kjo konferencė tė pėrcillet edhe me lutjet tona qė tė jetė sa mė e frytshme!