Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    “Titan”, gjiganti i çimentos, gati investimi në Shqipëri

    Takimi me Berishën: Prodhimi i fabrikës rreth 1.5 milionë tonë në vit


    “Titan”, gjiganti i çimentos, gati investimi në Shqipëri


    Një fabrikë gjigante e prodhimit të çimentos do të ndërtohet në Shqipëri. Grupi “Titan”, i njohur në të gjithë botën, ka shprehur interes për të ndërtuar fabrikën në Shqipëri, ku vlera e investimit parashikohet të arrijë në 200 milionë dollarë.

    Përfaqësues të grupit “Titan” janë takuar me kryeministrin, Sali Berisha, dhe kanë prezantuar projektin e kësaj shoqërie për ngritjen e një fabrike të re çimentoje. Grupi “Titan” është një shoqëri multi-rajonale, e pranishme në Greqi, SHBA, Evropë Juglindore dhe në Mesdheun Lindor dhe prodhon, shpërndan dhe shet çimento, materiale inerte, beton të markave të larta dhe produkte parafabrikate për ndërtim. Firma kryesore e grupit “Titan Cement” s.a., është një shoqëri greke, me mbi 100 vjet eksperiencë në industrinë e çimentos dhe gjatë gjithë historisë së saj është shquar vazhdimisht si në drejtim të performancës industriale, ashtu edhe për përgjegjshmërinë e lartë shoqërore dhe mjedisore.

    Takimi
    “Ky investim është projektuar për të zhvilluar më tej kapacitetet rajonale dhe interesin e veçantë që Shqipëria paraqet në këtë kuadër”, u shprehën përfaqësuesit e grupit “Titan”. Ndërsa kryeministri Berisha theksoi përkushtimin e qeverisë shqiptare për tërheqjen dhe përkrahjen e gjithanshme të investimeve të huaja direkte në vend, si dhe siguroi shoqërinë “Titan” për mbështetjen që do të ofrojë qeveria, në mënyrë që ky investim i rëndësishëm të realizohet me sukses. “Titan” ka identifikuar zonat e përshtatshme potenciale të rezervave të gëlqerorëve dhe argjilave në Shqipëri dhe ndërkohë ka aplikuar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për marrjen e lejes së kërkim-zbulimit në këto zona. Shoqëria do të investojë menjëherë në punime kërkim-zbulimi dhe shpime, për të verifikuar cilësinë dhe sasinë e rezervave të lëndëve të para, ndërsa ka aplikuar për leje shfrytëzimi për zona të caktuara.

    Investimi
    Investimi i propozuar nga shoqëria “Titan” ka të bëjë me ndërtimin e një fabrike klinkeri me kapacitet 3.500 ton/ditë, me teknologji nga më modernet, me kapacitetet e duhura për prodhimin e çimentos, si dhe zhvillimin e karrierave të nevojshme gëlqerore dhe argjilore. Fabrika do të ketë kapacitet prodhues prej rreth 1.5 milionë ton çimento në vit. Projekti synon furnizimin e tregut shqiptar, i cili aktualisht importon më shume se 75 për qind të sasisë totale vjetore të konsumit të çimentos dhe klinkerit, si dhe prodhimin për eksport. Vlera totale e projektit parashikohet të jetë rreth 200 milionë dollarë dhe do të financohet nga grupi “Titan”, ndërkohë që Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë shprehur interesin e tyre për të marrë pjesë në projekt. Ky investim do të ndikojë pozitivisht në ekonominë shqiptare, pasi ul vartësinë e saj nga importi, hap vende të reja pune, rrit konkurrencën në tregun vendas të çimentos dhe pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe në përmirësimin e bilancit tregtar, nëpërmjet rritjes së volumit të eksporteve.



    * 3500 ton
    në ditë do të jetë kapaciteti i fabrikës, që do të ketë teknologji nga më modernet, me kapacitetet e duhura për prodhimin e çimentos
    * 1,5 milione
    ton çimento në vit parashikohet të jetë kapaciteti i fabrikës. “Titan” ka identifikuar zonat e përshtatshme potenciale të rezervave të gëlqerorëve
    * 75 per qind
    e sasisë totale vjetore të konsumit të çimentos dhe klinkerit importon aktualisht tregu shqiptar. Fabrika do të prodhojë edhe për eksport
    * 100 vjet
    eksperiencë në industrinë e çimentos ka shoqëria greke, e cila është firma kryesore e grupit “Titan Cement” s.a., që është një shoqëri multi-rajonale

    Korrieri

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Perseri Greket mo Albo! Sa per lavderatat qe i ben kesaj kompanie, lexo pak informacion nga une Dito, ish puntor i kesaj kompanie ne profilin e punes elektro-teknik per transportieret levizes. Kompania Titan ka kredibilitetin e saj me te dobet ne vendin fqinje, cimentoja e saj jo rrallehere ka prishur konstruksione te medha, perfshire dhe ura. Nje nder problemet kryesore te kesaj kompanie eshte kontrabanda e saj ne mase brenda vendit te saj. Menyra me e mire e shitjes nen cmimin e tregut prej kompanise Titan behet ne menyre te tille. Kompania deklaron nje vaporr per ne qipro dhe pastaj u afrohet ishujve greke jo ne limanet e tyre por duke ju pervjedhur autoriteteve vendase. Fakti me flagarant i kesaj lloj tregtie ishte ne vitin 1999 kur kompanise ju mbyt nje Vaporr 5000 tonesh prane brigjeve te ishullit SAMOS. Mbytja ndodhi per shkak se vaporri nuk u ankorua ne molin e ishullit por e shiste cimenton ne menyre pirate duke ju afruar ishullit vjedhurazi, dhe pikerish aty gjeti edhe belane me shkembijte nenujore.
    Mbase ndonjeri do pyese: Perse e blinin greket cimenton, nuk kishte ne ishull cimento ne kompani ndertimore? Sa te duash kishte, por problemi qendronte tek cmimi, sepse cimentoja qe vinte me vaporret e kompanise Titan shite shume shume lire, dmth me pak se gjysmae cmimit real te tregut.

    Albo persa i perket asaj qe thua mbi prodhimin vendas medemek ne importojme 75% te cimentos, te them me bindje qe ti dhe gazeta qe i referohesh shpifni ne menyren me te ulet, kjo eshte e neveritshme sepse kuptohen arsyet e ketyre shpifjeve banale. Nese ke njohuri per fabrikat aktuale te cimentos ne shqiperi nuk do thoje gafen me lart: Elbasan Cement eshte nje fabrike e cila e vetme perballon nevojat e vendit sepse ka nje kapacitet vjetor 700,000 ton mese e mjaftueshme per tregun shqiptar.
    Referoju me pas fabrikes se cimentos ne Kruje qe u ble tashme nga Seament Albania dhe me qellimin e sakte per nje pushtim te tregut vendas. Lexoje kete artikull me poshte dhe pastaj do bindesh qe vendi nuk ka nevoje per te trete ne kete treg.
    La fabbrica del cemento di Elbasan e Fushe Kruje cementano la fabbrica

    Nel marzo 1997, Seament Albania ha acquistato 70% della fabbrica del cemento di Elbasan con 70% delle cave unite. Nel novembre 1999, Seament Albania ha comprato un 7% supplementare nella fabbrica del cemento di Elbasan e nel dicembre 1999 un 16% supplementare in cave unite. Nel luglio 2000, la fabbrica del cemento di Elbasan ha vinto l'asta per la privatizzazione della fabbrica del cemento di Fushe Kruja, attualmente funzionante come funzione stridente del clinker. Entrambe le fabbriche stanno subendo la riabilitazione di tecnologia attuale e un programma di espansione è in corso.

    Besoj je i qarte tani se kush eshte Seament Albania ne shqiperi.
    Cimentoja italiane qe shitet ne shqiperi thjesht shitet per arsyen e cilesise me te larte qe posedon, por te siguroj qe ajo nuk ze me shume se 7% te tregut.

    Dito.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeministri Berisha: Shqipëria do të shndërrohet në një prodhues i rëndësishëm i çimentos në Ballkan

    - Qeveria miraton marrëveshjen me shoqërinë “Gener 2” për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Krastë-Krujë, investim me vlerë 200 milion euro

    Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Gener 2” për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Krastë-Krujë, një investim prej 200 milion euro. Shqipëria, - tha Kryeministri, - do të shndërrohet në një prodhues të rëndësishëm të çimentos në Ballkan.

    Kryeministri Berisha tha se një tjetër investim i rëndësishëm në këtë fushë, është edhe ndërtimi nga kompania italiane “Fassa” i një tjetër fabrike të madhe për prodhimin e çimentos në Lezhë, investim me vlerë 250 milion euro.

    Duke konsideruar se vargkodrat nga Fushë-Kruja tek Ura e Mesit përbëjnë lëndën e parë të cilësisë më të lartë për prodhimin e çimentos, Kryeministri bëri të ditur se një seri kompanish të mëdha kanë vendosur projektet e tyre për ndërtimin e fabrikave të standardeve më të larta.



    Duke vlerësuar standardet e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, me një teknologji moderne, e cila ka eliminuar plotësisht pluhurin dhe mjedis i sistemuar, Kryeministri tha se të këtij standardi do të jenë edhe teknologjitë e ardhshme që do të instalohen.


    21/11/2007
    Kryeministria

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Po ishalla behet, sa me shum investues te kemi aq me mire eshte per neve, sepse ulet papunesia, edhe normale qarkullon leku.

    Se kshu po ngordhim po mundohemi te nxjerrim dhjam nga pleshti.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Fjala e Kryeministrit Berisha në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës së re të çimentos, në Lezhë


    “Sot, ne inaugurojmë fillimin e punimeve për një investim me vlerë 250 milion euro, ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, nga kompania “Fassa”-Berberi”, për ndërtimin këtu, në malin e Rrenzit, në Lezhë, të një fabrike çimentoje, me kapacitet prej 3 mijë ton në ditë. Kjo fabrikë, së bashku me fabrika të tjera të prodhimit të çimentos në vend, do të plotësojë nevojat në rritje për çimento në tregun vendas, si dhe për eksport.

    Me këtë rast, dua t’i shpreh falënderimin zotërinjve Fassa dhe Berberi, për vendimin që kanë marrë për të investuar në këtë zonë, për të punësuar qytetarët e saj dhe për të krijuar mundësinë e fuqizimit të sektorit të ndërtimit, si motori i zhvillimit të vendit.

    Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha për krijimin e një klime miqësore për biznesin. Ajo ka vendosur barrën fiskale më të ulët në Europë, ka eliminuar dhe do të eliminojë një seri pengesash burokratike. Por dua të jem i sinqertë me ju. Ajo ka gjetur edhe një psikologji të trashëguar jo kaq mirëkuptuese ndaj investimeve dhe investitorëve. Ne duhet t’i themi problemet hapur, në mënyrë që t’i ndryshojmë ato. 3 vjet më parë, kur u ndesha me këtë psikologji, kjo ishte ajo çka më trishtoi më shumë, por mbeta i vendosur të bëj çdo përpjekje për ndryshimin e saj. Nuk ka vend në Europë e botë që të ketë nevojë më shumë për investime të huaja, sesa Shqipëria. Këto investime janë jetike për zhvillimin e vendit, ashtu siç është ajri për fluturimin e zogjve. Ndaj unë dua të falënderoj ata, qindra e mijëra punonjës të administratës, të qeverisë lokale, të cilët e shndërruan çështjen e investimeve në një çështje të parë të veprimtarisë së tyre. Një shembull i shkëlqyer në këtë drejtim është Lezha. Në sajë të krijimit të kësaj psikologjie miqësore ndaj investimeve, unë mund t’u them shqiptarëve se projektet që kanë filluar apo parashikohet të fillojnë punën në Lezhë i tejkalojnë 1 miliard euro. Ato përfshijnë edhe pionierin e tyre “Colacem”. E theksoj këtë, sepse pa këtë psikologji të qëndrimit miqësor, këto projekte nuk do të bëheshin të mundura. Ndaj ju ftoj të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të lehtësuar me çdo kusht investimet vendase e të huaja.

    Në industrinë e çimentos në Fushë Krujë e Lezhë deri tani janë investuar mbi 500 milion euro, si dhe 800 milion të tjera janë në parapërgatitje. Unë i dëgjoj me vëmendje të madhe të gjithë investitorët dhe i garantoj se zëri i tyre do të dëgjohet me seriozitet nga qeveria, por ju ftoj që bashkërisht t’u përmbahemi standardeve dhe të kërkojmë standardet më të mira. Paolo Fassa sjell këtu teknologjinë më të avancuar në këtë fushë. Ai vjen këtu për të respektuar standardet më të mira të BE-së, të cilat i respekton edhe në vendin tij dhe kudo që ndërton.

    Ne jemi vend me pasuri minerare përrallore. Ne kemi kodra gëlqerore nga Fushë Kruja deri në Urën e Mesit, që janë pasuri e jashtëzakonshme për industrinë e materialeve të ndërtimit. Ne do t’i shfrytëzojmë ato me kriteret më të mira. Ne jemi një vend me depozita minerare gjigante dhe unë kam kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në grupin e 20 vendeve, nismë e Tony Blear, që bën shfrytëzimin më racional dhe transparent të pasurive minerare dhe miqësor ndaj komunitetit dhe mjedisit.

    Ashtu si ajri, edhe investimet janë jetike për Shqipërinë dhe ne do t’i nxisim ato. Persistenca e këtyre zotërinjve më ka impresionuar shumë dhe jam përpjekur t’i ndihmoj. Këta kanë bërë një punë të shkëlqyer. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të shkurtuar barrierat burokratike ndaj investitorëve. Nuk janë shkresat e panumërta ato që japin siguri, por është serioziteti dhe zbatimi i ligjit, ajo çka përcakton sigurinë në çdo hap tonin.

    Zoti ambasador,

    3 vjet më parë, unë zhvillova një vizitë në Romë. Natyrisht, vizita ishte politike dhe gjatë saj, ne, me ndihmën e Institutit italian për Tregtinë e Jashtme, organizuam edhe një takim me investitorë italianë. Në atë takim, pozicioni ynë ishte jo i favorshëm, sepse qindra e mijëra investitorë italianë ishin larguar nga vendi im. Në atë takim, unë i garantova investitorët italianë se ajo kohë ka marrë fund dhe se unë do të bëja çdo përpjekje që ata të ktheheshin të investonin në Shqipëri e të regjistronin histori suksesi me investimet tyre këtu. Paolo Fassa është një nga ata që është kthyer, por janë edhe dhjetëra e qindra të tjerë. Ndaj të vazhdojmë bashkëpunimin, sepse kjo është mënyrë më e sigurt që marrëdhëniet e shkëlqyera politike, ekonomike, ushtarake, në fushën e arsimit dhe në të gjitha fushat të njohin horizonte të reja më të mëdha bashkëpunimi.

    Ju faleminderit.”

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeministri Berisha: Investimi 250 milion euro për fabrikën e re të çimentos në Lezhë, shembull i shkëlqyer i klimës miqësore ndaj investimeve

    - "Në sajë të krijimit të psikologjisë miqësore ndaj investimeve në vend, projektet që kanë filluar apo parashikohet të fillojnë punën në Lezhë i tejkalojnë 1 miliard euro.”

    Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Balldren të Lezhës, investim i kompanisë italo-shqiptare “Fassa-Berberi”, me vlerë 250 milion euro.

    Kryeministri Berisha e konsideroi këtë investim një shembull të shkëlqyer të klimës miqësore ndaj investimeve vendase dhe të huaja, në Shqipëri.

    “Në sajë të krijimit të kësaj psikologjie miqësore ndaj investimeve në vend, projektet që kanë filluar apo parashikohet të fillojnë punën në Lezhë i tejkalojnë 1 miliard euro. Ato përfshijnë edhe pionierin e tyre “Colacem”. Pa këtë psikologji të qëndrimit miqësor, këto projekte nuk do të bëheshin të mundura,” u shpreh Kryeministri Berisha.

    Kryeministri Berisha përgëzoi drejtuesit e kompanisë “Fassa-Berberi” për këtë investim të standardeve të BE-së, duke e konsideruar atë ndër më të mëdhatë në historinë e vendit. Kryeministri ftoi komunitetin e biznesit në përpjekje të përbashkëta për të lehtësuar investimet dhe për të respektuar standardet më të mira.

    “Unë i dëgjoj me vëmendje të madhe të gjithë investitorët dhe i garantoj se zëri i tyre do të dëgjohet me seriozitet nga qeveria, por ju ftoj që bashkërisht t’u përmbahemi standardeve dhe të kërkojmë standardet më të mira. Ne kemi kodra gëlqerore nga Fushë Kruja deri në Urën e Mesit, që janë pasuri e jashtëzakonshme për industrinë e materialeve të ndërtimit. Ne do t’i shfrytëzojmë ato me kriteret më të mira. Ne jemi një vend me depozita minerare gjigante dhe unë kam kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në grupin e 20 vendeve, nismë e Tony Blear, që bën shfrytëzimin më racional e transparent të pasurive minerare dhe miqësore ndaj komunitetit dhe mjedisit”

    Duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të shkurtuar barrierat burokratike ndaj investitorëve, Kryeministri Berisha u shpreh se nuk janë shkresat e panumërta, ato që japin siguri, por serioziteti dhe zbatimi i ligjit përcakton sigurinë në çdo hap tonin.

    Ambasadori italian në Shqipëri Saba D’Elia, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve. Zoti D’Elia tha se Italia zë vendin e parë në fushën e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë dhe si shembull i saj, vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, shkëmbimet mes dy vendeve kanë arritur shifrën e 900 milion eurove. Në Shqipëri, - tha zoti D’Elia veprojnë ndërmarrje të përbashkëta si “Fassa-Berberi” që janë shembulli më i mirë në këtë bashkëpunim. Investitorët italianë janë të interesuar për investime të reja në sektorë të rëndësishëm në Shqipëri, tha më tej zoti D’Elia, duke falënderuar Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe besimin e treguar për realizimin e këtij investimi të madh.

    Projekti i kompanisë “Fassa-Berberi” parashikon ndërtimin e një fabrike me teknologjinë më të avancuar gjermanes, si dhe zhvillimin e dy karrierave gëlqerore në zonën e Bushatit, për furnizimin me lëndë të parë të saj. Projekti përfshin edhe zhvillimin e infrastrukturës në zonën përreth fabrikës, lidhjen e saj me rrugën nacionale dhe ndërtimin e një tuneli 2.7 kilometra, me dy korsi, që do të lidhë fabrikën me terminalin e portit të Shëngjinit, duke shmangur në këtë mënyrë kalimin e kontenierëve nga zonat e banuara dhe atë bregdetare. Kapaciteti i fabrikës do të jetë 3 mijë ton çimento në ditë dhe është i destinuar për tregun vendas dhe atë të huaj.

    Presidenti i kompanisë “Fassa”, zoti Paolo Fassa shprehu falënderimet për mbështetjen dhe besimin ndaj projektit të tyre. Zoti Fassa tha se në këtë inaugurim na shoqëron slogani “Shqipëria po ndryshon” dhe kjo është e vërtetë. Ne jemi krenarë që po kontribuojmë në këtë ndryshim. Zoti Fassa bëri të ditur se kjo kompani synon ta shtrijë më tej aktivitetin e saj në Shqipëri edhe në prodhimin e materialeve të tjera të ndërtimit.


    Kryeministria
    24/10/2008

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  5. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •