Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Piktori Artur Tashko

    Nga ceremonia e dhurimit tė veprės sė piktorit shqiptar nė Galerinė Kombėtare tė Arteve

    Tashko, kubisti kolumbian me gjak shqiptari


    Kolumbiania Roza Tashko, e shoqja e Artur Tashkos ka arritur tė botojė njė libėr, ku ajo ka vendosur tė gjitha kujtimet e mėdha qė ka pasur gjatė jetės me tė. Falė saj, sot kemi disa vlerėsime kritike dhe njė vėshtrim shumė serioz tė fakteve biografike nga jeta dhe krijimtaria e piktorit Tashko. E shoqja Roza shprehet se “Arturi ishte modest pėr imazhin e tij, njė cilėsi thelbėsore e karakterit tė tij, dhe njė virtyt i rrallė pėr kohėt e sotme”

    “Fati dhe rrethanat mė bėnė qė tė punojė dhe tė jetojė nė anėn tjetėr tė botės”. Janė kėto fjalė prekėse qė kanė mbetur tė shkruara nga dora e piktorit tė mėrguar shqiptar, Artur Tashko. Nė kontekst tė kėtyre fjalėve, fare mirė mund tė dėshmohet pengu i brishtė qė nuk u lejua sa ishte gjallė tė vinte nė atdheun e tij... Takimin me atdheun do ta bėnte njė ditė njėra nga pikturat e Artur Tashkos. Dje, vepra e piktorit me origjinė shqiptare, Artur Tashko, e realizuar nė vitin 1979 me titull ”Kompozim abstrakt me figura tė sheshta”, iu dhurua, nė njė ceremoni tė veēantė fondit tė Galerisė Kombėtare tė Arteve. Kjo pikturė vjen nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Shqipėri, sipas njė amaneti qė artisti i njohur i kishte lėnė gruas sė tij kolumbiane, zonjės Roza Tashko. Sokol Keraj, nipi i piktorit tė njohur Jakup Keraj, u bė mesazher i kėtij amaneti dhe ai ka ardhur sė bashku me pikturėn nga Kolumbia pėr tė bėrė procedurat e dorėzimit tė saj nė fondin e Galerinė Kombėtare tė Arteve. Keraj rrėfen se Roza Tashko, e shoqja e Artur Tashkos me pėrpjekje tė mėdha ka arritur tė botojė njė libėr, ku ajo ka vendosur tė gjitha kujtimet e mėdha qė ka pasur gjatė jetės me tė dhe ka bėrė pėrpjekje qė tė evidentojė tė gjitha shėnimet e piktorėve tė tjerė tė shquar kolumbianė, qė ata i kanė bėrė mbi veprėn e Tashkos. Falė saj, sot kemi disa vlerėsime kritike dhe njė vėshtrim shumė serioz tė fakteve biografike nga jeta dhe krijimtaria e Artur Tashkos. E shoqja Roza shprehet se “Arturi ishte modest pėr imazhin e tij, njė cilėsi thelbėsore e karakterit tė tij, dhe njė virtyt i rrallė pėr kohėt e sotme”. Akti i dhurimit tė veprės sė Tashkos nė fondin e GKA-sė, u shoqėrua me pjesėmarrjen e tė afėrmėve tė piktorit, si dhe disa emrave tė njohur tė artit dhe tė kulturės. Gjatė ceremoninė sė djeshme ishin ekspozuar edhe dy foto tė Artur Tashkos me bashkėshorten Rozėn, nė tė cilat shquheshin harmonia e dashuria mes tyre dhe tė jepej pėrshtypja e njė ēifti qė ka bėrė njė jetė shumė tė emancipuar. Piktori Artur Tashko ishte qytetar i botės, sepse jetoi nė tre kontinente sa nė Egjipt, nė Europė, nė Austri, Gjermani e deri nė Amerikė, por pjesėn mė tė madhe tė jetės, gati 31 vjet, ai e kaloi nė Kolumbi me gruan e tij tė dytė Rozėn. “Kjo vepėr qė piktori e ka realizuar nė vitin 1979 ėshtė njė nga punimet qė do tė pėrfaqėsojė piktorin nė fondin e zgjedhur tė kulturės dhe artit shqiptar”, tha drejtori i GKA-sė, Nestor Jonuzi, dje nė ceremoninė e dhurimit. Duke e parė nga pozicioni i tij si artist, Nestor Jonuzi e ka vlerėsuar kėtė vepėr tė denjė pėr njė pėrfaqėsi tė tillė, ndėrsa ėshtė shprehur se “elementet abstrakte tė kėsaj pikture u dhurojnė me tepri emocione tė gjithė krijesave njerėzore. Figurat e kėsaj tabloje nxitin prodhime tė energjive tė pashembullta njerėzore. Vėnė nė lėvizje fantazinė dhe imagjinatėn e krijuesit dhe kėtė herė Tashko na pėrcjell njė realitet tjetėr substancial, mė tė bukur e mė tė vėrtetė nga ē’ėshtė realiteti vet”. Drejtori i Galerisė Kombėtare tė Arteve, Nestor Jonuzi, duke e ēmuar realitetin artistik tė kėsaj vepre ka shprehur kėnaqėsinė e tij qė kjo vepėr tashmė do tė jetė nė fondin e artė tė institucionit mė tė madh tė artit pamor nė vend. Duke e vlerėsuar mė tej kėtė vepėr, Jonuzi u shpreh se ”tabloja pėrcjell entuziamin krijues tė autorit, cilėsi qė pėrēohet pėrmes strukturės kompozicionale tė ngjyrave”. Vepra me pėrmasa, 62x 79 cm, me ngjyra tė ndezura dhe tė gjalla, realizuar nė karton tė presuar nė fibėr, me figura tė sheshta sipas specialistėve i pėrket lėvizjes sė konstriktivizmit abstrakt. Suzana Varvarica Kuka, studiuese dhe kritike arti, duke u mbėshtetur nė njė libėr me kujtime tė Roza Tashkos, bashkėshortes sė piktorit tha se ”krijimtaria e tij ėshtė vlerėsuar nga njė grup specialistėsh e njohės tė mirėfilltė tė artit kolumbian, vendi ku ai jetoi pėr mbi 30 vjet”. Nė fjalėn e saj, veē tė tjerash studiuesja e artit Varvarica, theksoi se “Brian Male, studiues i artit kolumbian dhe latino amerikan, i bėn apel qarqeve artistike tė vendit pėr njohje tė kontributit tė artistit Artur Tashko, njė apel qė duhet t’i bėhet edhe shoqėrisė shqiptare”.


    Emri i Artur Tashkos.., pak i njohur nė atdhe



    Artur Tashko, i cili lindi nė Korēė nė 10 Prill 1901, nė familjen e shquar tė Thanas Tashkos dhe Heleni Zografit, ishte fėmija i dytė i kėsaj familje. Prindėrit e tij rridhnin nga dinasti tė shquara pėr kontributin e tyre atdhetar. Gjithashtu ata i edukuan fėmijėt e tyre me kulturėn kozmopolite dhe dashurinė pėr artin dhe rezultat i kėtij edukimi ėshtė edhe motra e tij sopranoja e njohur shqiptare, Tefta Tashko. Nė vitin 1904 ata emigruan nė Aleksandri, Egjipt dhe jetuan atje deri nė 1912 derisa u kthyen nė Shqipėri. Arturi qė nuk u kthye, vazhdoi studimet nė Bejrut (Liban) dhe mė pas fitoi njė bursė studimi nė 1920 nga Qeveria Shqiptare pėr nė Austri ku studjoi nė Akademinė e Arteve tė Bukura dhe njėkohėsisht filloi karrierėn artistike, i ndikuar nga krijimtaria e Renoir e Cezanne. Nė vitin 1923, i ftuar nga vėllai Kostandini, nė atė kohė diplomat nė Ambasadėn tonė nė SHBA, transferohet nė Amerikė dhe vendoset nė Boston, ku studjon juridik nė Universitetin e Havvardit. Por krahas karrierės juridike ai studioi edhe arte tė Bukura nė Muzeun e Bostonit, si dhe me studime pėr flaut nė Konservatorin e Bostonit, duke e ndarė kėtė pasion me motrėn e tij, Tefta Tashko Koēo. Nė 1939 ai udhėtoi nė Europė, Francė, Gjermani, Itali, Austri ku u ndikua nga rryma kubiste, duke braktisur impresionizmin. Artur Tashko hapi ekspozita me Picasso, Leger, Delaunay, Jean Arp dhe u njoh me piktorė tė tjerė tė famshėm tė epokės si Pollock, Kooning, Rothko, tė cilėt i pėrkisnin ekspresionizmit abstrakt. Jetoi pėr gati 31 vjet nė Kolumbi dhe vdiq nė 1994, nė moshė 93 vjeēare, duke lėnė pas njė aktivitet tė madh artistik dhe vepra tė shumta. Piktori Artur Tashko, ishte qytetar i botės. Ai jetoi nė Egjipt, Liban, Austri, SHBA, Francė, Gjermani dhe pėr gati 31 vjet nė Kolumbi dhe aktiviteti i tij artistik e lidhi me shumė bashkėkohės tė tij tė famshėm si Picasso, Leger, Arp, Pollock, Kooning e shumė tė tjerė, por nė asnjė moment nuk e harroi atdheun e tij. Ka bėrė pėrpjekje disa herė gjatė kohės sė diktaturės komuniste qė tė vinte pėr tė vizituar atdheun e tij, por asnjherė nuk ia dhanė aprovimin e kėsaj vizite kaq tė natyrshme e njerėzore.

    - Ishte nė favor tė Tashkos, tė pikturonte punė qė dukej se bėnin pjesė nė njė tė shkuar tė largėt, por qė nė fakt shkojnė thellė nė zemrėn e botės sė Amerikės Latine.

    Gjithėsesi, Artur Tashko, quhet sot piktor konstruktivist me njė krijimtari shumė tė njohur nė lėvizjen kubiste dhe qė i pėrket plotėsisht kulturės kolumbiane, por qė rrėnjėt e gjakut tė tij janė nė Shqipėri

    Dhurata Hamzai
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-07-2006 mė 02:47

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Njė fillim nė studimet shqiptare rreth Artur Tashkos


    Suzana Varvarica Kuka


    (Njė fillim nė studimet shqiptare rreth Artur Tashkos, piktor i njohur kolumbian i lindur nė Shqipėri. 1901-1994)... Emri i Artur Tashkos ėshtė ende jo shumė i njohur nė Kolumbi, edhe pse ai jetoi kėtu pėr rreth tridhjetė vjet. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr pikturat e tij, megjithėse ato janė tė vlerėsuara nga njė grup specialistėsh tė mirėfilltė dhe njohės tė artit kolumbian, kėshtu dėshmon Brian J. Mallet, studjues i njohur i artit kolumbian dhe latino-amerikan nė pėrgjithėsi. Nė kėtė kuptim Mallet i bėnė apel shoqėrisė dhe qarqeve artistike kolumbiane dhe amerikano-latine pėr njohje tė krijimtarisė dhe kontributit tė artistit. Ky apel ėshtė i vlefshėm edhe pėr shoqėrinė e sotme shqiptare. Jo se nuk ėshtė folur dhe shkruar pėr tė, por mbase sot, me dhurimin e veprės “Kompozim abstrakt me figura tė sheshta” e vitit 1979, mbi karton i presuar-fibėr, vaj, 62x79 cm, po fillojnė pėrpjekjet qė ai tė bėhet i njohur nė Shqipėri. Kjo sjell arsyen pėr tė thėnė se kemi tė bėjmė pėr herė tė parė me njė vepėr origjinale tė tij, e cila na jep plotėsisht tė drejtėn tė themi se i pėrket lėvizjes sė konstruktivizmit abstrakt. Nė pėrshtatje tė dokumentacionit qė e shoqja e tij e dytė, Roza Tashko, ka pėrmbledhur nė njė katalog tė titulluar artistikisht “Tashko”, kemi sot disa vlerėsime kritike dhe njė vėshtrim serioz tė fakteve biografike nga jeta dhe krijimtaria e tij. Ato dėshmojnė fakte shumė interesante dhe zbulojnė para studiuesve shqiptare njė seri opinionesh dhe idesh qė lidhen sė pari me jetėn dhe veprėn e Artur Tashkos dhe sė dyti ato bėhen pikė e rėndėsishme referimi e fillimit tė punės sė tyre, pėr tė vlerėsuar drejt krijimtarinė e kėtij artisti qė ka kontribuar nė disa fusha tė rėndėsishme tė artit, pėrfshi muzikėn, pasi ishte njohės profesonal i instrumentit tė flautit.

    Nė kėtė kuptim shkurtimisht mund tė them se krijimtaria e tij i pėrket katėr lėvizjeve nė art dhe tri periudha nė kohė. Ai filloi tė studionte art nė vitin 1920, kur u vendos nė Vienė. Kėtu njihet me grupin e artistėve tė Sesionit Vjenez dhe me krijimtarinė e ekspozuar origjinale tė Renuarit dhe Sezanit. Nė kėtė periudhė filloi dhe krijimtaria e tij e parė dhe periudha e parė, qė i pėrkasin plotėsisht impresionizmit dhe qė fatkeqėsisht kritika kolumbiane ende nuk ka arritur tė ketė dokumentacionin artistik tė kėsaj periudhe, pasi veprat e saj mungojnė, njė fakt ėshtė sė graja e tij e parė Elsa Evans, i ka pėrvetėsuar shumė vepra arti.

    Nė 1923 ai studioi arte, duke ndjekur leksionet e plota dhe klasat e pėrditėshme pranė Muzeut tė Arteve nė Boston. Edhe nė kėtė periudhė ai ėshtė plotėsisht i ndikuar prej impresionizmit tė Renuarit.

    Nė vitin 1939 ai filloi lėvizjet e shumta nė Europė dhe njihet me disa piktorė ndėrmjet tyre Matisin, Pikason dhe artin e mrekullueshėm tė Rilindjes Italiane. Pėrsėri krijimtaria e tij i pėrket impresionizmit. Vetėm nė vitin 1947, kur shėnohet dhe periudha e dytė, ai do tė braktisė tėrėsisht atė dhe do tė ndikohet fuqimisht prej kubizmit dhe kubizmit analitik. U njoh dhe praktikoi harmoninė estetike dhe rregullin, ngjyrėn, lirinė e perceptimit tė natyrės, ritmin dhe ekuilibrin emocional. Nė vitin 1950 ai ekspozoi 5 piktura tė tij sėbashku me Pikason, Lezhe, Delonei, Arp, Velden, da Silva. Artur Tashko do tė braktisė kubizmin rreth viteve ‘60.

    1975-76 ai u tėrhoq nga gjysėm - konstruktivizmi figurativ. Lėvizjet e shumta nė vende tė ndryshme, eksperiencat e pėrftuara nė Angli, SHBA, Gjermani, Austri dhe Itali e drejtojnė atė drejt impresioneve tė tjera dhe i dhanė rrugė konstruktivizmin abstrakt, qė shėnoi dhe fillimin e periudhės sė tretė. Ai filloi tė praktikojė njė art ku estetika e linjės spontane udhėhiqet nga universi shpirtėror, ndjenja dhe mendime qė drejtohen nga organizimi i njė forme aktive, nga ngjyra qė konceptohen mė mėnyrėn matematikore tė lėvizjes, por mbi tė gjitha nga njė shprehi dhe personalitet vetjak. Ai bėri njė kthim tjetėr dhe paksa tė ndryshėm nė tė shkuarėn, njė kthim rrėnjėsor nė traditat pre-Kolumbiane, nga kultura e tė cilės u adoptua. Nė kėtė pikė arti i tij do tė jetė i plotė dhe pėrmbledh ciklet e tij. Me kėtė krijimtari Tashko papritmas duket se ėshtė i kohės, pjesė e artit bashkėkohor kolumbian.



    Njė piktor amerikano-latin, jo vetėm pėr arsye tė lidhjeve tė tij tė tejzgjatura me Kolumbine, por vetėm nė Amerikėn latine, mundej njė piktor tė bėnte atė ēka bėri Tashko. Dhe ishte nė favor tė Tashkos, tė pikturonte punė qė dukej se bėnin pjesė nė njė tė shkuar tė largėt, por qė nė fakt shkojnė thellė nė zemrėn e botės sė Amerikės Latine.

    Gjithėsesi, Artur Tashko, quhet sot piktor konstruktivist me njė krijimtari shumė tė njohur nė lėvizjen kubiste dhe qė i pėrket plotėsisht kulturės kolumbiane, por qė rrėnjėt e gjakut tė tij janė nė Shqipėri.

Tema tė Ngjashme

  1. Tefta (Tashko) Koco
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 24-09-2021, 16:01
  2. Piktori Leonard Previzi
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 19:26
  3. Kush eshte piktori Spiro Golgota?
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2004, 23:31
  4. "E Bukura dhe e Shėmtuara" flet piktori Ndini Bardhi
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •