Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb IN MEMORIAM: Martin Camaj

    Kujtojmė poetin, tregimtarin dhe studiuesin
    e madh shqiptar, Martin Camajn,
    nė 81 vjetorin e lindjes





    Martin Camaj lindi nė Temal tė Dukagjinit mė 21 korrik 1925. Mori edukatė klasike nė Kolegjin Saverian tė Shkodrės, tė drejtuar nga etėrit jezuitė. Kur komunistėt e mbyllėn kolegjin, u arratis nė Jugosllavi, ku vijoi Universitetin e Beogradit. Studioi italianistikė, romanistikė, teori letėrsie, gjuhė klasike dhe sllavistikė. Nė verėn e vitit 1956 shkoi nė Romė, ku vijoi studimet, u doktorua, u lidh me botėn arbėreshe dhe, nėn kujdesin e Ernest Koliqit, u bėt kryeredaktor i revistės "Shejzat" (1957-1975). Mė 1961 u transferua nė Mynih (Gjermani), ku u specializua pėrfundimisht nė gjuhėsinė shqipe, pa u shkėputur nga letėrsia. U emėrua profesor i gjuhės dhe i letėrsisė shqiptare nė Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithė jetėn, deri sa vdiq, mė 1992.
    Nga viti 1953 kur boton nė Prishtinė veprėn e parė tė tij, vėllimin me poezi “Njė fyell ndėr male”, vargu i veprave tė tij nuk ka tė ndaluar. Pėrveē disa vėllimeve me poezi si “Legjenda”, botuar nė Romė nė vitin 1964, “Lirika mes dy moteve” dhe “Njeriu mė vete e me tjerė”, botuar nė Mynih (1967-1978), Camaj ka botuar edhe romanet “Djella” (1964), “Dranja” (1981) “Shkundullima” (1981) dhe “Karpa”, (1987). Camaj ėshtė edhe njė ndėr albanologėt mė tė shquar. Ndėr studimet kryesore mund tė pėrmenden: Meshari i Gjon Buzukut, Romė 1960; Tekst mėsimor i gjuhės shqipe, Wiesbaden 1969; E folmja shqipe nė provincėn e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984; si dhe antologjia Kėngė shqiptare, Düsseldorf 1974.
    Ja si e kujton Hans-Joakim Lanksh, njė nga studentėt, mė vonė mik e pėrkthye i tij nė gjuhėn germane, nė njė intervistė dhė gazetės ‘Shqip’:
    Pėr herė tė parė e pashė Martin Camajn kur isha student i ri, nė semestrin e dytė a tė tretė, nė nji ligjeratė tė profesorit Alois Schmaus pėr filologjinė e gjuhėve ballkanike. Mė ra ndėr sy nji burrė shtatmadh dhe i pashėm qė e fliste gjermanishten me theks tė ēuditshėm dhe mjaft ekzotik pėr veshin tim. Doktorantėt dhe studentėt e tjerė tė vjetėr silleshin rreth burrit shtatmadh me theks tė ēuditshėm, burrė ky qė rrezatote autoritet dhe dije. Mbas ligjerate, studentėt kishin zakon me ndźjtė nė nji kafené ballė pėrballė universitetit, te "Papa Schmidt" ("Baba Shmit") ku, pėrndryshe, profesori ynė Schmaus (i cili fliste rrjedhshėm rusishten, serbishten, ēekishten, bullgarishten, shqipen, rumanishten, greqishten, turqishten dhe arabishten dhe i cili nuk mund tė jetote pa kafe dhe cigare) kishte zakon me u takue me studentėt e tij pėr tė diskutue problemet e tyne. Mbas ligjeratės sė profesorit Schmaus, te "Papa Schmidt", burri shtatmadh dhe me theks tė ēuditshėm u bā si nji si qendėr e rrethit tė studentėve dhe si kėshilltar i tyne… Ky qe takimi im i parė me Martin Camajn.
    Disa semestra mā vonė u vendosa me mėsue gjuhėn pėr tė cilėn profesori Schmaus na fliste me aq dashuni e pasion, shqipen, ku pedagogin e shqipes e kisha shģ burrin shtatmadh e me theks ekzotik. Me kohė, marrėdhania mėsues-nxanės dhe mbasandej autor-pėrkthyes u bā miqėsi. -Ju u bėtė pėrkthyesi i Martin Camajt nė gjermanisht, pėrse zgjodhėt pikėrisht letėrsinė e tij, ēfarė ju tėrhoqi mė shumė tek letėrsia e tij?
    Kurrė nuk kam vendosė me u bā pėrkthyes i Camajt a lėre i poezisė shqipe. Nji ditė konstatuem qė unė pėrkthejsha poezi tė ekspresionistit slloven Sreēko Kosovel, ndėrsa profesori shkruete poezi. Kur mė tha se do tė ma sillte dikur librin e vet, mbetesha mjaft skeptik – dihet se, zakonisht, letėrsia e profesorave dhe e diplomatėve āsht e dobėt... Kur u ballafaqova me poezitė e Martin Camajt, mė magjepsi bukuria e tyne, ndėrthurja e tingujve, muzika intime e tingujve tė gjuhės sė tyne, ritmi i mrekullueshėm i kangėve popullore. Mbas shikimit nė bukurinė e jashtme tė kėtyne poezive, mė tėrhoqi kombinacioni i kompleksitetit tė tyne me thjeshtėsinė e dukjes sė tyne, mė fascinoi simbioza e arkaikes me modernėn dmth. ato ishin poezi moderne mbi nji substrat arkaik elementesh tė letėrsisė gojore, mė pėlqente trajta e tyne eliptike, lapidare dhe lakonike. Poezitė e Martin Camajt pėrmbajnė pikėrisht aq fjalė sa duhen, asnji mā tepėr dhe as edhe nji mā pak… Mbeta si i shituem prej bukurisė sė jashtme e tė mbrendshme tė poezisė camajane, isha i bindun se kjo poezi duhet tė pėrkthehet e tė njihet pėrjashta Shqipniet…

    Camaj vdiq, mė 12 mars tė vitit 1992, nė Lenggries tė Bavarisė. Fjalėt e fundit tė poetit ishin: “Tė dashun miq e vėllazėn shqiptarė, intelektualė…gėzohem pa masė se keni vendosė tė vlerėsoni veprėn time:ky vlerėsim na afron.Batė burrninė tė mė shtini nė rreshtin tuej.Ndonėse tė ndamė pėr njė gjysmė shekulli, unė jam i jueji e ju jeni tė mijt”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Camaj, i plotė nė 85-vjetorin e lindjes

    Nė vėllimin e dhjetė do tė njohim Camajn pėrmes arkivit tė tij letrar, trashėgimi qė ne kemi pėr Camajn si kritik letrar, mendimet qė jep ai pėr zhvillimin e poezisė, prozės, sė letėrsisė shqipe nė pėrgjithėsi.
    Plot dhjetė vėllime, ku pėrfshihet vepra letrare, studimore, madje edhe variante, tė cilat ai vetė i kish lėnė mėnjanė, si jo shumė tė “denja”. Mbushen 85 vjet qė nga lindja e poetit dhe albanologut, Martin Camaj. Njė vit jubilar, i cili do tė pėrkujtohet pėrmes aktivitetesh nė Universitetin e Mynihut, ku ai themeloi degėn e Albanologjisė. Drejtuesi i Degės sė Albanologjisė nė Universitetin e Mynihut, prof.dr. Bardhyl Demiraj, thotė se tashmė pėrgatitjet kanė nisur pėr tė festuar kėtė vit. Dhe nuk bėhet fjalė thjesht dhe vetėm pėr konferenca shkencore, por pėr botime veprash, tė cilat janė njė trashėgimi e pashlyeshme e letėrsisė shqipe. “Kemi nė plan dy projekte, njėri prej tė cilėve ėshtė i pėrfunduar. Bėhet fjalė pėr njė vėllim pėrkujtimor, nė tė cilin shkruajnė studiues tė disa fushave, jo vetėm letrarė, por edhe gjuhėtarė, etnologė e historianė tė kombėsive tė ndryshme, qė na bashkon ne albanologėt. Jemi 33 albanologė ndėr mė tė njohurit nė Evropė dhe nė SHBA, qė marrin pjesė nė kėtė vėllim me njė kontribut qė ia pėrkushtojnė kėtij personaliteti tė ekzilit dikur politik, pastaj kulturor, shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar. Nuk janė kontribute qė kanė tė bėjnė me atė ēka personi Camaj i ka dhėnė letėrsisė, gjuhėsisė, apo kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, pasi kėtė nuk do ta donte as vetė Camaj, po tė ishte gjallė, por ėshtė njė punim qė i kushtohet emrit tė tij, ku secili specialist trajton njė nga fushat e caktuara nga aktiviteti i vet shkencor”, tregon Demiraj. Sipas pasardhėsit tė Camajt, bėhet fjalė pėr njė punim qė i ka kaluar 600 faqet dhe botohet nė shtėpinė mė tė njohur botuese nė Gjermani, vetė Camaj, gjuhėtar dhe dialektolog i ka botuar studimet e veta shkencore.

    Bota sot

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: IN MEMORIAM: Martin Camaj

    INTERVISTA/ Flet skenaristja dhe folėsja e talentuar Tefta Radi

    -Si e realizova filmin dokumentar pėr Martin Camaj

    -Erika, gruaja gjermane qė e dashuroi me gjithė shpirt

    -Erika tregon se duke lexuar nė fėmijėri, Martinit i ra njė lopė nė humnerė

    - Ai u pėrpoq qė edhe nė Lengriz tė krijonte ambientin, odėn shqiptare

    -Vilėn nė Lengriz e ndėrtoi nga mjeshtra arbėreshė tė sjellė nga Kalabria

    -Peter Bartl thotė se, Aleks Buda ndryshoi bisedė kur i fola pėr Martinin

    - Nė Kongresin e Albanologjisė nė Austri, Martini s’mori pjesė pėr t’i lėnė rrugė Ēabejt



    Albert ZHOLI

    Nė datėn njė nėntor, ora 18:00, nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar, do tė shfaqet premiera e filmit dokumentar “Martin Camaj, i papėrsėritshėm” me skenar dhe realizim tė Tefta Radit, konsulent Dr. Bardhyl Demiraj, kamer tė Agim Kurit, montazh tė Gjergji Pano, formulim muzike Kozeta Rafti dhe miksazh tė Ermal Bardhi. Rreth kėtij filmi pėr “Telegraf” zhvilluam njė bisedė tė detajuar me skenaristen Tefta Radi, pėr ecurinė e realizimit tė kėtij filmi tė veēantė…

    Lengrizi, qyteti gjerman qė i pėrcillte Temalin e Dukagjinit

    Vetėm 70 km., larg Mynihut, shtrihet njė ndėr fshatrat mė tė bukur tė alpeve bavareze, Lengrizi me mbi 5000 banorė. Veē natyrės mahnitėse, rrethuar me male, mbuluar nė pjesėn mė tė madhe tė vitit nga bora, fshati shquhet edhe pėr ndėrtimet e tij interesante pėr nga stili dhe arkitektura. Shumė prej tyre janė qindra vjeēare, e tė dekoruara me piktura murale qė sjellin jetėn e traditat e banorėve tė kėsaj ane. Turizmi ėshtė burimi i tė ardhurave pėr ta. Alpinizmi e shumė sporte tė tjera tėrheqin kėtu vizitorė tė shumtė nė ēdo stinė tė vitit. Pėrmes kalon lumi Izar qė pėrshkon disa shtete.

    Pikėrisht nė kėtė fshat malor tė Bavarisė sė epėrme, nė vilėn qė mban nr. 3, jetoi deri nė shuarje tė jetės, njė ndėr personalitetet mė nė zė tė albanologjisė dhe letrave shqipe tė mėrgatės shqiptare. Ky do tė ishte edhe vendqėndrimi i fundit pas rrugėtimeve tė tij nė vite: nė Beograd, Romė e Mynih. Dhe jo mė kot u pėrzgjodh Lengrizi si atdheu i tij i dytė. Zona i pėrngjan Alpeve tė Shqipėrisė, vendit tė tij tė lindjes, tė cilin e kishte braktisur duke u arratisur nė rini ,me tė drejtėn legjitime pėr njė sistem shoqėror dhe jetesė mė tė mirė. Kjo ėshtė hyrja e filmit dokumentar qė ka realizuar Tefta Radi.


    Fėmijėria

    U lind nė Temal tė Dukagjinit mė 13 korrik tė 1925-s, nė njė familje katolike nga prindėrit Kolė dhe Tereza Vukaj. Ishte i pesti ndėr 7 fėmijė. Dita e emrit, pagėzimi ėshtė 21 korriku qė shėnon regjistrimin e tij nė librin e tė pagėzuarve, regjistri mė i saktė pėr kohėn. Shumė herė dita e pagėzimit ėshtė ngatėrruar edhe me ditėn e lindjes. Pėr vendlindjen Camaj do tė shkruante: Kam lindė “…nė njė vis tė egėr, ku s’ka shkelė kurrė kamba e kalit’, kaq i thyeshėm ashtė ky vend”.

    Shkolla

    Ishte viti 1935 kur Martini shkon nė kolegjin Saverian nė Shkodėr nėn pėrkujdesjen e etėrve jezuitė. I ngritur qė nė vitin 1877 nė fillim si shkollė tregtie e mė pas me shpalljen e pavarėsisė mė 1912, si Lice klasik, ky kolegj ishte shkolla mė me emėr pėr kohėn pėrsa i pėrket formimit tė plotė klasik krahas atij fetar. Nė tė kishin studiuar edhe Luigj Gurakuqi, Faik Konica e shumė personalitete tė shquara tė kombit shqiptar.

    Konica ka thėnė: “Me kėto e tė tjera, Kolegji Saverian mbahet nė njė shkallė tė lartė dhe tė gjithė ata qė kanė parė shkollat e Francės e tė Europės munden tė dėshmojnė se ajo e Shkodrės ėshtė e zonja pėr shumė punė, tė vihet nė njė me to”.

    Studimet nė kėtė kolegj do tė pėrcaktonin njėherazi edhe orientimin kulturor dhe intelektual tė Martin Camajt. Arsimin fillor 5-vjeēar e pėrfundoi pėr katėr vjet, ku mė pas kryen edhe pesė vite tė tjera gjimnazin dhe nis liceun nė tė njėjtin qytet, por detyrohet t’i ndėrpresė studimet nė vitin e tretė pėr shkak tė mbylljes sė institucionit arsimor mė 1946, nga regjimi komunist. Martin Camaj studioi nė kėtė kolegj plot 11 vjet. Kėtė e vėrteton pėrmes njė deklarate tė lėshuar mė 1961 edhe albanologu i njohur pader Xhuzepe, apo Zef Valentini, siē e thėrrisnin nė Shqipėri, i cili ishte rektor i kolegjit. Martini kishte qenė nxėnės i tij. At’ Valentini ishte vetėm 20 vjeē kur la Italinė dhe erdhi nė Shqipėri me detyrėn e misionarit jezuit. Kthehet nė Itali nė fund tė 1943.

    Nė 1955-n bėhet titullari i Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Palermos, ku themeloi dhe drejtoi qendrėn ndėrkombėtare tė studimeve shqiptare. Listat e notave tė marra gjatė viteve akademike 1937 – 1946, dėshmojnė pėr dhunti tė spikatura tė Camajt nė lėndėt gjeografi, histori, nė doktrinėn fetare si dhe nė gjuhė shqipe, latinisht, italisht etj.. Me mbylljen e shkollave fetare, pėr dy vjet (1946-1948) punoi si mėsues nė zonėn e thellė tė Prekalit, emėruar nga vetė regjimi. Kėto rrėnoja nė lėndinėn buze Kirit, kanė mbetur nga shkolla ku ai dha mėsim. Dy vitet nė kėtė fshat, pėrbėjnė njė periudhė tė vėshtirė pėr Camajn dhe pak tė njohur pėr studiuesit. Mėsuesi 22-vjeēar, pasi kishte parė terrorin qė u derdh mbi jezuitėt, merr njė vendim, tė arratiset. Martinin e kishin thirrur nė rajonin e policisė nė Shkodėr dhe e kishin mbajtur 5 ditė, duke i bėrė presion tė tregonte se ku ishte Gjon Sinishta. Ai kėmbėngulte se nuk dinte gjė dhe se do tė njoftonte sapo tė mėsonte diēka. Sipas kujtimeve tė dr. Ton Koka, nė Prekal, Martini krijon bindjen se nė Shqipėri ishin bjerrė parimet mė elementare tė jetesės.

    Arratisja

    Nė dimėr tė 1948 Camaj largohet njėherė e pėrgjithmonė nga bota e vjetėr pėr mos me i thanė vendlindje, ka shkruar ai nė korrespodencat e tij. Kėshtu Camaj i ēeli rrugėn lirisė sė tij. Ai u arratis nga shtėpia e motrės sė tij, Mrikės, mbetur e ve me fėmijėt e saj. Martini jetoi me tė nė Prekal pėr t’i qenė krah. Po kėtu ai ushtroi edhe profesionin e mėsuesisė. Sė bashku me 33 vetė, mes tė cilėve edhe 5 femra, ai u end nė Cukal pėr rreth njė muaj, e mė pas arratisen tė gjithė nga Shqipėria drejt Jugosllavisė. Bashkudhėtar ishte edhe at Daniel Gjecaj, me tė cilin Martini s’do ta shkėpuste kurrė korrespondencėn. Arratisja e Martinit do tė bėnte qė mbi familjen e tij tė niste rrugėn kalvari i persekutimeve dhe vuajtjeve. Gjergji, vėllai i madh do tė dergjej burgjeve pėr rreth 3 dekada.

    Studimet nė Jugosllavi

    Nė vitin (1949-1950) Martini, punoi si mėsues nė shkollėn fillore “Mahmut Lekiq” nė Tuz tė Malit tė Zi. Ai nuk mungon tė plotėsojė dhe zyrtarizojė aftėsitė e tij nė mėsimdhėnie nė vendndodhjen e re. Ndjek njė kurs 3 mujor nė Pejė dhe fiton diplomėn e pjekurisė nė mėsuesi. Nė vitet 1950 – ‘54 kryen studimet universitare nė Beograd pėr filologji romane me specifikė gjuhė dhe letėrsi italiane. Diplomohet nė korrik tė vitit 1955. Nė qershor 1951 martohet me vajzėn serbe Nina Bogdanoviē, e cila ishte laureuar nė sllavistike. Ndahet me tė nė vitin 1968.

    Nė vitin 1955 – ‘56, pėrgatitet pėr njė kualifikim pasuniversitar pėr albanologji nė fakultetin filozofik tė universitetit tė Sarajevės, nėn drejtimin e indo-europianistit dhe albanologut Henerik Baric. Me tė dhe profesor Rikard Kuzhmic, ai vendos tė promovojė nė filologji duke pėrzgjedhur si temė doktoratė “ Gjuha e Gjon Buzukut”. Mbesa e stėrnipi i Martinit rrėfejnė se marrėdhėniet me tė para, 1990 kanė qenė tė hershme pėrmes letėrkėmbimeve. Por kjo mundėsi komunikimi vazhdoi deri nė vitin 1967, vit kur diktatura, pėr arsyet qė dihen, i ndėrpreu ato. Ky fakt dėshmohet edhe pėrmes shfletimit tė korrespondencės sė Martinit. Asnjė foto apo letėr e Martinit drejtuar familjes sė tij nuk gjendet nė vitet kur ai ishte nxėnės nė kolegjin saverian apo kur shkoi nė Jugosllavi. Nė veēanti nė vitet ‘80 presioni i kontrollit tė sigurimit tė shtetit mbi njerėzit e Camajt u rrit, nga frika, e motra, Mrika, i fshehu ato diku nė mal. Me rėnien e regjimit diktatorial, teksa shkojnė pėr t’i rimarrė, vėrejnė se nė mė shume se dy dekada, dhe si rrjedhojė e agjenteve atmosferike, gjithēka ishte tretur e shkatėrruar.

    Formimi akademik

    Etja pėr dije do ta ēojė atė gjithnjė e mė larg. Martini do tė lerė Jugosllavinė e do t’i drejtohet Italisė. Pas Sarajevės, stacioni tjetėr pėr formimin dhe aktivitetin e tij akademik do tė bėhet Roma. Nė vitet 1956 – ‘60 ai kryen studime universitare nė letėrsi italiane, filologji romane, gjuhe dhe letėrsi shqipe, dhe filologji sllave nė universitetin “La Sapienza”, nė Romė, pranė Ernest Koliqit, Maver, Xhaneli, etj., duke u laureuar si doktor me njė studim pėr Mesharin e Buzukut me rezultatin “con lode”. Nė 1960-n Koliqi e emėron lektor tė gjuhės shqipe. Gjatė periudhės sė studimeve, Camaj i pėrkushtohet edhe kėrkimeve tė mirėfillta shkencore nė terren, nė viset me fshatra arbėreshe .Nė vitin 1969 nė Kalabri botohej revista “Zjarri” me drejtor pader Zef Farako. Ishte e vetmja revistė e pas luftės sė dytė botėrore ku bashkėpunuan studiues tė mėrgatės dhe ata nga Shqipėria. Kjo falė largpamėsisė dhe kulturės sė priftėrinjve katolik qė punonin larg mureve ideologjike. Kontributi i Martin Camajt nė kėtė revistė ishte i rėndėsishėm. Revista u mbyll mė 1998, me vdekjen e pader Zef Farakos.

    Nė Mynih

    Pas gjithė kėtij rrugėtimi drejt dijes, nė fillim tė vitit 1961, me pėrfitimin e dy bursave, Camaj zhvendoset nė Mynih, tė Gjermanisė, pranė universitetit Ludvig Maksimilian. Ishte dėshira pėr t’u thelluar nė hullinė e formimit akademik si dhe synimi pėr tė siguruar njė perspektive afatgjate nė karrierėn e ardhshme profesionale, faktorėt qė e nxitėn atė tė zhvendoset rishtazi atdheun e vet portativ. Tashmė ai shndėrrohet nga njė student, nė mėsimdhėnės pas konvertimit tė diplomės italiane.

    Kur Martini erdhi nė kryeqendrėn e Bavarisė, moti nuk kishte qenė aspak i pėrshtatshėm. Dimri i egėr e kishte venė nė dileme atė. Ai e kishte lenė tė hapur mundėsinė e kthimit nė Romė, pasi nuk mund ta duronte dot tė ftohtin. Por nuk ndodhi ashtu. Camaj qėndroi dhe mori pėrsipėr tė mbante lektoratin pėr mėsimin e gjuhės shqipe, i pari i kėtij lloji, tė paktėn nė hapėsirėn gjermanishtfolėse.


    Peter Bartl

    Pėr albanologun Peter Bartl , ish -nxėnės i tij e mė pas koleg, Camaj ishte mė shumė se njė koleg i zakonshėm. Midis tyre u pėrftua njė miqėsi e ngushtė qė i dha tonin njė marrėdhėnieje shumėvjeēare. Kjo miqėsi ndikoi edhe nė raportin e Bartlit me Shqipėrinė dhe historinė e saj. Mandej Camaj u pėrpoq t’i mėsonte atij gjuhėn shqipe. Rrethi i tė interesuarve ishte i pėrzier. Nuk kishte asnjė shqiptar, vetėm gjerman, kryesisht gjuhėtar, indo-europianist, historian e koleg tė tjerė. Fillimi ishte i vėshtirė, pasi vete Camaj nuk fliste njė gjermanishte tė pėrkryer. Veē kėsaj nuk ekzistonte asnjė libėr nė gjuhen gjermane pėr mėsimin e shqipes. Pėr ata qė arritėn ta njihnin nga afėr, e kuptonin se si e ndjente ai veten si njė autor pa lexues. Ai i botoi librat e tij me shpenzimet e veta dhe nuk e mori vesh jehonėn e tyre. Martini nuk e dinte nėse ndonjė nga veprat e tij mundi tė hynte nė Shqipėri. Tek unė erdhi njėherė njė delegacion nga Shqipėria me kryetarin e Akademisė sė shkencave Aleks Buda. Desha t’i tregoj atij se ēfarė veprash kishim nga Martin Camaj, por ai e ndėrroi menjėherė bisedėn. Kur pa qė kishim veprat e padėr Valentinit, u shpreh se kishin nevojė pėr njė vėllim tė “Korona Sakra”. Kėshtu, ai la tė kuptohej se fjala Camaj ishte njė fjalė e papėlqyer nė Shqipėri. Merret vesh se Martini ka vuajtur nė kėtė situatė. Ai nuk ka patur akses as si shkrimtar e as si shkencėtar.

    Ambient shqiptar

    Ai u pėrpoq qė edhe nė Lengriz tė krijonte ambientin, odėn shqiptare. Siguroi dhe njė lahutė dhe u pėrpoq qė tė kėndonte me tė, por pėr veshėt tanė,- shprehet ai, - zėri i tij nuk ishte shumė muzikor. Edhe Malet nė Lengriz, ishin tė ngjashme me ato tė Dukagjinit, njė nga arsyet kjo pse u vendos atje, janė malet me tė cilat ai u lidh. Mandej edhe stili i ndėrtimit tė vilės ka diēka karakteristike nga ndėrtimet nė hapėsirėn shqiptare. Ajo u ndėrtua nga mjeshtra arbėreshė tė sjellė nga Kalabria. Nė veēanti shquan oda shqiptare ku stili, aredimi, oxhaku e objektet e shumta tė zhysin nė nostalgjinė pėr vendlindjen. Dhe Martini me siguri qė kishte sjellė aty nė Lengriz njė copė jete dhe kujtimi nga dheu i tė parėve.


    Kongresi i albanologjisė nė Innsbruk tė Austrisė

    1972. Njė kongres i albanologjisė nė Innsbruk tė Austrisė ku ishte ftuar prof. Ēabej dhe shkencėtar tė tjerė shqiptarė. Ne, studentėt e vitit 1972, sapo kishim filluar tė studionim dhe ishim tė dėshiruar qė tė merrnim pjesė nė kėtė kongres. Mė vonė erdhi njoftimi se prof. Ēabej dhe tė tjerė tė delegacionit nga Tirana, nuk do tė merrnin pjesė, nėse do tė ishte i pranishėm edhe prof. Camaj. Martini tregoi bujarinė dhe zemėrgjerėsinė e tij, pėr integritetin, bashkėpunimin qė ekziston mes kolegėve. Ai u tėrhoq q t’u hapej vendi kolegėve nga Shqipėria. Megjithėse, ishte kritik ndaj regjimit, ai nuk e shprehu kėtė asnjėherė hapur.

    Lamtumira

    Zemra e Martin Camajt pushoi sė rrahuri mė 12 mars 1992 nė fshatin Lengries tė Bavarisė sė Epėrme nė Gjermani, ku jetoi pėr mė se 30 vjet. Ai nuk la trashėgimtar. Mesha nė nder tė tij u dha nga pader Ndrevashaj. Nė ceremoninė e varrimit morėn pjesė personalitete nga Europa e Amerika e largėt si Arshi Pipa e tė tjerė. Sėmundja e rėndė ja ndėrpreu jetėn parakohe, kur ai ishte vetėm 67 vjeē.




    MARTIN CAMAJ, I PAPĖRSĖRITSHĖM.

    Njohja dhe jeta e Martinit me bashkėshorten gjermane, Erika


    Erika dhe jeta e saj

    Plot bukuri dhe freski, dhuratė e natyrės dhe rinisė njėherazi, plot energji e vullnet pėr tė studiuar e pėr t’u dalluar nė fushėn e pėrzgjedhur, atė tė mjekėsisė, Erika, vajza e lindur, rritur e shkolluar nė Landin e Bavarisė, do tė shquhej ndėr studentet pėr elegancėn dhe sharmin e bukuroshes klasike. Ajo u rrit dhe u edukua sipas rregullave kristiane nė njė familje katolike. Ndoqi shkollėn fillore tek motrat katolike, e mė pas gjimnazin pėr t’iu drejtuar nė vitin 1960 universitetit Ludvig Maksimilian tė Mynihut. I pėrfundoi studimet pėr mjekėsi nė vitin 1967 duke pėrfshirė edhe dy semestra studimi nė Oksford. Doktoraturėn e mbylli nė 1968. Ajo ka punuar nė klinika tė shumta mjekėsore, pėrfshi edhe Kaliforninė. Por nuk ishte vetėm mjekėsia pasioni i saj. Fusha tė tjera interesi vazhdojnė tė mbeten edhe sot letėrsia angleze dhe ajo gjermane, muzikologjia, teologjia dhe histori arti. Mandej vajzėn e dikurshme, qė sot numėron tė 75 vitet, e gjen sėrish studente nė auditorėt e tė njėjtit universitet, ku studioi nė rininė e saj. Por le tė kthehemi nė vitin 1968, kur nė rrethet shkencore tė universitetit ajo njihet me Martin Camaj me tė cilin u martua nė vitin 1969.


    Tregon Erika bashkėshortja e Martin Camaj (intervistė e marrė nga Tefta Radi)

    Si u njohe me Martinin?

    Ishte festa e pėrfundimit tė doktoraturės sė njė shoqes sime. Merrte pjesė edhe Martini, anėtar i komisionit nė provimin e saj. Ambienti ku u njohėm ishte lokal studentėsh, ku uleshe edhe nė tokė. Vendi i vetėm i lirė ishte pranė meje e Martini zuri vend aty. Nuk u prezantua me emėr, por thjesht tha: Unė jam shqiptar. Nė kėtė kohė unė nuk e dija as se ku binte Shqipėria. Pėr mė tepėr nuk ishte dashuri me shikim tė parė. Unė kisha nevojė pėr mė shumė shikime. Por dikur fati erdhi.

    A ishte Martini burri ideal pėr ju?

    Pėr tė qenė e lumtur me tė, duhej tė kalonte njė farė kohe. Duhet tė kalosh edhe momente jo fatlume, nė mėnyrė qė tė dish tė vlerėsosh tė qenin e lumtur. Sigurisht qė, e pėrjetova kėtė gjė dhe qėndrova pranė tij.

    Erika dhe Martini nė njė lidhje mes dy njerėzve me kombėsi, kultura e tradita tė ndryshme.

    Sa ndikoi ky fakt nė marrėdhėniet mes jush?

    Miqėsia jonė u ndėrtua nė njė rrafsh krejt tjetėr. Nga kjo pikėpamje midis nesh nuk kishte probleme etniko – kulturore, sepse ne kishim njė edukim tė ngjashėm. Unė u edukova nga motrat katolike, kurse im shoq u edukua nė njė mjedis jezuit. Edukimi, mentalitetet ishin pak a shumė tė ngjashme. Zgjodhėm Lengrizin pėr tė jetuar pėr arsye tė maleve. Alpinizmi, ngjitja e maleve ishte njė hobi pėr ne. Unė e bėj atė edhe sot e kėsaj dite.

    Po kush ishte Martin Camaj?

    Historia e jetės dhe rrugėtimit tė formimit akademik tė intelektualit qė spikati si shkrimtari mė nė zė nė letėrsinė e mėrgatės shqiptare gjatė gjysmės sė dytė tė shek.xx, e studiuesit albanolog me prurje kryesore nė fushat e gjuhėsisė diakronike e sinkronike, tė filologjisė shqipe dhe tė dialektologjisė arbėreshe ėshtė shumė interesante.

    Mungesa e njė autobiografie tė detajuar nga penda e vet autorit e bėn tė vėshtirė fushėn e kėrkimit. Materiali dokumentar ėshtė i shpėrndare , ende i panjohur, i humbur ndėrsa materiali ekzistues shpesh me tė dhėna kundėrthėnėse.


    Ēfarė kujton nga tregimet e tij pėr fėmijėrinė?

    Martini ka mėsuar vetė shkrim e kėndim. Nė fėmijėrinė e tij kishte si detyrė tė kulloste lopėt. Por Martini lexonte, nuk e kishte mendjen tek to. Njėherė kur duhej tė kulloste dy lopė, njėra prej tyre u rrėzua nė humnerė dhe ngordhi. Kjo ishte njė humbje e madhe pėr ekonominė e familjes. Nuk e di nėse e kanė rrahur nė shtėpi. Kėtė gjė ma ka treguar ai, ndaj ėshtė histori e vėrtetė.

    Dashuria e Martinit pėr librin i kishte rėnė nė sy dhe ish pagėzuesit tė tij, pader David Pepės. Ky fakt e nxit atė tė ndėrmjetėsojė pranė instancave eprore nė Shkodėr pėr ndihmė. Pas marrjes sė pėlqimit edhe tė vėllait tė madh, Gjergjit, pėr ndėrmarrjen e hapave konkrete lidhur me arsimimin dhe pėrgatitjen pse jo, pėr meshtari tė cullakut inteligjent Martin Camaj, ai nisi rrugėn e arsimimit. Zgjuarsia e tij dhe skamja nė familje duhet tė kenė qenė dy arsye tė forta qė mundėsuan dėrgimin e tij nė shkollė nė qendrėn kryesore urbane tė Shqipėrisė verilindore. Shkėputjen prej trungut familjar, Camaj e ka pėrcjellė nė mėnyrė poetike nė poezinė “ Tregim i thjeshtė”.

    Martin Camaj eshte dekoruar me urdhrin e larte „ Nderi i Kombit“ pas vdekjes .

Tema tė Ngjashme

  1. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  2. Martin Luter King: Une kam nje enderr
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2007, 21:30
  3. Martin Lings
    Nga [xeni] nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 23:45
  4. Jep dorėheqjen av. Martin Vulaj nga kreu i K.K.SH.A
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 10:32
  5. Devocioni i Martin Luterit ndaj Shen. Marise
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •