Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 99
  1. #1
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Lightbulb Rruga Kombetare Durres-Kukes-Prishtine!

    Rruga Durrës-Prishtinë, "enveristët" dhe "antienveristët"
    Nga Leonard Gremi

    Dy ditë më parë në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve u mbajt konferenca kombëtare për ndërtimin e rrugës Durrës-Prishtinë. Interesimi ishte i madh, pjesëmarrja e niveleve më të larta. U fol për variantet të mundshme të gjatësisë, gjerësisë, për kostot, për financimet etj. Midis tyre, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte një diskutim shumë i shkurtër i biznesmenit Koço Kokëdhima. Po e perifrazoj të plotë, pasi mendimet e tij nuk u pasqyruan në asnjë nga mediat e shkruara dhe elektronike, madje as në median private që ai zotëron:
    "Në shqiptarët, qeveria dhe të gjitha institucionet tona nuk duhet të ngurrojnë të studiojmë, të njohim, të artikulojmë dhe të mbrojmë publikisht dhe botërisht interesat tona shqiptare dhe vetëm shqiptare, të dallueshme nga interesat e të tjerëve brenda vendit dhe në rajon. Në të gjitha projektet globale e rajonale, kombëtare dhe lokale, integruese për vendin dhe rajonin, ne duhet të gjejmë dhe të mbrojmë ato projekte që i shërbejnë interesave tona të vërteta kombëtare. Projekti i ndërtimit të rrugës Durrës-Prishtinë i shërben interesave tona shqiptare si komb e si shtet, zhvillon ekonominë, zgjeron hapësirat e tregut tonë dhe ne prandaj e mbështesim fuqimisht iniciativën e kryeministrit Majko për këtë projekt ...."
    Cështja e dytë: "Ndërtimin e rrugës Durrës-Prishtinë e kundërshtojnë dhe e ironizojnë vetëm tradhtarët e interesave tona kombëtare, e sabotojnë ata politikanë të papjekur që nuk kanë punuar dhe ndërtuar asgjë në jetë me duart e tyre, por që politika i mori nga rruga dhe shëtitoret e Tiranës dhe i bëri ministra. E sabotojnë ata që megjithëse nuk dalin hapur, kërkojnë e shpikin vështirësi të karakterit teknik, buxhetor e financiar. Megjithëse për shumicën e politikanëve tanë të sotëm koncepti "tradhtarë" dhe "sabotatorë" konsiderohet i tejkaluar ...".
    Dhe çështja e tretë, përsëri po e perifrazoj ishte :"Nga pozitat e biznesmenit në e ndiejmë që tregu ynë është i kufizuar e copëtuar. Ai nuk ka mundësi që të zhvillohet në raste se nuk lidhet me të gjitha hapësirat e tjera shqiptare në Kosove e Maqedoni. Të copëtuar siç na ka lënë historia, ne e kemi shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur për zhvillim .Komunikimi me të gjitha pjesët do të krijojë kushte për një treg normal. Rruga Durrës-Prishtinë është një hap i mirë përpara".
    Për një pjesë të auditorit të konferencës, mendimet e biznesmenit Kokëdhima jane kundër rrymës evropianizuese, euroatlantike, kundër politikave integruese, rajonale etj. Madje një deputet, gjatë kohës së zhvillimit të konferencës, mendimet e mësipërme i cilësoi si pikëpamje enveriste. Sipas tij dhe disa të tjerëve, vetëm Enveri fliste për tradhtarë dhe sabotatorë. Le të arsyetojmë rreth këtij vlerësimi. Enveri fliste për tradhtarë, armiq, sabotatorë ? E vërtetë! Mendimi enverist se "jemi të rrethuar nga të gjitha anët me armiq e duhet të jetojmë si në rrethim" nuk kishte të keqen vetëm se na shtonte më shumë radhët e armiqeve edhe atje ku nuk ishin. Ai frenonte edhe çdo lloj iniciative dhe mendimi për t'i parë gjërat siç ishin në të vërtetë. Kështu u arrit të kultivohej dembelizmin total mendor dhe shitjen e interesave private jetësore të njerëzve vetëm tek "Partia". Po sot ç'po ndodh? Mendimi i sotëm i vetëquajtur antienverist, flet vetëm për miq të shqiptarëve gjithandej kudo që janë, për "integrim rajonal", "integrim euroatlantik" e kështu më radhë. Pra nga "të gjithë armiq", kaluam tek "të gjithë miq". Rezultati? Është i njëjtë me enverizmin: Pengohet tendenca për t'i parë gjërat realisht dhe konkretisht, sabotohet analiza logjike dhe racionale. Goditet liria e të menduarit, kultivohet dembelizmi (ja të shohim ç'do na japë e ç'do na thotë bota) i shërbehet verbërisë dhe miopisë politike.
    Jetojmë në një botë me dallime te mëdha të mbushur me përplasje e konflikte interesash nuk ka përse t'i injorojmë interesat tona nacionale. Duhet të jemi ne ata që do të njohim dhe duhet t'i mbrojmë. Duhet t'i kemi në të qarta se cilat janë interesat tona jetike dhe duhet të jemi po ne që duhet të luftojmë për realizimin e tyre. Të vijmë prapë tek çështja e rrugës Durrës-Prishtinë. I plasi mender Evropës se nuk u lidh Durrësi me Prishtinën, pse pushuesit kosovarë i kaluan pushimet në Ulqin e Tivar dhe nuk i kaluan në Durrës, pse në të ardhurat kombëtare nuk u shtuan aq e kaq milionë dollar etj. Është e qartë se për grekët, maqedonasit, serbët, malazezët, kjo rrugë nuk ka pse të ndërtohet, sepse atyre ju ikën nje pjesë mire e të ardhurave që ata vjelin nga lëvizja e mallrave dhe e njerzve në magjistralet që kalojnë në vendet e tyre.
    Që projekti për rrugën Durrës-Prishtinë nuk u pranua të përfshihej në projektet e paktit të stabilitetit, kjo nuk do të thotë se kjo rrugë nuk duhët të ndërtuar. Që buxheti i shtetit shqiptar është i vogël kjo nuk do të thotë që kjo rrugë nuk duhet ndërtuar . Që shqiptarët janë të varfër dhe taksat për financimin e kësaj rruge do të bien mbi konsumatorët, prapë kjo nuk do të thotë që të justifikohen pengesat për ndërtimin e kësaj rruge. Dhe mbi të gjitha, nuk kemi pse t'ju marrim dorën të tjerëve për të zgjidhur hallet e shtëpisë sonë. Këtu nuk kanë vend klishetë "e ka thënë Evropa", "E di Komiteti Evropian" "e ka thënë Doris Pack, e ka thënë Prodi","E di Banka Botërore","E ka vënë si kusht FMN-ja","ODHIR", "OBT-ja", etj. Llomotitjet pa fund për prirjet globale objektive për integrimin evropian, rajonal, euroatlantik, botëror etj. duke injoruar realitetin tonë shqiptar janë të njëjta me srukturën logjike e psikologjike të të menduarit të djeshëm për komunizmin botëror e internacionalizmin proletar.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #2
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Kjo rruge DUHET ndertuar, me gjith sakrificat qe mund te jape populli shqiptare.

    Nuk ka ARGUMENT pse mos te ndertohet, dhe sidomos NUK KA ARGUMENTE EKONOMIKE. E kunderta, rruga lidh brendine e ballkanit me adriatikun. Me kete do te frymezohet turizmi, do te shpejtohen transportete mallrave, dhe do te zmadhohet pamvaresia e kosoves dhe maqedonise nga fqinjet, keshtu qe ka mundesi qe edhe rruge E5 qe kalon neper serbi te lehtesohet nga komunikacioni i madh, dhe arka shtetnore e serbise nga leket.

    Kjo rruge do te barazonte shpenzimet brenda disa viteve, pra nuk ka edhe argument kunder financimit.

    Europa nuk ka te drejt qe ASPAK te gjykoj mbi ceshtjet te brendshme te shqiperisem ajo mund vetem te leshoj kredi dhe pik.

    Rruga eshte ne interes te ekonomise shqiptare dhe do te ndikoje shume ne zhvillimin e shtetit me te varfun ne europe, dhe nga an atjeter kjo eshte ne interes te europes, dhe, serbit nuk ja fut askush.

    Nuk e di une per cfare arsye politizohet ceshtja, si shembull mund ti marin shtetet e ish paktit te varshaves, ku psh. hungaria si prioritet te pare e pati ndertimin e nje komunikacioni efikas dhe bashkkohore. Mos jane ato koktulat e parlamentit te tiranes te mednimit, se shqiperia e ka komunikacionin e zhvilluar?, le te pyesin organizatat botenore qe ishin aktive ne valen e refugjateve nga kosova. Perndryshe, a mund dikush ketu te me sqaroje se me cfare projektesh miret ministria e komunikacionit?

    Flm
    albanish by nature

  3. #3
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. kjo rruge duhet ndertuar sa ka mbrenda shume te mire e kuptime qe do ti japin shqiperis e popullit shqipetare. Durres-Prishtin eshte nje urre bashkimi per shqiperin me prishtin. e ben si fakt lidhjen shqipetare, sa me shume te hym e te dalim sa me shume te kemi lidhje aq me e hapur e me leht do te jet bashkimi i shqiperise. kush do qe eshte kunder kesaj rruge do te thote se nuk eshte per te miren e shqiperise, jan kundeshtare e armiq. kjo rruge mund te ndryshoje e mund te jete nje pike ndryshimi per te gjtihe ne shqipetaret e shqiperine. nga kjo nuk vjen as nje e keqe vetem te mira. oh po ka ca mendje mire qe e "duan" shqiperin e thon e japin mendime qe te behet rruge nga jugu i shqiperise me greqin Kjo eshte nje JO e madhe kjo eshte vetem nje mendim keqdashi e mendim greku, te behsh nje rruge kalimi bashkimi me grekun greku po na ha me dyer mbyllur e jo me dyher hapur bile bile mendoje qe kufri me grekun duhet forcuar nje cik me shume........
    me shume respekt
    eda

  4. #4

    ...

    Une mendoj se ndertimi i rruges Durres-Kukes-Prishtine do ishte relaizimi i endrrave tona...Nuk kemi nevoj ta pysim Evropn shtrig per rruget e tona ,mendoj se Shqiptaret kan potencial ekonomik ta ndertojn ate rruge pa ndihmen e askujt,nese llogaritet 7 milion Shqiptare jasht trojeve etnike dmth Europ,Kanada edhe USA nese te gjithe nga ne japim 5$ mendoj se do te bejm nje rruge qe do ti perngjan magjistralev europjane.Kjo rruge edhe eshte rruge e rimekembes ekonomike te Shqiperis...

    Ti kthehemi turizmit ata qe nuk e din por per informim mbas termetin ne Mal te zi ,Ulqini ka qen shume i shkatrruar ,por jan ata Kosovaret qe e ndertuan Ulqinin duke kaluar te gjithe pushimet ne Ulqin,tani Ulqini i perngjan nje qytet shume te bukur bregdetar,deri sa ne nje kohe qytet tjera te bregdetit te Malit te Zi ishine me nje sezon te gjumet,ne Ulqnin nuk kishte shtrat te zbrazet neper pansion private si dhe ato hoteliere.Tani Baben e kam ne bregdetin Adriatik te Shqiperis edhe tregon se shume bukur jan duke kaluar edhe jan te knaqeur me sigurin si dhe me gezon fakti kur ndegjoj se shume miq e mikesha te mija tani do kalojn pushimet ne Durres,Saranda etj te mundohemi ti shtrijm doren Kosovarve edhe te bashkohemi edhe te luftojm ndaj tradhtarve qe plaqkisin Autobusat dhe veturat e vizitorve ne Shqiperi,ata nuk jan asgje tjeter vetem njerz te paguar nga Greku dhe Shkjau qe nuk deshirojn ta shofin Memen SHqiperi ton duke perparuar.Une ne kete vere nuk mundem ta vizitoj Shqiperin por shpresoj se vitin tjeter do rrezitem ne Plazhat e Shqiperis,ndoshta nuk do jen ato aq te pasterta si ato te Spanjes apo Italis por per mua jan plazhet me te bukurat ne bote...

    Te mundohemi te gjithe se bashku ta ndertojm ate rruge sepse do ju a lem pasardheseve ton sepse nese ne kemi jetuar te ndar ata nuk do te jetoj.

    Ju pershndes kudo qe jeni,
    Mjellma

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    DURRES-KUKES-PRISHTINE

    Ndertimi i kesaj autostrade ne de facto do te thote bashkimi kombetar i Shqiperise me Kosoven.

    Te gjitha te tjerat mbesin te dores se dyte.

    Me nderime,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    Shume dakord pelasgian.
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë

    Ministri i Transporteve tha se deri në mars për rrugën Durrës-Kukës do të mblidhen 3 miliardë lekë

    Poçi: Durrës-Kukës, ndërtimi fillon në qershor

    TIRANË- Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, vlerësoi dje, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rrugëve, "angazhimin më të madh të qeverisë shqiptare në realizimin e projekteve strategjike për ndërtimin e një infrastrukture brenda standardeve europiane". Gjatë fjalës së tij, ministri Poçi, tha se, "deri tani janë kryer tre studime fizibiliteti nga PHARE në rrugët Fier-Tepelenë, Konispol-Sarandë-Jergucat dhe Qafë Thanë-Pogradec, dhe në përfundim janë studimet e fizibilitetit për rrugët Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë dhe Vlorë-Sarandë". Ministri bëri të ditur se së shpejti do të paraqitet për miratim projekti për rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë "angazhimin më të madh të qeverisë për ta nisur dhe realizuar këtë rrugë brenda standardeve europiane". Punimet për studimin e fizibilitetit të kësaj rruge janë drejt përfundimit dhe janë kryer nga Banka Botërore me një fond rreth 700 mijë dollarë dhe në fillim të muajit maj 2003 ajo do të jetë gati për miratim. "Qeveria ka nxjerrë një ligj të posaçëm për mbledhjen e fondeve për realizimin e kësaj rruge dhe deri në muajin mars 2003 shuma e mbledhur do të arrijë në 3 miliardë lekë. Kanë filluar negociatat për të afruar donatorë të tjerë si Banka Botërore, etj", -theksoi ministri Poçi. Fondet e mbledhura për realizimin e kësaj rruge do të bëhen aktive në përfundim të studimit dhe brenda verës së vitit 2003 do të fillojë edhe ndërtimi i saj. Në fillim të diskutimit për studimet e tre segmenteve, drejtori i përgjithshëm i Rrugëve, Engjëll Cakaj, u shpreh se, "vëmendja dhe përkushtimi i qeverisë për përmirësimin e rrjetit rrugor shqiptar, vitet e fundit ka qenë në nivelet maksimale, sidomos për Korridorin Lindje-Perëndim, si pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, dhe në atë Jug-Veri, si pjesë e Korridorit 10"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:13

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Durrës-Kukës dhe interesat shqiptare

    Nga Bashkim Muça

    Përfundimi i luftës në Kosovë u pasua nga Pakti i Stabilitetit, i cili, përveç dy fushave të tjera, përmbante edhe një program të rëndësishëm për ndërtimin e Ballkanit jugperëndimor. Kosova mund të konsiderohet pa mëdyshje si shkaku kryesor i lindjes së një pakti të tillë. Ndryshimet në Kosovë u vlerësuan nga Perëndimi si një moment që përfundimisht kishte eliminuar përplasjet e mëtejshme ndëretnike në Ballkan. Por, paradoksalisht, është pikërisht Kosova ajo që deri më sot ka përfituar më pak se çdo rajon tjetër nga jetësimi i këtij pakti. Futja në program e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës do të shtonte shpresat në drejtim të integrimit të botës shqiptare në Ballkan e më gjerë. Rruga Durrës-Kukës konsiderohet nga shumica e shqiptarëve si aksi më i rëndësishëm, brenda të cilit përfshihen shumë interesa, jo vetëm ekonomike. Por, deri më sot, përpjekjet për të vënë në jetë këtë nënpikë të paktit kanë qenë tepër të zbehta dhe të vonuara. Intensifikimi i përpjekjeve në planin e brendshëm i përket kohës së ish-kryeministrit Majko, i cili ka qenë shtysa kryesore zyrtare, pavarësisht se mbështetja ka qenë e vakët. I njëjti nivel mbështetjeje ka ekzistuar edhe nga opinioni shqiptar i Kosovës. Më interesante kanë qenë shpjegimet e dhëna në shtyp nga njëri prej ish-ministrave të Transportit (për të trija variantet e hedhura sot në studim), i cili ka pasur idenë që rruga duhet të fillojë të ndërtohet, qoftë edhe në segmente të veçanta të saj.
    Çfarë e vonon ndërtimin e kësaj rruge?
    Në pamje të parë duket se vonesat në fillimin e punimeve të kësaj rruge kanë të bëjnë thjesht me çështje financiare. Në fakt, problemi shfaqet shumë më i komplikuar. Çështja shtrohet: përse nuk është arritur të sigurohen fondet e mjaftueshme, të paktën për të filluar akse të veçanta të këtij aksi rrugor, siç ka ndodhur me akse të korridoreve të tjera? Për të sqaruar këtë problem, është mirë të vihen në balancë akset kryesore, të cilat kanë si destinacion Kosovën dhe më pas Serbinë. Lidhja e Portit të Durrësit me Kukësin, nëpërmjet një aksi rreth 180 km të gjatë (që përshkohet në më pak se 3 orë), duket se prish shumë interesa dhe ndryshon shumë itinerare lëvizjesh të mallrave. Ky aks do të dobësonte mjaft lëvizje që sot kalojnë nga porti i Selanikut, për të shkuar në Shkup dhe më pas në Kosovë. E njëjta gjë do të ndodhte me lëvizjet në aksin rrugor Durrës-Q. Thanë-Shkup, i cili është më i gjatë se aksi Durrës-Kukës-Shkup. Shmangia e ndjeshme nga akset e sipërpërmendura duket se direkt do të prekte interesa të fuqishme biznesi, që e kanë nisjen më së pari në Greqi dhe që kanë lidhje edhe me biznese brenda Shqipërisë. Interesat greke, të cilat dukshëm kanë gjetur një shtrat të ngrohtë në Shqipëri, duhet të kenë influencuar, të jenë amplifikuar më tej, nga interesa të një pjese të biznesit maqedonas. Këtu nuk është fjala fare për të shprehur ndonjë fobi për fqinjët, por thjesht për të vënë në dukje interesa tregjesh dhe biznesi, të cilat luajnë rol të dorës së parë. Prishja e ekulibrit të tregjeve, mendoj, të ketë qenë shkaku themelor që ka vonuar fillimin e realizimit të punimeve të aksit të integrimit ndërshqiptar. Akoma më evident bëhet ky argumet, kur këtyre interesave u shtohen edhe ato serbe, të cilat, ndonëse më të padukshme, janë më ushtrueset dhe më agresivet, për momentin. Padyshim, ndërtimi i kësaj rruge do të favorizonte ekonomikisht Serbinë, në biznese të veçanta, por problemi qëndron në faktin se ndërtimi i aksit në fjalë do të ndikonte direkt në integrimin e botës shqiptare, pengimi i së cilës, momentalisht, është ai që u intereson më shumë serbëve. Një gjë e tillë është vënë re edhe gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të shtetit Serbi-Mali i Zi, i cili, përkundrejt propozimit të kryeministrit shqiptar për ndërtimin e aksit Durrës-Prishtinë-Nish, ka heshtur. Argumenti i fundit, në linjën e ndryshimit të ekuilibreve të biznesit, ka të bëjë me dyndjet verore të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë për në plazhet shqiptare. Sipas një llogaritjeje të përafërt, gjatë një sezoni të plotë veror, vetëm shqiptarët e Kosovës dhe të IRJEM –it mund të fusin në Shqipëri afro 40 milionë euro, gjë që natyrisht nuk u intereson disa vendeve fqinje. Fakti që plazhet e Shqipërisë janë më të preferuarat për shqiptarët jashtë kufijve u provua më së miri gjatë sezonit të kaluar.
    Pavarësisht se punimet e rrugës mund të mos fillojnë në vjeshtën e këtij viti, vërehet një lëvizje e opinionit në këtë drejtim. Çështja është të neutralizohen faktorët kryesorë, që kanë ndikuar në vonesat e sipërpërmendura. Askush më mirë se vetë shqiptarët e Ballkanit nuk mund ta bëjnë këtë gjë. Duhet vënë në dukje se ndërtimin e rrugës principialisht e kanë mbështetur vetëm italianët, të cilët, para disa kohësh, kanë reaguar nëpërmjet qeverisë së tyre. Por këtë interesim të italianëve duket se nuk e kanë shfrytëzuar si duhet qeveritarët shqiptarë. Reagimet pozitive italiane rreth aksit rrugor Durrës-Kukës nuk janë të rastësishme. Ndonëse të vonuara, ato zbulojnë në fakt disa nga misteret kryesore që kanë qenë pengesë për realizimin e një vepre të tillë madhore. Aktivizimi i italianëve për këtë çështje, përveçse një leverdi direkte e tyre, është edhe në fokusin e konkurrencës së tregjeve në Ballkan ku, padyshim, Porti i Durrësit zë një vend të rëndësishëm. Ndërtimi i një aksi, sipas variantit më të shkurtuar, do të lehtësonte së tepërmi disa linja, deri më sot të pacekura aq sa duhet. Interesat italiane lidhen jo vetëm me komunikimin me Prishtinën dhe Shkupin nëpërmjet Durrësit, por edhe me dobësimin e influencave greke në Shqipëri dhe në tregjet ballkanike.
    Avantazhi i padiskutueshëm i variantit të ri
    Më duhet të ripërmend edhe njëherë të trija variantet e paraqitura, për të shpjeguar epërsinë e dukshme të variantit të shkurtuar, i cili që në fillim duhej vlerësuar si i vetmi për një investim kaq të madh. Interesat e veçata të grupeve të njerëzve kanë lënë në diskutim akoma dy variantet e vjetra, të cilat vështirë se mund të rindërtohen në standarte ndërkombëtare. Por, edhe nëse do të shpenzohej në këtë drejtim, nuk mendoj se ndonjëri prej tyre do të sillte ndonjë avantazh të madh. Varianti i parë, i vjetri: Durrës-Milot – Bushat - Fushë-Arrëz – Kukës (Morinë), ka një gjatësi prej rreth 250 km. Varianti i dytë, i vjetri: Durrës – Milot – Rubik – Fushë-Arrëz - Kukës e ka gjatësinë rreth 230 km. Ndërsa varianti i ri: Durrës – Milot - lugina e Fanit – Kalimash - Kukës është rreth 180 km. Nëse do të merreshim me rikonstruksionin kapital të ndonjërit prej dy varianteve të para, të cilat nuk do t’i veçoj nga njëri-tjetri, për shkak të ngjashmërisë që kanë, atëhere rruga nuk do të shkurtohej shumë në kohë. Shqiptarët përsëri do ta masnin rrugën me orë dhe jo me kilometra, duke mbetur sërish vendi i vetëm në Evropë që vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Rrezet e kthesave janë të standarteve të papranueshme për një autostradë dhe do të duheshin operacione të tipi kapital për t’i ndryshuar. Në variantin e parë, rruga do të përshkohej në jo më pak se 4,5 orë, për shkak të numrit të madh të kthesave të forta, cilat janë me qindra, por edhe të rrezeve të këtyre kthesave, që nuk mund të anashkaloheshin në shumicën e rasteve. Në këtë variant, do të duhej të kaloheshin disa qafa malesh, të cilat në dimër janë mjaft të rrezikshme, për shkak të bllokimit nga dëbora. Më konkretisht, do të duhej të përshkoheshin kthesat e famshme të Gomsiqes, Qafa e Lufit (ku era fryn shumë në dimër dhe grumbullon shtëllunga të mëdha bore), Qafa e Malit, e cila konsiderohet më e rrezikshmja në Shqipëri në stinën e dimrit, Qafën e Shllakut dhe Qafën e Shtanës. Në variantin e dytë, sipas të cilit, rruga do të përshkohej në jo më pak se 4 orë, përveç kthesave të njohura të Shpalit, do të duhej të kalohej edhe pjesa e Gjegjanit të Pukës, ku shpesh herë, për shkak brishtësisë së relievit, ndodhin shembje të mëdha dheu si dhe pjesa tjetër, e cila është e njëjtë me variantin e parë të vjetër, duke filluar nga Qafa e Malit. Shihet se, në të dyja këto variante ekzistuese, rruga kalon në disa pjesë të pafavorshme, të cilat i kalojnë 100 m mbi nivelin e detit. Të gjitha këto pjesë të pafavorshme të rrugës eliminohen në variantin e tretë, i cili kalon në Luginën e Fanit, një luginë kjo që nuk rrihet shumë nga dëbora dhe ka relativisht një lartësi të ulët mbi nivelin e detit. Nëpërmjet një tuneli, rruga do të përfundonte në Kalimash dhe do të përshkohej në jo më shumë se 3 orë, duke mos pasur rrezikshmëri të lartë në stinën e dimrit.
    Bazuar në këto që shpjeguam, përparësia e variantit të ri është evidente. Ai jo vetëm është shumë më i shkurtër, por ka përparësi të tjera tepër të mëdha. Studimi i fizibilitetit do të evidentojë kostot për secilin variant, por më duket se ka qenë shpenzim i tepërt kohe dhe parash futja në diskutim e varianteve ekzistuese. Shpenzimet për ndërtimin e variantit të ri nuk besohet të kenë diferenca të ndjeshme, krahasuar me me variantet e vjetra. Ndërsa meraku për futjen në komunikim të portit të Shëngjinit mund të realizohej pothuajse njëlloj, nëpërmjet lidhjes së tij me variantin e ri. E njëjta gjë do të ndodhte me rajonin e Shkodrës, i cili, në kohë, mund ta përshkonte këtë rrugë njëlloj. Në këtë kuptim, investimi do të ishte strategjik dhe përfundimtar. Problemi nuk shtrohet thjesht për të shkuar nga Durrësi në Kukës, pasi kjo linjë mund të bëhet p.sh. edhe nëpërmjet Peshkopisë; por për të ndërtuar rrugë të pakonkurrueshme. Lëvizjet e fundit, që burojnë në parlament, mund të kenë një efekt mjaft pozitiv për shpejtimin e ndërtimit të këtij aksi strategjik.



    Edhe pse ky shkrim eshte nje analize shume e mire mbi interesat ekonomike te shqiptareve nga autorruga, mua me duket se po ekzagjeron paksa ne lidhje me gjetjen e arsyeve te vonimit te deritanishem te ndertimit te kesaj rruge, sepse as fqinjte dhe as askush nuk mund te ndaloje e as shtyje ndertimin e kesaj autorruge shqiptare, vecse mund ta ndihmojne disa nga te cilat edhe ata perfitojne nga ndertimi i saj.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:14
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rugova shprehet se idea e rrugës Durrës-Prishtinë duhet realizuar


    PRISHTINE, 20 Shkurt/ATSH-B.Jashari/- Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova mori pjesë sot në hapjen e konferencës për autostradën Merdar-Prishtinë-Prizren-Vërmicë, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdar, që po mbahet në Hotelin "Grand" në Prishtinë. Në fjalën që mbajti në hapje të konferencës së organizuar nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacioneve të Kosovës, Presidenti Rugova tha se kjo konferencë ka rëndësi për sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për nevojën e ndërtimit të autostradës. Idea tani po bëhet projekt, që duhet të realizohet së shpejti, tha Presidenti i Kosovës. Ai theksoi se duhet parë mundësia e dhënies së kësaj rruge për ndërtim me koncesion ndonjë kompanie apo vendi dhe vlerësoi faktin se të dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë, e kanë prioritet ndërtimin e autostradës./vik/
    2003-02-20
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:14
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Konferencë për ndërtimin e autostradës Durrës-Prishtinë: Duhen 600 milionë euro


    PRISHTINE, 20 shkurt - Projekti për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë është shumë i shtrenjtë dhe kap një shumë prej 600 milionë euro. Ekspertët nga Shqipëria dhe Kosova theksuan sot në një konferencë se ky projekt do të ndihmohet nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë. Sipas tyre, ndërtimi i autostradës është projekt shumë i rëndësishem, që lidhë Kosovën me vendet e ndryshme evropiane e më gjerë.
    Zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë kanë studiuar projektin dhe sipas tyre konkretizimi i punëve do të fillojë së shpejti, edhe pse realizimi, sipas tyre, nuk është i lehtë. Sipas tyre, ndërtimi Autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë është projekt shumë i madh që premton zhvillim ekonomik dhe krijon stabilitet në rajon. Ndërsa ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Kosovës, Zef Morina tha se autostrada Merdarë-Prishtinë-Prizren-Vërmicë do të jetë element kyç për lidhjen e vendit tonë me Shqipërinë e më gjerë. Drejtorisë së Rrugëve të Shqipërisë Engjëll Caka, shprehet se në Shqipëri tani janë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe projekti është hartuar. “Tani pritet vetëm të nisë puna”, thotë ai.
    Presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova tha se projekti i kësaj rruge është një rrugë shumë e vjetër e kohës Iliro-Romake Lissus-Therandë (Prizren)-Vendenis dhe se tani parashihet që vendin tonë ta lidhë me vendet e rajonit e më gjerë. Në fjalën që mbajti në hapje të konferencës, Presidenti Rugova tha se kjo konferencë ka rëndësi për sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për nevojën për ndërtimin e autostradës. “Ideja tani po bëhet projekt, që duhet të realizohet së shpejti”, tha Rugova. Ai theksoi se duhet parë mundësia e dhënies së kësaj rruge për ndërtim me koncesion ndonjë kompanie apo vendi dhe vlerësoi faktin se të dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë, e kanë prioritet ndërtimin e autostradës.
    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ali Jakupi tha se investimet do të jenë të shumë të mëdha por në të ardhmen do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës vlerësuan se autostrada Durrës-Kukës-Prizren-Prishtinë-Merdare ka rëndësi esenciale për përfshirjen e Kosovës në korridorët ndërkombëtare të rrugëve.

    Radio 21
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    tirane- "Përfundimi i studimit, hartimit dhe projektit të zbatimit për rrugën Durrës-Kukës-Morinë, pritet të përfundojë në korrik të vitit 2003". Ky zotim i është premtuar ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, në një takim pune që ai ka zhvilluar me përfaqësues të Bankës Botërore. Kryerja e fizibilitetit të kësaj rruge, është konsideruar tepër e rëndësishme nga ministri Poci i cili ka shprehur edhe gadishmërinë e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Fatos Nano për këtë rrugë tepër të rëndësishme. Ecurija e projekteve të transportit që financohen nga Banka Botërore është trajtuar gjerësisht në një takim të zhvilluar mes përfaqësuesve të BB dhe specialistëve të ministrisë së Transporteve nën drejtimin e ministrit Spartak Poci. Sipas përfaqësuesve të Bankës Botërore, ecurija e këtij projekti është cilësuar pozitivisht nga ana e tyre duke përgëzuar për këtë, punën e mirë të kësaj ministrie. Po kështu, u diskutuan mes palëve disa nga kushtet e vëna në marëveshjen e kredisë për Projektin e Mirëmbjtjes së rrugëve ku kryesore u përcaktua rritja e buxhetit të mirëmbajtjes nga viti në vit.

    Sipas përfaqësuesve të BB, ky buxhet është përmbushur me sukses nga Qeveria shqiptare pasi buxheti i vitit 2003 për mirëmbajtjen e rrugëve (në kilometër), është rritur 5,5 përqind në raport me vitin 2002, në një kohë kur sipas marrëveshjes së huasë kushti i përcaktuar në këtë buxhet ishte në masën 5 përqind.

    Një arritje shumë e madhe e ministrisë nga ana e përfaqësuesve të Bankës Botërore është konsideruar realizimi i seminarit Kombëtar për Sigurinë Rrugore. Me sugjerimin e kësaj Banke, ky seminar duhet të shtrihet në rrethet më problematike. Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, mori përsipër realizimin e disa seminareve të ngjashëm me atë të zhvilluar në mënyrë të suksesshme pak ditë më parë në Tiranë në prefekturat më të rëndësishme me pjesmarrjen e Pushtetit Lokal në bashkëpunim edhe me ministrinë e Rendit dhe ministrinë e Pushtetit Lokal. Një arritje shumë e madhe nga përfaqësuesit e Bankës Botërore është konsideruar kryerja e studimit të fizibilitetit për rrugën Durrës-Kukës-Morinë ku nga konsulentët është marrë zotim para ministrit që ky studim të përfundojë para afatit, në muajin korrik 2003. Kjo rrugë, sipas ministrit Poci, është cilësuar shumë e rëndësishme edhe nga kryeministri Fatos Nano i cili ka treguar gadishmërinë dhe angazhimin e tij në këtë drejtim. "Kjo rrugë, ka thënë ministri Poci, është shumë e rëndësishme dhe ne do të mundohemi të ecim shumë më shpejt por duke respektuar në të njëjtën kohë të gjitha hapat e nevojshme". Një rëndësi shumë të madhe në këtë drejtim, sipas ministrit, ka grumbullimi i taksave për rrugën, e cila mendohet që deri në fund të vitit të arijë në 32 milionë dollarë. "Nga institucioni ynë, po punohet për sigurimin e financimeve nga donatorët e tjerë", ka pohuar ai. Nga ministri i Transporteve, Spartak Poci, është theksuar edhe interesimi i shprehur gjatë vizitës së fundit të Drejtorit Rajonal z. Portman për sigurimin e disa fondeve. Deri tani janë siguruar 20 milionë dollarë, por mendohet që kjo shumë do të rritet nga sigurimi i fondeve prej donatorëve të tjerë. Një rëndësi mjaft e madhe në këtë takim, iu kushtua edhe zgjidhjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale, pasi përfaqësuesit theksuan se vitet e fundit ka pasur përmirësime të dukshme të rrugëve nacionale gjë që nuk është vërejtur në rrugët rurale. Ministri Poci premtoi që Këshilli Kombëtar i Rrugëve do të marrë në konsideratë këtë cështje të rëndësishme megjithëse kjo nuk është kompetencë e ministrisë së Transporteve pasi ka 7 vjet që rrugët rurale i kanë kaluar në kompetencë pushtetit Lokal .

    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Jashari: Autostrada Prishtinë-Durrës brenda tre vjetësh


    PRISHTINE, 24 shkurt - Autostrada Prishtinë - Kukës - Durrës mund të ndërtohet brenda tre vjetësh. Kështu thotë drejtoresha e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës, Kaqusha Jashari, sipas të cilës për këtë nevojitet angazhimi më i madh i institucioneve të Kosovës në radhë të parë i Qeverisë së Kosovës. Jashari thotë se kjo autostradë e kualitetit të lartë vlerësohet se mund të ndërtohet vetëm me koncesion, por edhe për këtë mënyrë të ndërtimit nevojitet përkrahje e institucioneve. “Ndërtimi i autostradës në pjesën kosovare nuk do të zgjasë shumë nëse arrihet vendimi që të fillohet ndërtimin me koncesion”, thotë Jashari. Sipas saj, nëse fillon ndërtimin sivjet atëherë me siguri për dy-tri vjet pesë firma mund ta kryejë atë, por edhe të hyjë në funksion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Studimi i fisibilitetit për rrugën e veriut do të jetë gati në korrik


    TIRANË - Studimi i fisibilitetit për segmentin rrugor Durrës-Kukës-Morinë do të përfundojë në fund të korrikut 2003, bënë të ditur burimet pranë Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit.

    Punimet për ndërtimin e korridorit verior që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën do të fillojnë pas përfundimit të këtij studimi, bënë të ditur ekspertët. U deshën dy vjet që Banka Botërore, që po financon këtë projekt nëpërmjet një fondi prej 20 mijë dollarë, t'u hapte dritën jeshile dy kompanive që të kryenin studimet e fisibilitetit në bazë të tre varianteve të mundshme që po shqyrtohen.

    "Mund të thuhet se studimet janë në rrugën e duhur", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Eduart Prodani. Sipas tij, "studimi ka filluar që prej disa muajve dhe ka mundësi të përfundojë këtë verë". Për studimet e fisibilitetit për segmentin rrugor Durrës-Kukës-Morinë, aktualisht, janë duke punuar dy kompanitë e huaja, ajo italiane "Technico Roma" dhe ajo britanike "McDolce".

    Sipas shkrimit të ditës së premte në të përditshmen "Koha Jonë", këto studime kanë filluar që në vitin 2001, por Banka Botërore nuk i ka pranuar përfundimet e disa tenderave të mëparshëm për shkak të parregullsive të kompanive pretendente. Në tenderin e fundit që u zhvillua për këtë qëllim, ku morën pjesë gjashtë kompani të huaja, u përzgjodhën si fituese dy prej tyre, "Techno Roma" dhe "McDolce".

    Për ndërtimin e këtij segmenti rrugor janë paraqitur tre variante. Sipas ekspertëve, varianti më i përshtatshëm është ai i pari, që parashikon ndërtimin e distancës më të shkurtër, 180 km, por që ka kosto të lartë prej 247 milionë dollarë. Ndërsa dy projektet e tjera parashikojnë ndërtimin e distancave më të gjata, respektivisht 254 km dhe 233 km, me më pak shpenzime, 202 milionë dollarë për projektin e parë dhe 224 për të dytin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Rruga Prishtinë Durrës me të vërtetë ka një domethënie të madhe për të gjithë ne.

    Përveq se është një rrugë mjaft strategjike për integrimin ndërshqiptar ajo poashtu ka edhe rëndësinë e vet mjaft të madhe ekonomike. Lidhja e tegut të Kosovës me portin e Durrësit është mjaft domethënëse për të dyja edhe Kosovën edhe Shqipërinë.
    Maltretimet që shkaktojnë maqedonasit në kufi për kalim e doganim, mbyllja e kufirit shumë shpesh, rrezikon mjaft shumë Kosovën për t'u furnizuar me mallra duka patur parasysh rrugën e tanishme shumë të mundimshme Durrës-Tiranë-Prizren-Prishtinë.

    Uroj që, edhepse punët po na shkojnë shumë ngadalë rreth fillimit të ndërtmit të rrugës, ky projekt madhështor të mos ngecë për raste të manipulimeve dhe korrupsionit.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    DURRES-PRISHTINE DO INTEGROJE SHQIPTARET

    Ndertimi i Korridorit 10 dhe rendesia e tij. Hapja e rruges Autostrada Durres-Rreshen-Fan-Kukes-Prishtine eshte me leverdi te madhe ekonomike-tregtare-e turistike dhe fitimprurese per tere rajonin juglindor te Europes. Kjo rruge lidh me afer lindjen me perendimin, lidh shume shtete lindore me portin e Durresit, me portin e Shengjinit dhe ate te Vlores me rruge tokesore me keto porte tregtare; si per levizjen e mallrave me mjetet dhe qarkullimin e lire te njerezve per mbare Rajonin. Lidh shtetin e ndare pergjysem Shqiperine me Kosoven (lidh te gjithe Dardanin). Lidh Nishin e Serbise-Beogradin-Budapestin dhe Varshaven; pra lidh me afer Kosove-Serbi-Maqedoni-Bullgari, Hungari-Rumani-Poloni. Lidh madje dhe shtetet e Balltikut si Letoni-Lituani dhe Estoni si dhe ata me te largeta sic jane Finlanda Suedi-Norvegji si dhe Ukraina e Biellorusia qe keto shtete kane dimra te tejzgjatura me 7-8 muaj ne vit me temperature te uleta -18grade Celcius deri ne minus 15 grade Celcius (30 grade C minus). Kurse ne ne Shqiperi kemi nje klim- mesdhetare shume te pershtatshme dhe se kemi nje vije bregdetare prej 480 km, qe shtrihet Deti Adriatik dhe Deti Jon, qe shtrihen qe nga Shkodra deri ne Sarande. Plazhet tona shfrytezohen dhe shijohen qe me 1 maj, qershor, korrik, gusht e shtator 5 muaj barazi me 150 dite per cdo vit qe behet plazhe per mrekulli ne vendin tone.

    Prandaj Ministria e Turizmit si dhe Pushtetet Lokale te cdo zone gjate zones bregdetare, mos t'i zere gjumi per te pergatitur plazhet tona per fluksin e madh te turistave qe dot e vine si nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe shtetet e tjera te Balltikut qe permenda me lart, e qe deshirojne te frekuentojne plazhet tona ne Shqiperi. Domosdo duhet te ndertohen nga firmat e Ndertimit Hotele te bukura si te Turqis dhe te garantohet gjate gjithe sezonit uji i pijshem dhe energjia elektrike 20 kw gjate gjithe bregdetit shqiptar (dhe pasterti).

    Variantet e kesaj rruge jane:

    1-Varianti i pare eshte Durres-Shkoder-Puke-Kukes-Morine: Kjo rruge eshte 254 km e gjate, rruga ekzistuese e cila ka 32 kthesa te forta nga Shkodra ne Gomsiqe te Pukes 28 kthesat e Lajthizes 86 kthesat e Qafes se Malit e te Shemeris se Kukesit gjithsejt 146 kthesat e berryle te forta dhe rruge qe izolohet shume gjate nga dimrat me debore. Ky variant s'ia vlen barra qerane, thote populli se eshte 174 km, me i gjate se varianti i III-te e cila eshte vetem 180 km gjithsejt.

    2-Varianti i dyte eshte Durres-Shenpal-Mirdite-Gjegjan-Fushe ARrezi-Qafa Mali-Kukes-Morine. Kjo rruge eshte e gjate 243 km ose 63 km me e gjate se varianti i III-te qe eshte 180 km. Ne kete variant jane 134 kthesa e berryle te forta e te lodhshme per te kaluar. Edhe ky variant izolohet me shume nga dimerat me debore, ndaj dhe ky variant eshte i papershtatshem dhe anti ekonomik financiarisht.

    3-Varianti i trete ndertimi i autostrades Durres-Rreshen-Fan-Kukes-Morine eshte 180 km gjatesi ose nga Miloti-Fan-Kukes-Morine eshte 106.7 km ku parashikohet nga Tirana ne Kukes te shkohet brenda 2 oreve dhe brenda 3 oreve te arrihet nga Tirana ne Prishtine, qe eshte 235 km dhe me Nishin e Serbise 374 km qe lidh lindjen me perendimin.

    Me Shkupin eshte 112 km me shkurt se nga Korridori 8. Sofja e Bullgarise dhe Ankaraja e Turqise eshte 50-60 km me afer se nga (korridori i 8-te). Prandaj varianti i III-te eshte me i dosmosdoshem dhe me ekonomik financiarisht per t'u zbatuar pa hezitim e sa me shpejt te fillojne punimet e kesaj Autostrade dobi prurese per Shqiperine-Kosoven e mbare Rajonin Ballkanik-Rruge e cila nuk izolohet gjate dimrave mbasi si kalon 320 m mbi nivelin e detit, duke kaluar nga Miloti-Rreshen-Fan- gjate bregut te lumit te lugines se Fanit te Mirdites.

    Vija pershkruese e kesaj autostrade eshte

    Nga Miloti ne luginen e Fanit-Marin eshte 106.7 km gjatesia e saj dhe nga Miloti-Rreshen shkon paralel me hekurudhen duke zgjeruar vetem rrugen ekzistuese. Ura e Fanit-Nderfushaz-Nderfan-Peshqeve-shkon gjate bregut te lumit te Fanit-rruge e re me 2 ura 40-50 m, dhe me dy tunele 50-60 m, duke dale ne Repez e cila ka qene piketuar e parashikuar qe ne vitet 1935-1936 nga inxhinieret-italiane dhe hekurrudhe per te lidhur Shqiperine me Kosoven. Nga Repesi kalon ne fshatrat Mashterkor-Shtrungaj-Bisake-Fan-Zoll-Xhugje-Sange dhe Thirre te fanit. Ne Thirre te Fanit parashikohet nje tunel 3.3 km duke pershkuar Qafen e Kumbulles e cila del ne minier te Kalimasht ne rrugen ekzistuese te Kukesit qe dote zgjerohet rruga ekzistuese qe eshte sot deri ne Prizren.

    Kjo rruge eshte ne Milot 20 m mbi nivelin e detit, ne Rreshen 100 m, ne Repes 150 m, ne Fan 200 m dhe Sange 280 m, ne Qafe Kumbull 320 m. Prandaj sic shihet nga lartesia gjeografike s'eshte shume e larte. Kjo rruge eshte e drejte, e shkurter dhe nuk izolohet nga dimrat me debore, pothuajse eshte fushore duke kaluar gjate lugines se Fanit. Me parashikimet e studimeve te bera nga Rresheni-Fan-Kosove ne dekaden e ardhshme do te ndertohet edhe hekurudha qe lidh shume shkurt (e me afer), te gjithe Ballkanin, dobiprurese per mbare rajonin, dhe qe eshte jo me shume se 120 km, qe lidhet me portet e Shqiperise-Durresit-Shengjinit dhe te Vlores qe sherben me shkurt, me afer me te gjithe rajonin juglindor te Evropes, dhe te shteteve lindore.

    Dobite e medha ekonomike per rajonin

    E para: Kjo rruge lidh me afer dhe me shkurt Shqiperine me Kosoven, Shtetet juglindore te Europes me portin e Durresit-Shengjinit dhe Vlores si per tregtimin e mallrave me mjetet dhe levizjen e lire te njerezve. E dyta: Shqiperia ka nje vije bregdetare prej 480 km, ku frekuentohen plazhet tona 5 muaj me 150 dite ne cdo vit ne vendin tone; duke filluar maj, qershor, korrik, gusht, shtator.

    E treta: Ndertimi i autostrades Durres-Rreshen-Kukes-Prishtine-fuqizon ekonomikisht gjithe Shqiperine-Verilindore dhe Kosoven e Maqedonine te lena pas dore e pas vemendjes nga qeverite e meparshme. Ngrene ne nivel me te larte mireqenien e gjithe Mirdites gjithe Qarkun e Kukesit dhe mbare Kosoven e Maqedonine si vende keto me te varferat ne bote; e qe nentoka e tyre eshte shume e pasur me baker e flori, vihen ne pune 10-12 minierat e Mirdites e te Kukesit e Kosoves si minierae Rubikut e Kulmes e Perlatit-Prosekut, Kurbneshit, Rreshenit, Repesit, Spacit te Munelles, Qafe-Barit, te Thirres, Fanit te Kalimashit, te Rexhepaj te Kukesit si dhe Trepeqja e Kosoves dhe nga keto miniera nxirret baker e flori dobiprurese si per Shqiperine-Kosoven dhe gjithe rajonin.

    Ne keto miniera punesohen 20-30 mije punetore dhe ushqehen qindra e mijera familje dhe gjallerohet jetesa e popullit te ketyre zonave. E katerta: Behet-shfrytezimi e perpunimi i te gjithe pyjeve te Shqiperise Verilindore -Kosoves-Maqedonise si dhe ruajtja e rimekembja e tyre me afer me me pak shpenzime financiare per te ardhmen e tyre. E pesta: Behet ndertimi i hidrocentralit te madh elektrik qe do te ndertohet ne (Skavic) qe do furnizoje me energji elektrike Shqiperine, Kosoven, Serbine, Maqedonine dhe Bullgarine i cili eshte me afer 50 km ne kete autostrade qe per ndertimin e tij (materialet inerte) do te merren ne lumin e Fanit qe jane shume afer. Keto probleme te kihen parasysh per t'u zbatuar ne te ardhmen.

    Sensibiliteti i kesaj-autostrade

    Eshte se varianti i trete eshte 180 km. Durres-Fan-Kukes-Morin-Prizren dhe se Milot-Fan-Kukes-Morine eshte 106.7 km (e gjate distanca). Kjo autostrade qe nga Durresi ne Milot ka perfunduar ne vitin 2000 dhe nga Tirane ne Milot ka perfunduar ne vitin 2002-2003.

    Per kete rruge jane parashikuar 3 variante:

    1.Me dy kalime 14.60 m e gjere =300 milion dollare

    2.me tre kalime 19.50 m e gjere =350 milion euro

    3.Me kater kalime 22.50 m e gjere = 530 ilion euro

    Per te cilat do t'i shqyrtoje dhe vendose Qeveria shqiptare.

    Deri tani nga taksapaguesit shqiptar vetem per naften jane mbledhur ne Banken e Shqiperise vetem 30 milion dollare gjate vitit 2002 dhe po kete vit grumbullohen edhe 30 milion per vitin 2003= 60 milion dollare deri tani. Prandaj del e nevojshme qe per ndertimin e kesaj autostrade duhet te kontribuojne te gjithe shqiptaret si dhe diaspora shqiptare e kosovare-biznesi i madh dhe i vogel per te dhuruar leke ne Nr.----e llogarise te kesaj rruge ne Bankat e Shtetit Shqiptar. Po keshtu behet thirrje organizatave dhe fondacioneve dhe 140 legatave qe jane te akredituara ne Shqiperi. Keto me shtetet e tyre le te kontribuojne sado pak ne ndertimin e kesaj vepre. Gjithashtu F.M.N dhe Banka Boterore le te japin ndihma te medha sipas projektit te kesaj vepre te Rajonit-Ballkanik dhe per gjithe Evropen Juglindore. Kjo autostrade duhet te filloje sa me pare dhe diten e festes se Flamurit me 28 nentor te vitit 2005 te dy Presidentet, ai i Shqiperise dhe i Kosoves le te presin shiritin e perfundimit dhe te filloje shfrytezimi i autostrades se re per gjithe rajonin.

    Gjon Gjeci



    Qeveritë shqiptare si dhe gjithë shqiptarët kudo janë duhet financuar duke llogaritur edhe ndihmat nga institucionet ndërkombëtare që kjo autoudhë të ndërtohet sa më shpejt të jetë e mundur.
    Përshëndetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    cdo here kur bisedohet per ket autostrade me behet zemra male se kjo do jete nje porte e madhe ce do hapet per ter shiptarine dhe duhet nga ne ti jipet cfardo mbeshtetje te pershendes dodoni.
    fytyrat jane hapur

  17. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë

    Nano: 7 tetor nis rruga Durres-Kukes

    Kryeministri deklaron ne Rreshen fillimin e ndertimit te rruges Durres-Kukes. Po ju jap sihariqin se projekti i rruges ka perfunduar dhe ne daten 7 tetor do ta miratojme ne Keshillin Kombetar te Rrugeve per te filluar segmentet e para brenda ketij viti, deklaron ai

    Ndertimi i korridorit te tete ka qene kryefjale e fjalimit te Kryeministrit Fatos Nano, ne mitingun elektoral te Partise Socialiste ne Rreshen. Nano, ka deklaruar se ne fillim te tetorit ne Keshillin Kombetar te Rrugeve do te miratohet projekti i ndertimit te rruges Durres-Kukes-Morine, shume e rendesishme per zhvillimin e Mirdites, pasi ky segment kalon neper kete zone. Padyshim qe rruga Durres-Kukes-Prishtine, e projektuar per te pershkuar Mirditen, do te jape nje impakt shume te madh zhvillimit te Shqiperise verilindore. Por, perpara se ky zhvillim te perfshije te gjithe verilindjen do te ndjehet e do te pulsoje fillimisht ketu midis jush. Po ju jap sihariqin se projekti i rruges ka perfunduar dhe ne daten 7 tetor do ta miratojme ne Keshillin Kombetar te Rrugeve per te filluar segmentet e para brenda ketij viti, ka deklaruar Nano ne fjalen e tij. Shefi i qeverise shqiptare eshte shprehur per rendesine strategjike si ne pikpamjen e rritjes ekonomike te zones, ashtu dhe ne ate te lidhjeve shume me te shpejta me pjeset e tjera te vendit dhe Kosoven. Nese gjashte vitet e fundit na u desh te investonim per te kthyer Rreshenin dhe gjithe Shqiperine ne normalitet, trasene e zhvillimit dhe per tju kthyer juve dinjitetin e neperkembur gjate regjimit te Berishes, ne vitet e ardhshme prioriteti yne kryesor do te jete integrimi i ketyre trevave me tregun kombetar, me rajonin dhe me infrastrukturat moderne me Evropen e Bashkuar, ka theksuar kryeministri dhe njekohesisht kryetar i PS-se, Nano. Duke folur ne vijim te asja qe Nano e quajti sihariq, ai u shpreh se ne socialistet i beme shqiptaret te shijojne dhe shfrytezojne hapesirat reale te lirise, sistemin e institucioneve demokratike qe mbrojne te drejtat tuaja themelore, ekonomine e sipermarrjes se lire private e publike.

    Per studimin e fisibilitetit per rrugen e re Durres-Kukes-Morine ka rreth dy vjet qe puna eshte ne proces. Varianti i marre ne konsiderate parashikon nje linje te re rrugore qe kalon nga Ura e Milotit-Rreshen-Orosh-Klos-Thirre-Fushe Dukagjin-Kukes-Morin. Kjo zgjidhje parashikon distancen me te shkurter te mundshme dhe deri ne Milot ndjek gjurmen e rruges ekzistuese. Sipas ketij varianti rruga Durres -Morine eshte e gjate rreth 171 kilometer. Kushtueshmeria e ndertimit eshte rreth 228 milione dollare. Ajo parashikohet te jete nje superstrade me dy korsi, element ky qe eshte kritikuar mjaft nga ekspertet shqiptare te transporteve. Nga ana tjeter Ministri i Financave ka deklaruar dje se do te heqe taksen e posacme per rrugen Durres-Kukes qe vilej 1 per qind mbi importet.




    --------------------------------------------------------------------------------
    30/09/2003
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:12
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nano i ben rruget ose me mire "petullat" me uje.

    Meqense Nano ka baba Thanasin, nje nga mjeshtrat e industrise se propogandes (ish drejtor i ATSH-es dhe i Radio Televizionit ne kohen e Hoxhes) ai ja "di kimene Propogandes" pra mashtrimit.

    Ai ka mesuar nga i jati dhe Partia e tije qe Mirditen dikur e genjenin me ndonji Flamur Festivalesh Folklorike dhe i kurdisnin mirditoret e mjere me kendu per Partin e Shokin Ver.

    Ai u permendi Rubikasve Floririn e tha se juve u ka lene ne mjerim ky kryetari tanishem demokrat.
    A thua se Rubiku qe nxorri Baker 50 vjet ishte ndonji dit i lumtur.
    PPSH e Thanasit nxorri Flori nga Bakri i Mirdites e ai Flori as MUX per morrat e Rubikasve nuk u be e jo me buk, uje e ilace ose veshmbathje. Perkundrazi Floriri ose ARI i Bakrit te Mirdites avulloi kasafortave te KQ te PPSH e nuk i dihet destinacioni.

    Ne se do ti venim nji Nick Namme MIRDITES asaj do i shkonte per bukuri nicku "Fukaralleku".

    Mundesh me bredh shpi me shpi e katund me katund ne Mirdite e nuk e gjen nji mirditor e mirditore faqekuqe sepse Urija e mjerimi kane lene gjurme ne disa gjenerata te Mirditoreve dhe Grat Mirditore akoma jane te verdha e plaken qe 30 vjece sepse kurre nuk u ngopen me buk e ushuj.

    Nano po u thote Pukjanve e Lacjanve e Rubikasve se kto jryetaret Demokrat te ketij mandati u a kan vjedhur Fondet qe ai Nanua kinse u a ka dhene ktyre komunave.

    Pse a nuk ishte Nano kryeminister e qe ka ne dore tu bej inventar komunave per fatin e Parave qe kinse u ka dhene e ti gjente e faktonte me kohe se Komunat po u tallkan me fondet !!?

    Nano ka shkopin ne dore e tash para votimeve Kuptoi se Vuajtjet ne zonat Veriore i paskan shkaktuar Demokratet.

    Hipokrizi i trashe dhe qe tregon se Nano i urren e cvlehteson Malsoret e Mirditoret dhe mendon se me ta mjafton ti fusesh ndonji Kumbull e ata genjehen.

    Nano e di se ne ato zona ka me vete vetem klyshet e rekrutuar nga operativat te cilet "levrijne" si zhapika per te mashtruar miletin.


    Rruga Durres Prishtine do behet kur ne Shqiperi te kete stabilitet e prosperitet ekonomik qe fshataret te mos punojne diten ne kantjeret e Kompanise qe do ndertoje Rrugen e Naten te shkojne me vjedh tenxheret me pilaf te menxave e batanijet ku do flejne puntoret.

    Ajo rruge do Makineri te cilat i zoteron vetem Gjermania , Suedia, Norvegjia e Franca a ato Kompani nuk vijne me kte Qeveri e me Koco kokdhima e dava greksh e maqedonsh ajo rrug nuk behet..

    Leri Nano shakate..

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Te nderuar!
    KJo eshte nje pallavere e re,kjo nuk eshte risi,kjo eshte ide e pa ide saikur Koridori 8,qe sot e kesaj dite nuk egziston askund ne asnje leter te shkruar,ne asnje dokument zyrtar, as ne Shqiperi as ne Europe e per ne Kosove mos te flasim se ketu as letra te shkruara nuk ka.
    Ore mos te jetojme me enderralla te tilla te pavlera te cilat lansohen per interesa te ngushta personale,mos tu besojme te pabesve,te pavlershmive,te pa ndjenjeve,te pa moralshmive sepse vetem rrena dhe asgje tjetr nuk ka deri me sot te ta.Te tillet si Nano_Majko e shume e shume kan vetem demagogji.
    ----------
    mani

  20. #20
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Brukseli rrëzon Korridorin 8

    Erisa Zykaj
    korrespondente nga Brukseli

    Prioritetet e prezantuara nga komisarja Lojola de Palacio kanë të bëjnë me projektet në vetvete dhe jo me korridoret e ndryshme, të cilat lidhin këto projekte. Një nga këto korridore është edhe korridori 8, i cili kalon nga Italia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria deri në Turqi

    Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi dhe komisarja evropiane për transportet Lojola de Palacio kanë prezantuar dje në Bruksel prioritet kryesore për projektet transevropiane të infrastrukturës. Këto projekte lidhin shtetet anëtare aktuale të BE-së dhe dhjetë shtetet kandidate aktuale, të cilat do të bëhen anëtare duke filluar që prej vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për projekte rrugore, hekurudhore, ajrore, ujore etj.. Prioritetet e prezantuara nga komisarja Lojola de Palacio kanë të bëjnë me projektet në vetvete dhe jo me korridoret e ndryshme, të cilat lidhin këto projekte. Një nga këto korridore është edhe korridori 8, i cili kalon nga Italia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria deri në Turqi. Është pikërisht mospërfshirja e korridoreve në prioritetet e fiksuara deri në vitin 2020 nga KE, që vazhdon të krijojë konfuzion në vendet në të cilat kalojnë korridoret. KE ka reaguar ndaj kësaj çështjeje, duke qartësuar edhe një herë më shumë dallimin që qëndron midis projekteve dhe korridoreve që lidhin këto projekte. "Korridoret që kalojnë nga rajoni i Ballkanit nuk mund të përfshiheshin në listën e këtyre prioriteteve, pasi bëhet fjalë për akset e mëdha që lidhin Evropën e zgjeruar dhe jo për korridore dhe së dyti vendet e Ballkanit nuk janë ende anëtare të BE-së dhe as nuk kanë përfunduar negociatat me të. Ne flasim në prioritetet tona vetëm për vendet anëtare të BE-së. Korridori tetë është përfshirë, por në një hartë tjetër, atë të korridoreve dhe i përket një koncepti tjetër, pavarësisht se të dyja konceptet lidhen", ka deklaruar komisarja Lojola de Palacio. Ndërkohë ajo që e ka nxitur debatin për korridorin tetë, është përfshirja e një korridori që kalon nga Serbia në hartën e prioriteteve që ka prezantuar KE ditën e djeshme krahas dokumentit për prioritetet. Kjo pyetje ka lindur në mënyrë spontane, pasi korridoret e tjera, si korridori tetë nuk ishin nënvizuar në hartë, por ai që të binte në sy ishte pikërisht korridori që kalon nga Serbia dhe lidh Hungarinë dhe Rumaninë. Vetë zëdhënësi i kësaj komisareje, ka thënë për gazetën "Tema", se mund të bëhet fjalë për një harresë të mospërfshirjes të të gjitha korridoreve, apo të përfshirjes së atyre, për të cilat shtetet nga i cili ai kalon, janë anazhuar që do ta ndërtojnë. "Ajo që mund t'ju them me siguri, është se korridori që kalon nga Serbia nuk përbën aspak një prioritet, pasi ai është një korridor si të tjerët. E vetmja diferencë është që shtetet që lidh ai mund të jenë angazhuar seriozisht për ndërtimin e këtij korridori dhe për këtë arsye, besoj se ai është përfshirë në hartën që ju kemi dhënë", ka thënë zëdhënësi Giles Gantelet. Ai ka insistuar në faktin se korridori 8 merr jetë mbi bazën e nënshkrimit të memorandumit të shteteve, nëpërmjet të cilave kalon ai, dhe që i takon këtyre shteteve që të angazhohen për ta ndërtuar këtë korridor. "Ashtu si Hungaria dhe Rumania janë angazhuar për korridorin që kalon nga Serbia, le të angazhohen edhe shtetet e korridorit 8 dhe të bëjnë punimet. Është e kotë që ju kërkoni fajin tek KE-ja, ndërkohë që ndërtimi i korridorit varet nga vetë shtetet", ka deklaruar Giles Gantelet. Ai ka shpjeguar se është mëse logjike, që të ndërtohen fillimisht projektet e mëdha, të cilat lidhin shtetet anëtare aktuale me ato të ardhshme dhe pastaj të ndërtohen korridoret që lidhin midis tyre këto projekte, të cilat kalojnë në shtete joanëtare siç janë shtetet e Ballkanit. Nga ana tjetër, KE ka prezantuar ambicien e tij për të rritur financimin e projekteve prioritare. Presidenti Romano Prodi ka deklaruar: "Ne jemi të vendosur që të rrisim nga 10% që është aktualisht deri në 30% financimin e zbatimit të projekteve nga buxheti i BE-së, ndërkohë që financimi i hartimit të tyre mbetet 50% nga buxheti i BE. E kemi bërë këtë se ndryshe financimi i këtyre projekteve do të jetë shumë i vështirë, po t'u lihet barra kryesore shteteve anëtare". Prodi ka thënë gjithashtu se kushtet kryesore për këtë financim qëndrojnë në faktin, se shtetet anëtare të BE, duhet të mbështeten në financimet publike dhe sektorin privat për të mundësuar zbatimin e këtyre projekteve. Presidenti i KE-së ka vënë në pah zvarritjen e madhe të këtyre projekteve dhe përqindjen gjithnjë e më të madhe në zbritje të financimit të shteteve anëtare të BE-së për këto projekte, kryesisht për ato ndërkufitare. Ai është ndalur veçanërisht në kontributin e sektorit privat për realizimin e këtyre projekteve, si të domosdoshëm. "Shtetet anëtare duhet të ndryshojnë edhe rregullacioni ekzistues mbi financimin, për të bërë të mundur ecurinë e këtyre projekteve dhe jo lënien pothuajse në harresë të tyre", ka thënë Prodi. Këto rregullore lidhen ngushtë edhe me strategjinë e re që KE-ja sapo ka aprovuar paralelisht me projektetet transevropiane, të cilat përcaktojnë rregullat për rritjen ekonomike të territorit të BE-së. "Lista e 29 projekteve që kemi zgjedhur ka vlerën e 222 miliardë euro", është shprehur Prodi. Nga ana tjetër, komisarja Lojola de Palacio ka thënë, se ka tre pika të reja përsa u përket projeketeve. "E para ka të bëjë me deklaratën e interesave të përgjithshme të shteteve anëtare që preken nga projektet ndërkufitare, efektet që ato japin mbi këto vende në nivelin e mjedisit etj.. E dyta ka të bëjë me masat që do të prezantohen nga shtetet, të cilat do të lehtësojnë realizimin në kohën e duhur të projekteve. E treta ka të bëjë me nismën e KE-së për të tërhequr një projekt nga lista e projekteve, nëse shtetet nëpër të cilat kalon nuk kanë marrë masat e duhura dhe nuk kanë dhënë financimin e duhur brenda kufirit kohor që është caktuar", ka deklaruar komisarja për transportet Lojola de Palacio. Ajo ka shpjeguar gjithashtu se së bashku me projektet, do të tërhiqen edhe fondet e BE-së që jepen për këto projekte nga fondet e ndryshme ekzistuese. Por kjo është e vlefshme për shtetet anëtare dhe jo për shtetet e korridorit tetë, të cilat do të duhet t'i drejtohen Komunitetit Ndërkombëtar për të marrë financim të plotë të projekteve që kërkon korridori i 8, ku mund të bëjnë pjesë edhe fondet e shteteve anëtare të BE në rolin e donatorëve, ashtu si dhe të vetë KE-së. Këtë do ta shohin në të ardhmen. Gjithsesi, ky është një shembull i asaj se si mund të realizohen projekte të tilla. KE ka aprovuar kështu projektet kryesore që janë paraqitur në raportin e grupit të nivelit të lartë nën udhëheqjen e ish komisarit Van Miet, raport të cilin gazeta "Tema" e ka botuar në numrin e saj të 10 shtator.



    Burimi: temanet.net

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •