Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 99
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Drejtori i EKB, Qirjako, deklaron se në 6 vjet Rama nuk ka miratuar asnjë shesh ndërtimi për të pastrehët e Tiranës


    Rama mban peng ndërtimin e apartamenteve për të pastrehët


    Strategjia e qeverisë shqiptare, për zbutjen e një prej problemeve më të mprehta sociale, siç është strehimi tashmë, po gjen zgjidhje me ritme të shpejta. Nga zbatimi i këtij prioriteti kryesor të qeverisë shqiptare, deri tani është mundësuar strehimi i banorëve në 255 apartamente të përfunduara në disa në qytete të vendit. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, theksohet fakti se, cilësia e këtyre apartamenteve të ngritura, është shumë herë më e mirë, në krahasim me apartamentet e ngritura në periudhën e qeverisë socialiste. "Prej gati një viti të qeverisjes demokratike, janë ngritur 255 pallate, kryesisht këto në disa nga qytetet kryesore të vendit si; Durrës ku në këtë qytet kanë përfunduar së ndërtuara 24 apartamente, Elbasan kanë përfunduar 39 apartamente. Më pas, në qytetet e tjera si; Shkodër kanë përfunduar 84 apartamente, Vlorë 24 apartamente, Korçë 40 apartamente, dhe Gjirokastër 20 apartamente", u shpreh Qirjako. Sipas Qirjakos, është kompetencë e pushtetit vendor përcaktimi i personave që do të strehohen në këto apartamente dhe kjo sipas listave të përcaktuara nga bashkitë. Përfundimi i ngritjes së këtyre apartamenteve, menjëherë është pasuar me plotësimin e proçedurave për ndërtimin e apartamenteve të reja. Ndërkaq, Enti Kombëtar i Banesave një vëmendje të veçantë i ka kushtuar dhe cilësisë së këtyre apartamenteve të ngritura. Sipas drejtorit të saj, cilësia e tyre është shumë herë më e mirë se e atyre apartamenteve të ngritura në të kaluarën, duke iu përshtatur cilësisë bashkëkohore të apartamenteve.

    Menjëherë pas përfundimit të këtyre apartamenteve ne kemi filluar nga puna për plotësimin e dokumentacionit për 250 apartamente të tjera, ku aktualisht po proçedohet. Gjithashtu, fakti më i rëndësishëm në zbatimin e një prej prioriteteve kryesore të qeverisë, është cilësia e lartë e punimeve që është zbatuar në ngritjen e këtyre apartamenteve. Pra, këto 255 apartamente të ngritura rezultojnë me një cilësi të lartë dhe sipas parametrave bashkëkohorë. Ndërkaq në krahasim me pallatet që janë ngritur në të kaluarën, pallatet e sotme janë 8 katëshe dhe jo më si dikur 5 katëshe", nënvizoi Qirjako.

    Në listën e Entit Kombëtar të Banesave, ku janë të pasqyruara shifrat e apartamenteve të ngritura në disa nga qytetet kryesore të vendit, rezulton se deri tani në kryeqytet nuk është ndërtuar asnjë apartament. Kjo situatë, nuk rezulton si pasojë e mospërfshirjes së EKB, në listat e qyteteve ku do të ngrihen apartamentet, por si pasojë e kontributit të Ramës, në fshirjen e kryeqytetit nga këto lista. Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, deklaron se kryetari i Bashkisë së Tiranës, është frenuesi kryesor i implementimit të kësaj politike sociale në Tiranë. Sipas Qirjakos, merita e vetme që ka kryebashkiaku në zbutjen e strehimit, është mashtrimi dhe bunkerizimi i kryeqytetit. "Nga shpërndarja e numrit të apartamenteve të ndërtuara deri tani në shumë qytete të vendit, rezulton se në kryeqytet nuk është ndërtuar asnjë. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e politikës frenuese që po ndjek kryetari i Bashkisë, Rama, i cili nuk miraton sheshet e ndërtimit për ngritjen e apartamenteve", u shpreh Qirjako.

    Ndërkaq sipas kreut të Entit të Banesave, kjo situatë vazhdon të jetë e njëjtë sikurse ka qenë dhe në të kaluarën, ku Rama nuk ka miratuar deri tani asnjë shesh ndërtimi për të pastrehët. "Nga ana janë dërguar kërkesa, çdo muaj Bashkisë së Tiranës për miratimin e shesheve të ndërtimit, por kryetari i Bashkisë nuk ka denjuar të kthejë përgjigje. Ndërkohë, që po t'i referohemi legjislacionit, çdo bashki është e detyruar që të verë në dispozicion të Entit Kombëtar, troje të lira. Bashkia e Tiranës, vazhdon të këmbëngulë në moszbatimin e saj, ashtu siç ka vepruar për këto 6 vjet rresht, nga ku rezulton se nuk është miratuar asnjë shesh ndërtimi", përfundoi Qirjako. Drejtori i EKB, ndër të tjera shtoi se, "Kontributi që po jep kryetari i Bashkisë, Rama për kryeqytetin është bunkerizimi i tij, gjë kjo e cila nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të banorëve të kryeqytetit", përfundoi Qirjako.






    ISSH publikon rezultatet pozitive të politikave të qeverisë për rritjen e pensioneve për vitin 2006


    Që nga korriku, 518 mijë pensionistë përfituan 5 - 20 përind më shumë


    Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, dje, gjatë një konference për shtyp ka paraqitur në mënyrë të detajuar strategjinë e zbatimit të politikave të rritjes së pensioneve, që janë zbatuar gjatë vitit 2006, nga qeveria shqiptare. Sipas Koldashit, zbatimi i këtyre politikave nga ISSH, kanë sjellë rritje të pensionit për 517.073 pensionistë në shkallë vendi. Ndërkaq Koldashi, ka theksuar faktin se ISSH tashmë ka filluar rillogaritjen e pensioneve të lidhura gjatë periudhës të vitit 1994 deri në vitin 2005, me qëllim eleminimin e disporcioneve të krijuara. Ndër të tjera, sipas kreut të ISSH, qeveria ka parashikuar një kompesim në vlerën e 5 mijë lekë në muaj për çdo pensionist me qëllim rritjen e të ardhurave mujore të kësaj kategorie, ku të gjitha këto dhe masa të tjera që do të zbatohen të sjellin rritje të të ardhurave minimale si për pensionistët e fshatit ashtu dhe të qytetit. Më konkretisht, Koldashi në shpjegimin e këtyre politikave të zbatuara është shprehur se, "fillimisht, duke filluar që nga data 1 korrik 2006 pensionet e qytetit janë rritur 5% dhe pensionet e fshatit 20%, kjo masë është marrë sipas VKM nr.399, të datës 21.06.2006 "Për rritjen e Pensioneve". Për pasojë në shkallë vendi, kanë përfituar rritje pensioni 517.073 pensionistë. Nga këta 360.096 përfitues janë pensionistë qyteti dhe 156.977 janë pensionistë fshati. Përfitimi mesatar nga zbatimi i vendimit të mësipërm për pensionistët e qytetit ka qenë 424 lekë dhe për pensionet e fshatit, 583 lekë", tha Koldashi.


    70 mijë pensionistë, përfitojnë nga rillogaritja e pensionit


    Një tjetër element që po zbatohet nga ISSH në kuadër të politikave të rritjes së pensioneve, e cila i shtrin efektet duke filluar që nga 1 dhjetori është dhe zhdukja e disporpocionit të pensioneve, ku nga kjo do të përfitojnë 70 mijë pensionistë. "Së dyti, për të gjitha pensionet e qytetit të lidhura në periudhën 1.04.1994 deri 14.06.2005 ka nisuar rillogaritja e tyre me qëllim eleminimin e disporpocioneve të krijuara në kohë nga zhvillimet ekonomike. Kjo rillogaritje po kryhet sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr.9588 të datës 25.07.2006, "Për rillogaritjen e pensioneve" dhe VKM nr.590 të datës 31.08.2006 dhe i shtrin efektet ekonomike që prej 1 korrikut 2006. Ky proçes është në vazhdim, ndërkohë në shkallë vendi do të kontrollohen 140 mijë dosje pensionistësh, nga e cila parashikohen të përfitojnë 70 mijë pensionistë. Efektet e rillogaritjes do të jenë në datën 1 dhjetor 2006 në qendrat paguese të pensioneve. ISSH në nivel qendror e lokal është e angazhuar që ky proçes të përfundojë më shpejt se afatet e parashikuara në dispozitat ligjore", theksoi Koldashi.


    Për 116.300 pensionistë të qytetit 5.8% më shumë përfitimi mujor


    ISSH, parashikon kompesim deri në 500 lekë në muaj për rritjen e të ardhurave mujore të pensionistëve, ku sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Koldashi, do të merren këto masa. "Gjithashtu me qëllim rritjen e të ardhurave mujore të pensionistëve të qytetit, është parashikuar një kompesim deri në 500 lekë në muaj për çdo pensionist sipas përcaktimeve të bëra në VKM 401 të datës 21.06.2006 "Për kompesimin e të ardhurave mujore të pensionistëve". Efektet e këtij vendimi shtrihen nga data 1 nëntor 2006. Aplikimi i këtij VKM është kondicionuar nga proçesi i rillogaritjes, pasi vetë proçesi i rillogaritjes në mjaft raste do të nxjerrë pensionistët nga niveli minimal i të ardhurave mujore, dhe për pasojë nuk mund të marrin këtë kompesim", theksoi Koldashi. Më pas ajo shtoi se, "Parashikohet që nga kjo politikë të përfitojnë deri në 500 lekë në muaj 116.300 pensionistë të qytetit, kështu përfitimi mujor për çdo pensionist që i përket këtij grupi do të jetë 473 lekë në muaj ose 5.8% më shumë, ku kjo rritje nuk përfshin rritjen prej 5% të realizuar në muajin korrik të vitit 2006", tha Koldashi.


    Kompensimi i energjisë elektrike për 83 mijë pensionistë


    Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të shoqërohet nga qeveria me kompesimin e 300 mijë personave në nevojë. Ndërkaq ISSH sapo ka nxjerrë formularin e të dhënave që duhet të plotësojnë këta persona, ku dje, gjatë konferencës për shtyp kreu i ISSH, theksoi se nga zbatimi i VKM së qeverisë do të përfitojnë 83 mijë pensionistë. "Së katërti, me qëllim rikuperimin e efekteve ekonomike për pensionistët, që rrjedhin nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, është parashikuar dhënia e një kompesimi në masën 500 lekë në muaj për të gjithë ato familje pensionistësh të evidentuar si familje në nevojë, kjo sipas përcaktimeve të bëra nga VKM nr.565 të datës 9.08.2006, që i shtrin efektet ekonomike që nga data 1 korrik 2006. Nga ky vendim parashikohet të përfitojnë 83 mijë pensionistë me gjendje kryefamiljare të vetëm, ose me persona në ngarkim pa të ardhura dhe invalidë. Ky kompesim do të jepet më datën 1 dhjetor 2006, pasi jemi në proçesin e identifikimit të familjeve në nevojë", u shpreh Koldashi. Në fund të konferencës për shtyp, Koldashi u shpreh se, si pasojë e politikave që do të aplikohen deri në datën 1 dhjetor 2006 rezulton se, "të ardhurat minimale nga pensioni në qytet para datës 1.07.2006 kanë qenë 8350 lekë në muaj, ku të ardhurat minimale nga pensioni në qytet pas datës 1dhjetor 2006 do të jenë 9240 lekë në muaj. Të ardhurat minimale nga pensioni në fshat para datës 1.07.2006 kanë qenë 3630 lekë në muaj. Ndërkohë të ardhurat minimale nga pensioni në fshat pas datës 1 dhjetor 2006 do të jenë 4310 lekë në muaj", përfundoi Koldashi.






    rd

  2. #62
    BERZH, 18 milione Euro per ndertimin e Terminalit te Pasagjereve ne Portin e Durresit*

    Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, BERZH, ka aprovuar projekt konceptin per ndertimin e Terminalit te Pasagjereve ne Portin e Durresit. Lajmi eshte bere i ditur nga BERZH, ne website-in zyrtar te BERZH*.

    erminali i Pasagjereve eshte nje objekt i rendesishem per rritjen e kapaciteteve dhe standarteve te operimit te ketij Porti, i cili do te permiresoje ndjeshem cilesine e sherbime dhe lehtesirave per pasagjeret, duke rritur njekohesisht edhe sigurine e tyre.



    Ky investim i Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do te lejoje per here te pare modernizimin e kesaj strukture vitale per portin dhe do te konsistoje ne:

    • Ndertimin e Terminalit te Pasagjereve

    • Reahbilitimin e infrastruktures

    • Masa per pajisjen me elemete sigurie per tragetet e pasagjereve

    • Rehabilitimn e Terminaleve 7 dhe 8

    • Ndertimin e nje rruge per aksesin ne Terminalin e Pasagjereve

    • Punime te tjera per permiresimin e infrastruktures dhe sherbimeve per pasagjeret


    Vlera e ketij projekti parashikohet te jete 40 Milione Euro, ku financimi i BERZH-it eshte 14-18 milione Euro.

    Puna per ndertimin e Terminalit te Pasagjereve pritet te nise ne fillim te vitit 2007.

    Disa te dhena mbi Portin e Durresit, porti me i madh ne Shqiperi dhe porta hyrese e Korridorit VIII

    - Porti i Durresit ndodhet ne pjesen Jug-Perendimore te Durresit, 36 km larg nga Tirana.
    - Porti ka akses rrugor dhe hekurudhor
    - Siperfaqja ujore eshte 67 Ha
    - Siperfaqja tokesore eshte 80 Ha
    - Permban 11 skela
    - Gjatesia totale e kalatave eshte 2.2 km

    *Shenim: Website-i zyrtar i BERZH, www.berzh.com , http://www.ebrd.com/projects/psd/psd2006/35862.htm


    Tirane 13 Tetor 2006



    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-10-2006 më 06:11

  3. #63
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Rruga Durrës-Kukës

    Rajonet e Kosoves (Prizreni, Prishtina) historikisht kane qene lidhur me pjesen tjeter te Shqiperise, kryesisht me Shkodren, nepermjet lugines se Drinit. Vau i Dejes dhe Vau Spas kane qene njohur si vend kalime te lashta te lugines se Drinit; njera ne afersi te Shkodres dhe tjetra gati ne gjysmen e rruges per ne Kosove.

    N’ate kohe ka qene i veshtire, ndoshta i pamundur ndertimi i tuneleve te gjate apo shume te gjate, vecanerisht nga pikpamja ekonomike, kapercimi i 5-6 qafave rreth 1000 m mbi nivelin e detit dhe i nje terreni teper malor qe karakterizon keto rajone te Shqiperise se Veriut, nuk mund te mendohej ndryshe, vecse ne menyren sic eshte zgjidhur.


    C’ perfaqeson ne te vertete rruga Durres – Morine, arteri qe do te bashkoje Kosoven me pjesen tjeter te Shqiperise?

    Sic mund te jete e qarte per shumicen e njerezve, rruga qe lidh portin e Durresit (apo edhe Tiranen) me Morinen , si pike kufitare e Kosoves, aktualisht pershkohet nga dy drejtime rrugesh egzistuese, qe ne paranteze, as njera dhe as tjetra, ne gjendjen aktuale, nuk i pergjigjen kerkesave per nje rruge qe do te lidhte dy rajonet ne fjale, nevojave te trafikut dhe te levizjes mallra/pasagjereve. Perse? Sepse si njeri dhe tjetri variant egzistues, kalojne ne qafa mali ne lartesi mbi 1000 m dhe zbresin ne lugina ne kuota 300-600 m duke pershkuar distancen prej 234 apo 214 km ne 5 deri 7 ore, me shpejtesira 30-45 km/ore, krejtesisht te pamjaftueshme per nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve.

    Me ne detaje, rruga e re do te kaloje:

    Durres-Vore-F.Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine me keto te dhena te pergjithshme:

    - Gjatesia totale e rruges-170 km; Gjatesi e re rruge per t’u ndertuar 111 km
    - Kosto totale e ndertimit reth 400 Milione Euro
    - Segmneti Durres-Vore-Fush Kruje-Milot, gjithsej 59 km, konsiderohet egzistuese dhe pjese e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje-Perendim (Koridori no 8)
    - Segmenti Milot-Rreshen, 26 km i gjate dhe kushton reth 28 M USD. Mendohet te financohet nga Banka Boterore. Ka projekt zbatimi te financuar nga Qeveria shqiptare.
    - Segmenti Rreshen-Reps, 18 km i gjate.Nuk ka projekt zbatimi. Do te hartohet Brenda vitit 2006 dhe mendohet te financohet nga Qeveria shqiptare.
    - Segmenti Reps-Thirre, 27 km i gjate. Nuk ka projekt zbatimi. Do te hartohet brenda vitit 2006 dhe mendohet te financohet nga Qeveria shqiptare.
    - Segmenti Thirre-Kalimash, 13 km i gjate. Nuk ka projekt zbatimi. Do te hartohet brenda vitit 2006 dhe mendohet te financohet nga Qeveria shqiptare. Ka nje tunnel reth 5 km te gjate, qe kushton reth 110 Milione Euro (per vetem dy kalime)
    - Segmenti Kalimash-Kukes-Morine, 30 km i gjate dhe kushton reth 60 M USD. Mendohet te financohet nga BEI dhe BERZH. Ka projekt zbatimi te financuar nga Qeveria shqiptare. .

    Duhet shprehur qe ne fillim konsiderata, qe rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thire-Kalimash-Kukes-Morine shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget egzistuese, krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore duke realizuar lidhjen e Morines (Kosoves) me Durresin, per vetem me pak se 2 ore, ne kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit.

    Duke e spjeguar me ne detaje : rruget egzistuese perfaqesojne kalime nga Puka dhe nga Shpali, te cilat jene ndertuar ne periudhat, gjate viteve ’30 I pari dhe i dyti gjate viteve ‘50 e ’60, te shekullit te kaluar, ne kushte e nje trafiku te kufizuar dhe te mundesive ndertimore gjithashtu mjaft te kufizuara.

    Varianti i propozuar i rruges se re, pothuajse eshte krejtesisht fushor, pasi kalon nga Miloti ne Nderfushe, ne Reps, poshte ne luginen e Fanit te Vogel dhe vazhdon me tutje ne kete lugine sipas disa gjurmeve ekzistuese deri ne Thirre, ku me nje tunel 5.0 km lidhet me rrugen nacionale, afer fshatit Kolsh, 10 km para Kukesit, per te vazhduar me tej deri ne kufi ne Morine.

    Nga ana tjeter, me dendesine e trafikut dhe te mallrave qe rezulton nga kjo rruge dhe per rajonet qe lidhen, nuk mund te mendohet ndertimi ndryshe, por vecse si rruge e kategorise se pare (highway) apo autostrade.

    Theksojme se gjithe distanca Durres-Kukes-Morine 170 km mund te pershkohet ne reth 2 ore, ne nje kohe qe sipas rrugeve egzistuese, ne permiresimin me te madh te mundshem, koha e pershkrimit te distances ne fjale nuk mund te jete me pak se 5 deri 6 ore.

    Rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka, jo vetem lidhja e kesaj treve por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Kooridorin Pan Europian no.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke, e ben kete arter, mjaft terheqes dhe me perspective, per Kosoven, per Shqiperine dhe per vete rajonin.

    Ky project ne fillimin e vitit 2001 u anoncua nga sektori publik (Mininstria e Transporteve dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve-DPRr) nje tender nderkombetar per “Studimin e Fizibilitetit te aksit rrugor Durres-Morine”, i cili u krye me pas nga firmat TECNIC&Mott McDonald me nje financim nga Banka Boterore (me rreth 700 mije USD).





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #64
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119




    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #65
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    Në nëntor zyrtarizohet, nëse qeveria do të marrë më shumë kredi me terma tregtarë

    Durrës-Kukës, qeveria në dorë të FMN-së


    Eltion Hoxha

    Fondi Monetar Ndërkombëtar do të bëjë publik javën e parë të nëntorit, qëndrimin e tij mbi mundësitë e qeverisë shqiptare për të marrë më shumë kredi me kushte tregtare, të cilat do të përdoren për rrugën Durrës-Kukës. Shefi i Misionit të FMN-së, Istvan Szekely, pas një takimi me anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u shpreh për median, se pas diskutimeve me qeverinë shqiptare, do të bëhet zyrtar qëndrimi i Fondit për këtë çështje. Kërkesa e anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, është paraprirë edhe nga deklaratat e bëra nga zyrtarë të qeverisë shqiptare gjatë punimeve të FMN-së në Singapor, muajin e kaluar, ku kanë kërkuar që ky institucion të jetë më fleksibël, përsa i përket marrjes së kredive me terma tregtare nga ana e qeverisë shqiptare, për financimin e autostradës më të gjatë në vend. Ndërkohë që shefi i misionit të FMN-së është shprehur se borxhi nuk është e vetmja mundësi për financimin e rrugës, duke i kujtuar qeverisë shqiptare kufijtë e lejuar të marrjes së huave, sipas marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve. “Ne jemi dakord me qeverinë shqiptare, për totalin e shifrës së investimeve të parashikuara në buxhet; pastaj, është detyrë e drejtë e qeverisë për të vendosur se si do të shpenzojë fondin e investimeve, për çfarë projektesh dhe se si do t’i harxhojë ato, si dhe për të vendosur prioritetet e saj, lidhur me projektet që do kryejë. Brenda limiteve dhe kufizimeve për të cilat kemi rënë dakord me qeverinë shqiptare, ka një buxhet për investimet, si dhe ka një kufi për huamarrjen dhe brenda këtyre limiteve duhet gjetur edhe mundësia për gjetjen e financimeve të projekteve të vendit”,- tha Szekely. Projekti i rrugës Durrës-Kukës, ka një kosto prej afro 500 milionë eurosh, duke u bërë kështu projekti me koston më të kushtueshme në vend. Aktualisht, puna ka nisur në segmentin e fundit, Kalimash-Morinë, me fonde të buxhetit të shtetit, ndërkohë që shumë shpejt pritet të fillojë nga puna ndërtimi i aksit Rrëshen-Kalimash, me një kosto prej 418 milionë eurosh, por nuk është bërë akoma publike, se ku do të sigurohen fondet për ndërtimin e saj. Qeveria ka negociuar me Bankën Botërore, e cila ka shprehur gatishmërinë e saj për të financuar pjesë të kësaj autostrade, por akoma nuk janë përcaktuar huatë dhe termat e tyre.


    gazeta shekulli
    proud 2 be me, the eagle's son

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qazim..

    Ti e njeh zonen..
    A vjen hekurudha ne Prizren?
    Besoj se nje linje treni Prizren Kukes nuk eshte fantazi..
    Nuk ka shum disnivel me duket midis prizrenit dhe zones nen kukes pran atyre fabrikave te pasurimit ku kalon rruga per Morin..
    nejse.. po do kisha dasht kompani gjermane e austriake e skandinave suedeze ne kto punet e rrugve ne shqiperi..
    sikur sme ngrohin kto firmat turko greko makedono--ne thonjza amerikane..
    suksese qeverrise..
    Zogu zi u be mire..
    shpetoj Tirana nga edvin babezia..


    Data: 31/10/2006, ora

    Berisha: Pensionet e qytetit përfitojnë që në 1 dhjetor, rritjen në 100 dollarë



    Rritja e pageses se pensioneve per qytetin do te filloje nga 1 dhjetori. Ne mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Sali Berisha duke folur per buxhetin e vitit 2007 tha se pas dates 1 dhjetor, asnjë pension ne qytet nuk do te jete me i ulet se 10 mije leke, ndersa rritja per pensionistet e fshatit qe do te nise nga 1 janari, do te realizoje premtimin tjeter te qeverise, jo pensione më të uleta se 5 mijë lekë



    Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, se përfitimet e pensionsitëve do të jenë edhe më shpejt se data e anoncuar nga mediat. Pensionet e qytetit do të përfitojnë që nga 1 dhjetori madje rrijen e kufiruit minimal te 100 dollarëve. "Qeveria do të luftojë për një shpërndarje të drejtë dhe të ndershme të të ardhurave kombëtare", ka deklaruar kryeministri Berisha, në fjalën e tij, dueke u ndalur tek momentet më të rëndësishme të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Kjo do nxjerrë në pah fytyrën sociale të tij, që sipas Kreut të Qeverisë, "i shërben humanizmit të shoqërisë shqiptare". Rritja e premtuar e pensioneve në vend, kap në total shifrën prej rreth 72 milion dollarësh, kostoja e së cilës është më e madhe se ajo e rritjes së rrogave, por që është shumë më e domosdoshme se ajo, u shpreh z. Berisha. Në datën 1 janar të vitit 2006 pensionet për 147 740 pensionist në qytetet e vendit kanë qenë 50 dollarë. Kanë qenë 167 000 pensionistë në fshatrat e vendit me pension nën 50 dollarë. Një përqindje shumë e madhe e tyre, mbi 40 përqind, me pension nën 30 dollarë pensioni. Po kështu, edhe në kontigjentin e qytetit. Kanë qenë nën këto vlera mbi 52 700 pensionistë me pensione familjare. Kanë qenë nën këto vlera 19 193 pensionistë me pensione invaliditeti. Pra gjendja ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. “Ndaj vij këtu t’ju informoj se në datën 1 dhjetor të gjithë pensionistët e qytetit, me pension nën 100 mijë lekë, do të marrin pensionin 100 mijë lekë, asnjë qindarkë më poshtë se kjo shifër. Në datën 1 janar, në këtë skemë, 167 mijë pensionistët e fshatit do marrin pensionet 50 mijë lekë dhe nuk do të ketë pensione në fshatrat shqiptare nën kete shifer”, deklaroi kryeministri
    "Jemi zotuar për një shpërndarje të ndershme dhe të drejtë të të ardhurave kombëtare. PD është forca politike, programi i së cilës nuk mendoj kurrë se do të zgjidhë problemet e varfërisë duke rrëzuar të pasurit. Përkundrazi ne iu çelëm dyert qytetarëve shqiptarë për pasurimin e tyre përmes iniciativës së lirë dhe po bëjmë çdo përpjekje për këtë. Por, ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë në shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, për ata që janë në nevojë", theksoi Kryeministri. Duke e vënë theksin tek nevoja për forcimin e anëve sociale të buxhetit, zoti Berisha e vlerësoi këtë fakt si një emergjencë kombëtare. "Mund të ketë zëra që pretendojnë dhe akuzojnë se u rëndua së tepërmi fatura sociale. Unë nuk e mohoj këtë, por e konsideroj se kjo ka qënë emergjencë kombëtare. Ne nuk mund t'i linim fondet për arsimin në kuotat 2.2 % të GDP-së, ato për shëndetësinë në 1.6 % apo nivelin e pensioneve në këtë situatë katastrofale. Ne jemi parti e parimeve ideale, por dhe kohezioni shoqëror është një detyrim madhor", vlerësoi zoti Berisha.

    Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha bëri disa komente për adresimin dhe shpërndarjen e buxhetit të shtetit të vitit 2006, i cili tashmë ka kaluar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

    Re. Po.





    55

  7. #67
    2/11/2006

    Kryeministri Berisha përuroi, sot paradite, ristrukturimin e rrugës Fushë Arrëz-Qafë Mali (Kukës), investim i qeverisë shqiptare me vlerë 400 milion lekë.

    Kryeministri përgëzoi kompanitë për punën cilësore për rindërtimin e rrugës, duke lehtësuar në këtë mënyrë udhëtimin jo vetëm të banorëve të zonës, por edhe atë të qytetarëve të Kosovës që vizitojnë Shqipërinë.

    Në ceremoninë e përurimit, Kryeministri, ndër të tjera, theksoi se “rruga lehtëson shumë jo vetëm udhëtimin e banorëve të Kukësit, por edhe udhëtimin e qindra e mijëra qytetarëve nga Kosova, të cilët kanë kaluar pushimet në Shqipëri ose vijnë në mënyrë të pandërprerë për ta vizituar apo për çështje pune në Shqipëri. Ky është një nga investimet që qeveria ka bërë në këtë rreth. Sot, ne kemi edhe inagurime të tjera të rëndësishme. Dy javë më parë, inaguruam minierën e granitit, e cila do të shpërndajë këtë gur në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Sot, inagurojmë gjithshtu një ndërmarrje tjetër në Pukë. Siç e shihni, shpresat janë relae. Po e inagurojmë këtë rrugë në ditë të vështirtë nga mori, por sërish tapeti i shtruar është i shkëlqyer.”

    • Më pas Kryeministri përuroi fabrikën e këpucëve "Filanto", në Pukë, një investim privat, ku janë punësuar 150 vetë. Gjithashtu hapja e fabrikës është shoqëruar edhe me hapjen e shkollës së formimit profesional për trajnimin e punonjësve të ardhshëm të saj.

    Duke përgëzuar investitorin për këtë investim të rëndësishëm për Pukën, Kryeministri ndër të tjera u shpreh: “Dëshiroj të përshëndes shumë përzemërisht zotin Radovani, i cili me inisiativën, guximin, mençurinë dhe ekspertizën është një nga biznesmenët më të suksesshëm të Shqipëri. Ai është njeri i projekteve dhe i realizimit të tyre. Muaj më parë, ai mori nismën për të shtrirë investimet e tij në Pukë dhe ju e shihni sot keni një fabrikë, në të cilën punojnë 150 punëtorë, por që kapacitetet e së cilës do të dyfishohen. Gjithashtu ai ka hapur edhe klasa për të kualifikuar vajza e gra të tjera që të vazhdojnë punën.

    Ky investim është një bashkëpunim shumë i mirë me Ministrinë e Punës, e cila duhet të përballojë një pjesë të mirë të kostos së kualifikimit. Unë garantoj se në listën 1 euro sipërmarrësit për kualifikimin nuk do të paguajnë më shumë se një 1 euro në muaj për punëtorët. Pjesën tjetër të shpenzimeve do ta ketë qeveria për nxitjen e punësimit. Kjo do të jetë një nismë që do të shtrihet në të gjithë vendin, sikundër ne po shohim të gjitha mundësitë për lehtësira reale për të gjithë investitorët që investojnë në zona të thella të vendit. Jam i bindur se ne do t’i realizojmë ato.

    Ne jemi angazhuar në një program me FMN-në e duhet t’i përmbahemi atij. Por ju them se ky është një program i shkëlqyer dhe e gjithë hapësira në këtë program varet nga mirëfunksionimi i qeverisë. Në rast se qeveria funksionon mirë, do të ketë autorizimin që të ndërmarrë të gjitha ndryshimet që nuk cënojnë të ardhurat buxhetore, por, në të kundërt, rriten. Prandaj hapin e parë të madh e bëmë me trefishimin e nivelit të kredisë për vendin, që realisht do ta quaja trefishimi i nivelit të besimit për qeverinë e vendit.

    Gjithashtu do të ndërmarrim edhe nisma të tjera dhe dua të siguroj të gjithë qytetarët që punësimi është qëllimi ynë i parë. Unë besoj se dy janë shtyllat e lumturisë së njeriut: puna dhe familja. Familjen, njeriu e krijon vetë, punën duhet ta ndihmojmë ne. Do të përpiqemi me çdo kusht që njerëzit të kenë mundësi të punojnë.

    Dëshiroj të përgëzoj edhe kryetarin e bashkisë për bashkëpunimin shumë të mirë dhe frut i këtij bashkëpunimi është kjo fabrikë.”

    Gjatë vizitës në Pukë, Kryeministri u interesua nga afër edhe për gjendjen e një pallati të dëmtuar nga djegia disa kohë më parë në këtë qytet dhe u premtoi banorëve të tij se qeveria ka vendosur që Enti i Banesave ta rindërtojë këtë pallat.

    “Qeveria ka marrë vendimin dhe janë përcaktuar të gjitha fondet dhe shpresojmë që të nisë puna shumë shpejt për rindërtimin e pallatit. Ministri i Punëve Publike i ka marrë të gjitha masat që Enti i Banesave ta kryejë këtë detyrë në një kohë sa më të shkurtër dhe të realizojë strehimin sërish të familjarëve në këtë pallat, sipas premtimit.", siguroi banorët Kryeministri.

    Faqja zyrtare e Kryeministrit te Shqiperise

  8. #68

  9. #69
    Durrës Morinë, 550 milion euro për 2.5 vjet
    7 Nentor FMN jep miratimin për një program të vecantë financimi për veprën më të madhe infrastrukturore në vend

    Rruga Durrës Kukës Morinë do të financohet në një afat kohor prej 30 muajsh me 550 milionë euro. E gjithë kjo sasi financimi është e përfshirë në një program të vecantë investimi të drejtuar vetëm për këtë vepër dhe nuk do të prekë asnjë nga investimet e tjera të qeverisë në infrastrukturë. Kjo është bërë e ditur dje nga ministri i financave Ritvan Bode gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me FMN dhe Bankën e Shqipërisë. Sipas kreut të financave Fondi ka rënë dakord për këtë program të vecantë investimi në atë që është quajtur vepra më e madhe e deritanishme në infrastrukturën e vendit. Ashmë qeveria i ka duart të lira për të kërkuar edhe borxhe në terma tregtare përndërtimin e kësaj rruge prioritare në programin e saj. Ndërkohë që po sipas ministrit Bode me të njëtin itensitet do të vazhdojnë edhe financimet në rrugët e tjera. 'Destinacioni i Tepelenës do të financohet me nje kredi tjetër tha ministri dhe ky është treguesi se investimet e rrugës Durrës Morinë nuk i prekin investimet e tjera buxhetore në inftrastrukturë.

    Financimi

    Vec arritjes së marrëveshjes për një fond të vecantë për të investuar në destinacionin Durrës Morinë qeveria ka mundur që të bindë FMN që të ketë hapësirën për të marrë borxhe deri në 380 milionë euro si kredi tregtare vetëm në vitin 2007. Kjo hapësirë më e madhe e krijuare ardhur si reyultat i një menaxhimi mëtë mirë të financave publike por vecanërisht i borxhit publik është mundësia më e mirëe gjetjes së parave për rrugët. 'Në marrëveshje me FMNne kishim parashikuar që deri në fund të vitit 2009 të mund të merrnim 680 milionë euro kedi. Por ne tashme e kemibindur fondin që kjoshumëtë mund të përshpejtohet gjë që është në të mirë të financimeve. Fakti që mëshumë se gjysma e kësaj shume do të mund të merret vetëm në vitin 2007është treguesi më i mirë për këtë dhe për investimet publike në vecanti, tha Bode në konferencën e shtypit. Kështu që 550 milionë dollarët e duhura për rrugën Durrës Morinë nukdo të jetë e vështirë të gjenden duke patur parasyshë që drejt rrugës do të shkojnë edhe fonde të brendshme buxhetore

    Ndërtimi

    Ne e kemi një leverdisshmëri ekonomike në ndërtimin e kësaj rruge dhe është pikërisht kjo që e ka bërë FMN të pranojë programin tonë të investimit në të, tha ministri i financave. Bazuar në këtë fakt por edhe në programin qeveritar që e përcakton rrugën si prioritet tashmë në të gjithë gjatësinë e saj ka filluar puna. Në pjesën e parë që përbën segmentin nga Miloti në Rrëshen po punohet me fonde buxhetore dhe puna atje ka nisur që në vitin 2005. Segmenti i dytë i cilësuar edhe si më i vështiri ai Rrëshen Kalimash është tenderuar dhe fituese është shpallur kompania e njohur amerikane e rrugëve Bectel e cila po punon me një nënkontraktor turk. Në këtë distancë ku është përfshirë edhe tuneli i kalimashit 6 kiliometra vlerësohet të financohen mbi 400 milionë dollarë. Pjesa e mbetur Kalimash Morinë e ndarë në 7 lote është tenderuar dhe po ndërtohet nga kompanitë vendase të rrugëve.

    Gazeta Metropol

  10. #70
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Do i lutesha moderatove ta nderrojne kete temen. Me bene pershtypje si nuk keni ven re qe tema eshte nje sajes e tipit rudi nje borckull. Une nuk gjeta nje artikull qe ti pershtatet temes. Dihet boterisht qe Majko e nisi kete rruge duke mbledh taksa kurse tani ti na leh ktu kot. Apo ke harruar cfare bente PD ne parlament para 2005.

    Do i lutesha moderatoreve qe t'i fshijne shkrimet jashte temes.
    Majko pionieri nuk tha e nuk beri asgje, pervec lojerave te fjaleve.Po ashtu dhe taksa me emrin e tij, nuk ishte gje tjeter vecse nje perpjekje minorene per te ndertuar me kubet e cerdhes nje autostrade.
    Edhe ato pak kube qe u mblodhen u shperdoruan dhe ende nuk dihet adresa e tyre.
    PD e premtoi autostraden dhe po e mban fjalen.
    PS ne vend se te uroje per fillimin e ndertimit intensiv te saj, merret me prerjen e shiritave te rrugicave te lagjeve te Tiranes, qe edhe sot e kesaj dite nuk po arrin t'i sistemoje.
    Kush e ndali PS-ne nga viti 1999 deri ne vitin 2005 qe te ndertonte autostraden?
    Kush e ndali Nanon, Meten, Ramen dhe Majkon te therriste Bechtelin amerikan?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-11-2006 më 14:06

  11. #71
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    bjeri daulles bjerri se i bie bukur qazo


    Akuzat e komisionit Hetimor dhe KLSH: Nga fondi i grumbulluar vetëm 6 për qind u përdorën për rrugën


    Taksa “Majko”, lekët u shpërdoruan
    Rreth 45 milionë USD të taksës shkuan për sektorët e tjerë


    Shoferë që kanë paguar për tre vjet rresht nga 7 mijë lekë në vit për taksën “Majko”, kanë të gjitha arsyet për t’u bërë pishman.

    Nga shuma totale e parave që janë mbledhur për ndërtimin e rrugës Durrës-Prishtinë, janë përdorur për punime vetëm 6 për qind. Pjesa tjetër ka shkuar për të mbushur gropat e zeza dhe të mëdha të buxhetit të shtetit. Raporti këtë radhë është i Kontrollit të Shtetit. Jo i publikuar nga KLSH, por i shpërndarë nga komisioni Hetimor për kontrollin e parave të taksës “Majko”, raporti thekson se nga 4.6 miliardë lekë që janë grumbulluar në buxhet për ndërtimin e rrugës janë përdorur për ndërtimin e saj vetëm 25.8 milionë lekë, ose rreth 5.58 për qind. Pjesa e “Luanit” prej 4.38 miliardë lekësh, ose rreth 45 milionë dollarë, ka gjasa të jetë përdorur për lloje të tjera shërbimesh në sektorë të tjerë që nuk kanë fare lidhje me transportin apo rrugën Durrës-Kukës. Ministria e Financave, asnjëherë nuk ka qenë totalisht transparente me paratë për Durrës-Kukës. Deri tani në asnjë rast nuk është thënë se paratë janë përdorur të gjitha për rrugën, apo janë ndarë edhe për sektorë të tjerë. Financat kanë qenë hermetike, sikur paratë e taksës të ishin pjesë e punëve personale të drejtuesve të këtij dikasteri. Në kohën kur u vendos taksa, të gjithë institucionet ndërkombëtare, përfshi këtu edhe një pjesë të mirë të specialistëve shqiptarë, theksuan se paratë e taksës së re “solidare”, nuk duhet të shkojnë në një destinacion tjetër. Por jo vetëm që kanë shkuar në destinacione të ndryshme, por edhe janë shpërdoruar. Në raportin e papublikuar të KLSH-së theksohet se nga fondi i përdorur për ndërtimin e rrugës, pra nga 25.8 milionë lekët e përdorura 4.5 milionë janë shpërdoruar, janë përdorur jashtë funksionit. Gjatë këtij viti është parashikuar që buxheti i shtetit të financojë 446 milionë lekë për rrugën. Për segmentin Milot-Rrëshen do të shpenzohen 400 milionë lekë. Pas përfundimit të studimit të fizibilitetit të rrugës Durrës-Kukës financuar nga Banka Botërore në shumën 794 mijë dollarë, është përzgjedhur varianti përfundimtar me gjatësi 116.3 kilometra, mbi të cilin do të hartohet projekti i zbatimit. Sipas këtij studimi të financuar nga BB, aksi është ndarë në tre segmente kryesore; Segmenti Milot-Rrëshen me gjatësi 26.3 kilometra, Rrëshen-Kalimash me gjatësi 55 kilometra dhe Kalimash-Kukës-Morinë me gjatësi 35 kilometra. Taksa “Majko” starton më 26 qershor 2002, kur Parlamenti vendosi për aplikimin e saj. Në atë kohë paguhej, 1 për qind taksë për të gjitha importet dhe rreth 3 lekë taksë për karburantet. Më vonë u shtua edhe 7 mijë lekë në vit taksë për makinat.

    Gazeta Panorama
    15-05-2005

  12. #72
    Qeveria pranon: Rruga Rreshen-Kalimash s’ka projekt teknik
    Data e Publikimit: 25/11/2006

    Autori i Lajmit:
    G.B.
    TIRANE- Ministria e Punëve Publike në një njoftim të publikuar në formën e një hapësire publicitare në shtypin e shkruar i bën ftesë publikut për diskutim. Qeveria pranon se akoma dhe sot e kësaj dite nuk ka filluar puna për hartimin e projektit teknik për ndërtimin e segmentit rrugor Rreshen Kalimash. Ndërkohë Kryeministri Berisha dhe ministri Lulëzim Basha vazhdojnë të pëllasin se së shpejti fillojnë punimet. Shkeljet ligjore për këtë tender nuk kanë të numëruar. Aktualisht për shoqëritë Bechtel dhe ENKA është dhënë paradhënia prej 5 miliardë lekësh ndërsa punimet nuk kanë filluar akoma. Në njoftimin publik të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit thuhet: "Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve po bën aktualisht përgatitjet e fundit përpara fillimit të punës për projektin teknik të detajuar dhe për ndërtimin e rrugës Rreshen (Mirditë) - Kalimash (Kukës). Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve i ka kërkuar institucioneve financiare si: Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) DHE Bankës Botërore(BB) të marrin pjesë në financimin e këtij projekti me gjatësi prej 57 km i cili do të ndahet në 3 seksione dhe do të përfshijë: Një rrugë krejtësisht të re nga Rresheni në Kalimash përfshirë këtu strukturat përkatëse si ura nyje kalime dhe rreth - rrotullime. Një tunel 5 km të gjatë në seksionin Thirre - Kalimash. Përpara se të vendosë për financimin e projektit, bankat duhet të jenë të bindura se Projekti nuk do të ketë ndikime negative mbi mjedisin. Gjithashtu, Projekti duhet të plotësojë kushtet e legjislacionit shqiptar mbi Vlerësimin e Ndikimit në Ambient (ligji nr.8990, 21 janar 2003). Si projekti ashtu dhe programi do të përfshijnë të gjitha masat e duhura për minimizimin e të gjitha ndikimeve në ambient i cili do të shqyrtojë të gjitha problemet ekonomiko - sociale ose mjedisore që lidhen me projektin... "

    “Tenderi”,paradhënie pa projekt teknik

    Tirane-Qeveria shqiptare i ka dhënë shoqërisë "Bechtel International inc.-Enka" 41.8 milion Euro paradhënie për kryerjen e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor Rreshen Kalimash Këtë fakt ne ka pranuar edhe vetë Ministri i Financave Ridvan Bode në Komisionin parlamentar të Ekonomisë gjatë prezantimit të projektligjit për buxhetin e shtetit për vitin 2007. Paradhënia në masën 10 % të shumës 418 milion Euro të firmosur në kontratë përbën rastin e parë që një qeveria shqiptare parapaguan në një masë aq të madhe dhe të pabazuar ligjërisht. Deri tani, partneri kryesor ndërkombëtar Banka Botërore ka refuzuar mbështetjen për këtë projekt. Po kështu asnjë institucion tjetër ndërkombëtar nuk ka shprehur angazhim për të mbështetur këtë projekt. Kështu që e gjithë shuma do të përballohet me një kredi me interesa tregtare sic edhe është parashikuar gjatë hapjes së tenderit që firma që do të merrte përsipër këtë projekt doi të gjente dhe bankën që do ta mbështeteste së bashku me financimin me kredi me interesa tregtare.

    Zeri i Popullit



    P.S. Nese "specialistet" e ZP jane te bindur se aty ka shkelje ligjore, atehere kush i ndalon ata qe te hapin nje procedure ligjore kunder "abuzuesve" me kete projekt me vlera epokale!?
    Pse nuk e ndertuan qeverite e Majkos, Metes dhe Nanos kete rruge mbarekombetare?
    Kush i pengoi?

  13. #73
    RRUGA KLINTON

    Per nje koridor te shkurter qe deperton nga Adriatiku drejt disa zonave ballkanike eshte ngritur pluhur te pakten nja kater here keto 110 vjetet e fundit. Behet fjale per rrugen antike Lissus-Naissus pergjate lugines se Drinit (1) e permendur nga autore te vjeter edhe si rruga Nish-Lezhe (Nais-Lis) (2). Si per mjaft gjera te tjera te rendesishme edhe per koridore te tille (nese mund ta quajme koridor) duhet investim politik intensiv. Roli i linjes Durres-Kukes-Prishtine e me tej eshte shume i rendesishem e i shumfishte ne rradhe te pare per shqiptaret. Por do te ishte mjaft i ndryshem ne kohe te ndryshme. Nga ky koridor do te kishin perfitime edhe te tjeret. Madje, ata qe kane bere perpjekjet e para per ta realizuar kane qene serbet ne fund te shekullit 19-te dhe ne fillim te shekullit 20-te. Interesimi i tyre per dalje ne Adriatik ne ate kohe motivohej me luften doganore me Austro-Hungarine (3). Kjo ishte per konsum te brendshem, ndersa para Portes se Larte perdoreshin motivime te tjera. Porta e Larte duhej te jepte leje per linjen hekurudhore (hekurudhe kerkohej ne ate kohe) ne vijen e kufirit serbo-turk-Prishtine-Prizeren-Shengjin (4). Asnje nga perpjekjet e deritashme nuk ka patur sukses per pasoje te rrethanave historike e politike. Ky fakt nuk e zbeh rendesine qe do te kete ky koridor i cili nga analistet identifikohet me te ardhmen e shtetit shqiptar ne Ballkan.

    1. Projekti serb ne Stamboll

    Ne fund te marsit dhe fillim te prillit 1910, mbreti i Serbise Pjetri i I-re dhe ministri i jashtem Millovanoviq udhetojne per Stamboll. Qellimi ishte marrja e konçensioneve per hekurudhen e Adriatikut (5). Paraqesin projektin per ndertimin e hekurudhes dhe bashke me te nje thes me elozhe per Turqine. Millovanoviq eshte perpjekur tìa mbush mendjen qeverise turke se do te ishte ne interes te saj hekurudha e Adriatikut, ndertimi i kesaj linje do te ndihmonte edhe rritjen e autoritetit te Turqise ne syte e shqiptareve (6) etj. Turqia, sipas deshmive, e miraton projektin e paraqitur por nuk u jep serbeve asnje konçension. " . . . punimet do ti kryejne ndermarrjet turke " kishte qene pergjigja. Serbeve u premtohet qe pas perfundimit te hekurudhes Prishtine-Prizren-Shengjin te realizojne nje lidhje, nje degezim diku.
    Nisur nga rrethanat e kohes mendoj se Turqia kishte (edhe) motive te tjera per te mos dhene konçensione, siç kishin serbet te tjera motive per ti kerkuar ato. Hekurudha do te kalonte mes per mes teritorit më potencial te pjeses Europiane te perandorise. Perpjekja per hekurudhen ishte shfaqur qe me 1896 (po nga serbet) ne kohen e daljes ne drite te dekretligjit per ndertimin e hekurudhes se Timokut (7). Nuk do te ishte keq, kishin thene turqit, me teper per ti hequr qafe se sa nga bindja per te. Ne vitin 1880 (Qershor) ne baze te vendimeve te Kongresit te Berlinit (1878) perandorise iu hoq nje pjese e Shqiperise se poshtme ne favor te Greqise, 1/32 e teritorit perandorak, ndersa 1/12 e popullsise se saj europiane ose 800. 000 banore (8). Nje prerje tjeter ne kete territor potencial do te shenonte rrëzimin e saj te pa riparueshem. Ajo, perandoria Osmane, e njihte rrezikun sllav . Mbante forca te shumta ne vilajetin e Kosoves jo aq per te shtypur shqiptaret, gje qe e bente me ndihmen e serbeve, sesa per te ruajtur ngrehinen e vet. Nga nje salmane e vitit 1896-97 del se shpenzimet per ushtrine ne vilajetin e Kosoves kapnin shumen 47% te krejt buxhetit te vilajetit ne kohen kur per vilajetet e tjere harxhohej 1/3 respektive (9).
    Ne vitin 1906 riaktualizohet çeshtja e hekurudhes se Adriatikut: kufiri i Serbise-Prishtine-Prizeren-Shengjin dhe ze vend qendror ne politiken e jashtme te Serbise. Per projektin ne fjale kete vit qeveria serbe permes negociatash siguron perkrahjen e Italise e te Frances. Nga Porta e Larte vinte e njejta pergjigje negative dhe e prere " kurre dhe askund nuk mund ti zgjaste doren per realizimin e projektit qe ishte aq i rrezikshem per te" (10). Ndoshta do te mjaftonte nje jo. Fjala kurre shprehte nervozizem dhe jo doemos vendosmeri. Shprehte dobesi. A nuk u ngopet me pjesen e Shqiperise se poshtme, me ato pjese te Shqiperise se veriut e veriperendimit? Keshtu zberthehej pak a shume fjala kurre. Pas nje viti, me 1907, Bullgaria shenon nje kthese ne politiken e saj duke u afruar me Austro-Hungarine (11), nderkohe qe ajo, Bullgaria ne maj te vitit 1904 kishte nenshkruar edhe nje traktat aleance me Serbine (12), keshtu qe perandoria fillon ti ofroje konçensione Serbise dhe te synoje nje lloj aleance me te edhe per te trembur Sofjen (13) ne kete rast, por gjithsesi, aleance ne dem te Shqiperise. Kryeministri i Serbise Pashiç ne konceptin e traktatit per aleance me Turqine (14) kerkon shume (siç) por pjesen kurrizore e perbente hekurudha e Adriatikut Serbi-Prishtine-Prizren-Shengjin. Te gjitha pikat e tjera ishin garniture : neutralitet, ruajtje e status-quos territoriale ne Ballkan etj. Ishte kohe e nxehte,
    ishte nje lufte per hekurudha siç behet sot per koridore. Bullgaria perpiqet te marre konçensione ne hekurudhen transballkanike duke ju kundervene projektit te hekurudhes se Sanxhakut qe kishte paraqitur ministri i jashtem austro-hungarez Erental. Porta e Larte mbeshtet Erentalin ndersa ketij i kundervihet Rusia me projektin danubjan . . . Qeveria serbe duke pare se projekti i vet per Adriatikun po rrezikohej, ngre zerin perseri (qe ngritur me 1903) per çeshtjen e zgjerimit te reformave qe duhej te bente perandoria osmane ne vilajetin e Kosoves, duke kerkuar te drejta politike per ate numer (shume te vogel) serbesh qe jetonin aty. Serbia ne kete kuader i kerkonte Portes edhe çarmatosjen e shqiptareve dhe koridore per furnizimin e vet me arme (15). Nga ana tjeter serbet nxisnin per ekspedita ndeshkimore te turqve mbi shqiptaret duke i ndihmuar ne masakrimet e popullsise. Per nje koridor qe çon ne Adriatik jane ne gjendje te bejne shumçka. Aleanca e tyre per kete, veç Rusise, Bullgarise dhe Greqise, shtrihet deri ne Angli. Po te benin hekurudhen e Adriatikut serbet me siguri qe do ta ngrinin zerin per " te drejta detare ne keto ane " thuhej ne nje dokument te shoqerise "Besa" ne tetor 1907.
    Eshte ndoshta me mjaft interes të rikujtojme verejtjen e Erentalit ne maj te vitit 1910. Duke pare dhunen turke dhe serbe (organizata "Serbet otomane "1910) mbi shqiptaret ai ka nenvizuar se "dobesimi i shqiptareve u interesonte rusëve, serbëve . . . "(16). Gjate kohes qe perandoria qendronte ne kembe diskutimi i fundit serbo-turk per hekurudhen e Adriatikut u mbajt ne Shkurt 1911 (17) por, mesaduket nuk u shenua ne protokollin perfundimtar. Ne mesin e Qershorit 1911 hekurudhen e permend vete Sulltani (Mehmeti i V-te) gjate nje vizite ne vilajetin e Kosoves (18) ne kuader te nje programi administrativ, financiar dhe kulturor i cili ç'eshte e drejta ishte shume i vonuar. Ne ate kohe nje diplomat serb ne bisede me Hasan Prishtinen thekson me " kopetence " se turqit i paraqesin shqiptaret si kundershtare te hekurudhes se Adriatikut, madje te çdo hekurudhe. Prishtina pergjigjet se "nese ishte shfaqur ndonje mosbesim karshi hekurudhes se Adriatikut, kjo vinte nga propoganda e huaj qe e paraqiste ate si vije komunikacioni te Serbise, permes se ciles do te shtrihej pushtimi mbi Shqiperine" (19).
    Nderkohe serbet kishin ngulur kthetrat; sapo perandoria te hiqej qafe me ndihmen edhe te shqiptareve te shtinte ne dore vilajetin e Kosoves dhe te marshomte drejt detit. Keshtu, ne vitin 1912 Millovanoviqi ministri i jashtem serb i shkruan nje prej konsujve te derguar te vet: "deri tani eshte perfituar më së miri. Ne rradhe te pare jane larguar dy rreziqe qe na kanasosheshin. E para, nuk eshte aktualizuar çeshtja e autonomise se Shqiperise ne rradhen e problemeve ballkanike; e dyta, nuk eshte forcuar ndikimi austriak tek shqiptaret . . . ". "Shqiptaret jane te bindur se te vetmuar kunder turqve jane te pa fuqishem, gje qe i detyron te kerkojne mbeshtetje tek fqinjet ballkanike" (20). Keshtu shkruante duke ferkuar duart ministri i jashtem serb ne prag te pavarsise se nje pjese te Shqiperise.
    Në atë kohe, duhet cekur per rrethane historike, serbet kishin mberritur si pushtues deri ne Durres dhe do te terhiqeshin prej aty vetem pas nje viti prej presionit te vazhdueshem te Vienes, duke bertitur: si ta leme skelen? Nuk eshte pa vend te kujtojme deklarimin e Millovanoviqit (kryeministri i Serbise) se qellimi ishte qe shqiptaret te luftojne kunder Turqise, te dobesohen te dy palet e kjo do ti jepte dore Serbise (21). E perveç kesaj, "Dora e Zeze" (22) nje organizate e fshehte ushtarake e krijuar ne Beograd me 1911 vepronte tashme ne veri te Shqiperise me shovinizem, me sadizem.

    2. Nje tunel 3. 8 km

    Duke mos u ndalur te ndonje perpjekje e mundshme ne vitet e pushtimit austro-hungarez (23) apo ne kohen e mbretit Zog, pas shume dekadash shteti i vetmuar i Shqiperise (diku ne strukturat lokale) do te trajtonte pergjysme vetem gjysmen e atij kalimi per te cilin dikur qe ngritur shume pluhur. Dhe gjysma e atij koridori eshte rruga e shkurter Milot-Kukes (ose Kukes-Milot).
    Ne shkurt te vitit 1986 ne ish Komitetin Ekzekutiv te rrethit Kukes,
    keshilli tekniko-shkencor paraqet projekt-idene ne dhjetra faqe per rrugen Kukes-Tirane. Shume vite me pare ishte perfolur problemi i rruges po pa guxuar te merrej kush me te. Rruga e Kukesit per Tirane dhe Tiranes per Kukes (ose e Durresit per Kukes) kalon sotpersot neper Puke. Vetem segmenti i rruges qe kalon ne kete territor zë gati ¼ e rruges prej 215 km Kukes-Tirane. Nje rruge qe ngjitet gati ne te gjitha majat e maleve te shumte qe pershkon por nderkohe qe zbret ne te gjitha luginat. Nje rruge e bere per te shfrytezuar pyjet, nje rruge qe administrata e periudhes se komunizmit e vleresonte si strategjike pasi çdo armik do ta kishte te veshtire ta pershkonte pa u ndeshkuar. Te merremi me projekt idene. Hapsira ku kryhet vezhgimi eshte Rreshen-Fush Arrez-Kukes me nje gjatesi prej 131 km me qellim per ta shkurtuar, pra per te shmangur kalimin neper Fush Arres. Studimi (24) shqyrton tre variante 1. rruga ekzistuese, 2. rruge e shkurter me tunel 3. 8 km, 3. rruge e shkurter me tunel 9 km (plus hekurudhe). Varianti i dyte synon: Rreshen-Thirre-Kukes = 84 km duke perfituar 47 km dhe ndjek kete itinerar duke u nisur nga Kukesi: Kukes-Fushe Dugagjin-Surroj, Trull-Qafe Kumbull (tunel 3. 8 km) - Thirre-Ura e Fanit-Ura e Milotit. Ne ate kohe ky variant qe marre disi ne konsiderate prandaj e konsideruam, ndonese eshte me interes edhe varianti i trete qe perveç tunelit te gjate me rruge e hekurudhe shmang Shpalin dhe kursen edhe 16 km te tjere. Po le te vazhdojme me variantin e dyte. Ura e Fanit-Reps 25 km + Reps-Klos 16 km + Klos-Thirre 11. 5 km + Thirra-hyrja e tunelit 3. 5 km + tuneli 3. 8 km + tunel-Fushe Dugagjin 3. 7 km + Fushe Dugagjin-Kukes 10. 5 km = 84 km. Varianti i paraqitur ishte llogaritur rruge e kategorise se trete ( me dy kalime) me kosto te pergjithshme 59. milion leke ose 7. 9 milion dollare, llogaritur gjithnje ne ate kohe pra me 1986. Si e thame me siper, per kete variant pati nje prononcim nga Ministria e Mbrojtjes e asaj kohe. Ja permbajtja :
    "Ministria e Mbrojtjes
    Drejtoria e Pergatitjes Xheniere Nr. 4688 Sekret, 19. 9. 1986
    Ne lidhje me kerkesen tuaj per te shqyrtuar "studimin per projekt-idene e lidhjes se Kukesit me rruge kombetare me te shkurter . . . jemi dakort me zgjidhjen e dyte me itinerarin : Ura e Fanit-Reps-Thirre-Qafe Kumbull (tunel)-Trull-Surroj-Kukes.
    MINISTRI Prokop Murra"
    23. 9. 1986
    Llogaritem segmentin deri tek ura e Fanit pasi prej aty e ne vazhdim rruga eshte dy kalimshe jo e keqe ndersa ne Milot bashkohet me aksin veri-jug. Sidoqofte ky studim, kjo ide mbeti te zverdhet ne lokalet e pushtetit te pafuqishem lokal.

    3. Rruga KLINTON

    Kerzoni, kryeministri i Anglise ne vitin 1898 ishte shprehur se ne Shqiperi " kryqezohen interesat e shteteve ballkanike" (25). Mirepo Shqiperia nuk eshte ne gjendje ti intrigoje pozitivisht vendet ballkanike. Ajo duhet te orientoje drejt potencialet e veta dhe te filloje te behet. 100 vjet me vone, nje prej personaliteteve te pare shqiptare thirri: do ta bejme autostraden Prishtine-Kukes-Durres. Ishte Rugova. Te njejten gje perseriti edhe Berisha.
    Por vetem fjale. Po fjale te bejme, pse te mos bejme !? Kesaj here u duk se fatin e ketij prioriteti te madh do ta marrin ne dore vete shqiptaret. Ne vitin 1999 menjehere pas mbarimit te krizes, pas rikthimit ne shtepite e veta te gjithe atyre qe u debuan ne Kosove, kryeministri i Shqiperise Pandeli Majko me sinqeritet dhe entuziazem besoi vertet se fati i ketij prioriteti ballkanik eshte ne dore te shqipetareve. Ai beri thirrje, por thirrja e tij drejtuar çdo shqiptari u venit ne deshperim. Ende nuk jemi faktor as per veten tone, mjerohen idealistet qe s'kane pushtet, para. Pa leje te dikujt as te vrasim veten nuk mundemi e jo më ta ndertojme ate. Majko mbeti i vetem, ndonese i madh ne patriotizmin e vet. Ai leshoi apelin "kontriboni per autostraden Durres-Kukes-Prishtine". Por mbeti vetem, dhe, per me teper u sulmua ideja e tij qe ishte aspirate aktuale e shqiptareve. Dikush filloi te perllogarite nje fature ta madhe prej 400 milion dollaresh. Dikush tjeter i meshonte idese se riberjes edhe njehere te rruges ekzistuese, te tjere vazhdojne sot e gjithe diten te botojne studime per rruge kaçakesh kur kane zbritur ne det per nje thes kripe, e per me teper ne te paska ecur ndonje i huaj. . .
    Ne te vertete edhe ne thirrjen e Majkos ka nje gabim.
    Ne aksin Durres-Kukes-Prishtine mungojne vetem segmentet Ura e Fanit-Kukes 84 km dhe Kukes-Morin 12 km. Pjesa tjeter, ndonese jo autostrade, eshte e pranueshme. Nga te dhena empirike di qe mesatarisht per ndertimin e nje km rruge me kater korsi nevojiten rreth 1 milion dollare. Llogarine e ben gjithkush. Permendja e shumave te medha ka per qellim sabotimin e berjes se rruges (siç eshte rasti i 400 milioneve).
    Te jesh kryetar qeverie nuk do te thote qe vertet te perfaqesosh pos te tjerash mentalitetin human te banoreve. Shqiptaret, p. sh. nuk e perçmojne ndihmen kur vjen nga miqte. Ndersa kryeministri Meta duket se po e perçmon ndihmen amerikane per rrugen ne fjale (per nje segment te saj).
    Meta ne diten e fundit te vitit 1999 ka ardhur ne Kukes bashke me Doklen dhe ka thene : Qeveria amerikane i ka falur buxhetit te shtetit 12 milion dollare per ti perdorur per pasojat e krizes. (Thuhej se Klinton i kishte nisur 12 milion dollaret me destinacion per rrugen Morin-Kukes. S. D. ). Ne, tha Meta, vendosem që me to të bejme rrugen Kukes-Morin dhe ne muajin maj (2000 S. D) do te fillojne punimet. Na kane ofruar per ta realizuar firmat amerikane, por ne u kemi thene jo, eshte me mire ta bejne firmat vendase, madje te Kukesit. Dokle, nenkryetar i Parlamentit tha : kete rruge do ta emertojme rruga Klinton, ky burre i madh, sepse neper kete rruge kaluan gjysem milioni refugjate.
    Tani jemi ne Korrik 2000 dhe perderisa kryeministri nuk e mbajti fjalen ta çoje nderën e Klintonit ne destinacion, te filloje te beje rrugen "Klinton" mendoj se nuk eshte serioze. Pas njefare kohe ne pushtetin lokal u bene formalitetet dhe rruga, nese do te behet, eshte e quajtur Klinton. Te pakten emri i eshte vënë. Do zoti nuk deshton. Eshte folur per kete edhe ne parlament. Kemi dy variante, pat thene Meta, rruge e shkurter me ure te Kulla e Lumes dhe qe del 12 km (per te cilen amerikanet kane dhene 12 milion dollare) dhe varianti tjeter zgjerimi i rruges ekzistuese prej 24 km. Une them te bejme te parin.
    Ne takim Shefqet Bruka, kryetar i rrethit tha kete propozim te cilin e çmoj interesant : 13. 6 milion dollare dhene nga Banka Boterore dhe shteti per riparimin e rruges Kukes-Fush Arrez si dhe 12 milionet e Klintonit te perdoren per hapjen e tunelit te Qafe Kumbulles. (Duke u ngjitur, diku afer ne Lakun e Qershise, rruga edhe sot eshte e kalueshme, por pa asfalt dhe nje kalimshme). Mbaj mend qe ndihmesit e Metes reaguan shume shpejt dhe me ze te larte : Ato gjera i dime ne ! Ishte data 31 dhjetor 1999.
    Pas ketij rasti rruga Durres-Kukes-Prishtine eshte perfolur ne prill te vitit 2000 nga eksperte te bankes gjermane KFW gjate nje takimi ne keshillin e rrethit me kryetarin Bruka. "Kjo eshte rruga e shqiptareve" vleresuan ata, dhe pyeten me interesim per fondin dhe per rrugen Klimton. Pyeten jo pa njefare xhelozie dhe lane te kuptohej se ne vitin 2001 do te vinin ketu me projekte konkrete per rrugen Milot-Kukes-Prizren-Prishtine . . . . Per here te fundit rruga Durres-Kukes-Prishtine eshte permendur nga Kushner, administratori i OKB-se per Kosoven, ne konferencen e Brukselit per paktin e stabiletetit. Eshte permendur ne sensin Prishtine-Kukes-Durres andej nga i takon qe ta permend administratori Kushner dhe merita per kete i takon koordinatorit te marrveshjes (paktit) per Evropen juglindore, mikut tone te shquar Bodo Hombach. A mund te flitej per kete rruge edhe nga administratoret e Shqiperise, te cilet nuk e kishin paraqitur fare si projekt ne kete mbledhje? Por mbledhja e caktoi kete rruge si prioritet te prioriteteve per Shqiperine.
    Ne mjediset e pushtetit lokal ne Kukes, ne KRRT-ne e republikes dhe ne zyra te ndryshme te qeverise aktuale te Shqiperise, qe prej dy vjetesh qarkullojne ide dhe projekt ide per rrugen e shqiptareve. Eshte krijuar keshtu edhe tryeza e bashkive ku kalon autostrada, jane bere . . .
    Nje gje eshte e sigurte sipas meje : dokurdo autostrada Durres-Kukes-Prishtine (aksi ka qene gjithmone i njejte ndersa eshte emertuar me caqe te ndryshme) do te behet. Ata qe nuk duan qe te behet vetem mund ta vonojne por fatin e saj e ka percaktuar zoti. Ketej ne rrugen Lissus-Naissus kane ecur iliret ne shtepine e vet, romaket, bizantet, osmanet. Ketej do te ecin europianet ne mijvjeçarin e ri neper Shqiperi, ketej zbresin ujrat . . . edhe Drini i Zi kish dite me i ra shkurt me ra ne det, por udheton per Lume nëper kerthize te Shqiperise ku bashkohet me Drinin e Bardhe . . .


    Sulejman Dida

  14. #74
    Ja se cfare bene socialistet ne pushtet nga viti 1997 deri ne vitin 2005, per ndertimin e kesaj rruge.


    Kosto tjetër e autostradës së re

    RUBIK. Ministri i Transporteve Spartak Poçi ka reklamuar tjetër shifër, që duhet për të financuar rrugën e re tip autostrade Durrës-Prishtinë, duke thënë se kjo shifër e kalon shumën e 600 milion eurove. Ai nuk ka dhënë detaje nëse bëhet fjalë për një rrugë vetëm dykalimshe apo katërkalimshme. Sidoqoftë, praktikisht edhe në pjesën e nisur, vetëm në një pjesë të vogël, traseja është hapur rreth 22 metra për katër kalime nga xhenio e ushtrisë, ndërsa në pjesën që nis nga Munazi, ku është “asgjësuar” dhe rruga ekzituese e trenit, traseja është hapur vetëm 11 metra, që përkon me vetëm dy kalime. Sidoqoftë, duket se llogaritë e kësaj rruge nuk janë bërë mirë që në fillim dhe se financimi është thembra e Akilit, për të hyrë në fazën e punimeve në stil të gjërë dhe jo si deri më sot, që vetëm sa dhëmbëzohet ndonjë pjesë e butë! Poçi ka thënë se sigurimi i fondeve është problem mjaft i vështirë, ndërsa ka thënë se tratativat për financim me B. Botërore thuajse kanë përfunduar dhe pritet fillimi i punës për ta atakuar rrugën gjithandej nga Miloti në Rrëshen. Problem mbetet segmenti Rrëshen-Kalimash, e cila do t'i jepet me konçension firmës gjermane Strabag, ky sgement kushton 352 milon euro, por ka siguri më të mëdha financimi, për faktin se Strabag është në “joint venture” me Raifaissen Bank. Për pjesën tjetër Kalimash-kufi, përflitet se janë të interesuara Emiratat Arabe, të cilat po punojnë në aeroportin e Kukësit, ka përfunduar ministri i transporteve, duke siguruar se së shpejti do të fillojë riveshja e rrugës ekzistuese, me fonde nga buxheti i shtetit, që tashmë i kemi alokuar, për t'ua bërë kalimin më komod pushuesve kosovarë për në vendin amë.

    Poçi gënjen për inspektimet

    Në një inspektim të rrugës Rrëshen-Rubik, asaj ekzistuese, e cila është shkatërruar në pjesën më të madhe nga ujërat e ndenjura dhe mosveshja e saj prej vitesh, Spartak Poçi, premtoj lëvrimin e një fondi për riveshje, ndërsa i pyetur nga media lokale, se cili ishte qëllimi i kësaj vizite të papritur, ai tha se ndërmjet të tjerash kishte në axhendë inspektimin e punimeve në autostradë, pikërisht në segmentin e ri ku pu punonte xhenio. Por ministri, pasi piu dy kafe, një në Rubik dhe tjetrën në Rrëshen dhe hëngri një drekë po këtu, as që u kujtua të devijonte 1 km rrugën për të shkuar tek xhenio, atje ku po e prisnin mekanizatorë, ushtarakë e punëtorë të tjerë, të cilëve prej 3 muajsh nuk u ishte paguar puna e tyre! Nga burime të Ministrisë së Mbrojtjes, mësohet se ministri Majko e ka firmosur prej kohësh një shkresë për lëvrimin e 120 milion lekëve, dhe se kjo shkresë prej disa ditësh ndodhet dhe në tavolinën e ministrit Poçi, por ai ende nuk e ka vënë firmën mbi të. Arsyet, i di vetë ministri, shprehen burimet, tërësisht të pakënaqura me qëndrimin neglizhues që po mban Poçi dhe qeveria ndaj kësaj rruge, dhe xhenios së ushtrisë, e cila ka marrë përsipër ta ndërtojë segmentin e parë me kosto fare të ulët, 60 për qind të vlerës që do të duhej për firma dhe kompani private të tenderuara.
    Zoti Poçi, mos gwnjeni kaq hapur!...

    Nuk ka se si t'i thuhet ndryshe një ministri, i cili nuk e ka për gjë të gënjejë ditën për diell, dhe për më tepër të të duket si shenjt, kur nëse je gazetar, laviret të të përdridhet nëse i bie në të hilesë së tij. Sa herë e kemi dëgjuar këtë udhëheqës të transporteve, të premtojë pafund dhe pastaj të justifikohet po pafund. Vjen në një takim e të thotë njëmijë fjalë të mira për këtë apo atë rrugë, asgjë nuk bëhet dhe përsëri vjen e të fut „kalamenen“, për të të bindur se e ka njëmend kësaj rradhe. Dhe për çudi, në fytyrën e tij „te pafajshme“, nuk lëviz qoftë dhe një muskul për rrenën që ta lëshon m'u aty në mexhlis. Dhe ti budallaj, që je vënë përballë një premtuesi rrufjan, e ha sapunin për djathë. Na ka takuar disa herë ta intervistojmë këtë njeri për mbrapshtirat që kanë sjellë firmat mirëmbajtëse për rrugën Milot e deri tutje në Fushë Arrës, ka premtuar se „për veshi do t'ua sjellë ato për të përmirësuar gjendjen!...“, por sa ka ikur, ka gënjyer paturpësisht dhe rrugët kanë vazhduar të groposen si mos më keq. Erdhi dhe herën e fundit e tha deri në përbetim se në maj fillojnë punimet për riveshjen tërësore të rrugës nga Rubiku në Rrëshen, që është mbushur tërë gropa, por as që u duk më këndej, iku prilli, po iken dhe maj. Tha se kam ardhur të inspektoj punimet e autostradës, por as që e vuri këmbën atje, tek ushtarët e lënë jetim, pa pagë, pa financim, pa projekte, thua se janë ushtarët e Haxhi Qamilit! Tha se do të ndërhyhet këtu e atje, por më pas ia mbathi për t'iu lavirur elektoratit në një zonë, me siguri të ndërruar nga paraardhësja, diku larg kësaj rruge e rrugëve tona, që na i la në mjerim të plotë. Mjerë ata nëse u del deputet! Këtë njeri, nuk e brejti asnjë shej ndërgjegje, edhe kur në Fushë Arrës humbën jetën 14 nxënës të Kosovës, pa le më të merrte masa për rregullimin e pikave të zeza, siç quhen ato, për të vënë bordure etj. Ky njeri, edhe sikur të gremiset e tërë rinia e këtij vendi a mosha të tjera, me siguri nga sa veproj për rastin në fjalë, nuk do t'i bjerë ndonjëherë ndërmend për rrugët. Kush dreqin e mban atë ministër ?!...

    Re.Mi

    Komisioni parlamentar heton në terren “taksën Majko”

    RUBIK. Anomalive të ndeshura në vijueshmërinë e punimeve në rrugën e re, të quajtur si koridori i Veriut, atë Durrës-Kosovë, i është përgjigjur me një inspektim edhe komisioni parlametar i ngritur posaçërisht për hetimin e destinacionit te taksës Majko, që është mbledhur enkas për këtë rrugë. Kryetari i këtij komisioni deputeti Preç Zogaj, ka shkelur në terren për të parë punën që është bërë këtu nga brigada e xhenios, dhe arsyet përse nuk është avancuar më tej, madje, ka patur edhe ndërprerje për arsye të mosdonatimit nga ana e qeverisë, pikërisht të asaj takse, që bisnesi ka mbledhur për këtë aks të rëndësishëm kombëtar. Zogaj ka qënë i shoqëruar nga ushtarakë të lartë të batalionit të xhenios dhe kryebashkiaku i Rubikut, Mark Ruçi. Duke pare javashllëkun e treguar dhe ekzagjerimin e kohëzgjatjes së pakuptimtë në kryerjen e segementit Milot-Rubik-Rrëshen, Zogaj ka kontaktuar punëtorët dhe drejtuesit e punimeve aty. Ai është shprehur për Shekullin se kam ardhur për të përmbushur detyrën e caktuar nga komisioni parlamentar dhe për të evidentuar saktësisht se ku ka shkuar “taksa Majko” dhe përse ajo nuk është materializuar në destinacionin për të cilin kanë paguar shqiptarët. Konstatoj se brigada e Xhenios së ushtrisë ka punuar me përkushtimin e duhur, por nëse ato do të kishin pasur mbështetje dhe nuk do t'u ishte ndërprerë financimi i përcaktuar, ata do të kishim ecur shumë larg prej këndej, madje sipas premtimit traseja e kësaj auostrade, të paktën tani kur po afrohet dyvjetëshi i fillimit të punimeve, do të kishte shkuar të paktën në Rrëshen. Janë grumbulluar 46 miliardë lekë për këtë rrugë, ndërsa deri më tani, për çudi, janë shpenzuar vetëm 140 milion lekë, ose 4 përqind të shumës së mbledhur!. Ku ka shkuar fondi?! Asnjë konfirmim zyrtar nuk ka për këtë çështje. Ne po hetojmë dhe pas 10 ditësh do të dilet me një raport të hollësishëm për këtë çështje, ku dhe si është përdorur ky fond, ka thënë Zogaj.

    Taksa Majko, kundërpërgjigjen ministritë

    TIRANË. Ministria e Financave dhe Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve i janë përgjigjur menjëherë Komisionit Hetimor për rrugën Durrës-Kukës, sipas njoftimit zyrtar të tyre, duke i dhënë me detaje dhe duke mos lenë shteg për abuzime me shifrat e mbledhura dhe të ruajtura në buxhetin e shtetit. Te ardhurat e mbledhura nga Taksa e rruges Durres-Kukes jane 4.6 miliarde leke. Keto te ardhura jane administruar ne llogarine e unifikuar te thesarit, Depozita e Qeverise ne Banken e Shqiperise, llogari ne te cilen grumbullohen te gjitha te ardhurat e buxhetit te shtetit. Per shkak te mosperputhjes ne kohe te arketimit te takses me kryerjen e shpenzimeve, si rezultat i kohes se nevojshme per hartimin e projektit te zbatimit per ndertimin e kesaj rruge por edhe faktoreve te tjere teknike, perdorimi deri tani i ketyre te ardhurave eshte si me poshte:

    Viti 2002: Studim projektim ne segmentin Milot-Reshen 14.5 milione leke Viti 2003: Banka Boterore 794.000 USD

    Projekti per segmentin Milot-Reshen 39 milione leke

    Viti 2004: Studim-projektim segmenti Kalimash-Rexhepaj, 33 milione leke;

    Rexhepaj-Morine 45 milione leke

    Supervizion punimesh segmenti Milot-Reshen 2.7 milione leke

    Ndertim rruga Milot-Rreshen ne shumen 142,5 milione leke

    Viti 2005, jane filluar procedurat e prokurimit per:

    Vazhdimin e ndertimit te segmentit Milot-Reshen 120 milione leke

    Studime e projektime 10 milione leke

    Shuma totale e financuar ose alokuar deri tani eshte:

    Financim i Huaj 794 000 Dollare;

    Financim nga buxheti 406 .7 milione leke.

    Qeveria eshte e angazhuar per ndertimin e kesaj rruge, e cila kushton disa here me shume se te ardhurat e mbledhura nga kjo takes, vazhdon më tej njoftimi zyrtar. Per te siguruar ndertimin ne nje kohe sa me te shpejte ajo eshte e angazhuar ne gjetjen dhe perdorimin edhe te instrumentave te tjere, sic jane financimet e huaja apo format koncensionale te ndertimit.

    Punëtorët e xhenios së ushtrisë 3 muaj pa rroga

    RUBIK. Ndonëse ka 3 muaj që kompania e xhenios së ushtrisë po punon në një segment të ri të rrugës autostradë Durrës-Kosovë, në vendin e quajtur Munaz, asnjë prej 80 punëtorëve, mekanizatorëve e të tjerë efektiva nuk është paguar. Këtë e konfirmojnë vetë punëtorët, të cilët nuk kanë dëshirë t'u përmendet emri, ndërsa drejtuesit e ushtrisë, nuk pranojnë të prononcohen për këtë problem, edhe pse u ka ardhur në majë të hundës nga kërkesat e vazhdueshme të punëtorëve të atyshëm, që punojnë me orar të zgjatur për vijimin e kësaj rruge në drejtim të Rrëshenit, por që nuk paguhen.

    Vetëm premtim, asnjë lekë për xhenion

    Ajo që iu premtua kompanisë, që punon këtu, për t'a financuar me 120 milion lekë, mbeti thjeshtë një gënjeshtër, ndërsa shënohet si konflikt i ashpër më 26 tetor 2004, ai në mes të ministrit të mbrojtjes Pandeli Majko dhe ministrit të Transporteve Spartak Poçi në sy të Kryeministrit Nano, lidhur me fondin e derdhur për llogari të këtij koridori nga taksapaguesit shqiptarë, për të cilën Majko ka kërkuar që të lëvrohet menjëherë. Debati u shua me sarkazëm nga ana e kryeministrit, që kishte ardhur në një brifing të organizuar në breg të lumit Fan, ku po mbaronte segmenti i parë 4,5 kilometërsh, i nisur që prej dy vitesh, dhe që sipas premtimeve në fakt duhej të kishte mbaruar i tërë segmenti deri në Rrëshen. Këtë ka kërkuar dhe ministri Majko, i cili i pati argumentuar kryeministrit Nano, se të paktën për aksin nga Miloti në Rrëshen, apo atë Kalimash-kufi, nuk kemi patur nevojë për financim të huaj, pasi e mbulonte taksa e mbledhur. Por ka qenë ndërhyrja e Pocit, që e pati acaruar situatën, ndërsa Majko ka këmbëngulur në kërkesën e tij për ta lëvruar fondin, duke argumentuar se xhenio e ushtrisë i ka të gjitha kapacitetet për ta përfunduar këtë trase, pa qenë nevoja për ta tenderuar nëpër kompani private, madje me një kosto shumë më të ulët, duke kursyer 60 përqind të preventivit të saj. Nga mungesa e financimit, është ndërprerë puna në këtë rrugë, ndërsa drejtuesit e ushtrisë gjenden përballë presionit të mekanizatorëve, punëtorëve e teknikëve, të cilët prej 3 muaj nuk kanë marrë asnjë dyshk për punën e kryer, edhe pse ata i kanë tejkaluar normat me dy e trefish. Janë dhe civilë të tjerë të zonës që janë marrë në punë me shpresën se do të fitonin dicka, por dhe këta kanë mbetur me gisht në gojë. Sipas disa burimeve, mësohet se mekanizatorët, nëse nuk do të paguhen së shpejti, kanë vendosur ta braktisin punën, ndërsa bie në sy heshtja e makinerive të rënda në trasenë e autostradës, që sipas mekanizatorëve, nëse do të kishte patur financim, do të kishin ecur disa kilometra më tej.

    Punimet e xhenios, disa të dhëna

    RUBIK. Sipas specialistëve të xhenios, që po zbatojnë projektin, janë 6,5 kilometër rrugë, për të cilat buxheti i shtetit ka dhënë 120 milion lekë të reja, për të bërë trasenë e kësaj rruge në një volum pune prej 150 mijë m3 dhera dhe 100 mijë m3 mbushje, dhe ku traseja ndryshe nga pjesa e parë që përkonte me segmentin Skuraj-Rubik, do të jetë vetëm 11 metra e gjërë, së bashku me kanalet anësore 12 metra. Prej 7 ditësh forcat e xhenios kanë mundur të hapin rreth 800 metra trase, një avancim shumë më I shpejtë se sa në nisje, kur për 4,5 km rrugë, u desh afati nga nëntori i 2003 deri në dhjetor të vitit 2005. Në segmentin e parë 4,5 kilometërsh u lëvizën 344 mijë m3 dhera dhe 39 mijë m3 mbushje, ndërsa tabani i rrugës i kalonte 23 metrat, pasi aty u la dhe traseja hekurudhore. Ndërsa në segmentin e dytë, sipas kërkesës së Bankës Botërore, një kusht dhe për financimin, ishte heqja e linjës hekurudhore dhe përshtatja e trasesë për tabanin e rrugës së re, çka do të thotë një kosto e pjesëtuar gati për dy! Por problemi më i vështirë duket se mbetet pjesa nga Rrësheni në Kalimash, ku do të jetë dhe një tunel në hyrje të Sangut të Fanit, pjesë kjo që thuhet se i është dhënë me koncension kompanisë gjermane Strabag, por që deri tani, nuk është gërmuar as dhe një metër vend, edhe pse thuhet se për këtë rrugë, të paktën dykalimet e para, të bëhen sa më shpejt.

    Marre nga Mirditaonline

  15. #75
    Gjergj Buxhuku - 30/11/2004

    Sqarimi i misterit të parave të rrugës

    Shifra pothuaj qesharake e 200 milionë lekëve, që janë afro 2 milionë dollarë të sotëm dhe më pak se 1.6 milionë dollarë të kohës kur u grumbulluan këto para, të programuara për t’u harxhar çdo vit, i bie që rruga aq shumë e dëshiruar do të përfundojë pas 150 vjetësh


    Projektbuxheti i vitit 2005 e sqaroi përfundimisht misterin e parave të rrugës Durrës –Kukës. Përfoljet e shumta në 3 vitet e vendosjes së taksës për ndërtimin e rrugës se ku kanë shkuar paratë, a janë harxhuar apo janë programuar për t’u përdorur në vitet në vazhdim, tash nuk kanë më kuptim. Fakt është shifra pothuaj qesharake e 200 milione lekëve, që janë afro 2 milione dollarë të sotëm dhe më pak se 1.6 milione dollarë të kohës kur u grumbulluan këto para. Kuptohet me kaq para të programuara për t’u harxhuar cdo vit i bie që rruga aq shumë e dëshiruar do të përfundojë pas 150 vjetësh ose për të mos përdorur ironi: për të mos u ndërtuar kurrë, sepse kaq para nuk mjaftojnë edhe për mirëmbajtjen e saj. Në fakt, nuk është rasti i parë që tregon se vullneti i vërtetë i politikës shqiptare për të ndërtuar rrugën që do të lidhë fizikisht dhe realisht shqiptarët dhe atdheun e vërtetë të tyre të ndarë në pothuaj 100 vjet, nuk ekziston. Nuk ekziston as dëshira për të përfituar nga të ardhurat që rruga jep për shqiptarët pa dallim vendit ku ata jetojnë. Të mos harrojmë se nuk janë as pasuritë nentokësore, as ato sipërfaqësore që janë vlerat e vërteta të vendit të shqiptarëve. Mbi të gjitha është pasuria e paçmuar e pozicionit të saj gjeografik, si rrugë potenciale ku ndërpriten në hartë vijat më të shkurtëra që lidhin portën e madhe të Perëndimit të zhvilluar, Italinë me Ballkanin dhe Lindjen e Afërme në këto kohë ku hapesirat janë zhvilluar kaq shumë.
    Por si mund të bëhet fjalë për ta bërë tokën e shqiptarëve një korridor të madh lidhjeje me përfitim të jashtëzakonshëm financiar, politik, social dhe ekonomik kur ne nuk kemi dëshirë të shfrytëzojmë atë që është më e shpejta e mundshmja dhe natyrore: lidhja e trojeve shqiptare. Të mos harrojmë se edhe në kushtet e sotme ku gjendja e rrugës që lidh pjesën perëndimore të Shqipërisë, pra shtetin shqiptar me pjesën verilindore të saj d.m.th. Kosovën, janë në gjëndje mjerane pothuaj 30% e shërbimeve spedicionere janë me destinacion Kosovën. Askush nuk merr parasysh se kjo shifër mund të shumëfishohet nëse rruga që lidh shqiptarët do të bëhet. Por asgjë nuk merret parasysh nga vendimmarrësit e sotëm. Vetëm me fushata dëgjojmë herë pas here ndonjë zë të shkëputur që lëshon ndonjë lajm pa vijëmësi, siç duket sa për të mbajtur gjallë shpresën se diçka do të bëhet. Kuptohet s’ka rëndësi se kur. Shpresa vdes e fundit dhe kjo ka vlerë për të gjithë. Ndërkohë nëse shikohet me vëmendje ka disa lëvizje që në fakt pak shpresë të japin për vullnetin e vërtetë për të bërë rrugën, që jo vetëm do të lidhë pjesët e kombit por do të japi edhe shansin e daljes nga gjendja e komës së vërtetë shumëvjeçare të pjesës verilindore të shteti shqiptar. Rajone të tëra janë në kushtet e pothuaj vdekjes klinike si pasojë e izolimit faktit dhe pamundësisë për të komunikuar me tregjet dhe kapitalin. Vetën ndërtmi i rrugës do të bëjë të mundur lindjen e shpresës për të jetuar atje ku janë dhe për të mos i detyruar të marrin plaçkat në krahë dhe të marrin eksodin e dhimbshëm me pasoja shkatërrimtare për të gjithë kombin. Për të kuptuar se këtyre njerëzve i është hequr e drejta e shpresës mjafton të shikosh se edhe dhuratën dhe faktin e kryer të aeroportit të Kukësit, që sidoqoftë ishte një frymëmarje për zonat verilindore, politika e dënoi me vdekje praktike nëpërmejt dhënies së monopolit të fluturimeve koncesionarit privat të Rinasit.
    Sesi mund të shpjegohet një vendim i tillë në kushtet e mësipërme këtë askush nuk mund ta shpjegojë. Megjithëse për të thënë të vërtetën askush nga vendmmarrësit nuk merr edhe mundimin më të vogël për të bërë edhe llogaritë sesa i kushton vendit dhe shqiptarëve një vendim i tillë. Vendimi për aeroportin e Kukësit së bashku me shumën qesharake për rrugën e shqiptarëve Durrës –Prishtinë në fakt tregon se vendi është dënuar nga vendimmarrja e sotme për të qenë i izoluar edhe për një kohë të gjatë. Paratë e grumbulluara prej të paktën 60 milionë dollarësh në emër të rrugës, që shqiptarët kanë paguar me vullnetin e tyre disa vjet më parë dhe vazhdojnë ta paguajnë ende në formën e taksave të ndryshme tashmë mund të thuhet me siguri të plotë që janë bërë rrush e kumbulla. Se ku dhe sesi kjo pak rëndësi ka. Rëndësi ka se përfundimisht u sqarua se ato nuk shkuan në drejtimin dhe për qëllimin për të cilën u mblodhën.
    Ndërkohë qeveria e Kosovës megjithë kufizimet që i jep statusi i saj tregon fytyrën tjetër të Tiranës zyrtare. Projekti i rrugës për pjesën e tyre ka mbaruar plotësisht dhe njëkohesisht është marrë edhe vendimi për ta dhënë me koncesion. Jo vetëm kaq, por në çdo mbledhje me donatorë ndërkombëtarë kur i jepet rasti, ndonëse rasti u jepet shumë më pak sesa vendimmarrësve të Tiranës, kërkojnë ndihmë për të ndërtuar gjithë rrugën. Kështu ndodhi edhe në mbledhjen e fundit në Gjermani, ku ministri kosovar si çështje parësore ngriti ndërtimin e rrugës Durrës- Prishtinë. Një gjë e tillë nuk u kërkua nga përfaqësuesit e Tiranës. Siç duket edhe për shumë kohë ne e kemi mbledhur mendjen që nuk mund të bëjmë krimin e heqjes së “bukës së gojës” Greqisë, që fut në xhep paratë e shqiptarëve edhe nëpërmjet shfrytëzimit të korridoreve të saj në kushtet e mungesës së rrugës së shqiptarëve. Veprimi i mësipërm nuk është i izoluar përsa i përket financimit dhe ndërtimit të rrugës Durrës-Morinë. Mjafton të kujtojmë miratimin në parlament të shtesave në buxhetin e vitit 2004 nga paratë e arkëtuara nga shitja e Bankës së Kursimeve. Nuk është vetëm fjala se nuk u gjend asnjë dollar nga 120 milione dollarët e arkëtuar, por mbi të gjitha për seriozitetin e politikës shqiptare në mbajtjen e zotimeve të saj. Fillimi i punimeve të ndërtimit sa më të shpejtë të rrugës Durrës-Prishtinë do të shënonte edhe kryengritjen e vërtetë të shqiptarëve ndaj prangave moderne të kolonizimit ekonomik të tokave të tyre, nëpërmjet zhvatjes së pandërprerë të parave të tyre nga të huajt.
    Duhet të kemi të qartë se tashmë shteti shqiptar potencialisht i ka të gjitha mundësitë të financojë vetë ndërtimin e rrugës kombëtare që lidh trojet shqiptare. Mjafton të shikojme se nëse do të kishim filluar grumbullimin e parave të rruges që prej pesë vjetësh, nga koha e çlirimit të Kosovës tashmë dhe t’i kishim shtuar të paktën edhe gjysmën prej 60 milionë dollarësh të shitjes së Bankës së Kursimeve do të kishim siguruar të paktën ¾ e financimit të duhur. Pa marrë parasysh se ekzistojnë edhe mënyrat koncesionare të ndërtimit të pjesëve të veçanta dhe më të kushtueshme të saj. Për të mos përmendur se me një politikë ekonomike normale, ku shqiptarët të ndihen të barabartë të paktën në vendin e tyre dhe paratë shqiptare të mos dalin me kot jashtë vendit, ne mund të ndërtojmë nga një rrugë Durrës-Morinë çdo vit.
    Buxheti është politik dhe zgjedhjet janë afër, por politika që nëpërkëmb interesat afatgjata të kombit për interesat e saj afatshkurtër, në rastin më të mirë, është e papërgjegjshme!

    biznesi

  16. #76
    Durres-Kukes-Morine ne rutinen e programit te qeverse Nano 5

    Ndertimi i rruges Durres-Kukes-Morine ben pjese edhe ne programin e qeverise Nano 5, por tashme duket se ajo nuk ka ate prioritet qe kishte ne qeverine e drejtuar nga Majko. Ne programin e qeverise se re ndertimi i rruges Durres-Kukes-Morine nuk eshte ne krye te axhendes. Edhe ne fjalen e Ministrit te Transportit Spartak Poci, mbajtur ne parlament si prioritet kryesore te ministrise qe ai do te drejtoje u paraqit ndertimi i e dy korridoreve rrugore. Poci ne fjalen tha se brenda vitit 2005 Shqiperia do te kete dy korridore rrugore veri-jug dhe lindje perendim. Ndonese Poci premtoi se do te perfundoje edhe studimi dhe projektimi i aksit rrugor Durres-Morine duke punuar edhe per gjetjen e financimeve, por nuk percaktoi asnje afat lidhur me kete. Deri tani studimi i fizibilitet ka mbetur vetem ne premtimet e ministrave te Trasporteve qe i kane lene vendin njeri-tjetrit.

    Burime zyrtare nga Ministria e Trasporteve thane dje per "KJ" se ende nuk eshte pergatitur studimi i fizibilitetit per ndertimin e rruges Kukes-Durres-Morine, per te cilin Banka Boterore do te jape 20 milione dollare. Jane vete specialistet Institutit te Studimeve te Transportit qe pohojne per gazeten "KJ" se ka nje vonese per kete studim. "Eshte e vertete qe ka vonese. Studimi i fizibilitetit eshte pashaporta qe i hap rrugen pales shqiptare per te kerkuar financime nga te huajt per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine", eshte shprehur dje per "KJ", Shkelqim Zeqo, specialist ne Institutin e Studimeve te Transportit. Ai thote se eshte tenderuar dy here per te bere studimin e fizibilitetit nga firmat shqiptare, por keto studime jane hedhur poshte nga BB sepse ato nuk i pershtateshin standarteve qe ata parashikojne. Pas perjashtimit te firmave shqiptare nga ky studim, ai i eshte lene ne duar vetem firmave te huaja. "Jane gjashte firma qe do te tenderojne per te bere studimin e fizibilitetit, nje italiane, gjermane, spanjolle, franceze dhe amerikane. Ne daten 1 shtator pritet te dalin rezultatet dhe te shpallet firma fituese per studimin e fizibilitet per ndertimin e rruges Durres-Kukes Morine", eshte shprehur specialisti Zeqo.

    Koha e Jone
    Gusht 2002



    P.S. Deri ne fund te vitit 2002 (tri vjet pas perfundimit te luftes ne Kosove) nuk kishte nje studim fizibiliteti per ndertimin e kesaj autostrade e lere me te flitej per financime serioze te saj.
    E nisi Majko ne vitin 1999 me nje demagogji patriotike, duke derdhur dhe para nga xhepi i tij ne nje llogari te Bankes se Kursimeve, qe per disa muaj mberriten ne 110 mije leke.
    Mirepo pas demagogjise dhe naivitetit te Majkos, qendronte paaftesia qeverisese e pushtetareve socialiste, qe pretendonin te lidhnin kombin me para xhepi.
    Me pas u vendos e ashtuquajtura taksa "Majko" e cila arriti te mbledhe disa miliona $, por qe mberriten ne destinacione te tjera.
    Pretendohej te ndertohej nje rruge e veshtre nga te gjitha aspektet, pa patur nje strategji dhe pa patur nje projekt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-11-2006 më 14:17

  17. #77
    Neser nis nga firmat Bechtel dhe Enka, hapja e tunelit te Thirres, pjesa me e rendesishme e autostrades Durres-Morine.
    Per kete do te organizohet nje ceremoni festive ku i pranishem do te jete dhe Kryeministri Berisha.
    Me ne fund po mbahet fjala e dhene dhe premtimi madhor i PD dhe i Berishes per ndertimin e pershpejtuar te ketij aksi me rendesi te madhe kombetare.

  18. #78
    4/2/2007
    Sot paradite, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në qytetin e Kukësit, ku fillimisht u ndal në një takim me banorët e këtij qyteti. Në përshëndetjen e tij për qytetarët, Kryeministri u shpreh:

    “Dëshiroj të përulem me nderim të thellë dhe mirënjohje të pakufishme, ndaj jush, qytetarëve të Kukësit dhe të gjithë banorëve të këtij rrethi, qytetarëve të Hasit, të Krumës, të Bajram Currit dhe të gjithë banorëve të Tropojës, për mbështetjen e pakufishme dhe për qëndrimin tuaj të palëkundur, në mbështetje të demokracisë dhe të vlerave të saj.

    Gjithashtu, unë zotohem sot, para jush, se do të mbështes plotësisht, me çdo mjet financiar dhe mjete të tjera, kryetarin tuaj të ardhshëm të bashkisë, zotin Hasan Halilaj dhe të gjithë kryetarët e komunave të këtij rreth, do të mbështes zotin Peka dhe të gjithë kryetarët e komunave të Hasit, do të mbështesë zotin Ahmetaj dhe të gjithë kryetarët e komunave të Tropojës, në çdo projekt që ata duan të zbatojnë për të lehtësuar jetën tuaj, për të përmirësuar shërbimet ndaj jush, për të krijuar vende pune për ju, për të shkolluar fëmijët tuaj në shkolla moderne, për të asfaltuar rrugët tuaja, për të krijuar mundësi që ju të shisni prodhimet tuaja.

    Ndaj, vëllazërisht ju ftoj të vazhdojmë së bashku. 18 shkurti është një ditë e madhe, ditë në cilën ju vazhdoni të votoni për vlerat që ju mbroni, votoni për duart e pastra dhe për qeverisjen me duar të pastra. Votoni për luftën kundër kriminalitetit, për sigurinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj, të rrugëve, shesheve, qyteteve dhe fshatrave tona, votoni për rritjen e rrogave dhe të pensioneve të qytetarëve të Kukësit dhe të mbarë Shqipërisë, për modernizimin e shkollave të fëmijëve tuaj.

    Në 18 shkurt ju do të votoni që Shqipëria dhe Kukësi të ecin të sigurt drejt Europës, të shkojnë drejt integrimit në Bashkimin Europian, votoni që Shqipëria të marrë ftesën si kandidat për t’u anëtarësuar në NATO, në samitin e ardhshëm. Në 18 shkurt, ju votoni për të konsoliduar arritjet e këtyre 16 muajve, të cilat sot i prek çdo pensionist, i prek çdo punonjës, çdo arsimtar, çdo infermier, i prek rinia shqiptare që i ka të hapura përfundimisht dyert e universiteteve, i prekin shqiptarët që ndihen më afër Europës.

    Ne së bashku, sot, inagurojmë fillimin e punimeve të tunelit më të gjatë në Ballkan, tuneli që shkurton rrugën e Kukësit me Tiranën, që afron Prishtinën me Tiranën.

    Unë ju garantoj se autostrada, tuneli dhe veprat e mëdha publike nuk na ulin vëmendjen për të parë hallet e secilit prej jush, për të parë rrugicat tuaja, sheshet e qyteteve tuaja, të fshatrave tuaja. Ndaj edhe unë dua t’ju garantoj se, në projektin e 6 mijë kilometrave rrugë, do të përfshihen edhe qindra kilometra të qarkut tuaj, sikundër dua t’u premtoj banorëve të Hasit se këtë vit shteti financon tërësisht rrugën Krumë-Qafë Prush.


    Viti që kaloi dhe ky që ka hyrë, është ndër më të thatët në histori. Por unë ju jap fjalën që, shumë shpejt do të vijë dita që ne nuk do të varemi më nga thatësira, do të ndërtojmë burime të tjera të fuqishme energjetike në mbarë vendin dhe qytetarët e Kukësit, qytetarët e Shqipërisë,do të kenë 24 orë drita.

    Në 18 shkurt, ju bëj thirrje të votoni si qytetarë të lirë, në respekt të plotë ndaj njëri-tjetrit. Le të zhvillojmë në 18 shkurt zgjedhjet më të lira, më të mira në historinë tonë. Votoni kandidatin e koalicionit më të madh që Shqipëria ka patur në historinë e saj. Faleminderit.”

    Departamenti i Informacionit

  19. #79
    4/2/2007

    Sot në mesditë, Kryeministri Berisha inauguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Kalimash - Morinë, si pjesë integrale e korridorit Durrës - Kukës - Morinë. Në shenjë simbolike, Kryeministri shkeli butonin e detonimit për shpërthimin e parë në gërmimet për tunelin Thirre-Kalimash 5.65 km. Ky tunel do të jetë një nga më të gjatët e ndërtuar ndonjëherë në Ballkan dhe do të kërkojë gërmimin e 1 milionë metër kub materiali shkëmbor.

    Autostrada, me 4 korsi kalimi dhe e gjatë 60.85 km, ku përfshihet edhe tuneli 5.65 km, po ndërtohet nga kompania amerikane Bechtel dhe kompania turke Enka Joint Venture. Ajo është parashikuar të përfundojë në korrik të vitit 2009. Kjo autostradë është projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në Shqipëri.

    Në realizimin e këtij projekti, kompanitë Bechtel dhe Enka do të punësojnë një personel prej rreth 2500 personash, ku në një përqindje të konsiderueshme do të ketë edhe punëtorë shqiptar.

    Duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të kësaj rruge, Kryeministri Berisha bëri këto komente:

    Sot, nis tuneli më i gjatë që ekziston në vend, por edhe në rajon, tunel i cili bën të mundur shkurtimin e distancës ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, midis Kukësit dhe Tiranës, Durrësit. Ky tunel do të ndërtohet sipas parametrave më modernë të kohës, do të respektojë të gjitha masat e domosdoshme të sigurisë së tuneleve, edhe ato të cilat janë shtuar pas disa problemeve të krijuara në Evropë me tunelet e gjata.

    Me këtë rast, le të përshëndesim, nga ky vend, së pari të gjithë taksapaguesit shqiptarë sepse kjo është vepër e mundit dhe djersës së tyre. Të përshëndesim të gjithë ekipin e drejtorisë së rrugëve dhe Ministrisë së Punëve Publike, ekipin e Ministrisë së Financave në përkushtimin e tyre të madh në zbatimin e këtij projekti. Përshëndesim kompanitë shqiptare dhe të huaja, kompaninë Bechtel, kompaninë Enka, të cilët sjellin këtu ekspertizën nga më të avancuarat në botë. Le të ndjekim së bashku hapjen e portalit me eksploziv.

    I pyetur nga mediat, nëse janë të gjitha fondet për të përfunduar realizimin e kësaj vepre, Kryeministri u shpreh: “Në fakt janë fondet, jo vetëm për këtë vepër, por edhe për të realizuar disa vepra të tjera. Në vitin 2009 mbaron e tërë autostrada Durrës- Morinë, si dhe disa vepra të tjera të rëndësishme.

    Kryeministri, shoqërohej në këtë inagurim nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve Lulëzim Basha, përfaqësues të qeverisë së Kosovës, përfaqësues të qeverisjes vendore në Kukës, deputetë të zonës, etj.

    Departamenti i Informacionit

  20. #80
    Berisha në Kukës; Përurohet fillimi i punimeve për tunelin e Kalimashit

    Pëllumb Sulo
    04-02-2007


    Sot paradite, kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, i shoqëruar edhe nga ministrat e transporteve të Shqipërisë dhe Kosovës, ishte në Kukës ku përuroi me nje shpërthim simbolik, fillimin e punimeve për hapjen tunelit të Kalimashit, pjesë e rëndësishme e autostradës Durrës – Kukës – Prishtine. Hapja e këtij tuneli, në një terren të vështirë malor, realizohet nga kompania amerikane Bechtel së bashku me kompaninë turke Enka.

    Zoti Berisha tha se ky do të jetë tuneli më i gjatë në vend duke bërë të mundur shkurtimin e distancës midis Tiranës dhe Pristinës e cila do të përshkohet për afro 3 orë e 30 minuta. Kryeministri Berisha falenderoi të gjithë taksapaguesit shqiptarë që po kontribuojnë për ndërtimin e kësaj autostrade dhe premtoi ndërtimin e saj brenda vitit 2009.

    Ndërkohë, ministri i transporteve Lulzim Basha, tha se deri në përfundim të punimeve, autostrada do të financohet nga buxheti i shtetit shqiptar dhe nga financimet e huaja. Tuneli i Kalimashit, me një gjatësi prej 5.65 kilometrash dhe me katër korsi, do të ndërtohet sipas paramentrave më modernë të kohës, në një lartësi prej 800 metrash mbi nivelin e detit.

    Tuneli përbën segmentin më të vështirë dhe më të rëndesishëm të autostradës Durrës – Kukës – Prishtinë, me gjatësi prej 170 kilometrash dhe që pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro.

    VOA

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •