Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 99 prej 99
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Berisha inauguron punimet për tunelin 6 km të gjatë

    ELJONA BALLHYSA

    5 Shkurt Tuneli i kalimashit do të afrojë edhe më shume Prishtinën me Tiranën dhe Durrësin

    Dje në mesditë ka filluar puna për ndërtimin e tunelit 6 km të gjatë Thirrë-Kalimash. Ndërtimi i këtij tuneli do të shkurtojë rrugën lidhëse mes Tiranës dhe Prishtinës. Ka qenë pikërisht kryeministri Sali Berisha i cili në shenjë simbolike ka shtypur butonin e detonimit për shpërthimin e parë në gërmimet për tunelin. Ky tunel mendohet të jetë ndër më të gjatët në Ballkan, me një gjatësi prej 5.65 kilometra. Tuneli i Kalimashit është pjesë e autostradës Kalimash - Morinë, si dhe pjesë integrale e korridorit Durrës - Kukës - Morinë. Autostrada është menduar të jetë me 4 korsi kalimi dhe e gjatë 60.85 km, ku përfshihet edhe tuneli që po ndërtohet nga kompania amerikane Bechtel dhe kompania turke Enka Joint Venture. Ajo është parashikuar të përfundojë në korrik të vitit 2009, dhe përbën projektin më të madh të infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Në realizimin e këtij projekti, kompanitë Bechtel dhe Enka do të punësojnë një personel prej rreth 2500 personash, ku në një përqindje të konsiderueshme do të ketë edhe punëtorë shqiptar.

    Deklarata

    Pas përurimit të nisjes së punimeve në tunel kryeministri Berisha u shpreh se kjo është një ndër veprat më të rëndësishme në vend. “Sot, nis tuneli më i gjatë që ekziston në vend, por edhe në rajon, tunel i cili bën të mundur shkurtimin e distancës ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, midis Kukësit dhe Tiranës, Durrësit. Ky tunel do të ndërtohet sipas parametrave më modernë të kohës, do të respektojë të gjitha masat e domosdoshme të sigurisë së tuneleve”, është shprehur Berisha ndërsa ka falënderuar përfaqësuesit e firmave ndërtuese. I pyetur nga mediat, nëse janë të gjitha fondet për të përfunduar realizimin e kësaj vepre, Berisha pohoi se qeveria do të realizojë me fondet e saj dhe një sërë veprash të tjera përveç kësaj autostrade. “Në fakt janë fondet, jo vetëm për këtë vepër, por edhe për të realizuar disa vepra të tjera. Në vitin 2009 mbaron e tërë autostrada Durrës- Morinë, si dhe disa vepra të tjera të rëndësishme”, është shprehur Berisha i cili shoqërohej në këtë inagurim nga Ministri i Punëve Publike Lulëzim Basha.

    Takimi

    Gjatë turit të tij elektoral Berisha ka zhvilluar dje edhe një takim me banorë të qytetit të Kukësit. Gjatë fjalës së mbajtur Berisha u premtoi qytetarëve se qeveria do të japë fonde për rikonstruktimin e shesheve dhe rrugicave brenda pallateve. Berisha gjithashtu premtoi 24 orë ujë dhe drita në Kukës. “Unë ju garantoj se autostrada, tuneli dhe veprat e mëdha publike nuk na ulin vëmendjen për të parë hallet e secilit prej jush, për të parë rrugicat tuaja, sheshet e qyteteve tuaja, të fshatrave tuaja. Ndaj edhe unë dua t’ju garantoj se, në projektin e 6 mijë kilometrave rrugë, do të përfshihen edhe qindra kilometra të qarkut tuaj. Unë ju jap fjalën që, shumë shpejt do të vijë dita që ne nuk do të varemi më nga thatësira, do të ndërtojmë burime të tjera të fuqishme energjetike në mbarë vendin dhe qytetarët e Kukësit, qytetarët e Shqipërisë do të kenë 24 orë drita”, është shprehur Berisha.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    djal lacian .. pse harron te thuash emrin e burimit kur poston artikuj nga shtypi?


    suksese qeverise ne kto pune..

    megjithate nuk po shoh kompani serioze te huaja te vijne.. te ndertojne..

    ndoshta situata politike i frikeson..

    kushedi cfar i fryjne ne vesh ekspertet e ps-se biznesit te huaj..

    18 shkurti eshte vendimtar..

    eshte rasti ti thuhet me vote.. ik zhduku nga zyrat e shtetit shqiptar o mafia e edvin ruco malo meto stalinave..


    ...

  3. #83
    Qeveria, 600 milion dollarë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë


    Teknologji moderne për projektin kombëtar


    Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, me një fond prej 600 milion dollarë parashikohet të përfundojë brënda vitit 2009. Ndërkaq, autostrada Kalimash-Morinë, është projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë dhe do të jetë pjesë integrale e Korridorit Durrës-Morinë. Autostrada, me 4 korsi kalimi dhe gjatësi 60.85 kilometra, ku përfshihet edhe tuneli 5.65 km, po ndërtohet nga kompania amerikane "Bechtel" dhe kompania turke "Enka Joint Venture". Ajo është parashikuar të përfundojë në korrik të vitit 2009. Kjo autostradë është projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Në realizimin e këtij projekti, kompanitë "Bechtel" dhe "Enka" do të punësojnë një personel prej rreth 2500 personash, ku në një përqindje të konsiderueshme do të ketë edhe punëtorë shqiptarë.

    Ceremonia kurorëzoi fillimin e punimeve civile direkte në realizimin e infrastrukturës nëpërmjet fillimit të aktivitetit në tunelin bi-tub një tunel për çdo drejtim kalimi, prej 5.65 km, i cili do të jetë një nga më të gjatët e ndërtuar ndonjëherë në Ballkan dhe do të kërkojë gërmimin e 1 milion metër kub material shkëmbor. Tunelet do të gërmohen në përputhje me Metodën e re austriake (NATM), e cila përdor në bazë të së cilës qëndron shfrytëzimi i kapacitetit mbajtës të shkëmbit për të siguruar hapjen e tunelit. Sipas kësaj metode, vetëm një përforcim minimal i strukturës së shkëmbit është i nevojshëm dhe masa e këtij përforcimi do të varet nga kategoria e shkëmbit që do të haset. Kjo është një metodë më e shpejtë dhe më ekonomike për të gërmuar dhe përforcuar tunelin në krahasim me metodat e tjera alternative që bazohen në hipotezat e një kapaciteti mbajtës më të dobët të strukturës shkëmbore.

    Për të arritur objektivin e hapjes së shpejtë të tunelit sipas metodës të sipërpërmendur, "Bechtel", "Enka Joint Venture" ka importuar pajisjen speciale Jumbo Driller (Atlas Copco L2C) nga Suedia për të hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementët e përforcimit të strukturës shkëmbore. Përveç ndërtimit të tunelit projekti parashikon ndërtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatësia totale e urave do të jetë afërsisht 4500m dhe ura më e madhe është aktualisht e parashikuar të jetë 100 m e lartë. Këto ura do të ndërtohen duke përdorur trarë betonarme të paranderur me gjatësi standarte 40 m të cilët do të jenë të parafabrikuar në kantiere të ndertuar afër autostradës. Veç kantierit për prodhimin e trarëve të paranderur, do të ndërtohen gjithashtu fabrika apo impiante në vende të caktuara, të cilat do të përdoren për të prodhuar beton për strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante të prodhimit të tipeve të ndryshme të asfaltobetonit. Në mënyrë që të mos influencohet në çfarëdo lloj mënyre jeta normale e komunitetit të asaj zone, BEJV është duke ndërtuar 3 kampe përgjatë autostradës ku personeli ndërtues do të qëndrojë dhe do të zhvillojë aktivitetin e tij.


    Projekti i autostradës Rrëshen - Kalimash


    Kontatuesi Bechtel Enka Joint Venture

    Gjatësia 60.85 km (5.65 km Tunel)

    Tipi 4 korsi (2 në secilin drejtim)

    Shpejtësia 100 km\për orë

    Përfundimi Qershor 2009

    Seksioni i parë Rrëshen-Reps (19.5 km)

    Seksioni i dytë Reps-Thirre (26.5 km)

    Seksioni i tretë Thirre-Kolsh (14.85 km)

    Seksioni 1& 3 Scetaroute (Francë)

    Seksioni 2 Italconsult (Itali)

    Tuneli 5.65 km

    75 m katror rrugë kalimi

    Dy kanale

    Shpërthimi dhe hapja e tunelit duke përdorur Metoden re austriake (NATM)

    Makineritë shpuese: Atlas Copo Rocket Boomer L2C Drill Jumbos

    Urat 35 në total

    4.5 km të rrugës do të jetë në urë

    100 m gjerësi

    Ndërtuar për binarë të një gjatësie prej 40 m

    Rruga 2 korsi për secilin drejtim plus korsia e emergjencës

    3.75 m gjerësi korsie

    2 m gjerësi korsie emergjence

    RD

  4. #84
    Projekti i autostradës Rrëshen-Kalimash


    Në datë 4 shkurt 2007, Kryeministri i Shqipërisë do të inaugurojë ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash duke shkelur butonin e detonimit për shpërthimin e parë nga ku do të nisë edhe gërmimi i Tunelit Thirrë-Kalimash 5.65 km.

    Autostrada me 4 korsi kalimi dhe e gjatë 60.85 km po ndërtohet nga Bechtel dhe Enka Joint Venture dhe do të përfundojë në korrik të 2009. Kjo autostradë është projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë dhe do të jetë pjese integrale e korridorit Durres-Morine.

    Kjo ceremoni kurorëzon fillimin e punimeve civile për realizimin e infrastrukturës nëpërmjet fillimit të aktivitetit në tunelin bi-tub (një tunel per cdo drejtim kalimi) prej 5.65 km, i cili do të jetë një nga më të gjatët e ndërtuar ndonjëherë në Ballkan dhe do të kerkoje germimin e 1 milionë metër kub material shkëmbor.

    Në realizimin e këtij projekti, Bechtel & Enka do të punësojnë një personel prej rreth 2500 vetësh, ku perfshihet një përqindje e konsiderueshme e punonjësve shqipëtare.

    Tunelet do të gërmohen në përputhje me Metodën e Re Austriake ( NATM ), në bazë të së cilës qëndron shfrytëzimi i kapacitetit mbajtës të shkëmbit për të siguruar hapjen e tunelit. Sipas kësaj metode, vetëm një përforcim minimal i strukturës së shkëmbit është i nevojshëm dhe masa e këtij përforcimi do te varet nga kategoria e shkëmbit që do të haset. Kjo është një metodë më e shpejtë dhe më ekonomike për të gërmuar dhe përforcuar tunelin në krahasim me metodat e tjera alternative që bazohen në hipotezat e një kapaciteti mbajtës më të dobët të strukturës shkëmbore.

    Për të arritur objektivin e hapjes së shpejtë të tunelit sipas metodës të sipërpërmëndur, Bechtel\ Enka Joint Venture ka importuar pajisjen speciale Jumbo Driller (Atlas Copco L2C) nga Suedia për të hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementët e përforcimit të strukturës shkëmbore.

    Përvec ndërtimit të tunelit, projekti parashikon ndërtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatësia totale e urave do të jetë afërsisht 4500m dhe ura më e madhe është aktualisht e parashikuar të jetë 100m e lartë. Këto ura do të ndërtohen duke përdorur trare beton-armë të paranderur me gjatësi standarte 40 m të cilët do të jenë të parafabrikuar në kantierë të ndërtuar afër autostradës.

    Vec kantierit për prodhimin e trarëve të paranderur, do të ndërtohen gjithashtu fabrika apo impiante në vënde të caktuara, të cilat do të përdoren për të prodhuar beton për strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante të prodhimit të tipeve të ndryshme të asfaltobetonit.

    Në mënyre që të mos influencohet në cfarëdo lloj mënyre jeta normale e komunitetit të asaj zone BEJV është duke ndërtuar 3 kampe përgjatë autostradës ku personeli ndërtues do të qëndrojë dhe do të zhvillojë aktivitetin e tij.


    Klienti: Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve
    Kontaktuesi: Bechtel Enka Joint Venture (www.bechtel.com dhe www.enka.com)
    Gjatësia: 60.85km (5.65km Tunel)
    Tipi: 4 korsi (2 në secilin drejtim)
    Shpejtësia: 100km\për orë
    Përfundimi: Qershor 2009
    Seksioni i pare Rrëshen-Reps (19.5km)
    Seksioni i dyte Reps-Thirra (26.5km)
    Seksioni i tretë Thirra-Kolshi (14.85km)
    Seksioni 1& 3 Scetaroute (Francë)
    Seksioni 2 Italconsult (Itali)
    Tuneli 5.65km
    75 m katror rrugë kalimi
    Dy kanale
    Shpërthimi dhe hapja e tunelit duke përdorur Metodën e Re Ausrtake (NATM)
    Makineritë c`puese: Atlas Copo Rocket Boomer
    Urat 35 në total
    4.5 km të rrugës do të jetë në urë
    100 m gjerësi
    Ndërtuar për binarë të një gjatësie prej 40 m
    Rruga 2 korsi për secilin drejtim plus trafik ndarës
    3.75 m gjërësi korsie
    2 m gjërësi trafik ndarës



    Tirane 4 Shkurt 2007

    Faqja zyrtare e MPPTT
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-02-2007 më 09:08

  5. #85
    Fillon ndërtimi i segmentit të tretë, Milot-Rrëshen

    Vlera totale e këtij aksi rrugor ka arritur në 41 milionë dollarë

    Është inauguruar fillimi i punimeve në segmentin Milot-Skuraj, pjesë e projektit Milot-Rrëshen, në të cilën përfshihen edhe ndërtimi i dy segmenteve të tjerë, Skuraj-Rubik me një gjatësi 9 km dhe Rubik-Rrëshen me një gjatësi 8 km, kap vlerën totale për të tre segmentet e këtij aksi rrugor, prej 41 milionë dollarë. Projekti është i financuar nga Banka Botërore, OPEC (për segmentin e tretë) dhe qeveria shqiptare. Seksioni rrugor Milot-Skuraj ka gjatësi 9 km, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e tij kap shifrën e rreth 11,7 milionë USD. Kontrata është firmosur në datë 23 janar 2007 dhe punimet priten të përfundojnë në janar të vitit 2009. Zbatimi i kësaj kontrate konsiston kryesisht në ndërtimin e një traseje të re rruge. Rruga e re fillon nga kryqëzimi me rrugën nacionale (Tiranë-Shkodër), e cila ndodhet rreth 4 km në jugperëndim të Milotit. Më tej rruga kalon në Fushë Milot dhe për shkak të sistemit të ujitjes dhe drenimit të kësaj zone fushore, rruga do të ketë shumë vepra arti, ndër të cilat më e madhja në këtë seksion rrugor është ura 3x18m. Është parashikuar gjithashtu ndërtimi i një ure me gjatësi 4x30m, e cila do kalojë mbi rrugën dhe hekurudhën ekzistuese, në afërsi të stacionit të trenit në Milot. Gjithashtu, parashikohet ndërtimi i një mbikalimi në afërsi të Milotit për të lidhur qytetin me rrugën e re.

    Gazeta Shqip

  6. #86
    Nisin punimet në segmentin Milot-Rrëshen.

    Projekti për ndërtimin e këtij aksi kap shifrën e 11.7 milionë USD dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit 2009.



    Kryeministri i vendit Z.Sali Berisha dhe Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Z.Lulzim Basha inauguruan sot fillimin e punimeve në segmentin Milot-Skuraj. Ky aks është pjesë e projektit Milot-Rrëshen , në të cilën përfshihen edhe ndërtimi i dy segmenteve të tjerë, Skuraj-Rubik me një gjatësi 9 km dhe Rubik-Rrëshen me një gjatësi 8 km.

    Projekti është i financuar nga Banka Botërore , OPEC (për segmentin e tretë) dhe Qeveria Shqiptare, me një vlerë që kap shifrën e 41 milionë USD. Vlerë kjo në të cilën përfshihet ndërtimi i të tre akseve rrugore.

    Seksioni rrugor Milot-Skuraj është pjesë e Korridorit të 8. Gjatësia e këtij segmenti është 9 km ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e tij kap shifrën e rreth 11.7 milionë USD. Kontrata është firmosur në datë 23 janar 2007 dhe punimet priten të përfundojnë në janar të vitit 2009.

    Zbatimi i kësaj kontrate konsiston kryesisht në ndërtimin e një traseje të re rruge.Rruga e re fillon nga kryqëzimi me rrugën nacionale ( Tiranë-Shkodër), e cila ndodhet rreth 4 km në jug-perëndim të Milotit. Më tej rruga kalon në Fushë Milot dhe për shkak të sistemit të ujitjes dhe drenimit të kësaj zone fushore, rruga do të ketë shumë vepra arti, ndër të cilat më e madhja në këtë seksion rrugor është ura 3x18m.

    Është parashikuar gjithashtu ndërtimi i një ure me gjatësi 4x30m, e cila do kalojë mbi rrugën dhe hekurudhën ekzistuese, në afërsi të stacionit të trenit në Milot. Gjithashtu parashikohet ndërtimi i një mbikalimi në afërsi të Milotit për të lidhur qytetin me rrugën e re.

    Punimet për dy segmentet e tjerë, Skuraj-Rubik dhe Rubik-Rrëshen, priten të nisin përkatësisht në Prill dhe Majt të vitit 2007.


    Segmenti Milot-Rrëshen

    Të dhëna të përgjithshme

    1. Gjatësia totale ( për të tre segmentet) – 26 km
    2. Gjërësia e rrugës – 10.5 m
    3. Vlera për të tre segmentet – 41 milionë USD
    4. Financimi – Banka Botërore, OPEC dhe Qeveria Shqiptare


    Segmenti i parë Milot-Skuraj

    1. Gjatësia – 9 km
    2. Vlera e kontratës së lidhur – 11.7 milionë USD
    3. Kontraktor – SCT d.d., Slloveni
    4. Supervizor – Scetaurote, Francë
    5. Firmosja e kontratës – 23 janar 2007
    6. Kohëzgjatja – 24 muaj


    Segmenti i dytë Skuraj-Rubik

    1. Gjatësia – 9 km
    2. Kohëzgjatja e kontratës – 18 muaj


    Segmenti i tretë Rubik-Rrëshen

    1. Gjatësia – 8 km
    2. Kohëzgjatja e kontratës – 8 muaj




    Tirane 9 Shkurt 2007

    Faqja zyrtare e MPPTT



    Foto e marre nga faqja zytare e Keshillit te Ministrave
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-02-2007 më 18:21

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Rruga Milot-Rreshen, BB jep 25 milione USD

    E Shtune, 24 Shkurt 2007

    Banka Boterore aprovoi dje nje projekt me vlere 25 milione dollare, per ndertimin e segmentit rrugor Milot-Rreshen, pjese e rruges Durres-Kukes. Fondi do te perdoret per ndertimin e nje pjese prej 26 km, si dhe per testimin, mirembajtjen e saj dhe sigurine rrugore

    Fatjon Ferko

    Banka Boterore jep 25 milione dollare per ndertimin e segmentit rrugor Milot-Rreshen, pjese e rruges Durres-Kukes. Dje BB-ja aprovoi projektin per sektorin e Transportit ne Shqiperi, i cili do te financoje ndertimin e nje seksioni rrugor prej 26 kilometrash nga Miloti ne Rreshen. Gjithashtu, ky projekt do te testoje mirembajtjen e rruges mbi bazen e performances dhe do te permiresoje sigurine rrugore dhe do te ofroje asistence te metejshme teknike, si dhe pajisje. Ne Shqiperi, kerkesa per transport po rritet me ritme te ndjeshme, duke reflektuar ndryshimet strukturore te ekonomise dhe ndryshimet ne shkembimet tregtare te rajonit. Por mungesa e mirembajtjes ka cuar ne nje perkeqesim te rrjetit dhe ka rritur kostot e perdoruesve te rruges. Aksidentet rrugore po kthehen ne nje ceshtje serioze shendetesore. Infrastruktura e dobet e transportit po jep nje ndikim negativ ne standardet e jeteses se popullsise shqiptare. Per te zgjidhur te gjitha keto sfida, qeveria shqiptare kohet e fundit miratoi Planin Kombetar te Transportit, si edhe afirmoi qe korridori Durres - Milot - Morine te jete prioriteti i saj kryesor. Zhvillimi i ketij korridori rrugor do te ule ndjeshem kostot per perdoruesit e rruges, prej se cilit do te perfitojne afersisht 110 mije individe, ne nje nga rajonet malore me te varfra te Shqiperise. Martin Humphreys, drejtues i ekipit te Bankes Boterore ne kete projekt u shpreh: "Ky projekt i ri do te ule kostot per perdoruesit e rruges ne seksionin Milot-Rreshen te korridorit dhe do te kontribuoje ne nje rritje te ndjeshme te aksesit te popullsise qe jeton ne pjesen me te privuar te Shqiperise, pikerisht ne zonat verilindore. Projekti do te fuse nje qasje novatore per mirembajtjen e rrugeve sipas performances dhe do te kontribuoje ne zhvillimin e kuadrit institucional dhe ne menaxhimin e aktiviteteve te sigurise rrugore ne te gjithe Shqiperine". Ky projekt i ri financohet nga nje kredi dhe nje hua, qe bashkon fondet e IDA-s dhe IBRD-se, perkatesisht ne shumat 5 milione dollare dhe 20 milione dollare. Projekti do te financoje ndertimin e seksionit Milot-Rreshen te korridorit Durres-Morine. Kostoja totale e projektit eshte 56 milione dollare dhe bashkefinancohet nga qeveria shqiptare me 16 milione dollare dhe nga Fondi i OPEC-ut me 15 milione dollare. Shqiperia eshte bere anetare e Bankes Boterore ne vitin 1991. Angazhimi financiar i Bankes Boterore per Shqiperine aktualisht eshte ne shifrat e perafersisht 915 milione dollare per 63 projekte.

    Korrieri

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Durres - Morine, gjatesia e rruges -170 km

    E Shtune, 24 Shkurt 2007

    Kostoja totale e ndertimit - rreth 400 milione euro

    Durres - Milot, gjatesia 59 km

    Milot - Rreshen, gjatesia 26 km

    Kostoja e ndertimit - rreth 28 milione USD

    Rreshen - Reps, gjatesia 18 km

    Reps - Thirre, gjatesia 27 km

    Thirre - Kalimash, gjatesia 13 km

    Kostoja e ndertimit - rreth 110 milione euro (per vetem dy kalime)

    Kalimash - Kukes - Morine, gjatesia 30 km

    Kostoja e ndertimit rreth 60 milione USD


    Korrieri

  9. #89
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Kjo rruge duhet patjeter te perfundoje para vitit 2009, nqs Berisha don sado pak te lidh Shqiptaret se bashku ne dy anet e ish kufinit.


    Plus qe perfitimet ekonomike te qytetarev do jene imense, dhe s'diskutohet edhe ai vet do prfitoj nga kjo rruge.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Nisin punimet në segmentin Milot-Rrëshen.





    Foto e marre nga faqja zytare e Keshillit te Ministrave

    Deja vu e autostrades Tirane - Durres!
    U kaloi jeta duke prere shirite, me keq se ai qe urrejne (ose idolizojne)
    Pfuuu, fare e keqe

  11. #91
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Milot-Morinë: 10% financim nga donatorët

    • Segmenti rrugor Kalimash-Rexhepaj, me gjatësi 5.6 km, do të jetë me katër korsi. Financimi i kësaj rruge me rëndësi strategjike është shpallur prioritet i qeverisë


    Me nënshkrimin dje të marrëveshjes për akordimin e fondit prej 35 milionë USD, janë siguruar nga donatorët vetëm 10 për qind të fondit të nevojshëm për financimin e ndërtimit të gjithë rrugës Milot-Morinë. Kredia do të miratohet nga Bordi i Bankës në muajin maj dhe punimet priten të përfundojnë brenda 18 muajsh. Segmenti rrugor Kalimash-Rexhepaj, me gjatësi 5.6 km, do të jetë me katër korsi. Financimi i kësaj rruge me rëndësi strategjike është shpallur prioritet i qeverisë shqiptare, por kërkesave të saj për financime nga jashtë vendit, i janë përgjigjur deri tani vetëm Banka Botërore dhe Banka Islamike.

    Ekzekutivi shqiptar ka njoftuar se për financimin e ndërtimit të të gjitha segmenteve do të duheshin rreth 600 milionë dollarë amerikanë. Një shifër e tillë, sipas njoftimeve zyrtare, do të duhet të sigurohet, në masën 90%, nga burime të buxhetit të shtetit.
    Në fund të muajit të kaluar, Banka Botërore njoftoi se projekti shqiptar do të financohet nga një kredi dhe një hua, që bashkon fondet e IDA-s dhe IBRD-së, përkatësisht në shumat 5 milionë dollarë dhe 20 milionë dollarë.

    Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së djeshme, u bë e ditur se 70% e gjatësisë së këtij segmenti rrugor do të jetë ndërtimi i trupit të rrugës jashtë aksit ekzistues, duke kaluar në shpatet shkëmborë të zonës. Parametrat teknikë të projektimit janë të standardit italian, CNR për rrugë me katër kalime të ndara mes tyre, të cilat mundësojnë vazhdimësinë e trafikut normalisht.

    Gjerësia e trupit të rrugës do të arrijë në 23 m. Trupi i rrugës do të përfshijë ndërtimin e dhjetë viadukteve për katër kalime, me gjatësi totale prej 800 m dhe lartësi maksimale të kolonave deri në 48 m. Do të ndërtohen gjithashtu edhe 200 m linear ura dhe vepra arti të madhësive të ndryshme. Rruga do të ketë nënshtresa rrugore me, trashësi 50 cm si dhe shtresa asfaltike me trashësi 20 cm.

    Gjithashtu, janë marrë masa për sigurinë rrugore, duke përdorur të gjithë elementët bashkëkohor të sinjalistikës horizontale dhe vertikale, në përputhje me standardin e projektimit, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transporteve. (Gazeta Shqiptare)

  12. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Bankat greke financojne rrugen e re Durres-Kukes

    E Shtune, 02 Qershor 2007

    Blerina Hoxha

    Alpha Bank dhe Banka Kombetare e Greqise do t’i japin qeverise shqiptare nje kredi prej 230 milione eurosh per ndertimin e Segmentit Rreshen-Kalimash te rruges se re Durres-Kukes. Lajmin e dhane dje burimet zyrtare ne Ministrine e Financave, te cilat shpjeguan se, bankat u perzgjodhen pas nje konkursi te hapur, qe Ministria e Financave zhvilloi muajin qe lame pas. Nga 12 banka vendase dhe te huaja, qe kane shprehur interes per te kredituar ndertimin e rruges Durres-Kukes, 2 bankat greke, qe kane dege edhe ne Shqiperi, kane dhene oferten me te mire, sqaruan burimet ne Ministrine e Financave.

    Sipas termave te ofertes, kredia do te shlyhet nga qeveria shqiptare gjate nje periudhe 15-vjecare, ku 5 vitet e para jane falas. Interesi i kredise eshte euribor +1,5%. Per kete vit do te kreditohen rreth 110 milione euro financime, ndersa per vitin 2008 kerkohen rreth 95 milione euro.

    Burimet ne Ministrine e Financave sqaruan se, vleresimi i ofertave u bazua ne “Cash-Flow” dhe “Present value” te llogaritur per cdo oferte te paraqitur me ane te DMFAS, i cili eshte nje program specifik per borxhin, i mirenjohur ne bote dhe nga organizmat financiare nderkombetare.

    Komisioni perdori si kriter themelor vleresimi “Present Value”, mbasi kjo merr parasysh te gjitha termat me te cilat ofrohet financimi si maturimi, periudha falas, interesi dhe kosto te tjera, qe lidhen me financimet.

    Qeveria e Shqiperise, e perfaqesuar nga Ministria e Financave, ka siguruar financimin e investimeve qe do te kryhen nga konsorciumi Bechtel-Enka per ndertimin e seksionit Rreshen-Kalimash te Autostrades Durres- Morine. Seksioni i autostrades Rreshen-Kalimash ka nje gjatesi 60 km dhe perfshin ndertimin e nje tuneli me gjatesi afersisht 6 km. Ministria e Financave, sqaron se zhvillimet ekonomike ne Shqiperi kane treguar nje sistem te qendrueshem me ngarkesa te borxhit publik, te cilat jane reduktuar ne menyre te konsiderueshme, duke reflektuar ristrukturim dhe arritje ne konsolidimin fiskal. Ne vijim te ketyre permiresimeve, Shqiperia ka pasur raporte korrekte dhe ne kohen e duhur te te gjitha pagesave per sherbimin e borxhit, duke shenuar nje histori pozitive ne kete drejtim. Siguria ne kete fushe eshte kusht i rendesishem per ekonomine shqiptare ne drejtim te perfitimit te kredive tregtare dhe jane pjese e strategjise per ndryshime te tilla ne periudhat qe vijne, sqaron dikasteri i Financave ne letren derguar donatoreve. Aktualisht, Shqiperia eshte “blend borrower country”, vend qe ndjek me kujdes nivelin e borxhit per mbajtjen e tij ne nivele te menaxhueshme dhe te qendrueshme.

    Bankat Fituese



    Alpha Bank

    National Bank of Greece (Banka Kombetare e Greqise)



    Termat e kredise

    Shuma e kredise 200-230 milione euro

    Afati i kredise 15 vjet

    Periudha falas 5 vjet

    Interesi Euribor 3/mujor + 1,25%.



    Bankat qe u interesuan

    Alpha Bank

    National Bank of Greece

    Raiffeisen Group

    Citi Group

    Deutsche Bank

    London Capital Market,

    International Commercial Bank

    Banka e Pireut

    Calyon

    Citi Group

    BNP Paribas

    Banka Amerikane e Shqiperise

    Skema e Financimit:

    Qellimi i Kredise: Financimi i investimit qe do te realizohet ne zbatim te kontrates tregtare date 06/10/2006, per ndertimin e segmentit te autostrades Rreshen- Kalimash.

    Bleresi/Porositesi: Qeveria e Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e Shqiperise

    Kontraktor/Furnitor: Bechtel international inc.

    Huamarres: Qeveria e Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Ministria e Financave

    Shuma e kredise: 200-230 milione euro per t’u disbursuar sipas skedulit ne vijim:

    • Viti 2007 deri ne 110 milione euro.

    • Viti 2008 deri ne 95 milione euro

    Ofertat e kredise pranohen deri me 30 prill


    Koha Jone

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mbërijne mjetet për rrugën Durrës-Kukës

    Ka mbërritur në portin e Durësit, anija Ro-Ro Italroro-Tëo, e cila ka shkarkuar materiale për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë të “Projektit Cargo”.
    Nga kjo anije për llogari të subjektit Bechtel dhe Enka.
    Nga anija në fjalë u shkarkuan pjesë këmbimi për makineri, kamiona të mëdhenj, kontonierë me pajisje zyre, ekskavatorë, kulla ndricimi , rimorkjator për transportin e pajisjeve të rënda, buldezere, vetura, fuoristrada , kompesorë, cekicë, hidraulik, eskavatorë gërrmues, makineri gërryese, rrula për ngjeshjen e rrugës, gjeneratorë.
    E gjithë ngarkesa ka ardhur nga Turqia dhe është shkarkuar në portin e Durrësit në kuadër të “Projekt Cargo”.
    #VamosArgentina

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Akumulohen, 280 milione USD, 71 milione per rrugen Durres-Kukes

    E Merkure, 27 Qershor 2007

    Per gjashtemujorin e dyte te vitit do te rishperndahen si shpenzime buxhetore dhe 280 milione dollare. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka njoftuar tashme formatimin e buxhetit shtese, i cili ka akumuluar kete vit me shume se 120 milione dollare se buxheti suplementar qe u be ne korrik te vitit qe shkoi. Vlera totale e autorizimeve qe Ministria e Financave dhe qeveria do t'i kerkoje Kuvendit te Shqiperise per t'u shpenzuar gjate 6-mujorit te dyte, arrin ne 28 miliarde leke ose rreth 280 milione USD, tha kreu i Financave. Ne teresine e saj rreth 13.5 miliarde leke ose rreth 135 milion USD, vijne teresisht per shkak te administrimit te mire fiskal, ku rreth 1 miliarde leke u kursyen nga sherbimi i borxhit dhe 142 milione dollare vijne ne buxhetin shtese, si rezultat i privatizimit te Albtelekomit. Te ardhurat e perfituara nga shitja e Albtelekomit do te perdoren, 7.1 miliarde leke per uljen e borxhit publik te vendit dhe 7.1 miliard leke per financimin e punimeve te rruges Durres-Kukes.

    Ndersa 13.5 miliarde leke te tjera te sigluara nga tejkalimi fiskal do te destinohen per te pershpejtuar politiken per rritjen e pagave dhe te pensioneve. Bode tha se buxheti shtese mundeson qe ne gjashtemujorin e dyte, administrata publike te ofroje ne tregun e investimeve kapitale, kapacitetet per rreth 140 milione USD me shume dhe njekohesisht per te mbeshtetur intensifikimin e rritjes se pagave dhe pensioneve, sipas strategjise te deklaruar tashme. Nga ana tjeter fondi i investime buxhetore i parashikuar per 5-mujorin ka realizuar 70 % te programit te periudhes me investimet e brendshme. Gjate kesaj periudhe jane shpenzuar 11/4 e fondeve vjetore te destinuara per investime publike.

    Tatimet dhe doganat, qe perbejne te ardhurat fiskale te qeverise per 5-mujorin kane pasur nje tejkalim prej rreth 10 milione USD. Ne 6-mujor kjo shume do te jete edhe me e madhe tha Bode, nderkohe qe deri ne fund te vitit keta sektore do te japin rreth 6 miliarde leke me shume nga sa ishte programuar ne fillim te vitit. Ministri ka pohuar se pervec tatimeve dhe doganave, qeveria ka pasur te ardhura te tjera fiskale, qe kane mundesuar arritjen e ketij buxheti suplementar.

    Buxheti shtese, 280 milione USD

    Te ardhurat

    14.2 te ardhurat nga privatizimi i Albtelekomit

    13.5 miliarde leke te ardhura nga tejkalimet fiskale

    Shpenzimet

    7.1 miliarde leke per uljen e borxhit publik

    7.1 miliarde leke per rrugen Durres-Kukes

    6.5 miliarde leke per investime te tjera

    5 miliarde leke per financimin e KESH-it

    1 miliard shtese per fondin kontingjent te pagave

    1 miliard rialokim shpenzimesh strukturore/operative
    #VamosArgentina

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Durres - Kukes, edhe 7,2 miliarde leke nga buxheti shtese

    E Diele, 15 Korrik 2007


    Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka pohuar se ne favor te ndertimit te rruges Durres-Kukes jane akorduar edhe 7,2 miliarde leke te tjera. Bode ka thene dje para gazetareve se financimi qe qeveria shqiptare po i ben kesaj rruge eshte i konsiderueshem. "Ne kemi pasur 5 miliarde leke ne buxhetin e vitit, shtuam dhe 7,2 miliarde leke te tjera dhe kemi arritur keshtu ne 12 miliard leke", deklaroi ministri i Financave. Sipas tij, ne dispozicion te financimit te kesaj rruge, ne varesi edhe te avancimit te punimeve dhe vellimit te tyre, ekziston edhe shume prej 230 milion eurosh, per te cilen tashme qeveria shqiptare ka kontraktuar bankat qe fituan tenderin e disa javeve me pare.
    #VamosArgentina

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Skandali “Rrëshen-Kalimash”, Berisha mban peng 120 milionë dollarë
    24 Gusht, 2007
    Tiranë - Prej mëse tre muajsh, qeveria shqiptare mban të bllokuara 120 milionë dollarë, të cilat i kishte parashikuar në Buxhetin e vitit 2007 (70 milionë dollarë) dhe në Buxhetin shtesë të vitit 2007 (50 milionë dollarë) për të paguar konsorciumin turko-amerikan “Bechtel-Enka” në bazë të kontratës antiligjore që ka nënshkruar me këtë konsorcium për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Arsyeja e bllokimit të kësaj shume lidhet me hetimin e tenderit të kësaj rruge nga ana e Prokurorisë. Burime nga institucioni i Prokurorisë kanë bërë të ditur se qeveria shqiptare deri pak kohë më parë kishte kryer të gjitha procedurat ligjore të lëvrimit të këtij fondi dhe se ngelej vetëm kryerja e transaksionit. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili nuk është realizuar dot nga qeveria, sepse ndërsa ishin marrë masat për transferimin e 120 milionë eurove të akorduara nga buxhetet e vitit 2007, organi i akuzës i kërkonte Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve llogari për paradhënien prej 72 milionë eurosh (dokumentuar në Buxhetin 2006) të bërë vitin e kaluar dhe për 32 milionë euro që janë dhënë në muajin shkurt të vitit 2007 (e dokumentuar në media me faksimile). Pra qeveria ishte e detyruar të bllokonte 120 milionë eurot e akorduara për vitin 2007, në një kohë që nuk mund të justifikonte shumën totale prej 104 milionë eurosh që ajo i kishte dhënë me paradhënie konsorciumit “Bechtel-Enka” deri në muajin mars të këtij viti. Jo pak, por 104 milionë euro ka shkuar paradhënia deri në muajin mars, ndërkohë që punimet për rrugën Rrëshen-Kalimash filluan në muajin shkurt të vitit 2007.
    Burime nga organi i akuzës kanë bërë të ditur se sipas informacioneve që ata kanë mbledhur shuma prej 120 milionë dollarësh, e akorduar në buxhetet e vitit 2007 për këtë rrugë, qëndron e bllokuar për shkak të ngurrimit që ka ekzekutivi në kushtet e një hetimi intensiv që Prokuroria po i bën kontratës me konsorciumin. Ndërkohë që e gjithë kjo situatë në kontekstin e gjendjes së mjerueshme energjetike të vendit e vendos qeverinë përballë një përgjegjësie edhe më të madhe. Në një kohë kur deklarohet se vendi nuk ka para për të paguar importin e energjisë, qeveria mban të bllokuara 120 milionë euro, të cilat ia ka taksur konsorciumit “Bechtel-Enka” në kundërshtim me ligjet e vendit, pasi ligji shqiptar e ndalon në mënyrë të panegociueshme paradhënien dhe pagesën për punë të pakryer. Në këtë situatë, qeveria mund të bëhet përgjegjëse edhe për përkeqësimin e skajshëm të këtij skandali pasi kjo sasi e madhe lekësh mbahet për muaj të tërë e bllokuar duke shkaktuar dhe efekte anësore (përqindja e interesit) nga mosqarkullimi i tyre në treg apo përdorimi i tyre për zgjidhjen e problemeve më akute që ka sot vendi! Gjithsesi, përfaqësuesit e organit të akuzës janë të sigurt se qeveria pret momentin e parë për të transferuar këtë shumë (120 milionë dollarë) jashtë vendit, ndërsa sigurojnë se ata do të ushtrojnë presionin e duhur me qëllim që të ndërpresin çfarëdolloj transaksioni të paligjshëm nga ana e qeverisë shqiptare.



    Ja si prokuroria bllokoi
    Drejtorin e Rrugëve Berzani



    Tiranë - Në mars të vitit 2007, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve erdhi Ilir Berzani. Ai zëvendësoi drejtoreshën e mëparshme Lajla Saraçi. Në këtë kohë, Prokuroria ishte duke hetuar dy transaksione të firmosura nga Saraçi. Kjo e fundit në fund të muajit shkurt kishte firmosur dy fatura, me anë të të cilave i kalonte konsorciumit “Bechtel-Enka” një shumë prej afro 32 milionë eurosh. Gjashtë muaj më parë, këtij konsorciumi i kishte kaluar në formë paradhënieje një tjetër shumë prej 72 milionë eurosh. Në total, shuma shkonte tek afro 104 milionë euro, të cilat “Bechtel-Enka” i kishte marrë si pasojë e kontratës antiligjore që qeveria shqiptare kishte nënshkruar me të. Por, ndërsa prokurorët po investigonin këto transaksione, sinjalizohen se drejtori i sapoemëruar, Ilir Berzani, po tentonte të transferonte nga ana e tij me shpejtësi rreth 75 milionë euro në muajin prill për llogari të firmës “Bechtel”. Menjëherë pasi kanë marrë sinjalizimin, prokurorët kanë kontaktuar Berzanin ndërsa ky i fundit i ka lënë me “gisht në gojë” teksa u ka dhënë shpjegimet për veprimin e kryer. “Zotërinj, unë nuk kam bërë as më shumë e as më pak sesa zbatimin e Vendimit Nr. 651, datë 27.9. 2007, të qeverisë shqiptare. Shikojeni dhe faturën e lëvrimit të lekëve që unë kam firmosur. Në fund të saj shkruhet pikërisht se ku jam bazuar unë për ta kryer këtë veprim. Detyra ime është të zbatoj vendimet dhe politikat e qeverisë, kështu që nëse ka diçka që nuk shkon, nuk jam unë shkaktari, pasi unë kam të drejtë vetëm të ekzekutoj urdhrat e instancave eprore”, - mësohet t’u ketë thënë drejtori Berzani prokurorëve të çështjes. Gjithsesi, prokurorët ia dolën që të paktën këtë transaksion të përgatitur nga Berzani ta bllokonin, duke e paralajmëruar atë se çështja ishte nën hetim dhe se nuk mund të vazhdonte akti i paradhënies dhe lëvrimi i qindra miliarda lekëve kaq kollaj....
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    e llap si ka vjedh partia socialiste 8 vite tash edhe kjo e keti saliut duhet te vjedh,hatri mos te jet se dy palet jane hajna milionera vetem qe qka bene nano perpara tani sala vetem e kopjon

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e Azem Beta
    Anëtarësuar
    03-11-2006
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga daja shneq Lexo Postimin
    e llap si ka vjedh partia socialiste 8 vite tash edhe kjo e keti saliut duhet te vjedh,hatri mos te jet se dy palet jane hajna milionera vetem qe qka bene nano perpara tani sala vetem e kopjon
    Sala po e mbaron rrugen plako,kurse nano i ka vjedhur parat pa i filluar fare punimet edhe nese qeveritaret po vjedhin e rendesishme esht per ne qe na kap ky aks rrugor,esht qe ai ka filluar dhe po behet:

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Majko: Durrës-Kukës nuk duhet të ndalet

    Ish-kryeministri ka pasur lobe kundër ndërtimit të rrugës


    Kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ideator i rrugës Durrës-Kukës, hedh dritë mbi projektin e shumë debatuar. Në një intervistë për "Top Channel" ai vlerësoi se rruga Durrës-Kukës erdhi si rezultat i ndryshimit të balancave gjeopolitike në rajon. "Lufta e Kosovës nuk ishte thjesht e tillë, por ndryshoi edhe raportet e Shqipërisë me fqinjët. Pas luftës së Kosovës ne nuk kishim më fqinje Serbinë, ishim më shumë të interesuar të siguronim linjat e tregut shqiptar, se sa për llogari të tjera", konstatoi Majko. Ai vlerësoi se "lufta" e dytë pas asaj të Kosovës ishte lufta ekonomike, ose vendosja e balancave ekonomike. "Arritëm të hedhim një llaf që Banka Botërore të vinte një dorë. E rëndësishme është që e vuri putrën në këtë projekt. Pastaj ne e dinim se duke marrë garancitë e bankës për një studim të tillë, kjo do absorbonte natyrisht vëmendjen e bankave dhe donatorëve", tha Majko. Sakaq, shtoi ai, logjika më pak e shtrenjtë sigurisht nxiste një lloj përkrahje të ndonjë lloj lobi të caktuar në Bankën Botërore, por edhe të grupeve të caktuara rajonale. Ai kujton vizitën e zëvendëspresidentit të Bankës Botërore në Shqipëri. "Ata bënë një gjest që mund të konsiderohet i veçantë: nuk erdhën me avion, por përdorën makinën nga Mali i Zi, bënë një testim deri diku njerëzor. Ndalonin në pika të ndryshme dhe pyesnin njerëzit. Panë se të gjithë njerëzit e përkrahnin këtë variant që kalonte nga Mirdita", u shpreh Majko. Ish-kryeministri sqaroi se taksa "Majko" do shërbente si një lloj garancie për një kredi me interesa mbase më të larta se sa normalet. "Nga taksa në mënyrë fillestare, taksa ka qenë në kufijtë e 23-30 milionë dollarëve në vit. Ajo ishte jo vetëm e mjaftueshme për të paguar një sasi të caktuar për kredinë, por edhe për të llogaritur një moment investimi direkt", vijoi Majko. Sipas tij, taksa u trajtua në mënyrë të rregullt në buxhetin e 2003-shit, sepse u mor si buxhet nga viti 2002 deri në 2003. "Duke filluar me mënyrat burokratike, u quajt i ngrirë si një borxh i buxhetit të Shqipërisë për rrugën. Unë në fakt nuk kam qenë me këtë logjikë", insistoi Majko. Ai kujtoi se në vitin 2002 depozitoi në Parlament dy projektligje, njëri kaloi dhe tjetri jo. Projekti i parë që kaloi ishte vendosja e taksës. Projektligji i dytë u frenua dhe ishte për krijimin e një llogarie të posaçme që ishte jashtë buxhetit dhe gjithë paratë e taksës do vendoseshin në një llogari. "Kushdo që do vinte taksa, do ishte diçka e veçantë në bankë. Nuk kaloi, edhe pse nga përfaqësues të FMN-së nuk donin të kishte llogari jashtë buxhetit shqiptar", tha Majko. Ish-kryeministri është i mendimit se lugina e Fanit është simboli i rrugës, simboli i debateve dhe diçka që u takonte shqiptarëve ta bënin dhe e bënë. "Faktikisht rruga në periudhën e parë do të luajë rolin e një fshese me korrent, që do thithë para. Mua më shqetëson çdo rol negativ që synon të thithë rruga si projekt. Elementët e natyrave të tjera, për aq kohë sa ka filluar një proces nga prokuroria, nuk është mirë t‘i komentoj", vlerësoi Majko. Ai është i mendimin se rruga nuk bëhet thjesht për të bashkuar këtë apo atë, kjo është një rrugë thellësisht ekonomike. "Të jemi të sinqertë, për mua e rëndësishme është që rruga të bëhet, që unë të ec në asfaltin e asaj rruge", u shpreh Majko.


    ideja


    Majko, "Kryeministri i luftës"



    Pandeli Majko ishte Kryeministër në kohën e luftës së Kosovës, çka bëri të quhej "Kryeministër i luftës". Në kohën e qeverisjes së parë të tij u shtrua ideja e ndërtimit të kësaj rruge, që do fillonte nga Durrësi dhe do mbaronte në Morinë. Projekt për të cilin filloi të lobonte në qeverisjen e parë të tij. Pas largimit të Majkos, projekti ngeli në rrugë, për të rifilluar në vitin 2002, sërish me vendosjen e taksës së posaçme për rrugën




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •