Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 99
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga lonely_lion
    qazimo !

    lesh me tresh o shpirt ! jo ps jo pd ! shqiptaret nuk e bejne shqiperine se po te ishte per ta bere do e benin !

    i ke bere ndonjehere pyetje vetes se ku shkuan hekurushta shqiptare ? hekur per skrap .... investim e djerse e viteve te tera ...

    thuaj mire qe u ben shkolla,hidrocentrale e ku e dine une se cfare (para viteve 90 )... se keto 15 vjet
    jo vetem su be gje ...por u shkaterrua.... !!!

    e kupton or qazim se po srra shi ske per te pas as korrent qe te lidhesh online,po ishe ne shqiperi... e kupton se po nuk ishe ne shtepi kur vjen uji ngelesh pa u lare ...ujin per te pire e bien nga jasht (shqiperia qe ze vendet e para per rezerva ujore per fryme ne bote )

    hidhu e pirdhu shqiptaret .... keto 15 vjetet e fundit treguam se kush jemi dhe cgen kemi !

    me vjen shume keq... sa sdi se duhet te them me krenari se jam apo sjam shqiptar !

    p.s.

    dje nje miku im me tha>>>drejtori i tij (ne nje goxha drejtori ne nje ministri) i thoshte : te zote jemi jo ne qe jemi ne pune por ata qe kane nga tre universitete e rine pa pune e shesin banan ne shqiperi !
    c'rruge thua ti more ..... !!!!

    a pe lajme dje ti apo jo...??? sa shkolla s'kishin filluar mesim se ishin te renuara .... !!!! e cpret me ????



    Tek ajo tema per "Shqiperia 1€" m'u drejtove si pinjoll i nje familje pronaresh te medhenj e tokave dhe per momentin ndjeva keqardhje.
    Ndersa ketu po shoh se nuk je prej asaj fare, por prej nje fare tjeter.
    Tema nuk ka te beje aspak me ato qe ngre ti ketu, por ka te beje me nje keqdashesi te hapur te sockomeve (shkurtim i social-komunisteve) shqiptare ndaj nje projekti gjigand me interes kombetar.
    Shqiptaret nuk e bene dot Shqiperine se nuk i lane e jo se nuk diten ta bejne.
    Pastaj ato problemet qe ngren ketu per drita e ku di une, dua te te them se ato nuk dolen tani por jane gangrene qe ne fillim e vitit '80.
    Qe atehere e Shqiperi nuk kishte drita, uje, nafte, cimento, derrasa, gozhde, pjese kembimi, xhama etj.
    Deri ne ate kohe Shqiperia flirtonte sa me njeren e sa me tjetren, por kur mbeti vetem krejtesisht, atehere filluan te dalin problemet dhe populli nisi te shfaqte pakenaqesine e hapur dhe nisi te kaperceje kufinjte e Enverit me shumice, ndonese ta beje kete ishte sikur te shkoje vete para toges se gatshme te pushkatimit.

    E majta shqiptare ka qene perhere kunder interesave kombetare dhe perhere ne sherbim te interesave klanore te brendshme dhe te interesave te ushqyesve te tyre politike dhe ekonomike rreth e qark trojeve tona kombetare.

    E majta shqiptare ka qene dhe mbetet nje mashtrim per shqiptaret!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2006
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Tek ajo tema per "Shqiperia 1€" m'u drejtove si pinjoll i nje familje pronaresh te medhenj e tokave dhe per momentin ndjeva keqardhje.
    Ndersa ketu po shoh se nuk je prej asaj fare, por prej nje fare tjeter.
    Tema nuk ka te beje aspak me ato qe ngre ti ketu, por ka te beje me nje keqdashesi te hapur te sockomeve (shkurtim i social-komunisteve) shqiptare ndaj nje projekti gjigand me interes kombetar.
    Shqiptaret nuk e bene dot Shqiperine se nuk i lane e jo se nuk diten ta bejne.
    Pastaj ato problemet qe ngren ketu per drita e ku di une, dua te te them se ato nuk dolen tani por jane gangrene qe ne fillim e vitit '80.
    Qe atehere e Shqiperi nuk kishte drita, uje, nafte, cimento, derrasa, gozhde, pjese kembimi, xhama etj.
    Deri ne ate kohe Shqiperia flirtonte sa me njeren e sa me tjetren, por kur mbeti vetem krejtesisht, atehere filluan te dalin problemet dhe populli nisi te shfaqte pakenaqesine e hapur dhe nisi te kaperceje kufinjte e Enverit me shumice, ndonese ta beje kete ishte sikur te shkoje vete para toges se gatshme te pushkatimit.

    E majta shqiptare ka qene perhere kunder interesave kombetare dhe perhere ne sherbim te interesave klanore te brendshme dhe te interesave te ushqyesve te tyre politike dhe ekonomike rreth e qark trojeve tona kombetare.

    E majta shqiptare ka qene dhe mbetet nje mashtrim per shqiptaret!

    qazim degjo more burr ! une skam nevoje per keqardhjen tende dhe te askujt !
    ate e ha me buke cdo vaft ! sic ha dhe poshterimin sic ha dhe teorite e bukura qe
    mundohen te n shiten perdite ne shqiperi !

    ti morre mik je nga ata qe kane frymen e kundershtimit ose te atyre qe shohin,flene,hane vetem majtas ose vetem djathtas !

    shume mire qe mban mend vitet 80 ... kur skishte asgje !

    ti dhe te tjeret harrojne se jane po ata vete qe kane jetuar dhe kane punuar duke krijuar vlera materiale per vite e vite me rradhe !
    une ore ti mik jam pinjoll i familjeve qe fatkeqesisht jane shume te rralla ne shqiperi ! atyre qe kane pasur dhe kane filozofi te tyre punen ! e kupton ? cdo gje e kemi bere me pune dhe jo me argate qazim miku ! s'na ka fal gje kush vetem kemi falur !

    sa per shqiperine or qazim miku ! dielli duket qe ne mengjes ! shikoje historine e shqiperise dhe do shikosh te pakten nja 200 vjetet e fundit do e shohesh ne klasifikim jo vetem andej nga fundi i tereve por dhe duke fjetur gjume !

    por sja vlen si teme ta hapim se do fitonte krenaria e jote dhe e gjithe shqiptareve !!!!!fatkeqesisht smjafton veten krenaria lum djali per te ec perpara !

    sa per projektet gjigande ... e me interes te madh kombetar >>> te te them nje gje ? harroje ti dhe une bashke ...jo vetem per kete qeveri por dhe ate qe ishte dhe ate qe do vije !!!

    qazim djali ... po dole ne ballkan me teorine te gjithe i kemi armiq dhe asnje mik !!!
    dhe tye gjithe na i kane me hile !!! jo rruge te bejme ne por cte duam !!! se do sdo ...dhe ujku rron ne kope e jo njeriu qe rron ne shoqeri dhe rrethuar me miq !

    por meqe e zgjata kot me duket dhe ti prape me siguri je gati ne nje cep online i gatshem te me kundershtosh ... une po terhiqem me fjalet :

    rrofte rruga ... si e kishte emrin ajo rruga !!!!

    ishalla u befte !

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Qeveria miraton kontraten

    Kryeministri Berisha ka bere te ditur vendimin per kontraten me kompanine amerikane per ndertimin e aksit rrugor te veriut: “Aksi qe lidh Shqiperine me Kosoven kushton rreth 400-450 milione euro dhe pritet te perfundoje deri ne vitin 2009”

    Edlira PRENDI

    Qeveria ka miratuar vendimin per kontraten, e cila do te ndertoje rrugen Rreshen-Kalimash. Gjate mbledhjes se radhes te Keshillit te Ministrave, kryeministri i vendit deklaroi lidhjen e kontrates mes qeverise se Republikes se Shqiperise dhe shoqerise se perbashket “Betchel International, Inc.Enka”, per ndertimin me ritme te pershpejtuara te segmentit rrugor Rreshen-Kalimash, te autostrades Durres-Kukes-Morine”. Kreu i ekzekutivit saktesoi se eshte bere nje pune shume serioze, me nje konsulence nderkombetare nga me kompetentet dhe sipas te gjithave mundesive, punimet ne kete projekt madhor, te cilin qeverite e meparshme e futen ne kalendat e mashtrimit, per te cilen vendosen taksen dhe e avulluan ate, do nisin shume shpejt. Pra, ka te gjitha shanset, qe punimet e kesaj autostrade me kater korsi, me nje tunel rreth 6 km, te fillojne brenda muajit tetor. Sipas kreut te qeverise, vendimi per te filluar punimet ne kete segment te kesaj autostrade nuk ishte parashikuar per kete vit, por hartimi i buxhetit suplementar krijoi mundesine e fillimit te punimeve, nga puna e cmuar dhe e perkushtuar e punonjesve te tatimeve dhe doganave. Ai ka nenvizuar se buxheti i dyte ne muajin qershor, beri te mundur prokurimin me nje tender qe u shpall ne gazeten “Financial Times”. Sipas tij, ofertat e disa kompanive boterore qe u paraqiten, u vleresuan nga nje komision ekspertesh te shquar boterore. Me tej, kryeministri i vendit ka theksuar se kjo rruge ka nje rendesi shume te madhe per Kosoven, por jo vetem per Kosoven, ka nje rendesi shume te madhe per Maqedonine, si dhe per Serbine Jugore. Behet nje korridor shume i rendesishem, i cili shumefishon kapacitetin e Durresit, duke i dhene atij permasat qe duhet te kete. Deri me tani, vetem per nje pjese te segmenteve te rruges 170 kilometra te gjate kane bere studimet e plota. Aktualisht po punohet per fillimin e punimeve ne dy segmentet Milot-Rreshen dhe Rreshen-Kalimash. Aksi qe lidh Shqiperine me Kosoven kushton rreth 400-450 milione euro dhe pritet te perfundoje deri ne vitin 2009.

    SEGMENTET

    Durres-Vore-Fushe-Kruje-Milot, 59 km (ekzistuesi)

    Milot-Rreshen, 26 km - 28 M USD.

    Rreshen - Reps, 18 km - Projekti zbatimit ne 2006

    Reps-Thirre, 27 km i gjate. Projekti i zbatimit ne 2006

    Thirre-Kalimash (Kolsh), 13 km i gjate. Projekti i zbatimit ne 2006

    (Tuneli 5 km i gjate,-110 milione euro, me dy kalime)

    Segmenti Kalimash-Kukes-Morine, 30 km - 60 M USD



    E Merkure, 27 Shtator 2006
    Korrieri

  4. #44

    Bechtel fillo ne segmentin Rreshen-Kalimash

    Durrës-Kukës, amerikanët e “Bechtel”, fillojnë në tetor punimet

    A.XH

    TIRANË- Qeveria ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata me kompaninë amerikane “Bechtel International, Inc.Enka”, për segmentin Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës. Kështu, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha bëri të ditur vendimin për miratimin e kontratës ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët për ndërtimin me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.
    “Sot kemi një lajm pozitiv, të veçantë dhe të rëndësishëm jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Sot ne miratojmë kontratën e prokurimit të autostradës Rrëshen - Kalimash të fituar nga gjiganti i ndërtimeve në botë “Bechtel International, Inc-Enka”. Pra, ka të gjitha shanset që punimet e kësaj autostrade me katër korsi, me një tunel rreth 6 km, të fillojnë brenda muajit tetor. Ky fakt përbën një lajm të shumëpritur dhe një zgjidhje jashtëzakonisht serioze”, është shprehur kryeministri. Kjo rrugë çdo vit, për shkak të mungesës së saj, i mungon buxhetit të shtetit shqiptar, së paku, çerek miliardi euro. Gjithashtu, kryeministri Berisha është shprehur se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për Kosovën, për Maqedoninë si dhe për Serbinë Jugore. Ai tha se, kjo rrugë do të bëhet një korridor shumë i rëndësishëm, i cili shumëfishon kapacitetin e Durrësit, duke i dhënë atij përmasat që duhet të ketë.

    Gazeta Shekulli
    28-09-2006

  5. #45
    Qeveria miraton rrugën Rëshen-Kalimash


    Qeveria shqiptare i ka hapur dritën e gjelbër ndërtimit të rrugës se re Rrëshen- Kalimash, 57 km e gjatë, pjesa më kryesore dhe më e kushtueshme e projektit të rrugës që pritet të lidhë Shqipërinë me Kosovën në aksin Durrës-Kukës.

    Burime zyrtare i thanë BBC-së se ndërtimi i rrugës do të fillojë ende pa u përfunduar projekti në letër, në mënyrë që të përfitohet në kohë.

    Paralelisht do të punohet edhe për ndërtimin e rrugës edhe për përfundimin e projektit, sipas konceptit të punimeve të përshpejtuara.

    Rruga parashikohet të jetë me 4 korsi dhe me një cilësi të lartë bashkëkohore. Pjesa më e vështirë e projektit do të jetë një tunel rreth 5km e gjysmë, i cili padyshim do të jetë më i madhi i ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri.

    Ndërtimi i rrugës do të financohet një pjesë nga buxheti i shtetit, ndërsa një pjesë nga kredi që qeveria shpreson të marrë prej organizmave financiare ndërkombëtare.

    Për ndërtimin e rrugës qeveria ka përzgjedhur kompaninë amerikane BECHTEL, e cila për ndërtimin e rrugës në Shqipëri ka krijuar një kompani të përbashkët me kompanine turke ENKA.

    Kompania amerikane BECHTEL, në dekadën e fundit ka ndërtuar qindra km autostradë në Rumani, Kroaci dhe Turqi.

    Qeveria shqiptare synon që ndërtimi i rrugës të përfundojë deri në qershor 2009.

    BBC
    28-09-2006

  6. #46
    V E N D I M

    PËR MIRATIMIN E PROJEKTKONTRATËS, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË SË PËRBASHKËT “BECHTEL INTERNATIONAL, INC.-ENKA”, PËR NDËRTIMIN, ME RITME TË PËRSHPEJTUARA, TË SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH, TË AUTOSTRADËS
    DURRËS-KUKËS-MORINË

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr.481, datë 14.6.2006, “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I :

    1. Miratimin e projektkontratës, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel International, Inc.-ENKA”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.

    2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Financave për zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga ky vendim dhe nga kontrata.

    3. Kërkesa për punësimin e punonjësve, e përcaktuar në shkronjën “ç”, të pikës 4, të vendimit nr.262, datë 25.5.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e lejes për punë shtetasve të huaj”, në zbatim të ligjit nr.8492, datë 27.5.1999, “Për të huajt”, nuk është e detyrueshme në zbatimin e kësaj kontrate.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


    K R Y E M I N I S T R I

    SALI BERISHA

  7. #47
    Menyra e financimit te ndertimit te pjeses se autostrades Durres-Kukes-Morine (segmenti Rreshen-Kalimash) me interes shume te larte kombetar nuk eshte e re e as e panjohur.
    Kjo menyre eshte perdorur de nga shtete te tjera me potencial ekonomik me te larte se te Shqiperise.

    Me poshte po i referohem autostrades Zagreb-Dubrovnik, te ndertuar nga Bechtel, permes kreditit ekonomik.


    BECHTEL TO FINANCE CROATIAN HIGHWAY.

    Negotiations have been completed between the Croatian government and the U.S. Bechtel Corporation on the financing of the key Zagreb-Dubrovnik highway, an RFE/RL correspondent reported from the Croatian capital on 10 February. Work will begin this fall on the first segment, which will connect Zagreb and Sisak. The highway
    will then cut across northwestern Bosnia to the coast. PM

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    valla skan me e lan me ba asnji dit pun kte betelin zagaret e edvinit..
    deri cezmen e fushkrujes e kishin vjedh vetem se e kish inagurue saliu..

    keq i ka punet saliu..
    e kan bllokue krejt mafia..

    saliu ka ne dore vetem qilsat e kulles se barit..ne shqiperi..
    gjithcka zoterohet nga mafia ps..

    ka beteja perpara.. dhe saliu vetem nuk i perballon dot..

    cduhet ber o qazo..

  9. #49
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Fjale me ven Braro.Isha vet ne shqiperi edhe ne cdo instuticion qe shkon ka mbeturina te sistemit tkuq edvinist. Shkova me kerku edhe leje nertimi te edvini edhe me kerkoi aq shum sa kur te maroja ndertimin un e ta shisja mduhej tja jepja te gjitha edvinit dmth dilja vize edhe biles me humje kohen qe shpenzoja sma pagute kush.. O duuhej me qen mik i edvinit ose skie drite jeshile. Vec ishallah po e shporrin ate imoral person se sla gje pa vjedhe. Dhe Sala ka shum shum pune me ta se kane bere aq shum leke kto sa te iken truri.

  10. #50

    Durrës-Kukës: Ja ku kanë shkuar 46 milion dollarët e mbledhur nga taksa "Majko"

    Durrës-Kukës: Ja ku kanë shkuar 46 milion dollarët e mbledhur

    ERALD KAPRI

    30 Shtator

    ”Midis viteve 2002 dhe 2005 janë përdorur nga ky fond, rreth 4 milion dollarë për studimin e segmenteve të rrugës Durrës-Kukës. Me këto studime janë bashkëngjitur edhe 794 mijë dollarë nga Banka Botërore. Paratë e mbetura, prej 42 milion dollarësh janë shpenzuar që nga viti 2002, për qëllime të tjera që nuk kanë lidhje me rrugën Durrës-Kukës”.

    Shehu: Qeveria para 3 korrikut nuk kishte vullnet për ndërtimin e rrugës

    Taksa “Majko” apo taksa për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ka mbledhur për këtë qëllim nga xhepat e shqiptarëve rreth 46 milion dollarë, ndërkohë që 42 milion dollarë janë shpenzuar për qëllime të tjera. Kjo taksë ka filluar të vilet në korrik-dhjetor të vitit 2002 dhe ka përfunduar vjeljen për këtë qëllim më 1 janar të vitit 2004. I prononcuar për “Metropol”, Zëvëndësministri i Financave Shefedin Shehu tha se Qeveria , para 3 korrikut nuk ka pasur vullnetit për të ndërtuar rrugën dhe paratë janë përdorur për qëllime të tjera. Shehu tha se fondi për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës prej 400 milion eurosh, do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe nga Banka Botërore. Ministria e Financave është në bisedime me Bankën Botërore për shtimin e fondeve për ndërtimin e kësaj rruge, pasi fondet aktuale nuk janë të mjaftueshme. Banka Botërore ka premtuar se do të rishikojë këtë kërkesë.

    Taksa

    Kjo taksë është mbledhur për një vit e gjysëm, gjatë viteve 2002-2003 dhe ka mbledhur rreth 46 milion dollarë. Për vitin 2002 janë mbledhur rreth 13 milion dollarë dhe për komplet vitin 2003, rreth 33 milion dollarë. Midis viteve 2002 dhe 2005 janë përdorur nga ky fond, rreth 4 milion dollarë për studimin e segmenteve të rrugës Durrës-Kukës. Me këto studime janë bashkëngjitur edhe 794 mijë dollarë nga Banka Botërore. Paratë e mbetura prej 42 milion dollarësh janë shpenzuar që nga viti 2002, për qëllime të tjera që nuk kanë lidhje me rrugën Durrës-Kukës. Për një vit e gjysëm, çdo qytetar që kishte një automjet ka paguar taksën. Taksa varionte në bazë të tonazhit të çdo makine, nga 800 lekë për makinat më të vogla e deri në 3 mijë lekë, për makiat e tonazhit të rëndë. Aktualisht, kjo formë takse vazhdon të mbidhet me qëllim dhe specifikim për qarkullimin rrugor, pra që nuk ka lidhje me rrugën Durrës-Kukës. Kjo formë takse me këtë sasi tatimi, shkon tashmë për problemet e qarkullimit rrugor.

    Shpenzimi

    Paratë e mbledhura për rrugën Durrës-Kukës janë shpenzuar për qëllime të tjera dhe për rrugën janë shpenzuar rreth 4 milion dollarë për studimet e segmenteve. Në bazë të marrëveshjes së FMN-së, nuk duhej të krijohej një buxhet i veçantë për këtë rrugë. Shpjegimi zyrtar për shpenzimin e këtyre parave është paraqitur në Komisionin Hetimor Parlamentar, për taksën e rrugës Durrës-Kukës. Në këtë raport citohej: Për shkak të mospërputhjes në kohë të arkëtimit të taksës kryerjen e shpenzimeve, si rezultat i kohës së nevojshme për hartimin e projekteve të zbatimit për ndërtimin e kësaj rruge, por edhe faktorëve të tjerë teknikë dhe përdorimi deri tani i këtyre të ardhurave ka qënë rreth 4 milion dollarë. Në vitin 2002 janë shpenzuar 14.5 milion lekë për studimin dhe projektimin e segmentit Milot-Rëshen ku janë bashkëngjitur nga Banka Botërore për këtë projekt 794 mijë dollarë. Në vitin 2003 janë shpenzuar rreth 39 milion lekë për të njëjtin projekt. Në vitin 2004 janë shpenzuar 33 milion lekë për projektin Kalimash-Rexhepaj, 45 milion lekë për Rexhepaj-Morinë, 145.2 milion lekë punime për Milot-Rrëshen. Në vitin 205 janë shpenzuar vazhdimin e punimeve në Milot-Rrëshen me 120 milion lekë dhe 10 milion lekë projektime. Aktualisht, kjo rrugë prioritare për Shqipërinë mendohet të përfundojë në vitin 2009, e cila do të kushtojë 400 milion euro për 200 kilometra rrugë dhe 6 kilometra tunel.

    Shpjegimi zyrtar në Komisionin Parlamentar Hetimor për këtë rrugë:

    Për shkak të mospërputhjes në kohë të arkëtimit të taksës më kryerjen e shpenzimeve, si rëzultat i kohës së nevojshme për hartimin e projekteve të zbatimit për ndërtimin e kësaj rruge, por edhe faktorëve të tjerë teknikë dhe përdorimi deri tani i këtyre të ardhurave ka qenë rreth 4 milion dollarë

    Shpenzimi i 4 mil $

    -Viti 2002: Studim projektim në segmentin Milot-Rrëshen 14.5 mil lekë

    -Viti 2003: Banka Botërore 794 mijë $

    Projekti për Milot-Rrëshen 39 mil lekë

    -Viti 2004:Studimi i Kalimash Rexhepaj 33 mil lekë

    Rexhepaj-Morinë 45 mil lekë

    Punime në Milot-Rrëshen 2.7 mil lekë

    Ndërtim Milot-Rrëshen 142.5 mil lekë

    -Viti 2005: Vashdimi i Milot Rrëshen 120 mil lekë

    Studime dh projektime 10 mil lekë



    Gazeta Metropol

  11. #51
    Një rrugë për dy arsye



    Blendi Fevziu



    Pa ndonjë publicitet të veçantë e madje me një vëmendje anësore, shtypi njoftoi se qeveria ka përmbyllur të gjitha procedurat për ndërtimin e Rrugës Durrës – Kukës – Morinë, në gjithë gjatësinë e saj dhe mbi të gjitha e sipas të gjitha gjasave, me punime të kryera brenda vitit 2009-të.
    Pra, thënë ndryshe dhe sipas projektit të paraqitur disa muaj më parë, në vitin 2009-të, shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të shkojnë nga Tirana në Prishtinë dhe anasjelltas, për jo më shumë sesa 3 orë, nëpër një rrugë që është në gjithë gjatësinë e saj autostradë dhe me standarde nga më të lartat. Padyshim një arritje e madhe dhe një vepër madhore. Një vepër nga ato që mbesin dhe që kanë një rëndësi jetike dhe afatgjatë për vendin. Është për t’u përshëndetur pra, më së fundi, zhbllokimi i këtij problemi kyç për dy vendet, gjetja e financimit, kalimi i pengesave absurde, të pajustifikueshme dhe krejt gjeopolitike të Bankës Botërore, kryerja e procedurave të shpejta dhe mbi të gjitha, kontraktimi me një ndër firmat ndërtuese më të mëdha dhe më cilësore në botë. Por nisja e punimeve të premtuara shumë herë për këtë rrugë dhe shpresa se më së fundi ajo u zgjidh, nuk duhet parë në një kënd, në atë thjesht politik. Ka së paku dy rrafshe që mund të gjykohet ajo dhe askush nuk mund të thotë se njëri është më shumë apo më pak i rëndësishëm sesa tjetri.

    Së pari, ndërtimi i Rrugës Durrës – Kukës – Morinë është padyshim një vendim i rëndësishëm politik dhe një investim strategjik. Ajo bashkon dhe krijon një njësi mes shqiptarëve të ndarë për më shumë se 95 vjet për arsye politike, por edhe gjeografike. Shembja e barrierave që vinin nga vendimet politike që e kishin lënë Kosovën jashtë Shqipërisë më 1999-ën, nuk ishte shoqëruar ende me këtë tjetrën. Një investim serioz që të kalonte barrierat gjeografike, terrenin e thyer dhe rrugët e këqia, për të realizuar një bashkim faktit mes dy vendeve. Ajo do të shndërrohet shumë shpejt në aksin qendror të hapësirës shqiptare dhe do të sjellë një drejtim tjetër të zhvillimit të dy vendeve, pavarësisht vendimeve politike që do të marrë Kosova si pasojë e statusit.

    Por, fatkeqësisht, deri më sot, Rruga e Kosovës është parë thjesht si një rrugë patriotike dhe vetëm kaq. Ajo është promovuar si e tillë dhe fatkeqësisht është penguar nga shumë institucione ndërkombëtare pikërisht për këtë arsye: pra, sepse është parë thjesht si një rrugë e bashkimit të shqiptarëve në dy anët e kufirit. Ajo është realisht e tillë, dhe fare mirë mund të mbajë emrin “Ruga e Bashkimit” apo “Rruga Patriotike”, por njëkohësisht, është shumë më tepër se kaq.
    Së dyti, ajo është një rrugë që zgjeron tejet tregun ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës; është një rrugë që stimulon turizmin veror drejt Shqipërisë dhe atë dimëror drejt Kosovës, që i jep një pozitë tejet të privilegjuar për zhvillimin e biznesit portit të Durrësit dhe gjithë Kosovës si rrugë komunikimi dhe tranziti. Ndërtimi i kësaj rrugë modifikon lëvizjen e mallrave nga bregdeti i Adriatikut në thellësi të Ballkanit, dhe jo vetëm në komunikimin mes shqiptarëve. Për të sjellë një shembull fare të thjeshtë mund t’i referohesh turizmit në Shqipëri dhe bumit që mund të ketë ai. Jo vetëm në verë, por mbi të gjitha në dimër, plazhet shqiptare do të kenë një dyndje turistësh nga Kosova. Me një ndryshim temperature prej afro 10 gradësh më pak, kosovarët mund të kalojnë ditë pushimi në plazhet e Durrësit në dimër, me diell dhe kohë të ngrohtë, ndërkohë që tre orë më tej, në Kosovë mund të jetë ngricë dhe akull. Kjo do t’i japë një tjetër bum ndërtimit dhe shitjes së banesave e rezidencave në plazh si dhe komplekseve e rezorteve turistike.

    Pra, rruga Durrës – Kukës – Morinë dhe lajmi për ndërtimin e saj brenda 3 vjetësh, nuk duhet parë thjesht si një investim patriotik dhe strategjik, por edhe si një korridor për unifikimin e tregut dhe zgjerimin e atij shqiptar apo kosovar. Një zgjidhje që do t’i japë tjetër frymëmarrje ekonomive anemike të të dy vendeve.


    Gazeta Tema

  12. #52

    Nenshkruhet kontrata ndermjet qeverise shqiptare dhe "Bechtel-Enka"!

    6/10/2006



    B]Sot, Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë “Bechtel International inc.-Enka” për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.[/B]

    Ky projekt, i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonominë shqiptare, do të zbatohet nga kompania Bechtel në bashkëpunim me kompaninë Enka. Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade me gjatësi 57 kilometra, me 4 korsi dhe një tunel 6 kilometra.

    Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha, ambasadoria amerikane Marsi Ries dhe ambasadori turk Suphan Erkula.

    Kontrata u nënshkrua nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe përfaqësues të firmës Bechtel dhe Enka.

    Ambasadoria amerikane dhe ambasadori turk në Shqipëri theksuan rëndësinë e kësaj rruge për zhvillimin e Shqipërisë dhe lidhjen e saj me Kosovën e më tej. Ata siguruan për mbështetjen dhe inkurajimin e kompanive të vendeve të tyre për të investuar në Shqipëri. Ambasadoria Ries vuri theksin në mbështetjen dhe inkurajimin e një prezencë më të madhe të biznesit amerikan në Shqipëri. Muajt e fundit, tha ambasadoria Ries, kemi parë një zgjerim të kësaj prezence dhe shpresoj se kjo prirje do të vazhdojë.

    Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Kryeministri u shpreh:

    “Nënshkrimi i kontratës sot midis qeverisë shqiptare dhe kompanive Bechtel-Enka për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash përbën konkretizimin e një përpjekjeje të madhe të qeverisë shqiptare për të nisur projektin më të madh që vendi ka njohur ndonjëherë në infrastrukturën e tij.

    Rruga, e cila do të ndërtohet mbi bazën e kësaj kontrate, është e rëndësisë jetike për Shqipërinë. Kjo rrugë do të shndërrojë Durrësin në një nga portet e mëdha të Mesdheut. Ky port, mijëra e mijëra vjeçar, ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e Shqipërisë dhe të rajonit. Tani, me këtë rrugë, ai merr një rol të ri. Në kuadrin e integrimeve evropiane, Durrësi dhe rruga marrin një rëndësi edhe më të madhe. Do të jemi akses i madh i Evropës drejt Ballkanit dhe i Ballkanit dhe tregjeve lindore drejt Evropës.

    Rruga ka një rëndësi të jashtëzakonshme për tregtinë me Kosovën dhe më tej. Myzeqeja dhe gjithë ultësira detare e Shqipërisë është një muaj para në kohë me prodhimet e saj krahasuar me Kosovën dhe pjesët e tjera në vazhdim. Duke shkurtuar distancën, tregtarët shqiptarë do të kenë një treg të afërt më të madh. Gjithashtu turizmi merr një shtytje të madhe. Në tërësi përllogaritet që, në vitet e para, fitimi në këtë rrugë për ekonominë shqiptare të jetë jo më pak se 250 milion euro.

    Rruga është e domosdoshme edhe për një vend, që shpall së shpejti në statusin e saj final pavarësinë, Kosovën. Ky vend ka nevojë për linja të reja komunikimi për t’u zhvilluar. Në këtë kontekst, rruga është një ndihmë reale për Kosovën, por edhe për Maqedoninë dhe Serbinë e Jugut.

    Rruga ka një trajektore shumë interesante. Gjurma e saj përshkon hartën e varfërisë së vendit. Ajo kalon nëpër zonën më të varfër të Evropës. Rruga do ta rigjallërojë këtë zonë dhe ky është një lajm shumë i mirë.

    Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që bënë të mundur firmosjen sot të kësaj kontrate, institucionet e vendit, të cilat me funksionimin e tyre më të mirë bënë të mundur që me buxhetin shtesë ne të mund t’i kushtojmë një pjesë të mirë të tij këtij projekti të madh; për ministrinë e Financave; ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtorinë e Rrugëve.

    Gjithashtu i shpreh mirënjohjen dhe dy kompanive Bechtel e Enka, të cilët në një tendër ndërkombëtar vendosën të sjellin ofertën më të mirë. Ne jemi shumë të lumtur që Bechtel e Enka, të cilat kanë konkretizuar sëbashku projektet më të mëdha të rajonit dhe ndër më të mëdhatë në Evropë, këtë traditë të tyre të shkëlqyer e sjellin në Shqipëri.

    Kjo rrugë do të jetë një i universitet madh i ndërtimit për ndërtuesit shqiptarë. Edhe punëtorët shqiptarë do kenë një shans historik për t’u njohur me teknologjitë më të avancuara të ndërtimit të rrugëve.

    Prania e këtyre dy kompanive të mëdha, e flamujve të tyre në rrugët tona është ftesë e shkëlqyer, është një kredencial i madh për vendin dhe për kompani të tjera të mëdha të vendeve të tyre që të vijnë e të investojnë në Shqipëri.

    Dua të falenderoj shumë përzemërisht ambasadoren e SHBA-ve dhe ambasadorin e Turqisë për praninë e tyre këtu dhe për interesin e madh që kanë treguar dhe tregojnë për projektet e kompanive të vendeve të tyre dhe për projektin konkret, si dhe për inkurajimin që u bëjnë investitorëve të vendeve të tyre për të ardhur dhe investuar në Shqipëri.

    Kjo është një ditë që na gëzon të gjithëve sëbashku. Dua të falenderoj edhe konsulentin, kompaninë hollandeze britanike “Ecoris”, të cilën ne e përzgjodhëm mbi bazën e sugjerimit të Bankës Botërore dhe e cila u dëshmua një avokat i ndershëm dhe kompetent i interesave publike të shqiptarëve. Me ekspertizën e saj dhe negociatat e vazhdueshme me palët, ia doli të konkludojë një kontratë shumë të mirë dhe të arsyeshme, që do të mund të realizohet në afatin kohor më të shkurtër.

    Dua të falenderoj Bankën Botërore për të gjithë mbështetjen e madhe që ky institucion i bën Shqipërisë në përpjekjet e saj për infrastrukturë moderne.

    Faleminderit.”



    Marre nga faqja zyrtare e Kryeministrit te Shqiperise



    Sqarim:

    Bechtel dhe ENKA kane krijuar nje joint venture dhe nen kete logo ata veprojne anekend botes ne projekte ne vlera miliarda $.

    Kush eshte kompania ENKA qe do te zbatoje punimet?

    http://www.enka.com/


    ENKA ka biseduar ne korrik te vitit 2006 me qeverine shqiptare, ku nder te tjera eshte folur per mundesine e ndertimit e nje termocentrali me qymyr ne Shqiperi.

    Turkish construction company ENKA visits Albania

    Tirana, 31 July, (AENews) – Turkish giant ENKA Construction & Industry Co., Inc. visited Tirana last week, interested in the construction of a thermal power plant in Albania.

    CEO of ENKA Mr. Sinan Tara had inquired about the possibility of building a coal thermal power plant in Albania, office of Prime Minister announces.

    No details where given about any proposals. ENKA is a Turkish conglomerate of 24 companies.

    ENKA’s yearly turnover is estimated at half a billion US$. Meanwhile, it is well known for the works carried out for the construction of the Bosphorus Bridge.
    Up till the early 1980’s Albania was producing 2.2 million cubic meters of coal per year, however mines where closed in 1993 due to lack of economic efficiency.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-10-2006 më 16:57

  13. #53

    ZP cinike me vrullin e qeverise per ndertimin e rruges me interes te larte kombetar.

    Rreshen-Kalimash, Berisha firmos me firmën që nuk mori pjesë në tender

    Tirane- Kryeministri Berisha dje vulosi përfundimisht fituesin e zbatimit të projektit të ndërtimit të segmentit rrugor Rreshen Kalimash. Kontrata u nënshkrua mes qeverisë shqiptare dhe shoqërisë "Bechtel International inc.-Enka". Ky projekt, i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonominë shqiptare, do të zbatohet nga kompania Bechtel në bashkëpunim me kompaninë Enka. Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade me gjatësi 57 kilometra, me 4 korsi dhe një tunel 6 kilometra. Bie në sy kompania ENKA e cila nuk është paraqitur në momentin e zhvillimit të tenderit dhe ndërkohë nga Berisha caktohet si fituese së bashku me kompaninë amerikane.

    Berisha përfundimisht dje vulosi tenderin më të dyshimtë të realizuar nga një qeveri shqiptare me një vlerë prej 418 milion Euro. Gjatë kohës së zhvillimit të procedurave të këtij tenderi Kryeministri Sali Berisha është takuar me Presidentin e kompanisë ENKA. Sipas njoftimit për shtyp të Këshillit të Ministrave Presidenti i kësaj kompanie paraqiti projekte për ndërtim TEC-esh dhe jo rrugë të këtyre përmasave. Duket se mashtrimi kishte nisur të përgatitej për taksapaguesit shqiptarë. Në njoftimin për shtyp thuhet: Kryeminstri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë turke të ndërtimit ENKA, Presidentin e nderit të kësaj kompanie Dr. Sharik Tara, Kryetarin e Bordit Sinan Tara, presidentin e Bordit Haluk Gerçek dhe asistent drejtorin ekzekutiv, Ozger Inal. Gjate takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e politike ne Shqiperi dhe rajon.

    Kryeministri Berisha i njohu përfaqësuesit e kompanisë me reformat e ndërrmarra nga qeveria në fushën ekonomike si dhe me masat lehtësuese në ndihmë të biznesit, për ta kthyer Shqipërinë në një vend terheqes per investimet e huaja. Gjithashtu kryeministri u shpreh se procedurat lehtësuese për biznesin do të vinë duke u shtuar, në mënyrë që të krijohen më shumë vende të reja pune. Nga ana e tyre investitorët turq u shprehën të impresionuar nga ndryshimet e shpejta ekonomike dhe politike në vend. Në mënyrë të veçantë presidenti dhe drejtuesit e kompanise shprehen deshiren dhe angazhimin e plote per te ndertuar sa me pare nje TEC me lëndë djegëse qymyrin, i cili do te plotësojë nevojat për energji jo vetem per Shqiperine, por edhe per të eksportuar ne vendet fqinje duke e kthyer Shqiperine në një qender te rendesishme prodhimi te energjise ne rajon". Sic shihet ky takim në kohën e zhvillimit të procedurave të këtij tenderi të lind dyshimin për një Pazar të "suksesshëm" mes Berishës dhe turqve. Nuk dihet a i janë premtuar para Kryeministrit Berisha nëse kjo kompani merrte këtë projekt.

    Procedura e tenderit është zhvilluar nga data 14 korrik 2006 deri më 5 gusht 2006. Me 14 korrik 2006, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën "Prokurim i hapur ndërkombëtar" për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rreshen Kalimash të autostradës Durrës - Kukës - Morinë. Me datën 2 gusht 2006, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për listën e anëtarëve të komisionit ndërkombëtar të vlerësimit për tenderin e hapur ndërkombëtar, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, në bazë të propozimit të konsulentit ndërkombëtar Ecorys Group (Ecorys Netherland BV). Ato janë Stephen Raggett, Gerald Scott, Pim Zoeteëeij, Mate Juriši? dhe Niko Naska. Në datën 3 gusht 2006, ne Ministrine e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u be hapja zyrtare e procedures se vleresimit te tenderit te hapur nderkombetar per ndertimit me ritme te pershpejtuara te segmentit rrugor Rreshen-Kalimash, pjese e autostrades Durres-Kukes-Morine. Hapja e ofertave te tenderit u zhvillua para komisionit nderkombetar te vleresimit te ofertave dhe ne prani konsulenteve nderkombetar ECORYS Group dhe perfaqesuesve te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve. Shoqerite pjesemarrese ne kete tender jane: STRABAG AG Austri, BECHTEL LTD SHBA, AL KHARAFI GROUP Kuvajt dhe KONSTRUKTOR Kroaci. Në asnjë fjalë të njoftimit për shtyp nuk thuhet vlera financiare. Në datën 4 gusht 2006, Komisioni deklaron fituesin kompaninë Bechtel. Në të dy njoftimet zyrtare për shtyp të Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve nuk përmëndet fare kompania turke ENKA si pjesëmarrëse në tender dhe si fituese e tij së bashku me kompaninë amerikane.

    Qeveria më 27 korrik 2006: ENKA di të ndërtojë TEC me qymyr

    Tirane- Në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave të datës 27 korrik 2006 thuhet se: Kryeminstri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë turke të ndërtimit ENKA, Presidentin e nderit të kësaj kompanie Dr. Sharik Tara, Kryetarin e Bordit Sinan Tara, presidentin e Bordit Haluk Gerçek dhe asistent drejtorin ekzekutiv, Ozger Inal. Gjate takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e politike ne Shqiperi dhe rajon. Investitorët turq u shprehën të impresionuar nga ndryshimet e shpejta ekonomike dhe politike në vend. Në mënyrë të veçantë presidenti dhe drejtuesit e kompanise shprehen deshiren dhe angazhimin e plote per te ndertuar sa me pare nje TEC me lëndë djegëse qymyrin.

    Mungesë transparence për mënyrën e financimit të ndërtimit të Rreshen-Kalimash

    TIRANE- Kompania e njohur amerikane "Bechtel", e cila u shpall fituese e ofertave për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, ka kompletuar 22 mijë projekte në 140 vende të botës. Segmenti rrugor Rrëshen-Kalimash përfshin segmentin Rrëshen-Reps, 18 km i gjatë, segmentin Reps-Thirrë, 27 km i gjatë, segmentin Thirrë-Kalimash, 13 km i gjatë. Në këtë segment përfshihet edhe tuneli i Kalimashit me gjatësi rreth 5 km dhe që kushton rreth 110 milion euro për vetëm dy kalime. Kompania "Bechtel" është themeluar që në vitin 1898. Kjo kompani është një nga më të mëdhatë në botë në sektorin e ndërtimit dhe menaxhimit. "Bechtel" vlerësohet si kompania numër një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Bechtel" ka kompletuar gjithsej 22 mijë projekte në 140 vende, duke përfshirë Super Digën, Hoover, Tunelin e madh që lidh Francën me Anglinë, Aeroportin e Hong Kongut. Po kështu ka rikonstruktuar fushat e naftës në Kuvajt, pas luftës.

    Enka Construction & Industry Co. Inc, është aktualisht një nga kompanitë që drejton industrinë e ndërtimit në Turqi, gjithashtu një nga më të njohurat në botë, sidomos në fushën e ndërtimit të TEC-eve. Kompania dhe degët e saj operojnë në tre kontinente dhe kanë si aktivitet ndërtimin e TEC-eve, të rrugëve, tuneleve e urave, komplekseve kimike, linjave transportuese të gazit, qendrave të banimit, etj. Projekti do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme kohën e udhëtimit në segmentin Durrës-Morinë, nga një mesatare prej 6 orësh e 10 minutash, në një mesatare prej 2 orësh. Ky projekt, i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin Trans-Europian të rrugëve, do të përmirësojë situatën ekonomike të zonave nga kalon, do të stimulojë turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, si dhe do të përmirësojë pozicionin konkurues të Portit të Durrësit. Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade me 4 korsi, për një gjatësi prej 57 km dhe një tuneli me gjatësi 6 km, i cili do të jetë një nga tunelet më të gjatë në rajonin e Ballkanit. Rruga do të ndërtohet sipas parametrave të një shpejtësie mesatare prej 100-120 km-orë, ndërsa ndërtimi i kësaj vepre do të gjenerojë vende pune për të paktën 1400 shqiptarë.

    ZP


    Pak me teper per bashkepunimin Bechtel-Enka:

    http://enr.construction.com/projects/international/archives/020826.asp

    http://www.eatonconsultinggroup.com/about/casestudies.html

    http://gee.pennnet.com/news/news_display.cfm?Section=PENEWS&ArticleID=203443

    http://www.citinternational.co.uk/europe/?edname=16755.htm&ped=16755

    http://www.eurasianet.org/resource/turkmenistan/hypermail/200108/0011.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-10-2006 më 17:25

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Negociatat e vështira dhe pse vendimi i qeverisë cilësohet si akti i parë i pavarësisë nga institucionet financiare ndërkombëtare

    BB, pse refuzoi Durrës-Kukës

    Shkaku zyrtar: Rritja e kostos, nga 2 në 8 milionë USD për një kilometër


    Banka Botërore ka refuzuar financimin e rrugës Durrës-Kukës. Ajo i ka thënë "jo" qeverisë shqiptare, duke mos i kursyer gjithsesi konsulencën e saj për negocimin me dy kontraktorët, fitues të tenderit
    për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Edhe pse është një nga kredidhënësit kryesor të Shqipërisë, BB nuk do të japë asnjë cent për projektin më të madh të infrastrukturës që është ndërmarrë ndonjëherë në vendin tonë. Ky refuzim është argumentuar me faktin se kostoja e rrugës është mjaft e lartë dhe për këtë duhet një kujdes shumë i madh si nga donatorët e huaj, ashtu edhe nga qeveria shqiptare. Sipas saj, Shqipëria mund të përballojë marrjen e kredive të huaja për një kosto jo më shumë se 3 milionë dollarë për një kilometër rrugë, ndërkohë që për segmentin Rrëshen-Kalimash, një kilometër rrugë do të kushtojë minimalisht 8 milionë dollarë. Por, skepticizmi i Bankës Botërore nuk e ka penguar qeverinë që të ndërmarrë një hap të guximshëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Kësaj radhe, pala shqiptare nuk iu bind sugjerimeve të një prej institucioneve më të rëndësishme financiare të globit, duke kryer aktin e parë të pavarësimit ekonomik të vendit. Këtë fakt e ka lënë të nënkuptohet edhe ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një intervistë të dhënë për gazetën "Shqip", ku, ndër të tjera, thekson se "marrja e vendimit për ndërtimin e rrugës është një shembull i shkëlqyer i sovranitetit diplomatik që ka qeveria shqiptare". Sipas tij, pavarësisht se institucionet e ndryshme financiare, që do financojnë një pjesë të rrugës mund të kenë pasur analiza, lidhur me rentabilitetin ekonomik imediat të këtij investimi, qeveria vuri objektivin afatgjatë strategjik të rrugës përmbi llogaritë afatshkurtra që bëhen nga institucionet financiare, duke u zhvilluar një diplomaci që i kapërcen kufijtë e Ministrisë së Jashtme në nivel qeveritar. Negociatat mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore kanë qenë të vështira, madje kanësjellë në Tiranë që në muajin mars përfaqësuesen e lartë të BB-së, Orsalia Kalanzopoulos, e cila deklaroi nga kryeqyteti shqiptar se investime janë të kushtueshme dhe për këtë donatorët që do të ofrohen duhet të mendohen. "Duhet të shikojmë mirë impaktin, që këto projekte dhe rrugë kanë në ekonominë e vendit. Është e rëndësishme matja e zhvillimit ekonomik në investimet rrugore, pasi ato janë investime të konsiderueshme, por, gjithsesi, të domosdoshme", ka deklaruar në atë kohë Kalanzopoulos. Negociatat kanë vazhduar edhe në muajt e fundit, ku vetëm para pak ditësh ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha, u takuan me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Shigeo Katsu, të cilit i kërkuan për të disatën herë mbështetjen dhe prezencën e Bankës Botërore në projektin e rrugës strategjike Durrës Kukës. "Prezenca juaj në këtë projekt strategjik dhe prioritar të qeverisë shqiptare, qoftë edhe në përmasa të limituara është shumë e rëndësishme, pasi do t‘i hapte rrugë burimeve të tjera financiare nga donatorë të ndryshëm të huaj. Ne do të dëshironim që ju të merrnit pjesë edhe
    në investime të tjera në masë më të gjerë, sidomos në projektin për rrugët rurale ose për investimet të tjera që ne kemi në programin tonë", është shprehur Bode në takimin në fjalë. Por zv.presidenti
    i BB-së nuk ka dhënë asnjë shenjë së institucioni që ai përfaqëson do të ndihmojë në financimin e rrugës Durrës-Kukës. Kjo ka bërë që në ceremoninë e nënshkrimit dy ditë më parë të kontratës për
    ndërtimin e segmentit Rrëshen- Kalimash, ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha, të deklarojë se financimi do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë, pa përmendur
    asnjë emër konkret. Nga vlera e më shumë se 600 milionë dollarëve, që do të kushtojë autostrada Durrës-Morinë, qeveria shqiptare ka siguruar deri tani me fonde të brendshme vetëm 65 milionë dollarë për 29 kilometra të aksit Kalimash-Morinë dhe 25 milionë euro kredi për segmentin Milot-Rreshen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Djal_Lacjan : 08-10-2006 më 12:27

  15. #55

    21. 7 milion Euro për rrugën Shkodër - Hani i Hotit

    21. 7 milion Euro për rrugën Shkodër - Hani i Hotit

    Komisioni parlamentar miraton marrëveshjen e qeverisë me Italinë

    Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi dje projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për financimin e Programit "Rehabilitimi i rrugës Shkodër - Hani i Hotit". Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, segmenti rrugor Shkodër -Hani i Hotit është pjesë e rëndësishme e korridorit rrugor kombëtar Veri-Jug. Duke marrë në konsideratë rëndësinë që ka ky segment në intensifikimin e tregtisë me Malin e Zi dhe nëpëmjet kësaj në integrimin e Shqipërisë në të gjithë rajonin e Ballkanit e më gjerë, pas kontakteve të vazhdueshme me palën italiane, u ra dakord për financimin e punimeve të ndërtimit të kësaj rruge nga qeveria italiane.

    Protokolli i bashkëpunimit Shqipëri-Itali, për një periudhë 3-vjeçare, i miratuar në vitin 2002, përfshin disa projekte të rëndësishme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë këtu dhe atë të infrastrukturës e transportit, për të cilën u finalizua dhe financimi i studimit të fizibiliteti, hartimi i projekteve, supervizionimi dhe punimet e rehabilitimit të segmentit rrugor Shkodër - Hani i Hotit, për të cilën qeveria italiane do të financojë 21.7 milion euro dhe një grant prej 150 mijë euro. Nëpërmjet këtij financimi parashikohet të kryen punime në rehabilitimin, ndërtimin dhe përmirësimin e cilësisë së rrugës Shkodër -Hani i Hotit. Marrëveshja parashikon realizimin e këtij bashkëpunim për një periudhë 3-vjeçare, ndërkohë që dhe qeveria shqiptare parashikon të financojë 4.5 milion euro.

    RD

  16. #56
    Fondi shqiptaro-amerikan, 1.8 milionë euro investime në veri



    Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve do të investojë 1.8 milionë euro në kompaninë “Albgranit”, e cila do të nxjerrë granit nga nëntoka. Kryetari i bordit të drejtorëve të këtij fondi, Michael Granof, theksoi se përmes këtij investimi, Fondi shqiptaro-amerikan synon të krijojë dhe ndërtojë modele të reja biznesi në Shqipëri. Zoti Granof theksoi se këto lloj investimesh kanë sukses falë besimit reciprok dhe bashkëpunimit mes FSHAN-së dhe qeverisë shqiptare. Ndërsa ambasadorja amerikane, Ries, inkurajoi investime të tilla, duke shprehur besimin se ky investim do të ketë një ndikim të madh në zhvillimin e kësaj zone të vendit dhe ai do të hapë rrugën për ndërmarrje të tjera të biznesit të huaj. Kurse kryeministri Berisha në fjalën e tij tha se: “Për koincidencë, por në harkun kohor dyjavor, me ambasadoren Ries kemi përuruar këtu dy evenimente madhore, kontratën me kompaninë “Bechtel” për rrugën Durrës-Morinë, gjurma e të cilit kalon në zonën më të varfër të vendit dhe tani minierën e granitit, e cila vendoset po në këto zona. Është vërtet një shpresë e madhe për këta banorë për t’u shkëputur nga varfëria e pamerituar e tyre”. Kreu i qeverisë tha se ekzekutivi do të studiojë me përparësi një kuadër lehtësues për të gjitha investimet në këto zona. “Ne kemi nisur debatin në qeveri për këtë çështje. Po studiojmë modelet e mundshme që mund të adaptojmë në kuadrin e një vendi që ka një marrëveshje ndërkombëtare me FMN-në. Ne po konsiderojmë të domosdoshme të marrim parasysh koston e investimit në këto zona dhe do të procedojmë së shpejti me këtë”, - u shpreh Berisha.

    Gazeta Tema
    12-10-2006

  17. #57

    2.5 milione € per rrugen qe lidh Fierzen me Qafe Morinen.

    Nisin punimet për rikonstruksionin e segmentin rrugor që lidh Fierzën me doganën e Qafë Morinës

    Qeveria, 2.5 milion euro për segmentin Sopot-Ura e Bujanit

    Në segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit në Tropojë, që lidh Fierzën me doganën e Qafë Morinës, kanë nisur punimet për rikonstruksionin e tij, të mundësuar nga qeveria, falë fondit prej 2.5 milion euro. Punimet për këtë po kryhen nga firma private e ndërtimit "Geci". Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Isa Memia, thotë se "ky segment rrugor do të rikonstruktohet tërësisht, ndërsa, sipas projektit, në disa pjesë të tij do të ketë edhe hapje të trasesë, zgjerim të saj thuajse në të gjithë gjatësinë prej mbi 7 kilometra, ndërtim urash e tombinosh, etj.". Gjerësia e këtij segmenti rrugor të rikonstruktuar do të jetë 11 metra, e njëjtë me gjerësinë e atij Qafë Morinë-Sopot. Parashikohet që të gjitha punimet në këtë segment rrugor të përfundojnë në fund të vitit 2007. Me rikonstruksionin e tij synohet përmirësimi i qarkullimit të mjeteve nga Fierza në drejtim të Bajram Currit e të Kosovës, përmes pikës doganore të Qafë Morinës. Ndërkohë, sipas drejtuesve të pushtetit vendor dhe specialistëve të rrethit, është i domosdoshëm ndërtimi i segmentit të ri rrugor Koman-Fierzë, përgjatë brigjeve të liqenit të Komanit, gjë që do të zgjidhte përfundimisht lëvizjen e udhëtarëve nga Shqipëria e Mesme në drejtim të Kosovës, në çdo stinë të vitit. "Ndërtimi i këtij segmenti është i domosdoshëm që lëvizja e mjeteve dhe mallrave të mos varet vetëm nga funksionimi i tragetit në liqenin e Komanit", thotë kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së rrethit, Skënder Hoxha.

    RD
    13-10-2006

  18. #58
    21/10/2006
    Sot paradite, Kryeministri Berisha përuroi fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Kalimash-Morinë, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Rruga ka gjatësi 30 kilometra dhe është financim i qeverisë shqiptare me vlerë 50 milion euro. Punimet do të kryehen nga 7 kompani vendase dhe të huaja dhe parashikohet të përfundojnë brenda vitit 2008.

    Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha, Ministri i Financave Ridvan Bode, kryetari i Komunës së Prizrenit Ekrem Kryeziu dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit Osman Elezi.

    Në ceremoninë e përurimit, Kryeministri u shpreh:

    “Dua të përshëndes përzemërsisht qytetarët e Kukësit, të shpreh kënaqësinë, por edhe krenarinë tonë të përbashkët se, sot, inagurojmë një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, ndoshta më të rëndësishmin në tërë historinë e vendit.

    Inagurimi i punimeve të autostradës Durrës-Morinë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin, pasi kjo autostradë do t’i japë një dimension të madh zhvillimit të ekonomisë jo vetëm të zonave kufitare, por edhe zhvillimit të madh të turizmit nga Saranda në Velipojë. Ajo do të fuqizojë shkëmbimet e mëdha tregtare, si dhe do t’i japë një fuqizim, që nuk e ka njohur kurrë më parë, portit të Durrësit duke e shndërruar atë në një port të madh rajonal.

    Autostrada që inagurojmë, sot, që në vitet e para të funksionit të saj llogaritet t’i shtojë buxhetit të shtetit jo më pak se çerek milion euro në vit. Por po kaq do të jetë edhe vlera e buxhetit të shtetit të Kosovës, të vëllezërve tanë. Në këtë kontekst, së shpejti kjo rrugë do të jetë arteria më e fuqishme e këtij rajoni.

    Kjo autostradë është premtuar ndër vite, por, për fat të keq, taksa e Majkos u shndërrua si taksa e Nastradinit. Qytetarët shqiptarë për vite të tëra paguan nga çdo kafshatë të tyre taksën për këtë rrugë, por taksa avulloi dhe u zhduk në xhepat dhe kontot e një regjimi kleptokratik, i cili në 8 vjet dhunoi, varfëroi dhe mjeroi shqiptarët si asnjë regjim tjetër në Evropë.

    Po i rikthehemi sot këtij inagurimi dhe të shtrojmë pyetjen si ka mundësi që një qeveri brenda vitit të parë të saj po inaguron rrugën, ndërsa 4 qeveri në 8 vjet nuk arritën të realizojnë asnjë metër linear në këtë rrugë. Unë dua t’ju garantoj se kjo ka vetëm një përgjigje: korrupsioni, vjedhja dhe shpërdorimi i taksave dhe mundit tuaj. Këto penguan ndërtimin e kësaj rruge, sepse ajo do të ishte ndërtuar të paktën 3-4 vjet më parë.

    Në këtë aspekt, unë vij krenar tek ju, sepse jo vetëm mbajtëm premtimin, por me politikën tonë kundër korrupsionit ia dolëm të inagurojmë në një kohë të shkurtër, jashtë të gjitha parashikimeve, projektin tonë më të madh për vendin.

    Ndaj unë gjej rastin të falenderoj të gjithë taksapaguesit shqiptarë, të falenderoj ata qindra e qindra punonjës të doganave dhe tatimeve të vendit, të falenderoj të gjithë punonjësit e Ministrisë së Punëve Publike, Drejtorinë e Rrugëve, të cilët me përkushtimin e tyre bënë të mundur që sot, sëbashku, të presim shiritin.

    Të dashur qytetarë të Kukësit,

    Sot, ne presim shiritin e njërës prej rrugëve më të rëndësishme të vendit. Por kjo nuk do të jetë e vetmja. Në një hark kohor pak mujor autostrada të tjera do të nisin ndërtimin e tyre. Ndër të parat do të jetë Fieri dhe Vlora, tenderi i të cilave përfundon nga fundi i nëntorit, do të jetë Korçë-Qafë Thanë dhe pranverën e ardhshme Shkodër-Hani i Hotit. Sikundër ne jemi të vendosur në projektin tonë për rrugë dytësore të asfaltojmë dhe rindërtojmë 6 mijë kilometra të tjera në të gjitha zonat e vendit.

    Nga përgatitja e buxhetit të këtij vitit unë dua t’ju informoj se ne nuk jemi një vend i pasur, jemi vend i varfër, por, në qoftë se ne përdorim taksat tuaja, në qoftë se ne përdorim paratë e publikut shqiptar me ndërshmëri e korrektesë, jashtë shpërdorimit e abuzimit, unë ju garantoj se në katër vjet do të bëjmë më shumë se në 14 vjet.

    Sikundër dua tju siguroj së përpjekja jona për të luftuar korrupsionin, shpërdorimin e mundit dhe djersës suaj është vetëm në hapat e para. Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për të forcuar disiplinën e taksave tuaja, jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje që taksat tuaja t’i shdnërrojmë në rrugë, shkolla, spitale, ujësjellësa, në shërbime për ju, në mënyrë që ju të ecni të sigurtë drejt pasaportës evropiane që ju meritoni.”

    Më pas, Kryeministri ndoqi nga afër vazhdimin e punimeve në segmentin që përshkon komunën Bardhok, të qarkut të Kukësit.

    Duke përgëzuar kompanitë e ndërtimit për punën e kryer, Kryeministri theksoi:

    “Përgëzoj të gjitha kompanitë që janë duke punuar për këtë projekt. Ata kanë ecur në një kohë shumë të shkurtër dhe kanë lëvizur me vëllime shumë të mëdha. Qeveria është e vendosur të financojë çdo vëllim të realizuar prej tyre. Në këtë mënyrë kjo vepër e madhe ndërtohet në përputhje me kohën e parashikuar për ndërtimin e saj.

    Pas 10 ditësh kompania ‘Bechtel’ do të fillojë të hapë rrugën për të arritur në qafat e tunelit. Do të kërkojmë që kompanitë tona të mund të bashkangjiten me këtë kompani, para së gjithash, me qëllimin për të përfituar nga teknologjia e saj, sepse kompania ‘Bechtel’ ka në përdorim një teknologji pothuajse origjinale.

    Tashmë po i jepet një shtytje e re traditës sonë, e cila ka përmirësime shumë të ndjeshme. Ka rrugë të ndërtuara shumë mirë siç është rruga e Orikumit, me cilësitë më të mira dhe unë i përgëzova ndërtuesit e saj, apo dhe rrugë të tjera siç është ndërtimi i rrugës Fushë Arrëz-Kukës.

    Ne duhet të transformojmë qendrimin tonë ndaj rrugëve. Ne pothuajse i gjetëm të braktisura. Prandaj duhet t’i kemi në kujdes të parë. Ne do të privatizojmë sa më shpejt ndërmarrjen e mirëmbajtjes së rrugëve dhe kjo do të jetë mënyra më e mirë për t’i mirëmbajtur ato dhe për t’i zgjatur jetën investimit që bëjmë. Shqipëria ka qenë shumë deficitare në traditën e rrugëve. Ajo ka patur një traditë shumë rudimentare, me rrugë të ngushta.

    Edhe një herë dua t’ju uroj dhe të shpreh besimin se herën tjetër do të kalojmë nëpër këtë rrugë.”

    Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës, Kryeministri theksoi se qeveria i shndërron në realitet premtimet e saj. “Kam ardhur këtu në fundin e pranverës sëkaluar dhe ju kam premtuar që rruga do të fillojë. Sot kjo është realitet. Rruga ka filluar. Nuk kam premtuar se do të fillojë në të gjithë trajetoren, por faktikisht ajo do të fillojë në të gjithë trajektoren. Për një gjë duhet të jeni të sigurtë se kjo qeveri atë që thotë, atë do të bëjë.

    Kleptokracia, sistemi që u bazua në vjedhjen dhe shpërdorimin është në përpëlitje. Ai ende qendron në cengelë për të mbijetuar, por është i pashpresë. Ju e dëgjoni ish kryetarin e bashkisë së Tiranës, sesi muaj të tërë u tha mësuesve se nuk do t’u rriten rrogat, por pyetini sot mësuesit nëse nuk kanë marrë 23 për qindëshin e rritjes së rrogës, apo u thotë pensionistëve që nuk u janë rritur pensionet. Më gjeni një pensionist në fshat që nuk ka marrë 20 për qind të rritjes së pensionit.”

    Faqja zyrtare e Kryeministrit te Shqiperise
    21-10-2006

  19. #59
    Kryeministri Sali Berisha gjate vizites ne Kukes.


  20. #60

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •