Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 99
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    E mer ju, do merreni dhe me pasione politike edhe per gjera qe jane mbarekombetare dhe qe dalin mbi politiken e dites. E tregoni vten qe jeni gati te flini me mullixhine per inat te vjerres. Rruga durres-kukes eshte rruge me strategji mbarekombetare qe per mendimin tim, persa i perket kombit shqiptar, ka rendesi shume me te madhe sesa korridore i tete. Kjo rruge i jep dalje ne adriatik dhe ne evrope kosoves, duke hequr varesine qe ka ajo nga beogradi dhe tekat e tij persa i perket levizjes ne drejtim te evropes perendimore. Pra eshte rruge strategjike dhe eshte ndihmesa me e madhe qe mund te beje shqiperia persa i perket pavaresise se kosoves. Kjo eshte dhe arsyeja qe serbet, bashke me miqte e tyre te vjeter francez e belge, po bejne ceshte e mundur qe ky projekt te mos realizohet. Keshtu shpjegohet dhe manovra e fundit e tyre per te bllokuar taksen majko qe po e financonte ne menyre te sukseshme kete endavour. Ca kujtoni ju se ai 1% po i prish balancin e pagesave evropes me shqiperine, qe dhe kshu ja ka fut thonjte keq ne gryke, jo jo, ajo sdo qe te krijohet kjo rruge, ashtu sic dhe sdo qe te behet korridori i tete se kjo s'perputhet me deshirat e interesat benjaminve te frances e belgjikes ne ballkan, serbeve e fakerave greke. Eh moj evrope kurve e motit ka thene ai miku...Anglia qe eshte ne komunitetin e evropian, per te financuar spitalet e reja se e ka sistemin shendetsor ne krize, e rriti taksen e te ardhurave dhe insurancen me 2 perqind pa e ca shume per brukselin. Edhe ne si shqiptare duhet te gjejme menyren qe te vashdojme ta financojme kete rruge, ndoshta rritja e tatimit me 1% a ku ta di une, ndryshe do ngelemi viktimat e serbeve e grekeve sic kemi qene gjithmone.
    Sa per majkon jam dakort me ate qe nai here ja fut kot fare, por me ca inisiativa qe ka marre, megjithe mbiemrin e cuditshem, ka dale me patriot se ca si ju te tjeret ktu, ok.
    Ta
    Kroksi

  2. #22
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Krokodil shumë mirë e keni gjetur këtë thënien për disa këtu se jeni gati të flini me mullixhinë për inat të vjehrrës, apo në disa krahina shqiptare thuhet bjeri vetes për inat të komshisë. Ky ka qenë një destruktivitet patollogjik në gjenet shqiptare por tani jemi duke e tejkaluar dhe vetëm disa sikur këta tipat më lart hala kanë ngelur me të.
    Që të dy projektet si ai 8 ashtu edhe Durrës-Prishtinë janë të një rëndësie shumë të madhe mbarëkombëtare dhe duhet përfunduar sa më shpejt.
    Rruga Prishtinë-Durrës është nisur duke u bazuar nga financimet e brendshme taksa Majko e cila tani do të ndërpritet por do të vazhdohet me një zë të veçantë në shpenzimet buxhetore, kurse segmenti Prizren-Prishtinë do të jetë i një kategorie më të lartë dhe është menduar të jipet me koncesion.
    Por, Banka Botërore ka shfaqur interesin për të ndihmuar këtë projekt financiarisht gjë që është e mirëseardhur nga ana jonë dhe pritet që të dalin edhe donator të tjerë për gjithë segmentet.
    Për Korridorin 8, pjesë të tij veçse janë ndërtuar kurse për segmentet tjera dhe përfundimin e plotë do të kemi përveç fuqisë tonë ndërtuese edhe donacione nga qeveri që kanë interesa ekonomike në të si Italia por edhe nga qeveri tjera, pra kjo sdo të thotë se korridori tetë nuk do të mbarohet vetëm pse nuk është përfshirë në listën e BE për rrugë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #23
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Durrës-Kukës me rrugën e re do të përshkohet për 2 orë me shpejtësi prej 80-100 km/h

    Durrës-Kukës, rruga fillon në Nëntor

    Rruga do të ketë fillimisht 2 kalime, por me perspektivë që në të ardhmen të bëhet me 4 kalime

    Bledjana Beqiri

    Shqiptarët dhe kosovarët do të kenë brenda 4 vjetësh një rrugë që do t’i lidhë më shpejt me njëri-tjetrin. Këshilli Kombëtar i Rrugëve ka miratuar dje gjurmën që do të ndjekë korridori Durrës-Kukës-Morinë në territorin shqiptar. Varianti i tretë është përkrahur nga të gjithë specialistët, si dhe nga konsulenti i huaj. Banka Botërore ka financuar studimin e fizibilitetit për tre variantet e mundshme të ndërtimit të kësaj rruge, ku dje Këshilli Kombëtar i Rrugëve nën drejtimin e kryeministrit Nano ka përzgjedhur variantin më ekonomik dhe më të shkurtër. Nga tre variantet e studiuara, dy të parat parashikonin kalimin e rrugës në gjurmët ekzistuese, ndërsa varianti i tretë parashikon një ndërtim të ri në luginën e Fanit të Madh. Varianti i tretë i përkrahur nga të gjithë si drejtimi më i shkurtër, (170 km) përshkohet për rreth dy orë dhe realizon një rrugë të kategorive të larta me shpejtësi projektimi 80 deri në 100 kilometra në orë, ndërkohë që dy variantet kalonin në rrugë tepër malore që nuk lejonin shpejtësi më të mëdha se 50-60 kilometra në orë. Sipas kryeministrit Nano, kjo rrugë është tepër e rëndësishme, ajo do të ndihmojë në zhvillimin afatgjatë të të dy trevave, si dhe në procesin e hapjes dhe integrimit rajonal dhe europian të Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkohë që ministri i Transporteve ka përkrahur alternativën e tretë, duke deklaruar se ky variant afron më shumë Durrësin me Kukësin dhe me Kosovën. Debate në këtë mbledhje pati vetëm për gjerësinë e rrugës, duke parë perspektivat e fluksit më të madh të makinave në të ardhmen. Kështu, Këshilli Kombëtar i Rrugëve pasi diskutoi dhe analizoi të gjitha alternativat e mundshme vendosi që rruga të jetë me katër kalime, të cilat do të bëhen efektive që në momentin e ndërtimit ose në një kohë të mëvonshme, në varësi të zhvillimit të trafikut. Pra, rruga do të projektohet me katër kalime, prej 20 metrash, por në varësi të trafikut do të ndërtohet fillimisht me dy kalime, në mënyrë që në një të ardhme, kur trafiku të justifikojë nevojën e katër kalimeve, të jetë më i thjeshtë zgjerimi i saj. Mbi këtë bazë, konceptimi dhe projektimi i saj do të bëhet për katër kalime, gjë që thjeshton në një masë të konsiderueshme realizimin final të këtij projekti, sipas nevojave dhe koncepteve moderne. Ndërkohë që burime pranë Kryeministrisë sqarojnë se procesi i shpronësimeve dhe ndërtimi i veprave të mëdha do të realizohet për katër kalime, duke e lënë të hapur dhe më të lehtë që në perspektivën kjo rrugë të bëhet me katër kalime.


    Nano: Rruga Durrës-Kukës është një vendim historik
    “Kjo rrugë është një vendim historik me rëndësi më të madhe se kjo tryezë apo kjo sallë”, -është shprehur kryeministri Fatos Nano për rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Sipas tij, kjo rrugë ka të bëjë me zhvillimin afatgjatë të të gjithë shqiptarëve, me procesin e hapjes dhe integrimit rajonal dhe europian të trevave ku jetojnë shqiptarët. “Është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e strategjisë së zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe konsolidimin e lëvizjeve të vlerave dhe qytetarëve midis Shqipërisë dhe Kosovës, është i rëndësishëm dhe ne do ta bëjmë akoma më të arritshëm këtë realitet në planin e rajonit”, -është shprehur Nano. Gjithashtu është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e shanseve dhe oportuniteteve që u jep sipërmarrësve shqiptarë, për të shfaqur aftësitë e tyre konkurruese dhe për të aktivizuar resurset materiale dhe ekonomike që zotërojnë, sqaron kryeministri. “Rruga Durrës-Kukës-Morinë e fut Shqipërinë në një etapë të re të zhvillimit tonë kombëtar dhe integrimit europian për të cilën duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku”,-tha Nano


    Intervistë

    Poçi: Rruga Durrës-Kukës fillon më 28 nëntor

    Kreu i Transporteve pohon se nëse sigurohen financimet, Durrës-Kukës mbaron brenda 4 vjetësh
    -Cilët janë hapat e ardhshëm që do të hedhë rruga Durrës-Kukës?
    -Sot u miratua varianti më i përshtatshëm për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Në datën 28 nëntor fillon segmenti i parë Milot-Rrëshen, fillojnë punimet e para, projekti i zbatimit, i cili është pothuajse i përfunduar dhe kjo shënon fillimin e rrugës. Jemi pranë financimit të segmentit Kukës-Morinë, i cili ka mundësi të financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    -A vazhdon Banka Botërore që të mbajë premtimin për të financuar një pjesë të rrugës Durrës -Kukës? Nëse po, cili do të jetë aksi që do të financohet prej saj?
    -Financimi i Bankës Botërore është rreth 29 milionë dollarë, por pritet projekti i zbatimit për këtë pjesë, i cili nuk ka filluar akoma dhe pritet projektimi, për këtë do të zhvillojmë një tender siç janë edhe rregullat e prokurimeve.
    Ata nuk e kanë përcaktuar, por janë të gatshëm që të marrin përsipër ndërtimin e aksit më të vështirë.
    -Cilat janë të veçantat e variantit të përzgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Rrugëve?
    -Varianti i tretë është një projekt tërësisht i ri. Edhe nga pikëpamja e vendeve ku kalon, por edhe nga pikëpamja e parametrave gjeometrikë. Varianti i përzgjedhur do të punojë për hapjen e një rruge me katër kalime, paraprakisht në funksion edhe të financimit do të punohet në këtë drejtim, pastaj për finalizimin apo përfundimin, për ndërtimin do të shikohet në të ardhmen.
    -Mendoni se firmat shqiptare të ndërtimit janë të afta që të marrin pjesë në tenderat e ndërtimit të kësaj rruge?
    -Unë mendoj se firmat shqiptare janë më të mirat dhe këtë nuk e them thjesht për “sedër” ndërkombëtare, por ato janë të mira si për ndërtim, ashtu edhe për projektim rrugësh. Firmat shqiptare edhe deri tani nuk janë përjashtuar nga tenderat e rrugëve. Por ndërtimi i rrugës do të bëhet me tender të hapur kombëtar dhe do të zhvillohet nga qeveria shqiptare, ku firmat shqiptare të ndërtimit do të jenë të parat që do të marrin pjesë.
    -Sa mendoni se mund të zgjasë ndërtimi i korridorit Durrës-Kukës-Morinë?
    -Kjo varet nga financimi. Sepse ne synojmë që nëpërmjet financimeve të segmenteve të veçanta ta atakojmë rrugën sa më shumë të jetë e mundur në të gjithë distancën e saj dhe po qe se do të bëhet kështu, koha do të jetë shumë e shkurtër. Pra, po u atakua njëherësh në të gjitha segmentet, ajo mund të shkojë rreth 3 deri në 4 vjet.


    Rekomandimet e specialistëve për variantin më të përshtatshëm

    -Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve
    Varianti 3 ka kohën më të shkurtër të udhëtimit e ndjekur nga 2 dhe 1. Ndërkohë që nga impakti ambiental alternativa 1 nuk duhet të konsiderohet si alternativë, sepse kalon nëpër zona të banuara.
    Kurse alternativa 3 ka parametrat më të mirë gjeometrikë, ndërsa alternativat 1 dhe 2 shoqërohen nga vështirësi të mëdha në ndërtim, për arsye se do të punohet nën prezencën e trafikut. Nga ana tjetër alternativa 3 ka kosto të ulët mirëmbajtjeje dimërore krahasuar me 1 dhe 2. Prandaj alternativa 3 rekomandohet për të ndërtuar korridorin rrugor Durrës-Morinë
    -Konsulentët
    Alternativa më e preferuar është alternativa e tretë. Kjo ka rezultuar pas vlerësimit të faktorëve ekonomikë dhe mjedisorë të të tre varianteve. Edhe sipas konsulentëve alternativa e tretë është më e përshtatshme për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
    -Autoritetet kosovare
    Specialistët kosovarë janë shprehur për variantin e parë, i cili i mundëson Kosovës inkuadrimin në rrjetin rrugor transeuropian të komunikacionit. Sipas kosovarëve, ky variant është më i leverdisshëm për zhvillimin e Kosovës.





    08/10/2003

    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:16
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #24
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Korridori Durres-Morine

    Kryeministri Sali berisha ka premtuar se do ta kryejne gjate ketij mandati kete korridor.Mendoni se ky premtim eshte i realizueshem ?

  5. #25
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    E pse nuk na qenka i realizueshem ? Pse kujtoni qe Nano e la ngaqe ishte shume i veshtire ? Jo more jo, keto jane per ato qe besojne akoma ne legjenden e maleve te pakapercyeshme shqiptare.
    Nje km autostrade kushtonte 1 milion $. Dhe gjate Nano qelbanikut ishin mbledhur 40 milion $ nga taksa Majko. Atehere ku jane 40 km autostrade ?
    Autostrada nuk eshte ndertuar per mungese vullneti politik dhe jo per para apo pamundesi e makinave gjigande te Italise apo Gjermanise.

    Po nuk u ndertua akoma, atehere faj ka vetem pushteti politik dhe askush tjeter.
    Kaq se na e nxiu jeten ajo rruge i thençin tani... te duket vetja sikur te ka kaluar ndonje tren i madh persiper

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    miss koridori 8

  7. #27
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Shpërdorim: 4.6 miliardë lekë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë

    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Tani nje kerkese e kemi se nuk u be qameti : sikur ta ndertoje ate rrugen qe shkon pe bregdeti e deri andej nga malet tona, mire do te ishte. Dhe do te vija te jetoja atje, se si i thone fjales "Edhe ne pyjet me bore ka jete"
    oiseau en vol, Berisha i shkret nga ta filloi më parë... Megjithatë, nuk kam dyshim që, së paku, do të përpiqet të bëjë dicka për rrugën. Të paktën nuk do të shpërdoroi parat sic kanë bërë socialistët e korruptuar.

    KLSH denoncon shpërdorimin e taksës prej 4.6 miliardë lekësh për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës Morinë

    Qeveria e PS shpërdoroi 21 miliardë lekë të fondit rezervë

    Parlamenti shqyrtoi dje në seancë plenare raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2004. Në raportin e paraqitur nga kreu i këtij institucioni, Robert Çeku, flitet për korrupsion, evazion fiskal dhe shpenzime të pajustifikuara në administratë. Gjatë raportimit në Kuvend, kryetari i KLSH, Çeku, u ndal në çështjet më të rëndësishme që sipas tij, nuk lejuan rritjen e mëtejshme ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2004. Kështu, KLSH ka denoncuar dje në Kuvend shkeljet e bëra në buxhetin faktik të vitit 2004. Qeveria socialiste në këtë kohë ka përdorur për shpenzime operative fonde rezervë të shtetit prej 2.1 miliardë lekësh. Kreu i KLSH tha se "lidhur me përdorimin e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, gjatë vitit 2004, me vendime të Këshillit të Ministrave janë përdorur nga fondi rezervë 2.1 miliardë lekë ose në masën 72.5% të tij. KLSH konstaton se 9 Vendime të Këshillit të Ministrave me vlerë 230 milionë lekë, përdorur nga fondi rezervë, janë në kundërshtim me vetë Vendimin e Këshillit të Ministrave, si dhe në kundërshtim me nenet 21 dhe 27 të Ligjit Nr.8397, datë 29.07.1998, pasi rastet e përdorimit nuk përbëjnë raste të paparashikuara ose raste emergjente".

    Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportimin e buxhetit faktik në parlament bëri të ditur se shkeljet më të mëdha janë në tendera dhe prokurime publike, realizuar kryesisht nga Ministria e Transporteve. Shkelje janë vërejtur dhe në Ministrinë e Bujqësisë, ndërkohë që në tatime 767 subjekte nuk kanë deklaruar të ardhurat; në dogana kanë hyrë në këtë periudhë mallra të akcizës së padeklaruar.

    "Alokimi i fondeve nuk është bërë në funksion të realizimit të objektivave të politikave sektoriale, por shpesh herë në mënyrë arbitrare. Në kundërshtim me kriteret ligjore janë planifikuar fonde të investimeve nga Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilat në totalin e shpenzimeve kapitale përfaqësojnë një nivel të konsiderueshëm të investimeve", tha Çeku. Sipas tij, negative kanë qenë dhe mosrealizimet e planit të investimeve, ndërsa nga ana tjetër është konstatuar shpërdorimi i taksës prej 4.6 miliardë lekësh për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës Morinë.

    "Fondet e mbledhura, gjithsej në vlerën 4.6 miliardë lekë gjatë viteve 2002-2004, janë përdorur nga Ministria e Financave për mbulimin e shpenzimeve buxhetore", tha Çeku.

    Kryetari i KLSH i është rikthyer gjithashtu kërkesës së bërë muaj më parë për amnisti fiskale për të gjitha institucionet shtetërore që në dhjetë vitet e fundit nuk kanë paguar detyrimet financiare ndaj shtetit.

    Pas mbajtjes së raportit në Kuvend, Çeku propozoi një sërë rekomandimesh, duke filluar me amendimin 100% të Ligjit "Për prokurimet publike", propozimin për ripërcaktimin e hierarkisë së pagave në administratën shqiptare, ndryshimin e kritereve mbi bazën e të cilave përdoret fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe ndryshimin e Ligjit për gjobat.

    Rreth raportit të KLSH diskutuan me përgjegjësi deputetët e PD-së, Edmond Spaho, Blerim Çela, Ilir Bano, Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, e të tjerë. Pas diskutimeve të deputetëve, Kuvendi ka miratuar me konsensus buxhetin faktik të vitit 2004.

    H.RAMA
    RD

  8. #28
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Sejdiu: Borxhi i Shqipërisë, të ndërtojë rrugën e Rugovës

    Presidenti i ri i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë në një intervistë për “Shekullin” që Shqipëria e ka për borxh të komunikojë më shumë me Kosovën dhe të shkurtojë distancat nëpërmjet përfundimit sa më shpejt të rrugës së Rugovës, Prishtinë-Prizren-Durrës

    PRISHTINË – “Burrë i urtë, ky kryetari i ri i Kosovës!”, - dëgjon ende në Prishtinë paragjykimet e rretheve të ndryshme në lidhje me profilin politik të Fatmir Sejdiut, një profesionist i politikës kosovare në hije, që “urtësisht” u zgjodh President i Kosovës vetëm përpara 5 ditësh. Po kaq i paragjykuar edhe në Shqipëri për shkak të një imazhi të moderuar dhe në dukje pasiv, presidenti i ri i Kosovës, një folës i zhdërvjellët i shqipes standarde, rrëfen në një intervistë për gazetën “Shekulli” stilin që do ta udhëheqë në drejtimin e Kosovës. Verbalisht, strategjia e tij nuk duket aspak pasive dhe ngërthen gjithë ”merakun” e ndërkombëtarëve. Toleranca është fjala-çelës dhe siluri i rrugës së Rugovës ende busulla e Presidentit të ri.
    Vështirë ta përfytyrosh gjatë në hije një artikulues aq të mirë të politikës, në fakt! Përveçse duke përgatitur daljen e tij në skenë. Dhe duket se kjo nuk ka nisur rrufeshëm ditët kur Rugova u nda nga jeta. Pjesëmarrës në themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që më 23 dhjetor 1989, duket se aty nis rrugëtimi politik i Fatmir Sejdiut të cilit iu deshën dy vjet që të zgjidhej anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe një vit tjetër që të zgjidhej anëtar i Kryesisë së kësaj partie.
    Sekretar i Përgjithshëm i LDK që nga viti 1994 e deri tani, “politikani i urtë” Fatmir Sejdiu ka qenë gjithashtu një nga organizatorët e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës në vitin 1991 dhe një ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës,në 1992 dhe në 1998. Ai është zgjedhur dy herë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në vitin1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese. Role të tjera të rëndësishme, por në hije, ka vijuar të ketë edhe pas luftës kur është zgjedhur sërish deputet dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit në dy mandate. Dhe gjatë këtij rrugëtimi të kujdesshëm, pozicioni i anëtarit në Komisionin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike duket se nuk ka qenë më kot.
    Në intervistën e tij të parë për mediat në Shqipëri, dhënë gazetës “Shekulli”, presidenti i Kosovës shprehet se pret nga Shqipëria të bashkohet me Kosovën në rrugën e përbashkët të integrimit dhe që të vendosen ato ura të munguara komunikimi të deritanishme, qoftë edhe midis qytetarëve, siç është përfundimi i rrugës Prishtinë-Prizren-Durrës, të cilën e quan rruga e Rugovës. Pavarësinë e quan alfën dhe omegën e çështjes së Kosovës, por ringjallja e ekonomisë së Kosovës është sfida tjetër e madhe që ai merr përsipër. Nuk ka pritur gjatë për të mbledhur ekipin e Kosovës për negociatat që të nesërmen e zgjedhjes si president i Kosovës dhe ka theksuar tolerancën ndaj komunitetit serb si diplomaci të kosovarëve në të mirë të çështjes së pavarësisë.

    Në këto momente të para kur për Kosovën ka nisur epoka postRugova, dhe duke patur parasysh që ai udhëhiqte më tepër me imazh, cili do të jetë stili juaj i pushtetit?

    Mund të them se ajo epokë vazhdon, është në kontinuitet për arsye se roli i tij ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe një rol që reflekton edhe në këtë periudhë. Mendoj qe ka qenë një artikulim i rëndësishëm dhe përputhet me aspiratat e popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci, për të ndërtuar shtetin e Kosovës si një shtet ligjor dhe të pavarur. Natyrisht që përpjekja jonë e kësaj etape do të jetë që të vazhdojmë këtë mision të suksesshëm në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet vendore, me të gjitha subjektet politike dhe natyrisht në koherencë me faktorët ndërkombëtarë dhe këtu them para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të komunitetit evropian. Në këtë prizëm sigurisht që na nevojitet një komunikim më i ngjeshur për të përgatitur Kosovën për proceset integruese.

    Pra cila është konkretisht strategjia juaj për Kosovën ose siç thuhet rëndom prioritet i presidencës suaj?
    Ajo shtrihet në këto rrafshe themelore: Çështja themelore është njohja ndërkombëtare e Kosovës, për të qenë një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe kjo njohje ndërkombëtare nënkupton edhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike. Çështje e rëndësishme është që Kosova të kthejë vëmendjen fuqishëm, sikundër edhe tash, por me hapa edhe më këmbëngulës në ndërtimin e shtetit ligjor dhe në funksionimin e tij në të gjitha sistemet.
    Një çështje me shumë rëndësi është angazhimi i institucioneve të Kosovës për ringjalljen ekonomike dhe të gjitha potencialeve që ajo ka. Dhe në këtë prizëm, natyrisht që ne kemi një shans të mirë, pasi Kosova ka një begati të jashtëzakonshme me pasuri minerare dhe po ashtu edhe resurse njerëzore. Dhe në këtë rrafsh, sigurisht që na nevojitet krijimi i legjislacioneve të qëndrueshme që do të garantojnë investimet e jashtme në veçanti, qoftë të diasporës shqiptare, ashtu edhe investitorëve të huaj të cilët do të kenë nevojë thjesht për siguri në lidhje me investimet e tyre brenda Kosovës.
    Në këtë aspekt është e rëndësishme që të shpejtohet fuqishëm çështja e privatizimit të ekonomisë, apo të gjithë asaj strukture që ka ekzistuar më parë. Unë këtë do ta quaj si pjesë e domosdoshme e transformimit të ekonomisë që Kosovës, pasi në etapat e mëhershme ka qenë një ekonomi e një tipi tjetër siç ju e dini dhe që e kanë patur edhe vende të tjera të Evropës Juglindore. Dhe në këtë fazë ajo ka nevojë të jetë një ekonomi adapte me ekonomitë perëndimore dhe të vendeve të avancuara.
    Posaçërisht do të jetë e nevojshme që të inkurajohet gjithë procesi i demokratizimit apo thellimi i ndjenjës së tolerancës apo të kulturës politike për ngritje në një nivel më të lartë. Natyrisht me këtë kuptoj nevojën e komunikimit të fuqishëm me të gjitha forcat politike dhe me opozitën që është një faktor i rëndësishëm në jetën politike dhe në këtë rrafsh do të kemi parasysh ndjenjën e tolerancës.

    Tolerancë edhe me komunitetin serb?
    Po. Një segment i rëndësishëm që ne kemi para vetes është ajo që ne e kemi quajtur nevoja e një tolerance të një niveli të lartë të komunikimit dhe të bashkëpunimit në proceset integruese brenda Kosovës edhe me komunitetet minoritare, shumica prej të cilëve unë them se janë të integruara në këtë proces. Ka ndonjë problem me komunitetin serb i cili deri tash, në një pjesë të madhe, ka hezituar të jetë pjesë e proceseve, megjithëse edhe këtu ka përparime, natyrisht, sepse në qeverinë e Kosovës ka ministër të këtij komuniteti, në rrafshin lokal ka njerëz në cilësinë e këshilltarëve dhe në parlamentin e Kosovës deri tani ka dy deputetë dhe po presim që edhe të tjerë të integrohen. Dhe të ketë një orientim të punës së përbashkët të të gjitha komuniteteve në mënyrë që të gjithë të japin kontributin e tyre për Kosovën e re.
    Natyrisht është përgjegjësi e veçantë e komunitetit shqiptar se si do të sillet me komuniteteve të tjera, të cilat përjashtimisht variacioneve që shohim nga ana e pjesëtarëve të komunitetit serb, e pranojnë pavarësinë e Kosovës si zgjedhja më e përshtatshme dhe natyrisht neve na mbetet që si shumicë e përgjegjshme ta ndihmojnë akomodimin e përgjithshëm të të gjithëve dhe që shteti ligjor i cili është një nga çastet themelore që nënkupton një standard për të gjithë, duke pasur parasysh çështjen e barazisë para ligjit, çështjen e trajtimeve të tjera në bazë të standardeve ndërkombëtare.
    Posaçërisht mendoj gjithashtu se është e rëndësishme që në këtë proces lidhur me këto tema të përmbushet ajo pjesë e standardeve që komuniteti ndërkombëtar i ka vënë përpara Kosovës. Jo si pjesë e pengesës, por si pjesë e përpjekjes për një jetë më të mirë. Dhe gjithë kjo lidhet me prioritetin themelor që është çështja e statusit, në mënyrë që ajo të zgjidhet brenda një afati shumë të shkurtër. Ju e dini insistimin e vazhdueshëm që presidenti Rugova ka pasur për një njohje të drejtpërdrejtë të Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran, me tërësinë e tij territoriale të plotë. Dhe natyrisht në këtë periudhë ka edhe një qasje tjetër që ai nuk e ka regjistruar asnjëherë dhe as klasa politike e Kosovës, se mund të shkohet me këtë variant të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes bisedimeve sipas vendimit të Këshillit të Sigurimit, por që do të japë të njëjtin rezultat. Pavarësia është alfa dhe omega dhe natyrisht ne këmbëngulin që të realizohet sa më shpejt.

    Kjo është një strategji afatgjatë, por cilat janë gjërat e para që do të bëni ju si president i ri i Kosovës?
    Natyrisht janë kontaktet e nevojshme me të gjithë, edhe pjesën e përfaqësuesve të institucioneve të vendit, edhe pjesën e përfaqësuesve të subjekteve politike. Po ashtu në këtë drejtim edhe një komunikim me bashkësinë ndërkombëtare. Në fakt, një detyrë konkrete të cilën e kam filluar që ditën e nesërme të zgjedhjes sime, është vazhdimi i punës me delegacionin e Kosovës në përgatitjet intensive të tij për takimin e Vjenës. Ne kemi marrë një vendim të drejtpërdrejtë për miratimin e dokumentit bazë të parimeve themelore për reformën e pushtetit lokal, që është punuar gjatë nga grupi politik dhe ekipi i ekspertëve dhe natyrisht marrja e vendimit që ne do të shkojmë në atë takim të caktuar në Vjenë dhe natyrisht do të shohim si do të ecë rrjedha e mëtejshme. Me rëndësi është që në mbledhjen e parë të delegacionit të Kosovës u shpreh fuqishëm kohezioni i të gjithë përfaqësuesve në të duke pasur parasysh nevojën që të vazhdohet në këtë dinamikë dhe nuk ka dyshim që kjo koherencë do të vazhdojë edhe në faza të mëtejshme.

    Do të hartoni një plan të ri për statusin e Kosovës apo do të ecni në gjurmët e planit të kaluar që kishte bërë Rugova me grupin negociator?

    Ne jemi në vazhdim të asaj strategjie të hartuar për të cilën unë nuk kam vërejtje të posçshme, sepse kam qenë pjesë e ekipeve të ekspertëve në kompozicionin e përgjithshëm të statusit. Ajo është një strategji e hartuar mirë dhe ka miratimin e të gjithëve. Nuk e quaj racionale që ne të rikthehemi mbrapa e të shohim sot ndryshime strukturale. Ekipi është mandatar nga presidenti Rugova dhe të cilit parlamenti i Kosovës i ka dhënë mandatin e plotë, kështu që unë kam respekt për të.

    Çfarë marrëdhëniesh mendoni se do të krijoni me Shqipërinë dhe çfarë raportesh keni me politikanët shqiptarë, me Moisiun, Berishën apo Ramën?
    Unë kam patur rastin që të takohem në cilësi të ndryshme me secilin prej tyre dhe mund të them se për ne është shumë e nevojshme që të vazhdojmë me një bashkëpunim të ngjeshur me Shqipërinë. Shqipëria e ka për borxh sikur edhe ne e kemi për borxh që këtë bashkëpunim ta intensifikojmë shumë. Dikush mund të thotë se pse Shqipëria të interesohet apo pse Kosova të interesohet që të ketë relacione të tilla, por për ne është me rëndësi që ky bashkëpunim të jetë në funksion të qëllimit të arritjes së pavarësisë së Kosovës dhe në funksion të gjithë proceseve të tjera në mbështetje të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë demokratik dhe të relacioneve të mira edhe me vende të tjera të rajonit. Sigurisht do të kemi kohë të mbajmë edhe kontakte të drejtpërdrejta me liderët shqiptarë. Unë falenderoj për urimet në adresë time me rastin e zgjedhjes si presidenti Kosovës nga presidentin Mojsiu, kryeministrin Berisha e personalitete të tjera.

    Si e gjykoni qëndrimin e deritanishëm të Shqipërisë për çështjen e Kosovës?
    Në këtë drejtim do të thoshja se diplomacia shqiptare në çastet e saj të përgjithshme dhe vetë shteti shqiptar ka mbajtur një qëndrim korrekt në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, një qëndrim që duhet të mbahet pa dyshim edhe në fazat që vijnë.
    Pra qëndrimi zyrtar i Shqipërisë është korrekt. Natyrisht mund të ketë ndonjë që ka dhënë variacione për formulime a diçka tjetër, por ajo që është zyrtare dhe që ne e kemi dëgjuar nga kuvendi, nga presidenti apo nga kryeministri për ne reflekton fuqishëm.

    Çfarë mbështetje prisni në të ardhmen nga Shqipëria në këto momente që ndodhet Kosova?
    Ne kemi halle të përbashkëta natyrisht. Edhe Shqipëria kërkon një zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe një dinamikë, le të themi, më të ngjeshur. Edhe në aspektin e demokratizimit të jetës, ka nevojë për integrimet euroatlantike dhe mendoj se në të njëjtat valë, për ne do të ishte shans shumë i mirë, që ajo sprovë e mirë që kapërcehet nga Shqipëria të reflektohet edhe në Kosovë.
    Një çështje tjetër shumë e rëndësishme është që komunikimet e ndërsjella, edhe të qytetarëve, të intensifikohen. Është shumë me rëndësi që projektet e filluara, ajo që ne e quajmë rruga e Rugovës, autostrada Prishtinë-Prizren-Durrës të përfundohet në afat sa më të shkurtër kohor, sepse njerëzit kanë nevojë që të dalin të pinë një kafe në Durrës apo Tiranë brenda ditës dhe të kthehen. Ajo ndihmon po ashtu për shumë aspekte të tjera, pasi mendoj e jemi një popull dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe aq më tepër që, sigurisht, do të vijë një ditë kur çështja e kufijve të jetë çështje relative ashtu siç veprohet në Evropën e unifikuar ku qytetari nuk e vëren, ta zëmë, kur kalon nga Gjermania në Francë, Belgjikë apo Danimarkë.


    Skeda
    Fatmir Sejdiu është zgjedhur President i Kosovës me dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 10 shkurt 2006. Ai ka lindur më 23 tetor 1951 në Pakashticë, komuna e Podujevës, Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Fatmir Sejdiu është profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Për studime të thelluara, Prof. Sejdiu ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2 ) dhe në SHBA (Arizona State University). Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike – historike dhe juridike- kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Më 1994 ai është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së. Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Ka qenë ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 1992 dhe 1998. Sejdiu është gjithashtu anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike.Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  9. #29
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Miratohet buxheti shtesë i qeverisë, opozita bojkoton

    Per ndertimin e pjeses se mbetur te autostrades Durres-Morine qe lidh Shqiperine me Kosoven nevojiten dhe 400 milione dollare. Qeveria shqiptare eshte duke bere te gjitha perpjekjet per gjetjen e financimeve.

    Përfaqësues të Ministrisë së Transporteve në Shqipëri po shfrytëzojnë prezencën në Tiranë të një ekipi ekspertë nga Banka Botërore, për të nxitur këtë institucion financiar të angazhohet ne projektin e ndërtimit të austradës Durrës - Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën e pjesë të tjera të rajonit.

    Kjo banke ka dhene nje fond prej 15 milione eurosh per ndertimin e autostrades, nderkohe qe nevojiten ended he 400 milione dollare per pjesen e mbetur. Për ndërtimin e autostradës Durrës Morinë, me nje gjatesi prej 181 km, do të përfshihet me kredi të buta dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Miratohet buxheti shtesë i qeverisë, opozita bojkoton

    Pa praninë e opozitës, me shumicë votash, u miratuan në parim pesë ndryshimet në paketën fiskale për 2006-ën

    Miratohet, pa opozitën, paketa fiskale

    Opozita kërkon mbrojtjen e prodhimeve vendëse dhe prodhuesve, nëpërmjet politikave të qarta fiskale

    Florian Papadhimitri

    TIRANË- Pa praninë e opozitës, dje Kuvendi ka miratuar paketën e re fiskale për muajt e mbetur të këtij viti. Me pesë projektligjet e saj, paketa u miratua në parim me shumicë votash, por këto vota ishin vetëm të deputetëve të shumicës, pasi ata të opozitës ishin larguar nga salla e Parlamentit. Prezantimi i paketës së re fiskale është bërë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili, duke prezantuar ndryshimet, tha se “paketa e re është një kontribut i mëtejshëm për uljen e barrës fiskale ndaj biznesit”. Në prezantimin e paketës fiskale në Parlament, paketë e cila është prezantuar edhe në disa komisione parlamentare në Kuvend ka pasur reagime dhe kundërshtime nga ana e opozitës. Debatet kanë shoqëruar dhe prezantimin e djeshëm të ndryshimeve fiskale të qeverisë dhe më pas deputetët e opozitës janë larguar, duke mos marrë pjesë në votimin për miratimin në parim të paketës fiskale për vitin 2006.

    Debati
    Prodhimet vendëse dhe mbrojtja e tyre me anë të politikave fiskale ka qenë në qendër të kritikave dhe kërkesave të bëra dje nga opozita në Kuvend, pas fjalës së ministrit Ridvan Bode. Deputetët e opozitës gjatë diskutimit të djeshëm, janë shprehur se në paketën fiskale duhet të përfshihen më shuma masa, të cilat mbrojnë prodhimet shqiptare. Ashtu si dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, sërish dhe dje në Parlament, nënkryetari i këtij komisioni, Arben Malaj, u shpreh se mbrojtja e prodhimit vendës duhet të mbështetet nga politika të qarta. “Qeveria duhet të hartojë një strategji të posaçme të integruar për nxitjen dhe mbrojtjen e prodhimit të vendit. Deficiti tregtar është thelluar edhe gjatë këtij viti dhe fillimi i zbatimit të marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtetet e BE-së mund të thellojë më tepër këtë deficit, pra kërkohet zbatimi i një strategjie për të mbrojtur prodhimin e vendit”, - u shpreh dje Malaj. Pas Arben Malajt, ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, e cila kërkoi që paketa të shoqërohej me plan veprimi për impaktin që do të sjellë në ekonomi dhe për popullsinë në përgjithësi. Ajo më shumë ka ngulmuar te pasojat dhe ndryshimet e parashikuara nga zbatimi i marrëveshjes Interim me shtetet e Bashkimit Evropian.

    Paketa
    Paketa fiskale përfshin pesë ndryshime kryesore në zërat e taksave. Kështu, ndryshimet më të ndjeshme do të jenë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe niveli i akcizave për duhanin, kafenë dhe pijet alkoolike. Ndër ndryshimet e paketës fiskale janë bërja zero e taksës doganore për makineritë dhe pajisjet, si dhe shtyrja e TVSH-së për të gjitha makineritë dhe pajisjet. Kontributi i punëdhënësit në sigurimet shoqërore do të ulet nga 29 për qind në 20 për qind. “Efektet nga ulja e kësaj takse, vetëm për periudhën e mbetur, janë rreth 58 milionë dollarë, duke përbërë uljen më të qenësishme dhe kontributin më të madh që jep qeveria për të nxitur punësimin dhe për të mbështetur iniciativat e zënies me punë”, - tha dje Bode.

    Berisha: Po shkëputemi nga korrupsioni

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha gjatë diskutimit në Kuvend mbi paketën fiskale, i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë dhe të mos mohojë arritjet e deritanishme të qeverisë. “Duke mohuar buxhetin, ju mohoni taksapaguesit tuaj, që kanë votuar për ju. Por ata nuk mund të mohohen, pasi janë qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi. Duke mohuar buxhetin, ju mohoni praktikat e reja të vendosura dhe që dhanë sukses”, u shpreh dje në Parlament Berisha. “Ju duhet të bëheni pjesë e këtij buxheti. Është e drejta juaj që të kritikoni Sali Berishën, por nuk keni të drejtë të mohoni arritjet e kombit dhe të shoqërisë, ato që janë pasuri e përbashkët e të gjithë shqiptarëve dhe ky buxhet është pasuri e tyre”, ka thënë Berisha në replikë të kundërshtimeve të deputetëve të opozitës. Ai ka folur gjithashtu edhe për buxhetin shtesë, duke thënë si “shënon kthesën e shkëputjes përfundimtare nga korrupsioni”. “Buxheti suplementar prej 360 milionë euro, duke mos llogaritur 46 milionë euro të tjera, të cilat abuzoheshin nga qeveritarët dhe administrata e mëparshme, janë shndërruar në rroga më të larta prej 23 për qind më shumë për arsimtarët, në pensione me 15 për qind më shumë, në rritje të pagave 15 për qind të buxhetorëve”. Ai ka vijuar më tej, duke thënë se të gjitha këto para shtesë kanë ardhur nga lufta që është bërë kundër korrupsionit, kontrabandës dhe zyrtarëve të korruptuar.

    Paketa
    Ulje e kontributit për sigurimet shoqërore. Kontributi i punëdhënësit ulet nga 29% në 20%
    Rishikime në shkallët tatimore të akcizave. Akciza e cigareve do të arrijë në 16 euro/kg nga 10 euro/kg
    Taksa doganore 0% për të gjitha makineritë dhe pajisjet
    Aplikim pa kufizim i shtyrjes së TVSH-së për të gjitha makineritë e pajisjet
    Trajtim fiskal fair për Leasing-un dhe paketat turistike

    Kontributet shoqërore. Do të ulet kontributi i punëdhënësit nga 29 në 20 për qind.

    Akciza
    Kafeja

    Kafe jo e pjekur e dekafenizuar ose jo”, nga 40 lekë/kg, do të ketë akcizë prej 50 lekë/kg.
    Kafe e pjekur e dekafenizuar ose jo”, nga 80 lekë/kg, do të ketë akcizë 100 lekë për kilogram
    Lëkura dhe lëvoret e kafesë si dhe zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe”, do të ketë një rritje nga 40 lekë/kg në 50 lekë.

    Pijet

    Pije alkoolike me forcë alkoolike ndaj volumit mbi 12% nga 130 lekë/litri, do të kenë një akcizë prej 150 lekë litër.
    Pije alkoolike me forcë alkoolike ndaj volumit deri në 12% nga 30 lekë/litri, do të kenë akcizë 50 lekë/litri
    Rakia nga 80 lekë/litri, do të ketë akcizë 100 lekë/litri.

    Cigaret
    Është vendosur të rritet akciza e paketës nga 25 lekë në 40 lekë

    Shekulli

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeministri Sali Berisha bëri dje publike pikat kryesore të projektbuxhetit shtesë të miratuar nga qeveria

    Berisha: Rritet 50% granti për qeverisjen vendore

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha informoi deputetët e grupit parlamentar të PD-së mbi pikat kryesore që përmban projektbuxheti shtesë. Kreu i ekzekutivit bëri me dije se këtë vit, duke u bazuar te burimet e vendit, ka një rritje të investimeve publike nga 24 miliardë në 38 miliardë lekë. Pra, ka një rritje mbi 50 % të tyre, në krahasim me vitin 2005, nënvizoi kryeministri Berisha, ndërsa theksoi faktin se nga ky buxhet përfitojnë taksapaguesit shqiptarë. Duke iu referuar grantit për qeverisjen vendore, kryeministri theksoi se nga 7,3 miliardë që ka qenë në vitin 2005 së bashku me buxhetin suplementar, shkon në 12 miliardë, pra, sipas tij, 53 për qind më shumë se një vit më parë. Kryeministri vlerësoi se në raport me buxhetin, qeveria i realizoi të ardhurat 100 për qind, madje duke i tejkaluar ato me 23-24 për qind. Berisha theksoi se këto rezultate u arritën duke luftuar korrupsionin, kontrabandën, evazionin fiskal, informalitetin në ekonomi. “Ky tejkalim bëhet vërtet i jashtëzakonshëm në rast se kemi parasysh se bëhet në kushtet e uljes së taksave dhe jo të rritjes së tyre”,- u shpreh ai. Berisha nënvizoi se “kjo jep një efekt prej 200 milionë euro. Nuk ka asnjë qindarkë deficit, përkundrazi ka një shtesë prej 140 milionë të tjera. Pra, janë 340 milionë euro gjithsej, nga të cilat 200 milionë i kalojnë biznesit si ulje e sigurimeve shoqërore dhe 140 kalojnë investime publike”. Kryeministri vuri në dukje se këto investime kanë një shpërndarje të gjerë nga Konispoli në Tropojë. Ato përfshijnë projekte madhore, siç janë ndërtimi i akseve të mëdha rrugore; Durrës-Qafë Morinë, Fier-Vlorë, transballkanikja e Vlorës, Unaza e Shkodrës, rikonstruksion të akseve të tjera Qafë Thanë- Korçë, Lushnjë- Berat, Milot-Peshkopi, Palasë- Dhërmi etj. Kryeministri u ndal edhe në prokurimet e bëra deri tani nga administrata qendrore, duke informuar se këto prokurime janë bërë 20 deri 30 për qind më lirë sesa një vit më parë. “Tashmë, sipas dosjeve përkatëse, mund të gjesh 15-20 kompani në një garë tenderi, gjë e cila ka sjellë një normalitet të tregut. Kjo ka ndodhur pasi të interesuarit për tenderët e dinë tashmë se nuk ka më tender të parathënë”, -tha ai.

    Shekulli

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kreu i PS-së tha se 500 milionë dollarët e deklaruar si kursim nga qeveria, janë mosrealizim i buxhetit

    Edi Rama: Buxheti shtesë, gënjeshtra e radhës e Berishës

    Denion Ndrenika

    TIRANË- Së paku 10 çështje ka gjetur të papajtueshme, të paqarta, të pavërteta, Partia Socialiste në buxhetin shtesë (Suplementar) të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha. Kryetari i opozitës, Edi Rama, vlerësoi dje se „shqiptarët duhet të ruhen nga gënjeshtra e madhe e radhës“, duke iu referuar deklarimit të kryeministrit për kursimin e gjysmë miliardi dollarëve të ardhura. Duke mos shmangur ironinë për atë që e cilësoi si deklarim me „tri monedha“ nga kryeministri, Rama kujtoi se ai herë i ka bërë llogaritë e kësaj shume me euro, herë me dollarë e herë me lekë, në një kohë që po sipas PS-së, vetëm pas 6 muajsh të prezantimit të buxhetit 2006 „ai u vërtetua si buxheti i paralizës së investimeve“. „Qeveria e tij brenda këtij viti do t‘i vjedhë shqiptarëve 1 miliardë e 387 milionë dollarë në rast se 1, 4 miliardët do të ishin vërtet vjedhura siç pretendon zoti kryeministër. Së dyti, kush duhet të shqetësohet dhe kush do t‘ua përcjellë shqiptarëve faktin se qeveria po mbledh para në atë sferë ku edhe po abuzon më shumë, lehtësisht siç është tatim-fitimi apo TVSH-ja aty ku janë rritur çmimet më shumë dhe këtu marrim si shembull karburantin. Së treti, kush do t‘ia përmendë zotit kryeministër faktin e dështimit të rritjes së të ardhurave në sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore apo do të vazhdojmë të shikojmë se si shqiptarët mashtrohen përmes përcjelljes drejtpërdrejt në ekrane dhe nëpër gazeta të llokumeve me gënjeshtra që përgatit zoti Sali“, -tha Rama. Ai ka parashtruar tri arsye madhore që e kanë shtyrë PS-në të deklarojë vërtetimin e kritikave: 1-Buxheti 2006 ishte planifikuar keq; 2-Buxheti suplementar korrigjon atë vjetor; 3-Ritmi i rritjes së të ardhurave për këtë 6-mujor është më i ulët se ritmi i rritjes së viteve të kaluara. Tërësia e 10 çështjeve që nuk përqasen me të vërtetë e zhvillimit të vendit gjatë kësaj periudhe qeverisëse, sipas PS-së, janë mbledhja e parave nga qeveria „me dhunë dhe jo me reforma“. Në këtë kuadër kritikash për buxhetin suplementar, sipas PS-së, vetë qeveria po mbledh para edhe me militantë dhe po vonon e anulon shumë investime publike nga donatorët me realizim deri tani vetëm të 11 për qind të planit vjetor. „Të thuash se ke kursyer nga buxheti, do të thotë vetëm se nuk ke realizuar buxhetin dhe kaq“, „investimet suplementare janë mashtrime suplementare“, „qeveria cenon decentralizimin duke ulur burimet e të ardhurave të pushtetit vendor“-kanë qenë disa çështje të vërejtura nga PS-ja për buxhetin shtesë. Po sipas forcës kryesore të opozitës, qeveria „mashtron pensionistët duke dhënë vetëm 400 milionë lekë për këtë shtresë, që me një llogari të thjeshtë rezulton se shtesa mesatare për 189 mijë pensionistë është 175 lekë në muaj, domethënë 6 lekë në ditë ose 1 kafe në javë“. Sipas Ramës, tri „fatura të mëdha“ nuk janë përllogaritur: kompensimi i ish-pronarëve, kompensimi i ish-të përndjekurve e të burgosurve politikë dhe procesit të legalizimeve.

    Shekulli

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Qeveria ka gati projektbuxhetin shtesë dhe ndarjen për secilën ministri

    Buxheti shtesë, ja rrugët ku do të investohen 107 milionë $

    Fondi për çdo ministri dhe akset rrugore ku do të investohen. 80% të 13 miliardëve do ta marrë Ministria e Transporteve

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Projektbuxheti shtesë i vitit 2006, i përgatitur nga Ministria e Financave, tashmë është gati. Pritet vetëm të kalojë në mbledhje të Këshillit të Ministrave për miratim. Në këtë projektbuxhet janë parashikuar që të shtohen rreth 13 miliardë lekë investime publike. Shpërndarja e tyre mësohet se është bazuar në kërkesat e ministrive, si dhe ne kritere të tjera, me qëllim që projektet të jenë pjese e strategjive sektoriale si dhe të kenë impakte kombëtare. Projektbuxheti shtesë parashikon të financojë investime publike në 8 ministri, ku pjesën më të madhe të tortës në këtë projektbuxhet do ta marrë Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Mësohet se kjo ministri do të marrë rreth 80% të investimeve, 15,2% për Ministrinë e Brendshme dhe diferenca do të shpërndahet për ministritë e tjera.

    MPTT-ja

    Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit mësohet se do të përfitojë nga projektbuxheti shtese rreth 10 miliardë lekë për investime publike. Pjesa më e madhe e këtij financimi do të shkojë në sektorin rrugor, ku është menduar të financohen gjithsej 28 projekte ndërtim- rrugësh si: a) 11 projekte ndërtim rrugësh, të cilat janë projekte në vazhdim dhe për të cilat ka kontratë të lidhur ku mund të përmendet rruga Paper-Vidhas, Vidhas-Kombinat Metalurgjik, Sopot-Qafë Morinë, Palasë-Dhërmi etj; b) 7 projekte të segmenteve të rrugës Kalimash- Kukës dhe Kukës-Morinë; c)10 projekte të tjera rrugësh nacionale të cilat janë projekte në vazhdim si: rruga Qendër-Kamez- Kthesa e Zall Herrit, Unaza Kavajë, rruga Transballkanike Vlorë, rruga lidhëse Superstrada-Qyteti Lezhë dhe Unaza Shkodër. Krahas ndërtimit të rrugëve më sipër, është parashikuar të financohen 11 projekte me vlerë rreth 330 milionë lekë për rrëshqitjet në akse nacionale, pjesa me e madhe e të cilave janë projekte me kontratë të lidhur. Një shumë prej 2.9 miliardë lekësh është parashikuar për financimin e projekteve për sistemim asfaltim dhe riveshje. Janë llogaritur rreth 55 projekte të tilla me shtrirje në të gjithë vendin. Projekt buxheti shtesë parashikon të financojë 8 projekte për ndërtim urash (me kontratë të lidhur) dhe mbikalime me vlerë 253,6 milionë lekë, ku përfshihen Ura e Kamzës, e Gomsiqës, e Peshkopisë (Vlorë) dhe Ura e Zallbastarit, si dhe mbikalim këmbësorësh në Bahcallek dhe Bushat, rikonstruksioni i Urës Boville dhe Ura e Stojanit, Përmet. Rreth 556 milionë lekë parashikohen për sektorin ujësjellës kanalizime për 77 projekte.

    Ministritë e tjera

    Në projektbuxhetin shtesë mësohet se për Ministrinë e Brendshme janë parashikuar rreth 15,2% ose 2 miliardë lekë do të financohen në formën e Grantit Konkurrues për Ministrinë e Brendshme, e cila do të shpërndahet kryesisht për pushtetin vendor mbi bazën e projekteve që ato do të paraqesin. Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë parashikuar 100 milionë lekë në projektbuxhetin shtesë. Kjo shumë parashikohet të financojë 5 projekte me vlerë 30 milionë lekë në mbështetje të projektit të bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe 70 milionë lekë për 4 projekte si ngrohja e konviktit të shkollës së mesme Krumë, Shkolla e Mesme Profesionale Rubik, sistemi i informatizimit të shkollave 9-vjeçare dhe pajisje për laboratorë. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit parashikohet të mbështetet me 200 milionë lekë. Janë parashikuar të financohen 9 projekte, të gjitha për mbrojtjen nga gërryerja e lumenjve dhe ndërtimin dhe rikonstruksionin e argjinaturave mbrojtëse. Për Ministrinë e Shëndetësisë është parashikuar të financohen 100 milionë lekë për blerjen e aparaturave mjekësore për QSUT-në. Ndërsa për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve parashikohen 20 milionë lekë për financimin e 4 projekteve si projekti i Zyrës së Informacionit Turistik, sinjalistika për objektet e trashëgimisë, restaurimi i banesës së Kadaresë dhe restaurimi i Kalasë së Skelës, Vlorë.

    Disa nga segmentet rrugore që do të financohen

    Paper-Vidhas
    Vidhas-Kombinat Metalurgjik
    Sopot-Qafë Morinë
    Palasë-Dhërmi
    7 projekte të segmenteve të rrugës Kalimash - Kukës dhe Kukës - Morinë
    10 projekte të tjera rrugësh nacionale, të cilat janë projekte në vazhdim si:

    Rruga Qendër-Kamëz- Kthesa e Zall Herrit
    Unaza Kavajë,
    Rruga Transballkanike Vlorë
    Rruga lidhëse Superstrada-qyteti Lezhë
    Unaza Shkodër

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ministria e Transporteve, 10 miliardë për 28 projekte

    Nevila Perndoj

    Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit mësohet se do të përfitojë nga projektbuxheti shtese rreth 10 miliardë lekë për investime publike. Pjesa më e madhe e këtij financimi do të shkojë në sektorin rrugor, ku është menduar të financohen gjithsej 28 projekte ndërtim- rrugësh si: a) 11 projekte ndërtim rrugësh, të cilat janë projekte në vazhdim dhe për të cilat ka kontratë të lidhur ku mund të përmendet rruga Paper-Vidhas, Vidhas-Kombinat Metalurgjik, Sopot-Qafë Morinë, Palase-Dhërmi, etj; b) 7 projekte të segmenteve të rrugës Kalimash- Kukës dhe Kukës-Morine; c) 10 projekte të tjera rrugësh nacionale të cilat janë projekte në vazhdim si: rruga Qendër-Kamzë- Kthesa e Zall Herrit, Unaza Kavajë, rruga Transballkanike Vlorë, rruga lidhëse superstrada-qyteti Lezhë dhe Unaza Shkodër. Krahas ndërtimit të rrugëve më sipër, është parashikuar të financohen 11 projekte me vlerë rreth 330 milionë lekë për rrëshqitjet në akse nacionale, pjesa me e madhe e të cilave janë projekte me kontratë të lidhur. Një shume prej 2,9 miliardë lekësh është parashikuar për financimin e projekteve për sistemim asfaltim dhe riveshje. Janë llogaritur rreth 55 projekte të tilla me shtrirje në të gjithë vendin. Projekt buxheti shtesë parashikon të financojë 8 projekte për ndërtim urash (me kontratë të lidhur) dhe mbikalime me vlerë 253,6 milionë lekë.

    Lista e ministrive dhe fondet shtesë

    Për Ministrinë e Brendshme janë parashikuar rreth 15,2% ose 2 miliardë lekë do të financohen në formën e Grantit Konkurrues për Ministrinë e Brendshme, e cila do të shpërndahet kryesisht për pushtetin vendor mbi bazën e projekteve që ato do të paraqesin.

    Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë parashikuar 100 milionë lekë në projektbuxhetin shtesë. Kjo shumë parashikohet të financojë 5 projekte me vlerë 30 milionë lekë në mbështetje të projektit të bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe 70 milionë lekë për 4 projekte si Ngrohja e Konviktit të shkollës së Mesme Krumë, Shkolla e Mesme Profesionale Rubik, Sistemi i Informatizimit të shkollave 9 vjeçare dhe pajisje për laboratorë.

    Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit parashikohet të mbështetet me 200 milionë lekë. Janë parashikuar të financohen 9 projekte, të gjitha për mbrojtjen nga gërryerja e lumenjve dhe ndërtimin dhe rikonstruksionin e argjinaturave mbrojtëse.

    Për Ministrinë e Shëndetësisë është parashikuar të financohen 100 milionë lekë për blerjen e aparaturave mjekësore për QSUT-në.

    Për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve parashikohen 20 milionë leke për financimin e 4 projekteve si projekti i Zyrës së Informacionit Turistik, sinjalistika për objektet e trashëgimisë, restaurimi i banesës së Kadaresë dhe restaurimi i Kalasë së Skelës, Vlorë.

    Shtohet dhe fondi rezervë

    Tiranë- Në buxhetin suplementar të vitit 2006 është parashikuar një fond kontigjencë dhe fond rezervë prej 4 000 milionë lekë, krahasuar me 7 100 milionë lekë të parashikuara në buxhetin fillestar 2006. Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave parashikohet të mbetet në të njëjtin nivel, 2 000 milionë lekë. Një pjesë e fondit të kontigjencës, parashikuar për rritjen e pagave, pensioneve dhe investimeve prej 4 100 milionë lekë në buxhetin fillestar 2006, është shpërndarë në zërat përkatës, pasi është plotësuar kushti i realizimit të të ardhurave te 6-mujorit të parë. Ndërkohë, është shtuar me 1 000 milionë lekë zëri kontigjencë për ruajtjen e deficitit, duke siguruar me shumë garanci në buxhet për ruajtjen e parametrave kryesore makroekonomike. Deficiti i përgjithshëm mbetet pothuajse në të njëjtat parametra të parashikuara në buxhetin fillestar 2006, por me ndryshime në strukturën e tij. Financimi i deficitit do të vazhdojë të mbulohet nga burime të brendshme dhe të huaja

    Shekulli

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeministri kërkon ndihmën e Bashkimit Evropian për ndërtimin e rrugëve

    Berisha: Buxheti shtesë, FMN ishte skeptike në janar


    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka pohuar se, pavarësisht nga skepticizmi që kishte Fondi Monetar Ndërkombëtar për realizimin e një buxheti shtesë nga ana e qeverisë shqiptare, ekzekutivi shqiptar ia kishte dalë mbanë dhe kishte qenë i bindur për këtë. Komentet e tij për këtë çështje shefi i qeverisë shqiptare i bëri gjatë qëndrimit në Salzburg të Austrisë, ku ai mori pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Evropës Juglindore. “Duke përmirësuar administratën fiskale dhe doganore, mundëm që të arrinim një buxhet të dytë shtesë në qershor. Ndonëse FMN ishte skeptike në fillim të vitit që do t’ia dilnim, por kjo gjë ndodhi. Një pjesë e këtyre të ardhurave shtesë do të investohet në infrastrukturë, kurse një pjesë do t’u rikthehet bizneseve në formën e uljes së taksave. Gjatë kësaj periudhe arritëm të marrim disa hapa shumë të rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit. Hoqëm të gjithë taksat për importimin e makinerive për investim, ulëm deri në 35 përqind çmimin e energjisë për biznesin, ulëm 33 % pagesën për sigurimet shoqërore, përgjysmuam taksën e biznesit të vogël. Një paketë për fuqizimin e investimeve të huaja do të përgatitet shumë shpejt nga qeveria me qëllim për të bërë Shqipërinë vendin më tërheqës për investimet e huaja në rajon”, - tha kryeministri Berisha gjatë qëndrimit në Salzburg. Sipas tij qeveria shqiptare ishte mbështetur në parimin e tolerancës zero ndaj krimit, duke arritur të godiste të gjitha grupet më të rrezikshme kriminale. Kreu i qeverisë, ka shprehur falënderimet e tij për presidencën austriake të Bashkimit Evropian, që sipas tij ka një meritë të madhe në thellimin e përpjekjeve integruese të Shqipërisë në veçanti, por edhe të rajonit të Ballkanit në përgjithësi. “Ne jemi një rajon që në shumë drejtime kemi infrastrukturë të vjetruar. Në përgjithësi, rajoni ynë është një nga rajonet pa infrastrukturë të zhvilluar dhe pa projekte rajonale infrastrukturore. Pavarësisht se në ç’stad jemi në lidhje me standardet dhe kriteret evropiane, ne sidoqoftë kemi kaq shumë bukuri që mund t’i tregojmë BE-së, kemi kaq shumë pasuri që mund t’i ofrojmë BE-së. Ndaj besoj se duhet të ndihmohemi më shumë në këtë drejtim”,- tha Berisha. Ai është shprehur i bindur se statusi final i Kosovës, do të jetë vendimtar për paqen dhe stabilitetin në rajon, ashtu siç ka ndikuar edhe shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi.

    A. Rama
    Shekulli

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Presidenti replikon me ministrin Bode për vonesat në miratimet e ligjeve

    Buxheti shtesë, Moisiu dekreton ligjin financiar

    Ligji “Për buxhetin shtesë” të shtetit dekretohet në një kohë rekord, duke hedhur poshtë aludimet e ministrave të qeverisë për vonesat në firmosjen e tij nga ana e presidentit Moisiu.

    Brenda tetë ditësh nga paraqitja në Presidencë, kreu i shtetit e ka firmosur menjëherë atë, duke mos u bërë barrierë. Dekretimi ose jo i këtij ligji financiar nuk ka kaluar pa përplasje mes dy institucioneve kryesore të vendit, qeverisë dhe Presidencës. Disa ditë më parë, ministri i Financave, Ridvan Bode, aludoi në mosdekretimin e këtij ligji nga ana e presidentit, duke bërë të ditur se “qeveria do ta zbatonte këtë nismë dhe nëse buxheti i shtetit dhe paketa fiskale të miratuara në Kuvend nuk do të firmosej nga kreu i shtetit, duke e kthyer mbrapsht atë”. Sipas kryefinanciarit Bode, kjo nismë do të ndërmerrej me qëllim që të mos bllokoheshin investimet publike të parashikuara në buxhetin shtesë të qeverisë. Ai sillte edhe si precedentë ku presidenti nuk kishte pranuar që të firmoste këto buxhete kohë më parë, duke bërë që ligji të hyjë në fuqi menjëherë. Lidhur me këto qëndrime të bëra nga ministri Bode, presidenti, në një deklaratë zyrtare, kërkon që pretendimet që mbahen të jenë të bazuara në ligj dhe në Kushtetutë. “Sqarojmë se çdo pretendim për kohën e shqyrtimit të ligjeve nga presidenti prek të drejtën kushtetuese dhe afatin kushtetues të presidentit, ndaj edhe njëherë presidenti u kërkon institucioneve dhe individëve të interesuar që të njohin dhe të respektojnë të drejtat dhe kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratën. Gjithashtu, zyra e Shtypit e Presidencës bën të ditur se “vonesat” në miratimin e ligjeve kanë ardhur për faktin se Kuvendi i ka paraqitur ato për dekretim më datën një gusht. “Për sqarim të publikut dhe të zyrtarëve të interesuar, ligji “Për buxhetin e shtetit të vitit 2006”, bashkë me 13 ligje të tjera të miratuara nga Kuvendi, kanë ardhur në zyrën e Presidentit të Republikës më datë 01.08.2006. Në bazë të Kushtetutës, presidenti ka të drejtë që brenda 20 ditësh të shqyrtojë dhe të shpallë dekretin për ligjin e miratuar në Kuvend. Si edhe në raste të tjera, edhe këtë herë presidenti është përpjekur që procesi i shqyrtimit dhe dekretimit të bëhet në një kohë sa më të shkurtër. Konkretisht, pjesa më e madhe e ligjeve të dekretuara kanë ardhur nga Kuvendi në zyrën e presidentit më datë 01.08.2006”, thuhet në njoftimin për shtyp. Ligji “Për buxhetin shtesë” u votua në natën e 28 korrik, në kohën kur seanca u zhvendos në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë votim, edhe pse u bë një debat mes pozitës dhe opozitës për këtë çështje, deputetët e majtë nuk morën pjesë në votim. Si i tillë nisma u votua vetëm nga ana e deputetëve të maxhorancës parlamentare. Pas dekretimit, buxheti mund të hyjë në fuqi në fillim të muajit shtator, kjo varet nga botimi që do t’i bëhet në Fletoren Zyrtare. Presidenti ka marrë dje 22 vendime. Pjesa më e madhe janë për ligjet e miratuar nga ana e Parlamentit. Bashkë më këto dekretime përfshihet ligji “Për pensionet suplementare”. Gjithashtu përfshihet edhe paketa fiskale, e cila u miratua disa ditë përpara se të miratohej buxheti shtesë në Parlament. Kreu i shtetit ka dekretuar gjithashtu dhe ligjin për “Pensionet suplementare”. Ndër ligjet financiare që kanë ndikim është ligji “Për sigurimet shoqërore”, për të cilën presidenti e ka dekretuar së bashku me paketën fiskale.

    Panorama

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    28 shtator, amerikanet e “Bechtel” japin “OK” per rrugen Durres - Kukes

    E Marte, 29 Gusht 2006

    Ne fund te muajit shtator, Ministria e Transporteve pret te finalizoje negocimin e kontrates me kompanine amerikane “Bechtel”, per ndertimin e aksit 58 kilometra te rruges se re Durres - Kukes, ku perfshihet edhe pjesa me e veshtire, tuneli prej 5 kilometrash. Burimet zyrtare te Ministrise se Transporteve njoftuan sot, se negociatat me kompanine amerikane pritet te perfundojne me 28 shtator, ndersa me pas do t’i hapet rruge fillimit te punimeve. Kompania amerikane eshte nga me te njohurat ne ndertimin e rrugeve ne bote, mirepo qeveria shqiptare eshte futur ne proces te gjate negocimi me kompanine, pasi pjesa e tunelit ne aksin ku amerikanet jane shpallur fitues, konsiderohet nje veper mjaft e veshtire. Sipas studimit te fisibilitetit, vetem pjesa e tunelit kushton 110 milione euro, ndersa rruga ne total llogaritet me nje kosto rreth 450 milione euro. Nga ana tjeter, kane filluar punimet ne 7 akset e segmentin Kalimash - Morine, ku po punojne 7 kompani vendase dhe te huaja. Pese prej tyre po merren me celjen e rruges se re dhe 2 kompani me ndertimin e veprave te artit. Sipas afateve fillestare, punimet ne segmentin Kalimash - Morine do te perfundojne gjate 18 muajve ne vazhdim. Vete qeveria ka marre angazhimin, se te gjitha punimet ne aksin e ri rrugor qe do te lidhe Kosoven me Shqiperine, do te perfundojne brenda vitit 2009. Nderkohe eshte ne proces rikonstruksioni rruga ekzistuese, ku rreth 80 per qind e saj eshte riveshur dhe jane betonuar ane te rruges qe paraqitnin rrezikshmeri per rreshqitje dheu.

    B. Hoxha
    Korrieri

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kukes, prefektura masa per shpronesimet e rruges

    E Marte, 29 Gusht 2006

    Prefektura e qarkut te Kukesit, nisur edhe nga shqetesimet e ngritura kohet e fundit per shpronesimin e rruges Durres-Kukes, konkretisht segmentin (Kalimash - Morine), ka reaguar, duke siguruar te gjithe pronaret qe do t’u merret prona e tyre nga ndertimi i rruges, se do te shpronesohen brenda ligjeve qe ka shteti shqiptar. Sipas sekretarit te pergjithshem te prefektures, Feriz Ahmeti, Zyra e Regjistrimit te Pasurive ka bere evidentimin e prones dhe e ka nisur per ne qeveri, per efekt kompensimi. “Eshte ngritur grupi i punes i kryesuar nga prefekti, per ndjekjen e vazhdueshme te punimeve dhe zgjidhjen e problemeve qe dalin gjate gjithe kohes. Jane ngarkuar detyrat per te gjithe institucionet, si dhe jane koordinuar punet me firmat ndertuese”, ka thene Ahmeti, i cili ka kerkuar bashkepunimin me pronaret, duke u bere thirrje atyre, qe te hartojne te gjithe dokumentacionin sipas ligjeve, ne menyre qe te demshperblehen realisht, duke shmangur dhe abuzimet”

    Ne fakt, Ministria e Transporteve ka nxjerre nje liste shpronesimesh, qe e ka derguar ne pushtetin vendor para disa muajsh, por ajo eshte konsideruar shume e pasakte nga banoret, te cilet kane reaguar nga mosperfillja qe u eshte bere, duke ua rrafshuar pronat pa i lajmeruar me pare dhe pa u dhene detaje rreth menyres dhe kohes per demshperblim. Askush me pare nuk i ka lajmeruar ata, qe te korrin prodhimet e tyre. Nderkohe, ende nuk ka asnje shifer per siperfaqen qe do te zere ndertimi i ketij aksi dhe shumes per 1 meter katror demshperblim.

    J. H
    Korrieri

  19. #39

    Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë

    Tirane- Ministri i Financave Ridvan Bode i kërkon Fondit Monetar Ndërkombëtar të lejohet Shqipëria që të marrë kredi me interesa tregtare gjatë takimit me Arrigo Sadun Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë dhe këshilltarin e FMN-së, z. Carlo Cola në Singapor, ku po zhvillohet Takimet Vjetore. Bode shoqërohej në këtë takim nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Duke parashikuar përfundimin e negociatave që po zhvillon qeveria shqiptare me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e segmentit rrugor Rreshen Kalimash, Bode kërkon të parandalojë kundërshtimin e institucioneve ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore për ndërtimin e veprave të mëdha të infrastrukturës më menyra të ngjashme sic u konkludua me firmën General Electric për segmentin hekurudhor Tiranë Durrës. Parashikohet që për këtë projekt ndërtimi të merren nga kjo kompani një kredi prej qindra milionë Euro, ku garant për shlyerjen e saj do të jetë qeveria shqiptare.

    Sipas njoftimit për shtyp, Ministri Bode kërkoi në emër të qeverisë shqiptare kërkoi që "në perspektivë partneriteti me FMN-në të jetë më i qëndrueshëm dhe të ketë më shumë fleksibilitet në instrumentat e veprimit nga ana e Shqipërisë, si dhe u kërkua që gradualisht limiti i kredive të huaja të bazohet mbi disbursimet faktike dhe jo mbi nivelet nominale të nënshkruara. Kjo i jep më shumë mundësi Shqipërisë për të përdorur më shumë fonde të huaja, të cilat janë më të leverdisshme për këtë fazë edhe për shkak të normës së ulët të interesit por edhe për shkak se nuk përbëjnë problem në menaxhimin e borxhit të brendshëm publik, i cili po modernizohet në shërbim". Kjo kërkesë u bë për të mbështetur programin ambicioz të qeverisë shqiptare në fushën e investimeve në infrastrukturë.

    Prej gati 5 javësh vazhdojnë negociatat mes qeverisë shqiptare dhe firmës fituese BECHTEL për ndërtimin e segmentit rrugor Rreshen Kalimash mbi vlerën financiare të ndërtimit për ta vendosur në kontratë. Sali Berisha në cilësinë e Kryeministrit dhe Lulëzim Basha me cilësinë e Ministrit të Punëve Publike, Transporteve e Telekomunikacioneve kanë organizuar dhe po zbatojnë një skenar abuziv për ndërtimin gjoja me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rreshen Kalimash. Në një mungesë totale transparence dhe në shkelje të hapur të ligjit po organizojnë e zbatojnë një tender me vlerë prej qindra milionë dollarë në një mënyrë që vetë e kanë quajtur si abuziv e korruptiv në rastin e tenderit për rikosntruksionit të hekurudhës Tiranë - Rinas - Durrës nga General Electric. Në një hark të shkurtër kohor është shpallur interesi, zhvilluar tenderi dhe shpallur fituesi për ndërtimin e kësaj rruge. Bie në sy që, në asnjë rast nuk është shpallur vlera financiare, ku do të gjenden paratë dhe si do të shlyhet ky financim. Fillimisht është caktuar një konsulent ndërkombëtar "Ecorys Group", që asiston në përgatitjen e procedurave të prokurimit. Me 14 korrik 2006, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën "Prokurim i hapur ndërkombëtar "për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rreshen Kalimash të autostradës Durrës - Kukës - Morinë. Me datën 2 gusht 2006, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për listën e anëtarëve të komisionit ndërkombëtar të vlerësimit për tenderin e hapur ndërkombëtar, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, në bazë të propozimit të konsulentit ndërkombëtar Ecorys Group (Ecorys Netherland BV). Në datën 3 gusht 2006, ne Ministrine e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u be hapja zyrtare e procedures se vleresimit te tenderit te hapur nderkombetar te vleresimit te ofertave dhe ne prani konsulenteve nderkombetar ECORYS Group dhe perfaqesuesve te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve. Shoqerite pjesemarrese ne kete tender jane: STRABAG AG Austri, BECHTEL LTD SHBA, AL KHARAFI GROUP Kuvajt dhe KONSTRUKTOR Kroaci. Në asnjë fjalë të njoftimit për shtyp nuk thuhet vlera financiare. Në datën 4 gusht 2006, Komisioni deklaron fituesin e cili është një nga kompanitë më të mëdha në botë.

    ZP
    19-09-2006

    Qeverisja socialiste ju premtoi votuesve shqiptare se do te ndertoje brend mandatit te saj kete rruge me interesa kombetare.
    Mirepo per fat te keq, pervecse disa germimeve nga forcat e xhenjos ne segmentin Milot-Rreshen, asgje tjeter nuk ndodhi me kete rruge.
    Pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, qeverisja demokrate premtoi se do ta ndertoje kete segment te rendesishem dhe per hir te se vertetes duhet pranuar se ajo te pakten ka filluar punimet ne pjese te segmentit (Kalimash-Morine dhe Milot-Rreshen) dhe ka zhvilluar tenderin nderkombetar per pjesen me te veshtire Rreshen-Kalimash.
    Nga zhvillimi i ketij tenderi, u pa se ne te moren pjese gjigantet e ndertimit te rrugeve si Bechtel apo Strabag etj.
    Sikur te pritet qe financimi te kryhet vetem me buxhetet vjetore apo taksat te tipit Majko, kjo rruge nuk ka per t'u ndertuar kurre.
    Eshte me se normale qe per nje projekt te tille me interesa shume te larta kombetare dhe me perfitime te medha dhe ne aspektin rajonal, duhet te gjenden mundesi te tjera per te gjetur burimet e financimit. Nje nder keto menyra eshte dhe kredia tregetare.
    PS-ja dhe ZP-ja, duhet te mbeshtetsin ndertimin e kesaj rruge dhe jo te bejne cfare nuk duhet vetem e vetem qe ky projekt te deshtoje.
    Cfare e pengon Ps-ne dhe ZP-ne qe te ndertohet kjo rruge?

    http://www.bechtel.com/

    http://www.strabag.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-09-2006 më 04:47

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2006
    Postime
    51
    qazimo !

    lesh me tresh o shpirt ! jo ps jo pd ! shqiptaret nuk e bejne shqiperine se po te ishte per ta bere do e benin !

    i ke bere ndonjehere pyetje vetes se ku shkuan hekurushta shqiptare ? hekur per skrap .... investim e djerse e viteve te tera ...

    thuaj mire qe u ben shkolla,hidrocentrale e ku e dine une se cfare (para viteve 90 )... se keto 15 vjet
    jo vetem su be gje ...por u shkaterrua.... !!!

    e kupton or qazim se po srra shi ske per te pas as korrent qe te lidhesh online,po ishe ne shqiperi... e kupton se po nuk ishe ne shtepi kur vjen uji ngelesh pa u lare ...ujin per te pire e bien nga jasht (shqiperia qe ze vendet e para per rezerva ujore per fryme ne bote )

    hidhu e pirdhu shqiptaret .... keto 15 vjetet e fundit treguam se kush jemi dhe cgen kemi !

    me vjen shume keq... sa sdi se duhet te them me krenari se jam apo sjam shqiptar !

    p.s.

    dje nje miku im me tha>>>drejtori i tij (ne nje goxha drejtori ne nje ministri) i thoshte : te zote jemi jo ne qe jemi ne pune por ata qe kane nga tre universitete e rine pa pune e shesin banan ne shqiperi !
    c'rruge thua ti more ..... !!!!

    a pe lajme dje ti apo jo...??? sa shkolla s'kishin filluar mesim se ishin te renuara .... !!!! e cpret me ????
    Ndryshuar për herë të fundit nga lonely_lion : 19-09-2006 më 05:18

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •