...Ne KJ ka nisur nji debat ku marrin pjese studiues Shqiptare dhe greke.
Sot ka shkruar dhe prof. A. PUTO.
................


Minoriteti grek ne Shqiperi nga e kaluara tek e sotmja.


Nga Arben Puto/

Para se gjithash, duhet cmuar fakti se autori grek Dimitris Hristopulos ne shkrimin e tij ka marre ne disa raste, nje distance nga klishete dhe skemat e vjetra te propagandes greke dhe nga nje literature e bollshme antishqiptare.
Ceshtja padyshim trajtohet ne nje fryme te re, por ka pasazhe ne kete shkrim qe perpiqen ta vene ne dyshim respektimin e plote te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi.
Ato jane te pasakta dhe ne kundershtim me realitetin.

Do te terheqim vemendjen ne disa pika, pa hyre shume ne hollesira dhe duke e trajtuar ceshtjen ne menyre globale.

Se pari vihet ne dyshim fakti i qarte se pergjithesisht trajtimi i minoritetit grek ne Shqiperi eshte nje shembull i mire qe mund te sherbeje si model per te gjithe hapesiren ballkanike.
Te mos harrohet se Greqia, nuk njeh kurrefare minoritetesh ne territorin e saj. Vihet re tek autori grek po ajo tendence qe shfaqet ne nje rreth te gjere jo vetem zyrtar, por edhe ne qarqe intelektuale, qe ceshtjen e minoriteteve ta trajtojne nga "pozitat e arbitrave" ne drejtim te shteteve fqinje, sikur vetem keto dhe jo Greqia kane popullsi minoritare.

Se dyti, quhet gati nje shkelje, fakti qe minoriteti grek ne Shqiperi e ndan fatin me shumicen e popullsise. Gati-gati, kerkohet qe ajo e cila quhet "varferi shqiptare" te kurseje, te lere jashte popullsine minoritare greke. Kjo eshte jashte llogjikes se mbrojtjes se te drejtave te njeriut, sepse, ashtu sic nuk duhet te kete diskriminim nuk mund te kete as privilegjim te nje pjese te popullsise vetem per faktin se eshte minoritare. Realiteti i ketij vendi eshte ai qe eshte, dhe eshte i njejte per te gjithe shtetasit, pavaresisht nga perkatesia etnike.

Ne nje vend, autori Hristopulos thote se kur behet fjale per minoritetet, Shqiperia eshte nje "bashkebisedues i veshtire" qe perdor here argumentin e nje formalizmi juridik (sic eshte regjimi i minoritetit me baze ligjore), here ato qe ai i quan "argumente cinike pesimiste" (ne te cilat si duket ai kupton perseri varferine, nje varferi gati ende mike). Shqiperia keshtu perpiqet sipas tij, te mbuloje "paaftesine apo mosvullnetin per aplikimin thelbesor te kerkesave qe rrjedhin nga e drejta nderkombetare". Kjo eshte krejt ne kundershtim si me gjendjen reale ne vend, ashtu edhe me vleresimet qe jane bere nga organizmat nderkombetare te kesaj sfere. Keto te fundit, e kane quajtur gjendjen e minoritetit ne Shqiperi "nen kontroll". Pra, ajo paraqitet ne pergjithesi ne parametra pozitive. Dhe nga kjo pikepamje, mund t- thuhet se Shqiperia ka patur se c'te tregoje, ajo nuk ka qene asnjehere nje "bashkebisedues i veshtire", por eshte treguar gjithnje e gatshme te prese verejtjet dhe vleresimet eventuale. Ajo e ka lene deren te hapur dhe eshte treguar nje "bashkebisedues" transparent per te gjitha problemet qe kane te bejne me kete ceshtje.

Nje verejtje tjeter, eshte ajo qe ka te beje me zonen e minoritetit grek. Autori e quan shkelje qe ceshtja e minoritetit eshte perqendruar ne zonen perkatese. Ai i kundevihet edhe Konventes-Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve qe thote se minoriteti eshte nje popullsi qe ka vendqendrimin e vet te dalluar nga pjesa tjeter e territorit shteteror. Ai, e ve keshtu ne dyshim dhe e quan te padrejte qe "minoriteti grek ekziston vetem ne zonen minoritare". Keshtu, autori grek behet indirekt zedhenes i tezes se shtrirjes se elementit minoritar grek ne gjithe Shqiperine Jugore. Nje pohim i tille le shkas qe te interpretohet se ky do te ishte nje variant i planit te mirenjohur te "autonomise" se Shqiperise Jugore" qe ka qene nje stratagjeme per aneksimin e saj perfundimtar nga ana e Greqise. Autori thote ne nje vend se ne Greqi "akoma mbijetojne tezat e atyre qe shohin si te vetmen rrugedalje per permbushjen e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi autonomine dhe ndoshta edhe bashkimin ne te ardhmen te "Vorio Epirit" me Greqine. Autori duket se e denoncon kete, por, ku do te na conte nje shtrirje e tille e elementit minoritar, tej zones minoritare. Ai ndoshta e ka fjalen per mbrojtjen e te drejtave te minoritetit edhe jashte kesaj zone. Por minoriteti gezon barazi te plote ne te gjithe hapesiren territoriale. Mbrojtja e "ndjek" ate kudo qe eshte, vecse nuk mund te behet fjale per te ndryshuar vete nocionin e minoritetit qe percaktohet nga Konventa - Kuader si nje popullsi qe banon ne nje pjese te caktuar te territorit te shtetit, shtetesine e te cilit ajo ka.

Autori i kushton vemendje atij qe ai e quan irredentizem dhe nacionalizem, i cili helmon marredheniet midis dy vendeve dhe mund te reflektohet negativisht edhe ne gjendjen e minoritetit grek. Ndonese nuk mund te mohohet se dhe ne kete anen tone ka here -here shprehje te kesaj dukurie, ajo merr nje dimension te pakrahasueshem ne anen greke. Artikullshkruesi flet gjeresisht per organizatat "Vorio-Epiriote" te cilat vazhdojne te jene aktive e gjejne jo rralle shprehje edhe ne nivelin e organeve qendrore konkretisht nga nje numer "deputetesh greke qe vazhdojne te ushtrojne politike". Eshte nje gje pozitive qe Histropulos e quan ekzistencen dhe veprimtarine e tyre si kunderproduktive si ne planin e marredhenieve midis dy vendeve, ashtu dhe ne ate te pozites se minoritetit grek ne Shqiperi. Ai quan politike realiste qe pala greke te clirohet perfundimisht nga "mekanizmat qe ushqehen dhe ushqejne tensionin dhe polarizimin e minoritetit ne shoqerine shqiptare. "Realizmi", nga dy anet e kufirit,-shton ai, "eshte e vetmja rruge qe na mbetet" dhe sa me shpejt ta kuptojme kete ne te dy anet e kufirit aq me mire per Shqiperine, per Greqine dhe per minoritetin grek ne Shqiperi.

Ne opinionin shqiptar qofte ne ate shoqeror, por edhe ne nivelin e organeve zyrtare kjo eshte kuptuar tanime si nje nevoje e domosdoshme. Ne kete anen tone, pershtypja eshte se gjendja eshte e kenaqshme. Mbetet qe edhe ne Greqi te kete po ate bindje. Shkrime si ky i Hristopulos ne pergjithesi, pavaresisht nga verejtjet, jane deri diku nje "mesazh" ndryshe.

Nje verejtje vecanerisht serioze eshte ajo qe ka te beje me ate qe autori quan "tkurrje te minoritetit grek" si rezultat i zhvillimeve te ketyre viteve. Ai e ka fjalen per numrin e minoritetit grek qe eshte pergjithesisht ne ulje. Ai shprehet kunder "prejardhjes kombetare" si kriter per te percaktuar perkatesine etnike. Sipas tij kjo eshte shkelje e te drejtave te minoritetit grek ne pergjithesi, por vecanerisht ne Shqiperi sepse "perben nje perceptim racial te subjektit njerezor". Sipas tij nuk eshte gjaku qe rrjedh ne venat tona ai qe percakton perkatesine minoritare, por eshte shprehja e vullnetit te individit t'i perkase ose jo nje grupi minoritar. Kjo na con teper prapa ne kohe, qe kur pretendimet territoriale greke ne Shqiperine jugore qofte para Luftes se Pare apo pas Luftes se Dyte bazoheshin pikerisht mbi "vullnetin subjektiv" pa marre parasysh kriteret objektive te gjuhes se folur, te traditave dhe vlerave kombetare. Ne Konferencen e Paqes te vitit 1919 kryeministri grek Venizellos paraqiti pikerisht kete teze, duke kerkuar shprehjen e "vullnetit subjektiv" si kriter te vetem per ndarjen e territoreve. Shprehja e vullnetit eshte vetem nje element i perkatesise etnike. Nocioni minoritetit kerkon qe te mos injorohen elementet objektiv sic jane gjuha e folur ne familje, besimi fetar dhe te dhena te tjera plotesuese te kesaj natyre. Pikerisht keto te dhena jane marre per baze ne kohen e vet per caktimin e kufijve midis Shqiperise dhe Greqise si dhe ate te zones minoritare.

Shkakton habi fakti qe Histropulos "tkurrjen e minoritetit grek" kerkon ta kompensoje me nje "dinamike te re" si kusht per vazhdimin e ekzistences se minoritetit grek ne Shqiperi. Po c'eshte kjo dinamike e re. Ajo konsiston ne "rekrutimin" e vlleheve ne popullsine minoritare. Nuk kuptohet perse kjo duhet bere vetem per vllehet e Shqiperise. Komuniteti vlleh eshte i shtrire ne te gjithe hapesiren ballkanike vecanerisht ne Shqiperi, por dhe me shume ne Greqi. Ne te dy anet e kufirit ai ka arritur nje shkalle te larte integrimi ne gjithe jeten e shoqerise ne secilin prej dy vendeve. Nuk mund te thote njeri se popullsia vllehe ne Greqi nuk ka vetedije greke. Por po aq e vertete eshte kjo per Shqiperine, ku vllehet, megjithe tiparet e tyre te vecanta jane integruar po ashtu ne shoqerine shqiptare dhe nuk ka ndodhur asnjehere qe vllehet, ketu tek ne ta kene vene veten ne radhet e "popullsise minoritare greke". Te shumte jane personalitetet me origjine vllehe qe me veprat e tyre kane zene nje vend te dores se pare ne kulturen dhe letersine shqiptare.

Pas kesaj hyrjeje ne te cilen u perpoqa te shpalos disa verejtje kritike, mua me duhet te theksoj se kete shkrimin tim nuk e kam konceptuar thjesht si nje replike. Qellimi i ketij shkrimi eshte qe te jape versionin shqiptar te ngjarjeve dhe fakteve, qe debati te mos kufizohet me arsyetime ne parim, por te ndalet edhe te faktet reale te gjendjes se minoritetit grek ne Shqiperi. Nganjehere polemikat mbeten shterpe nese nuk ballafaqohen me realitetin e gjerave.

Popullsia etnike greke jeton ne pjesen juglindore te vendit ne afersi te kufirit shteteror me Greqine. Shqiperia eshte nje vend ku jetojneedhe disa grupe te tjera minoritare, por minoriteti grek eshte grupi me i madh ne numer. Per numrin nuk mund te behet nje vleresim i sakte. Per kete disponojme vetem te dhenat e regjistrimit te popullsise qe eshte bere me 1989. Sipas tyre gjithe popullsia e Shqiperise arrinte ne ate kohe ne 3 182 400, nga te cilet 3 117 600 shqiptare dhe 58 758 greke. Sigurisht keto te dhena duhen azhornuar. Kane kaluar vite dhe kane ndodhur ndryshime. Edhe perberja e minoritetit grek nuk eshte po ajo. Ndryshimet kane ndodhur jo vetem ne nje sens. Nataliteti ketu ka qene nen mesataren e kesaj zone. Ka pasur levizje demografike dhe nje pjese jo e vogel e popullsise minoritare eshte larguar per ne Greqi. Kjo eshte ajo qe autori grek quan "tkurrje" e minoritetit grek ne Shqiperi.

Minoriteti grek ne Shqiperi ka pasur gjithnje nje status te vecante. Ai ka qene per vite me rradhe i vetmi minoritet i njohur nga shteti shqiptar. Madje, duhet thene se ceshtja minoritare ne vendin tone ka qene identifikuar per nje kohe te gjate me minoritetin grek. Ajo ka qene e pranishme dhe ka zene nje vend te vecante ne te gjitha etapat e zhvillimit te shtetit shqiptar.

Pas Luftes se Dyte Boterore, ceshtja e mbrojtjes se minoriteteve mori nje dimension te ri ne krahasim me ate te paraluftes, te Lidhjes se Kombeve. Organizata e Kombeve te Bashkuara i kushtoi vemendje te vecante mbrojtjes se te drejtave te njeriut pa dallim mbi baza etnike. Mjafton te permendet Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut e vitit 1948. Pakti Nderkombetar mbi te drejtat civile dhe politike i vitit 1966 permendte shprehimisht ceshtjen e minoriteteve duke u vene si detyre shteteve anetare te OKB te respektonin te drejtat e tyre si grupe me vete me vecorite e tyre etnike, fetare e gjuhesore.

Pa vene ne dyshim rendesine e punes qe eshte bere ne kete drejtim ne kuader te OKB, tema e te drejtave te njeriut mori nje zhvillim te metejshem e te gjithanshem ne Keshillin e Evropes. Keshilli i Evropes e ka ngritur me force ne nje shkalle te larte ceshtjen e minoriteteve. Qe ne vitin 1961 ai shtroi ceshtjen e nje protokolli, i cili t'i kushtohet posacerisht kesaj ceshtjeje. Kjo hapi rrugen per nje perpunim me te plote te ceshtjes se minoritetit. U krijua nje program i posacem dhe si rezultat u arrit ne Konventen Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve. Ajo u hap per nenshkrim nga shtetet anetare qe ne vitin 1995. Shqiperia e ka ratifikuar ate ne qershor 1999.

E beme kete hyrje per te treguar shkurtimisht rrugen qe ka ndjekur trajtimi i ceshtjes se minoriteteve ne aspektin historik. Ka qene nje rruge e gjate, e cila megjithe kujdesin qe eshte treguar ne nivel nderkombetar nuk ka shkaktuar pak veshtiresi dhe eshte bere mjaft shpesh objekt konfliktesh midis shteteve. Ajo ka shkaktuar tensione ne marredheniet midis tyre.

Por le te hapim nje faqe te re dhe te shikojme si paraqitet dhe si shtrohet kjo ceshtje ne kushtet aktuale. Nga kjo pikepamje, interes te vecante paraqet nje perqasje komparative ndaj permbajtjes se Konventes Kuader, e cila eshte nje produkt i Keshillit te Evropes. Qe ne fillim Konventa shtron ceshtjen si ne planin nderkombetar ashtu dhe ne kuadrin e marredhenieve midis shteteve fqinje. Pasi theksohet se mbrojtja e te drejtave dhe lirive te minoriteteve eshte pjese perberese e mbrojtjes se te drejtave te njeriut neshkalle nderkombetare, shtrohen detyra vec e vec per shtetet anetare. Kerkohet prej tyre qe dispozitat e Konventes te zbatohen me vullnet te mire dhe midis te tjerash ne perputhje me parimet e fqinjesise se mire. Kerkohet qe shtetet anetare te perfundojne marreveshje shumepaleshe dhe dypaleshe me shtetet e tjera "vecanerisht me shtetet fqinje per te siguruar mbrojtjen e personave qe u perkasin minoriteteve kombetare".

Ne rastin tone kjo ka nje rendesi te posacme. Shqiperia dhe Greqia i jane pergjigjur kesaj dispozite te Konventes Kuader. Ato kane lidhur Traktatin e miqesise, bashkepunimit, fqinjesise se mire dhe sigurise ne mars 1996. Statusi dhe gjendja e popullsise minoritare greke ne jug te vendit ka qene objekt kontaktesh te shpeshta midis paleve. Duhet thene se ne te kaluaren shteti shqiptar i eshte permbajtur rigorozisht detyrimit qe pati marre perpara Lidhjes se Kombeve dhe minoriteti grek ka gezuar te drejtat themelore pa asnje diskriminim. Sigurisht gjate regjimit komunist ai ka ndare fatin e tij me shumicen e popullsise me kufizimet qe impononte regjimi i asaj kohe. Por nuk ka qene objekt diskriminimi te vecante as gjate kesaj periudhe. Ne zonen e minoritetit grek ka funksionuar prej kohesh nje rrjet i gjere shkollash ne gjuhen greke.

Duhet pranuar se ne te kaluaren ceshtja ka qene objekt mosmarreveshjesh dhe ka shkaktuar tensione. Nen ndikimin e qarqeve te caktuara shoviniste ekstremiste, pala greke ka marre shpesh qendrimin e te "fortit" dhe eshte perpjekur t'i imponohet pales shqiptare. Por aktualisht ka nje atmosfere te re ne marredheniet shqiptaro-greke dhe kjo eshte reflektuar pozitivisht dhe ne poziten e minoritetit grek. Nje gur themeli per kete realitet te ri eshte Traktati i lartpermendur i marsit 1996. Ai duhet vleresuar si nje arritje e rendesishme ne interes te te dy paleve. Ne kete Traktat ceshtja e te drejtave njerezore dhe minoritare konsiderohet si pjese e "trashegimise mbareevropiane". Vec asaj ne Traktat behet fjale per minoritetin grek ne Shqiperi dhe emigracionin shqiptar ne Greqi si nje "ure e zhvillimit te vazhdueshem te marredhenieve midis dy paleve". Palet angazhohen te zhvillojne marredheniet ne baze te besimit, bashkepunimit dhe respektit te ndersjellte si dhe shpallin perkushtimin e tyre ndaj paprekshmerise se kufijve, duke shtuar se "vija kufitare midis dy vendeve do te jete nje vije kufitare paqeje dhe miqesie".

Traktati i miqesise sugjeron trajtimin e dy problemeve. Se pari, cili eshte kuadri konkret i gjendjes se minoritetit grek, i trajtimit te tij ne rrethanat e sotme. Eshte e qarte se pas ndryshimeve demokratike te dekades se fundit ne Shqiperi, regjimi i minoritetit grek eshte ngritur ne nje shkalle te re ne shume drejtime. Arsimimi ne gjuhen greke eshte perhapur gjeresisht. Ai mbulon sot te gjitha fshatrat e zonave te Gjirokastres, Sarandes dhe Delvines. Ndersa me pare shkolla ne gjuhen greke kishte vetem ne fshatrat e kesaj zone, sot shkolla te tilla jane hapur dhe ne keto qytete.

Nga vezhgimet e kryera vecanerisht keto kohet e fundit nga ekipe te Komitetit Shqiptar te Helsinkit (KSHH) mund te jepet nje tablo e pergjithshme me te dhenat e meposhtme.

Ne rrethin e Gjirokastres ndodhet grupi me i madh i minoritetit grek ne Shqiperi. Ketu jane gjithsej 33 fshatra te banuara nga popullsi minoritare. Ne Dropull cdo fshat ka kopesht per femije dhe shkolle fillore ne gjuhen greke. Ka jithashtu 4 shkolla tetevjecare dhe 1 shkolle te mesme, po ashtu ne gjuhen greke. Nje zhvillim te dukshem ka marre media e shkruar ne gjuhen greke. Keshtu ne rrethin e Gjirokastres dalin dhe qarkullojne nje numer revistash e gazetash si: "Laiko Vima", gazete qe ka dale vazhdimisht qe prej vitit 1945, "Ionis tes Omonia" (Zeri i Omonias) e perjavshme, "Romi osi mi" (Ne jemi greke) gazete ne tre gjuhe: greqisht, anglisht dhe shqip, "Oazis" reviste e ilustruar. Vec kesaj Radio Gjirokastra transmeton cdo dite 45 minuta emision ne gjuhen greke. Duhet theksuar se kjo zone ka nje zhvillim ekonomik dhe nje nivel jetese mbi mesataren e kesaj zone. Aty kane qendren disa firma te njohura dhe mjaft te suksesshme, qe kane bere emer ne shkalle kombetare.

Edhe ne rrethin e Sarandes ka nje numer te konsiderueshem fshatrash minoritare. Jane 33 (ndonese disa prej tyre kane popullsi te perzier). Edhe ketu paraqitet po ajo tablo. Shkollat greke ne fshatra si dhe ne qytetin e Sarandes funksionojne rregullisht. Vec asaj, ne rrethin e Sarandes jane ndertuar dhe rinovuar shume kisha ortodokse.

Ne rrethin e Delvines nga 37 fshatra, 18 jane pothuaj krejt minoritare. Ne cdo fshat ka shkolle tetevjecare ne gjuhen greke. Ne vete qytetin e Delvines ka po ashtu nje shkolle tetevjecare. Kjo gjendje e ka bazen ne traditen e nje bashkejetese miqesore midis pakices dhe shumices.

Minoritaret greke luajne nje rol aktiv edhe ne jeten politike te vendit. Ata jane deputete ne parlament dhe marrin pjese ne aktivitetet e partive te ndryshme politike. Ata i gjejme edhe ne qeverine qendrore ku zene poste te rendesishme.

Ne kete kuader stonojne disa tentativa qe behen edhe ne rrethanat e sotme nga qarqe greke ekstremiste per te helmuar marredheniet shqiptaro-greke. Nga keto qarqe ndahet edhe studiuesi grek e megjithate ato nuk kane pushuar veprimtarine e tyre. Ato nxjerrin krye here pas here.

Ne strukturat e Bashkimit Evropian jane degjuar zera qe shkojne teper larg. Keshtu sipas njoftimeve te shtypit nje eurodeputet i djathte grek me emrin Ksarkakos jo vetem qe i ka cuar ne qindra-mijera minoritaret greke ne Shqiperi, por ka kerkuar dhe autonomine e Shqiperise se jugut te bazuar ne "konventa nderkombetare". Ka mundesi qe ai t'i referohet "levizjes autonomiste Vorio-Epirote dhe Protokollit te Korfuzit 1914". Duke shperfillur faktet nje eurodeputet tjeter Mastorakis e akuzoi shtetin shqiptar "per shkaterrimin e pronave te minoritetit grek ne Shqiperi, per keqtrajtim te tij si dhe per mungese te shkollave greke". Vlen te theksohet se keto spekullime dhe shtremberime flagrante nuk kane gjetur jehone ne nivelin e Bashkimit Evropian. Ne lidhje me kete eshte per t'u permendur pergjigjia e komisionerit te Bashkimit Evropian Kris Paten i cili pervec qe ridimensionoi pretendimet per qindra-mijra minoritare greke ne Shqiperi, (sic ben edhe vet Hristopulos, shprehu mendimin e Komisionit Evropian se "minoritaret greke qe jetojne ne Shqiperi marrin pjese plotesisht ne jeten politike, ekonomike dhe sociale te vendit".

Duke e cmuar Traktatin e Miqesise te vitit 1996 si nje arritje te rendesishme ne fushen e te drejtave njerezore dhe minoritare nepermjet marredhenieve zyrtare direkte midis Greqise dhe Shqiperise, jane edhe dy ceshtje te tjera qe duhen shtruar.

Se pari, nuk mund te kalohet ne heshtje nje ceshtje qe ka mbetur pezull qe prej mbarimit te Luftes s- Dyte. Eshte fjala per ligjin e luftes qe shpalli Greqia kunder Shqiperise ne vitin 1940 ne kohen e Luftes Italo-Greke. Qe ne krye ky ligj nuk ka patur asnje baze juridike per faktin e thjeshte se Shqiperia ishte e okupuar dhe si e tille nuk kishte kurrfare personaliteti juridiko-kombetar. Nje shtet i okupuar nuk eshte subjekt i se drejtes nderkombetare. Ky eshte nje paradoks ne driten e marredhenieve shqiptaro-greke te vendosura zyrtarisht prej tanime gati 40 vjetesh. Jane vendosur marredhenie te rregullta diplomatike mes dy vendeve. Ka zhvillime te vazhdueshme ne marredheniet midis tyre ne fusha te ndryshme. Me ne fund vjen edhe Traktati i miqesise dhe bashkepunimit ne vitin 1996. Ai mbyll nje te kaluar dhe shenon nje etape te re ne marredheniet midis dy vendeve. Tek i ashtuquajturi Ligj i luftes e ka origjinen edhe nje ceshtje qe ka te beje me te drejtat e njeriut, ajo e nje popullsie te konsiderueshme came te debuar me force nga Greqia ne mbarim te luftes. Duhet pare si nje mangesi dhe padrejtesi qe kjo ceshtje, qe hyn ne sferen e te drejtave njerezore nuk ka gjetur ende vendin e duhur ne marredheniet midis dy vendeve. Ajo ka ndeshur ne mohimin kembengules te pales greke. Nuk eshte shtruar jo me ceshtja e ndonje pretendimi per ndryshime territoriale, por as ajo e rikthimit te kesaj popullsie ne vatrat e tyre, apo kompensim te pronave te saj te mbetura ne Greqi. Eshte per te ardhur keq qe autori grek e ka lene ne heshtje ceshtjen e gjendjes se luftes dhe ate te popullsise came.

Vec asaj, nje ceshtje tjeter qe duhet trajtuar ne kuadrin e Traktatit te vitit 1996 eshte dhe ajo e emigracionit shqiptar ne Greqi. Ne tekstin e Traktatit sikurse u pa ky emigracion trajtohet bashke me minoritetin grek si "nje ure e zhvillimit te vazhdueshem te marredhenieve midis dy paleve". Trajtimi i emigracionit shqiptar shtrohet ne kuadrin e mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Pavaresisht nga disa masa te koheve te fundit per legalizimin e emigranteve, kjo ceshtje nuk ka gjetur vemendjen dhe angazhimin e duhur nga autoritetet greke. Te shumta kane qene rastet e keqtrajtimit vecanerisht nga policia greke. Emigrantet jane shpesh objekt i paragjykimeve gati raciste dhe vuajne nga nje psikoze antishqiptare. Ka tendence per t'i kriminalizuar globalisht per vepra penale te kryera nga individe te vecante. Shume prej tyre detyrohen te nderrojne emrin dhe fene per t'i shpetuar diskriminimit si race inferiore. Kjo nuk eshte ajo qe autori grek quan shprehje te "vullnetit subjektiv". Ne adrese te KSHH kane mberritur dhe ankesa per keqtrajtime nga te denuar qe vuajne denimin ne burgjet greke.

Numri tejet i madh i emigranteve qe arrijne ne gati 400 mije dhe kontributi qe ata japin me punen e tyre ne zhvillimin e sektoreve te ndryshem te ekonomise greke e shtrojne ne nje permase te vecante trajtimin e tyre. Nje ceshtje e mprehte eshte ajo e arsimimit te femijeve te emigranteve ne shkolla ne gjuhen amtare. Nga autoritetet greke mund te pritet qe te merren masa te efektshme ne kete drejtim, ne menyre qe disa shkolla te hapura te mos kene thjesht vlere simbolike.

Me lart u pershkrua nje tablo e pergjithshme e gjendjes se minoritetit grek ne Shqiperi. Ne te kaluaren ka pasur edhe probleme, por ka tani arsye te besohet se e sotmja eshte ne nje nivel te pershtatshem. Eshte tanime nje kerkese e ngutshme qe edhe ceshtjet e mbetura pezull, si ajo '_ dhe ajo e emigracionit te gjejne nje zgjidhje te pershtatshme. Zgjidhja e ketyre ceshtjeve eshte po aq detyrim per autoritetet greke sa c'eshte dhe respektimi i te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi. Nuk eshte e rastit qe keto ceshtje kohet e fundit kane marre nje ndjeshmeri me te madhe jo vetem ne opinionin e brendshem te vendit, por edhe ne shkalle nderkombetare.

Si konkluzion kjo eshte pergjigjia qe mund t'i jepet studiuesit grek Hristopulos. Nje pergjigje qe u kundervihet formulave te dikurshme duke lene deren te hapur per debat konstruktiv. Te lihen menjane paragjykimet e se kaluares, te inkurajohet mirekuptimi midis dy paleve. Nga kjo pikepamje me rezultatet e arritura ka arsye te mendohet se e ardhmja do te jete me e mire dhe ajo mund te shikohet me optimizem.
...........................



marre nga "koha jone" ku po vazhdon nji debat mes studiusve shqiptare dhe greke.