Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Emra Ilire Te Vendeve Dhe Lumenjve Ne Serbi

    E Hene, 17 Korrik 2006


    EMRA ILIRE TE VENDEVE DHE LUMENJVE NE SERBI

    Mbeshtetur mbi faktorin kohe, historia e Ballkanit dhe e popujve autoktone te tij: dardaneve, grekeve, ilireve, thrakasve dhe te etnive te tjera me te vogla te kohes se para invadimit te sllaveve ne kete hapesire, nuk mund te jene objekt trajtimi i sllavistikes sepse, sic e kishte thene njehere dijetari kosovar I. Ajeti ne nje simpozium te mbajtur ne Beograd, nuk eshte pune e sllavistikes dijes filologjike mbi sllavet e mbi degezimet e gjuheve sllave te nxjerr perfundime se ne c'territore jetuan dhe u individualizuan gjuhet indoeuropiane te atyre popujve para se ne kete hapesire te vinin sllavet.

    Ne driten e rrethanes se e vetmja dyndje per te cilen ka shenime te bollshme historike eshte ajo e sllaveve, kjo ka te beje ne rend te pare edhe me vendin e formimit te gjuhes e te etnise shqiptare e te asaj rumune ne Ballkan.

    Kudo qe te jene formuar, keto dy etni e gjuhe ato jane etni e gjuhe parasllave. Ne relacion me sllavet ardhes, te cilet u krishterizuan afer rreth dhjete shekuj pas pararendesve te shqiptareve e te rumuneve, mbtet ceshtje qe s'u hy n'udhe sllaveve t'ua perkufizojne hapesiren etnolinguistike popujve qe i gjeten, kur erdhen ne hapesiren e Ballkanit parasllav.

    Per gjendjen e gjetur nga sllavet dhe pasojat qe i solli ardhja e tyre ne gadishullin e Ballkanit shkroi edhe dijetari i merituar serb I. Popovi .[ khs. punimin e tij : Bemerkungen über die vorslavischen Ortsnamen in Serbien, ne Zeitschrift für slavische Philologie Bd. XXVIII, Heidelberg 1960.] Sllavet, sipas ketij studiuesi, paskan ardhur ne Ballkan "padyshim" ne shek. VI dhe qe atehere qenkan bere popullate ndenjetare.

    Kjo po u deshmuaka edhe me kontinuitetin sllav te shume emrave te vendeve, midis te cilave po biekan edhe Lipljan nga Ulpiana; Skopje nga Scupi. (SG: tjeterkund ky ka thene se te Scupi ka kontinuitet shqiptar dhe se trata sllave Lipljan eshte nje formim mbi baza te etimologjise popullore serbe [SG: i pas shek. 12 ?) qe u lind si rezultat i barazimit te atij emri, per sllavet, te panjohur kuptimisht, me emrin lipa bot. Tilia "bli, ri"] ) dhe Cibrica ne Bullgari nga ??ß??? e Ogosta nga A(u)gusta ne Bullgari.[ I. Popovi : Die Einwanderung der Slaven in das Oströmische Reich im Lichte der Sprachforschung, Zeitschrift für Slawistik, Bd. III, 1958, fq. 706.]

    Ne relacion me Dardanine antike, perkatesisht me Kosoven e sotme, kjo paska ndodhur sepse "Serbet e pushtuan pothuaj gjithe Serbine qysh me rastin e invadimit me te hershem drejt jugut te Ballkant; qe kjo hapesire nuk u takoi shteteve te para feudale te serbeve, nuk e ndryshon aspak kete fakt sepse, sic u tregua, toponimet jane deshmi e mjaftueshme per kete" thoshte

    * * *
    Autori yne konstatonte ne vazhdim se "edhe ne Serbi u zhvillua, sado qe me dobet se ne Maqedoni, ne Bullgarine perendimore e ne Dalmaci, simbioza midis romaneve autoktone dhe barbareve (SG. ilireve e thraksve) te romanizuar dhe sllaveve ardhacake, keshtu qe as ne kete vend nuk u nderpre kontiniteti midis lashtesise romake dhe mesjetes sllave".[ khs. cit. origj. "2. Auch in Serbien entwickelte sich, wenn auch schwächer als in Mazedonien, Westbulgarien und Dalmatien, die Symbiose zwischen den altangesessenen Romanen und romanisierten Barbaren und den slavischen Einwanderern, so dass auch in diesem Land die Kontinuität zwischen dem römischen Altertum und dem slavischen Mittelalter nicht unterbrochen sein kann." Ivan Popovi : Bemerkungen ... fq. 114.]

    Po kete mendim autori yne e elaboronte edhe ne nje punim tjeter te tijin. Ketu ky konstatonte se: "Mund te merret se qe ne shek. 6 i gjithe Ballkani, me fare pak perjashtime ishte bere vend i sllaveve dhe se rrjeti i vendbanimeve sllave ishte i dendur pothuaj gjithandej kah, jo vetem ne Jugosllavi e ne Bullgari, te cilat edhe mbeten vende te sllaveve, porse gjithashtu edhe ne Greqi e ne Shqiperi, ne te cilat pas sllavizimit ndodhi desllavizimi".[ Es ist also damit zu rechnen, dass bereits im VI Jh. Der gesamte Balkan, mit ziemlich geringen Ausnahmen, zu einem slavischen Land geworden ist, und dass das Netz der slavischen Siedlungen fast überall dicht war, nicht nur in Jugoslavien und Bulgarien, die eindeutig slavisch gebieben sind, sondern auch in Griechenland und Albanien, wo es nach der frühen Slavisierung zur Entslavisierung gekommen ist" Nga: I. Popovi : Die Einwanderung ..., fq. 709]

    Kjo teze e autorit tone lidhet me mendimin e perhapur dhe te pesedytur deri ne dite tonat, kinse ne hapesiren etnolinguistike te shqipes paska pasur nje rishqiptarizim, nje desllavizim te nomenklatures topike, gje qe nuk i pergjigjet realitetit.

    Desllavizimi apo rishqiptarizimi i toponimise se hapesires etnolinguistike shqiptare nuk ka ndodhur kurrnjehere (nese lehet anash nje dekret qe nuk u realizua i mbretit Zog dhe tentimi me shume se naiv i njefare Komisioni te "Standardizimit" te toponimise se Kosoves qe doli pas Luftes per Kosoven, 1999). Te gjithe ata qe kane menduar e vazhdojne te mendojne gabimisht se paska pasur (ri)shqiptarizim te toponimise nisen nga fakti se nje pune te ketille, ne forme te organizuar, shteterore, me akademine greke te shkencave ne krye, e kane bere greket.

    Keshtu, psh. I. Popovi konstatonte se procesi i rigreqizimit qe me se pari paska filluar ne Peloponez, "Ne vete Heladen, ku shtresa sllave u mbulua perseri nga gjuha greke, nuk mund te ndiqet me fati i toponimeve parasllave; perkunder kesaj, dalin edhe sot ne gojen e greqishtfolesve trajta shume te vjetra toponimesh sllave te cilat, sikunder u tha, do te jene lindur poashtu ne kohen e ngulimeve me te hereshme te sllaveve, prandaj ne to ruhen trajta me te vjetra se gjuha e shkruar, letrare e Cyrillit dhe e Methodit. [I. Popovi : Die Einwanderung ..., fq. 706.]

    Ceshtje "shume me e veshtire eshte ajo nese edhe ne Jugoslavi, perkatesisht ne Ballkanin Perendimor sllavet, me rastin e ardhjes se tyre, gjeten kendej perkrah romakeve edhe ilire. " thote autori yne.

    Sado qe ky, njehere, e hedh poshte mendimin pozitiv te P. Skok per nje kontakt te sllaveve me iliret, ngre ze kunder mendimit te autorit Schütz i cili "ne librin e tij "Die geographische Terminologie des Serbokroatischen" ishte perpjekur ta deshmonte te perkundertem, perkatesisht qe Ballkani perendimor (me saktesisht sterea e tij) ne kohen e dyndjes se sllaveve na paska qene nje hapesire e pa njerez, keshtu qe sllavet e paskan gjetur kete hapesire si nje vakum".

    Vete I. Popovi thote se megjithate "edhe ketu duhet t'i kemi parasysh elementet josllave, perkatesisht parasllave" dhe se "Nese ne kete mes kemi te bejme me ilire ende te ruajtur apo me ilire te romanizuar, mbi bazen e gjendjes se sotme te dijes, per fat te keq, nuk mund te vendoset".[ Popovi : Die Einwanderung ..., fq. 713.] Megjithate, per I. Popovi in, mbetet pune e kthjellet se keta autoktone flisnin qe te gjithe gjuhe indoeuropiane: "Ne kohen e fillimit te sllavizimit, kemi te bejme gjithandej me gjuhe indoeuropiane: ne perendim (ne Jugosllavine e sotme, duke e pejashtuar Serbine lindore dhe Maqedonine) pstaj ne Shqiperi flitej ilirisht, ne lindje (ne Bullgari, ne Serbine lindore e pjeserisht [edhe] ne Maqedoni) thrakisht; se fundi, per ne jug te Maqedonise, duhet marre ne konsiderate edhe makedonmishten [jo maqedonishten e sotme, ver. e imja.]e vjeter"[ Popovi : Die Einwanderung ..., fq. 712.] parasllave.

    Mbi bazen e kesaj analize, I. Popovi konstaton se " [...] ne kemi deshmi te sigurta se ne stere [SG: pjesen kontinentale] materialin gjuhesor sllavet, se pakut ne lindje, praktikisht ne hapesiren bullgare jo gjithehere e moren nga greket e nga romaket, porse edhe drejtperdrejt nga popuj te tjere perkatesisht nga barbaret [SG: iliret e thraket] autoktone" [...] Me fjale te tjera, kur sllavet u dynden ne Ballkan, gadishulli ishte se pakut pjeserisht ende i banuar nga barbare dhe jo kryekreje nga latine, perkatesisht greke.[ Poai, poaty, fq. 712.] Kete pjese te trajteses se tij, I.

    Popovi e mbyll me bindjen e tij se "Gjuha thrakase, c'eshte e drejta, nuk ka vdekur ende, sepse ajo vazhdon te jetoje ne formen e saj te shqipes"[ Popovi : Die Einwanderung ..., fq. 713.] se sotme, per ta perfunduar kete me konstatimin, perkitazi me huazimet sllave te shqipes, per te cilat ky thote se: "disa albanologe e marrin vendosjen e sllaveve ne Shqiperi si nje dyndje te mevoneshme (shek. VII) e cila ngjau ne kohen kur shqiptaret tashme banonin ne Shqiperi; sic kujtoj se e kam treguar edhe vete bindshem (ne ZfsPh.XXVI), kjo teze eshte kryekeput e gabueshme sepse te gjithe emrat parasllave te Shqiperise, qe sot perdoren nga shqiptaret, shqiptaret i moren me ndermjetesimin e sllaveve".[ Poai, poaty, fq. 709.]

    Ky pranonte megjithate se "C'eshte e drejta, nuk mund te pranohet qe i gjithe ndikimi sllav mbi shqiptaret te kete ndodhur qe ne krye te heres ne hapesiren e sotme te Shqiperise; aq me pare duhet te llogarisim edhe me atdheun e kryehershem te shqiptareve dikund ne pjesen qendrore te Ballkanit, pas gjithe gjasesh pikersht ne pjesen lindore te Serbise, ne pjesen perendimore te Bullgarise dhe ne pjesen veriore te Maqedonise". Ne te mire te tezes se tij autori yne i sillte deshmite e ndermjetesimit te shqipfolesve nga goja e te cileve sllavet i moren emrat e qyteteve me te medha te kesaj hapesire.

    Per kete autori yne i sjell shembujt Nish, Shkup, Shtip, Oher etj: per te perfunduar se "Ne kete menyre protoshqiparet ne atdheun e tyre te kryehereshem ne pjesen qendrore te Ballkanit do te kene qene nen ndikimin si te serbishtes ashtu edhe te bullgarishtes." [Popovi : Die Einwanderung ..., fq. 717: "Allerdings kann nicht angenommen werden, dass der ganze slavische Einfluß auf die Albaner erst auf dem Gebiet des heutigen Albanien stattgefunden hat, vielmehr müssen wir auch mit der früheren albanischen Heimat irgendwo im Zentrum des Balkans rechnen, wohl gerade in Ostserbien, Westbulgarien und Nordmazedonien.";.[...] "So konnten die Uralbaner in ihrer frühen zentralbalkanaischen Heimat sowohl unter serbischem als auch unter bulgarischem Einfluß stehen".]

    Perkunder rrethanes qe I. Popovi ishte ithtar i tezes se prejardhjes thrakase te shqipes (sh. me lart) sipas se ciles vendi i formimit te shqipes do te dilte te ishte Dardania e lashte, autori yne sikur, nje here per nje here, heq dore nga qendrimi i tij sepse kjo teze ia prish pak punen ne nje segment kardinal te dijes se sllavistikes. Dhe, ky segment ka te beje me shkaqet qe dy gjuhe sllave sot territorialisht fqinje: serbishtja e bullgarishtja jane aqe te ndryshme njera nga tjetra.

    * * *
    Perkitazi me kete autori yne perpiqet ta relativizoje deri ne mohim mendimn e dijetarit holandez Wan Wijk. I. Popovi shkruante: "Megjithate merret per e pranueshme qe rumanishtja ose thene me mire protorumanishtja nuk u kristalizua ne Daki porse ne Ballkanin e mirefillte dhe pikerisht ne hapesiren e pjeses lindore te Serbise dhe ate perendimore te Bullgarise; keshtu sqarohet teoria e van Wijk ut sipas se ciles serbokroatishtja nga njera dhe bullgarishtja nga ana tjeter u zhvilluan aqe ndryshe sepse pikerisht ne kohen e dyndjeve te para te sllaveve te jugut keta ishin te ndare njeri nga tjetri nga nje zone e gjere romane ne Serbine lindore e ne Bullgarine perendimore. Dhe, megjithmend, ndyshimet midis serbokroatishtes dhe bullgarshtes veshtruar ne kendin e sllavistikes jane shume te medha e shume te lashta.

    Megjithate, une i konsideroj dallimet serbokroate bullgare te jene paraballkanike dhe besoj se ato u zhvilluan qe ne atdheun e kryehereshem sllav" [ I. Popovi : Die Einwanderung ..., fq. 715 . 716: Doch wird gewöhnlich angenommen, dass sich das Rumänische, oder, besser gesagt, das Urrumänische, nicht in Dacien, sondern auf dem eigentlichen Balkan kristallisiert hat, und zwar auf dem Gebiet Ostserbiens und Westbulgariens; auf diese Weise erklärt sich die Theorie van Wijks, nach welcher sich das Serbokroatische einerseits, das Bulgarische andererseits deshalb so verschieden entwickelt haben, weil sie bereits zur Zeit der ersten südslavischen Einwanderung auf dem Balkan durch eine breite romanische Zone in Ostserbien und Westbulgarien getrennt waren. Und tatsächlich sind die Unterschiede zwischen dem Serbokroatischen und dem Bulgarischen vom slavistischen Standpunkt aus sehr scharf und sehr alt. Trotzdem halte ich die serbokroatisch bulgarischen Unterschiede für bereits vorbalkanisch und glaube, dass sie schon in der slavischen Urheimat entwickelt worden sind".] te tyre.

    Ne te vertete dijetari sllavist me name e me ore N. van Wijk thoshte se rumunet ose se pakut nje pjese e ketij populli ishte popullate autoktone ne hapesiren e Ballkanit Jugor, (kjo) deshmohet permes rrethanes se serbet dhe bullgaret ishin ne mesjeten e hereshme te ndare nga nje popullate autoktone josllave.

    Kjo popullate josllave, sidomos ne Dardani ishte, sipas sllavistit holandez van Wijk, popullate romane: "Nje shembull i bazuar mbi nomenklaturen gjeografike ka treguar qe emrat e vjeter romane te qyteteve jane konservuar para se gjithash ne provincat Dacia Mediterranea, Dardania e Praevaalis, apo thene ndryshe ne zonen qe e ndan Danubin, ne veri e ne verilindje te Sofjes, ne Adriatik dhe qe sajon nje zone te ndermjeme, ngase ketu nuk mund te gjendet ndonje gjurme e fiseve te vjetra bullgare e serbo kroate.

    Te gjitha te dhenat perputhen bashkarisht nese paravendojme qe te dyja grupet sllave ballkanike ishin te ndara nga nje zone romane e Ras it (SG: Rashes) peraferisht me 1200 apo pikerisht ne kete periudhe", [ N. Van Wijk: Les langues slaves ( de l`unité a pluralité ), Hage 1956, fq. 103.: Un examen approfondi de la nomenclature géographique a montré que les anciens noms des villes romains furent conservés surtout dans les provinces Dacia Mediterranea, Dardania et Praevaalis, autrement dit dans la zone qui relie la Danube, au Nord et au Nord Ouest de Sofia, a l' Adriatique , et qui forme la région intermédiaire mentionée plus haut, ou l' on ne trouve aucune trace d' anciennes tribus bulgares et serb croates. Toutes les données concordent donc ensemble, si nous admettons que les deux groupes de Slaves Ballkaniques étaient séparés par une zone romane de Ras probablement jusqu'en 1200, ou meme au déla cette époque"] ndersa sllavisti i merituar rumun Emil Petrovici kujton se ajo popullate qe i ndante keto dy dege te sllaveve, perkatesisht bullgaret e serbet, ishte pikerisht popullate shqiptare. [sh. Istoria poporului romān aglindit īn toponimie, Studi de dialektologie i toponimie, Bucure ti, 1970, fq. 242]
    Perhapja me force e serbeve, perkatesisht pushtimi i hapesires etnlinguistike shqiptare te Dardanise antike ne shek. 12 nga serbet mbeshtetet edhe nga histsoriane serbe te gjuhesise. Keshtu, dialektologu serb A. Beli konstatonte psh. se zhvillimi i dialekteve te serbishtes eshte i pandashem nga procesi i kolonizimit serb te Kosoves se sotme. Menjehere pas pushtimit te Kosoves ne vitin 1912, ai shkruante se: "Drejtimin e kolonizimit serb mund ta karaktzerizojme pergjithesisht sipas qendrave dhe selive te sundimtareve serbe si para ashtu edhe pas Betejes se Kosoves. Keto qendra e seli u shtrine ne shek. 13 nga Ras i (Arsia parasllave, serb. Raška, afer Novi Pazar it) ne drejtim te Prishtines. Prej kendej depertoi pastaj ne shek. 14, gjate kohes se sundimit te carit Dušan, ne drejtim te Prizrenit e te Shkupit. [...] Ne mbeshtetje te gjithe kesaj mund te thuhet se gjuha e shtetit te vjeter serb e kishte per qender Rashen.

    Kjo gjuhe sherbeu per baze te zhvillimit te ketyre dialekteve. Derisa gjuha jone (mendohet serbishtja S. G.) ne jug te Maleve te Sharit dhe te Shkupit u zgjerua ne drejtim te Prilepit e te Velesit dhe ne vende te tjera e ruajti formen e saj arkaike, nen ndikimin e te folmeve jugore maqedone rrenze Sharit u krijua ne Prizren e ne vendbanimet perreth tij ne drejtim te Shkupit e te Kumanoves e folmja e Prizrenit, vecorite me te mocme te se ciles i heqin rrenjet nga shekulli 12".[ sh. A. Beli , Stara Srbija s istorisko jezi ne ta ke gledišta, Beograd 1912, fq. 7 9.]

    * * *
    Por, kur po fliste per topoinimine parasllave te hapesires qe sot e zene bullgarishtja dhe serbishtja, I. Popovi verente se emri Singidunum i qytetit, perkatesisht i keshtjelles qe serbet do ta perkthejne me vone ne Beligrad / Beograd, I. Popovi e konteston mendimin e pranuar gjere te prejardhjes kelte te ketij emri. Autori yne kujton, ndryshe nga te tjere, se ky do te jete nje emer me prejardhje thrakase. Per kete teze te veten autori i sjell per si deshmi ekzistimin e emrave thrake te vendeve, te cilet (emra) poashtu e paskan kuptimin "keshtjelle e bardhe" pikerisht ate kuptim te cilin do ta kishte edhe sikur ky te rrjedhte nga keltishtja. Emri Singidunum po rrjedhka, sipas ketij dijetari, nga nje trajte thrakase*Singidava. [khs.Ivan Popovi : Bemerkungen ..., fq. 103]
    Per nje tjeter toponim parasllav pikerisht te rrethinave te kryeqendres se sotme te serbeve Beogradit, I. Popovi e konsideron edhe emrin e katundit V in ne rrethina te Beogradit. Ky, duke u pajtuar me sqarimin qe me pare e kishte dhene dijetari serb V. orovi , e rinderton per kete toponim nje trajte latine * ?rcinum, *Urcinium (templum) te nje tempulli qe i paska qene kushtuar hyjnise Orcea. Lat. *Orcinum, *Urcinium po jepka ne serb. rregullisht *V? in? Vr in. khs. per kete edhe kalimet Vrm nga ??u??, Vrsar nga *Ursaria (ital. Orsera), Vrdovo; ?. Tek zhvillimi me tej i ketij emri nuk paska ndodhur likuidometateza, karakteristike per sllavishfolesit " romanishtja anonte kah nje kalim ne rom. ne o kundrejt kalimit ne u dhe tngulli *? , i serbishtes e dha nje *? *u? . Tingulli palatal i takon romanishtes se Ballkanit Lindor ("protorumanishtes") dhe jo sllavishtes (ne sllavishten do te pritej vetem nje c, si tek Cavtat = Civitate etj.".[ khs. Popov : Bemerkungen ..., fq 103.]
    Pervec kontinuitetit te emrave thrakas e romane ballkanike, I. Popovi gjen ne hapesiren e sotme te Serbise edhe toponime me prejardhje ilire, perkateisht dardane. Keshtu, per emrin B?le te nje katundi te Serbise autori thote se nuk ka kurrfare lidhje me sllav. bol ti, Boleslav?. Kjo sepse nga nje *Bol t, *Bol t mund te pritet vetem nje posesiv ***** ?, me ? dhe kurrsesi me . "Ketu kemi te bejme me nje formim "ilir" me ent io ose me etio; per formimin khs. Bolentium mbi lumin Drava (dhe Bulet ne rrethina te Dubrovnikut nga Bulentum), ilir. Baletium (Itali), *Baletium ne Shqiperine e Veriut; sot shq. (Maja) Ballecit." [Poai, poaty, fq. 103 104.]

    * * *
    "Me i besueshem duket toponimi Bra in ne rrethina te ketij te fundit (Versar it) nese kete e krahasojme me emrin "dardan" ? ; natyrisht qe ketu do te kishim te benim me nje derivacion tjeter; ne kete hapesire, rastet e ketilla jane normale. Ne nje ?, perkatesisht *Brį išta, do te kishim nje prapashtese thjesht shqipe sh ; tingulli * i shqipes u shnderrua ne s vetem pas marrjes se huazimeve me te vjetra sllave." shkruante ne vazhdim I. Popovi . [ Poai, Bemerkungen ..., fq 108.] Me shume gjurme toponimike ilire ne hapesiren qe sot e ze Serbia sjell dijetari bullgar I. Duridanov. Ne nje punim te tijin te botuar me shume se 40 vite me pare .[sh. Illyrische Flussnamen in Serbien, ne Linguistique Balkanique VI/ 1963, Sofia, 163, fq. 102 117], ky dijetar i mori ne trajtim emrat ilire te lumenjeve ne regjionin (sistemin) e Kolubara s, perkatesisht te distriktit te Valjevo s ne jugperendim te Beogradit.

    Trajtimin e prejardhjes se vete emrit Kolubara te ketij lumi autori e nis me emrin e nje lugine te quajtur Kalabarina ne katundin Donja Oruglica, (shqip Huruglice) te rrethit ("srez") Jabllanica ne regjionin Klisura te Moraves se Jugut. Trajta parasllave e emrit te kesaj lugine do te kete qene, sipas Duridanov it, *Kalabara, nga e cila u krijua me vone nje mbiemer posesiv Kalabarina me prapashtesen sllave ina.

    Duke e inkuadruar ketu emrin e lumit me te madh Kolubara te ketij regjioni, autori paravendon se ketu kemi te bejme ne te vertete me nje emer ne dy variante: Kalabara dhe Kolubara, trajta e kryehereshme e te cilave do te kete qene Kalabara ose*Kolobara. Te ky emer autori yne e sheh nje emertim kompozite te formuar nga rrenja ieur. *kel "i zi, i erret" dhe nga fjala ilire bara e cila i korrespondon te trakishtes para dhe te shqipes berrake.

    Po te kishte pasur nje kontinuitet te drejtperdrejte sllav te emrit ilir Kalabara (nga ieur. *Kolobara) atehere ne sllavishten ky emer do te duhej te reflektohej si *Kolobara. Se kendejmi autori kujton se emrin ilir *Kalabara sllavet e moren me ndermjetesimin e romaneve ballkanike te cilin emer, mbi bazen e etimologjise popullore, keta te fundit e kishin ndryshuar ne *Kolumbar(i)a, sikur ai emer te kishte dic te perbashket me trajten e shumesit te lat. columbarium. "qe ka te beje me pellumbat". Kuptimi i kryehershem ilir i emrit Kolubara te lumit eshte, sipas I. Duridanov, "lum i zi, i erret".

    Nje tjeter lum qe mban emer ilir eshte edhe bnica. Ky emer rrjedh nga ieur. ab "uje, lum" khs. lat. amnis (<*abnis), irl. e vj. ab (*aba), gjin, abae "lum", perkrah abann, gal. brit. Abona (emer lumi), let. Abava (emer lumi)etj. Trajta e kryehereshme ilire e emrit te ketij lumi do te rrjedh, sipas autorit tone, nga rrenja e paravenduar ilire Ab in ose Ab on Ky emer do te kete kaluar ne sllavishten (serbishten) ne harmoni me rregullat fonetike te sllavishtes se pari ne *Ob?n? perkatesisht *Ob?n? e me vone ne Ob(a)n, gjen. Obna. I njejti fenomen do te ndodhte edhe sikur emri i ketij lumi te rridhte nga rrenja ilire *apa (apas, apis) "uje, lum" khs. emrin ilir te lumit Ap sus, gjin. Aponus (emer i nje burimi). Ne ate rast, trajta e kryehereshme ilire *Apin um ose *Apon um do te jepte ne serbishten se pari *Op?n?, gjin. *Op(?)na, e pastaj Oban, Obna perfundon autori.

    Kur po e trajtonte prejardhjen e emrit te lumit e te katundit homonim Rabas, I. Duridanov e lejonte mundesine qe ky emer te mund te konsiderohet per emer ilir dhe se per te ka dy mundesi interpretimi. Sipas mundesise se pare, emri do rridhte nga ieur. *orbh "i erret" > ilir. *arb , ku bien emrat ilire Arba (Plin. III 140, CIL 111 2931), ??ß? (Ptol. 11 16,8), ??ß?? (Konst. Porpf. De adm. imp. 29) ujdhese e qytet ne brigje te Adriatikut (sot kroat. Rāb, gjin. Rįba). Sipas mundesise se dyte, emri do te rridhte nga ieur. *rabh , *rebh , ne lat. rabies "terbim, cartje", ind. e vj. rįbhas "vrull, dhune", rabhasį "i eger, i vrullshem, i furishem"etj.

    Autori sjell ne vazhdim emrin dak te lumit ?Paß?v (Ptol. 3, 8, 2) sot rum. Jiul; emrin thrak. (frigas) te lumit ?P?ß?? (Ptol. 5, 1, 5); emrin ilir te lumit Arrabo fl. (Tab. Peut.) dhe ???ß?? (Ptol. II 11, 3.14, 1.15, 1), per t'i krahasuar keta me emrin e lumit hungar. Rįba, gjerm. Raab, sllav. Raba dege e lumit Drava ne Austri e ne Hungari bashke me deget Rabica (hung. Rįbcza) dhe Rabanica ose Rabnica (Rabaniza 1051, gjerm. Rabnitz) ne landin Steiermark te Austrise. Ne pjesen jugore te Malopolska "Polonia e Vogel" eshte edhe nje emer lumi Raba (dega e djathte e lumit Visla) te cilin, keshtu thote I. Duridanov, "T. Lehr Sp awinski e mban me te drejte per emer ilir".

    Autori yne i inkuadron ketu edhe emrat Rabiša, liqe ose kenete e katund ne rrethin Belograd ik te Bullgarise veriperendimore, te cilin ky e merr porse per emer thrakas. Trajta ilire e emrit Rabas do te kete qene *Arbas us ose *Rabas us, sepse per te dyja mundesite ka shembuj nga emra qe mbahen per te ilireve.

    Per emrin e lumit Ljig, gjin. Ljiga te rrethinave te Valjevo s autori lejon 4 mundesi interpretami:
    1. Pa shume veshtiresi ky emer mund te lidhet me ieur. *leig , *loig "kercej, bej te dridhet". Per deshmi te motivimit te emrave te lumenjve me fenomenin e dridhjes, te kercimit autori i sjell emrat bullgare te lumenjeve Skakavica, Skakavec, Skaka , dhe ata germane Spring, Gespring.

    2. I mundshem do te ishte edhe interpretimi i ketij emri nga rrenja ieur. *(o)leig khs. shqip lig "i keq, i ligesht", lige "ligesi, shpirtkeq", kuptim ky qe gjendet tek emrat sllave te lumenjve e te vendeve te dala nga sllav. *z?l? "i keq, shpirtkeq" ose nga mbiemri *ljut? "i vrazhde, i tmerrshem, i eger" si psh. emri i katundit Zli potok ne krahinen e Gores (Kosove) tek emri bullgar i lumit Zla reka etj.
    3. Sipas kesaj mundesie emri Ljig i lumit do te lidhej me ieur. *(s)leig "lluce, rreshqas", nje zgjerim ne *lei "toke e rreshqitshme per shkak te lageshtise". Autori yne e permbyll kete mundesi keshtu: "Nese rrenja ieur. *lei "ujis, rrjedh, pikon" nuk mund te ndahet nga *lei "toke e rreshqitshme per shkak te lageshtise", atehere mund te paravendohet nje *ligos e ilirishtes nga ieur. *(s)ligos me kuptimin "vershime, lum, toke mocalike" dhe
    4. Fort pak i mundshem eshte sqarimi i ketij emri nga ieur*lag : lug "i zi, kenete". Kuptimi i kryehershem i emrit te ketij lumi do te kete qene perafersisht "(lum) i zi, i erret, (lum) kenete". Kunder ketij interpretimi do te fliste rrethana qe te gjithe emrat ilire te dalur nga rrenja lug dalin me nje u te shkurter khs. psh.: Lugio Lugione (It. Ant. 244, 2; Tab. Peut.), Lugione (Rav. IV 20 [220, 7]); (Ptol. 11 15, 3); afer ? (Strab. VII 5, 2), sot Liqeni i Criknices apo Ligata e Lubjanes ne Slloveni.

    Per emrin e lumit Ka er, dega me e madhe e lumit Ljig, Duridanov e hedh kategorikisht poshte mundesine e prejardhjes se tij nga fjala slave ka a "gjarper". Me e mundshme i duket autorit tone qe ky emer te rrjedh nga nje trajte e kryehereshme ilire *Kuk er us qe lidhet me rrenjen ieur. *kuk : *keuk "lakoj, kthese". Ne kete rast emri i ketij lumi do ta kishte kuptimin "Lum i shtrember". Ne te mire te kesaj etimologjie autori sjell per shembull emrat ilire te vendeve: Cucconae, var. Cocconae (Rav. IV, 19) ky vend ndodhej ne nje kthese te lumit Drava; Cuccium (Cucci, Lok., It. Ant. 243, 2; Cucctlo Tab. Peut.), stacion ne brigje te lumit Drava sot Ilok ne Slavoni ose Šarengrad. Kjo rrenje indoeuropiane gendet ne shkallen e saj te plote tek emri dardan ??????? (Apuleius 8) i lules se malit, nga nje *kauk al me nderrimin ilir. au ne a para konsonantit. Tek emri Ka er i ketij lumi, me prejardhje ilire eshte edhe prapashtsa er, e cila eshte deshmuar nder emra ilire te lumenjve e te vendeve, khs. Iader, Rider .

    Autori yne e pranon mendimin e shfaqur kahere nga T. Mareti se emri Bosuta; emri homonim i nje dege te madhe te majte te Saves dhe emri Bosut i nje perroi te katundit Otok te Vinkovcit ne Sllavoni jane emra parasllave. Duridanov ua shton ketyre edhe emrin Bosuta te nje lumthi dege e lumit Ka er (sh. me lart) Emri i lumit Bosut te Kroacise e pra edhe ky i Serbise rrjedhin nga emri ilir Basunt khs. amnis Bacuntius (i shenuar gabimisht ne vend te Basuntius te Plin. III, 148), ose nga trajta ilire Basant , khs. stacionin ad Basante (Tab. Peut), qe ishte ne brigje te ketij lumi.

    Per emrin Onjeg te nje dege te lumit Ljig, Duridanov e hedh poshte mundesise e prejardhjes se tij nga sllavishtja apo edhe nga keltishtja. Sipas ketij, emri i ketij lumi mund te lidhet:

    1. me ieur. *ond , *nd "gur, shkemb". Trajta e kryehereshme ilire e ketij emri do te kete qene *And eg os. *And eg us. Zhvillimi fonetik i *Andeg ne serb. Onjeg mund te shpjegohet keshtu: A. Mayer ka konstatuar kahere se togu i kryehereshem nd eshte shnderruar ne ilirishten here pas here ne nn (> n ). Kjo shihet mire tek emri Dinara i maleve, emri i te clave rrjedh nga ilir. Dindar. Ky fenomen do te kete ngjare edhe tek emri yne *Andeg > Anneg > Aneg. Trajta e mevonesshme ilire *Aneg do te jepte ne sllavishten nje *Oneg?. Kuptimi i kryehershem i emrit te ketij lumi do te kete qene i ngjashem me kuptimin e emrave sllave te jugut te lumenjve Kamenica ose

    2. tek emri Onjeg mund te meshihet nje emer i kryehereshem kompozite ilir si psh. *An egos ose An egus, i formuar me parashtesen an si pjese e pare e emrit e cila (pjese) defton ate qe rri perballe, sic shihet si psh. tek emrat ilire te vendeve An derva (afer Derva s), An dautonia (perballe Dautonia s ne brigje te Saves).

    Emrin Marica te nje lumi te vockel qe derdhet ne Kollubara, bashke me emrin homonim te lumit ne Bullgari dhe me emra perrockash e lumenjsh te vegjel te tjere ne Serbi e ne Mal te Zi, Duridanov i lidh me ieur. *mor(i) > ilir. mari "liqe; berrake". Nga kjo rrenje ieur. rrjedh edhe emri dakas i lumit ??????? (Strab. III 304, VII 3, 13) sot hungar. Maros, rum. Mure .

    Emrat e mesiperm te lumenjeve ne Serbi Duridanov i konsideron me prejardhje ilire, perkatesisht trajta sllave te huazuara nga iliret por qe, kryesisht per shak te ndajmbathjes se prapashteses slave ica, nuk mund te dihet me struktura parasllave e tyre.

    Emri i fundit i lumit qe trajtohet ne kete punim te dijetarit bullgar, eshte emri Ub ne rrethin Tamnava s. Baze e ketij emri eshte rrenja ieur. *omb(h) : *emb(h) "i lageshtt, uje". Nga nje trajte ilire *Ambos ose *Ambus ne sllavishten do te mund te dilte se pari nje trajte Ob? e pastaj ne serbishten do te kete pasuar trajta Ub. Kete emer e mban edhe nje qytetth ne brigje te ketij lumi.

    Mbi bazen e kesaj gjendjeje te hidronimise se sistemit te Kollubares, I. Duridanov nxjerr tri perfundime:

    1. Popullata me e vjeter e kesaj hapesire ishte popullata ilire

    2. Ne kohen e dyndjes sllave ne tokat ne jug te Danubit e te Saves, perafersisht nga fundi i shek. VI, popullata ilire i ishte nenshtruar nje procesi intensiv te romanizimit, rrethane kjo qe mund te deshmohet mbi bazen e trajtes romane Kolumbar(i)a te emrit te lumit kryesor Kolubara als te ketij regjioni.

    3. Kur sllavet (serbet) u bene banore vendes te regjionit te Kollubares, keta i moren pjeserisht emrat ilire te lumenjve dhe pjeserisht krijuan trajta sllave te tyre. Rrethana qe u ruajten 9 emra ilire te lumenjve, mund te shpjegohet si rezultat i nje bashkejetese paqesore te sllaveve me ilire te romanziuar, te cilet u bashkeshkrine ne keta te fundit, perkatesisht ne sllave.


    Nga Dr. Skender Gashi

    koha jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ke harruar edhe Krushevac qė ishte pėrkthim direkt i emrit Dardan ose Dardanķ.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Pse vetem ne serbi, ne duhet ti cekim te gjitha ato toponime qe dyshohet se jane ilire edhe ne bosnje, ne kroaci, ne maqedoni ne tere ballkanin. Iliret nuk jetonin vetem mbrena serbisė....

Tema tė Ngjashme

  1. Kronologjia e ngjarjeve tė Shqipėrisė drejt NATO
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 09:31
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. G-8 anulon borxhet e 18 vendeve tė varfra
    Nga D&G Feminine nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 16:01
  4. Pasqyra e vendeve tė reja anėtare tė BE
    Nga ALBA nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 11:31
  5. Problematika e vendeve te "Botes se Trete"
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •