Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Sarandë: Prangat një grupi trafikantësh që bashkëpunonin me oficerë policie

    SHKB dhe Krimet e Rënda bllokojnë narkotikun, po trafikohej drejt Greqisë. Helikopteri sjell të prangosurit


    Policët e biznesmeni me 750 kile drogë

    Kapet bosi i kompleksit turistik në Butrint, pranga uniformave blu



    TIRANE/Delvine
    Bllokohet gjatë rrugës për në Greqi, një ngarkesë 750 kilogramë drogë e presuar.


    Operacioni i filluar tri ditë më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, është finalizuar mesditën e djeshme me kapjen e drogës, arrestimin e tre efektivave të policisë dhe një biznesmeni të zonës. Personat e arrestuar, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, janë: Ylli Eduard Kapo, inspektor i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, Gentian Ramiz Baba, inspektor i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Sarandë, Eduard Kapo, babai i inspektorit Ylli Kapo, me detyrë punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Delvinë, Klement Balili, lindur dhe banues në Sarandë, bashkëpronar i qendrës turistike “DEA” në Butrint dhe i disa subjekteve të tjera private me veprimtari biznesi. Ermal Foto Nika, person me precedentë penalë, është shpallur në kërkim me akuzën e bashkëpunimit me katër të arrestuarit e tjerë. Burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme, thanë se ngarkesa me drogë është kapur në një furgon me targa gjermane MO 41561. Narkotiku ishte paketuar në 26 thasë të mëdhenj, të cilët përmbanin 750 qese secila, me nga një kilogram drogë të mbështjellë me letër natriban.

    Operacioni
    Veprimet e para operacionale për arrestimin e të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge, kanë filluar tri ditë më parë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kishte përcjellë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda provat, sipas të cilave, në linjën e trafikut me Greqinë ishin implikuar veç personave të tjerë, edhe tre efektiva policie. Në rrugë operative, oficerët e Ministrisë së Brendshme kanë mësuar se ditën e djeshme personat në hetim do të ngarkonin një furgon me kanabis sativa të presuar, për ta trafikuar atë në drejtim të Greqisë. Ndërsa mjeti i të arrestuarve nisej në drejtim të destinacionit të drogës, efektivat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë vepruar duke u vënë në ndjekje të furgonit me drogë, si dhe duke angazhuar efektiva të tjera në drejtimin tjetër të rrugës, për t’i dalë përpara makinës së personave të arrestuar. Kur furgoni me sasinë prej 750 kilogramësh drogë të presuar ndodhej duke lëvizur në aksin rrugor Qafë-Muzinë-Delvinë, në fshatin Vanë rreth 15 kilometra larg Delvinës, mjetit të ngarkuar me drogë i ka zënë rrugën automjeti i policisë. Ndërkaq një tjetër autokolonë e forcave të policisë ndodhej pas furgonit të ngarkuar me drogë, i cili është bllokuar menjëherë. Në kushtet e flagrancës, efektivat e SHKB kanë prangosur katër personat dhe kanë hartuar procesverbalin e sekuestrimit të drogës, telefonave dhe furgonit.

    Helikopteri
    Pas informacioneve të mbërritura në Ministrinë e Brendshme për rezultatet e operacionit antidrogë, institucionet qendrore kanë angazhuar mjetet fluturuese për të transportuar të arrestuarit në drejtim të Tiranës. Një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka mbërritur në vendngjarje, duke realizuar shoqërimin në Tiranë të katër personave të arrestuar, ndërsa sasia e drogës nën kontrollin e rreptë të policisë ka mbërritur në kryeqytet mbrëmë, rreth orës 23:30. Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, katër të arrestuarit janë izoluar në qeli, ndërsa prokurorët e Krimeve të Rënda kanë shkuar për të marrë deklarimet e tyre rreth veprimtarisë së trafikut ndërkombëtar të drogës.

    Hetimi
    Më shumë se gjashtë muaj më parë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka rënë në gjurmët e veprimtarisë së tre efektivave të policisë. Menjëherë ka filluar hetimi, ndërsa sipas procedurave të përcaktuara, SHKB ka referuar provat e mbledhura në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka filluar hetimin për grupim të strukturuar kriminal, me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pas një faze të gjatë hetimesh, Ministria e Brendshme dhe ekspertët e saj kanë marrë informacion në rrugë operative, duke vendosur të veprojnë në kushtet e flagrancës. Katër të dyshuarit për trafik droge u arrestuan gjatë tentativës së dështuar për të trafikuar në drejtim të Greqisë ngarkesën prej 750 kilogramësh kanabis të presuar, një prej ngarkesave më të mëdha me drogë të sekuestruara gjatë viteve të fundit nga policia shqiptare. t.s/sh.d


    ARRESTUAR

    Ylli Eduard Kapo
    inspektor i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Sarandë
    Gentian Ramiz Baba
    inspektor i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Sarandë
    Eduard Kapo
    babai i inspektorit Ylli Kapo, me detyrë punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Delvinë
    Klement Balili
    lindur dhe banues në Sarandë, bashkëpronar i qendrës turistike “DEA” në Butrint, si dhe i disa subjekteve të tjera private
    Sekuestruar
    750 kilogramë kanabis i presuar në 26 thashë Furgoni me targa gjermane MO 41561 Katër celularë


    ARRATISJA
    Ermal Toto Nika, sipas komunikatës së Ministrisë së Brendshme, ka mundur t’i shpëtojë operacionit të djeshëm të policisë, pasi është larguar nëpërmjet zonës malore, duke humbur gjurmët pas një ndjekje prej më shumë se tri orësh. Burimet e policisë thanë se Ermal Nika është skeduar tashmë dhe veprimtaria e tij është zbardhur tërësisht, ndaj edhe arrestimi i tij nuk duket i largët për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve të policisë, Nika nuk ndodhej në automjet me katër të arrestuarit tjerë.

    PASURITE
    Prokuroria e Krimeve të Rënda tha se në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme, ka filluar tashmë hetimin pasuror ndaj personave të arrestuar. Sipas burimeve zyrtare të policisë, disa biznese të Klement Balilit do të vihen në sekuestro konservative, ndërsa po verifikohen edhe pronat e tre efektivave të policisë që ishin përfshirë në rrjetin e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, konkretisht në linjën Shqipëri-Greqi. Sipas akuzës, të arrestuarit vepronin prej kohësh.

    TRAFIKU
    Rreth tre vite më parë, efektivat e policisë dhe biznesmeni i arrestuar ditën e djeshme kanë filluar veprimtarinë e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Linja e trafikimit është zbuluar vetëm para gjashtë muajve nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili ka referuar dosjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burimet zyrtare të policisë thanë se tashmë është zbardhur e gjithë veprimtaria e grupit të strukturuar kriminal dhe anëtarët e tij janë vënë pas hekurave

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Albo kane per te rene brenda shume grupe si keta tani
    e ka marre seriozisht policia punen e krimit dhe rendit

    te pergezoj per shkrimet

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Durres/ Operacioni i policisë, disa muaj përgjim i paprerë trafikantëve

    Kapet polici korrier, kishte një kuintal hashash në makinë

    Në pranga me laçianin dy bashkëpunëtorët fierakë


    Irma Hoxha

    DURRES

    Tre persona të arrestuar dhe 100 kilogramë lëndë narkotike canabis sativa i presuar, është rezultati i operacionit të djeshëm policor në afërsi të plazhit të Durrësit. Mes të arrestuarve, është edhe efektivi i repartit special nr.88 të Policisë së Laçit, Gjergji Gjini 27 vjeç. Dy bashkëpunëtorët e tij janë Arjan Tafaj, 39 vjeç dhe Kelmend Avduli 31 vjeç, të dy nga fashati Cakran i rrethit të Fierit. Lënda narkotike u zbulua në automjetin me të cilin udhëtonte efektivi i policisë Gjini, pas kontrollit të ushtruar nga kolegët e tij në zonën e Plepave në Durrës. Arrestimi i Gjinit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij është kryer pothuajse në të njëtën kohë, por në vende të ndryshme. Tafaj dhe Avduli janë arrestuar në aksin rrugor Cakran-Fier, teksa udhëtonin me një tjetër automjet.

    Operacioni
    Arrestimet e djeshme dhe kapja e sasisë së lëndës narkotike, është rezultat i një hetimi disa mujor të kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime pranë këtij organi janë shprehur se hetuesit e çështjes kishin informacion paraprak që tre personat e arrestuar do të realizonin transportimin e një sasie lënde narkotike. Për më shumë se dy muaj, telefonat e personave të dyshuar janë mbajtur në përgjim nga hetuesit e çështjes. Nga bisedat e përgjuara u arrit të merrej një informacion më i plotë për ditën dhe sasinë e lëndës narkotike që do të transportohej. Gjithashtu, burime pranë organit të akuzës janë shprehur se nga të dhënat e mbledhura dyshohet se lënda narkotike e llojit canabis sativa të jetë blerë në rrethinat e qytetit të Vlorës. Sipas burimeve të lartpërmendura, efektivi i policisë së Laçit, Gjergji Gjini kishte dalë garant, duke shfrytëzuar detyrën e tij për transportimin pa problem të lëndës narkotike. Por përgjimi dhe survejimi i përgatitjeve të tre të arrestuarve nga hetuesit e çështjes ka bërë që të dështojë tentativa e tyre. Madje për të shmangur ndonjë kontroll të munshëm, polici Gjini udhëtonte i vetëm në automjet së bashku me lëndën narkotike, ndërsa dy bashkëpuëntorët vinin më pas me një tjetër automjet. Por ky truk duket se nuk ka funksionuar, duke shënuar suksesin e radhës të policisë dhe Prokurorisë në luftë kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

    Destinacioni
    Hetimet paraprake ndaj tre personave të arrestuar kanë ngritur dyshime të forta që lënda narkotike e kapur kishte si destinacion Veriun e Shqipërisë, me qëllimin final për t’u trafikuar drejt Malit të Zi. Burimet e organit të akuzës janë shprehur se canabis sativa është blerë në qytetin e Vlorës dhe dyshohet se bima narkotike ka qenë e kultivuar në zonat përreth qytetit bregdetar. Për shkak të sekretit hetimor, nuk janë bërë të ditura deklarimet e dhëna nga tre të arrestuarit, por burime pranë grupit të hetimit janë shprehur se kanë mbledhur të gjitha provat e nevojshme që vërtetojnë aktivitetin e tyre kriminal. Hetues të çështjes nuk kanë përjashtuar mundësinë që të dalin edhe emra personash të tjerë të implikuar në këtë grup, i cili ka të dhëna që ka qenë i mirorganizuar.

    Korrieri

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Me vjen keq qe temen per fatmir limen e pasket mbyllur administrator te nderuar !

    Fatmir Lima

    Ky kurr nuk ka luftue kundra shkaut(kaurrit),pos ne Hage deklaroi se ne Rahovec e kishte pase marr gjumi dhe ushtaret serb e kishin pare duke fjetur dhe nuk e kishin pas zene apo vrare !

    Ky ne lufte kundra shkaut kurr si ka pranue njerezit nacionalist shqiptar,pos rreth vetes ka pasur individ qe kan bashkpunue me shkaun.Dhe pse Haga mos me lirue nga burgu pasi ky vete pate thene se baba i limes ka qen kumar me shkije.
    Une e di qe arme limes i ka bartur spiuni dhe hajduti i shkive ja di edhe emrin qenit por qen lima le ta deklaroi kush jane bosat e MISHKIT nga Terna e Suharekes ?

  5. #5
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga arberi_fr Lexo Postimin
    Me vjen keq qe temen per fatmir limen e pasket mbyllur administrator te nderuar !

    Fatmir Lima

    Ky kurr nuk ka luftue kundra shkaut(kaurrit),pos ne Hage deklaroi se ne Rahovec e kishte pase marr gjumi dhe ushtaret serb e kishin pare duke fjetur dhe nuk e kishin pas zene apo vrare !

    Ky ne lufte kundra shkaut kurr si ka pranue njerezit nacionalist shqiptar,pos rreth vetes ka pasur individ qe kan bashkpunue me shkaun.Dhe pse Haga mos me lirue nga burgu pasi ky vete pate thene se baba i limes ka qen kumar me shkije.
    Une e di qe arme limes i ka bartur spiuni dhe hajduti i shkive ja di edhe emrin qenit por qen lima le ta deklaroi kush jane bosat e MISHKIT nga Terna e Suharekes ?
    cka ke shkru bree..kanihere serjozisht nuk kam faj qe thom KA NJERZE QE QOHEN JEREM...ooo balllllllllllll dallash teme jeeee mos ja fut kote pasha familjen.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga arberi_fr Lexo Postimin
    Me vjen keq qe temen per fatmir limen e pasket mbyllur administrator te nderuar !

    Fatmir Lima

    Ky kurr nuk ka luftue kundra shkaut(kaurrit),pos ne Hage deklaroi se ne Rahovec e kishte pase marr gjumi dhe ushtaret serb e kishin pare duke fjetur dhe nuk e kishin pas zene apo vrare !

    Ky ne lufte kundra shkaut kurr si ka pranue njerezit nacionalist shqiptar,pos rreth vetes ka pasur individ qe kan bashkpunue me shkaun.Dhe pse Haga mos me lirue nga burgu pasi ky vete pate thene se baba i limes ka qen kumar me shkije.
    Une e di qe arme limes i ka bartur spiuni dhe hajduti i shkive ja di edhe emrin qenit por qen lima le ta deklaroi kush jane bosat e MISHKIT nga Terna e Suharekes ?
    ahahahahahahahahhahahahahaha oh ku ku bre ahahahahahaha
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zëvendëson atë të Fatos Nanos në Sarandë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  2. Durres, grabiten 30 mijë $ me uniforma policie
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2006, 07:18
  3. Digjet jahti në det, shpëtojnë 4 polakët në Sarandë
    Nga atdhetari81 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 04:02
  4. Besnik Aliaj përballë Fatos Nano në Sarandë
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 01:54
  5. Pushime te mbara ne Sarande (po ua mbajti kuleta)
    Nga Eni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 03:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •