Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Imami i Krujës: Si mbijetova për 1 vit në burgjet afgane

    TIRANE (16 Korrik)- Sapo hyn ne pazarin e vjeter te Krujes, ne te majte te tij ndodhet xhamia e vetme funksionale e qytetit. Minareja e lyer me gelqere ngrihet siper cative me qeramidhe te pazarit te vjeter. Nese e shikon nga larg rendesia e saj si pike orientimi humb, per shkak te dominimit nga kulla e kalase se famshme te Skenderbeut. Interesohemi se ku mund ta gjejme njerin prej ish-imameve te kesaj xhamie, Olti Veselin, i cili qysh prej tre vitesh thuhet se ka shkuar per studime ne nje universitet teologjik ne Jemen, por me pas eshte arrestuar nga marinsat amerikane ne Afganistan. Na thone se shtepine e ka ne nje nga lagjet me periferike te Krujes, diku matane kalase se qytetit.

    Nga besimtaret myslimane te Krujes mesojme se Olti ka qene per afro nje vit imami i xhamise se qytetit dhe per te flasim me fjale te mira dhe respekt te vecante. “Olti ka qene gjithmone nje prej besimtareve me te devotshem te qytetit. Ai ishte nje djale me deshire te madhe per te studjuar dhe mesuar gjithcka mbi besimin islam”, na thote nje prej besimtareve te Krujes qe e ka njohur. Kruja nuk eshte nje nga qytetet e spikatura ku besimtaret myslimane perbejne shumicen, pasi ne te dominojne teqet dhe tyrbet e shumta te besimtareve bektashinj. Xhamia e qytetit ku ka sherbyer per afro nje vit si imam Olti Veseli, eshte e vetmja qe funksionon ende. Ne qytet ndodhet dhe xhamia e vjeter, e ndertuar nga turqit, e cila ndodhet brenda mureve te kalase, por per shkak te demtimeve qe ka pesuar ka mbetur thjeshte si nje relike.

    Familja
    Per te shkuar ne banesen e familjes Veseli duhet te pershkosh nje rruge te ngushte qe kalon poshte kalase se Krujes dhe te futesh mes nje grumbulli shtepish private, te cilat duket sikur jane kapur me thonj pas shpatit te malit per te mos u rrokullisur tatepjete fushes. Zbresim me kembe deri ne fund te nje rrugice te ngushte dhe te pjerret, ne te majte te se ciles ndodhet dera prej hekuri e shtepise se imamit te Krujes. Te dera na pret babai i Oltit, nje mesoburre, i cili na fton te hyjme brenda. Shtepia eshte modeste por na terheqin vemendjen zerat e shumte qe vijne nga dhoma e pritjes.
    Prinderit e Oltit kane shtruar nje dreke per miqte dhe te afermit qe kane ardhur te festojne sebashku kthimin e 24-vjecarit nga Afganistani. Olti eshte arrestuar me shume se nje vit me pare nga trupat amerikane gjate nje operacioni kunder talebaneve dhe mbeshtetesve te tyre ne Afganistan. Ai ka qendruar ne burg gjate gjithe kesaj kohe dhe me 25 qershor 2006 u kthye ne Shqiperi me linjen e Turkish Airlines. Pavarsisht miqve te shumte qe kane ne shtepi, babai dhe nena e Oltit shkeputen prej tyre duke u marre leje dhe na presin ne nje dhome tjeter. Pas tyre hyn dhe Olti. Ai eshte i veshur thjeshte, dhe ka pamjen e nje adoleshenti gati te pafajshem. Nese nuk do te na prezantohej as qe do ta merrnim vesh se ishte pikerisht ai njeriu qe kishte qendruar per me shume se nje vit ne burgjet amerikane ne Afganistan, i dyshuar si terrorist islamik dhe pjestare i guerrilasve talebane. Ai eshte i qethur shkurt dhe forma e mjekrres mezi i dallohet. Me veshjen dhe paraqitjen e tij, Olti me shume i ngjan nje djaloshi trendy sesa nje besimtari mysliman me paraqitjen tradicionale qe jemi mesuar te shohim.

    Imami
    Paraqitja dhe e folura e Oltit te lene me te vertete me goje hapur dhe te duket e habitshme sesi ai mund te kete qene imami i xhamise se qytetit, apo ca me teper, person i dyshuar per lidhje me terroristet islamike. Por nese i kushton pak me teper vemendje fytyres se tij, kupton se Olti eshte pak i turbullt dhe nuk e fsheh tronditjen nga dicka e dhunshme qe mund te kete pesuar. “Mezi e kam rritur, me njeqind halle dhe siklete”, thote babai i tij duke na treguar dhe gishtrinjte e gjymtuar te njeres dore. Familja e Oltit eshte e besimit bektashian. Por ky fakt nuk e ka penguar Oltin te krijoje nje tjeter lidhje shpirterore, ndryshe nga tradita e familjes se tij. “Nuk e kishim menduar kurre se djalit tone do t’i ndodhte kjo qe i ndodhi. Po shyqyr zotit qe qe me kaq dhe qe na u kthye shendoshe e mire ne shtepi”, thote babai i Oltit. E ema e tij perpiqet te na respektoje duke na servirur gjithcka qe i perket mikpritjes shqiptare. Ne koefidence Olti eshte i hapur dhe nuk fsheh asgje por kur i kerkojme te flaes per median ai ndryshon mendje. “Nuk dua te flase per momentin, pasi ende nuk e kam marre veten pas atyre qe kam kaluar”, na thote Olti. Ai perpiqet qe te na e mbushe mendjen me fakte se ato qe jane thene per te nuk jane te verteta dhe se ai mund te kete qene thjeshte viktime e nje trilli te moshes. Babai i Oltit perlotet ndersa kujton vuajtjet qe i jane dashur te kaloje gjate kohes qe i biri ka qene larg, i arrestuar nga marinsat amerikane ne Afganistan.
    “Une e di se c’kam hequr per kete djale, qe zoti deshi te ma kthente serish shendoshe e mire. Nga shqetesimet dhe hallet jam bere me diabet, e kam nisur te vuaje nga zemra”, thote babai i tij. Ai kerkon te mos spekullohet me ato qe ka hequr ne kurriz i biri. “Nuk me interesojme llafet e njerezve, me intereson djali im qe fale zotit e kam ketu. Une qe e kam bere njehere 24 vjec, e bej dhe 24 vjec te tjera”, thote i ati i Oltit. Qysh nga dita kur Olti eshte kthyer, prinderit dhe te afermit e tij i kane qendruar shume afer, madje nuk e kane ndare nga syte asnjehere.

    Besimtari
    Ndersa largohemi Olti na shoqeron deri jashte ne rrugice. Ai na kujton se besimi te zoti e beri tu mbijetonte gjithe atyre qe ka kaluar ne seancat hetimore speciale gjate kohes qe qendroi ne burgjet afgane. “Jeta eshte nje prove qe duhet kaluar dhe une nuk kam bere asgje tjeter vecse kalova nje prove te tille”, na thote Olti. Gjate kthimit ndalemi per nje kafe ne nje lokal prane xhamise ku Olti ka sherbyer si Imam. Disa te rinj, bashkemoshatare te tij qe e kane njohur prej vitesh nuk ngurrojne te flasin per te. “Bravo i qofte, ai eshte nje besimtar i mire dhe ka bere ate qe do ta bente cdo myslimane i botes”, na thote njeri prej tyre. Bashkemoshataret e tij flasin me respekt per aventuren e Oltit ne Jemen e Afganistan dhe nuk duan tia dine shume per akuzat qe rendojne mbi te.
    “Nese do te ishte terrorist islamik sic thone nuk do ta kishin leshuar, por do ta kishin mbajtur atje”, na thote nje tjeter krutan qe e njeh Oltin prej femijerise. Kthimi i Oltit te dielen e 25 qershorit me avion nga Turqia, duket sikur u ka dhene krahe shokeve te tij besimtare myslimane, te cilet duan te mbyllin gojet e liga. “Imami i xhamise sone nuk eshte terrorist islamik, ne e njohim mire ate dhe e dime sesa beson ai te Allahu”, na thote teksa largohemi njeri prej bashkemoshatareve te Oltit.

    Agjentet e antiterrorit marrin ne pyetje Veselin
    Vetem disa dite pasi ishte kthyer nga Afganistani, nje inspektor i policise se Krujes ka shkuar ne banesen e Olti Veselit dhe i ka kerkuar qe te paraqitet ne komisariat. Ish-imami i xhamise se qytetit eshte paraqitur ne komisariatin e Krujes ku i eshte nenshtruar nje seance rutine pyetjesh. Personat qe jane interesuar per te marre ne pyetje imamin e Krujes nuk kane qene policet vendas, por agjentet e sherbimit te Luftes Kunder Terrorit te Ministrise se Brendeshme dhe te Sherbimit Informativ Shteteror. Ata kane kerkuar sqarime nga Olti pse ka qene jashte vendit, si eshte larguar nga Jemeni per ne Afganistan dhe si eshte arrestuar nga trupat amerikane i dyshuar si terrorist islamik. Sipas burimeve te policise thuhet se Veseli gjate kthimit nga Afganistani, Olti nuk ka patuar asnje dokument identifikimi me vete pasi ato i ishin sekuestruar gjate arrestimit. Pasi ka dhene sqarimet e nevojshme per agjentet e antiterrorit, Olti Veseli eshte lene i lire te kthehet ne banesen e tij.

    Olti Veseli shkoi si student fetar ne Jemen
    Agjentet e sherbimit te Luftes Kunder Terrorit kane mbetur te habitur kur jane njoftuar nga sherbimu inteligjente amerikan se ne periferi te Kandaharit ishte kapur mes nje grupi militantesh afgane dhe imami i xhamise se Krujes. Qysh nga ky moment ka nisur puna per te zbuluar te kaluaren dhe veprimtarine e tij ne Shqiperi. Hetimet jane kryer paralelisht nga agjentet ne terren te zyres se Antiterrorit ne Ministrine e Brendeshme dhe nga agjentet e zyres se Antiterrorit ne Sherbimin Informativ Shteteror. Eshte mbajtur per muaj me radhe nen vezhgim familja e imamit dhe persona te njohur te tij. Ndersa jane kryer hetime te hollesishme per te zbuluar rrugen sesi 24 vjecari nga Kruja kishte mberritur ne rrethinat e ish-kryeqendres se talebaneve ne Kandahar, dhe kush e kishte ndermjetesuar per udhetimin e tij. Hetimet e kryera deri tani kane cuar ne zbulimin e rruges qe ndiqnin rekrutet shqiptare per tu bashkuar me guerrilet e muxhaidineve ne Afganistan. Agjentet e antiterrorit jane duke kryer hetime ne lidhje me shtate shqiptaret e tjere qe vazhdojne te jene te burgosur ne Afganistan.

    Studenti
    Imami i Krujes, Olti Veseli ishte padyshim nje nga besimtaret me te devotshem dhe nje nga kleriket e rinj myslimane qe mbeshtesnin krahun radikal ne Shqiperi. Sipas burimeve nga Antiterrori, thuhet se “Olti Veseli u perzgjodh per ti sherbyer kauzes se militanteve islamike per shkak te moshes se tij te re dhe besimit te forte ndaj Allahut”. Udhetimi i Veselit drejt Jemenit u mbulua me faktin se ai duhej te shkonte per studime ne nje universitet teologjik islamik ne kryeqytetin e ketij shteti, San’a. Udhetimi i Veselit eshte mbuluar nga nje shoqate me qender ne Tirane emri i se cilen nuk jepet nga policia. Sipas burimit te cituar dhuhet se “eshte e njejta shoqate qe ndihmonte afro 200 jetime ne fshatin Kondove te Maqedonise gjate kohes qe ky fshat ishte nen kontrollin e nje grupi te armatosur personash me kombesi shqiptare. Universiteti ne te cilin ishte nisur per studime Veseli, ne San’a, nuk eshte ndonje institucion arsimor i njohur ne pergatitjen e klerikeve myslimane ne bote, perkundrazi diploma e tij nuk njihet as nga vet shteti i Jemenit. Pasi ka qendruar per disa muaj aty, Veseli eshte nisur ne drejtim te Pakistanit. Sipas burimeve nga sherbimi i antiterrorit thuhet se “Veseli eshte stervitur dhe trajnuar per 4 deri 6 muaj ne Jemen, nga ku me pas eshte transferuar ne drejtim te Pakistanit. Udhetimi nga vendi me i varfer i gadishullit arabik ne drejtim te Pakistanit eshte i kushtueshem keshtu qe shpenzimet e tij jane paguar nga personat qe kane pergatitur rekrutet per muxhaidine. Nje nga celulat e rrjetit te Al Kaeda-s qe vepron ne Pakistan ka bere grumbullimin e rekruteve dhe me pas i ka infiltruar nepermjet kufirit tokesor ne drejtim te zonave malore te Afganistanit, ku veprojne guerrilet e talebaneve dhe militanteve te Al Kaeda-s”.

    Arrestimi
    Agjenteve te antiterrorit do te mjaftonte vetem prezenca e Veselit ne rrethinat e Kandaharit per te dyshuar mbi aktivitetin e tij ne mbeshtetje te muxhaidineve. Pse nje student shqiptar ne Jemen do te kapej ne pjesen tjeter te botes, ne nje vend mjaft te rrezikshem per jeten e cdo qytetari, ne Afganistan?! Sipas burimit te cituar thuhet se “Imami i Krujes sebashku me nje grup militantesh islamike mendohet te kete vepruar per me shume se nje vit ne Afganistan. Ai eshte kapur gjate nje operacioni te marinsave amerikane ne nje nga zonat ne periferi te Kandaharit, te zhvilluar afro nje vit me pare”. Qysh nga ai moment imami i Krujes i eshte nenshtruar nje hetimi special ne burgjet famekeqe te Afganistanit, te njohura per trajtimin e ashper qe u bejne te dyshuareve si militante islamike apo mbeshtetes te talebaneve dhe Al-Kaeda-s. Pas nje viti ne burgjet afgane Veseli u riatdhesua nen kujdesin e sherbimeve inteligjente amerikane nepermjet linjes ajrore me Turqine ne fundin e qershorit. Gjate hetimit rezultoi se ai nuk ka patur ndonje rol te rendesishem ne radhet e militanteve islamike dhe se kishte rene viktime e radikaleve islamike per shkak te moshes shume te re te tij.

    Ne burgjet afgane edhe shtate shqiptare te tjere ne pranga
    Ne burgjet afgane jane ende te izoluar dhe 7 shqiptare te tjere, te arrestuar nga trupat amerikane pasi dyshohet se kane lidhje me militantet islamike qe kane shkuar ne mbeshtetje te guerrilasve talebane. Sipas burimeve te sherbimit te Luftes Kunder Terrorit ne Ministrine e Brendeshme thuhet se dy prej tyre jane arrestuar gjate te njejtit operacion te marinsave amerikane ku u kap dhe imami i Krujes Olti Veseli. I vetmi i rikthyer deri tani nga shqiptaret e kapur ne Afganistan eshte Olti Veseli, ndersa shtate personat e tjere jane ende nen hetim. Ata dyshohet se kane shkuar te luftojne ne radhet e luftetareve talebane dhe te Al Kaeda-s ne malet e Afganistanit. Udhetimi i tyre eshte bere fillimisht drejt Jemenit. Ne vendin me te varfer te gadishullit arabik rekrutet per muxhahidine jane stervitur dhe me pas jane penetruar ne zonat malore te Afganistanit duke kaluar nepermjet kufirit Pakistanez. Grupet radikale te besimit mysliman e cilesojne si nje detyre te shenjte pjesemarrjen ne xhihad dhe luften kunder pushtuesve te vendeve islamike.


    (GazetaShqiptare/Balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bknrg
    Anëtarësuar
    16-07-2006
    Postime
    7

    pak demokrazi ju lutem

    Ky eshte nje lajm shume i rendesishem sepse kuptova se jo vetem qe kemi shkuar ne irak perkrah ushtris se bushit por paskemi guxu me vepru edhe te kunderten............
    Une personalisht nuk jam dakort me talebanet per vet faktin dhe lexo mire faktin , se talebanet jane krijese e c.i.a
    por edhe menyra shume e njohur e percjelljes se lajmit me ben pershtypje
    me thene te drejten me vjen shume keq per djemte shqipetare qe kane shkuar te luftojne per amerik e talebane.
    me sa di une nje djal nga cili qytet nuk e di edhe ka vdekur gjate perpjekeve per te pushtuar irakun. me te vertet me vjen shume keq edhe per ata qe ndodhen ne burgjet afgane.
    me respekt b.k-nrg

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga diikush
    TIRANE (16 Korrik)- Hetimet e kryera deri tani kane cuar ne zbulimin e rruges qe ndiqnin rekrutet shqiptare per tu bashkuar me guerrilet e muxhaidineve ne Afganistan. Agjentet e antiterrorit jane duke kryer hetime ne lidhje me shtate shqiptaret e tjere qe vazhdojne te jene te burgosur ne Afganistan.
    Huh, keta paskan qene nje cete e tere. E imagjinon sikur (larg qofte) neser-pasneser ndonje truthare me pasaporte shqiptare ne xhep te pelcase si popcorn ne ndonje shesh te Romes, Parisit apo Londres?

    Citim Postuar më parë nga diikush
    TIRANE (16 Korrik)- “Bravo i qofte, ai eshte nje besimtar i mire dhe ka bere ate qe do ta bente cdo myslimane i botes”, na thote njeri prej tyre. Bashkemoshataret e tij flasin me respekt per aventuren e Oltit ne Jemen e Afganistan dhe nuk duan tia dine shume per akuzat qe rendojne mbi te.
    Idiotizmi eshte ngjites
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    vallaj ate thashe kur e lexova artikullin, edhe kjo i duhej shqipove, te bashkohen me organizatat terroriste, si puna e ketij imamit qe shkoi per shkolle ne Jemen dhe u kap duke luftuar me militantet ne Afganistan ...sikur nuk kishim boll name famekeqe neper bote ne

    P.S. Kur doli ne fillimi lajmi per kete, ishin nja 2 tipa ketu ne forum me ca nicknames te 'rifreskuar' qe na cane daullet e vesheve, jo eshte shpifje, jo teri e veri. A thua se ai u rembe nga alienet nga Jemeni dhe u hodh me parashute ne afganistan perkhrah militanteve
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 18-07-2006 më 18:22

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    [B]Paska shpetuar paq ky shoku ,nje vit mire eshte ,bereqaves......Se po u perzieve me misrin (thote populli ) te hane pulat...
    Tani dhe ne ,more patriote ,50 vjet nuk besonim (shumica po them) sa na u dha e drejta e besimit (apo demokracia ) u beme me shume besimtare se vete shtetet arabe qe besimin (flasim per besimet myslimane qe jane tejet fanatike),te cilat,shtetet arabe (popullsia ) e kane te kultivuar me shekuj te tere dhe ne gjak ....
    Une qe shkruaj besoj ,nuk jam kondra ,po jo me kaq pasion te cmendur hmmmmmmm [/B]
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga elen
    [B]Paska shpetuar paq ky shoku ,nje vit mire eshte ,bereqaves......Se po u perzieve me misrin (thote populli ) te hane pulat...
    Tani dhe ne ,more patriote ,50 vjet nuk besonim (shumica po them) sa na u dha e drejta e besimit (apo demokracia ) u beme me shume besimtare se vete shtetet arabe qe besimin (flasim per besimet myslimane qe jane tejet fanatike),te cilat,shtetet arabe (popullsia ) e kane te kultivuar me shekuj te tere dhe ne gjak ....
    Une qe shkruaj besoj ,nuk jam kondra ,po jo me kaq pasion te cmendur hmmmmmmm [/B]
    ti ne avatar zoçka apo macja je?

    besimi i paster ne Zot, pavaresisht nga rruga/feja qe ndjek per te arritur aty, s'ka asgje te keqe, perkundrazi.

    E keqja eshte kur ne emer te besimit ne Zot behen maskarralleqe!

    P.S. Une tek xhami po puth edukatoren loool
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 18-07-2006 më 19:13

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga diikush
    ti ne avatar zoçka apo macja je?

    besimi i paster ne Zot, pavaresisht nga rruga/feja qe ndjek per te arritur aty, s'ka asgje te keqe, perkundrazi.

    E keqja eshte kur ne emer te besimit ne Zot behen maskarralleqe!
    Aty ta kisha dhe une muhabetin (po ta dish gjithmone fanatizmi i ka lene popujt mbrapa)...
    mire une (jam macka ) po ti ke puth ke xhami ( me siguri je Narcis),????
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Rob si puna ketij zorzopit nga kruja e kane vendin ne burg se i japin emer te keq shqiperise. Varferia i con njerezit ne ekstreme te tilla.

  9. #9

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Po me pabuksa se amerikanet qe po luftojne andej nuk besoj se ka,apo harrova po luftojne per vendin e tyre me nje deshire te flakte.Kjo meqe po flitej per varferine.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga La_Lune
    Po me pabuksa se amerikanet qe po luftojne andej nuk besoj se ka,apo harrova po luftojne per vendin e tyre me nje deshire te flakte.Kjo meqe po flitej per varferine.
    clidhje kane amerikanet ne nje teme qe diskutohet per nje shqiptar? apo fillohet muhabeti me nje sharje per ameriken, pastaj pyetet per ca behet fjale?

    Per temen (meqe ti je jashte teme lol) ... terroriste ka pausur ka shume vite, para luftes se afganistanit, irakut, etj. qofte nga lindja e mesme, apo vende te tjera te botes. Keshtu qe amerika me luften e saj kunder Talibanit ne Afganistan nuk eshte pergjegjese qe ky imami iku nga Jemeni dhe ju bashkangjit rradheve te militanteve ne Afganistan
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 19-07-2006 më 17:54

  11. #11

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    jo ti duhet te me thuash clidhje ka varferia tek kjo teme?Ironi dime te bejme te gjithe.Edhe sa per ate qe amerika nuk eshte pergjegjese per ikjen e atij ne afganistan nga e nxore?Mohova gje?

    Andej tani per amerikanet cdo gje qe ka dy kembe eshte terrorist.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    jo, ketej per amerikanet cdo gje qe ka dy kembe + kapet krah per krah me talibanet duke luftuar aty me muaj te tera ne vend qe te ishte ne shkolle ne jemen, eshte terrorist

    dhe ju lutem mos dilni nga tema se ben vape jashte. flm

  13. #13

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Kapet andej si i dyshuar ben dhe nja 4 vjet burg dhe me vone del si i pafajshem
    Ndonje deklarate te vet ketij Oltit ka?

    P.s Vape per ato qe jan mesu me kondicioner tek shpia,se ne kendej e perballojme me se miri.

  14. #14
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga La_Lune
    Kapet andej si i dyshuar ben dhe nja 4 vjet burg dhe me vone del si i pafajshem
    Ndonje deklarate te vet ketij Oltit ka?

    P.s Vape per ato qe jan mesu me kondicioner tek shpia,se ne kendej e perballojme me se miri.
    deklaraten e Oltit e kishte artikulli i gazetes pra, apo mjafton te flisje kunder amerikes dhe nuk e lexove artikullin ne teme

    pastaj drejtesia nuk zgjidhet nga deklarata e te akuzuarit; pse ca do thote ai, qe isha duke luftuar per Talibanin? lol

    studenta shqitare qe studjojne ne Jemen dhe ne vende te tjera ne lindjen e mesme ka me qindera, a mbase me mijera, por jo te gjithe akuzohen, se jo te gjithe lejne bankat e shkolles per te vajtur ne llogore te talibanit dhe kapen aty me presh ... kshu kallash ne dore.

    P.S. Kur s'ke gje per temen, pse ben pafshire kot?
    apo nje pjese e juaj e keni vendosur qe te qenit musliman i mire eshte mbrojta per cdo arsye e cdo njeriu qe asosaciohet me muslimanizmin, perfshi terroristat?

    na hapet barkun per zotin ...

  15. #15

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Vetem deklarate te vete Oltit nuk pashe une,o kishte nxjerre konkluzione sherbimi sekret ose kishin fole shoket e i jati tij.

    Ate qe kisha per temen e thashe ne replikat me ty nese se ke kuptuar.
    Doje te replikoje per cfare thashe rreth asaj ''varferise'' atehere mos me kerko llogari perse po shkruaj akoma.Nuk mbroj terrorismin por as qe dua te gjykoj per dicka qe skam dijeni vete.

    Kaq per temen.

  16. #16
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Sic duket ai eshte ''viktime qe ska shkaktuar viktima'' se perndryshe do i behej mjekrra per ta perdorur si batanie atje brenda. Gjithsesi turp te ngrihen shqiptaret nga vendi i shkembinjeve plot uje dhe te shkollohen ne reren e etur!
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  17. #17
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Nuk di c'te them per kete djale; besimi fetar ka shume ane pozitive por mund dhe te keqperdoret per shplarje truri.

    Tani na duhet edhe nje burg ne Shqiperi dhe Kosove per ata qe luftojne per islamizimin e territoreve shqiptare nga turko-arabet apo wahabistet-taleban. Kurse ata qe jane kapur ne Afganistan nuk jane shqiptar por copa mishi me tru te shplare nga feja. Lletyra te kombit.



    hajt shnet!
    NoName

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Ajbi
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    5
    me vjen shum keq nga ju qe keni postu ne ket forum per ket tem, por sa pak njerzore dukeni me ket qe thuani, me te veret neve ushqehmi me gjera te servuara, pse ? ngase ajo vjen nga dikushe qe zeri i ti deperton me ane te forces dhe frikes tek te tjerte dha nga nej vazhdushmeri e keasje kalon ne nje tradit qe behet prijoriater tek mendimet e njerzve kure flasin per gjerat ne pergjithesi
    Po citoj nje citat: "Për perendimoret intelegjenca eshte organizatore e jetes , kurse per Lindasit dashuria eshte fshehtsia e cdo qenje. Vetem nepermjet dashurise intelegjenca mund ta njeh Zotin".,.... po e citoi edh enj etjeter
    ,,Deshira e flakte e Pernedimorve eshte shfryer, syte e tyre ende verejn por zemrat u kan vdekur; ata dhembeshem jane ngadhnjyer me shpatat e tyre vetjake, te gjuajture e te therrur, vet kan qene gjuetare."
    Nga jeta mos prit me shum se sa je vete i afte te besh ...

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 12:34
  3. 35 milione lek per te shkuar ne Kalane e Krujes!!!
    Nga malli në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2003, 18:56
  4. Pazari i vjetër i Krujës
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 14:34
  5. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •