A mendoni se shqiperia a e ka eliten qe i duhet ???
Me vetėdije
Me vetėdije pa moral. Nė rastin mė pak tė keq nga halli. Esht e falshme nji herė sado qė aspak e lavdėrusheme Do ishte mjerim po tė ishte vazhdė.sepse do ishte imoralitet. Ose kapriēo.
Nėn diktaturė mendimi i lirė ishte tradhėti, nė demokraci mendimi i pa fre mund tė jetė edhe mė i rrezikshėm, se sa quhesh tradhėti mendimi i lirė nė diktaturė.
Atėhere ishte i rrezikshėm pėr njė njeri, sot ėsht shkatrrues pėr gjithė shoqerinė.
Tranzicjoni zakonisht lidhet me gjendjen materjale nė kte demokracinė tonė luleborė.
Ēėshtja nuk ėshtė aq e thjeshtė: njeriu, nė ndryshim nga kafsha qė i mjafton vetėm tagjia, ka dhe njė
oreks imaterjal tė cilin oreks e kanė marrė pėrsipėr tė na na e plotėsojnė idhujt.Kush janė kta?
Janė tė gjithė ata tė cilėve u besojmė si rrobota, pėr forcė zakoni, pėr injorancė.
Idhujt nuk kanė pėrgjegjėsi ligjore se pėr ndryshe nuk do ishin idhuj, idhujt nuk kanė pėrgjegjėsi morale sepse janė idhuj.
Kur ēfaqen idhujt, idhulli, personalitet qė ose ska asnjė vlerė e vlersohet,ose gėzon reputacjon tė vjetėr pa asnjė vlerė ēasti, duhet pas tepėr kujdes.
Sigurisht jo puntori qė mezi nxjerr bukėn e as fshatari punonjės ose mospunonjės pėr arsye tė veta.
As ēfardo biznesmeni sado i zoti se ai ka mendjen tė bėje pare pėr vete duke mbajt dhe puntorėt e tij me bukė. Po kush mbeti atėhere tė ketė tepėr kujdes?
Kush tė mbesė, nė se ka mbetur ndokush pėrveē idhujve Nuk mund tė mos ketė mbet askush pėr se mbari ..
Debati Qose Kadare qė kėrkon ti sugjerojė subkoshjencės sonė se gjigandėt po ndeshen, e ēfar ndeshje
madhore qė ėsht ajo, e sa faqe gazete janė nxirė e jo vetem gazete, etj etj etj, qartazi dėshmon disa gjėra, se sa poshtė e kemi ul pjacėn, por qartaz tregon edhe konfuzion mendimi apo si thoshte shoku Stalin
shmangje, rreshqitje ideollogjike ( nė rastin tone jo bollshevike por ideollogjie normale );
po qartaz tregon se jo zotrinjtė e sipėr pėrmendur por elita shqiptare ėshtė e pėrgjumur, un-i kombtar ka mbet jetim nė vend qė aq sa jemi dhe ata qe jemi te ishim krenarė pėr aq sa vlejmė.
As pėr mė shumė e as pėr mė pak. Do ishte nder dhe virtut.
Dhe jo tė vemė nė dyshim Identitetin tonė kombėtare ta diskutojm ate.
Por jo. Ne bėjmė llafe ndėrsa duhet bėrė muhabet, ne shajmė baballarėt tonė qė tė na marrė me sy te mirė njerrku nga Evropi, a thua se Evropa ska pas Haxhi.Qamilėt e vet. Veē pėr lakejt jo. Ose pėr injorantėt.
Themi njėri tjetrit se historia jonė ėshtė e lavdishme e duke u sharė duam tė tregojmė se jemi tė mire,
e kujt?
Duhet sharė Haxhi Qamili se donte Turqinė nė tė cilėn ishte rritur, duhet lėvdu Ismail Kadare se do Italinė sot, duhet sharė babai i I.K.apo shoku i babit tij se thirri tre herė e gjysėm Rroftė Titose aq mend pati atėhere e u dashka lėvdu xhaxhaj i zotnisė se brohoriti pėr Stalon sapo e kuptoi se ky qenka i mire zinxhiri vazhdon me Kinėn popullore deri sa dalim ke Italia Franca e Evropa en general e pse jo e doemos Amerika?
Psikollgji qeni tė rrafur po sqe ndoj maskim profesjonal, po jo e njė populli qė herė mirė e herė keq, varet nga pikveshtrimi, vazhdon tė qėndrojė nė kėmbė, e kjo ėshtė merita e vėrtetė, por deri kur me kto mend tė disave ?
Nuk na dhimbėset Haxhi Qamili se ai ishte njė njeri pa shkollė sado trim e burrė bese, po sa intelektualė u bėnė lodėr e zullumeve qė nuk i ngre kandari jo vetėm gjatė pesėdhjetvjeēarit monist?
Kulmi i marrėzisė sė idhujve ėshtė fushata kundra Sulejman Pashės, themeluesit tė Tiranės.
Si themelues e si statujė.
Konti Kapet qė bėri Parisin kryeqytet, simbas kėtyre mendjefemre, nuk e paska themeluar ai, se nja treqnd vjet mė parė Klovis ka ndeit aty ca kohė e se dhe Cesari ka kaluar andej e edhe nji tribu galėsh ka lėnė akoma mė parė ca gjurmė aty, e edhe Remi e Romuli nuk e themeluan Rromėn qė quhet Rromė se thohet se ka qenė Enea mė parė, e se edhe ca barij me siguri mund tė kenė kaluar ndojherė andej pari .
Nuk bėhet fjalė pėr ndoj ērregullim ēasti tė shendetit mendor, mbase kemi tė bėjmė me ca hileqarė tė vegjėl qė duan tė shesin me ēdo kusht e gjithēka, po nė se ata nuk vlerėsojnė traditėn e prejardhjen e tyre, tjeterkush u a ul ēmimin edhe mė tepėr.
Kėtu bėhet fjalė pėr shkatrrim tė historisė e strukturės shpirtrore (jo nė planin fetar) tė kombit, tė bashkėsisė, tė shqiptarit, tė njeriut me taban.
Si statujė: tregohet pėr njė artist tė madh francez qė duke dash ta pėrsosė veprėn e vet kaloi nė marrėzi tė pėrkohshme.Vepra tė pėrsosura nuk ka simbas specjalistave apo profesjonistave, debatet profesjonale janė tė limitueme, cila ėshtė vlera e vėrtetė e kėsaj statuje?
Kemi statujėn e njė njeriu tė popullit, njė njeri i zakonshėm me tipare e karakteristika tė njeriut tė zakonshėm, i cili pėr meritė tė vet e edhe per fat tė vet u ngrit nė rrang dinjitari tė lartė e themelues i qytetit aktual Tiranės. Shembull qė mund tė admirohet.
Simbas idhujve duhesh ndoj vigan, madheshtor bukurosh e te kishte njė letėr me bekime nga papa nė njė dorė e kryqin nė dorėn tjetėr sepse kėshtu e don politika apo tregtia e ēastit por ja qė sėshtė kėshtu se
Ashtu? Epo sbėka atėhere thonė kaēakėt e ferrės, nė tė vėrtetė tė sė vertetės.
Nė tė vėrtetė nuk ėshtė hall i identitetit kombėtar a i fesė sė popullit, dihet se pėr arsye pėr mė tepėr se objektive shqiptari ka pasur gjithmonė ca tipare tė rėndėsishme tė pa qarta, kėte e dinė edhe mė mirė
tjerėt e nuk pėrbėn as sekret as dėm e as problem pėr ta.
Puna qėndron se ne vetė nuk po mundemi tė percaktojmė se ēfar duhet ēfar mundet e si tė bėhemi, e metė kjo e mos pasjes sė elitės sė vėrtetė e jo formale por reale. Kjo elitė mbase nuk ėshtė munguese por e pa pėrkrahur, pėr tė mos thėnė e mėnjanuar nga miopi intelektuale tė ēasteve qė pėr kėte komb qenkan tė shumtė e tė gjatė.
Por edhe idhujt nuk duhen kritikuar tepėr,vetėm duhet thėnė ndoj e vėrtetė ndojherė aq sa ka mundesi; edhe borgjezia kompradore qė qortojnė klasikėt e ML nė veprat e tyre, pamvarsisht se sa shumė ose sa pak fajtorė, ishin tė detyruar nė njė far kuptimi, nga e brėndshmja e tyre e nga e jashtmja e realitetit, ndėrgjegjet janė personale.
Prandaj idhujt mund tė kenė ndonjė justifikim sa njė gjethe fiku o sa reputacjoni i tyre, por qytetari gjithsesi duhet ta njohė tė vėrtetėn, duhet tė jetė vigjilent dhe i pėrgjegjshėm, tė jetė i qartė nė mendje
tė tij duke mos harruar shprehjen e fabulės popullore Bane Zot anderr sepse mund ta paguaj shtrejt mendjefregizmin, shpejt ose vone.
E.Kaceli.
Krijoni Kontakt