Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave

    SOT RRETH ORE 13 NE SHESHIN KRYESOR TE QYTETIT TE ELBASANIT ( ne sheshin gensher ) komuniteti mysliman ka organizuar nje proteste ku kerkonin kthimin e pronave ketij komuniteti nga bashkia elbasan jane disa vende ne qytetin e elbasanit te cilat i takojne ketij komuniteti si sheshi i namasgjase dhe tre prona ne vende te dryshme te qytetit ku ky komunitet kerkon te ndertoje xhami . por mos marrja ne konsiderate e bashkise per keto kerkesa beri qe sot ata te benin faljen e drekes ne mes te qytetit ne shenje proteste
    merrnin pjese nje numer i konsiderueshem besimtaresh te cilet u falen ne mes te qytetit

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    ELBASAN/ Myslimanėt takim me prefekten dhe pėrfaqėsuesin e qeverisė

    Kthimi i pronave, Myftinia akuzon pushtetin lokal

    Artan Leka

    ELBASAN – Korrupsioni nė pushtetin lokal ngadalėson procesin e kthimit tė pronave tė Myftinisė. Tė paktėn kėshtu e ka cilėsuar pėrfaqėsia e myslimanėve tė Elbasanit, zvarritjen e kėtij procesi, gjatė takimit qė patėn dje me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muēa dhe kryetarin e Komitetit tė Kulteve nė Kryeministri, Rasim Hasanaj. Dje, Muēa dhe Hasanaj kanė udhėtuar drejt Elbasanit pėr tė ndaluar protestat e lajmėruara nga besimtarėt myslimanė dhe Myftinia e kėtij rrethi pėr ēėshtjen e kthimit dhe kompensimit tė pronave.


    Takimi
    Kreu i KMSH-sė, Selim Muēa dhe kryetari i Komitetit tė Kulteve, kanė dashur tė realizojnė njė takim tė ngushtė pune me prefekten e Elbasanit, Mimoza Hasekiu. Por kanė hasur nė rezistencėn e pėrfaqėsuesve tė Myftinisė Elbasan, tė cilėt kanė kėmbėngulur tė jenė tė pranishėm nė kėtė takim. Duke u shprehur se ka iniciuar njė takim tė ngushtė pune me prefektin, kryetari i Komitetit tė Kulteve nė Kryeministri, Hasanaj, ka kėrkuar qė nė kėtė takim tė mos jenė prezent disa pėrfaqėsues tė Myftinisė, madje edhe mediat. Pas pėrfundimit tė takimit, Hasanaj deklaroi shkurt dhe prerė se “nė kėtė takim u bisedua pėr kthimin ligjor tė pronave tė myslimanėve”.


    Deklarata
    Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muēa dhe myftiu i Elbasanit, Agim Duka, i kanė dėrguar njė deklaratė Kryeministrit Berisha dhe Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Nė kėtė deklaratė, mes tė tjerash shkruhet se “z. Kryeministėr nė zbatim tė urdhėresave qė keni dhėnė pėr tė luftuar korrupsionin nė shkallė Republike, nė ēdo instancė tė pushtetit qendror, ekzekutiv dhe gjyqėsor, ju shprehim pėrgėzimin tonė. Por konstatojmė me keqardhje korrupsionin qė po bėhet pėr sa i pėrket pronave tė KMSH-sė, nga instancat qė merren me kėtė problem”. Ndėrsa thuhet se nė tė gjitha komisionet e kthimit tė pronave nė tė 12 prefekturat, ky proces po pengohet qėllimisht pėr tė pėrfituar nė kurriz tė pronave tona, persona tė tjerė tė paligjshėm. “Ne i bėjmė apel pushtetit vendor nė Elbasan dhe i kėrkojmė ndihmė Kryeministrit tė Republikės qė tė ndėrhyjė nėpėrmjet institucioneve vartėse, qė tė ndalohen punimet pėr aq kohė sa tė shprehet Agjencia e Kthimit tė Pronave nė Tiranė, ku kemi bėrė ankimimin dhe po qe e nevojshme edhe nga gjykata”, thuhet nė deklaratė. “Nėpėrmjet kėsaj deklarate i kėrkojmė Kryeministrit tė na rezervojė kohė pėr t’u takuar pėr problemet e pronave tė institucionit tonė”, mbyllet deklarata.

    Myftinia Elbasan
    Agim Duka u shpreh se, “nė kėtė takim u bisedua pėr zgjidhjen e problemit tė kthimit tė pronave tė komunitetit mysliman. Pėr kėtė qėllim ėshtė kėrkuar edhe ndėrhyrja e prefektes sė Elbasanit, pasi nga komisionet e kthimit tė pronave dhe nga pushteti lokal po hasen mjaft pengesa”.

    Pronat
    Myftinia e Elbasanit ka pasur nė pronėsi tė saj mbi 200 prona, nė tė cilat pėrfshihen xhami, varreza, troje, dyqane, magazina, medrese, hane, shtėpi, ullishte etj. Deri tani ėshtė kthyer Namazjaja e cila ėshtė hipotekuar, xhamia e Pazarit e njohur pėr t’u kompensuar dhe dy-tre prona tė tjera. Nė Komisionin Vendor tė Kthimit tė Pronave, Myftinia ka 12 dosje tė dorėzuara qė nuk janė shqyrtuar, me pretendimin se dokumentet e pronėsisė tė dala nga AQSh-ja nuk janė ligjore. Myftinia Elbasan ėshtė pronare e njė prone prej 210.000 m2 nė lagjen “Alejdine”, ku sot pėrfshihen parku “Rinia”, pjesėrisht stadiumi, sheshi pėrballė tij deri tek “Gorga”. Harta e vitit 1938 nėpėrmjet simboleve fetare i pasqyron qartė kufijtė e kėsaj prone.

    Tirana Observer

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
    Komuniteti Musliman
    Myftinia Elbasan

    Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirbėrėsit


    Myftinia e Elbasanit ėshtė informuar nga qytetarė tė ndryshėm elbasanas, herė pas here, se gjatė punimeve qė kryhen pa leje, nė ish tregun e harixhinjve pranė stadiumit, ish varrezat e mėdha tė muslimanėve, bashkė me transportimin e dheut janė pėrdhosur dhe eshtrat e tė parėve tanė. Myftinia Elbasanit bėri disa verifikime dhe konstatoi se kėto informacione rezoltuan tė sakta.

    Deklaratė pėr shtyp

    Myftinia e Elbasanit pėrmes kėsaj komunikate pėr shtyp bėn me dije organet shtetėrore dhe mbi tė gjitha opinionin publik elbasanas, se kėto ditė nė qytetin tonė ka ndodhur njė ngjarje pa precedent, pėrdhosja e ish-varrezave tė vjetra tė qytetit, tė cilat gjenden aktualisht nė rrethinat e stadiumit tė qytetit.
    Si pasojė e ndėrtimit tė njė kompleksi pallatesh shumėkatėshe janė gėrmuar dhe shkulur eshtrat e qytetarėve tė vjetėr tė Elbasanit, e gjyshėrve dhe e stėrgjyrshėrve tė elbasanasve tė sotėm, tė atyre qė e kanė bėrė tė nderuar dhe tė kulturuar kėtė qytet.
    Myftinia Elbasanit nė kėtė rast bėhet dhe zėdhėnėsve e mbarė qytetarėve tė kėtij qyteti, tė cilėt pėr shkak tė fitimeve tė njė grushti personash qė as kanė lidhje me kėtė qytet, u kėrkon tė mos heshtin e ta konsiderojnė thjeshtė cėshtje teknike.Firma e ndėrtimit e huaj greke, me nėnshtetėsi dhe kombėsi joshqiptare i hedh dhe i pėrdhos eshtrat e tė parėve tanė shqiptarė nė plehra, ndėrsa shteti i tyre kėrkon ti nderojė eshtrat e bashkėshtetasve tė tyre duke i ngritur varre nė Pėrmet. Kjo nuk ėshtė cėshtje teknike, por ėshtė cėshtje morali dhe kulture.Zhvillimi nuk mund tė ndodhė duke zhdukur tė kaluarėn dhe duke pėrdhosur tė vdekurit.Nėse do tė lejojmė pėrdhosjen e tė vdekurve kemi hapur rrugėn pėr poshtėrimin dhe barbarizmin e tė gjallėve.




    Ky veprim i bisneseve tė demokracisė ėshtė dhe mė i rėndė se zhvendosja e varrezave nė vitin 1959, nga regjimi komunist, i cili pa rregull dhe pa sistemim dosido dhe parespektin e duhur, realizoi formalisht rivarrimin e tė vdekurve tė zhvarrosur.Kurse sot nuk bėhet fjalė as pėr zhvarrosje dhe as pėr rivarrime, por pėr shkelje eshtrash, ngarkime me makina tė tonazhit tė madh dhe flakjen e tyre nė mbeturinat e qytetit pėr tė shuar zjarret e ndezura sipas urbanistikės ose tė hedhura gjatė rrugės nacionale Elbasan-Librazhd duke krijuar panik dhe frikė tek banorėt e kėtyre rrethinave.

    I bėjmė thirrje Prefektes, Kryetarit tė Bashkisė, Prokurorisė dhe Policisė ndėrtimore tė ndėrhyjnė pėr bllokimin e kėtij skandali dhe tė vėnė para pėrgjegjėsisė autorėt e tij. I bėjmė thirrje opinionit publik elbasanas qė tė sensibilizohet e tė kėrkojė tė drejtat e tė parėve tė tyre pėr tė mos u cėnuar dinjiteti i tyre nė varre.Nėse nuk protestojnė as pėr kėtė, atėherė fisnikėria e kėtij qyteti ėshtė seriozisht e provokuar dhe e vėnė nė rrezik.Nėse do tė pranojmė sė pėrvec tokės edhe tė vdekurit merren me tapi, atėherė ky qytet do tė pranojė pėsimin e tij kulturor dhe shpirtėror. Nuk ėshtė vonė qė kjo padrejtėsi dhe pėrdhosje e madhe tė ndreqet, sepse pėr njė popull tė qytetėruar nderimi i tė vdekurve ėshtė kusht pėr bashkėjetesėn e kulturuar tė tė gjallėve.

    --Myftiu
    Agim Duka



    “Pronat, ose ndezem me protesta gjithe Shqiperine”

    E Premte, 11 Gusht 2006
    Selia vendore e Komunitetit Mysliman deklaron se ka ne plan te zhvilloje tubime demonstrative ne te gjithe vendin, ne shenje proteste per ate qe e cilesojne zvarritje e papranueshme e kthimit te trojeve. Qeveria zbarkon ne Elbasan, ne nje takim urgjent

    ELBASAN - Myftinia Elbasan shton presionin per pronat mbi qeverine. “Nese nuk kthehen pronat e Komunitetit Mysliman protestat do te ndizen ne te gjithe Shqiperine”. Keshtu, kercenimi i Myftinise Elbasan eshte pershkallezuar dje, pas protestes per pronat te qindra besimtareve myslimane te zhvilluar para pak ditesh, ne sheshin kryesor te ketij qyteti. Qeveria duket se e ka vleresuar zemerimin e myslimaneve dhe per kete qellim, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Selim Muca dhe kryetari i Komitetit te Kulteve ne Kryeministri Rasim Hasanaj kane realizuar dje, nje takim me prefekten e Elbasanit Mimoza Hasekiu.

    Mosmarreveshja

    Kreu i KMSH-se, Selim Muca dhe kryetari i Komitetit te Kulteve kane dashur dje, te realizojne nje takim te ngushte pune me prefekten e Elbasanit. Por ata kane hasur ne rezistencen e perfaqesuesve te Myftinise Elbasan, te cilet kane kembengulur te jene te pranishem ne kete takim. Duke u shprehur se ka inicuar nje takim te ngushte pune me prefekten, kryetari i Komitetit te Kulteve Rasim Hasanaj, ka kerkuar qe ne kete takim te mos jene te pranishem as perfaqesues te myftinise dhe as mediat. Gjithsesi pjesemarrja e myftinise nuk u arrit te shmangej. Pas perfundimit te takimit, Hasanaj deklaroi shkurt dhe prere: "Ne kete takim u bisedua per kthimin ligjor te pronave te myslimaneve".

    “Mbeshtetje ne vend”

    Myftiu i Elbasanit Agim Duka u shpreh se “kemi mbeshtetjen e myslimaneve ne te gjithe vendin, per kthimin sa me pare te pronave te ligjshme”. Ai shtoi se se ne takimin me perfaqesuesin me te larte te qeverise per kultet, u bisedua per zgjidhjen e problemit te kthimit te pronave te komunitetit mysliman. Per kete qellim eshte kerkuar edhe nderhyrja e prefektes se Elbasanit pasi nga komisionet e kthimit te pronave dhe nga pushteti lokal po hasen mjaft pengesa. Myftiu i Elbasanit theksoi se do te ndiqen te gjithe rruget demokratike per kthimin dhe kompensimin e pronave te myslimaneve dhe se ne kah te tyre, jane besimtaret nga i gjithe vendi.

    Myslimanet elbasanas, jane shprehur se jane te vendosur ne kerkesat e tyre dhe se do t’i perfitojne me ligj pronat e tyre. Ata jane shprehur se do t’i drejtohen shkalleve te gjyqesorit brenda dhe jashte vendit, pasi ceshtja e pronave sipas tyre, eshte edhe nje nga kushtet e vena nga Bashkimi Evropian per integrimin e vendit ne kete organizate. Fatos Salliu

    DEKLARATA

    Myslimanet: Kerkojme takim urgjent me Kryeministrin

    Ne fund te axhendes se tij ne Elbasan, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Selim Muca dhe Myftiu i Elbasanit Agim Duka, i kane derguar nje deklarate Kryeministrit Berisha, si dhe Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ne kete deklarate mes te tjerash shkruhet:

    "Z.Kryeminister ne zbatim te urdheresave qe keni dhene per te luftuar korrupsionin ne shkalle Republike, ne cdo instance te pushtetit qendror ekzekutiv dhe gjyqesor, ju shprehim pergezimin tone. Por konstatojme me keqardhje korrupsionin qe po behet per sa i perket pronave te KMSH-se nga instancat qe merren me kete problem. KMSH eshte mjaft i indinjuar lidhur me problemin e kthimit dhe Kompensimit te Pronave te tij, problem i cili po zvarritet pa kufi duke iu mohuar e drejta per kthimin e pronave te ligjshme. Ne te gjitha komisionet e Kthimit te Pronave ne te 12 prefekturat, ky proces po pengohet qellimisht per te perfituar ne kurriz te pronave tona, persona te tjere te paligjshem. Rast konkret se fundmi jane edhe pronat e Myftinise Elbasan. Myftinia e Elbasanit ka pasur ne pronesi te saj mbi 200 prona ne te cilat perfshihen xhami, varreza, troje, dyqane, magazina, medrese, hane, shtepi, ullishte, etj. Deri tani eshte kthyer Namazgjaja e cila eshte hipotekuar, xhamia e Pazarit e njohur per t’u kompensuar dhe dy-tre prona te tjera. Kemi kater dosje te ankimuara ne Komitetin Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ku akoma nuk na eshte sjelle pergjigje. Ne Komisionin Vendor te Kthimit te Pronave Myftinia ka 12 dosje te dorezuara qe nuk jane shqyrtuar me pretendimin se dokumentet e pronesise te dala nga AQSH-se nuk jane ligjore. Zvarritjet disavjecare per ne jane me pasoja te renda ekonomike pasi ne pronat tona po ndertohen vila, dyqane e pallate. Me dokumente te plota sic i kerkon edhe ligji 9235 date 29.7.2004., Myftinia Elbasan eshte pronare e nje prone prej 210.000 metra katrore ne lagjen ‘Alejdine’, ku sot perfshihen ‘Parku Rinia’, pjeserisht stadiumi, sheshi perballe tij, deri te ‘Gorga’. Harta e vitit 1938 nepermjet simboleve fetare i pasqyron qarte kufijte e kesaj prone. Por prej tre vjetesh nga KKKP ne Elbasan marrim vetem pergjigje negative. Arsyetimi naiv i punonjesve te kesaj agjencie ben te besosh ose ata jane te paafte, ose jane te korruptuar pasi dihet mire se mbi pronat tona, po behen ndertime te paligjshme. Ne i bejme apel pushtetit vendor ne Elbasan dhe i kerkojme ndihme Kryeministrit te Republikes qe te nderhyje nepermjet institucioneve vartese qe te ndalohen punimet per aq kohe sa te shprehet Agjencia e Kthimit te Pronave ne Tirane, ku kemi bere ankimimin dhe po qe e nevojshme, edhe nga gjykata. Nepermjet kesaj deklarate i kerkojme Kryeministrit te na rezervoje kohe per t’u takuar per problemet e pronave te institucionit tone".





    Pronat e myslimanėve, nisin protestat nė Elbasan

    E Premte, 14 Korrik 2006
    Myftinia konfirmon zhvillimin sot, pėr herė tė parė, tė njė tubimi paqėsor tė besimtarėve myslimanė, nė sheshin kryesor tė qytetit. Kėrkohet rikthimi i shumė trojeve, nė zona tė lakmueshme urbane. Reagimi i Komisionit tė Kthimit tė Pronave

    ELBASAN - Besimtarėt myslimanė hidhen nė protesta, pėr njohjen e pronave tė tyre. Pėr herė tė parė, njė tubim i tillė do tė nisė nga sheshi kryesor, nė qendėr tė qytetit Elbasan. Lajmi bėhet i ditur nga Myftiu i Elbasanit Agim Duka. Ai i tha dje “Korrierit”, se janė ftuar tė gjithė besimtarėt myslimanė dhe mė gjerė, qė tė jenė pjesėmarrės nė kėtė tubim. Shkak pėr ndėrmarrjen e kėtij vendimi ka qenė mosnjohja e pronave tė Komunitetit Mysliman dhe nė mjaft raste, tjetėrsimi i tyre. Myftinia Elbasan ka tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm pėr kėto prona. “Ne jemi pajisur me tapi tė vjetra tė Komunitetit Mysliman, qė figurojnė edhe nė regjistrat e vjetėr themeltarė. Ndėrsa nė raste tė tjera, disponojmė vėrtetime tė faktuara juridike”, thotė Duka. Por sipas tij, janė hasur pengesa nga pushteti vendor dhe nga instanca mė tė larta. “Endemi nė procese gjyqėsore dhe nuk marrim pronat, qė na takojnė me ligj. Gjatė kėsaj periudhe kemi konstatuar parregullsi dhe shkelje flagrante, abuzime dhe korrupsion, mbivendosje tė pronave, tjetėrsime”, tregon myftiu, duke shtuar se nė mjaft raste kanė dalė pronarė tė rinj mbi pronat e tyre.

    Aktualisht nė mjaft prona tė Komunitetit Mysliman, lulėzojnė biznese dhe janė ndėrtuar pallate shumėkatėshe. “Me pronat e myslimanėve, janė pasuruar tė paligjshmit dhe ne endemi nėpėr gjykata dhe zyra burokratėsh”, thotė Myftiu, duke siguruar se “kemi vendosur tė sensibilizojmė Qeverinė dhe tė gjitha strukturat pėrgjegjėse, duke zhvilluar njė tubim proteste, nė sheshin kryesor tė Elbasanit”. Tubimi do tė zhvillohet sot, pas faljes sė xhumasė dhe protagonistė tė tij, do tė jenė besimtarėt e tetė xhamive tė qytetit. “Nėse nuk marrim pėrgjigje pozitive, ne do tė vazhdojmė protestat, me tė gjitha mjetet demokratike", siguron Myftiu i Elbasanit. Nė Elbasan, numėrohen troje tė tė paktėn 35 xhamive tė qytetit, ende tė parikthyera. Shumė troje tė tjera, nė zona tė lakmuara urbane, gjithashtu nuk janė rimarrė nga Myftinia e Elbasanit.

    F.Salliu

    http://www.korrieri.com/index.php?k=4


    Muslimanet gjate protestes ne Shesh
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 12-08-2006 mė 08:19

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Car pronash behet fjale ketu?! Te isha une as nje pellembe toke. Jo besimtare por zhvates ordiner jane ata qe kerkojne te pervetesojne parqet publike e vende te tjera qe ju perkasin te gjitheve. Per ca e duan truallin komunitetet fetare? Kane Kisha e Xhamia plot, apo kerkojne ta shnderrojne veten te pasur me leke dhe jo te pasur me zot?! Sic thashe, jo vetem qe sdo ju ktheja gje por do ju zvogeloja ne maksimum edhe ate qe e kane ''zaptuar'' tashme!

  5. #5
    Ēfarė pronash? Nė bazė tė cili legjislacioni tė cilit vit?

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Car pronash behet fjale ketu?! Te isha une as nje pellembe toke. Jo besimtare por zhvates ordiner jane ata qe kerkojne te pervetesojne parqet publike e vende te tjera qe ju perkasin te gjitheve.
    Po te njihje historikun e komuniteteve fetare ne vend, nuk do beje komentet e mesiperme. Komunitetet fetare ne vend kane patur pronat e tyre, prona te dhuruara nga vete besimtaret me te cilat keto komunitete siguronin pavaresine e tyre ekonomike dhe mbulonin shpenzimet e tyre. Dhe problemi i rikthimit te pronave eshte nje problem madhor per te gjitha komunitetet fetare ne vend, pasi te gjitha qeverite e tranzicionit shqiptar u kane dhene me shume perparesi pronave te individeve se atyre te komuniteteve fetare. Protesta e muslimaneve, orthodhokseve e katolikeve, eshte me vend kur vjen fjala tek pronat.

    Ēfarė pronash? Nė bazė tė cili legjislacioni tė cilit vit?
    Me cilin legjislacion te duash ti, te kohes se perandorise bizantine, te kohes se perandorise otomane, te kohes se pavaresise, te kohes se monarkise, te kohes se pushtetit popullor.

    Kushdo qe deshiron te shohi komunitete fetare ne vend te pavarura nga influencat e huaja ekonomike, mbeshtet rikthimin e pronave. Fale ketyre pronave, historikisht, keto komunitete fetare kane mbajtur veten ne kembe financiarisht duke mbuluar shpenzimet e tyre. Kthimi i pronave eshte shpresa e vetme e komuniteteve fetare ne vend per pavaresi ekonomike. Kjo dhe kontributet e besimtareve jane dy burimet kryesore te te ardhurave te komuniteteve fetare ne vend. Ashtu si shume nga ato prona u jane dhuruar apo blere nga vete besimtaret ne shekuj.

    Albo

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Po te njihje historikun e komuniteteve fetare ne vend, nuk do beje komentet e mesiperme. Komunitetet fetare ne vend kane patur pronat e tyre, prona te dhuruara nga vete besimtaret me te cilat keto komunitete siguronin pavaresine e tyre ekonomike dhe mbulonin shpenzimet e tyre. Dhe problemi i rikthimit te pronave eshte nje problem madhor per te gjitha komunitetet fetare ne vend, pasi te gjitha qeverite e tranzicionit shqiptar u kane dhene me shume perparesi pronave te individeve se atyre te komuniteteve fetare. Protesta e muslimaneve, orthodhokseve e katolikeve, eshte me vend kur vjen fjala tek pronat.
    As nuk dua ta njoh me shume kete ''historikun'' sepse qendrat e qyteteve tona sduhet ti poshtoje zhurma veshcaro-shurdhuese e Hoxhes apo kumona (kembana) e kishes. Pastaj sa per egzistence, mjaftojne te hollat qe japin besimtaret sepse spo ndertojne rruge e hidrocentrale, te cilat kane harxhime te medha. Thjesht me ato leke merr rrogen e tij hoxha, apo mos do te thuash qe lane qimet (e kokes) duke ndihmuar njerzit qe kane nevoje per nje kafshate buke? Disa ''shoqata'' te huaja kane ndihmuar por i qofshin fale propagandes anti-zot te stilit Neperke! Nuk eshte krim qe qendres se Elbasanit ti hiqet lulezimi dhe ti vendoset vyshkja? Nuk eshte krim qe ne qender te Shkodres ka vdekur lulishtja dhe eshte ringjallur fantazme xhamia?

    Protesta? Po. Ok, keni 10 minuta kohe per tu ''c'turmuar'', perndryshe IFA-t e atyre te pashkolleve dhe drejt ne destinacion!

    Pastaj ti je i zhgenjyer nga qe shteti nuk i paska dhene perparesi pronave te ''fetareve'' por individeve, te cilet sigurojne direkt te ardhurat, pra pjesemarrje ne jete dhe jo ''filozofi'' qe me mbane zoti mua sepse objektet fetare i kemi plot!!!!

    Albo, dukesh qe je fetar por zoti eshte i fundit. Ti ke ecur ne jete pa ndihmen e tij, pervec asaj (ndihmes!) ''teoriko-nostalgjiko-enderr e bukur''!

    Komunitetet fetare bejne mire te rrine urte sepse vetem percarje sjellin, plus kemi probleme te tjera plot.

    Dhe ne fund:
    Nje individ ben padrejtesi,
    por jo nje shtet dhe disa qeveri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fenomeni : 12-08-2006 mė 21:33

  8. #8
    Kushdo qe deshiron te shohi komunitete fetare ne vend te pavarura nga influencat e huaja ekonomike, mbeshtet rikthimin e pronave.
    Po tė donim tė shikonim, fillimisht, pastaj si.

    Se pse nuk e kuptoj asnjėherė kėtė punėn e botės "sė brendshme" qė kėrkon ēdo gjė ta kryejė nė botėn "e jashtme"... Le tė fillojnė njė herė t'iu frekuentojnė ato prona qė kanė se s'po gjejnė me ē'ti mbushin...

  9. #9
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    “Firma ndėrtuese po dėmton varret”

    Myftiu i Elbasanit: Grekėt po na zhvarrosin gjyshėrit tanė

    NDERTIMI
    Ka mbi dy muaj qė nė
    sheshin ngjitur me
    stadiumin e futbollit tė
    qytetit, nė vendin e ishtregut
    tė romėve, kanė
    nisur gėrmimet pėr
    ndėrtimin e tri kullave
    shumėkatėshe

    POLICIA
    Ndėrtimorėt pohojnė
    se firma greke nuk ka
    zbatuar plotėsisht ligjin
    e urbanistikės sė
    qytetit, ndaj ēėshtja
    ėshtė nė gjykatė dhe
    pezullimi nuk ka lidhje
    me varrezat

    KERKESA
    Dy ditė mė parė, nė
    Elbasan shkoi edhe
    myftiu i Tiranės, Selim
    Muēa, i cili u takua me
    pėrfaqėsues tė
    pushtetin vendor, ku u
    diskutua pėr ēėshtjen
    e pronave

    PROTESTA
    Njė muaj mė parė,
    2 mijė besimtarė
    myslimanė dolėn nė
    sheshin e qytetit dhe
    kėrkuan kthimin e
    pronave, qė iu janė
    marrė qė nė kohėn e
    diktaturės


    Myftinia e Elbasanit duket se nuk do tė reshtė kėrkesat e saj pėr tė pėrfituar me ēdo lloj mėnyre pronat qė pretendon se i ka tė ligjshme. Dy ditė pas njė proteste me shkrim, dėrguar edhe Kryeministrit Sali Berisha, dje ka vijuar me njė tjetėr deklaratė pėr shtyp, nė formė proteste ndaj institucioneve dhe apeli ndaj opinionit qytetar elbasanas. “Bėjmė me dije organet shtetėrore dhe mbi tė gjitha opinionin elbasanas, se kėto ditė nė qytetin tonė ka ndodhur njė ngjarje e pa precedent, pėrdhosja e ishvarrezave tė vjetra tė qytetit, tė cilat gjenden aktualisht nė rrethinat e qytetit tonė”, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė Myftinisė. Sipas deklaratės tip qarkoreje, thuhet se, “nė kėtė shesh ku po ndėrtohen njė kompleks pallatesh shumėkatėshe, janė gėrmuar dhe shkulur eshtrat e gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve elbasanas tė sotėm, tė atyre qė e kanė nderuar dhe kulturuara kėtė qytet”. Nė fakt, ka mbi dy muaj qė nė sheshin ngjitur me stadiumin e futbollit tė qytetit, nė vendin e ish-tregut tė romėve, mbi njė tokė private, kanė nisur gėrmimet pėr ndėrtimin e tri kullave shumėkatėshe nga njė firmė greke. Sipas informacioneve, firma greke “HAS” ėshtė e regjistruar si person juridik nė kryeqytet, ku njėri nga aksionerėt e saj ėshtė shqiptar dhe nisjen e punimeve e ka bėrė pas lejes nė bashkinė e qytetit tė Elbasanit dhe “vulėn” pėrfundimtare ia ka dhėnė KRT-sė sė qytetit tė Elbasanit, me firmėn e kryebashkiakut Ardian Turku. Ndėrkohė, dje ėshtė konfirmuar se kėsaj firme ndėrtimore, qė konsiderohet kryesisht e huaj, i ėshtė dhėnė njė urdhėr pezullimi pėr punimet, nga ana e policisė ndėrtimore tė Elbasanit. “Ne kemi bėrė njė akt bllokimi tė kėsaj firme, jo pėr shkak tė pretendimeve se nga gėrmimet janė nxjerrė edhe eshtra tė varrezave tė vjetra, porse kjo firmė nuk ka zbatuar plotėsisht ligjin e urbanistikės sė qytetit dhe ēėshtja ėshtė nė gjykatė”, ka deklaruar kreu i ndėrtimorėve nė Elbasan, Klevis Kosova. Nga ana tjetėr, Myftinia e Elbasanit ka kohė qė pretendon dhe kėrkon me forcė rifitimin e tė drejtės sė pronėsisė, qė sipas saj ka qenė dhe duhet tė mbetet pronė e komunitetit mysliman tė qytetit tė Elbasanit, sikurse i bashkėngjiten edhe shumė kėrkesa tė tjera po pėr kėtė qėllim. Nė fakt, sipėrfaqja qė pretendohet nga ana e Myftinisė, ėshtė tokė nė pronėsi tė njė qytetari elbasanas, e njohur me ligj dhe tapi tė rregullta, i cili nuk ka pranuar tė komentojė asgjė nga ajo ēka pretendohet nga ana e Myftinisė nė pronėn e tij. Ndoshta kjo e fundit ka gjetur tjetėr argument pėr tė pėrligjur edhe shpirtėrisht kėrkesėn e saj mbi tė drejtėn e pronėsisė, atė tė tė bėrit publik tė dhunimit tė varrezave tė vjetra. Sipas drejtuesve tė Myftinisė, firma qė nuk ka as nėnshtetėsi dhe as kombėsi shqiptare, po i hedh eshtrat e tė parėve elbasanas te vendi i plehrave tė qytetit ngarkuar me kamionė dhe shteti hesht. “Nėse nė Pėrmet u blenė eshtrat me pare nga priftėrinjtė grekė, nė Elbasan po i hedhin eshtrat e shqiptarėve nė Shkumbin, apo te vendi i plehrave tė qytetit”, vazhdon deklarata e myslimanėve elbasanas. Veprimi nė fjalė, sipas Myftinisė, ėshtė dhe mė i rėndė se ai i viteve 1959, kur diktatura bėri zhvendosjen e njė pjese tė varrezave tė vjetra tė kėtij qyteti. Deklarata pėrfundon me thirrjen qė i bėhet prefektes sė Elbasanit, bashkisė, prokurorisė dhe policisė ndėrtimore, qė secili institucion, brenda kompetencave tė veta, tė ndėrhyjė pėr pezullimin e ndėrtimit dhe dėnimin e shkaktarėve tė dhunimit tė varreve dhe hedhjes sė eshtrave jashtė qytetit nė tokė tė hapur. “Nėse do tė pranojmė, se pėrveē tokės edhe tė vdekurit merren me tapi, atėherė ky qytet do tė pranojė pėsimin e tij kulturor dhe shpirtėror”, ka deklaruar myftiu i Elbasanit, Agim Duka, pėr tė shtuar mė pas se “nuk ėshtė vonė qė kjo padrejtėsi dhe pėrdhosje e madhe tė ndreqet, sepse pėr njė popull tė qytetėruar, nderimi i tė vdekurve ėshtė kusht pėr bashkėjetesėn e kulturuar tė tė gjallėve”, ēka mund tė nėnkuptojė kultivimin e revoltės te komuniteti mysliman, jo vetėm pėr tė drejtat mbi pronat, por dhe pėr ruajtjen me fanatizėm tė varrezave tė tė parėve tė tyre.


    Gazetashqip
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Legjion
    Ēfarė pronash? Nė bazė tė cili legjislacioni tė cilit vit?
    Ne baze te ligjit te administrimit te vetvetes sikurse ke ti drejte te kesh prone dhe nje shoqate , firme komunitet mund te kete prona te cilat sherbjne per te mbuluar shpenzime, vetfinancuar, paga, etj.

    Per dijeni Komuniteti musliman shqiptar eshte i pasuri numer 2 ne shqiperi per pasuri te palujteshme mbas shtetit sipas deklratave te nenpunesve te kjetij komuniteti.

  11. #11
    E kam parasysh, se pasuria tė ndihmon nė aparatin e dėgjimit dhe nė ndjeshmėrinė nervore epidermike. Dmth sa mė i pasur tė jesh aq mė mirė e dėgjon zotin e aq mė shumė afrohesh pranė tij - Allahut me kėt rast, se mos i ngel hatri vellezėrve bizantinė, ata s'kanė prona dhe s'po kėrkojnė gjė, sa larg zotit qė duhet tė jenė, Jahvehut me kėt rast se mos ju ngel hatri juve.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    As nuk dua ta njoh me shume kete ''historikun'' sepse qendrat e qyteteve tona sduhet ti poshtoje zhurma veshcaro-shurdhuese e Hoxhes apo kumona (kembana) e kishes.
    Trego respekt per besimtaret qe edhe ata besimtaret te respektojne ateizmin tend. Dhe nese kujton se je duke shprehur "patriotizem" me keto qe shpreh me lart, une te them qe je ne nje linje mendimi me Enver Hoxhen qe e futi Shqiperine e shqiptaret ne librin Gines si shteti i vetem i veteshpallur ateist ne bote!

    Pastaj sa per egzistence, mjaftojne te hollat qe japin besimtaret sepse spo ndertojne rruge e hidrocentrale, te cilat kane harxhime te medha.
    Kur nuk di, pyet qe te mesosh dhe mos jep mendime per gjera qe nuk di. Komunitetet fetare ne vend, ofrojne sherbime shoqerore qe as vete shteti shqiptar nuk i ofron: jetimore, menca per te vobektet, spitale e qendra spitalore, ndihma ne raste fatkeqesish natyrore, kampe verore per femije, ndihma ne ushqime e te holla per familje te vobekta. Flas per komunitetin tim orthodhoks, se ate musliman nuk e njoh. Keto jane shpenzime mbi ato te shpenzimeve te mbajtjes ne kembe te nje kleri.

    Disa ''shoqata'' te huaja kane ndihmuar por i qofshin fale propagandes anti-zot te stilit Neperke! Nuk eshte krim qe qendres se Elbasanit ti hiqet lulezimi dhe ti vendoset vyshkja? Nuk eshte krim qe ne qender te Shkodres ka vdekur lulishtja dhe eshte ringjallur fantazme xhamia?
    Krim eshte ai krimi 30 vjecar, i mohimit te lirise se besimit dhe ngritjes se nje bote shpirterore te cdo shqiptari. Ky eshte krimi i te gjitha krimeve, prej te cilit vuan edhe ti. Mbase ne Shqiperi nuk duhet te kete asnje besimtar e asnje komunitet fetar ne menyre qe Fenomeni ta beje gjumin rehat!

    Pastaj ti je i zhgenjyer nga qe shteti nuk i paska dhene perparesi pronave te ''fetareve'' por individeve, te cilet sigurojne direkt te ardhurat, pra pjesemarrje ne jete dhe jo ''filozofi'' qe me mbane zoti mua sepse objektet fetare i kemi plot!!!!
    Une zhgenjehem nga shteti dhe nga "nacionalistet e rruges" qe nga njera ane jane te paret te akuzojne komunitetet fetare per "influenca te huaja" dhe nga ana tjeter nuk u japin atyre ate qe u takon qe eshte burimi i vetem jetik i pavaresise se tyre ekonomike. Une zhgenjehem nga injoranca e njerezve qe kujtojne se tranzicioni shqiptar eshte shoqeror e politik, por harrojne ate tranzicionin kryesor, tranzicionin shpirteror qe eshte burimi i vitalitetit shoqeror e politik.

    Albo, dukesh qe je fetar por zoti eshte i fundit. Ti ke ecur ne jete pa ndihmen e tij, pervec asaj (ndihmes!) ''teoriko-nostalgjiko-enderr e bukur''
    Jam une fetar apo je ti i pafe?! Une ndihmen e Perendise e kerkoj ne cdo fryme qe marr pavaresisht se mund te jetoj ne Amerike e mes gjithe te mirave. E veshtire te kuptohet nga mendja e nje njeriu qe beson tek "mendja e vet" dhe tek "forcat e veta" apo jo?! Ky eshte problemi yt e jo i imi.

    Komunitetet fetare bejne mire te rrine urte sepse vetem percarje sjellin, plus kemi probleme te tjera plot.
    Komunitetet fetare jo vetem qe kane nje te drejte kushtetuese qe ta thone fjalen e tyre te lire ne cdo kohe, por je ti qe duhet ta mbyllesh gojen e ti degjosh me vemendje, pasi ato komunitetet fetare, kane me shume ndikimin ne jeten shoqerore e politike te vendit se sa kujton ti. Dhe perpara se qeveria te marri ne shqyrtim kerkesat e sindikatave te ndryshme qe kane vetem disa qindra punetore, ben mire te marri edhe kerkesat e komuniteteve fetare qe kane me qindra mijera besimtare.

    Dhe ne fund:
    Nje individ ben padrejtesi,
    por jo nje shtet dhe disa qeveri.
    Kujt ia tregon keto gjepura, komuniteteve fetare ne vend qe u dogjen, pushkatuan, internuan, poshteruan, vodhen, nga pushteti popullor i Partise e shokut Enver?!

    Albo

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Komunitetet fetare jo vetem qe kane nje te drejte kushtetuese qe ta thone fjalen e tyre te lire ne cdo kohe, por je ti qe duhet ta mbyllesh gojen e ti degjosh me vemendje, pasi ato komunitetet fetare, kane me shume ndikimin ne jeten shoqerore e politike te vendit se sa kujton ti. Dhe perpara se qeveria te marri ne shqyrtim kerkesat e sindikatave te ndryshme qe kane vetem disa qindra punetore, ben mire te marri edhe kerkesat e komuniteteve fetare qe kane me qindra mijera besimtare.





Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •