Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Rragata: Yje deshin, yje ju dhashė! - Lasgush Poradeci

    Yje deshin, yje ju dhashė!

    Pikėrisht kur kujton se njeh e di gjithēka pėr njė mjeshtėr tė madh, qoftė kjo thėnė a shkruar nga tė tjerė apo prej kėrkimit vetiak, atėhere dhe pikėrisht atėhere nė labirinthet e dijes tė regėtin njė dritėz e vogėl qė shuhet e ndizet, humbet e rishfaqet, shpėrfillėse dhe tunduese, tėrheqėse dhe sfiduese.
    Po ashtu si drita qė na vjen prej burimesh qė njohim edhe kjo dritėz vjen prej njė burimi tė njohur, tė zakonshėm; po kjo dihet! – kėrcen me padurim Arsyeja, shkurt, shkoqur, shqip: “*** deshin, *** ju dhashė!” nuk ka nevojė pėr koment, kjo dihet!
    Sa herė nė pėrsiatjet e mia ndeshesha me kėtė thėnie tė Lagushit, pranoja pa vėrtetim arsyetimin zyrtar, i cili si ēdo gjė qė pasohet nga zyr&co ėshtė i pėrkohshėm, por nga ana tjetėr nuk mundja tė kapja dritėzėn. Duke shkruar njė trillim banal nė vargje, vura re se njė fjalė, fjala kyē tek citimi i mėsipėrm, ishte yjėzuar, po, nė vend tė ēdo gėrme ishte njė yll, ylli qė ndodhet nė ēdo tastierė kompjuteri. S’mė bėri pėrshtypje ēensura kompjuterike (kjo dihet!), por befas, papritur, u kthejllova se ajo dritėza e vogėl mė ishte ulur nė pėllėmbė tė dorės dhe unė, shpejt, e mbylla dorėn: errėsirė; e hapa ngadalė: dritėza mė ngrohu sytė. Si vogėlushi kur kap xixėllonjėn e parė dhe rend t’ja tregojė botės mrekullinė e atij burimi drite fshehur nė njė kandėr tė zakonshem dhe unė po rend ti tregoj botės mrekullinė e njė burimi drite nė njė thėnie ... oh:
    *** deshin, *** ju dhashė! Yje deshin, yje ju dhashė! *** deshin, *** ju dhashė! Yje deshin, yje ju dhashė!
    Vallja e yjeve ngrihet para syve tė mi, merr qiejt e paanė tė botėve, me atė qė i prin i qeshur, qė mė zgjat njė shami lotėsh mua tė turpshmit aty bisht edhe mė thotė: Dridhe nipēe, dridhe!
    Por, unė s’mund ta ndjek. Vallja e yjeve ėshė sa e mrekullueshme aq e lodhshme, pėr aq sa ajo zgjatet, unė zvogėlohem, ndrojtja ime ėshtė njė vizė nė boshtin e hovit tė saj, prandaj dal prej histerisė poetike (histerie tė kontrolluar sugjeroi Borgesi) dhe ulem me kėmbė nė tokė po me vallen e yjeve nė sy.
    Si nuk tė ka shkuar ndėrmend mė parė Arsye e dashur?
    Komunistėt nuk donin peozi. Nėse po, ata donin qė ato tė shkruheshin pėr ta sipas tyre. Por komunistėt nuk donin ***. Aq mė pak tua jepte poeti. Ata tė vrisnin.
    Pamė sfondin dhe e vumė nė plan tė parė, thamė “ja kjo ėshtė tabloja”, harruam kryesorin, portretin, ju shmangėm vėshtrimit tė syve poetikė qė na ndoqi kudo, vezullimit tė tyre, nuk mundėm tė marrim mesazhin e duhur jo aq tė fshehur prej gjeniut sesa tė errėsuar prej prozhektorėve politikė nė muzeun e ngurtė tė botės ku jetojmė.
    Tė dashur lexues tė Lasgushit, ky ishte mesazhi i mjeshtrit pėr ju:
    Yje deshin, yje ju dhashė!
    wrong verb

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    jashtzakonisht shume me pelqeu, gjetja, shtjellimi, gjithcka.

    bravo!!!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Bukur...shume bukur...!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anėtarėsuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168
    Eh Lasgushi, ndjeste paste...I paarritem ne boten shpirterore te tij!

    "Perendim i vagelluar,mbi liqerin pa kufi;
    po perpahet dalngadale,nje pelhure si nje hije...
    neper mal e nder lendina shkrumb i nates qe po bie;
    duke zbritur qe nga qielli..,dalngadale po beher fir`....etj etj.."
    -Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Poezi nga lasgush Poradeci
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2012, 07:52
  3. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07
  4. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •