Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ç'është Krishti?








    Ç'është Krishti?


    Mitropoliti i Nikopolit

    Meleti


    Përktheu: Vasil Petro Xhaferi






    Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë


    Botohet me bekimin e Fortlumturisë së Tij,
    Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,
    +Anastasit

    Titulli i origjinalit: "Ti Ine o Hristos?"

    Mitropoliti i Nikopolit

    Meleti

    Prevezë 1989
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-07-2006 më 23:16

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Hyrje

    a) Veprimtaria e mendimit
    1. Njeriu është qenie që mendon. Mendimi është veprimtaria jonë bazë, prandaj filozofi De Kart ka thënë: Cogito, ergo sum (mendoj, pra ekzistoj).
    Me mendimin e tij njeriu kërkon të gjejë të drejtën. Dhe mendimi i tij, duke mos pranuar dhe duke dyshuar, duke gjykuar dhe duke kontrolluar, shkon drejt së drejtës, drejt së vërtetës.
    2. Mendimi është një veprimtari e njeriut. Dihet që veprimtaritë kanë një qëllim. Zbatimi i tyre jashtë këtij qëllimi çon në shtrembërim.
    b) Shtrembërimi i mendimit
    1. Le të marrim një shembull:
    Sistemi i tretjes, te njeriu, vepron dhe ka për qëllim mbajtjen e tij në jetë dhe në gjendje të shëndoshë. E bashkëlindur me arritjen e qëllimit është edhe kënaqësia. Por mjerë nëse ajo bëhet qëllim në vetvete, sepse atëherë ndodh shtrembërimi i brendshëm psiqik, që të çon në dëmtim të shëndetit dhe të jetës, me zmadhime të mundshme të deformimeve të jashtme (grykësia, të dehurit, alkoolizmi) dhe shkaktimin e sëmundjeve (të sheqerit, tensionit, kolisterinës... etj).
    2. Nëpërmjet mendimit kërkohet e drejta dhe e vërteta , duke gjykuar, duke kontrolluar dhe duke mos pranuar.
    Por shumë herë mendimi në vend që të kërkojë, mbetet në shfaqjet e veprimtarisë së tij (gjykim, dyshim, mospranim, hetim) dhe madje kthehet në qëllim në vetvete. Atëherë mendimi shtrembërohet dhe njeriu përfundon skepticist (d.m.th. njeri që nuk pranon asgjë, pa ditur përse) dhe sofist (d.m.th. një vrasës i dialogut, që bisedon sikur ka për qëllim të vetëm të çojë bashkëbiseduesin në qorrsokak).
    3. Me skepticizmin njerëzit drejtohen në një det të pafund pasigurish.
    c) Dy gjëra janë të dyshimta
    1. Të gjitha janë të dyshimta thonë skepticistët. Por nuk kanë të drejtë.
    Ekzistojnë dy gjëra, që nuk janë fare të dyshimta, për të cilat nuk mund të dyshojnë as skepticistët më të këqinj.
    - Njëra është se njeriu mendon (e bukur dhe magjepsëse)!
    - E dyta është se njeriu do të vdesë (e hidhur dhe e tmerrshme)!
    Kanë këto të dyja ndonjë lidhje ndërmjet tyre? Mund të mbruhen bashkë dhe të bëhen bukë?
    - Po, - përgjigjet filozofi i madh Blez Paskal.
    Le ta zëmë se unë zgjidh të gjitha problemet e botës: luftarake, shkencore, astronomike, matematike, politike, por nuk mund të zgjidh problemin e vdekjes. Nuk mund të përgjigjem çfarë bëhet pastaj! Dhe në këtë gjendje vjen vdekja!
    Ja pra vdes!
    shkaktimin e sëmundjeve (të sheqerit, tensionit, kolisterinës... etj).
    2. Nëpërmjet mendimit kërkohet e drejta dhe e vërteta , duke gjykuar, duke kontrolluar dhe duke mos pranuar.
    Por shumë herë mendimi në vend që të kërkojë, mbetet në shfaqjet e veprimtarisë së tij (gjykim, dyshim, mospranim, hetim) dhe madje kthehet në qëllim në vetvete. Atëherë mendimi shtrembërohet dhe njeriu përfundon skepticist (d.m.th. njeri që nuk pranon asgjë, pa ditur përse) dhe sofist (d.m.th. një vrasës i dialogut, që bisedon sikur ka për qëllim të vetëm të çojë bashkëbiseduesin në qorrsokak).
    3. Me skepticizmin njerëzit drejtohen në një det të pafund pasigurish.
    c) Dy gjëra janë të dyshimta
    1. Të gjitha janë të dyshimta thonë skepticistët. Por nuk kanë të drejtë.
    Ekzistojnë dy gjëra, që nuk janë fare të dyshimta, për të cilat nuk mund të dyshojnë as skepticistët më të këqinj.
    - Njëra është se njeriu mendon (e bukur dhe magjepsëse)!
    - E dyta është se njeriu do të vdesë (e hidhur dhe e tmerrshme)!
    Kanë këto të dyja ndonjë lidhje ndërmjet tyre? Mund të mbruhen bashkë dhe të bëhen bukë?
    - Po, - përgjigjet filozofi i madh Blez Paskal.
    Le ta zëmë se unë zgjidh të gjitha problemet e botës: luftarake, shkencore, astronomike, matematike, politike, por nuk mund të zgjidh problemin e vdekjes. Nuk mund të përgjigjem çfarë bëhet pastaj! Dhe në këtë gjendje vjen vdekja!
    Ja pra vdes!
    Në qoftë se i kam të gjitha problemet pa zgjidhur dhe kam zgjidhur problemin e vdekjes, do të luaj ndonjë rol, do të veproj keq në çastet e mia të fundit mosnjohja e problemeve politike dhe shkencore të botës moderne"?(1)
    2. Një psikolog - kërkues i madh i mistereve të brendshme të njeriut thotë:
    - Njëqind vjet kënaqësi, nuk mund të barazohen me një minutë ankthi jetësor.
    Një proverbë popullore thotë:
    Fund i mirë, të gjitha mirë!
    Fund i keq, të gjitha keq!
    Pra, problemi i vdekjes nuk është i thjeshtë. Eshtë shumë serioz. Problemi më serioz në botë.
    3. Andre Mallro shkruan:
    Në një kongres të Partisë Komuniste Franceze në dhjetëvjeçarin 1930-1940, ndërsa një shok zhvillonte programin e partisë dhe të ardhmen e tij, e ndërpret një pyetje ankthi:
    - Po me vdekjen, çfarë do të bëhet, shokë?
    - Vërtet, shokë, njerëz të gjithë botës, çfarë do të bëhet me vdekjen?
    Andre Mallro na thotë se kjo pyetje mbeti pa përgjigje.(2) Dhe si të mos mbetej? Çfarë të thoshin për këtë temë
    marksistët? Të përsëritnin edhe njëherë : E hidhur vdekja, e pashpresë?
    4. Problemi i vdekjes është problem serioz në botë. Dhe, për pasojë, duhet të filloj ta kërkoj. Duhet para së gjithash, të merrem me të
    - Mirë, të kërkoj! Dhe çfarë do të gjej? Sa kërkojnë! Por asgjë nuk gjejnë! Të filloj të kërkoj për të humbur kohën time?
    Këto fjalë janë fjalë të cekëta, fjalë pesimiste, shprehin frikë, jo veprimtari.
    Me një mendim të tillë asgjë nuk do të shkonte përpara.
    Le të shikojmë si duhet të përgjigjemi.
    ç) Kërkimi
    Përgjigjja është e mirë atëherë kur nën dritën e logjikës, shpreh interesat e njeriut.
    1. Një përgjigje të tillë na jep Paskali që thotë: "Njerëzit ndahen në tri kategori:
    - Në ata që nuk kërkojnë dhe, natyrisht, nuk gjejnë! Këta njerëz çoroditen nga gjykimi më i thjeshtë (ngaqë nuk interesohen për zgjidhjen e një problemi kaq serioz) dhe të pafatë (e kështu nuk gjejnë zgjidhjen e tij).
    - Në ata që kërkojnë, dhe nuk gjejnë.
    Këta njerëz janë logjikë (ngaqë kërkojnë), por të pafat (ngaqë nuk gjejnë).
    - Në ata që kërkojnë, dhe gjejnë!
    Këta njerëz janë logjikë dhe me fat. Logjikë, se kërkuan dhe kontrolluan, dhe me fat, se gjetën: më të madhen llotari.
    Për këto fjalë Paskali këshillon:
    Kërko! Kërko sa të mundesh më shumë!
    Mund të mos gjesh. Mund të mos shkosh në kategorinë e tretë, të jesh logjik dhe me fat.
    Por mund të gjesh dhe të bëhesh kështu njeri vërtet i sukseshëm.
    Dhe atëherë patjetër do të kesh një fitim shumë të madh: Nuk do t'i përkasësh kategorisë së parë, nuk do të jesh i çoroditur.
    Shkurtimisht, duke përmbledhur sa u tha më lart, Blez Paskali thotë:
    - Kërko sa të mundesh. Po gjete, do të gjesh gjithçka. Po nuk gjete, jo vetëm që nuk do të kesh humbur gjë, por do të kesh fituar diçka. Do të kesh më shumë përvojë. Do të jesh bërë më logjik, më i ditur, më tokësor dhe më i mençur.
    A ka tregtar në botë, që nuk do të merrte përsipër, me të tilla kushte (po fitoi, fiton gjithçka, po s'fitoi nuk humb asgjë dhe fiton përvojën) çfardo ndërmarrje që t'i propozonin"? (3)
    2. Logjika dhe përvoja thonë:
    • Kërko! Kërko sa më shumë që të mundesh!
    • Kërko sa më thellë që të mundesh! Dhe këshilla e Kishës thotë:
    • Kërko!
    Nxënësit, që dyshoi, Krishti i tha ta prekte. Pasi të kontrollosh nuk mund të dyshosh më
    Kisha jo vetëm nuk pengon kërkimin, por lavdëron Krishtin duke kënduar:
    • "Gëzohesh duke kontrolluar edhe ti që je miqësor". Në këtë nxit Thomanë.
    Kërkimi i temave të besimit është çështje e shenjtë, sepse hedh dritë në temën e vdekjes.
    d) Rreziku i pelagodhromisë (Me dredha)
    Nuk mjafton të kërkojmë. Duhet të kërkojmë drejt. Në këtë pikë duhet të këmbëngulim veçanërisht, sepse shumë kërkojnë, por jo drejt. Shkojnë në mal për peshk dhe në det për lepuj.
    Çfarë kuptojmë?
    Nuk është e drejtë të fillojmë kërkimet tona me kontrollin e mendjes së çdonjërit, që të shikojmë çfarë thotë se është Krishti. Do të ishte sikur t'i binim detit kryq e tërthor (pelagodhromia). Dihet, se çdo njeri ka një mendje. Dihet se njeriu e ndryshon mendimin lehtë, kaq lehtë sa të thonë: "Pesë grekë, pesëdhjetë mendje". Kaq mendje jo t'i kontrollojmë nuk arrijmë në jetën tonë, por as t'i mësojmë nuk mundemi.
    e) Si fillojmë?
    Për këtë fillojmë kërkimin tonë nga mendimi i Krishtit për veten e Tij.
    Fillojmë të mendojrnë për Të:
    • Patjetër, di diçka më mirë nga të tjerët për veten e Tij.
    • Patjetër, di diçka më shumë nga të tjerët për veten e Tij.
    • Patjetër, mendimi i Tij, për veten e Tij (pozitiv ose negativ), është më i rëndësishëm nga mendimi i të tjerëve (për të).
    Dhe vazhdojmë duke kontrolluar logjikisht, duke u bazuar në të dhënat e shkencave të ndryshme, pikëpamjet e tyre mohuese.
    f) Kërkim, besim dhe dashuri
    Kërkimi nuk është në kundërshtim me besimin. 1.Dikur Jisuin e pyeti një çifut (hebre): - Mësues, cila këshillë është më e madhe? U përgjigj Krishti:
    - Dashuro Zotin, Perëndinë tënd!
    • me gjithë zemrën tënde,
    • me gjithë shpirtin tënd,
    • me gjithë mendjen tënde

    Disa kufizohen të dashurojnë Perëndinë vetëm shpirtërisht, vetëm me zemrën e tyre, pa u interesuar qe besimi i tyre të ndriçojë mendjen e tyre!
    Ky qëndrim nuk është i drejtë.
    - Kemi zemër të dashurojmë.
    - Kemi "shpirt" (këtu - dëshirë), të zgjedhim dhe të vendosim.
    - Por kemi mendje, që duhet të mbushet me dritë dhe me vërtetësi, që të ndriçojë qenien tonë.
    2. Vetëm kështu veprimet e zemrës dhe të shpirtit tonë do të jenë të mbushura me dritë.
    Vetëm kështu mund:
    • Ta dashurojmë gjithmonë sa më shumë(me gjithë zemër).
    • Ta ndjekim deri në vdekje(me gjithë shpirt).
    • Pa na lëkundur asgjë(me gjithë mendjen).
    Që të dashurojë dikush Perëndinë drejt, duhet që mendja, shpirti e zemra të jenë në harmoni ndërmjet tyre.
    Nuk është e mundur (por dhe s'lejohet) që:
    • të tjera të më urdhërojë zemra(= ta dashuroj Zotin)
    • të tjera të mendojë mendja ime, që asnjëherë nuk u interesova që ta mbush me dritën e Perëndisë.
    3. Si do ta mbush mendjen dhe zemrën me dritën e Perëndisë?
    Do ta shikojmë më poshtë.




    1. Janakopillu Ioil, kristianizmi - logjik Kallamatë 1953, faq. 73-74
    2. Ohimi Niko "Mjerimi i të qenit Grek" - Athinë 1981, bot. 1l, faq. 80-81
    3. Janakopullu, Ioil faq. 74-75
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-07-2006 më 23:47

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI A

    Çfarë na thotë shkenca?

    a) Zbatimi i gabuar
    Në ditët e sotme u zhvilluan ndjeshëm shkencat e përpikta. Ky zhvillim udhëhoqi botën në një qëndrim të çuditshëm, por edhe në një keqkuptim. Çdo gjë, që vinte nga një shkencëtar në fushën e fizikës, bëhej verbërisht e pranueshme. Çdo gjë, që dikush nga pëfaqësuesit e shkencave të përpikta thoshte se nuk vërtetohej "shkencërisht", e kundërshtonin si të gënjeshtërt, si diçka që nuk ia vlen të tregosh asnjë kujdes. Le të marrim dy shembuj:
    a) Në një universitet një pedagog jepte filozofinë. Një student për ta provokuar e pyeti:
    - Ato që na thoni, mund të na i vërtetoni shkencërisht?
    - Me metodat e shkencave të përpikta sigurisht jo, përgjigjet pedagogu. - Nuk jam as ...kimist, as...fizikant!
    Studentët qeshën me të.
    Atëherë i thanë: "Përse qëndrojmë kaq orë dhe flasim për këtë temë dhe humbasim kohën?" Mos të duket se mund të besojmë çdo gjë që dëgjojmë? "Beso dhe mos kontrollo" do ta bëjmë?
    Përse folën kështu?
    Besonin verbërisht në një mendim, që e quanin shkencë b) "Një prift udhëtonte me aeroplan dhe në bisedë me bashkudhëtarin që kishte në krah, foli për Krishtin. U përpoq ta bindte se është Perëndi dhe Shpëtimtari ynë. Një tjetër bashkudhëtar që e dëgjoi, ndërhyri:
    - Pater, - i tha, - nuk do të doja të isha në vendin tënd!
    - Përse?
    - Eshtë e mundur, pater ta vërtetosh atë shkencërisht?
    Duke luajtur budallanë, prifti pyeti:
    - Domethënë...
    - Domethënë?
    - Vërtet, atëherë ç'bëjmë? Do ta shikojmë poshtë.

    b) Zbatimi i drejtë
    1. Bëjnë dallime. I ndajnë gjërat sipas temave. Pa një dallim të tillë, a mund të ekzistojë një mendim serioz dhe të zhvillohet një bisedë serioze?
    Pra, tjetër është përpunuesi i lëkurëve, tjetër këpucari, tjetër dermatologu, tjetër libralidhësi, tjetër gjykatësi i krimeve. Të gjithë këta kanë diçka të njëjtë: Të gjithë merren me "lëkurë", por secili me "lëkurë" të ndryshme nga këndvështrime të ndryshme dhe mbështeten në shkenca krejtësisht të ndryshme. Për këtë fjalë, për të njëjtin objekt, kanë mendime të ndryshme. Duhet të dallojmë mendimet e tyre. Të gjitha vlen t'i shikojmë. Por secilën nga këndvështrimi i saj.
    • Mjerë, në qoftë se flasim për dermatologjinë mjekësore dhe marrim si specialistnjë përpunues lëkurësh ose ndonjë këpucar.
    • Mjerë në qoftë se për kurimin e një sëmundjeje dermatologjike, mbështetemi në njohuritë që kanë këpucarët dhe lëkurëpunuesit.
    • Mjerë atyre, nëse përpunuesit e lëkurës marrin si këshilltar të specializuar në zanatin e tyre, kryetarin e gjyqit, me mendimin e drejtë se, nga të gjithë ata që merren me lëkurë, ai është më i dituri!
    2. Edhe më. Tjetër është astronomi, tjetër astrologu, tjetër fshatari që shikon yjet për të parashikuar nëse do të bjerë shi apo jo, dhe tjetër është fallxhorja që thotë fatin. Të katër diçka dinë! Por, mjerë ti, nëse për largësinë ndërmjet yjeve, që maten me "vite drite" pyet fshatarin dhe për fatin tënd astronomin!
    • Fatkeqësisht sot, me gjithë shtimin e njohurive dhe me zhvillimin e arritur, shumë kanë mbetur të paditur. Ata nuk dinë të dallojnë cila shkencë merret me temën, të cilën ata trajtojnë, as se cilën metodë duhet të ndjekin nëse duan të arrijnë në përfundim të rëndësishëm dhe të vërtetë.
    3. Tregojnë se perandori i Romës, Onori (395 - 423) pas Krishtit, kishte një papagall, të cilit i kishte vënë emrin "Romë". Ky papagall e kënaqte mjaft perandorin. Dhe për këtë Onori e donte shumë "Romën" e tij. Një ditë një nëpunës i lartë i shtetit, pasi e përshëndeti Onorin, tha me shprehje të mërzitur:
    - Ah, mbreti im, iku Roma jote!
    - Çfarë, ngordhi? - pyeti me ankth Onori.
    - Qetësohu, mbreti im! Ajo "Romë" është mirë dhe këndon, por unë nënkuptoj Romën tonë të mjerë, që dalëngadalë po shuhet.
    • Çfarë ndryshimi ka ndërmjet njërës Romë dhe tjetrës!
    • Sa keqkuptime tragjike krijohen, kur nuk interesohemi të bëjmë dallimet që duhen (1)
    c) Çfarë është shkenca?
    1. Profesori i njohur i Universitetit të Harvardit, Xheims Konafiti (James Conanti) shkruan:
    Shkenca është një zinxhir nga shfaqja dhe ndërtime teorike, që dalin si përfundim i vrojtimeve dhe i eksperimentimeve që shkencëtari të mund të mbështetet në to, për të bërë të tjera vrojtime dhe eksperimente.(2)
    Shikoni çfarë thotë! Që të kemi shkencë nuk mjafton që diçka të jetë përfundim i eksperimentit ose i vrojtimit. Duhet edhe të mbështetemi në të.
    Me cilën mënyrë shkencëtarët kontrollojnë nëse mund të mbështeten në të ose jo? Bëjnë eksperimente që i kontrollojnë! Në këtë bazohet metoda e shkencave fizike.
    2. Më thonë se vaji nuk tretet në ujë si vera. Unë atë nuk e kam parë. Dhe dua që ta vërtetoj. Marr një enë me ujë, hedh brenda pak vaj dhe vrojtoj:
    3. Vaji qëndron sipër ujit. Nuk tretet në ujë. Marr një pirun të madh dhe e përziej me shpejtësi sa më të madhe. Përfundimi zero. Vaji nuk tretet në ujë në asnjë mënyrë. Ky përfundim përbën një vëzhgim fizik.
    ç) Metoda historiko-gjyqësore
    1. Nuk flasim vetëm për kimi dhe për elektricitet, flasim edhe për gjëra të tjera. Më shumë nga të tëra flasim për veten tonë, për jetën tonë.
    Çfarë do të bëj kur do të dua të tregoj një ngjarje nga jeta ime? Si do ta vërtetoj se shërbeva në ushtri? Se studiova filozofi? Se dje bëra një shëtitje, se bisedova me dikë?
    Mund të vërtetoj diçka nga ato me metodën për të cilën folëm më lart?
    Eshtë e mundur të vërtetohet diçka që u bë në të kaluarën me diçka që do të bëhet në të tashmen? Jo!
    Përfundimi: Metoda e shkencave të përpikta përdoret për gjëra që kanë lidhje me jetën e njeriut. Atëherë çfarë të bëjmë?
    2. Për veprime që kanë lidhje me jetën e njeriut zbatohet një tjetër metodë, që quhet historiko-gjyqësore. Thuhet historike, sepse merret me veprime që kanë lidhje me historinë, që u bë në të kaluarën. Dhe gjyqësore, sepse sikur të ishte gjyq, nxjerr një vendim në bazë të fakteve, që i kontrolloi dhe i gjeti se ishin bindëse dhe të drejta (p.sh. librezë ushtarake me vulën e repartit dhe firmën e një oficeri të njohur).
    Sipas metodës historiko-gjyqësore një mendim është i drejtë:
    a) kur mbështetet në argumente serioze.
    b) kur nuk sjell kundërshtime historike të arsyeshme, bindëse (P.sh. arrestuan njërin si kriminel, vrasës, në periudhën e Luftës Civile, por shpejt e liruan, sepse vërtetoi me dokumente serioze, se atëherë ishte fëmijë dhe ishte jashtë shtetit).
    d) Faktet
    1. Për vërtetimin e një dukurie historike kemi tre lloje faktesh:
    a) tregimet gojore
    b) tregimet e shkruara
    c) tregimet e vërteta
    Me metodën historiko-gjyqësore mund të vërtetoj se dola shëtitje, se në mëngjes piva qumësht, se në Kishë bisedova përzemërsisht me priftin.
    2. Për tema historike metoda e shkencave të përpikta nuk ka asnjë vlerë. Eshtë fare e pavlefshme.
    Vërtetomë me metodën e shkencave të përpikta:
    • Ekzistoi Uliam Shekspiri?
    • Ishte kryengritës Martin Luter King?
    • Ishte i zgjuar Alqiviadhi?
    • Ishte i drejtë Aristoteli?
    • Ishte filozof Sokrati?
    • Ishte Lenini komunist?
    • Ishte grua e mirë Sofia Vembo?
    Të gjitha këto pyetje janë jashtë fushës së vërtetimeve fizike. Nuk mund të vërtetohen:
    • as me mjetet e kimisë
    • as me të astronomisë
    • as me të elektricitetit
    Pyetjet e mësipërme mund të kontrollohen me metodën historiko-gjyqësore.
    3. Metoda historiko-gjyqësore përputhet plotësisht me bazat fillestare të krishterimit se: vlera ka vetëm ajo që njeriu pranon vetë dhe fare lirshëm. Për këtë Krishterimi do që çdo njeri të gjykojë dhe të kërkojë.
    Të kërkojë!
    Por jo dhe të çoroditet. Kërkimi nuk është çoroditje.
    e) Ç'është çoroditja shkencore?
    • Tregomë Perëndinë me teleskop!
    • Tregomë shpirtin me teleskop!
    • Tregomë me eksperimente kimike nëse është i njëjtë i biri me babanë.
    Me të drejtë kryeprifti Nikollai Debutatof shprehet në mënyrë ironike:
    - Nëse do të përdorësh kiminë dhe teleskopin për Krishtin, përdori më përpara tek Aleksandri i Madh dhe tek Napoleoni. Dhe i sigurt për vërtetësinë e metodës tënde, eja ta zbatosh edhe tek Krishti(3).
    f)Përfundimi
    e) Marksisti rus Juri Srender shkruan: "Kuptimi i jetës gjendet në besimin e thellë te njeriu, në forcat e tij, në përparimin shkencor. Besoj në një të ardhme të ndritur, që e ndërtojnë njerëzit".
    Sigurisht, 70 vjet përpjekjesh që të ndërtohet e "ardhmja e ndritur" nga njerëzit me njohuri shkencore, vërtetoi se ky mendim marksist ishte një gabim.
    Por, më paradoksi është se edhe vetë Juri Srendier, duke vazhduar skepticizmin e dukshëm për drejtësinë e mendimeve të tij, bën vërrejtjen me vlerë:
    "Dëshira se shkenca është e vërtetë dhe se e vërteta shkencore është diçka e padiskutueshme, përbën formë tipike idhujtarie! Dhe është e tmerrshme të ndryshojmë aq lehtë shkencën nga organ i analizës kritike, d.m.th. nga metodë serioze për të kontrolluar drejtësinë e mendimeve të ndryshme, në vegël dhe organ shtytjeje dhe pranimi të detyruar të mendimeve"(4)
    Të lumtë Juri! Të lumtë!
    Përdorimi i shkencës për çfarëdo propagandë përbën çnderim të shkencës.









    1. Debutatof, Niko. Bogosozvanie. Ed. Platina Calo 1975, f. 151 (rusisht)
    2. Conant James. Science and Common Sense. New Haven 1951. P. 25.
    3. Debutatof. N. f. 151.
    4. Srender Juri. Nauka - istoçnjik znanjija ose Suverii (shkenca -burim njohnrish, por edhe disidemonia) Novij Mir (Bola e Re) Moskë 1969 vëll. 10 (rusisht)
    Marrë nga libri i Arkipeshkopit-----------(------) Moskovskij razgavor Besnert Nju Jork 1972 f. 108-111
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-07-2006 më 00:22

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI B

    Çfarë do të kërkojmë?

    A) Studioini Shkrimet e Shenjta
    1. Jisu Krishti jetoi ne tokë afërsisht para 2000 vjetësh. Kjo do të thotë se të vërtetën rreth Tij mund ta gjejmë vetëm me metodën historiko-gjyqësore: Duke kërkuar (seriozisht, por edhe çiltërsisht) të dhëna, që na japin dëshmitarë seriozë për Të.
    • Dëshmitarë seriozë janë ata që tregojnë fakte. Dëshmitarët më seriozë janë ata, që vetëshikojnë dhe vetëdëgjojnë, ata që kanë përvojë të njëjtë për atë që tregojnë. Ata që dëgjuan nga të tjerët janë më pak të besueshëm.
    • Dëshmitarët nuk janë fare të besueshërn, kur shprehin vetëm mendimin e tyre. Mendim mund të ketë secili. Nuk kanë asnjë vlerë mendimet, që janë në kundërshtim me ato që dëshmitarët vetëshikues dhe vetëdëgjues na i japin si ndodhi, si të vërteta objektive.
    2. Për Krishtin kemi dëshmi:
    • Nga burime pagane (Plini, Taqitos, Sueton), dëshmitë janë të pakta dhe tregojnë vetëm se Jisu Krishti është person historik. Asgjë më shumë.
    • Nga burime izraelite janë Talmudet dhe Toledoth Jesua, libra të mëvonshëm rreth 3-12 shekuj, libra të shkruar me ndjenjë kundër Krishtit. Tregojnë se Jisu Krishti ekzistoi, se bëri shumë çudira të mëdha, se u kryqëzua, se u ngjall dhe përpiqen në të gjitha këto të japin shpjegimet e tyre.
    • Nga burime të krishtera dhe veçanërisht, nga Ungjijtë e Shenjtë, libra të shkruar nga vetëdëgjues dhe vetëshikues, japin për Krishtin të dhëna të pasura, që nëse janë të drejta, jemi të detyruar të bëjmë në jetë një kthesë të madhe koperniane dhe ta ndjekim me besim!
    3. Vetë Zoti ynë, Jisu Krishti, thotë për Shkrimet e Shenjta: "Ju studioni Shkrimet e Shenjta me përshtypjen se do të gjeni në to jetën e përjetshme. Por ky është gabimi juaj. Të përjetëshmen nuk do ta gjeni në Shkrimet e Shenjta, ju vetëm do të studioni Shkrimet e Shenjta. Jeta e përjetshme jam Unë. Nëse në Shkrimet e Shenjta nuk do të më gjeni Mua, nuk do të gjeni jetën e përjetshme. Rëndësia e madhe e Shkrimeve të Shenjta qëndron në atë se flasin për Mua dhe japin dëshmi për Mua. Të studioni Shkrimet e Shenjta, për të më gjetur Mua! Sepse vetëm atëherë do të gjeni jetën e përjetshme".
    4. Për këto fjalë, nga që japin dëshmi për Krishtin në shekujt e fundit, vërtetësia e Ungjijve u vu në dyshim nga ateistë të ndryshëm. Thoshin: "Ato që thonë Ungjijtë nuk bëhen, janë legjenda, janë gënjeshtra, janë manipulime, që u bënë më vonë!" Atëherë kur nuk ekzistonin, vetëshikues, vetëdëgjues, sepse vetëshikuesit dhe vetdëgjuesit nuk e "duronin" ndryshimin e së vërtetës.
    Këto ide, nga shumë edhe në shumë forma, për një periudhë kohe ishin quajtur të mrekullueshme. Por kërkimet e shkencëtarëve seriozë detyrimisht i kundërshtuan dokumentat e mospranimit.
    5. Ja çfarë shkruan studiuesi i madh i historisë së kulturës botërore Will Durant(1):
    "Një nga veprimtaritë më të përhapura të mendimit bashkëkohor ishte "kritika e lartë" e Biblës, që ishte një sulm kundër origjinales dhe të vërtetës. Por, u kundërshtua nga ajo përgjigje heroike, që vërtetoi se bazat e besimit të krishterë janë historikisht të vërteta. Përfundimet janë shumë të mrekullueshme.
    Dhe mund të pranohen si kaq përparimtare, sa ka qenë dhe vetë krishtërimi.
    Argumentet e "Kritikës së lartë" sot janë shuar njëherë e përgjithmonë.
    6. Por kjo nuk do të thotë se u harruan. Ato vazhdojnë të qarkullojnë në libra me përmbajtje pa vlerë shkencore, gjithashtu nga goja në gojë nga "përparimtarët", që jetojnë një shekull prapa.
    - Po të studiosh Ungjijtë, - i thashë dikur një përparimtari, - do të shikosh çfarë është Krishti dhe do ta dashurosh.
    - Ungjijtë? Një libër i thjeshtë.
    - Njeriu nuk mjafton të ketë njohuri. Duhet të ketë edhe mendim, d.m.th. duhet të dijë nëse diçka që mëson është e drejtë apo jo.
    - Përndryshe...
    - Përndryshe?...
    • ...është gjysmë i mësuar. Dhe duke qenë kështu është më keq se injoranti! Pra ato që dëgjove ose lexove, i kontrollove? •Natyrisht...
    • Me çfarë kriteresh?
    • Kritere? Çfarë kriteresh?...
    • Po, janë të përcaktuara rreptësisht dhe përgjithësisht të pranueshme!
    7. Kriteret, me të cilat kontrollojmë një libër nëse është serioz dhe i saktë, janë:
    a) Kontrolli bibliografik
    b) Dëshmitë e jashtme.
    c) Dëshmitë e brendëshme.
    Le t'i ndjekim me durim që të jemi të sigurt në mendimin tonë.

    b) Kontrolli bibliografik
    1. Çfarë do të thotë shprehja "kontroll bibliografik"? Le ta zëmë se në një bibliotekë gjejmë një dorëshkrim të vjetër, që ende nuk është botuar dhe asnjeri nuk e di. Eshtë i mbushur me të dhëna, tregime dhe ide. Ç'qëndrim do të mbajmë? Do t'i pranojmë verbërisht? Apo do t'i përbuzim verbërisht? Duhet te kontrollojmë. E kemi për detyrë të kontrollojmë.
    • Ku u gjet ai libër?
    • Si arriti në duart tona?
    • Nga kush vjen?
    • Është origjinal? Është ai që e shkroi shkrimtari i tij? Apo është kopje?
    • Si kopje është shtrembëruar? Cilës periudhë i takon? Kontrolli i këtyre çështjeve quhet kontroll bibliografik.
    Si bëhet kontrolli bibliografik? Kur vërejmë se një shkrim është origjinal, ai shkrim quhet automatikisht i pastër dhe bibliografikisht serioz. Të tilla shkrime janë papiruset (letra vetjake të periudhës 100 para Krishtit - 500 pas Krishtit., që u gjetën në tokën e Egjiptit dhe u quajtën papiruse, se janë të shkruara në "papirus").
    Por librat e mëdhenj shpëtuan në dorëshkrime të kohëve të mëvonshme, që pas vitit 1500 pas Krishtit u botuan libra.
    Ku mbështetemi që të themi nëse një libër është serioz? Kontrollojmë:
    a) Sa dorëshkrime kodike kanë shpëtuar (sepse sa më shumë dhe nga vende të ndryshme të kenë shpëtuar aq më vështirë është të jenë ndryshuar).
    b) Sa të lashta janë kodet e shpëtuara (sa më afer kohës së shkrimit të librit, aq më e pamundur është të jenë ndryshuar në kopjime).
    A) Numri i kodeve
    a) Në ç'numër ruhen librat e Shkrimit të Shenjtë? 2500 kode përmbajnë gjithë Shkrimin e Shenjtë.
    (Dhiata e Re dhe Dhiata e Vjetër) 25000 kode përmbajnë pjesë të mëdha nga Shkrimi i Shenjtë (vetëm Dhiatën e Re). Nga vijnë këto kode? Nga gjithë bota e krishterë!
    b) Ç'vepra të shkrimtarëve të tjerë të lashtë kemi?
    Të Eskilit kemi 50 dorëshkrime.
    Të Sofokliut kemi 100.
    Të Tukididit vetëm 8.
    Të Plinit 200.
    Të Oratit 500.
    c) Pra, sipas numrit të kodeve, Shkrimi i Shenjtë mbizotëron në numër të pakrahasueshëm nga të gjithë librat e lashtë të shpëtuar.
    B) Lashtësia e kodeve
    a) Edhe sipas lashtësisë së kodeve Shkrimi i Shenjtë mbizotëron në numër të pakrahasueshëm.
    • "Historia" e Tukididit tregon ngjarjet e periudhës 460-400 para Krishtit. Nuk ruhet dorëshkrimi i Thuqididit. Ruhen vetëm 8 dorëshkrime, të gjitha të shkruara pas vitit 900 para Krishtit., d.m.th. të paktën 1300 vjet më vonë!...
    • "Poetika" e Aristotelit u shkrua më 343 para Krishtit. Kodi më i lashtë në "Poetikën" vjen nga viti 1200 pas Krishtit d.m.th. 1400 vjet më vonë!
    • Lufta galike e Jul Çezarit u shkrua në vitin 50 pas Krishtit. Ruhet në pak kode, që të gjitha u shkruan pas vitit 1000 pas Krishtit.
    I kundërshton njeri këta libra? Asnjë!
    • Dhiata e Re u shkrua ndërmjet viteve 50-70 pas Krishtit. Ruhen 25.000 kode. Më të lashtët (Sinaitiku, Aleksandriku dhe i Vatikanit) u shkruan rreth 250 vjet pas Krishtit, d.m.th. më pak se 200 vjet më vonë. Me fjalë të tjera: Nga ana e lashtësisë së kodeve Dhiata e Re është libri më serioz në botë.
    b) Pas Shkrimit të Shenjtë, i dyti për seriozitet, nga ana e kontrollit bibliografik, libër i lashtë është "Iliada" e Homerit.
    Ruhen 643 kode. Të gjithatë shkruara pas 1200 pas Krishtit, d.m.th. largësia midis shkrimit të "Iliadës" dhe shkrimit të kodeve i kalon 1800 vjetët.
    Me fjalë të tjera: Kodet e Dhiatës së Re janë rreth 1600 vjet më afër shkrimit të prototipit!
    Sipas ç'logjike duhet të pranojmë bibliografikisht "Iliadën" dhe të kundërshtojmë Ungjijtë apo të dyshojmë për to?
    c) Përfundimi: Nga ana e kontrollit bibliografik Shkrimi i Shenjtë (dhe veçanërisht Ungjijtë) është libri më serioz në botë.
    3. Le të shikojmë tani ç'thonë shkencëtarët e mëdhenj:
    • Uliam Ollbrajt (William Albright(1)) shkruan: Asnjë vepër e lashtësisë greko-romake nuk mbështetet aq fuqishëm në traditën dorëshkruese, sesa Dhiata e Re.
    Për Dhiatën e Re kemi shumë më tepër dorëshkrime të lashta nga ç'kemi për çdo shkrimtar tjetër klasik. Dhe dorëshkrimet më të vjetra të Dhiatës së Re, që ruhen, janë larg origjinalit të tyre vetëm dy shekuj.
    • Frederik Kenyon drejtor i muzeut anglez, që merret rregullisht me kontrollin bibliografik dhe quhet më i madhi në këtë fushë, shkruan: Kur largësia ndërmjet dorëshkrimeve dhe kohës së shkrimit të librit është shumë e madhe, kemi çdo të drejtë të kundërshtojmë vërtetësinë e tij.
    Por veçanërisht, për Dhiatën e Re nuk ekziston asnjë justifikim që të mos pranojmë se shkrimi që kemi nuk është origjinali.
    Poblemi i pastërtisë së librave të Dhiatës së Re është zgjidhur përfundimisht.(2)
    • John Harold Grenlee, specialist i Dhiatës së Re në gjuhën greke, shkruan:
    Kur shkencëtarët pranojnë si seriozë dhe origjinalë librat e klasikëve të lashtë, atëherë kemi të drejtë të theksojmë se Dhiata e Re është libri më serioz në të gjithë botën.(3)
    C) Dëshmitë e jashtme
    1. Dëshmi të jashtme quajmë çdo gjë, që nuk është shkruar brenda librit për të cilim flasim, por vijnë nga një libër tjetër, ose nga një njeri a nga tjetër burim informacioni (p.sh. nga zbulime arkelogjike) dhe ka lidhje me këtë libër. Të tilla dëshmi tëjashtme janë:
    a) Dëshmitë e shkrimtarëve të tjerë.
    b) Zbulimet arkeologjike.
    c) Rastësia e mundshme ose ngjashmëria me libra të tjerë. Le të shikojmë me radhë dëshmitë e jashtme:
    2. Në fillim le të shikojmë çfarë thonë në librat e tyre shkrimtarët e lashtë, që flasin për Ungjijtë.
    Këta janë Papia dhe Irineu.
    a) Papia, peshkop i qytetit të shenjtë Frigje, nxënës i shenjtorit Joan Teologut, rreth 130 pas Krishtit shkruan:
    I nderuari prifti Joan ndërmjet të tjerave, na tha këto:
    Marku shkon pas Petrit. Në Ungjillin e tij shkruan çfarë dëgjoi nga Ai. I përshkruan me saktësi dhe me besnikëri, por jo me radhë kronologjike të saktë, jo me radhën që u thanë fjalët e Krishtit dhe u bënë vepra e Tij. Dhe kjo, sepse ai vetë, kurrë nuk ndoqi Krishtin. As e dëgjoi ndonjëherë të jepte mësim. Më vonë u bë ndjekës i Petrit. Dhe, siç dimë, Petri bënte predikime të qarta praktike, pa u interesuar kurrë, që predikimi i tij paraqiste atë të Zotit tonë.
    Rrjedhimisht, nuk është gabimi i Markut që disa nga mësimet e Petrit i shkroi ashtu siç i kishte dëgjuar.
    Dhe këtë e bëri me qëllim, sepse nuk donte të hiqte asgjë, as të ndryshonte diçka nga ato që ai kishte dëgjuar nga Petri.(4)
    b) Shën Irineu, peshkop i Lugdunit që jetoi në vitet 177-204 pas Krishtit, shkruan:
    Ungjilli sipas Matheut, siç dini, u shkrua nga Matheu. E shkroi për hebrenjtë. Dhe natyrisht në gjuhën e tyre. E shkroi atëherë kur apostujt, Petri e Pavli, gjendeshin në Romë dhe ngrinin atje themelet e Kishës (d.m.th. në vitin 61-64 pas Krishtit).
    Pas vdekjes së të dy apostujve, Marku, nxënës dhe shprehës i qëndrimeve të Petrit, shkroi dhe ai Ungjillin, që përmban ato që predikonte Petri (viti 68 pas Krishtit). Në të njëjtën kohë shkroi Ungjillin edhe Lluka, që ishte bashkudhëtar i Pavlit. Llukai shkroi në Ungjill ato që predikonte Pavli (viti 68 pas Krishtit). Pak më vonë, d.m.th. atëherë që rrinte në Efesë (rreth 75 vjet pas Krishtit.), shkroi edhe Joani Ungjillin e tij. Joani ishte nxënës i dashur i Krishtit. Ishte ai që në darkën mistike ra në gjoksin e Jisuit(5)
    c) Shumë vështirë të gjejë njeri në bibliografinë botërore, tjetër libër me kaq e kaq dëshmi të jashtme për kohën e shkrimit, sa dëshmitë e Papias dhe të Irineut për Ungjijtë e Shenjtë.
    Le të shohim tani çfarë na thonë zbulimet arkeologjike.
    Joseph Free (Jozef Fri), arkeolog i shquar amerikan, thotë:
    Arkeologjia vërtetoi shumë dëshmi të Shkrimeve të Shenjta, madje edhe ato që mohuesit - kritikë i hidhnin poshtë si fare kundërhistorike dhe si të kundërta me ngjarjet historike(6)!
    F. Bruce, (F. Brus), tjetër arkeolog i shquar amerikan, shkruan:
    Kemi plotësisht të drejtë të themi se zbulimet arkeologjike e vërtetojnë Dhiatën e Re. Sot të gjitha pjesët e shkruara nga Apostoll Llukai, që më parë historianët i quanin jo të vërteta, falë dëshmive të jashtme të kërkimeve arkeologjike, janë pranuar plotësisht se janë të vërteta dhe serioze (7)
    A.N. Shenvin White (A. N. Sherin Uajt), kërkues i historisë së lashtë, shkruan:
    Sot zotërojmë kaq të dhëna, që na dokumentojnë se dëshmitë e Dhiatës së Re janë të vërteta.
    Sot çdo synim për të kundërshtuar të vërtetën historike, madje dhe më të pavlefshmen në Shkrimet e Shenjta, përbën zakon të keq dhe të turpshëm(8).
    Kundërshtimi i seriozitetit të historisë së krishterimit filloi nga njerëz me paragjykime, të cilat mbështeten në argumente që tregojnë pandershmëri.
    4. Përfundimisht, le të shohim çfarë thonë disa shkencëtarë me famë botërore në lidhje me dëshmitë e jashtme.
    a) Millar Burrows (Milar Barëus) i Universitetit Yale (Jal Sh. B. A) shkruan:
    Krahasimi i gjuhës së Ungjijve me gjuhën e papiruseve që vijnë nga shekulli i parë pas Krishtit, vërtetuan mendimin tim se librat e Dhiatës së Re u shkruan në shekullin e parë dhe arritën te ne, pa u asimiluar. Këto zbulime (papiruset e shekullit të parë) ngritën vlerën e besimit të Dhiatës së Re në sytë e shkencëtarëve(9)
    b) U. Ollbrajt (W.Albright), arkeolog biblik me famë botërore, shkruan: tani mund të mbështetim me siguri të plotë, se asgjë nuk na detyron të themi, se dhe vetëm një libër i Dhiatës së Re u shkrua pas vitit 80 pas Krishtit(10)
    Ollbrajt, shkruan qartë:
    Të gjitha librat e Dhiatës së Re u shkruan nga hebrenj të krishterë midis viteve 40-80 pas Krishtit dhe më saktë midis viteve 50-75 pas Krishtit"(10).
    c) Ser William Ramsay (Sër Uljam Ramsaj) siç thonë të gjithë, është arkeologu më i madh i botës.
    Për veprat e apostujve thoshte, se u shkruan pas vitit 150 pas Krishtit. Mendimin se u shkruan rreth 60 vjet pas Krishtit nuk e quante serioz dhe të denjë për t'i kushtuar kujdes. Por u detyrua të ndërrojë mendim. Çfarë e detyroi? Kërkimet arkeologjike të tij në Azinë e Vogël, ato që gjeti e detyruan të shpallte se:
    • Deri atëherë kishte bërë gabim.
    • Veprat e apostujve janë libra historikë të shkallës së parë Shkrimtari i tyre, apostulli Lluka, duhet të radhitet ndër shkrimtarët historikë më të mëdhenj të botës.
    • Të gjitha informatat, që na jep, janë plotësisht të sakta"(11)
    d. Sot të gjithë shkencëtarët pranojnë se të gjitha librat e Dhiatës së Re janë origjinalë. D.m.th. se u shkruan nga apostujt, emrat e të cilëve sillen midis viteve 50-80 pas Krishtit.
    • Kuptohet, se me këtë nuk janë në një mendje ata që bëjnë propagandë antikrishterë. Ata vazhdojnë të llomotitin në njerëz që nuk dinë çfarë ka gjetur shkenca, mendimet e shkrimtarëve të ndryshëm të shekullit të kaluar. Në këtë mënyrë punon dhe Jani Kordhatos (marksist-ateist), Marai dhe të tjerë.
    Ç) Dëshmitë e brendshme
    • 1. Të brendëshme quhen dëshmitë, që na jep për veten vetë libri.
    Dëshmitë e brendshme kanë rëndësi të veçantë, sepse u shkruan pa pasur parasysh problemet tona.
    Le të shikojmë.
    • Çfarë informatash na japin shkrimtarët e librave të Dhiatës së Re?
    • Dhe a kemi të drejtën të kundërshtojmë (të mos pranojmë të vërtetën e tyre?)
    2. Në Dhiatën e Re lexojmë se të gjitha sa shkruhen vijnë drejtpërdrejt nga shkrimtarë që kanë parë dhe kanë dëgjuar vetë ato që kanë paraqitur.
    Le të shohim disa shembuj:
    a) Llukai 1:1-3
    Shumë njerëz ndërmorën përpilimin e një rrëfimi për ngjarjet, që Zoti i bëri të ndodhin ndër ne. Këto rrëfime na i
    anë ata, që ishin dëshmitarë të atyre ngjarjeve dhe u ngarkuan me detyrën e shpalljes së lajmit të mirë. Për këtë arsye vendosa ë t'i shqyrtoja të gjitha me kujdes që nga fillimi dhe të shkruaja me radhë, saktësisht për ty, o Theofil i nderuar. Veproj kështu që ta dish të vërtetën, për punën për të cilën u njoftova.
    b) B' Petri 1:16
    Nuk besuam në përralla të bukura dhe tërheqëse, krijime të shkrimtarëve dhe të filozofëve! Nuk është një fantazi personaliteti i Krishtit! Ne predikuam se Zoti ynë Jisu Krisht jetoi midis nesh i mbushur me fuqi Perëndie. Madhështinë e tij ne e pamë me sytë tanë.
    d) Joani 1:1-3
    Nuk predikojmë ide dhe mendime filozofike. Predikojmë ato që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë. Atë që, jo vetëm ne pamë, por edhe e prekëm me duart tona. Ju flasim për Fjaiën e Jetës që ekziston nga fillimi, që si parashekullore Perëndi është jeta dhe që erdhi e u shfaq te ne njerëzit. Atë ne e pamë. Dhe për ketë, ne tani ju japim dëshminë tonë dhe ju njoftojmë se e përjetshmja jetë (Krishti), që më parë ishte afër Prindit Qiellor i padukshëm, u paraqit te ne. E pamë, e dëgjuam. Dhe jua predikojmë.
    d) Joani 19:43-35
    Një ushtar shpoi me heshtë në brinjë Krishtin. Dhe menjëhere doli andej gjak dhe ujë. E pashë me sytë e mi dhe e dëshmoj. Ky predikim është një përshkrim i thjeshtc i realitetit. Unë, nga që e pashë, di se ajo është e vërtetë. Dhe unë ju them që ta besoni.
    e) Lluka3:l
    Në vitin e pesëmbëdhjetë të Mbretërisë së Tiberit (vitet 14-39 pas Krishtit), guvernator i Judesë ishte Pond Pilati. Irodhi Antipa ishte sundimtar i Galilesë. Filipi, vëllai i tij, ishte sundimtar i Ituresë dhe i Traharitisë. Lisania ishte sundimtar i Amilinisë, kurse Hanuni dhe Kajafa ishin kryepriftërinj.
    Vërejtje: Jo "dikur", jo "një herë e një kohë", por në vitin e 15-të të mbretërisë së Tiberit, në vitin e 29 - të pas Krishtit!
    3. Kur dikush thotë se dëgjoi diçka me veshët e tij dhe pa me sytë e tij, nuk përjashtohet dhe te ndryshojë disa ngjarje. Por Apostujt, duke folur për ngjarjet në të cilat mbështesnin besimin e tyre të cilin predikonin, nuk kufizoheshin të thoshin. "Ne i dëgjuam dhe i pamë..." Por duke iu kthyer përkrahësve dhe kundërshtarëve të tyre u kujtonin:
    "Ju e dini mirë, se këto janë të vërteta! Nuk po flasim këtu as për gabime, as për vogëlsira pa vlerë!..."
    Le të shikojmë disa fjalë të tilla:
    a) Vepra 2:22.
    Burra të izraelit, dëgjoni këto që dua t'ju them: Çfarë është Jisui i Nazaretit, jua tregoi vetë Zoti me çuditë e ndryshme, që bëri nëpërmjet tij dhe e dini të gjithë ju si ju dorëzua juve sipas vullnetit të caktuar dhe dijes së Perëndisë që më parë si e zutë ju me duar të paudha e vratë dhe e dorëzuat. Por Perëndia e ringjalli duke zgjidhur dhimbjen e vdekjes se nuk ishte e mundur që ai të mblidhej prej saj.
    b) Vepra26:24-28
    Kur Apostull Pavli fliste për Ngjalljen, Festi i tha duke thirrur:
    - U çmende, Pavli! Si duket studimi i tepër të mori mendjen dhe të bëri të humbësh arsyen.
    Pavli u përgjigj:
    Nuk jam i çmendur, madhëri Fest. Këto që them janë të vërteta, janë fjalë që vetëm ai që ka mend mund t'i thotë: Për këtë sjell, dëshminë e mbretit Irod. Sepse, si izraelit, ai këto i kupton shumë mirë. Prandaj dhe unë flas me kaq guxim. Sepse asgjë nuk do të mund kurrë të më bëjë të pranoj se ka diçka nga këto, që unë predikoj, që ai të mos e dijë. Nuk janë gjëra që u bënë në një skutë të errët në fshehtësi.
    Nga këto fjalë bëhet e qartë se jeta, çuditë, vdekja dhe Ngjallja e Zotit tonë Jisu Krisht kishin marrë përhapje të gjerë(12)
    4. Me fjalë të tjera Apostujt na thonë:
    • E pamë me sytë tanë
    • E dëgjuam me veshët tanë.
    • E prekëm me duart tona.
    • Predikimi ynë është një realitet, jashtë çdo mundësie kundërshtimi.
    Këtë e dinë shumë mirë kundërshtarët tanë
    D) Kemi të drejtë të mos pranojmë të vërtetën e Apostujve të shenjtë?
    1. Kemi fjalë të themi, se mund t'i kenë ndryshuar nxënësit fjalët e Krishtit?
    Si përgjigje, le të kujtojmë më parë gjithë ato që thamë deri tani (paragrafi c-d). Dhe duke i pasur parasysh, le të shohim çfarë përgjigje japin në këtë pyetje tre shkencëtarë me famë botërore.
    2. Brus, profesor në Universitetin e Mançesterit, thotë: Predikuesit e parë ishin të detyruar të përballonin jo vetëm
    miq, por edhe armiq, që dinin po aq mirë sa ata, të gjitha ndodhitë e jetës dhe të vdekjes së Jisuit. Nxënësit nuk thonë në predikimet e tyre gjëra të pasakta. Nëse do të bënin diçka të tillë armiqtë e tyre do t'i hidhnin në erë, sepse diçka të tillë e prisnin me ankth.
    Fuqia e predikimit të Apostujve të shenjtë qëndron në faktin se u drejtoheshin njerëzve, që i dinin gjërat mirë.
    Ata nuk u thonin: "Ne dimë", por "Siç dini dhe ju shumë mirë..."(Vepra 2:22)
    Eshtë e sigurt se mjafton që të ndryshonin të vërtetën dhe kundërshtarët e tyre nuk do të humbnin rastin të sulmonin, duke i akuzuar se ndryshonin faktet "(l3)
    3. Lorëns Mak Ginli, (Lawrence McGinley), profesor në St. Peler College, shkruan:
    Nuk duhet asnjëherë të harrojmë se, kur filluan Apostujt të predikonin dhe kur shkruan Ungjijtë, jetonin ende dëshmitarë. Ata nuk ishin vetëm miq dhe besimtarë. Ishin edhe kundërshtarë fanatikë të lëvizjes së re fetare.
    Tradita na siguron se predikimi i besimit të krishterë bëhej sipas rregullit, në vend të hapur dhe me pjesëmarrjen e njerëzve me qëndrim armiqësor kundrejt Krishtit, që do të mundnin të ndërhynin dhe të zhvillonin mendime të kundërta, nëse Apostujt nuk përshkruanin fakte të thata(l4)
    4. I shquari Uill Durant, që ia kushtoi gjithë jetën e tij analizës së dokumenteve të lashtësisë, shkruan:
    "Autorët e Ungjijve përshkruajnë fakte, të cilat ata, që duan ta bëjnë ideore një gjendje, i fshehin! Për shembull: Dëshirën e Apostujve për të zënë pozita të larta, mohimin e Petrit, bisedën ndërmjet izraelitëve për Krishtin, se Ai është i çmendur, se Apostujt dikur Krishti i quajti të pa mend etj.
    Cilido që lexon atë pjesë, kupton se Apostujt tregojnë fytyrën e vërtetë të Krishtit dhe të tyren. Patjetër, çudia më e pabesueshme dhe më e pranueshme do të ishte të pranonim se disa njerëz kaq të thjeshtë - dymbëdhjetë Apostujt, siç i shohim tek Ungjijtë - arritën të kuptonin:
    • Një formë të ndritshme si të Krishtit.
    • Një ndershmëri kaq të lartë, sa krishtërimi.
    • Një figurë kaq frymëzuese të vëllazërimit njerëzor, që më e mirë nuk mund të mendohet!
    Megjithëse kishin kaluar disa shekuj nga kritika e fortë kundër Ungjijve të Shenjtë, mbetet kaq e mrekullueshme figura që na japin për jetën, për karakterin dhe për mësimet e Jisu Krishtit, sa që përbën faqen më mahnitëse në historinë e njeriut perëndimor(15)
    5. Ç'tjetër mund të thoshte apologjiku më i madh?
    E) A ndryshuan fjalët e Krishtit?
    1. Disa thonë:
    A mund të jemi të sigurt se fjalët e Krishtit nuk janë ndryshuar nga nxënësit e tij? Nuk kemi të drejtën të mendojmë, se të tjera dëgjuan dhe të tjera shkruan?
    2. Le të shohim çfarë na thonë për këtë temë dy shkencëtarë të mëdhenj:
    a) A. H. MakNil (A.N. MC Neile), profesor në Universitetin e Dublinit në Angli, shkruan:
    Sot jemi mësuar të mos respektojmë fjalët e mësuesve tanë dhe na u bë zakon t'i transmetojmë çdo herë sipas dëshirës! Por kjo ndalohej rreptësisht nga tradita shpirtërore e Talmudit, që thoshte:
    Nxënësi i mirë duhet të ngjajë me një enë të vulosur nga e cila, sado që ta lëvizësh, nuk është e mundur të derdhet asnjë pikë(l6).
    Kjo ndjeshmëri, që të mos ndryshojë fjala e Zotit, është qartësuar në fjalët e Apostull Pavlit që thotë: Për të krishterët e martuar, këshilla (e Zotit, jo imja) është: të mos ndahen!
    Për jo të krishterët, mendimi im, jo këshillë e Zotit, është...
    Për ata që duan të jetojnë me pastërti dhe virgjëri, nuk kemi këshillë nga Zoti. Por unë si njeri, që u mishërova nga Zoti ynë të besoj në Të, kam këtë mendim (A' Kor. 7:10- 12).
    b) I njohuri Ollbrajt (Albright) shkruan:
    Vetëm të mençurit bashkëkohorë gjoja "njerëzorët" (kështu mburren të vetquhen të pafetë të cilët janë ose marksistë ose kapitalistë), që nuk dinë as ç'është historia, as ç'është metoda historike, as ç'është e ardhmja historike, mund dhe thonë të tilla sharje, me të cilat (gjoja në formë kritike) kanë mbushur mjetet e informimit masiv, gazeta, revista në lidhje me Ungjijtë e Shenjtë (17).
    F) Përfundimi
    Në vend të përfundimit vëmë fjalët e Parentes (Pietro Parente), studiues me famë i jetës dhe i personalitetit të Zotit: Sot asnjë njeri me kulturë dhe serioz nuk mohon seriozitetin dhe vlerën e besimit të Ungjijve.
    Ungjijtë duruan të gjitha format e kritikës së turpshme (l8).













    1. Duran Will (studiues historik) Historia e kulturës botërore Vëll. 3 Athinë 1958. Faqe. 648
    1. a. Ollbrajt Uliam Foxwell (arkeolog i madh modern) L 'Arkeologie de la palestine, Paris (Gd. DuCerfi 1955, p. 259-260
    2. Kenyon, Fr. The Bible and Archaeology, New York 1940, p. 288-289
    3. Greenlee, J. H. Introduction to the New Teslament textual (Cristicism, grand Rapids 1964, p. 16).
    4. Kjo pjesë ruhet në librin: Evseviu, Historia kishtare c, 39, 15 (P.G.t. 20,229)
    5. Irineu, peshkop i Lugdunit, C,l,l, 4-7 (P. G. vëll. 7 faq. 884)
    6. Free. J. Archaeology and Bible History, Wheaton 111. 1969.p.l.
    7. Bruce. h. F. Archacological Confirmation of the New Testament, en Carl Henri, revelation and Bible. Grand Rapids 1969, p,33
    8. Sherwin White, A. N. Roman Society and Roman Law in the New Testament, Oxford 1963 p. 189
    9. Burrows, Willam, What mean these stones, New York 1956, p. 52
    10. Albright, W.F. recent Discoveries in Bible Lands New York 1955, p, 136.
    10 a. Albright. W.F Christianity Today, Vol. 7, Jan 18.1963 P3
    11. Ramasy, William, The Bearing qfrecent D/scovery on the Tmstworthiness of The New Testament London 1913 P222
    12. Schneider, Gerhadt, Apostelgeschichte, 2 Teil Herders Theologicher Kommentar zum N. T. Herder Freiburg 1982, s 377
    13. Bruce, F F The New Testament Documents: Are they Reliable? Downers Grove and Leicester, Inter Varsity Press, 1961 p 16, 33.
    14. Mcinley, Lawrence, from Criticism of the Synoptic Healing Narrations, Woodstack Maryland 1944 p 25
    15. Durant, Will, Historia e Kulturës Botërore (Vëll (1) Athinë 1958, faqe, 648 -649.
    16. McNeile, A,H, An Introduction to the Study of the New Testament, London Oxford University - Press 1953, p.54
    17. Albright, W, F., From the Stone Age to Christianity, (second edition) baltimore 1946, p297-298.
    18. P. Parente, lo di Cristo, Brescia 1958, p, 14.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-07-2006 më 01:38

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI Ç

    Ç'është Krishti?

    Çfarë thoshte mjedisi i atëhershëm i tij?

    a) Përmbushja e kohërave
    1. Perëndia na thotë Pavli, - dërgoi Birin e Tij në botë, d.m.th. erdhi pëmbushja e kohërave" (Gal. 4:4)
    Ç'do të thotë kjo shprehje? Ishin krijuar vallë kushtet e përshtatshme për ta pranuar bota Krishtin?
    Këtë na thonë disa, që u trembën mos e lënë Perëndinë pa mbrojtur dhe na krijohet përshtypja se bëri "zgjedhjen e keqe".
    2. Një profesor në Universitetin e Oksofordit d.m.th. një studiues i thellë Alfred Endershain (Alfred Endersheim), shkruan:
    Nga sa dimë për Krishtin, më e pranueshme është se koha gjatë së cilës erdhi në tokë, është më e përshtatshmja! Sepse ishte një periudhë tragjikisht e vështirë dhe e përshtatshme për një vepër të tilië(1).
    3. Kishte të drejtë profesor Endershaim?

    b) Bllofi i vdekjes së Krishtit
    1. Gjatë tre viteve të veprimtarisë së Tij, Jisui bëri aq shumë çudira dhe tërhoqi popullin me mësimet e Tij, sa kur shkoi në Jerusalem para Pashkës, e pritën si një mbret të shumëpritur dhe shpëtimtar të tyre.
    Por pas pak ditësh, Krishti u kryqëzua dhe vdiq në kryq si kriminel!
    Pas vdekjes së një njeriu, na thotë profeti David, zhduken të gjitha shpresat që kishin mbështetur te ai, ata që e kishin besuar: "U largua shpirti i Tij dhe u kthye në tokë. Nga ajo ditë u zhdukën të gjitha arsyetimet e tyre" (Ps. 145:4).
    Kështu ndodhi edhe me vdekjen e Jisuit.
    2. Le të ndjekim një bisedë.
    - Kur jetoi Krishti?
    - Para dy mijë vjetësh!
    - Si pushoi së jetuari?
    - E kryqëzuan armiqtë e Tij dhe e vunë në varr.
    - Dhe si e sheh Atë? Historikisht?
    - Jo, kërkoj të shoh nëse mund të ndreqë jetën time.
    - Ç'the? Të ndreqë jetën tënde? Një i vdekur? Je mirë? Ç'mund të bëjë një i vdekur? Mund t'i japë gjë të gjallit një i vdekur? Nuk mundi të ndihmonte veten, si do të të ndihmojë ty? Nuk mundi të ndreqte jetën e Tij dhe do të ndreqë tënden?
    - Sa logjike duken këto mendime! Por nuk janë të tilla!
    3. Kur Krishti u kryqëzua, të gjithë menduan se tema "Krishti" u harrua përgjithmonë. Armiqtë e Tij besuan se kishin arritur suksesin më të madh. Kërcenin rreth Tij me kënaqësi dhe të sigurt për bëmën e tyre i thoshnin:
    - Po je Bir i Përëndisë, zbrit nga kryqi dhe atëherë do të të besojmë!
    Mendonin:
    - Kaq të pamend, sa të besojmë në Perëndi të zhdukur nga njerëzit, nuk jemi! A mundet Perëndia? Ja, Ky u mund! E mundëm ne!
    Farisenjtë, madje e tepëronin. I thoshnin:
    - Këtu do të të shohim! Guxove dhe the, se mund ta shkatërrosh dhe ta rindërtosh kishën në tri ditë! Po këtu të të shohim! Po munde, zbrit nga kryqi.
    • Hajdutët, që u kryqëzuan bashkë me të, kishin të njëjtin mendim.
    Po je Bir i Perëndisë, duhet të mundësh! Po nuk mund të shpëtosh Veten tënde (dhe ne) atëherë ç'Bir Perëndie je?
    • Le të mos akuzojmë farisenjtë dhe hajdutët, sepse edhe nxënësit e Tij në të njëjtën mënyrë i shihnin gjërat. E thanë qartë edhe nxënësit e Krishtit, që shkonin për tek Emausët.
    - E ndoqëm. E dashuruam. E besuam. Kishim mbështetur tek Ai shpresën se do të shpëtonte popullin e Perëndisë, Izraelin. Por u gënjyem. E kryqëzuan. U shua. Tani është një zero. Shpresonim, se ishte njeri i mirë (Lluka. 24:20-21).
    4. Të gjithë, d.m.th. dhe farisenjtë dhe hajdutët dhe nxënësit kishin të njëjtin mendim: se Biri i Perëndisë po të kish dëshirë mund të shpëtojë edhe veten e Tij dhe të tjerët.
    Ky mendim i tyre ishte i drejtë. Në të gjitha i drejtë! Në të gjitha. Përveç një vogëlsie shumë të vlefshme.
    Duhej ta shikonin dhe atë!
    Kjo "vogëlsi" thotë:
    Mirë, në qoftë se Krishti, megjithëse Perëndi, nuk deshi të zbriste nga Kryqi, për ndonjë arsye të Tij, ç'duhej të bëhej atëherë? Të linte logjikën e Tij dhe të ndiqte mendimin e hajdutëve dhe të farisenjve?
    5. Këtë ishte shumë e vështirë ta mendonin hebrenjtë? Përse?

    c) Si e prisnin Mesian hebrenjtë
    1. Hebrenjtë e prisnin Mesian si udhëheqës politik.
    Që kur ishin femijë mësonin se Mesia do të vinte si udhëheqës politik, si mbret fitimtar t'i çlironte nga skllavëria e popujve të tjerë.
    - Fjalëve të profetit Isaia (se Biri i Perëndisë do të vinte si udhëheqës dhe madje të dorëzohej në vdekje për popullin e Tij, që ta pastronte nga mëkatet) shumë pak izraelitë të nderuar u dhanë rëndësi.
    2. Le të shohim çfarë na thonë studiues të ndryshëm për pritjen që i bënë Krishtit hebrenjtë e atëhershëm.
    a) E. F. Skot (E. F. Scott) (Erne st Fidli Skot) përshkruan më poshtë epokën e Krishtit.
    Ishte një periudhë me luhatje, që nuk kishte ndodhur herë tjetër. Udhëheqësit fetarë s'e përmbanin dëshirën e popullit. Kudo të gjithë prisnin ardhjen e fjalëdhënësit çlirimtar. Ngjarje të ndryshme të historisë së kohës e forconin dhe e kënaqnin këtë dëshirë.
    Një brez i tërë hebrenjsh kishte jetuar nën pushtetin romak, qe me çdo mënyrë, u kufizonte liritë.
    Por, këto shtypje nga romakët zgjonin frymën patriotike të hebrenjve. Në këtë periudhë të vështirë, ëndrra e lashtë për një çlirim të çuditshëm dhe për një mbret çlirimtar merrte rëndësi gjithmonë e më të madhe.
    Atëherë filluan veprat shpirtërore, që shkruan Ungjilli.
    Për pjesën më të madhe të popullit, Krishti ishte Bir i Davidit, që do të sillte fitore dhe lulëzim te populli i Izraelit.. Nën dritën e Ungjillit bëhet e dukshme se këto mendime kishin karakter politik dhe kombëtar(2).
    b) Hebreu i mençur Jozef Klausher (Joseph Clausner) shkruan:
    Me kalimin e kohës, në ndërgjegjen e popullit, Mesia bëhej gjithmonë e më shumë një udhëheqës i madh politik, një njeri me veti të veçanta morale(3).
    c) Hebreu Jakob Gartenhaus shkruan:
    Hebrenjtë prisnin që Mesia t'i çlironte nga kamxhiku i romakëve. Shpresat për Mesian kishin në plan të parë çlirimin kombëtar(4).
    d) Enciklopedia hebraike (Jewish Encyclopaedia) shkruan:
    Hebrenjtë kishin etje për të parë çlirimin e tyre, stërnipin e Davidit, që do t'i çlironte nga skllavëria e urryer që do t'i jepte fund pushtetit të Romës pagane dhe do të krijonte një mbretëri të paqes dhe të drejtësisë(5).
    Ishte e mundur që hebrenjtë e atëhershëm, me të tilla mendime, të kuptonin se Krishti nuk zbriti nga kryqi, se nuk donte vetë?
    Sigurisht, jo.

    ç) Si e pritën Mesian nxënësit e Tij:
    1. Jisui nuk ngjante aspak me figurën që hebrenjtë kishin krijuar për Birin e Davidit. Por Krishti nuk donte të bëhej kryengritës kundër Romës. Nuk erdhi të ndihmonte që të ndërronte zotëri një popull. Nuk erdhi si çlirimtar kombëtar, as si udhëheqës popullor. Prandaj dhe nxënësit e Tij e patën shumë të vështirë të kuptonin se ai që vdiq në kryq mund të ishte Mesia, Shpëtimatri i tyre.
    2. Le të shohim ç'thonë disa studiues të mëdhenj për nxënësit e Krishtit:
    a) Millar Barous (Millar Burrows) shkruan:
    Fjalët e Jisuit se pas pak do ta kryqëzonin, nxënësit e tij nuk i dëgjuan aspak me entuziazëm (Luk. 9:22)(7).
    b) A. B. Bruse shkruan:
    Nxënësit mendonin dhe shpresonin se Krishti nuk i shikonte gjërat mirë dhe se kritika e Tij do lë ishte krejtësisht pa baza. Por ja përfundimisht Krishti në kryq! Për apostujt kjo ishte rënie. Turp i madh. Mesia në kryq? Kjo ishte për ta një kontraditë e tmerrshme që nuk lejohej as ta mendonte njeri.
    Prandaj nxënësit e braktisën kur e panë të arrestuar. Besoni në një Mesia fitimtar dhe triumfator, në një Mesia, që do të nënshtronte armiqtë e Tij.
    Prandaj kur e panë të lidhur dhe të mbushur me gjak, të dobët, të gozhduar në kryq të vdiste si kriminel, të gjitha shpresat mesianike, që ishin mbështetur në të, u bënë pluhur.
    Nga psikologjia dimë se dëgjojmë jo atë që na thonë, por atë që ne presim dhe duam të dëgjojmë. Prandaj duhet të jemi të sigurt se kur Krishti u parathoshte vuajtjet e Tij dhe vdekjen në kryq, nxënësit e Tij nuk dëgjonin çfarë u thoshte!
    Kështu në orën e vuajtjeve të Tij, u vërtetua se ishin fare të papërgatitur(8).
    3. Lexojmë tek Ungjilli (Marku 10:32-38), kur Krishti i foli nxënësve të tij për vuajtjet dhe Ngjalljen e Tij, Jakovi dhe Joani i kërkuan: Jepna që të rrimë njëri në të djathtën tënde, tjetri në të majtën tënde, në lavdinë tënde
    Si e shikonin?
    Si udhëheqës politik!
    Prandaj Krishti u përgjigj:
    - Nuk dini se ç'kërkoni!
    - Prandaj, ngaqë nuk e kishin kuptuar drejt, kur ai u kryqëzua, u zhgënjyen dhe u shpërndanë. Mendja e tyre, atëherë, u thoshte: Sa keq!
    Përfundimisht, nxënësit e Tij, sigurisht, e kuptuan gabimin e tyre. Dhe e korrigjuan!"
    4. Por shumica e hebrenjve qëndruan në mendimet e tyre. Nuk deshën as ta shihnin gabimin e tyre, as ta korrigjonin. Mbetën në një nacionalizëm mesianik shterp, për hir të të cilit tradhëtuan Mesian e vërtetë dhe shpëtimtarin Jisu Krisht.
    Apostulli i shenjtë Pavli na informon se atëherë dymbëdhjetfletëshi (d.m.th.) Izraeli në tërësi) priste me ankth çlirimtarin Mesia, që i kishte premtuar Perëndia dhe se në lutjet e tyre, bashkëkohësit e tij hebrenj i luteshin Perëndisë pa pushim, ditë e natë (Vep,26:7).
    Historiani dhe hebreologu Xh. Lebretwn (J. Lebreton) shkruan: "Shpresa mesianike u ndryshua nga krenaria kombëtare dhe nga urrejtja e hebrenjve për të huajt. Ky ndryshim ishte pengesa kryesore që takoi predikimi i Krishtit. Hebrenjtë arrinin deri aty sa të parapëlqenin të largonin besimin e tyre për hir të drejtësisë mesianike të ëndrrave të epokës së tyre. Dhe këtë e bënin për pavarësinë kombëtare dhe për hakmarrjen ndaj Romës. Pasionet politike shumë herë ndryshojnë besimin fetar(9).
    Dhe kështu dalëngadalë Izraeli mohoi Mesian-Person dhe përfundoi në Sionizëm. U plotësua profecia e Krishtit se do ta vrisnin, që të vidhnin vetinë e Tij (Mat. 21:38).

    e) Çfarë u bë që ndryshoi skena?
    1. Ata që u fshehën kur Krishti kryqëzohej, pas shtatë javësh u paraqitën në popull dhe në të gjitha gjykatat e larta të asaj kohe pa u trembur. Dhe duke përbuzur të gjitha pasojat (urinë, etjen, lodhjen, mundimet, keqtrajtimet, rrahjet, burgimet dhe vdekjen me vegla të tmerrshme) shpallën se Krishti rronte dhe mbretëronte dhe se do të vinte prapë me lavdi për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit.
    2. Si mund të shpjegohet ky fakt?
    a) Apostull Pavli na jep këtë përgjigje: "Krishti vdiq sipas këshillave të Dhiatës së Vjetër, për ne, për mëkatet tona. Dhe u varros. Dhe ditën e tretë u Ngjall, ashtu siç ishte thënë në Shkrimet e Shenjta.
    Dhe pas Ngjalljes së Tij u paraqit:
    • Më parë tek Petri.
    • Pastaj te të dymbëdhjetët.
    • Pastaj u paraqit njëkohësisht në një mbledhje, në të cilën ndodheshin më shumë se pesëqind vëllezër, nga të cilët më të shumtët rrojnë ende, pak janë ata që kanë vdekur.
    • Pastaj u paraqit te Jakovi.
    • Pastaj u shfaq te të gjithë apostujt (te të dymbëdhjetët dhe te të shtatëdhjetët, ndoshta dhe te të tjerë) njëkohësisht.
    • Në fund të të gjithëve u paraqit tek unë. Shumë e drejtë, sepse unë jam i aftë të quhem apostull, nga që isha kthyer dikur me pasion kundër Kishës së Perëndisë (A. Kor. 15:3-9)(10).
    b). Ungjillori Lluka thotë:
    "Krishti, pasi vdiq në kryq, tregoi tek apostujt e Tij, veten e Tij të gjallë. U tregoi se ishte gjallë me shumë vërtetime: u paraqitej për 40 ditë dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë"
    c) Me fjalë të tjera, apostujt kishin fituar një përvojë të vetme në botë dhe në histori.
    3. Cila ishte kjo përvojë?
    Dinin se Krishti u dënua, u dënua me vdekje, u kryqëzua, vdiq, u varros. Këtë e dinin mirë, madje shumë mirë.
    Dhe ja, shihnin përpara tyre Krishtin, herë duke qenë 10 ose 11 njerëz bashkë, herë më shumë dhe herë 500 bashkë. Dhe jo vetëm një dhe dy herë. Shumë herë.
    • E shihnin afer tyre, jo vazhdimisht, por vetëm atëherë që donte Ai dhe kur donte Ai.
    • Nuk e shihnin si një figurë. Rrinte bashkë me ta orë të tëra. Hante bashkë me ta. Pinte bashkë me ta. Bënte çudira. Dhe më e çuditshmja, u fliste, u zgjidhte problemet teorike më të vështira "!
    • Marrëdhëniet e Tij me ta ishin të gjalla si kurrë ndonjëherë.
    Ishte e mundur të mos e kuptonin nxënësit se diçka e shtrembër ndodhte në mendjet e hebrenjve për Mesian-Krisht? Dhe çfarë kuptuan?
    • Kuptuan se duhej të korrigjonin idetë e tyre dhe t'i përshtatnin me ngjarjet e padiskutueshme që jetonin.
    • Dhe i korrigjuan!
    • Kuptuan se Krishti ishte Perëndia i gjallë dhe se vdekja e Tij në kryq ishte një shmangje strategjike, që u bë për tjetër qëllim.






    1. Edersheim, Alfred. Skeches of Jewish Social Life in the Days of Christ. Grand Rapids l960, p 29
    2. Scott Ernest Findlay Kongdom and the messiah, Edinburg 1911. p. 55.
    3. Klausner The Messiani Idea in Israel. New York 1955. p. 23
    4) Gartenhaus J The Jewish Concenption of the Messiah, and Chrystianity Today 1970. March 13, p. 8 10
    5)The Jewish Enciklopedia, vol, 8. New York 19 P, 508
    7. Burrows, Millar. More Light on the Dead Sea Scrolls London (secker and IVarburg) 1958. p. 58.
    8. Bruce, A. B. The training of the Twelve. Granda Rapids, Kregel Publications 197 l.p, 177
    9. Lebreton, Joan, Le Monde Juif. en A, Fliche V. Martin Historie de l'Eglise, Vol, I, Paris 1934, p, 40.
    10. Konzelman, (Vandenhoeck - Ruprecht) 1969 S. 304. Konzelman duke interpretuar këtë, thekson se Ngjallja e Krishtit është një ngjarje e pastër historike.
    11. Lamre, G. V. H. A Patristio Greek Lexicon. Oxford of the Clarendon Press 1972. P. 317 D.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI D

    Ngjallja e Krishtit

    1. Ngjallja e Krishtit është guri themelor i besimittë krishterë.
    a) Apostull Pavli shkruan:
    Ngjallja është pika themelore e besimit tonë. Kjo do të thotë: Nëse Krishti nuk u ngjall
    • Besimi ynë do të ishte i kotë.
    • Dhe ne apostujt jemi një sinaf mëkatarësh dhe njerëz të këqij, meqë predikuam një gënjeshtër për llogari të Perëndisë se ngjalli Krishtin pa e ngjallur në të vërtet (A. Kor. 15:15-16)
    b) Dhe Shën Agustini shkruan:
    "Nuk është asgjë për ne të besojmë se Krishti vdiq. Këtë e besoinë edhe paganët. Edhe judenjtë. Edhe njerëz të tjerë të këqij. Të gjithë besojnë se ka vdekur. Besimi i të krishterëve është Ngjallja e Krishtit.
    Kjo është për ne më e madhja: Besojmë se Krishti u Ngjall"(1).
    c) I madhi R. Shtraus, në pleqëri, rrëfeu:
    "Përderisa nuk besoj në Ngjalljen e Krishtit, nuk jam i krishterë.(1a)".
    2. Ja dhe pyetja: Un gjall Krishti?
    Po ose jo. Tjetër përgjigje nuk pranohet!
    • Po, u ngjall. Atëherë ishte ai që na thoshte se ishte Perëndi. Dhe të gjitha sa tha janë të vërteta.
    • Jo, nuk u ngjall. Atëherë apostujt na thanë gënjeshtra. Prandaj:
    • ose janë mashtrues
    • ose janë viktima të mashtrimit.
    Një nga të dyja: ose mashtrojnë ose u mashtruan (2).
    3. Le të kontrollojmë me kujdes të dyja këto variante.
    A) Mos vallë na mashtruan nxënësit?
    a) E vodhën trupin?
    Jisui u kryqëzua. Vdiq në kryq. Dhe u varros nga hebrenjtë zyrtarë, nxënës të Tij, Josif dhe Nikodhim.
    U varros me nxitim, sepse vdiq pak para perëndimit të diellit. Nga perëndimi i diellit fillonte festimi i Pashkës. Kështu Josifi, pasi e leu me aroma dhe e mbështolli me çarçaf, e vuri në varrin, që kish përgatitur për veten. Një varr i skalitur në një shkëmb. Dhe mbylli hyrjen e varrit me një gur, që vështirë ta lëviznin dy burra (Mat. 27: 60)
    Të nesërmen, megjithëse festohej Pashka, kryepriftërinjtë e hebrenjve, pa marrë parasysh festën e Pashkës dhe urdhrat e tjerë për pastërtinë (Shën Joani 18:28), shkuan në Pretorio dhe thanë te Pilati:
    - Madhëri, u kujtuam se ai gënjeshtar ka thënë:
    "Pas tri ditësh do të ngjallem. Ju lutemi urdhëroni të ruhet varri, deri sa të plotësohet dhe dita e tretë, sepse trembemi mos do të shkojnë nxënësit e Tij dhe do ta vjedhin. Dhe do të thonë: U ngjall. Dhe kjo gënjeshtër do të jetë më e keqja, që mund të përfytyrojë njeri" (Mat 27:63-64) Pilati tregoi mirëkuptim
    • U dha nje truprojë.
    • Vulosi gurin e hyrjes me vulën e tij.
    • Vuri rojet nën kontrollin e Kajafës.
    Ky rregullim ishte më e mira që priste Kajafa. E siguroi shumë mirë. Njëkohësisht ishte ngjarja e vetme në botë. Nuk ka ndodhur herë tjetër. As do të ndodhë ndonjëherë, deri sa të jetë bota. Ruanin varrin të mos humbte i vdekuri.
    3. Por ditën tjetër në mëngjes, e treta ditë kalendarike nga çasti i vdekjes së Jisuit, varri ish zbrazur. I vdekuri mungonte!
    Varri i zbrazur ishte ngjarje historike, që asnjë nuk e kundërshtoi.
    • Nxënësit dhanë këtë shpjegim: Krishti u Ngjall. E pamë. E njohëm. E prekëm. Na foli. Biseduam, hëngrëm dhe pimë bashkë.
    Hebrenjtë dhanë shpjegimin e tyre: Nxënësit e vodhën trupin e Krishtit në momentin, që rojet i kishte zënë gjumi. E vodhën me qëllim. Për të rregulluar "përrallën" se Krishti u ngjall!
    4. Kemi dy dëshmi diametralisht të kundërta. Të dyja nuk mundtë jenë të drejta!...Cili është i drejtë?
    Si do të kërkohet drejtësia e një dëshmie? Vetëm me metodën historiko-gjyqësore (shiko kap. C dhe D). Me fjalë të tjera duhet:
    a) Të studiohen të gjitha dëshmitë ekzistuese dhe:
    b) paralelisht të studiohen me ndjeshmërinë e hetuesit gjyqësor, motivet që shtyjnë njerëzit konkretë të japin secilën dëshmi. Duhet si hetues-gjykatës të shohim çfarë fshihet rreth çdo deklarate rrëfimi apo denoncimi. Në studimin për motivet, hetuesit janë shkencëtarë. Dëgjojnë pak dhe nxjerrin përfundimet.
    • Ai nuk është e mundur të jetë i pafajshëm.
    • Ai nuk mund të jetë fajtor.
    • Pas këtyre fjalëve fshihet diçka e dyshimtë.
    Nuk lejohet të vëmë në veprim gjithë dyshimin tonë të mundshëm për çdo gjë që ka lidhje me dëshminë e apostujve dhe të pranojmë me mirëbesim qëndrimet e hebrenjve nga frika se mos na karakterizojnë "antisimit". Ky nuk është objektivitet!
    c) Qëndron dëshmia e hebrenjve
    Siç thamë më lart, hebrenjtë, kur mësuan se varri i Jisuit u gjet bosh, dhanë shpjegimin: trupin e Jisuit e vodhën nxënësit e Tij, për të përhapur mitin se gjoja u ngjall.
    Nëse jemi hetues, çfarë do të pyesim?
    Qëndron dëshmia e tyre? Qëndron logjikisht dhe ligjërisht shpjegimi që na japin? Eshtë bindës?
    Le të dëgjojmë disa vërejtje, të cilat e hedhin poshtë shpjegimin e hebrenjve:
    1. Dëgjuat gjë të tillë ndonjëherë?
    Kush pa? Kush dëgjoi të vidhet ndojëherë i vdekuri? Madje i aromatizuar dhe lakuriq, duke lënë në varr ato me të cilat ishte mbështjellë?
    Raste që kanë vjedhur rroba, varëse, karfica etj., nga të vdekurit dhe kanë lënë të vdekurit, kemi shumë. Por rast që të vjedhin të vdekurin në historinë botërore nuk ekziston. Asnjë! Si ta pranojmë një shpjegim të tillë?
    Prish, që këto fjalë i thotë kënga? Humbin vlerën për këtë?
    2. Duhej ta urrenin.
    Shën Joan Gojarti bën këtë vërejtje:
    E vodhën? Pse ta bënin? Për ç'qëllim? Pse? Thonë hebrenjtë: E vodhën nxënësit e Tij...ngaqë e adhuronin!...
    Përse ta adhuronin? Duhej ta urrenin! Sepse i kishte gënjyer! Sepse i kishte shfrytëzuar! Sepse i kishte ngritur me njëmijë e dy shpresa të gënjeshtërta! I kishte detyruar të linin shtëpitë e tyre, prindërit e tyre, familjet e tyre, pasuritë e tyre, jetën e tyre. Për hir të tij gjithë kombi ishte kthyer kundër tyre dhe i quante tradhtarë dhe armiq. Përse të gjitha këto?
    Ta kishte shkelur dhe ai (si njeri) do të mund të vazhdonin ta ndiqnin dhe ta adhuronin dhe ta falnin. Por është e qartë se të gjitha këto ishin bërë me qëllim! Si ta falnin?
    Çfarë kishte bërë Ai?
    U kishte thënë se ishte i pavdekshëm dhe Perëndi i gjithëfuqishëm. U kishte premtuar gjithë qiellin dhe u tregua njeri i thjeshtë. Natyrisht, pas një përvoje të tillë, ishte e natyrshme për apostujt jo të shkonin ta vidhnin (për ç'qëllim ta bënin këtë?), por të dilnin në rrugë dhe të bërtisnin: Na gënjeu! Na mashtroi! Na mbushi me gënjeshtra! Na mori në qafë!
    Dhe ishte e sigurt, se atëherë hebrenjtë do t'i falnin dhe do t'i nderonin(4).
    Nuk ka të drejtë Shën Joani?
    4. Mundnin po të donin?
    I njëjti shenjtor i madh thotë:
    1. Gënjeshtra kudo dhe kurdoherë bie në një sërë kundërshtimesh. Ndërsa, në të kundërt, e vërteta gjithnjë e më shumë ndriçon.
    Duhej të gjendej mënyra të besonim se Krishti vdiq, u varros dhe u ngjall. Por ja, në këtë na ndihmojnë armiqtë tanë!
    Dhe ja si: U vulos varri dhe u vu në ruajtje. A mund të bëhej vjedhja në kushte të tilla? Dhe ja në të tilla kushte gjejnë varrin bosh. Nuk bëhet e qartë ngjallja vetëm nga kjo? Ç'tjetër shpjegim mund të gjesh në këto kushte? E shikon që me mënyrën e tyre armiqtë tanë ndihmojnë të shkëlqejë e vërteta?
    2. E vodhën! - thanë.
    Kur e vodhën? Të shtunën që nuk i lejonin të dilnin nga shtëpitë e tyre? E zëmë se ligjin e Perëndisë nuk e përfillën. Si guxuan të mendonin, të shkonin e të vidhnin atë që e ruanin truprojat? Dhe madje njerëz kaq frikacakë! Po le ta zëmë se e bënë! Përse e bënë? Që të thonë se u ngjall? Mjafton, po ta thotë një njeri një gjë të tillë? Me çfarë do ta bindin botën se vërtet u ngjall? Çfarë do t'i thoshnin? Me çfarë do ta vërtetonin? Me ç'fytyrë do të qëndronin dhe do të flisnin për një të vdekur? Me ç'zemër? Me ç'shpresë? Ç'do të prisnin? Me çfarë shpërblimi? Me uratën e Perëndisë, që do të ishte e revoltuar me ta?
    3. Dhe me ç'armatime do ta fillonin një sulm të tillë?
    • Me mençurinë dhe me gojëtarinë e tyre?
    Ishin më injorantët në botë!
    • Me pasurinë e tyre?
    Ishin të zbathur!
    • Me prejardhje fisnike?
    Ishin fshatarë të thjeshtë
    • Me numrin e tyre?
    Njëmbëdhjetë ishin. Dhe tmerrësisht të frikësuar. Dhe udhëheqësi i tyre dridhej para një shërbëtoreje(5).
    4. Truprojet dhe ligji romak
    1. Për ata që nuk dinë, shënojmë se truproja ishte një trup të paktën prej 16 ushtarësh (legjionarë), që kishin për detyrë të ruanin çfarë u ngarkohej. Këtë e caktonte një ligj romak, që parashikonte dënim të ashpër për çdo pakujdesi në kryerjen e detyrës.
    2. Varianti, se trupin e Jisuit e vodhën nga varri nxënësit e Tij, është varianti zyrtar i hebrenjve. Nga pamja e parë duket i drejtë, por nuk është. Për këto arsye:
    • Varri i Jisuit ruhej nga Kustodia.
    • Vula u prish dhe varri u hap.
    • Ligji caktonte: Ushtari, që nuk kryen detyrën, duhet të ekzekutohet.
    • Arsyet ishin këto:
    • Një rast ishte nëse për pak e kishte zënë gjumi.
    • Një tjetër, nëse për pak ishte larguar nga vendi i detyrës.
    • Për të gjitha shkeljet, dënimi ishte: vdekje në kryq (6).
    3. Me të tillë ligjshmëri dhe në të tilla kushte, a mund të mos kishin kujdes dhe të gjashtëmbëdhjetë ushtarët të flinin? Kjo ligjërisht dhe logjikisht nuk qëndron. Krijon më shumë pyetje se sa zgjidh. Vërtet, se pas këtij shpjegimi fshihet një qëllim.
    5. Për të krijuar fe!
    1. Hebrenjtë thonë: E vodhën për të thënë se u ngjall dhe të krijoj në një fe!
    Por le të shohim si krijohen fetë.
    2. Më 1972, gjatë Revolucionit Francez, që me urdhër nxori jashtë ligjit Perëndinë dhe Krishtin dhe vendosi të krijonte fenë e tij, një i quajtur La Revjer Lepo krijoi një fe të frymëzimit të tij: Fenë e Perëndisë.
    Kishte pas tij mekanizmin e gjithëfuqishëm të Revolucionit Francez dhe kishte ideale, pasi populli ishte revoltuar me Kishën franceze dhe me hierarkinë feudale të Kishës Katolike dhe terreni ishte i përgatitur nga vepra e iluministëve. Cili ishte përfundimi? Megjithëse feja që u mendua ishte shtetërore, qeshnin të gjithë me bëmat e Lepos! Qeshnin edhe udhëheqësit e Revolucionit Francez.
    Ai ankohej:
    - Nuk më ndihmoni sa duhet. Çështja nuk përparon! Po pse Krishti e arriti dhe ne nuk bëmë asgjë?
    Atëherë një udhëheqës i revolucionit i tha:
    - Eshtë shumë e thjeshtë! Nëse edhe ti do që të bëhet vepra jote, zgjidh një të Premte dhe kryqëzohu. Dhe vdis në kryq. Dhe ne do të të varrosim. Vetëm kujdes. Të ringjallesh të dielën. Atëherë, të gjitha do të shkojnë mirë(7).
    Pas pak frymëzimet e La Revjer Lepos u harruan. Atë e kujtojmë vetëm për të qeshur, megjithëse kishte kushte për të krijuar fe.
    3. Nuk krijohen kaq lehtë fetë. Dhe më kryesorja nuk krijohen fe me ndjekje të vazhdueshme.
    Me ndjekje dhe me vrasje, - thotë Shën Joan Gojarti, - as mur me gur dhe llaç nuk mund të ngremë. Por Apostujt, megjithëse ndiqeshin vazhdimisht dhe shfarroseshin, ndërtuan Kisha në të gjithë botën. Nuk flas për Kisha - ndërtesa.... U ndërtuan Kisha nga njerëz me shpirt dhe me guxim të paparë, gjë që është shumë e vështirë. Si u bë një gjë e tillë në kushte të tilla? Si mori shkëlqim të tillë përfundimi i veprës së tyre? Nuk të thotë gjë ky përfundim? Nuk e kupton se nuk bëhej asgjë, nëse nuk do të ishte vepër e fuqisë hyjnore?
    6. Ka argument më të pakuptueshëm?
    1. Sa u gjend varri bosh, Kajafa dha shpjegimin:
    - Kjo është vepër e nxënësve të tij. Ata shkuan dhe vodhën trupin e Jisuit, në një çast që kishin fjetur rojet.(8)
    2. Për këtë variant përgjigjet Shën Agustini:
    - Çfarë thua more i pamend?! Nuk gjete diçka më të mirë të na "servirësh"? Kaq shumë të iku truri? Kaq shumë u zhyte në dinakërinë budallaqe? Njerëz të fjetur ke dëshmitarë? Sigurisht ti fle më shumë. Nëse shpërdorove gjithë mençurinë tënde dhe gjete të tilla argumente, ti fle në këmbë. Nëse ushtarët kishin fjetur, çfarë panë? Po i panë, si nuk i zunë? Dhe nëse jo, ç'lloj dëshmitarësh janë? (9)
    7. Përfundimi
    1. Nga të gjitha këto bëhet e qartë, edhe tek njeriu më i thjeshtë, se varianti i hebrenjve:
    • nuk mbështetet në asnjë dëshmi
    • nuk është një krijim i paplanizuar.
    Eshtë e mundur ta pranojë një gjykatës i ndershëm këtë?
    Të gjitha rreth kësaj na çojnë te dyshimi se pas këtij varianti, fshihet një qëllim dinak.
    2. A. M. Ramsai, që quhet më i madhi studiues arkeolog në botë i shek. I pas Krishtit shkruan:
    "Varri bosh është ngjarje kaq e madhe, sa që nuk lejohet ta kalosh "thjesht" dhe "lehtë".
    Unë besoj në Ngjalljen e Krishtit për shumë arsye. Por si historian, besoj kryesisht, për shkak të varrit bosh.
    Dhe besoj, sepse është e pamundur të shpjegojë ndokush me ndonjë mënyrë tjetër, që të më bindë logjikisht, si u gjend varri i Jisuit bosh". (10)
    d) Dëshmia e apostujve
    1. Çdo njeri, kur i flasim për ngjallje të vdekurish, sado besimtar të jetë, e ka vështirë të pranojë ide të tilla.
    Por, po ndodhi që të përqëndrojë vëmendjen, se rrezikohet të jetë viktima e mashtrimit, atëherë stepet dhe sado që të jetë i prirur të besojë, bëhet jobesimtar. Kujtoni Thomanë, që nuk besonte. Dhe pyet:
    • Mos nuk u Ngjall Krishti?
    • Mos na mashtrojnë apostujt?
    2. Sa e lehtë është të udhëhiqet njeriu nga këto mendime. Por dhe sa tragjike të mos dijë t'i qartësojë përderisa:
    a) çështja, nëse besoj në Ringjalljen, është më themelore në jetën tonë (SH. K. Hurj. par. 3-4) dhe
    b) Ngjallja e të vdekurit mund të bëhet vetëm me fuqinë e Perëndisë.
    Që të ndihmohemi t'i qartësojmë më mirë, është të kujtojmë se njerëzit zakonisht mashtrojnë;
    • ose për para (të mira materiale)
    • ose për epshe dhe kënaqësi
    • ose për lavdi e ndere
    3. Mund t'i fusim apostujt në një nga këto kategori mashtruesish?
    Kishin nevojë për para, për kënaqësi, për ndere? Si jetuan? Si vdiqën?
    Këto flasin më mirë dhe më besueshëm se zgjuarsia e mendimtarëve.

    Sinqeriteti i tyre
    1. Kush kërkon ndere dhe lavdi, fsheh të metat e tij, paraqet virtytet e tij dhe shan të tjerët. Kështu ai ngre veten e tij.
    Apostujt paraqesin gjithë të këqijat e tyre. Flasin të qetë për armiqtë e tyre me fjalë nderuese, nuk shajnë. Nuk përflasin njeri.
    2. Petroja ishte udhëheqësi i apostujve. I pari. Në krye. Dhe nuk gjejmë gjëkundi në Shkrimet e Shenjta të nderohet personaliteti i tij. Nuk përgatitet për ndonjë kurorë nderi dhe shenjtërie. Përkundrazi, dobësitë e tij, mëkatet e tij, gabimet e tij, të metat e tij, të gjitha "hapur", të gjitha në letër përgjithmonë.
    • Nuk kuptoi dikur disa fjalë të Krishtit. Krishti e quajti "kokëtrashë" (Mat. 15:16).
    • U përpoq të pengonte Krishtin të mos shkonte të kryqëzohej. Krishti e quajti "Satana" (Mat. 16:23).
    • Mohoi Krishtin nga frika. E blasfemoi dhe e mallkoi (Mat 2:74).
    Të gjitha njollat e tij në letër.
    3. Dhe e kundërta, armiqve u nxjerrin në pah gjithë të mirat. Përshkruajnë me hollësi gjithë problematizimet e Irodit
    (Mark. 6:26 Lluka. 18:23), të Pilatit (Mat. 27:15-26), Lluka. 12:23, Joani 18:28 - 19:16, të Kajafës (Joani 11:50) Kush lexon Ungjillin ndien simpati për udhëheqësit e mjerë, që duke pasur synime të mira, nuk mundën të qartësojnë brenda tyre një gjë të thjeshtë: se shqetësimet morale nuk mjaftojnë.
    Apostujt nuk shajnë asnjë, as popullin mosmirënjohës, as kryepriftërinjtë, as prijësit.
    4. Dhe diçka më thelbësore. Nuk kanë shqetësimin që në predikimet e tyre të bëjnë idhull Jisu Krishtin. Përshkruajnë me realizëm ankthin e Krishtit para vdekjes (Lluka. 22: 44). Me të njëjtin realizëm përshkruajnë dhe qetësinë madhështore të Shën Stefanit në çastin që e gjuanin me gurë. (Vep. 7:54-60). Stefani duket më madhështor nga Krishti. Kjo tregon se:
    • Shkruajnëtë udhëhequr nga historia jo nga zemra e tyre.
    • Shkruajnë ato që panë, jo ato që ne fantazojmë se dëshironin.
    Çfarë sinqeriteti! Shembull i vetëm, që përbën surprizë! Brenda një oqeani të pafund rastesh që:
    • miqtë shohin vetëm të mirat dhe lavdërojnë?
    • armiqtë shohin vetëm të këqijat dhe shajnë!
    Këto pika janë shumë pozitive për apostujt. Tregojnë çiltërsi, që ftymëzon besim.
    3. Ç'fituan, ç'shijuan?
    1. Njerëzit mashtrojnë për fitime, kënaqësi, epshe. Lavdi, ndere, jetë të mirë dhe të qetë.
    Cilat nga këto fituan apostujt në jetën e tyre? Përgjigja është: varferi, uri, rrahje, ndjekje, burgime, hidhërime, tortura. Dhe një vdekje të pandershme.
    2. Apostull Pavli shkruan:
    "Perëndia na vuri ne apostujt, të ngjajmë në gjithë jetën tonë me të dënuarit me vdekje, që presin ekzekutimin, sikur të jemi njerëzit më të këqij të botës. Deri në këtë çast nuk kemi mundësi jo të dëfrejmë, por as të hamë, të pimë, të vishemi. Kemi përfunduar mos më keq. Vrapojmë nga njeri vend në tjetrin. Jetojmë me djersën tonë. Me mundin e duarve tona. Na shajnë, na ndjekin, na mallkojnë. Përfunduam plehrat e botës. Jetojmë me përçmimin e të gjithëve, sikur të jemi fundërina" (A. Korinth. 4:9-13).
    Kështu janë apostujt, që shkuan për të predikuar Ungjillin në vendet e kulturuara të botës greko-romake.
    Ata që shkuan në Sqithi, në Etiopi dhe në Indi, hoqën më shumë.
    Nuk është hiperbolë të themi: jetuan si qentë.
    3. Dhe si vdiqën? Si kriminelë!
    • Të gjithë me vdekje të turpshme. Të gjithë parapëlqyen vdekjen përpara mohimit të besimit të tyre, se Krishti është Perëndi. Se u kryqëzua për ne. Se u varros. Se u Ngjall. Se rri në të djathtë të Atit. Se do të vijë përsëri, të gjykojë të gjallë dhe të vdekur.
    Mjaftonte të mohonin besimin dhe jo vetëm do t'i shpëtonin vdekjes, por do të kalonin jetë të lehtë dhe të gëzuar. Por të gjithë parapëlqyen vdekjen.
    Dhe ç'vdekje!
    • Petrin e kryqëzuan
    • Andrean e kryqëzuan
    • Mateun e dogjën të gjallë në një furrë.
    • Jakovin e therrën me thikë.
    • Simonin e Zillotit e kryqëzuan.
    • Filipin e varën kokëposhtë.
    • Jakovin e Zevedheut e therën.
    • Bartolomeun e kryqëzuan.
    • Judën e Tadeos e vranë me shigjeta.
    • Thomanë e vranë me shigjeta.
    • Mateu vdiq nga torturat.
    I vetmi që pati vdekje të natyrshme, ishte ungjillori Joan Theologu.
    Të gjithë vdiqën të qetë.
    • Pa kërkuar hakmarrje.
    • Pa ngritur grushtet kundër torturuesve të tyre.
    • Pa mallkuar. Përkundrazi.
    I falnin me gjithë shpirt ekzekutuesit e tyre.
    Dhe faleshin për ta plot dashuri.
    Filozofi i madh francez B. Paskal shkruan:
    Je, crois volontires, don't les temoins se font egorges d.m.th. pranoj lehtë ato ngjarje, për cilat, ata që i panë, pranuan të bëjnë vdekje të martirizuar.
    4. Pse pranuan të vdisnin?
    Që të mos tradhtonin të vërtetën që u shfaqi Krishti. Që të arrinin medaljen e jetës së përjetshme, në mbretërinë e Perëndisë.
    Sipas kritereve tokësore, afër Krishtit apostujt fituan:
    • Pandershmëri dhe përçmim.
    • Ndjekje dhe të rrahura.
    • Lodhje dhe mungesa.
    • Vdekje të pandershme.
    Në qoftë se nuk besojmë apostujt, cilin të besojmë? Do te gjejmë vallë, sado të kërkojmë njerëz të tjerë me kaq virtyte, me kaq sinqeritet dhe vërtetësi sa apostujt e shenjtë?
    4.a Çfarë fshihet pas?
    1. Do të thotë ndonjëri, është e sigurt se apostujt jetuan si qentë. Dhe vdiqën si kriminelë. Por bënë marrëveshje. Dhe i shkruan, siç u morën vesh.
    Kush e di për çfarë interesash dhe llogarish!
    Në vend të çdo përgjigjeje tjetër le të shohim çfarë thotë matematikani dhe filozofi i madh francez Blez Paskal:
    "Mendimi se apostujt, me ato që shkruajnë tek Ungjijtë na mashtrojnë, është shumë i pakuptueshëm.
    Le të përpiqemi të shohim ku na udhëheq mendimi se të dymbëdhjetë apostujt, kur Krishti u kryqëzua dhe u varros, u mblodhën dhe vendosën të thonë se Krishti u Ngjall.
    2. Një gjë e tillë, para të gjithave, do të thoshte se morën vendimin të hidhnin në erë bazat fetare të botës së vjetër.
    Por shpirti i njeriut është tërësisht i paqëndrueshëm. Luhatet. Nuk pranon. Dyshon për të gjitha. Eshtë e lehtë, - na thotë përvoja- të tronditet, madje edhe njeriu më i qëndrueshëm.
    Mjaftojnë dy premtime. Arrijnë dy dhurata të pasura.
    Dhe të mos harrojmë se në këtë rast, njëri, të paktën, do të përulej në këta "djaj" të fuqishëm.
    Edhe njeri të mos duronte "argumentet" e shëndosha të kundërshtarëve (d.m.th. kërcënimin për tortura, burgun dhe vdekjen, dhe e gjithë ndërtesa e tyre do të rrëzohej.
    Por asnjeri nuk u përul. Kurrë! Kjo sepse nuk predikonin ide, por ngjarje që do të zgjatnin në përjetësi.
    3. Në marrëveshje për fitime, mund të gjenden njerëz që të qëndrojnë. Por në marrëveshje, që të udhëheqin në katastrofë, nuk mbahet asnjë...Tortura është shumë e hidhur. Dëshmitarët nuk ishin dymbëdhjetë, por miliona.
    Dëshmia e përvojës të së kaluarës është e pamposhtur dhe na thotë:
    Deri sot nuk janë gjendur gjëkundi dy njerëz, që të kenë një mendim, të vdesin për një gënjeshtër pa u penduar pas pak kohësh.
    Vdekja e pashpresë është e hidhur.
    Gjykatësi i shquar amerikan Simon Griulif (Simon Greeuleaf)(11), profesor në Universitetin e Harvardit, specialiteti i të cilit ishte: Si të grumbullojmë dëshmitë dhe faktet gjyqësore dhe si t'i vlerësojmë nëse janë ose jo të drejta, shkruan:
    "Në asnjë rrëfim bëmash heroike luftarake të historisë botërore, nuk do të mund të gjejë njeri shembuj të tillë të këmbënguljes heroike në parimet, të tillë durim dhe të tillë burrëri."
    Apostujve u dhanë një mijë e dy pretekste dhe raste ku "të kapeshin" dhe të rivlerësonin parimet bazë të "besimit" të tyre.
    Por nuk e bënë kurrë.
    4. Pas gjithë këtyre është e mundur ndonjëherë të themi se apostujt janë frymëzuesit dhe zbatuesit e mashtrimit?
    Logjikisht dhe historiko-gjyqësisht i tillë variant nuk qëndron.
    Por, mos janë vallë viktima të mashtrimit?

    B) MOS U MASHTRUAN APOSTUJT?

    Kur dhe si mashtrohemi?
    1. Njerëzit mund të mashtrohen lehtë në atë që ka të bëjë me mendjen dhe me zemrën, d.m.th:
    • në idetë filozofike dhe politiko-shoqërore
    • në idetë dhe në mendimet për një fe.
    Por shumë vështirë është të mashtrohen në atë që ka lidhje me përvojën e ndjenjave. Sepse edhe kur të ekzistojë një përzierje përvoje dhe ndjenjash, që udhehiqen në iluzion, gjëja kontrollohet dhe qartësohet me rregulla të qëndrueshme dhe në baza shkencore.
    2. Le ta zëmë së nxënësit e Krishtit ranë viktima, se u mashtruan.
    Lind pyetja: Nga kush? Nga çfarë? Në këto pyetje jepen këto përgjigje:
    a) Nga Krishti që kishte humbur ndjenjat.
    b) Nga ndjenjat dhe iluzionet e tyre.
    c) Nga gabimi i rastit.
    Le të merremi me të tria këto teori dhe të shohim: Qendrojnë? Dalin në dritë?

    I Teoria e nekrofanisë (e humbjes së ndjenjave)
    a )Teoria
    l.Kjo teori është frymëzim i pastorit gjerman Karl Eriku Gjeorgjiu Venturini.
    Venturini botoi më (1800-1802) një biografi romantike në tre vëllime për Jisuin, me titull: Naturliche Geschichte des grossen Propheten von Mazarth (Historia e vërtetë e profetit të madh të Nazaretit)(12).
    2.Venturini shkruan:
    Krishti në kryq nuk kishte vdekur me të vërtetë. Thjesht kishte humbur ndjenjat. Kishte pësuar nekrofani (humbje të ndjenjave) nga lodhja e tepërt dhe nga mungesa e gjakut. Të gjithë besuan se vdiq dhe e varrosën. Por në varr Krishti u përmend falë ndikimit të mirë të vesës së varrit dhe të aromave. Lëvizi gurin. Doli nga varri. Eci. Vajti dhe gjeti nxënësit e Tij dhe "bëri sikur u ngjall". Ata e besuan. Krishti kur pa se e kishte bërë mirë punën e Tij, u zhduk. Vajti dhe u fsheh në manastirin e Esejve në Kumran. Dhe la nxënësit e tij të merren me idenë se ishte ngjallur dhe kishte shkuar në qiell.
    b) Kontrolli logjik i teorisë.
    1. Shumë e "zgjuar" kjo teori. Madje për periudhën romantike, që bënte njerëzit të jetonin me fantazi të sëmurë, shumë e zgjuar. Eshtë e dukshme se është mendimi i njeriut që besonte se të gjithë përreth tij ishin budallenj, sepse edhe atëherë (1800-1802) rëndësi i dhanë vetëm budallenjtë. Kjo duket edhe nga shembulli i D.F. Shtraus. Ky filozof, megjithëse skepticist, duke nderuar veten, hodhi poshte teorinë e Venturinit si të palogjikshme, si në kundërshtim me fjalën e drejtë.
    Megjithëse Shtrausi (1808-1874) nuk besonte, për teorinë e Venturinit shkruan:
    "Njeriu gjysmë i vdekur është e pamundur të dalë nga varri. Si do të mundte, gjersa me zor do të qëndronte në këmbë? E zëmë se Krishti nuk kishte vdekur dhe se u përmend në varr. Vetëm që të qëndronte në këmbët e Tij, pas atyre që kishte pësuar, duheshin ilaçe përforcuese, fasho, kujdes shëndetsor. Eshtë e mundur që pas kaq torturash të mund të lëvizë gurin? Një gur, që dy gra të reja nuk kishin fuqi ta lëviznin!?
    Le të pranojmë se dhe në të tilla kushte mundi të zvarritej deri në shtëpinë, ku ishin nxënësit të mbledhur nga frika e judenjve. Si mund që në vend që t'u vinte keq, t'i bënte të çuditeshin aq sa të besonin se kishte mundur vdekjen?
    Një paraqitje e tillë ishte e natyrshme të shuante çdo përshtypje të mirë, që mund të kishin nga komunikimi me Të gjatë jetës së Tij.
    Një komunikim i tillë, do të çonte në një ndjenjë të thellë keqardhjeje dhe mëshire. Por, atëherë, për asnjë arsye nuk do t'i bënte të ndienin nevojën t'i faleshin si Perëndi, si Zot të jetës dhe të vdekjes"(l3).
    2. Me fjalë të tjera Shtrausi predikoi se njeriu që respekton veten si krijesë logjike, nuk mund të pranojë një teori të tillë pa mend, sepse nuk qëndron logjikisht.
    Por libri i Venturinit u lexua shumë. Përse? Se shumë njerëz kërkojnë jastëk të butë të përgjumin ndërgjegjen e tyre, që të mos kontrollojnë veprat e tyre.
    d) Vlerësimi mjekësor i teorisë.
    Sot gjërat janë shumë më të qarta nga sa i mendonte Shtrausi, sepse është vërtetuar nga ana mjekësore se rasti i neotrofanisë PERJASHTOHET.
    Le të shohim:
    • Si u kryqëzua Krishti.
    • Si vdiq Krishti në kryq.
    • Si u vërtetua, se Krishti kishte vdekur në kryq.

    1.Si u kryqëzua Krishti?
    1. Krishti "nuk humbi ndjenjat" ndërsa flinte i qetë në "krevatin" e Tij. Ditët e fundit të tij ishin të ngarkuara me dhembje të papërmbajtshme shpirtërore dhe trupore. Dhe tmerrësisht këputëse, madje dhe për organizmin më të fortë.
    2. Dy ditët e fundit Krishti nuk u çlodh fare, për asnjë çast. Dhe shpirtërisht kishte dhembje aq sa iu shfaq dukuria e rrallë e kthimit të djersës në gjak, ndërsa falej në lartësinë e malit të ullinjve. Kishte ankth të madh dhe djersa e tij u bë si një copë gjaku dhe filloi të binte në tokë (Luk. 22:24). Kjo dukuri e vërtetuar në mjekësi ka dhembje të brendshme që mendja nuk arrin t'i kapë dhe sjell këputje të përgjithshme.
    3. Vazhduan dy ditë tortura të egra dhe të këqija nga njerëz që besonin se, me ato që bënin i shërbenin me dashuri Perëndisë (Joani 16:2). Me kulm frangjelin.
    4. Frangjeli ishte një kamxhik, pjellë e një mendimi nga më satanikët. Përbëhej nga shumë rripa të hollë lëkure, në fund të të cilave ishin shtuar grepa të hekurt, që në çdo goditje çanin mishrat e të dënuarit në atë shkallë, sa të dukeshin kockat e tij. Frangjelimi bëhej në mënyrë që të zinte gjithë trupin, nga krahët deri te gjunjët.
    5. Pas frangjelit nuk jepej asnjë ndihmë mjekësore. Kështu pasojat e frangjelit jo vetëm mbetën, por edhe u shumëfishuan. Prandaj u bë e pamundur për Kishtin të mbante Kryqin e tij. Dhe prandaj e mori Simon Qirineu Kryqin e Krishtit (Mat. 27:32).
    6. Vazhdoi kryqëzimi i Jisu Krishtit sipas sistemit Romak d.m.th. e gozhduan në kryq në formën + (Kryqet e romakëve ishin zakonisht të formës T, + ose x. Persët i varrnin të dënuarit të lidhur nga duart në kryq, që ishte një shtyllë e thjeshtë. Eshtë zbuluar sot se gozhdët në duart e të dënuarit nguleshin në parakrahë dhe jo në pëllëmbë. Kështu që mund të mbanin peshën e të kryqëzuarit pa u thyer kockat e tij.

    2. Si vdiq Krishti në kryq?
    1. Marrim për drejtues profesorin S. Makri (l3a). Ai shkruan:
    "Nëse Krishti vdiq në kryq, kjo është temë që lidhet me shkencën e mjekësisë, sepse ajo studion natyrën dhe pasojat e të gjitha goditjeve trupore, që sjellin rënie të veprimtarive jetike të trupit dhe ajo vërteton nga se ka ardhur vdekja. Vlen, d.m.th. para së gjithash, të vihet në dukje se:
    Për herë të parë në histori, në shekullin e 17-të, u kundërshtua mendimi se Krishti kishte vdekur në kryq. Kjo ndodhi se atëherë, të paktën në Evropë, nuk kishte njerëz që të kishin fituar njëfarë përvoje, qoftë edhe të vogël, për vdekjen e të dënuarit në kryq. Kështu menduan se vdekja erdhi nga hemoragjia, nga humbja e gjakut dhe e fuqive. Por sot është vërtetuar më së miri nga ana mjekësore, se vdekja në kryq vjen nga asfiksia".
    2. Kjo u vërtetua si më poshtë:
    a) Gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-18) gjemanët përdorën një dënim, që e quajtën Aufbiden. Ata e lidhnin dhe e varrnin të dënuarin nga duart, që të mos i preknin këmbët në tokë.
    b) Në këtë mënyrë pesha e trupit e tërheq gjithë njeriun poshtë. Shtrëngohet shumë gjoksi, aq sa ndërpritet frymëmarrja.
    Që të rifillonte frymëmarrjen, i dënuari duhej të përdorte të gjithë forcën e krahëve, të ngrihej që të lironte, të paktën, veprimtarinë e mushkërive. Në përpjekjet e tij që të mbahet sa më shumë kohë i ngritur, mundohej aq shumë saqë nga këputja derdhej djersa si lumë nga trupi. Poshtë këmbëve të tij krijohej një "liqen" me djersë.
    c) Studimi i ndodhive dhe i rasteve në të cilat vdisnin të dënuarit e varur, i udhëhoqi mjekët në këto përfundime:
    • Lëvizjet, që duheshin për t'u ngritur trupi i të varurit që të mund të merrte frymë, bëheshin gjithmonë e më këputëse.
    • Përfundimisht, i dënuari nuk mund të ngrihej sa duhej për të marrë frymë dhe kështu pas 3-6 minutash vinte vdekja nga asfiksia.
    • Gozhdimi në kryq e bënte torturën më të keqe në fillim, por sillte në kohë më të shkurtër këputje të përgjithshme dhe si rrjedhim vdekjen.
    • Nga kjo nxjerrim përfundimin se gozhdimi në kryq (që zbatonin romakët) ishte formë kryqëzimi më "njerëzore" nga lidhja në kryq që zbatonin persët dhe gjermanët).
    d) Romakët e quanin kryqëzimin si dënim të frikshëm dhe më çnjerëzor (deterrimum et crudelissium supplicium).
    3. Krishti për shkak të lodhjes së mëparshme të madhe, mbeti në kryq vetëm tri orë. Kjo periudhë kohe ishte jashtëzakonisht e vogël. Dhe bëri Pont Pilatin të habitej, si Krishti kishte vdekur kaq shpejt (Mar. 15:44). Ky është shpjegimi që na jep shkenca mjekësore. Krishti vdiq nga asfiksia. Apo ngaqë vet e deshi.
    • Sot nuk ka më asnjë dyshim nga ana mjekësore se të dënuarit në kryq vdesin nga asfiksia.
    • Eshtë vërtetuar njëkohësisht se, pas këputjes dhe të fiktit, vdekja nga asfiksia nuk shmanget.
    • Të kryqëzuarit vdisnin nga asfiksia, në të gjitha rastet pa përjashtim.
    3. Si u vërtetua se Krishti kishte vdekur në Kryq? Vdekja e Krishtit në Kryq u vërtetua në mënyrë serioze nga mjekësia. Dhe ja si:
    1. Legjionarët romakë, profesionistë të dënimeve të ashpra, dinin kur të dënuarit i binte të fikët dhe kur vdiste. Ata ndiqnin me shumë kujdes zbatimin e mirë të dënimeve, sepse ligji thoshte qartë se nëse ushtari i caktuar njoftonte vdekjen e të dënuarit kur nuk kishte ndodhur në të vërtetë, dënohej me kryqëzim, për zbatim të keq të detyrës.
    2. Kur ushtarët kishin ndonjë arsye për të mbaruar shpejt këtë lloj ekzekutimi qëllonin këmbët e të dënuarve me një levë të hekurt dhe u thyenin kockat e këmbëve. Pas kësaj, i kryqëzuari paralizohej dhe vdekja nga asfiksia vinte për pak minuta. Kjo metodë u zbatua te të dy vjedhësit, që u kryqëzuan bashkë me Zotin.
    3. Përsa i përket Krishtit, ushtari i caktuar, duke dashur të bindej se kishte vdekur në të vërtetë, "e goditi me heshtë në brinjë nga e djathta dhe menjëherë rrodhi gjak dhe ujë". Ungjillori Joan, që qëlloi të jetë afër kryqit, na informon se këtë e pa me sytë e tij, "Dhe dëshmia e tij është e vërtetë" (Joani 19:35).
    Sot është provuar nga mjekësia se:
    • Gjaku dhe uji është një lëng, që krijohet në pjesën e sipërme të diafragmës pak orë pas vdekjes biologjike të njeriut. Kështu që rrjedhja e atij lëngu tregon se vdekja biologjike e Jisuit kishte ardhur.
    • Nga ajo plagë u fut në vendin e sipërm të diafragmës ajër atmosferik që, kur kalon aty, sjell vdekje të menjëhershme.

    ç) Përfundimi
    Pas këtyre, çdo bisedë lidhur me nekrofaninë e Jisuit nuk është gjë tjetër veçse fjalë boshe.
    Por libri i Venturinit u ribotua shumë herë. E lexuan qindra mijëra njerëz. Dhe ai i shkatërroi idealisht.

    II. Teoria e iluzioneve

    a) Teoria

    1. Në bazë të kësaj teorie, gratë, që sillnin aromat, ranë viktima të iluzionit. Nga ngarkesa mallëngjyese e ndjenjave ato arritën në fantazime dhe iluzione. Kujtuan se panë diçka pa e parë.
    Kështu krijuan mitin e Ngjalljes dhe ndikuan te nxënësit me fjalët e tyre. Filluan të kenë edhe ata të njëjtat iluzione. Ja, pra, pyetja: U mashtruan nxënësit?
    Ranë viktima të ndjenjave të gënjeshtërta apo të iluzioneve?
    2. Çfarë janë iluzionet?
    Iluzionet dhe fantazimet janë një temë, që shkenca e mjekësisë i ka studiuar hollësisht për shumë vjet dhe në qindra mijëra raste.
    Le të shohim përfundimet e saj:
    a) Iluzione mund të kenë njerëz të një kategorie të caktuar, që kanë prirje për to.
    b) Iluzionet përbëjnë zgjerim të dëshirave, realizimin e të cilave e ëndërrojnë shumë.
    c) Kur shumë njerëz me iluzione kanë të njëjtin iluzion njëkohësisht, iluzioni i tyre ka te secili përmbajtje të ndryshme.
    d) Iluzionet vijnë në kushte që krijojnë prirje për to dhe nënshtrojnë njeriun.
    e) Kur përsëriten, paraqiten pas një kohe të gjatë.
    b) Ishin nxënësit viktima të iluzioneve?
    Le të shohim a gjejnë vend këto arritje të mjekësisë te nxënësit, që të mund të nxjerrin përfundimin, nëse është e mundur që besimi i tyre në Ngjalljen e Krishtit të jetë pasojë e iluzioneve.
    1. Nxënësit nuk kishin asnjë prirje për iluzione. Para se ta shihnin ata vetë Krishtin, u thanë të tjerë se e kishin parë dhe ata nuk i besuan. Prandaj dhe Zoti u kontrolloi mosbesimin dhe zemërashpërsinë, se megjithëse e kishin parë, ata nuk besuan. (Mark. 16:14).
    Pra nxënësit jo vetëm nuk kishin prirje për iluzione, por ishin të prirë në të kundërt.
    2. Analiza psikologjike e nxënësve tregon, se nuk ishin aspak të prirë për iluzione. As doganieri Mateu, as Thomai, që tregoi mosbesim dhe skepticizëm. As Petri që ishte gjithmonë tmerrësisht realist, saqë shikon metamorfozën dhe kundërveprimi i parë ishte se: për të qëndruar dikush në Tabor, me çfarëdo kushte, duhen çadra.
    3. Përshtypjet e nxënësve të Krishtit për shfaqjen e Krishtit, ishin kurdoherë të njëjtat e të gjithë, megjithëse ndodhi shumë herë dhe ishin aty shumë njerëz (2, 11, 100 dhe 500 veta njëkohësisht). Është e mundur ndonjëherë që të njëmbëdhjetë nxënësit dhe të pesëqindët të bënin pjesë në të njëjtin tip njeriu, që ka prirje për iluzione, saqë të shihnin plotësisht të njëjtat gjëra? Dhe kujtohuni se:
    • Sipas mjekësisë është e sigurt, se iluzionet janë të ndryshme te çdo njeri me karakter të ndryshëm.
    • Sot është vëretuar nga mjekësia, se çdo nxënës kishte karakter të ndryshëm shpirtëror.
    Karakteret e nxënësve të Krishtit përbëjnë një shumëllojshmëri, që mbulon gjithë tipat psikologjikë të njerëzve.
    Por të gjithë nxënësit, kishin gjithmonë të njëjtat përshtypje nga paraqitja e Krishtit. Gjë që, nga ana mjekësore dhe shkencore nuk lejon të themi se, është e mundur që përvoja e tyre të jetë iluzion.
    4. Përsa u përket kushteve (vendit, kohës, rrethanës) duhet të mos harrojmë kurrë, se shfaqjet e Krishtit bëhen në vende, që nuk favorizojnë aspak iluzionet:
    • në rrugën për Emaus,
    • në kopsht,
    • në një arë,
    • në liqenin e Ejnisarit
    • në mesditë,
    • mbasdite,
    • ndërsa ata ecin duke bashkëbiseduar,
    • u analizon për shumë kohë Shkrimin e Shenjtë,
    • u pjek peshq në qymyr,
    • ha para tyre peshk dhe pite me mjaltë,
    • i kontrollon,
    • i nderon,
    • i bën për ujë të ftohtë,
    • i bën të ndihen keq.

    5. Iluzionet
    • ose përsëriten gjithmonë e më rrallë, deri sa të shuhen,
    • ose bëhen gjithmonë e më të shpeshta, deri sa përfundojnë në krizë nervore.
    Përkundrazi te nxënësit përsëriten për 40 ditë me të njëjtin ritëm kujtimet e Ngjalljes. I shohim gjithmonë të gjithë bashkë. Krijojnë qetësi, gëzim dhe bindje, se Krishti rron dhe mbretëron në shekuj.
    Të gjitha këto janë të pamundura të kundërshtohen, me sa pranon shkenca mjekësore për iluzionet sot(l4).
    c) Përvojë ndjenjash
    1. Kushtet në të cilat nxënësit shikonin Zotin
    (i bindën dhe na bindin dhe ne), se komunikimi i tyre me të Ngjallurin Jisu ishte një përvojë e qartë ndjenjash.
    Përvojë ndjenjash kishin, për përvojë ndjenjash flasin.
    Fjalë të qarta. Të pastra. Që durojnë në çfarëdo kontrolli logjik dhe psikologjik.
    2. Le të shohim çfarë thonë ata.
    a) Petri
    E pamë me sytë tanë. Nuk ju themi filozofira dhe mendime. Flasim për ngjarje, që u bënë para nesh. (V. Petri 1:16).
    b) Joani.
    Flasim për gjëra, që i pamë me sytë tanë, i dëgjuam me veshët tanë. I prekëm me duart tona. Nuk flasim për ide, por për realitet të gjallë (A. Joani 1-3).
    Përpara nesh Krishti ka bërë shumë çudira. Jo vetëm këto që shkruajmë. Shkruajmë pak. Aq sa mendojmë se arrijnë t'ju ndihmojnë të kuptoni se Jisui është Krishti, për të fituar në Emrin e Tij jetën e vërtetë (Joani 20:30)
    c) Lluka
    Këto që predikojmë, na i dorëzuan ata që ishin dëshmitarë në të gjitha ngjarjet e jetës së Tij. Ata janë predikuesit e besimit tonë(Lluk. 1:1-3).
    Krishti, pasi u kryqëzua dhe u varros, u paraqit shumë herë tek nxënësit e Tij.
    U tregoi në mënyrë të qartë se është i gjallë, tregoi me shumë veprime të Tij dhe të llojeve të ndryshme në një periudhë jo vetëm prej një ose dy ditësh, por me 40 ditë të plota (Vepr. 13).
    3. Do të mund të përmendim edhe shumë fjalë nga Ungjijtë e Shenjtë, që tregojnë qartë se nxënësit e Tij panë Krishtin pas Ngjalljes së Tij.
    Kufizohemi të përmbledhim dëshmitë e tyre duke theksuar se:
    • Panë Zotin shumë herë, 40 ditë u paraqitej vazhdimisht (Vepr. 1:3).
    • Jo vetëm një dhe dy veta çdo herë, por dymbëdhjetë dhe më shumë, dhe një herë mbi 500 veta.
    • E panë me sytë e tyre.
    • E dëgjuan me veshët e tyre.
    • E dëgjuan të fliste për gjëra konkrete dhe t'u interpretonte Shkrimet e Shenjta.
    • E prekën shumë herë me duart e tyre.
    • Folën me Të.
    • Ecën me Të.
    • Dhe e dëgjuan madje:
    • T'i ngarkojë t'i falen mëkatet.
    • T'u japë pushtet të shkelin mbi gjarpërinjtë dhe akrepat dhe mbi fuqitë e armikut pa pësuar asgjë të keqe!...
    • T'i japë fuqi të bëjnë çudira dhe të ringjallin të vdekurit.
    • Si të dyshojnë për Ngjalljen e Tij?
    • Si të mos jenë gati, madje edhe të vdesin për besimin e tyre në Të?

    III. Teoria e gabimit
    l. Sipas kësaj teorie kur nxënësit e Krishtit, të shtunën deshën të vizitonin varrin e Mësuesit të tyre, e ngatërruan ...varrin. Kështu u futën në varr të huaj, që e gjetën bosh dhe menduan se Krishti ishte Ngjallur.
    3. Kësaj teorie nuk i kushtoi rëndësi asnjeri dhe tregon se Kirshop Lake, fliste kot.

    IV. Toledoth Jesua
    1. Siç pamë në kapitullin D, Krishti predikonte se ishte më lart se Moisiu dhe Ligji i tij. Këtë hebrenjtë nuk e duruan. E urryen dhe e mohuan. Duke bërë marrëveshje me ndërgjegjen e tyre e kryqëzuan.
    Që atëherë populli i Izraelit nuk pushoi së luftuari lavdinë e Birit të Zotit.
    Kundërveprimi i parë në Ngjalljen e Zotit ishte akuza se gjoja nxënësit vodhën trupin e Jisuit nga varri. Dhe se gjoja e bënë posaçërisht për të krijuar "mitin" se u ringjall.
    2. Por, më vonë, e kuptuan se shpjegimi i tyre nuk thoshte gjë. Dhe shkruajtën një libër të veçantë me emrin Toledoth Jesua.
    Mbështetur në të dhënat zyrtare hebraike që i gjejmë në enciklopedinë hebraike (vol. 7 New York 1906 f.170-173), Toledoth Jesua u shkrua në Mesjetë, d.m.th. rreth 1000 vjet më vonë dhe ka një qëllim të vetëm. Të zvogëlojë sa më shumë që të mundë Jisu Krishtin dhe të heqë çdo mundësi ndikimi të krishterë te hebrenjtë.
    Toledoth Jesua ndërmerr një kontroll të përgjithshëm të jetës së Krishtit:
    • Blasfemon lindjen e Jisuit nga Virgjëresha.
    • Pranon se Krishti bëri çudira të shumta dhe të mëdha se shëroi të sëmurë, se ushqeu shumë njerëz me pak ushqim, se eci mbi ujë, se ringjalli të vdekur. Por gjithë këto, - thotë Toledoth Jesua, - i bëri me fuqi magjike...
    • Akuzon Krishtin se predikonte heqjen e Ligjit të Moisiut, ndërsa Jisui thoshte: Nuk erdha të heq Ligjin, por ta mbroj dhe ta plotësoj, sepse nga sa shkruan një jot, një pikë dhe një presje nuk mund të bien atë që do të bëhet.
    • Dëshmon se u kryqëzua në prag të Pashkës, se trupin e Tij e varrosën nxënësit e Tij renegatë me vajtime dhe goditje të trupit. Se pas Pashkës shkuan në varr, por nuk e gjetën trupin e Jisuit atje. Dhe atëherë nxënësit e Tij vrapuan te perandoresha Eleni, që gjendej atëherë në Jerusalem, ia thanë dhe, bashkë me Elenin, krijuan teorinë e Ngjalljes. Çfarë kishte ndodhur? Trupin e Krishtit e kishte marrë një kopshtar, që kur mësoi se kishin shfrytëzuar veprimin e tij, e riparaqiti. Kështu që nxënësit e Tij, shenjtorja Eleni dhe bashkë me ta...gjithë të krishterët (...) u turpëruan (14a)...
    4. Nga kujtimi i shenjtores Eleni, që lindi 250 vjet më vonë dhe vajti në Jerusalem më 327 pas K. d.m.th. 300 vjet më vonë dhe që nuk ishte e mundur të kishte asnjë komunikim me apostujt, ngaqë të gjithë kishin vdekur të paktën 150 vjet, para se ajo të kishte lindur, kupton njeriu nivelin e këtij libri.
    Eshtë e dukshme se ravinjtë (mësuesit hebrenj) të Mesjetës, pa u interesuar për të vërtetën, shkruan këtë libër me një qëllim të vetëm: të nxitin tek hebrenjtë e thjeshtë ndjenja të këqija në dëm të Krishterimit.
    Argumentet e tyre, me të cilat përpiqen të ulin besimin e krishterë
    • nga pikëpamja psikologjike janë të zgjuara, meqë shkelin fort mbi psikologjinë dhe mbi ndjenjat e njerëzve, që urrejnë Krishtin,
    • por nga pikëpamja shkencore janë thellësisht qesharake... Në librin talmudik Toledoth Jesua mbështeten të gjitha
    librat Abelen. Janë kaq kundërshkencore dhe kaq fyese saqë nuk është e mundur të merret njeri me to.

    Zgjidhje barbare
    1. Këto janë qëndrimet e mohuesve të Krishtit.
    Janë të gjitha jo të kushtueshme, siç i pamë. Të dokumentuara lirë. Të papërshtashme, madje edhe për njerëz, që e kanë 100% të sigurtë, se nuk ka Perëndi.
    Duke kontrolluar këto teori dhe njeriu më i thjeshtë e kupton se nuk mjafton të thotë njeri se nuk beson te Perëndia dhe në fuqinë e Tij.
    Nëse dëshiron të jetë logjik dhe mendimet e tij të respektohen, duhet të thotë gjëra që qëndrojnë logjikisht. Duhet që për problemet të japë zgjidhje shkencore, zgjidhje pa kundërshtime.
    2. Zakonisht ateistët zbatojnë metodën e Aleksandrit të Madh në zgjidhjen e lidhjes gordiane. Por ajo zgjidhje nuk ishte
    • aspak shkencore,
    • aspak bindëse,
    • aspak e dobishme.
    Ishte (thjesht dhe qartë) barbare.
    U kujtojmë atyre, që nuk mbajnë mend ngjarjen historike, se lidhja gordiane, ishte një nyjë e çuditshme, që nuk mund ta zgjidhte asnjë. Aleksandri i Madh, pa mundur ta zgjidhte fuqinë e mendjes së tij, e preu me fuqinë e shpatës së tij.
    Ç'ishte tjetër veprimi i tij nëse jo barbarizëm?
    Me këtë veprim të tij ai tregoi se nuk kishte tru të gjente zgjidhje.
    3. Por mjerë ata, që zgjidhin problemet shpirtërore me mënyra barbare dhe mburren se bënë diçka.
    • Ata vërtetojnë pamundësinë e tyre për të gjetur zgjidhjen.
    • Nuk është shaka të merret njeri me teori të tilla?
    • Nuk nënvleftëson mençurinë e tij, kur i merr seriozisht?
    4. Historia na jep vetëm dy variante:
    a) Të Kishës
    Në bazë të së cilës Krishti, si Perëndi i pavdekshëm, u Ngjall. Dhe mbretëron në shekuj. Dhe mbretëria e Tij nuk ka mbarim.
    b) Të hebrenjve
    Sipas tyre, trupin e Jisuit e vodhën nga varri nxënësit e tij në çastin, kur ushtarët i kishte zënë gjumi. Dhe krijuan historinë e Ngjalljes.
    5. Të dy këto variante janë të vetmit në botë gjersa:
    • Ndërmjet hebrenjve në vitin 1000 pas Krishtit kur filloi të qarkullonte libri i Toledoth Jesua.
    • Ndërmjet të krishterëve në vitin 1730 pas Krishtit, kur filluan të shkruhen libra me variante të tjera, që i nënkuptonin autorët e tyre.
    Pol Mejer shkruan për të dy këta variante:
    "Po të përpiqemi dhe të peshojmë me kujdes dhe pa paragjykime të dyja këto dëshmi duke u bazuar në rregullat e studimit historik, do të udhëhiqemi në këto përfundime:
    • Varri ku u varros trupi i Jisuit u gjet bosh në mëngjesin e Pashkës.
    • Deri më sot nuk u gjet asgjëkundi as më i vogli fakt, që të na lejojë të merremi dhe me një variant të tretë.
    Duke thënë asgjëkundi nënkuptojmë:
    • As në veprat letrare.
    • As në zbulimet arkeologjike.
    • As në mbishkrimet.
    • Kurrë. Asgjë. Asgjëkundi(15).
    Me fjalë të tjera P. Meyer na thotë:
    Detyra shkencore na bën të merremi vetëm me këto dy variante, që janë të vetmet dëshmi historike për 1700 vjet. Çfarë vlerë mund të kenë mendimet që u paraqitën me vonesë, 2000 vjet?
    6. Mendimeve që lindën pas 10 ose 16 shekujsh dhe më shumë, nuk vlejnë t'u japë asnjeri rëndësi. I shërbyen një përshtypjeje të gënjeshtërt dhe u shuan.
    Por edhe mendimi i hebrenjve, siç pamë, nuk është i qëndrueshëm. Nuk duron në dritë. Eshtë një përpjekje dinake e fshehjes të së vërtetës.
    7. Pas gjithë këtyre ripyesim:
    Mund të na mashtrojnë apostujt? Përgjigjemi: Nuk ka mundësi.
    Por ekziston edhe një rast, që mund. Dhe ai është, kur njeriu "e ka" njëmijë për qind të sigurt se:
    • Nuk ekziston Perëndia
    • Nuk mund të bëhet Ngjallja
    • Nuk mund të thonë gënjeshtra hebrenjtë.
    Atëherë zgjidhja që jepet në temën tonë, nga ana e tij është njëmijë për qind e drejtë.
    Vetëm që të vërtetën e gjen duke zbatuar metodën "shkencore" të Aleksandrit të Madh.


    C) E vërteta për Ngjalljen

    a) Varri bosh

    1. Ungjilli sipas Mateut (kap. 28:11-15) na informon se pasi mbaroi dita e shtunë, më 25 Mars, 29 pas Krishtit dy gra Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan të shikojnë varrin e Jisuit. Por, ndërsa ishin përballë tij dhe shikonin atë, papritur ndodhi një tërmet i madh. Një engjëll zbriti nga qielli dhe lëvizi gurin, që mbyllte hyrjen e varrit dhe u ul mbi të. Pamja e engjëllit ishte e ndritshme si vetëtimë dhe rrobat e tij të bardha si dëborë. Rojet e panë dhe u frikësuan shumë. Filluan të dridheshin. Nga frika u bënë si të vdekur.
    2. Të dyja gratë panë engjëllin. Por nuk panë Jisuin. As brenda. As të dalë. Panë brenda rrobat e vdekjes. Dhe madje të mbështjella.
    Dhe çfarë kuptuan?
    Megjithëse panë engjëllin dhe tërmetin, përfundimi i tyre ishte se trupi i Jisuit ishte shpënë diku gjetkë.
    Dhe engjëlli u tha:
    Mos u trembni. E di që kërkoni Jisuin që u kryqëzua. Nuk është këtu; u ngjit ashtu si kishte thënë. Ejani të shikoni vendin ku e kishin vënë. Dhe vraponi t'ua thoni nxënësve të Tij.
    Gratë ikën menjëherë. Shkuan me nxitim t'u tregonin nxënësve të Jisuit çudinë e Ngjalljes së Tij. Por në rrugë u shfaq para tyre Krishti dhe u tha:
    - Përshëndetje!
    Iu afruan dhe ranë të faleshin. Dhe Krishti u tha:
    - Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi që të nisen për në Galile (kodrinë jashtë Jerusalemit). Atje do të më shohin.
    3. Eshtë e qartë nga tregimi se kur engjëlli lëvizi gurin Jisui nuk ishte më në varr. Ishte Ngjallur dhe kishte ikur nga varri.
    Si na e thotë tropari:
    Zot, ashtu si dole nga varri i vulosur, ashtu u fute nga dyert e mbyllura te nxënësit e Tu.
    Pas Ngjalljes trupi i Krishtit ishte bërë shpirt (A' Korinth. 15,44). Cilado formë e lëndës nuk pengonte lëvizjet e Tij.

    b) Kundërveprimi i hebrenjve
    1. Ungjilli i Shenjtë (Mat. 28:11-15) na informon: Menjëherë sa ndodhën ato që u thanë më sipër disa nga ushtarët e truprojës, duke ditur ç'i priste, vrapuan te Kajafa, i ngarkuari i drejtpërdrejtë për këtë çështje (Mat. 27:65) dhe i raportuan hollësisht ç'kishte ndodhur "thanë te kryeprifti të gjitha që ndodhën" (Mat. 28-11).
    Kajafa veproi rrufeshëm. Mblodhi menjëherë Këshillin dhe para gjithë kryepriftërinjve, prijësave dhe Truprojeve përsëriti ç'kishte ndodhur më parë.
    2. Këshilli dha mendimin: Po të kërkojmë dënimin e ushtarëve, çështja do të shkojë te Pilati. Dhe para tij ushtarët do të mbrojnë veten. Do të luftojnë me të gjitha mënyrat për jetën e tyre. Do t'ia thonë të gjitha. Dhe aq më tepër, Pilati shkak kërkon të kthehet kundër nesh. Ai me vështirësi pranoi dënimin e Jisuit. Ç'do të bëhet po të mësojë të tilla gjëra?
    3. Këshilli arriti në përfundimin:
    • të mos pranojë dëshmitë e ushtarëve,
    • dhe të mos lejojë të bëhen të njohura më gjerë. Për zbatimin e vendimit të tyre, bënë këto veprime:
    • U dhanë shumë para ushtarëve që të thoshin se trupin e Jisuit e vodhën nxënësit kur ata flinin.
    • I hoqën nga përgjegjësia para Pilatit
    • Përhapën në botë lajmin se trupin e Jisuit e vodhën nxënësit e Tij.
    • E bënë këtë variant qëndrim zyrtar të hebrenjve, lidhur me çështjen e Ngjalljes së Zotit.
    Eshtë e qartë se:
    • Pilati nuk u interesua të dënonte ushtarët romakë për "çështje qesharake" të hebrenjve dhe se:
    • sekretet dolën nga ushtarët edhe nga këshilli.
    Sa logjik është shpjegimi, që japin Ungjijtë e Shenjtë për krijimin e variantit të hebrenjve për Ngjalljen.

    c) Plotësisht të sigurtë
    1. Të dyja gratë vrapuan te nxënësit e Jisuit. U transmetuan porosinë e Tij. Menjëherë vrapuan Petri dhe Joani të shihnin varrin bosh. Arritën. U futën brenda. Dhe panë rrobat e vdekjes së Tij. Edhe shaminë që kishin mbuluar fytyrën e Jisuit, të mbledhur me kujdes.
    Panë dhe besuan (Joan. 20:8). Në vazhdim komunikimi me të Ngjallurin Jisu forcoi besimin e tyre. E bëri granit. Besim të palëkundur.
    2. Ja si i përshkruan Apostull Pavli ndjenjat e tij për Krishtin dhe për Ngjalljen e Tij:
    3. "Pata nderin të shihja Krishtin. E pashë brenda dritës së lavdisë së Tij Hyjnore. Dhe Krishti më foli mua, mëkatarit, më të keqit nga të gjithë.
    Dhe nuk guxova të mos dëgjoja një vegim dhe urdhër qiellor. Që atëherë kthehem në të gjithë botën dhe predikoj. Dhe jam i gatshëm, jo vetëm të shoh veten në hekurat e burgut, por edhe të më ekzekutojnë si kriminel në emrin e Zotit Jisu" (Vepr. 21:24).
    3. Me fjalë të tjera apostull Pavli na thotë:
    • Pamë Krishtin pas vdekjes së Tij, të gjallë.
    • Dhe kuptuam ç'është.
    • Për ne gjërat janë të qarta.
    • Marshimi dhe fundi për ne është vendosur më parë.
    • Nuk kërkojmë lavdi dhe as të mira materiale.
    • Dëshirojmë vetëm një gjë: të mbetemi besnikë të Krishtit, të mbajmë urdhrin e Tij.

    ç) Si u bë Ngjallja?
    Jisui nuk ishte vetëm njeri, Ai ishte dhe Perëndi. Vdiq si njeri dhe u varros si njeri. Por, si Perëndi ishte dhe mbeti i pavdekshëm dhe jetësor. Me vdekjen e Tij, u nda Shpirti i Tij nga trupi. Hirshmëria e Tij mbeti e bashkuar dhe me shpirtin e Tij dhe me trupin e Tij.
    Kështu që kur erdhi ora, Perëndia i gjithëfuqishëm ribashkoi të ndarat, shpirtin dhe trupin dhe Jisui u Ngjall. Me Ngjalljen trupi i Jisuit u bë i Perëndishëm, d.m.th nga i tretshëm u bë i patretshëm dhe nga i dheshëm u bë i frymëzuar.
    2. Pasi u Ngjall Jisui, në fillim hoqi me qetësi shaminë dhe çarçafin, me të cilat ishte varrosur, i mbështolli me kujdes dhe nikoqirllëk dhe pastaj doli nga varri i vulosur, ashtu si hyri nga dyert e mbyllura te nxënësit e Tij. "Nuk kuptuan ushtarët e truprojes kur u ngjall", sepse çfarëdo që të bëjnë njerëzit, nuk mund ta prekin Perëndinë me dorë! Eshtë edhe më i zgjuar! Edhe më i lëvizshëm. Edhe më i fortë!
    3. Edhe një vërejtje teologjike. Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë një, Perëndi. Dhe që të tre personat (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë) kanë një dëshirë dhe një veprim.
    Prandaj dhe Shkrimi:
    • Një herë na thotë se Jisuin e ngjalli Perëndia Atë. (Vepr. 3:15, Rom. 6: 4. Kol. 2:12).
    • Një herë, se u Ngjall vetë " i Njëpushtetshëm" (Joani 10:18).
    • Njëherë se e ngjalli Fryma e Shenjtë(Rom. 8:11).

    d) Në emrin Tim...
    1. Apostujt nuk dolën të predikonin vetëm me një armë, me një ideologji, me besimin te Krishti.
    Krishti nuk i la të paarmatosur dhe lakuriq, u dha një armë të madhe: Fuqinë e Tij.
    U tha:
    • Kush beson tek unë, do të bëjë jo vetëm veprat, që bëra unë, por vepra edhe më të mëdha (Joani 14:12).
    • Ata që besojnë tek Unë, do të bëjnë çudira të mëdha: Do të nxjerrin, në emrin Tim, demonë, do të flasin gjuhë që nuk i dinë, do të zënë gjarpërinj dhe helmi i tyre nuk do t'i helmojë, do të pinë helme pa pësuar gjë, do të shërojnë të sëmurë (Mark. 16:17-19).
    • Do t'ju dërgoj atë, për të cilën dha fjalën Ati Im (Shpirtin e Shenjtë). Qëndroni në Jerusalem deri sa të visheni me fuqinë që do t'ju vijë nga lart (Lluk. 24:49).
    • Ju jap fuqinë dhe pushtetin të shëroni të sëmurët, të ringjallni të vdekurit, të pastroni lebrozët, të nxirrni demonët (Mat. 10:8).
    2. Ungjilli sipas Markut, brenda thjeshtësisë së pafundme, na jep këtë dëshmi të mrekullueshme:
    • Zoti Jisu Krisht, pas këtyre u ngjit në qiell dhe u ul në të djathtë të Atit.
    • Ata, (apostujt) duke u përhapur, shpallën kudo lajmin e mirë. Zoti i ndihmoi në këtë dhe e vërtetoi predikimin e tyre me anë të mrekullive që bënte, d.m.th:
    Kudo bashkë me ta ishte Zoti. I ndihmonte. I forconte.
    Dhe vërtetonte fjalët e tyre me çudira, që kurrë nuk pushuan të bëheshin (Mark. 16:19-20).
    Një shembull:
    I tha Petri lypësit të paralizuar:
    - Argjend dhe ar unë nuk kam, por atë që kam po ta jap: Në emër të Jisu Krishtit ngrehu dhe ec.
    Dhe i paralizuari mori forcë dhe u ngrit (Vepr. 3:6-7).
    Dhe çudirat vazhdonin:
    • Sa çudira!
    • Dhe çfarë çudirash!
    • Që atëherë...deri sot.
    • As ndaluan, as do të ndalojnë kurrë.
    • Dhuratat e Krishtit për nxënësit e Tij, vazhdojnë të veprojnë edhe sot.
    • Nëpërmjet priftërinjve të Tij.
    • Nëpërmjet shenjtorëve të Tij
    • Nëprmjet Kryqit të Nderuar.
    • Nëpërmjet Ujit të Bekuar.
    • Nëpërmjet çdo gjëje që Ai bekoi.
    Veprimet e Apostujve dhe hisoria e Kishës janë të mbushura me çudira të apostujve dhe të shenjtorëve. Deri në ditët tona.
    3. Shën Ignatios Briadcianinof thotë:
    Shenjat bëhen për të ndihmuar njerëzit të pranojnë fjalën e Perëndisë, kryesorja është fjala.
    Shenjat thjesht tregojnë për fuqinë dhe vlerën e fjalës...
    Fjala vepron drejtpërdrejt në mendje dhe në zemër. Shenjat veprojnë në mendje dhe në zemër nëpërmjet ndjenjave trupore...
    Çudirat bëhen, kryesisht të bindin njerëzit, që interesohen për botën dhe t'i udhëheqin te besimi. Sepse, ata që drejtohen te toka dhe te punët e tyre, nuk kanë fuqinë të vlerësojnë fjalën. Prandaj fjala e dhembshur e Perëndisë i tërheq afer Tij nëpërmjet çudirave të dukshme, që përbëjnë një vërtetim konkret tërheqës për ndjenjat tona, dhe udhëheqin shpirtin e pafuqishëm në të gjithëfuqishmin Shpëtimtar Perëndi-Fjalë...
    Çudirat mbajnë brenda tyre gjithë të vërtetën.
    Dhe ishin kaq të qarta dhe mëse të qarta, saqë armiqtë e Zotit, me gjithë përpjekjet e tyre që t'i mbulonin nuk kishin veçse të tregonin se ishin të vërteta (16).
    4. Në jetën e Starec Antoniut të Ortinas lexojmë:
    Shekullin e kaluar një klerik i mençur, V. Barsqi, udhëtoi në vendet e Lindjes së Mesme. Në librin që shkroi, kur u kthye në Rusi, përshkruan edhe dritën e shenjtë, që del vetë në Varrin e Shenjtë në orën e Ngjalljes.
    Por një i ditur këtë nuk donte ta besonte.
    Patër Antoni e pyeti:
    - Po ta shihnit me sytë tuaja, do ta besonit?
    - Do ta besoja.
    - Cilin të besojmë tani ne? Ty që nuk e pe apo Barsqin që e pa, e besoi dhe e shkroi (17)?
    Diçka e tillë ndodh në çdo çudi.

    D) Shenja
    Pas gjithë këtyre u kujtojmë nxënësve dy fjalë të Shkrimit të Shenjtë:
    1. Kur hebrenjtë i kërkonin "shenjë", që të tregonte veten e Tij, si Mesia dhe Perëndi, Jisui u përgjigj:
    Sa të djallëzuar janë këta njerëz. S'çajnë kokën për Perëndinë, e megjithatë duan të shohin një provë (shenjë) të tij. E vetmja provë që do të marrin i përgjigjet asaj që i ndodhi profetit tonë. Sikurse Jonai ishte në barkun e balenës tri ditë e tri net, ashtu edhe unë, Biri i njeriut, do të jem në barkun e tokës tri ditë e tri net. (Mat. 12:38-40 Lluk. 11:29-30).
    Ngjallja e Krishtit ishtë shenja që dha në brezin dinak dhe të djallëzuar, që i sheh të gjitha me logjikën e thatë të njeriut të vjetër. Pra, Ngjallja e Krishtit është temë, që kur e studion dikush, gjen.
    2. Apostull Pavli u tha athinasve:
    Perëndia dërgoi në botë shpëtimtarin dhe gjykatësin, (si njeri) Birin e tij.
    Por ky nuk është një përfundim i paplanifikuar.
    Na dha të gjithëve mundësinë të kontrollojmë dhe të bindemi vetë, mjafton të studiojmë Ngjalljen e tij (Vepr. 17:31).(l7a)
    Ky studim duhet të bëhet duke qenë të çiltër me veten tonë.


    C) DESHMI TË STUDIUESVE SPECIALISTË

    Të gjithë nuk mund lë studiojmë të gjitha temat e shkencave të ndryshme në thellësi. Kufizohemi në përpjekjen për të krijuar mendime të drejta. E arrijmë këtë kur mbështetemi në fjalë që burojnë nga kërkime dhe nga studime të dijetarëve të mëdhenj, shkencëtarëve, studiuesve specialistëve.
    Le të plotësojmë edhe ne mungesat tona me mençurinë dhe me përvojën e studiuesve specialistë.
    a) Ngjarja më e besueshme
    1. Thomas Arnold, profesor i historisë romake, shkrimtar i një historie (trevëllimshme) të botës romake, shkruan:
    "Për shumë vite studioja historinë e lashtë. Studioja burimet dhe " peshoja mendimet e shkrimtarëve më të rinj, që u morën me këtë epokë. Si përfundim të studimeve të mia them: Nuk di të ketë në historinë e të gjthë njerëzimit ngjarje tjetër, që të jetë themeluar për studiuesin pa paragjykime - në dëshmi besuese dhe në studim më të hollësishëm se shenja (nënkuptoj varrin bosh) që na dha Perëndia, për të treguar, se Krishti vdiq, por u Ngjall së vdekurish".(18)

    Historiani i shquar A. Fr Gfroer, që nga ateist, pas një studimi të thellë të burimeve besoi te Krishti thotë:
    Ngjallja e Krishtit është ngjarja më e vertetë dhe më dëshmuese e historisë së lashtë.
    Po t'ia lejoj vetes të marrë seriozisht dëshmitë për Ngjalljen e Krishtit, vetëm e vetëm që nga vijnë nga të krishterë (Apostujt), nuk kam të drejtë të quaj asnjë ngjarje të historisë së lashtë të vërtetë dhe të denjë për ta besuar (19).

    2. Dr. (Simon Grinlif) një nga gjykatësit më të mëdhenj të Amerikës (mbahet si personaliteti më i madh gjyqësor në SHBA), shkroi një libër me temë: "Kanë vlerë gjyqësore dëshmitë e apostujve për Ngjalljen e Krishtit?" Përfundimet e tij janë:
    • Përjashtohet çështja se apostujt do të mund të qëndronin në mendimin se Krishti u Ngjall nëse kjo nuk do të ishte jo thjesht ngjarje, por ngjarje e pakundërshtueshme dhe e lavdishme.
    • Ngjallja ishte për apostujt ngjarje kaq e njohur dhe kaq e qartë, sa ishin ngjarjet më serioze të jetës së tyre, për të cilat nuk kishin asnjë dyshim.
    • Ngjallja e Krishtit - nga ana e dokumenteve që studiojmë dhe duke marrë parasysh gjyqet e sotme - është ngjarja më e padiskutueshme e historisë botërore (20).
    b) Historia e Krishtit pa Ngjallje nuk bëhet.
    1. Por një tjetër gjykues i madh, Frank Morison vuri si qëllim të kundërshtonte dëshmitë që kemi për Ngjalljen e Krishtit. Morisoni:
    • Pranonte se Krishti ekzistoi. Se qe shembull virtytesh dhe mësues i mrekullueshëm.
    • Por, nuk pranonte vetëm Ngjalljen.
    • Thoshte se Ngjallja ishte një mitizim i bukur i historisë së Krishtit. Brenda këtij plani të ideve të tij, Morisoni vendosi të shkruante historinë e ditëve të fundit të Krishtit, pa bërë fjalë fare për Ngjalljen e Tij.
    I kishte lindur ideja se, po të shkruante një libër të argumentuar, do të bënte të ... harrohej Ngjallja e Krishtit!
    2. Filloi të përballej me ngjarjet dhe me problemet, që dilnin. Atëherë ndërgjegjshmëria e tij gjyqësore e bëri të ndërronte mendje.
    U mor seriozisht me temën. Studioi sa mundi më mirë të gjitha faktet që zotëronte. Kuptoi se, edhe po të donte, ishte e pamundur të shkruante librin, që kishte planifikuar dhe si e kishte menduar. Përfundoi në shkrimin e një libri krejtësisht të ndryshëm nga i filluari. Titulli i librit të Tij është: "Kush lëvizi gurin?" Në kapitullin e parë Morisoni deklaron: "Asnjëherë nuk kisha menduar se do të arrija të shkruajanjë libër të tillë!" (21).
    3. Libri i Morisonit është një shpallje e vazhdueshme se Ngjallja e Krishtit është reale. Qarkulloi në miliona kopje dhe përbën përmendore të vërtetë pune logjike, që hedh në erë të gjitha përpjekjet e atyre, që duan të kundërshtojnë Ngjalljen e Krishtit.

    c) 700 orë punë kabineti.
    1. (Josh Mc Dowell) Josh Dauëll(22), shkencëtar i madh amerikan, filloi si ateist. U përpoq të mënjanonte nga jeta e tij besimin te Krishti, por nuk mundi.
    Le të lexojmë shpalljen që bëri për besimin në Ngjalljen e Krishtit:
    2. Dikur një miku im më pyeti:
    - Ç'është ajo, që të bën të qëndrosh i lidhur me Krishtërimin?
    Iu përgjigja:
    - Një fjalë e vetme, kërkoja shumë kohë të gjeja një shpjegim për Ngjalljen e Krishtit. Kërkoja vite të shihja: mund të jepej për Ngjalljen e Krishtit shpjegim i ndryshëm nga ai që japin apostujt në Ungjijtë dhe në letrat e tyre?
    Konkretisht "hëngra" 700 (po shtatëqind) orë studimi në kabinet për këtë temë. Studiova të gjitha burimet dhe kontrollova të gjitha variantet e mundshme.
    Fillova nga mendimi se Ngjallja e Krishtit duhet të jetë:
    • ose mashtrimi më i madh dhe dinakëria më e madhe në botë.
    • ose ngjarja më e madhe e historisë botërore.
    Në vazhdim, studimi im më detyroi të pranoja se:
    • Ngjallja e Krishtit është ngjarje.
    • Ngjarje, që u bë në vend dhe në kohë të caktuar.
    • Ngjarje, që ka dëshmitarë dhe fakte konkrete. Studimi im më bëri të kuptoja se besimi i Krishterë:
    • Nuk është meditim
    • Nuk është filozofi
    • Nuk është histori e krijuar
    • Eshtë historia më e vërtetë në botë
    4. Me fjalë të tjera, gjërat nuk janë kaq të thjeshtësuara sa fantazohen nga disa në mendjen e tyre.

    ç) Prandaj ngrihen me kaq mani
    Profesori i fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Selanikut, S. Makri shkruan:
    Këto që shkruaj, janë gjëra nga jeta ime. Janë gjëra që lodhën shpirtin tim, që përbëjnë fundin e marshimit tim mendor, që mund t'i vërtetoj me vulën e informatës së brendshme nga jeta dhe nga vëzhgimi i mjaft dhjetëvjeçarëve, nga koha që u ktheva më zotin tonë Jisu Krisht.
    Kryqëzimi dhe Ngjallja e Krishtit është epiqendra, është bërthama e apologjisë së Krishterimit, sepse, meqë kryqëzimi dhe Ngjallja janë të vërteta, atëherë të gjitha ato që vazhdojmë të besojmë (dhe janë të huaja dhe të kundërta te Krishti dhe te ungjijtë) duhet të rrëzohen se janë idhuj dhe gënjeshtra.
    Prandaj ngrihen me kaq mani dhe me kaq inat të na bindin me një sërë argumentesh mashtruese se Ngjallja e Krishtit nuk u bë. Sepse:
    Nëse Ngjallja e Krishtit u bë, atëherë Krishti është Perëndi dhe të gjitha, sa na thonë, janë të vërteta. Për pasojë do të duhet të vdesim për çdo gjë, që është në kundërshtim me fjalën e Krishtit dhe të jetojmë një jetë në marrëveshje me ato që na tha Krishti dhe që pranon Kisha e tij 23.

    c) Përfundimi
    1 Gjykatësi i shquar amerikan Xorxh Elton Lad (George Eldon Ladd)(24) shkruan:
    • Sot besimtari i krishterë mund të jetë 100% i sigurt se Krishti u Ngjall.
    • Besimi ynë nuk mbështetet në mit. As në mendime skolastike filozofike.
    • Mbështetet në ngjarje historike:
    • me baza të patundura dhe
    • me vërtetime të pakundërshtueshme.
    2. Një tjetër gjykatës i shquar, kryegjyqtari i Anglisë, Lordi Dorling(25), pas një studimi gjyqësor mbi të gjitha dëshmitë, që kanë lidhje me Ngjalljen e Krishtit, shkruan:
    Për Ngjalljen e Krishtit kemi shumë dëshmi pohuese dhe mohuese. Që të gjitha secila në mënyrën e vet, na japin kaq shumë të dhëna se Ngjallja e Krishtit është një realitet i gjallë, saqë asnjë trup nga gjykatës të studiuar (nga cilido vend i botës që të jenë) nuk do të mund të nxirrte, duke u mbështetur në të dhënat, që na japin këto dëshmi - vendim të ndryshëm nga se:
    • Ngjallja e Krishtit është fakt (ngjarje).
    • Krishti u Ngjall.


    D) DËSHMIA E NJË SHENJTORI

    Studiuesit fillojnë nga mendimet dhe përfundojnë në dashurinë për Krishtin.
    Shenjtorët fillojnë nga dashuria për Krishtin dhe vazhdojnë me të.
    Rruga e shenjtorëve është më e mirë. Paraqet më mirë njeriun. Paraqet më mirë rrugën për te Perëndia, që është kërkimi me dëgjueshmëri i Perëndisë.
    Le të shohim ç'thotë Shën Joan Gojarti:
    1. Gjithmonë bëhej fjalë për gjëra që, ia vlenin të çuditeshe, por tonat janë shumë të çuditshme.
    Të tanishmet janë edhe më të çuditshme.
    Predikohet Kryqi dhe vrapon gjithë bota.
    Ç'do të thotë "predikohet Kryqi"?
    Predikohet një vdekje e turpshme!
    Dhe përse vrapojnë? Për të parë? Nuk u kryqëzuan mijëra? Nuk u ekzekutuan mijëra të mençur? Nuk ekzekutuan shumë të fuqishëm? Nuk ekzekutuan mbretër të nderuar?
    Eshtë ndonjë tjetër, që fiton kështu botën?
    Mos na sillni si argument kundër Krishtit heretikët.
    • Të gjithë Krishtin shpallin, megjithëse gabojnë në diçka.
    • Të gjithë Atij i falen. Atij që u kryqëzua në kohën e Pontit Pilat në Palestinë.
    2. Asnjë në botë nuk bëri atë që bëri Ai me aq shumë pengesa. Mos harroni:
    • Sa mbretër e luftuan!
    • Sa tiranë e quajtën si kundërshtarin e vetëm!
    • Se e gjithë bota, në të gjitha qytetet, ishte ngritur kundër Tij.
    Por, kurrë nuk bëri pas Krishtërimi. Vit për vit gjithmonë më përpara shkon.
    3. Kujt i kushtohet kjo forcë?
    • Ishte magjistar - thonë.
    I vetmi magjistar ishte? Nuk keni dëgjuar sa magjistarë kishin në Persi dhe në Indi? Dhe sa kanë ende? Mbani mend emrin e ndonjërit?
    • Ja Apolloni Tianefs ishte dhe magjistar dhe mashtrues. Dhe shkëlqeu.
    Ku dhe kur?
    Në një qytet të vogël. Për pak! Dhe u shua! Nuk la as kishë, as besimtarë, asgjë!
    4. Si pushoi paganizmi?
    Ku është Dodoneu? Ku është Kllarios? Ku janë laboratorët e dinakërisë dhe të mashtrimit? Heshtën! U mbyllën!
    • Ç'është ajo që i bën demonët të dridhen?
    Përse i zë tmerri kur dëgjojnë diçka për të Kryqëzuarin apo për kufomat e njerëzve, që u therrën për nder të tij?
    Përse, sa dëgjojnë kryq ua mbathin këmbëve?
    Duhej të qeshnin? Është gjë e madhe Kryqi?
    Çdo gjë tjetër e neveritshme dhe e turpshme është vegël ekzekutuese. Dhe, madje më e keqe nga të gjitha.
    Përse dridhen demonët? Jo nga fuqia e të Kryqëzuarit?
    Po i tremben Kryqit si Kryq, do të duhet të dridheshin nga çdo i kryqëzuar dhe, sigurisht, dhe nga vjedhësit.
    Pyes; po të thotë njeri: "në emrin e të kryqëzuarit" (dhe nënkupton ndonjë vjedhës) do të ikë djalli?
    Jo...!
    Jo vetëm nuk do të ikë, por do të qeshë me zemër. Por, po të nënkuptojnë "Nazaretin", ikin sikur të jetë flakë emri i tij.
    5. Eja tani dhe thuamë:
    Si u përhap besimi për Krishtin? Kujt i kushtohet kjo? Të kënaq shpjegimi:
    • se gjoja ishte mashtrues?
    • se gjoja ishte i ditur?
    • se ishte magjistar?
    Jo. Se asnjë mashtrues, magjistar dhe i ditur nuk fitoi kurrë fuqi të tillë. Asnjë. Kurrë. As nga larg. Aspak.
    5. Nga këto bëhet e qartë se:
    Krishti fitoi, jo se ishte magjistar, jo se ishte mashtrues, por ngaqë erdhi të na shpëtonte nga magjistarët dhe mashtruesit, nga që është fuqia hyjnore e paluftueshme (26)
    Apostull Pavli rrëfehet:
    Të gjitha fitimet dhe përparësitë e mia tokësore i quajta dëme dhe i lashë për Krishtin.
    Po, të gjitha, pa përjashtim, fitimet tokësore jo thjesht i lë, por dhe i quaj dëme! Kaq e lartë është të kuptojë njeriu se Jisui është Krishti (i vetmi shpëtimtar) dhe ta bëjë Zot të jetës!
    Unë i lashë të gjitha për Krishtin! Po, të gjitha i quaj të kota dhe i hedh për të ftuar Krishtin dhe të shkoj afër Tij.
    Dhe nuk përpiqem të shkoj afër Tij me ndjenjën e vetëkënaqësisë mëkatare, se mbrojta ligjin dhe do të më jepet e drejta, si mbrojtës i Ligjit.
    Besoj se Perëndia do të më mëshirojë ngaqë besoj te Krishti dhe e ftoj vazhdimisht.
    Dhe dëshiroj të jem gjithmonë afer Tij, të mund të kuptoj mirë:
    • Ç'është Krishti?
    • Ç'rëndësi ka për ne Ngjallja e Tij?
    • Dhe pse duhet, nëse dua në ngjalljen e përgjithshme të ngjallem për të përjetshmen jetë dhe lavdi, të bëhem Kungimtar në pësimet e Tij, d.m.th. të vdes edhe unë, pësimet e mia? (Pl. 3:7-11)

















    1. S. Agustini. Enarratio in Psalmum 120, 6.
    l.a Fjalori Botëror i veprave. Vëll. 5 Athinë 1966 faq. 2404-2405
    2. Paskal. BI. Pense
    4. Shën Joan Gojarti. Në të A' Korinthasve. Letër bisedë. EC'P, G. Vëll. 61.43.
    5. (Mat 26, 74)
    6. Blinzier, Joseph. der Prozess jesu Regensburg 1960, s,87 174.
    7. Koch. Anton, Hom, Handbuch, Bd I, freiburg 1952, 4f. 455
    8. S.Shën Joan Gojarti. Judenjve dhe grekëve dokumentet se Krishti është Perëndi. P.G. vëll.48, 832-833
    9. S. Agustini, Enarratio in Psalmum 62, 15.
    10. Ramsay, A.M. God, Christ and the World. London (S. C. M Press) 1969, p. 78-80.
    11. a. Greenleat. Simon. an Examination of the Testimony ofthe Four Evangelist by the Rides os Evidence Administrated in the Cours of justice. Grand Rapids 1965 p. 29
    12. Enciklopedia e madhe Greke Vëll. 7 f.56
    13. Shtraus, D. Fr. The Life of Jesus for People. Vol. I London 1879 p. 412
    13a. S. Makri, profesor i narkotogjisë në mjekësi, Universiteti i Selanikut. Shkenca përpara kryqëzimit dhe Ngjalljes së Jisu Krishtit. Selanik 1981.
    Të tjera studime.
    - D. Echvard. M.D. W,./ Grabel. M.D,: F. E Hosmes, M.S. AMI, on the physical death of Jesus Christ, JAMA vol 225. II, 1988. March 21.
    - S. M. Temey, on death by crucificition. Annotations 286 vol 68,2 (August 1964).
    - M, P, De Pasquale. M.D. : G, E, Burch, M: D. On death by crucifixion, Annotations 435, vol 66. 3 (Sept. 1962).
    14. Makri S p f. 14-17
    14a. Kraus Jesus from Nazareth, in Jevish Leyend. (Jewish Encicopedia, vol. 7, New York 1906, p. 170-173.
    15. Meyer, P.L. First Easter the true and unfamiliar Story. New York (harper and Row) 1973, p, 122.
    16. Shën Ignatiu Briadcaninof, Shenja dhe Çudira. Prevezë 1988 f 40, 42, 45 17. Mitropoliti Nikopoleos Meletiu, Starec Antonio Prevezë 1989 f 81.
    17a. Bl. Scheneider, G, Die Apostolgeschichte 1982, s, 243.
    18. Arnold. Th. Christian Life, Its Hopes, its Fears and its Glory, London 1859, p, 324.
    19. Koch. Anton. Hom. Handbuch, Bandl, Freiburg 1952, f, 443.
    20. Granleaf, Simon. An examination o fTestimony of the Fourth Evangelist by the Rules of Evidence Administrated in the Court of Justice. New York - Grand Rapids 1965. p. 29.
    21. Morisson. Frank. Who moved the stone. London (Faber and Faber) 1930.
    22. Mc Dowell, Josh. More than a Carpenter. Eastbourne. 1989, p, 86
    23. Makris S. f. 1-2.
    24. Ladd, George Eldon, I believe in the Ressurection of Jesus. Grand Rapids 1975. p. 141.
    25. Makris S, f. 21.
    26. Joan Gojarti te Shën Pavli Bisedë p. G. vëll, 50, 490.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI E

    Kthesa e Pavlit

    Fuqia e Ngjalljes


    a) Mikrobota

    1. Siç pamë Ngjallja e Krishtit është një çudi e madhe por njëkohësisht është edhe një mister dhe një fuqi jetësore, që duhet të thelbësohet në jetën e çdo njeriu, që të bëhet pjesëtar i misterit të Ngjalljes.
    Kur çdo njeri fiton njohuri të plota për misterin e Ngjalljes, merr pjesë në Ngjalljen e Krishtit dhe bëhet një mikrobotë e misterit të madh të Ngjalljes. Kështu çdo njeri që beson, është një pjesëtar i së mirës dhe i fuqisë së Krishtit të ngjallur.
    2. Të gjithë sa besojmë, jemi një mikrografi e Ngjalljes së Krishtit.
    Por mikrobota më paradoksale e misterit të Ngjalljes, shfaqja më e mprehtë e fuqisë së saj është kthesa e Pavlit. Pikërisht, nga që Pavli e kishte jetuar, shkroi se më e madhja dhuratë e Perëndisë është të njohë njeriu Krishtin dhe fuqinë e Ngjalljes së Tij.
    3. Le të studiojmë kthesën e Pavlit

    b) Ç'ishte Pavli para se të bëhej i krishterë?
    1. Pavli para se të bëhej i krishterë ishte një hebre i ri me emrin Saul. Kishte lindur në Tarso, që ishte atëherë siç na informon Stranovi, kryeqyteti i Qiliqisë, qytet i studimeve, dallohej për përhapjen e filozofisë stoike dhe për nivelin e lartë kulturor.
    Në këtë mjedis, ky i ri i shkëlqyer, mësoi në thellësi gjuhën, mendimin dhe diturinë greke. Mësoi të përdorte me aftësi të pazakontë gjuhën greke. Kishte një aftësi dialektike të mrekullueshme. Dhe, me shprehje që të bëjnë përshtypje dhe të bukura, e bënte fjalën e tij tërheqëse. Të tilla shprehje i gjejmë në bisedat dhe në letrat e tij (Vepr. 17:28. Tit. 1:11. A Kor. 15:26).
    2. Sauli kishte marrë edhe një kulturë hebraike të jashtëzakonshme. Ishte bir i një fariseu të pasur, hebre fanatik. Studioi afër mësuesit më të madh të kohës, ravinit Gamail. Kështu, që në moshë ende të re, u bë një nga hebrenjtë më të ditur të kohës. Dhe sigurisht u bë farise dhe, si i tillë, besonte se njeriu shpëton vetëm kur mbron Ligjin e Moisiut.
    Ky ishte besimi i farisenjve. Dhe përmblidhet në frazën, që thotë Pavli: "Kush zbaton urdhrat e Perëndisë do të jetojë" (Rom. 10:5). Sauli dita-ditës lidhej më shumë me këtë besim dhe ndjente gjithnjë e më thellë respekt për Ligjin e Moisiut dhe për traditat e farisenjve.
    3. Duke ndjekur këto fillime, Sauli u kthye me fanatizëm të egër kundër Kishës së Krishtit. Kundërvënia e tij me Kishën erdhi nga këto mendime:
    • Cili është më i lartë? Ligji apo Mesia?
    • Cili është Mesia? Ligjvënës apo njeri i detyruar të mbrojë ligjin?
    Përgjigja e farisenjve për këto pyetje është:
    • Ligji u dha nga Perëndia dhe është i përjetshëm.
    • Mesia është shërbëtor i Perëndisë i detyruar të mbrojë Ligjin.
    Përkundrazi përgjigja e Jisu Krishtit ishte:
    • Mesia është më lart se Moisiu dhe se Ligji i tij.
    • Mesia është ligjdhënësi i Perëndisë.
    4. Shkencëtari i shquar francez Zhak Dypon(1) shkruan: Pavlin nuk e shqetësonte mendimi i krishterëve, nëse Jisu
    Krishti ishte Mesia. I mjaftonte që Jisui donte qartë për veten e Tij vendin e Shpëtimtarit. Sepse po të ishte Jisui SHPETIMTAR, atëherë shpëtimi i secilit varej nga marrëdhënia e tij me SHPETIMTARIN Jisu Krisht dhe jo nga zbatimi i Ligjit të Moisiut.
    Këtë Sauli nuk mundi ta pranonte, siç nuk mundën ta pranonin edhe gjithë hebrenjtë e tjerë fanatikë dhe farisenjtë. Kështu Sauli u kthye kundër Krishtit.
    Madje me fanatizëm. Jo për ndonjë arsye tjetër, por vetëm ngaqë besonte se rruga për shpëtim është një, zbatimi i Ligjit të Moisiut
    5. Eshtë e pamundur të besojmë se Sauli nuk kishte dëgjuar asgjë për Ngjalljen e Krishtit, meqë gjithë Kisha kthehej rreth saj. Si vallë e përballonte Sauli këtë problem? Për këtë nuk duhet shumë filozofi. Kishte pranuar mendimin zyrtar të Judenjve, se Krishtin e vodhën të vdekur nxënësit e Tij dhe se tani shpallja e tyre për Ngjalljen e Krishtit është një mashtrim për të prishur unitetin e popullit të Perëndisë.
    Kështu Sauli parullë të tij kishte: Vdekje të Krishterëve! Shfarosja e të krishterëve është vepër e shenjtë, shërbim te Perëndia, ngaqë mbron shenjtërinë e Ligjit të Tij dhe unitetin e popullit të Tij.
    Rrjedhojë e qëndrimit të tij ideologjik ishin veprat e tij (urrejtja kundër Krishtit dhe përkrahësve të Tij, gjuajtja me gurë e Stefanit, shfarosja e shumë të krishterëve), për të cilat mburrej: "Zbatoja me rreptësi urdhrat e ligjit të judenjve, në këtë drejtim ua kalova moshatarëve të mi, me më shumë fanatizëm e zell për traditat e të parëve tanë" (Gal. 1:14). Ky qëndrimi im, - tregon më vonë Pavli, - më udhëhoqi në vendimin që të bëja sa të mundja më shumë për t'u shuar dhe për t'u harruar emri i Jisuit të Nazaretit (Vepr. 26:9). Duke vepruar me të tillë zell dhe fanatizëm, Sauli donte të shkatërronte Kishën (Vepr. 8:3).
    Ky ishte Sauli!
    Një armik fanatik i Krishtit.
    Nga ideologjia dhe nga zelli.
    Ishte një botë e vogël paradoksale. Një mikrografi paradoksale e gjithë botës së atëhershme antikrishtere.
    Si ndryshoi?
    Si u bë apostull?

    c) Si ndryshoi dhe u bë apostull?
    1 Një shkencëtar i ri kishte lexuar se Apostull Pavli u bë i krishterë nga llogaria. Por çdo mendim që arrinte nuk e kënaqte. Dhe thoshte:
    - Nga shpjegimet që gjej në librat e ateistëve, nuk më kënaq asnjë. Të tilla shpjegime vetëm jashtëtokësorët mund t'i thonë. Dhe vetëm jashtëtokësorët mund t'i besojnë.
    Një klerik tha:
    - Vendimi i një njeriu që të ndërrojë drejtimin e jetës së tij, është shprehje e një ndryshimi, që realizohet në thellësinë e zemrës, që e di vetëm ai dhe mund ta shprehë vetëm ai. Të gjithë të tjerët hamendësojnë pa përgjegjësi. Dhe kthesa e Pavlit, mendje serioze është vetëm e tij. Atë përpiqu të mësosh. Dhe do të shohësh se është e vetmja e vërtetë.
    Le të ndjekim edhe tregimin e bukur të veprave për kthesën e Saulit, në një tregim të lirë, besnik në kuptimin e pjesës:
    a) Me zemrën plot urrejtje kundër nxënësve të Krishtit, i gatshëm të mos linte asnjë të gjallë, Sauli shkoi te kryeprifti i hebrenjve dhe i kërkoi një autorizim dhe letra e urdhra njohëse për pazaret e Damaskut, që të viheshin nën urdhrat e tij.
    Kështu të kishte mundësi që cilindo që të gjente atje të ndiqte rrugën e shpëtimit që tregoi Krishti, grua ose burrë të ishte, t'i sillte të lidhur në Jerusalem.
    b) Por, ndërsa i afrohej Damaskut, papritur rreth tij ndriçoi një dritë nga qielli. Sauli kur pa atë dritë, ra në tokë (u fal) dhe dëgjoi një zë që i thoshte:
    - Saul, Saul, përse më përndjek? Sauli pyeti:
    - Kush je zotëri? Iu përgjigj:
    - Unëjam Jisui, ai që ti e përndjek. Por çohu. Shko në qytet dhe aty do të të them ç'duhet të bësh.
    - Burrat, që ishin me të, duke parë dhe duke dëgjuar ngjarjen, mbetën të tronditur, sepse dëgjonin fjalët e Krishtit, por pa mundur ta shikonin.
    - U çua Sauli, por megjithëse i kishte sytë të hapur, nuk shihte. Ishte verbuar plotësisht. E morën duke e mbajtur nga duart dhe e çuan në Damask. Mbeti aty tri ditë, pa parë asgjë. Ato tri ditë nuk vuri asgjë në gojë, as hëngri as piu gjë!
    Në Damask jetonte atëherë një nxënës i Krishtit, Anania, tek i cili u paraqit Zoti dhe i tha:
    - Anania!
    Anania tha:
    - Nën urdhrat e Tua, Zot!
    Dhe Zoti i tha:
    - Çohu dhe shko në rrugën që quhet "e drejtë".
    Aty në shtëpinë e Judës, do të gjesh një Saul nga Tarso. Tani falet dhe shikon vegimin se një Anania shkon në shtëpinë e tij dhe i bën një uratë duke i mbështetur duart në kokë, për të fituar prapë dritën e tij.
    U përgjigj Anania:
    - Për atë njeri dëgjova nga shumë veta, se bëri shumë të këqija në dëm të shenjtorit tënd në Jerusalem. Dhe tani di se këtu ka ardhur me autorizim të më arrestojë dhe të lidhë ata, që thanë emrin Tënd të shenjtë.
    I thotë Zoti:
    - Shko, bëj atë që të them. Ai është i zgjedhuri im. E caktoj të shpallë emrin tim te paganët dhe para mbretërish, pa ndaluar kurrë ta shpallë te bijtë e Izraelit. Dhe unë do t'i tregoj gjithë ato që do të pësojë për hatrin Tim.
    ç) Pas asaj, Anania shkoi në shtëpinë e Judës. Dhe pasi vuri duart në kokën e Saulit, tha:
    - Vëlla, Saul, më dërgoi Zoti Jisu, ai që pe në rrugë ndërsa vije. Më dërgoi të vij të të bëj të rifitosh dritën tënde dhe të mbushesh me shpirt të shenjtë.
    Dhe menjëherë ranë nga sytë e tij ca si luspa dhe Sauli rifitoi dritën e tij.
    U ngrit menjëherë dhe u pagëzua. Dhe pasi mori pak ushqim, u forcua (sepse ishte dobësuar) (Vepr. 9:1-11).

    d) Ç'kuptoi Sauli
    1. Tregimi është i qartë. Dhe ngjarja është e vetme. E vetme dhe që u bën përshtypje të madhe të gjithëve. Dhe më shumë Saulit. Prandaj i vjen vazhdimisht në mendje, në gojën e tij dhe në shkrimet e tij. E thotë dhe e rithotë.
    - Ungjilli, që m'u dha mua, nuk m'u transmetua nga njerëz dhe nuk e mësova nga ata. Jisui m'u shfaq edhe ma besoi (Gal. 1:11).
    - Po a nuk e pashë unë Jisuin, Zotin tonë? (A. Kor 9:1).
    - Në fund, pas të gjithave, u shfaq edhe tek unë (A. Kor. 15:10).
    Dhe si ndodhi kjo ngjarje? Papritur! Nga çdo anë e papritur. Jo vetëm në kohë e papritur. Por në kundërshtim me çdo prirje psikologjike dhe të ndërgjegjes.
    2. Për mënyrën si e ftoi Krishti Pavlin - thonë disa - "e zuri nga veshi"
    Figurë e bukur domethënëse dhe shprehëse. Sepse Perëndia ka mundësi të na zërë nga veshi kur të dojë. Por me të njëjtin përfundim, sikurse zë mësuesi nga veshi nxënësit e tij, që të rrinë urtë. Dhe sa i liron, e kthejnë.
    Për apostullin e shenjtë Pavli, Shën Joan Gojarti shkruan:
    Me zor e bëri Krishti apostull të Tij Pavlin!
    Me ç'zor, njeri i mirë? Ngaqë e ftoi më lart? Po e beson se e ftoi lart, nuk duhet të harrosh se, me të njëjtat fjalë, të fton edhe ty. Përse ti nuk e dëgjon? Përse nuk e ndjek? Nuk e kupton nga sjellja jote, se nuk e mori nga veshi? Sepse në qoftë se nuk mund të bënte ndryshe Pavli, nuk do të mundje as ti. Por ja që ti nuk e dëgjon zërin dhe ftesën e Perëndisë, ngaqë nuk do. Përfundimi vetkuptohet qartë:
    Pavli e dëgjoi Krishtin, sepse deshi vetë nga prirja e tij e mire.(2)
    3. Po, nga prirja e tij e mirë ndoqi Krishtin.
    E shprehu qartë te mbreti Agripa: Me shfaqjen e tij tek unë, Jisu Krishti më dha një urdhër: Të shkoj ta shpall. Të ndihmoj njerëzit. Me fjalën time dhe me shembullin tim të hapin sytë, që të mund të kuptojnë ç'është drita dhe errësira dhe të vijnë në dritë. Dhe unë dëgjova atë që m'u urdhërua në këtë vegim (Vepr. 26:16-19).
    Si të mos i bindej atij, që zbriti nga qielli? Si të mos i bindej Krishtit, pasi e pa dhe e dëgjoi?
    4. Dhe cili është përfundimi? Gjithçka ndryshoi brenda tij. Po në një çast në jetën e Saulit ndryshuan të gjitha rrënjësisht:
    • Ndryshuan mendimet e tij për besimin. Tani u bë predikues i flaktë i besimit të krishterë, që deri atëherë donte ta ç'rrënjoste fare. Dhe predikonte se njeriu shpëton nga besimi në Jisu Krishtin dhe jo nga Ligji i Moisiut.
    Dhe kur hebrenjtë fanatikë donin ta shfarosnin me zell për mohimin e Ligjit dhe të traditave Pavli u tha:
    Ju kuptoj shumë mirë! Sepse dikur kisha edhe unë të njëjtin fanatizëm për ruajtjen e Ligjit dhe të traditave shpirtërore, që keni ju sot (Vep. 22:3)
    - Ndyshuan përshtypjet e tij për njerëzit. Pa pushuar të dashurojë patriotët e tij sa dhe përpara tani pushoi të quajë popujt e tjerë kafshë dhe u bë vërtet "apostulli i kombeve".
    - Atëherë Sauli e kuptoi se njeriu nuk mund të përjashtojë logjikën e Perëndisë duke u mbështetur në logjikën e tij.
    - Atëherë kuptoi se detyrohej:
    - Të interesohej të kuptonte logjikën e Perëndisë
    - dhe të përshtaste logjikën e tij më logjikën e Perëndisë.
    - Atëherë kuptoi, se vdekja e Krishtit në Kryq nuk ishte humbje, siç e shpjegon logjika njerëzore, por fitore krenare dhe triumf, meqë me vdekjen e Tij, Krishti "shfuqizoi" djallin, që deri atëherë ishte i pushtetshëm në vendin e vdekjes dhe lehtësoi njerëzit nga frika e drejtë, që deri atëherë i mundonte të gjithë se duke vdekur, shkonin në botën tjetër dhe binin nën pushtetin e djallit (Hebr. 2:14).
    - Tani, kush ka besim te Krishti se është SHPETIMTARI YNË, Çlirimtari i shpirtrave tanë, jo vetëm i ikën frika e djallit dhe e skëterrës, por merr brenda tij shpresën e lavdisë dhe të lumturisë së përjetshme, afër Krishtit në Mbretërinë e Tij (Kol. 1:27).
    - Tani Kryqi, nga mallkim dhe copë druri, që është për hebrenjtë që nuk besojnë te Krishti, për besimtarët është simbol dhe mjet i fitores kundër armikut tonë, djallit.
    - Dhe për këtë Pavli jo vetëm nuk e quan më mallkim, por thotë:
    Meqë Perëndia u kryqëzua për ne që të na shpëtojë, "sa për mua nuk dua tjetër arsye për t'u mburrur përveç Kryqit të Krishtit" (Gal.6:14).
    5. Që atëherë idetë e Pavlit u përqëndruan, siç na njofton apostull Lluka, në dy pika:
    • Se ishte e nevojshme për ne të kryqëzohej Krishti dhe
    • Se Krishti (Mesia) është Jisui.
    Kështu Jisui u bë qendra e jetës së tij, e gjithë unit të tij.
    Dhe Pavli u bë një mikrobotë paradoksale. d.m.th një mikrografi e misterit të madh të Ngjalljes së Jisuit dhe që atëherë, vepron vazhdimisht në botë.

    e) Çfarë kuptuan të tjerët atëherë?
    1. Le të përpiqemi të jetojmë ngjarjet e atyre ditëve.
    a) Qarkulloi si vetëtimë ndërmjet besimtarëve informata për fushatën e Saulit, protagonistit në ekzekutimin e Shën Stefanit (Vepr. 8:1), kundër besimtarëve të Damaskut. Siç ishte e natyrshme i pushtoi frika, tmerri dhe ankthi.
    b) Dhe ndërsa prisnin ndjekje, shtypje, vdekje, arrin informata e dytë: Sauli është tani i krishterë.
    Dhe kundërveprimi i shumicës: Sauli i krishterë? E pamundur! Kolonë e pestë! Kalë i drunjtë!
    c) Dhe papritur informata e tretë: Sauli në darkë do të predikojë në vendin e mbledhjeve. Dhe ja në darkë vendi i mbledhjeve u mbush. Sauli predikon për Jisu Krishtin. Vërteton nga Shkrimet e Shenjta se Jisui është Mesia dhe Mesia nuk është njeri i thjeshtë (bir i Davidit), por bir i Perëndisë dhe Perëndi.
    Në shpirtin e të gjithëve, të hebrenjve dhe të Krishterëve dëgjues, ndodhi tërmet. Nuk besojnë në sytë e tyre.
    Fillojnë pëshpëritjet: Ky nuk është Sauli, që shfarosi në Jerusalem ata, që besonin se shpëtonin nëpërmjet Jisu Krishtit? Dhe këtu nuk erdhi për të arrestuar të krishterët dhe t'i çojë në Jerusalem të lidhur? (Vepr. 9:21).
    2. Por ngjarja ishte kaq e madhe, sa nuk mund të përballohej vetëm me disa mendime. Kërkonte nga të gjithë të merrnin vendim.
    Dhe morën:
    • Apostujt e pranuan. Me gjithë shpirt.
    "Jakovi, Petri dhe Joani, shtyllat e bashkësisë, shtrinë duart e djathta si shenjë shoqërie" (Gal. 2: 9).
    • Disa të krishterë të thjeshtë kishin dyshime. Hebrenjtë e kuptuan mirë. Dhe e urryen. U përpoqën disa
    herë ta shfarosnin. Disa madje, u betuan të mos vënë gjë në gojë (as bukë, as ujë) gjersa ta therin (Vepr. 23:12).
    Ende dhe sot, ndoshta më shumë nga Krishti, urrejnë Pavlin. Sepse i zbuloi.
    3. Dhe Pavli?
    Duke mos përfillur asgjë, luftonte të ishte në çdo hap të tij i pëlqyeshëm nga Krishti, që nuk e braktisi, por e mori apostull të Tij.

    e) Çfarë kuptojmë ne sot?
    Në vend që të themi ç'kuptojmë ne, le të shohim ç'kuptuan disa shkencëtarë të mëdhenj. Ndoshta kështu do të fitojmë më shumë.
    1. Historiani i madh Filip Shaf shkruan:
    Kthesa e Pavlit ishte stacion, jo vetëm për atë vetë, por edhe për të gjithë epokën e Tij. Dhe mos harrojmë, se epoka e Tij ishte epoka më serioze, jo vetëm e Kishës Apostolike, por edhe e historisë botërore. Kjo ngjarje mund të krahasohet me ngjarjen e Pentikostisë, sepse ndodhi një çudi, që shpejtoi fitoren dhe triumfin e krishterimit në botë(3).
    2. Universiteti i Oksfordit mbahet si një nga më të mirët (në mos "më i miri") në botë. Profesorët e tij dallohen për organizimin e tyre të shkëlqyer shkencor.
    a) Dy profesorë të Oksfordit Gilbert Uest (Gilbert West) dhe Lord Litellton (Lord Littleton) i vunë vetes qëllim të tronditnin besimin e Krishterë.
    G. Uesti filloi të studionte Ngjalljen e Krishtit me qëllim që ta nxirrte të gënjështërt. Litellton studionte kthesën e Saulit me qëllim që të tregonte se Sauli u bë i krishterë për "ndonjë" qëllim!...
    Pas studimesh të gjata, arritën në përfundime krejt të kundërta me qëllimin për të cilin filluan studimet. Kështu u bënë të krishterë të ndërgjegjshëm.
    b) Veçanërisht Litellton shkruan:
    25 vjetët e shërbimit të Pavlit te Krishti dhe udhëtimet e tij përbëjnë një realitet të gjallë. Të gjitha sa bëri, filluan me këtë ngjarje të papritur. Por kjo ngjarje tregon se Krishti u Ngjall, se Pavli gjithë veprimtarinë e tij e lidh me paraqitjen, tek ai, të Krishtit në rrugën për në Damask.
    c) Dhe përfundon:
    Kthesa e Pavlit për studiuesin e çiltër shkencor përbën dokument të mjaftueshëm se Krishterimi është plotësisht paraqitje e shenjtë.
    Në kthesën thelbësore të fariseut (Pavli) farisenjtë gjejnë faktin më bindës se feja e krishterë është fryt i vërtetë i dëshirës dhe i fuqisë së Perëndisë(4).
    3. Teologu i madh rus, Nikita Struve, thotë për Pavlin:
    Kthesën e Pavlit, është çudi, që asnjë mendje sado e zgjuar që të jetë, nuk mund ta shpjegojë.
    Eshtë shfaqja më e madhe e fuqisë së Perëndisë dhe e shpirtmadhësisë së Tij në histori.
    Veçimi i tij në rrugën për në Damask, jo vetëm e kthen Pavlin nga farise në të krishterë, por ishte shkaku kryesor i gjithë veprimtarisë dhe i gjithë mendimit të tij të frymëzuar nga Zoti.
    "Gjithë predikimi i Pavlit - thotë i shenjti Agustin, - nuk është gjë tjetër veçse një shfaqje e asaj pasurie të pafund, që fshihej ne përvojën mendore të vegimit të tij".
    Krishti u paraqit i ngjallur dhe plot lavdi tek Pavli. Vetë Pavli krahasonte vegimin e tij me shfaqjen e Krishtit te nxënësit pas Ngjalljes së Tij, që atëherë dukej e papranueshme. Kryqëzimi i Mesias dhe Ngjallja, u bë faktori kryesor i besimit të tij, pika qendrore e predikimit të tij(5).

    Përfundimi:
    Nuk duhet të harrojmë se Pavli nuk nguroi kurrë të thoshte dhe të përsëriste se jetën e tij e ndryshoi Krishti, që iu paraqit i gjallë dhe i gjithëfuqishëm në rrugën për në Damask.





    1. Dupont. J. The. Conversion of Paul, an Apostolic hystory and the Gospel, Grand Rapids 1970, p, 76, 177.
    2. Shën Joan Gojarti. Bisedë nëfillim të veprave e. p. G. Vëll. 51. 141.
    3. Schaff. Ph. History of christian. Church. vol.l. Grand rapids 1910 f. 269
    4. Makri S. e. a. 22.
    5. Struve Nikita, veliqe Primeri, en Pravosllavie Zizni, Sbomik Statien Izdatelstvo Imeni Çehova, New York, 1953 fq. 375-378.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI F

    Profecitë

    Dukuria e vetme në botë


    1. Jisui është personi i vetëm në histori. Gjithë njerëzit fillojnë të jetojnë me lindjen e tyre. Dhe pushojnë së jetuari dhe së vepruari me vdekjen biologjike. Përkundrazi Jisui dëshmon se jeton përjetësisht. Jeton para se të lindë. Jeton dhe vepron. Bota e pret. Dhe pas vdekjes së tij biologjike vazhdon të jetojë.
    Para se të lindë Krishti një popull flet për të dhe e pret. "Pritja e ardhjes së Jisuit ishte gjithmonë në botë " (Lattente et la vanue de Jesus etatait toujours sur la terre), - thotë Paskali.
    2. Krishti është i vetmi person në botë, për të cilin flasin jo vetëm thjesht para se të lindë, por që kur u krijua bota. E priste me ndërgjegje një popull i tërë.

    a. Krishti është i vetmi që ka parahistori.
    - As Buda.
    - As Muhameti
    - As Aleksandri i Madh.
    Asnjë tjetër! Për gjithë të tjerët fillon të bëhet fjalë nga çasti, që u bë e ndjeshme kapja e tij në barkun e nënës. Parahistori ka vetëm Jisui.
    Kush na e siguroi atë?

    b) Dukuria e vetme profecia
    1. Kush flet për Krishtin para se të lindë?
    Dhiata e Vjetër dhe i gjithë populli i saj.
    Dhiata e Vjetër përbëhet nga 49 libra të shenjtë, që u shkruan në një periudhë, të paktën prej 1200 vjetësh (1500-250 para Krishtit.) Çdo libër i saj flet jo vetëm për kohën kur jetoi ai, por edhe për të ardhmen.
    Dhiata e Vjetër është e mbushur me profeci. Profecitë janë ndryshimi logjik i Dhiatës së Vjetër nga librat e tjerë të "shenjtë" të të gjitha feve të tjera.
    2. Flet Perëndia dhe thotë:
    3. a. Cila Perëndi tjetër ju profetizoi ndonjëherë diçka? Cila Perëndi tjetër ju tha ndonjëherë një parashikim për të ardhmen?
    Po të kenë diçka të tillë, le të na e tregojnë. Por, në kohë dhe zyrtarisht. Me dëshmi dhe me elemente të dokumentuara.
    Nuk do të gjejnë të paraqesin asgjë.
    Por, nuk ndodhi e njëjta edhe me mua (thotë Perëndia).
    Ju jeni dëshmitarë. Ju mund të predikoni se të gjitha sa ju them çdo herë, nëpërmjet profecive të mia, realizohen. Dhe unë, kur dhe nëse do të nevojitet, jam gati t'i vërtetoj fjalët tuaja për mua. Dhe Biri im që dikur do të vijë, do t'ua vërtetojë, se të gjitha profecitë janë të vërteta.
    Unë jam Perëndia. Ju do të dëshmoni për Mua.
    Dhe unë do të dëshmoj për ju duke vërtetuar dhe duke përmbushur fjalët tuaja(Isai.43:9-13)
    c) Unë jam i pari. Unë jam dhe i fundit. Përveç Meje nuk ka tjetër Perëndi.
    Nëse ndonjëri ka përshtypjen se mund të qëndrojë në krahun Tim, le të vijë...Dhe, nuk duhen shumë. Le të na thotë disa gjëra, që do të bëhen në të ardhmen, qoftë për një kohë më të afërt.
    Mos u gënjeni...
    Nuk dini sa gjëra ju parathashë nga fillimi gjer sot? Nuk janë këto të mjaftueshme për t'u bindur se nuk ekziston tjetër Perëndi, përveç meje (Isai. 44:6-8)?
    d) Erdhi ora të gjykoheni, mashtrues!
    Ejani! Po nuk jeni mashtrues (demonë që gënjeni botën se gjoja jeni Perëndi), na thoni:
    Çfarë do të bëhet në të ardhmen? Duam të mësojmë të fundit që do të bëhen në të ardhmen e afërt. Ejani na thoni diçka, të kuptojmë se jeni Perëndi (15 41,22-23).
    ç) Perëndia është i vetmi që njeh të ardhmen.
    4. Profecitë bëjnë fjalë:
    - herë për të ardhmen e afërt,
    - herë për të ardhmen e largët dhe
    - herë për të dya njëkohësisht. Përmbushja e Profecisë, që ka të bëjë me të ardhmen e afërt, na detyron ta marrim seriozisht edhe atë që flet për të ardhmen e largët.
    Shkencëtari i madh Ioil Janakopullos (1965), interpretues i Dhiatës së Vjetër shkruan:
    "Gjërat më të paqendrueshme janë zemrat e njerëzve dhe koha. Këto të dyja (zemra dhe koha), që janë kaq të paqëndrueshme, Perëndia me profecitë i lidh dhe i bën të palëvizshme.
    Dhe ja si:
    Në vitin 736 para Krishtit, asirianët (Aram) dhe mbretëria e Izraelit (Efrem) bënë aleancë kundër mbretërisë së Judës. Judenjtë u tmerruan. Dhe atëherë profeti Isaia profetizoi:
    a) Pa mbyllur dy vjet, armiqtë do të tërhiqen.
    b) Pas 65 vjetësh mbretëria e Izraelit do të pushojë së ekzistuari, madje edhe si popull.
    c) Një virgjëreshë do të lindë një djalë, që nuk do të jetë thjesht njeri, por Emanuel "Perëndia ynë" (15:7, 1-15).
    Dhe vërtet pas 15 vjetësh shpërndahet mbretëria e Izraelit si shtet dhe pas 65 vjetësh shpërndahet si popull. Izraelitët transportohen si robër në Babiloni dhe në atdheun e tyre shkojnë të tjerë.
    Dy profecitë e para përmbushen. Judenjtë, duke parë se u vërtetuan dy profecitë, besojnë se do të vërtetohet dhe tjetra. Dhe se dikur do të lindë nga virgjëresha "Perëndia ynë" sepse doli kjo nga e njëjta gojë, që nuk gënjen. Kështu, zemrat e bashkëkohësve të Isaias lidhen me kohën e Krishtit.
    Vjen pastaj Krishti. Bën çudira. Por edhe parathotë se krijon një mbretëri, muret e patundur të së cilës nuk i pushtohen.
    Bashkëkohësit e Krishtit:
    • Shohin çuditë e Tij.
    • Dëgjojnë profecitë e Tij për të ardhmen.
    • Dhe theksojnë se ai është Perëndia ynë që na parafoli Isaia. Kështu bashkëkohësit e Krishtit:
    • Ndërlidhen me të shkuarën me Isaian.
    • Njëkohësisht duke besuar në fjalët e Krishtit për të ardhmen, ndërlidhen edhe me ne, me të ardhmen.
    • Dhe ne, duke parë çuditë e Krishtit dhe përmbushjen e profecive, që janë më paradoksale, besojmë te Krishti dhe lidhemi edhe me Atë edhe me profecitë, që e parafolën. "Kështu, pra kuptojmë se profecitë lidhin ndërmjet tyre gjërat më të rrjedhshme dhe më të paqëndrueshme që ekzistojnë në botë: Zemrat dhe kohën dhe për pasojë është çudia më e madhe dhe më e fundit"(1).

    c) Janë të vërteta dhe autentike
    l. Përgjigjemi:
    Po, janë shumë të vërteta. Dhe ja përse:
    a) Profecitë për Krishtin përmbahen në Dhiatën e Vjetër
    b) Të gjitha u shkruan shumë vjet para Krishtit, nga 2000 deri më pak se 300 vjet para Krishtit. Kjo është e pakundërshtueshme, meqë profecitë përmbahen në Dhiatën e Vjetër, që ruhet në dy forma me kuptim të njëjtë.
    • Pjesa hebraike, që gjendet në duart e hebrenjve, si bibla e tyre e shenjtë dhe
    • Pjesa e të Shtatëdhjetëve, d.m.th. një përkthim i tyre në greqisht, që u bë në vitin 280 para Krishtit, në kohën e Ptolemeut II (285-246 para Krishtit) në Aleksandri dhe përbën pjesën zyrtare të Kishës sonë.
    c) Hebrenjtë kanë Dhiatën e Vjetër të njëjtë me tonën, si Shkrim i Shenjtë i fesë së tyre. Dhe njëkohësisht nuk pranuan Krishtin dhe e urrejnë me fjalë të tjera:
    • As e shkruan Dhiatën e Vjetër për nderin tonë.
    • As e përkthyen për hatrin tonë, meqë përkthimi u bë para Krishtit.
    • Ose mbajnë për hatrin tonë, sepse e urrejnë Krishtin.
    • Pra, kemi siguri të plotë se Dhiata e Vjetër, as nuk është shtrembëruar, as nuk i është bërë ndonjë ndryshim. Kjo ide u përforcua kur u zbuluan dorëshkrimet e Kuranit, që vijnë nga hebrenjtë e shekullit I dhe na japin tekst të njëjtë me të sotmin.
    2. Pra, kishte të drejtë Paskali, që thoshte:
    • Fakti më i madh për Krishtin janë profecitë.
    • Ai ishte edhe qëllimi i tyre, edhe destinacioni i tyre:
    • Të na japin dëshmi për Krishtin.

    ç) Profecitë për Krishtin
    • Profecia për Pararendësin:
    "Ja, unë dërgoj engjëllin tim dhe shikoni me kujdes rrugën Time para Meje. Dhe ndërsa Paraardhësi do të jetë në mes të qiejve, do të më udhëheqë në Kishën e Tij, të cilën ne kërkojmë. Engjëlli i Dhiatës do të na udhëheqë aty ku duam. Ja ku vjen dhe do të qëndrojë të pastrojë pjesët jo të mira" (Mal. 3:1-3).
    • Perëndia do të bëhet njeri.
    "Fëmijë do të lindë tek ne djalë, dhe do të na jepet ne. Dhe do të ketë emrin e Tij. Dëshirë e madhe. Engjëll, këshilltar i çuditshëm. Perëndi i fuqishëm, i pushtetshëm. Prijës paqeje, At i së ardhmes së përjetshme" (Isai. 9:6).
    Ai është Perëndi i të gjithëve. Mos mendoni tjetër bashkëpunëtor me të. Ai krijoi botën. Ai u shfaqi njerëzve mençurinë e Tij. Pas kësaj u duk në tokë dhe jetoi pranë njerëzve (Baruh. 3:6).
    • Do të lindë në Betlehem.
    Betlehem je i lavdishëm, qyteti i racës së Judës, sepse aty do të lindë si prijës, Ai që ekziston nga fillimi që kur u krijua bota (Mih. 5:2).
    • Do të lindë nga Virgjëreshë
    Ja virgjëresha do të ngelet me barrë në mënyrë të çuditshme dhe do të lindë bir dhe do t'i vërë emrin atij Emanuel (Perëndia, që gjendet ndërmjet nesh).
    • Vepra e tij do të predikojë thjeshtësinë dhe do të poshtërojë mendjemadhësinë:
    Kush ka vetëbesim se e di mirë Ligjin e Perëndisë dhe për këtë është jashtë rrezikut, do të gjejë Krishtin pengesë. Kush mbështet besimin tek ai dhe nuk dyshon, do të shenjtërohet dhe do të shpëtojë" (Is. 8:14-15)
    Fjalët e Krishtit nuk do t'u pëlqejnë mendjemëdhenjve. Do të mbyllin veshët e tyre, për të mos i dëgjuar (Is. 6:10).
    Do ta dëgjojnë kokulurit se sjell lajm të këndshëm për të varfrit. Dhe do të predikojë te robërit lirinë dhe te të verbërit dritën"(Isaia 61:l-2).
    • Një traditë e pastër hebraike.
    "Kur do të vijë Mesia, shtëpia e Perëndisë e paracaktuar për përhapjen e Fjalës së Perëndisë do të jetë e ndotur dhe plotësisht e papastër. Mençuria e mësuesve ligjshpallës do të ndotet dhe do të degjenerohet. Dhe ata do t'i tremben mëkatit, do të përfliten nga populli, që do t'i quajë të çmendur" (Talmud).
    Gjithë këto përshkruhen te Ungjijtë (Joani 13-22. Mat. 5:20 23:1-36, Mark. 3:21).
    • Do të jetë ligjvënës i ri.
    Profetizon ligjvënësi i madh Moisiu dhe thotë:
    Njërin nga vëllezërit tuaj (Jude) Zoti do ta bëjë profet ligjvënës (profet si unë). Ta dëgjoni për të gjitha. Do të jetë ai, që ju foli në Horiv dhe ju e dëgjuat dhe më thatë: Nuk jemi të aftë të dëgjojmë zërin e Perëndisë sonë dhe të shohim flakën e tij. Dhe Perëndia e pranoi, pasi më tha: Ato që thanë, janë të gjitha të drejta. Kur të vijë ai Profet ta dëgjoni. Sepse, kush nuk do ta dëgjojë, Unë do ta dënoj ashpër" (e Hënë 15, 15-18).
    Dhe kur ai profet erdhi, dëshmoi për të dhe tha: "Ky është...Atë dëgjoni" (Mat. 17:5). Dhe duke vënë ligjin, Zoti thoshte: dëgjuat se sa humbën nga të lashtët... Unë ju them juve...
    • Do ta kundërshtojnë prijësat.
    "Guri që hodhën si të pavlefshëm ndërtuesit, u bë gur qosheje. Zoti e bëri atë dhe është i aftë për t'u çuditur në sytë tanë" (Kont. 117:22 dhe Mat. 21:42- 44, Vepra 4:11).
    • Tradhtia e Judës.
    Krishti do të tradhtohet;
    Nga një mik i Tij;
    Për tridhjetë monedha;
    Që do të jenë të argjendta;
    Tradhtari i penduar do t'i hedhë
    Jo diku, por në Kishë;
    Me këto do blihet arë;
    Dhe do të bëhet institucion filantropik
    (Zah. 11:11-13).
    • Do ta kryqëzojnë.
    "Ikën nga vendi duart dhe këmbët e mia, u zbërthyen të gjitha kockat e mia. Copëtuan rrobat e mia dhe për to hodhën short".
    • Do të vuajë për mëkatet tona (Isa. 52:13 - 54:1).
    • Do të ringjallet ditën e tretë.
    "Le të kthehemi te Zoti, Perëndia Ynë. Ai pas dy ditësh do të na shenjtërojë edhe të tretën do të ngjallet dhe do të jetojmë me Të"(Osea. 6: 1 -2).
    Dhe interpreton i shenjti Theodhoret: "Nuk ka nevojë Krishti që të shërojë në një periudhë kohe të gjatë, por jep shëndet, pa u bërë i ndjeshëm. U nderua me ngjalljen e Tij, ditën e tretë, në të cilën u bë ambasador dhe dhuroi te ne shpresën e përjetësisë duke njohur Zotin" (P. G. 81, 1881 D).
    • Do të shkojë në qiell.
    "I tha Zotit tim: Rri në të djathtën time..." Unë të linda nga kraharori pranë Yllit të Dritës (Kënga 109,1-4).
    • Udhëheqësi i brezit të Izraelit të Ri
    "Dhe thotë emrin e atij: Baba i së ardhmes së përjetshme" (Is. 9:6).
    "Për brezin e tij, kush do të tregojë?" (Is. 53:8).
    2. Kur do të bëhen gjithë ato?
    Profecitë e Dhiatës së Vjetër na japin dhe për këtë disa shenja të qëndrueshmërisë.
    • Do të mbretërojë në tjetër racë, tjetër fis.
    Profetizon patriarku Jakov; "Prijësat dhe ligjvënësit e Izraelit do të jenë nga fisi i Judës dhe menjëherë pasi gjendet prijësi nga judenjtë, do të vijë Krishti, ai që presin kombet, "dritë për t'u zbuluar kombet" (Lluk. 2:32). Për herë të parë pushoi të jetë prijës i lartë nga judenjtë, kur u bë mbret i huaj (Idumeu Irodi i madh, në kohën e të cilit lindi Zoti. Nga 70 pas Krishtit (shkatërrimi i Jerusalemit) deri më 1948 nuk ekzistuan prijësa dhe igumenë në Izrael.
    [u]• Do të ekzistojë ende dhe tempulli i dytë (1a).
    Tempulli i dytë u ndërtua nga Zarovavel dhe u zbukurua nga Irodi. "E madhe ishte lavdia e kësaj shtëpie të fundit dhe më e madhe se e para" (Agj. 2:6).


    Tempulli

    Ju them se nuk do të mbetet këtu gur mbi gur! Me këto fjalë profetizoi se do të shkatërrohej. Më parë tha,se do të bëhej shkatërrmi i saj. Dhe ja, tani gjithë ato ndërtime të shkëlqyera janë kthyer në gërmadha.
    Deri atëherë shkonin aty hebrenjtë nga e gjithë bota. E zbukuronin tempullin e tyre duke dhururar në të, çfarëdo të mirë, që gjenin në të gjithë botën. Në këtë mënyrë tempulli i tyre u bë i lavdishëm në të gjithë botën.
    Por ja, dy fjalë të Krishtit e rrafshuan, e bënë pluhur. Dhe aty, ku nuk lejohej të futeshin dhe priftërinjtë e tyre, ku futej vetëm kryeprifti (dhe ai pasi vishej me stolinë zyrtare të kryepriftit), tani shkojnë, për arsye të kuptueshme, prostituta, pederastë dhe gra të qelbura dhe nuk i pengon asnjë.
    Mjafuan dy fjalë të Krishtit! Dhe, ja, sot mbetën vetëm themelet! Që të kujtohemi se dikur aty ishte tempulli i kombit, që mohoi Krishtin!

    (Shën Joan Gojarti, Për judenjtë dhe grekët. Dokumente se Perëndia është Krishti! 16,PG. t. 48,834-835).

    • Do të mbretërojnë romakët.
    Në botë do të sundojë e katërta mbretëri e madhe pas Nabukodonosorës: a) Babilonasve, b) Persëve, c) Grekëve, d) Romakëve (Dan. 2:1 -49)
    Menjëherë pasi erdhi Krishti, u shkatërrua tempulli dhe filloi të jepet tjetër lloj flijimi, FLIJIMII PASTËR, Mesha e Shenjtë.
    • Dyert e tempullit do të mbyllen për ju njëherë e përgjithmonë.
    Nuk do të vini më të ndizni tempullin tim. Nuk ju dua më. Nuk dua flijimln tuaj. Tani emri im lëvdohet nga të gjitha kombet, nga lindja e diellit deri në perëndim. Dhe në çdo vend jepet në emrin tim flijim dhe madje FLIJIMII PASTËR (Mesha e Shenjtë). Sepse emri im ka lavdi të madhe ndër kombet (Mal. 1:10-11).
    3. Vepra dhe misioni i Tij
    Na i përshkruan e ëmbla Fjalë e dhënë e Perëndisë, që quhet "Ungjilli i Shenjtë".
    Flet Perëndia me gjarprin e lashtë, që është djalli (Ap.22:9). "Armiqësi do të ketë ndërmjet teje dhe gruas dhe ndërmjet spermës tënde dhe spermës së saj. Ai do të shkelë kokën dhe t'i pickosh thembrën" (Gjen. 3:15)
    Shprehja më tregon se Profecia është për të ardhmen. Një stërnip i gruas, do të jetë "spermë gruaje" pa qenë "spermë burri", do të jetë një burrë që do të lindë pa farë. Ai do të shkelë me thembrën e tij (d.m.th. me organ natyrën njerëzore të Tij) kokën e gjarprit d.m.th. do të shkatërrojë dhe do të zhdukë fuqinë dhe pushtetin e djallit). Përkundrazi, ai (d.m.th. djalli thjesht do të mund "të shkelë thembrën" e spermës së gruas, d.m.th. thjesht do të mund të sjellë keqtrajtim dhe vdekjen e natyrës njerëzore të Krishtit).
    Vepra e Krishtit ishte të na shpëtojë nga sundimi i djallit (Hebr.2:14).
    4. Këto profeci ishin futur në zemrën e popullit të Izraelit dhe, në të gjithë hebrenjtë besimtarë, disi, kështu prisnin Mesia-Krishtin (shih. kap.6 paragr. 1,2,3).

    d) Profecitë përmbushen.
    Krishti ishte i ndërgjegjshëm plotësisht se profecitë e parashikuara për të u përmbushën. Dhe e shpallte si dokumentin bazë, se cili ishte dhe çfarë misioni kishte.
    "Po besoni Moisinë, besoni tek Unë, sepse ai shkroi për Mua"(Joani 5:46).
    1. Gjatë jetës së Tij, u kujtonte nxënësve të Tij, cila profeci përmbushej çdo herë.
    Konkretisht nënvizoi se:
    • Isaia 8:23- 9:1 flet për vetë Atë.
    • Isaia 42:1-4 flet për vetë Atë
    • Iona ishte personiflkimi i Tij.
    • Isaia 62:11 flet për vetë Atë.
    Përgjithësisht, Krishti u thoshte nxënësve të Tij se gjithë profecitë që ishin për Mesian, do të përmbusheshin në personin e Tij. "Dhe të gjitha që thuhen për Mua do të kenë një fund" (Lluk. 22:37).
    Apostull Pavli thotë: "Prijësat e Izraelit nuk pranuan me dashje Krishtin; nuk pranuan me dashje fjalët e profetëve; megjithëse i lexonin çdo të shtunë" (Vepr. 13:27).
    2. Veçanërisht pas Ngjalljes së Tij dhe deri te vajtja e Tij në qiejt, Zoti kishte vënë objekt të komunikimit nxënësit e Tij, t'i ndihmonte të kuptonin, se profecitë ishin përmbushur tashmë.
    Tek Ungjilli sipas Llukës lexojmë: Në fillim u tha çfarë thonë librat që shkroi Moisiu;

    Profecitë u përmbushën te ne.

    U dha kohë të pendoheshin, por mbetën të pashëruar. Me të drejtë u dha dënimin që u takonte:
    Shkatërroi qytetin dhe i shpërndau në të gjithë botën.
    Por edhe këtë nga dashuria dhe nga njerëzillëku.
    Për të parë se e gjithë bota falet te Krishti, që e kryqëzuan.
    Dhe, duke parë Atë, të kuptojnë çfarë gabimi kanë bërë dhe të kthehen tek e vërteta.
    Robëria është për ata shkollë. Dhe dënimi është këshillë. Sepse po të qëndronin në Jude, çfarë do të shihnin? Si do ta kuptonin, se të gjitha profecitë u përmbushën te ne?
    Çfarë thoshin profetët?
    "Më jep mua të drejtën, dhe do ta jap unë, në të gjitha kombet trashëgiminë Tënde dhe në të gjithë botën do të bëhesh sundimtar" (Kënga e këngëve. 2:8).
    Pra ja, u shpërndanë në të katër anët e tokës, për të parë me sytë e tyre se kudo mbretëron Krishti.
    Dhe për këtë nëse pas gjithë këtyre, që u tregon Perëndia, qëndrojnë me mosrespektin, nuk do të kenë asnjë apologji ditën e gjykimit.

    (Shën Joan Gojarti)


    Pastaj vajti te librat e të gjithë profetëve dhe me përgjegjësi u shpjegoi të gjitha fjalët e Shkrimit të Shenjtë, që flasin për personin e tij (Lluk. 24:27).
    Nëtë njëjtin Ungjill lexojmë: "Kur isha afër jush (d.m.th. para se të kryqëzohesha), ju thosha se patjetër do të përmbushen të gjitha sa shkruajnë librat e Moisiut e të profetëve dhe këngët për Mua. Dhe ja, u përmbushën. Dhe i ndihmoi me durim, të mundnin të interpretonin edhe vetë ata Shkrimet e Shenjta sipas Krishtit (Lluk. 24:44 përkthim i lirë pa ndërruar kuptimin).
    3. Dhe apostujt, në çdo çast paraqesin Krishtin si përmbushje të atyre, që u thanë nga Ati, si përmbushje e profecive të vjetra. Apostull Pavli te Amfipoli i Maqedonisë për tri të shtuna bisedonte me judenjtë në mbledhjet e tyre për shkrimet. U vërtetonte nga Shkrimet:
    • Se Krishti duhej të vdiste dhe të Ngjallej.
    • Se Mesia Krisht që prisnin ishte Jisui (Vepr. 17:1-3).
    • Apostull Petri, duke folur në Kishë pas shërimit të të paralizuarit të lindur, tha: "Perëndia, nëpërmjet profetëve të shenjtë, na e paratha se Krishti do të vdiste i torturuar. Dhe ja, te Jisui profecitë u përmbushën" (Vepr. 3:18).
    4. Gjë e vogël ishte vet ndërgjegjshmëria e Krishtit?

    e) Teoria e mundësive
    l. Mos vallë përputhja e fjalëve të Dhiatës së Vjetër me vetë Krishtin përbën një rastësi të thjeshtë?
    Mos vallë profecitë do të mund të zbatoheshin edhe në njerëz të tjerë, p.sh. në Aleksandrin e Madh, Justinianin, Ludovikun, Kromvellin, Linkolnin etj?
    Dhiata e Vjetër është një libër i madh. Me shumë profeci dhe me shumë shembuj. Profecitë që flasin qartë për Mesian e ardhshëm, janë mbi 60. Po ka dhe qindra profeci të tjera, që flasin për Krishtin jo shumë qartë.
    Të gjitha këto përputhen me Krishtin.
    E gjithë Dhiata e Vjetër mund të quhet si një profeci për Krishtin.
    Çdo kapitull i saj ka edhe një profeci që u përmbush te Krishti.
    Përputhen vallë edhe me persona të tjerë?
    Diku mund të përputhet.
    Dhe te çdo njeri, që u përpoq ta paraqiste si Mesia, një profeci ndoshta përputhet.
    2. Një amerikan, Peter Stoner, ka shkruar për këtë temë një libër, që titullohet: "Flet Shkenca"(2).
    Sot ka tërhequr vëmendjen e botës shkencore teoria matematike e mundësive.
    • Ç'mundësi kemi të dalë numri i shortit tonë? Shumë të vogël?
    • Ç'mundësi kemi që po të hedhim rastësisht një kuti me elementët e alfabetit mbi një tryezë të shikojmë të formojmë "Ati ynë"?
    • Ç'mundësi ka të përkojnë rastësisht kaq profeci në një njeri?
    • Ç'mundësi...?
    "Po të duam, - na thotë Stoneri, - të zbatojmë metodat e reja të teorisë së mundësive vetëm në 8 profeci, kemi këtë përfundim. Mundësia të jetojë një njeri dhe të plotësojë te vetja të 8 profecitë është 1/10 në fuqi të l7. Kjo do të thotë se mundësia është 1/100.000.000.000.000.000, d.m.th. një në njëqind kuatërlon!"
    Ç' do të thotë kjo?
    • Po të marrim 10 në fuqi të l7 monedha metalike dhe t'i shtrijmë në Teksas, që ka sipërfaqe sa gjithë Ballkani, do të duhet të mbulohet toka me monedha në trashësi 0.60 m.
    • Në njërën nga këto monedha bëjmë një shenjë dhe e trazojmë me gjithë të tjerat.
    Marrim një njeri, i lidhim sytë dhe i japim të drejtën të kërkojë në çfarëdo drejtimi që dëshiron për të gjetur monedhën e shënuar. Dhe jo vetëm ta gjejë, por edhe të na sigurojë se është ajo që kërkojmë dhe jo ndonjë tjetër.
    Çfarë mundësie ekziston që ai të mund të gjejë monedhën e shënuar?
    Zero!
    Në qoftë se shkrimtarët e librave të Shkrimit të Shenjtë, shkruan të 8 profecitë me fantazinë e tyre (d.m.th. siç u erdhi), mundësia që të realizohen në një njeri është një në njëqind kuatërlon, d.m.th. zero.
    Ja mendoni tani të zbatojmë teorinë e mundësive jo vetëm për 8, por për 300 profeci? Sa është e mundur të bien në një person? Stoneri na thotë 1/10 në fuqi të l57 bën njëqind kuatërlon?
    3. Ngaqë shumica nuk dimë shumë për teorinë e mundësive madje dhe shkencëtarët, pyesin:
    Janë të drejta rrjedhimet e Stonerit?
    Përgjigje na jep Harold Hartzler, sekretar i "shoqërisë shkencore" të Amerikës. Në parathënien e librit të mësipërm të Stonerit, thotë:
    "Librin e Stonerit e studiuam me shumë kujdes
    a) Një komision shkencëtarësh anëtarë të "shoqatës shkencore" të Amerikës dhe
    b) komisioni ekzekutiv i shoqërisë. Të dy komisionet nxorën përfundimin se ky libër përdor drejt dhe me saktësi materialin e tij shkencor.
    Metoda analitike e përdorur mbështetet në fillimet e teorisë së mundësive që nuk diskutohen.
    Dhe profesor Stoner i përdori këto drejt dhe në mënyrë bindëse".
    4. Nëse do njeri të kuptojë këtë temë me dritën e teorisë së mundësive, kupton se përmbushja e vetëm 8 profecive te Krishti është një fakt i mrekullueshëm se:
    8 profecitë u shkruan me dritën e Perëndisë dhe
    • u përmbushën në një person të vetëm (te Jisui) me dëshirën e Perëndisë, që nuk gjunjëzohet para Ligjit të mundësive.
    Do të mund të thoshte njeri:
    Mirë! Dhe në qoftë se ndodhi kështu dhe u përmbushën të gjitha "gjoja profecitë" te Krishti?
    Përgjigje:
    - Ky pozicion përkthehet me fjalët: nuk më bind edhe po më binde.
    Mungesa e dëshirës së një njeriu që të pranojë çdo gjë që është rrjedhim i mençurisë, quhet "dogmatizëm".
    Ateistët janë "dogmatikët" më të ashpër, që mund të takojë njeri në botë.

    f) Përfundimi
    Bashkëkohësit e Jisu Krishtit kishin lumturinë e papërshkruar të shikonin Birin e Perëndisë dhe të bëheshin dëshmitarë të çudive të Tij. Nga kjo anë fituan më shumë se ne, që nuk i njohim veprat e Tij, por i dimë nga historia.
    Por, nga ana tjetër, më me fat jemi ne. Sepse shohim me sytë tanë çudinë e madhe të përmbushjes së profecive. Çudi që është e dyfishtë. Sepse vetëm Perëndia mund t'i thotë dhe t'i përmbushë profecitë.
    Nuk duhet tjetër dokument, thotë Paskali. Profecitë mjaftojnë kur dikush dëshiron të njohë të vërtetën e fesë së krishterë. Përmbushja e gjithë profecive është një çudi e vazhdueshme.
    Gjendemi para një ngjarjeje të mrekullueshme dhe që ndodh për herë të parë. Bëhet fjalë me hollësi madje, për një person, që nuk kishte lindur ende.
    Shkruhet historia që nuk ishte zhvilluar ende.
    Sokratin, Platonin, Aristotelin dhe aq të tjerë njerëzit i pëlqyen gjer në mrekulli, por pasi i dëgjuan në fillim. Anivën, Aleksandrin, Napoleonin i duartrokitën, pasi njohën fushatat e lavdishme të tyre.
    "Të gjithë këta, para se të lindnin në këtë jetë, ishin të panjohur. Dhe kur lindën, asnjë nuk mund të thoshte diçka për veprimtarinë e tyre të ardhshme.
    Por Jisu Krishtin, njerëzimi e njohu para se ta shihte."(3)

    Profecitë dhe hebrenjtë
    Le të shohim ç'thotë mësuesi ynë i madh Shën Joan Gojarti.
    Ai thotë:

    * * *

    "Ja virgjëresha do të lindë.
    • Fjalët janë pasuri e sinagogës, por fitimin e ka Kisha.
    • Ajo gjeti guackën, por Kisha mori margaritarin.
    • Ajo ngjeu leshin, por Kisha veshi mantelin mbretëror.
    • Judea e lindi, por bota e pranoi.
    • Sinagoga e ushqeu, por Kisha e mori dhe e shijoi.
    • Ajo mblodhi rrushin, por këmbët pinë verën sekrete.
    • Kombet prenë dhe morën trëndafilin dhe hebrenjve u mbetën gjëmbat.
    • Zogu fluturoi dhe ata ende rrinë dhe ruajnë folenë.

    * * *

    Ja Virgjëresha do të lindë
    • Më thuaj, Judë! Kë lindi?
    • Eja! Ma thuaj edhe mua, meqë ia the Irodit.
    • Nuk guxon!
    • "Psenë" e di!
    • Sepse jo vetëm e dashurove, por edhe e urreve!
    • Irodit i the që ta therrte.
    • Mua nuk më thua që të mos i falem?
    • Eja! Më thuaj: Cilin lindi?
    • Thuaje! Cilin?
    • Zotin e gjithë botës!

    * * *

    Ja Virgjëresha do të lindë.
    • Nëse lindi Virgjëresha, thuaje: Eshtë dukuria e vetme në botë!
    • Po nuk lindi, përse e gënjeve Irodin?
    • Nuk i the ti se lindi ne Betlehem?
    • Dija gjë unë? E dija unë atë fshat?
    • Na urreni! Por nuk keni fare mend. Dhe kështu na e thatë të vërtetën!
    • Ju, të lexuarit dhe farisenjtë nuk na i mësuat të gjitha sa kanë lidhje me Krishtin?
    • Nga i mësuam?
    • E dinim ne gjuhën hebraike?
    • Nuk përkthyet ju Dhiatën e Vjetër në gjuhën greke?
    • Dhe kur u bë kjo?
    • Pasi në fillim, u shkrua profecia jonë.
    • Dhe para se të lindte virgjëresha.
    • Kështu, askush nuk do të mund të thotë ndonjëherë se përkthyesit morën anën tonë.

    * * *

    • Ja, shiko aty disa kundërshtarë.
    • Ja, shiko aty disa akuzues.
    • Pa dashur, na treguan se në grazhd ishte fshehur Zoti.
    • Pa dashur, na treguan kush ishte Ai që kishte shkuar në shpellë.
    • Shikon ç'mësues pa mend!
    • Mësojnë të tjerët dhe për vete vdesin urie.
    • U japin ujë të tjerëve dhe për vete plasin nga etja.
    • Pasurojnë të tjerët dhe për vete mbetën të varfer.

    (Joan Gojarti në ditëlindjen e Zotit)".






    1. Janakopullu. Jeta e Krishtit vëll. III Kallamatë 1952 f. 22
    l.a Në Tempullin e parë shkonin vetëm izraelitët. Në Tempullin e dytë shkonin "të zgjedhurit nga të gjitha kombet". Në këtë Tempull, të dytë, vajti edhe Zoti, siç kishte profetizuar pofeti Maakia. Tempulli i dytë u shkatërrua në 70 pas Krishtit nga Titoja. Kishë e tretë nuk është e mundur të bëhet. Që të bëhet një ndërtesë, kishë—Perëndie, do bekuar. Bekimi bëhet me ceremoni të veçantë nga priftërinjtë. Izraeli sot nuk ka priftërinj. U therën të gjithë në vitin 70 pas Krishtil dhe nëse do të "zbulohet" sot ndonjë hebre i racës Levi nuk është automatikisht edhe prift. Biri Levi bëhet prift pas një vendimi të veçantë që e bënte në ceremoni zyrtare kryeprifti, vendimi që të marrë dikush të drejtën për t'u bërë prift jashtë urdhrave të Dhiatës së Vjetër nuk është me urdhrat e Perëndisë. Kishë e Shenjtë me dëshirën e Perëndisë nuk është e mundur te ribëhet në Izrael.
    Më 331 pas Krishtit u bë përpjekje për rindërtimin e tempullil me nismën e perandorit Julian, i cili me atë veprim të donte të përgënjeshtronte profecinë në lidhje me Krishtin. Por përpjekja dështoi, me gjithë dëshirën dhe mbështetjen perandorake, si dhe me gjithë zellin e hebrenjve, që u mblodhën aty nga e gjilhë bota.
    Tërmete të vazhdueshme, furtuna, vetëtima dhe flakë, që dilnin nga themelet e Tempullit të vjetër dhe digjnin mekanizmat dhe ndërtesat, bindën hebrenjtë dhe Julianin se duhej të hiqnin dorë nga përpjekja e tyre, sepse ishte e urryer nga Perëndia
    Këtë ngjarje e kanë përshkruar në të njëjtën mënyrë.
    • Shkrimtarët e krishterë Joan Gojarti, Grigor Teologu, Shën Ambrosi, Sokrati, Sozomeni, Teodori dhe Filostorgji,
    • Pagani Amiano Marqeli
    • Ravini Eebre Gjedalia, që janë afërsisht bashkëkohës (350 450 pas Krishtit).
    2. Stoner. P. Newman, II C. Science Sreaks, Chicago 1976. p. 106 112.
    3. Trebella, Pan. Studime Apologjike, vëll. E (Jisui nga Nazareti) Athinë, 1973, f 453-454.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI G

    Përse u kryqëzua Krishti!?

    a) Skandali i Kryqit

    I. Apostulli i shenjtë Pavli thotë: "Vdekja e Krishtit në Kryq është:
    • Për judenjtë skandal, meqë ligji cakton të ketë mallkimin tim cilido që do të varet në dru (Gal. 3:13, Hënë 21:23).
    • Për censurën greke budallallëk. Censura thotë: Si është e mundur, ai që nuk mundi të mbronte veten c Tij nga një vdekje e tillë, të jetë Shpëtimtar i të tjerëve?
    • "Për ne, Krishti, është fuqi dhe mençuri Perëndie" (Kor. 1:24).
    Si dhe përse vdekja e Krishtit në Kryq është shprehja e fuqisë dhe e mençurisë së Perëndisë për Shpëtimin tonë?
    2. Zoti na foli për veten e Tij në mënyrë kategorike. Na tha:
    • Unë jam drita e botës. Ai që më ndjek pas nuk do të ece në errësirë, por do të ketë dritën e jetës (Joani 8:12) siç ndodh me ata që ndjekin të tjera fe dhe të tjera filozofi.
    • Gjithë sa erdhën para meje janë hajdutë e kusarë, po dhentë nuk i dëgjuan (Joani 10:8).
    • Se do të ngrihen krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë mrekullira dhe çudira që të gënjejnë edhe të zgjedhurit në është e mundur. Por ju ruajmë. Ja, jua thashë të gjitha që më parë (Mat. 24:11; Mark. 13:22-23).
    • Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta (Joani 14:6). 3. Dhe ja habia - pyetja e tëshumtëve. - Pse vetëm Jisui? Nuk ekziston tjetër rrugë? Pse jo dhe Buda? Pse jo dhe Muhameti? Pse jo dhe dikush tjetër, që njeh diçka për një tjetër epokë?
    Para pak vitesh në Bankok të Tailandës u bë një kongres fetar, në të cilin morën pjesë personalitete të mëdha nga të gjitha fetë e botës.
    Gazetat, revistat, radiot, televizionet nuk pushonin të informonin "masën" për rrugën e bisedimeve, që kishin të gjitha
    të njëjtin motiv:
    Perëndia është një. Fetë e ndryshme janë rrugët e ndryshme që çojnë në të njëjtin fund: në njohjen e një Perëndie dhe përmbushin të njëjtin qëllim. Janë mënyrat e ndryshme dashurie të së njëjtës Perëndi.
    "Në këtë kongres nuk u bë fjalë për Jisu Krishtin. Asnjë nuk kujtoi fjalët e Tij.
    Me fjalë të tjera asnjë nuk u kujtua se:
    • Rruga që të çon tek e drejta dhe te jeta është një: Krishti.
    • Dera, nga e cila duhet të kalojë njeriu për të hyrë tek jeta e përjetshme, është një: Krishti.
    • Krishti është vreshti, ne jemi hardhia. Çdo hardhi që këputet nga vreshti, thahet, pushon së jetuari.
    • Çdo marshim jashtë dhe larg nga Krishti është thjesht një shmangie.
    • Kush beson se edhe fetë e tjera janë rrugë, që të çojnë te Perëndia dhe në jetën e përjetshme, ka mohuar Krishtin, ka mohuar të qenit i krishterë.
    4. Por shumë pyesin veten:
    - Po përse vallë nuk mund të ekzistojë tjetër rrugë për te Perëndia dhe te e përjetshmja jetë përveç Jisuit?
    - Eshtë e mundur ndonjëherë që Perëndia të detyrojë njeriun të besojë Krishtin si Shpëtimtar të tij dhe Perëndi që të mund të jetojë të përjetshmen jetë?
    - Nuk mjafton të jetojë njeriu me shprestari hyjnore dhe me mirësi ndaj njerëzve? Nëse Perëndia është dashuri, siç është, nuk do të shtrijë krahët e Tij të pranojë edhe ata, që nuk njohën Krishtin?
    - Eshtë e mundur ndonjëherë që Perëndia të lejojë të shkojnë në skëterrë kaq njerëz, që nuk njohën Krishtin?
    5. Si t'u përgjigjemi?
    • Eshtë e mundur të shkojnë afër Perëndisë njerëz, që nuk bënë problem të jetës së tyre njohjen e Perëndisë? Dhe të mësojnë ç'është Perëndia? Dhe cila është rruga për te Perëndia?
    • Eshtë e mundur ndonjëherë të shkojnë afër Perëndisë njerëz, që kurrë nuk u interesuan të kuptojnë se logjika e tyre nuk është e së njëjtës vlerë me logjikën e Perëndisë?
    • Eshtë e mundur ndonjëherë të shkojnë afër Perëndisë njerëz, që kurrë nuk deshën të kuptojnë se kanë për detyrë të edukojnë logjikën e tyre me logjikën e Perëndisë?
    6. Koncepti i gabuar për Perëndinë (në lidhje me ato se ç'është dhe kush është Perëndia), zakonisht ka si shkak mungesën e njohurive të problemeve teologjike. Rrjedhimisht, kjo përbën cektësi dhe çon në llafollogji të pavlefshme.

    b) Nuk mjafton dashuria.

    1. Shumë e kanë kuptuar se Perëndia është dashuri. Por nuk duhet të ndalemi në këtë. Sepse Perëndia nuk është vetëm dashuri. Eshtë dhe e Shenjtë, dhe e Drejtë dhe e Vërtetë.
    Nuk mjafton të dimë çfarë do të na bëjë kur kemi dashuri. Duhet të dimë dhe çfarë bëri dhe çfarë bën, për të na mësuar të kemi dashuri dhe të na tregojë se na dashuron.
    2. Zoti është "i pranishëm, i pakuptueshëm, i padukshëm, i pakapshëm". Këtë themi te lutja jonë më e shenjtë: te Liturgjia Hyjnore. Eshtë c pamundur të kuptojmë ç'është Perëndia.
    Prandaj dhe ata që nuk kërkojnë (ta gjejnë) me thjeshtësi dhe çiltërsi, lehtë arrijnë përfundimin se Perëndia nuk ekziston.
    Por bëjnë një gabim të tmerrshëm. Duan të njohin Perëndinë, siç njohin njerëzit dhe gjërat e ndryshme të botës materiale: me ndjenjat e tyre dhe me mjetet e shkencave të përpikta (shik. kap. a' f 24 - 25). Por kjo është e pamundur. Perëndia është i padukshëm, i pakapshëm dhe i pakuptueshëm. Kurrë nuk do la shohim dhe do ta kuptojmë esencën e Tij.
    3. Por, që nuk e shohim dhe nuk e kuptojmë, nuk do të thotë se nuk ekziston. Sepse Perëndia jeton, vepron, lëviz ndërmjet nesh. Dhe veprimet e Tij i ndjejmë dhe i kuptojmë.
    Perëndia si "esencë" është i paafrueshëm. Njeriu thelbin e Perëndisë nuk mund ta afrojë as ta kuptojë me ndonjë mënyrë.
    Perëndinë e kuptojmë vetëm nga veprimet e Tij. Pikërisht si elektricitetin dhe magnetizmin. Veprimet e Perëndisë përbejnë një qëndrim të dëshirueshëm të Perëndisë, që e bën Perëndia për hirin tonë, nga dhembshuria dhe dashuria për ne.
    Shën Vasili i Madh thotë:
    "Perëndia është lart. Shumë lart. Esenca e Tij është e paafrueshme për ne. Por veprimet e Tij zbresin te ne. Dhe na e sjellin afër. Kështu. nga veprimet e Tij, kuptojmë:
    • se ekziston,
    • se është i mirë,
    • se na ndjek me mëshirën e dashurinë c Tij.
    4. Perëndinë e njohin nga veprimet, jo nga thelbi i Tij. Veprimi i Perëndisë nuk është një sektor i Perëndisë. Perëndia nuk ndahet në dashuri, drejtësi, vërtetësi, lavdi. mëshirë, njerëzi etj.
    Veprimi i Perëndisë është thjesht "diçka", që e bën Perëndia. Eshtë e natyrshme të mendojmë, se ato që bën dhe ne i konceptojmë, nuk janë të gjitha ato që mund të bëjë kur të dojë. Perëndia ka mençurinë, fuqinë dhe mundësinë të mendojë më shumë dhe të veprojë në mënyrë krejtësisht ndryshe nga ç'mund ta marrim ne me mend.

    c) Dashuria e Perëndisë

    1. Veprimi i ndjeshëm fizik i Perëndisë te ne është dashuria e Tij për ne.
    Ç'do të thotë: "Perëndia na dashuron?"
    Le të shohim, sa më shkurt të mundim.
    Perëndia krijoi njeriun.
    Pse e krijoi?
    Që të bëhet një qenie e lodhur dhe e mjerë?
    Jo, por që të jetë i lumtur.
    Cila është lumturia më e madhe?
    Patjetër jo e jashtmja.
    Jo gëzimi, që jep pasuria dhe epshi.
    2. Kujtoni Aristotel Onasin. U bë një nga njerëzit më të pasur të botës. Prijës i vërtetë. U shkruan libra, që flasin për të, sikur të ishte hero legjendar. Kishte para të bënte ç'të donte. Dhe pastaj? Nga jashtë dukej plotësisht i lumtur. Ishte vërtet i lumtur? Në një çast i vdiq djali, Aleksandri. Atëherë kërkuan nga Onasi një intervistë në televizion. Ai pranoi. Dhe e dha. Në fund e pyetën:
    - Si ndihesh zoti Onasi, pas vdekjes së djalit tënd?
    U përgjigj:
    - Ndihem sikur të jem njeriu më i varfër në botë.
    Ç'na tha?
    Na tha: Lumturia është në anën e jashtme. Eshtë budallallëk të dojë njeriu të bëhet i lumtur për nga jashtë. Lumturia është "brenda".
    3. Cila është forma më e thellë e lumturisë?
    E brendshmja. Paqja e zemrës dhe e shpirtit.
    Në qoftë se lumturi do të ishte epshi, qenia më e lumtur do të ishte këndesi. Dhe njerëzit më të lumtur do të ishin kurvat dhe kurvarët (Markos Avrilios st, 34).
    Perëndia krijoi njeriun me ndërgjegje dhe me gjykim të ndershëm, që të mund të fitojë një lumturi jo të jashtme, të gënjeshtërt dhe parodike, por të brendshme të vërtetë, të përhershme e të qëndrueshme.
    Perëndia krijoi njeriun me parametrat më të përsosur dhe më të saktë sipas ikonës dhe shëmbëllesës së Tij. Domethënë e bëri të ketë disa nga karakteristikat e Tij:
    - Të lirë të gjykojë dhe të vendosë vetë, çfarë do të bëjë.
    - Të dashurojë të vërtetën dhe të mirën.
    - Të ketë shpirtgjerësi dhe mëshirë.
    - Dhe, kur do të dojë të mund të bëhet i njëjtë me Perëndinë (d.m.th. i mbushur me mirësi, dashuri, shpirtgjerësi, vërtetësi etj).
    Të gjithë e dimë se, kur njeriu fiton disa nga këto virtyte, bëhet nga brenda, thellë, i lumtur për gjithmonë.

    ç) Mëkati dhe korrigjimi i tij

    1. Kështu duhet të ishim të gjithë. Kështu ishte programi i Perëndisë për ne. Të jemi të gjithë të mbushur me virtyte dhe plotësisht të lumtur.
    Por njeriu e përdori keq lirinë e tij. Mendoi se mund të bëhej më i lumtur, po të jetonte pa Perëndinë, pa marrë parasysh ato që kishte treguar Perëndia. Kështu i kishte thënë gjarpri.
    Lini mënjanë Perëndinë. Merni ju vendin e Tij. Caktoni vetë ç'është e mirë dhe ç'është e keqe për ju. Dhe atëherë...
    2.Ku çon ky mendim?
    - Në lidhje me Perëndinë:
    Na bën kritikë dhe armiq të Perëndisë. Kur një mushkonjë e mjerë na shqetëson, pa ndier aspak mëshirë, pa asnjë dyshim e spërkatim me helm dhe qetësohemi. Ngaqë kishte guximin të vinte në kundërshtim me dëshirën tonë. Çfarë do të duhej të na bënte Perëndia neve, kur vijmë në kundërshtim me dëshirën e Tij? Mos harroni se ndryshimi ndërmjet Perëndisë dhe neve është shumë më i madh nga ç'është ndërmjet nesh dhe mushkonjës. Ne jemi vëllezër me mushkonjën: të krijuar nga e njëjta lëndë. Por Perëndia nuk është lëndë, është krijues i lëndës, është Krijuesi i njëjtë edhe për ne, edhe për mushkonjat.
    Çfarë rëndësi ka mëkati? Shumë të madhe. Të pafundme. Të pallogaritshme. Sepse është nënvleftësim i Perëndisë së Pafund nga një krijesë e saj e mjerë.
    - Në lidhje me veten tonë.
    Na udhëheq në përhapjen e epshomanisë (kurvërisë, tradhtive bashkëshortore, pederatizmit, narkomanisë, etj) Në vetvrasjet e njëpasnjëshme të të ngopurve. Në dëshpërimin e plotë, me të cilin mbushen shpirtrat, kur ndiejmë se kanë marrë rrugë të gabuar.
    - Në lidhje me të tjerët në një përpjekje të papajtueshme.
    2. Po Perëndia?
    Nuk sillet me ne sipas mëkateve tona, as nuk na shpërblen sipas mëkateve tona. (kënga 102, 10).
    Nuk na u soll siç u sollëm ne me mushkonjat. Megjithëse është Perëndi, megjithëse është i papërshkrueshëm. Por erdhi në tokë dhe mori formën e skllavit, u bë i njëjtë me njerëzit. Dhe e bëri sepse nga mirësia e tij nuk duronte të shihte fuqinë njerëzore në tiraninë e djallit. Por erdhi na shpëtoi.
    Përse erdhi?
    • Sepse nuk duronte të na shihte në kaq mjerim. Të torturoheshim nga djalli.
    • Ngaqë donte të na shpëtonte.
    • Sepse kështu e udhëhoqi dashuria e tij për ne. Erdhi për të na risjellë në rrugë të drejtë. në mënyrën e drejtë të jetës.
    "Aq shumë e deshi Perëndia botën saqë dha Birin e Tij të vetëm, që kush do të besojë në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme" (Joani 3:16).
    Erdhi të na Shpëtojë.
    Si të na Shpëtojë?
    • Dhe trupërisht.
    • Dhe shpirtërisht.
    • Dhe me këshilla.
    • Dhe me tregimin e së keqes që na kërcënon.
    • Dhe me kërcënime.
    • Dhe me dënime pedagogjike.
    • Dhe me ilaçe.
    Ilaçet janë:
    • Pagëzimi.
    • Rrëfimi.
    • Kungimi: trupi i Tij dhe gjaku i Tij.
    Këshillat. kërcënimet, tregimet janë:
    • Mësimet e Tij.
    4. Mundimet dhe mjerimi ynë është mendimi i gabuar që na thotë, se mund të gjejmë lumturi edhe kur jetojmë pa Perëndinë.
    • Ky është gabimi ynë më i keq.
    • Ky është burimi i mjerimit tonë.
    • Ky na shtyn në të gjitha mëkatet.
    Perëndia i Tërmëshirshëm bën gjithçka që të na ndihmojë, të mos lëmë të keqen e tmerrshme të mbetet brenda nesh në pavdekësi (përgjithmonë).
    5. Por si korrigjohet mendimi? Me pendimin.
    Fjala pendohem do të thotë: ndryshoj mënyrën e të menduarit. Kuptoj se mënyra e deritanishme e të menduarit tim, kosmoteoria ime ishte gabim, më dëmtonte, më shkatërronte. Të gjithë kuptojmë se gabimi në mënyrën e përballimit të përgjithshëm të jetës, është më i keqi nga të gjitha.
    Që aty duhet të fillojë korrigjimi. Perëndia na ndihmon të Korrigjojmë mënyrën e të menduarit.
    • Me mësimet e Tij.
    • Me shembullin e Tij (zbriti në tokë dhe u kryqëzua për ne).
    • Në caktimin për të gjithë ne që të jetë e panjohur ora e vdekjes.
    • Me kërcënimin e skëterrës së përjetshme.
    Të gjitha këto na ndihmojnë të mos lëmë mendimin e gabuar, të qëndrojë brenda nesh i pavdekshëm.
    Dhe menjëherë sa të korrigjohet mendimi ynë, Perëndia e dashur na pranon.
    • Pranoi terroristin më të keq, një kriminel.
    • Pranoi gruan e përdalë (një qenie e mbytur në turpin e epshit).
    • Pranoi ndjekësin e tij (një njeri shpirtkeq, fanatik).
    6. Po plagët e mëkatit në trup dhe në shpirt? I shëron me ilaçet e Tij.

    d) Pësoi për ne në vendin tonë.

    1. Perëndia është Shën Trinia: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Tre veta të njëjtë në të njëjtin fron, nderohen njëlloj, njëlloj të gjithëfuqishëm, me një dëshirë të re, që gjithmonë përputhet. Nuk ka ndryshime dhe mendime të kundërta në Shën Trininë.
    Por, dikur Biri "u bë me mish dhe me kocka dhe erdhi te ne" (Joan. 1:14), d.m.th. u bë njeri pa pushuar, sigurisht të jetë Perëndi. "Siç thotë apostull Pavli, Biri që është në formën e Perëndisë" nuk u tremb mos humbet dhe pushon së qeni i barabartë me Perëndinë. Prandaj zbriti vetëm dhe mori formën e shërbëtorit dhe u bë i njëjtë me cilindo njeri tjetër" (Fil. 2:6 - 7).
    Po përse u bë njeri?
    "Uli veten, - përgjigjet apostull Pavli, - u bë qytetar deri në vdekje, vdekje në Kryq" (Fil. 2:8).
    D.m.th. u bë njeri nga lindja me dëshirën e mirë të Atit.
    2. Përse u bë njeri?
    Për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë. Dhe më konkretisht: për mua.
    Përse?
    Për të na çliruar nga prangat e mëkatit.
    Si?
    Me dënimin e tij për ne, në vendin tonë.
    Me flijimin e tij dhe dhurimin te Perëndia për ne. Prandaj u bë njeri. Që të ketë mundësinë të dënohet për ne, për të hequr mëkatet tona.
    Shkruan apostull Pavli:
    Për shkak të mëkateve tona, jemi të gjithë fajtorë dhe meritojmë dënimin me vdekje të përjetshme. Por, përfundimisht, i shpëtuam dënimit që meritonim. Na shpëtoi nga ai dënim vetë Perëndia nëpërmjet Jisu Krishtit. Atë, Krishtin, Perëndia e vuri në vendin tonë. U dënua për ne në vendin tonë. Dhe kështu tani, kush beson se gjaku i Tij u derdh për të na pastuar nga mëkatet tona, Shpëton (Rom. 3:24-25).
    Përse u bë kjo?
    Sepse Perëndia e dashuroi kaq shumë botën, d.m.th. njerëzit, sa që dha Birin e tij të bëhet theror për ne, të dënohet Ai për ne. Kështu tani, kush beson në Të, jo vetërn nuk rrezikohet të humbë, por ka të sigurt jetën e përjetshme afër tij. (Joan. 3:16).
    3. Disa, te të cilët veprat e Perëndisë bëhen jo vetëm të Pakuptueshme (me këtë jemi në një mendje të gjithë) por edhe...të paarsyeshme (me këtë nuk jemi në një mendje të gjithë), thonë: Po mirë, Perëndia si i dhimbshur, nuk mund të falte botën, pa dënime e flijime? Përgjigja është: Mëkati nuk është thjesht diçka e pahijshme. Është dhe një dëm dhe një katastrofë. Fjala nuk mjafton. Duhet edhe të rregullohet dëmi. Dhe të korrigjohet çfarë u shkatërrua.

    e) Gjaku i Dhiatës

    Le të shohim ç'na thotë apostull Pavli në letrën e tij për vdekjen e Krishtit tek hebrenjtë, në të cilën flet për të hollësisht.
    1. I Shenjtëruari (Krisht) dhe të shenjtëruarit (ne, njerëzit), të gjithë ne, burim të qenies sonë kemi të njëjtin At qiellor, prandaj Krishti nuk e pa kurrë si nënvleftësim për Veten e Tij të na quante vëllezër të Tij. Dhe prandaj që nga koha e lashtë, thoshte Shkrimi i Shenjtë:
    • Fjalë të Tij: Do t'u them emrin tënd vëllezërve të mi dhe do të hymnizoj me ndërmjetës Kishën (Kënga e këngëve. 21:23).
    • Fjalët tona: Unë kam besim te Perëndia dhe do të shpëtoj nëpërmjet Tij (15. 12:2).
    • Dhe prapë fjalë të tij: Ja unë dhe bijtë e mi, ata që më dha Perëndia(ls. 8:18).
    • Por ja, ata "djem" kishin mish e kocka. Erdhi i Shenjtëruari dhe mori të njëjtin mish dhe të njëjtat kocka, që kështu të mund të vdiste dhe me vdekjen e Tij të shkatërronte atë që kishte në dorë si armë kundër nesh, fuqinë e vdekjes, mëkatin, shkakun që shkaktoi dhe shkakton vdekjen.

    ÇFARË BËRI BIRI I PERËNDISË PËR NE
    Për ne njerëzit dhe për Shpëtimin tonë:
    • zbriti nga qiejt
    • dhe u zu nga fryma e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari
    • dhe u bë njeri
    • u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat
    • dhe pësoi (vuajti)
    • dhe u varros,
    • dhe u Ngjall ditën e tretë sipas shkrimeve
    • dhe u ngjit në qiejt
    • dhe rri në të djathtë të Atit
    • dhe do të vijë përsëri me Lavdi të gjykojë të gjallët e të vdekurit.
    • Mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.

    (Nga simboli i besimit)

    Atij i takon lavdia dhe falënderimi në jetë të jetëve! Amin!

    Dhe duke e shkatërruar të na bëjë të kuptojmë, se nuk është më sundues dhe kur të duam, mund të shpëtojmë edhe nga ai edhe nga arma e tij me të cilën na shtyp (= mëkati dhe të na shpëtojë nga gjendja dëshpëruese që na bën të dridhemi si skllevër të tij dhe të mos mundim të gëzojmë bukurinë e jetës (Heb. 2:11 -15).
    2. U bë njeri me një qëllim: Të vdiste për ne.
    Perëndia nuk kishte asnjë detyrim të bënte Vetëflijimin për hatrin tonë. Por dashuria e Tij për ne, e udhëhoqi të dërgonte Birin e Tij në botë, të bëhej njeri dhe të provonte vdekjen për ne, të flijohej për ne. Sepse Perëndia nuk na shikon siç shohim ne mushkonjat. Nuk do vdekjen e mëkatarit. Do pendimin e tij, kthimin e tij.
    Çdo pendim dhe kthim te Perëndia përbën një Dhiatë të Re, një marrëveshje të veçantë me Perëndinë, se në vazhdim do të jemi të vdekur për mëkatin dhe do të jetojmë për Të. Prandaj pendimin, vendimin të jemi të vdekur për mëkatin, e ikonizonim me vdekjen e një kafshe, që në mënyrë simbolike flijonim në vendin tonë.
    Vdiste duke simbolizuar se ne kemi borxh të vdesim për mëkatin. Dhiatë d.m.th. marrëveshje pendimi, pa vdekjen e atij, që bën Dhiatën, nuk bëhet (Hebr. 9:15-16).
    Por vdekjen e kafshëve njerëzit nuk e merrnin seriozisht, sepse ishte gjë e lehtë therja e një kafshe. Sigurisht që mund të simbolizojë vdekjen e njeriut, por nuk mund të barazohet me të.
    Prandaj dhe ato "FLIJIME" nuk kishin vlerë objektive! Nuk kishin fuqi të pastronin njeriun dhe ta rilidhnin me Perëndinë! Gjaku i buajve dhe i cjepërve nuk ka fuqinë të heqë mëkatet (Hebr. 10:4)
    3.Prandaj Perëndia, që të shpëtojë njeriun (nga dashuria e madhe dhe nga dhembshuria prindërore), duhej të interesohej të gjendej:
    • një noter i përkryer, që do të rregullonte marrëveshjen e Shpëtimit (d.m.th.të pendimit, vdekja për mëkatin nga ne, falja nga ana e Perëndisë) dhe
    • një qënie e përkryer, që do të flijohej për ne, për secilin nga ne dhe për të gjithë bashkë. Dhe vdekja e tij do të ketë vlerë më të madhe nga jeta e të gjithëve.
    Kështu, Ati i lashtë, kryeprift i përjetshëm që nga lashtësia, caktoi Birin e Tij, me fjalët: Ti je kryeprifti ndër shekuj nga fisi Melkisedekut.
    Dhe pastaj, kur erdhi përmbushja e kohëve, u bë Ai trup (Hebr. 10:5) brenda në barkun e pastër të virgjëreshës Mari. Kështu trupi i Jisuit si trup i Perëndisë - Fjalë kishte:
    • vlerë kaq më të madhe nga jeta e gjithë njerëzve, sa më e madhe është nderi dhe vlera që ka krijuesi i pakrijuar nga krijesat e Tij dhe
    • kaq më shumë mirësi dhe fuqi shenjtërore nga sa kërkon shlyerja e të gjitha mëkateve të gjithë botës, sa që edhe vetëm një pikë nga gjaku i Tij i shenjtë, mjafton të na shenjtërojë dhe të na shpëtojë.
    4. Kështu, Krishti si Kryeprift dhe i Flijuar bashkë, si shkaktar viktimash dhe viktimë bashkë bëri mbi kryqin në Golgotha "proçesin sekret të Sionit": vdiq që të bëhet një marrëveshje e përhershme pendimi dhe kthimi i njerëzve te Perëndia, që kur e pranojnë kanë detyrim të drejtpërdrejtë, të jetojnë të vdekur për mëkatin dhe të gjallë vetëm për Perëndinë. Sepse ai që u flijua ka vlerë të pafundme. Dhe Dhiata e Re e Tij, është njëherë e përgjithmonë një Dhiatë që nuk mund të shuhet, as të zëvendësohet me tjetër më të mirë. Kush përbuz këtë Dhiatë, bën një gabim të madh (mëkat): e quan gjakun e Krishtit, me të cilin u firmos kjo marrëveshje, me të njëjtën vlerë që ka gjaku i cjepërve dhe i buajve dhe për pasojë, shkel të Birin e Perëndisë d.m.th. nuk shikon se brenda në atë trup dhe në atë Gjak gjendet Biri i Perëndisë.
    Nëse të përbuzësh Perëndinë është mëkat, a ka mëkat më të madh nga ky?

    f) Përse në Kryq?

    1. Përse qengji i Perëndisë dhe Kryeprifti bëri flijimin e Tij në Kryq dhe jo me ndonjë mënyrë jetër?
    3. Dëshira e Perëndisë është e shenjtë. Dhe ligji i Perëndisë që e shpreh është edhe ai i shenjtë. Dhe urdhri i shenjtë (Rom. 7:12). Ligji i Perëndisë ka shenjtëri të pafundme.
    • Është e mundur ndonjëherë ta shkelim pa u dëmtuar?
    • Është e mundur ndonjëherë ta përbuzim pa u dëmtuar?
    • Është e mundur të mos bëjmë sa më shumë që të mundim për ruajtjen e tij dhe të jenë "të gjitha mirë"?
    Që të mbrojë shenjtërinë e Ligjit dhe të na ruajë nga ngathtësia mëkatare. Perëndia na e bëri të qartë:
    I mallkuar është ai që nuk qëndron në të gjitha urdhrat e Ligjit. I stërmallkuar ai që nuk zbaton të gjitba urdhrat e Ligjit (E Hënë 227,26)
    Kështu, përveç shumë pak të drejtëve, të gjithë njerëzit ranë në këtë mallkim të Ligjit!
    4. Por Jisui erdhi të shpëtojë popullin e Tij nga çdo mëkat, nga çdo rrjedhim i mëkatit (Mat. 1:21).
    Ishte e mundur ndonjëherë të linte më të keqin, mallkimin e Ligjit?
    Sigurisht jo!
    Biri i Perëndisë iu nënshtrua vuajtjeve të pastra, që të shërojë pësimet tona të ndotura.
    • U sha, ngaqë na pëlqen të na bëjnë lajka.
    • U pështy, sepse ngordhim për ndere.
    • Piu tëmth ngaqë u skllavëruam në kënaqësinë e gojës.
    • U torturua ngaqë u skllavëruam në kënaqësinë e trupit.
    • Dhe iu nënshtrua dëshirës atërore të vuajë ngaqë ne përulemi para mendimeve tona.
    • Dhe u bë mallkim (i uruari i Etërve të Kishës, Perëndia i stërlavdishëm), që të na blejë nga mallkimi i Ligjit.
    4. Thoshte Ligjin në mënyrë profetike:
    5. I varuri në dru nuk mban vetëm dënimin dhe inatin e njerëzve, por edhe mallkimin e Perëndisë. Vdekja në kryq nuk ishte vetëm fizikisht më e keqja. Ishte edhe shpirtërisht.

    g) Përfundimi

    Shën Ignat Tefori thotë (117, pas Kr): Kush nuk beson, do të gjykohet dhe do të thotë se nuk ishte ndër ata që kryqëzuan Zotin.
    Sepse i pari i kësaj bote gëzohet kur dikush mohon Kryqin.
    Sepse e quan se është katastrofë për Të pranimi i Kryqit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-07-2006 më 03:15

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI GJ

    Krishti në letërsi


    Ç'është Krishti?

    1. Krishti është Perëndi i përkryer dhe njeri i përkryer. Të dyja natyrat (hyjnorja dhe njerëzorja) janë të bashkuara.
    Megjithëse, njëkohësisht është dhe Perëndi dhe njeri, Krishti është Një.
    I njëjtë dhe Perëndi dhe njeri. Bën çudira me fuqinë Hyjnore, si Perëndi. Ha, ecën, pi, fle, lodhet, flet, qan si njeri.
    Por dhe natyra e Tij njerëzore, ngaqë është e bashkuar me natyrën e Tij hyjnore, është plotësisht e huaj në çdo mendim mëkatar. Sepse është:
    • e ndriçuar nga drita e njohjes së gjithçkaje, që ka një Perëndi.
    • e forcuar nga fuqia Hyjnore mbi gjithçka.
    • e Shenjtëruar në mënyrë të përkryer nga mirësia e bekuar e Perëndisë.
    Ne bëjmë mëkate, sepse pa patur njohuri të mjaftueshme, ndriçim, fuqi dhe bekim të dëshirës sonë, parapëlqejmë:
    • trupin nga shpirti,
    • materialet nga shpirtëroret,
    • tokësoret nga qielloret
    • Te Jisui kjo nuk ishte e mundur të ndodhte. Sepse si Bir i Perëndisë, kishte më tepër njohuri, fuqi, bekim dhe ndriçim.
    • Në qoftë se ne kur kemi pak kokrriza, mbeturina të holla njohurie, fuqie, ndriçimi, bekimi, qetësojmë pësimet e shpirtit dhe të trupit (sepse mëkati nuk është natyrë, por shtrembërim i fituar), duhet të diskutojmë nëse Krishti ishte i pamëkatuar në ruajtjen e Ligjit të Tij?
    • 2. Në kohën e sotme shumë (shkencëtarë, letrarë, kritikë etj) bëjnë një dallim.
    Thonë:
    Ne shohim Krishtin si njeri. Nuk prekim as natyrën e Tij Hyjnore, as dogmën e Kishës.
    Dhe duke dashur, gjoja, ta shohim si njeri, të shohim natyrën e tij njerëzore që është e njëjtëpësuar me tonën, i kushton secili pësimet e tij.
    • Me këto motive veproi dhe i njohuri ynë Benturini (sh. faq. 108).
    • Me këto vepron edhe i "yni" Niko Kazanzaqi në veprën e tij "Shejtani i fundit", në të cilën paraqet Krishtin të vuajë nga mendime epshore dhe të tjera vogëlsira.
    Por kjo përbën një gabim të tmerrshëm dhe të palejueshëm. Sepse të dyja natyrat u bashkuan te Krishti pa u ndryshuar, pa u pjesëtuar, pa u ndarë, pa u ngatërruar. Dhe si rrjedhim, natyra njerëzore e Krishtit nuk mund të ndahet nga natyra Hyjnore. Në asnjë mënyrë. Kështu, duke pasur bashkim të përkryer me natyrën Hyjnore, ishte e pamundur të binte në mendime mëkatare. Nuk lejohet t'i japim Atij seksualitetin tonë.
    Prandaj, edhe Sinodi i pestë Ekumenik në IB vë si kusht të tij: "Kush thotë se Zoti ynë Jisu Krisht, para Ngjalljes së Tij ngacmohej shpirtërisht nga dëshira organike, duhet të mallkohet (d.m.th. hierarkia kishtare duhet të shpallë se ai njeri nuk është i krishterë orthodhoks dhe të mallkohet). I njëjti dënim kishtar duhet të jepet edhe për ata, që mbrojnë ata që thonë të tilla gjëra. Sepse janë larguar nga besimi Orthodhoks". Me fjalë të tjera, sado që një shkrimtar thotë se flet vetëm për natyrën njerëzore të Krishtit dhe se gjoja nuk fyen dogmën, nuk AMNISTOHET. Sepse dogma fyhet dhe madje shumë keq.

    TREGIMI I BESIMIT

    Besojmë dhe shpallim:
    • Zoti ynë Jisu Krisht është NJË
    • si Perëndi i përkryer dhe si njeri i përkryer.
    • Vërtet Perëndi dhe vërtet njeri me shpirt, me logjikë dhe trup.
    • I njëjtë me Atin, si Perëndi dhe i njëjtë me ne, sipas natyrës njerëzore të Tij, në të gjitha i njëjtë me ne, përveç mëkatit.
    • Krishti është NJË, por tek Ai veprojnë DY NATYRA, (Hyjnorja dhe njerëzorja)
    • që tek ai u bashkuan, pa u ngatërruar, pa u ndryshuar pa u pjesëtuar, pa u ndarë
    • dhe përbëjnë
    një vetë,
    një thelb,
    Njërin Bir të vetëmlindur
    Njërin Perëndi Fjalë,
    Njërin, Zot Jisu Krishtin.

    Kushti i katërt Sinodit - Halqidon 451 pas Krishtit


    b) Çfarë thotë Kazanzaqi për Krishtin

    1. Niko Kazanzaqi është shkrimtar. Shkrimtarët punojnë me ndjenjat dhe me fantazinë. Dhe meqë edhe ndjenjat edhe fantazia janë për secilin vetjake, të tyret, është e vetëkuptueshme se letrarët, në të gjitha shkrimet, shprehin secili idetë e tyre, i punojnë, sipas fantazisë së tyre. Shkrimtari letrar me fantazi të shëndoshë gjen shprehje të forta për të shprehur ndjenjat, të jetuarit dhe idetë. Dhe, në të gjitha sa thotë, shpreh veten. Ose në pastërtinë e tij ose në ndyrësinë e tij.
    2. Niko Kazanzaqi në romanin e tij "Shejtani i fundit" merr për hero kryesor Zotin tonë Jisu Krisht. Kjo përbën një zgjedhje të fantazisë së tij. Ai jep te Krishti të gjitha ndjenjat e tij, të gjitha dëshirat e tij, të gjitha dobësitë e tij, të gjitha idetë dhe mendimet e tij.
    Krishti i Kazanzaqit është një pasqyrë e përsosur e botës shpirtërore të shkrimtarit. Në të gjithë botën e tij mendore dhe shpirtërore.
    Paraqet Jisu Krishtin:
    • Si spiun të patriotëve luftëtarë te pushtuesit romakë.
    • Si imoral, që prodhon vegla ekzekutive në shërbim të tiranëve romakë.
    • Si njeri me jetë psiqike jonormale. Të paktën disa herë, shikimi i Tij dhe buzëqeshja e Tij, marrin shprehje kaq të qartë demoniake, sa që tmerrohet Nëna e tij e shenjtë.
    • Si të nënshtruar në dëshirat trupore, si njeri maskara, që donte kënaqësitë, me ndjenja epshore dhe veprime kurvërie.
    • Si blasfimues, si kryengritës kundër Perëndisë.
    • Si njeri, që në çdo të mirë që bëri, udhëhiqej nga Juda, që ishte gjoja nxënësi më i fortë dhe më i afërt i Tij.
    • Si njeri i thjeshtë që dëshironte të bëhej Perëndi dhe Shpëtimtar i botës, sigurisht pa qenë...
    3. Në përgjithësi, Niko Kazanzaqi e paraqet Jisuin jo si SHPËTIMTAR, por si njeri të thjeshtë dhe të mjerë (= si të gjithë), që ndërsa ka nevojë jo vetëm të SHPËTOJE, por të gjejë madje edhe veten, sepse sipas Kazanzaqit, gjithmonë ashtu si ne edhe Jisui nuk dinte as ç'ishte, as ç'kërkonte në botë...), ëndërronte të bëhej Shpëtimtar i botës!...

    c) Çfarë ndjenjash "mbartte" Kazanzaqi

    1. Si thamë, autorët letrarë në librat e tyre shprehin veten. Dhe për këtë, në librat e tyre mund të gjejmë jo vetëm idetë e tyre, por edhe botën psiqike të tyre. Një studim i tillë në librat e Kazanzaqit do të nxjerrë në pah shumë.
    Por nuk duhet të shkojë njeri gjer atje. Kazanzaqin e kanë përshkruar:
    a) Bashkëshortja Galatia, në librin "Njerëz dhe mbinjerëz" Athinë, 1980. Nga titulli i librit kuptojmë se jetën dhe mendimin e Kazanzaqit e drejtonte filozofla e sëmurë e Fr. Niçes. Niçja ishte i çmendur dhe, si i çmendur, shkroi mendime, që mahnitën vetëm njerëzit me të njëjtën gjendje psikologjike.
    b) Eli Aleksiu, motra e Galatias, në librin e saj "Që të bëhet i madh", Athinë, 1981. Në të Eli na thotë, se i gjithë objektivi i Kazanzaqit në të gjitha sa thoshte, bënte e shkruante, ishte të bëhej i madh. Sa i madh? Të bëhej Perëndi!...
    c) Vetë Niko Kazanzaqi në letrat e tij që i botoi miku i tij Pandeli Prevellaqi me titull "400 letrat e Niko Kazanzaqit", Athinë.
    d) Të tre këta dëshmitarë janë më të besueshmit.
    • Kush mund të thotë se e njihte më mirë Niko Kazanzaqin se gruaja e tij?
    • Kush mund të këmbëngulë se e paraqet më qartë nga sa paraqet vetveten në letrat e tij?
    2. Ç'ishte pra Kazanzaqi duke u mbështetur te librat e tij?
    a) Si qenie psikofizike
    "Njeri" patologjikisht i paguximshëm, i paaftë seksualisht, megjithëse donte kënaqësitë epshore, i pushtuar nga idetë e Niçes (filozof që vrau veten) anarkist, frikacak dhe dyfytyrësh, që shkonte me ata që kishin pushtetin dhe jo me ata që kishin të drejtë" (Eli Aleksiu, "Që të bëhet i Madh" f. 78 - 192, 229).
    b) Kosmoteorikisht, ideologjikisht
    Komunist nuk isha kurrë. Nuk më zuri ajo zgjebe mendore (E. A. f. 286) Çfarë ishte atëherë? Dikur bënte ateistin leninist. Dikur agnosticistin. Dikur... Dikur...Çfarë ishte? Një humnerë!...
    c) Si grek
    • Shkruan në letrën e tij drejtuar mikut P. Prevellaqi: Ç'turp t'i takosh një race inferiore, të shpëlarë, fellaha. Duhet të gjitha këto t'i mundim, të largohemi, të luftojmë brenda nesh çfardo që na lidh me gjakun grek (Letër 41 f. 46).
    Parapëlqej Gjermaninë nga Franca. Parisi bie erë Greqi. Dhe Greqinë dhe grekët i urrej. (Letr f. 121).
    • Më pushton revolta dhe turpi për grekët. Kurrë nuk i urreva dhe nuk i pështirosa kaq (letr. 204 f. 429).
    ç) Çfarë donte në jetën e tij?
    • Ishte "i tërbuar" për lavdi (shkruan miku i tij Prevellaqi). Jetën e tij e përcaktuan dy gjëra:
    • Megalomania egoiste e tij dhe jeta e tij bashkëshortore, që ishte zero. Kështu: arrin në çastin të dojë të krijojë fe dhe kisha në emrin e tij dhe t'i falen si profet të Perëndisë.
    • Eshtë i paaftë për marrëdhënie seksuale, por plot dëshira seksuale dhe ndjenja epshore!...
    3. Pas këtyre përfundojmë: Në librin e tij "Shejtani i fundit" Niko Kazanzaqi shpreh:
    • Idetë e tij kombëtare - shoqërore dhe fuqinë shpirtërore.
    • Mendimet e tij për Krishtin: se "gjeti terren" të përshtatshëm dhe mundi të bëhej Perëndi...
    • Dëshirën e tij që të hipë në fronin e Krishtit, të ndërtojë fenë e tij, të bëhet Perëndi.
    4. Përse gjithë këto?
    Thotë vetë: "Një demon është brenda meje dhe shumë herë mendoj se nuk jam unë" ("Që të bëhet i madh," f.l 86-396).
    Çdo interpretim është i tepërt.

    ç) Gjykimi përfundimtar
    1. Regjisori italian Martino Skorceze paraqet librin e N. Kazanzaqit "Shejtani i fundit" në film (me ndryshimet e tij të vogla).
    Kundër shfaqjes së këtij filmi u ngritën me dinamizëm, në të gjithë botën, rrethet fetare.
    2. Me rastin e këtyre protestave në Athinë, poeti dhe akademiku, Niqifor Vretaku, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të "Elefterotipias", bëri këtë deklaratë:
    "Niveli i një pjese të popullit tonë gjendet shumë poshtë. Sepse nëse niveli i tij nuk do të ishte kaq poshtë, do të njihte se një shkrimtar ose një regjisor që kalon disa caqe, zvogëlohet vetë nga hiperbola e tij, sepse shkrimtari (Niko Kazanzaqi) nuk shkruan histori. Vë diçka nga vetja në vepërn e tij.
    Besoj se figura e Krishtit mbetet përfundimisht e paprekshme, sepse është e vendosur mbi dobësitë e shkrimtarëve tanë" (gazeta Eleftherotipia 15.10.1988 f. 24).
    Me fjalë të tjera Niqifor Vretaku na thotë:
    • Niko Kazanzaqi ka vënë në veprën e tij "diçka" nga vetja e tij.
    • Kështu i zvogëloi vlerën vetes dhe veprës së tij.
    • Sepse kaloi caqet e lejueshme.
    • Libri i tij nuk është frut studimi, nuk ka asnjë vlerë shkencore, është fantazi...
    • Me veprën e Kazanzaqit merren ose pozitivisht ose negativisht njerëz me nivel të ulët.
    • Figura e Krishtit qëndron mbi dobësitë e shkrimtarëve tanë të tipit N. Kazanzaqi.
    3. Tha Krishti për veten e Tij.
    "Kush kundërshton të besojë në këtë gur, do të dërmohet dhe mbi atë që do të bjerë ky gur, do ta shkatërrojë (Math. 21:44).
    Kemi edhe ne sot nevojë për një dalje nga rrethimi mbytës i vetë alegorisë sonë, i vetë gënjeshtrës sonë, i vetë vetes sonë.
    Duhet të mbrojmë katastrofën kombëtare. Kemi nevojë si komb për një tjetër mur, për një tjetër hendek.
    Shpirtrat ë fëmijëve tanë, brenda krizës së përgjithshme që i rrethon, kanë mbetur pa mburojë.
    Sepse duhet ta pranojmë që qëndresat tona morale dobësohen dita-ditës."





    ** (N. Vertakos, Fjalim në Mesollogji. Athinë, 1989. f. 16-17).
    Niqiforos, Vratakos, fjala për Mesollogjin, festa e 17 Prillit 1989.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    KAPITULLI H

    Besimi dhe Liria


    a) Nga liria u thirr
    1. Studiuam disa pika për personin Hyjnor të Shpëtimtarit tonë, Jisu Krisht. Dhe pamë kudo dritë. Jo vetëm kaq sa kërkojmë zakonish, por shumë më tepër.
    Sa nuk besojnë te Krishti, logjikisht nuk kanë të drejtë. Nuk besojnë jo se nuk mundin, por ngaqë nuk duan.
    Dëshira e tyre ndërhyn dhe i bën të nënvleftësojnë kritere, që në raste të tjera i quajnë tepër të vërteta.
    Pse? Thjesht se kështu duan.
    2. Por edhe Perëndia kështu do. Të jemi të lirë. Të besojmë nëse ne duam. Dhe të mos besojmë, kur ne nuk duam!...
    Kur Perëndia deshi të shpëtonte botën, na hapi rrugën e shpëtimit. Dhe na ftoi të kërkojmë për ta gjetur dhe për ta ndjekur. Por shumë njerëz nuk duan të merren me këtë bamirësi shpëtimtare, të mirësisë së Perëndisë.
    Mos vallë për këtë Perëndia duhej të ndërronte plan?
    Krishti nuk deshi të vinte në ardhjen e parë të Tij. Atëherë Ardhja e Tij do të ishte e stërqartë 2 + 2 = 4. Do ta shihni TË GJITHË. Madje edhe armiqtë e tij më fanatikë. Dhe ata që e kryqëzuan.
    Në Ardhjen e Parë të Tij, Krishti nuk deshi të vinte me lavdi. Sepse atëherë të gjithë do të detyroheshin të besonin. Por kjo nuk ishte e drejtë...
    Vlera më e madhe e jetës sonë është liria. Madje edhe kur etniko-politikisht jemi skllevër. Kështu e deshi Perëndia. Kështu na krijoi.
    Të lirë, me gjykim etik. Atë që bëjmë, ta bëjmë vetë.
    Dhe na tha: jeta e pastër dhe e vërtetë është e lidhur me përdorimin e drejtë të lirisë sonë.
    Thotë Perëndia:
    Vura para teje:
    • Jetën dhe vdekjen
    • Bekimin dhe mallkimin.
    * Zgjidh ti jetën
    Të jetosh si dhe sperma jote
    * Zgjidhja e drejtë është:
    • Të dashurosh Zotin, Perëndinë tënd.
    • Të dëgjosh zërin e Tij.
    • Të jesh i lidhur me Të.
    Kjo është jeta jote (e Hënë 30, 19-20).
    3. Perëndia do njerëz të lirë. Kaq të lirë sa të mundim, madje dhe ta mohojmë.
    Sepse, aty ku nuk ka liri,
    • nuk ka traditë,
    • nuk ka jetë të ndershme
    • nuk ekziston përgjegjësia.
    Dhe aty ku nuk ekziston përgjegjësia,
    • nuk ekziston e mira dhe e keqja,
    • nuk ekziston e drejta e shpërblimit
    • nuk ekziston e drejta e dënimit
    4. Krishti erdhi në botë si çlirimtar.
    Na fton nga errësira e gënjeshtrës, në dritën e tij të famshme (A. Petr. 2:9).
    Por në dritën e shfaqjes së Perëndisë mbetën disa pika të paqarta. Shënjat e paqarta dhe me hije (në Shkrimin e Shenjtë dhe në dogmat e fesë) përbëjnë shprehje të mençurisë së Perëndisë, që na do të lirë, aq të lirë sa të mundim Ta mohojmë dhe ta blasfemojmë!

    b) Zgjidh ti jetën tënde.
    1. La clarte servirait I'esprit, mais nuirait la volonte (B. Pascal) D.m.th. Nëse e vërteta ishte e qartë, kjo do t'i shërbente mendimit tonë në përpjekjen për të kuptuar dhe për të pranuar, por do të kufizonte lirinë tonë dhe do të bënte që veprat tona të mos kishin vlerë ndershmërie.
    Atëherë do të ishim të pastër si zambakët dhe do të mbante jeta jonë erë trëndafili, por nuk do të kishin veprimet tona asnjë vlerë nderi. Që të kenë vlerë mendore veprat tona dhe, më gjerë, ndjenjat tona dhe mendimet tona, Perëndia la shenja të paqarta dhe me hije, që të mundë njeriu të zgjedhë lirisht, çfarë do:
    • të mirën ose të keqen,
    • besimin ose mohimin
    Prandaj Zoti nuk u shfaq pas Ngjalljes së Tij te të gjithë (Vepr. 10:41).
    Nuk do prepotencë nga ana e tij dhe disiplinë ushtarake nga ne.
    Do të jemi të lirë të kërkojmë.
    Do dashurinë tonë. Do të na tërheqë me dëshirën tonë.
    2. Jeta jonë - thotë Paskali, - ngjan nga ana ideore me rruzullin tokësor.
    • Njërën hemisferë e ndriçon dielli (=janë ato, që i kuptojmë dhe i pranojmë si logjike).
    • Tjetra ka dritën e errët të natës, që ndihmon njeriun të shohë vetëm ato, që ka parë qartë në dritën e diellit (= janë dogmat e pakapshme me fuqinë e mendimit tonë, që i kuptojmë me dritën e njohurisë hyjnore).

    TANI MERR VENDIM

    Do të vijë një çast, që do të jetë vonë të vendosësh!
    Nuk është e drejtë të thuash parapëlqen të rrish shtrirë, ndërsa thjesht, nuk ke fuqi të qëndrosh në këmbët e tua.
    Atëherë, nuk do të kesh më mundësinë të zgjedhësh. Atëherë do të kuptosh çfarë zgjodhe në heshtje me veprat e tua, pavarësisht nëse ishe i ndërgjegjshëm apo jo.
    Mundësi të zgjedhim anën e drejtë, kemi tani.
    Perëndia vjen vonë, për të dhënë te ne këtë mundësi.
    Këtë rast nuk do ta kemi përgjithmonë!
    Eshtë detyra jonë të marrim tani vendimin seriozisht dhe me përgjegjësi.

    Hemisfera e ndriçon mendimin tonë dhe i jep të drejtën të provojë të zërë edhe hemisferën tjetër, që mbetet e zhytur në detin e panjohësisë.
    Hemisfera e errët ul llogjikën tonë. Dhe e bën të kuptojë po të dojë se dashuria e Krishtit është, pa krahasim më me vlerë se mendimi (Efes. 3:19), meqë mendimi vdes lirinë e brendshme, që është e mira më me vlerë në botë. Ndërsa dashuria i jep jetë.
    • Nëse të gjitha, te besimi do të ishin të ndriçuara, nuk do të mbetej vend për një pranim të lirshëm të tij. Atëherë do të ishim të detyruar ta pranonim. Nuk do të mundim të bënim ndryshe.
    • Nëse të gjitha do të ishin të errëta, nuk do të na tërhiqte asgjë te besimi.
    Krishti erdhi në Paraqitjen e Parë të Tij i thjeshtë.
    Donte të bëhej i ndjeshëm tek ata që do ta kërkonin me çiltërsi, tek ata që dashuruan sipërfaqen e Tij (B. Selanik 4.8). Por jo dhe tek ata, që do ta urrenin ose do të donin ta shmangnin. Prandaj, me qëllim e la të paqartë këtë temë.
    Përfundimi është se:
    • Ata që E kërkojnë, e gjejnë se drita rreth fytyrës së tij është mëse e tepërt, përkundrazi,
    • ata që duan t'i shmangen, gjejnë se drita rreth fytyrës së Tij është e pamjaftueshme.
    Besimi ka lidhje me Perëndinë, Ndërtuesin që duhet t'i afrohemi lirshëm, nga dëshira jonë. Prandaj me dëshirën e Perëndisë, drita e besimit është çdo herë aq, sa të lejojë gjithmonë majft vend në lirinë e njeriut.
    Përkundrazi, shkenca ka lidhje me çdo gjë, që na rrethon, që duhet ta pushtojmë dhe t'ia nënshtrojmë dëshirës sonë. (Gen. 1:28). Prandaj kërkohet, që shkenca të ketë kaq dritë të pasur, sa të mos mbetet fare vend për mundësinë e zgjedhjes ndërmjet pranimit dhe mospranimit të rrjedhimeve të saj. Aty ku kjo mundësi vazhdon të jetë nuk ka njohuri shkencore, por "teori", fushë kërkimesh.
    • Urtësia e Tij është e pafund.
    • Gjithçka që bën Ai, është e pazbulueshme.
    Kush mund të shpjegojë vendimet e Tij?!
    Kush mund të kuptojë udhët e Tij?! (Rom. 11:33).


    LUTJA E APOSTULL PAVLIT

    Gjunjëzohem dhe i lutem Atit që vetëm me fuqinë e Tij bëhet njeri, At (qoftë shpirtëror, qoftë gjaku):
    • T'ju nderojë me mëshirën e Tij, me të mirën dhe me dritën e Shpirtit të Shenjtë, të jeni të fortë brenda jush.
    • Të banojë Krishti në zemrat tuaja që duhet t'ia hapni me besim.
    • T'ju bëjë të keni në dashurinë për Të, rrënjë të thella dhe themele të forta.
    • Sepse vetëm atëherë do të mundni të kuptoni dhe ju si e kuptuan të gjithë shënjtorët, çfarë gjatësie, çfarë gjerësie, çfarë lartësie dhe thellësie ka çudia e Kryqit të Krishtit.
    • Sepse vetëm atëherë do të kuptoni se sa më e lartë nga sa të kuptojë njeri, me njohuritë dhe me mençurinë tokësore, gjithë çuditë e krijimit, është të kuptojë sa na dashuron Krishti, Krijuesi.
    • Sepse vetëm atëherë do të mbushemi me besim, me virtyt, me dashuri, me të gjitha dhuratat e Perëndisë.

    (Efes. 3:14-19)



    NË VEND TË PROLOGUT

    Shën Joan Teologu shkruan:
    Po të dojë njeri të shkruajë për Krishtin, të gjitha sa është e mundur të kontrollohen për personin dhe veprën e Tij, e gjithë bota nuk do t'i nxërrë librat që do të duhet të shkruhen (Joani 21:25).
    U kufizova të shkruaj pak. Ato që mjaftojnë t'ju ndihmojnë të besoni se Jisui është Biri i Perëndisë dhe, duke besuar në Të, të fitoni jetë të përjetshme në Emrin e Tij (Joani 20:30).






    (C.G. Lews, Mere Christianity (përkth. rusisht) Revist Le messager 14. 1987.3p.73).

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    NJË DËSHMI

    Si e njoha Krishtin

    a) Shqetësimi
    1. Kur isha adoleshent, doja të isha gjithmonë i gëzuar. Doja të isha gjithmonë njeriu më i gëzuar në botë. Doja madje që jeta ime të kishte kuptim. Kërkoja të gjeja përgjigje për pyetjet:
    • Kush jam?
    • Pse linda?
    • Pse jetoj?
    • Ku më shpie rruga e jetës sime?
    Njëkohësisht doja të isha gjithmonë i lirë. Madje njeriu më i lirë në botë. Për mua liria qëndronte në faktin nëse mund të bëja çfarë të doja (këtë të gjithë mund ta bëjnë dhe më të shumtët, këtë bëjnë). Unë doja të kisha fuqinë të bëja ato që kisha për detyrë të bëja. Sepse shumë dinë ç'duhet të bëjnë, por nuk kanë fuqinë të bëjnë, d.m.th. nuk mund të thonë jo në disa veprime të tyre, që i shtyjnë në të "tjera". Ja, një narkoman di sa tragjike është gjendja e tij. Do që të ndreqet. Por një prirje e brendëshme e bën leckë. E njëjta ndodh edhe me disa dëshira "trupore".
    2. Ç'gjë e tmerrshme, të dojë i riu të ketë për filozofi të tij lirinë e plotë dhe në fund të vërejë se është skllav dhe, madje me pranga.

    b) Rruga e shtrembër
    1. Kështu fillova të kërkoja një përgjigje për temën e lirisë së brendshme. Dhe çfarë thoni vura re?
    Vura re se të gjithë (ose afërsisht të gjithë) ata, që kishin një farë lirie të brendshme, kishin një farë fetarizmi. Mora një vendim të madh. Bëra dhe unë një hap të tillë: Vajta në Kishë. Por nuk më pëlqeu. Nuk gjeta aty asnjë qetësi shpirtërore. Përkundrazi. Ndjeva shumë mërzitje.
    Jam njeri praktik. Ku shoh se diçka nuk më shkon, vë pikë dhe presje. Për temën "Fe" bëra diçka më shumë. Vura jo thjesht pikë dhe presje, por vura dhe kryq (.-+)!
    2. Atëherë më erdhi mendimi se më thelbësore është të kem sukses në jetë. Të luftoj. Të bëhem i famshëm. Të bëhem
    udhëheqës.
    Në universitet vërejta se kryesitë e viteve të ndryshme kishin shumë gjëra në dorë dhe luanin rol të rëndësishëm në jetën e universistetit të studentëve dhe të vendit. Vendosa dhe unë të vija kandidaturën.
    Kështu u bëra kryetar i vitit të parë. Dhe u bëra personalitet. Më njihnin të gjithë. Organizoja biseda, leksione, gara, përpjekje, greva. Bëja pjesë në këshilla. Dhe ku ishte fitimi? Pas pak fillova të mërzitesha.
    Një të hënë u zgjova me dhembje të tmerrshme koke. Kisha fjetur shumë vonë të djeshmen. Mendova: Pesë ditë të lodhshme duke pritur të vijë e Premtja. Sepse "kënaqësia" ishin tre netët e lira të së premtes, të së shtunës dhe të së dielës: Dhe "ptu" nga fillimi!..
    3. Gjer atëherë të gjithë të rinjtë më quanin si "personifikim" të vendosmërisë dhe të gëzimit. Por gjërat nuk ishin kështu. Unë dija që isha si një varkëzë në dallgët e oqeanit! Rrethana, gjendje dhe ndjenja, që nuk i kontrolloja, më çonin ku të donin. Jeta ime u bë skëterrë. Dhe më e keqja: nuk njihja atëherë asnjë, që do të më thoshte dy fjalë me mend. Por dhe të gjendej, fjalët e tij nuk do të më shërbenin. Nuk do të më mjaftonin. Sepse, mbi fjalët e mira duhej fuqia për t'i bërë vepra. Dhe atë fuqi nuk e gjeta gjëkundi!
    Në këtë gjendje fillova të mendoja:
    Vallë ka njeri më të çiltër nga unë në përpjekjen për të gjetur të drejtën, për të gjetur të vërtetën?

    c) Një konstatim i ri
    1. Dikur ra në veshin tim se në universitet ekziston një tjetër "rreth": ca studentë dhe dy profesorë. Ishte një "rreth" i krishterë, që dallonte nga të tjerët. Sepse anëtarët e tij dukej se dinin dhe ç'besonin dhe pse e besonin. Kishin paqe dhe vendosmëri. Vendosa t'u afrohesha. Nuk më mundonte mendimi nëse do të ishin në një mendje me mua. Kisha mësuar të kisha "mirkuptim". Të shihja qetë vullnetin e tjetrit dhe ta respektoja. Kisha miqësi dhe bashkëpunoja në harmoni me të majtë, me anarkistë, me të djathtë dhe me të tjerë.
    2. Por, siç thashë, ai grup ishte i veçantë. Kjo bëri që të vendosja të merresha seriozisht me ta. Dhe vura re se thoshin më pak nga sa bënin. Nuk flisnin thjesht për dashuri. Dhe ndryshe nga gjithë të tjerët, nuk ndikoheshin nga gjendjet që krijoheshin. Nuk flijonin idealet e tyre. Nuk ishin varkëza, që i çojnë dallgët ku të duan. Tregonin se kishin një gëzim të thellë. Kishin diçka, që unë nuk e kisha. Të gjithë lakmojmë atë që nuk e kemi. Kështu, edhe unë kisha zili gëzimin e tyre të brendshëm. Dhe mora vendimin të lidhesha me ta.
    - Diçka të mirë do të kem, - mendova.
    3. Pas pak ditësh u gjenda edhe unë në shoqërinë e tyre. Ishim gjashtë studentë dhe dy profesorë. Dhe filloi biseda për Perëndinë.
    Gjer atëherë, çdo herë që dëgjoja për Perëndinë, bërtisja, që të tregoja se isha i "zgjuar". Siç e dini në raste të tilla i "zgjuari" bërtet sa më fort që të mundë.
    - Ja mendo! Eshtë i krishterë! Ha-ha-ha...Dhe vrapon pas priftërinjve!...Ha-ha-ha...Si plakëzë!...Njeri i ri!...Student i shkencave të përpikta.
    U desh shumë kohë gjersa kuptova se, sa më shumë bërtet një njeri, aq më kokëbosh është.
    Ajo bisedë nuk më tërhiqte. Kështu përqëndrova shikimin te një vajzë e bukur, që ishte në grupin e tyre.
    Gjer atëherë kisha mendimin se të krishterët janë të gjithë kundërshtues. Vërejta se dhe në këtë e kisha gabim. Dhe duke dashur të fshihja mendimin, fillova të lëkundesha në karrigen time. Pastaj pyeta sikur gjoja fjalët e tyre të kishin tërhequr interesin tim.
    - Keni mirësinë të më thoni, çfarë ka ndikuar kaq shumë në jetën tuaj? Pse jeta juaj nuk është si e studentëve dhe e profesorëve të tjerë?
    Studentja, për të cilën ju fola, dinte çfarë besonte. Më pa në sy e qetë dhe serioze dhe tha vetëm dy fjalë, që nuk prisja t'i dëgjoja:
    - Jisu Krishti!
    U përgjigja disi i revoltuar:
    - O, për Perëndinë, leri ato. U mërzita me fenë. U mërzita me kishën. U mërzita me librat fetare. Sepse të gjitha sa kanë lidhje me fenë sjellin vyshkjen!...
    - Por unë nuk ju fola për fe. Unë thashë Jisu Krishti!... Këtë dallim nuk e kisha dëgjuar tjetër herë.
    Dhe vajza vazhdoi:
    Krishterimi nuk është fe. Fe është përpjekja që bën njeriu të gjejë rrugën për te Perëndia. Krishterimi na flet për diçka të kundërt; për përpjekjen që bën Perëndia të gjejë njeriun.
    Këtë nuk e kisha dëgjuar kurrë. Mendimet që qarkullojnë janë tragjikisht të thjeshta. Dhe zakonisht me disa thjeshtëzime, kujtojnë se zgjidhin problemet shkencërisht. Kohët e fundit kisha njohur një pedagog universiteti, që thoshte seriozisht:
    - Çdo njeri që shkon në Kishë është i krishterë. Nuk u përmbajta dhe i thashë:
    - Sipas këtij mendimi çdo njeri që shkon në garazh bëhet automobil! Çfarë lidhje ka paraqitja trupore në një Kishë me besimin e krishterë? I krishterë është ai që beson drejt te Krishti.

    ç) E vërteta e madhe
    1. Dikur, në këtë rreth, më ngarkuan të thosha dy fjalë për Krishtin. Konkretisht: Si u bë njeri? Si u kryqëzua? Përse e kryqëzuan? Si u varros? Si u Ngjall? Çfarë mund t'i japë një të riu të shekullit të njëzetë?
    Unë, atëherë, të gjitha këto i quaja budallallëqe. Kisha përshtypjen se njerëzit, që merreshin me këto, ishin të gjithë të çmendur. Në mbledhjet e studentëve prisja me shumë dëshirë të dëgjoja ndonjërin të thoshte diçka për fenë dhe Krishtin për ta sulmuar. Unë mendoja: Që të jetë ndonjë besimtar i krishterë, duhet të mos ketë jo një kokërr, por asnjë grimcë mend. Por erdhi ora dhe kuptova se kjo nuk ndikonte te unë.
    U përpoqa të shmangesha. Por nuk munda. Të rinjtë e rrethit të krishterë nuk më lanë. Kështu që e mora temën. Por me një dëshirë egoiste.
    Me mendimin: Do t'i shkund, do t'ua përplas dhe do të iki!
    Por gjërat nuk u zhvilluan kështu.
    2. Kur fillova të punoja për temën, pashë të bëhej fjalë për disa dokumente, që duhej t'i studioja për të vlerësuar seriozitetin e tyre. Ndryshe rrezikohesha të bëhesha qesharak në sytë e tyre dhe ata do të më bënin pluhur! U hodha në studimin e këtyre dokumenteve me objektivin, si do t'i kundërshtoja. Por nuk munda. Arrita në përfundimin se librat, që përdorin besimtarët, japin figurën më të drejtë për Krishtin. Ky konstatim më bëri përshtypje të tmerrshme.
    Kuptova se problemi i marrëdhënieve tona me Krishtin është problemi më serioz i jetës sonë. Flijova gjithçka dhe u shtrova në studim. Lexova çdo lloj libri ateist dhe çdo lloj libër për krishterimin që gjeta. Dhe përfundimi im ishte gjithmonë i njëjtë. E vërteta gjendej në librat e Kishës.
    Krishti është ai që na thotë Kisha:
    PERËNDI DHE SHPËTIMTARI ynë.
    3. Dhe u bëra i krishterë.


    Tiranë, 2001

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  4. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  5. Besimi i Krishtere.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •