Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Lëkurat delikate, si t'i kurojmë

    Zgjedhja e produkteve të pastrimit, shumë e dobishme

    Lëkurat delikate, si t'i kurojmë

    Mollëzat kanë marrë flakë? Fytyra ju skuqet papritur? Për të mos folur më pas për djegiet që ju shkaktohen kur provoni të vini produktet e kozmetikës që përdornit gjithmonë. Duket sikur jeni goditur nga një alergji e çuditshme. Motivi i këtij irritimi është tjetër: thjesht jeni bërë shumë të ndjeshëm dhe nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të kuroheni. Simptoma e parë kur irritohet lëkura është skuqja që duket në çdo luhatje të temperaturës. Më pas lëkura mund të bëhet e ndjeshme nga kontakti me ujin, ose pas përshtypjes së parë të lehtësimit ajo fillon të tërhiqet. Çfarë duhet bërë? Është mirë që të vendoset kremi hidratant, por mund të ndodhë që as ky të mos na lehtësojë, madje mundet që aplikimi i tij të na shkaktojë deri edhe djegie. Atëherë është e nevojshme që të ndërrojmë produkt, duke kërkuar mes produkteve për lëkura të ndjeshme, pasi përmbajnë një dozë më të vogël konservantesh, ngjyrosësish dhe nuk kanë parfume. Shpeshherë arsyeja kryesore e acarimit është se lëkura nuk e duron më atë lloj produkti ose ka arritur limitin.

    Rrezet
    Ekspozimi në diell është një nga shkaqet që mund ta bëjë lëkurën tepër të ndjeshme. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, jo vetëm në verë kur tentoni të nxiheni, por edhe në qytet ndaj diellit të pranverës. Ideale është të aplikoni në fytyrë çdo ditë një krem me ngjyrë që ju mbron nga rrezet ultraviolet. Në përgjigje ndaj reaksioneve të jashtme, lëkura normale vepron duke mobilizuar mekanizmat e saj mbrojtës. Kur lëkura është bërë e ndjeshme, kjo do të thotë që ky sistem mbrojtës nuk funksionon, prandaj zgjidhja e menjëhershme është të përdorim çdo mëngjes e mbrëmje një krem që rregullon sistemin mbrojtës të lëkurës dhe siguron një mbrojtje të menjëhershme.

    Probleme me larjen
    Edhe larja e fytyrës ju është bërë problem më vete? Nëse lëkura tërhiqet dhe djeg, atëherë duhet të aplikoni pastrimin me qumësht e tonik. Por, megjithatë pas tij duhet që lëkura të shpëlahet. Si? Ideale do të ishte të spruconim fytyrën me ujë termal, pasi nuk do të krijojë probleme si uji i rrjedhshëm, por do të rifreskojë lëkurën.

    Lot dhe djegie
    Sa më pak substanca shkumogjene, asnjë ngjyrues, asnjë parfum: janë përbërësit e duhur për një produkt të lëkurave të ndjeshme. Sidomos kur zona delikate është ajo rreth syve. Një pastrim delikat është arma e parë mbrojtëse. Ja përse duhet të zëvendësojmë pastruesin paraardhës me një tjetër më të përshtatshëm për lëkurat delikate. Sytë janë me delikatë. Edhe zona përreth syve mund të bëhet e ndjeshme duke manifestuar skuqje dhe djegie. Sytë kanë disa avantazhe: sforcimin e vazhdueshëm viziv që sjell lodhje dhe favorizon konsumimin e mbrojtjeve të lëkurës; dhe për më tepër varfëria natyrale e gjëndrave të yndyrës e bën këtë zonë më të ndjeshme dhe delikate ndaj agjentëve të jashtëm. Për këtë është e domosdoshme të vendoset kremi i përshtatshëm për konturet e syve, i cili duhet të jetë shumë hidratant. Këtu nuk duhen përdorur produkte me efekte liftin, pasi ato e tërheqin lëkurën duke e irrituar. Kremrat e duhur duhet të jenë delikate dhe ristrukturues. Në rastet kur lëkura është bërë e ndjeshme duhet që pluhurat t'i zëvendësojmë me kremra, pasi çdo lloj pluhuri, madje edhe pudra është dehidratante e provokon irritimin. Në këtë rast tonet dhe pudra duhet të jenë delikate dhe të lëngshme, sidomos të pajisura me filtra kundra rrezeve ultraviolet. Por duhet kujdes sepse kur zona përreth syve bëhet e ndjeshme, lëkura duket opake, krijon vija gri që mund të duken si rrathët e zinj të syve, por që nuk janë, prandaj në këtë rast nuk shërbejnë produktet mbuluese për rrathët e syve, përkundrazi ato mund të bëhen dëmshme, pasi evidentojnë më shumë rrudhat.

    Keshilla

    1- Lëkurat e ndjeshme duhet të ekspozohen sa më pak në diell.
    2- Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, jo vetëm në verë kur tentoni të nxiheni, por edhe në qytet ndaj diellit të pranverës. 3- Ideale është të aplikoni në fytyrë çdo ditë një krem me ngjyrë që ju mbron nga rrezet ultraviolet.
    4- Çdo mëngjes e mbrëmje duhet të përdorni një krem që rregullon sistemin mbrojtës të lëkurës dhe siguron një mbrojtje të menjëhershme.
    5- Toni dhe pudra duhet të jenë delikate dhe të lëngshme, sidomos të pajisura me filtra kundra rrezeve ultraviolet.

    Lëkura

    Produktet që duhen përdorur për lëkurën e këmbës

    Këmbët janë të parat pjesë të trupit që dehidratohen me lehtësisht, prandaj kanë nevojë të hidratohen me një krem. Por ndodh që shpesh pasi kemi përdorur produktin, lëkura të na ndizet. Ky është një fenomen tipik i lëkurës shumë të thatë, që verifikohet sidomos kur përdoret një krem shumë i yndyrshëm. Për ta eliminuar këtë, duhet të tregohemi të kujdesshëm që në përbërësit të mos jetë urea, përbërës që shkëput qelizat sipërfaqësore.

    Tani tonik edhe për flokët, ndryshojnë sipas llojeve
    Nëse flokët janë opake, pa jetë dhe lëkura e kokës është bërë e ndjeshme nga kontakti me krehrin, duhet të zgjedhim një produkt të pasur me vitamina, proteina dhe ekstrakte vegjetale. Përveç shampos dhe maskës që duhet t'i përdorni patjetër, duhet të përdorni një tonik me kamomil që eliminon irritimet dhe i bën flokët më të shkëlqyeshëm.

    Fytyra e ndjeshme ndaj larjeve të shpeshta
    Jo vetëm fytyra bëhet e ndjeshme ndaj larjeve, edhe lëkura e trupit mund të rebelohet. Ndonjëherë mbas dushit dhe mbasi jemi fshirë, duken njolla të kuqe e të sfumuara. Kjo tregon që lëkura nuk është e hidratuar aq sa duhet dhe është irrituar nga kontakti me ujin e nxehtë e të fortë (sepse përmban bigorr) dhe nga fërkimi i vazhdueshëm me rrobat.

    Përgatiti: Blerina KACA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Të gjitha këshillat e specialistëve sipas kategorive


    Moti i nxehtë dhe lëkura


    Një tregues shumë i ulët i kremit mbrojtës nuk shërben dhe këtu anglezët nuk është se kanë shpikur ndonjë gjë të re. Në fakt, prej vitesh dermatologët kudo në botë kanë këshilluar faktorët e lartë, anglezët vetëm sa e kanë bërë këtë të detyrueshme. Praktikisht për fëmijët është e domosdoshme që kremi mbrojtës të këtë tregues mbi 50. Kjo jo vetëm për fëmijët, por edhe për njerëzit me lëkurë dhe flokë me ngjyrë të zbardhur. Ndërsa për tipat mesdhetare, me ngjyrë lëkure të errët, mjafton një krem me faktor 20. Dhe kjo sepse edhe ata që nuk digjen kurrë, duhet të mbrohen gjithsesi nga efektet e rrezeve Uva. Motivi është i thjeshtë: nëse dëmet e rrezeve ultravjollcë b (Uvb), janë lehtësisht të dallueshme (janë pikërisht këto përgjegjëse për rrjepjet dhe skuqjet e lëkurës, efektet e rrezeve ultravjollcë. A janë më të pakapshme me sy të thjeshtë? Ato depërtojnë në thellësi dhe bëjnë që lëkura të plaket, por mbi të gjitha dëmtojnë qelizat që me kalimin e kohës mund të zhvillohen e të shkaktojnë deri edhe tumore. Dhe duke parë se rrezet Uva që mbërrijnë në tokë janë dhjetë herë më të dendura sesa ato Uvb, duhet t'i marrim mirë parasysh kur vendosim të zgjedhim kremin. Por mos kujtoni se mund t'ia dilni mbanë kaq thjeshtë: kremi solar që të jetë i efektshëm duhet të përdoret mbi të gjitha në mënyrën e duhur. Por edhe për ata që preferojnë të marrin ngjyrën e bronztë në mënyrë artificiale, në sallonet e bukurisë, nuk janë të sigurt. Nxirja artificiale e lëkurës nuk të mbron nga djegiet e diellit pasi mekanizimi që jep këtë ngjyrë është i ndryshëm, në fakt edhe ngjyrosja e pigmentit nuk është e njëjtë me atë që bëhet nga rrezet e diellit.

    Po ti i çfarë fototipi je?
    Të gjithë ata që kanë lëkurë të bardhë që duket si e tejdukshme, sy bojëqielli dhe flokë të verdhë, i përkasin fototipit II dhe që nuk kanë një raport të mirë me rrezet e diellit. Të tillë tipa duhet të përdorin mbrojtëse me faktorë 30 - 50 dhe duhet të kenë shumë kujdes nga ekspozimi në diell. Duhet të evitojnë rrezet nga ora 12 deri në 15, pasi në këtë orar janë shumë të mundshme djegiet. Ngjyra e bronztë e lëkurës është thuajse e pamundur për ata që bëjnë pjesë në fototipin I (fytyrë me quka, flokë të kuqe dhe sy me ngjyrë). Për të shmangur plagët apo rrjepjet e lëkurës, është i nevojshëm një krem mbrojtës me faktor nga 50 e më lartë dhe sa më tepër kujdes. Në plazh duhet të keni gjithmonë kapele, të përdorni shall me ngjyra të hapura, ekspozime sa më të pakta në diell dhe qëndrim për një kohë sa më të gjatë nën hijen e çadrës. E nëse nuk e dini se çfarë fototipi lëkure jeni, kategoritë e mësipërme mund të japin njëfarë ideje. Në bazë të ngjyrës së tipareve mund të gjeni faktorin mbrojtës. Ndërsa një vizitë tek dermatologu mund ta bënte gjithmonë më të lehtë gjetjen e faktorit ekzakt që bën për ngjyrën tuaj të bronztë. Njeriu mund ta marrë ngjyrën e bronztë edhe kur qëndron në hije i lyer më së miri me kremin mbrojtës. Sigurisht, mund të shkojmë deri tek ngjyra që na lejon të marrë lëkura jonë: nëse jemi me lëkurë të bardhë, ngjyra e plazhit mund të shkojë e shumta deri tek e praruara. Pra nuk keni nga t'ia mbani, kremrave mbrojtës nuk keni si t'u shmangeni, por nëse kjo ju ngushëllon, përdorimi i tyre nuk e pengon nxirjen e lëkurës.

    Djegia
    E keni tejkaluar masën me banjat e diellit? Gabimi shpaguhet me skuqjen klasike të lëkurës: lëkurë e kuqe dhe djegie, këto janë simptomat tipike. Nëse jeni djegur, nuk ju mbetet të bëni gjë tjetër veçse të filloni të evitoni derisa të shëroheni qëndrimin në diell, kurse në zonën e acaruar mund të vendosni pomada që kanë në përbërjen e tyre kortizon. Nëse lëkura tek pjesa e gjoksit është e ënjtur, jep kruarje dhe fillojnë e shfaqen pikla të kuqe, kjo nuk është thjesht skuqje, që në gjuhën mjekësore njihet me emrin eriteme, por bëhet fjalë për një fare alergjie që vjen nga dielli. Dhe kjo mund të ngjasë edhe nëse ekspozohemi në diell qoftë edhe për pak minuta. Kjo lloj alergjie shërohet me pomadë me kortizon dhe nëse kruarja është e fortë, atëherë hyjnë në punë pomadat antihistamike. Tri janë këshillat që japin specialistët dermatologë për të gjithë njerëzit që e kanë të vështirë të zgjedhin kremrat për lëkurën. Ato duhet të jenë me vitamina C dhe E , si dhe me produkte qumështi.

    Keshilla

    1- Për të ruajtur lëkurën nga dëmtimet e rrezeve përdorni gjithmonë kremra edhe në dimër, edhe në verë.
    2- Ato duhet të jenë me përbërje frutash
    3- Më të mira janë kremrat që kanë në përbërjen e tyre qumësht dhe portokall
    4- Gjithashtu efikase dhe mbrojtës nga rrezet janë edhe kremrat me vitaminë C dhe E
    5- Kremi duhet të përdoret 20 minuta para se të dilni nga shtëpia edhe dimër edhe në verë
    6- Në verë filtrat e mbrojtës që përmbajnë krem, duhet të jenë më të mëdha.
    7- Aplikimi i kremit duhet të përsëritet çdo dy orë në rast se lëkura e përthith shpejt atë edhe djersiteni.

    Lëkura

    Termometri shenon 40 grade
    Terperaturat e larta, ditët e fundit kanë 'pushtuar" të gjithë vendin. Në kryeqytet termometri çdo ditë ngrihet me dy gradë celcius duke shënuar ditën e djeshme tenmperaturën 39 gradë, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim, temperaturat të shkojnë deri në 42 gradë celcius.

    Nishanet dëmtohen nga rrezet e diellit

    Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lëkurë. Njëlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve që vuajnë nga shfaqja me tepri e pullave të bardha mbi lëkurë, pa pigment. Zakonisht, për mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore.

    Këshillat pas ekspozimit në plazh
    Pas çdo banje në det ose në pishinë, trupi duhet të shpëlahet me ujë të pastër. Pas shfaqjes së mykut mbi lëkurë, duhet të ndërpritet plazhi dhe të niset kura. Në raste djegiesh jo të lehta, duhen përdorur antibiotikë dhe xhel "pas diellit". Për njollat dhe qukat duhet të përdoret mbrojtësi me filtër maksimal.

    Përgatiti: Blerina KACA

Tema të Ngjashme

  1. Stresi... si ta kurojmë
    Nga FLOWER në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-08-2023, 12:00
  2. Dashuri delikate!
    Nga stella_senza_cielo në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 20:11
  3. Qeshtje delikate.
    Nga Biondina në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 22:10
  4. Spondiliatroza, si ta kurojmë
    Nga Albo në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 15:15
  5. Mosha delikate ..
    Nga Prototype në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 23:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •