Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Lemza, sėmundja e stomakut

    Pse shkaktohet dhe nė cilat raste ėshtė shqetėsuese

    Lemza, sėmundja e stomakut

    Lemza ėshtė kontraktimi i pavullnetshėm i muskulit tė diafragmės, qė sjell daljen e njė sasie ajri dhe nė tė njėjtėn kohė mbylljen e epiglotės (hapėsira e laringut qė kufizohet nga kordat e zėrit dhe indit kėrcor i aritenoideve). Kur marrim frymė, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit duke ndihmuar mushkėritė qė tė zgjerohen. Nervat qė kontrollojnė kontraktimet e diafragmės janė nervat frenik (pleks i nervave periferik tė palcės sė kurrizit) qė niset nga zona e qafės dhe pėrfundon nė diafragmė. Nėse kėto nerva irritohen nė njė pikė ēfarėdo, pėrgjatė rrugės mund tė sjellė lemzė. Por sipas specialistėve lemza mund tė shkaktohet nga njė operacion kirurgjikal nė kolonė, prostatė, tėmth ose nė stomak, kryesisht pėr paciente mbi 45 vjeē.

    Truri
    Nė raste tė tjera lemza mund tė shkaktohet nga njė infeksion i njė pjese tė trurit ose tė sistemit nervor qendror. Lemza e pėrsėritur shumė herė mund tė jetė simptomė e shqetėsimeve tė stomakut, veshkave, zemrės, mushkėrive. Ritmi i lemzės mund tė jetė i shpejtė ose i avashtė. Nė rastet e rrezikshme ajo ėshtė e shpeshtė dhe e shpejtė, dhe pacienti shfaq shenja lodhjeje. Mėnyrat e ndalimit tė lemzės pa shkuar tek mjeku janė tė shumta, sidomos pėr rastet ku nuk paraqet probleme anėsore. Kėshtu kėshillohet qė kur tė zė lemza dhe nuk tė ndėrpritet pėr njė kohė tė gjatė, duhet tė pish ujė ose tė hash njė lugė sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin qė ta ndalojė lemzėn si pėr shembull me anė tė tėrheqjes sė vėmendjes, bėn qė tė ndalojė shtėllunga e ajrit.

    Mėnyrat
    Ndalesa e frymėmarrjes, pirja e ujit tė ftohtė me gllėnjka tė vogla, vendosja nė qafė e njė copė akulli, vendosja e njė borse akulli nė bark, gudulisja e hundės pėr tė provokuar njė teshtimė, marrja e frymės thellė duke ndjekur njė ritėm tė rregullt janė disa nga mėnyrat e ndalimit tė lemzės. Disa nga kėto mėnyra janė pėrdorur qė nė kohen e Platonit, ku lemza largohej duke provokuar teshtimat.

    Fėmijėt
    Lemza mund tė zėrė edhe njė fėmijė tė porsalindur dhe mund tė ndalohet duke e marrė nė krah, i mbėshtet kokėn nė shpatull dhe i bie lehtė nė kurriz, nė mėnyrė qė t'ia nxjerrsh ajrin qė ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. Njė mėnyrė tjetėr shtėpiake ėshtė edhe frymėmarrja dhe nxjerrja nė njė qeseje letre. Nė kėtė mėnyrė rritet sasia e CO2 nė organizėm. Mjekėt kryesisht rekomandojnė ngrėnien e njė luge sheqer pa ujė. Kur lemza paraqet karakteristika shqetėsuese mjeku rekomandon antispasmodici qetėsues. Sipas specialistėve lemza nuk ka asnjė orar tė caktuar, ajo mund tė na zėrė orė e pa orė, madje edhe nė gjumė, dhe kjo ndodh si shkak i bllokimit tė ajrit. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė para se tė flemė gjumė dhoma tė jetė e ajrosur mirė dhe mbi tė gjitha stomaku tė mos jetė shumė i rėnduar, nė mėnyrė qė tė mos krijohen probleme gjatė natės. Pėr rastet kur lemza kthehet nė problem kronik ėshtė e domosdoshme kėshillimi me mjekun specialist, dhe pas kėsaj kryerja e analizave tė duhura pėr tė kuptuar se pėrse shkaktohet lemza. Tė dhėnat tregojnė qė nė rastin kur njė person e zė lemza pėr mė shumė se shtatė ditė me radhė dhe kryesisht kjo ndodh pasi tė ketė konsumuar ushqim, atėherė ai mund tė ketė probleme me stomakun. Po kėshtu nė rastin kur njė person e zė lemza vazhdimisht pėr disa ditė me radhė, paradite, pasdite, nė mėngjes etj., atėherė problemi i tij mund tė jenė veshkat, gurėt nė tėmth etj.

    Keshilla

    1- Lemza e pėrsėritur shumė herė mund tė jetė simptomė e shqetėsimeve tė stomakut.
    2- Po ashtu lemza e vazhdueshme nė shumė raste ėshtė tregues i shqetėsimeve tė veshkave, zemrės, mushkėrive.
    3- Ritmi i lemzės mund tė jetė i shpejtė ose i avashtė.
    4- Nė rastet e rrezikshme ajo ėshtė e shpeshtė dhe e shpejtė, dhe pacienti shfaq shenja lodhjeje, kėto janė tregues sėmundjesh.
    5- Lemza mund tė ndalohet duke pirė njė gotė ujė ose duke ngrėnė njė lugė sheqer.
    6- Edhe faktori psikologjik arrin qė ta ndalojė lemzėn, si pėr shembull me anė tė tėrheqjes sė vėmendjes, bėn qė tė ndalojė shtėllunga e ajrit.
    7- Pėr tė evituar lemzėn mund tė vendosni nė qafė njė copė akulli.
    8- Duhet tė vendosni nė bark njė borse akulli, tė gudulisni hundėn pėr tė provokuar njė teshtimė. Marrja e frymės thellė duke ndjekur njė ritėm tė rregullt janė disa nga mėnyrat e ndalimit tė lemzės.

    Lemza

    Lemza , ė ngadaltė dhe ė shpejtė
    Sipas tė dhėnave mjekėsore, shfaqja e lemzės ėshtė nė dy forma, e ngadaltė dhe e shpejtė. Nė rastin e parė bėhet fjalė vetėm pėr njė bllokim tė oksigjenit, ndėrkohė qė nė rastin e dytė lemza pėrveēse e shpejtė ėshtė edhe e shpeshtė, dhe gjithmonė paralajmėron njė sėmundje, veshkash, stomaku, gurėt nė tėmth etj.

    Lemza, tregues i tretjes sė keqe
    Nė rastet mė tė shpeshta lemza ėshtė tregues i tretjes sė keqe dhe mosfunksionimit tė stomakut nė mėnyrė tė duhur. Pikėrisht pėr kėtė arsye mjekėt kėshillojnė qė darkat tė jenė sa mė tė lehta, me pak yndyrė dhe ushqime qė kėrkojnė kohė pėr t'u tretur. Nė kėtė mėnyrė i vjen nė ndihmė edhe stomakut i cili nuk mbingarkohet.

    Lemza edhe tek tė porsalindurit
    Lemza mund tė zėrė edhe njė fėmijė tė porsalindur, dhe mund tė ndalohet duke e marrė nė krah, i mbėshtet kokėn nė shpatull dhe i bie lehtė nė kurriz, nė mėnyrė qė t'ia nxjerrsh ajrin qė ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. Njė mėnyrė tjetėr shtėpiake ėshtė edhe frymėmarrja dhe nxjerrja nė njė qese letre.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

  2. #2
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Lemza eshte thjesht magnesium deficiency .
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Sėmundja e quajtur frikė
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-03-2010, 18:29
  3. Ulēera nė stomak
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-02-2008, 17:17
  4. SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sėmundja, vuajtja dhe vdekja
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 02:05
  5. Malarja, sėmundja fantazėm e shekullit 21!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 22:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •