Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 18 prej 18
  1. #1
    Goc Tirone Maska e Tironsja
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    262
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    cholesteroli

    Kush ka njohuri rreth kesaj semundjeje?
    Si mund ta ulim perqindjen e cholesterolit ne gjak?
    Cilat jane ushqimet qe duhet te hame dhe cilat Jo?
    Pasojat e kesaj semundjeje per shendetin.

    Pres ndihmen tuaj.
    :^zilet

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Elimino te gjithe mishin e kuq. Perdor vetem ushqimet e detit dhe mishin e pules, duke perfshire ketu dhe gjedetin.
    Ngrijeni numurin e frutave dhe perimeve qe perdorni.
    Mundohuni te perdorni sa me shume vaj ose me mire vaj ulliri.
    Eliminoni gjalpin dhe margarinen.
    Eliminoni ne maksimum djatherat dhe qumshtin pijeni te holluar. 2% p.sh.
    Nje nga ilacet me te suksesshme dhe me e perdorshme sot ne Amerike eshte "LIPITOR". Ky ilact mund te merret vetem me receted e doktorit. N.q.s Kolesteroli i juaj eshte nen 180 atehere e keni normal. Eshte e rendesishme te beni sa me shume ushtrime per zemren dhe trejtjen e dhjamit aty. Eshte ilaci me i mire. Kolesteroli mund te ulet ne numurin normal per vetem disa muaj 3-6, n.q.s ju merrni jo vetem ilacet e dhena nga doktori por edhe ushtrime dhe diete te forte.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Estella me keto keshilla qe ke dhene ti, brenda nje jave te tere anetaret e forumit i ke te vdekur !!!


    p.s. Mos harro qe me ke borxh nje birre !!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 26-03-2003 mė 15:08
    Reality is wrong, dream is for real

  4. #4
    Dr. Maska e Zani
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Mosha
    36
    Postime
    211
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    barnat qe e ulin cholesterinen quhen HMG-CoA-Inhibitore.Me emra jane Lovastatin,prevastatin etj.nen 200 eshte ok.per ata qe kane pas infarkt miokardi luftohet qe te ulet nen 160.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,403
    Faleminderit
    0
    59 falenderime nė 51 postime
    Se fundi kam degjuar qe edhe "cranberry juice" ndihmon ne uljen e kolesterolit ne gjak. Edhe i lire eshte edhe shijen se ka te keqe.

    cranberry juice=leng thane (Estella)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,403
    Faleminderit
    0
    59 falenderime nė 51 postime
    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Se fundi kam degjuar qe edhe "cranberry juice" ndihmon ne uljen e kolesterolit ne gjak. Edhe i lire eshte edhe shijen se ka te keqe.

    cranberry juice=leng thane (Estella)
    Sa e sigurte je ti Estella? Se je duke me ēudit .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tironsja!

    Hiperkolesterolemia si perkufizim eshte permbajtja plasmatike e kolesterolit >5,2 mmol/l ose > 200 mg/dl. Zakonisht hiperkolesterolemia nuk eshte semundja principale (ka dhe hipercolesterolemi primare), por mund te jete pasoja e nje semundjeje tjeter ekzistente, psh, diabeti, hipotiroidizmi, biles ne disa raste eshte pasoja e perdorimit te kontraceptiveve orale.

    Ka eDhe hipercholesterolemi primare te cilat zakonisht jane te transmetueshme gjenetikisht, prandaj edhe quhen familjare. Mund te jete fjala per deficience te disa lloj enzimash ose apoproteinash psh, lipoprotein lipasis, apoproteina CII, mungesa e receptoreve LDL (Low Density Lipid).

    Per sa i perket trajtimit te hypercholesterolemise, rekomandohet ne rradhe te pare nje diete e ekuilibruar dhe e varfer ne lipide jovegjetale, ose ne rast se eshte e mundur pa cholesterol. Megjithate e mira eshte liminimi i dhjamrave.

    Medikamentet qe rekomndohen me shpesh jane:

    -Ne hipercholesterolemi primare:
    Fixante te acideve biliare:
    Colestipol 20 g/dite,
    Colestiramina 16 g/dite,
    Acid nikitinik:
    Niacin fillohet me 100-150 mg/tre here ne dite pas buke dhe rritet cdo 7 dite deri sa arrihet doza 3 g/dite.
    Inhibues te HMG-CoA reductasis:
    Lovastatin 20-40 mg/2 here ne dite
    Simvastatin 5-40 mg/4 here ne dite
    Provastatin 10-20 mg/4 here ne dite

    -Ne hiperkolesrerolemi secondare:
    Trajtohet semundja primare (e shoqeruar me uljen e kolesterolemise)

    Keto leshohen vetem me recete nga mjeku pasi pothuajse te gjitha kane efekte secondare(Keto te dhena jane vetem informative) dhe emertimi mund te ndryshoje pak prandaj i kam ndare edhe sipas familjeve.

    Pasojat mbi shendetin jane te shumta por une po te permend vetem disa me te shpeshta: hipertension arterial, ateroscleroza dhe si pasoje e kesaj aneuroza cerebrale, infarkt miokardik, emboli pulmonare etj. Pra eshte semundje serioze ne rast se nuk trajtohet ashtu sic duhet.

    Pershendetje, S.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SuNRiSeR : 01-04-2003 mė 14:55

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ushqimet e detit ju thoni se jane te mira pa kolesterol, dikush qe ishte duke mbajtur diet me tha se Shrimps (karkalecat e kuq qe i thone ne shqip me duket) jane te keqia per ata qe kane kolesterol te larte sepse SHRIMPS kane permbajte te larte kolesteroli, une u befasova dhe desha te dija sa e vertete eshte kjo, nese dikush me jep nje pergjigje te sakte rreth ketij komenti, ja di per faleminderit

    Nano Ik!!!!!!!!!!!!

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dieta mė e mirė ėshtė buka e zezė, gruri, misri, vajrat, frutat, perimet.
    Mishrat kanė shumė kolesterol HDL qė posedimi me tepricė i kėtij lloji kolesteroli shkakton sėmundje arteriale dhe zemre. Kur mishrat pėrdoren atėherė duhet pėrdorur me shumė vajra sepse vajrat kanė shumė LDL kolesterol (monounsatured fat) qė eliminojnė tepricėn e HDL kolesterolit. Ushqimet tjera qė kanė shumė HDL kolesterol (saturated and poliunsatured fat) janė: veza (75 pėrqind), djathrat, gjalpi etj.

    Kam njė pyetje pėr mjekėt e forumit tonė:
    Sa duhet tė jetė konsumi ditor i kolesterolit HDL, minimumi dhe maksimumi?

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne US nje nga barnat me te sukseshme (dhe gjithashtu me te shtrenjta) per uljen e kolesterolit eshte Lipitor® i Pfizerit (sic tha dhe Estella me lart) ose atorvastatin calcium (per mjeket e forumit) qe administrohet si tableta 10, 20, 40 ose 80 mg. Nuk e di, eshte ne Europe kjo? Se ne Shqiperi s'besoj te jete futur.

    Fieri, sa per pyetjen tende mund te them se ka lloje peshqish qe jane te pasur me lipide te shendetshme, por edhe disa te tjere qe nuk jane te tille, megjithate ne pergjithesi pa hyre ne detaje te tilla ushqimi i detit ka me pak kolesterol se mishrat e tjere.

    Nga nje studim nga Uni. of Delaware:
    Again, seafood fits right in when trying to meet the U.S. dietary goal --reduce cholesterol consumption to about 300 mg a day. Fish averages about 50-90 mg cholesterol per 3-1/2 ounces. Shellfish tend to contain slightly higher amounts of cholesterol; thus crustaceans (crab, lobsters, shrimp) contains 60- 100 mg/3-1/2 ounces and mollusks (clams, oysters, scallops), 40-110 mg/3-1/2 ounces. Squid and octopus may contain relatively high levels, 250 and 122 mg/3-1/2 ounces, respectively.
    Pra ushqimet e detit me guacke si gaforret, aragostat, karkalecet kane me shume kolesterol se peshqit e thjeshte. Po te duash midhje pastaj, njelloj sikur te futesh me nje kembe ne varr lol j/k
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 13-04-2004 mė 19:43
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e arilda
    Anėtarėsuar
    27-03-2004
    Vendndodhja
    gjithkund e askund
    Postime
    67
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga angeldust
    Ne US nje nga barnat me te sukseshme (dhe gjithashtu me te shtrenjta) per uljen e kolesterolit eshte Lipitor® i Pfizerit (sic tha dhe Estella me lart) ose atorvastatin calcium (per mjeket e forumit) qe administrohet si tableta 10, 20, 40 ose 80 mg. Nuk e di, eshte ne Europe kjo? Se ne Shqiperi s'besoj te jete futur.

    Fieri, sa per pyetjen tende mund te them se ka lloje peshqish qe jane te pasur me lipide te shendetshme, por edhe disa te tjere qe nuk jane te tille, megjithate ne pergjithesi pa hyre ne detaje te tilla ushqimi i detit ka me pak kolesterol se mishrat e tjere.

    Nga nje studim nga Uni. of Delaware:


    Pra ushqimet e detit me guacke si gaforret, aragostat, karkalecet kane me shume kolesterol se peshqit e thjeshte. Po te duash midhje pastaj, njelloj sikur te futesh me nje kembe ne varr lol j/k
    Me sa di une me pare duhet te kontrollosh komplet lipidogramen pra te gjitha yndyrnat ne gjak se nuk eshte vetem kolesteroli i larte gjithmone eshte i shoqeruar ne nje pjese nga trigliceridet e larta.Sa per ushqime e kane thene te tjeret me pare une po shtoj vaj misri,jo me shume se dy-tre veze ne jave,elimino brumerat.

  12. #12
    badijavxhi Maska e tanga
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    8
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Mishrat kanė shumė kolesterol HDL qė posedimi me tepricė i kėtij lloji kolesteroli shkakton sėmundje arteriale dhe zemre. Kur mishrat pėrdoren atėherė duhet pėrdorur me shumė vajra sepse vajrat kanė shumė LDL kolesterol (monounsatured fat) qė eliminojnė tepricėn e HDL kolesterolit. Ushqimet tjera qė kanė shumė HDL kolesterol (saturated and poliunsatured fat) janė: veza (75 pėrqind), djathrat, gjalpi etj.

    Pėrshėndetje!

    Pėrkundrazi HDL ėshtė kolesterina e mirė, kurse LDL ėshtė kolesterina e keqe.
    Problemi nuk qėndron tek mishi, por te dhjami, se mishi vet nuk ka kolesterin.

    Sa i pėrket margarinave nė evropen perėndimore (gjermni, austri dhe zvicėr) shitet njė margarin e cila e ul kolesterolin nė gjak pasi ajo pėrmban sterine bimore tė cilat pėrdoren edhe si medikamente pėr uljen e kolesterolit. Nėn emrin "Becel" shitet ajo kėtu.

    Gjithēka ėshtė relative.


    Tung!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tanga : 21-04-2004 mė 03:49

  13. #13
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga tanga
    Pėrshėndetje!

    Pėrkundrazi HDL ėshtė kolesterina e mirė, kurse LDL ėshtė kolesterina e keqe.
    Problemi nuk qėndron tek mishi, por te dhjami, se mishi vet nuk ka kolesterin.

    Sa i pėrket margarinave nė evropen perėndimore (gjermni, austri dhe zvicėr) shitet njė margarin e cila e ul kolesterolin nė gjak pasi ajo pėrmban sterine bimore tė cilat pėrdoren edhe si medikamente pėr uljen e kolesterolit. Nėn emrin "Becel" shitet ajo kėtu.

    Gjithēka ėshtė relative.


    Tung!
    E vertete,

    HDL (high-density lipoproteins) eshte lipoproteine e mire qe gjendet e shoqeruar me kolesterol, dhe qe mendohet se e terheq kolesterolin ne melci ku ai metabolizohet dhe shperbehet.

    Kurse LDL (low density lipoprotein) eshte lipoproteine me e demshme, gjendet ne sasi shume me te medha ne qarkullimin e gjakut se HDL, dhe eshte e pergjegjshme per akumulimin e kolesterolit ne arterie, duke formuar keshtu nje pllake (nganjehere te kalcifikuar) qe bllokon qarkullimin e gjakut duke sjelle infarkt miokardi, thromboze (bllokim te venes nga akumulimi) etj. Nganjehere kjo mase mund te shkeputet nga enet e medha te gjakut si venat dhe arteriet kryesore, dhe te udhetoje ne qarkullimin e gjakut sa te arrije ne ene me te ngushta (kapilaret), duke i bllokuar ata shume keq. Ngaqe gjaku nuk do qarkulloje me atje, do kete mungese oksigjeni qe sjell paralize te nervit apo muskulit.

    Arilda, eshte e vertete.
    Duhet matur dhe raporti LDL-cholesterol me HDL-cholesterol per te percaktuar se je i semure apo jo, por shumica e kolesterolit eshte e shoqeruar me shume me LDL, dmth. keto te keqijat.... keshtu qe po e pate kolesterolin e larte, mire ben te kontrollohesh sigurisht.

    Ne figura me poshte tregohet perimetri i nje arterieje ne mikroskop dhe mesi i saj sic e shikoni eshte i mbushur me nje mase ateroskleroze, qe redukton se tepermi qarkullimin e gjakut. Po arriti qe u shkeput kjo mase dhe te mare rrugen neper trup, Zoti na rujt se ku do perfundoje e cfare do bllokoje pastaj!

    Keshtu qe... hani, hani!
    (Kujdestar surrat-patate,
    mire ja bene zotrise sate!)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    18,771
    Faleminderit
    17
    196 falenderime nė 147 postime

    Kolesteroli nė gjak

    Shkaktarėt kryesorė tė sėmundjes janė gjenet dhe stili i jetesės

    Kolesteroli, ēfarė duhet tė hani

    Kolesteroli ėshtė substancė lipidike (e yndyrshme) e domosdoshme pėr organizmin. Ai ndihmon nė fabrikimin e ēdo qelize e gjithashtu nė fabrikimin e hormoneve dhe shumė substancave tė tjera. Por rritja e pėrqindjes sė kolesterolit nė gjak (hyperkolesterolemiesė) mund tė jetė shumė e dėmshme pėr organizmin. Kolesteroli fabrikohet nė mėlēi, por ne e marrim dhe nga ushqime tė ndryshme si psh veza, djathi, qumėshti, mishi, tė brendshmet e kafshėve si mėlēitė, zemra e tė tjera. Rritja e pėrqindjes sė kolesterolit nė gjak pėrbėn faktorin kryesor tė sėmundjeve tė artereve, kryesisht tė zemres. Kolesteroli ėshtė njė faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sėmundjeve trombo-embolike.

    Arteroskleroza
    Kur pėrqindja e kolesterolit nė gjak ngrihet, formohen disa grimca yndyre, qė ngjiten nė faqet e artereve, kėto grimca formojnė njė shtresė yndyre, qė vjen nga dita nė ditė duke u zmadhuar,qė sjell si rrjedhojė zvogėlimin e diametrit tė artereve deri nė bllokimin total tė tyre. Bllokimi i artereve nuk lejon mė qarkullimin e gjakut. Kur gjaku nuk ka mė mundėsi tė qarkullojė, qelizat e kėtyre artereve vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese. Nė kėtė raste, mund tė kemi sipas arteries tė bllokuar, infarkt tė miokardit, kur bllokohen arteret e zemrės, aksidente vaskulare cerebrale, qė mund tė shoqėrohen me hemorragji tė brendshme, kur bllokohen arteret e trurit ose afeksion tė gjymtyrėve inferior.

    Pėrqindja e kolesterolit
    Idealja ėshtė mė pak se 2 gram pėr 1 litėr gjak, ndėrkohė qė limiti ėshtė 2 gram deri nė 2.5 g pėr 1 litėr gjak. Tepėr e lartė ėshtė kur kalohet 2.5 g pėr 1 litėr gjak. Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare, dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht. Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē), kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit. Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve. Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

    Gjenet
    Nėse pavarėsisht dietės dhe aktivitetit fizik, nuk arrini tė mbanin nėn kontroll nivelin e kolestrolit tė keq, duhet tė dini se faji nuk ėshtė i stilit tuaj tė jetesės, por i gjeneve tuaja. Nė fakt, njė grup studiuesish tė koordinuar nga Paul Williams i "Berkeley Lab's Life Sciences Division" ka zbuluar se gjenet luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė stabilizimin e kolesterolit tė keq nė gjak dhe disa individė duhet tė lodhen mė tepėr se tė tjerėt, sepse janė mė tė ndjeshėm ndaj hiperkolesterolaminės. Studimi duket se ofron njė motiv pėr faktin se disa prej nesh kanė fatin e keq tė kenė nivelin e kolesterolit tė lartė, edhe pse qėndrojnė mjaft tė kujdesshėm ndaj gjithēkaje qė hanė, ndėrsa tė tjerė mund t'i lejojnė vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave tė dėmshme pėr organizmin. Studiuesit kanė vėzhguar tė dhėnat e 28 ēifteve binjakėsh identikė, me pėrputhshmėri gjenetike, por me stile jete tė ndryshme, pėr tė vlerėsuar peshėn e gjeneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet tė ulėt (LDL) shkaktare pėr prodhimin e kolesterolit tė keq, mjaft tė dėmshėm pėr shėndetin kardiovaskular.

    Si ulet kolesteroli

    1- Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare dhe nėse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht
    2- Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē)
    3- Kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.
    4- Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit.
    5- Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve.
    6- Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

    Kolesteroli

    Dieta me pėrqindje tė ulėt yndyre ul kolesterolin

    Ekspertėt i kanė nėnshtruar vullnetarėt ndaj dy tipe dietash alternative, njė me pėrbėrje tė ulėt yndyrnash dhe njė qė pėrmbante shumė yndyrna (qė ėshtė baras me 40 pėr qind tė kalorive totale qė merr organizmi). Ekspertėt kanė vėnė re se duke kaluar nga dieta e parė nė tė dytėn, niveli i kolesterolit rritej nė mėnyrė tė pashmangshme pėr tė gjithė ēiftet e binjakėve, por ndryshe nga njė ēift nė tjetrin.

    Gjenet, tė parapėrcaktuara pėrgjegjėset
    Ende nuk dihet se cilat janė gjenet qė pėrfshihen nė pėrhapjen e kolesterolit nė organizėm, por tė gjithė njerėzve u kėshillohet njė stil i shėndetshėm jete, regjim ushqimor tė mirė dhe zbatimin e terapive tė kėshilluara nga specialistėt, tė gjitha sjelljet qė janė armėt mė tė mira ndaj hiperkolesterolaminės. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje sipas studimeve, mė tė prekura janė femrat, pasi ato janė mė tė prira drejt ushqimeve me yndyrė.

    Ushtrime fizike, pėr tė ndaluar sėmundjen
    Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare, dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht. Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē), kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    18,771
    Faleminderit
    17
    196 falenderime nė 147 postime
    Kėshilla nga dietologėt pėr kombinimin e ushqimeve larg yndyrnave

    Yndyrnat nė gjak, si ti eliminojmė

    Pėrzgjedhja e ushqimeve tė duhura pėr njė dietė tė shėndetshme shpesh ėshtė shumė e vėshtirė. Pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve ėshtė thuajse e pamundur tė kombinojnė sasinė e duhur tė yndyrnave, lėngjeve, frutave dhe perimeve. Nė kėtė mėnyrė, dieta dhe njė ushqyerje e shėndetshme bėhen tė pamundura dhe ky ē’rregullim i shkakton organizmit vetėm dėme tė mėdha. Mjekėt specialistė rekomandojnė tė gjitha produktet qė nuk duhet tė mungojnė nė dietėn e pėrditshme si dhe ato produkte qė duhen eliminuar.
    Yndyrnat janė bazė nė shumė procese tė organizmit dhe janė njė formė e pėrqendruar e energjisė. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund tė ēojė nė dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmės, vaji i arrės sė kokosit, dhjamėrat e kafshėve, vezėt, peshqit, arrat, kanė yndyrna tė tretshme.
    Fibrat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė njė dietė tė shėndetshme, ndihmojnė lėvizjen e ushqimit nė aparatin e tretės, ndalojnė kapsllėkun, ndihmojnė funksionimin e zorrėve (parandalojnė shqetėsimet nė to), apandesitin, sėmundjet e zemrės. Drithėrat janė shumė tė pasura me fibra.
    Vitaminat dhe kripėrat minerale e ndihmojnė trupin tė ruajė formėn e mirė. Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė tė gjitha vitaminat dhe kripėrat minerale, qė janė shumė tė nevojshėm pėr organizmin. Megjithatė duhen vetėm sasi tė vogla, ato janė tė pazėvendėsueshme. Vitaminat dhe kripėrat minerale veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndikojnė nė strukturat kockore, krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale tė rėndėsishme janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund tė maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullisht. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėrat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre. Zierja me avull ėshtė mė e mirė, sesa zierja e zakonshme. Mjaft vitamina pėrmbajnė edhe lėkurat e frutave.

    Kėshilla
    Kujdes nga paracetamoli. Shumė tableta qė disa i gėlltisin me shumicė kundėr kokė-dhimbjeve, pėr qetėsimin e dhimbjes sė dhėmbit dhe dhimbjeve tė tjera, pėrmbajnė paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirė e zėvendėson aspirinėn dhe ėshtė i pėrshtatshėm pėr personat qė kanė tė thatė nė lukth dhe pėr ata te tė cilėt herė pas here paraqitet gjakrrjedhja nė lukth. Por kujdes! Paracetamoli dėmton veshkat. Kėshtu, ata qė e shfrytėzojnė kanė mundėsi tri herė mė shumė tė sėmuren nga veshkat se ata qė nuk e pėrdorin barėra qė nuk kanė paracetamol.

    Jogurti.
    Me sukses mund tė evitojė barkqitjen tek fėmijėt. Bakteret “mike” tė jogurtit dhe prodhimeve tė tjera qumėshtore mund tė pakėsojnė numrin e viruseve.

    Rrahjet e shpeshta tė zemrės.
    Keni kujdes, pas pirjes sė disa kafeve me radhė ndjeni rrahje tė shpeshta tė zemrės, ėshtė mirė qė tė kontrollohet mėlēia. Nė rastet kur keni probleme me funksionimin e mėlēisė, kafeina e kafesė grumbullohet nė gjak dhe kėshtu fillojnė tė rrahurat e shpeshta tė zemrės.
    Mungesa e vitaminės A. Mungesa e vitaminės A shkakton shkurtpamėsi dhe verbimin e natės. Prandaj, pos tė tjerash hani majdanoz tė freskėt i cili ėshtė i pasur me vitaminėn A, por pėrmban edhe kalcium tė nevojshėm pėr elasticitetin e muskulaturės sė syve. Gjysmė filxhani majdanoz plotėson nevojėn ditore tė organizmit me vitaminė A.

    Lėndimet.
    Plagėt e ndotura, lajini me ujė tė ftohtė e pastaj dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gėrvishjet e vogla mos i lidhni. Ato mė mirė shėrohen nė ajėr. Plagėt pakėz mė tė mėdha dhe ato qė ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashė. Ndėrroni ēdo 24 orė. Flasterin do ta kapni mė lehtė nga plaga nėse kėndet e tij mė parė i keni lyer me benzinė pėr heqjen e njollave. Pėr plagė tė rėnda duhet drejtuar mjekut. Nėse vaksina e fundit kundėr tetanusit ėshtė dhėne para 5 vjetėve, ajo duhet pėrsėritur.

    Keshilla per tryezen

    1- Specialistėt rekomandojnė qė pėrdorimi i djathit dhe vezėve, qė kanė yndyrna tė tretshme, nuk duhet tė mungojnė asnjė ditė nė tavolinėn e ngrėnies.
    2- Drithėrat janė njė ndėr elementet mė tė rėndėsishme pėr tė evituar yndyrnat nė gjak, trupi ka shumė nevojė pėr to.
    3- Mineralet mė tė rėndėsishme qė nuk duhen pėrjashtuar janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku.
    4- Vitaminat qė duhet tė merren gjatė javė janė vitamina A, D, E, K, mund tė magazinohen
    5- Kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullisht.
    6- Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėrat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre.
    7- Zierja me avull ėshtė mė e mirė, sesa zierja e zakonshme.

    Yndyrnat

    Mėnyra, si duhet tė kombinohen ushqimet
    Ka disa lloj ushqimesh qė duhet tė hahen tė shoqėruara me tė tjera, sepse kėshtu bėhen mė tė dobishme pėr organizmin tonė. Studimet e bėra kanė treguar se nėse i ha karotat e grira nė formė sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund tė pakėsosh sasinė e kalorive qė merr, por humb marrjen e betakarotinės qė ėshtė mjaftė e vlefshme pėr trupin.

    Vitaminat qė nuk duhet t’i mungojnė organizmit
    Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetėm nė prani tė yndyrnave. Mė pėrpara, konsiderohej e papėrshtatshme tė bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t‘i shtosh llojeve tė ndryshme tė pastave (brumėrave), pak fasule, bizele, apo thjerrėza, plotėsohen mė mirė nevojat proteinike tė trupit.

    Ushqimet qė nuk duhen “pėrzier” me njėra-tjetrėn
    Por ka edhe ushqime qė kėshillohet tė mos bashkohen gjatė ngrėnies. Kėshtu p.sh. djathi, qė ėshtė i pasur me kalcium, kur hahet sė bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrėt. Lakra e bardhė kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, qė pėrmban peshku. Po ashtu, tanina qė pėrmban ēaji, pengon absorbimin e kalciumit qė ndodhet nė djathė, etj.

  16. #16
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE=Estella]
    Elimino te gjithe mishin e kuq
    .

    Ne asnje menyre; Kjo do te conte ne karence te karnitines, aq te domosdoshme per frymemarrjen indore
    Perdor vetem ushqimet e detit dhe mishin e pules, duke perfshire ketu dhe gjedetin.
    Perdor te gjitha llojet e mishit. Ushqimi polimorf eshte me i keshilluari
    Ngrijeni numurin e frutave dhe perimeve qe perdorni.
    plotesisht e drejte
    Mundohuni te perdorni sa me shume vaj ose me mire vaj ulliri.
    Eliminoni gjalpin
    shume e gabuar dhe
    margarinen.
    po
    Eliminoni ne maksimum djatherat dhe qumshtin pijeni te holluar. 2% p.sh.
    Shume e gabuar, do te kesh mungese te kalciumit dhe laktoproteinave

    Nje nga ilacet me te suksesshme dhe me e perdorshme sot ne Amerike eshte "LIPITOR
    ".
    Ka shume efekte anesore deri ne demtime te parikthyeshme te melcise

    Me falni qe u kapa me nje mikeshe po vura re shume gabime ne konceptimin e ushqyerjes

    Me e mira gje qe mund te bejme eshte te hame ushqim polimorf dhe te ushtrohemi ne ajer te paster. Ushtrimi fizik eshte armiku i LDL dhe VLDL(kolesteroli i keq).
    Nga ana tjeter nuk duhet harruar qe eshte e nevojshme te ushqehemi me gjalpe djathe mish edhe dhjame. Ne yndyra ndodhen te tretura nje grup shume i rendesishem vitaminash, qe nuk e gjejme asgjekundi tjeter-Grupi ADEK. Vitamina A, Vit D,vit E dhe Vit K jane liposolubile(te tretshme ne yndyra). Vit E aq e nevojshme per Pregnancine dhe feminitetin(tochoferoli) shume e rendesishme per grate, mban lekuren te fresket gjithashtu.Mungesa e grupit ADEK sjell demtim te syve kockave, lekures okagulimit te gjakut.
    sereno

  17. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Kolesteroli: Kur ėshtė i rrezikshėm?
    Qė nė moshėn 40 vjeēare, por ka raste edhe mė pėrpara, ndodh tė na ndjekė kudo, pa u larguar pėr asnjė moment. Pikėrisht atėherė zė fill tundimi nga ushqimet e preferuara por qė shumė shpejt kthehen nė fruta tė ndaluara. Arsyeja? Kolesterina. Ēfarė rreziqesh, fsheh, nė tė vėrtetė, kjo sėmundje dhe si mund ta parandalojmė atė?

    Duke ndjekur njė armik personal

    Tashmė tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm se kolesteroli i lartė, apo thjesht kolesteroli, nėnkupton njė dietė tė kujdesshme pėr tė mbrojtur funksionin e zemrės dhe enėve tė gjakut. Por ēfarė njohurish tė nevojshme zotėrojmė rreth "vlerave" personale tė kolesterolit, qė duhet tė ketė secili prej nesh?

    Sė pari duhet tė kemi tė qartė se pėr ēfarė kolesterine flasim. Tashmė jemi tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e HDL-sė dhe LDL-sė nė gjakun tonė. Shuma e tyre pėrbėn kolesterolin, pėr tė cilin diskutojmė.
    E para, i ashtuquajturi "i mirė", pėrbėn atė qė shpesh edhe vlerėsohet si kolesterina mbrojtėse. I rrezikshėm, sikurse duket, mbetet tė jetė i dyti, i ashtuquajturi "i keq". Nėse sasia e pėrgjithshme e kolesterinės i kalon tė 250 miligramėt, ka shumė mundėsi qė LDL-ja tė jetė rritur.

    Sėmundja, pėrbėn shkakun?

    Nėse duke u bazuar nė analizat e gjakut mjeku mendon se sasia e kolesterolit ėshtė e rritur, pėrpara se ai t'ju vendosė nė regjim dietor-ushqimor dhe t'ju pėrcaktojė mjekimin e duhur, duhet tė kontrollojė njė sėrė elementesh tė tjerė:

    • Tė sigurohet se pacienti nuk ka pėrdorur ndonjė kure ilaēesh, gjė e cila mund tė ketė shkaktuar njė gjė tė tillė.
    • Tė kryejė analizat e nevojshme nga ku provohet se pacienti nuk vuan nga ndonjė sėmundje tjetėr, e cila mund tė ketė sjellė rritjen e kolesterinės nė gjak. Nėse realizohen tė gjitha kėto dhe vlerat e kolesterinės mbeten te larta, atėherė mjeku mund tė ndėrmarrė terapinė me ilaēe dhe dietėn e caktuar, pėr tė ulur sasinė e tij.
    Midis sėmundjeve, tė cilat mund tė shkaktojnė lehtėsisht rritjen e kolesterinės ėshtė edhe diabeti, anoreksia etj.

    • Nėse pėrjashtohet prania e sėmundjeve tė tjera, atėherė mund tė mendojmė se vuajmė nga niveli i lartė i kolesterinės, e cila nė kėtė rast ėshtė e lindur (nuk ka ndonjė arsye tjetėr). Nė kėtė moment shtrohet pyetja: ėshtė realisht i lartė dhe sa ėshtė me saktėsi kjo vlerė?
    Dhe nėse pėrpara disa vitesh, supozohej si kufiri mė i lartė sasia prej 200 miligramėsh, sot ēdokush ka njė kufi tė tij tė dėshiruar, tė cilit i korrespondon njė sasi individuale kolesterine, nė pėrputhje me gjendjen e funksionimit tė zemrės. Ndaj shumė mjekė nuk interesohen mė pėr shumėn e kolesterinės, por vetėm pėr nivelin e LDL-sė nė gjak.

    Kur jemi nė rrezik?

    Mjeku duhet tė ndjekė me kujdes funksionimin e zemrės tek pacienti i cili vuan nga kolesteroli i lartė. Kjo gjė ėshtė e domosdoshme, pasi faktor i rrezikshėm pėr tė sėmurėt e zemrės e tė enėve tė gjakut, nuk ėshtė vetėm kolesterina e lartė. Por mund tė jenė: hipertensioni, mosha, diabeti, jeta e mbyllur, pa shumė lėvizje, duhani etj. Atėherė mjeku mund tė pėrkufizojė se cila ėshtė vlera e vėrtetė, e pėrshtatshme pėr njė person tė veēantė dhe kėshtu ai mund tė realizojė terapinė pėrkatėse.

    1. Rrezik i shtuar pėr zemrėn

    Nė kėtė kategori hyjnė tė gjithė personat, tė cilėt paraqesin shenja tė sėmundjeve nė zemėr apo nė enėt e gjakut. Po nė kėtė grup pėrfshihen edhe individėt tė cilėt kanė mė shumė se dy faktorė rreziku.
    Pėr tė gjithė kėta, niveli fiziologjik i kolesterinės LDL nuk duhet tė kalojė tė 100 miligramėt. Nė kėtė gjendje mjeku mund tė ndėrhyjė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin e pacientit nė kėtė mėnyrė: nėse vlera e LDL-sė ėshtė midis 100 me 130 miligramė, do tė mund ta ulte kolesterinėn me dietė dhe ushtrime fizike . Nė rast tė kundėrt (LDL-ja i kalon tė 130 miligramėt), ėshtė e logjikshme tė pėrparojė nė pėrdorimin e kurės me ilaēe.

    2. Rrezik i mesėm pėr zemrėn

    Rreziku vlerėsohet si i mesėm, nė rastet kur ekzistojnė njė apo dy faktorė rreziku. (p.sh. burrė, mosha mbi tė 50-tat, duhani etj). Mjeku do tė ndėrhyjė me tė njėjtėn mėnyrė, por duke u bazuar nė vlera tė ndryshme: dietė dhe ushtrime fizike nėse LDL-ja gjendet nė kufijtė 130 deri 160 miligramė, dhe me ilaēe kur i kalon tė 160 miligramėt.

    3. Rrezik i ulėt pėr zemrėn

    Nė kėtė rast ekziston vetėm njė faktor rreziku nė lidhje me vlerėn e rritur tė kolesterinės (p.sh. burrė mbi tė 50-tat, grua nė prag tė lindjes etj). Atėherė, vlera-bazė e lejuar e LDL-sė kap tė 160 miligramėt (vlera e pėrgjithshme e kolesterinės shkon nė 240 miligramė). Nė kėto raste mjeku do tė fillojė pėrdorimin e terapisė me ilaēe kur LDL-ja do t’i kalojė tė 190 miligramėt (kolesterina e pėrgjithshme nė 280 miligramė).

    4. Rrezik shumė i vogėl pėr zemrėn

    I takon vetėm njė kategorie njerėzish: grave tė reja, tė cilat kanė vlera tė LDL-sė mbi 60 miligramė. Nė kėto raste LDL-ja e dėshiruar nuk duhet tė kalojė tė 190 miligramėt (kolesterina e pėrgjithshme nė vlera prej 280 miligramėsh).

    Katėr momente kyēe:
    Cilat janė veprimet qė duhet tė ndėrmarrim nė mėnyrė qė tė kontrollojmė vlerat e kolesterinės nė organizmin tonė?

    a) Shenjat, tė cilat janė tė dyshimta pėr praninė e kėsaj sėmundje:

    • Lodhje e vazhdueshme, pa shkak.
    • Rėnie e pėrgjithshme e organizmit
    • Marrje mendsh, probleme gjatė ecjes (ngėrēe, fryrje dhe dhembje tė kėmbėve etj)
    Formimi i disa qeskave, kisteve dhjamore, sidomos nė zonėn poshtė syve, nėn veshė, midis gishtave etj.

    b) Si realizohen analizat?

    Me anėn e njė analize tė pėrgjithshme tė gjakut, mund tė kontrolloni vlerat e HDL-sė dhe LDL-sė.

    c) Nėse kolesterina ėshtė e lartė.

    Mos nxitoni ta cilėsoni menjėherė veten tuaj si "i sėmurė". Mjeku ėshtė i vetmi person kompetent, pėr tė kontrolluar vlerat e kolesterinės dhe pėr tė pėrcaktuar nėse vėrtet janė tė larta apo jo dhe nėse keni nevojė t'i nėnshtroheni ndonjė terapie.

    d) Cila ėshtė terapia?

    Mjeku, mbasi tė jetė ndėrgjegjėsuar pėr vlerat e kolesterinės nė gjakun tuaj do tė rekomandojė:

    • Dietė dhe ushtrime fizike
    • Nė rastet kur vlera e kolesterinės vazhdon tė rritet, atėherė ėshtė i nevojshėm pėrdorimi i kurave tė pėrshtatshme me ilaēe.
    • Tė keni parasysh se do tė keni nevojė pėr terapi tė vazhdueshme dhe tė rrepta. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė jeni i sigurt se ky "armik' u luftua pėrgjithmonė.

    "Telegrafi"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  18. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Infarkti? Ndryshoni stil jetese

    Kolesterol i lartė? Duhet ulur menjėherė, sepse pėrndryshe rrezikoni qė tė pėsoni infarkt.

    Nė fakt, tė ndryshosh menjėherė mėnyrėn e jetesės, ėshtė e vėshtirė dhe pėr mė tepėr kolesterolin, i prodhuar nė zemėr, ėshtė mė mirė qė ta luftojmė me njė ilaē specifik, me statina, qė ėshtė i aftė tė ulė deri nė 30% infarktet. Ky ėshtė mesazhi i pėrhapur nga pjesa mė e madhe e mediave.

    Por a ėshtė e vėrtetė qė mjafton tė kesh kolesterolin e lartė pėr tė qenė i rrezikuar nga infarkti? Dhe a mjafton njė statinė pėr tė ulur 1/3 e rrezikut? A ka kundėrindikim ndaj pėrdorimit tė tyre? Si mund ta ulim rrezikun e zemrės pa pėrdorur shumė ilaēe?

    Sėmundjet e zemrės

    Nė tė vėrtetė, sėmundjet kardiake janė shumė komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janė rezultati i njė ndėrveprimi ndėrmjet faktorėve ambientalė dhe predispozitės gjenetike. Te faktorėt ambientalė futen tė ashtuquajturit faktorė rrezikues, ndėrsa pėr isheminė e zemrės janė: hiperkolesterolemia, diabeti, pirja e duhanit, hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumė persona qė vuajnė nga sėmundjet kardiake thuhet se e kanė tė trashėguar. Kėshtu sėmundjet kardiake janė tė trashėguara, por ajo qė duhet theksuar ėshtė se janė tė pakta dhe tė rralla.

    Nė tė vėrtetė, predispozita ėshtė e lidhur me aktivitetin e gjeneve qė rregullojnė mekanizmat kryesorė tė sėmundjeve. Simptomat e saj janė ato qė lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por ka edhe forma tė tjera tė sėmundjes sė zemrės. Nė fakt, sėmundjet e zemrės janė tė pakta dhe tė rralla. Ndėr mė tė shpeshtat duhet tė pėrmendim: ishemia e zemrės, angina, infarkti i miokardit akut dhe vdekja e papritur koronarike. Por kėtu nuk duhen harruar edhe kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe aritmi.

    Kėto sėmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeē, por nė shumė raste ato janė tė trashėguara. Megjithatė, moshat mė tė rrezikuara janė ato mes 50 dhe 60 vjeē. Simptoma e sėmundjeve tė lindura tė saj ka tė bėjė me cianozėn dhe prishjen e ekuilibrit tė parakohshėm qė nė lindje. Valvulopatia reumatike ka tė bėjė me gulēime, edemė periferike, si dhe aritmi.

    Parandalimi

    Kur flitet pėr infarkte ka dy lloj parandalimesh: sekondar dhe primar. Parandalimi sekondar pengon infarktet tek ata persona qė kanė pasur mė parė sėmundje kardiovaskulare, pra ata qė vuajnė nga angjina (dhembje nė fyt), qė kanė pasur patologji tė rėnda kardiovaskulare, apo qė kanė familjarė, tė cilėt kanė pėsuar njė infarkt apo goditje apoplektike (damlla) kur kanė qenė tė rinj (para tė 55-ve, nėse ėshtė mashkull, ose 65 nėse ėshtė femėr).

    Nė kėto raste, dobia pėr tė ulur kolesterolin shpeshherė ėshtė mė e madhe se rreziku i efekteve anėsore tė statinave. 10-15% e njerėzve qė i konsumojnė, vuajnė nga dhembjet muskulore, dėmtimet konjunktive (nga konfuzionet e lehta tė humbja e kujtesės) dhe dėmtimi i mėlēisė.

    "Njerėzit me moshė pėrkatėsisht 30-80 vjeē qė vuajnė nga njė sėmundje qė bllokon arteriet, statinat reduktojnė nė mėnyrė tė diskutueshme vdekshmėrinė: nė kėto raste terapia nuk pėrfshihet", ka shkruar njė profesor nė njė revistė shkencore, i cili punon nė njė agjenci tė financuar nga qeveria kanadeze, qė analizon tė dhėnat e ilaēeve pėr tė verifikuar efektshmėrinė e tyre.

    Me fjalė tė tjera, statinat nė parandalimin sekondar funksionojnė dhe mund tė shpėtojnė jetėn e njė njeriu qė ka pėsuar edhe mė parė njė infarkt.

    Sjelljet

    Parandalimi primar ndryshon totalisht nga parandalimi sekondar: ėshtė terapia e atyre qė nuk kanė ende njė sėmundje kardiovaskulare. Shumė persona mund ta shmangin rrezikun, sepse nuk pinė duhan, nuk janė tė sėmurė nga hipertensioni, apo diabeti dhe nuk kanė trashėguar nga prindėrit infarkte ose goditje apoplektike.

    Miliona njerėz marrin statina vetėm pėr njė arsye, atė tė kolesterolit, sepse ėshtė i lartė. Pėr tė gjithė kėta persona ėshtė me efikase dhe e sigurt qė tė ndryshojnė veset e kėqija, sepse bilanci rrezik/mirėqenie i statinave pėr ta ėshtė negativ. Profesori ka zbuluar se statinat nuk kanė efekt te pacientėt qė nuk kanė simptoma patologjike koronare. Te 3239 pacientė meshkuj, me moshė pėrkatėsisht 65 vjeē tė kuruar me statina, vėrehej njė ulje e kolesterolit, por jo e vdekshmėrisė.

    Madje e njėjta gjė u vėrejt edhe te 10 mijė gra tė ēdo lloj moshe. Pėr burrat e moshės sė mesme, tė cilėt konsumonin statina, kishte njė reduktim tė vogėl tė kolesterolit dhe infarkteve, por jo njė ulje tė vdekshmėrisė apo patologjive tė tjera. "Pra, pjesa mė e madhe e personave qė konsumojnė statina nuk ka asnjė mundėsi t‘ia dalin mbanė, thjesht mund tė pėrkeqėsohen mė tepėr", shkruan profesori.

    "Statinat nuk u kėshillohen meshkujve dhe femrave, tė cilėt kanė kaluar moshėn 69 vjeē. Ndėrsa pėr sa u pėrket meshkujve me moshė, pėrkatėsisht nga 30-69 vjeē, duhet t‘i nėnshtrohen njė eksperimenti. Duhen bindur 67 prej tyre tė konsumojnė statina pėr 5 vjet, pėr tė parandaluar vetėm njė rast infarkti", vijon mė tej ai.

    "Nnt-ja (Numri i nevojshėm pėr trajtim: numri i pacientėve qė kanė nevojė pėr trajtim pėr tė parandaluar njė rezultat negativ) e statinave ėshtė 67 dhe ēdo ilaē me njė Nnt tė lartė 50, ka mė pak mundėsi suksesi pėr tė fituar: me pak fjalė, ėshtė njėsoj sikur tė thuash se ju mund tė mos jeni fitues".

    Infarkti

    Ėshtė sėmundja mė e rrezikshme qė prek zemrėn, si dhe njė nga mė tė shpeshtat. Dhembja ėshtė mė e gjatė dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, tė cilat shfaqen me ndjenja tė tjera si ajo e vdekjes sė shpejtė, me djersė tė ftohta dhe hipotension tė theksuar. Faktorėt mė tė mėdhenj tė rrezikut, sipas studimeve tė fundit janė: hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Jo ēdo formė e stresit ndikon nė aktivitetin kardiak. Vetėm ai negativi, qė lidhet me ndjenjėn qė nuk i pėrballon dot problemet. Njė efekt negativ ka edhe njė dietė e ēekuilibruar.

    Efektet anėsore

    Ēfarė tė bėjmė pėr tė parandaluar rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare? "Ėshtė stili i jetesės perėndimore ai qė shkakton pjesėn mė tė madhe tė patologjive koronare. Duhani, njė dietė e pasur me yndyra, aktiviteti i pakėt fizik, obeziteti, diabeti, alkooli i tepėrt, ndikojnė nė pėrkeqėsimin e patologjive koronare.

    Kėta faktorė tė rrezikshėm janė pėrgjegjės nė mė shumė se 80% tė patologjive kardiovaskulare, tė cilat mund tė reduktohen duke ndryshuar stilin e jetesės. Duhani ėshtė vėrtet njė "vrasės" i pamėshirshėm. Pėrveē dėmeve qė provokon nė aparatin e frymėmarrjes, ėshtė njė nga faktorėt kryesorė pėr rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare. Pėr shembull, ai ėshtė pėrgjegjės pėr rreth 50% tė tė gjitha vdekjeve qė mund tė shmangen: ka njė korrelacion statistikisht domethėnės mes numrit tė cigareve tė pira dhe rrezikut kardiovaskular. Nė kėtė pikė, tė gjithė studiuesit janė dakord qė rekomandimi i parė pėr parandalimin kardiovaskular ėshtė tė mos pish duhan", thotė njė profesor gjerman.

    Dieta

    Pėr tė pasur njė zemėr nė formė tė mirė, dieta mė e kėshillueshme nga specialistėt, ėshtė ajo qė pėrmban shumė fruta dhe zarzavate, si dhe substanca antioksiduese. Ajo duhet tė jetė e pasur me peshk, zarzavate dhe karbohidrate integrale, qė pėrmirėsojnė prognozėn. "Ndėrsa pėr sa i pėrket peshės, ka njė lidhje tė ngushtė mes peshės dhe patologjive kardiovaskulare. Njė rritje e vogėl e peshės e katėrfishon rrezikun e diabetit te meshkujt dhe e tetėfishon te femrat". Megjithatė, pėrveē kėtyre gjėrave klasike, zbulimet mė tė fundit kėshillojnė edhe disa faktorė tė tjerė pėr tė ulur ndjeshėm rrezikun e infarktit dhe sėmundjeve tė zemrės.

    Veē tė tjerash, tė gjithė njerėzit duhet tė konsultohen me specialistin qė nė lindje, nė rritje dhe nė moshėn e mesme, moshė, e cila paraqet mė tepėr rrezik. Nė moshė tė rritur, sidomos pas tė 40-ve, njė herė nė vit. Duhet tė bėni njė kontroll tė pėrgjithshėm, njė elektrokardiogramė normale, si dhe njė skaner pėr faktorėt tė cilėt shfaqin rrezik.

    Aktiviteti fizik

    Njė element tjetėr i rėndėsishėm dhe shumė i domosdoshėm ėshtė edhe aktiviteti fizik. Mjaftojnė 30 minuta ecje normale nė ditė pėr tė pėrmirėsuar prognozėn. Gjithashtu doktori kėshillon se duhet tė qeshėsh 15 minuta nė ditė pėr tė relaksuar arteriet.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •