Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Duhet larguar sindromi i mjekut-biznesmen

    Duhet larguar sindromi i mjekut-biznesmen

    Dr. Isuf Kalo, njė prej mjekėve tė mirėnjohur qė njohuritė dhe eksperiencėn e tij tė gjatė nė mjekėsi, kryesisht nė fushėn e diabetologjisė, i ka vėnė nė shėrbim jo vetėm tė shqiptarėve, por tė mbarė njerėzimit, ka dhėnė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Sot”, ku shpjegon arsyet e kthimit nė Shqipėri dhe sfidat qė ka ndėrmarrė nė detyrėn e tij mė tė re. Pasi mbaroi shkėlqyeshėm fakultetin dhe bėri njė sėrė specializimesh nė klinikat mė tė njohura tė Europės, Isuf Kalo u njoh gjerėsisht si “mjeku i bllokut”, duke qenė se ishte mjeku personal i shumė drejtuesve tė lartė, derisa arriti tė bėhej edhe mjeku personal i udhėheqėsit mė tė lartė tė asaj periudhe, Enver Hoxhės.Ndėrkohė, pas rėnies sė komunizmit, dr Isuf Kalos iu afrua njė detyrė pranė organizatės botėrore tė shėndetėsisė (OBSH) ku qėndroi pėr 13 vjet resht. Pas asaj detyre, mjeku i mirėnjohur mori detyrėn e konsulentit pėr shėndetėsinė nė Bankėn Botėrore. Tashmė ka pak kohė qė ai ėshtė rikthyer nė atdhe, si drejtues i Qendrės Kombėtare pėr Cilėsinė dhe Sigurinė nė shėndetėsi. Pasi ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė vende si Franca, Gjermania, Sllovenia, Bosnje&Hercegovina, Kroacia, Moldavia, Bullgaria e Maqedonia, ai tashmė kėrkon qė tė japė kontributin e tij edhe nė rritjen e cilėsisė sė shėrbimit nė sistemin tonė shėndetėsor.

    -Mjekėsia, tempulli ku profesionalizmi kėrkon edhe ndjeshmėrinė. Sa ėshtė e mundur kjo nė njė vend si ky, yni, ku vlerat dhe profesionalizmi shpesh bien preh e etjes pėr pėrfitim?

    -Mjekėsia dhe shėndeti janė probleme qė prekin secilin prej nesh, ndaj profesionalizmi bėhet cinik, nėse nuk punon me mish e me shpirt pėr tė mirėn e njeriut, tė shoqėrisė, duke i shėrbyer kėshtu edhe politikave tė qeverisė. Mjekėt nuk duhet tė harrojnė humanizmin nė radhė tė parė. Tė gjithė ne jemi nė njė farė mėnyre si personazhi i Balzakut “Ateisti”. E kemi fituar profesionin me shumė mundim, por mė e mundimshme ėshtė tė ruash kėtė profesion nga molepsja.

    -Si e shikoni Ju fenomenin e listės sė rimbursueshme nė kėndvėshtrimin si fenomen qė nuk do t’i shpėtojė reformės nė mjekėsi?

    -Barnat qė pėrbėjnė “listėn e artė” tė medikamenteve tė rimbursueshme falas farmacive nga Instituti i Sigurimit dhe Kujdesit Shėndetėsor, janė pjesė e njė liste, e cila ndonėse tepėr e shtrenjtė, ēuditėrisht shtohet ēdo vit me preparate tė reja falė vendimmarrjeve tė tre komisioneve tė posaēėm tė ngritura nė Ministri tė Shėndetėsisė: ai i regjistrimit tė medikamenteve tė reja, i rimbursimit dhe ai i ēmimit tė tyre. Jo vetėm tek ne, por edhe tek shumica e vendeve nė tranzicion flitet tashmė me shqetėsim pėr “pollucionin medikamentoz”. Ndaj lista gjithmonė duhet t’i nėnshtrohet mendimit alternativ tė OBSH-sė, duke ndjekur shembujt pozitivė nė hartimin e saj.

    -Ju jeni shprehur se “ paratė publike nuk duhet tė pėrdoren lirisht sipas dėshirės dhe opinioneve individuale tė mjekėve, drejtuesėve tė administratės apo siguracioneve dhe pa llogaridhėnie prej tyre”, cila ėshtė njė rrugėdalje e besueshme dhe e ndershme pėr kėtė qėllim?

    -Ato duhet tė bazohen tek nevojat e vėrteta tė pacientėve tė identifikuara dhe tė faktuara kėto me anė tė evidencės shkencore. Evidenca nuk kufizon pėrdorimin. Ajo pengon vetėm shpėrdorimin. Pengon lirinė e vendimarrėsve pėr tė bėrė ē’tė duan me tė dhe njėkohėsisht, ruan drejtėsinė si pėr mjekėt ashtu edhe pėr pacientėt, pėr atė qė ata rekomandojnė ose pretendojnė tė pėrftohet me paratė publike nė tregun mjekėsor.

    -Tregu i lirė , apo “tepėr i lirė” - si shpreheni Ju, e dėmton apo e ndihmon ISKSH pėr t’u rimėkėmbur e forcuar?

    -Tregu i lirė pėrgjithėsisht vetrregullohet me mekanizmin kėrkesė –ofertė midis konsumatorėve qė kėrkojnė nga njėra anė dhe prodhuesve qė ofrojnė nga ana tjetėr. Mjekėsia shqiptare nė kėtė ndryshon disi. Ajo ka pėrdorues, por jo konsumatorė tė mirėfilltė. Pacientėt pėrdorin shėrbimet dhe produktet qė ajo u ofron, por ndryshe nga konsumatorėt e tjerė, rrallė dinė ē'farė blejnė dhe pėr ēfarė paguajnė. Ata janė blerės pasivė, lehtėsisht tė manipulueshėm si fėmijėt nė supermarketin e madh mjekėsor. Pacientėt tanė janė “analfabetė mjekėsorė” tė pamirėinformuar, tė paorganizuar, nuk njohin tė drejtat universale tė pacientit, as tė drejtat e konsumatorit pėr tė mundur tė zgjedhin, tė negociojnė dhe tė jenė tė aftė tė mbrojnė nė grup interesat e tyre gjatė blerjes sė shėrbimeve, medikamenteve, procedurave dhe produkteve qė u ofrohen nga firmat farmaceutike, tė teknologjisė e pajisjeve mjekėsosore dhe vet personeli mjekėsor nė formė medikamentesh, aparatura, vizita e procedura mjekėsore, teste ekzaminuese laboratorike dhe imazherisė diagnostike, shėrbime infermierie, kirurgji, obsetrik, etj. Pėrveē kėsaj, tregu ynė mjekėsor nuk arrin tė vetrregullohet drejtėsisht vetėm me anė tė kėrkesė /ofertės. Ai mbart potencialisht njė konflikt interesi nė dėm tė “konsumatorėve”. Sepse personeli mjekėsor tė cilėve tė sėmurėt u kanė lėnė nė besim dhe nė ndėrgjegje mjekimin e sėmundjeve tė tyre janė njėkohėsisht prodhues, ofrues dhe shitės tė shėrbimeve tė veta, madje edhe “sekser” rekomandues tė produkteve; tė kompanive e firmave farmaceutike si edhe tė shėrbimeve tė kolegėve tė tyre (analiza laboratorike, ekografi, skaner, konsulta me specialistė kolegė tė tjerė) pra tė interesuar pėr konsum sa mė tė madh. Kjo anomali buron prej sė drejtės – monopol qė u jep mjekėve diploma si edhe mirėbesimit prej pacientėve dhe shoqėrisė qė i autorizon ata tė lėshojnė sipas gjykimit dhe kompetencės profesionale receta dhe rekomandimet e “domosdoshme” pėr mjekimin e tyre.

    -Si e argumentoni aleancėn sharlatane mes farmacistėve dhe mjekėve nė dėm tė pacientėve? Si mund tė shpėtojė buxheti i ISKSH-sė prej kėsaj?

    -Konsumizmi- pėrdorimi i tepėrt i produkteve, shėrbimeve, medikamenteve dhe procedurave mjekėsore jo rrallė sharlataneske, pėr qėllime fitimi, tė tilla si eksese nė ndėrhyrje kirurgjikale, section cezaria, mjekime popullore-hipnotike magjiko – magnetike, etj, vėrehet nė shumicėn e vendeve nė tranzicion. Ai ka pasuruar tė dy palėt e aleancės, sidomos farmacistėt, por ka rritur ndjeshėm koston e mjekėsisė pėr popullatėn dhe njėkohėsisht edhe ka boshatisur arkėn e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Privatizimi i plotė i shėrbimit farmaceutik luajti rol kyē si nė aspektin pozitiv tė plotėsimit tė nevojave tė pacientėve me preparate dhe procedura tė reja ose ato tė domosdoshme, qė mė parė mungonin ashtu edhe nė atė negativ tė pėrdorimit tė tepruar tė tyre me anė tė rrjetit tė gjerė tė farmacive dhe marketingut intensiv nė “shopingun e ri medikamentoz”. Kėshtu psh. tek ne nga rreth 300 medikamente tė rekomanduara si esencialisht tė domosdoshme nga OBSH, janė importuar dhe shiten sot nė tregun farmaceutik shqiptar 2700 tė tilla.

    -A flitet pėr skrupuj tė tregut mjekėsor? Si mund tė mbrohet tregu mjekėsor, Ministria e Shėndetėsisė dhe ISKSH nga subjektivizmi pėr tė evituar produktet abuzive qė u ofrohen pacientėve nga “prodhuesit” ashtu edhe kėrkesat e panevojshme pėr konsum, prej kėtyre tė fundit nė sektorin publik mjekėsor?

    -Shėndeti i popullatės ėshtė vėrtetuar qė ėshtė “produkt” mė i vyer se paraja. Ėshtė provuar tashmė se ai ėshtė njė ndėr mė tė vlefshmit pėr shoqėrinė dhe faktor determinues pėr prosperitetin ekonomik tė saj. Komisioni makroekonomik i OBSH-sė vėrtetoi tre vjet mė parė se ēdo dollar i pėrdorur drejt nė shėndetėsi, ėshtė me kosto mė efektive se ēdo dollar i investuar nė ēdo fushė tjetėr. Identifikimi dhe prioritizimi i nevojave reale tė pacientėve dhe i teknologjisė sė duhur nė mjekėsi nuk ėshtė i lehtė. Por ai ka vite qė kryhet nė vendet perėndimore nė mėnyrė tė institucionalizuar nė agjencitė e posaēme tė HTA dhe EBM. Ato pėrzgjedhin dhe planifikojnė shėrbimet dhe produktet e tregut mjekėsor duke peshuar efektet shėndetėsore tė pėrftuar dhe paranė e harxhuar pėr to. Njė agjenci e tillė duhet ngritur edhe tek ne. Ajo mund ta mbrojė tregun mjekėsor, Ministrinė e Shėndetėsisė dhe institucionet e siguracioneve shėndetėsore nga subjektivizmi nė pėrdorimin e resurseve pėr tė evituar produktet abuzive qė u ofrohen pacientėve nga prodhuesit, ashtu edhe kėrkesat e panevojshme pėr konsum prej kėtyre tė fundit nė sektorin publik mjekėsor.
    -Sa ėshtė i nevojshėm profesionalizmi mjekėsor tani kur sundon paraja?
    -Rilindja e profesionalizmit mjekėsor ėshtė njė tjetėr nevojė imperative. Rivendosja e integritetit, ndershmėrisė dhe prestigjit tė lėkundur profesional mjekėsor ėshtė detyrė nė radhė tė parė e vet mjekėve. Profesionalizmi mjekėsor tradicionalisht bazohet mbi tre principe fondamentale: Sė pari nė: - Zotimin e personave qė dėshirojnė vullnetarisht tė veshin bluzėn e bardhė si kusht pėr tu bėrė pjesėtarė tė familjes mjekėsore se nė ēdo rrethanė do tė vėnė nė plan tė parė interesin e pacientėve. Principi i dytė:- Ushtrimi i profesionit konform standardeve tė miratuara kolegjialisht mbi bazėn e praktikės mjekėsore tė dėshmuar si mė e mirė dhe ai i tretė: Respektimi i kontratės sė miratuar bashkėrisht me shoqėrinė pėr masėn dhe mėnyrėn e shpėrblimit tė veprimtarisė se tyre.

    -Po tė citojmė Ēehovin kujtomė shprehjen: “mendjen e kam nė vend por mė janė mpirė ndjenjat!” Vallė, i janė mpirė ndjenjat mjekėve?

    -Drama qe po pėrjetojnė mjekėt e vendeve ish-komuniste ėshtė mė e rėndė se e Aljoshės tek “Xhaxha Vanja”. Njė numėr i konsiderueshėm prej tyre rrezikojnė t’i humbasin tė dyja, ndjenjat edhe mendjen. Tė pakėnaqur me pagat e ulėta dhe shpėrblimin dispropocional tė tyre ata nė vend qė ti negociojnė dhe korrigjojnė ato nėpėrmjet kėrkesave dhe dialogut tė institucionalizuar sipas principit tė mėsipėrm tė tretė tė profesionit mjekėsor, pėrpiqen ti zgjidhin secili vet me akte spontane, individuale, kaotike, ilegale, duke vėnė interesat vetjake tė tyre dhe paranė nė plan tė parė mbi ato tė pacientėve. Kjo rrėshqitje nga principet e profesionit mjekėsor nė profesione krejt tė tjera si tregtia, biznesi, i ka tjetėrsuar ata duke krijuar njė lloj hibridi tė ri profesional: mjek – biznesmen, madje ndonjėherė edhe mė zi : mjek – mashtrues. Mendoj se ėshtė urgjente qė elita akademike mjekėsore, shoqatat profesionale dhe urdhri i mjekut duhet tė koordinojnė pėrpjekjet pėr rivendosjen e profesionalizmit mjekėsor dhe standardeve evropiane nė mardhėniet e tyre me tė sėmurėt, midis atyre vet, firmave farmaceutike dhe shoqėrisė. Sė fundi, qė nė fakt ėshtė e para emergjencė:-vendosja e tė sėmurėve nė qendėr tė sistemit shėndetėsor. Nuk duhet harruar qė mjekėsia si profesion ekziston dhe funksionon pėr tė sėmurėt. Ē’ka vetvetiu presupozon obligimin pėr edukimin terapeutik, organizimin dhe aftėsimin e pacientėve pėr ti ndihmuar ata tė bėhen partnerė real dhe racionalė si nė kėrkesat ashtu dhe nė menaxhimin e shėrbimeve qė u ofrohen nė mėnyrė qė njė ditė nga pėrdorues tė sistemit mjekėsor tė mund tė shndrohen nė konsumatorė tė mirėfilltė tė tij.

    -Ju flisni pėr reforma komplekse, globale, mbėshtetur mbi strategji me objektiva tė qarta dhe programe afat - gjatė tė mirė-koordinuar. Si e shikoni Institutin e Sigurimit e Kujdesit Shėndetėsor nėn kėtė petk reforme?

    -Dhjetė vjet mė parė, ministri aktual, Maksim Cikuli, nė mandatin e mėparshėm tė tij ndėrmori hapin e guximshėm tė ndarjes sė pjesshme tė funksionit blerės me anė tė krijimit tė Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor (ISKSH ). Them i guximshėm, sepse ka pasur pėr kėtė ēėshtje mjaft rezerva lidhur me mundėsinė apo jo tė funksionimit eficent tė sistemit tė sigurimeve shėndetėsore nė vendet me ekonomi dhe demokraci jo tė zhvilluar. Megjithatė, sot ISKSH nuk ėshtė mė “bebi” por njė adoleshent 11-vjeēar. Ai ėshtė rritur gradualisht nė strukturė, staf, eksperiencė dhe financiarisht. Pėrdor tani mbi 10 % tė buxhetit shėndetėsor, gjysma vjen nga taksat nėpėrmjet Ministrisė sė Financave dhe gjysma tjetėr nėpėrmjet sigurimeve shoqėrore nga primet e tė punėsuarve dhe vetpunėsuarve. Me to ai paguan pagėn e mjekėve tė familjes dhe rimburson medikamente nė bazė tė njė liste tė miratuar paraprakisht. Mirėpo, pėr fat tė keq ISKSH ka mbetur nė gjysmė tė rrugės qė nisi. Ai mbeti pagues i cunguar, i pjesshėm dhe pasiv. Paguan vetėm mjekėt e kujdesit parėsor, por jo infermierėt as specialistėt ku tė sėmurėt dėrgohen pėr konsultim. Ai bie kėshtu ndesh me principin e punės sė koordinuar nė ekip « mjek- infermier, specialist – i sėmurė » tė rekomanduar nga OBSH-ja si e domosdoshme pėr efektivitetin. Ėshtė ndesh edhe me konceptin tjetėr fondamental tė OBSH-sė, atė tė kujdesit shėndetėsor tė vazhdueshėm, tė integruar dhe koordinuar nė tė gjitha hallkat dhe nivelet », sepse ėshtė prezent kryesisht vetėm nė shėrbimin parėsor, por jo nė shėrbimin spitalor dytėsor, as tretėsor ku shpenzohet 70 % e fondeve tė mjekėsisė. ISKSH rimburson farmacitė, jo direkt personat e siguruar dhe kjo vetėm pėr medikamentet e listės sė miratuar. Ai nuk ėshtė bėrė dot deri sot blerės aktiv i mirėfilltė, pėrderisa blen pa kontratė, pa ēmime tė afishuara, as standarde dhe as firmosur marrėveshje tė detajuar pėr pėrmbajtjen e paketės minimum tė shėrbimeve qė garanton, stimujve shpėrblyes ose bonuseve tė mundshėm lidhur me cilėsinė mė tė mirė, sigurinė, performancėn, efektivitetin dhe mėnyrėn e llogaridhėnies pėr to. Ėshtė e vėrtetė qė monitorohen nė mėnyrė tė kompjuterizuar shpenzimet (me burokraci tepėr rraskapitėse dhe thuajse depersonalizuese pėr mjekėt e familjes), por jo performanca klinike, as efektet dhe rezultatet e pritshme tek tė sėmurėt lidhur me cilėsinė, barazinė dhe sigurinė. ISKSH mendoj se e ka perceptuar veten si agjencitė e tjera financiare e shqetėsuar kryesisht pėr paranė duke harruar qė arsyeja pse ėshtė krijuar kanė qėnė dhe janė nė radhė tė parė tė sėmurėt, ka qėnė nevoja pėr tė pėrmirėsuar me anė tė menaxhimit mė tė mirė tė parave prej tij mėnyrat dhe performanca e kujdesit mjekėsor tė ofruar tė sėmurėve. Instituti ėshtė pėrpjekur ti bėjė sytė katėr pėr llogaritė dhe buxhetin, por jo aq pėr mjekėt « rrogėtar » tė tij, shkallėn e kompetencės dhe profesionalizmit tė tyre.

    -Tė mos harrojmė se stafi i ri i ISKSH-sė nuk mund tė mendojė luksin, pa shlyer borxhin qė i lanė nė shpatulla pararendėsit ?!

    -Kam parasysh gjithė jetėn e ISKSH-sė nė kėto dhjetė vjet. Pas dhjetė vjet aktiviteti intensiv, por dhe shpenzimeve tė konsiderueshme nė emėr tė ndihmės sė tė sėmurėve, ISKSH nuk ėshtė megjithatė nė gjendje tė dėshmojė me tregues tė matshėm e tė standardizuar ē’farė konkretisht kanė fituar ata shėndetėrisht. Gjithsesi, Reforma e re financiare pritet ti japė ISKSH-sė njė rol shumė mė tė madh, shumė mė tė plotė dhe pėrgjegjėsi tė reja: atė tė blerėsit tė vetėm tė kujdesit dhe shėrbimeve mjekėsore nė tė gjitha nivelet e sistemit shėndetėsor. Sot pėr sot ne kemi tre blerės tė tillė. Ministrinė e shėndetėsisė, kryesisht pėr spitalet dhe poliklinikave tė qyteteve, - pushteti vendor pėr zonat rurale, - ISKSH pėr mjekėt e familjes dhe rimbursimin e listės sė barnave tė miratuar.

    -Cilat janė sfidat e ISKSH-sė sipas pikėpamjes suaj profesionale?

    -«Sfida kryesore e ISKSH -thotė - Tamas Evetovits ėshtė « tė bėjė blerje aktive nėpėrmjet kontraktimit tė bazuar nė evidencė ».-Me kėtė duhet ti mbrojė pacientėt e siguruar nga inflacioni i shpenzimeve dhe ineficenca, cilėsia jo e mirė dhe rreziqet e kujdesit mjekėsor. Sfida tjetėr e tij e lidhur me tė parėn ėshtė qė tė krijojė dhe tė pėrdorė stimuj shpėrblyes qė ta bėjė personelin mjekėsor tė plotėsojė siē duhet ato qė pacientėt kanė nevojė ». Pa blerje aktive, pa kontraktimin, pa monitorizim dhe pa stimuj shpėrblyes pėr performancėn dhe cilėsinė e mirė asnjė ndryshim sinjifikativ nuk do tė ndodhė nė financimin mjekėsor nga ISKSH-ja nė krahasim me sistemin e mėparshėm.

    -Ju besoni se stafi i ri i ISKSH-sė do t’i pėrballojė me sukses kėto sfida?

    -ISKSH ka filluar seriozisht tė kryejė ato « detyra shtėpie » qė i kemi sugjeruar kur na kanė kėrkuar mendim, dhe kjo ėshtė shumė serioze pėr njė institucion shtetėror. Paralelisht edhe qendrat dhe institucionet qė do tė financohen prej tij tė lidhura kėto me standardet, trajnimin, kulturėn e cilėsisė, metodat e motivimit, llogaridhėnien dhe sidomos legjislacionin. Nevojat e pacientėve p.sh. nuk mund tė njihen pa njė sistem informimi adekuat. Pa qendėr evidence. Paketa pėrfituese bazė qė ai mbulon pėr tė sėmurėt e siguruar nuk ėshtė formuar me njė strategji dhe me anė tė njė procesi tė hapur transparent, eksplicit. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, rrallė respektohet. Aq mė pak lista e medikamenteve tė rimbursusheme e cila subjektivisht ėshtė shtuar progresivisht, madje edhe me medikamente tepėr tė shtrenjta ndonėse kanė qenė jo bindshėm tė vėrtetetuar shkencėrisht si tė domosdoshėm dhe me kosto efektive. Besoj se ISKSH e njeh si sfidė konkrete tė sajėn rishikimin dhe pėrmirėsimin e legjislacionit nė pėrputhje me rolin tij tė ri, lidhur me dhėnien e stimujve pėr cilėsinė mė tė mirė, rishikimin e sistemit proporcional tė mbledhjes sė primeve i cili tek ne ėshtė regresiv. Vjeljen e tė ardhurave direkt nga tė siguruarit dhe jo nga sigurimet shoqėrore, formulimin e njė politike tė re pėr zonat rurale tė cilat sot pėr sot marrin ndihmė mjekėsore, por thuajse nuk paguajnė dhe minimizimin e punonjėsve informalė tė pasiguruar.

    -Meqė flasim pėr barna tė shtrenjta, nė cilat raste do hezitonit tė firmosnit Ju recetėn pėr somatotropinėn, insulinėn, merfomorinėn, dezmopresinėn, diabenylin hormonet e tiroides. Si pėrdoret autoriteti juaj nė rrafshin praktik?

    -Autoriteti i mjekut ėshtė i padiskutueshėm kur bėhet fjalė pėr saktėsinė nė pėrdorimin e barnave dhe jo nė abuzimin me to. Profesionalisht jam i qartė se kur duhen pėrdorur kėto barna. Abuzimi fillon, kur paratė i paguan tjetėrkush- shteti-dhe nė rastin mė flagrant, kur shtetin e shikon si tė huaj, jo si partner qė kėrkon tė ndihmojė qytetarėt e tij. Tė vjen keq kur dėgjon tė moshuar qė kėrkojnė: duam ilaēe! ndėrkohė qė, mirė ėshtė tė mos kenė tė bėjnė me to, por tė kenė kushte tė mira ushqimi, jetese etj. etj.

    SOT.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  2. PS zgjedh njė biznesmen pėr garėn pėr bashkinė e Durrėsit
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 10:02
  3. Biznesmen e ministra ne dasme ne villen "Mak Albania"
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:46
  4. Policia nė Vlorė masakron dy biznesmen
    Nga Rycki2001 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-05-2002, 17:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •