NAPOLI /TIRANE (8 Korrik)
Ora 11:30 Vdekja e Arbnorit, Presidenti Moisiu: Ishte simbol i disidencës antikomuniste
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka pritur me hidhërim të madh lajmin e ndarjes nga jeta të politikanit, shkrimtarit dhe shtetarit të njohur, Pjetër Arbnori. Presidenti Moisiu shprehu ngushëllimet e tij të thella për humbjen e personalitetit politik dhe familjarit të devotshëm, si dhe vlerësimin e tij më të lartë njerëzor dhe zyrtar për jetën dhe veprimtarinë politike e shoqërore që Pjetër Arbnori realizoi në 71 vitet e jetës së tij. “Pjetër Arbnori ishte shembulli i një njeriu me vlera të larta qytetare, simbol i disidencës antikomuniste, krijues me talent të rrallë dhe modeli i një politikani të ndershëm dhe me vizion, i cili me punën e tij i dha nder Shqipërisë”, - u shpreh Presidenti Moisiu.
Ora 10:10- Eshtë ndarë nga jeta në moshën 71-vjecare në një spital të Napolit në Itali, politikani dhe ish-kryetar i parlamentit shqiptar, Pjetër Arbnori. Ai ndodhej për kurim në këtë spital, por shëndeti i tij është rënduar mjaft ditët e fundit dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale. Arbnori njihet si njjë nga politikanët më të vjetër dhe më aktive të politikës shqiptare gjatë 15 viteve të fundit.
Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe të lëvizjes antikomuniste, por që në momente të caktuara ka guxuara të pozicionohet edhe kundër mënyrës së drejtimit në këtë parti. Arbnori është quajtur “Mandela shqiptare”, pasi ka kaluar rreth 30 vjet të jetës së tij në burgjet e komunizmit, si i dënuar politik.
Arbnori ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, që në krjimin e parlamentit të parë pluralist dhe më tej në 5 legjislatura, ndërsa në vitin 1992-1996, ka mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit. Pjetër Arbnori është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" dhe "Pishtar i Demokracisë". Ai është I njohur edhe fushën e krijimtarisë artistike dhe është autor I 7 romaneve dhe disa novelave. Arbnori gjithashtu është Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës" nga asambleja e vendeve frëngjishtfolëse.
(/Balkanweb)
Zoti e shperbleft me parajse
Krijoni Kontakt