Pėrkujtojmė Dom Lazėr Shantojen nė 115 vjetorin e ditėlindjes



115 vjet mė parė, mė 7 korrik 1891 lindi nė Shkodėr Lazėr Shantoja, meshtar katolik, i pushkatuar nga komunistėt mė 5 mars 1945, njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqiptare, nė listė pėr t’u lartuar nė nderimet e elterit si martir i Kishės katolike universale, i denjė prej kohe pėr tė hyrė nė Panteonin e letrave shqiptare.

Nė kėtė pėrvjetor tė ditėlindjes, po e kujtojmė me njė buzagaz qė buron prej njerit nga shkrimet tij satirike e qė flet vetė pėr aktualitetin e veprės sė Dom Lazėr Shantojės:

Ora nder Valle
Prej Fjalorit


Evolucjon – Āsht zhvillimi i nji sźndi, i nji organizmit o i nji shoqėnķs prej nji trajtės mā tė fjeshtė e primitive, nė nji tjeter mā t’ unjishme e tė plotėsueme. Me fjalė tė kjarta e mā shqype nji njeriut nė evolucjon kishin me i thanė: āsht porsi hana e Bajramit, qi ndrron demek pą prā…

Kena shumė evolucjone. Per tregim po bģm evolucjonin fjeshtė politik e atč modist politik.

Evolucjoni fjeshtė politik āsht ky:
Rrnoftė Turkija!
Rrnoftė Mali i Zķ!
Rrnoftė Internacjonali!
Rrnoftė Princ Wiedi!
Rrnoftė Krajl Nikolla!
Rrnoftė Austrija!
Rrnoftė Jugoslavija!
Rrnoftė Shqypėnija!

Evolucjon modist-politik:
Brandavekė me xhamadan e qylah.
Ēakēirė me xhamadan e qylah.
A la franca me fes Shqypėnijet…
V.O. Nder né pak kush e ka bā politiken petk; perkundrazi shumė kush e ka bā petkun politikė…

Ekspoze: Kuer interpelohet nji Minister prej anės sė Parlamentit e nuk din mā kah’ me ja mbajtė, Ministri thotė: “Kam me ju dhanė tė gjegjun tė hanen…” e tė hanen deklamon nji ligjeratė tė gjatė e tė merzitshme qi vźn nė gjumė Parlamentin. Ministri kėsodore ka bā nji ekspose!...

Y., Ora e Maleve, Shkoder, e shtunde, 11 Gusht 1923, nr. 18