Patriku Atenagora – nė 34 vjetorin e vdekjes



Tridhjetė e kater vjet mė parė vdiste Patriku i Kostantinopojės, Athenagora, protagonist, me Palin VI, i dialogut ekumenik ndėrmjet dy kishave - katolike e ortodokse.

Ortodoksė e katolikė pėrkujtuan sot 34 vjetorin e vdekjes, mė 7 korrik 1972, tė Patrikut ekumenik tė Kostantinopojės, Athenagorės I. Papa i Romės e Primati ortodoks u takuan tri herė: pėr herė tė parė nė Jeruzalem e pastaj nė Stamboll e nė Vatikan. Para se tė njihte Palin VI, Athenagora kishte njohur e nderuar Papėn Gjoni XXIII tė cilit, siē thoshte vetė, i pati sugjeruar idenė e njė Koncili ekumenik. Nuk duhet tė harrojmė se nė Koncilin II tė Vatikanit qenė tė pranishėm vėzhgues ortodoksė tė dėrguar nga Athenagora, nga tė cilėt meriton tė kujtohet posaēėrisht, Atė Andrč Climat, qė luajti rolin e ndėrmjetėsit tė Patrikut ortodoks pranė Papės Pali VI.

Takimet ndėrmjet Patrikut e dy papėve, patėn njė rėndėsi tė dorės sė parė pėr mirėkuptimin, hap drejt bashkimit, dėshira mė e zjarrtė e Papės Gjon Pali II dhe e gjithė tė krishterėve tė mirė katolikė e ortodoksė: katolikėt zbuluan ortodoksinė, ortodoksėt - papatin, d.m.th katolicizmin, gjė qė solli si pasojė ndryshimin e ndjenjave dhe davaritjen e mendimeve negative pėr njėri tjetrin. Ishte njė hap i madh drejt bashkimit tė pritėm!

Hapi i dytė i madh do tė jetė zgjidhja e problemit tė parisė, tė domethėnies e tė vendit tė saj nė Kishė. Vetė Papa Gjon Pali II nė encilkikėn "Ut unum sint" - "Qė tė jemi njė" - flet pėr nevojėn e dialogut ekumenik nė kėtė drejtim e jo vetėm kaq, por edhe i fton kishat ortodokse tė ulen nė tryezėn e bisedimit. Pėr fat tė keq, nuk ka pasur atė pėrgjigje, qė do tė shėnonte njė hap tjetėr tė madh pėrpara nė atė rrugė, qė e hapėn Papa Pali VI e Patriku Athenagora, e vijoi Gjon Pali II, nė gjurmėt e tė cilit po ecėn me zell tė madh Benedikti XVI. Mjafton tė kujtojmė takimin e fundit ndėrfetar nė Moskė.

Lidhur me Patrikun e Madh po kujtojmė edhe njė hollėsi tjetėr tepėr interesante pėr shqiptarėt: ai ishte me origjinė shqiptare. Monsinjor Eleuterio Fortino, zėvendės-sekretar i Kėshillit papnor pėr dialogun ndėrmjet tė krishterėve, duke e takuar pėr herė tė parė nė Kostantinopojė, ku ishte me njė delegacion ekumenik tė Vatikanit, i tha se ishte shqiptar, nga arbėreshėt e Italisė. Pėr ēudinė e tij tė madhe dėgjoi Patrikun t’i pėrgjigjej me njė pėrshėndetje nė gjuhėn shqipe, pasuar nga shpjegimi se origjina e tij e largėt ishte shqiptare. Nuk ēuditemi! A s'qe lindur e rritur nė rrethinat e Stambollit edhe Fan Noli? E sa e sa shqiptarė tė tjerė tė shquar nė historinė e largėt e tė afėrt tė e Turqisė e tė Shqipėrisė?