Yahoo kërcënohet nga një virus i ri
Yahoo, e cila është posta elektronike më e përdorur në botë ka dhënë alarmin e një virusi të përhapur në faqen e saj. Virusi i cili mban emrin "Yamanner" vjen me mesazh me titullin " New Graphic Site", dhe nëse e regjistroni në kompjuter automatikisht virusi përhapet edhe në adresat e tjera.
Specialistët e Symantekut (Firma për sigurimin e kompiuterave), thonë që veçoria e këtij virusi është se aktivizohet sapo të hapet mesazhi. Specialistët porosisin se asnjë mesazh që vjen nga adresa e mailit av3@yahoo.com nuk duhet të hapet dhe se përdoruesit duhet të aktivizojnë antiviruset. Përfaqësues të Yahoo, thonë se nga 200 milionë përdorues janë prekur shumë pak nga ky virus dhe se po merren masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Krijoni Kontakt