“Poter AL”, 80 te arrestuar ne 4 shtete

E Marte, 04 Korrik 2006
Prokuroria e Pergjithshme publikon skemen e funksionimit te rrjetit te trafikut te droges, te drejtuar nga Bledi Balliu dhe Ilir Kocia: “Baza e organizates ishte Shqiperia. Grupi italian drejtohej nga Xhiliano Xhoxhi, ndersa per grupin ne Holande pergjigjej Balliu. Aksioni i bujshem ne Itali “Poter” dhe shtrirja edhe ne Gjermani

Sokol COBO

Deri tani, nga organizata e trafikut te droegs, e drejtuar nga Bledi Balliu e Ilir Kocia jane arrestuar 80 persona, pjesa me e madhe e te cileve nga Antimafia Italiane. Prokuroria e Pergjithshme ka publikuar dje skemen e funksionimit te rrjetit te trafikut nderkombetar te lendeve narkotike ne kater shtete: Shqiperi, Itali, Gjermani dhe Holande, ndersa u tentua krijimi i grupeve edhe ne Turqi dhe Greqi. Nga burime zyrtare te strukturave hetimore, qe u referohen materialeve te prokuroreve Antimafia, grupi italian drejtohej nga Xhiliano Xhoxhi, i konsideruar si krahu i djathte i shqiptarit Kocia, njeherazi drejtues i te gjithe organizates. Ndersa per grupin ne Holande pergjigjej Balliu.

Kocia, pronar i disa pallateve luksoze ne Shqiperi, eshte prangosur nga policia shqiptare, se bashku me tete bashkepunetore, qe drejtonin edhe trafikun e lendeve narkotike ne Itali, Greqi, Gjermani dhe Holande. “Baza” e organizates ishte Shqiperia, nga shperndaheshin te gjitha urdhrat. Ndersa pjesa me e madhe e organizates qendronte ne Itali. Gjate nje operacioni ne kete vend, disa jave me pare, te koduar me emrin “Poter” (qe u pasua nga “Poter-Al”) u arrestuan 65 persona, kryesisht shtetas shqiptare. Si vazhdim i ketij operacioni, ne Shqiperi u arrestuan me pas 9 persona, midis te cileve edhe kreu i te gjithe organizates, Kocia, bashke me administratorin e saj ne Holande, Bledi Balliu, si dhe drejtuesin e grupit ne Itali, Xhiliano Xhoxhi.

Sipas te njejtave burime hetimore, prej disa ditesh, prokurore te Krimeve te Renda kane marre ne dore hetimet italiane per kete grup. Nga pergjimet e deritanishme eshte zbardhur thuajse e gjithe skema e funksionimit te ketij rrjeti. Hetuesit u kane derguar autoriteteve holandeze nje leter-porosi per trafikun e lendes narkotike nga ky vend drejt Italise. Prokuroria tha se ka dyshime qe organizata “Poter Al” trafikonte droge ne kater shtete. Keshtu, ne Gjermani jane arrestuar dy bashkepunetore te organizates, po aq sa edhe ne Greqi, ku kohet e fundit tentohej krijimi i nje gruoi permanent. Ndersa pjesa me e madhe e organizates, 65 persona jane prangosur ne Itali. Keto te dhena i jane derguar organit te akuzes ne Shqiperi nga Prokuroria e Italise vetem tri dite me pare. Nga hetimet ka rezultuar se organizate trafikonte heroine, qe ne te shumten e rasteve blihej ne Turqi, por kohet e fundit filloi edhe me trafikun e kokaines nga Holanda. Madje, ne disa raste eshte trafikuar edhe hashash.

Muaj me pare, prokuroria italiane u solli homologeve shqiptare te dhena ne lidhje me kete organizate, duke u servirur tre emra konkrete, te dyshuar per drejtimin e nje rrjeti nderkombetar te trafikut te droges. Hetimet e filluara ne Itali vijuan edhe nga autoritetet shqiptare dhe u intensifikuan pas arrestimit te disa korriereve te droges. Gjate kater viteve hetim, prokuroria italiane arriti te identifikoje dhe arrestoje rreth 65 anetare te kesaj organizate te trafikut te droges.