Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Presidenti Moisiu Dekoron At Zef Pllumin Me Urdhrin “nderi I Kombit”.

    E Marte, 04 Korrik 2006


    PRESIDENTI MOISIU DEKORON AT ZEF PLLUMIN ME URDHRIN “NDERI I KOMBIT”.

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu i dorezoi sot At Zef Pllumit, ketij personaliteti ne fushen e kultures dhe letrave shqipe, dekoraten e larte “Nderi i Kombit”.

    Ne ceremonine e dekorimit, Presidenti Moisiu mbajti fjalen e rastit, ku theksoi faktin se shoqeria shqiptare ka nevoje te nderoje vlerat me te cmuara te saj dhe bartesit e tyre ne kohen e duhur, kur keto njerez te shquar jane ende midis nesh, duke dhene parreshtur e me perkushtim kontributin e tyre te vyer.

    Kreu i shtetit vleresoi lart At Zef Pllumin, “si perfaqesues te pasurise kulturore e njerezore, si nje institucion te vertete, qe i rezistoi regjimeve dhe kohrave me te veshtira dhe si simbol i qytetarit te lire, vizioni i te cilit frymezohet nga vlerat evropiane”. Njeherazi, Presidenti Moisiu nenvizoi rendesine qe ka njohja e brezit te ri me krijimtarine e At Zef Pllumit, si nje pasuri e cmuar e memories sone kombetare, per te mos lejuar ne kete menyre rikthimin e diktaturave, ne te gjitha format e tyre.

    Nga ana e tij, At Zef Pllumi u shpreh se e pranon kete nderim me deshire, si nje shenje qe sot e mbrapa nuk do te kete me censure e dallime krahinore, fetare e ide, qe e copetojne kulturen shqiptare, si nje shenje e unitetit te kesaj kulture gjate shekujve.

    Te pranishem ne kete veprimtari ishin dhe Nenkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, Ministri i Arsimit dhe Shkenes, Genc Pollo, Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bujar Leskaj, Aqipeshkvi i Tiranes, Durresit dhe te gjithe Shqiperise, imzot Rrok Mirdita, deputete, si dhe personalitete te tjera te mirenjohura te kultures dhe publicistikes shqiptare, nder ta shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe Kryetari i Akademise se Shkencave, Ylli Popa.

    Zyra e shtypit e Presidences

    FJALA E PRESIDENTIT MOISIU NE CEREMONINE E DEKORIMIT TE AT ZEF PLLUMIT
    Tirane, me 3 korrik 2006


    I nderuar At Zef Pllumi,
    I nderuar z. Nenkryetar i Kuvendit,
    Te nderuar zoterinj ministra dhe deputete,
    Te nderuar miq dhe te ftuar,

    Gjate mandatit tim ne krye te shtetit jam perpjekur qe permes dekorimit te shpreh nderimin e thelle te shtetit dhe shoqerise shqiptare per mjaft figura me kontribute te shquara ne periudha te ndryshme te historise sone.

    Rasti e solli qe kater vjet me pare te jap dekoraten me te larte per shkrimtarin, patriotin, politikanin dhe intelektualin e shquar Gjergj Fishta, ndersa sot, ne pranine tuaj te kem fatin per te nderuar nxenesin e Fishtes, shkrimtarin, historianin dhe publicistin e shquar, At Zef Pllumi.

    At Zefi perfaqeson nje pasuri kulturore e njerezore, nje institucion i te vertete qe i rezistoi regjimeve dhe kohrave me te veshtira. Ai pati nje jete shume te dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica. Besnik ndaj fjales se zotit dhe bindjeve te veta i mbijetoi rreth tre dekadave ne burgjet komuniste.

    I bugosur per here te pare ne moshen 22 vjecare, At Zefi eshte ketu per te deshmuar me pranine e tij fitoren morale dhe njerezore kunder nje prej regjimeve me te egra ne te gjithe Europen Lindore. Si i tille, ai perfaqeson ne menyren me bindese disidentin politik, luftetarin antikomunist dhe simbolin e qytetarit te lire, vizioni i te cilit frymezohet nga vlerat evropiane.

    Gjate viteve te tij te qendreses At Zefi pa te shuhen nje e nga nje mesuesit, koleget dhe besimtaret e tij, pa te denohet me ligj fjala e zotit, te digjen librat e shenjte, te burgoset mendimi i lire dhe vendi te zhytet perhere e me shume ne thellesine e krimit, varferise dhe izolimit nga bota e qyteteruar.

    Te gjitha keto jane deshmuar me saktesi te madhe dhe talent te rralle ne kryevepren e tij “Rrno per me tregue”. Ne faqet e ketij libri – deshmi e bemave te diktatures dhe rezistences paqesore ndaj saj, brezat e sotem dhe te ardhshem do te gjejne te pasqyruar anen e erret te sistemit komunist, e cila ne fakt perben ditarin e perditshmerise se tij dhe qe duhet njohur nga te gjithe. Kjo ka shume rendesi, sepse vetem keshtu nuk do te lejojme me te na rikthehet diktatura, ne asnje forme te saj.

    Ky dhe libra te tjere te shkruar apo botuar nga Zef Pllumi paraqesin nje pasuri te cmuar kulturore dhe dokumentare te memories tone kombetare.
    Cilesite dhe punet e mira te At Zef Pllumit jane te shumta dhe si te tilla, zor te permblidhen te gjitha ne kete fjale te shkurter ceremoniale.

    Te gjitha ato, si deshmi e forces se tij krijuese, moralit dhe shpirtit human te nje njeriu, qe tere jeten e tij ia nenshtroi bindjes para fjales se zotit, te vertetes dhe luftes per vlerat e lirise dhe te humanizmit, e bejne At Zef Pllumin nje nga personalitetet me imponuese te kultures shqiptare. Nderimi sot me dekoraten e larte “Nderi i Kombit” vetem sa formalizon ate qe tashme realisht ka ekzistuar dhe eshte pranuar nga te gjithe.

    Ne mbyllje, me lejoni te theksoj edhe nje mendim qe shpesh me ka ngacmuar. Shoqeria shqiptare ka nevoje, qe, ndryshe nga sa ka ndodhur shpesh deri me sot, te nderoje vlerat me te cmuara dhe bartesit e tyre, persa kohe ata jane te pranishem fizikisht.

    Kur i kemi midis nesh i shohim, i takojme, i prekim, na duken si gjithe te tjeret. Kur nuk i kemi me, nga distanca ne kohe nuk mund te mos shquajme vlerat e tyre te vecanta. Dhe atehere kujtohemi per ta, se na mungojne, bile ndjehemi ne faj qe nuk u kujtuam t’i nderojme me pare ne gjallje te tyre.

    I nderuar At Zefi! Sot deshiroj me gjithe zemer t`ju them: une, si qytetar dhe kryetar shteti, miqte ne salle dhe qytetaret jashte saj, jemi me fat se sot ju kemi midis nesh, te forte e te pamposhtuar; jemi me fat se ju kemi njohur, kemi biseduar me ju, ju shohim dhe ne kete menyre kemi rastin t´ju shprehim nga afer te gjithe respektin tone me te thelle qytetar e shteteror.

    Ju faleminderit per gjithcka keni bere dhe zoti ju dhashte shendet e jete te gjate!

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Njeherazi, Presidenti Moisiu nenvizoi rendesine qe ka njohja e brezit te ri me krijimtarine e At Zef Pllumit, si nje pasuri e cmuar e memories sone kombetare, per te mos lejuar ne kete menyre rikthimin e diktaturave, ne te gjitha format e tyre. "

    ...paska thene Moisiu.. nder te tjera..

    E po Ky MOISI.. ja shtron udhen Diktaturave ne forma te tjera.. duke penguar cvidhosjen e sistemit te korrupsionit qe vendosen oligarket socialiste ne 8 vjet..
    Dhe konkretisht me amandamentin Lesi ku Moisiu merr ne mbrojtje MAFIEN qe don qe shqipua i mjere gazet e tv.. tulle e domate .. uj san benedeto e veze .. lavaman e buke.. oriz e sheqer.. brek e kepuce shpi e vajguri ti marre tek ZEmunajt.. vetem tek Zemunajt.. me cmim te vendosur ne bordellot e zemunajve..

    La dy mbeturina Berisha ne pazaret me Nanon.. Sallakun e Moisiun..

    Te dy duhen flakur qe te marre fuqi 3 korriku e te paralizoje hitler enver pinochet polpotin Edvin.. sa nuk e ka bere shqiperine prone blendo gonxhore personale..

  3. #3
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pse u botua vetem gegerisht vepra me rendesi kombetare “Rrno vetem per me tregue”

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    "Njeherazi, Presidenti Moisiu nenvizoi rendesine qe ka njohja e brezit te ri me krijimtarine e At Zef Pllumit, si nje pasuri e cmuar e memories sone kombetare. "
    Kur Presidenti Moisiu dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. 04.07.2006 , At Zefi u shpreh se e pranon këtë nderim me dëshirë, si një shenjë që sot e mbrapa nuk do të ketë më censurë e dallime krahinore, fetare e ide, që e copëtojnë kulturën shqiptare dhe si një shenjë e unitetit të kësaj kulture gjatë shekujve.
    Kjo deklarate e mrekullueshme para Presidentit e shume personaliteteve te tjera, me shtroj nje çeshtje tjeter per sqarim: Si shumica e shqiptareve, kur kam lexuar titullin “Rrno vetem per me tregue” kam pasur dilemé per fjalen “Rrno” qe me standart letrar nenkupton “Rrèno”, (Shkaterro) Do te kete pasur nga ata qe duke vleresuar kulturen e gjere te At Zefit kane besuar se ai ka marre si model Herostratin (Herostratus) qe i dehur me lëngun e argjendtë dogji tempullin e Artemises ne Efes me21 korrik 365, para Krishtit, njërën nga shtatë mrekullitë e botës, se donte të mbetej i pavdekshëm, të kujtohej në perjetesi. Dhe vera e beri te famshëm, emri i tij ka mbetur në histori për atë se dogji tempullin e e Artemises ne Hefes.
    Por ne fakt ai e paska pase perdorur ne dialektin geg me kuptimin “jeto”. Meqe te ketilla keqkuptime ndodhin me shume fjale te tjera dialektore gege, shtroj pyetjen: At Zefi, apo korrektoret e tij, a e kane njohur gjuhen letrare shqipe. Ne rast se po, perse kete “veper madhore per te gjithe shqiptaret” nuk e botuan me standartin letrar, por me dialektin geg? Kembengulja per te shkruar vetem ne dialektin geg i sherben uniteteve krahinore, fetare, kulturore te kombit shqiptar apo...? Kjo çeshtje si u ka shpetuar personaliteteve te shquara politike e letrare qe deklarojne se behen garant per unitetin kombetar e gjuhen letrare shqipe.

  4. #4
    Po sepse ashtu e ka pas fol shqipen i ndieri,sikur i madhi Fishte !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga petrol Lexo Postimin
    Kur Presidenti Moisiu dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. 04.07.2006 , At Zefi u shpreh se e pranon këtë nderim me dëshirë, si një shenjë që sot e mbrapa nuk do të ketë më censurë e dallime krahinore, fetare e ide, që e copëtojnë kulturën shqiptare dhe si një shenjë e unitetit të kësaj kulture gjatë shekujve.
    Kjo deklarate e mrekullueshme para Presidentit e shume personaliteteve te tjera, me shtroj nje çeshtje tjeter per sqarim: Si shumica e shqiptareve, kur kam lexuar titullin “Rrno vetem per me tregue” kam pasur dilemé per fjalen “Rrno” qe me standart letrar nenkupton “Rrèno”, (Shkaterro) Do te kete pasur nga ata qe duke vleresuar kulturen e gjere te At Zefit kane besuar se ai ka marre si model Herostratin (Herostratus) qe i dehur me lëngun e argjendtë dogji tempullin e Artemises ne Efes me21 korrik 365, para Krishtit, njërën nga shtatë mrekullitë e botës, se donte të mbetej i pavdekshëm, të kujtohej në perjetesi. Dhe vera e beri te famshëm, emri i tij ka mbetur në histori për atë se dogji tempullin e e Artemises ne Hefes.
    Por ne fakt ai e paska pase perdorur ne dialektin geg me kuptimin “jeto”. Meqe te ketilla keqkuptime ndodhin me shume fjale te tjera dialektore gege, shtroj pyetjen: At Zefi, apo korrektoret e tij, a e kane njohur gjuhen letrare shqipe. Ne rast se po, perse kete “veper madhore per te gjithe shqiptaret” nuk e botuan me standartin letrar, por me dialektin geg? Kembengulja per te shkruar vetem ne dialektin geg i sherben uniteteve krahinore, fetare, kulturore te kombit shqiptar apo...? Kjo çeshtje si u ka shpetuar personaliteteve te shquara politike e letrare qe deklarojne se behen garant per unitetin kombetar e gjuhen letrare shqipe.
    petro,

    c'thote laboratori,

    ja ke futur pordhes ne kete qe ke shkruar...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Kur do ta kuptoni vleren e gjuhes letrare

    More KAT, mos e ndyj At Zefin dhe forumin me paranojen tende aromatike. Perndryshe perdor kundragaz se te lehteson psikologjikisht.
    Ti tjetri, ndoshta nuk e di qe Fishta ka shkruar qemoti, tash ka evoluar gjuha letrare shqipe e kuptueshme nga te gjithe, i madh e i vogel, aq me teper kur flitet per kryevepra. Kur perkthehen ne anglisht, pse te mos e perkthejne nga gegerishtja edhe ne gjuhen letrare shqipe. Une e sqarova nje keqkuptim me fjalen "rrno" por nuk e more vesh. Ne rast se nuk te mbushet mendja shko meso nga fillorja vjershen : Per nje germe qe ti gabon fjala "fik" behet ''mik'' dhe te thone "te kam fik" Apo per t'u sqaruar femijet duhet te mesojne te gjitha dialektet e shqipes. Pse se i teket ndonjerit si puna jote per variacion, e nuk po shef qe gjindja po cakerdiset edhe keshtu e nuk po kupton dot "kryeveprat" edhe shqip e shqeto

  7. #7
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Arbën Xhaferri ''Mbi përdorimin e standardit te gjuhes shqipe"

    Arbën Xhaferri ''Mbi përdorimin e standardit te gjuhes shqipe"

    Te nderuar, ne rast se keni medyshje po ju paraqes mendimet e nje personaliteti:
    te njohur te politikave unifikuese mbareshqiptare
    Citim:
    Hë për hë për shqiptarët i vetmi ind koheziv kombëtar ka mbetur gjuha standarde shqipe. Mirëpo, kohët e fundit edhe ajo po sulmohet nga njerëz jokompetentë, të pavetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. Siç thotë gjuhëtari dr.Ferid Rustemi gjuha e standardizuar shqipe ka mbet pa zot, veçmas në Kosovë. Pas çlirimit të Kosovës, pas ekzaltimit të natyrshëm me idenë e pavarësisë së Kosovës janë shtuar zërat për kodifikimin e një gjuhe të re, që do të ishte bazë për krijimin e identitetit të ri kombëtar, ashtu si ndodhi kryesisht me sllavët. Pjesa dërmuese e mediave elektronike kosovare tolerojnë të folmet lokale në dëm gjuhës standarde. Është e habitshme sesi gazetarët i japin rëndësi gjuhës standarde angleze dhe sa pak respekt tregojnë ndaj gjuhës standarde shqipe. Ky është fenomen i ri, që nuk përputhet as me interesin as me përcaktimet kombëtare më të hershme ose të sotme të elitës politike dhe intelektuale kosovare.
    Per me teper mund t"i referoheni sajtit
    http://vargmal.org/dan2104
    Në këtë betejë të rrënimit të indit të vetëm koheziv kombëtar, të gjuhës standarde shqipe më të zëshëm janë sidomos ata që nuk kanë kompetenca shkencore gjuhësore, as kapacitete politike vendimmarrëse. Kjo kategori e njerëzve tradicionalisht kanë vuajtur nga sëmundja e egzoglosisë. Për ta gjuha shqipe nuk ka qenë asnjëherë e mjaftueshme për t’i shprehur mendimet apo mesazhet e tyre “të thella”. Në kohën e Jugosllavisë ata shpeshherë përdornin gjuhën serbe për t’i shprehur opinionet e tyre, ndërkaq sot shërbehen me anglishten. Argumenti kryesor i tyre kundër gjuhës standarde është konstatimi se kjo gjuhë është imponuar nga sfera e politikës duke mos ditur faktin elementar se çdo gjuhë standarde dhe e kodifikuar është projekt politik që quhet planifikim gjuhësor. Çdo popull modern në botë për ta rritur kohezionin e brendshëm dhe për ta lehtësuar komunikimin e ndërsjellë e standardizon gjuhën, në përputhje me interesin kombëtar dhe përmes vendimmarrjes politike.

    Popujt më modernë të botës kanë arritur t’i standardizojnë gjuhët e tyre duke filluar nga anglishtja, gjermanishtja, italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, përfunduar me greqishten dhe hebraishten. Këta popuj, ndonëse jetojnë në katër anët e botës, ndonëse kanë të folme të ndryshme, dallime të mëdha kulturore, megjithatë kanë arritur që ta imponojnë përdorimin e gjuhës standarde në administratë, në mediume dhe në sfera të tjera publike.

    Në këtë mënyrë këto kultura kanë krijuar një strumbullar të përbashkët, që e forcon identitetin e tyre kombëtar.

    Refuzimi i respektimit të gjuhës standarde është në fakt mbulimi i injorancës gjuhësore si dhe projekt me elemente antikombëtare.

    Popujt modernë, anglezët, francezët, gjermanët, hungarezët etj, kanë krijuar komisione shtetërore, që kontrollojnë procesin e planifikimit gjuhësor, procesin e depërtimit të huazimeve dhe të zhvillimit gjuhësor në përgjithësi.

    Nga ky përcaktim bën përjashtim vetëm bota sllave, e cila në funksion të ekspansionizmit ka zbatuar procesin e disperzionit gjuhësor, krijimin e kombeve me veçori artificiale gjuhësore, saqë janë krijuar konteste të ndryshme, siç është rasti ndërmjet bullgarishtes dhe maqedonishtes.

    Nga aspekti gjuhësor, çdo dialekt, çdo e folur mund të kodifikohet dhe të standardizohet. Kjo varet nga përcaktimet politike dhe kombëtare. Në Kosovë ekzistojnë tendenca të ndrojtura për një aventurë të këtillë që nuk përkon me traditën, interesat dhe përcaktimet e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Fatmirësisht, në Maqedoni ku shqiptarët janë të liruar nga idetë, projektet shtetformuese, tendenca të këtilla nuk ekzistojnë. Në kushtetutën e Maqedonisë shqiptarët janë të kategorizuar si pjesë e popullit shqiptar, kështu që ata vazhdojnë ta ndjekin me fanatizëm rrugën e kombformimit. Në mediumet elektronike shqiptare në Maqedoni nuk vërehen fare tendencat për mosrespektim të gjuhës standarde shqipe. Madje, është arritur që në Maqedoni zyrtarisht të festohen datat historike të rëndësishme për shqiptarët, siç është 22 Nëntori dita e miratimit të alfabetit të sotëm të gjuhës shqipe.

    Procesi i shtetformësisë në Kosovë duhet të ketë një limit të caktuar që parandalon dëmtimin e mëtejshëm të vlerave kombformuese.

    Ka ardhur koha që përdorimi i gjuhës unike, standarde shqipe të mbrohet me ligj, të formohen komisione shtetërore që do ta mbikëqyrin zbatimin e tij. Është momenti i fundit që Kuvendi i Kosovës, ai i Shqipërisë t’i dalin zot gjuhës standarde shqipe, indit të vetëm koheziv kombëtar. Këtë gjithsesi do ta bëjë edhe Sobrania e Maqedonisë...

Tema të Ngjashme

  1. A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!
    Nga THOTI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 926
    Postimi i Fundit: 14-05-2012, 14:14
  2. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  3. Enver Hoxha shpalli “Hero i Kombit” dy gjeneralë të Titos
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 13:20
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •