Nėntė muaj janė pak pėr tė fajėsuar Ali Ahmetin

Prej ’99-tės, qe u bė 2003 dhe Kosova ende nuk ka status tė definuar, po nuk fajėsojmė me tė madhe udhėheqėsit tanė politikė.

Kurse ju vėllezėr nga Maqedonia, pėr nėntė muaj dhe menjėherė keni filluar me fajėsime tė mėdha. Le t’i jepet njeriut njė vit, dy, tri dhe atėherė tė shohim. BDI nė krye me Ali Ahmetin duhet tė flas mė tepėr, tė jap sqarime mė tepėr, tė jet mė energjik, sipas nevojės t’i mėshoj nganjėherė dhe grusht tavolinės. Kuptohet, nė fazėn e parė duhet tė mbėshtetet ajo qė del nga lufta, t’i jepet njė rast, jo njėvjeēar ose prej gjysmė viti, por njė rast pėr njė kohė sė paku qė e kanė patur edhe partitė tjera mė parė, Prosperiteti ose PDSH-ja. Le t’i jepet rasti qė ta dėshmojė veten, e nėse jo, ėshtė njė veti qė e kam parė te populli shqiptar nė Maqedoni, qė tė ngre shumė lart, por edhe tė rrėzon shumė poshtė, siē ka ndodhur me PPD-ne dhe PDSH-nė. Ka gjasa qė kjo tė ndodhė edhe me BDI-nė nėse nuk mėson nga paraardhėsit e vet…

Nė Maqedoni flitet shumė pėr Hoxhėn e Prizrenit, por faktikisht dihet shumė pak se kush ėshtė ai...

- Jam Samidin Xhezairi, i lindur me 23. 03.1963 nė fshatin Bresanē tė trevės sė Opojės, 20 km ne juge te Prizrenit, nė kufirin me pjesėn shqiptare tė Maqedonisė. Nė moshėn 6-tė vjeēare u shpėrngulėm familjarisht nė Prizren, ku kreva shkollėn fillore dhe ate te mesme tė Mjekėsisė, nė vitin 82-83 ushtrinė nė Pirot. Nga viti 1983 deri nė vitin 1988 nė Mitrovicė kam studiuar nė Fakultetin e Teknologjisė. Dy vitet e fundit, 86-88, paralel Fakultetit tė rregullt tė Teknologjisė kam studiuar edhe nė Shkollėn e Lartė tė Elektroteknikės nė Zveēan tė Mitrovicės, kur si absolvent i Shkollės sė Lartė Elektrotenike dhe pa e perfunduar fakultetin e Teknologjisė m'u desh tė largohem nga Kosova. Nga vitit 1988 deri nė vitin 1998, kur filloi lufta nė Kosovė, kam qėndruar nė Austri. Katėr vitet e para isha pa status tė caktuar, ndėrsa pas katėr vjet qėndrimi mora shtetėsinė austriake. Atje u martova ,dy djemtė u lindėn nė Austri,kurse vajza nė Prizren pak muaj para fillimit tė luftės nė Maqedoni. Prej vitit 1988 deri nė tė 90-tėn kam punuar punė tė ndryshme derisa e mėsova gjuhėn, ndėrsa nga 1990 deri mė 1998, tetė vjet radhazi kam punuar nė njė spital nė Vienė si teknik medicinal. Mė 1998 fillimi i Luftės sė Kosovės mua mė gjeti nė befasi, kėshtu qė ndodhi ajo qė ndodhi, por deshi Zoti e pata vullnet dhe mora njė pushim njėvjeēar, pa pagesė, e u nisa pėr nė luftė.

Cilat janė kontaktet me njerėzit qė e nisėn luftėn nė Kosovė pasi erdhėt kėtu?

- Pyetje interesante. Pak mė parė e thashė se Lufta mė gjeti befas. Nė atė kohė jetoja njė jetė tė izoluar, ku shokė ose miq kisha vetėm familjen e ngushtė dhe dy a tre djem qė studionin atje. Nė atė kohė, kohė pas kohe i pėrcillja lajmet dhe shihja se njė lėvizje a njė aktivitet ka nė Kosovė, po ato aktivitete ishin me Rugovėn, Bukoshin e kėshtu me radhė dhe emra tė tjerė nuk pata dėgjuar. Ndėrkohė njerėzit kishin punuar nė krye me Adem Jasharin dhe shokėt e tij, po unė nuk pata pasė kurrfarė informate dhe, zatėn, kur u nisa unė prej Vienės, mora rrugėn Vienė-Tiranė dhe iu drejtova Zyrės sė Republikės sė Kosovės nė atė kohė nė Tiranė.
Mė kujtohet si sot fjala e tyre “nėse dėshironi t’u bashkangjiteni radhėve tona, si ushtri e mirėfilltė, atėherė do tė fillojmė nė mars”, e kjo ishte fjala pėr marsin e 99-tės.
U gjeta i papėrgatitur se, thashė, nuk njihja njerėz tė tjerė, nuk e dija se kush e ka filluar, kush po e zhvillon luftėn, bile pati momente kur thashė: “Shiko Rugovėn, kėndej e mashtron botėn me njė politikė pacifiste, e ēfarė ushtrie tė mirė paska pėrgatitur”. Se disa pamje dhe sekuenca qė pashė nė Euronjuz atje janė realitet i fortė dhe me kėtė bindje u nisa nė Zyrėn e Republikės sė Kosovės nė Tiranė.
Por aty, deri dikund e mėsova njė realitet tė ri. E panė ata zyrtarėt qė ishin nė atė Zyrė se unė nuk isha i informuar bash mirė me gjarjet nė Kosovė dhe atėherė ma bėnė me dije se nėse jam i interesuar t’u bashkangjitem radhėve tė UĒK-sė, tė kem durim pak se do tė vijė njė person i cili ka punė pak dhe do tė mė informojė mė detajisht. Kėshtu dhe u bė dhe mė kujtohet se erdhėn dhe dy djem nga Drenica, tė cilėt kishin pasė disa punė, u takuam me ta dhe me kėtė faktikisht filluan ditėt kur nisa tė marrė mė shumė informata pėr atė se ēka po ndodh nė terren, kush e ka filluar Luftėn, zanafilla e mėhershme, kush u mundua e kėshtu me radhė e kėshtu me radhė.

Dhe pastaj arriti puna ta kontrolloni Prizrenin, ta mbani Prizrenin dhe tė luani njė rol tė rėndėsishėm nė kohėn e Luftės…

- Nė Prizren kam ardhur tek nė fazėn e fundit (me 04.03.1999) dhe ndėr vėrejtjet e mia - nėse ka ndonjė vėrejtje, se vėrejtjet kanė qenė tė pakta nė adresė tė udhėheqėsve tė Luftės nė Kosovė - ka qenė mostransferimi i ushtarėve nga njė zonė nė zonėn tjetėr, qė ua pata thėnė atyre edhe gjatė luftės, por arsyetoheshin me pamundėsi tė strehimit tė tyre, tė vendosjes.
Pėr t’i bindur ata se lufta duhet tė udhėhiqet, tė zhvillohet aty ku ushtarėt nuk e kanė familjen e vet, se janė mė tė lirė pėr tė vepruar, kjo ishte dhe arsyeja se pse unė nuk erdha nė Prizren.
Nė fazėn e parė kam vepruar nė kufirin Kosovė-Shqipėri, mandej nė Junik deri nė dorėzimin e jo rėnien e Junikut… Dhe ėshtė interesant se vetėm katėr ditė pas largimit tonė nga Juniku, shkijet ose serbėt ia kanė arritur tė depėrtojnė nė Junik. Kjo duke e pasė frikėn se ende ka forca aty. Kjo ishte, pra, faza e parė.
Fazėn e dytė, domethėnė nė gusht, u larguam prej atje, pritėm disa armė pakėz mė moderne dhe nė shtator gjithashtu tė 1998-tės hyra me njė grup tjetėr nga Pashtriku nėpėr Has, Anadri, Drenicė. Adresa - stacioni i fundit: Shala e Bajgorės. Nė Shalė tė Bajgorės qėndrova tre muaj e tri javė e ndėrkohė vazhdova nė njė vizitė te shokėt nė Llapashticė, ku ishte dhe Shtabi i Llapit. Aty, nė Llap, qėndrova tri javė dhe pas qėndrimit trijavėsh e pashė se pėr mua nuk kishte punė, se e kishin organizuar mire Ushtrinė. U ktheva prapė nė Shalė tė Bajgorės, qėndrova me ta edhe disa ditė dhe ua bėra me dije se do tė shkoj nė Prizren dhe nėse i gjej ata mirė tė organizuar, atėherė do tė kthehem prapė, siē e bėra dhe nė Llap, ku i gjeta mirė tė organizuar dhe u ktheva prapė. Me 21.01.1999 erdha ne Reti (komuna e Rahovecit), gjeta Brigadėn 125, gjithsej numėronte 27 veta e u evidencova si i 28-ti,pra ishte ne riformim. Atėherė e pashė tė udhės tė qėndroj nė Brigadėn 125, qė e kishte pėrgjegjėsi Prizrenin. Dhe kėshtu erdhėm te data 4 mars, ku me njė grup ushtarėsh depėrtuam nė fshatin Jeshkovė (Ana e Vrrinit afėr Prizrenit), ku mė 11 mars pason ofensiva e shkaut dhe nė atė luftė, sipas informatave qė i kam, nė njė ditė, nė njė ofensivė, nė njė luftė ballė pėr ballė, i humba 9 prej shokėve qė u vranė nė njė fshat tė vogėl, dhe disa shokė llogariten ende si tė humbur.
Kjo ėshtė dhe njė ndėr humbjet mė tė mėdha qė pėsova. Prej 11 marsit jo qė u dorėzuam, por rifilluam dhe qėndruam deri nė hyrjen ose depėrtimin e forcave tė NATO-s nė Kosovė mė 12-13 qershor 1999. Luftėn e koncentrova nė Prizren, nė Lagjen Tusuz i kisha bazat, tė cilat i ndėrroja kryesisht me qėndrim javor, ndėrsa bazėn rezervė e kisha nė malet e Prizrenit.

Pas Luftės nė Kosovė ju u pasivizuat…?

- Nė fazėn e parė kam qenė aktiv nė bisedimet me ushtrinė e KFOR-it Gjerman nė Prizren, nga pozita e Shefit tė Shtabit tė Brigadės 125, por atė detyrė e ushtrova diku vetėm pesė javė, pasi qė u kryen formalitetet, se ndėrkohė ishin marrė vesh pėr demobilizimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr krijimin e njė force tjetėr, TMK-ja e tashme. Atėherė, me kėrkesėn time kėrkova demobilizimin nga UĒK-ja dhe shkova mė nė fund ta vizitoj familjen e ngushte qė i kisha nė Austri. Qėndrova pėr njė kohė mė tė gjatė, afėr dy muaj, pa u kthyer nė Kosovė. Kėtu e lash ish-UĒK-nė nė njė pozitė shumė tė mirė dhe gėzonte respekt nga Populli dhe NATO-ja. Por, ndėrkohė, pas kthimit tim, e pashė se respekti kishte rėnė, kishte ndryshuar gjendja, u demoralizova me gjendjen qė e pashė...

Nė kohėn e Luftės sė Kosovės a keni pasur kontakte me shqiptarė tė Maqedonisė?

- Disa vėllezėr nga Kosova ma zėnė pėr tė madhe kur them se vėllezėrit shqiptarė nga Maqedonia janė mė tė disiplinuar nė aspektin ushtarak nė krahasim me ata nga Kosova dhe Shqipėria. Me ta ėshtė shumė mė lehtė tė punohet, se dinė ta vlerėsojnė edhe udhėheqjen dhe dinė ta vlerėsojnė edhe pozitėn e vet momentale tė cilėn e kanė. Mė kanė lėnė pėrshtypje shumė tė mirė vullnetarėt shqiptarė nga Maqedonia nė Luftėn e Kosovės. Kanė qenė ndėr ushtarėt mė tė disiplinuar. Rrallė e ndoshta dhe asnjė s’ka dėshtuar. Ata qė kam takuar gjatė luftės, qoftė nė Rrafsh tė Dukagjinit, qoftė nė Shalė tė Bajgorės, tė cilėt dhe e kanė mbajtur luftėn nė Shalė tė Bajgorės, janė disa djem tė cilėt mund t’i merrni edhe ju nė intervista si Shaki, Dani, Muharremi,Toni e tė tjerė, qė u dėshmuan nė Shalė tė Bajgorės si ushtarė trima e tė disiplinuar, qė kanė mbetur legjenda tė kėtushme, por edhe tė luftės nė Maqedoni. Ka edhe shumė tė tjerė, qė pėr fat tė keq nuk ua di emrat, por dikur ndoshta, nė kuadėr tė ndonjė libri, do t’ua gjej emrat.
Mua mė kanė befasuar pėr tė mirė gjatė Luftės nė Kosovė dhe atė mendim tė mirė pėr vėllezėrit shqiptarė nga Maqedonia e kam edhe pėr luftėn qė zhvillohej nė Maqedoni.

Si ndodhi qė tė kaloni nė Maqedoni, ku mė shumė ose mė pak Lufta dhe aktivitetet qė zhvilloheshin atje…

- Ju thashė edhe mė parė se Lufta e Kosovės mė gjeti nė befasi, por faji nuk ėshtė i dikujt tjetėr, ėshtė i imi. Nuk isha nga ata qė nuk u interesua shumė pėr kėtė punė, por megjithatė mė gjeti befas. Gjithashtu edhe ajo nė Maqedoni. Shpresoja se luftėn atje do ta fillojnė ata qė i pata njohur gjatė Luftės nė Kosovė, se edhe gjatė bisedave me ta gjatė Luftės nė Kosovė, diskutoja pėr atė se kur ėshtė momenti , se a duhet paralelisht tė zhvillohet lufta edhe nė Maqedoni, se a duhet bėrė njė herė tė parėn e pastaj edhe tė dytėn e kėshtu me radhė. Por, megjithatė e dija se nėse fillon, atėherė do tė informohesha. Dhe sipas tė gjitha gjasave do tė informahesha po ta kishin filluar ata tė cilėt i takova gjatė Luftės nė Kosovė.
Ata qė e filluan, gjithashtu kishin qenė ata qė e ndihmuan Luftėn nė Kosovė, por unė nuk pata shumė informata rreth tyre dhe kjo, si dhe e para, mė erdhi befas.
Ndėrkohė mora vesh se pėrgjegjėsi kryesor ishte Ali Ahmeti, kurse si Shef i Shtabit, pėr pjesėn operative, Gėzim Ostreni.

A njiheshit me ta para Luftės?

- Pėr Ali Ahmetin, me keqardhje duhet ta them, mė parė nuk pata dėgjuar, por kjo e bėn edhe mė tė madh Ali Ahmetin, se mė vonė, bile pas Luftės nė Maqedoni, mora vesh nga vėllezėrit nė Kosovė se ai e kishte pasur njė pjesė tė madhe tė pėrgjegjėsisė organizative tė Luftės sė Kosovės. Edhe Gėzim Ostreni gjithashtu kishte pasė pėrgjegjėsi nė Rrafsh tė Dukagjinit. Po e them edhe njė herė se nuk i njoha ata para luftės, por kjo i bėn ata edhe mė tė mėdhenj dhe jo mė tė vegjėl, se kanė kryer shumė punė, sidomos Ali Ahmeti ka kryer shumė punė nė Kosovė. Do informata tash i kam tė dėshmuara dhe tė vėrtetuara nė luftė, qė dėshmojnė pėr aktivitetin dhe punėn e Ali Ahmetit nė Kosovė, por ėshtė njė tip i cili kryen punė dhe nuk flet shumė. E njėjta ka ndodhur me tė edhe nė Luftėn e Maqedonisė, e ka marrė pėrgjegjėsinė, ka kryer shumė punė, ka qenė i angazhuar e ėshtė edhe mė tej i angazhuar dhe mbetet si njeri qė nuk flet shumė. Por. duhet ta kuptojė dikur ai se nėse e merr pėrgjegjėsinė… (kjo ėshtė porosi e imja pėr Ali Ahmetin, ku unė si person i lirė, qė rri nėn shator mund tė flas ose tė mos flas), por nėse e marr pėrgjegjėsinė, atėherė edhe duhet tė flas mė tepėr, tė jap sqarime mė tepėr, tė jem mė energjik, sipas nevojės t’i mėshoj dhe nganjėherė grusht tavolinės, se kėto janė disa gjėra qė prej zemėrbutėsisė sė tij i mungojnė Ali Ahmetit.. Po Ali Ahmeti, pėr fat tė mirė ende ka, them ende ka shume shokė (se ka gjasa qė ata dikur edhe zvogėlohen), nė ta mund tė llogaritė edhe mėtutje, se ėshtė obligim jo vetėm i tij, por i gjithė shqiptarėve nė Maqedoni e edhe nė Kosovė se nė fazėn e parė duhet tė mbėshtetet ajo qė del nga lufta, t’i jepet njė rast, jo njėvjeēar ose prej gjysmė viti, por njė rast pėr njė kohė sė paku qė e kanė patur edhe partitė tjera mė parė, Prosperiteti ose PDSH-ja.
Le t’i jepet rasti qė ta dėshmojė veten, e nėse jo, ėshtė njė veti qė e kam parė te populli shqiptar nė Maqedoni, qė tė ngre shumė lartė, por edhe tė rrėzon shumė poshtė, siē ka ndodhur me PPD-ne dhe PDSH-nė. Ka gjasa qė kjo tė ndodhė edhe me BDI-nė, nėse nuk mėson nga paraardhėsit e vet.

Si erdhi puna qė tė shkoni nė Maqedoni, tė vini kontakte, kishte thirrje apo...?

- Jo, nuk kishte thirrje. Mė sė pari ardhja e refugjatėve nė Prizren dhe nė rrethinėn e Prizrenit, qė u koncentruan nė trevėn e Opojės , por qė kishte nė numėr mjaft edhe nė Prizren, vendtakimin e tyre e kishin nė njė lokal, “Dafina”, i cili ishtė shumė i famshėm nė Prizren, ushtarėt e ish-ushtarėt, tė cilėt aty binin nė kontakt me ushtarėt qė i pata pasė nė Kosovė dhe ata mė sillnin informata pėr atė qė po ndodhte atje. Informatat pra i merrja nga mediat, refugjatėt dhe ish-ushtarėt.Kėshtu , njė numėr i madh ushtarėsh qė i pata rreth vetes nė Kosovė erdhėn dhe treguan se do tė nisen pėr rrugė e unė ua bėra me dije se do tė nisen por bashkė me mua, por njė herė do tė marrim informata se ēfarė po ndodhte, se, ju tregova mė parė se nuk dija pėr Ali Ahmetin, kush filloi, kush e merrte pėrgjegjėsinė. Shkova, pashė, fitova, siē thoshte ai me “veni, vidi, vici” dhe edhe unė u desh tė marr njė herė informata qė tė nisem, qė tė mos ndodhte si nė tė parėn, kur shkova nė Zyrėn e Republikės sė Kosovės nė Tiranė, qė e pashė se nuk kishte qenė adresė e preferuar, por kishte qenė njė adresė krejt tjetėr.
Pra, qė tė mos mė ndodhte kjo edhe njė herė, atėherė mblodha edhe mė tepėr informata. Ndodhi dhe takimi i parė me Alinė dhe Ostrenin dhe mė la pėrshtypje tė mirė. Nga ajo qė ndodhi, mund tė them njė dėshtim i pėrkohshėm i fillimit tė Luftės nė Maqedoni, te Ali Ahmeti vėrejta njė zbehje nė fytyrėn e tij. Nuk vėrejta njė person qė nuk i bėhet vonė dhe kjo ėshtė njė realitet qė u pa, se vėrejta me sytė e mi njė person qė ėshtė i dėshpėruar me atė qė ndodhi dhe se e kishte marrė ēėshtjen seriozisht. Pata pasė pėrjetuar edhe nė Kosovė raste tė ndryshme kur dėshtonim nė ndonjė ofensivė, e humbnim ndonjė luftė, prapė riorganizoheshim dhe rifillonim, por nuk vėrehej ai dėshpėrim nė fytyrat e atyre nė Kosovė me atė masė qė e pashė tek Ali Ahmeti. Kėshtu, dėshpėrimin qė e pashė nė fytyrėn e tij dhe punėn se me ēfarė serioziteti e kishte marrė ai, mua mė mjaftuan qė tė vazhdoja tė bashkėpunoja aty ku kishte mbetur.

Si mund ta shpjegoni rolin tuaj nė Maqedoni, pasi edhe ne, edhe ish-ushtarėt e UĒK-sė, e tė themi edhe ana zyrtare, shumė pak dinė se ēfarė vėrtet ndodhte nė kohėn e Luftės. Si mund t’i shpjegoni ato kohė dhe ato ngjarje pėr tė cilat edhe tash diskutohet nė Maqedoni dhe thuhet se ishte luftė, luftė e madhe, luftė e vogėl, luftė-krizė, krizė ... pėrdoren mė shumė terma, a shumė pak ka nga ajo se ēfarė vėrtet ndodhi nė atė kohė. Ju si pjesėmarrės nė ato ngjarje, si mund t’i shpjegoni kėto? Ēfarė ishte kjo?

- Jo rastėsisht e pėrmendi takimin me vėllezėrit shqiptarė nga Maqedonia , tė cilėt i takova nė Kosovė. Thashė mė herėt se kanė qenė tė disiplinuar, kanė qenė ushtarė tė mirė, trima dhe tė disiplinuar. Por u mungonte diēka atyre qė mė parė kanė menduar se “nuk bėn tė zakaēesh me dėrzhavėn”, ta them kėtė me gjuhėn e tyre, tė popullit pra.Bėnė dhe mund tė dalėsh fitues!
U pa se ėshtė dashtė qė tė mobilizohen ata (shqiptar tė Maqedonisė) qė e kishin pėrjetuar Luftėn e Kosovės, nė fakt ata edhe iu bashkangjitėn Luftės, por edhe djemtė qė e dhanė kontributin e tyre dhe bėnė luftėn nė Kosovė, gjithashtu iu bashkangjitėn Luftės nė Maqedoni dhe u thye ai miti qė nuk bėnė tė shtyhesh me dėrzhavėn. Nė njė kohė, nė fazėn e parė tė njė tollovie nė shkurt e mars, nė tė cilėn nuk kam qenė prezent, nuk kam tė drejtė tė flas, pa fajėsuar askend, fajėsimet le t’i bėjė kundėrshtari e mos t’ia lėmė njėri-tjetrit, lufta megjithatė ka qenė e mirė. Lufta nė njė aspekt nuk ėshtė e mirė, por kur detyrohesh, atėherė ėshtė e mirė dhe mund tė them se ka qenė e suksesshme, se ata djem qė ishin nė Kosovė dhe pėrfituan pėrvojė lufte, mėsuan nga ajo luftė, mėsuan nga gabimet qė i bėnin vėllezėrit e tyre nė luftėn e parė, se pėr herė tė parė kur tė bėsh diēka, normal se do tė bėsh gabime, me tė dytėn, tė cilėn e pėrjetuan nė Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc gjithashtu mėsuan nga gabimet dhe e treta-e vėrteta i gjeti tė gatshėm, deri diku pa gabime.
E meta jonė kryesore si shqiptarė ėshtė lokalizmi, treva, rajoni, edhe pse jemi sot tė ndarė nė Shqipėri, Kosovė,Kosovė Lindore, pjesėn e Malit tė Zi, nė Maqedoni, nė Ēamėri e kėshtu me radhė, ende kemi forcė dhe guxim tė ndajmė edhe mėtutje nė treva, nė Drenicė, nė Llap, nė Rrafsh i Dukagjinit e kėshtu me radhė, ta ndajmė pjesėn e Kumanovės, Tetovės, Kėrēovės,
Gostivarit...pastaj pas kėtyre ndarjeve vjen ndarja e fshatrave nė kuadėr tė trevės, e lagjeve nė fshat e nė lagje dhe shtėpi pėr shtėpi.
Ky ėshtė problemi me tė cilin duhet tė merren ata tė cilėt marrin pėrgjegjėsi qė ta udhėheqin popullin, nuk kemi problem tjetėr, jemi njė forcė reale dhe pėr kėtė e kemi dėshmitar Allahun, Zotin, qė jemi forcė reale kėtu nė Ballkan, ku mund tė ballafaqohemi kur tė donė ata, se na nuk u imponojmė luftė, nuk kemi zhvilluar lufta pėr tė pushtuar, por lufta mbrojtėse . Nuk mbahet mend asnjėherė nė histori, jo qė vetė e kemi shkruar atė, tė tjerėt na e kanė shkruar, qė tė kemi sulmuar dikė, vetėm luftėra mbrojtėse kemi bėrė, sa pėr tė mbrojtur tė drejtat tona dhe hiē mė tepėr.
Jemi, pra, forcė reale nė Ballkan jo vetėm ta marrėsh numrin, por edhe kur ta marrėsh parasysh forcėn rinore qė ekziston, kur kemi nė ēdo dhjetė banorė vetėm njė tė moshuar dhe ndoshta dhe ai ėshtė i aftė tė kundėrshtojė kundėreshtarėt.Nėse i marrim si kundėrshtarė serbėt, malazezėt, maqedonasit, pa marrė parasysh se nė tė ardhmen ndoshta dhe nuk do tė jenė kundėrshtarė, statistika tregon ndryshe, nė ēdo familje ka mė shumė pleq dhe mund tė them se e ardhmja ėshtė e jona, por duhet t’ia arrijmė qėllimit qė t’i bashkojmė njėherė fshatrat, pastaj trevat dhe thėnė shkurt, t’i heqim lokalizmat dhe ato tė tjerat si shqiptarėt e Maqedonisė mė tė mirė, shqiptarėt e Kosovės mė tė mirė etj. Nuk ėshtė e jona tė bėjmė aso vlerėsimesh, por duhet tė veprojmė dhe tė bashkojmė.

Lidhur me luftėn nė Maqedoni ka vlerėsime nė njė mėnyrė se ajo ėshtė agresion nga Kosova, se nuk e ka patur pėrkrahjen nga popullata vendėse, se atė e bėnė kosovarėt...

- Nėse pyetja ėshtė se a ishte lufta agresion nga Kosova, pėrgjigja ėshtė - jo. Lufta nė Maqedoni ėshtė agresion i Maqedonisė dhe i maqedonasve nė adresė tė shqiptarėve, ishte agresion nga Qeveria e atėherėshme, nga Georgievski, Boshkovski, Buēkovski etj, nga paraardhėsit e tyre nė krye me Gligorovin, Cėrvenkovskin e kėshtu me radhė. Ata janė kryesorėt e fillimit tė luftės, ose shkaku duhet tė kėrkohet tek ata. Patėn mundėsi, sidomos prej viteve tė 90-ta, po edhe mė parė, tė rregullojnė gjendjen e shqiptarėve, t’i trajtojnė si bashkėqytetarė e me tė drejta tė barabarta e jo t’i marrin si njerėz tė rangut tė dytė, si sharraxhinj, si hyzmeqarė ose qė ta luajnė rolin e skllevėrve, qė ishte diku para dyqind vjetėve aktual nė Evropė. Vetėm pas pėrfundimit tė skllavėrisė nė gjithė botėn, tė njėjtėn e pėrfunduan edhe maqedonasit, se e shijuan njė jetė deri diku tė mirė nė kurriz tė shqiptarėve, se kur i duhej shqiptarit tė marrė njė dokument tė thjeshtė, duhej qė tė punojė me muaj tė tėrė diku nė Perėndim pėr tė dhėnė dhe pėr ta siguruar atė dokument. Kėtė gjendje normal qė ishin tė interesuar maqedonasit ta ruanin dhe agresioni ose sulmi i Maqedonisė erdhi, pra, nga vetė maqedonasit, sidomos tė kėsaj qeverisė sė fundit qė shkoi, tė Georgievskit tė famshėm, i cili tha se “vetėm dhomat e gazit janė pėr shqiptarėt”.
Kjo nuk i takon asnjėherė njė personi qė ta thotė nėse do ta udhėheqė njė parti, se partia nuk ka tendencė qė tė mbisundojė mbi njė grupacion tjetėr, por ka tendencėn qė tė udhėheqė me shtetin. Dhe nėse dėshiron tė udhėheqėsh shtetin, atėherė duhet t’i udhėheqėsh tė gjithė ata qė i ke nė kuadėr tė atij shteti. Nėse dėshiron tė bėhesh kryetar i shtetit duke i shtyer nė “gasna komora” ata tė cilėt nuk janė tė pėrkatėsisė tėnde nacionale, atėherė zanafilla e tė keqes ėshtė mu te kėta persona.

Nė Maqedoni, qė nga pavarėsimi, partitė shqiptare ishin pjesėmarrėse nė pushtet...

Pėr partitė shqiptare, startin e tyre, regjistrimi i tyre si parti demokratike e kėshtu me radhė, nuk kam shumė informata qė ta di nismėn e tyre. Populli e ka dashtė njė parti shqiptare, e di euforinė atėherė qė i pati pėrfshirė shqiptarėt, erdhėn edhe nga Australia qė ta votonin Prosperitetin e atėhershėm, por nuk e di unė se me ēfarė rregullore kanė punuar, sa i kanė pasė duart e lira tė punojnė, sa kanė pasė mundėsi tė punojnė dhe t’ia arrijnė qėllimit ta ngrejnė ēėshtjen shqiptare, qė tė realizojnė tė drejta mė tepėr pėr shqiptarėt, por edhe vullnet tė mjaftueshėm pėr t’i realizuar kėto.Pasi qė nuk i lejova mė parė vetit, nuk do t’i lejoj edhe kėtu vetit tė fajėsoj dikė pa pasur informata tė mjaftueshme se kanė patur mundėsi mė tepėr tė bėjnė apo jo, por ėshtė dashtė tė japin sqarime para popullit tė vet nė ato momente kur ia morėn votėn se pse nuk punuan, pse ishin nė pamundėsi ose tė penguar dhe a patėn mundėsi qė tė organizohen ndryshe, a do tė ishin nė gjendje tė organizoheshin ndryshe dhe tė realizonin synimet e tyre po t’u jepet edhe njė herė mundėsia . Apo tua lėnė kėtyre, si atėherė Prosperitetit apo edhe pasardhėsve tė tyre, PDSH-sė nė krye me Arbėn Xhaferin, pėr tė cilin edhe sot kam respekt. Tė gjithė ata e patėn rastin e tash rasti i erdhi Ali Ahmetit, si person i cili doli nga lufta, njė luftė qė e dimė tė gjithė se nuk ka qenė dhe aq e pasuksesshme, qė llogaritet si njė luftė deri diku e suksesshme, mos t’ia jap me tė madhe dhe tė them se ishte shumė e suksesshme.
Pėr arsyet pse u ndėrpre lufta aty ku u ndėrpre, ky ėshtė obligim i Ali Ahmetit , si pėrfaqėsues i UĒK-sė, atij i takon dhe mund tė dalė e tė thotė se pse u ndėrpre lufta, sepse kėtė boshllėk apo kėtė mungesė tė informatave po e keqpėrdorin kundėrshtarėt e tij, qoftė formacioni ushtarak qė tash paraqitet si AKSH, qoftė edhe aktiviteti i partive tė tashme aktuale. Ēdo mungesė e informatave mė detale nga ana e Ali Ahmetit, po keqpėrdoret, po dredhohet, po shtrembėrohet nga ana e opozitės sė tij dhe Ali Ahmeti duhet ta ketė tė qartė se sa tė jetė udhėheqės i partisė mė tė madhe, do tė ketė edhe opozitė tė fortė. Tash a do tė jetė PDSH-ja, a do tė jetė diku njė parti e re, hiē s'i dihet. Po Ali Ahmeti 70-pėrqindshin e ka njė barrė shumė tė madhe. Sa kohė mund tė bartet 70-pėrqindshi nė shpinė, nėse nuk punohet me njė dinamikė mė tė shpejtė, kjo ėshtė vėshtrirė tė thuhet, por besoj se do t’ia dalė.

Puna e durimit ose e mosdurimit tė popullatės shqiptare nė Maqedoni. Nėntė muaj pas zgjedhjeve ka shenja se popullata nuk ėshtė dhe aq e kėnaqur me qeverinė e re, me BDI-nė. A mendoni se njė afat prej nėntė muajsh ėshtė njė afat i mjaftueshėm pėr pėrmirėsimin ose pėr ndėrrimin e situatave, tė gjendjes qė ishte krijuar mė parė?

- Po shkoj me njė shembull qė ndoshta dikujt do t’i duket si shembull ndoshta dhe jo shumė i fortė.Po tė ketė mundėsi ose premtim Ali Ahmeti nga bota e jashtme perėndimore, qė kanė mė tepėr mjete financiare, se do tė realizojė numėr tė madh tė fabrikave, ku do tė punohet, do tė punėsohen tė gjithė shqiptarėt. Edhe po tė ishin lėshuar ato mjete para nėntė muajsh, ato nėntė muaj nuk mjaftojnė as qė t’i fillosh themelet e fabrikės, t’ia vesh kulmin, tė vendosėsh makinerinė e nevojshme, t’i ushtrosh ish-ushtarėt ose popullatėn tė punojnė nė profesionet e ardhshme, qė do tė ushtronin nė ato fabrika dhe qė brenda nėntė muajve tė ishin tė gatshėm ta nisnin punėn.
Edhe po tė jenė mjetet, edhe mundėsia , edhe dėshirat e gjithė sė bashku, brenda nėntė muajve ėshtė shumė pak kohė qė tė realizohet diēka.. E tash, populli ynė ka ardhur nė momentin kur dėshiron t’i pėrshpejtojė gjėrat.
Deri para disa vjetėsh, deri nė 1998, pritėn, u shkatėrruan, u pėrzunė pėr nė Turqi mbi 600 mijė shqiptarė, u pėrzu njė numėr i madh i tyre pėr nė Perėndim nė njėfarė forme vullnetare, nė kurbet e kėshtu me radhė, pritėn pra afėr 50 vjet dhe iu dha rasti nga 1998 e kėndej qė tė zhvillojnė tri luftėra, qė as Amerika nuk ia lejon vetit kėtė luks qė tė zhvillojė tri luftėra brenda tre vjetėve dhe kėto luftėra shkuan tė gjitha nė adresė tė shqiptarėve, Lufta e Kosovės u kushtoi edhe shqiptarėve tė Maqedonisė edhe tė Preshevės, se tė gjithė dhanė nė fondin e pėrbashkėt, tė gjithė erdhėn si vullnetarė, shkuan vullnetarė edhe nė Preshevė, gjithashtu edhe atje dhanė, e njėjta ndodhi edhe nė Maqedoni, ku ka pasė edhe nga Kosova vėllezėr qė kanė ndihmuar. Mos tė harrojmė refugjatėt nga Kosova nė Maqedoni e Preshevė, nga Maqedonia e Presheva nė Kosovė. Kėto janė pra tri luftėrat qė i zhvilloi njė popull brenda tre vjetėve 1998- 2001, me mbi 120 mijė shtėpi tė djegura nė Kosovė, me rreth 13 mijė tė vrarė e tė humbur nė Kosovė, njė numėr i vrarė i shqiptarėve nė Preshevė dhe gjithashtu njė numėr i tė vrarėve fatmirėsisht mė pak nė Maqedoni se nė Kosovė, por gjithashtu me shumė shtėpi tė shkatėrruara e tė djegura, sidomos nė Zonėn e Kumanovės e tė Sllupēanit, ku fshatra tė tėrė janė ērrėnjosur.
Atėherė, ēka mund tė pret ky popull, sidomos pas gjithė kėtyre problemeve, pas kėtij numri tė madh tė shtėpive tė djegura e tė shkatėrruara, njerėzve tė vrarė, tė vdekur e tė humbur? Gjendja ne Kosove shprehet edhe nė Maqedoni, problem Presheva, shprehet nė Kosove dhe anasjelltas, se kėto janė probleme tė lidhura njėri me tjetrin.
Ali Ahmeti po edhe tė dėshironte , e dėshirė ka, edhe po tė ketė vullnet ekstra-maksimal, ėshtė e pamundur qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr tė bėjė diēka mė shumė, (e pranojnė tė gjithė se ėshtė kohė shumė e shkurtėr, vetėm nėntė muaj), se dashtė e padashtė ėshtė i lidhur edhe me problemet nė Shqipėri, edhe me problemet nė Kosovė, edhe me problemet nė Preshevė, se tė gjitha kėto kanė qenė probleme pėr Ali Ahmetin. Ai nuk e trajton ēėshtjen e Maqedonisė si problem tė veēantė tė ēėshtjes shqiptare, pėr te ende ėshtė dhe Kosova problem, ėshtė problemi i Shqipėrisė derisa tė stabilizohet njė qeveri e rregullt qė do tė funksiononte pa korrupsion, pa asgjė tė keqe, problemi ndoshta i ardhshėm i ēamėve. Tė gjitha kėto janė probleme pėr Ali Ahmetin.
Deri mė tani, e them kėtė edhe pse pėrpara nuk e kam njohur, Ali Ahmeti pėr momentin pėr mua nė rang-listė ėshtė numri njė nga politikanėt aktual nė gjithė trojet shqiptare, qoftė nė Shqipėri, Kosovė... Me kėtė rast do t’u mbetej hatri , ose do tė ma zėnė pėr tė madhe vėllezėrit nga Shqipėria, nga Kosova ose disa nga Presheva, por problemi kryesor i Ali Ahmetit ėshtė se priton ose e ka zor tė flasė, tė diskutojė mė tepėr dhe tė japė informata mė tepėr pėr atė se ēka u bė, ēka do tė bėhet dhe pse po kėrkon aq shumė kohė tė arrihet aq sa dėshiron populli.
Ėshtė pozitive qė populli thotė se ėshtė shumė kohė kjo prej nėntė muajsh. Thashė mė parė se 50 vjet nuk iu dukėn shumė, por tash kjo do tė thotė se jemi trimėruar, kjo ėshtė e mirė, kjo do tė na mbajė si popull, por mos tė shkatėrrojmė shpejt.
Ali Ahmetit sė paku le t’i japin rast aq sa pati Prosperiteti dhe aq kohė sa pati PDSH nė krye me Menduhin dhe Arbėn Xhaferin. Le t’i jepet aq kohė Ali Ahmetit sa patėn ata dhe nė qoftė se dėshton dhe nuk ia arrin qėllimit, populli nė Maqedoni e di shumė mirė se ēka duhet tė bėjė- 90 pėr qind Prosperitet - 9 pėr qind Prosperiteti, gjithashtu PDSH larte-poshtė dhe BDI lart, BDI poshtė.

Si e vlerėsoni faktin se Ali Ahmetin e kundėrshton edhe njė strukturė e fortė e ish-ushtarėve tė UĒK-sė ?

- E keni fjalėn pėr formacione tė rregullta, ose pėr ēka e keni fjalėn

Disa prej atyre qė kanė marrė pjesė nė luftė, e kanė gjetur veten nė parti tė tjera, ose nė rrethana qė tash e kundėrshtojnė, janė opozitė ndaj Ali Ahmetit?

- Unė, pasi qė jorastėsisht mė thonė Hoxhė, u pėrmbahem rregullave tė cilat i ka paraparė Zoti pėr njerėzit, ku thuhet se pos Atij, Zotit, askush nuk ėshtė i pagabueshėm. Ali Ahmeti thashė se ėshtė person qė e favorizoj prej kėtyre aktualėve nė politikė, por kjo nuk do tė thotė se ai ėshtė edhe i pagabueshėm. Ali Ahmeti dallohet pėr njė zemėrbutėsi, qė ndoshta ėshtė e dėmshme edhe pėr tė e edhe pėr popullin e tij nė tė ardhmen.Kjo ėshtė arsyeja se disa ish- komandantė u larguan nga ai. Nuk them se ai patjetėr duhet tė bėhet shumė agresiv, po edhe shumė i butė nuk bėn, se jemi nė njė vend, nė Ballkan sipas pozitės gjeografike, ku zhvillohet njė lojė krejt tjetėr, ku ferpleji nuk luhet, ku ndonjė herė ndoshta duhet tė gjuhet edhe prej kornesė drejt golit, ku ndoshta duhet tė luhen edhe lojėra tjera, tė cilat i luajnė kundėrshtarėt, se pėr fat tė keq kėto lojra luhen edhe nė botėn perėndimore, tė cilėn e njohim si njė botė shumė tė suksesshme, po e di shumė mirė se edhe atje nuk ėshtė krejt ashtu, se i kalova dhjetė vjetė atje.
Ali Ahmetin atėherė mund ta marrim si njė njeri i cili ka lindur nė njė kohė tė gabueshme, i merr gjėrat shumė saktė dhe dėshiron edhe me kundėrshtarin tė luajė ferplej. Mund tė luash lojė fer, pastėr, nėse edhe kundėrshtari luan pastėr, fer.
Gjersa koalicioni ėshtė nė qeveri me Cėrvenkovskin, Aliu vazhdon lojėn fer, ndėrsa Cėrvenkovski, tė cilin e kam parasysh, ose njerėzit rreth tij, nuk e luajnė atė lojė qė dėshiron ta luajė Ali Ahmeti, kėshtu qė ka mundėsi qė Ali Ahmeti tė mbetet gjithmonė njė hap prapa. Kėtė gabim e bėnė paraardhėsit e tij, mund t’i hakmerret edhe Ali Ahmetit. Nė fund tė fundit, vitin e ardhshėm janė zgjedhjet lokale dhe do tė shihet se nė ēfarė gjendje ėshtė, e ka atė pozitė qė e kishte mė parė me 70 pėr qindshin, a ka rėnė, a do tė dalė ndonjė opozitė tjetėr, se ka edhe figura tė tjera qė kanė mbetur nė prapavijė duke vėzhguar e ndoshta dikur edhe mund tė marrin njė numėr tė madh tė anėtarėve.
Ali Ahmetit i kishim preferuar qė tė dalė me mė shumė informata nė popull, tė dalė dhe tė sqaroj ēka ėshtė duke punuar dhe ku janė pengesat dhe ato pengesa ndoshta nuk i sheh tė gjitha apo nuk i duken aq tė mėdha, por masės i duken tė mėdha , atyre qė ia dhanė votėn atij dhe ata, jo tė gjithė, por njė numėr i konsiderueshėm i tyre janė tė pakėnaqur me gjendjen reale.
Pėr gjithė kėto i fajėsoj tė dy anėt, ngutshmėrinė e popullit, qė dėshiron brenda nėntė muajve t’i zgjidhė tė gjitha problemet ( gjė qė teoretikisht dhe praktikisht ėshtė e pamundur tė bėhet). Se, po tė ishte vetėm punėsimi i thjeshtė, do tė zgjidhej krejt problemi, por disa kėrkojnė pozita tė larta dhe shtrohet pyetja se cili ėshtė ai qė ka merita mė tepėr e cili mė pak e, ndėrkohė, marrim vesh se nė Maqedoni tė gjithė kanė qenė anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, tė gjithė kanė luajtur rol mė tepėr se Ali Ahmeti e diku ndoshta diku mė pak se Ali Ahmeti. Ai qe aty, e pa mė sė miri se cili komandant qe gjatė kohės aty, luftoi, si u soll me popullin e vet, si u soll me kundėrshtarin, a luftoi , a s’luftoi e kėshtu me radhė.
Nėse ndonjė historian Shqiptar vullnetmirė nga Maqedonia dėshiron tė shkruajė mbi luftėn, si filloi dhe si pėrfundoi ajo, a qe e suksesshme a jo, i preferoj atyre qė mos ta pyesin as Komandant Hoxhėn e Prizrenit, as Komandantin tjetėr diku nė Tetovė a nė Kumanovė a diku tjetėr, se secili do ta merr pak nga ana e vet, po le tė merr ai historiani i vullnetit tė mirė t’i japė vetit kohė dhe tė shkojė fshat pėr fshat ku u zhvillua lufta dhe le tė marrė informata se me tė vėrtetė tė gjitha do t’i gjejė pa anime rajonale, pa anime tė tjera.

Ēfarė informatash keni pėr ekzistimin apo mosekzistimin e AKSH-sė?

- UĒK - Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, UĒK - Ushtria Ēlirimtare Kombėtare , qė luftoi nė Maqedoni. Ky ėshtė emri mė i zgjedhur. Nėse dikush kėrkon suksesin, arsyet e suksesit tė Luftės nė Maqedoni, kjo ka qenė suksesi se shumė me rėndėsi ka qenė emri.. Njė numėr i djemve tė mirė me origjinė nga Maqedonia, qė morėn pjesė nė luftėn vullnetare nė Kosovė, vetėm emri UĒK i ka stimuluar pozitivisht. Ka mjaftuar ajo UĒK e njėjtė, ajo qė kanė pėrjetuar nė Kosovė, pėr t’iu bashkangjitur shumė mė lehtė luftės, se faktikisht ishte diēka e njohur pėr ta - ishte UĒK.
Po tė ishte njė emėr tjetėr , nuk do tė ndodhte kjo. UĒK ėshtė Ushtri Ēlirimtare, qoftė e Kosovės, qoftė Kombėtare, por emri si emėr ka rėndėsinė e vet, tė marrim si shembull “Canon" , "Philips”, a tė tjerė , ēmos bėjnė qė emrin e tyre ta ruajnė si emėr i cili u siguron profitin.
Ne kemi Ushtri, kemi emrin e Ushtrisė, ajo ėshtė UĒK, s’ka nevojė tė thuhet mė kosovare, por kombėtare. Nėse themi Ēlirimtare, ėshtė synim i paarritur komplet.
Por nėse themi Armatė Kombėtare Shqiptare, kėtė mund ta themi nėse punėt janė kryer dhe kemi njė trevė tė pėrbashkėt Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Ēamėri, kur funksionon terreni dhe e kemi nėn kontroll dhe atėherė kėsaj treve i duhet njė Armatė Kombėtare Shqiptare. Po , ēka ėshtė synimi i tyre, unė kėtu nė AKSH shoh vetėm mbrojtje tė diēkaje, ku ėshtė synimi ēlirimtar pėr kufijtė tė cilėt ende nuk ekzistojnė.
Nuk i kemi ēliruar definitivisht trojet shqiptare, atėherė neve na nevojitet diēka qė ka nė vete ēlirimtaren, qė njėherė tė ēlirohet dhe mandej me njė Armatė ta kontrollosh atė.

A ekziston a nuk ekziston AKSH?

- Armata Kombėtare Shqiptare e ka dhe ju e keni veb-sajtin e saj. Ajo ekziston dhe ėshtė gabim i madh tė thuhet se ajo nuk ekziston. Unė nuk i lejoj vetvetit gabimin qė e bėnė nė Kosovė, kur udhėheqėsit e atėhershėm politikė thanė se nuk ka UĒK, ose se UĒK-ja ėshtė dorė e zgjatur e dikujt apo e dikujt tjetėr. Atė gabim e bėnė nė Kosovė dhe unė , sė paku si person qė mbaj ende pėrgjegjėsi organizative, nuk guxoj ta pėrsėris, por po shtoj edhe diēka tjetėr - AKSH mund tė ketė njerėz tė vullnetit tė mirė, por qė nuk e kanė gjetur momentin. Po ta kenė ata vėllezėr parasysh se na jemi ata tė cilėt i zhvilluam kėto tri luftėra, qė siē thashė ėshtė luks i tepruar edhe pėr amerikanėt njė punė e tillė,atėherė nuk do tė inskenonin dhe nuk do tė kėrkonin njė luftė, njė aventurė tė re.
Le t’i jepet rasti njė herė UĒK tė realizojė synimet e veta, a u arrit ajo pavarėsi tė cilėn ende e presim ne? Me kėtė ju bėjė me dije edhe vėllezėrve nė Maqedoni se ne nė Kosovė qe katėr vjet po presim dhe ende nuk e kemi pavarėsinė dhe shpesh kemi dėshtuar dhe kemi mėsuar prej kundėrshtarit qė prej viteve tė ’68-ta, tė ’74-ta, ’81 e kėshtu me radhė, jemi nė kėtė gjendje kur na dijnė si arrogantė e rebelė dhe presim. Prej ’99-tės qe u bė 2003 dhe ende Kosova nuk ka status tė definuar, po nuk fajėsojmė me tė madhe udhėheqėsit tanė politikė. Kurse ju vėllezėr nga Maqedonia, pėr nėntė muaj dhe menjėherė keni filluar me fajėsime tė mėdha. Le t’i jepet njeriut njė vit, dy, tri dhe atėherė tė shohim.
Pėrmes kėsaj interviste po jap edhe njė porosi pėr vėllezėrit e AKSH-sė. Me qėllim po u them vėllezėr, edhe pse patėm njė ballafaqim para njė viti e gjysmė nė Reēicė tė Tetovės me ta. Disa prej tyre kanė qenė tė painformuar, disa prej tyre gjithashtu i kam njohur, kanė qenė djem tė mirė dhe tė dėshmuar nė Luftėn e Kosovės, disa prej tyre kanė qenė tė manipuluar, kurse njė prej tyre, qė nuk do t’ia pėrmendi emrin, ka qenė ndoshta edhe me prapavijė negative.
Megjithatė, ata djem ndoshta kanė synime tė mira, por momentin nuk e kanė qėlluar. Dhe i kthehem definimit tė mėparshėm: AKSH ėshtė Armatė Kombėtare Shqiptare, qė mund ta lėmė atė pėr njė Shqipėri dikur, por le tė realizohet sė pari me Ushtri Ēlirimtare, e pastaj asaj i vjen radha dikur.