Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120

    Skandali i përgjimit të Nikollë Lesit

    Imazhet e deputetit Nikolle Lesi, te filmuara nga nje kamera e fshehte dhe te shfaqura se fundi ne internet rrezikojne te nxjerrin ne pah nje skandal te rende. Nje deputet i kuvendit te Shqiperise, i cili gezon imunitet, eshte pergjuar pa asnje urdher te firmosur nga prokuroria. E gjithe skena qe shfaqet ne videon qe qarkullon prej disa ditesh ne internet, mesohet se ka nisur ne Durres ne lokalin "Trieste" te Leonard Kokes, personit te njohur per lidhje te fuqishme politike dhe te arrestuar nga policia ne ditet e fundit te qeverise socialiste, dhe ky pergjim ka vazhduar me pas ne nje lokal tjeter. Deputeti Lesi eshte futur ne nje kurth, per te cilin nuk dihet nese ishte ne dijeni Koka, me qellim per ta filmuar ate ne nje skene provokuese per moralin e tij, gje qe mund te perdorej me pas si shantazh. Sipas te dhenave te siguruara nga "Gazeta Shqiptare", behet fjale per muajt e fundit te vitit 2004, moment ne te cilin deputeti demokristian kishte deklaruar se dispononte materiale sekrete, te cilat sipas deputeti Lesi kompromentonin figura qeveritare te Partise Socialiste. Pikerisht ne kete periudhe, duket se eshte kryer edhe pergjimi i Lesit.
    (GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-06-2006 më 15:17

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Po kete shkrimin kush e ka ber Gazeta Shqiptare apo Nikolle Lesi. Per mu me mir te kishte prit tre dit se sa shkrun shkrime te tilla te gazetat e shokeve qe ska pike dyshimi qe jane njesoj si ai.. Per mu Gazeta Shqiptare ka qene gjithmon si nje variant i jashtem i kohes sone.i njejti stil gjobvenesish.Rasti me flagrant ka qene fushata ndaj Amc se i hoqi reklamen. Hajt mo, Shqiperi!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lesi: Kasetë e manipuluar nga mafia e drogës


    Vitet e tranzicionit në Shqipëri për shumëkënd kanë qenë vite tepër të vështira mundimi, vuajtje, varfërie, përpjekjeje, dëshpërimi. Dikush ia ka dalë t'i përballojë, të krijojë një punë a aktivitet të ndershëm, t'u gëzohet fryteve të punës së tij, por për një pakicë ka qenë ndryshe: kanë qenë vite pasurimi të pandershëm, mashtrimi, grabitje dhe denigrimi të dinjitetit të tjetrit. Pra, janë dy botë: Bota e krimit dhe bota e njerëzve që punojnë për progres. Këto dy botë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dhe në vende të tjera, por kur bota e parë, pra ajo e krimit, forcohet apo ushqehet e mbrohet nga shteti, atëherë këtu qëndron ndryshimi në mes dy botëve të njohura kudo dhe dy botëve të ngritura këtu tek ne. Fatmirësisht apo fatkeqësisht personalisht jam ndodhur shpesh në mes këtyre dy botëve, sigurisht që unë kam qenë, jam dhe i përkas botës së dytë, i asaj bote që është përpjekur e përpiqet pa pushim për t'u mbajtur me punën dhe aktivitetin e ligjshëm e të ndershëm. Por në punën time shpesh me hir apo pahir më është dashur të ndeshem me botën tjetër, atë që në Perëndim quhet botë e padukshme, e nëndheshme ose bota e mafies, por që këtu në Shqipëri shpesh ka qenë e qartë dhe e dukshme, bile deri në piramidën e lartë të shtetit.

    Të ndeshesh me mafien dhe botën e krimit nuk është e lehtë. Duhet të presësh e të përballosh dhe luftën e tyre, e cila ka suport të madh financiar e shumë herë politik. Një prej armëve më të poshtra të tyre është edhe inskenimi e manipulimi i situatave të caktuara. Jam njohur prej kohësh se në një darkë në Durrës, mes miqsh të ftuar në restorantin e një personazhi mik të Fatos Nanos, ishte regjistruar gjithçka që nga hyrja në lokal e derisa ne kemi dalë. Pra, çdo lëvizje e jona në restorant. Është e tepërt të them që një regjistrim i tillë për pjesët e tij reale është i paligjshëm, pasi bëhet fjalë për regjistrimin e deputetëve dhe të personazheve të tjerë të njohur publikë dhe është gjithashtu një vepër kriminale e penale për montimet e sajuara për qëllime shantazhi e dashakeqe.

    Megjithatë, e ndjej si një detyrim sqarimin e së vërtetës mbi darkën e asaj nate të nëntorit 2004. Pothuaj një javë para se të zhvillohej seanca parlamentare për heqjen e imunitetit tim si deputet me padi të ish-kryeministrit, jam ftuar në restorant "Trieste" në Durrës, për të ngrënë një darkë, ku ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohura të medias dhe një deputet tjetër i Kuvendit. Realisht në fillim isha në dilemë për të lëvizur natën asokohe, për shkak të konflikteve publike e politike me ish-kryeministrin Fatos Nano, pasi gjërat kishin shkuar kokë për kokë. Por, kur m'u përmendën emra VIP nga media, u nisa. Arrita në Durrës me një droje, duke ditur se pronari i restorantit njihej si mik i kryeministrit Nano dhe e dija se klane të caktuara po punonin për të më përfshirë në ndonjë skandal, prandaj dhe vazhdimisht jam munduar të jem shumë i kujdesshëm, bile jashtë natyrës time impulsive. Fakti është se unë kam hyrë në restorant, ku më pas ka filluar darka dhe pija e një darke të bollshme, të cilën për atë moment nuk arrita ta kuptoja se përse organizohej. Mes njerëzve të medias, kolegë të mi, të cilët janë emra të njohur të kësaj fushe, kemi bërë humor, duke bërë edhe shaka për datën 8 nëntor (viti 2004), kur unë do të përballesha me kryeministrin Nano në seancën e Parlamentit e ku votohej për heqjen e imunitetit tim si deputet.

    Ndërkohë që ne ishim duke pirë e bërë shaka mes nesh, në lokalin ku pronar i restorantit ishte Nard Koka, janë ulur në një tavolinë tjetër të restorantit një grup personash, mes të cilëve kishte edhe femra. Dikush nga ne i kërkoi që të mos kishte të tjerë të pranishëm, por ai tha se ishin miq të tij dhe na i prezantoi në tavolinën tonë dhe më pas ikën në tavolinën e tyre të qoshes. Meqenëse kishte kaluar mesi i natës dhe çdo kufi darke për të pirë me kolegë ishte shkelur, kam kërkuar leje nga tavolina për të ikur. Më është bërë, si mes kolegësh, kërkesë që të qëndroja, por vendosa për t'u ngritur. Kam veshur xhakaventon (ishte ftohtë), u dhashë dorën të gjithëve në tavolinë. Si çdo njeri në këtë botë, kur ka nevoja personale, jam drejtuar tualetit. Mbaj mend që fill pas meje ka hyrë e dalë disa herë një femër, të cilës nuk ia di as emrin, por që atë mbrëmje rrinte në tavolinën e qoshes. Pavarësisht nga qëllimet e skenarit të tyre që vinin nga pushteti i asaj kohe, di që nuk ndodhi asgjë, megjithëse ndoshta e kisha shkelur duke pirë me kolegët e mi. Këtë e tregon dhe fakti që autorët nanoistë nuk e quajtën të vlefshme për ta përdorur atë filmim në atë kohë mjaft të tensionuar kundër meje. Por mesa duket, kohë më vonë dikush vendosi ta përpunonte dhe ta përdorte për qëllime të mbrapshta sajesën e atyre në Durrës të nëntorit 2004, duke shtuar montazhe të paqarta për të kompromentuar figurën time.

    Siç e theksova me sipër, kam disa vite që kam luftuar kundër segmenteve të ndryshme të mafies në përgjithësi dhe mafies në media në veçanti. Amendamenti në ligjin e mediave elektronike që mori emrin "Amendamenti Lesi", padyshim ka prekur pjesën më të sofistifikuar të mafies, atë të medias së tenderave. Gjithsesi, amendamenti u votua në parlament dy herë radhazi, megjithë përpjekjet e shumta nga segmente të caktuara që nga përfaqësuesit e interesit deri tek piramida e shtetit.

    Amendamenti në fjalë përjashton botuesit dhe pronarët e mediave për të marrë pjesë në tenderat me fondet publike, fonde të cilat kapin shifra disa milionë dollarë. Gjatë kohës që unë po mbroja këtë amendament ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga persona të ndryshëm, bile emra të njohur nga bota e biznesit, për të më bërë mua të tërhiqem nga kërkesa ime. Format kanë qenë të ndryshme, që nga oferta në euro, deri tek "këshilla miqësore" si "ruaj kokën tani!". Siç duket, kjo pjesë e mafies në media, e cila ka marrë miliona dollarë nga buxheti i shtetit që është buxhet i gjithë shqiptarëve e që ka privatizuar me 2 mijë dollarë pasuritë kombëtare të vendit në pamundësi për të penguar miratimin e ligjit në fjalë, ka vendosur që të hakmerret në mënyrën më të ulët me iniciatorin e amendamentit.

    Jam përballur gjatë këtyre viteve me çdo segment të krimit dhe politikës së krimit dhe shumë herë kam triumfuar. Këtë radhë kjo mafie e drogës, e krimit në politikë dhe në ekonomi përdor jo përballjen me mua si politikan, por futjen e një thikë pas shpine për të dëmtuar në opinion dinjitetin tim e mbi të gjitha për të më vënë në rrezik familjen time të shtrenjtë, e cila me gjithë shqetësimin e krijuar, ka përballuar atë çka ligësia e disa personave mundohet të servirë në publik.

    Nuk e di se çfarë kanë përgatitur pas kësaj kundrejt meje segmentet e drogës në politikë e në media! Nuk u ka mbetur gjë tjetër, veçse eliminimi im fizik. Jetën time fizike nuk e kam unë në dorë. E vetmja gjë që është në dorën e tyre mbetet të më vrasin! Për të tjerat nuk tërhiqem, derisa të vdes: dhëmb për dhëmb kundër krimit dhe mafies.

    Nikoll Lesi

    Deputet dhe botues i "Koha Jonë"

    RD

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    po lesi po kujto se po ti beso njeri keto lakra e tuaja ........

  5. #5
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Po ca thote Nikolla kshu mer jahu..gjasme qenka video e manipulume...po ca ka per tu manipulu aty, kur gjithcka duket ashiqare...

    Ama demokristin i madh na doli edhe ky Lesi..

    Kjo eshte vidoe qe gjeta te mitrovica-top

    http://www.piczo.com/pika-shiu?g=20388569&cr=4

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nuk cuditem aspak nga video qe shoh, sepse e mbaj mend mire Nikollen ne parkingun e sheratonit se cfare bente me gazetaren e tij. Ne rastin kur e kam pare une personalisht tek fuste turinjte ne gjoksin e gazetares, vertet m'u shperfytyrua si njeri. Nikolle Lesi eshte njeriu me pervers dhe me karagjoz qe me kane zene syte.

    Dito.

  7. #7
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Dhe Me Kta Politikane
    Me Kte Politike

    Mendoni Se Shqiperia Do Hyj Ne Europe

    Turp Per Ate Njeri Skandaloz
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  8. #8
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Kjo video eshte manipulim i atyre qe e kane bere vjedhurazi
    duket qe kur kane vene titullin perdorin fjale spekulluese
    dashnorja zyrtare, i martuar, hobby :femrat.
    jane te gjitha fjale qe te lene te kuptosh qe dikush do te hakmerret per dicka.

    Ate qe ndodhi ne banjo as dua ta komentoj se eshte shume qesharake....vet fakti qe kjo vajza hyn ne banjo kur e shikon qe eshte e zene....nje femer normale pret te lirohet banjua,apo jo???
    megjithate xhirimi i ketij filmi nuk eshte i ligjshem...dhe s'duhet te biem ne kurthin e disa mendjeve te semura qe ndonje dite do na spiunojne dhe kur te shkojme ne hale....
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga donna76
    Kjo video eshte manipulim i atyre qe e kane bere vjedhurazi
    duket qe kur kane vene titullin perdorin fjale spekulluese
    dashnorja zyrtare, i martuar, hobby :femrat.
    jane te gjitha fjale qe te lene te kuptosh qe dikush do te hakmerret per dicka.

    Ate qe ndodhi ne banjo as dua ta komentoj se eshte shume qesharake....vet fakti qe kjo vajza hyn ne banjo kur e shikon qe eshte e zene....nje femer normale pret te lirohet banjua,apo jo???
    megjithate xhirimi i ketij filmi nuk eshte i ligjshem...dhe s'duhet te biem ne kurthin e disa mendjeve te semura qe ndonje dite do na spiunojne dhe kur te shkojme ne hale....
    Jam pjeserisht dakort me ju kur thoni qe ai ishte nje kurth i realizuar bukur. Por jam kundra jush kur mbroni dinjitetin e nje njeriu pa dinjitet. Nese padashje do shkoja ne nje banjo e do gjeja nje femer gjysem lakuriq, normale qe do ktheja koken ne kahun e kundert dhe do t'i kerkoja ndjese asaj femre.
    Pikerisht veprimet e zoterise te lene te kuptosh qe eshte komplet amoral dhe tek ai dominojne pervesitetet, sepse po te ishte njeri me karakter nuk e ulte veten ne te till nivel.
    Shume gjera nuk jane te ligjshme e uruar, por paligjshmeria cjerr masken dhe nxjerr te verteten ne forma nga te ndryshmet.

    Dito.


    Ps: kam shkruar me lart mbi nje nga faktet e zoterise kur merrej me nje nga gazetaret e tij, te ripohoj qe eshte fakt i vertete sepse bemat e Nikolle Lesit jane pa mbarim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dito : 02-07-2006 më 10:57

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Une kete deputet se njo as qe eshte gazetar sepse jetoj jashte shtetit.Pr mendoj qe nje nje Vend te vogel sic eshte Shqiperia edhe nej deputet duhet te jet serioz edhe duhet te shmanget disa gjerave per arsyje serioziteti edhe per arsyjen vendin qe ka.Nga nje ane nuk duhet te ishte ose te ndodhte keshtu por nga ana tjeter nuk mundet nje deputet te mos ket asnje pik serioziteti.Tani sa per aktivizimet e tij si deputet nuk i njo edhe nuk mund te flas.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54
    Po amon mer se ca ka aty te manipuluar? max ajo goca e ka organizuar me nanji po vallaj manipulim te kishin ber e benin duke bo sex e jo vetem aq
    sa kane fillu me manipulu per kta ne shqipri mer amon

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    po cti bej ai i shkreti kishte nje rast te mire aty dhe tha pse mos ta shfrytezoj , po i re ne qafe te tjereve do e hash dhe vete , mire ja ben atij qenit se na hiqet dhe si burre i ndershem na shante te tjeret po tani cfare do thote , do e ken ndare dhe nga gruaja thuaj po mire ti behet dhe jo vetem ketij po te gjitheve tja bejne ndonje kamer te fshehte .se me keta politikane qe kemi ne .................... ku do vemi . ka frike dhe evropa se mos fillojne me keto pune dhe andej pastaj ....

  13. #13
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga donna76
    Kjo video eshte manipulim i atyre qe e kane bere vjedhurazi
    duket qe kur kane vene titullin perdorin fjale spekulluese
    dashnorja zyrtare, i martuar, hobby :femrat.
    jane te gjitha fjale qe te lene te kuptosh qe dikush do te hakmerret per dicka.
    E ke seriozisht këtë që thua më lart??!!
    Ka rëndësi në është kurth apo ka rëndësi veprimi i një figure politike që na shfaqet në nivelin e një rrugaçi të rëndomtë që shfrytëzon banjot për të shfryrë "tullumbacet"??
    Kapeni pas degësh dhe nuk shihni trungun që është kalbur??!!
    Nuk më intereson në është kurth (në është kurth i lumtë menderja atij që ja bëri) mua më intereson niveli i ulët dhe sjellja prej ndyrësire e këtij njeriu, që na ka folur KAQ shumë për korrupsionin e të "tjerëve" dhe siç shihet është jo i korruptuar, por një rëndoms... që edhe një njeri i thjeshtë do matej të bënte veprime të tilla banjosh e jo më ky që është deputet.
    Në "autokritikën" e Les(h)it, nuk mund të lexonim ndonjë pranim faji, por justifikime dështake ndaj një FAKTI të filmuar.
    Kapuni pas asaj që ai bëri dhe jo nëse ishte kurth apo ajo vajza e provokoi e të tjera anashkalime të qëllimshme nga ju që mbroni të tillë PUSHTËR.

    Për Nikollaqin:
    Si mund të kesh akoma fytyrë të mbrosh atë që e panë të gjithë??!!
    Kaq naivë i mban njerzit, sa të besojnë paçavuret që ti ju thua??!!
    Sikter e syrgjyn... as vrima e miut nuk të bën derman.

  14. #14
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Ata qe kritikonin Fatosin tash e kan be ma zi se ai ..Tosi u shkurorzua u martua krejt publikisht kurse keta qe bejne neper qenefe te pabeve turp i madh qe nuk e bejne as adolescentet ...

    Per Lesin kam pas bindje te mire kurse prej ketij momenti ai nuk vlen as nje pare...

  15. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E puthura mund te jete montazh sepse kurre nuk i pame personazhet dhe te puthuren qarte. Thjesht supozojme se u puthen se u pame krahet (lol). Ka disa montazhe ashiqare aty qe iu duken "arnimet" e xhirimit, psh pjesa ku Nikolle Lesi vete nga lavamani dhe ne sekonden tjeter ekrani e tregon afer asaj debiles, duke lene nje boshllek kohor te mistershem, pasi mund te kete qene thjesht ecja nga lavamani tek ajo ose kush e di c'tjeter-- edhe mund te kene mbaruar pune gjate asaj nderprerje xhirimi, nje Zot e di, por nuk e besoj kete te fundit sepse pikerisht ky ishte kurthi.

    Ajo cfare me bind per fajesine e Nikolle Lesit eshte familiariteti me te cilen ai adreson femren. Ajo hyn ne banjo dhe ai i ze rrugen me dashje, duke qeshur dhe duke i kerkuar me sy syte e saj -- si mund ta besh kete me nje te panjohur, sado i dehur te jesh? Pastaj ajo fillon e grindet si gjysem e dehur apo e droguar qe eshte, qe te jep pershtypjen e nje te dashure te vjeter qe ankohet se partneri nuk e puth me dhe nuk i blen me lule (lol). Pastaj Nikolle Lesi kthehet dhe ecen tere konfidence drejt saj, thuajse kercenues sikur i thote, "C'me can koken!" apo "Si, si the?" Ajo zbrapset e frikesuar, behet qingj, dhe fillon dhe e puth apo ia kthen puthjen, a ku di gje une. Reagim qe me ben te mendoj se kane qene te dashur dhe ky e ka lene dhe kjo, per inat (se e tille femer tregohet nga gjestet) i ngre kurthin se "nuk eshte lanme" (lol), por Nikolle Lesi s'paska rene teresisht ne kurth. Pse ajo sillet e zemeruar/agresive dhe pastaj e perqafon? Kjo c'ishte? Sherr te dashurish te vjeter, that's what -- nuk mund te me bindesh ne 1 milion vjet qe Nikolle Lesi nuk e njihka femren (sic shprehet ne artikullin e vet).
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  16. #16
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga donna76
    Kjo video eshte manipulim i atyre qe e kane bere vjedhurazi
    duket qe kur kane vene titullin perdorin fjale spekulluese
    dashnorja zyrtare, i martuar, hobby :femrat.
    jane te gjitha fjale qe te lene te kuptosh qe dikush do te hakmerret per dicka.

    Ate qe ndodhi ne banjo as dua ta komentoj se eshte shume qesharake....vet fakti qe kjo vajza hyn ne banjo kur e shikon qe eshte e zene....nje femer normale pret te lirohet banjua,apo jo???
    megjithate xhirimi i ketij filmi nuk eshte i ligjshem...dhe s'duhet te biem ne kurthin e disa mendjeve te semura qe ndonje dite do na spiunojne dhe kur te shkojme ne hale....

    Ku e sheh manipulimin ti mi zoje, syt ne ball i ke, gjithcka duket ashiqare.

    Eshte vizive, do me thene qe shihet, nuk ka si manipulohet.

    Personoalisht kam pas menim te mire te Nikollen, po tashi qe na doli pervers ncncnc.

    Le mo donte te shkonte edhe amasador ne Vatikan

  17. #17
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Pergjigjet tuaja jane te ndikuara nga njohja e ketij politikani....
    une sinqerisht s'e njoh dhe te them te drejten gjykoj pak me ftohte se ju...s'e di ca ka bere dhe ca ka ndermend te beje, ...ajo qe ndodhi ne ate banjo e thashe dhe e perseris qe ishte shume qesharake....
    mu duk sikur po kercenin tango ata te dy....
    sa per moralin e ketij zoterise me siguri s'duhet te merremi ne ,se ka menduar gruaja qe ka ne shtepi
    pse duhet te fusni hundet te jeta private e te tjereve.
    Asnje s'eshte perfekt.....shume moralista po na dilni aman...
    MORALIZMI I DENDUR I PJER*** I FEND***
    Ishte dashuria ,po ja nderrova.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  18. #18
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    [QUOTE=Dito]. Nese padashje do shkoja ne nje banjo e do gjeja nje femer gjysem lakuriq, normale qe do ktheja koken ne kahun e kundert dhe do t'i kerkoja ndjese asaj femre.

    hahhahahaahahahhhaahahahhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaga aaaaaaaaaaggagaag

    ketu ke te drejte... hehe po po
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  19. #19
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga donna76
    Pergjigjet tuaja jane te ndikuara nga njohja e ketij politikani....
    une sinqerisht s'e njoh dhe te them te drejten gjykoj pak me ftohte se ju...s'e di ca ka bere dhe ca ka ndermend te beje, ...ajo qe ndodhi ne ate banjo e thashe dhe e perseris qe ishte shume qesharake....
    mu duk sikur po kercenin tango ata te dy....
    sa per moralin e ketij zoterise me siguri s'duhet te merremi ne ,se ka menduar gruaja qe ka ne shtepi
    pse duhet te fusni hundet te jeta private e te tjereve.
    Asnje s'eshte perfekt.....shume moralista po na dilni aman...
    MORALIZMI I DENDUR I PJER*** I FEND***
    Ishte dashuria ,po ja nderrova.
    Meqë nuk e "njihke" dhe nuk di se çfarë ky birbo ka thënë dhe sharë të tjerët, për gjëra më pak të fëlliqura se kjo që ai ka bërë, më mirë mos fol dhe mos u jep mend të tjerëve about jetës private.
    Ne po diskutojmë XHESTIN e një politikani shqiptar dhe ti po na tregon jetën private në duhet apo nuk duhet të ndërhyjmë .

    Përderisa doli sheshit vidjo e tij, nuk quhet më jetë private, por... jetë HALESH (siç e ke shkruar dhe ti POEZINË më lart, me pordhka e fendka).

  20. #20
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    ere mire ,mo na u nxeh tani....sejcili ka mendjen e vet...
    une thashe te timen...ti vazhdo
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  2. Rrëfimet e Nikollë Lesit për krerët e politikës shqiptare
    Nga White_Angel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-01-2007, 09:03
  3. Nikollë Lesi ngatërron derën e banjës
    Nga cikita në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 11:30
  4. Socialistët rrëzojnë kërkesën për hetim parlamentar të Nano
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:07
  5. Nikollë Mrijaj (1911-1999)
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2002, 11:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •