Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare

    Ushtaraket e ekzekutuar nga Hoxha

    Ja lista e ushtarakëve të lartë që eleminoi Enveri

    Nga 13 antarët e Shtabit të Përgjithshëm, vetëm Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi i shpëtuan dorës së hekurt të Hoxhës. Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Dali Ndreu, Liri Gega, Nako Spiro dhe Baba Faja u ekzekutuan, Abaz Kupi u arratis, kurse Bedri Spahiu, Spiro Mojsiu dhe Ramadan Çitaku u burgosën e u persekutuan

    Sipas një vendimi të K.Q. të PKSH-së, më 4 korrik të vitit 1943 në fshatin Labinot të Elbasanit u mblodh Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar i cili vendosi që të krijohej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, që do të përbëhej prej 13 vetash.

    Sipas këtij vendimi më datën 5 korrik u zhvillua mbledhja e parë e Shtabit të Përgjithshëm ku komandant i tij u zgjodh Major Spiro Mojsiu dhe komisar Politik Enver Hoxha. Më 11 Korrik Këshilli i Përgjithshëm Nac-Çlirim. me anë të një proklamate njoftoi publikisht me anë të trakteve se ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë partizane. Po kush ishin antarët e këtij Shtabi dhe cili ishte fati i tyre i mëvonshëm. Pas major Spiro Mojsiut që kishte qënë ushtarak i karrierës që nga koha e monarkisë e që u zgjodh komandant i këtij Shtabi dhe Enver Hoxhës që u zgjodh në postin e komisarit politik, antarët e tjerë ishin Abaz Kupi, Dali Ndreu, Myslym Peza, Liri Gega, Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Nako Spiro. Nga të 13 antarët e Shtabit të Përgjithshëm, përveç komandantit major Spiro Mojsiut, vetëm Bedri Spahiu kishte qenë ushtarak i karrierës në vitet e Monarkisë dhe Dali Ndreu i cili kishte studjuar në një shkollë ushtarake në Itali. Po kështu edhe Abaz Kupi kishte shërbyer në armën e xhandarmërisë gjatë kohës së Zogut me gradën e majorit. Të gjithë antarët e tjerë të Shtabit nuk kishin asnjë lidhje me anën ushtarake.

    Goditja ndaj antarëve të Shtabit

    Nga antarët e Shtabit të Përgjithshëm përveç Myslym Pezës dhe Haxhi Lleshit që i shpëtuan dorës së hekurt të Enver Hoxhës, ( i cili pas Kongresit të Përmetit u shpall dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac-Çlirim. me gradën Gjeneral-Kolonel) pothuajse të gjithë të tjerët u eleminuan apo u ekzekutuan me urdhër direkt të tij gjatë luftës dhe pas saj. Përveç antarëve të Shtabit që nga koha e luftës dhe më pas. Enveri goditi dhe elemninoi fizikisht pjesën më të madhe të komandantëve dhe komisarëve të çetave, batalioneve, divizioneve dhe brigadave partizane, që udhëhoqën luftën partizane. I pari antar i Shtabit të Përgjithshëm që u godit nga Enver Hoxha, ishte Mustafa Gjinishi. Gjinishi ndonëse bënte pjesë në Shtab, më tepër se sa komunist, ai ishte një nacionalist i kulluar që kishte lidhje me pjesën më të madhe të nacionalistëve shqiptarë që drejtonin çetat antifashiste. Sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, ai dyshonte tek Gjinishi se ai ishte agjent i anglezëve. Për këtë arsye Enveri urdhëroi dhe eleminimin e tij të cilin e zbatoi Liri Gega. Lidhur me ekzekutimin e Gjinishit, ka dëshmuar për "Gazetën" Shyqëri Këllezi ish roja personale i Enver Hoxhës gjatë luftës dhe më pas antar i K.Q. të PPSH-së. Këllezi që pas krijimit të Shtabit ka pasur edhe detyrën e komandantit të rojeve të këtij shtabi, ka pohuar:" Ndodhesha pranë Shtabit të Përgjithshëm në zonën e Korçës. Enveri me Miladinin ishin ulur pranë radistit që po jepte dhe po merrte me radio. Pas pak ata të dy u çuan në këmbë dhe duke u përqafuar filluan të ngrinin në krah njëri-tjetrin. Pastaj ata dhanë urdhër që i gjithë Shtabi dhe rojet e tij të rreshtoheshim përpara çadrës. Aty Enveri njoftoi se gjatë një aksioni në fshatrat e Peshkopisë, ishte vrarë antari i Shtabit shoku Mustafa Gjinishi dhe për nder të tij ne mbajtëm një minutë zi". Mbas vrasjes së Gjinishit goditja e Enver Hoxhës filloi ndaj disa komandantëve dhe komisarëve të çetave nacionaliste dhe atyre partizane. Krisja e parë në mes Enver Hoxhës dhe antarëve të Shtabit, ndodhi me largimin e nacionalistit Abaz Kupi i cili nuk ishte dakort me politikën që po ndiqte Enveri. Të parët që u ekzekutuan me urdhër direkt të Enver Hoxhës, ishin komandanti dhe komisari i çetës plakë të Vlorës Neki Ymeri me pseudonimin Vangjo dhe Xhemil Çakërri (Milo). Ekzekutimi i tyre erdhi për arsye se ata nuk kishin zbatuar urdhërin e Enver Hoxhës për ekzekutimin e Sadik Premtes një nga themeluesit e PKSH-së, që ishte caktuar në çetën e Vlorës të cilin Enveri e cilësonte si franksionist së bashku me Anasatas Lulën. Anastasi pas urdhërit të Enverit u ekzekutua nga një grup partizanësh të Beratit, kurse Sadik Premtja arriti që t` i shpëtonte pritës që ju ngrit. Neki Ymeri dhe Xhemil Çakërri jo vetëm që nuk zbatuan urdhërin për ekzekutimin e Sadik Premtes, por ata ishin dhe mbështetës kryesor të tij. Kjo ishte dhe arsyeja që Enveri urdhëroi ekzekutimin e tyre i cili ju ngarkua Liri Gegës e cila e zbatoi atë me anë të disa partizanë të Brigadës së parë të Mehmet Shehut. Kjo gjë u bë pasi Dushan Mugosha dhe Liri Gega i thërritën ata për bisedime në një fshat të Mallakastrës.

    Eleminimi i antarëve të Shtabit, 1944-1949

    Eleminimi i antarëve të Shtabit që filloi me Mustafa Gjinishin gjë gjatë luftës, vazhdoi më pas edhe pas luftës. Kështu pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, Enveri projektoi për të eleminuar disa ushtarakë që nuk ishin dakort me vijën e hekurt që po zbatonte ai. Pasi Enveri mbaroi punë me ushtarakët e lartë që kishin drejtuar Ushtrinë Kombëtare shqiptare gjatë kohës së Monarkisë, duke pushkatuar gjeneralët Gustav Mirdash, Aqif Përmeti si dhe disa pasues të tyre, ai ju drejtua ushtarakëve madhorë të ushtrisë së tij. Në vitin 1946 Enver Hoxha liroi nga detyra e Shefit të Shtatmadhorisë Gjeneral-major Spiro Mojsiun duke e nxjerrë atë në pension në moshën 47 vjeç. Kjo gjë erdhi pasi Mojsiu kundërshtoi ardhjen e specialistëve ushtarakë jugosllavë në ushtrinë shqiptare, që sipas tij nuk kishin ç` tju mësonin ushtarakëve shqiptarë. " Kaçakë ne, kaçakë ata. Çfarë do mësojmë ne prej tyre", i tha Mojsiu Enver Hoxhës. Pas kësaj Tito i sugjeroi Enverit se nuk mund të drejtonte ushtrinë shqiptare një ushtarak i monarkisë së Zogut. Më pas Mojsiu u caktua Komandant i Garnizonit të Tiranës dhe në detyra të tjera me forcat vullnetare duke u abandonuar krejtësisht. Pas Mojsiut me akuza si agjentë të anglo-amerikanëve dhe tradhëtarë të Frontit, Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e kolonel Mestan Ujanikut, (Komandantit të së parës çetë partizane në Shqipëri dhe Komandant e deputet i Qarkut të Beratit). kolonel Islam Radovickës (Komandant i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër) dhe kolonel Zenel Shehut, komandantit të partizanëve të Tepelenës që kishte finacuar luftën me paratë e shtëpisë së tij dhe kolonel Rexho Plakut një nga udhëheqësit legjendarë të çetave të zonës së Çamërisë. Të tre të parët u pushkatuan kurse Rexho Plaku dhe disa ushtarakë të tjerë pasues të tyre si Nexhmi Ballka etj ju nënshtruan burgimeve të gjata. Në atë kohë u arrestua dhe u burgos edhe kolonel Kadri Hoxha ish Komandant i Qarkut të Elbasanit dhe përfaqsues i Shqipërisë në Shtabin e Forcave Aletate në Itali. Kadri Hoxha vuajti burgime të gjata deri në 1990-ën. Një nga viktimat e Enver Hoxhës, ishte dhe nacionalisti Baba Faja Martaneshi, i cili me urdhër të tij shkoi në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve për t` i kërkuar Kryegjyshit të saj statutin e asaj kryegjyshate sipas porosisë së Enverit. Kryegjyshi bektashi nuk e pranoi atë gjë dhe vrau Baba Fajën dhe veten brenda në Kryegjyshatë. Një nga antarët e tjerë të Shtabit që u eleminua si rezultat i presioneve direkte të Enverit, ishte Nako Spiro. Nako vrau veten në zyrën e tij, pasi Enveri e akuzoi atë si të shitur tek jugosllavët. Pas Nako Spiros, nga ish antarët e Shtabit të Përgjithshëm u eleminua Ramadan Çitaku.Çitaku me pseudonimin Baca pas ardhjes në Shqipëri nga detyra e ambasadorit në Beograd, u caktua në detyra dytësore dhe i persekutuar jetoi deri në vitin 1989. Të rrallë ishin ata persona që e dinin se Çitaku ishte gjallë dhe jetoi në Tiranë deri në atë kohë. Në atë periudhë u elemniuan nga ushtria dhe u internuan Gjeneral-majorët Tahir Kadare ish komandant i Brigadës së gjashtë partizane e Komisar i Divizionit të Parë dhe Nexhip Vinçani zv / shef i Shtatmadhorisë. Goditjen më ta madhe ndaj ushtarakëve të lartë Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas gjatë vitit 1949 Enver Hoxha goditi bashkpuntorin e tij më të afërt Gjeneral-leitnant Koci Xoxen.


    (vijon nesër)


    Komandantët dhe Komisarët që u pushkatuan dhe u burgosën

    Brigada e I-rë
    Komandant Komisar
    1. Mehmet Shehu (i vrarë) 1. Tuk Jakova (vdekur në burg)
    2. Muhamet Prodani (i burgosur) 2. Arif Hasko (i burgosur)


    Brigada e 2-të
    Komandant Komisar
    1. Beqir Balluku (i pushkatuar) 1. Vasil Konomi


    Brigada e 3-të
    Komandant Komisar
    1. Hulusi Spahiu (i burgosur) 1. Shahin Ruka
    2. Saliko Sulo 2. Osman Sinani ( i dënuar)
    3. Muzafer Spaho ( i dënuar)


    Brigada e 4-ët
    Komandant Komisar
    1. Nexhip Vinçani (i persekutuar) 1. Pëllumb Dishnica (i burgosur)
    2. Zija Kambo


    Brigada e 5-të
    Komandant Komisar
    1. Abaz Shehu 1. Hysni Kapo
    2. Shefqet Peçi 2. Hito Çako ( i pushkatuar)
    3. Bendo Asllani


    Brigada e 6-të
    Komandant Komisar
    1. Tahir Kadare 1. Mustafa Matohiti
    2. Jaho Gjoliku 2. Haki Toska
    3. Sotir Filto 3. Xhule Çiraku


    Brigada e 7-të
    Komandant Komisar
    1. Gjin Marku (vdekur në burg) 1. Kadri Hoxha (i burgosur)
    2. Musa Daci 2. Qazim Kapisyzi


    Brigada e 8-të
    Komandant Komisar
    1. Hasaf Dragoti 1. Qazim Kondi
    2. Feti Smokthina 2. Minella Bulku
    3. Rasim Bazo


    Brigada e 9-të
    Komandant Komisar
    1. Irakli Bozo 1. Mihallaq Ziçishti (i burgosur)

    Brigada e 10-të
    Komandant Komisar
    1. Njazi Çepani 1. Kahreman Ylli

    Brigada e 11-të
    Komandant Komisar
    1. Mevlan Dervishi 1. Halil Pulaj


    Brigada e 12-të
    Komandant Komisar
    1. Refat Bajrami 1. Qemal Klosi
    2. Rahman Parllaku (i burgosur)


    Brigada e 14-të
    Komandant Komisar
    1.Gjon Banushi 1. Gafur Çuçi


    Brigada e 15-të
    Komandant Komisar
    1. Teki Kolaneci 1. Shahin Ruka


    Brigada e 16-të
    Komandant Komisar
    1. Spiro Bakalli 1. Avdyl Këllezi (i pushkatuar)
    2. Rrahman Uruçi (i burgosur) 2. Tajar Grepcka
    3. Nikollaq Sallabanda (i dënuar)


    Brigada e 17-të
    Komandant Komisar
    1. Gjeli Argjiri ( i vetvrarë) 1. Qamil Guranjaku


    Brigada e 18-të
    Komandant Komisar
    1. Esat Ndreu ( i burgosur) 1.Miço Kallamata
    2. Petrit Dume (i pushkatuar)


    Brigada e 19-të
    Komandant Komisar
    1. Thoma Xhixha 1. Vango Mitrojorgji (i dënuar)


    Brigada e 20-të
    Komandant Komisar
    1. Riza Kodheli 1. Misto Treska


    Brigada e 22-të
    Komandant Komisar
    1. Sali Verdha 1. Tonin Jakova
    1.Rexhep Zyma 2. Nimet Ymeri
    2.Neshat Hysi


    Brigada e 23-të
    Komandant Komisar
    1. Hamit Keçi (i burgosur) 1. Xhavit Qesja ( i burgosur)
    2. Haxhi Seseri ( i dënuar) 2. Mërkur Çela ( i dënuar)


    Brigada e 24-të
    Komandant Komisar
    1.Ndreko Rino 1. Abedin Shehu ( i burgosur)


    Brigada e 25-të
    Komandant Komisar
    1. Veli Niman Doçi ( i ekzekutuar) 1. Nuri Arapi


    Brigada e 27-të
    Komandant Komisar
    1. Sadik Bekteshi (i burgosur) 1. Tajar Grepcka
    (Shënim: Brigada 13, 21 dhe 26 nuk ka pasur)


    Pergatiti: Dashnor Kaloçi
    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2007 më 15:04

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Eni për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Si luante Macoku me minjte..

    Dëshmia e panjohur e kolonelit në pension, Elami Hado, ish-atashe ushtarak në Kinë dhe një nga teoricienët më të famshëm të ushtrisë shqiptare, që vuajti 10 vjet në Burrel

    "Enveri i futi në konflikt Mehmetin me Beqirin në '66"

    Dashnor Kaloci

    Atë natë që u bë mbledhja, mua më mori në telefon Hito Çako e më tha që t'i çoja urgjent materialin, pasi e donte shoku Enver. Unë ia çova atë Hitos dhe ai më tha se të nesërmen do bëhej një mbledhje me oficerët e Garnizonit të Tiranës, e më porositi që unë duhej të merrja me vete edhe Dilaver Radëshin, pasi e kisha vartës. Ne shkuam në atë mbledhje që do ta drejtonte Hitoja dhe pak para se të fillonte ajo, aty erdhi edhe Beqir Balluku, i cili, pasi bisedoi për rreth 10 minuta me Hiton, u largua. Ndërsa zhvillohej mbledhja, ku u kritikua shumë Dilaveri, Prokurorit të Ushtrisë, i cili priste me padurim që ta arrestonte Dilaverin, Hitoja i tha: 'Prit të mbarojë mbledhja'. Në ato çaste edhe unë prisja se kur po më arrestonin, pasi isha shefi i Dilaverit. Se si munda të shpëtoja nga prangat, e mësova disa ditë më vonë në zyrën e Beqir Ballukut, ku Hito Çako më tregoi, se Enveri kishte urdhëruar për arrestimin tim dhe të Dilaverit, për të na bërë shembull në ushtri> Por Beqiri ia kishte mbushur mëndjen Enverit për të më falur mua, kurse për Dilaverin nuk kishte mundur". Kështu e kujton atë ngjarje të largët të vitit 1966 koloneli në pension Elami Hado, një nga teoricienët ushtarakë më të përgatitur të ushtrisë shqiptare,i diplomuar me medalje ari në akademinë "Frunze" të Bashkimit Sovjetik, i cili ka shërbyer për katër vjet edhe si atashe ushtarak i Shqipërisë në Kinë. Në intervistën ekskluzive për "Gazetën" që po botojmë më poshtë në këtë shkrim, përveç historisë së asaj ngjarjeje të largët që i ndryshoi atij rrjedhën e jetës, koloneli në pension Elami Hado bën publike për herë të parë edhe zanafillën e konfliktit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu me ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku, që erdhi si rezultat i intrigave të Enver Hoxhës.

    Zoti Elami, si është e vërteta e "Tezave të mbrojtjes", apo siç janë njohur ndryshe, "tezat e zeza", me etiketimin që i bëri Enver Hoxha në 1974-n?

    Historia e atyre tezave që u goditën në vitin 1974 nga Enver Hoxha duke u quajtur "teza të zeza", e ka zanafillën që në vitin 1966. Në shkurtin e '66-s, kur unë punoja si pedagog pranë akademisë ushtarake "Mehmet Shehu" në Tiranë, ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku na thërriti në zyrë mua së bashku me dy gjeneralët e njohur, Vaskë Gjino e Spiro Shalësi, dhe na komunikoi një porosi të Enver Hoxhës, e cila kishte të bënte me rregulloret, tekstet, botimet e gjithë literaturën tjetër që ne kishim të trashëguar nga Bashkimi Sovjetik. Ministri Balluku na bëri të ditur se e gjitha ajo literaturë që ne kishim trashëguar nga sovjetikët, nuk vlente më dhe ne duhej të përgatiteshim për të bërë të rejat me forcat tona. Ai na tha: "Ju jeni grupi i punës, lërini të gjitha punët e tjera që keni dhe do të merreni me hartimin e përpilimin e bazave teorike dhe tezave të Artit Ushtarak të Luftës Popullore. Sipas porosisë që kam nga Enver Hoxha, në të gjitha ato ju do të keni parasysh që baza të jetë eksperienca e luftës partizane".
    Ajo ide, pra që ushtria shqiptare të kishte literaturën e vet, pa ndikime si dikur nga jugosllavët apo sovjetikët, hidhej për herë të parë?
    Për hir të së vërtetës, desha të them se atë që na komunikoi Beqir Balluku me porosinë e Enverit, unë e kisha hedhur si ide që në vitin 1960, kur isha caktuar për ngritjen e akademisë ushtarake në Tiranë. Por në atë kohë mua nuk më mbështeti njeri. "Ne i kemi, pse të bëjmë të tjera", më thanë atëherë.

    A mund të realizohej në atë kohë bërja e literaturës ushtarake nga ana juaj?

    Në atë kohë ne nuk dinim t'i bënim ato gjëra që na kërkoheshin, pasi nuk kishim asnjë bazë teorike. Nisur nga fakti se unë personalisht e kisha detyrë funksionale atë gjë, pra hartimin e literaturës ushtarake, i thashë Beqir Ballukut: "Nuk mund të mbështetemi dot te lufta partizane që bëmë dikur, pasi ajo ishte një kryengritje. Tashti neve na takon të mbrojmë Shqipërinë; është diçka ndryshe, dikur luftuam, tani do mbrojmë".

    Si e priti Beqiri kundërshtimin tuaj?

    Beqiri ma aprovoi atë që i propozova unë, e na tha: "Kështu është". Duke parë reagimin pozitiv të Beqirit, unë i thashë që t'i sugjerohej Enverit ajo gjë, se ndryshe do të na dilte punë shumë e madhe e me probleme. Pas kësaj Beqiri shtoi: "Bëjeni si duhet bërë dhe pastaj shohim e bëjmë. Futeni eksperiencën e Luftës Nacionalçlirimtare që të mos dalë se e kemi injoruar atë gjë". Unë e mendova se Beqiri kishte frikë t'ia thoshte Enverit ato gjëra, por nuk ishte ashtu. Nga sa mora vesh më vonë, Beqiri jo se kishte frikë, por ai nuk ia thoshte ato Enverit, pasi Enveri nuk merrte vesh fare nga ato gjëra.

    Gjatë punës suaj, a e futët në literaturë atë që më vonë u quajt si "Teoria e rrëshqitjes", për të cilën u akuzuan dhe u goditën Beqir Balluku me ushtarakët e tjerë madhorë?

    Gjatë punës sonë doli edhe "Teoria e rrëshqitjes", e cila faktikisht ishte e njohur për ne edhe më parë, por jo në përdorim të përditshëm. Unë e futa atë teori me koshiencë të plotë në literaturën që po hartonim, pasi dihej shumë mirë se kur armiku ishte më superior, ne duhej të tërhiqeshim, pasi ndryshe do vriteshim të gjithë. Por në atë kohë tërheqja nuk pranohej, pasi në rregulloret, tekstet e gjithë literaturën tjetër ushtarake që ishte në përdorim, thuhej se: "Ushtria shqiptare është në gjendje t'i bëjë ballë çfarëdolloj armiku apo koalicioni armiqsh, si nga Traktati i Varshavës apo nga NATO, dhe të dalë fitimtar mbi ta". Ky ishte një budallallëk i madh, por kush mund ta thoshte dot në atë kohë, se të ikte koka. Por e mira ishte që ne të luftonim sa të kishim mundësi dhe më pas të tërhiqeshim për t'u futur në prapavijat e armikut. Kjo gjë ishte në thelb të atyre që kisha parasysh unë kur hartova "Teorinë e rrëshqitjes", gjë të cilën Vaskë Gjino e kuptonte mjaft mirë. Për atë gjë iu mbush mendja edhe Beqirit. Pasi kishim mbaruar përgatitjen e literaturës ushtarake, i gjithë materiali u shtyp dhe iu shpërnda të gjithë kuadrove kryesorë të ushtrisë, me qëllim që ata ta shikonin dhe të bënin vërejtjet e nevojshme. Por, para se të shpërndahej ai material, Beqiri na tha: "T'i japim edhe një kopje shokut Enver e t'i marrim mendim edhe atij".

    Po kryeministrit Mehmet Shehu, nuk i dhatë asnjë kopje, kur dihej fakti se ai ishte një ushtarak i zoti?

    Këtë gjë desha të shpjegoj. Kur Enveri ngarkoi Beqir Ballukun për hartimin e tezave të mbrojtjes, menjëherë ra në sy mënjanimi që ai i bëri Mehmet Shehut dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Petrit Dumes. Realisht, ajo gjë i takonte Petrit Dumes.

    Pasi i dhatë një kopje të materialit të përgatitur Enver Hoxhës, cili ishte vlerësimi i tij, a ju tha gjë ai?

    Pas 6 ditësh mua më thirri në zyrë Beqiri dhe më tha: "Na këtë material, zbardhe, sepse do t'ua dërgojmë kuadrove". Kur shkova në zyrën time, e pashë se ai material ishte prishur e ndryshuar i tëri, duke i vënë kryqe me laps të kuq.

    Kush e kishte bërë atë gjë?

    Si duket ose Enveri ose Mehmeti, njëri prej atyre të dyve, nuk kishte tjetër kush ta bënte. Kur e pashë atë, shkova përsëri te Beqiri dhe i thashë se ai material nuk ishte yni. Beqiri më tha: "Shpërndaje, se nuk të pyet njeri ty". Unë e kuptova se atë e kishin urdhëruar.

    Çfarë ndodhi pasi e shpërndatë atë material?

    U bë mbledhja në Durrës dhe me të drejtë aty u bënë vërejtje. Si pasojë, ai u rrëzua tërësisht. Pas kësaj u dha urdhër që ai material të mblidhej i gjithi dhe të digjej.

    Si mundej të kritikohej ai material që kishte dalë nga zyra e Enver Hoxhës?

    Materiali u kritikua se të gjithë ushtarakët e lartë e dinin se e kisha bërë unë, se po ta dinin që ai kishte dalë nga zyra e Enverit, ata nuk flisnin fare. Asnjë nga ushtarakët nuk e dinte se me atë material ishte marrë edhe Beqiri. Unë i thashë Beqirit që të mblidheshim në ministri dhe të bënim konkluzionet e mbledhjes së Durrësit, e të nxirrnim atë se pse kishte dështuar ai material. I thashë këtë gjë, pasi në Durrës u kritikua materiali dhe jo unë me emër. Beqiri më tha: "Mbylle këtë punë". Por, ndërsa unë ngula këmbë duke i thënë se ajo gjë më mbetej mua, ai m'u përgjigj: "Lëre atë gjë, mos e zgjat më shumë, e dimë". Ndërsa unë vazhdoja në timen, ai më tha: "Ore, ti kërkon të gjesh të vërtetën". Me ato fjalë Beqiri sa nuk ma tha hapur se ai material ishte i Enverit. Me një fjalë, unë duhej të mbyllja gojën, se nuk e luftoja dot Enverin. Por edhe pas atyre fjalëve me nëntekst fare të qartë, unë i thashë Beqirit se atë gjë do ta ngrija në organizatën e Partisë, pasi nuk e mbaja dot.

    Çfarë ju tha Beqiri?

    Beqiri me keqardhje më tha: "Do t'i bësh dëm kokës tënde. Në rast se e ngre në organizatë, mos dil jashtë ministrisë me kritika, por na kritiko ne". Me një fjalë, Beqiri thoshte që të mos merrej vesh se atë material e kishte parë dhe miratuar Enveri. Unë iu përmbajta asaj çka më tha Beqiri, duke kritikuar në organizatë atë dhe Petrit Dumen, i cili nuk kishte faj fare. Aty në atë mbledhje u bë sherr i madh dhe unë bëra duel vetëm me Petritin, pasi të tjerët nuk flisnin fare. I vetmi që më mbrojti në atë mbledhje, ishte kolonel Dilaver Radëshi, i cili i tha Petritit: "Ju Petrit keni frikë nga populli dhe prandaj merrni me vete një batalion me ushtarë kur dilni nga zyrat". Pas kësaj u bë skandal i madh dhe mbledhja u mbyll. Pas mbledhjes unë u zura edhe me Vaskë Gjinon, duke e pyetur se përse nuk foli, dhe ai më tha: "Ore, pse ne do t'i rregullojmë këto punë, peshku është qelbur nga koka". Nga ana e udhëheqjes ajo mbledhje u konsiderua si kryengritje në Shtabin e Përgjithshëm dhe shkaktari u cilësova unë, pasi e kisha vartës direkt Dilaverin.

    Çfarë ndodhi më pas me ju të dy?

    U bë mbledhja e komunistëve të ministrisë, ku u vendos që Dilaveri të çmobilizohej nga ushtria dhe të shkonte punëtor në minierën e Memaliajt, kurse mua nuk më zunë fare në gojë, duke më lënë vetëm me një vërejtje në Parti.

    Si mundët të shpëtonit ju me një vërejtje, kur ishit autori kryesor i asaj që po ndodhte?

    Se si shpëtova unë e mora vesh më vonë, por po jua shpjegoj sipas kronologjisë së ngjarjeve që ndodhën në atë kohë. Atë natë që u bë mbledhja, mua më mori në telefon Hito Çako e më tha që t'i çoja urgjent materialin, se e donte shoku Enver. Unë ia çova atë Hitos dhe ai më tha se të nesërmen do bëhej një mbledhje me oficerët e Garnizonit të Tiranës, e më porositi që unë duhej të merrja me vete edhe Dilaverin, pasi e kisha vartës. Ne shkuam në atë mbledhje që do ta drejtonte Hitoja dhe pak para se të fillonte ajo, aty erdhi edhe Beqir Balluku, i cili, pasi bisedoi për rreth 10 minuta me Hiton, u largua. Ndërsa zhvillohej mbledhja, ku u kritikua shumë Dilaveri, Prokurorit të Ushtrisë, i cili priste që ta arrestonte, Hitoja i tha: "Prit të mbarojë mbledhja". Në ato çaste edhe unë prisja se kur po më arrestonin, pasi isha shefi i Dilaverit.

    Po juve, nuk ju kritikuan fare në atë mbledhje?

    Po, njëri nga salla tha: "U kritikua Dilaveri, por duhet parë Elamiu, se ai është koka". Por atij ia preu fjalën Hito Çako, duke më marrë në mbrojtje mua. Pas kësaj mbledhja u mbyll dhe të nesërmen mua më thërriti Petrit Dume në zyrë, ku më komunikoi masën që ishte marrë për të më çuar gjashtë muaj për edukim në brigadën e xhenios të Rrëshenit.

    Si shpëtuat ju pa u arrestuar?

    Këtë gjë unë e mësova disa kohë më vonë, kur shkova në zyrën e Beqir Ballukut për t'i kërkuar atij lirimin nga ushtria. Hito Çako ma tregoi me gojën e tij gjithë sa kishte ndodhur që unë shpëtova pa u arrestuar. Kështu, kur më mori Hito Çako në telefon për materialin që ia çoi më pas Enverit, ky i kishte thënë: "Elamiu e Dilaveri të arrestohen e të bëhen shembull, se po kritikojnë hapur udhëheqjen e ushtrisë, e na mori lumi". Po kështu, Hito më tha se kur kishte ardhur Beqiri para mbledhjes, i kishte thënë atij se ia kishte mbushur mendjen Enverit për të mos më arrestuar mua, kurse për Dilaverin nuk kishte mundur dot.

    Po me "Tezat e mbrojtjes" ç'u bë?

    Pas dështimit të tezave që kishim përgatitur ne, Mehmet Shehu nxori tezat e veta, duke thënë: "Ushtria nuk ka bërë gjë, unë i bëra për tre muaj tezat e Artit Ushtarak Popullor". Mehmeti e bëri me qëllim prishjen e materialit me tezat që kishim bërë ne, në mënyrë që të godiste Beqirin, pasi si duket u bë xheloz për faktin se Enveri e mënjanoi atë nga ajo punë, duke ia besuar Beqirit.

    Po me ju çfarë ndodhi më pas?

    Pas dënimit të Dilaverit me burg në vitin 1966, mua më çuan pedagog në Akademinë Ushtarake për kursin e lartë të oficerëve të Shtabit të Përgjithshëm. Kur isha aty duhej të zbatoja tezat e Mehmet Shehut ("Teorinë e kalimit") si materiale plotësuese të "Tezave të mbrojtjes". Kjo ishte një teori disfatiste dhe unë i dola kundër, duke e argumentuar, dhe propozova të hiqej nga programi, por nuk ia mbante njeriu që ta hiqte. Sidoqoftë, unë ngula këmbë dhe nuk pranova ta bëja atë leksion me tezën e Mehmetit, të cilin e bëri më pas gjeneral Koli Mborja.

    Për çfarë e kundërshtonit ju teorinë që kishte bërë Mehmeti?

    Unë isha kundër metodës së fortifikimit, e cila bëhej me metodën e Luftës së Parë Botërore, pasi ajo nuk u rezistonte dot armëve të reja që kishin dalë, dhe bunkerët i kisha quajtur "kërpudha të Mehmet Shehut që dekonspironin planin e mbrojtjes". Në një rast aty në kursin e lartë të Shtabit të Përgjithshëm ishte dhe Veli Llakaj, i cili mori si temë diplome "Teorinë e Kalimit" të Mehmet Shehut. Kur ai më kërkoi ta ndihmoja, unë i thashë të merrte temë tjetër, por ai tha se atë gjë ia kishin ngarkuar. Pas kësaj unë i thashë: "Vazhdo, se nuk të ndihmoj dot".Të gjitha këto i kishin shkuar në vesh Mehmetit, i cili disa vjet më vonë, në korrikun e vitit 1974, gjeti rastin dhe u hakmor ndaj meje.

    Si konkretisht?

    Në atë kohë, pra në korrikun e 1974-s, sa doli nga mbledhja e Pleniumit të KQ-së ku ishte goditur Beqir Balluku, Mehmeti erdhi në akademinë ushtarake ku po ndaheshin diplomat. Kur nuk më pa në presidium, ai pyeti: "Ku është Elami Hado?". Unë u ngrita në këmbë dhe iu përgjigja: "Këtu jam". Ai më tha: "Ti je teoricien, por je teoricien i disfatës" dhe foli shumë kundër meje. Ai "teorinë e kalimit" ma hidhte mua si "teori rrëshqitjeje", por unë i thashë se ato gjëra nuk mund të zgjidheshin aty. Ndërkaq, ai vazhdoi duke thënë: "Këto gjëra janë fare të qarta" dhe doli me tezat e fortifikimit, duke marrë si shembull luftën ndërmjet Finlandës e Bashkimit Sovjetik, dhe lavdëronte fortifikatat e Finlandës. Pas disa ditësh u bë mbledhja e organizatës së partisë, gjatë së cilës mua më përjashtuan nga Partia e më çmobilizuan edhe nga ushtria. Disa ditë më vonë, në Pleniumin e gjashtë të KQ të PPSH-së, në korrik 1974 (pas goditjes tjetër përfundimtare që u bë ndaj Beqir Ballukut), mua më quajtën komplotist dhe u vendos të internohesha në Shkodër. Pas gjashtë vjet internimi aty në Vaun e Dejës, më 1980 mua më arrestuan dhe më dënuan me dhjetë vjet burg politik, të cilin e vuajta kryesisht në Ballsh e Burrel. Gjatë kontrollit të shtëpisë mua më gjetën edhe një bllok shënimesh, ku ndër të tjera kisha shkruar: "Diktatura e proletariatit ka degjeneruar dhe është kundër proletariatit, pasi lufta e klasave është kthyer në një betejë për kolltuqe".

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2007 më 14:38

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "Puçistët" në Ushtri.

    Fakte dhe dokumente për dënimet dhe përndjekjet absurde ndaj ushtarakëve, sepse shanin fasulet, luanin bixhoz apo mbanin foto pornografike

    Dashuritë e dënuara të ushtarakëve pas "puçit"

    Dr. Kol. Elmas Leci

    Sa shumë oficerë e pësuan nga dashuritë me “biografi të keqe”! Sa vajza të mira ndrydhën dashurinë e tyre se i ndalonte urdhri i dishepujve të diktaturës?! Sa gra u ndanë nga bashkëshortët e tyre?! Mbi 2500 të tilla.
    Kuvendi Popullor në 1950 pati nxjerrë një vendim, që e lejonte martesën me gra sovjetike. Dhe pati një numër të madh kuadrosh, edhe nga ushtria, që krijuan familje me gra ruse. Po me prishjen e udhëheqjes shqiptare me Moskën, me 1961 - 62, në të gjitha organizatat e masave (edhe në ato të partisë patjetër) u shtrua që, femrat ruse janë informatore të KGB-së. Duheshin divorcuar menjëherë. Me qindra gra sovjetike morën rrugën e kthimit. Ato që guxuan të qëndronin, ose i futën në burgje si spiune, ose i internuan familjarisht. Burrat e tyre u çmobilizuan nga ushtria dhe mbi ta, ra urrejtja, përçmimi dhe dyshimi. Pjesa dërrmuese e tyre u dërguan në vende të izoluara, larg kufijve dhe në punëra të rënda. Vuajtjet dhe streset kanë qenë të tmerrshme. Fëmijët e ikur në mituri, kur u rritën, kërkonin baballarët. U dërgonin letra por kurrë nuk morën përgjigje.

    Burg se shau armatimin kinez

    Gjyqet ndaj ushtarakëve për agjitacion e propagandë, janë zhvilluar pa baza, e me trillime. Po përmendim një të tillë të organizuar në vitin 1975, në ish Korpusin Korçë. Ishte një gjyq, nga ato të quajtur shembullor. Në akuzë ishte vënë oficer Bajram Dervishi. Kishte më se dy dhjetëvjeçarë me radhë Bajrami nga Vlora (vendlindja e tij) që endej maleve, repart më repart, me bindje se i shërbente atdheut. Po ja, një ditë, në vitin 1975 nga bindja e tij, nga pakujdesia apo intriga, i vunë prangat me motivacionin se “ka sharë armatimin kinez”. Në gjyqin shembullor sollën tërë oficerët e ish Korpusit Korçë. Në fytyrat e secilit shprehej habia për akuzën. E dënuan me burg Bajram Dervishin se shau armatimin kinez.

    Gjyqet shembullore

    Që t’u mbyllej goja oficerëve, diktatura organizonte gjyqe shembullore. Në periudhen 1960-1985 janë zhvilluar më se 2500 gjyqe të tillë ndaj oficerëve. Me gjyqe shembullore, me masa drakoniane, diktatura ushtronte presion e jepte “mësim” mbi oficerët. Denigrimi apo dënimi deri në prag të burgimit, i atentatorit e guximtarit, luftëtarit antifashist i përmasave të mëdha, Adnand Qatipi, shok armësh e ideali i Heroit të Popullit Myslym Keta, u bë në procesin e të ashtuquajturit puç ushtarak. Gjyqe që devizën e kishin nga zyrat famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, nga ato zyra që edhe dënimin e oficerëve e bënin me plan, madje me program mujor e objektiva.Kur u dënua ish ministri i Punëve të Brendshme i diktaturës, Feçor Shehu, doli se për dënimet punohej me program. Në ato programe saktësoheshin përqindjet se si duheshin realizuar arrestimet dhe dënimet e njerëzve në përgjithësi, e të oficerëve në veçanti. Njerëzit e ndershëm i njohin mirë veprat ogurzeza të regjimit komunist, prej të cilave familjeve të tëra ende nuk u janë tharë lotët. Dënimet jepeshin me plan, me plan pune. Studioheshin personat me kleçka e cene dhe ndiqeshin këmba – këmbës, ose vihej në plan x - oficer, i cili për arsye të krijuara artificialisht akuzohej pa baza dhe dënohej pa gjë të keq. Një ish shef-Sigurimi në ish Korpusin e Shkodrës, herë pas here në mbledhjet e organizatës së partisë, ngrihej e diskutonte se nuk po zbulonte asnjë armik në radhët e oficerëve. Të tillë ai thoshte se ka, po se ku janë, nuk po i zbulojmë. Kjo është dobësi e punës së Sigurimit – shprehej ai. Ai Sigurim kërkonte medoemos “armiq” që të realizonte detyrën-plan të vënë nga partia.

    Dy vjet ushtri më shumë për biografinë e keqe

    Ka edhe të tjera aspekte që bëjnë pjesë në depersonalizimin e ushtarakëve, si ai i vitit 1967, ku 25 studentë që mbaruan studimet në degë të ndryshme të universitetit i dërguan masivisht dy vjet ushtarë, sepse udhëheqja e partisë me informacionin e sigurimsave, zbuloi që studentët “padrejtësisht” (sipas sigurimsave) kishin penetruar në auditorët e universitetit. Ishin me “biografi të keqe” ndaj u mor vendimi të çoheshin edhe dy vjet ushtarë. I çuan ushtarë, pa armë studentët Agim Hoxha, Seit Hasani, Fitim Meta, Muharrem Dizdari, Edmond Pisha etj. Po sa oficerë u ndoqën e u dënuan edhe për mësimin e gjuhëve të huaja me akuzat “agjentë”? Statistikat e mbledhura në arkiva e degët e personelit, tregojnë për 1200 raste. Argumentimi (gjithnjë sipas statistikave të diktaturës), leximi i literaturës së huaj, gjuha e huaj që mësonin, “i bënte agjentë”.

    Në ndjekje ushtarët që shanin fasulet

    Në Gjirokastër, në Komandën e Korpusit një komunist, nënoficer, ka mburrur Festivalin e 11 dhe ka shprehur pakënaqësi për furnizimin ekonomik. E thirrëm nënoficerin, por ai tha se këto i shpif operativi i Sigurimit, sepse unë atij nuk i kam dhënë fasule. Ne e liruam atë për shpifje, por punën ndaj tij do ta ndjekin ata të Sigurimit të terrenit. Po në këtë korpus, një oficer është shprehur kundër stërvitjeve, duke thënë se na e morën shpirtin me këtë ngarkesë dhe se nuk bëhet stërvitje me një tas fasule. Oficeri është në ndjekje dhe survejim.

    Pushohet se pëlqente mënyrën e jetesës në Kosovë

    Laborantja A. V. në repartin 3 720, ka shprehur simpati për mënyrën e jetesës në Kosovë, sepse ka njerëz atje. Ne e pushuam nga puna, ndërsa organet e Sigurimit në terren do ta ndjekin aktivitetin e saj në atë ndërmarrje ku e caktuam të punojë.

    Lirohet nënoficeri se pret turistë në shtëpi

    Nënoficeri Y. Ç. efektiv i repartit 9 001 Shkodër, është takuar me njerëzit e fisit të tij, që kanë ardhur si turistë nga Mali i Zi. Ai i ka pranuar në shtëpi dhe ka pranuar plaçka nga ata. E liruam menjëherë dhe është në ndjekje nga operativët e terrenit. Në armën e Aviacionit dhe të Marinës punët i kemi diçka më mirë, pasi në këto armë ka kontigjente shumë të dobishëm dhe të cilësishëm për survejim. Në këto armë ushtarin që i kryen këto funksione, si agjenturë e kualifikuar, e vënë vetë Degët e Punëve të Brendshme të çdo rrethi.

    Mban foto pornografike, i hiqet e drejta e fluturimit

    Për pilotin P. N. efektiv i repartit 3 780 Tiranë, thuhet se ai mban fotografi pornografike. Ka thënë që bota ka helikopterë modernë. Këtë e raporton operativi i Sigurimit. Puna vazhdon për të verifikuar agjitacionin dhe propagandën që ai kryen kundër Partisë. Tani i kemi hequr vetëm të drejtën e fluturimit.

    Ndiqet si antiparti, sepse mban kostum me dy të çara

    Për oficer S. K, efektiv i repartit 1 930 Lezhë, operativi raporton në Buletin se ai duket antiparti, pasi vishet me kostum me dy të çara. Në fakt, ka tendenca mikroborgjeze, por duhet faktuar gjithçka. Puna po ndiqet.

    Ulet nga detyra për parulla “armiqësore”

    Për oficer Zh. O, efektiv i repartit 9 004 Skrapar, kemi këto të dhëna. Ky thotë se “karkalecat në bujqësi dhe kapterët në ushtri e rropën këtë popull” ndërsa parullën e dytë armiqësore e ka në lidhje me qendrat e zjarrit. E ulëm nga detyra dhe patjetër operativi i Sigurimit do ta zërë mat, sepse është llafazan. Oficerin S. B, efektiv i repartit 5 370 Lushnjë, operativi i Sigurimit e ka futur në kontigjentin e atyre që bëjnë agjitacion e propagandë, por duhen fakte më tepër për ta kaluar në gjyq. Vazhdon puna për grumbullimin e materialit konkret.

    Nuk raportoi për ushtarin e pirë, përjashtohet nga partia

    Për oficerët D. P. e D. T. efektivë të repartit 9 718 Kavajë, vazhdon puna për t’i përgjegjësuar në kategorinë e njerëzve armiq. Ushtari Dh. S. nga Përmeti piu në një klub dhe u shpreh: “Poshtë marksizëm-leninizmi, poshtë ata që e ndjekin këtë rrugë.” Për këtë prezent ka qënë shefi i shtabit të repartit, kandidati për anëtar partie, K. V. i cili nuk i raportoi as komandës, as shefit të Sigurimit, as edhe partisë në repart. E përjashtuam nga partia dhe po ndiqet nga organet e specializuara të Sigurimit, se mos edhe ai ka konceptet e ushtarit. Për oficer Sh. Z. efektiv i repartit 1 580 Vlorë, operativi i Sigurimit raporton se ai bën agjitacion e propagandë kundër partisë, por ne mendojmë se shefi i Sigurimit ka tendencë ndaj familjes së tij. Puna ndiqet nga një rrjet informativ i terrenit.

    Në kërkim të armiqve oficerë

    Oficeri N. L. komandant batalioni në Brigadën e Pestë të Vlorës, shprehet se oficerët tanë jetojnë si qentë. Vazhdon puna për të mbledhur sa më shumë informacion. Oficeri M. K. komandant kompanie në repartin 4 681 Fier, është shprehur se oficeri shqiptar merr lekë sa një roje i një ndërmarrjeje. Informacionin e jep operativi i Sigurimit nëpërmjet faktit që i ka dhënë agjenti i tij, ushtari i MK-së. Vazhdon puna për grumbullimin e fakteve të tjera. Oficer Ç. Z. komandant kompanie në repartin 6 577 Fier, shprehet shpesh se : “Ne flemë njësoj si të burgosurit e botës, madje ata jetojnë më mirë sesa ne”. Nuk kemi marrë ende masa për arsye se informimi është bërë nga një ushtar, kontigjent i organeve të Sigurimit dhe se shefi i Sigurimit të njësisë dyshon në agjenturën e tij. Oficerët K. K. dhe B. M. efektivë në repartin 1 371 Përmet, janë takuar me një të riatdhesuar, kanë filluar të flasin mirë për botën revizioniste dhe janë në ndjekje.

    Në ndjekje oficeri që mbante favorite

    Për oficer M. M. efektiv i repartit 3 456 Tepelenë, është raportuar nga shefi i Sigurimit, se duke mbajtur flokë të gjata dhe favorite, ka rregulluar një femër me biografi të keqe. Më duket, – thotë shefi i Sigurimit,- se femrës me biografi të keqe i ka dhënë informata për topat dhe efektivin që drejton. Ne i thamë shefit te Sigurimit që t’i verifikojë faktet, ndërsa ai na thotë se fjalët e tij janë vepra. Më vonë shefi i Sigurimit na thotë se ka futur si agjenturë kushëririn e vajzës, i cili ka biografi të keqe.
    Për oficer A. Sh. aviator në Rinas, raporton shefi i Sigurimit të Aviacionit, se ky oficer duhet të jetë armik, sepse mban flokë të gjata dhe ka njerëz të fisit jashtë shtetit, por u dha udhëzim nga drejtoria e Sigurimit në Ushtri që të mblidhen fakte dhe argumente. Puna po vazhdon.

    Luanin bixhoz, lirohen nga ushtria

    Për aviatorët e Kuçovës dhe të Rinasit raportohet nga Sigurimi i Shtetit të reparteve se kanë lozur bixhoz me letra. Mendojmë që të lirohen nga ushtria. Ata, një pjesë, janë profesionistë të mirë, por ka rrezik që të degjenerojnë. Ndaj të gjithëve po ndiqet puna për të provuar edhe konceptet e tyre.

    Fut një civil në tunel, ulet nga detyra

    Për oficer M. B. efektivi i brigadës sulmuese në Fushë - Krujë kemi informacion nga Sigurimi i Shtetit se ka futur në një tunel të repartit një civil. Tuneli vërtet s’ka materiale, por ka rrezik që civili të nxjerrë sekretin e tunelit. Për këtë gjë ne e ulëm nga detyra.
    Për oficerët P. N. dhe L. Z. efektivë të repartit 4 229 Fier, kemi informacion nga shefi i Sigurimit se ata të dy bëjnë agjitacion e propagandë, kanë qejf femrat dhe pijnë cdo ditë birrë. Ku i gjejnë lekët e pyetëm ne shefin e Sigurimit?… Ai na u përgjigj se ata i marrin te vajzat me biografi të keqe. Puna e tyre do ndiqet nga organet e Sigurimit të Shtetit.
    Për oficerin L. L. efektivi i repartit 4 681 Fier, kemi informuar se është fejuar me një vajzë me biografi të keqe. U thirr dhe na premtoi se do ta ndajë.
    Për oficerët P. S. dhe K. Ç. efektivë të repartit 5 010 Sazan, informohemi se kanë shprehur pakënaqësi për konservimin e armëve. Bëmë mbledhje dhe i sqaruam. Shefi i Sigurimit po vazhdon punën që t’i verifikojë se mos janë armiq.
    Për oficerin Dh. Ll. efektiv i repartit 1 991 Himarë, informohemi nga shefi i Sigurimit se ai shoqërohet me një njeri që ndjek modën dhe është feminist. E thirrëm Dh-në dhe, përzemërsisht, na kërkoi të falur, por ai përsëri bashkohet me personin. Shefi i Sigurimit e shtoi kontigjentin në drejtim të tij për të verifikuar se mos kanë zënë rrugë armiqësore dhe represive ndaj Partisë dhe udhëheqjes së saj.
    Oficer L. V, efektivi i repartit 5 246 Rrëshen, me udhëzim të Sigurimit e transferuam urgjentisht. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe me oficerët G. S, K. K. e A. K. Oficer M. D. nga Gjirokastra flet mirë për botën borgjezo - revizioniste dhe flet keq për kushtet e këqija ekonomike të vendit tonë. E arrestuam dhe ia dhamë gjyqit.


    Gjendet në arkivë

    Urdhri që u ndalonte ushtarakëve martesat me biografi të keqe

    Ekziston në arkivë një urdhër i firmosur nga një ish ministër Mbrojtje i diktaturës, për fejesat dhe martesat e ushtarakëve, një urdhër me disa nene, që u ndalonte ushtarakëve të lidheshin me vajza me “biografi të keqe”. Jo vetëm kaq, por urdhri përcakton edhe ndarjet - divorcet për arsye biografie. Kush oficer nuk e zbatonte, ai përjashtohej nga partia e ushtria e më pas e prisnin dënimet me radhë.



    Shekulli
    16/09/2005






    Duke shfletuar denoncimet dhe spiunimet e Sigurimit të Shtetit ndaj ushtarakëve shqiptarë pas të ashtuquajturit Puç në Ushtri

    Ja si i ndiqte Sigurimi ushtarakët


    Prof. Dr. Kol. Elmas Leci

    Nuk kemi nisur ende të flasim për lirimet masive të viteve 50 apo të dënuar e të eliminuar në vitet 60 që arrin shifrën 25 mijë, por se si i survejonte ish-Sigurimi i Shtetit oficerët. Ja disa shembuj konkretë të bazuar në dokumente dhe fakte:

    Dokumente të spiunimeve në ushtri

    Le t’i referohemi konkretisht materialeve të dosjes nr. 135, lista 29, ish-fondi i Arkivit Qendror të PPSH. Materialet që ndodhen në këtë dosje përmbajnë informacione të periudhës nëntor 1973- gusht 1974. Në fillim të dosjes është shënuar: “Me porosi të shokut Hysni Kapo”. Fleta ka një informacion me numër 335, që i drejtohet Hysni Kapos. Informacioni përmban çështje të ndryshme se si sillen oficerët, çfarë bëjnë, çfarë lexojnë, me kë takohen etj., etj. P.sh. për oficerin E. A. jepej një informacion nga operativi i Kuçovës R. R. se ai merret me leximin e librave të ndaluar. Operativi, thuhet në informacion, shprehet se në survejim të oficerit E. A. kemi vënë si agjenturë shokët e ngushtë të tij, oficerët D. I dhe H.M. Në rastin më të parë të marrjes së informacionit do të veprojmë. Oficeri E. A. së bashku me oficerin N. D. merren me një person qe ka biografi të keqe, ish shefin e shëndetësisë të Urës Vajgurore.
    Oficer S. M. shef operativ i një njësie në Burrel, është takuar me turistë të huaj. Këtë e vërteton operativi i Sigurimit të njësisë si dhe një nga agjentët e tij, njëra me profesion mami. Oficeri S. M. ka shprehur kënaqësi edhe për Festivalin e 11 në RTV, ndërsa për Festivalin e 13 ka shprehur pakënaqësi. Vazhdon puna e operativit të Sigurimit për t’i regjistruar shprehjet e thëna, me qëllim që ta zërë ligji për agjitacion e propagandë. Për gjashtë oficerët e rinj që informohemi, sapo i kemi marrë të dhënat nga operativi i Sigurimit dhe jemi në pritje të materialit konkret. Deri më tash për këta gjashtë oficerë na është thënë nga operativi se ata kanë thënë se u pëlqen muzika e huaj. Do t’i shohim biografitë e tyre dhe do të veprojmë.
    Për D. R. oficer në brigadën e këmbësorisë në Librazhd, kemi nga operativi i Sigurimit në dispozicion materiale të plota. D. R në prezencë edhe të disa ushtarëve ka hapur televizorin në një stacion të huaj. Njëri prej ushtarëve, të cilit shefi i Sigurimit po i heton biografinë dhe bindjet e tij politike, D. I. është shprehur se i pëlqejnë këngët e muzikës jugosllave e italiane. Për këtë gjë ne e thirrëm D-në dhe u sollëm mirë me të, me qëllim që ta vëmë në gjumë dhe, me t’i gjetur rastin, t’ia japim organeve kompetente. Për të mos ndodhur raste të tilla, dhamë urdhër që në ushtri televizorët të mbyllen në kuti me çelësa, ku të kenë të drejtë t’i hapin vetëm oficerët e shtabit, me qëllim, që të ndiqet vetëm Tirana. Ne vendosëm që televizorët të hapen vetëm nga punëtorët politikë ose sekretarët e rinisë të nënreparteve.
    Në vijim, informacionet theksojnë: Oficeri N. K. efektiv i repartit 9181 Tiranë, është një person shumë i rrezikshëm, sepse ai ka thënë: “Po të bëhet luftë, të parin do të vras komisarin e Brigadës”. Për këtë na raportoi operativi i Sigurimit dhe agjentura e tij në repartin përkatës. U thirr N. K. nga zëvendëssekretari i komitetit të partisë të grupimit, por ai nuk e pranoi ta ketë thënë kështu. Ne kërkuam ballafaqimin me dëshmitarët, por operativi na shpjegoi se nuk ia lejon platforma që, duke qenë oficerë të lirë, të ballafaqohen me agjenturën, që shërben si dëshmi vetëm nëpër burgje. Ne po e vazhdojmë ndjekjen e aktivitetit të oficerit.
    Për oficer N. H. zëvendës-shef i degës ushtarake të Pukës, agjentët tanë informojnë se ai ha e pi në një familje me qëndrim të keq politik. Operativi i Sigurimit garanton se N-ja ka pikëpamje revizioniste dhe për këtë e ulëm në detyrë. Ai do të flasë patjetër me pakënaqësi dhe, nëse vepron kështu së bashku me operativin ia kemi ngritur grackën.
    Oficerin I. Ç., efektivi i repartit 6600 Kukës, themi ta lirojmë dhe më pas të ndiqet penalisht, sepse ka patur takime me të riatdhesuarin E. N. Operativi i njësisë po e survejon atë me anë të rrjetit agjenturor.

    Informacion me nr. prot. 330 i dt. 2.12.1974.
    Shokut Mehmet Shehu.
    “Si rezultat i veprimtarisë së hapur dhe të rrezikshme armiqësore në ushtri duhet të forcojmë anën organizative të ushtrisë dhe kemi marrë këto masa: Shtyhet çmobilizimi për ushtarët që presin radhën e lirimit dhe për këtë ushtarët janë shprehur se do të qëndrojnë ne ushtri sa të ketë nevojë partia. Ka shkelje në drejtim të emërimit dhe heqjes së kuadrit rezervist, me të cilët merren komandat e degët ushtarake dhe nuk marrin mendimin e organizatave të partisë. Kjo është bërë në Pogradec, Ersekë, Divjakë, Pukë. A nuk e dinë ata se çdo gjë duhet ta bëjë partia, të drejtojë partia, të udhëheqë partia, të komandojë partia? Ka mjaft thashetheme për veprimtari armiqësore. Oficeri Ridvan Topulli, nga Farka, bisedon me një mësues muzike të shkollës “Xh.Delli”, se ka dëgjuar tek italiani për grushtin e shtetit të Beqir Ballukut. Eshtë thirrur. Po bëhen hetime.
    Pronari i kantierit të anijes çmanjetizuese solli dy televizorë, një për ekuipazhin e anijes dhe një për kapitenin e saj. Këta i dhuruan atij një radio “Durrësi” dhe një album” 25 - Vjetori”. Oficerët e marinës nuk treguan për këtë gjest. Për këtë, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 115, dt 2.7.73, ky lloj veprimi ishte i ndaluar d.m.th. është shkelur vendimi. U morën masa dhe do të mbahet qëndrim”.
    Ishte një amplifikim i tërë që iu bë akuzave pa baza ndaj të ashtuquajturve armiq. Ata e dënuan grupin puçist vetëm në sajë të akuzave slogane partiake, pa asnjë fakt juridik, pa asnje argument. Shembujt tregojnë qartë se si sajoheshin akuzat, se si zmadhoheshin ato dhe se si i godiste grushti i hekurt i diktaturës komuniste.


    Rrëfimi i ish-kolonelit Jozif Zegali që u burgos nga Enver Hoxha, sepse i shkroi atij një letër kundër bunkerizimit të vendit

    Si e pësoi kundërshtari i bunkerizimit

    Oficeri Josif Zegali, ish kolonel në kohën e gradave, pas daljes së parë nga burgu, në tetor të 1982-it i shkruan diktatorit mbi çmendurinë e bunkerizimit të vendit. Për këtë e rifusin në burg, madje me urdhër direkt të Enver Hoxhës.
    “Ky disfatist të arrestohet... dhe t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme... ,- shkruan Enver Hoxha më 1 dhjetor 1982. Pasi rreshton një sërë pyetjesh, urdhëron: “... Të arrihet në konkluzione për fajet e tij (Josif Zegalit) të rënda në këtë drejtim... Në dënimin e tij të kihet parasysh edhe vendimi i Komisionit të revizionimit dhe kontrollit të partisë, ku thuhet se (Josif Zegali) është njeri i dyshimtë, mbasi nga Mehmet Shehu qe dërguar për shumë kohë në Itali dhe në Suedi, ku ka harxhuar mjaft të holla”.
    Siç vërehet qartë nga dokumentet, Enver Hoxha urdhëronte vetë arrestimin e atyre që guxonin t’i jepnin “këshilla” dhe më pas, përcaktonte edhe pyetjet që u duheshin bërë nga hetuesit për të përfunduar në urdhrat për dënime e ridënime. Ishte vetë ai, Komandanti, Sekretari i plotfuqishëm, që urdhëronte kryerjen e krimeve.

    Rrëfimi

    Ja ç’na tregon vetë dëshmitari, autor i letrës, kundërshtar i çmendurisë bunkerizuese, ish koloneli Jozif Zegali: “Enver Hoxha e kishte lexuar me “durim” letrën time. Vende-vende e kishte nënvizuar dhe në përfundim, urdhëronte arrestimin tim, nxirrte pyetje për hetuesin e prokurorin, më sigmatizonte mua me ofeza cinike e të turpshme, si dhe urdhëronte dënimin penal, tamam si gjakësor... Më datën 17.12.1982, pasi rrethuan pallatin tim, - vijon tregimin Josif Zegali,- më vijnë në shtëpi një grup oficerësh të Sigurimit dhe të Hetuesisë dhe në emër të popullit... më vunë prangat. Pas disa minutash, përfundova në birucën Nr.13 të burgut të vjetër të Tiranës, birucë në të cilën pata qenë edhe më parë. Procesi në hetuesi u zhvillua e vazhdoi 94 ditë. Vuajta shumë. Kurrë nuk mund t’i harroj ato vuajtje as unë, as gruaja, as vajzat e mia. Vajza e madhe në ato kushte, vdiq e brengosur në moshën 36-vjeçare e në mjerim! Këto, ndaj meje e dhjetëra të tjerëve, ishin krime, krime, që në çdo kohë e në çdo vend, ndëshkohen penalisht e juridikisht, politikisht dhe historikisht!”.


    U quajt kali i armikut

    Historia e kalit të Petrit Dumes, motivi i vërtetë i filmit “Vdekja e kalit”

    Filmi “Vdekja e kalit”, ka për motiv një ngjarje të vërtetë. Bëhet fjalë për kalin e ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Dume. Atë kalë, pas dënimit të Petrit Dumes, e degdisën nëpër ferma, e etiketuan kali i armikut, e keqpërdorën, sepse edhe kali kishte faj se kishte mbajtur mbi shpinë Petrit Dumen!


    Shekulli
    16/09/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2007 më 15:16

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Të gjitha eleminimet e Enver Hoxhës në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Personalitetet e luftës që u quajtën tradhëtarë: Abaz Kupi, Dali Ndreu, Koçi Xoxe dhe dhjetëra të tjerë që u eleminuan pas luftës

    Si përfundoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare

    Prof. Dr. Kol. Elmas Leci

    Lufta Antifashiste është konsideruar dhe e tillë mbetet, e lavdishme. Po Shtabi që e drejtoi atë, ç’u bë? Cilët ishin anëtarët?! Ku janë ? Si përfunduan? Që përpara se të vriste Mustafa Gjinishin, Enver Hoxha me emisarët jugosllavë përjashtuan nga Shtabi i Përgjithshëm major Abaz Kupin, të cilin vetë Enver Hoxha e pati cilësuar “atdhetar të pathyer e të papërkulur, me zemër plot dashuri për Atdheun dhe me urrejtje për okupatorin”. Ndërsa më pas e quan “tradhëtar”, “frikacak” etj., etj.

    ABAZ KUPI

    Major Abaz Kupi, ish luftëtar dhe udhëhqës i rezistencës antifashiste që në 6 e 7 prill të vitit 1939 në Durrës, kurse historia zyrtare komuniste e ka cilësuar atë tradhtar e bashkëpunëtor të pushtuesve
    Para se të flasim për personalitetin e tij, theksojmë se figura të shquara të luftërave si Napoleoni apo Suvorovi, Levingtoni apo Romeli, Skënderbeu apo Isa Boletini, Selam Musa Salaria apo Mehmet Pashë Dërralla etj., etj., kurresesi nuk do të shfaqeshin me tërë qenësinë e madhështinë e tyre, në qoftë se jeta dhe bëmat e tyre do të shikoheshin të politizuara, me paragjykime denigruese sipas interesave partiake.
    Abaz Kupi, i lindur në Klos të Matit, në një familje me tradita atdhetarizmi, u rrit në Krujë, ku kaloi pothuajse të gjithë jetën dhe u edukua e u formua si luftëtar për çështjen kombëtare. Qysh në rininë e hershme ai shquhej për dhunti të rralla ushtarake e për guxim në luftën kundër pushtuesve. Këto veti bënin përshtypje të madhe në mjedisin që e rrethonte, i cili sa vinte e më shumë e çmonte burrërinë e djalit të ri. Në një moshë shumë te re, në vitin 1911 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të krijuar në Kruje. Kreu me sukses misionin për vrasjen e kryetarit te rebelëve filoturk Llan Hoxha, i cili kishte hequr në Krujë flamurin kombëtar dhe në vend të tij kishte vendosur flamurin turk. Ky aksion i parë luftarak ishte dhe një veprim pagëzimi në “fushën e mejdanit” i luftëtarit dhe i komandantit të ardhshëm, ishte dita e parë e shkollës ushtarake. Gradualisht njihte e përvetësonte format tradicionale të luftës kundër armikut me individë, njësi e formacione të vogla, duke filluar me organizimin e atentateve e duke vazhduar me pritën dhe më tej, me organizimin e luftimit me pjesëmarrje më të madhe forcash e mjetesh.
    Në vorbullën e lëvizjeve, e herë në krye të tyre për shpëtim kombëtar, Abaz Kupi kudo u ndodh që nga viti 1912, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë e deri në fillim të viteve ’20, ku luhatej ekzistenca e shtetit të ri shqiptar, të rrezikuar nga shovinistet fqinjë. Vlen të përmendet këtu lufta kundër hordhive serbo-malazeze, të cilat kishin pushtuar Koplikun dhe Malësinë e Shkodrës më 1922. Këtu Abaz Kupi shquhet si komandant me të gjitha dhuntitë e aftësitë e organizatorit e të drejtuesit të talentuar ushtarak. Në krye të 300-400 luftëtareve krutanë, ai i thyen keqas pushtuesit sllavë.
    Motivet mbi të cilët mbështetej intuita e tij e shquar në lëmin ushtarak ishin: atdhetaria dhe zgjuarsia e luftëtarit, organizimi i strategut popullor dhe guximi e trimëria tradicionale e shqiptarit. Këto përbëjnë bazën e paluajtshme të jetës së tij dhe ky fakt është i pranishem në çdo hap, në çdo bisedë e takim, sidomos atëhere kur situata politike e luftarake bëhej më kritike, kur atdheut dhe çështjes kombëtare u kanosej rreziku. Eshtë kjo arsyeja që Abaz Kupi bëhet një nga figurat kryesore, madje radhitet ndër më kryesoret e qëndresës kundër pushtimit fashist.
    I porsakthyer nga Stambolli dhe me vendim të Parlamentit shqiptar, ai më 7 prill 1939 vihet në krye të qëndresës historike kundër pushtimit fashist. Ky veprim i siguroi atij një emër te madh. Fama e Abaz Kupit depërtoi tej kufijve të Shqipërisë dhe ai zuri vend jo vetëm në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e Evropës, sepse deri në prill të vitit 1939 qe ndër të parët që i qëndroi me armë pushtuesit fashist.
    I ndjekur nga fashistët, ai ndodhej herë në krye të aksioneve konkrete e herë në përgatitjen e veprimeve të ardhshme për mobilizimin e popullit në luftën për liri, e për Shqipërinë Etnike. Në këtë mënyrë atdhetari nacionalist, në vitin 1941 do të emigronte në Jugosllavi, e cila asokohe jetonte shpërbërjen e saj të parë. Në këtë situatë Abaz Kupi mblodhi rreth vetes emigrantë dhe atdhetarë kosovarë. Që andej së bashku me shokët e tij të luftës e të idealeve kombëtare, kthehet në Shqipëri dhe ngre në Bogë të Shkodrës flamurin kombëtar - një akt tjeter i lartë e fisnik, i cili ia rriti më shumë jehonën e personalitetit.
    Veprimtaria e njohur ushtarake e Abaz Kupit kushtuar çështjes kombëtare, shfaqet në këto pamje kryesore: Në luftën kundër pushtuesit fashist; në kundërshtimin e sundimit sllavokomunist, dhe në bashkimin e forcave që luftonin për Shqipërinë Etnike. Por, duke vënë para çdo qëllimi çlirimin nga pushtuesit fashistë e nazistë dhe duke besuar se në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve kombëtare do të bashkoheshin të gjithë frymët e organizatat, ai shprehet kështu në takimin e parë me përfaqësuesit e Partisë Komuniste në Konferencen e Pezës: “... Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar të ndershëm, pa dallim feje, krahine apo ideje. Unë nuk kam gajle se ju jeni komunistë... unë ju respektoj, respektoj çdo bindje politike, por me kusht që ju të jeni komunistë shqiptarë”.
    Për të ruajtur këtë bashkim forcash në luftën për çlirim, ai është shprehur: “... unë nuk dua që të shpallen parti politike në këtë kohë lufte... në qoftë se shpallen parti politike tash.. unë kam partine time, jam monarkist”. Këto ishin mendimet që Abaz Kupi i shprehu qartë në Konferencën e Pezës, e cila ishte kuvendi i parë pluralist mbarëkombëtar.
    Abaz Kupi ishte ndër anëtarët e parë të Këshillit Antifashist që zgjodhi kjo konferencë, ashtu sikurse rreth një viti më vonë më 10 korrik 1943 ai do të zgjidhej anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
    Sikurse dihet, më 1 gusht 1943 u organizua Konferenca e Mukjes në afërsi të Krujës. Në të morën pjesë nga lëvizja Nacionalçlirimtare Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi, nga nacionalistet Abaz Kupi, Murat Basha e Jahja Çaçi, nga Balli Kombëtar Mithat Frashëri, Hasan Dosti etj.
    Më 3 gusht, kur sapo kishte përfunduar punimet Konferenca e Mukjes, major Abaz Kupi në krye të forcave që komandonte, organizoi pritën e famshme dhe rrethimin e regjimentit “Guida” në Qafë-Shtamë, veprime të cilat çuan në asgjësimin e gjithë njësisë italiane, ku mbeti i vrarë edhe komandanti i saj. Ky ishte një rast tjetër i shfaqjes konkrete të dhuntive e aftësive luftarake të Abaz Kupit.
    Pas kësaj humbjeje, fashistët nisin nje divizion nga Dibra, për t’u ardhur në ndihmë trupave që ndodheshin në Burrel. Në rrugë forcat italiane ndeshën në pritën e organizuar në Klos nga luftëtarë të komanduar nga kolonel Murat Basha. Përsëri ne teatrin e luftimeve figura e komandantit të talentuar Abaz Kupi. A u gjend në krye të forcave në Kurdari e Suç, ku italianët u neutralizuan, duke pësuar humbje të tjera të mëdha.
    Pas kapitullimit te Italisë, në Shqipëri shfaqet okupatori gjerman. Më 18 shtator 1943 trupat gjermane sulmuan Krujën. Misioni anglez, i përfaqesuar nga Nili (Neil) oficer i shërbimit të fshehtë britanik siç shkruan në kujtimet e tij, “u përpoq t’i bënte partizanët e zogistët që të bashkëpunonin për të mbrojtur Krujën. Abaz Kupi personalisht tregoi një shpirt luftarak të mirë”.
    Duke mos u pajtuar me hedhjen poshtë nga komunistet të vendimeve të Konferencës së Mukjes, Abazi shkëputi lidhjet me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe shpalli themelimin e organizatës politike Legaliteti. Megjithatë ai perpiqej për bashkëpunim në luftën kundër okupatorit gjerman, në qoftë se ky bashkëpunim nuk do të mohonte idealet që synonte. Në një trakt te datës 19.9.1943 ai shkruan “Dëgjohen andej - këndej sulmime reciproke mes nesh e partizanëve. Kjo gjë ka qënë dhe ështe kundër dëshires sime”.
    Në kërkim të një zgjidhjeje për çlirimin e realizimin e Shqipërisë Etnike, në një bisedë me përfaqësuesit e Britanisë së Madhe pranë Shtabit te tij, Xhulian Emer (Julian Amery) dhe Maklin (McLean), Abaz Kupi u thotë: “Unë jam gati të bëj çdo sakrificë për çështjen aleate dhe t’i luftoj gjermanët, por më parë duhet të di se çfarë keni vendosur për të ardhmen e Shqipërisë. Cilët do të jenë kufijte tanë pas luftës? A ështe lënë vendi ynë në sferën e ndikimit rus, ashtu si thonë gjermanët? Ne, shqiptarët... kemi bërë sakrifica të hatashme për çështjen e përbashkët, dhe deri më sot nuk kemi pasë asnjë inkurajim, asnjë fare njohje zyrtare nga ana e aleatëve të mëdhenj... Mos harroni një gjë: Ne jemi patriote “shqiptare”, jo agjente “britanikë”.
    Abazi ishte, sa i vendosur aq edhe i sinqertë në idealet e tij, te cilat i kishte shprehur gjithmonë hapur. Por mungsa e pluralizmit, e koalicionit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare e çuan atë në deziluzion e në një pozicion disi të papërcaktuar.
    Abaz Kupi vërtet nuk i arriti idealet, të cilave u kushtoi jetën dhe familjen për realizimin e Shqipërisë Etnike, por ai, me luftën dhe përpjekjet e tij për çështjen kombëtare, mbetet një nga figurat, të cilat jane të ligjshme e të rëndësishme në faqet e historisë së re të Shqipërisë. Ai ishte gjenerali popullor, siç e kanë quajtur në Perëndim. Ai pranoi Pezën “ luftë pa dallim krahine, feje e ideje” dhe Mukjen për një Shqipëri Etnike. Ai ishte për bashkimin dhe nuk pranoi diktatin serbosllav në drejtimin e luftës.
    Një figurë tjetër ushtarake e Shtabit të Përgjithshëm Dali Ndreu, zëvendëskomandant i shtabit Sa herë flasim për Luftën Antifashiste të popullit shqiptar, për çetën partizane të Sllovës (Dibër), për Ushtrinë Nacionalçlirimtare, për Shtabin e Përgjithshëm të saj, brigadat sulmuese, Divizionin I Sulmues, Korparmatën I të UNÇSH, për luftën me përmasa të mëdha dhe heroike të çlirimit të Tiranës etj., mendja na shkon tek ai që për më se dyzet vjet u anatemua dhe “i humbi emri” duke u mbuluar me harresë, tek i paharruari Dali Ndreu.

    DALI NDREU

    Daliu ishte lindur në fshatin Sllovë të Peshkopisë, më 10 mars të vitit 1912, në familjen e shquar atdhetare të Dibrës të Isuf Xhelilit, i cili kishte luftuar dhe ishte dalluar në luftërat kundër tërë armiqve që kishin shkelur atdheun. Armik për vdekje ndaj politikave sllavizuese dhe i derivateve të tyre të ndryshme. Madje i ati, Isufi, së bashku me xhaxhanë e vet, të mirënjohurin Elez Isufi, ishin vrarë për kundërshti idesh nga njerëzit e mbretit në dhjetor të vitit 1924, pas dështimit të Revolucionit të Qershorit të atij viti. Në vitin 1931, pas përfundimit të Shkollës Ushtarake të Plotësimit, në degën e artilerisë, në Tiranë, Daliu u titullua oficer. Ai shërbeu me gradën e nëntogerit, fillimisht pranë Degës së Rekrutimit në Përmet, më pas, deri në vitin 1933, u caktua dhe punoi pranë artilerisë së Divizionit “Kosova”.
    Pas dështimit të lëvizjes antizogiste të Fierit, të vitit 1935, Dali Ndreu arrestohet dhe lirohet nga ushtria, duke humbur të drejtën e gradës, me Dekretin Mbretëror të 12 nëntorit 1937, së bashku me Bedri Spahiun, Tahir Kadarenë e disa të tjerë. Pas daljes nga burgu, heq dorë nga karriera ushtarake dhe shkon për të ndjekur studimet e larta për shkencat ekonomike në qytetin e Firencës, në Itali. Ndodh pushtimi fashist i Shqipërisë dhe ai kthehet në atdhe, për të nisur veprimtarinë antifashiste. Me aktin e kthimit në atdhe ai tregoi se ishte luftëtar i vendosur i çështjes së lirisë të Shqipërisë dhe se po niste rrugën e vështirë, por të denjë të ngjitjes drejt panteonit, gjë që e afirmonte lufta kundër pushtuesit të huaj fashist.
    Pas krijimit të çetës nacionaliste të Abaz Kupit dhe të çetës partizane të Myslym Pezës, në Shqipëri nisi periudha e lindjes dhe e krijimit të shumë formacioneve të tjera luftarake e atdhetare antifashiste. Pikërisht në prill 1942, në fshatin Sllovë të Dibrës formohet njësiti luftarak, që pas pak kohësh u rrit në çetë, në krye të të cilit zgjidhet Dali Ndreu. Pas kësaj, falë dijeve profesionale e ushtarake të spikatura, trimërisë, drejtësisë dhe gjakftohtësisë, komunikimit tepër ekspresiv me njerëzit, duke qënë se gëzonte një influencë të rrallë në popull, për të nisi një karrierë e shpejtë, e begatë dhe brilante. Për rrjedhojë, në mbledhjen e tij të fillimit të korrikut 1943, me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ, Këshilli i Përgjithshëm NÇ, e zgjedh Daliun anëtar dhe zëvëndëskomandant të këtij organizmi të lartë, të rëndësishëm dhe të mirëfilltë ushtarak. Në këtë përcaktim dhe përzgjedhje si “gur-prove” u vlerësuan aftësitë e shumanshme ushtarake dhe morale, energjitë, karakteri i paepur, pjekuria në gjykimin e situatave dhe maturia në përpunimin e marrjen e vendimeve. Njëherësh ai ishte edhe një komandues i shquar dhe plot reputacion njësish luftarake. Ai drejtoi me cilësinë e të dërguarit të Shtabit të Përgjithshëm Brigadën III Sulmuese, pas 24 majit 1944 e Divizionin e I Sulmues dhe që nga 18 gushti i po këtij viti Korparmatën e I S të UNÇSH, i pari dhe më i madhi formacion luftarak në atë ushtri. Në rrugën e vështirë të luftës, Daliu vërtetoi se zotëronte në shkallë të lartë artin e të luftuarit, aftësitë e rralla drejtuese dhe komanduese, për të cilat u shqua dhe u vlerësua shumë deri në sferat më të larta organizative të UNÇSH-së. Ngjitja ishte tërësisht e merituar. Duke qënë në krye të këtyre formacioneve të shquara, që mbajtën peshë të ndjeshme në ecurinë e luftës, roli i tij si ushtarak i formuar e si komandant, u ndie me tërë forcën gjatë kryerjes me sukses të veprimeve të të gjitha niveleve: Taktike, operative dhe operativo-strategjike, që u ndërmorën gjatë zhvillimit të luftës. Kujtojmë këtu Operacionin nazist të Dimrit të egër 1943-44, kur ai në krye të Brigadës II dhe III Sulmuese dhe të partizanëve të tjerë, të goditur nga të gjitha anët prej forcave të shumta naziste, arriti të shmangte asgjesimin e tyre, duke i nxjerrë ato jashtë rrethimit të ngushtë armik, në zonën ndërmjet Tiranës dhe Elbasanit, në ato ditë aq të vështira dimri të ashpër. Ky sukses, krahas veprimeve luftarake të Brigadës së I, IV, V dhe VI Sulmues, ndikoi në shuarjen e propagandës turbulluese të nazistëve, se Lufta Antifashiste NÇ dhe Ushtria NÇ ishin asgjësuar njëherë e mirë. Më 1944 Divizioni I, që ai komandonte së bashku me Tuk Jakovën, pasi përballoi e sfidoi Operacionin nazist të Qershorit 1944, kaloi lumin Shkumbin pikërisht nën hundën e nazistëve dhe i shtriu veprimet luftarake me shpejtësi dhe siguri në një zonë të gjerë e të thellë, nga Shqipëria e Mesme në atë të Veriut.
    Në krye të Korparmatës I, së bashku me dhjetëra drejtues të tjerë të njohur të Luftës e të ushtrisë që kishte pranë, drejtoi me mjeshtëri e sukses veprimet e njësive luftarake të shumta për çlirimin e kryeqytetit njëherësh me ato për çlirimin e Lezhës, të Shkodrës etj., deri në Çlirimin e plotë të Shqipërisë më 28 nëntor 1944.
    Qëndrimi i tij realist ndaj misionarëve ushtarakë anglezë, si aleatë të natyrshëm në këtë luftë të përbashkët, pozicioni i qartë dhe i përcaktuar prerazi ndaj përfaqësuesve jugosllavë pranë UNÇSH-së, të gjitha këto mund t’i mësosh dhe t’i kuptosh po të shfletosh urdhrat apo qarkoret luftarake, të hartuara e dërguar formacioneve që ai drejtonte, si dhe analizat e veprimeve luftarake të kryera. Misionarët ushtarakë anglezë pranë formacioneve luftarake të UNÇ, që ia njihnin vlerat dhe aftësitë drejtuese në fushën e luftës, kanë bërë vlerësime të veçanta dhe me nota realiste mbi personin e tij në drejtimin e njësive të mëdha të Ushtrisë NÇ Shqiptare dhe të veprimeve luftarake të tyre. Të tilla janë vlerësimet e bëra sidomos nga Rexhinald Hiberti në librin e tij “Fitorja e hidhur”, që i kushtohet Luftës Antifashiste në Shqipëri në vitet 1939-1944.1)
    Edhe karriera e gradimeve të Dali Ndreut ishte e shkëlqyeshme dhe e rrufeshme, si një kometë, sepse kaloi nëpër rrugët e luftës, ku mori edhe afirmimin e plotë në praktikë. Nga nëntoger më 1935, kolonel në maj 1944 deri në gjeneral major në shtator 1944, kur s’ishte veçse 32 vjeçar.
    Çlirimi i vendit hap një kapitull të ri për Dali Ndreun. U duk sikur jeta do të sillte një të ardhme po aq të suksesshme. Në fillim u caktua në detyra të rëndësishme dhe madje e zgjodhën edhe deputet të Dibrës, qysh në Legjislaturën e Parë. Por në të vërtetë ky ishte kapitulli i zbehjes, i deformimit, më keq akoma, i goditjes dhe i asgjësimit të figurës së mirënjohur të Dali Ndreut dhe të bashkëshortes së tij. Befas, pas gjyqit të deputetëve, gjenerali lirohet nga ushtria dhe kështu nis e tatëpjeta fatale për të, rruga e mundimshme, kalvari i dyshimeve, i survejimeve dhe i ndëshkimeve të pafundme. Kulmi arrin në vitin 1956. Bëhet objekt diskutimesh në konferencën e Tiranës. Menjëherë pas kësaj konference arrestohet ai dhe e shoqja e tij, Liri Gega. Kjo ndodhi më 30 gusht 1956 dhe ata përfundojnë që të dy të pushkatuar në dhjetor të po atij viti. Akuza : “…kanë vepruar aktivisht për rrëzimin e pushtetit popullor”. Ata së bashku me të tjerët, akuzoheshin gjithashtu se “… kanë kryer agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me personat e tjerë…”. Por akuza nuk ishte reale e megjithatë nuk kishte rëndësi pasi ajo “plotësonte kushtet për dënimin me vdekje”, pavarësisht se cila ishte vepra dhe ideali i tyre i vërtetë. Ky ishte kapitulli përmbyllës më i rëndi dhe më fatkeqi për Dali Ndreun.Por fakti më i rëndë dhe më i hidhur për një personalitet është mospërfillja, mbulimi me heshtje me harresë, sidomos pas vdekjes. Kështu ngjau edhe me këtë luftëtar, komandant dhe gjeneral të shquar të Luftës Antifashiste dhe të Ushtrisë Shqiptare. Ai u shndërrua në një komandant dhe gjeneral të harruar! Tani pas dhjetëra vitesh, po ngrihet kapaku i rëndë i harresës dhe po ringrihet e po vihet në vend edhe figura dhe vepra luftarake e shquar e këtij personaliteti ushtarak të një periudhe të rëndësishme historike të ushtrisë dhe të popullit shqiptar. Ai është një yll, që shkëlqeu në yllësinë e personaliteteve ushtarake shqiptare, që për fat të keq u fik po aq shpejt dhe pikërisht atëherë kur mund të shkëlqente më tepër! Por, gjithsesi, një gjë është e sigurt, se ai nuk do të jetë më një gjeneral dhe komandant i harruar.
    Një nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, Mustafa Gjinishin, e vranë në pabesi në hakmarrje për Mukjen. Më pas Enveri e shpalli një here dëshmor dhe pastaj agjent të angloamerikanëve. Po cili qe Mustafa Gjinishi?
    Vetitë e tij si atdhetar i flaktë dhe pasioni për të njohur botën u shfaqën te Mustafai që në Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë, ku mori mësimet e para të demokracisë. Në tetor 1934 e dënuan me 2 vjet burg, për motive politike. Më pas u dënua me vdekje për pjesëmarrje në kryengritjen e Fierit, dënim të cilin ia kthyen me burgim të përjetshëm. Më 4 dhe 5 prill 1939 Mustafa Gjinishi ishte në krye të demonstratave antifashiste dhe kërkonte armë për të mbrojtur atdheun. U bashkua me Abaz Kupin për të luftuar së bashku kundër fashizmit për një Shqipëri të lirë e demokratike. Mori pjesë në Konferencën e Pezës duke u dalluar si një nga organizatorët kryesorë të saj. Ishte Mustafa Gjinishi që e rekrutoi edhe Myslym Pezën, në këtë luftë dhe jo Enver Hoxha, siç e ka paraqitur veten diktatori.
    Në Pezë ai afroi të majtët antifashistë e të djathtët demokratë si edhe nacionalistët e të pavarurit. Ideja e Gjinishit ishte të krijohej një front i gjerë antifashist, ku të merrnin pjesë të gjitha forcat politike shqiptare pa dallim. Kjo ishte një goditje për Miladin Popiviçin dhe Enver Hoxhën. Mustafai u zgjodh jo vetëm anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, por edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Mori pjesë në shumë beteja kundër pushtuesve nazifashistë. Në betejën e Arbanës, që drejtoi Enver Hoxha u plagos dhe desh rrezikoi jetën. Mori pjesë ne Konferencën e Mukjes së bashku me Ymer Dishnicën, konferencë që i kushtoi edhe jeten.

    GJIN MARKU

    Gjin Marku, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, vdiq në burgun e Burrelit. U lind më 2 qershor 1918 në fshatin Baz të Mirditës, në një familje me ndjenja atdhetare dhe tradita luftarake e kulturdashëse. I mbetur jetim qysh në fëmijëri, Gjini u edukua nga e ëma burrëreshë mirditore, e cila i mëkoi të birit traditat e familjes e të Mirditës.
    Mësimet fillore i mori në vendlindje e në strehën vorfnore, për të vazhduar më tej Teknikumin Bujqësor të Kavajës. Më pas punoi si teknik bujqësie në Çarshovë, Leskovik e Korçë. Këtu, qysh në vitin 1937, bie në kontakt me rrethet përparimtare e revolucionare dhe merr pjesë aktive në grevat dhe manifestimet e ndryshme antifashiste e kundër padrejtësive. Nga marsi i vitit 1942 e deri në marsin e vitit 1944 ka drejtuar Luftën ANÇL në Qarkun e Beratit. Me formimin e Brigadës VII Sulmuese emërohet komandant i saj dhe më vonë edhe Komandant i Divizionit VI Sulmues dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Gjin Marku ishte komandant me vizione të gjera ushtarake e tepër popullor. Ai ishte aktiv, guximtar, tolerant, por kurrë oportunist e liberal. Për Gjinin ishte i huaj ekstremizmi dhe egërsia. Me origjinë fshatare, por i qytetëruar, ai fliste rrjedhshëm disa gjuhë të huaja e për më tepër kishte një zë melodioz e këndonte po ashtu në disa gjuhë këngë me fjalë të kuptueshme e të bukura. Gjin Marku deklamonte poezi e prozë të Gorkit, Bajronit, Mjedës, Çajupit, Naimit, Migjenit, Pushkinit e Uitmanit. Ai kishte një kulturë të gjerë politike, ushtarake e artistike. Optimist si ai, Gjini kishte një dashuri të veçantë për kulturën e popujve fqinj grekë, sllavë, italianë. Fliste me pasion për prakticitetin e popullit amerikan, shpirtin e madh rus dhe ndihmesën e veçantë të këtij populli të madh për fitoren mbi nazifashizmin e për oqeanët e gjakut që derdhi në Luftën e II-të Botërore. Gjin Marku u inkuadrua në të gjitha frekuencat e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri, demokraci e dinjitet kombëtar. Ai nuk dinte të urrente, të kërcënonte dhe nuk ishte hakmarrës asnjë grimë.
    Komandant Gjini e ndoqi dhe e drejtoi Luftën ANÇL në zonën që i ishte caktuar, në vijën e parë të zjarrit. Berati, Fieri, Lushnja, Kuçova, Tepelena, Patosi, Mallakastra, Myzeqeja, Skrapari, Korça, Kolonja e mandej Bregdeti, Shpiragu, Opari, Ostrovica e Tomori, ishin zonat që ai i njihte e operoi me sukses. Çlirimi i Çorovodës është vepër e reparteve që komandonte Gjin Marku dhe shokët e tij të Skraparit e të Beratit. Gjin Marku ishte novator e krijues në përdorimin e taktikave dhe të veprimeve operative të luftës partizane. Ai grumbulloi një përvojë të madhe duke kombinuar mirë goditjet e befasishme ndaj armikut, qoftë edhe më të shumtë numerikisht. Organizonte prita të suksesshme dhe nuk hynte kurrë në luftë pa e studiuar mirë terrenin e forcat kundërshtare dhe pa qenë i bindur në suksesin e aksionit dhe në minimumin e humbjeve. Gjin Marku është komandanti partizan, që, sipas dokumenteve, çmohet si më i suksesshmi dhe që nuk ka pësuar asnjë disfatë. Repartet dhe njësitë që ka drejtuar Gjini kanë pësuar më pak humbje njerëzore në luftë.
    Pas Çlirimit të vendit, Gjin Marku caktohet i pari Atashe Ushtarak Shqiptar në Moskë e në të njëtën kohë ndjek edhe studimet e larta. Ai kthehet në atdhe në fundin e qershorit të vitit 1948. Në Kongresin e I-rë ai kritikon ashpër udhëheqjen e lartë të partisë dhe Enver Hoxhën, por aty merr edhe goditjen e dyte në linjë partie. Goditjen e parë e kishte marrë në plenumin e Helmësit, në vitin 1943 për qëndrim “oportunist” ndaj armikut dhe Ballit Kombëtar në qytetin e çliruar të Beratit. Gjithsesi, Gjin Marku, i brumosur dhe i përgatitur më së miri, vazhdon punën në ushtri duke kryer një varg detyrash të rëndësishme, por sipas paracaktimeve enveriste të kohës, ishin detyra të dorës së dytë për përmasat e mëdha dhe kapacitetet e Gjin Markut.
    Në vitin 1950 nga një plenum i posaçëm i KQ dënohet së bashku me gjeneral Nexhip Vinçanin me akuzën se ishin kundër udhëheqjes së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Në vitin 1964, me akuza të rreme e largojnë heshturazi nga ushtria, e lirojnë dhe e caktojnë drejtor ferme në Llakatund të Vlorës, këtë personalitet guximtar e të devotshëm dhe gjeneral të talentuar, por kalvari i vërtetë sa kishte filluar për Gjin Markun. Pas dy vjetësh e internojnë në ishullin e Zvërnecit të Vlorës dhe pas një farse juridike tipike e dënojnë më 10 vjet burg me akuzën “Agjitacion e propagandë për minimin, dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit popullor!”. Pas dhjetë vjetësh e riarrestojnë brenda në burgun e Burrelit dhe e ridënojnë me të njëjtën akuzë edhe 10 vjet të tjera. Rreth 25 vjet internim, burgim e keqtrajtim, ai dhe familja. Udhëheqja e lartë e shtetit të atëhershëm ka shumë gjynahe ndaj këtij personaliteti të fuqishëm ushtarak shqiptar.

    KOÇI XOXE

    Koci Xoxe, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ishte fillimisht kryetari i Grupit Komunist të Korçës, por me ardhjen e Koço Tashkos nga Moska u bë nënkryetar. Me formimin e PKSH, u zgjodh anëtar i KQ Provizor të PKSH, ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar të Shqipërisë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, më 24 maj 1944 në Kongresin e Përmetit iu akordua grada gjeneral-lejtënant, ishte anëtar i KQ të PKSH, Anëtar i Byrosë Politike, ministër i Brendshëm, zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave, sekretar i KQ të PKSH për çështjet organizative dhe deputet i Kuvendit Popullor që në Legjislaturën e Parë. Koçi ështe nga të parët udhëheqës të Shqipërisë, që është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me urdhrat dhe medaljet më të larta, si dhe është dekoruar nga shtetet e huaja si: BRSS, Bullgaria, Jugosllavia etj.
    Ai fliste shkëlqyeshëm gjuhën greke të re dhe njihte greqishten e vjetër, kishte mësuar latinisht, italisht, fliste dhe shkruante bullgariashten, serbokroatishten dhe rumanishten. Në gjimnaz ai kishte mësuar dhe frëngjisht. Kishte njohuri të thella për historinë, një kulturë, shpirt e ndjenja artistike. “Unë kam punuar dhe luftuar 20 vjet për Shqipërinë, për një jetë te re dhe për të fituar lirinë, kurse tashti po më thonë se për këto dy vjet kam gabuar, por s’po më lënë kohë që t’i ndreq këto gabime. Por ja ku po ju them të gjithëve se unë nuk kam bërë asgjë me kokën time nga këto akuza që ngrenë këta. Unë kam vepruar sipas vendimeve të Byrosë Politike dhe të Komandantit, Enver Hoxhës”.


    Shtabi i Pergjithshëm i Ushtrise kishte 13 anëtare. Ja lista dhe se si përfunduan:

    Dali Ndreu , ish zëvëndëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm, i pushkatuar.

    Mustafa Gjinishi, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, vrarë në pabesi.

    Gjin Marku, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, vdiq në burg.

    Bedri Spahiu, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, burgosur.

    Ramadan Çitaku, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, denigruar dhe persekutuar.

    Nako Spiru, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, e detyruan të vriste veten

    Abaz Kupi, ish anëtar i Shtabit te Përgjithshëm, vdiq ne emigracion.

    Koçi Xoxe, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, pushkatuar.

    Nga 13 vete, 8 prej tyre të pushkatuar e të denuar.

    Edhe Ymer Dishnica, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, u përjashtua nga Shtabi që gjatë Luftës Çlirimtare Antifashiste (si dënim për Konferencën e Mukjes), ndërsa Mustafa Xhanin (Baba Fajën) e vranë për “çështje fetare”. Mbetën pa u ndëshkuar vetëm Enver Hoxha e Haxhi Lleshi, se për pak e pësuan edhe Spiro Moisiu apo Myslym Peza, të cilëve u erdhën rrotull disa herë.


    Shekulli
    19/09/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2007 më 15:18

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Si u pushkatua ushtaraku, Islam Radovicka që kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë. Vuajtjet në burgje dhe torturat ndaj kolonelit Sulejman Vuçiterna. Dënimi i përjetshëm i Mestan Ujanikut dhe burgosja e Halit Gjolenës, të akuzuar si agjentë

    Skenat e prapaskenat për likuidimin e kuadrove të ushtrisë


    Prof. Dr. Kol Elmas Leci

    Janë ndër të eleminuarit e parë të regjimit dhe një pjesë e tyre janë lënë në harresë. Qysh në plenumin e Beratit u goditën një sërë kuadrosh të tilla të ushtrisë. Ky plenum u quajt nga historiografia zyrtare komuniste-njollë e zezë ose prapaskena e Beratit. Ajo nuk qe prapaskenë, por një skenë ku u luajt një prapaskenë. E pësoi Sejfulla Malëshova e me qindra të tjerë. Sejfullai ishte udhëheqës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, personalitet që regjimi i Enver Hoxhës e shkatërroi. Ishin me dhjetëra oficerët e Ushtrisë Kombëtare, që quhej kështu në periudhën e Zogut, të cilët u hodhën në rreshtat partizane, apo me njohuritë e tyre ushtarake e potencialin intelektual e ushtarak, erudicionin e famën popullore, u vunë në krye apo ngritën çetat e para antifashiste e çlirimtare. Ata ishin shumë. Abaz Kupi, Safet Butka, Hysni Lepenica, Skender Muço, Isa Manastirlliu, Zyber Lita, Murat Gorja, Llesh Marashi etj, etj. Po ku janë ata sot?! Ku janë ish- liderët e ish-oficerët me eksperiencë, të cilët u vunë në krye të çetave e të batalioneve nacionaliste e partizane? Më se 20% e kuadrove të ushtrisë partizane dhe më se 40% e kuadrove të çetave nacionaliste, ishin ish-oficerë. Ish oficerët e ushtrisë së mëparshme, që shfaqën qëndrim e veprim demokratik dhe u hodhën në luftë kundër pushtuesve, gjithnjë u panë me sy të keq, gjithnjë u vëzhguan, gjithnjë u survejuan, derisa gradualisht e pjesë-pjesë u degraduan, u çmobilizuan, u dënuan e deri i pushkatuan. Ka shumë. Në mes tyre, ish-koloneli Sulejman Vuçiterna. E arrestuan më 14 nëntor 1944 në Tiranë.

    Si u eleminua koloneli Sulejman Vuçiterna

    Sulejman Vuçiterna u lind më 11 shtator të vitit 1898 në qytetin e Vuçiternës në Kosovë. Sulejmani, pasi u shkollua në vendlindjen e tij Vuçiternë, i ndërpreu mësimet dhe në moshën 16 vjeçare mori armët e u bashkua me komitët në atë që njihet si “Lëvizja kaçake kosovare”. Për aftësitë e tij të jashtëzakonshme si organizator e drejtues, në vitin 1916 kur nuk ishte më shumë se 18 vjeç, u caktua komandant i Çetës së Verbovcës dhe kishte nën komandën e tij rreth 400 burra të armatosur. Sulejmani u bë tepër i njohur në krye të Çetës së Verbovcës, ngaqë ishte shumë i ri në moshë dhe aty, rreth vitit 1922, me dy deputetët e parlamentit shqiptar, Bajram Currin e Hasan Prishtinën, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve qe ishin vendosur më 1913-ën dhe ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, gjë e cila solli dhe dënimin e tij me vdekje nga qeveria serbe e Pashiqit. Pas dënimit me vdekje, Sulejmani vjen në Shqipëri, vazhdoi shkollën që e kishte ndërprerë që kur ishte 16 vjeç. Duke përfituar nga një bursë shtetërore prej kontigjentit të nxënësve kosovarë, që paguheshin nga Hasan Prishtina, ai u regjistrua në Normalen e Elbasanit, të cilën e mbaroi aty nga viti 1929. Sulejmani përfitoi një bursë shtetërore dhe shkoi në Itali, në Akademinë Ushtarake të Torinos, të cilën e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1933, duke u diplomuar në armën e këmbësorisë. Kthehet në Shqipëri dhe emërohet në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Kombetare. Një vit më pas fitoi të drejtën e një specializimi njëvjeçar për në Gratz te Austrisë për degën e prapavijës, të cilin e mbaroi në qershorin e vitit 1935. Mbas kthimit nga specializimi, emërohet në prapavijat e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe më pas pedagog në Shkollën Mbretërore të Oficerëve në Tiranë dhe komandant i saj deri në prillin e vitit 1939. Në vitin 1941, duke parë situatën dhe pas kërkesës së vazhdueshme të parisë nacionaliste të Kosovës, mobilizohet përsëri në radhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Po atë vit Sulejmani u emërua si komandant i Komandës së Mbrotjes së kufijve verilindorë të Shqipërisë. Pak ditë pas ardhjes së tij në Tiranë, akoma pa u çmallur mirë me familjen, aty nga mesnata e 14 nëntorit të 1944-ës, kur gjermanët ende nuk ishin larguar nga kryeqyteti, në shtëpinë e tij u paraqit një skuadër speciale partizane, e cila e arrestoi duke i thënë familjes: “Sa për një sqarim në komandë”.
    Sulejman Viçiterna nuk i shpëtoi dot gjyqit ushtarak, torturave në hetuesi, burgut, internimit e pastaj vdekjes. Mbaroi në ferrin komunist një figurë tjetër e ndritur, e një ushtarak tjetër i shquar.

    Islam Radovicka, anëtari i Shtabit i ekzekutuar si armik i popullit

    Një tjetër ish-oficer i ushtrisë se qeverisjes së Zogut, që u hodh me Luftën Antifashiste e luftoi për çlirimin e atdheut, ishte kolonel Islam Radovicka. Në vitin 1925 ai mbaron Shkollën Ushtarake në Tiranë Nga viti 1935 e deri në vitin 1937 shërben në detyra të ndryshme nëpër degët ushtarake dhe ato të organizimit të paraushtarakëve. Ai ishte nëndrejtor i përgjithshëm i Shkollës së Rekrutimit në Shkodër. Më 1939 caktohet komandant i Autorepartit në Tiranë. Më 26 shkurt 1943 lidhet me Lëvizjen Antifashiste ku gradohet nënkolonel. Ai caktohet në detyrën e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm për aksionet e zonës së Përmetit, në detyrën e komandantit të batalionit “Naim Frashëri” dhe në detyrën e komandantit të Zonës së Parë Operative Vlorë - Gjirokastër dhe njëkohësisht anëtar i Shtabit të Përgjithshëm në periudha të ndryshme. Përveç detyrave të tjera që pati, ai ishte i zgjedhur nga populli deputet i Kuvendit Popullor. Në fund të dosjes së oficerit Islam Radovica gjen edhe vendimet për heqjen e gradave dhe të dekoratave. Dhe pas tyre Vendimi i Gjykatës Ushtarake që e ekzekuton si armik të popullit.

    Ujaniku dhe Gjolena, ushtarakët e dënuar si agjentë

    Dy ushtarakë të tjerë dënohen mizorisht, nënkolonel Mestan Ujaniku dhe kapiteni i I, Halit Gjolena. “Janë iniciatorët e një organizate klandestine kundër popullit dhe Qeverisë Demokratike Shqiptare”, ishte aktakuza e montuar. “Janë munduar, me anë propogande, të sabotojnë reformat dhe të përmbysin komunizmin në Shqipëri. Kanë krijuar lidhje me misionet amerikane dhe greke për të përmbysur me dhunë pushtetin popullor. Kanë organizuar lidhje me elementët antikomunistë për një kryengritje. Janë lidhur me misionet anglo - amerikane për t’u dhënë informacione ushtarake dhe politike. Kanë kryer akte sabotimi nëpër vendet e punës ku janë instaluar. Kanë organizuar grupe ushtarake terroriste për të bërë atentate kundër udhëheqësve të shtetit Shqiptar”. Për këtë, ne Këshilli i Naltë i Gjykatës Ushtarake, mbasi shqyrtuan proçes - verbalet e mbajtura kundër të pandehurve nga organet e Sigurimit të Shtetit konstatuam: “Me Çlirimin e Shqipërisë të pandehurit Islam Radovicka, Shefqet Beja e Riza Dani, duke parë reformat që ndërmori pushteti popullor për të sjellë një jetë të re në Shqipëri, (!!!) filluan të organizohen kundër këtij pushteti”.
    “Oficerët, kolonel Islam Radovicka, kapiteni i I Halit Gjolena, të cilët njiheshin qysh në kohën e luftës me njëri - tjetrin, akuzoheshin se kishin krijuar komitete në ushtri për t’u lidhur me anglo - amerikanët, që pastaj të përmbysnin Pushtetin Popullor. Konkretisht: Nënkolonel Mestan Ujaniku, kapiten i Parë Halit Gjolena dhe kolonel Islam Radovicka jane anëtarë të Komitetit Qëndror të Reaksionit dhe mbajnë lidhje me Jup Kazazin, Syrja Selfon e anglo - amerikanët, për të organizuar dhe realizuar më pas, sulme ushtarake mbi Shkodrën, që është një qytet me shumë reaksionarë dhe armiq për pushtetin tonë, që ndodhet afër bregdetit, ku forcat tona ushtarake janë të pakta”.
    Në vijim në aktakuzë lexohet: “Nënkolonel Mestan Ujaniku, Kapiten i Parë Halit Gjolena, si anëtarë kryesorë të grupit të deputetëve, e sidomos Islam Radovicka, së bashku me Riza Danin e Kamber Backën, kanë organizuar në Ushtri grupe ushtarake terroriste”. Trupi i Gjykatës Ushtarake i dënoi Islam Radovickën me pushkatim, Mestan Ujanikun me burgim të përjetshëm, Halit Gjolenën me 15 vjet burg e më pas me punë të detyruar.


    Shekulli
    20-09-2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2007 më 18:18

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Goditja e dytë ndaj ushtarakëve në vitet 1956 – 1966 dhe eleminimi i të gjithë oponentëve

    Spastrimi masiv i ‘56-‘66, 15 mijë oficerë të eleminuar

    Prof. Dr. Kol. Elmas Leci

    Në vitet 1956-1966, përveç spastrimit dhe eliminimit të oficerëve madhorë e të lartë, që ishin e konsideroheshin oponentë të Hoxhës, u sajua dhe u zbatua eliminimi masiv nga ushtria i 15 mijë oficerëve, 9 mijë njëherë dhe 6 mijë faza e dytë. Konferenca e Tiranës e vitit 1956 “hëngri” shumë koka oficerësh madhorë e të lartë si gjeneral - major Nexhip Vinçani, gjeneral - major Hulusi Spahiu, gjeneral – major Dali Ndreu, gjeneral – major Tahir Kadare, kolonel Pëllumb Dishnica, kolonel Iliaz Ahmeti, ish koloneli në lirim Kadri Hoxha e dhjetëra të tjerë oficerë të rangjeve më të ulëta. Për disa prej tyre kemi folur më parë gjatë trajtimit të eleminimeve të personaliteteve të Luftës Antifashiste, prandaj do të ndalemi më shkurt.

    Aksioni i spatrimit të oponentëve

    Ky aksion nisi në vitin 1956 dhe promotor u bë Konferenca e Partisë së Tiranës. Kjo konferencë hëngri koka oficerësh madhorë e të lartë. Një nga ata ishte gjenerali Dali Ndreu. Daliu gjatë Luftës Antifashiste e Çlirimtare, ishte zëvendës-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe pas Çlirimit ish-gjeneral i ushtrisë. Atë e arrestojnë në vitin 1956 dhe në dhjetor po të 1956 -ës e pushkatojnë së bashku me bashkëshorten. Dali Ndreu, ishte i biri i Isuf Xhelilit, kapedanit trim e të moçëm të maleve të Dibres. Që në vitin 1935, Daliu merr pjesë në lëvizjen e Fierit dhe nga ajo pjesëmarrje dënohet me burg. Pas lirimit nga burgu, shkon në Itali dhe ndjek Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Firence, nga ku i ndërpret studimet kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë dhe kthehet në atdhe. Menjëherë hyn në lidhje me grupet e rezistencës kundër fashizmit e vepron si antifashist për çlirimin e Atdheut. Më pas inkuadrohet në radhët e formacioneve partizane. Për meritat e tij dhe, bazuar edhe te kontributi historik i familjes, me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, caktohet zëvendëskomandant i Shtabit, pra figura numër dy ushtarake e luftës partizane. Por njëherësh Daliu shquhej si një komandues i zoti me aftësi e reputacion. Drejtoi Brigadën IIIS, pas 24 majit 1944 Divizionin IS dhe që nga 18 gushti i po këtij viti Korparmaten I të UNÇSH-së, i pari dhe më i madhi i formacioneve në atë ushtri deri atëherë. Në krye të Korparmatës I, ai drejtoi mjeshtërisht veprimet e njësiteve luftarake të shumta për çlirimin e Tiranës, njëherazi ato për çlirimin e Lezhës dhe të Shkodrës etj, deri në çlirimin e plotë të të gjithë Shqipërisë.
    Por befas, pas gjyqit të deputetëve, gjeneral Dali Ndreu lirohet nga ushtria e kështu nis e tatëpjeta fatale për të, derisa përfundoi i pushkatuar më 1956. E pushkatojnë bashkë me të shoqen, Liri Gegën, edhe ajo po kuadër i Luftës Çlirimtare.
    Një emër tjetër i nderuar, një figurë tjetër në pranga, gjenerali Gjin Marku, ish edhe ky anëtar i Shtabit të Përgjithshëm në luftën partizane. Në vitin 1961 e lirojnë nga ushtria, në vitin1963 e internojnë e më pas e arrestojnë. Gjin Marku ishte caktuar me kohë nga diktatori Enver Hoxha të vdiste në burg. Regjimi diktatorial i shkatërroi gjithçka. Sakrifikoi atë, shkatërroi familjen, farefisin. Më se 46 persona e pësuan, nga dënimi i Gjin Markut. Luftë klase-gjenocid i vërtetë. Ç’luftë klase?! Cila klasë luftonte klasën tjetër? Nuk mund të bëhet fjalë për klasë, por për klan, për klanin hoxhist që luftonte, vriste e priste njerëzit e shquar, intelektualë e ushtarakë, bij të popullit shqiptar. Jo vetëm Gjinin që diktatori e dënoi përjetësisht në burg, por edhe bashkëshortja u sakatua, edhe fëmijët e pësuan. Vitet ‘66-të ishin vitet e çmobilizimeve masive. Në ato vite Enveri fshiu nga radhët e ushtrisë 9 mijë oficerë, që për çlirimin e Shqipërise luftuan nga Konispoli deri në Kosovë, madje, edhe më tej, në tokat boshnjake. Ish luftëtarët e lirisë, oficerët, pas çmobilizimit i nisi nëpër fshatra. U mori pushkën dhe u dha kazmën e parmendën, i porositi të rrinin urtë në shtëpi, të ulnin kokën dhe t’i përvisheshin punës. Në vend që t’i nderonte dhe t’i shpërblente për mundin, plagët dhe gjakun, i degdisi si të ishin të internuar. Madje as pashaportizimin nuk ua lejonte nëpër qytete. Një kërkesë të vogël i bëri një kapter, i quajtur Safet Malaj, dhe kundër tij, si te kishte kryer një krim, nëpër plenume e mbledhje solemne, sokëlliti mallkimi.

    Ja një fragment nga përballja e Enver Hoxhës me kolonelin Iljaz Ahmeti në Konferencën e Tiranës:

    Koloneli që kritikoi Enverin për nepotizëm e kult të individit

    Jo rrallëherë oficerët janë bërë oponentë të vijës politike të ish partisë – shtet, sepse ata mbi gjithçka idealizonin Atdheun e të drejtën. Kolonel Iljaz Ahmeti në Konferencën e Tiranës të 14 – 20 prillit 1956, ngrihet kundër kultit të individit, kundër nepotizmit, kundër klanizmit fisnor, kundër përfitimeve të pandershme. Pasi Enver Hoxha erdhi në konferencë ditën e dytë, (sepse e njoftuan që Konferenca “doli nga binarët”), mbajti një fjalim kërcënues. Mendohej se pas atij fjalimi askush nuk do të ngrihej e të diskutonte si ditën e parë. Por nuk ndodhi ashtu. Në tribunë ngrihet për të diskutuar koloneli Iliaz Ahmeti. Diskutimi qe tepër i guximshëm. Enver Hoxha u tërbua. Ja diskutimi i kolonel Iliaz Ahmetit e replika me Enver Hoxhën:

    Iliaz Ahmeti: Në lidhje me trajtimin që i bëhet padrejtësisht udhëheqjes së partisë e të shtetit, unë kam bërë llogaritjet. Kështu anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror arrijnë të marrin së bashku me shofera, shtëpi pushimi etj, mbi 70 mijë lekë secili në muaj, d.m.th 1 milion lekë në vit… (Ndërsa Kolonel Iliaz Ahmeti po diskutonte brenda të gjitha normave, Enver Hoxha, që nuk po e përmbante inatin, ja ndërpret diskutimin dhe në mes tyre zhvillohet ky debat:

    Enver Hoxha: Të dalësh ti shoku Iliaz Ahmeti se sa shpenzon një anëtar i Komitetit Qëndror, kjo nuk është serioze. Nga i ke marrë këto të dhëna që për një anëtar të Komitetit Qendror u shpenzokan kaq lekë? Lëri këto gjëra këtu në Konferencë.

    Iliaz Ahmeti: Unë kam të drejtën të jap mendimin tim dhe të lutem shoku Enver, të mos më ndërpresësh fjalën…

    Enver Hoxha: Dakord, por dhe unë kam të drejtë të them mendimin tim. Jam Sekretari i Parë i Partisë unë, nuk lejoj të na nxjerrësh llogarira këtu. Unë them që këto që paraqet ti, janë tendencioze. Janë për diskriminimin e udhëheqjes së Partisë. Kandidati i Komitetit Qendror merrka 1 milion lekë në vit. Nga e nxjerr këtë? 1 milion nuk marr unë që jam Sekretari i partisë. Unë ta ndërpres fjalën, sepse kam dhe unë për të folur për ty. Edhe unë di për ty.

    Injac Mazi (delegat): Çdo anëtar partie ka të drejtë t’i thotë konferencës mendimet e tij. Ne themi se duhet të inkurajohet kritika.

    Enver Hoxha: Si e kupton demokracinë , ti zotëri?

    Injac Mazi: Unë nuk jam zotëri, por jam komunist. Unë demokracinë e kuptoj kështu. Shokët nuk duhet të flasin të nervozuar. Ju shprehni mendimin tuaj, ai shpreh mendimin e tij.

    Enver Hoxha: Dakord, por nuk është demokratike kjo, të më dalë Iliaz Ahmeti me llogarira të tilla për diskriminimin e udhëheqjes së partisë.

    Iliaz Ahmeti: Unë, përderisa jam anëtar partie, nuk është e drejtë të më pritet diskutimi… Përderisa në Komitetin Qëndror janë 18 vetë farefis, neve na preokupon se kritika dhe autokritika nuk mund të jenë ashtu si thotë shoku Enver…”

    Pas këtyre replikave të forta (nuk gabojmë po të themi se që pas vitit 1948, askush nuk kishte guxuar t’i përgjigjej Enver Hoxhës në këtë mënyrë, në një konferencë partie), diktatori heq maskën dhe nis zbatimin e fazës së dytë të skenarit të tij. Konferenca e Tiranës e vitit 1956 “hëngri” shumë koka oficerësh madhorë e të lartë si gjeneral - major Nexhip Vinçani, gjeneral - major Hulusi Spahiu, gjeneral – major Dali Ndreu, gjeneral – major Tahir Kadare, kolonel Pëllumb Dishnica, kolonel Iliaz Ahmeti, ish koloneli në lirim Kadri Hoxha e dhjetëra të tjerë oficerë të rangjeve më të ulëta. Në këtë periudhë, përveç spastrimit dhe eliminimit të oficerëve madhorë e të lartë, që ishin e konsideroheshin oponentë të Hoxhës, u sajua dhe u zbatua eliminimi masiv nga ushtria i 15 mijë oficerëve, 9 mijë njëherë dhe 6 mijë faza e dytë, diktuar nga “klima paqësore hrushoviane”.


    Shekulli
    24/09/2005




    toidhjo thon nga jugu..

    ..
    Enver Hoxha: Dakord, por dhe unë kam të drejtë të them mendimin tim. Jam Sekretari i Parë i Partisë unë, nuk lejoj të na nxjerrësh llogarira këtu.
    ---



    edhe edvini nuk lejoj llogarit qe tja shihte parlamenti.. mbylli deren e bunkerit e i perzuri deputetet.. dhe u mbrojt ne kte akt banditesk nga ZERI I POPULLIT.. cfar paradoksi.. zeri i popullit.. zeri brace banditit.. dhe u celnikos ne banditizmin e tije.. nga partia e "normalitetit".." atlanto-integritetit.." dhe u lajkatua nga ambasadat e superfuqive..

    keshtu dhe enveri u mbrojt athere nga Kexhibias e Ciaj-eja..
    konkluzioni..nje popull vetem vet e qet gomarin nga balta.. vetem vet i shporr banditet..

    qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2007 më 18:20

  11. #7

    Ja ushtarakët që dënoi Enver Hoxha

    Lista e lidershipit ushtarak shqiptar të dënuar që nga viti 1944 deri në 1990. Që nga anëtari i Shtabit Mustafa Gjinishi, major Kasem Trebeshina e gjeneral Tuk Jakova deri tek gjeneral Bedri Spahiu, admiral Teme Sejko, por edhe oficerët e dënuar në vitet ’74-‘82



    Kol. Prof. Dr. Elmas Leci

    Të dënuar e denigruar në vitet 1944-1948

    Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, i vrarë pabesisht
    Sejfulla Maleshova, anëtar i ShP, i internuar
    Mestan Ujaniku, Nënkolonel, i burgosur
    Kadri Hoxha, Kolonel, i burgosur disa herë
    Islam Radovicka, Kolonel, i pushkatuar
    Rrahman Ruçi, Kolonel, i pushkatuar
    Kasem Trebeshina, Major, i burgosur (disident)
    Bajram Sinoimeri, Kolonel, i denigruar
    Enver Sazani, Kolonel, i pushkatuar
    Seliko Sulo, Nënkolonel, i denigruar
    Hamit Keçi, Kolonel, i burgosur
    Isuf Keçi, Kolonel, i burgosur
    Sali Ormeni, Kolonel, vrarë prapa shpine
    Beqir Ndou, Kolonel, i burgosur
    Petrit Bazina, Major, i denigruar
    Abedin Shehu, Kolonel, i denigruar
    Tuk Jakova, Gjeneral, i burgosur
    Nexhip Vinçani, Gjeneral, i burgosur
    Kristo Themlko, Gjeneral, i përndjekur

    Të dënuar e të liruar nga Ushtria
    në vitet 1956-1966

    Bedri Spahiu, Gjeneral, burgoset
    Tahir Kadare, Gjeneral, burgoset
    Hulusi Spahiu, Gjeneral, burgoset
    Pëllumb Dishnica, Kolonel, burgoset
    Mërkur Çela, Kolonel, burgoset
    Teme Sejko, Admiral, pushkatohet
    Novruz Bejleri, Nënkolonel, pushkatohet
    Abdyl Resuli, Nënkolonel, pushkatohet
    Halim Xhelo, Gjeneral, burgoset
    Dilaver Raçi, Kolonel, burgoset
    Iliaz Ahmeti, Kolonel, internuar
    Myslym Keta, Kolonel, dyshohet për eliminim
    Qani Sinani, Major, burgoset
    Angjel Gorozhiani, Major, i denigruar
    Pandeli Varezi, Major, burgoset
    Lefter Kasneci., Kolonel, i denigruar
    Agim Spahiu, Major, i denigruar
    Gjin Marku, Gjeneral, burgoset


    Oficerë madhorë e të lartë, dënuar e denigruar në vitet 1974-1982
    Eliminimi i oficerëve pas të ashtuquajturit grup puçist, siç pohonte në korrik 1975 vetë Mehmet Shehu, ish kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, arriti në 3000 vetë. Lista e mëposhtme është një pjesë e atij spastrimi.


    Beqir Balluku -Ministër i Mbrojtjes, ish komandant brigade gjatë Luftës, ish komandant divizioni, ish gjeneral-kolonel para heqjes së gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Petrit Dume -Shefi i Shtabit te Përgjithshëm, ish komandant brigade, ish gjeneral leitnant para heqjes së gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Hito Çako - Drejtor Politik i Ushtrisë, ish komandant brigade, ish komandant korpusi, ish gjeneral lejtënant para heqjes së gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Rrahman Parllaku - Zëvëndësshef i Shtabit të Përgjithshëm, ish komandant divizioni, ish gjeneral lejtënant para heqjes së gradave, Hero i Popullit, i burgosur

    Todi Naço - Komandant i Artilerisë, ish komandant brigade, ish gjeneral lejtënant para heqjes së gradave, i internuar

    Vaskë Gjino - ish komisar brigade, ish gjeneral lejtënant para heqjes së gradave, i burgosur

    Halim Ramohito - Zëvendësdrejtor Politik i Ushtrisë, ish gjeneral major para heqjes së gradave, i burgosur

    Andon Sheti - Drejtor i Zbulimit të Ushtrisë, i burgosur

    Dilaver Poçi - Ish drejtor Politik, ish gjeneral major para heqjes së gradave, i internuar

    Ernest Jakova - Zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, ish gjeneral major para heqjes së gradave, i internuar

    Elami Hado - Komandant i Akademisë, i burgosur

    Spiro Shalësi - ish gjeneral para heqjes së gradave, i internuar

    Agron Çomo - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i internuar

    Faik Take - ish kolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Shaban Reçi - ish kolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Halit Zhuka - ish nënkolonel para heqjes së gradave i denigruar

    Xhevat Alibali - ish major para heqjes së gradave, i burgosur

    Xhemal Ymeri - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Skënder Malindi - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Petrit Malindi - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Koli Mborja - ish kolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Sulo Kozeli - ish gjeneral major para heqjes së gradave, i internuar

    Begator Kozeli - ish kolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Kozma Zegali - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Ilo Prifti - ish zëvendësdrejtor Politik i Ushtrisë, i burgosur

    Tahir Voshtina - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Pertef Myftari - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Spiro Dede - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Adnand Qatipi - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Nikollaq Sallabanda - ish kolonel para heqjes së gradave, i internuar

    Sali Merkaj - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Demo Liço - ish major para heqjes së gradave, i denigruar.

    Lame Prifti - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Guri Shyti - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Malo Harshova - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Bexhet Guxholli - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Thoma Vasili - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Sami Hadëri - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Llazi Jakova - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Qemal Poçi - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Ali Meçe - ish major para heqjes së gradave, i burgosur

    Oficerë kryesorë dënuar, liruar e shkarkuar nga detyrat pas vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të Kadri Hazbiut

    Veli Llakaj - Shef i Shtabit të Përgjithshëm, shkarkohet nga detyra, transferohet në Cërrik.
    Nazar Berberi - Zëvendësministër i Mbrojtjes, shkarkohet nga detyra, transferohet në Pogradec.
    Maliq Sadushi - Zëvendësministër i Mbrojtjes, nxirret në lirim nga ushtria.
    Mendu Backa - Zëvendësministër i Mbrojtjes, nxirret në pension
    Alfred Moisiu - Zëvendësministër i Mbrojtjes, shkarkohet transferohet në Korpusin e Burrelit
    Qamil Poda - Komandant i Flotës Luftarake Detare, nxirret në lirim nga ushtria
    Spiro Adhami - Komandant i Akademisë, nxirret në lirim nga ushtria.
    Duro Shehu - Shef Shtabi i MKA-së, shkarkohet nga detyra, dënohet.
    Bajo Topulli - Drejtor i Përgjithshëm i Prapavijave, shkarkohet nga detyra, tranferohet në Shkodër.
    Naum Gjinikasi - Komandant i MKA-së, nxirret në lirim.
    Feti Rasha - Drejtor i Forcave Vullnetare, nxirret në lirim
    Aleko Koka - Drejtor i Tankeve, shkarkohet nga detyra
    Sul Domi - Drejtor i Artilerisë, nxirret në lirim.
    Gaqo Pojani - Drejtor i Armatimit, nxirret në lirim.
    Hito Goxhi - Drejtor i Organizimit, shkarkohet nga detyra, transferohet në Durrës
    Enver Lagji - Drejtor i Kimisë, shkarkohet nga detyra
    Arshi Dolla - Drejtor i Prapavijave, shkarkohet nga detyra, transferohet në Akademi
    Çuman Sejdia - Drejtor i Financës, transferohet në Bazën e Furnizimit Elbasan
    Spiro Milo - Drejtor i Furnizimit, transferohet drejtor i Uzinës së Artilerisë
    Xhelo Rexhepi - Drejtor i Planit, transferohet shef plani në Korpusin e Gjirokastrës
    Diftir Hysi - Drejtor i Autotraktorëve, transferohet në Korpusin e Korçës
    Dashamir Ohri - Shef Shtabi i Flotës Luftarake Detare, nxirret në pension
    Bejkush Ruka - Zëvendësdrejtor i Prapavijave,transferohet në Korpusin e Burrelit
    Pëllumb Klosi - Zëvendësdrejtor i Industrisë Ushtarake, shkarkohet nga detyra
    Tarabi Bebeçi - Zëvendësdrejtor i Armatimit,transferohet në Shkodër.
    Zenel Meta - Zëvendësdrejtor Operativ, transferohet në Lushnjë
    Pëllumb Çakërri - Zëvendësdrejtor i Tankeve, shkarkohet nga detyra.
    Faslli Kokona - specialist në ministri, nxirret në lirim
    Selami Kardhashi - specialist në ministri, nxirret në lirim
    Përparim Myrto - specialist në ministri, transferohet në një repart të Tiranës
    Shefqet Mezini - Zëvendësdrejtor i Furnizimit, lirohet nga ushtria


    Në këtë periudhë diktatura u kthehet edhe një herë ish oficerëve madhorë të hequr në 1974-ën e të internuar, të cilët i arreston dhe i dënon me burgim.

    Arif Hasko - ish zëvendësministër i Mbrojtjes,ish gjeneral para heqjes se gradave, burgoset pas vrasjes së Mehmet Shehut.
    Abaz Fejzo - ish komandant i Mjeteve të Blinduara, ish gjeneral para heqjes së gradave, liruar nga ushtria më 1974, i internuar, burgoset pas vrasjes së Mehmet Shehut
    Sadik Bekteshi - ish drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, liruar nga ushtria më 1974, i internuar, ish gjeneral para heqjes së gradave, burgoset pas vrasjes së Mehmet Shehut.
    Muhamet Prodani - ish drejtor Operativ i Ushtrisë, ish gjeneral para heqjes së gradave, liruar nga ushtria më 1974, i internuar, burgoset pas vrasjes së Mehmet Shehut.

    Po në këto vite u arrestuan e u dënuan edhe disa oficerë të tjerë me akuzat e tradhtisë e të organizimit të puçeve.

    Neim Muho - ish komandant Korpusi, arrestohet dhe burgoset.
    Petrit Mançe - ish komandant brigade, arrestohet dhe burgoset.
    Tanush Shyti - ish gjeneral para vitit 1966, i denigruar
    Novruz Demiri - ish major para vitit 1966, i burgosur.
    Josif Zegali - ish shef Shtabi i Xhenios, në vitin 1983 burgoset për të dytën herë.
    Kiço Janku - ish kolonel para vitit 1966, i denigruar.
    Skënder Godo - ish kolonel para vitit 1966 i denigruar
    Janaq Budina - ish nënkolonel para vitit 1966, i denigruar.
    Sami Vinçani - ish major para vitit 1966, i denigruar
    Tefik Ruçi - ish komandant korpusi, shkarkohet nga detyra, i denigruar.
    Vangjel Priftanji - ish kolonel para vitit 1966, i denigruar.


    Shënim: Janë shumë e më shumë oficerë të pushkatuar, të dënuar e denigruar nëpër vite. Ishte e pamundur të evidentoheshin të tërë ata, sepse mungon si impenjimi i organizmave, ashtu edhe i punonjësve të arkivave apo personelit. Për pushkatimin e njëhershëm të 26 oficerëve të ish Regjimentit të Delvinës në 1947-ën, nuk munda të siguroj dokumentacion.






    29/09/2005
    Marre nga Shekulli
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lexuesja për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Masakra e rregjimit komunist në Ushtrinë Shqiptare

    Ja ushtarakët që dënoi Enver Hoxha



    Të dënuar e denigruar në vitet 1944-1948

    Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, i vrarë pabesisht
    Sejfulla Maleshova, anëtar i ShP, i internuar
    Mestan Ujaniku, Nënkolonel, i burgosur
    Kadri Hoxha, Kolonel, i burgosur disa herë
    Islam Radovicka, Kolonel, i pushkatuar
    Rrahman Ruçi, Kolonel, i pushkatuar
    Kasem Trebeshina, Major, i burgosur (disident)
    Bajram Sinoimeri, Kolonel, i denigruar
    Enver Sazani, Kolonel, i pushkatuar
    Seliko Sulo, Nënkolonel, i denigruar
    Hamit Keçi, Kolonel, i burgosur
    Isuf Keçi, Kolonel, i burgosur
    Sali Ormeni, Kolonel, vrarë prapa shpine
    Beqir Ndou, Kolonel, i burgosur
    Petrit Bazina, Major, i denigruar
    Abedin Shehu, Kolonel, i denigruar
    Tuk Jakova, Gjeneral, i burgosur
    Nexhip Vinçani, Gjeneral, i burgosur
    Kristo Themlko, Gjeneral, i përndjekur

    Të dënuar e të liruar nga Ushtria
    në vitet 1956-1966


    Bedri Spahiu, Gjeneral, burgoset
    Tahir Kadare, Gjeneral, burgoset
    Hulusi Spahiu, Gjeneral, burgoset
    Pëllumb Dishnica, Kolonel, burgoset
    Mërkur Çela, Kolonel, burgoset
    Teme Sejko, Admiral, pushkatohet
    Novruz Bejleri, Nënkolonel, pushkatohet
    Abdyl Resuli, Nënkolonel, pushkatohet
    Halim Xhelo, Gjeneral, burgoset
    Dilaver Raçi, Kolonel, burgoset
    Iliaz Ahmeti, Kolonel, internuar
    Myslym Keta, Kolonel, dyshohet për eliminim
    Qani Sinani, Major, burgoset
    Angjel Gorozhiani, Major, i denigruar
    Pandeli Varezi, Major, burgoset
    Lefter Kasneci., Kolonel, i denigruar
    Agim Spahiu, Major, i denigruar
    Gjin Marku, Gjeneral, burgoset


    Oficerë madhorë e të lartë, dënuar e denigruar në vitet 1974-1982
    Eliminimi i oficerëve pas të ashtuquajturit grup puçist, siç pohonte në korrik 1975 vetë Mehmet Shehu, ish kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, arriti në 3000 vetë. Lista e mëposhtme është një pjesë e atij spastrimi.


    Beqir Balluku -Ministër i Mbrojtjes, ish komandant brigade gjatë Luftës, ish komandant divizioni, ish gjeneral-kolonel para heqjes së gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Petrit Dume -Shefi i Shtabit te Përgjithshëm, ish komandant brigade, ish gjeneral leitnant para heqjes së gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Hito Çako - Drejtor Politik i Ushtrisë, ish komandant brigade, ish komandant korpusi, ish gjeneral lejtënant para heqjes së gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Rrahman Parllaku - Zëvëndësshef i Shtabit të Përgjithshëm, ish komandant divizioni, ish gjeneral lejtënant para heqjes së gradave, Hero i Popullit, i burgosur

    Todi Naço - Komandant i Artilerisë, ish komandant brigade, ish gjeneral lejtënant para heqjes së gradave, i internuar

    Vaskë Gjino - ish komisar brigade, ish gjeneral lejtënant para heqjes së gradave, i burgosur

    Halim Ramohito - Zëvendësdrejtor Politik i Ushtrisë, ish gjeneral major para heqjes së gradave, i burgosur

    Andon Sheti - Drejtor i Zbulimit të Ushtrisë, i burgosur

    Dilaver Poçi - Ish drejtor Politik, ish gjeneral major para heqjes së gradave, i internuar

    Ernest Jakova - Zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, ish gjeneral major para heqjes së gradave, i internuar

    Elami Hado - Komandant i Akademisë, i burgosur

    Spiro Shalësi - ish gjeneral para heqjes së gradave, i internuar

    Agron Çomo - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i internuar

    Faik Take - ish kolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Shaban Reçi - ish kolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Halit Zhuka - ish nënkolonel para heqjes së gradave i denigruar

    Xhevat Alibali - ish major para heqjes së gradave, i burgosur

    Xhemal Ymeri - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Skënder Malindi - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Petrit Malindi - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Koli Mborja - ish kolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Sulo Kozeli - ish gjeneral major para heqjes së gradave, i internuar

    Begator Kozeli - ish kolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Kozma Zegali - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Ilo Prifti - ish zëvendësdrejtor Politik i Ushtrisë, i burgosur

    Tahir Voshtina - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i burgosur

    Pertef Myftari - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Spiro Dede - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Adnand Qatipi - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Nikollaq Sallabanda - ish kolonel para heqjes së gradave, i internuar

    Sali Merkaj - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Demo Liço - ish major para heqjes së gradave, i denigruar.

    Lame Prifti - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Guri Shyti - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Malo Harshova - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Bexhet Guxholli - ish nënkolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Thoma Vasili - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Sami Hadëri - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Llazi Jakova - ish kolonel para heqjes së gradave, i denigruar

    Qemal Poçi - ish major para heqjes së gradave, i denigruar

    Ali Meçe - ish major para heqjes së gradave, i burgosur

    Oficryesorë dënuar, liruar e shkarkuar nga detyrat pas vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të Kadri Hazbiut

    Veli Llakaj - Shef i Shtabit të Përgjithshëm, shkarkohet nga detyra, transferohet në Cërrik.
    Nazar Berberi - Zëvendësministër i Mbrojtjes, shkarkohet nga detyra, transferohet në Pogradec.
    Maliq Sadushi - Zëvendësministër i Mbrojtjes, nxirret në lirim nga ushtria.
    Mendu Backa - Zëvendësministër i Mbrojtjes, nxirret në pension
    Alfred Moisiu - Zëvendësministër i Mbrojtjes, shkarkohet transferohet në Korpusin e Burrelit
    Qamil Poda - Komandant i Flotës Luftarake Detare, nxirret në lirim nga ushtria
    Spiro Adhami - Komandant i Akademisë, nxirret në lirim nga ushtria.
    Duro Shehu - Shef Shtabi i MKA-së, shkarkohet nga detyra, dënohet.
    Bajo Topulli - Drejtor i Përgjithshëm i Prapavijave, shkarkohet nga detyra, tranferohet në Shkodër.
    Naum Gjinikasi - Komandant i MKA-së, nxirret në lirim.
    Feti Rasha - Drejtor i Forcave Vullnetare, nxirret në lirim
    Aleko Koka - Drejtor i Tankeve, shkarkohet nga detyra
    Sul Domi - Drejtor i Artilerisë, nxirret në lirim.
    Gaqo Pojani - Drejtor i Armatimit, nxirret në lirim.
    Hito Goxhi - Drejtor i Organizimit, shkarkohet nga detyra, transferohet në Durrës
    Enver Lagji - Drejtor i Kimisë, shkarkohet nga detyra
    Arshi Dolla - Drejtor i Prapavijave, shkarkohet nga detyra, transferohet në Akademi
    Çuman Sejdia - Drejtor i Financës, transferohet në Bazën e Furnizimit Elbasan
    Spiro Milo - Drejtor i Furnizimit, transferohet drejtor i Uzinës së Artilerisë
    Xhelo Rexhepi - Drejtor i Planit, transferohet shef plani në Korpusin e Gjirokastrës
    Diftir Hysi - Drejtor i Autotraktorëve, transferohet në Korpusin e Korçës
    Dashamir Ohri - Shef Shtabi i Flotës Luftarake Detare, nxirret në pension
    Bejkush Ruka - Zëvendësdrejtor i Prapavijave,transferohet në Korpusin e Burrelit
    Pëllumb Klosi - Zëvendësdrejtor i Industrisë Ushtarake, shkarkohet nga detyra
    Tarabi Bebeçi - Zëvendësdrejtor i Armatimit,transferohet në Shkodër.
    Zenel Meta - Zëvendësdrejtor Operativ, transferohet në Lushnjë
    Pëllumb Çakërri - Zëvendësdrejtor i Tankeve, shkarkohet nga detyra.
    Faslli Kokona - specialist në ministri, nxirret në lirim
    Selami Kardhashi - specialist në ministri, nxirret në lirim
    Përparim Myrto - specialist në ministri, transferohet në një repart të Tiranës
    Shefqet Mezini - Zëvendësdrejtor i Furnizimit, lirohet nga ushtria


    Në këtë periudhë diktatura u kthehet edhe një herë ish oficerëve madhorë të hequr në 1974-ën e të internuar, të cilët i arreston dhe i dënon me burgim.

    Arif Hasko - ish zëvendësministër i Mbrojtjes,ish gjeneral para heqjes se gradave, burgoset pas vrasjes së Mehmet Shehut.
    Abaz Fejzo - ish komandant i Mjeteve të Blinduara, ish gjeneral para heqjes së gradave, liruar nga ushtria më 1974, i internuar, burgoset pas vrasjes së Mehmet Shehut
    Sadik Bekteshi - ish drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, liruar nga ushtria më 1974, i internuar, ish gjeneral para heqjes së gradave, burgoset pas vrasjes së Mehmet Shehut.
    Muhamet Prodani - ish drejtor Operativ i Ushtrisë, ish gjeneral para heqjes së gradave, liruar nga ushtria më 1974, i internuar, burgoset pas vrasjes së Mehmet Shehut.

    Po në këto vite u arrestuan e u dënuan edhe disa oficerë të tjerë me akuzat e tradhtisë e të organizimit të puçeve.

    Neim Muho - ish komandant Korpusi, arrestohet dhe burgoset.
    Petrit Mançe - ish komandant brigade, arrestohet dhe burgoset.
    Tanush Shyti - ish gjeneral para vitit 1966, i denigruar
    Novruz Demiri - ish major para vitit 1966, i burgosur.
    Josif Zegali - ish shef Shtabi i Xhenios, në vitin 1983 burgoset për të dytën herë.
    Kiço Janku - ish kolonel para vitit 1966, i denigruar.
    Skënder Godo - ish kolonel para vitit 1966 i denigruar
    Janaq Budina - ish nënkolonel para vitit 1966, i denigruar.
    Sami Vinçani - ish major para vitit 1966, i denigruar
    Tefik Ruçi - ish komandant korpusi, shkarkohet nga detyra, i denigruar.
    Vangjel Priftanji - ish kolonel para vitit 1966, i denigruar.


    Shënim: Janë shumë e më shumë oficerë të pushkatuar, të dënuar e denigruar nëpër vite. Ishte e pamundur të evidentoheshin të tërë ata, sepse mungon si impenjimi i organizmave, ashtu edhe i punonjësve të arkivave apo personelit. Për pushkatimin e njëhershëm të 26 oficerëve të ish Regjimentit të Delvinës në 1947-ën, nuk munda të siguroj dokumentacion.

    Kol. Prof. Dr. Elmas Leci

    Shekulli 29/09/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 16-10-2005 më 20:53
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kolombi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17
    Puçi në ushtri, si u organizua në '74-ën

    Elmas Leci

    USHTRIA DHE DIKTATURA

    Shënim

    Një nga ngjarjet më makabre të historisë së ushtrisë sonë, një nga ndeshjet
    më të përgjakshme të diktaturës, një nga enigmat më të mëdha të regjimit të
    Enver Hoxhës, puçi ushtarak i vitit 1974. Gjithnjë është shtruar pyetja: A
    ka ekzistuar një puç ushtarak kundër Enver Hoxhës? Dhe nëse po, cilët ishin
    protagonistët e puçit? Nëse jo, përse Enver Hoxha e trilloi atë dhe dërgoi
    në sater ministrin e Mbrojtjes, gjeneralin Beqir Balluku, shefin e Shtabit
    të Përgjithshëm, gjeneralin Petrit Dume, drejtorin politik të ushtrisë,
    gjeneralin Hito Cako dhe bëri dënimin e dhjetëra gjeneralëve të tjerë,
    njëlloj siç bëri Stalini me ministrin e tij të Mbrojtjes, Tukacevskin me
    shokë. Këto dhe fakte e ngjarje të tjera që kanë lidhje me tërë historinë e
    përgjakshme të ushtrisë, do të botohen në gazeten “Shekulli”, në një seri
    ciklesh nga studiuesi Elmas Leci. Gazeta do të botojë ngjarje e fakte mbi
    eliminimin e lidershipit ushtarak që nga Lufta Antifashiste, atëherë kur
    Enver Hoxha nisi skenarin e vrasjeve dhe vazhdoi ky kalvar me ekzekutimet e
    viteve 50, ’56, ’60, ‘74 e për të ardhur pastaj me eliminimet e vitit 1982
    që lidhen me vrasjen e Mehmet Shehut e ekzekutimin e Kadri Hazbiut, për të
    cilët u bë një spastrim i tërë i elementëve që konsideroheshin “pro” tyre në
    ushtri. Në të gjithë këto artikujt autori u bën homazh vetëm ish-oficerëve
    të talentuar të ushtrisë në sensin profesional, por jo se i merr në mbrojtje
    ato si antikomuniste e disidente, sepse të tillë, me ndonjë përjashtim të
    rrallë, ata nuk qenë asnjëherë. Përkundrazi, ata edhe para skuadrës së
    pushkatimit kanë thirrur përgjithësisht: ”Rroftë Partia dhe shoku Enver”.
    Dhe sërish shtrohet pyetja: Kur nuk ishin të tillë, përse regjimi i Enver
    Hoxhës, pjesë e të cilit ishin edhe vetë, i dënoi e ekzekutoi?! Edhe kësaj
    pyetjeje kërkon t’i japë një përgjigje shteruese koloneli Elmas Leci,
    profesor, doktor, studiues dhe aktualisht drejtor i Institutit të Studimit
    të Problemeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

    Ushtria dhe diktatura

    Historia e “puçit ushtarak” nisi në Drilon, kur Enveri ishte me pushime.
    Vizita e thjeshtë e Beqir Ballukut në Pogradec, që paralajmëronte një fazë
    të përgjakshme të diktaturës

    Si nisi i ashtuquajturi Puç Ushtarak

    “Ju kërkon shoku Enver në Drilon”! Kaq i patën thënë Beqir Ballukut,
    ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në verën e nxehtë të 1971-shit. Ndërsa
    hapte derën e “Gazit” të tij të zakonshëm, me siguri as që i shkonte nëpër
    mend se me këtë udhëtim, në dukje krejt normal, drejt njërit prej viseve më
    të qeta të vendit, po niste një nga fazat më të përgjakshme të historisë së
    Shqipërisë së lodhur: eliminimi i lidershipit ushtarak. Historia e puçit
    ushtarak, që nuk ekzistoi asnjëherë, lindi kështu, kaq thjesht, njëlloj si
    të gjithë llahtarita e tjera të mëdha.
    Ndërsa peshkonte në basenet e Drilonit, Enver Hoxha ishte kujtuar papritmas
    “Ç’po bëhet me materialet e Plenumit të 12-të të Komitetit Qendror?” Vetëm
    disa muaj më parë, në dimrin e 1971-shit, Komiteti Qendror kishte marrë dy
    vendime që do t’i ndryshonin pamjen krejt Shqipërisë: Bunkerizimi i vendit
    dhe që këtej nis “arkitektura” e betontë që trashëgohet edhe sot, dhe
    hartimi i bazave të Artit Ushtarak të Luftës Popullore, një tjetër
    togfjalësh që u ndryshoi jetën shumë shqiptarëve. Beqir Balluku mbante
    shënime në vilën e Enverit në Pogradec: “Kushteve të krijuara duhet t’i
    përgjigjen forma dhe mënyra më të përshtatshme të operacioneve dhe luftimeve
    në Luftën Popullore. Ushtria jonë e diktaturës së proletariatit, që është
    një ushtri e vogël në numër e që bazohet në forcat e veta, e detyruar nga
    rrethana objektive, duhet të kryejë një detyrë kolosale: Të përballojë forca
    armike të mëdha në numër dhe armatime që të mundë edhe të fitojë mbi ta.
    Duhet menduar mirë Beqir, që të bëjmë transformime të mëdha, jo vetëm në
    perfeksionimin dhe modernizimin e strukturës, por edhe të ndërtojmë një
    strategji krejt të re, duke krijuar koncepte të reja mbi ushtrinë dhe të
    kopjuara nga ushtritë e tjera”.
    Beqiri u kthye në Tiranë me bllokun e shënimeve të mbushur plot e përplot me
    udhëzimet e shokut Enver. U kishte ardhur radha të tjerëve që të preknin
    letrat e rrezikshme. Një grup oficerësh të lartë nga Instituti i Studimeve
    Ushtarake ngarkohet që të zbërthejë tezat e reja. Kishin prekur kësisoj disa
    letra fatale. Në fillim Spiro Shalësi, Ilo Furxhi e Agron Çomo dhe më vonë
    edhe Vehbi Hoxha dhe Ernest Jakova, djersijnë për muaj me radhë mbi
    materialin që arriti në mijëra faqe. Edhe këta, njësoj si eprori i tyre
    Balluku, nuk kishin si ta dinin se po i përgatisnin vetes, bile me shumë
    zell, një fund të tmerrshëm…

    Edhe rrëfimi i Ernest Jakovës, një nga autorët e të ashtuquajturave “teza të
    zeza”


    “Tezat e zeza”, Enver Hoxha ia faturoi ministrit të Mbrojtjes

    Materialet me vulën “Sekret” fjetën për muaj të tërë nëpër sirtarët e
    oficerëve të lartë. Ç’kishte ndodhur? Përse Enver Hoxha e harroi papritmas
    alarmin e verës së 1971-shit, atëherë kur thirri me urgjencë Beqir Ballukun?
    Shkaqet e vërteta janë ende të mbuluara nëpër arkiva. Një nga autorët e të
    ashtuquajturave “materialet e zaza”, Ernest Jakova, tregon se: “Ne kërkuam
    disa herë, por ky problem u la në heshtje për gati një vit. Shkaqet, sipas
    meje, janë disa, por unë mund të them se ai vit ka qenë mjaft i ngarkuar me
    stërvitje. Kjo për mua sot merr mesazhin e justifikimit, mbasi gjykoj se
    Enver Hoxha, si duket, e kuptoi që vendimet dhe materialet e plenumit të
    12-të filluan të dështonin”.
    Aventura e keqe e Ballukut dhe e njerëzve të tij do të vazhdojë edhe disa
    muaj. Stafi i studiuesve të ushtrisë do të vazhdonte të rropatej mbi
    vërejtjet që vinin nga Komiteti Qendror, derisa aty nga dimri i vitit 1973
    Mehmet Shehu shpërthen stuhinë, atë të vërtetën. Për Ballukun dhe
    bashkëpunëtorët e tij po mblidheshin retë e zeza. Në Durrës, në një aktiv
    ushtarakësh, Shehu për herë të parë, përmend terma armiqësore: Tezat e zeza
    janë hartuar nga Beqir Balluku dhe kalemxhinjtë e tij, për t’iu kundërvënë
    tezave të Këshillit të Mbrojtjes dhe Artit Ushtarak të Luftës Popullore”.
    Sfida kishte nisur. Sigurisht që do të fitonin më të fortët…
    Në dhjetorin e 1974-ës bënte ftohtë, si në çdo dhjetor të Tiranë, por
    ushtarakët nuk e kishin dhe aq mendjen te moti. Pritej që “Partia dhe shoku
    Enver të godisnin me fshesë të hekurt”. Të parët e pësuan krerët e ushtrisë:
    Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parllaku. Për ta Plenumi
    VI, njësoj sikur të ishte një gjykatë, vendosi që të arrestoheshin. Me
    mijëra të tjerë do të kalonin më pas në sitën e hetuesve, të tjerë do të
    persekutoheshin deri në pikën e fundit. Armata e oficerëve të përgatitur të
    ushtrisë kishte marrë goditjen e parë.
    Procesi gjyqësor nuk kishte ç’të ishte tjetër veçse një farsë nga ato të
    asaj kohe: Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume u pushkatuan; Parllaku
    vuajti gjatë në burg. Më pas vijoi radha e gjatë e proceseve kundër
    ish-gjeneralëve: Vaskë Gjino, Sadik Bekteshi, Muhamet Prodani, Abaz Fejzo…,
    të cilët i dënuan të parët. Tashmë nga “puçistët” kanë mbetur vetëm varret
    që familjarët e vuajtur mezi arritën t’i gjenin skutave dhe kujtime, shumë
    kujtime mbi një nga enigmat më të mëdha që Hoxha dhe njerëzit e tij kanë
    lënë pas. Përse duhej sajuar i famshmi “puç ushtarak”?

    Çudia

    Enver Hoxha vetë, udhëzues i “materialeve të zeza”

    Nëse po, cila ka qenë platforma e tij? Nëse jo, pse Enver Hoxha e trilloi
    atë dhe përse e emërtoi puç ushtarak?! Sipas Enver Hoxhës, kush qenë autorët
    dhe aktorët e tij? Le t’i drejtohemi dosjeve që gjenden në Arkivin e Shtetit
    e në Arkivin e Ushtrisë. I studiojmë ato. Janë plot e përplot. Dosjet janë
    të mbushura me fraza: akuza e akuza pa fund, por që po t’i shtrydhesh, nuk
    nxjerrin asgjë. Ato nuk kanë fakte juridike, por vetëm propagandë bajate
    partiake. E vërteta është se nuk ka ekzistuar një puç i tillë. Nuk ka
    platformë. Nuk ka deponime. Nuk ka fakte, nuk ka gjurmë. Vetëm ekzekutim i
    njerëzve që nga ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku e me dhjetëra të tjerë.
    Fshesë e hekurt e quajti diktatori spastrimin e ushtrisë. Vërtet ishte
    fshesë e hekurt ndaj njerëzve - persekutim me përmasa të jashtëzakonshme.
    Sipas Enver Hoxhës e klanit të tij, puçistë u etiketuan Beqir Balluku,
    ish-ministër i Mbrojtjes, Petrit Dume ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të
    Ushtrisë, Hito Çako, ish-drejtor Politik i Ushtrisë dhe pas tyre armata e
    gjeneralëve. Vetëm në një ditë, më 13 dhjetor të vitit 1974, 18 ushtarakë të
    lartë, ish-gjeneralë në kohën e gradave, përjashtohen nga ushtria,
    internohen e dënohen me burgim të gjatë.


    Pse u lanë në harresë “materialet e zeza’ që u bënë shkak për pushkatimin e
    drejtuesve të Ushtrisë dhe zinxhiri i ngjarjeve që përfundoi me skenarin e
    përgjakshëm


    Skenari i “puçit”, zanafilla në Plenumin e 12-të

    Ja dhe skenari i përgjakjes së vitit 1974, ku ushtria u vu drejtpërdrejt
    përballë pushkatimit. Këtë diktatori e pagëzoi “korriku i puçeve”, sepse
    andej nga vendet afrikane në atë periudhe u bënë disa puçe ushtarake. Le të
    hidhemi në retrospektivë. Në fillim të vitit 1971 u zhvillua Plenumi i 12-të
    i KQ-së së PPSH-së. Dy ishin problemet e këtij plenumi: I pari, kishte të
    bënte me fortifikimin e të gjithë vendit; i dyti me krijimin e dy forcave
    frenuese e bllokuese dhe të atyre operative-goditëse.
    Mbi bazën e këtyre vendimeve që mori Plenumi i 12-të, Hysni Kapo, të cilin
    Enver Hoxha e quante komisar të ushtrisë, i dërgoi ushtrisë disa udhëzime.
    Sipas tij, Instituti i Studimeve Ushtarake dhe kuadrot kryesorë të ushtrisë
    duhej të bazoheshin tek ato për të përmirësuar dhe përshtatur disa probleme
    teorike e praktike. Sipas tyre, me zbërthimin e detyrave të Plenumit të
    12-të do të pasurohej arti i pashkruar ushtarak i të quajturës Luftë
    Popullore.
    Mbas këtij udhëzimi, kuadrot kryesorë të ushtrisë vihen në lëvizje, duke
    propozuar e dhënë mendime se ç’duhej bërë konkretisht për të vënë në jetë
    vendimet e Plenumit të 12 dhe drejtimet e punës që dha Enver Hoxha në atë
    plenuim. Për të marrë udhëzime konkrete, Beqir Balluku në gushtin e ‘71-shit
    shkon në Pogradec për të takuar Enver Hoxhën, ku ky i fundit bënte pushimet
    verore. Mbi bazën e vendimeve të Plenumit të 12-të, si dhe për ato që
    mendonte Enver Hoxha, Beqir Balluku merr orientimet kryesore se si duhej
    ngritur një grup pune me specialistë nga më të aftët që kishte ushtria në
    ato vite.
    Për të gjitha këto udhëzime që merr Beqir Balluku nga Enver Hoxha, ai vë në
    dijeni edhe Hysni Kapon e Mehmet Shehun, të cilët, pak ditë më vonë,
    udhëzojnë në mënyrë më të detajuar të gjithë stafin e kuadrove kryesore të
    ushtrisë. Beqir Balluku, në bazë të këtyre udhëzimeve dhe detyrave të marra
    nga Enver Hoxha, por edhe nga Hysni Kapo e Mehmet Shehu, thërret urgjent në
    Pogradec, për të punuar variantin e parë të materialit teorik, Spiro
    Shalësin, Agron Çomon e Ilo Furxhiun, me qëllim që t’i përgjigjej detyrave
    dhe vendimeve të Plenumit të 12-të. Këta dhe disa specialistë të tjerë
    ushtarakë të Institutit të Studimeve Ushtarake, punojnë gjatë gjithë muajve
    korrik e gusht të vitit 1971 për variantin e parë të materialit për
    ushtrinë. Për të përshpejtuar më tej punën në lidhje me këto materiale,
    Beqir Balluku me një urdhëresë me shkrim cakton në grupin e punës edhe Vehbi
    Hoxhën, i cili punon gjatë muajit shtator dhe tetor të vitit 1971, ndërsa
    për të përpunuar materialin më tej nga ana teoriko - strategjike futi në
    grupin e punës gjatë muajve nëntor 1971 edhe Ernest Jakovën.
    Pas punimit materiali i dorëzohet Enver Hoxhës. Me vërejtjet e bëra nga
    Enver Hoxha, materiali i kthehet përsëri grupit të punës, të cilët
    grumbullojnë literaturë dhe materiale plotësuese për të realizuar vërejtjet.
    Vetëm këtë “segment” pune bëri grupi i specialistëve. Dokumente se përse
    puna për përgatitjen e këtij materiali teorik mbeti për gati një vit në
    “heshtje”, nuk ka. Këtë na e dëshmon ish-ushtaraku i lartë i atij grupi
    pune, Ernest Jakova: “Në janarin e vitit 1972, data 5 apo 6 janar, jemi
    thirrur nga Beqir Balluku në zyrën e tij. Në atë takim ishin dhe Petrit Dume
    e Hito Çako. Ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, midis të tjerave na ve në
    dijeni se për materialin, veç vërejtjeve që kishte bërë për të udhëheqja e
    lartë, kishte dhe disa vërejtje Petrit Dume. Unë mendoj, na tha ministri, që
    të punohet një variant tjetër i materialit dhe po ai vetë e quajti varianti
    i dytë. Për punimin e materialit në variant të dytë, ne ramë dakord, por nuk
    na u tha se kur do të fillonim nga puna. Ne kërkuam disa herë, por ky
    problem u la në heshtje për gati një vit. Shkaqet, sipas meje, janë disa,
    por unë mund të them se ai vit ka qenë mjaft i ngarkuar me stërvitje. Kjo
    për mua sot merr mesazhin e justifikimit, mbasi gjykoj se Enver Hoxha, siç
    duket, e kuptoi që vendimet dhe materialet e Plenumit të 12-të filluan të
    dështojnë. Dhe ky ishte shkaku i vërtetë se përse qëndroi në heshtje apo në
    “gjumë” përgatitja e materialit teorik për gati një vit.”

    Shekulli
    30/08/2005

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17
    Mesazhi me poshte ka ardhur ne adresen e forumit nga nje vizitor:

    Keni harruar te beni nje kerkim mbi kufomat e zhdukura ne datat 16 dhe 17 nentor te
    1944 ne tirane . Nje prej atyre kufomave eshte edhe stergjyshi im i vrare me 12
    nentor te 1944 ne tirane mbrapa muzeut kombetar dhe i lene deri me date 16 ose 17 ne
    nje grope gelqere per shkaterrim te kufomes dhe me pas ne zhdukje te kufomes ne
    varrosje pa destinacion .
    Ajo qe do ju kerkoja , juve si staf , do ishte te me ndihmonit ne zbardhje te kesaj
    ngjarje . Emri i stergjyshit tim : Zenel veli Sina , me graden kapiten i mbretit zog

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #11
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    A kanë qenë këta të gjithë burra t'mirë a ka pas edhe ndonjë prej atyre kuislingëve që u kanë shërbyer fashistëve gjegjësisht nazistëve?!
    nëse ka të tillë mos i qani ngaqë ata çdo kund në botë kanë marrë dhe marrin plumbin në ballë!
    Viktima nuk quhen të pushkatuarit e viteve 1944/1945-es ngaqë ata kanë qenë tradhtarë, spiunë, kuislingë!
    Viktimat janë dhe duhet si të tilla të trajtohen pas vitit 1948-et!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Preng Sherri për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •