Turqi. Nėn hetim patriku armen Karekini II sepse masakrat kundėr armenėve tė vitit 1915-1916 i kishte pėrkufizuar si genocid.
(29.6.2006)
Prokuroria e Stambollit hapi hetime kundėr patrikut tė Kishės Armene Karekin II sepse ka fyer identitetin turk duke e pėrcaktuar si genocid masakrat kundėr armenėve tė viteve 1915-1916. Lajmi u dha nga kanali televiziv turk Ntv, cili nėnvizoi se prokuroria u vė nė lėvizje nė sajė tė sinjalizimeve tė avokatit tė njohut nacionalist Kemal Kerincsiz. Nė denoncimin e tij avokati pohon sipas agjencisė Anadolu se me 25 qershorin e shkuar gjatė njė vizite nė Stamboll me ftesė tė patrikut ortodoks Bartolomeut, Karekini II ka deklaruar se nuk ėshtė e mundur tė gjindet njė zgjidhje pėr sa kohė pala turke tė mohojė genocidin kundėr armenėve.
I njėjti avokat, tashmė i njohur edhe pėr hapjen e procesit gjyqėsor, qė mė pas u pezullua, ndaj shkrimtarit turk Orhan Pamuk, ka kėrkuar qė nė kėtė rast tė zbatohet neni 301 i kodit penal qė dėnon nga 6 muaj deri nė 3 vjet fyerjet ndaj ndjenjave turke dhe qė tė lėshohet urdhėr arresti pėr Patrikun Karekin II qė do tė zbatohet nėse ai viziton pėrsėri Turqinė.
Bashkimi Evropian i ka kėrkuar Turqisė disa herė shfuqizimin e nenit 301, sepse kriminalizon edhe mendimet kritike.
Krijoni Kontakt